Hadithi i Thekalejn

 

 

Hadithi i Thekalejnit është njëri prej haditheve të rrënjëzuar më fuqishmi që është përcjellë përmes shumë zinxhirëve të transmetimit e në versione të ndryshme. Shī‘itët dhe sunnitë pajtohen njëzëri rreth vërtetësisë së tij. Prej tij dhe haditheve të ngjashëm me të mund të nxirren disa përfundime të rëndësishme:

 

 

 

1) Po në atë mënyrë që Kur’ani Fisnik do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit, po ashtu do të mbetet edhe Ehl ul-Bejti i të Dërgurit të Allahut (s). Nuk do të ketë asnjë periudhë kohore pa ekzistencën e figurës që shī‘izmi e quan Imam, prijësi dhe udhërrëfyesi i vërtetë i njerëzve.

 

 

 

2) Me anë të këtyre dy amaneteve të mëdha, Profeti (s) ka siguruar kënaqjen e të gjitha nevojave fetare dhe intelektuale të muslimanëve. Ai ua ka paraqitur Ehl ul-Bejtin atyre si autoritete në dije dhe i ka shpallur fjalët e veprat e tyre si të vlefshme dhe autoritative.

 

 

 

3) Nuk duhet ndarë Kur’ani Famëlartë nga Ehl ul-Bejti. Asnjë musliman s’ka të drejtë t’i mohojë dijet e anëtarëve të Familjes së Profetit dhe të shmanget nga drejtimi e udhërrëfimi i tyre.

 

 

 

4) Nëse njerëzit u binden pjesëtarëve të Ehl ul-Bejtit dhe i pasojnë fjalët e tyre, ata nuk do të devijojnë kurrë. Allahu do të jetë gjithmonë me ta. 5) Përgjigjet ndaj nevojave intelektuale dhe fetare të njerëzve merren nga duart e anëtarëve të Ehl ul-Bejtit. Ai që i ndjek ata nuk do të bjerë në humbje dhe do të arrijë lumturi të vërtetë; d.m.th pjesëtarët e Ehl ul-Bejtit janë të pastër nga faji e mëkati, dhe janë të pagabueshëm.

 

 

 

Nga kjo, mund të konkludohet se me ‘Ehl ul-Bejt’, apo ‘itre’ nuk nënkuptohen tërë pasardhësit dhe kushërinjtë e Profetit (s). Përkundrazi, aty nënkuptohen individë të veçantë që janë të përsosur në dijet fetare dhe të mbrojtur nga gabimi e mëkati në kuptimin që ata janë të kualifikuar t’i prijnë dhe t’i udhëzojnë njerëzit. Sipas shī‘izmit, këta individë përbëhen nga ‘Alī ibn Ebī Tālibi dhe njëmbëdhjetë pasardhësit e tij të cilët u zgjodhën për imamet njëri pas tjetrit. 

 

 

 

      

 

       Emrat e sahabëve që kanë transmetuar hadithin “Librin e Allahut dhe Ehl-i Bejtin”:

 

 

 

 

 

1) ‘Alī ibn Ebī Tālib;

 

2) Fātime Zehrā;

 

3) Hasan ibn ‘Alī;

 

4) Husein ibn ‘Alī;

 

5) Selmān Farsī;

 

6) Ummi Seleme (gruaja e Profetit);

 

7) Ummi Hanī bint Ebī Tālib;

 

8) Ebū Dher el-Ghifārī;

 

9) Zejd ibn Arkam;

 

10) ‘Abdullāh ibn ‘Abbās;

 

11) Ebū Lejlā el-Ensārī;

 

12) Xhābir ibn ‘Abdullāh el-Ensārī;

 

13) Ebū Sa’īd el-Khudrī;

 

14) Hudheife ibn el-Ghifārī;

 

15) Zejd ibn Thābit el-Ensārī;

 

16) ‘Abdullāh ibn Hantāb;

 

17) Ebū Hureire ed-Dūsī;

 

18) ‘Abdur-Rahmān bin Auf;

 

19) ‘Abdullāh ibn ‘Umer ibn el-Khattāb;

 

20) Hudheife ibn el-Jemāne;

 

21) Talha ibn ‘Ubejdullāh;

 

22) Sa‘d ibn Ebī Wakkās;

 

23) Xhubejr ibn Mut’am;

 

24) Ebū Tufeil Amir ibn Wa’thileh;

 

25) Khuzeime ibn Thābit dhu’sh-Shehādetejn;

 

26) Sehl ibn Sa‘d el-Sādī;

 

27) Udej ibn Hātim et-Tā’ī;

 

28) Ebū Kudāme el-Ensārī;

 

29) ‘Ukbe ibn Amir;

 

30) Ebū Ejjūb el-Ensārī;

 

31) Ebū Sherih el-Huzaī;

 

32) Ebū Hejthem ibn Tejjehān;

 

33) Amir ibn Lejlā ibn Damār;

 

34) Ebū Rāfi’ī - shërbyesi i Profetit (s);

 

35) Amr ibn Wakkās;

 

36) Berā’ ibn Azīb;

 

37) Enes bin Mālik;

 

38) Dhumejr el-Eslemī;

 

39) Bashkëshortja e Zejd ibn Arkamit.

