Sejjid Muhammed Bakir Sadri

 

Deri te shtëpia e Sejjidit shkova bashkë me Shubberin. Rrugës ai përgjigjej me durim në pyetjet e mia mbi ulematë dhe raportin e tij me ta. Kur u futëm brenda, Sejjidi ishte i rrethuar nga studentët me turbana në kokë. Ai u ngrit dhe na dha selam, e kur më prezentuan më afroi të ulem pranë tij. Pas kësaj më pyeti mbi Tunisin, Algjerin dhe mbi ulema-në e njohur siç ishin Hidr Hysejni dhe Tahir ibn Ashuri e .tjerë.

 

Përkundër formës dhe respektit që e gëzonte ndër studentë, isha i qetë dhe më dukej se e njoh që moti. Shumë gjëra kam mësuar duke dëgjuar përgjigjet dhe s hpjegi-met e tij, të cilat i epte gjatë diskutimit me studentët.

 

Më pëlqente idea e pranimit të ulema-së që janë në gjendje të përgjigjen qartë në pyetje të ndryshme dhe të zgjidhin probleme të ndryshme në mënyrë islame. Tani u binda se shiitët janë muslimanë që i luten vetëm Allahut Te`ala dhe që besojnë shpalljen të cilën e solli i dërguari. Muhammed s.a.a.

 

Në fillim dyshoja se gjithë kjo ishte vetëm aktrim, ose siç e quajnë ata takija (shtirje). Më vonë harrova dyshimin, nga se ishte e pamundur që qindra njerëz të cilët kisha takuar dhe me të cilët kisha biSeduar, të jenë bashkuar për të aktruar dhe për të më mashtruar. pastaj, kush isha unë që të shtiren?

 

Në të gjitha librat e tyre qofshin të vjetra - të botuara disa shekuj më parë, ose të reja, gjëja besimin në një z ot, Allahun, Te`ala dhe të dërguarën e Tij Muhammedin s.a.a. Tani kisha rastin të gjendem në shoqëri të sejjid Muhammed Bakir Sadrit, imamit të famshëm shiit, që çmohej lart brenda dhe jashtë Irakut, dhe me sytë e mi të shikoj sjelljen dhe mënyrën e jetë së tij. Kur erdhi koha e namazit shkuam në xhaminë që ndodhej në afërsi të shtëpisë.

 

Sejjid Sadri udhëhoqi namazët e drekën (zuhr) dhe ikindisë (asr) dhe gjatë kësaj ndjeja vetëm sikur të isha mes  as'habëve të të dërguarit Muhammed s.a.a.

 

Në fund u lexua një dovë pas cilës të gjithë bërtitën zëshëm: "Allahun me salli ala Muhammedin ve ali Muhammed (Zot bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit). Kjo ishte dovë e falënderimit dhe mad-hërimit të Allahut Te`ala dhe në fund i bëhej selam Muhammedit s.a.a. dhe familjes së tij shembullore.

 

Pas namazit sejjid u ul në mihrab gjersa njerëzit afroheshin, pyetnin diç dhe shkonin. Kërkonin përgjigje për probleme personale, si dhe aso zyrtare. Çdonjëri merrte përgjigje gjegjëse, pastaj puthte dorën e Sejjidit dhe largohej. Mendoja: sa të lumtur janë këta njerëz që kanë në mesin e tyre një njeri të tillë të cilit mund t'i drejtohen dhe i cili është i aftë të zgjidhë problemet e tyre.

 

Në çdo moment Sejjidi ishte i sjellshëm dhe i kujdesshëm ndaj mua sa kisha haruar fare familjen dhe popullin tim. Më dukej se po të rrija me te një muaj do të bëhesha shiit, nëse jo për tjetër atëherë për shkak të modestisë, mikpritjes dhe kujdesit të tij. Sa erë shikoja nga ai, më pyeste me të butë mos kërkoja gjë. Gjatë ëtyre katër ditëve • nuk kam qenë në shoqërinë e tij vetëm kur .hkonin për të fjetur.

