Kur filloi Shi’izmi ?

 

 

Natyrisht, ngrihet pyetja, kur filloi Shi‟izmi. Ka shumë hadithe që i përcjellin si dijetarët Shi‟të, edhe ata jo-Shi‟itë, në lidhje më çështjen e Imamatit, të cilin do ta studiojmë më pas, kur të diskutojmë për doktrinat Shi‟ie.

 

Në vazhdim do të shqyrtojmë vetëm disa hadithe, në të cilat Profeti Muhamed ka folur për një grup njerëzish si “Shi‟ia” (pasues) të Aliut, pastaj do t‟u drejtohemi disa argumenteve të tjera nga hadithet dhe historia e Islamit.

 

Të gjithë hadithet që përmenden më poshtë citohen nga burime të respektuara Synite. Këto janë vetëm pak nga disa rrëfimet më të rëndësishme, sepse në burimet që përmenden këtu, si dhe në të tjera, mund të gjenden shumë më tepër.

 

1. Ibn „Asakir (vdiq më 571 Hixhri) transmeton nga Xhabir ibn „Abdullah al-Ensari:

Njëherë ishim me Profetin Muhamed, kur arriti Aliu,Profeti tha:

“Betohem për Atë, që ka në dorë jetën time, se ky njeri dhe Shi‟itët e tij do të jenë të lumtur në Ditën e Ringjalljes, pa dyshim”.

Pastaj izbriti ajeti: “Sigurisht ata që besuan dhe bëjnë vepra të mira janë më të mirët e krijesave”(Sure “Bejjineh”, ajeti 7).

Më vonë, sa herë që shokët e Profetit Muhamed e shikonin Aliun duke ardhur, thonin: “Erdhi më i miri i Krijesave”.

(Ibn „Asakir, vëll. 2, f. 442 dhe al-Sujuti, vëll. 6, f. 589.)

 

2. Ibn Haxhar (vdiq më 974) ka transmetuar nga ibn Abbasi se, kur zbriti ajeti 7 i sures “Bejjineh”, Profeti i tha Aliut:

“Ata je ti dhe Shi‟itët e tu. Në ditën e Ringjalljes ju do të jeni të kënaqur nga Zoti e Ai do të jetë i kënaqur nga ju, kurse armiqtë tuaj do të vijnë të dëshpëruar dhe do t‟i mbërthejnë prej zverku.”

(Ibn Haxhar, pjesa 11, kapitulli 1, hadithi 11).

(Në të njëjtin libër, Ibn Haxhar ka treguar, gjithashtu, nga Umm Seleme se një natë, kur Profeti ishte në shtëpinë e saj, vajza e tij, Fatimja, erdhi pas Aliut. Profeti tha: “O Ali! Ti dhe shokët e tu jeni në Xhenet. Ti dhe Shi‟itët e tu jeni në Xhenet.”)

 

3. Ibn al-Athir (vdiq më 606) tregon se Profeti i ka thënë Aliut:

“O Ali! Ti dhe Shi‟itët e tu do të shkojnë te Zoti të kënaqur prej Tij dhe do Ai do të jetë i kënaqur prej jush, kurse armiqtë tuaj do shkojnë të dëshpëruar tek Ai duke i mbërthyer për zverku”.

Dhe këtë Profeti e tregoi duke vendosur dorën në qafën e tij. (Ibn al-Athir, zëri “ka – ma – ha)

 

Ekzistojnë hadithe të tjera, në të cilat Profeti Muhamed i drejtohet Aliut duke përdorur shprehjen “Shi‟itët tanë”. Kjo pajtohet me ç‟u tha më sipër për Shi‟itët si pasues të Aliut në bazë të mësimeve të Profetit e jo për shkak të zgjedhjeve të tyre personale. Për shembull, Ibn‟Asakir tregon se Profeti ka thënë:

“Sigurisht, ka një pranverë në Xhenetin më të ëmbël se nektari, më të butë se gjalpi, më të freskët se akulli dhe më erëmirë se myshku. Në atë pranverë është deltina (tinah), prej së cilës jemi krijuar ne (familja ime dhe unë). Shi‟itët tanë janë bërë prej po asaj deltin.” 

