Sahabët dhe ndikimi çifut

 

Hyrje


Ka pasur shumë çifutë jo-imagjinarë të cilët kanë ndikuar shumë tek sahabët, duke e lënë mënjanë Abdullah Ibn Saba, i cili ishte fiktiv. Qëndrimi i Imam Aliut (a.s) ndaj atyre që konvertoheshin nga Shkrimet e Shenjta ishte shumë vigjilent, sepse ai e ruante pastërtinë e Mësimeve Islamike. Ata nuk dëgjonin kur thoshin se ata e kanë pranuar Islamin dhe se kanë njohuri për këtë fe përmes Testamentit të Vjetër, si dhe dëshironin t’a pasonin atë në Islam.
Imam Aliu (a.s) e mbante një qëndrim të kthjellët, derisa shoqëruesit e njohur (në sytë e Sunitëve), u mashtruan nga këta dijetarë të Shkrimeve të Shenjta. Do t’i përmend disa prej tyre:


Kaab Al-Ahbar


Një njeri nga Jememi, i quajtur Kaab Ibn Mati al-Humyari, të cilin e thërrisnin Abu Ishaq, nga fisi i Thee Ra-een (ose fisi i Thee al-Kila’a), erdhi në Mekë në kohën e Umarit. Ai ishte një Rabin i mirënjohur edhe erdhi i njohur si Kaab al-Ahbar. Ai e pranoi Islamin dhe jetoi në Medinë deri në kohën e Usmanit. Në këtë pjesë (Pjesa I), do të tregojnë disa prej pretendimeve të tij, si e mashtroi Kalifin Umar, pjesëmarrjen e tij në koplotin në të cilin u vra Kalifi, si dhe qëndrimin e Imam Aliut (a.s) ndaj tij.
Ky Musliman i ri nuk ishte imagjinar si çifuti Abdullah Ibn Saba, Kaab ishte një person i vërtetë, i cili jetoi në Medinë dhe u trajtuar me prestigj nga Kalifi i dytë dhe i tretë. Ai ka rrëfyer shumë tregime, duke pretenduar se ishin nga Testamenti i Vjetër. Shumë Sahabë, siç ishin:
– Abu Huraira
– Abdullah Ibn Umar
– Abdullah Ibn Amr Ibn al-Aas
– Muaëiyah Ibn Abu Sufyan


i kanë raportuar tregimet e tij. Ky Rabin ndërkombëtar ka raportuar shumë tregime të çuditshme, përmbajtja e të cilave e kundërshton vetë origjinalitetin e tyre.
Një tregim i tillë është ky:
Një Sahab i quajtur Qais Ibn Kharshah al-Qaisi ka raportuar se Kaalb Al Ahbar ka thënë:
“Çdo ngjarje që ka ndodhur ose që do të ndodh në vazhdim në faqen e tokës, është e shkruar në Teurat (Testamenti i Vjetër), të cilin Allahu ja ka shpallur Profetit të Tij Musait (a.s)”.
Referencë Sunite:
Ibn Abdul Barr – al-Istiab, v3, p1287
Printuar në Kairo 1380 A.H.


Një raport i tillë duhet t’a nxit vëmendjen e lexuesve, sepse konstaton atë që është e pabesueshme. Toka është miliarda metra katrorë, secili metër katror përman miliona metra kub, dhe secila pjesë e tokës mund të bëhet vendi i mijëra ngjarjeve që mund të ndodhin, nga koha e Profetit Musa (a.s) deri në Ditën e Gjykimit. Por, Kaab pretendon se të gjitha këto ngjarje janë të regjistruara në Testamentin e Vjetër.
Pjesët e Testamentit të Vjetër, të cilat janë diktuar ose shënuar nga Profeti Musa (a.s), nuk janë 400 faqe. Për t’i regjistruar të gjitha ngjarjet e Botës, nga koha e Musait (a.s) deri në Ditën e Gjykimit, mund të merr miliona faqe.
Gjithashtu, faqet e Testamentit të Vjetër nuk përmbajnë ngjarje të së ardhmes. Ato përfshijnë disa ngjarje të shkuara të cilat ndodhën gjatë ose para kohës së Profetëve biblikë. Duke i marrë parasysh këto aspekte, pretendimet e Kaab-it e përgënjeshtrojnë veten.

