Fyerjet ndaj Profetit Muhamed (saw) me Hadithet të Pa“Vërteta” !?

Nuk mund ta paramendoj se si injoranca (apo vullneti i dobët) i njerëzve, në shekullin e 21’të me avancimin e teknologjisë ku shumica e librave janë publikuar në mënyre digjitale nëpër webfaqe të ndryshme, historitë e ndryshme Islame të treguara nga paraardhësit tanë nuk korrespondojnë fare me të vërtetën, bile janë aq shumë në kundërshtim me Islamin ku vihet në pikëpyetje apo ofendohet edhe vetë Profeti Muhamed (s.a.v.s)

 

Vetëm për përfitime “politike” (për pushtet) shumë gjëra janë shtrembëruar nga historia Islame, nuk do të paragjykoj arsye e shtrembërimit të së vërtetës por do të fokusohem që kjo e vërtet të tregohet ashtu si e meriton Islami, ashtu si i ka thëne Allahu -Xhibrilit (a.s) dhe ai Profetit Muhamed (s.a.v.s) duke i transmetuar disa nga Hadithet që e kundërshtoj urdhrin e Allahut – Kur’anin.

 

Transmetues Aisha:

 

Njëherë Profetin e magjepsen(i bën sehir-magji) kështu që ai filloi të imagjinonte se ai kishte bërë një gjë të cilën në fakt nuk e kishte bërë.

(Sahih al-Bukhari Libri 53 Hadithi 400)

 

 Me një fjalë ishte i “mbizotëruar” ose (i bën sehir-magji) ata që bashkëpunojnë me shejtanin! Nëse i referohemi Kur’anit, kjo (i bën sehir-magji) nuk mund të ndodh.

 

Ja se çka thotë Kur’ani për shejtanin dhe kujt mund ti bëjë keq ai:

 

Kur’an 16:99

Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.

 

Kur’an16:100

Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë..

 

Kur’an 2:137

Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju(Muhamed) ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhamed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

 

Kur’an 25:8

Ose atij t’i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: “Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!”

 

Kur’an 25:9

Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.

 

 Kur’ani tregon se nuk ka asnjë dyshim qe Profeti Muhamed as mund te ishte nen kontroll prej shejtanit, pra këto hadithet janë falsifikim ku i lejohet të tjerëve të abuzojnë me Islamin the Profetin Muhamed (s.a.v.s). Nëse kjo nuk mjafton vazhdojmë me Sahih Buharin:

 

Transmetues ‘Aisha:

 

Fillimi i frymëzimit hyjnor i të dërguarit të Allahut ishte në formën e drejtë (të vërtetë) me ëndrrat e mira në gjumin e tij. Ai kurrë nuk kishte një ëndërr, por që nuk u bë realitet si dritë e ndritshme ditë. E kishte shprehi shkuarjen ne (shpellën e Hirës) te rrinte vetëm, ku ai përdorte ketë për të adhuruar All-llahu (Vetëm) ku ne mënyrë te vazhdueshme për shumë (ditë )e net. Ai kishte shprehi për të marrë me vete ushqimin për atë (qëndrim), dhe pastaj të kthehen në (gruaja e tij) Hatixhja për të marrë ushqimin e tij për një periudhë tjetër qëndrimi, derisa papritmas e Vërteta zbriti mbi të, ndërsa ai ishte në shpellën Hirës.

 

Engjëlli erdhi tek ai dhe e pyeti për të lexuar. Profeti u përgjigj: “Unë nuk di të lexoj.” (Profeti shtoi), “Engjëlli më shtrëngoj (me forcë) aq shumë që unë nuk mund ta duroj më. Ai pastaj me liroj dhe prapë më pyeti për të lexuar, dhe unë u përgjigja:” Unë nuk e di të lexoj” pas së cilës ai më shtrëngoj përsëri deri sa unë nuk mund ta duroj më,më pas me liroi dhe më pyeti përsëri për të lexuar, por unë përsëri u përgjigja:” Nuk di te lexoj (apo, çka do të lexoj) “Atëherë ai më shtrëngoi për herë të tretë dhe më pas me liroj dhe më tha:” Lexo:?. Në emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka që ekziston). Ka krijuar njeriun prej gjakut të ngjizur.

