Çfarë thotë Islami për “nënat”?

Kjo është njëra prej gjërave më bindëse në lidhje me Islamin-trajtimi i grave në përgjithësi dhe veçanërisht pozita e lartë që kanë nënat në fenë Islame.

Mes shembujve më të qartë të nderimit të grave në fenë Islame është statusi i nënës. Islami urdhëron butësi, respekt dhe bindje ndaj prindërve, e veçanërisht ndaj nënës. Islami i ngrit prindërit në një status më të lartë se çdo fe ose ideologji tjetër.

Urdhëri për tu sjellur mirë me prindërit vjen drejt nga Kurani. Allahu thotë:

 

Kur’an 4:36

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), silluni mirë me prindërit………..”.

 

Shërbimi ndaj prindërve vjen menjëherë pas shërbimit ndaj Allahut. Kjo përsëritet shpesh në Kur’an:

 

Kur’an 17:23/24

23.Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).

 

24.Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

 

Dijetari i madh Abu al-Faraj Ibn Al-Jawzi spjegoi:

 

Të sillesh mirë me prindërit do të thotë: t’u bindesh kur të urdhërojnë të bësh diçka, përveç nëse është diçka që e ka ndaluar Allahu, t’u japësh prioritet urdhërave të tyre ndaj veprave vullnetare, të abstenosh nga gjërat që ata t’i kanë ndaluar, t’ë sigurosh ushqim për ta, t’u shërbesh atyre, t’u afrohesh me përulje të butë dhe mëshirë, të mos e ngritësh zërin para tyre, të mos i thërrasësh në emrin e tyre, dhe të jesh i durueshëm me ta.

(Ibn al-Jawzî, Birr al-Wâlidayn).

 

Kurani thekson mundimet e mëdha që nëna duhet të kalojë për fëmijën e saj, si dhe nevojën që kemi për të kthyer sakrificën e prindërve tanë:

 

Kur’an 31:14

“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbajtur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek unë do të ktheheni të gjithë”.

 

Shaykh Abdur-Rahman As-Sa’di (d. 1956), thotë për këtë ajet:

 

(Për prindërit tuaj), silluni mirë me ta, mbushini me dashuri, dhembshuri dhe mëshirë, si me fjalë ashtu edhe me vepra, trajtojini me përulësi të butë, siguroni për ta dhe kurrë mos i lëndoni, me fjalë as fizikisht…Pastja, Allahu përmend arsyen pse duhet të sillemi mirë me prindërit tanë, kur thotë: “nëna e ka mbajtur atë duke duruar mundim pas mundimi), pra nëna ka kaluar vuajtje të vazhdueshme, dhimbje dhe mundime nga momenti i parë që e ka ndjerë fëmijën të lëvizë në bark e deri tek dhimbjet më të vështira të lindjes. Dhe (duhet të ushqehet me gji për dy vite), kështu gjatë këtyre dy viteve nëna e ushqen dhe kujdeset për të. Kështu, pas gjithë atyre viteve me vuajtje, mundim, dashuri dhe kujdesje, a nuk mundemi të paktën t’iu kompensojmë nënave tona atë që kanë bërë për ne? (Taysîr al-Karîm ar-Rahmân fî Tafsîr al-Kalâm al-Manân).

 

Kurani i përsërit mundimet e nënës edhe në një ajet tjetër:

 

Kur’an 46:15

Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gji-dhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.

 

Në lidhje me këtë ajet, nënat kanë më shumë të drejta se baballarët, edhe pse në pjesën e parë të këtij ajeti, urdhërohet që të sillemi mirë me të dy prindërit, pjesa e dytë i referohet vetëm vuajtjeve të nënës, sepse ato janë të pashmangshme, dhe asnjë fëmijë nuk mund të lindet pa to. Çdo nënë duhet të kalojë nëpër problemet e shtatzënisë dhe dhimbjeve të mëdha të lindjes. Kundër kësaj, nuk është e nevojshme që një baba të kalojë nëpër këto mundime për rritjen dhe edukimin e fëmijës, pasi që mund t’a paguajë dikë për t’i kryer këto shërbime. Kjo është pse Profeti fisnik (s.a.w.s) u ka dhënë më shumë të drejta nënave se çdokujt tjetër.

