As'habët ne ajetet kur'anore

 

 

Para se gjithash me duhet te them se Allahu s. v. t. ne shumë vende ne Kur'an flet me lëvdërim për ata as'hab te Pejgamberit te cilët e adhuronin, dëgjonin dhe shkonin pas, pa kurrfarë interesi Personal, pa kundërshtim dhe mendjemadhësi, me dëshirë te vetme që Allahu te jetë i kënaqur me ta dhe te pranojë veprat e tyre.

Këtë grup e pranojnë gjithë muslimanët, sunitë dhe shiitë. Hulumtimi im nuk ka te bëjë me ta, as me ata që kanë qenë te njohur për nga dyfytyrësia dhe hipokrizia dhe te cilët, gjithashtu, janë akuzuar nga gjithë Muslimanët.

Hulumtimi im' ka te bëjë me atë grup te as'habëve rreth cilit ekzistojnë pikëpamje te ndryshme. Ne Kur'an ekzistojnë ajete ne te cilët as'habët, dmth. ata që kanë qenë ne shoqëri te Pejgamberit s.a.a., janë qortuar dhe paralajmëruar për shkak sjelljeve ne situata te caktuara.

 

Dallimi me i madh mes sunitëve dhe shiitëve ka te bëjë mu me këtë grup te as'habëve: shiitët kritikojnë fjalët dhe veprimet e tyre duke i akuzuar për gabime, ndërsa te njejtit nderohen dhe përkrahen nga ana e sunitëve. Hulumtimi im ka te bëjë me këtë grup as'habësh.

 

Me këtë rast nuk kam ndër mend te shkruaj për vëllimin e punës gjatë këtyre tre vjetëve, por do te përkufizohem ne disa ajete Kur'anore si shembuj. Për ata që dëshirojnë te shkojnë me tutje, këshilla ime është te hulumtojnë dhe te krahasojnë vête dhe kështu te gjejnë rrugën e drejtë me punë personale. Mu kjo është ajo që kërkon Allahu Te'ala nga çdonjëri prej nesh dhe ç'synon ndër-gjegja e çdo individi. Ne këtë mënyrë do te arrime bindje te plotë e cila nuk do te mund te luhatet nga asgjë. Me ne fund, udhëzimi i Allahut Te'ala përmes bindjes personale është shumë me i mire se ai që vjen si rezultat i ndikimeve te jashtme.

Allahu Te'ala i lartësuar, duke lëvduar Pejgamberin s.a.a. e tij thot:

 

"Dhe te gjeti duke kërkuar (rrugën e drejtë), ndërsa pastaj Ai ta tregoi Rrugën ". (Kur'an 93:7)

 

Do te thot, Ai te ka hasur duke kërkuar te vërtetën, andaj drejt te udhëzoi.

Allahu, gjithashtu, thot: "Dhe ata, cilëtpërNeve mundohen, Na do t'i udhëzojmë rrugëve tona". (Kur'an 39:69)

 

Ajeti mbi kthimin ne ateizëm

 

Allahu, i Madhërishmi, ne Librin e Tij te mrekullueshëm, thot:

"Muhammedi është vetëm i dërguar, por edhe para tij ka pasur te dërguar. Nëse ai vdes ose vritet, vallë do te kthehemi gjurmëve tuaja? Dhe kush kthehet gjurmëve te veta, Allahun aspak nuk do ta dëmtojë, ndërsa Allahu mirënjohë.sit do t'i shpërblejë me siguri". (Kur'an 3:144).

 

Ky ajet kur'anor flet qartë për kthimin prapa (ne ateizëm). Ata që përmbahen dhe nuk kthehen prapa janë mirënjohësit, ndërsa, si thot Allahu, Te'ala mirënjohës janë vetëm pakica:

"Dhe vetëm një numër i vogëljanë mirënjohësprej robëve te mi". (Kur'an 34:13).

 

Gjithashtu ekzistojnë shuinc hadise te dërguarit Muhammed s.a.a., te cilët shpjegojnë këtë "kthim prapa", prej te cilëve do t'i përmendim disa. Megjithatë, duhet ditur se, ata që do te kthehen gjurmëve te tyre nuk meritojnë shpërblim te Allahut, Te'ala as mëshirën e Tij. Kështu është sipas haditheve te Pejgamberit, s.a.a. te cilëve, nëse don Zoti, do t'u kthehemi me vonë. Këtu nuk do te themi se ne ajetin e lartpërmendur kur'anor flitet për Tulejhën, Suxhahun dhe Asvada Ahsën, ndonëse edhe ata ishin që u kthyen prapa dhe lëshuan islamin, disa sosh madje flisnin se janë te dërguar për se gjalli te te dërguarit Muhammed s.a.a. i cili ka luftuar kundër tyre dhe ne fund i mundi.