 

Ka’b Al-Ahbar i numëron ditët e Kalifit Umar


Ky Rabin ishte në gjendje t’i mashtronte Sahabët me truqet e tij. Ndikimi i tij ishte rritur aq shumë gjatë kohës së Umarit, saqë ai ishte në gjendje t’i thoshte atij:
Ka’b: Amir al-Mu’minin, t’i duhet t’a shkruash testamentin tënd sepse do të vdesësh brenda tri ditëve.
Umar: Si e di ti këtë?
Ka’b: E kam gjetur në librin e Zotit, Teuratin (Testamentin e Vjetër).
Umar: Për Zotin, a e gjen ti Umar Ibn al-Khattab në Testamentin e Vjetër?
Ka’b: Për Zotin, jo. Por kam gjetur një shkrim për ty në Testamentin e Vjetër, dhe kohës tënde po i vjen fundi.
Umar: Por, unë nuk ndjej asnjë dhimbje ose sëmundje.
Ditën tjetër Ka’b shkoi te Umari dhe i tha: Amir al-Mu’minin, ka kaluar një ditë dhe të kanë mbetur vetëm edhe dy të tjera.
Ditën tjetër ai shkoi te Umari dhe tha: Amir al-Mu’minin, kanë kaluar dy ditë dhe të kanë mbetur vetëm edhe një ditë dhe një natë.
Mëngjesin tjetër, Abu Lulu u shfaq me një thikë me dy tehe. Ai e qëlloi Umarin gjashtë herë, njëra prej tyre e qëlloi Kalifin në kërthizë, dhe ashtu ai vdiq.
Referencë Sunite:
Tabari – Historia e al-Tabari, v4, p191
Printuar nga Dar al-Maarif – Kairo.


Po t’a shikoni Testamentin e Vjetër, nuk do të gjeni emrin ose parashikime në lidhje me Umarin. Gjithashtu, asnjë Rabin tjetër nuk ka pretenduar se Testamenti i Vjetër e ka parashikuar ekzistencën e Umarit, vrasjen e tij, ose përcaktimin e kohës së vdekjes së tij. Po të kishte informacione të këtij lloji në Teurat, çifutët do të krenoheshin me këtë dhe do të tentonin të dëshmonin se feja çifute është feja e vërtetë.
Nëse raporti i mësipërm Sunit do të ishte i vërtetë, vetëm do të vërtetonte se vrasja e Umarit ishte komplot i Ka’b-it dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shpallja e ngjarjeve para se ato të ndodhnin do t’i bënte Sahabët që të besonin në parashikimet e Ka’b dhe pretendimet e tij të cilat ishin të regjistruara në Teurat, si rrjedhojë kjo do t’a bënte atë një burim të besueshëm të informacioneve. Besimi i tillë do t’a lejonte atë të ndërhynte në ngjarje të mëdha dhe do të bënte që emri i tij të merrej parasysh për postin e Kalifit. Një numër i Sahabëve të njohur i besuan informacioneve të cilat Ka’bi i fabrikonte, të cilat përfshinin të shkuarën dhe të ardhmen.


Në anën tjetër, nëse parashikimet e ngjarjeve që u treguan mësipër, të cilat janë të dokumentuara në historinë Sunite, janë false dhe të fabrikuara, atëherë kjo tregon se sa ishin në gjendje Ka’b dhe mbështetësit e tij mes Sunitëve t’i fabrikonin dokumentet historike për t’a ngritur pozitën e Ka’bit, dhe për t’a manipuluar historinë e Islamit.
Ka’b nuk fliste vetëm për ngjarjet që kanë ndodhur në tokë, por ai poashtu jepte informacione sa i përket qiejve dhe Fronit Hyjnor. Al Qurtubi në komentimet e tij të Kur’anit, Kapitulli Ghafir, ka raportuar se Ka’b ka thënë:
Kur Zoti e ka krijuar Fronin e tij, Froni ka thënë: “Zoti nuk ka krijuar asnjë krijesë më të mirë se mua”. Pastaj froni u tund për t’a dëshmuar lavdinë e tij. Zoti pastaj e lidhi fronin me një gjarpër i cili kishte 70 mijë krahë; secili krah kishte 70 mijë pupla; secila pupël kishte 70 mijë fytyra; secila fytyrë kishte 70 mijë goja; dhe secila gojë kishte 70 mijë gjuhë.
Fjalët e secilës prej këtyre gojëve e lavdërojnë Allahun me një sasi të barabartë me numrin e pikave të shiut që kanë rënë, fletëve në pemë, zhavollit dhe dheut, ditëve në botë, dhe numrin e engjëjve. Gjarpri u mbështjell rreth fronit, sepse froni ishte shumë më i vogël se gjarpëri. Froni u mbulua nga vetëm gjysma e gjarprit.


