Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët 

 

Hadisi mbi burimin 

 

Pejgamberi Muhammed s.a.a. thot:

"Kur u ndala, te unë erdhi një grup njerëzish të cilët i njihja.

-Mes-nesh ishte një njeri i cili u urdhëroi:

- Tani të shkojmë!

- Ku shkojnë?

- pyeta unë

- Në xhehenem, për Allahun.

- Mirëpo, ç'kanë bërë?

- U kthyen sbpinën kur i braktise dhe vetëm disa nga ta do të shpetojne.

(Sahihu-l-Buhara, libri IV., f. 94-99, 156, libri III, f. 32; Sahihu-l-Muslini, libri VII, f. 66) 

 

Pejgamberi Muhammed s.a.a., gjithashtu ka thënë:

"Do të arrij në Krua para juve dhe ai që vie te unë do të pijë dhe ai që pin kurrë nuk do të provojë etje. Aty, gjithashtu, do të vijnë njerëz që i njoh dhe që më njohin mua, mirëpo, do të jemi të ndarë. Atëherë do të them: As'habët e mi!?... Përgjigja do të pasojë: Nuk e dim ç'bënë kur i braktise. Atëherë do të t hem: Të jenë larg nga unë ata që ndryshuan pastaj.

Nëse shqyrtojmë më thellë hadisët e ndryshëm që i gjejmë në librat tona sunite, do të mësojnë se shumica e as'habëve kanë ndryshuar dhe se, disa prej tyre, madje u bënë ateistë, pas vdekjes së Pejgamberit. s.a.a. Këta hadisë nuk kanë të bëjnë me grupin e tretë (të as'habëve), për të cilin dihet se kanë qenë munafikë, që për së gjalli. të Pejgamberi, s.a.a. nga se aty kemi: "Unë do të them: As'habët e mi?!"

Me këtë vërtetohen ajete Kur'anore që përmendëm më lart, të cilët flasin mbi kthimin e tyre prapa dhe dënimin e madh që i priste. 

 

 

Hadisi mbi garën për këtë botë

 

 

Pejgamberi Muhammed s.a.a. ka thënë:

"Unë ju udhëzojë dhe jam dëshmitar. Për Allahun, Te`ala tani po shikoj kroin tim, ku më janë dhuruar çelësat e thesarit të kësaj bote; për Allahun, Te`ala nuk më brengos se do të beheni politeistë pas mua, por se do të garoni për këtë. 

(Sahihu-I-Buhara, libri IV. f. 100, 101 15)

 

Pejgamberi i Allahut s.a.a. pati të drejtë. Ata u lëshuan në garë aq, sa luftuan njëri me tjetrin, duke u akuzuar për blasfemi. Disa as'habë të njohur tubuan sasi të mëdha ari dhe argjendi në arkat e tyre private. Shumë historianë, siç janë El-Masudi në librin e tij "Murwk,e1-Zahab" dhe el-Tabari, shënojnë se pasuria e Zubejrit përbëhej nga pesëdhjetë mijë dinarë (monedha ari), njëmijë kuaj, hjëmijë robër shumë pasuri privatc në Basra, Kufa, Egjipt dhe vende tjera. . Prodhimet bujqësore vetëm në lrak, Talha-it i sillnin në ditë me se njëmijë dinarë. 

(Murugj el-Zahab" nga Masudi, libri II, f. 341 

 

Osman ibn Afan (halifi i tretë) la njëqind e pesëdhjetë mijë dinarë ditën e vdekjes së tij, plus një pasuri të madhe në vend dhe bagëti. Zejd ibn Sabit la sasi të mëdha ari dhe argjendi, përveç pasurisë së mallrave bujqësore që përbëheshin nga njëqind mijë dinarë.

['Murud al-Zahab' nga Masudi, Libri II, f.341]

 

 

Këta ishin vetëm disa shembuj nga historia islame, ku ne nuk donim të hynim në detaje, sepse qëllimi ynë ishte vetëm të provonim se (sahabët) ishin më të interesuar për jetën e kësaj bote.