 

Lexoni dhe Zoti yt është më bujari! … deri në ….. ..atë që nuk e dinte. “(96,15) Pastaj i Dërguari i Allahut u kthye me frymëzimin, ku muskujt e qafës së tij dridheshin nga tmerri derisa ai hyri tek Hatixhja dhe tha “me mbulo! Me mbulo! “Ajo e mbuloi përderisa frika i kaloj dhe pastaj ai tha:” O Hatixhja, çfarë nuk është me mua? “Pastaj ai i tha gjithçka që i kishte ndodhur:” Unë kam frikë se diçka mund të ndodhë me mua. ” Hatixhja i tha: “Kurrë!

 

Por kamë lajmin e gëzuar, për All-llahun, All-llahu nuk do të të turpërojë, se ti mban lidhje të mira me farefisin, e flet të vërtetën, i ndihmon të varfrit, i pret mysafirët tuaj me bujari, dhe ndihmon ata që janë në nevojë. “Hatixhja pastaj shoqëroi atë tek (kushëriri i saj) Varaku bin Naufal bin Asad bin ‘Abdul’ Uzza bin Qusai. Varaka ishte djali i Xhaxhait të saj nga babai, pra, vëllai i babait të saj, i cili gjatë periudhës para-islamike u bë i krishterë dhe shkruante shkresa Arabe dhe përkthente nga ungjijtë në gjuhën Arabe aq sa Allahu dëshironte të shkruante.

Ai ishte një burrë i vjetër dhe kishte humbur shikimin. Hatixheja i tha: “O kushëriri im! Dëgjoni historinë e nipit tënd. “Varaka e pyeti:” O nipi im! Çfarë keni parë? “Profeti e përshkroi gjithçka që ai kishte parë. Varaka tha:” Kjo është e njëjtë Namus (p.sh.,Xhibrili, Engjëlli që i ruan sekretet) që Allahu i kishte dërguar Musait a.s. Kisha pasur dëshirë te isha në rinin time dhe të jetoja deri në kohën kur populli do të largohet nga ju “Dërguari i Allahut e pyeti:” A do të largohen nga unë!? “Varaka u përgjigj në mënyrë pohuese e tha:”.? Kurrë një njeri nuk erdhi me diçka të ngjashme me atë që ju keni sjellë, e qe nuk është trajtuar me armiqësi.

Në qoftë se unë jetoi deri në ditën kur do të të refuzojnë atëherë unë do t’ju mbështesë fuqishëm. “Por, pas disa ditësh Varaku vdiq dhe frymëzimit hyjnor ishte ndaluar edhe për një kohë dhe Profeti u bë aq i trishtuar sa kemi dëgjuar se ai synon disa herë për të hedhur veten nga majat e maleve të larta dhe çdo herë kur u ngjit në majë të një mali, në mënyrë për të hedhur veten poshtë, Xhibrili paraqitej para tij dhe thoshte: “O Muhamed!

Ju jeni me të vërtetë i dërguari i All-llahut “mbas kësaj zemra e tij zbutej dhe ai u qetësonte e kthehej në shtëpi. Dhe sa herë periudhat frymëzimit zgjateshin, ai vepronte si më parë, por kur arrinte në majën e një mali, Xhibrili shfaqej para tij dhe i thoshte atij atë që ai kishte thënë më parë (Ibn. Abbasi ka thënë në lidhje me kuptimin e: “Ai është që çan mëngjesin (nga errësira)” (6.96) që Al-Asbah. nënkupton dritën e diellit gjatë ditës dhe dritën e hënës gjatë natës).