 

Sipas një Hadithi, ai ka thënë:

 

“Sillu mirë dhe shërbeji nënës tënde, pastaj nënës tënde, pastaj nënës tënde, pastaj babait tënd, pastaj të afërmve dhe pastaj atyre që vijnë pas tyre”.

 

“….e bartja e tij dhe gji-dhënia e tij zgjat tridhjetë muaj”……(46:15).

 

Edhe kjo fjali përshkruan vuajtjet që kalon nëna për fëmijën e saj. Kjo vë në dukje që edhe pas mundimeve gjatë shtatzënisë dhe dhimbjeve të shumta të lindjes, nëna nuk pushon sepse ushqimi natyral i fëmijës është në gjirin e saj dhe ajo duhet ta ushqejë atë.

(Shafy, Ma’âriful Qur’ân [Eng. trans.], vol. 7, pp. 795-796).

 

Profeti Muhamed (s.a.w.s) u mundua që vazhdimisht t’ua kujtojë ndjekësve të tij statusin e nënës dhe sjelljen e mirë me prindërit. Tregimi pasues është një shembull shumë i bukur i pozitës fisnike të nënës:

 

Një burrë erdhi tek Profeti Muhamed (s.a.w.s) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Kush prej të gjithë njerëzimit e meriton më shumë shoqërinë time?” Ai u përgjigj:”Nëna jote”. Njeriu pyeti përsëri: “Pastaj kush?” Kështu ai u përgjigj:”Nëna jote”. Njeriu pyeti përsëri: “Pastja kush”? Kështu Profeti (s.a.w.s) u përgjigj: “Nëna jote”. Pastaj njeriu pyeti përsëri:”Po pastaj kush?” Dhe ai u përgjigj:”Pastaj babai yt”.

(Sahîh Bukhârî 5971 dhe Sahîh Muslim 7/2).

 

Duke e komentuar këtë Hadith, Shaykh Muhammad Ali Al-Hashimi thotë:

 

Ky Hadith konfirmon se Profeti Muhamed (s.a.w.s) i jep përparësi sjelljeve të mira ndaj nënës, para atyre ndaj babait.

(Al-Hashimi, The Ideal Muslimah, IIPH 2005, p. 165).

 

Profeti Muhamed (s.a.w.s) gjithashtu ka thënë:

 

“Parajsa gjendet nën këmbët e nënës”.

[Musnad Ahmad, Sunan An-Nasâ’i, Sunan Ibn Mâjah].

 

Çfarë mund të jetë provë më e mirë e nderimit të femrave se sa kjo? Islami u jep qenieve njerëzore shpërblimin më të madh për përkushtimin ndaj nënave të tyre.

 

Shaykh Ibrahîm Ibn Sâlih Al-Mahmud ka shkruar:

 

Trajtojeni nënën tuaj me shoqërinë më të mirë, pastaj babain tuaj; sepse Parajsa gjendet nën këmbët e nënës. Kurrë mos i shkelni urdhërat e prindërve tuaj, as mos i nervozoni, përndryshe do të kaloni një jetë të mjerueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe fëmijët tuaj do të ju trajtojnë në mënyrë të njëjtë. Nëse keni nevojë për diçka, pyetini prindërit tuaj butësisht. Gjithmonë falënderojeni nëse jua japin, falini nëse nuk mund të jua japin dhe kurrë mos insistoni për diçka nëse ata refuzojnë të jua japin.

(Al-Mahmoud, Si të jesh i sjellshëm me prindërit tuaj, p.40).

 

Talhah ibn Mu’âwiyah as-Salamî (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

 

Unë shkova të Profeti Muhamed (s.a.w.s) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Unë dua t’a kryej Xhihadin në udhën e Allahut.” Ai më pyeti: A është nëna jote gjallë? Unë u përgjigja: Po. Profeti (s.a.w.s) pastaj tha: “Kapu në këmbët e saj, sepse Parajsa është aty.” (at-Tabarânî).

 

Shaykh Nidhaam Sakkijihaa ka komentuar:

 

Të kapesh në këmbët e saj do të thotë t’i nënshtrohesh asaj, të jesh afër me të, t’a mbrosh, t’i shërbesh sepse në këtë është Parajsa dhe me kënaqësinë e saj t’i do t’i gëzosh bekimet e Allahut.

