Dyshim dhe konfuzioni

 

Ishte shumë e vështirë për një person si unë të pranonte gjithçka që dëgjoja nga Sejjidi. Kam kaluar njëzet e pesë vjet duke admiruar dhe respektuar sahabët e Profetit, veçanërisht katër halifët e drejtë.Unë besoja se Profeti na kishte urdhëruar të ndiqnim mësimet e tyre, veçanërisht Abu Bakr al-Siddiq dhe Umar al-Faruk, emrat e të cilëve nuk i kam dëgjuar të përmenden që kur erdha në Irak. Në vend të tyre, kam dëgjuar për hoxhallarë që nuk kisha dëgjuar kurrë.

 

Ata gjithashtu pretenduan se Profeti kishte deklaruar qartë Hazret Aliun si pasardhësin e tij. Si mund të besoja se sahabët e Profetit u bashkuan kundër Aliut pas vdekjes së tij, Allahu i dhëntë bekimin e Tij!? Që në moshë të vogël na mësuan se ata, Allahu i bekoftë të gjithë, ishin njerëzit më të mirë dhe se ata e respektonin Aliun.

 

Kam besuar se Pejgamberi s.a.a. na ka udhëzuar t'i djekim mësimet e tyre, posaçërisht të Abu Bekr el-Sidikut dhe mer el-Farukut, emrat e cilëve nuk i dëgjova fare prej ardhjes në rak. Në vend tyre dëgjova për imamët të cilët nuk i kisha dëgjuar ,urrë. Gjithashtu konsideronin se Pejgamberi s.a.a. haptas e ka ;hpallur hazreti Alin a.s. trashëgimtar të vetin. Si kam mundur të )esoj se as'habët e Pejgamberit, pas vdekjes së tij, janë bashkuar cundër hazreti Aliut, a.s. Allahu Te`ala i dhashtë bekimin?!

 

Prej fëmirisë kemi mësuar se ata, Allahu i bekoftë të gjithë, kanë qenë njerëzit më të mirë dhe se e kanë respektuar Aliun. a.s. E kam ditur ka qenë burrë i hazreti Fatime Zehres, a.s. baba i Hasanit a.s. e Hysenit a.s. dhe hyrje në "qytetin e diturisë". Hazreti Aliu a.s. ka njohur vlerën e Abu Bekër el-Sidikut, respektivisht se ka qenë muslimani i parë; se ka qenë me Pejgam-berin s.a.a. në shpellën të cilën Allahu e përmend edhe në Kur'an; se Pejgamberi s.a.a. ia ka besuar të udhëheq namazin në kohën sa ishte i sëmurë; se Pejgamberi kishte thënë: nëse do të kisha nevojë për mik të afërt, do të zgjedhja Abu Bekrin.

 

Në bazë të këtyre fakteve Muslimanët e kishin emëruar halif të parë, Hazreti Aliu a.s. e ka ditur pozitën e Omerit tonë me të cilin Allahu Te`ala i ka dhënë famë islamit dhe të cilin Pejgamberi e quante el-Faruk, dmth. "ai që dallon të vërtetën nga gënjeshtra". Gjithashtu, hazreti Aliu a.s. ka ditur pozitën e Osmanit tonë, në praninë e cilit turpëroheshin edhe melekët e Allahut Te`ala dhe i cili nga Pejgam-beri i Allahut s.a.a. ishte quajtur "Su el-Nureju" që do të thtoë "njeri të cilit i janë dhuruar dy drita". Si mund të mos e përfillin vëllezërit tonë shiit statusin e tyre, duke i konsideruar njerëz të zakonshëm, që i nënshtrohen qejfeve të kësaj bote dhe të vërtetojnë se nga lakmia kan lëshuar rrugën e drejtë dhe kanë thyer urdhërat e Pejgamberit!? s.a.a. Kjo nuk mund të merret me mend, sepse dihet se ata kanë kryer me nguti urdhërat e tij.

