” Çdo profet ka një ekzekutues dhe trashëgimtarë, ndërsa për mua ekzekutuesi dhe trashëgimtari im është Aliu (AS).”

Në Kebīr-in e tij, me isnād te Selmān Fārsīu, Taberānīu e citon këtë duke transmetuar nga Profeti (s) se:

 

“Zëvendësi, i besuari dhe njeriu më i mirë që po lë pas meje për të përmbushur zotimin tim dhe vënë në jetë fenë time është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.”

 (Ky është shprehimisht hadīthi 2570 në fund të f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, dhe autori e citon atë përsëri në Muntekheb ul-Kenz; prandaj, drejtojuni Muntekheb-it, shënimit në f. 32, vëll. V i Musned-it të Ahmedit.)