Për Shoqëruesit të cilët e vranë Uthmanin (Kalifin e III)

Një Vehabist ka përmendur:

 

Amirul Mu’mineen Mu’awiya ibn Abu Sufyan Radiya Allahu ‘anhu Siffin

Muawiyah mendonte se vrasësit e Amirul Mumineen Uthmanit RA (baballarët e Shi’ism-it), nuk duhet të lejoheshin të vazhdonin me ligësitë e tyre kundër Islamit. Ai nuk ka luftuar për pushtet personal.

‘Aliu (a.s) nuk ia ka dorëzuar këta vrasës Muawiyahs për shkak të disa provave të forta të cilat i posedonte. Kështu, populli i Shaamit u bashkuan me Muawiyahn kundër Imam Aliut (a.s).

 

Nuk është e çuditshme që ky Vehabi i ka tejkaluar ato që i Dërguari i Allahut (s.a.v.s) ka thënë për fatin e atyre që luftojnë kundër Imam Aliut (a.s), fjalë që janë të regjistruara në librat të cilat ata i quajnë Sahih, si dhe ky Vehabi ka qëndruar me atë që është e falsifikuar nga vetë lideri i hipokritëve (Amir al-Munafiqeen), Muawiyah (LA).

 

Pas të gjithash, nuk duhet të pritet më shumë nga mentorët e tyre Vehabi.

Akuza që Muawiyah e kishte ngritur kundër Kalifit të ligjshëm të asaj kohe dhe kishte vrarë mijëra Muslimanë, vetëm që të hakmerrej ndaj vrasësve të Uthmanit, ishte gënjeshtër e pastër! Po t’a kishte Muawiyah këtë në mendje, do të duhej që në fillim t’a vriste udhëheqësin e ushtrisë së vet dhe shumë ndihmës të tij, sepse historia e Sunitëve dëshmon se ata të cilët e kishin vrarë Uthmanin ishin Sahabët që ishin në anën e Muawiyahs (si dhe ata ishin kundërshtarë të Imam Aliut (a.s).

 

Në fakt, çdo udhëheqës i uritur për pushtet që e mashtron popullin e tij duhet të ketë një arsyetim për veprat e tij të tmerrshme, dhe kjo nuk e përjashtonte Muawiyan. Siç mund të shohim në referencat Sunite në vazhdim, ata të cilët filluan të rebeloheshin ndaj Uthmanit, ishin ata të cilët donin hakmarrje të parët për gjakun e tij me një qëllim në mendje, që ishte shkatërrimi i sundimit të Imam Aliut (a.s).

 

Historianët Suni konfirmojnë se nxitja e rebelimit ndaj Kalifit u fillua nga disa individë me ndikim të madh, në mesin e Shoqëruesve. Dobësia e Uthmanit, që ishte dorëzimi i çështjeve të Shtetit, shkaktoi kundërshtimin e shoqëruesve ndaj tij. Kjo naturalisht rezultoi me një betejë për pushtet mes shoqëruesve më me ndikim të Medinës. Historianët Sunitë, si al-Tabari, Ibn Athiri, dhe al-Baladhuri, si dhe shumë të tjerë sigurojnë Hadithe të cilët konfirmojnë se këta shoqërues i kërkuan shoqëruesve tjerë, të cilët jetonin në qytete tjera, që t’i bashkoheshin atyre në revoltë kundër Uthmanit. Ibn Jarir al-Tabari ka raportuar:

 

Kur njerëzit e panë se çfarë po bënte Uthmani, shoqëruesit e Profetit (s.a.v.s) në Medinë i shkruan shoqëruesve tjerë që ishin të shpërndarë ne provincat kufitare: “Ju keni kaluar shumë për të luftuar në rrugën e Zotit të Plotëfuqishëm, për hir të fesë së Muhamedit. Në mungesën tuaj feja e Muhamedit është korruptuar dhe braktisur. Kështu që kthehuni për t’a rivendosur fenë e Muhamedit”. Kështu, ata erdhën nga çdo vend derisa e vranë Kalifin (Uthmanin).

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, Versioni Anglez, v15, p184.

 

Në fakt al-Tabari e ka cituar paragrafin e mësipërm nga Muhammad Ibn Is’haq Ibn Yasar al-Madani, i cili është Historiani Sunitë më i njohur dhe autori i “Sirah Rasool-Allah”.

