Hadithi mbi anijen

 

Pejgamberi i Allahut, s.a.a. ka thënë: "Keni kujdes! Ehlulbejti (familja) ime është sikur e Nuhut, kush ngjitet në të-shpëton, kush nuk arrin fundoset.

(El-Mustrak nga Hakimi pjesa 111,f. 151; Janabi el-Muveddeh, f. 30 f. 370; EI-Sava'ik el-Muhrika nga Ibn Haxhari, f. 184 e 234 )

Ai ka thënë gjithashtu:

Ehlulbejti im është si "Dera e te bijtë e Israilit- kush kalon nëpër‘ te do t'i falen mëkatet.

(Tarikh el-Hurefa nga Sujutiu dhe EI-Xhami cl-Saghir nga i njcjti autor: Isaaf el-Raghtbirf nga Hajsami, pjesa 1X,f. 168 )

 

Ibn Haxhari përmend këto hadithe në librin e tij "El Sava'ik el-Mahrika" dhe i sqaron në këtë mënyrë: "Me krahasimin e Elhlulbejtit me anijen, në realitet, në mënyrë figurative është se çdonjëri që i dahsuron, nderon, falënderon dhe ndjek mësirriet' e tyre, do të jetë i shpëtuar nga fundosja në detin e paditurisë dhe mashtrimeve. Në anën tjetër, çdonjëri që vendos të mos iu bashk-ohet dhe nuk i kupton cilësitë e tyre, do të fundoset në thellësitë e mosmirënjohjes dhe- të shkatërrohet në furtunat e tiranisë, dhe shtypjes. Me përdorimin e shprehjes "Dera e pendimit" (Hyrja në Jerusalem), cilën Allahu Te`ala ia kishte dhuruar popullit të Israilit sishenjë e mëshirës së Tij, do të thot se anëtarët e Ehlulbejtit janë dëshmi e mëshirës së Allahut Te`ala dhe mëshirës për popullin e Muhammedit".s.a.a.

 

Kam dëshirë të pyes Ibn Haxharin, a ka qenë ai një prej atyre që ka hipur në anije, ka kaluar nëpër derën e pendimit dhe ka qenë udhëzuar nga mësimet e më të diturve, ose ka qenë një ndër ata që ka folur ashtu siç nuk kanë vepruar vetë, kurse kanë vepruar në kundërshtim me atë çka kanë besuar. Ka shumë asosh që nuk janë të sinqertë ndaj vetëvetes dhe të cilët, kur i pyes ose diskutoj me ta, deklarojnë: "Na më shumë respektojmë Ehlulbejtin dhe hazreti Aliun a.s. se të tjerët.

 

Na e duam hazreti Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin a.s. dhe askush nuk.mohon cilësitë e tyre". Po, ata flasin me.:gjuhë atë që nuk e kanë në zemër; ata i duam, dhe i -respektojnë,:ni..iro veprojnë sipas praktikës së atyre që i persekutonin dhe vritnin; ose në të shumtën e rasteve, nuk dinë as kush janë anëtarët e Ehlulbejtit. Nëse i pyet, përgjigjen se Ehlul-bejtin e përbëjnë gratë e Pejgamberit, s.a.a. të cilat Allahu Te`ala i ka pastruar dhe i ka mbrojtur nga çdo papastërti. Kur gjatë një bisede përmenda këtë, bashkëbiseduesi im më tha: - Gjithë sunitët ndjekin Ehlulbejtin, nga se Peigamberi i Allahut s.a.a. ka thënë që gjysmën e besimit duhet ta marrim prej Humejrës (dmth. Ajshes) së tij dhe pasi e kemi bërë këtë, do të thot se gjysma e besimit tonë është marrur nga Ehlulbejti. 

 

Në bazë të kësaj mund të kuptojmë respektin real të tyre ndaj Ehlulbejtit. Kur i pyet për dymbëdhjetë imamët, dinë vetëm për hazreti Aliun, Hasanin dhe Husejnin, a.s. ndërsa disa madje nuk pranojnë Hasanin dhe Husejnin a.s. për Imamë. Krahas kësaj, ata respektojnë Muaviun, birin e Sufijanit, cili e ka helmuar Hasanin a.s. dhe cili e quajnë "shkrimtar të shpalljes". Ata gjtihashtu respektojnë Amr ibn Asin njësoj si Aliun. a.s. 

Kjo nuk është asgjë tjetër pos konfuzion, në të cilin dëshirohet ta mbulohet e vërteta me gënjeshtra, ndërsa drita të vishet me errësirë.

Si mundet zemra e besimtarit të jetë ngopur me Allahun Te`ala dhe shejtanin njëkohësisht??? Allahu. Wala në Kur'' 

thot: 

 

"Nuk duhet ata që besojnë Allahun dhe botën tjetër, t ë jenë në dashuri me ata cilët Allahut dhe Pejgamberit Tij i kundërvihen, edhe nëse janë prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Atyre Ai në zemrat e tyre dashuri ka mbjellur dhe me dritën e Vet i ka forcuar, dhe Ai do t'i shpiej në kopshtet e Xhennetit nëpër të cilat rrjedhin lumenj, t ë jetojnë aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, por edhe ata do të kënagen nga Ai. Atajanë në anën e Allahut, ndërsa ata që janë në anën e Allahut me siguri do të kenë sukses. "(Kur'an 58:22).

 

Allahu, Subhanahu ve Te'ala, në një vend tjetër thot:

"O besimtarë, nëse jeni nisur në rrugën time të luftoni dhe përk-rahjen Time ta meritoni, me armiq të Mi dhe tuaj mos u bëni miq dhe mos u dhuroni dashuri - ata mohojnë të vërtetën e cila u vjen..." (Kur'an 60:1).