Në Egjipt

 

Në Tripoli, kryeqytet të Libisë, qëndrova gjersa rregullova vizën për vendin e Kinanëve, Egjipt. Atje gjeta disa miq të cilët më ndihmuan për .këtë, Allahu i shpërbleftë për mundin e tyre. Udhëtimi deri në Kairo ishte tejet i gjatë. Për këtë m'u deshën tri ditë e tri netë udhëtim me taksi bashkë me katër punëtorë egjitpas të cilët ktheheshin në shtëpi. Bisedova me ta miqësisht dhe u lexova Kur'an ashtu që u miqësuam fort sa më ftuan të jem mysafir i tyre në Egjipt.

 

Pranova të qëndroj pak te njëri nga ata që cjuhej Ahmed. E zgjodha atë, nga se ishte njeri besimtar dhe mikpritës. Në Kairo qëndrova njëzetë ditë dhe gjatë kësaj kohe vizitova Ferid Atrashin në vilën e tij në breg të Nilit. Ai më kishte pëlqyer nga gazetarët egjiptas për shkak të modestisë dhe sinqeritetit, përkundër famës dhe pasurisë me të cilën ishte rrethuar. Arrita të jem në shoqërinë e tij vetëm njëzetë minuta, nga se atë ditë duhej të udhëtonte në Liban. Vizitova edhe shejh Abdul Basit Muhammedin, mësuesin e njohur të Kur'anit zëri i të cilit më pëlqente shumë.

 

Te ai qëndrova tri ditë gjatë të cilëve mu dha rasti të bisedoj me farefisin dhe të njohurit e tij. U pëlqeva për shkak të entuziazmit, sinqeritetit dhe diturisë. Nëse bisedonim mbi poezinë unë u recitoja; nëse bise-donim mbi asketizmin dhe sufizmin unë u tregoja se jam ithtarë i rendit të Tixhanit dhe atij të Medanit, nëse bisedonim mbi Perëndi-min unë u rrëfeja mbi Parisin, Londrën, Belgjikën, Holandën, Italinë dhe Spanjën, vendet të cilat i kisha vizituar gjatë pushimeve verore; po. nëse bisedonim për haxhin unë u thoja se tani më e kisha kryer dhe se tani jam nisur të bëj ummrën.

 

U rrëfeja mbi vendet e Shenj siç janë shpellat Hira e Savr, alltari i Ismailit e të tjera, të cilat nuk i dinin edhe ata që kishin qenë në haxh disa herë. Nëse bëhej fjalë për shkencë dhe teknologji, tregoja për zbulimet e fundit shkencore dhe emrat e shkenCtarëve. Nëse flisnim për politikë. urtë shpreltja mendimin duke.thënë: Allahu Te`ala e bekoftë shpirtin e Nasir Sallahudinit i cili përmbahej nga të qeshurit.

 

Kur miqtë e kritikonin për këtë diike i thënë se Pejgamberi s.a.a. shpesh shihej i buzëqeshur, ai përgjigjej: "Si mtind të kërkoni të qesh kur xhamia Aksa (xhami në Jerusalem) është e okupuar nga kundërshtarët e Allahut. Te`ala Jo, betohem në Allahun, Te`ala nuk do të qesh gjersa ajo nuk çlirohet ose të vdes unë". Disa profesorë nga Universiteti Islamik Azhar vinin në këto tubime dhe ishin të kënaqur me leximin tim të Kur'anit dhe me mënyrën e komentimit të hadiseve të dërguarit Muhammed s.a.a.

 

"Ishin të impresionuar gjiihashtu nga mënyra ime e të shprehurit dhe më pyetnin për fakultetin në të cilin kam diplomuar. Me krenari përgjigjesha se kjo ka qenë në Universitetin e Zejtunit i cili ishte themeluar para Az`harit. Shtoja akoma se Fatimidët, të cilët e themeluan Az`harin, kishin ngritur një institucion të tillë në qytetin Mandiah në Tunis. Në shenjë nderimi dhe respekti, disa nga ata më dhuruan disa libra të dobishme. Një ditë u gjenda në zyrën e funskionarit përgjegjës për punët e Az`harit.