Qëndrimi i Imam Aliut (a.s) ndaj Kaab-it


Umari dhe një numër i Sahabëve të njohur mbanin një qëndrim shumë pozitiv ndaj Kaabit. Sidoqoftë, më i njohuri dhe më largpamësi prej tyre, që quhet Imam Ali (a.s) e zhvelrësoi Kaabin. Kaabi nuk guxonte t’i afrohej Imam Aliut (a.s), pavarësisht faktit se Imami ishte në Medinë gjatë kohës që Kaabi qëndroi atje. Raportohet se Imam Aliu (a.s) ka thënë për Kaabin: “Sigurisht që ai është një gënjeshtarë profesional!”

 

Qëndrimi i Ibn Abbas-it ndaj Kaab-ita

 

Tabari përmend në kronikat e tij se i kanë thënë Ibn Abbas-it (a.s):
Kaabi ka thënë se në Ditën e Gjykimit dielli dhe hëna do të sillen përballë si dy demë të tronditur dhe do të hidhen në Xhehenem!
Kur e dëgjoi këtë Ibn Abbasi u zemërua shumë dhe tha tri herë:
Kaabi është gënjeshtar!
Kaabi është gënjeshtar!
Kaabi është gënjeshtar!
Ky është një nocion çifut dhe Kaabi dëshiron t’a fusë atë në Islam. Allahu është i lirë prej gjërave të cilat ia atribuojnë Atij. Ai kurrë nuk i ndëshkon ata që i binden Atij. A nuk keni dëgjuar se Allahu thotë në Kur’an:
“…e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën”. (14:33).
Ai pastaj tha:
Fjala “Daiban” e përdorur në këtë ajet shënon bindjen e vazhdueshme ndaj Allahut.
Pastaj ai vazhdon:
Si mundet Ai t’i ndëshkojë këta dy trupa qiellorë të cilat Ai Vetë i lavdon për bindje. Zoti e mallkoftë dijetarin çifut dhe mësimet e tij! Çfarë guxim i paturpshëm është ky që i atribuon gënjeshtra Allahut, dhe i bën fajtorë këto dy krijesa të bindura!
Pasi e tha këtë, Ibn Abbasi tha tri herë:
Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi!
Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi!
Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi!
Pastaj Ibn Abbasi rrëfeu atë që Profeti (s.a.v.s) kishte thënë për hënën dhe diellin:
“Allahu ka krijuar dy burime të dritës! Atë të cilin ai e emëroi Diell, i cili ishte si Toka, mes pikave të lindjes dhe perëndimit. Dhe atë të cilën Ai e quajti Hënë, dhe e bëri më të vogël se Dielli. Dhe të dy duken të vegjël për shkak të lartësisë së tyre në qiell dhe largësisë nga Toka.
Referencë Sunite:
Tabari – Historia e al-Tabari, v1, p62 – 63
Edicioni Evropian.


Kjo e përfshin pjesën e parë të këtij artikulli, InshAllah në pjesët në vazhdim do t’i përfshij këto tema:
-Ndërhyrja e Kaabit në Kalifat,
-Kaabi gjatë sundimit të Kalifit të Tretë.