Historia dëshmon se ata njerëz të cilët ishin elementi kryesor për nxitjen e rebelimit ndaj Uthmanit, përfshijnë Talha, Zubair, Ajsha (nëna e besimtarëve), Abdurrahman Ibn Ouf, dhe Amr Ibn al-Aas (udhëheqësi i ushtrisë së Muawiyahs).

 

 

Talha

 

 

Talha Ibn Ubaydillah ishte njëri prej nxitësve më të mëdhenj ndaj Uthmanit dhe ishte ai që e komplotoi vrasjen e tij. Pastaj ai përdori atë incident për hakmarrje kundër ‘Aliut (a.s), që e filloi luftën e parë civile në historinë e Islamit (pra Beteja e Devesë).

 

Do të ju jap disa paragrafë nga al-Tabari dhe Ibn Athir për t’a vërtetuar se kjo që po shkruaj është e vërtetë. Ky është i pari i cili është rrëfyer nga Ibn Abbas (në disa dorëshkrime shkruhet Ibn Ayyash):

 

“Unë shkova tek Uthmani (gjatë rebelimit ndaj tij) dhe bisedova me të për një orë. Ai tha:’Eja Ibn Abbas/Ayyash’ dhe më mori për dore deri tek dera për të dëgjuar se çfarë po thonin njerëzit për të. Ne i dëgjuam disa duke thënë, ‘çfarë po pret’, disa të tjerë thanë, ‘prisni, ndoshta do të pendohet’. Përderisa ne të dy po qëndronim aty (pas derës duke dëgjuar), Talha Ibn Udays kaloi aty dhe tha: ‘Ku është Ibn Udays?’ Ata i thanë atij: ‘Ja ku është, atje’. Ibn Udays shkoi te Talha dhe të dy po përshpërisnin, pastaj ai u kthye te bashkëpunëtorët e tij dhe tha: ‘Mos e lejoni askë që të hyjë (në shtëpinë e Uthmanit) për t’a parë këtë njeri, as mos u largoni nga shtëpia e tij”.

Uthmani më tha: ‘Këto janë urdhërat e Talhas’. Ai vazhdoi: ‘O Zot! Më mbroj nga Talha sepse ai i ka nxitur të gjithë këta njerëz kundër meje. Për Zotin, shpresoj se nuk do të ndodh asgjë nga kjo dhe se do të derdhet vetëm gjaku i tij. Talha ka abuzuar ilegalisht me mua. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s) duke thënë: ‘Gjaku i një Muslimani është i ligjshëm në tri raste: braktisje, tadhëti bashkëshortore, dhe ai që vret për hakamarrje të ligjshme për dikë’. Pra, pse duhet të më vrasin mua?”

Ibn Abbas/Ayyash vazhdoi: ‘Unë doja të largohesha nga shtëpia, por ata e kishin bllokuar rrugën derisa Muhammad Ibn Abi Bekr i cili po kalonte aty, kërkoi që të më lironin, dhe ata iu bindën.

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, pp 199-200.

 

Raporti në vazhdim poashtu mbështet faktin se vrasja e Uthmanit ishte e udhëhequr nga Talha, dhe vrasësit shkuan për t’a informuar udhëheqësin e tyre se ata ishin kujdesur për Uthmanin:

 

Abzay tha: ‘Unë isha dëshmitarë atë ditë kur ata shkuan kundër Uthmanit. Ata hynë në shtëpi nga një hyrje në shtëpinë e Amr Ibn Hazm. U zhvillua një betejë dhe ata hynë brenda. Për Zotin, unë nuk kam harruar se Sudan Ibn Humran doli jashtë dhe unë e dëgjova duke thënë: ‘Ku është Talha Ibn Ubaydillah? Ne e kemi vrarë Ibn Affan!”

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, p200.

 

Uthmanin e rrethuan në Medinë përderisa Imam Aliu (a.s) ishte në Khaibar. Imami (a.s) erdhi në Medinë dhe pa njerëz që ishin mbledhur në shtëpinë e Talhas. Pastaj ai shkoi t’a takonte Uthmanin. Ibn Athiri ka shkruar:

 

“Uthmani i tha ‘Aliut (a.s): ‘Më detyrohesh për të drejtën Islamike dhe të drejtën e vëllazërisë dhe lidhjes. Në unë nuk e kam asnjërën prej këtyre të drejtave dhe edhe nëse do të ishim në epokën para-Islamike, përsëri do të ishte turp për një pasardhës të Abd Munafit (Imam Aliut a.s dhe Uthmani ishin të dy pasardhës të tij), të lejojë një njeri nga Tyme (Talha) që të na e vjedhë autoritetin”. Aliu (a.s) i tha Uthmanit: ‘Do të të informojnë për atë që do të bëj’. Pastaj ai shkoi në shtëpinë e Talhas. Aty kishte shumë njerëz. Ai foli me Talhan: ‘Talha, në çfarë gjendje paske rënë?’ Ai iu përgjigj: ‘O Abdul Hasa! Është shumë vonë!”

