Sureja Xhathije 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 14

“Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk shpresojnë se do të vijnë ditët e Allahut. Sepse, Ai vetë do ta dënojë çdo popull për shkak të veprave që bëjnë”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Ditët e Allahut që nuk shpresohen se do të vijnë janë dita e kthimit të Ehli Bejt dhe dita e kiametit”

Në këto ditë, shiitët e Ehli Bejtit do të gëzohen ndërsa armiqtë e tyre do të kaplohen nga frika. Sepse, në këto ditë do të triumfojë e vërteta dhe do të pësojë humbje e do të shuhet e pavërteta.

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 29

“Ky është libri ynë që flet me të vërtetën kundër juve..”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Libri nuk flet, po libri që do të flet është Muhamedi dhe Ehli Bejti i tij. Për këtë arsye, gjatë haxhit lamtumirës i Dërguari (s.a.v.) nuk e kishte lënë amanet vetëm Kuranin Fisnik por edhe Ehli Bejtin e tij. Ai e ka qartësuar Librin dhe Imamët që do ta bëjnë tefsirin e tij. Për këtë arsye, nuk mund të jetë i drejtë të kuptuarit e Kuranit pa Ehli Bejtin si dhe të kuptuarit e Ehli Bejtit pa Kuran.

 

Këtu përfundon sureja Xhathije. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë dhe mbi Ehli Bejt e tij të pastër.