(Sahih al-Bukhari Libri 1 Hadithi 3)

 

 

Nëse i referohemi Kur’anit të shenjt cili Profet ishte në ketë gjendje, i dyshimte në Profetësinë, i frikësuar, në depresion, i terrorizuar, në panik që ishte ne gjendje te bënte vetëvrasje! Këto përshkrime i takojnë vetëm një Jobesimtari e në asnjë mënyrë Profetit Muhamed (s.a.v.s) që ishte edhe vulë e Profetëve.

Nuk është çudi pse Profeti Muhamed a.s tha: Mbështetuni ne Kuranin dhe trashëgimtarët(ETRAT) e mi. Imam Aliu thoshte: Se që nga fëmijëria Profetin a.s e shoqëronte Engjëlli që mos ti ndodhte asgjë e keqe.

 

Te shohim se çka thotë Kurani:

Kur’ani Kapitulli 81 vargjet 22/23/24/25

 

22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhamedi)!

23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.

24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim.

25. Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!

 

Kur’an 69:41/42

41. Këto nuk është fjalët e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.

42. Nuk janë as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk besoni.

 

 

Njerëzve qe shpiken këto hadithet dhe qe i klasifikuan si te vërteta (SAHIH) duhet ti besojmë!?

 

E të refuzojmë çka thotë Kurani! Atyre njerëzve (falsifikuesve) që janë edhe shkaktar, ku në çdo tubim kundërshtarët e Islamit i referohen këtyre haditheve për ta përgënjeshtruar Islami dhe Profetin Muhamed as! Këto vepra i takoj vetëm shejtanit dhe atyre qe janë nen kontroll te Shejtanit i cili nuk bën asgjë tjetër përpos (krijon vrasje, frik, shkatërrim dhe te pavërteta)

 

Te shohim se çka thotë Kurani:

 

Kur’an 22:52

Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë Profet, e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu shfuqizon atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.

 

Kur’an 6:68

Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.

 

Kur’an 18:63

Ai (djaloshi – Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!?” Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri kush ta harrojë që të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën për në det!

 

Kur’an 3:155

Vërtet, ata që u zmbrapsën prej jush ditën kur u ndeshën dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkat falës dhe i butë.

 

Kur’an 2:168

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.

 

Kur’an 2:275

Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Shitblerja nuk është pos kamatë!” e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim ) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.

 

Kur’an 2:268

Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.

 

Kur’an 4:120

Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim. Shejtani nuk është asgjë tjetër përpos mashtrues qe ne çdo kohe tenton qe njeriu ta udhëzoj sa me larg nga Zoti.

 

Vazhdojmë me argumente të tjera që vijnë nga përmbledhja e haditheve t ëklasifikuara si te “vërteta” (Kolekcioni -Sahih Sita)!?

 

Transmetues Abu Huraira:

 

Profeti tha, “Kur çdo qenie njerëzore lind. Shejtani e prek atë në të dyja anët e trupit me dy gishtat e tij, përveç Jezusit (Isaut a.s), birit të Mejremës, të cilin Shejtani u përpoq ta prekte por dështoi, sepse ai njeri kishte prekur mbulesë e krevatit në vend.

(Sahih al-Bukhari Libri 54 Hadithi 506)

 

Transmetues Said bin Al-Musaiyab:

Ebu Hurejre ka thënë: “E kam dëgjuar te Dërguarin e Allahut duke:” Nuk ka asnjë të lindur në mesin e pasardhësve te Ademit, por shejtani i prek atë. Një fëmijë, qan me zë të lartë në kohën e lindjes për shkak të prekjen së shejtanit, përveç Marisë dhe fëmiut të saj. “Pastaj Ebu Hurejre recitoi: “Dhe unë kërkoj strehim me ju për të dhe për pasardhësit e saj nga Satani i dëbuar” (3.36)

(Sahih al-Bukhari Libri 55 Hadithi 641)

 

 

Për Ebu Hurejrën skam asgjë më tepër të them, se sa kanë than Dijetaret të tjerë të njohur si transmetues të se vërtetës (Sahih):

 

1.Transmetuar nga Tarikh Meddinah Damishq ne Volumin 67 faqja 359 Transmeton nga Ibn Asaakir transmetuar nga Libri i Muslimit.