 

Çdo ditë shikoja vizitorë të. shumtë, mes ilëve kishte shiite nga Arabia Saudite, nga teritori i Hixhazit, astaj nga Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani, iria, Irani, Avganistani, Turqia dhe Afrika. Sejjidi bisedonte me donjërin veç e veç duke u lehtësuar problemet që i rëndonin. Prej ty ata dilnin të lehtësuar dhe me fytyrë të gëzuar. Me këtë rast ëshiroj të përmend një rast i cili iu prezantua Sejjidit gjersa isha rani tij. Më habiti për të mirë mënyra si e zgjidhi dhe po e ërmend me qëllim që të kuptojmë sa kemi humbur duke mos etuar sipas ligjeve të Allahut. Te`ala Katër njerëz, nga theksi i të cilëve kuptova se janë irakianë, ishin ardhur të konsultohen me Sejjidin.

 

Njeri prej tyre kishte rashëguar shtëpinë e gjyshit dhe e kishte shitur menjëherë (njeriu e • e kishte blerë shtëpinë gjithaShtu ishte prezent). Një vit pas hitjes, u paraqitën dy vëilezër që konsideronin se edhe ata janë rashëgimtarë të ligjshëm të njeriut të vdekur. Të katërtit ishin ulur ara Sejjidit dhe paraqitnin argumentet e tyre në letër dhe okumente tjera të ciiat ky i lexoi dhe pas disa minutash bisedë me ata gjykoi:

 

Njeriut që e kishte blerë shtëpinë i dha plot të drejtë ta mbante. Pastaj i tha atij që e kishte shitur shtëpinë t'u ofrojë dy vëllezërve një sasi të hollash. Pas kësaj të gjithë ia puthën dorën dhe u përqafuan njëri me tjetrin. Unë u tranda nga ky rast, andaj pyeta Shubberin:

- A morri fund ky rast?

- Po, çdonjëri mori të drejtën e vet.

- Vallë është e mundur që një rast i tillë të përfundojë për një kohë aq të shkurtër, vetëm disa minuta?! Te ne ky rast do të zgj aste së paku dhjetë vjet. Ndonjëri nga paditësit edhe do të vdisnin, ndërsa fëmijët e tyre do të vazhdonin rastin. Shpesh harxhimet legale ishin më të mëdha se vlera e vet shtëpisë. Rasti do të shkonte prej gjyqit themelor në atë më të lartë, ndërsa pastaj edhe në gjyqin suprem. Në fund asnjëra palë nuk do të ishte i kënaqur, ndërsa urrejtja mes familjeve do të vazhdonte edhe më.

 

Edhe ne këtu kemi raste të ngjashme, në mos më të keq. Nëqoftëse njerëzit paraqesin rastin në gjyqet e shtetit atëherë duhet të kalojnë të gjitha vështërsitë që i përmendët. Mirëpo, nëqoftëse e lënë në besim të autoriteteve fetare dhe pranojnë ligjet e atëherë rastet e tyre do të zgjidheshin brenda disa minutave, siç patët rast të shikoni. Dhe çka është më miilë se ligji-i e Allahut Te`ala.për ata që kuptojnë? Këtu prej tyre nuk u kërkua asnjë dinar, ndërsa po të kishin shkuar në gjyq shtetëror do të, paguanin çmim të lartë.

 

- Subhanallah! Po të mos kisha qenë vetë prezent, askush nuk do të mund të më bindte se është e mundur diç e Shubberi qeshi dhe tha:

- Vëlla, po ju them se kjo që shikuat është vetëm një rast 4 thjeshtë në krahasim me ata kur derdhet gjaku. Mirëpo edhe këto raste autoritetet fetare i shqyrtojnë dhe zgjidhin brenda disa orëve.

