Takimi në anije 

 

Në Aleksandri arrita mu ditën kur më nisej anija për Bejrut. Isha i këputur, psikikisht dhe fizikisht, kështu që, pasi u vendosa në anije menjëherë rash me fjetë. Kisha fjetur vetëm dy-tri orë, kur më zgjoi një zë:

- Vëllau si duket është shumë i lodhur.

U përgjigja duke pohuar dhe thash:

- Udhëtimi prej Kairos në Aleksandri ka bërë që jarn kaq i lodhur. Dëshiroja të arrij me kohë andaj nuk kisha kohë të pushoja mbrëmë. Në bazë të theksit e kuptova se nuk ishte egjiptas. Vraja mendjen kush mund të ishte, por gjithashtu dëshiroja të prezanto-hem edhe vetë. Quhej Munim dhe ishte ligjërues në Universitetin e 13agdadit, Ai kthehej nga Kairo pasi në Universitetin Az'har kishte dorëzuar disertacionin e doktoratës.

 

Bisedën e filluam ashtu që secili rrëfente përjetimet e tij nga Egjipti. Pastaj biseduam për botën islame në përgjithësi dhe dis-fatën e paradokohëshme të Arabëve nga Hebrejtë. Në një moment thash se shkaku i disfatës së Muslimanëve ishte ndarja e tyre në shumë shtete të vogla. Për këtë arsye pa marrë parasysh numrin e tyre, armiqtë nuk i marrin seriozisht.

 

Biseduam për Egjiptin dhe Egjiptasit dhe të dy u dakorduam rreth shkakut të disfatës së tyre. Unë shtova se kam qenë kundër këtyre ndasive mes Muslimanëve, të cilat janë inicuar nga fuqitë koloniale për të lehtësuar okupimin dhe pushtetin mbi ta. Thash se na madje bëjmë ndarje ndërmjet malikive dhe hanefive dhe tregova ç'më kishte ndodhur në xhaminë e Abu Hanifiut në Kairo. Kur e vizitova fala namazin e ikindisë (asr. ) Kur përfundova, njeriu që e kisha pranë më pyeti me zemërim:

- Përse nuk lidhët duart gjatë namazit?

U përgjigja me njerëzi dhe respekt se malikët falën me duar të lëshuara dhe se unë i përkas mez'hebit malikij.

Reagimi i tij ishte: 

- Atëherë shko në maliki xhami dhe atje falu!

Dola nga xhamia me ndjenjë të pikëllimit. Isha i fyer, i hutuar dhe i tmerruar. Irakiani atëherë qeshi dhe më tregoi se edhe ai nuk ishte malikij, por shiij. Isha i shqetësuar dhe pa menduar fort u përgjigja:

- Po të dija se jeni shiij nuk do të bisedoja me ju.

Kur më pyeti për shkakun u përgjigja:

- Sepse ju nuk jeni muslimanë. Ju adhuroni Ali ibn Talibin. a.s. Disa nga ju e besojnë Allahun, Te`ala por nuk besojnë porosinë të cilën Allahu Te`ala e solli përmes të dërguarit Muhammed s.a.a. Ju mallkoni melekun Xhibril a.s. për arsye se ka shpërdorua atë me çka ka qenë i obliguar: në vend që porosinë e Allahut Te`ala t'ia shpall Aliut, a.s. ia dha Muhammedit s.a.a., ..

 

Vazhdova bisedën kurse bashkëbiseduesi dëgjonte me vëmendje, duke qeshur kohë pas kohe dhe duke çfaqur habi. Kur përfundova ai më pyeti:

- A jeni vërtet ligjërues në një entë arsimor?

Pasi pohova, ai foli:

- Nëse ky është mendimi i një mësuesi, atëherë nuk duhet akuzuar njerëzit e zakonshëm të cilët janë pak ose aspak të ar-simuar. '

- Ç'nënkuptoni me këtë? - pyeta unë. - Më falni, por ku i keni gjetur gjithë këto informata?

- më pyeti I thash se këto i kam mësuar nga librat e njohur të historisë dhe nga tregimet e tjerëve.

- T'i lëmë Për një çast tregimet dhe të bisedojmë për librat që i keni lexuar.

- tha ai.

Unë fillova të numroj librat siç janë "Faxhr al - Islam", "Duha el- Islam" dhe "Zuhur el - Islam" nga Ahmed Amini dhe shumë libra tjerë nga ky autor. 

- Prej kur është - Ahmed Amini ekspert për shiij? - pyeti dhe vazhdoi: Për të qenë fer dhe objektiv ndaj objektit të studimit, duhet konsultuar dhe hulumtuar burimet origjinale.

- Përse të hulumtohet një gjë që është e njohur mirë? - epyeta.