 

A smund te themi se bën fjalë mbi Malik ibn Nuvejrirt dhe shokët e tij, te cilët refuzuan te japin zekatin ne kohën e halifatit te Abu Bekrit, nga se dëshironin me pare te spastrojnë çështjen e trashëgimisë. Ata ishin ne përcjellje te te dërguarit Muhammed s.a.a., ne haxhin e tij te fundit, me c^'rast dëgjuan me veshët e tyre, kur Pejgamberi s.a.a. kishte caktuar Ali ibn Abu Talibin a.s për trashëgimtar dhe halifa. Madje, mu Abu Bekrin e kishin pare si ia kishte shtrirë dorën Aliut a.s. për ta përgëzuar. Prandaj qenë shumë te befasuar kur arriti lajmëtari nga halifati, i cili lajmëronte se i dërguari Muhammed s.a.a. kishte vdekur dhe njëkohësisht kërkon te paguajnë zekatin halifati - Abu Bekrit.

 

Kjo ishte ngjarje ne te cilën historia nuk dëshiron te thellohet, për te ruajtur nderin e disa as'habëve. Pastaj, Maliku dhe ithtarët e tij kanë qenë Muslimanë sic theksojnë vête Omeri dhe Abu Bekri dhe as'habët tjerë, te cilët protestojnë për shkak te vrasjesse Malikut nga ana e Halid ibn Validit. Historia na dëshmon se Abu Bekri ka paguar nga arka muslimane kompenzim për vdekjen e Malikut vëllaut tij Mutanimit, duke i kërkuar ndjesë.

 

Është me rëndësi te theksohet fakti se ajeti mbi "kthimin prapa" i kushtohet as'habëve, te cilët kan jetuar me Pejgamberin Muhammed s.a.a. ne Medinë, duke paralajmëruar "kthimin prapa" mcnjëherë pas vdekjes se Pejgamberit. s.a.a. Kur shikojmë ngjarjet te cilat u zhvilluan mes as'habëve do te vërejmë se vetëm disa prej lyre kanë arritur te mbeten te panjollosur.

 

Ajeti mbi xhihadin

 

Allahu, i Lartësuari, ka thënë:

"O besimtarë, perse ngurruat kur u ështëthënë: Shkoni përpara ne udhën eAllahut!, si te ishit te ngulitur ne dhe? Mos e adhuroni me shumëjetën ne këtë bote se atë ne botën tjetër? Ndërsa kënaqësia ne këtë bote, ne kraha-sim me atë ne botën tjetër nuk është asgjë. Nëse nuk shkoni përpara, Ai do t'u hedh ne vuajtje tepadurueshme dhe do t'u zëvendësojë me njëpopull tjetër, ndërsaju nukmundt'ibënigjë. (Tedini) Allahu mundtë bëjë çdo gjë" (Kur'an 9:38, 39).

 

Këto ajete Kur'anore bëjnë fjalë mbi pavendosmërin e as'habëve për te shkuar përpara ne luftë ne rrugë te Allahut dhe se kanë qenë te kënaqur me jetën ne këtë bote, përkundër diturisë mbi kalueshmërinë e saj. Sjellja e tyre ka nxitur zemërimin e Allahut, Te'ala kështu që u kanoset se do t'i d nojë dhe zëvendësojë me te tjerë te cilët do te jenë besimtarë te sinqertë.

 

Kanosja se do t'i zëvendosojë me te tjerë zë vend ne shumë ajete kur'anore që tregon qartë mbi mungesën e vullnetit për t'u nisur ne xhihad. Me se një hère Allahu, i Lartësuari, thot:

Dhe nëse kthenl shpinën, Ai ne vendjsuh do te sjell njerëz te tjerë, te cilët nuk do tëjenë siju (Kur'an, 47:38).