- A do të thot kjo se ju në Irak keni dy pushtete, atë fetar dhe shtetëror? - Jo, në Irak funksionon vetëm pushteti shtetëror, mirëpo muslimanët e mez'hebit shiit, të cilët pranojnë autoritetin e fesë, nuk kan asgjë me pushtetin shtetëror, nga se ai nuk është islam. Ata jetojnë në bazë të ligjeve shtetërore, sepse jetojnë në shtet, janë qytetar të tij, paguajnë taksat e tij etj... Në rast se muslimani ka kontest me një jomusliman, ai është i detyruar t'i drejtohet gjyqit të shtetit, nga se pala tjetër nuk e pranon autoritetin fetar.

 

Nëse kontesti është mes dy muslimanëve, atëherë rasti kryhet shpejt dhe pa komplikacione, sepse të dy palët e pranojnë vendimin. Kështu, gjithë rastet që arrinjë para autoriteteve fetare„ zakonisht zgjidhen brenda ditës, gjersa të tjerët sillen nëpër gjyqet e shtetit me muaj dhe vite.

 

Ky rast më bëri të kënaqem me ligjet e Allahut, i lavdëruar qoftë, si dhe të kuptoj fjalët e Allahut: "... Dhe ata që nuk gjykojnë sipas sh palljeve të Allahut,janë pabesimtarë të vërtetë". (Kur'an 5:44);"... Dhe ata që nuk gjykuan sipas shpalljeve të Allahut, Te`ala ata janë të padrejtit, (Kur'an 5:45); "... Dhe gjithë ata që nuk kanë gjykuar sipas shpalljeve të Allahut, janë mëkatarë të vërtetë. " (Kur'an 5:47).

 

Kjo ngjarje gjithashtu më nxiti zemërim dhe pikëllim për ata që ndryshuan rregunat e Allahut Te`ala dhe futën ligje që janë të krijuara nga njerëzit. Ata me ironizim dhe paturpësi kritikojnë ligjet hyjnore, duke i quajtur të ashpëra dhe johumane, për ate se përcaktojnë: t'i prehet dora hajnit, të goditen me gurë kurorëshkelësit, të vrahet vrasësi... Nga kanë ardhur gjithë këto teori të reja të cilat janë të papranueshme për Muslimanët, dhe kulturën islame? Nuk ka dyshim se arrinë nga Perëndimi dhe nga kundërshtarët e islamit. Ata e dinë se respektimi i ligjeve të Allahut Te`ala nëkupton shkatërrimin e tyre, nga se ata janë hajna, kurorëshkelës, tiranë, shantazhistë, kriminelë dhe vrasës.

 

Gjatë këtyre disa ditëve shpesh kam biseduar me Sejjidin duke pyetur për gjithë ata që kisha dëgjuar mbi besimet e tyre, mbi atë çka mendojnë për as'habët e të dërguarit Muhammed s.a.a. mbi hazreti Aliun a.s. dhe bijtë e tij... Kur e pyeta Sejjid Sadrin mbi iman Abun a.s. dhe përse deklarojnë në ezan (thirrje për namaz) se ai është "velijul Allah" (afër Allahut), ai u përgjegj në këtë mënyrë. 

 

- Amirul mu'minin (Prijtari i besimtarëve), Aliun, a.s. Allahu Te`ala e bekoftë, ka qenë një prej shërbëtorëve të Allahut Te`ala të zgjedhur nga Ai dhe i obliguar të kujdeset për porosinë e tij pas Pejgamberit të fundit, Muhammedit s.a.a. Këto shërbëtorë kanë qenë të autorizuar nga Pejgamberi. Çdo Pejgamber ka pasur për-faqësuesin e vet (njeri i cili kujdeset për çdo gjë në mungesë të personit kryesor), ndërsa Ali ibu Abu Talibi a.s. ka qenë për-faqësues i të dërguarit Muhammed, s.a.a.