Bashkëbiseduesi im më dha këtë përgjigje:

Kur Ahmed Amini vizitoi Irakun për herë të parë, kam preza tuar personalisht në takimin e tij me ulema në Naxhaf. Kur ia zur për të madhe si shkruante për shiitët, ai kërkoi ndjesë duke thë se atëherë nuk kishte ditur asgjë mbi ta dhe se kjo ishte takimi pa me ta. I thamë se me shkrimet e tij na kishte shkaktuar padrejtë të madhe e cila vështirë përmirësohet. Pastaj shtoi:

 

- Vëlla, nëse hebrejve dhe të krishterëve u sjellim argume vetëm nga Kur'arii ata kurrë nuk do të pranojnë mendimin to pa marrë parasysh faktin se Kur'ani është argument yni. Na du të dëshmojmë se kemi të drejtë me ndihmën e librave të tyre, n se në këtë rast efekti do të ishte më i madh. Një proverb thot: mesin e atyre ndodhet ai që do të dëshmojë kundër ty re.

 

Fjalët e tij më flenin në shpirt, si ujët e freskët në buzët e njeriut të etshëm, kështu që unë nga kritiku i ashpër u shndërrova në njeri që është i gatshëmtë dëgjojë dhe të mësojë. Ndjeja prezencën e logjikës së shëndoshë dhe argumentenve të qarta, andaj vendosa të trëgoj pak durim dhe gadishmëri për të dëgjuar. Unë e pyeta.

- Domethërië ju gjithashtu besoni të dërguarin Muhammed? s.w.a.

- Të gjithë shiitët edhe unë e besojmë këtë. Vëlla, më mirë do të ishte të diskutoni këtë gjë me vëllezërit tuaj mes vete, nga se edhe dyshimi nië i vogël ndaj të pafajshmit paraqet mëkat. Nëse njëmend dëshironi të mësoni të vërtetën dhe të shikoni vetë me sytë tuaj, ju ftoj të vinin në Irak ku do të takoni ulema shitë dhe njerëz të thjeshtë. Atëherë të gjitha krahasoni me gënjeshtrat që keni dëgjuar dhe gjykoni vetë.

 

- Vërtet, kam dëshirë që një ditë të vizitoj Irakun dhe të shikoj tërë atë trashëgimi të njohur islamike, në veçanti, monumentet e vjetra siç janë objektet nga koha e Harun Rashidit. Për fat të keq këtë nuk ma lejon situata finansiare, nga se kam para vetëm sa për ta kryer umrën. Problem tjetër paraqet pasaporta në të cilën nuk e kam vizën për Irak.

 

- Kur ju ftova te na vizitoni, nënkuptova se unë do të heq harxhimet e udhëtimit në dy drejtime mes Bejrutit dhe Bagdadit, kurse në Irak do të vendoseni te unë si mysafir. Sa i përket pasaportës, atë do t'ia lëmë Allahut, Te`ala i nderuar dhe i lartësuar qoftë, sepse, nëse Ai vendos që ta vizitoni Irakun, atëherë ajo do të bëhet edhe pa pasaportë. Sidoqoftë, dri-të tentoimë të marrim vizën hyrësc me të arritur ne Bejrut.

 

U gëzova fort kur dëgjova këtë propozim. I premtova mikut se brenda ditës do të përgjigjem, insha Allah. Dola jashtë dhe shkova në kuvertë duke thithur ajrin e freskët dhe duke analizuar lloj-lloj mendimesh që më vinin grumbull. Përpara rrakullisej deti i cili kishte. pushtuar tërë horizotnin. Për një moment u treta në të shikuarit e sipërfaqes ujore të stolisur me valët shkumake. Falën-derbva Zotin, i cili kishte krijuar tërë këtë Universum dhe cili më solli deri në këtë vend. U luta të më mbrojë nga njerëzit e poshtër dhe ziliqarë dhe të më ruaj nga gabimet e mashtrimet.

 

Fillova të mendoj mbi ngjarjet e fundit dhe mbi njerëzit që kam takuar. Kujtova kohën e fëmirisë dhe ëndërrimet për një të ardhme më të mirë. Ndjeja se Allahu Te`ala dhe Pejgamberi s.a.a. tij më ndihmojnë dhe më kushtojnë kujdes të posaçëm. Shikova nga Egjipti, brigjet e Cilit herë pas here pasqyroheshin në horizont dhe m'n kujtua se si e kisha mbajtur në dorë këmishën e të dërguarit Muhammed s.a.a. dhe si qaja dUke e puthur... Këto ishin kujtimet më të mira që i bartja nga Egjipti.