(Sakkijihaa, Nderimi i Prindërve p. 52).

 

Profeti Muhamed (s.a.w.s) na tregoi rëndësinë e shërbimit ndaj prindërve edhe në tregimin e ardhshëm nga Abdullah Ibn Mas’ud:

 

Unë e pyeta Profetin Muhamed (s.a.w.s):”O i Dërguari i Allahut! Cila është vepra më e mirë?” Ai u përgjigj: “Kryerja e lutjeve në kohë”. Unë e pyeta:”Po pas kësaj?”. Ai u përgjigj: “ Të jesh i sjellshëm dhe i dashur me prindërit.” Unë e pyeta prapë:”Po pas kësaj?” Ai tha: “Xhihadi në kauzën e Allahut”.

[Sahîh Bukhârî, Sahîh Muslim].

 

Ashtu si, të jesh i sjellshëm me prindërit e tu është vepra më e mirë, mos respektimi i urdhërave të tyre është njëri ndër mëkatet më të mëdha:

 

“Mëkatet më të mëdha janë që t’i shoqërosh Allahut diçka në adhurim, të jesh i pasjellshëm dhe jo i dashur me prindërit e tu, të vrasësh një shpirt të ndaluar nga Allahu dhe të bartësh lajm të rremë.”

[Sahîh Bukhârî].

 

Edhe pas Profetit Muhamed (s.a.w.s), dijetarët Muslimanë vazhduan ta shpërndajnë rëndësinë e sjelljes së mirë ndaj nënës. Duke shikuar sjelljen dhe mësimet e dijetarëve të hershëm Muslimanë, ne mund të shohim si pranuesit direkt të mesazhit Islam e kanë kuptuar urdhrin për t’u sjellur mirë me prindërit tanë. Sjellja ndaj prindërve i tregon besimtarëve Muslimanë se si duhet t’i implementojë mësimet e Profetit Muhamed (s.a.w.s) për nderimin e prindërve.

 

Abdullah Ibn Abbâs (Allahu qoftë i kënaqur me të) (d. 687CE), një shoqërues i Profetit të Shenjtë (s.a.w.s) dhe një dijetar i madh i Islamit, konsideroji sjelljen e mirë ndaj nënës si veprën më të mirë për përforcimin dhe korrigjimin e lidhjes me Allahun. Ai tha:

 

“Nuk e njoh asnjë vepër tjetër më të mirë që i sjell njerëzit afër me Allahun, se sa sjellja e mirë dhe me respekt ndaj nënës.”

[Al-Adab al-Mufrad Bukhârî 1/45].

 

Një shembull edhe më i fuqishëm është gjetur në deklaratën e një tjetër shoqëruesi të Profetit Muhamed (s.a.w.s), Abdullah Ibn ‘Umar, i cili ishte poashtu një dijetar i madh i Islamit. Thuhet se:

 

Abdullah Ibn ‘Umar (Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka parë një qytetar të Jemenit duke kryer Tavafin (ecja rreth Qabesë së Shenjtë) me nënën e tij në shpinë. Ky njeri e pyeti Abdullah Ibn ‘Umar: Unë jam si një deve e zbutur për të! E kam mbajtur atë më shumë se që më ka mbajtur ajo mua. A mendon që jam kam kthyer borxhin? Abdullah Ibn ‘Umar u përgjigj: Jo, as edhe një kontraksion (dhimbje gjatë lindjes). {Al-Adab al-Mufrad Bukhârî 1/62}.

 

SubhanAllah! Përpjekjet e një njeriu që e mban nënën e vet në shpinë për të kryer tavafin, nuk mund t’ia shpaguaj nënës së tij as edhe një kontraksion të vetëm që ka kaluar ajo për të. Ishte shumë e menqur përgjigjja e Abdullah Ibn ‘Umar për t’i treguar atij sa shumë është në borxh me nënën e tij. Kjo është vlera dhe pozita prestigjioze e nënave në Islam.