 

Ne e dallojmë nga as'habët (shokët) tjerë, nga se Allahu Te`ala dhe i dërguari Muhammed s.a.a. e kan bërë këtë. Për këtë ekzistojnë shumë argumente, disa të fituara me të menduarit logjik, kurse argumentet tjera janë nga Kur'ani dhe sunneti. Në të nuk mund të ketë dyshim, nga se janë hulumtuar dhe argumentuar nga dijetarët tanë, të cilët kanë shkruar shumë libra për këtë tematikë. Këtë gjithashtu e vërtetojnë edhe disa alimë nga mez'hebi sunit. Regjimi i umajjadit ka tentuar me çdo kusht të fshehë këtë të vërtetë, duke luftuar kundër imam Aliut a.s. dhe bijve, të cilët në fund i mbytën. Ata madje urdhëronin njrëzit, shpesh duke i de-tyruar me dhunë, që të nxitin në mënyrë publike mallkimin e Allahut Te`ala ndaj Aliut. a.s.

 

Për këto arsye shiitët (arabisht "itharët") e tij, Allahu i bekoftë, filluan të dëshmojnë, gjithashtu në mënyrë publike, se Aliu a.s është njeri i afërt me Allahun Te` ala (Alijen velijullah). Asnjë musliman nuk nxit mallkimin e Alalhut mbi atë që është i afërt me Allahun, Te`ala përkundër presionit të pushtetit tiran, kështu që ngadhnjimi është i Allahut Te`ala Pe-jgamberit s.a.a. të Tij dhe gjithë besimtarëve. Në këtë mënS/rë gjeneratat e ardhëshme kan mundur të kuptojnë arsyen e drejt për të cilën Aliu a.s luftoi dhe padrejtësinë që e pësoi.

 

Dëshmia se Aliu a.s. është i afërm i Allahut Te`ala ulemaja jonë e konsideron mustehab (rekomandim) dhe jo vaxhib (obligim). Në fe ekszitojnë shumë gjëra që janë mustehab për të cilat besimtari do të shpërble-het nëse i plotëson, por nuk do të dënohet nëse nuk i kryen. Për shembull, për muslimanin rekomandohet që pas she-hadetit (deshmi se nuk ka zot pos Allahut) Te` ala dhe se Muhammedi s.a.a. është Pejgamber i Tij);të vazhdojë: dëshmoj se Xhenneti është i vërtetë dhe Xhehenemi i vërtetë dhe se Allahu do t'i nxjerrë njerëzit nga kaburët - më sqaroi Sejjidi. Ulemaja jonë na mësojnë se përparësi në trashëgimin e Pe-jgamberit s.a.a. ka pasur Abu Bekr Sidiku, pastaj Omer Faruku, pastaj Osmani, vetëm pa tyre Aliu, a.s. Allahu Te`ala i bekoftë të gjithë.

 

Sejjidi për pak hshti për të vazhduar:

 

- Ata mund të flasin ç' të dëshirojnë, mirëpo nuk mund të argumentojnë gjë. Përveç kësaj, ajo që ju kan mësuar është në kundërshtim me atë çka shkruan në librat tuaja, në të cilat thuhet: "Më i miri nga muslimanët ka qenë Abu Bekri, pastaj Osmani", pa përmendur fare Aliun a.s të cilin e konsideronin njeri të zakon-shërn. Vetëm më vonë, historianët fillojnë ta përmendin emrin e tij kur përmendnin katër halifët e drejtë. 

 

Pas kësaj e pyeta për copën e dheut në të cilën mbështetin kohën gjatë të falurit, të cilën e quajnë "turbah hysejnijja". - Kur jemi në sexhde na mbështetim ballin në tokë, jo për tokën, siç konsiderojnë disa, porse për Allahun, e Lartësuar, e të Madhërishëm, nga se sexhde i bëhet vetëm Atij dhe për Te. Dihet fare mirë dhe këtë e pranojnë edhe vëllezërit sunitë, se sexhde është më së miri të bëhet në tokë ose në lëndë joushqimore që rrjedhin nga toka.

