Kush është Zoti, Çka është Zoti Përgjigja e Imam Ali bin Abi Talib a.s

 

Kush është Zoti, Çka është Zoti Përgjigja e Imam Ali bin Abi Talib

Muhammad ibn Ishaq ka treguar se Nu`man bin Sa`d kishte thënë:

“Në praninë time, Nawf bin `Abdullah erdhi tek `Aliu dhe tha, “O Prijës i besimtarëve! Është një grup jashtë me afërsisht katërdhjetë hebrenjë dhe kanë ardhur të ju bëjnë disa pyetje.”

`Aliu i ftoi brenda dhe i lejoi t’i parashtrojnë pyetjet e tyre. Ata i bënë Aliut pyetje te ndryshme lidhur me realitetin dhe gjendjen fizike (Kayfiyyah) të Zotit (Allah). Imam `Ali bin Abi Talib, shkollar i njohur, u përgjigj si në vijim:

O ju hebrenjë, më dëgjoni. Mos u mundoni të pyesni askënd tjetër pos meje për këtë çështje.

Zoti im – i Plotëfuqishëm dhe i Madhërishëm – Ai është i Pari, pa zanafillë.

Ai nuk përzihet me Krijimin e Tij.

Ai nuk është ndonjë fantazmë ose shpirt i largët.

Ai nuk është aq larg sa të mos njoh krijimin e Tij.

Ai nuk është shfaqur në një vend të caktuar ku mund të thuhet se është krijuar.

Jo, i Madhërishëm eshte Ai dhe përkshruhet kështu se Ai ju ka dhënë formën të gjitha gjërave.

Ai ka qenë gjithmonë i njëjtë dhe nuk ndryshon me kalimin e kohës.  

Ai ka ekzistuar – kur nuk kishte asgjë – as kohë as hapësirë.

Dhe tani është i njëjtë siç ka qenë gjithmonë!

Ai nuk e humb vëmendjen shkaku i gjërave të ndryshme.

Si mund të përshkruhet Ai si një shpirt dhe si mund të lavdërohet Ai vërtetë nga njerëzit?

Si ndodh kjo pasi që Ai nuk gjindet në mesin e gjërave tjera që të mund të quhet i ndryshëm?

Ai nuk ka ngjashmëri dhe prapë Ai është më afër jush sesa vena juaj e qafës (vena jugulare)!

Ai është më larg se ç’mund të jetë nga ngjashmëria me krijimin.

Asnjë gjë e vogël nga Krijimi i Tij nuk fshihet nga Ai, qoftë ajo një fjalë në maje të gjuhës, apo veprim i fshehur apo një hap i vetëm.

Në hijet e natës, shkëlqimin e hënës apo rrezatimin e diellit, asgjë nuk fshihet nga Ai sepse Ai është burimi i dritës për të gjitha gjërat.

Ai i mbërthen të gjjitha në Krijimin e Tij, qoftë një fillim të papritur të natës  apo lindje të papritur të ditës, pa e përfshirë qenien e Tij në krijim.

Ai e njeh çdo vend dhe çdo gjë që është dhe do të jetë

Dhe e din fundin e të gjitha gjërave.

Koha dhe përfundimi është diçka që i është atribuar krijimit.

Limitet janë diçka që i atribuohet gjërave të krijuara por jo Atij.

Ai nuk i krijoi gjërat nga themelet e amshueshmërisë ku kanë ekzistuar gjithmonë

As nuk i krijoi nga gjërat ekzistuese që janë prezente.

Jo! Ai i krijoi gjërat dhe themeloi krijimin e tij nga asgjëja.

Ai i dha formën çdo gjëje.

Ai është Një dhe unik në të qenurit i Vetëm.

Nuk ka asgjë që krijimi mund të bëjë që ta dëmtojë Atë dhe as që ka diçka që Ai të përfitojë nga krijimi.  

Ai u përgjigjet shpejt lutjeve të atyre që e thërrasin.

Po, engjujt në qiell dhe tokë vërtetë i binden Atij.

Njohuria e Tij për të gjitha ato që kanë vdekur apo përfunduar është po aq e plotë si njohuria e Tij për të gjitha gjërat ekzistuese dhe ajo që është në qiejt më të largët.

E njëjta vlen për njohurinë e Tij për çdo gjë dhe gjithë zërat dhe gjuhët nuk e ngatërrojnë Atë e as nuk e hutojnë.

Ai i dëgjon të gjithë zërat dhe gjuhët e ndryshme pa gjymtyrë dhe organe.

Ai është vërtetë Krijues dhe Gjithëpamës, Njohës i të gjitha çështjeve, i Amshueshëm, i Pavarur, i Madhërishëm.

Ai i foli Musait drejtpërdrejt pa pasur nevojë për gjymtyrë dhe instrumente, buzë apo fyt.

I Lavdishëm dhe i Madhërishëm është Ai dhe nuk ka ngjashmëri me krijimet.

Kushdo që pohon se Zoti ynë ka kufizime do të thotë se nuk e njeh Krijuesin që e adhurohet.

E njëjta vlen për atë që pohon se hapësirat e mbërthejnë Atë.

Ky pohim aludon që Ai përzihet dhe përfshihet nga krijimi!

Jo, Ai e përfshin dhe mbërthen çdo hapësirë.

Atij që pohon se Zoti është i rrethuar nga Krijimi i Tij, kur e përshkruan Gjithëmëshiruesin, pa pasur ndonjë zbulesë apo shkrim si dëshmi, i them këtë:

Ma përshkruaj (engjëllin) Xhibrilin, Mikailin, Israfilin! Bëje! Të sfidoj që ta bësh!

A nuk je në gjendje të spjegosh se çka është një krijim si ti?

Nuk je në gjendje të përshkruash një krijim të vetëm, ndërsa e përshkruan Krijuesin me formë dhe organe; Ai i cili nuk pushtohet as nga gjumi as nga dremitja!

Ky është Ai që zotëron çdo gjë në qiejt dhe tokat dhe atë që gjindet ndërmjet tyre! Ai është Zotërues i Fronit të Lavdishëm!