 

 

 

 

 

 

 

       Hadīthi Thekalejn është transmetuar nga: Muslimi në Sahīh:

 

 

 

 
- Kitāb fadā’il ‘Alī ibn Ebī Tālib, vëll. VII, f. 122, nr 4225;
- Nesā‘ī në Sunen ul-Kubra, vëll. V, f. 622;
- Ebū Dā‘ūdi në Sunen, vëll. V, f. 182, 189;
- Tirmidhīu në Sahīh; vëll II, f. 308, nr 3720 (b. Bulak), vëll. V, f. 328,  hadīthi 3874-3786;
- Nesā‘īu në Khasā’is ‘Alī, f. 30;
- Ahmedi në Musned, vëll. III, f. 14-17, 26; vëll. IV, f. 361, 367; vëll. V, f. 182, 189 (Bāki Musned el-Mukathirīn, nr 10681, 10707, 10779, 11135, Musned ul-Kufijjīn, nr 18464, 18508) dhe në Menākib ‘Alī;
- Dārimī në Sunen: Kitāb Fadā’il ul-Kur’ān, vëll. II, f. 432, nr 3182;
- Bejhekīu në Sunen, vëll. X, f. 113;
- el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 172-173, 185, had. 945-947, 959, e vëll. VI, f. 152;
- Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 109, 148;
- Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek;
- Ibn ul-‘Athīri në Xhāmi’ ul-‘Usūl, vëll. I, f. 187 e ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. II, f. 12 (jeta e Imam Hasanit), vëll. III, f. 147;
- Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. VI, f. 164, vëll. IX, f. 163; Taberānīu në Mu‘xhem ul-Kebīr, vëll. I, f. 137;
- Beghewīu në Messabih us-Sunne, f. 206;
- Ibn Kethīri në el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. V, f. 209, vëll. VII, f. 348;
- Ibn Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk: Jeta e Imam ‘Alīut, vëll. II, f. 164, hadīthi 545; Jeta e Zejd ibn Arkamit, vëll. V, f. 146 (Tahdhīb);
- Ibn Sa‘di në Tabakāt, vëll. II, f. 194 e vëll. IV, f. 8;
- Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 308;
- Sujūtīu në Ihjā ul-Mejjit, f. 113 dhe Durr ul-Menthūr, vëll. II, f. 60, vëll. VI, f. 7, 306;
- Shiblīu në Sīre’t un-Nebī, vëll. I, Pj 2, f. 131-2; el-Shiblenxhī el-Shāfi’ī në Nūr ul-Absār, f. 99;
- Tha‘lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān;
- Fakhr Rāzīu në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. III, f. 18 (aje 3:103);
- Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. IV, f. 113 (aje 42:23);
- Ibn Tejmijje në Minhāxh us-Sunne, vëll. IV, f. 104-5;
- Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 355;
- Ibn ul-Xheuzī në Tedhkiret ul-Khawās ul-Umme, f. 182;
- Razini në Xhāmi’ Bejne Sihāh us-Sitteh;
- Sheh Mensūr ‘Alī Nāssifi në et-Tāxh ul-Xhāmi’ li’l-‘Usūl fī ahādīth er-Resūl, vëll. III, f. 338;
- Ibn ‘Abd Rabbihu në ‘Ikd ul-Ferid;
- el-Khawārizmī në Menākib, f. 77;
- Ibn Talha Shāfi‘īu në Metalib us-Su’ūl;
- el-Nabhānī në Fet’h ul-Kebīr, vëll. I, f. 503, vëll. III, f. 385;
- el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 18, 25, 29, 30-34, 95, 115, 126, 199, 230;
- el-Hamadānī në Muweddet ul-Kurba (muwwede II);

- Ibn Ebī Hadīdi në Sherh Nehxhul Belāgha;
- Ibn Sebāgh el-Mālikī në Fusūl ul-Muhimme, f. 22;
- el-Hamawejnī në Fera’īd us-Simtejn, vëll. II, f. 142, 574;
- Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 235-6;
- el-Genxhī Shāfi’ī në Kifājetu’l-Tālib, Kreu I (diskutimi i Gadīrit), Kreu LXII, f. 230;  - Imam ul-Haramejn Muhibb ed-Dīn Taberīu në Dhekhā’ir ul-‘Ukbe, f. 16; Khawārīzmī në Mektāl ul-Husein, vëll. I, f. 104;
- Zerendī në Nudhūm ud-Durer us-Simtejn, f. 232;
- Ibn Haxheri në Sawā’ik ul-Muhrike: f. 75, 87-90, 99, 136 (bāb wasijet