 

Sexhdeja e bërë në diç tjetër nuk është e drejtë. I dërguari Muhammed s.a.a. zakonsiht është ulur në tokë, por ka pasur gjithashtu një pjesë të tokës në të cilën e ka mbështetur ballin kur falej. Ai u fliste as'habëve, Allahu i bëkoftë, të bëjnë sexhde në tokë ose në pllaka gurësh, ndërsa u ndalonte të mbështetin ballin në mëngë të këmishave ose pjesë tjera të rrobave. Ne konsiderojmë se ky sunnet duhet respektuar në tërësi.

 

Imam Zejnul Abidin ibn Hysejrii, a.s. Allahu Te`ala i bekoftë të dytë, falej në një copë dheu (turba) të maruna nga kaburi i babait, nga se është e bekuar toka në të cilën është derdhur gjaku i shehidit më të madh. Andaj, si ithtarë të tyre, na vazhdojmë këtë traditë. Na nuk konsiderojmë se sexhdeja që nuk bëhet në turba nuk është e drejtë. Në esencë, çdo sexhde në çfarëdo cope të dheut ose shkëmbi ose në shkorsën nga giethet e palmës ose nga ndo material tjetër natyror është e drejtë. Lidhur me Huseinin, bekimi i Allahaut qoftë mbi te, e pye

 

- Përse shiitët vajtojnë dhe goditin veten, shpesh madje ed lëndohen, kur në islam kjo është e ndaluar, Pejgamberi s.a.a. thënë:

Ai që godit veten dhe gris fustanat ndjek thirrjen e xhahilij dhe nuk është me neve.

- Këto fjalë janë të sakta dhe aty nuk ka dyshim, mirëpo nuk kanë të bëjnë me xhenazen tradicionale të imam Hyseinit. Thirrja për hakmarrje të-Hyseinit a.s. dhe ndjekja e rrugës tij n është thirrje e xhahilijve. Megjithatë, shiitët janë qenie njerëz në mesin e cilëve gjeni njerëz të ditur dhe aso të paarsimuar të ci i mundin emocionet.

 

Kur shihni se emocionet mbizotërojnë, vet kujtoni ç'i ndodhi Hyseinit, a.s. familjes së tij dhe miqëve: në ç'tortura kanë kaluar, në ç'mënyrë janë mbytur, si janë poshtë në burgje. Pasi që ishin njerëz të ndershëm, besimtarë dhe devotshëm, intenca jonë është të çfaqim pikëllim dhe prote ndërsa Allahu, Te`ala i lëvduar qoftë, shpërblehen njerëzit si qëllimit të mirë.

 

Javën e kaluar kam lexuar raportin e qeverisë egjiptase vetëvrasjet pas vdekjes së Xhemal Abdul Naserit. Në të is përmendur këta shembuj në të cilët njerëzit kanë bërë vetëvra duke kërcyer nga ndërtesa ose duke u hedhur nën tren.

Përveç t kishte mjaft të lënduar. Këto ishin shembuj të rasteve kur e cionet mposhtin njerëzit të cilët janë konsdieruar të arsyeshëm të vetëdishëm.-Gjithë viktimat kanë qenë muslimanë të eilët kis ngritur dorë ndaj vetit për shkak të vdekjes së Xhemal Ab Naserit që kishte vdekur në mënyrë të natyrshme. Nuk do të is në rregull që për këtë t'i akuzojmë të gjithë sunitët dhe të them të gjithë janë mëkatarë.

 

Prandaj nuk është në rregull që sun akuzojnë shiitët se qajnë për shehidin më të madh. Këta njerëz e sot përjetojnë tragjedinë e Hyseinit a.s dhe nuk lejojnë të harro Madje edhe Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka derdhur lotë për vde e Hyseinit a.s. si dhe meleku Xhibril. a.s: 

 

- Përse shiitët stolisin kaburet e "velive" të tyre me argjend e ari, përkundër faktit se kjo është e ndaluar në islam?