 

Rikujtova propozimin e mikut të ri që më gëzoi shumë, nga se mu ofrua rasti të realizoj ëndërrën time të kahershme dhe të vizitoj Irakun, vendin e qendrave të njohura shkollore Rashida dhe Mamuna, në të cilatvinin shumë studentë nga Perëndimi në kohën kur civilizimi islam ndodhej në kulm të zhvillimit. Ai gjithashtu ishte vendi i shejh Abdulkadër Xhilanit, fama e cilit kishte kaluar shumë shtete dhe rendi sufij i cilit mund të hasej në çdo fshat.

Ai ishte mendimtar islamik me të cilin nuk mund të krahasohej njeri. Kjo është, mendoja në vete, edhe një argument i kujdesit të Allahut Te`ala me të cilin më mundëson të plotëSoIdëshirat. Mendimet m'i preu zëri nga autoparlanti, i cili ftonte udhëtarët për darkë në kantinën e anijes. Unë u nisa në atë drejtim, mirëpo hasa në turmën e njerëzve që shtyheshin dhe bënin zhurmë duke tentuar të hyjnë brenda.

 

Befas kuptova se dikush më tërhiqte lehtë për këmishe duke më thënë:

- Vëlla, eja me mua. Do të darkojmë më vonë kur të kal6jë kjo tollovi. - ishte miku shiit - A jeni falur?

Unë u përgjigja se nuk isha falur andaj ai më propozoi të falemi bashkë dhe të vimë për darkë më vonë, kur të përfundojë shtyrja dhe tollovia.

 

Pasi u pajtova, shkuam në një vend të vetmuar dhe morrëm abdest, pastaj e luta të udhëheq namazin. KiSha dëshirë të shikoja si falet dhe mendoja të falem përsëri vetë. Mirëpo, kur thirri ezanin dhe kur filloi të lexojë sure nga Kur'ani e dovë, ndërrova mendjen. Kisha ndjenjën se kisha përpara ndonjë as'hab të ndershëm të vet të dërguarit Muhammed s.a.v. për të cilët kisha lexuar shumë. Kur përfundoi, lexoi një dovë tjetër të cilën nuk e kisha dëgjuar kurrë në atdhe, por as në vendet që kisha vizituar. Sa herë që dëgjoja se bënte salavatë për Muhammedin s.a.a. dhe pasardhësit e tij; ndjeja një lehtësim.

 

Në fund të kësaj dove vërejtja lotët në sytë e tij, pastaj nuk u besoja veshëve kur dëgjova si i lutet Allahut Te`ala të m hapte sytë dhe të më udhëzojë në rrugë të drejtë.

Shkuam në kantinë, e cila tani ishte gadi e zbrazët. Ai priti të ulem, pastaj u ul pranë meje. Kur na sollën ushqimin, ai ndërroi pjatat meqë e tija kishte më shumë mish. Më konsideronte sikur nysafir të vetin, duke më treguar gjëra rreth ushqimit, pijes dhe rregullave të ushqimit për të cilat nuk kisha dërgjuar kurrë. Më pëlqente sjellja tij.

Ai priu edhe namazin e natës, pastaj lexonte dova të gjata ashtu që më rridhnin lotët. Atëherë kërkova nga Allahu, Te`ala të mënjanojë dyshimin ndaj këtij njeriu, nga se "shpesh edhe dyshimi mund të jetë mëkat". Mirëpo, kush e din? 

 

Atë natë duk4 fjetur ëndërroja si shetisja rrugëve të Bagdadit. Në agim miku më zgjoi për fexhr (sabah). U falëm bashkë dhe pastaj biseduam për mëshirën e Allahut Te`ala ndaj muslimanëve. Pastaj sërish shkuam për të fjetur. Kur u zgjova e pashë ulur në shtrat me tespih në dorë dhe duke përmendur emrin e Allahut. Te`ala Kjo më nxiti të lirohem plotësisht dhe t'i lutem Allahut Te`ala për falje.

 

Gjatë kohës së drekës, zëri nga autoparlanti na lajmëronte se anija po i afrohej bregut libanez dhe se, me ndihmën e Allahut, Te`ala do të, jemi në portin e Bejrutit brenda dy orëve. Më pyeti a kam menduar mbi ftesën e tij. Unë u përgjigja se nëse arrij të siguroj vizën, nuk shoh arsye të mos pranoj.

 

Gjithashtu e falën-derova për këtë ftesë. Arritëm në Bejrut ku do të qëndronim një natë para nisjes për Damask. Menjëherë pas arritjes shkuam në ambasadën irakiane ku arritëm të sigurojmë vizën me lehtësi të jashtëzakonshme. Kur dolëm nga ambasada ai më uroi, ndërsa unë falënderova Allahun. Te`ala.