 

Kaab-i ka ndërhyrë në Kalifat


Ka’b e bindi Umarin me dinakëri që t’a mbajë Imam Aliun (a.s) larg Kalifatit. Ai ishte i motivuar nga urrejtja e tij për Islamin dhe Imam Aliun (a.s). Sepse Imam Aliu (a.s) i dha fund ndikimit çifut në Hijaz, në betejën e Khaibarit.
Është i mahnitshëm fakti se Kalifi i besonte aq shumë Ka’bit saqë i kërkonte këshilla për të ardhmen e Kalifatit. Ibn Abbasi raportoi se Umari i ka thënë Ka’bit në prezencë të tij:
Umari e ka pyetur: “Do të dëshiroja t’a emëroja pasardhësin tim sepse vdekja po më afrohet. Çfarë mendon për ‘Aliun? Më jep mendimin tënd dhe më informo në lidhje me atë që gjen në “librat e tu”, pasi ti pretendon se ne përmendemi të gijthë aty?”
Ka’bi u përgjigj: “Pavarësisht mençurisë së mendimit tuaj, do të ishte “jo e menqur” që t’a emëronit ‘Alin si pasardhës pasi që ai është “shumë fetar”. Ai e vëren çdo devijim dhe nuk e toleron djallëzinë. Ai mendon vetëm sipas rregullave Islamike dhe kjo nuk është një politikë e mirë. Sa i përket Shkrimeve “tona” të Shenjta, në to nuk shkruhet se ai ose fëmijët e tij do t’a marrin pushtetin. Dhe nëse ai vjen në pushtet, atëherë do të ketë ngatërresa”.
Umari pyeti: “Pse nuk do të vijë ai në pushtet?”
Kaabi u përgjigj: “Sepse ai ka derdhur gjak dhe Allahu ja ka privuar atij autoritetin. Kur Davudi donte t’i ndërtonte Muret e tempullit në Jeruzalem, Allahu i tha atij: ‘Ti nuk do t’a ndërtosh Tempullin sepse ti ke derdhur gjak. Vetëm Solomoni(Hz. Syleimani) mund t’a ndërtojë atë’”.
Umari pyeti: “A nuk ka derdhur gjak ‘Aliu për një kauzë të drejtë dhe për të vërtetën?”
Ka’bi u përgjigj: “Ameer al-Mumineen, edhe Davudi ka derdhur gjak për të vërtetën”.
Umari e pyeti përsëri: “Kush do të vijë në pushtet, sipas “Shkrimeve tuaja”?”
Ka’bi u përgjigj: “Ne kemi gjetur se pas Profetit (s.a.v.s) dhe dy sahabëve të tij: Ebu Bekrit dhe Umarit, pushteti do të kalojë tek armiqtë e tij (Omayyads), kundër të cilëve ai luftoi për fe.
Kur Umari e dëgjoi këtë, ai tha “i trishtuar”: “Ne i përkasim Zotit dhe te Ai do të kthehemi”. Pastaj ai i tha Ibn Abbasit: “A e dëgjove këtë që tha Ka’bi? Betohem për Zotin se unë e kam dëgjuar Profetin (s.a.v.s) duke thënë diçka të ngjashme me këtë. Unë e kam dëgjuar atë duke thënë:
‘Fëmijët e Omayyadëve do të ngjiten në fron. Unë i kam parë në ëndërr duke kërcyer mbi fronin tim si majmunë’.
Pastaj Profeti (s.a.v.s) tha se ky ajet është shpallur për Omayyadët:
“Dhe Ne e kemi bërë atë ëndërr të cilën t’a kemi shfaqur ty, vetëm si një test për njerëzit dhe pemën e mallkuar në Kur’an…”
Referencë Sunite:
– Ibn Abi al-Hadid në Sharh, v3, p81
Printuar nga Muhammad ‘Ali Subaih në Egjipt.
-Imam Fakhr ad Din al-Razi në komentimet e tij të Kur’anit të Shenjtë
Kapitulli 17, v5, pp 413-414
Printimi i dytë nga al-Matbaah al-Sarafeyah 1304 H.