Referencë Sunite: al-Kamil, nga Ibn Athir, v3, p84.

 

Tabari poashtu raporton bisedën në vazhdim mes Imam Aliut (a.s) dhe Talhas gjatë rrethimit të Uthmanit:

 

‘Aliu (a.s) i tha Uthmanit: ‘Të lutem për Zotin t’i ndalosh njerëzit e tu nga sulmi ndaj Uthmanit’. Talha u përgjigj: ‘Jo, për Zotin, jo derisa Umayadët të nënshtohen vullnetarisht ndaj asaj që është e drejtë’. (Uthmani ishte kreu i Umayadëve).

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, p235.

 

Talha e privoi Uthmanin nga uji:

Abdurrahman Ibn al-Aswad ka thënë: “Unë e shihja vazhdimisht Aliun (a.s) duke iu shmangur Uthmanit dhe nuk sillej më formalisht ashtu si më parë. Sidoqoftë, e di që ai ka folur me Talhan gjatë rrethimit të Uthmanit, derisa atij iu privua edhe uji. Aliu (a.s) ishte shume i zemëruar (me Talhan) në lidhje me këtë, derisa më në fund Uthmanit iu lejua uji”.

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, pp 180-181.

 

Tani, le të shohim një raport nga beteja e Devesë, që përmendet në shumë libra Sunite të Haditheve dhe Historisë. Raporti në vazhdim vërteton se edhe udhëheqësit e Umayadëve, si Marwani (bashkë me Talhan), të cilët luftuan kundër Imam Aliut (a.s), e dinin se Talha dhe Zubairi ishin vrasësit e Uthmanit. Dijetarët Sunitë kanë regjistruar se Yahya Ibn Sa’id ka rrëfyer:

 

“Marwan Ibn al-Hakam që kishte gradë të njejtë si Talha, e ka parë Talhanë duke u tërhequr (kur ushtria e tij po mundej në fushëbetejë). Pasi që ai dhe të gjithë Umayadët e dinin se ai dhe al-Zubairi ishin vrasësit e Uthmanit, ai e qëlloi me shigjetë dhe e plagosi rëndë. Pastaj ai i tha Abanit, të birit të Uthmanti: ‘Të kam shpëtuar nga njëri prej vrasësve të babait tënd’. Talhan e dërguan në një shtëpi të shkatërruar në Basra, ku edhe vdiq”.

Referencë Sunite:

– Tabaqat, nga Ibn Sa’ad, v3, pjesa 1, p159
– al-Isabah, nga Ibn Hajar al-Asqalani, v3, pp 532-533
– Historia e Ibn al-Athir, v3, p244
– Usdul Ghabah, v3, pp 87-88
– al-Isti’ab, Ibn Abd al-Barr, v2, p766
– Historia e Ibn al-Kathir, v7, p248
– Një raport i ngjashëm jepet në al-Mustadrak, nga al-Hakim, v3, pp 169,371.

 

 

Al-Zubair

 

 

Al-Zuhri, një tjetër rrëfyes i njohur Sunitë, i cili njihet për mospëlqimin e tij ndaj Ehli-Bejtit, ka raportuar dialogun në vazhdim të Imam Aliut (a.s) me Zubairin dhe Talhan para fillimit të betejës së Devesë:

 

“Aliu (a.s) tha: ‘Zubair, a po lufton me mua për gjakun e Uthmanit pasi që ti e ke vrarë vetë? Allahu i dhashtë pasojat që më së paku i do atij në mesin tonë i cili ishte më armik me Uthmanin’. Ai i tha Talhas:

“Talha, ti e ke sjellë gruan e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s) Ajshen, për t’a përdorur atë për luftë, dhe gruan tënde e ke fshehur në shtëpi (në Medinë)! A nuk më ke premtuar besnikërinë tënde?’ Talha tha: ‘Të kam premtuar besnikëri përderisa e kisha shpatën në qafë’.