(Ibn „Asakir, vëllimi 1, faqe 129, Nr. 180).

 

Ka edhe hadithe të tjera, në të cilat Profeti, duke iu drejtuar Aliut, ka përdorur shprehjen “Shi‟itët e pasardhësve tuaj”. Kjo vërtetëson sa u tha më lart, se Shi‟itët janë ata që ndjekin Aliun nga që besojnë tek institucioni i Imamatit. Siç do ta shohim hollësisht, Shi‟itët besojnë se Aliu ka qenë Imami i parë dhe pas tij institucioni i Imamatit ka vazhduar me ata pasardhës të Aliut dhe Fatimes që ishin zgjedhur nga Zoti dhe ishin prezantuar nga Profeti.

 

Për shembull, Zamakhshari (vdiq më 528 Hixhri) raporton në Rabi‟al-Abra –in e tij që Profeti ka thënë:

“O Ali! Kur të vijë Dita e Ringjalljes, unë do të mbështetem tek Zoti, ti do mbahesh tek unë, pasaradhësit e tu do të mbahen tek ti dhe Shi‟itët e tyre do të mbahen tek ata. Pastaj do të shikoni se ku do na çojnë.”

(Cituar në Subhani, vëll. 6, f. 104)

 

Duhet shënuar se profetësia ka qenë e trashëguar edhe sipas Kur‟anit.

Kur‟ani thotë:

“Dhe, sigurisht, Ne i dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe ne ua caktuam pasardhësve të tyre profetësinë dhe Librin” (Sure “Hadijd”, ajeti 26).

 

Kjo do të thotë se ata që ishin të përshtatshëm për t‟u zgjedhur nga Zoti si profetë, ishin nga pasadhësit e tyre.

 

Përveç haditheve të mësipërme e të tjerëve si ato, si dhe haditheve për Imamatin, ka shumë arsye të tjera që e bëjnë një dukuri shumë të natyrshme, madje të domosdoshme, shfaqjen e një grupi njerëzish të tillë si Shi‟itët qysh në kohën e Profetit. Për shembull, në fillimet e Islamit, kur Zoti i kërkoi Profetit ta bënte hapur ftesën për në Islam, duke ftuar fillimisht të afërmit e tij, ai organizonte shpesh herë gostira për ta.

 

Në mbarim të tyre, Profeti fliste për misionin e tij dhe i ftonte miqtë të aderonin në Islam duke shpallur se ai që do të besonte në Islam e do ta ndihmonte, do caktohej si pasardhës i tij. Asnjë nuk iu përgjigj. I vetmi që e pranoi thirrjen e tij për ta ndihmuar ishte Aliu – atë kohë adoleshent.

 

Por Profeti i tha të pushonte dhe e përsëriti thirrjen edhe njëherë të dytë e pastaj të tretë. Të dyja herët ishte vetëm Aliu ai që shprehte gatishmërinë për ta mbështetur. Atëherë Profeti pranoi nënshtrimin e Aliut ndaj vullnetit të Zotit dhe përmbushi urdhrin e Allahut për ta caktuar si pasardhës të tij. Kjo ngjarje dokumentohet në shumë burime.

(Ndër burimet jo-Shi‟ite, mund t‟i referohesh Tarikh al-Umam ua al-Mulak nga Tabari (vdiq me 310 Hixhri), Vëll. 3, f. 62, 63; Al-Kamil fi al-Tarikh nga Ibn al-Athir (vdiq më 630 Hixhri), Vëll. 2, f. 40, 41 dhe Musned i Ahmad b. Hanbal, Musned al- „Asharah al-Mubashsharin bi al- Xhannah, Sakhrin seria Shakr, 841)

 

Në një thënie shumë të rëndësishme, Profeti ka pohuar qartë se Aliu ishte i drejtë dhe i pandotur nga besimet e rreme dhe veprimet e gabuara, si në sjelljet e tij vetjake, edhe në fjalët dhe gjykimet e tij, dhe u ka kërkuar hapur muslimanëve që ta pasonin.

