Vizita parë në Irak

 

Prej Damasku në Irak udhëtuam me autobus të kompanisë internacionale Naxhaf në temperaturë prej 40 gradësh. Shtëpia tij gjendej në kuartin Xhamilah në pjesën e qytetit të quajtur Ummal. Së pari vendosëm të pushojmë në dhomën me ventilator: Miku më dha të veshi këmishën e quajtur "dishdasha", e cila ishte mjaft komode. Gjithashtu për mua kishin sjellur ushqim dhe pemë. Pastaj filluan të vinë pjestarët e familjes për të më përshëndetur dhe për t'u njoftuar me mua.

 

Nuk mund të mos përmend respektin që shprehej nga sjelljet e fjalët e tyre. Babai tij më përshëndeti dhe më përqafoi sikur të ishim njohur që moti. Nëna e mikut, e cila qëndronte në derë me ajë fustan të gjatë ngjyrë të zezë, gjithashtu më përshëndeti dhe më - ashiroi mirëseardhje. Miku kërkoi ndjesë në emër të saj që nuk më përshëndeti për dore, nga se kjo ishte e ndaluar. Kjo sjellje e tyre më preku ashtu që në vete mendova: më duket se këta njerëz, të cilët i akuzojnë se e kanë lëshuar besimin, janë më besimtarë se na.

Gjatë kohës së udhëtimit të përbashkët vetë kam qenë dëshmi-tar i sjelljes bujare, maturisë dhe zemërgjerësisë së mikut tim. Gjithashtu kisha vërejtur modestinë dhe devotshmërinë, që nuk e kisha parë te asnjë njeri që kisha takuar gjer tani. Këtu nuk ndjehesha si i huaj, por përkundër, ndjehesha si në shtëpinë time.

 

Kur u lëshua nata shkuam në dhomën e vogël nën çati, ku na kishin përgaditur shtretërit. Nuk më mori gjumi aq lehtë, nga se më kishte kapluar një shqetësim i madh: a ishte e vërtetë se ndodhesha në Bagdad, vendlindjen e të madhit Abdulkadir Xhi-lanit?

Miku vetëm buzëqeshi kur i tregova çka mendojnë njerëzit në Tunis për Abdulkadër Xhilanin.

 

Fillova t'i tregoj për mrekullitë që i përshkruhen dhe vendet që mbanin emrin sipas tij. I tregova se ai është, "qendër e rrethit" dhe se ai është sufiu më i madh, siç është Muhammedi, i dërguari i Allahut, s.a.a., pejgamberi më i madh. U mundova ta bind se shejh Abdulkadiri viziton ithtarët e tij, se i shëron kur janë të sëmurë dhe i ngushëllon kur janë të pikëlluar. Ndofta për një çast harroja mësimin e vehabijve, të cilët thon se e gjithë kjo është vetëm shirk (përshkrimi i vetive hyjnore personave ose objekteve tjerë). Kur hetova mungesën e gëzimit në fytyrën e tij, fillova të pyes veten a - ishte tërë ajo që e fola e saktë. Atëherë e pyeta për mendim.

Miku qeshi dhe më tha:

- Sonte pushoni mirë, kurse nesër, nëse dëshiron Allahu, Te`ala do të. shkojmë ta vizitojmë kaburin e shejh Abdulkadërit.

 

Isha i gëzuar nga ky lajm dhe dëshiroja të kishte aguar që tani. Nga lodhja e tepërt më kishte zënë një gjumë i thellë dhe u zgjova vetëm kur rrezet e diellit më ranë në fytyrë, pra kisha lëshuar namazin e sabahit. Miku më tha se kishte tentuar të më zgjonte disa herë, por pa sukses, andaj më kishte lënë të pushoj.