Allahu, i Gjithfuqishmi, gjithashtu thot:

"O hesimtarë, nëse ndonfëri ngaju besimit te vêt ia kthen shpinën, Allahu me siguri ne vend lyre do te sjellë njerëz, te cilët A i i adhuron dhe cilët A te do ta adhurojnë, qëjanë te bute me hesimtarët dhe te vendosur ndaj pabesitmarëve; ata do te luftojnë ne emër te Allahut dhe nuk do tëfrikohen nga qërtimi i askujt. Ky është bekimi i Allah ut, cilin Ai ia ep kujt dëshiron, se Allahu ep shumë dhe është i gjithëdijshëm" (Kur'an 5:54)

 

Nëse dëshirojmë te hulumtojmë ajetet Kur'anore mbi këtë lemë dhe bëjmë fjalë mbi llojet e as'habëve, atëherë do te duhej një liber i tërë për këtë. Kur'ani, lidhur me këtë, thotë qartë:

"Te krijohet ngaju një grup, duke thirurpër aie që është e vërtetë, duke kërkuar te bëhet mire dhe tëpengohet e keq/a. Këta janë që do te kenë sukses.

Dhe mos u bëni si ata te cilët u ndanë dhe ndr yshuan te menduarit, pas shenjave te qarta te cilat u erdhën. Ti tillet i prêt dënimi i madh.

Aie dite, disa fytyra do te jenë te ndriçuara, ndërsa disa do te jenë te zeza:

Atyre me fytyra te zeza do t'u thuhet: Perse refuzuat te besoni pas pranimit? Shijoni dënimin për shkak te lëshimit le besimit tuaj. Ndërsa, ata me fytyra ne ndritshme do te jenë te rrethuar me mëshirën e Allahut, ne te cilën do te mbesin përjetë" (Kur'an 3:105-106-107).

 

Këto ajete Kur'anore u dedikohen as'habëve duke i parala-jmëruar për ndasitë dhe grindjet, pasi që u është treguar rruga e drejtë, duke i ndarë ne dy grupe: i pari, fytyrat e te cilëve do te jenë te ndriçuara dhe te cilëve u takon mëshira e Allahut Te'ala dhe i dyti, ata që do te kenë fytyrat e zeza kur te ringjallen, Ditën e Gjykimit. Ata janë që lëshuan besimin pasi e kishin pranuar dhe te cilëve Allahu Te'ala i gjithfuqishëm, u ka premtuar dënim te madh.

 

Dihct se as'habët janë përçarë pas vdekjes se Pejgamberit. s.a.a. U grindën aq shumë sa zhvilluan luftra te përgjakshme kundër njëri tjetrit, duke e dobësuar Bashkësinë Muslimane, duke e sjellur ne prapambcturi dhe duke e shndërruar ne kafshatë te lehtë për armiq.

 

Ajeti mbi dëgjueshmërinë

 

Aliahu i Lartësuar, thotë: "Vallë nuk ka ardhur koha për ata që besojnë te binden duke kujtuar Allahun dhe atë që u erdhi nga e vërteta ? Dhe, te mos bëhen si ata te cilëve iu dha libri me herët, dhe iu dha kohë gjatë cilës iu argasën zemrat dhe shumica thyen (ligjet e Allahut)". (Kur'an 57:16).

Ne librin e tij El-Durr el-Mansur, Xhalaludin Sujuti vëren: Kur as'habët, pas vështërsive dhe problemeve ne Mekkë, arrinë ne Mcdinë dlie fillujnë te jetojnë mire, dukej se kanë filluar te "fto-hen", andaj për këtë u dënuan dhe u shpall ky ajet: "Vallë nuk ka ardhur koha për ata që besojnë...".

 

Një komentim tjetër e kerni nga vête Pejgamberi s.a.a. i cili thotë se Allahu, i Lartësuari, ka gjetur pak mungesë te vullnetit dhe ngurrim te muhaxhirët, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes se pare kur'anore, andaj është shpallur: "Vallë nuk ka ardhur koha për ata që besojnë..."

 

Nëse këta as'habë, për te cilët thuhet se kanë qenë njerëzit me te mire, nuk kanë qenë te i bindur ndaj Allahut Te'ala dhe shpalljes se tij për shtatmbëdhjetë vjetët e pare, atëherë nuk mund t'i akuzojmë ata cilët pranuan islamin ne vitin shtatë pas Hixhrës, pasi që është pushtuar Mekka. Allahu Te'ala i kishte gjetur disa nga ta duke u flladitur dhe i paralajmëron për argasjen e zemrave, që kanë filluar t'i fusin ne mbrapshti.

Këta ishin vetëm disa shembuj nga Kur'ani te cilët i kam veçuar dhe te cilët tregojnë qartë se nuk kanë qenë te drejtë te gjithë ,_ -as'habët, sic na kan mësuar te besojmë.