 

Umm Seleme rrëfen se Profeti ka thënë:

“Aliu është gjithmonë me të vërtetën (al-hakk) dhe e vërteta është gjithmonë me të e ata nuk do të ndahen prej njëri-tjetrit deri në Ditën e Ringjalljes”.

Ky hadith i veçantë është transmetuar edhe nga Ibn „Abbas, Ebu Bekr, „A‟ishja, Ebu Sa‟id al-Khuddari, Ebu Lejla dhe Ebu Ejjub al-Ensari.

(Sipas Xhafarit, f. 10, ky hadith ëhstë përcjellë nëpërmjet 15 kanaleve jo-Shi‟ite, si Mustadark nga al-Hakim al-Nishaburi, al-Saua‟ik nga ibn Haxhar, Kanz al-„Ummal dhe Janabi „al-Mauaddahut)

 

Citohet se Profeti ka thënë gjithashtu:

“Zoti e bekoftë Aliun! O Zoti im, bëj që e vërteta të jetë me të përgjithmonë!”

(Shih, p.sh, al-Tirmidhiun, Kitab al-Manakibin, seria Shakr 3647)

 

 

Profeti ka pohuar në disa raste, gjithashtu, që Aliu ka qenë më i dituri ndër njerëzit në çështjet e shkencave islamike. Për shembull, Profeti ka thënë: “Zgjuarsia është ndarë në dhjetë pjesë: Nëntë pjesë i janë dhënë Aliut dhe një pjesë tjetër u është shpërndarë njerëzve të tjerë”.

(Al-Bidajah ua al-Nihajah nga Ibn Kethir (vdiq më 774 Hixhri), Vëll. 7, f. 359)

 

Kalifi i dytë e ka konfirmuar më vonë këtë thënie të Profetit, duke thënë:

“Mos më vëntë Zoti kurrë në provë të vështirë, pa pasur Aliun pranë.”

(Shih për shembull Al-Isabah fi Tamjiz al-Sahabah i Ibn Haxhari, vëll. 2, f. 509 dhe Al-Bidajah ua al-Nihajah i Ibn Kethiri, vëll. 7, f. 36)

 

Nga ana tjetër, një vlerësim real i pozicionit të tij në raport me muslimanët e tjerë kërkon të merren parasysh edhe sakrificat dhe shërbimet e çmuara e me rëndësi jetike të Aliut. Për shembull, kur jobesimtarët e Mekës kurdisën një plan për vrasjen e Profetit, i cili u vu në dijeni të tij nga vetë Zoti, Profeti e pyeti Aliun nëse ishte gati të flinte në vendin e tij, në mënyrë që paganët të mendonin se ai ishte ende në shtëpi, gjë që do ta lejonte të Dërguarin të largohej shëndoshë e mirë nga Meka.

 

 Aliu e pranoi detyrën. Me ç‟rast zbriti ajeti:

“Dhe midis njerëzve ka nga ata që shesin dhe shpirtin e tyre për të fituar kënaqësinë e Zotit” (Sure “Bekare”, ajeti 207).

 

Emigrimi i Profetit nga Meka për në Medine shënon fillimin e Kalendarit islam. Aliu i shërbeu çështjes së Islamit duke luftuar në Betejat e Bedrit, të Uhudit, Khajbarit, Khandakut e Huneinit, duke luajtur në të gjitha rolin vendimtar.

Të gjitha këto dijetarët jo-shi‟itë i kanë pasqyruar në shumë vepra historike e përmbledhje hadithesh.

 

Hadithet Profetike për çështjen e Imamatit, në përgjithësi, dhe për Aliun, në veçanti, duhen studiuar veçmas.

Megjithatë, do dëshiroja ta mbyllja këtu diskutimin tim duke iu referuar hadithit të mirënjohur të Ghadir Khummit. Rrugës së kthimit nga Haxhi i tij i fundit në Mekë, Profeti u kërkoi mijëra muslimanëve që e shoqëronin, të bënin një ndalesë.

Ai u ngjit në një podium të improvizuar me shala deveshë për të, dhe tha:

 

“Kushdo që më ka pranuar mua si prijës të tij (maula), tani ka Aliun prijës të tij”.