- Kjo praktikë nuk është e ndaluar dhe këtë nuk e bëjnë vetëm .iitët. Shikoni xhamiat e vëllezërve sunitë në Egjipt, Irak, Turqi -e kudo në botën islame dhe do të shihni edhe vetë se ata janë )lisur me argjendë dhe ari, madje edhe xhamia e të dërguarit në edinë. Ka'ba për çdo vjet mbulohet me pëlhurë të stolisur me ar .pastër e cila vlen miliona. Siç po s(ihni, kjo nuk është karakteristike vetëm të shiitët.

 

- Ulema saudite flasin se të prekurit e kaburit dhe kërkimi i  kimit nga "velitë" paraqet shirk. Çka mendoni ju për këtë?

- Nëqoftëse besohet se prekja e kaburit dhe ndihma nga të ekurit paraqet dëm ose dobi, atëherë kjo është shirk. Nuk ka --rshim se Muslimanët janë monoteistë dhe besojnë se vetëm lahu Te`ala mund të shkaktojë dëm ose dobi. Kërkimi i ndihmës -,a velitë dhe imamët, (Allahu i bekoftë të gjithë), me bindje se a do të mund të bëhen ndërmjetësues të Allahut Te`ala nuk raqet shirk. Gjithë muslimanët, sunitë dhe shiitë, pajtohen lidhur këtë çështje që nga koha e Pejgamberit të Allahut s.a.a. gjer t. Vetëm mësimi i vahabive, i cili është lajmëruar së voni, i ndërvihet tërë mez'hebeve islame. Me këtë ata shkaktuan një ti të madhe ndër Muslimanë. Vehabitë për këtë derdhin gjak dhe ë në gjendje të grushtojnë haxhilerët e moshuar në rrugë për në ekkë vetëm pse shqiptojnë "Selamun alejkum, jaa Resulullah elam të qoftë, i dërguar i Zotit). Ata gjithashtu nuk lejojnë njeri prek kaburiwe Pejgamberit.

 

Kan zhvilluar shumë diskutime për 'të me ulemanë tonë, mirëpo megjithatë kan mbetur akoma tolerantë dhe arogantë. Kur sejjidi Sharafi el-Din, alimi i njohur iit, kishte qenë në haxh në kohën e mbretit Abdyl Aziz ibn udit, e kishin ftuar në pallatin mbretëror për kurban-bajram sipas  koneve të asaj kohe. Kur i vie radha të përshëndesë mbretin, , jjidi Sharafi el-Din ia dhuroi Kur'anin me kopertina të lëkurës. breti Kur'anin, e vendos në ballë pastaj e kishte puthur Sejjidi _. kishte pyetur:

- O mbret, përse i puthni dhe i nderoni këto kopertina të bëra a lëkura e një dhie? 

- Unë shpreha respektin ndaj Kur'anin dhe jo lëkurës së dhis. - u përgjegj mbreti.

- Sa mirë folët o mbret. Na mendojmë po kështu kur puthmi dritaren ose derën e shtëpisë së Pejgamberit. s.a.a. E kemi të qart se janë të punuara prej drurit dhe metalit dhe se nuk mund të sjelli dëm ose dobi. Ne vetëm dëshirojmë të shprehim respekt dh dashuri për të dërguarin Muhammed s.a.a. në të njëjtën mënyrë si bëre ti me Kueanin, kur puthe kopertinat e lëkurës. Gjithë të pranishmit u mahnitën nga fjalët ë Sejjidit dh pranuan se kishte plot të drejtë. Mbreti ishte i detyruar të lejoj prekjen e gjerave personale të Pejgamberit. s.a.a. Këtë sërish ndaloi mbreti që erdhi pas Abdyl Azizit. Si duket ata nuk frikohe se njerëzit do të fillojnë të adhurojnë sendet, mirëpo këtu ka dor politika. Historia na ka treguar ç'ka bërë politika me Bashkësine Muslimane.