Ky dialogë duhet të na bëjë të jemi vigjilent për tentativat mashtruese dhe të suksesshme nga ana e Ka’bit për të ndikuar në ndodhitë e ardhshme me anë të sugjerimeve djallëzore. Kjo përmban shumë mashtrime të cilat kanë rezultuar me dëmtimin e Islamit dhe Muslimanëve. Është e lehtë të lexohet dialogu pasues:
• Ka’bi ishte shumë hakmarrës ndaj Imam Aliut (a.s), sepse ai e shkatërroi fortesën çifute në Gadishullin Arab. Prandaj, Ka’bi nxitonte shumë që udhëheqja e vendit të biente në duart e Omayyadëve, të cilët nuk shqetësoheshin për të ardhmen e Islamit. Ata mendonin vetëm për aspektet materiale të Botës. Si dhe, ata ishin shumë armiqësor me Imam Aliun (a.s), aq sa Ka’bi. Omayyadët dhe Ka’bi e konsideronin Imam Aliun (a.s) si armik të përbashkët. Ai i kishte shkatërruar udhëheqësit e tyre në mbrojtje të Islamit.


• Ka’bi komenton se Imam Aliu (a.s) është shumë fetar dhe nuk i mbyll sytë ndaj asnjë lloj djallëzie; as nuk toleron ndonjë devijim nga rruga Islamike, kur Ka’bi ka harruar ose e ka fshirë nga tregimi i tij se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s) ishte njeriu më fetar dhe udhëheqësi më i suksesshëm i vendit në histori të Botës.
• Ka’bi poashtu ka gjetur në “Shkrimet e tij” se as Imam Aliu (a.s) e as fëmijët e tij nuk do të vinin në pushtet sepse ai kishte derdhur gjak. Ka’bi tha se është e shkruar se Davudi nuk e ka ndërtuar tempullin e Jeruzalemit sepse ai kishte derdhur gjak, dhe se biri i tij, Solomoni (HZ. Syleimani) ishte i paracaktuar për t’a ndërtuar atë. Ka’bi nuk e përmendi dhe e bëri Kalifin të harronte, edhe pse kishte derdhur gjak dhe e kishte të ndaluar t’a ndërtonte Tempullin, ai erdhi në pushtet dhe u bë Sundimtar!
Kur’ani i Shenjtë deklaron se Allahu i tha Davudit:
“O Davud, Ne të kemi bërë ty Kalif në tokë. Duhet t’i gjykosh njerëzit në mënyrë të drejtë…”
Ka’bi poashtu ka harruar se Profeti (s.a.v.s) ka derdhur gjak të armiqve për të vërtetën. Në fakt, ai ka udhëhequr beteja të shumta dhe kjo nuk e ndaloi atë për të sunduar dhe për t’i administruar çështjet e Muslimanëve, as nuk e ndaloi atë për t’a ndërtuar një Shtet Islamik!
• Gjithashtu, Ka’bi duke thënë se derdhja e gjakut e ndalon marrjen e pushtetit, i zhvlerëson përpjekjet e atyre që kanë luftuar në emër të Zotit, dhe i vlerëson ata që nuk janë munduar fare. Kjo e kundërshton Kur’anin e Shenjtë, i cili deklaron:
“Nuk janë të njejtë ata besimtarë që qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lartë ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh: me shkallë të veçanta, me falje dhe mëshirë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë”. (4:95-96).


Do të ishte jo e logjikshme të mendojmë se Allahu i urdhëron njerëzit që të bëjnë përpjekje në rrugën e Tij, dhe pastaj t’i ndëshkojë ato përpjekje, duke i ndaluar ata që të vijnë në pushtet.
• Është me të vërtetë habitës fakti se Ka’b ka pretenduar se shkrimet çifute kanë shkruar se Udhëheqja Islamike do të kalonte nga Profeti (s.a.v.s) dhe dy sahabët e tij, tek armiqtë e tij. Kjo nuk përmendet askund në Testamentin e Vjetër, pavarësisht faktit se Ka’bi i ka thënë Qais Ibn Kharsha-s:
“Nuk ka vend në botë që nuk përmendet në Testamentin e Vjetër, bashkë me ngjarjet që do të ndodhin në në ato vende deri në Ditën e Gjykimit”.
Në fakt, Ka’bi nuk ka gjetur në shkrimet çifute asnjë prej ngjarjeve të cilat i ka fabrikuar. Ai vetëm ka vjedhur atë që ka përgjuar nga Shoqëruesit e Profetit (s.a.v.s). Shoqëruesit, ku përfshihej edhe Umari, kanë raportuar se e kanë dëgjuar Profetin (s.a.v.s) duke thënë:
“Banu Omayyadët do të ngjiten në fronin tim, dhe unë i kam parë ata në ëndërr duke kërcyer si majmunë në fronin tim”.
Referencë Sunite:
– Jalal ud Din Suyuti, Tarikhul Khulafa
Përkthyer nga Major H. S. Barret, p12
Publikuar nga J. w. Thomas, Baptist Mission Press, Kalkuta.
– Imam Fakhr ad Din al-Razi në komentimet e tij të Kur’anit të Shenjtë, Kapitulli 17, v5, pp 413 – 414
Printimi i dytë nga al-Matbaah al-Sarafeyah 1304 H.