 

Një shembull tjetër tregohet në profetësinë e Profetit Muhamed (s.a.w.s):

 

“Do të vijë te ju një njeri nga Jemeni i quajtur Uways ibn ‘Âmir, i klanit Murâd, të fisit Qaran. Ai ka qenë i sëmura nga lebra, por është shëruar përveç se në një vend me madhësi sa një monedhë. Ai ka një nënë dhe gjithmonë e ka trajtuar me butësi dhe respekt. Nëse ai lutet tek Allahu, Allahu do të ja plotësojë dëshirat. Nëse mundeni, kërkojini që të lutet për ju”. [Sahîh Muslim 16/95].

 

Me të vërtetë, ‘Umar ibn al-Khattâb e takoi Uwais al-Qarani (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe ai ishte vërtetë ashtu siç e përshkroi Profeti Muhamed (s.a.w.s), dhe me kërkesë të ‘Umar-it, Uwais al-Qarani u lut për të. Komenton për këtë tregim Shaykh Muhammad Ali Al-Hashimî:

 

“Çfarë statusi kishte arritur Uwais al-Qarani nga dashuria dhe respekti i tij për nënën, aq sa Profeti Muhamed (s.a.w.s), i këshilloi Sahabët( shoqëruesit) e tij, që ta kërkonin atë dhe që ai të lutet për ta. E gjitha kjo tregon statusin e lartë në të cilin Islami i mban nënat dhe përparësinë që ju jep atyre ndaj baballarëve. Në të njejtën kohë, Islami ju kushton rëndësi të dy prindërve dhe udhëron mirësi dhe respekt për të dy.

(Al-Hashimi, Muslimani Ideal, IIPH 2005, p. 167).

 

Aq i madh ishte theksimi i rëndësisë së prindërve në Islam, sa që Muslimanët e konsiderojnë një mundësi të mirë t’a fitojnë Parajsën, duke i shërbyer nënave të veta.

 

Iyâs Ibn Mu’âwiyah ishtë një dijetar i njohur i Islamit nga gjenerata e dytë e Muslimanëve. Kur nëna e tij ndërroi jetë, ai filloi të qante. Të tjerët e pyetën:

“Përse po qan?” Ai tha: “Sepse deri tani i kisha të hapura dy porta të Parajsës, tani njëra prej tyre u mbyll.”

 

Zayn al-‘Abidîn (d. 713CE) ishtë stër-stër nipi i Profetit Muhamed (s.a.w.s), si dhe një dijetar i njohur. Ai e trajtonte nënën e tij me aq shumë butësi dhe dashuri, siq do të tregohet në këtë tregim:

 

Atë e pyetën një herë: “ Ti je personi që sillet më mirë me nënën e tij, por ne nuk të kemi parë ty asnjëherë duke ngrënë me të prej të njejtës pjatë”. Ai u përgjigj: “Kam frikë se dora ime do të marrë në pjatë atë çka ajo tashmë e ka parë dhe nuk do t’i bindem asaj.”

[At-Tartushi, Birr al-Wâlidayn].

 

Me fjalë tjera, ai ishte aq i kujdesshëm se mos nuk do t’i bindej asaj, saqë preferonte të mos hante në të njëjtën pjatë me të; ai mendonte se ajo do të shihte një kafshatë dhe do të donte ta merrte, por ai me pavetëdije do ta merrte më parë dhe do ta hante. Ai ishte kaq i kujdesshëm me nënën e tij deri në detajet më të vogla.

 

Një tjetër dijetar i hershëm Islamik, Sa’îd Ibn Al-Musayyib (d. 709CE), e pyetën në lidhje me kuptimin e ajetit: “

 

……por drejtojuni atyre me nder” (17:23).—-Ai u përgjigj:

 

“Do të thotë që duhet t’i drejtoheni prindërve ashtu siç një shërbëtor i drejtohet patronit të tij”.

 

Muhammad Ibn Sirîn (d. 729CE) fliste me nënën e tij me një zë shumë të ulët dhe të butë, nga respekti për të. Atë e shihnin shpesh të shoqëruar nga nëna e tij dhe duke u kujdesur për të. (Ibn al-Jawzî, Birr al-Wâlidayn).

 

Të gjitha këto tregojnë se si statusi i nënave- si rrjedhim edhe i grave, është i ngritur në pozitat më të larta në fenë Islame. Nderi që u jepet nënave në Islam është shumë më i madh se sa në çdo fe, ideologji ose kulturë tjetër. Kjo është një provë e qartë e statusit të lartë të grave në fenë Islame.