 

Atëherë të pranishmit, duke përfshirë këtu edhe ata që do të bëheshin Kalif i parë dhe Kalif i dytë, e uruan Aliun dhe i shprehën besnikërinë e tyre.

Ky hadith përcillet nga më shumë se njëqind burime. Një listë gjithëpërfshirëse e burimeve jo-shi‟ite të këtij hadithi gjendet te „Abakat al-Anuar, nga Mir Hamid Husejn al-Hindit (vdiq më 1306 Hixhri) dhe Al-Ghadir, nga „Abd al-Husejn al-Emini (vdiq më 1390 Hixhri).

 

Pasi pohojnë vërtetësinë e hadithit, disa autorë Syni e interpretojnë termin mauala, që përdoret në këtë hadith, në një tjetër mënyrë. Sipas tyre, këtu maula është përdorur në kuptimin e miqësisë.

 

Pavarësisht nëse kjo mund të pranohet të mos pranohet, nuk ka dyshim se ky hadith dhe kjo ngjarje i kanë dhënë Aliut një pozitëunike dhe qendrore midis bashkëpunëtorëve të Profetit.

 

Kështu, duket qartë se grupe të ndryshme hadithesh si dhe dëshmitë historike, që u përmendën më lart, nuk lënë asnjë dyshim se qysh kur ishte gjallë Profeti kishte shumë muslimanë që e donin Aliun me gjithë shpirt, e kërkonon shoqërinë me të dhe ishin të gatshëm për ta pasur si pasues të Profetit.

 

Këta njerëz quheshin Shi‟itë të Aliut kaq shpesh e në mënyrë kaq kuptimplote, sa që dalëngadalë termi “Shi‟ia” u bë sinonim i Shi‟itëve të Aliut. Lidhur me këtë, ka më shumë rëndësi fakti që ideja e Imamatit të Aliut e ka zanafillën qysh në të gjallë të Profetit Muhamed, padyshim.

Vdekja e Profetit e pruri këtë çështje në plan të pare në mënyrë të natyrshme, duke dalluar ata që besonin ende në domosdoshmërinë e pasimit të Aliut nga muslimanët e tjerë, që, kush më herët e kush më vonë, nisën ta shikonin institucionin e kalifatit si pasardhës të Profetit në drejtimin e shoqërisë Islame e jo si një pozicion që caktohet më rrugë hyjnore.

Historian i madh Syni Al-Mes‟udi (vdiq më 345 Hixhri), shkruan duke analizuar ngjarjet pas vdekjes së Profetit:

“Në fakt, Imam Aliu dhe Shi‟itët e tij, që ishin me të, ndenjën në shtëpinë e tij ndërkohë që i blatohej besnikëri Ebu Bekrit.”

(Ithbat al-Uasijah, f. 12)

 

Më vonë identiteti i Shi‟as u përkufizua në mënyrë më të qartë nga ngjarje të tilla si luftrat e zhvilluara gjatë Kalifatit të Aliut dhe ngjarja e Qerbelasë, ku bashkë me Hysejnin, imamin e tretë të Shi‟itëve, u vranë shtatëdhjetë e dy veta nga familja e tij dhe shokët e tij.

 

Për shembull, në një prej veprave të hershme, shikojmë se Aliu ka thënë duke dënuar Talhanë dhe Zubeirin:

“Sigurisht, pasuesit e Talhait e të Zubeirit në Basra vranë Shi‟itët e mi dhe informatorët e mi.”

(Vak‟at Seffin nga Nasr ibn Muzahim (vdiq më 212 Hixhri).)

 

Ebu Mikhnafi (vdiq më 158 Hixhri) tregon se pas vdekjes së Mu‟avijes, Shi‟itët u mblodhën në shtëpinë e Sulejman ibn Suradit. Ai u tha:

”Mu‟avija ka vdekur dhe Hysejni nuk ka pranuar t‟u shfaqë besnikërinë Umajdeve, po është larguar drejt Mekës. Ju jeni Shi‟itët e tij dhe Shi‟itët e babait të tij.”

(Maktal al-Imam al-Hysejn i Ebu Mikhnaf, f. 15.)