(Në këtë pikë, Aliu (a.s) u mundua t’i ftonte në paqe, duke i lënë pa asnjë justifikim). Aliu (a.s) iu drejtua ushtrisë së tij duke thënë: ‘Kush prej jush do të ia shpalosë këtë Kur’an dhe atë që shkruan në të, ushtrisë kundërshtare, duke e ditur se nëse ai person e humb një dorë, do t’a mbjaë Kur’anin me dorën tjetër…?’ Një i ri nga Kufa tha: ‘Unë do t’a marr këtë mision’. Aliu (a.s) ia ofroi tërë ushtrisë së tij këtë mision. Vetëm ai i ri e pranoi atë. Pastaj Aliu (a.s) i tha atij: ‘Tregojua këtë Kur’an dhe thuaju: ‘Është mes nesh dhe jush nga fillimi i tij deri në mbarim. Kujtojeni Zotin, dhe kursejeni gjakun tuaj dhe tonin’. Përderisa ai po i thërriste ata të gjenin ngushëllim tek Kur’ani dhe t’i dorëzoheshin gjykimit të tij, ushtria Basrites e sulmuan dhe e vranë. Pastaj, Aliu (a.s) i tha ushtrisë së tij: ‘Tani lufta është bërë e ligjshme’. Pastaj filloi lufta.

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Arab, Ngjarjet e vitit 36 AH v4, p905.

 

Siç e shohim në Hadithin e mësipërm, Imam Aliu (a.s) tregoi qartë se Zubairi ishte në mesin e atyre që e vranë Uthmanin. Nëse revoltuesit do t’a kishin zgjedhur Talhan ose Zubairin si Kalif, në vend të Imam Aliut (a.s), ata do t’u kishin dhënë trofe vrasësve të Uthmanit. Pa dyshim se udhëheqësit nuk po kërkonin hakmarrje për gjakun e Uthmanit, pasi që ata vetë ishin komplotuesit. Ata vetëm pretendonin se kërkonin atë, për t’a shkatërruar Kalifatin e Imam Aliut (a.s).

 

 

Ajsha

 

 

Talha dhe Zubairi nuk ishin bashkëpunëtorët e vetëm kundër Uthmanit. Historia e Sunitëve na tregon se kushërirja e Talhas, Ajsha, ishte kundër Uthmanit poashtu. Paragrafi në vazhdim i marrë poashtu nga Historia e al-Tabarit tregon bashkëpunimin e Ajshes dhe Talhas për t’a rrëzuar Uthmanin nga froni:

 

Kur Ibn Abbasi po nisej për Mekë, ai e pa Ajshen në al-Sulsul (shtatë milje në jug të Medinës). Ajsha i tha: “O Ibn Abbas, të lutem për Zotin që t’a braktisësh këtë njeri (Uthmanin) dhe të ndjellësh dyshim tek njerëzit për të, sepse ti ke një gjuhë të mprehtë. (Ndaj rrethimit aktual të Uthmanit) njerëzit kanë treguar mirëkuptim, dhe ata duhet të udhëhiqen. Unë kam parë se Talha ka marrë çelësat e thesarit publik dhe magazinave. Nëse ai bëhet Kalif pas Uthmanit, ai do t’a ndjek rrugën e kushëririt të tij Ebu Bekrit”. Ibn Abbasi tha: “Oj nëna e besimtarëve, nëse i ndodh diçka atij njeriu (Uthmanit), njerëzit do të kërkojnë strehim vetëm te një shoqërues (që quhet Ali)”. Ajsha tha: “Hesht! Nuk kam dëshirë të të sfidoj ose të grindem me ty”.

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, pp 238-239.

 

Shumë historianë Sunitë kanë raportuar se njëherë Ajsha ka shkuar tek Uthmani dhe i ka kërkuar pjesën e saj të trashëgimisë që e kishte lënë Profeti s.a.v.s(pasi kaluan shumë vite pas vdekjes së Profetit s.a.v.s). Uthmani ia refuzoi kërkesën duke ia kujtuar asaj se ajo e kishte këshilluar Ebu Bekrin që të mos ia jepte Fatimes (s.a) pjesën e saj të trashëgimisë. Pra, nëse Fatimja (s.a) nuk mund t’a merrte pjesën e saj të trashëgimisë, pse duhej t’a merrte Ajsha? Ajsha u zemërua shumë me Uthmanin dhe doli duke thënë:

 

“Vriteni këtë budalla plak, sepse ai është një jo-besimtar”.

Referencë Sunite:

– Historia e Ibn Athir, v3, p206
– Lisan al-Arab, v14, p141
– al-Iqd al-Farid, v4, p290
– Sharh Ibn Abi al-Hadid, v16, pp 220-223.