Është i mahnitshëm fakti se Kalifi i ka dëgjuar këto fjalë të njejta nga i Dërguari i Allahut dhe prapë se prapë nuk ka dyshuar se Ka’bi i ka vjedhur ato nga shkrimet çifute. Por më mahnitës është fakti se Kalifi i ka dëgjuar të gjitha këto deklarata false të cilat Ka’bi tha se i ka marrë nga Testamenti i Vjetër, dhe ai as nuk e ka urdhëruar Ka’bin t’ia sjell librin çifut prej të cilit ai i ka marrë informatat.
Kalifi i dytë e konsideroi fjalën e Ka’bit sikur të vinte nga qielli dhe si të pashmangshme. Nëse ai besonte se çështja e udhëheqësisë ishte zgjedhje hyjnore, atëherë ai nuk duhej t’a implementojë të gjithë sistemin e Kalifatit. Në anën tjetër, nëse ai besonte se çështja e udhëheqësisë ishte e drejtë e tij, atëherë varej prej tij zgjedhja e Imam Aliut (a.s) ose ndonjë personi tjetër. Pritej nga Kalifi i dytë që t’a plotësonte vullnetin e Profetit (s.a.v.s) duke parandaluar ngritjen e Umayyadëve në pushtet, pasi që e kishte parë atë të shqetësuar nga ëndrra në të cilën Umayyadët po kërcenin si majmunë në fronin e tij. Një fjalë nga Umari do t’a kishte ndryshuar rrjedhën e gjithë Historisë.
Kalifi i dytë mund t’a kishte caktuar Imam Aliun (a.s) si pasardhës së tij dhe do t’a kishte ndaluar ngritjen e Omayyadëve në pushtet. Fatkeqësisht, ai e mbajti Imam Aliun (a.s) larg Kalifatit duke formuar një komitet prej 6 anëtarëve, shumica e të cilëve nuk e donin Imamin dhe ishin në anën e Usmanit, njëri prej Omayyadëve që ishte shumë i lidhur me fisin e tij. Kundër asaj që pritej, Kalifi i dytë bëri atë që Ka’bi donte, dhe atë që Profeti (s.a.v.s) nuk e pëlqente.
Referencë Sunite:
– Ibn al-Atheer, al-Kamil, v3, p35
Publikuar nga Dar al-Kitab al-Lubnanai 1973 A.D.


Kështu, një çifut i cili sapo ishte konvertuar në Islam, duke pretenduar se kishte njohuri me ndodhitë e së shkuarës dhe ato të cilat do të ndodhnin në të ardhmen, ishte në gjendje t’a ndryshonte rrjedhën e Historisë Islame, me anë të ndikimit që kishte ndaj një Kalifi të njohur, Umarit. Çfarë katastrofe historike!

 

Ka’bi gjatë periudhës së sundimit të Uthmanit

 


Ndikimi i Ka’bit vazhdoi të rritej pas vdekjes së Umarit. Gjatë sundimit të Kalifit të Tretë, Ka’bi jepte vendime në lidhje me çështjet Islamike. Kalifi “shpesh” pajtohej me të, dhe askush nga shoqëruesit e Kalifit nuk e kundërshtonte atë, përveç njerëzve si Abu Dharr, i cili në një rast u zemërua shumë kur e dëgjoi Ka’bi duke dhënë vendime në Islam, saqë e goditi dhe i tha: Biri i një gruaje çifute, a po na mëson ti neve fenë tonë?