 

2. Al-Bedaayah libri Wal Nehayah Volumi 8 faqja 109 transmetuar nga Libri i Muslimit thotë:

 

Ke frik nga Allahu dhe me ngadalë me hadithe, betohem ne Allah qe ju na keni pare duke ndenjur me Abu Hureiren dhe ai transmetonte hadithet nga Profeti Muhamed pa e par kur atë(Ka’bol Ahbar) Si e shikoni se ai transmeton hadithet nga dikush tjetër duke i shtuar te pavërteta e thoshte se Profeti tha ketë.

 

Sho’beht tha se ai Abu Hureira i falsifikonte hadithet.

 

Sira A’laamol Nobalaa prej Zahabi Volumi 2 faqja 608 – Al-Kamil Volumi 1 faqja 68

Tarikh Medinna Damishq Volumi 67 faqja 359 e Ibn Asaakir

Abu-Horraira eshte transmetues i rrejshëm.

 

Pasi Kalifi Umar emëroi Ebu Hurejre guvernator të Bahrejnit në 21 AH, njerëzit e informoi Halifen që Ebu Hurejre kishte grumbulluar pasuri të madhe dhe kishte blerë shumë kuaj. Prandaj, Umeri e hoqi nga froni në 23 AH, Sapo Ebu Hurejre hyri në gjykatë, Kalifi tha:

“O armik i Allahut dhe armikun e Librit të Tij -A keni vjedhur pasurinë e Allahut?” Ai u përgjigj: “Unë kurrë nuk vodha, por njerëzit me kanë dhënë dhurata.”

 

Ibn Sa’adi në Tabakat, Vëllimi IV, faqe 90, Ibn Haxher Askalani në Isaba, dhe Ibn Abd-e-Rabbih në Iqdu’l-Farid, Vëllimi I, shkruaj se Kalifi tha:

 

” Kur ju bëra Guvernator te Bahrejnit, nuk keni pasur as edhe këpucë në këmbët tuaja, por tani kam dëgjuar se ju keni blerë kuaj për 1,600 dinarë. Si e keni fituar këtë pasuri? ” Ai u përgjigj: “Këto ishin dhuratat prej njerëzve që fitimi iu shumëfishua.” Fytyra Kalifi u skuq nga zemërim, dhe ai sulmoi atë në mënyrë të dhunshme dhe e rrahu aq sa nga shpina rrjedhi gjaku. Atëherë i urdhëroi që 10,000 dinarë të Ebu Hurejrës që i kishte mbledhur në Bahrejnit të merret prej tij dhe depozitohet në llogarinë e Baitu’-Mal ” (Shtëpia e pasurisë Islame)

 

 Hadithet e Ebu Hurejrës janë thjesht në kundërshtim me Kuranin.

 

Kur’an 15:39

(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzunë (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!”

 

Kur’an 15:40

Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.

 

Shtrohet Pyetja ! Referohu Kuranit se “Cili nga Profetët e mëhershëm janë prekur nga Shejtani” si eshte e mundur që një i konvertuar nga Judaizmi që për pak kohe e “njihte” Profetin (s.a.v.s) dhe i ka mbushur librat e haditheve!? Ebu Hureira është një nga transmetuesit me numër më të madh të haditheve në historian Islame!

 

Ja edhe disa shembuj nga kolekcioni i Haditheve Sahih-Sita – vlersoni vete se a do ti besoni ketijn kolekcioni 100 % !? (Sahih-Sita Kolekcioni i Haditheve, eshte klasifikuar si autoritet i besimatarit mbas Kur’anit te shenjte.)