 

Aty takova anëtarin e Këshillit Revolucionar Egjiptas i cili kishte marrë pjesë në mitingun e protestës së shoqatave muslimane dhe kapte kundër sabotimit në kompanitë më të mëdha hekurudhore, që pasuan menjëherë pas luftës së qershorit. Ai insistonte që të marr pjesë në këto dernonstrata kështu që lëshova pe para bindjeve të tij. Në këtë miting kërkuan t'u drejtohem masës, gjë që pranova menjëherë. Kjo nuk ishte kurrëfarë vështirësie falë përvojës nga ligjëratat e mbajtura në xhami të ndryshme dhe manifestimet kulturore në Tunis.

 

Arsyeja kryesore përse po përmend të gjitha këto është se tërë kjo bëri që të filloj të ndjej veten të rëndësishëm dhe të madh. Fitova vetëbesim të madh dhe fillova të mendoj se jam shurnë i ditur. Dhe si të mos ndjehem kështu kur një numër i madh alimësh nga Universiteti i njahur Az'har e vërtetonin këtë. Disa madje më. siguronin se e kisha vendin atje, dmth., në Az'har. Ajo• që vërtet më bënte të krenohem ishte fakti se më lejuan të shikoj disa gjëra personale të dërguarit Muhammed s.a.a.

 

Një zyrtar nga Sidi Hysein xhamia në Kairo më dërgoi në një dhomë, çelësat së cilës i kishte vetëm ai. Kur hyrëm brenda, ai sërish mbylli derën nga brenda, hapi një arkë dhe nxorri këmishën e të dërguarit Muhammed s.a.a. Pasi e putha, më tregoi gjërat tjera që i përkitnin Pejgamberit. s.a.a.. Në momentin kur dolëm jashtë ia plasa vajit i prekur thellë me. aktin e këtij njeriu fisnik, për çka nuk kërkoi asnjë metelik. Refuzoi  me vendosmëri paratë që i ofrova, mirëpo në fund, pas insistimit tim këmbëngulës, pranoi një shumë të vogël.

 

Atëherë ai më përgëzoi nga se isha nga të rrallët që kanë pasur nderin të shikojnë gjërat personale të Pejgamberit të Allahut, s.a.a. Kjo ngjarje më kishte lënë përshtypje të thellë, andaj disa net rresht mendoja mbi vehabët të cilët të dërguarin Muhammed s.a.a. e konsideronin si njeri të thjeshtë, përsonaliteti i të cilit është tretur përgjithnjë me vdekjen e tij. :Nuk më pëlqente kjo ide dhe isha i bindur se ishte e gabuar. Një shehid, i cili vdes duke u lutur në emër të Allahut, Te`ala nuk konsiderohet i vdekur por është i gjallë pranë zotit të tij.

 

Çka të thuhet pastaj në rastin e Pejgamberit të Zotit s.a.a., të cilin Allahu Te`ala e zgjodhi si shërbëtorin e Tij më të mirë. Bindjet e mia lidhur me këtë u sqaruan dhe forcuan falë shoqërimit me sufijë, të cilët besojnë se velitë dhe njerëzit e devotshëm mund të ndikojnë në jetën e tyre, falë fuqisë së fituar nga Allahu Te`ala si shpërblim për bindje dhe pranimin vullnetar të urdhërave të Tij.

 

Vallë nuk thot në Hadisin - Kudsi: "Robi im, mu bind dhe do të jesh si Unë: kur të dëshirosh të bëhet diçka ajo do të bëhet". Para se ikja nga Egjipti, vizitova një numër të madh xhamish, mes cilave edhe atë të Malikut, Abu Hanifiut, Shafiut, Ahmed ibn Hanbaliut, Sejjid Zejnebe dhe Sidi Huseinit dhe në çdonjërën prej tyre u fala. Gjithashtu, kam vizituar edhe rendin sufij të Tixhanit. Kam aq shumë të shkruaj mbi çdo vizitë sa që do të nevojiteshin faqe e faqe të përshkruaj ashtu siç dëshiroj.