Për të siguruar një ndikim më të madh dhe një të ardhme më të mirë pas vdekjes së Uthamnit, Ka’bi pëpiqej të shkonte mirë me Muawiyahn duke parashikuar të ardhmen e tij, në të cilën ai e merrte drejtimin e Sundimit Islamik. Kalifi Uthman po kthehej nga pelegrinazhi i shoqëruar nga Muawiyah dhe drejtuesi i karavanit po këndonte një këngë në të cilën thoshte se ‘Aliu (a.s) do të ishte pasardhësi i Uthmanit. Ka’bi e përgënjeshtroi atë duke thënë:
‘Për Zotin, ti “gënjen”. Sunduesi pas Uthmanit do të jetë ai që është në atë mushkën e bardhë’.
Këtu Ka’bi po i referohej Muawiyahs, dhe duke gënjyer tha se kjo shkruhej në Testamentin e Vjetër! Muawiyah e kishte “urdhëruar” Ka’bin që të i rrëfente popullit të Damaskut çdo gjë që e bënte Damaskun dhe popullin e tij më lartë se provincat tjera.
Referencë Sunite:
– Ibn al-Atheer – Kamil, v3, p76
Që njihet si ‘Ali Ibn al-Sahibani – Printimi i dytë (Referenca e mushkës)
– al-Tabari – Historia, v4, p343
Printuar nga Dar al-Maarif – Kairo (Referenca e mushkës)
– Ibn Hajar Asqalani (Shkencëtar i Haditheve Sunite)
al-Isabah , v5, p323 (Referenca: Urdhërat e Muawiyahs).


Në raste tjera


Ahmedi ka raportuar se Jabir Ibn Abdullahu ka raportuar se Umari ka shkuar te Profeti (s.a.v.s) me një libër të cilin e kishte marrë nga disa ndjekës të shkrimeve të shenjta. Ai e lexoi atë para Profetit (s.a.v.s).
Profeti (s.a.v.s) u zemërua shumë dhe tha:
“Biri i al-Khattabit, për Atë në duart e të Cilit është shpirti im, nëse Musai do të ishte gjallë, ai do të duhej të më ndiqte mua”.
Al-Bukhari raporton se Ibn Abbasi ka thënë:
“Pse i pyetni njerëzit e shkrimeve të shenjta për ndonjë gjë, kur libri juaj, i cili i është shpallur nga Allahu Profetit të Tij, është Libri më i ri? Atë e lexoni pa asnjë ndërhyrje të ndonjë fjale jo-Kur’anore. Kur’ani ju ka informuar se njerëzit e shkrimeve kanë manipuluar me librin e tyre dhe e kanë ndryshuar atë.


Në anën tjetër, Sahabë tjerë si Abu Huraira dhe Abdullah Ibn Amr Al-Aas kanë raportuar se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s) ka thënë:
“Merrni shembull Izraelitët, dhe ju “nuk” do të mëkatoni”.
Poashtu, al-Bukhari ka përmendur:
Sahih al-Bukhari Hadith: 4.667.
Ka rrëfyer ‘Abdullah bin’Amr al-Aas:
Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Përcjellni mesazhin tek njerëzit edhe nëse është një fjali e vetme, dhe tregojuni të tjerëve tregimet e Bani Israelit, sepse nuk është mëkat”.
Vlen të theksohet se Abu Huraira dhe Abdullahu, të dy ishin “studentë” të Ka’bit. Po ashtu është raportuar se Abdullah Ibn Amr al-Aas i ka ngarkuar dy deve me libra të njerëzve të “shkrimeve” dhe iu shpërndante Muslimanëve informacione nga këta “libra”.
Ibn Hajar al-Asqalani, i cii ishte “autoriteti” kryesor i Haditheve në Sahih al-Bukhari, ka thënë:
“Për shkak të kësaj (që është përmendur mësipër), shumë dijetarë të mirënjohur në mesin e studentëve të shoqëruesve të Profetit (s.a.v.s), “shmangnin” marrjen e informacioneve nga Abdullah Ibn Amr al-Aas.
Referencë Sunite:
Fath al-Bari, Ibn Hajar al-Asqalani, v1, p167.