 

 Ebu Hurejra transmeton:

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Një grua, një gomar dhe një qen prishin namazin, por diçka si pjesa e prapme e një mbrojtje të shalës kundër kësaj.

(Sahih Muslim Libri 4 Hadithi 1034)

 

Aishja transmeton:

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) falej natën, ndërsa unë ndeja (shtrihesha) ndërmjet tij dhe Qabes, si një kufomë në arkivolit.

 (Sahih Muslim Libri 4 Hadithi 1035)

 

 ”Urva b. Zubair raportoi:

Aishja e pyeti: Çfarë e prish namazin? Ne i thamë: Gruaja dhe gomari. Pas kësaj ajo u shpreh: A është gruaja një kafshë shëmtuar? I vë në frontin e të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të), si kufomë në arkivol dhe ai tha lutjen.

(Sahih Muslim Libri 4 Hadithi 1037)

 

 

Transmeton ‘Aishja.

Gjërat që e anulojnë lutjet janë përmendur para meje. Ata thanë: “Lutja është anuluar nga një qen, një gomar dhe një gruaje (nëse kalojnë përpara atyre që luten).” Unë i thashë: “Ti na bëre neve (d.m.th femrat) qentë. Unë e kam parë Pejgamberi duke u lutur, ndërsa unë isha e shtrirë në shtratin tim në mes tij dhe Qabes. Sa herë që kishte nevojë për diçka, unë do të kaloj larg. Sepse unë nuk e pëlqeja të përballem me atë “

(Sahih al-Bukhari Libri 9 Hadithi 490)

 

 

Transmetues Aisha:

Profeti dëgjoi një njeri duke lexuar Kur’anin, në xhami dhe tha: “Allahu të dhurojë Mëshirën e Tij mbi të, pasi ai më kujtoi të tillë-dhe-të tilla Vargje të një sure të tillë.”

(Sahih al-Bukhari Libri 61 Hadithi 556)

 

 

Pra me një fjalë nga këto hadithet kuptojmë që Profeti Muhamed (s.a.v.s) për prishjen e namazit ceku gomarin qenin dhe gruan(Gjinin femërore) ndërsa Aishja thotë që shtrihej në mes tij dhe Qabesë si “kufomë në arkivol” ndërsa Profeti Muhamed (s.a.v.s) nuk e ndalonte faljen, dhe e dyta na tregon se Profeti Muhamed (s.a.v.s) i paska harruar vargjet e Kuranit dhe dikush ja paska kujtuar! Ju vendosni se cila është e vërteta !!!

 

Të shohim se çka thotë Kur’ani për kujtesën e Profeti Muhamed (s.a.v.s)

 

Kur’an 75:17

Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.

 

Kur’an 87:6

Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,

 

Hadithet që janë në kontradiktë me Kuranin janë asgjë tjetër përpos mashtrimeve që janë vepër e djallit, në disa rraste edhe vetë Profeti Muhamed (s.a.v.s) kishte thën se të gjitha ato “thëniet e mija”(të transmetuar nga të tjerët) të cilat janë në kontradiktë me Kur’anin janë të pavërteta dhe ata që i transmetojnë (shpikin) veprat e këtilla do ti gjejnë në flakën e Xhehnemit (ferrit).

 

Ebu Seid Hudri transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

Mos merrni (shkruani) asgjë prej meje; dhe ai që i mori (shkruar) tjetër pos Kur’anit, ai duhet në “përpikëri” të rrëfej nga unë, dhe nuk ka asnjë të keqe në të dhe ai që e thotë ndonjë gënjeshtër për mua, dhe Hamami ka thënë: unë mendoj se ai gjithashtu ka thënë: qëllimisht “, ai duhet në fakt të gjejë vendbanimin e tij në zjarr të Xhehenemit.

 (Sahih Muslim Libri 42 Hadithi 7147)

 

 

Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.