Respektimi i Shoqëruesve (Sahabëve) të drejtë

 

Shi’itët i kushtojnë respekt të madh disa prej Sahabëve të Pejgamberit (s.a.v.s), të cilët e ndoqën nga afër atë dhe Ehli-Bejtin, gjatë jetës së tij dhe pasi ai ndërroi jetë. Këta janë disa prej atyre individëve:


Abu Dharr Al-Ghifari


Profeti i Shenjtë (s.a.v.s) ka thënë për Abu Dharr al-Ghifarin se “Parajsa nuk ka parë dhe toka nuk ka mbajtur njeri më të drejtë se Abu Dharr. Ai ec në tokë me qëndrimin jo materialist, sikurse Hz.Isa (a.s), i biri i Merjemes.


Referencë Suni:
– Sahih al-Tirmidhi, v5, p334, Hadithi #3889
– Tahdhib al-Athar, v4, pp 158-161
– Musnad Ahmad Hanbal, #6519, #6630, #7078
– al-Mustadrak, nga al-Hakim, v3, p342
– al-Tabaqat, nga Ibn Sa’d, v4, pjesa 1, pp 167-168
– Majma’ al-Zawa’id, nga al-Haythami, v9, pp 329-330.


Ammar Ibn Yasir


Profeti i Shenjtë i tha Ammar Ibn Yasir-it:
“Ammar gëzohu, sulmuesit do të të vrasin”.


Referencë Suni:
– al-Mustadrak, by al-Hakim, v3, p383
– Sahih Muslim, Versioni Anglez, v4, kapitulli MCCV, Hadithi #6968& #6970.


Përkthyesi anglez i Sahih Muslimit (Abdul Hamid Siddiqui), në Hadithin e mësipërm, ka shkruar në fusnotë:
Në këtë tregim tregohet qartë fakti se në konfliktin mes Hadrat ‘Aliut dhe kundërshtarëve të tij, Hadrat ‘Aliu kishte të drejtë se Ammar Ibn Yasiri u vra në Betejën e Siffin, duke luftuar në kampin e Hadrat ‘Aliut. (Fusnotë e Sahih Muslimit, Versioni Anglez, v4, p1508).


Al-Miqdad Ibn Al-Aswad


Ai ishte njëri prej katër personave të cilët Profeti (s.a.v.s) ishte i urdhëruar t’i donte. Profeti (s.a.v.s) tha:
“Zoti më ka urdhëruar t’i dua katër persona, dhe Ai më ka informuar se Ai i do ata. Njerëzit e pyetën: ‘O i Dërguari i Allahut, kush janë ata?’ Ai tha: ‘Aliu është njëri prej tyre (dhe e përsëriti këtë tri herë), Abu Tharr, Salman dhe al-Miqdad”.
Referencë Suni: Sunan ibn Majah, v1, p53, Hadithi 149.


I Dërguari i Allahut (s.a.v.s) poashtu tha:
“Zoti i ka dhënë secilit Profet shtatë shoqërues të drejtë. Mua më ka dhënë katërmbëdhjetë shoqërues të drejtë”. Ai i përfshiu aty: Imam Aliun (a.s), Imam Hasanin (a.s), Imam Hysejnin (a.s), Hamza, Ja’far, Ammar Ibn Yasir, Abu Dharr, Miqdad dhe Salman.
Referencë Suni:
– Fada’il al-Sahaba, nga Ahmad Ibn Hanbal, v2, Hadithet #109, #277
– Sahih al-Tirmidhi, v5, p329, p662
– Musnad Ahmad Ibn Hanbal, v1, pp88,148,149 nga zingjiri i disa treguesve
– al-Kabir, nga al-Tabarani, v6, p264, p265
– Hilyatul Awliya’, nga Abu Nu’aym, v1, p128.


Salman Al-Farsi


I Dërguari i Allahut (s.a.v.s) ka thënë për të:
“Xheneti i pret me padurim tri burra: “Aliun, Ammarin dhe Salmanin”.
Referencë Suni: Sahih al-Tirmidhi, v5, p332, Hadithi #3884.


Ibn Abbas


Ai ishte personi për të cilin Profeti (s.a.v.s) tha:
“Allah, kërkoj prej teje që t’i mësosh atij interpretimin dhe t’a bësh të ditur në fe, dhe t’a bësh atë besimtar”.
Referencë Suni: al-Mustadrak, nga al-Hakim, v3, p536.