 

Një tjetër historian Sunitë, al-Baladhuri, në historinë e tij (Ansab al-Ashraf) tha se kur situata u rëndua shumë, Uthmani i urdhëroi Marwan Ibn al-Hakam dhe Abdurrahman Ibn Attab Ibn Usayd, që të përpiqeshin t’a bindnin Ajshen që t’a ndalonte fushatën kundër tij. Ata shkuan te ajo, përderisa ajo po bëhej gati për pelegrinazh dhe i thanë:

 

“Ne lutemi që ju të qëndroni në Medinë, dhe se Allahu t’a shpëtojë këtë njeri (Uthmanin) përmes jush”. Ajsha tha: “Unë e kam pregatitur transportin dhe jam betuar se do t’a kryejë pelegrinazhin. Për Zotin, nuk do t’a plotësoj kërkesën tuaj…Do të doja që ai (Uthmani) të ishte brenda njërit prej bagazheve të mia, që të mund t’a hidhja në det”.

Referencë Sunite: Ansab al-Ashraf, nga al-Baladhuri, part 1, v4, p75.

 

 

Amr Ibn Al-Aas

 

 

Amr Ibn Al-Aas (personi i dytë në qeverinë e Muawiyahs), ishte njëri prej nxitësve më të rrezikshëm kundër Uthmanit dhe kishte shumë arsye të komplotonte ndaj tij. Ai ishte guvernatori i Egjiptit gjatë sundimit të Kalifit të dytë. Por, Kalifi i tretë e hoqi nga pozita, në të cilën e vendosi vëllaun e tij të birësuar, Abdullah Ibn Sa’d Ibn Abu Sharh. Si rezultat, Amr u armiqësua me Uthmanin.

 

Ai u kthye në Medinë dhe filloi një ekspeditë dashakeqëse kundër Uthmanit, duke e akuzuar për shumë vepra të këqija. Uthmani e fajësonte Amr dhe fliste ashpër me të. Kjo e zemëroi edhe më shumë Amr. Ai takohej me Zubairin dhe Talhan dhe komplotonte me ta kundër Uthmanit. Ai takohej me haxhinjtë dhe i informonte për devijimet e shumta të Uthmanit.

 

Sipas Tabarit, kur e rrethuan Uthmanin, Amr u vendos në një pallat të al-Ajlan dhe i pyeste njerëzit për gjendjen e Uthmanit…Amr nuk u ngrit derisa kaloi kalëruesi i dytë. Ai e thirri atë:

 

“Si është Uthmani?” Ai u përgjigj: “Atë e kanë vrarë”. Arm pastaj tha: “Unë jam Abu Abdillah. Kur e gërvishi ulçerën, e prej atë. (pra kur e dua një objek, e marr). Unë i kam nxitur njerëzit kundër tij, edhe bariun në maje të malit me tufën e tij”.

Pastaj Salamah Ibn Rawh i tha: “Ti, Kurejshët, e keni thyer lidhjen tuaj me Arabët. Pse e keni bërë atë?” Amr u përgjigj: “Ne donim t’a nxjerrnim të vërtetën nga gropa e pavërtetësisë, dhe t’i vetëdijësonim njerëzit sa i përket të vërtetës”.

Referencë Sunite: Historia e al-Tabari, versioni Anglez, v15, pp 171-172.

 

Përçarësi i Muslimanëve e injoronte atë që ishte mirë e njohur në historinë e Islamit, që ishte raportuar nga raportues të njohur Sunitë. Revolta kundër Uthmanit ishte si rezultat i përpjekjeve të shoqëruesve të njohur në Medinë, si Ajsha, Talha, Zubair, Abudrrahman Ibn Ouf dhe Amr Ibn al-Aas. Vrasja e Uthmanit ishte dash i kurbanit për ata që po luftonin për më shumë pushtet, përderisa ishin në shërbim të qeverisë së Uthmanit. Ata ishin kryesisht të afërmit, Umayadët, si Muawiyah dhe Marwani, të cilët e shfrytëzuan jetën e Uthmanit si dhe vdekjen e tij.


 

Imam Aliu (a.s) tha në betejën e Devesë:

“E vërteta dhe gënjeshtra nuk mund të identifikohen nga virtytet e njerëzve. Së pari mësojeni të vërtetën, pastaj do të kuptoni se kush po i përmbahet asaj”. (Nahjul Balaghah, nga Imam ‘Ali a.s)

إ