 

Për islamin dhe ngadhnjimin përfundimtar të tij, kan qenë të gatshëm të luftojnë edhe kundër baballarëve, fëmijëve dhe vëllezërve. Ai që ka qenë në gjendje të mbyt të birin ose babain për Allahun dhe Pejgamberin e tij, nuk ka mundur t'i nënshtrohet ambicjeve të kësaj bote. Për shkak të kësaj nuk mund të besoja krejt çka flisnin, ndonëse duhet pranuar se argumentet e tyre ishin të bazuara në logjikë dhe arsye të shëndoshë. Nga ana tjetër, nuk mund të besoja se as'habët e Pejgamberit, s.a.a. Allahu iTe`ala bekoftë të gjithë, do të lëshoheshin aq poshtë dhe të silleshin si njerëz të zakonshëm, të pandryshuar fare nga shpallja dhe të pandriçuar nga Muhammedi s.a.a.

 

O Zoti im! Si është e mundur?

A kan mundur as'habët të jenë çfarë i prezentojnë shiitët? E dija se dyshimi është fillim i dobësisë dhe se tani më duhej rishqyrtuar shumë gjera për të ardhur te e vërteta: Kur miku erdhi shkuam në Kerbela ku mësova për tragjedinë e Hysenit a.s. dhe mënyrën e vrasjes së tij. Njerëzit tuboheshin rreth kaburit tij dhe qanin, si të kishte vdekur tani. Duke dëgjuar oratorët si përshkruanin betejën në Kerbela, mua më kaploi nostal-gjia dhe pikëllimi si asnjëherë më parë. Derdha lot e qava duke' liruar shpirtin te shfryhet. më bëhej se isha në radhët e armiqëve të Hysenit a.s. dhe tani, përnjëherë, ndërova anën dhe u bëra një ndër ithtarët e tij, i gatshëm të flijohem.

 

Oratori tani rrëfente ngjarjen e Hurrit, i cili qëndronte në mes të betejës duke u dridhur si gjethi. Një nga ushtarët e tij e pyeti:

- A do të thot kjo se i frikoheni vdekjes?

- Jo, për Allahun, por un tani jam duke bërë zgjedhje mes Xhennetit dhe Xhehnemit. Atëherë e drejtoi kalin drejt Hyseinit a.s. dhe pyeti.

- Hysein, a.s. a ka mundësi të më falet mua si i tillë?‘ Kur dëgjova këtë nuk u përmbajta dot dhe ia plasa vajit. Më bëhej se gjendesha në vend të Hurrit duke pyetur Hyseinin: a.s. A ka shpëtim për mua, o bir i Pejgamberit të Allahut? s.a.a. Kur më dëgjoi duke qajtur, miku më, përqafoi si nëna fëmiun duke dashur ta ngushëllojë. 

 

Në këto çaste e kuptova ç'domethënë me qajtë, nga se ndjeja se lotët pastronin zemrën dhe trupin përbrenda. Vetëm tani kuptova fjalët e Pejgamberit. s.a.a. "Po të dini ato që i di unë, më pak do të qeshni dhe më shitmë do të qani". Tërë ditën isha në presion, përkundër orvatjeve të mikut për të më disponuar.

 

Më kishte humbur oreksi ashtu që nuk vura në gojë gjë tërë ditën. E luta mikun të më rrëfejë sërish mbi ngjarjen e Kerbelës për të cilën nuk dija shumë. Imarnët lokalë na thonin se armiqtë e islamit kishin mbytur prijtarët tanë Omerin, Osmanin dhe Aliun a.s. dhe se armiqtë e njejtë e kanë mbytur edhe nipin e Pejgamberit s.a.a. Hyseinin. a.s. Kjo ishte tërë ajo që dija. Ashurën e shënonin duke ndarë lëmoshë. e duke zirë gjellëra të ndryshme, ndërsa fëmijtë shkonin te më të moshuarit që të fitojnë para për lodra dhe ëmbëlsira.

 

Në disa fshatra madje ditën e ashurës njerëzit nuk ndeznin zjarr dhe nuk punonin kurrfarë pune. Atë ditë nuk bëhej martesë dhe nuk festohej. Ne këto tradita i kemi pranuar dhe repsektuar pa pyetur shumë për shkakun. Ndonëse ngjarja konsiderohet islame, asnjëri.nga imamët lokalë nuk kishte folur për këtë në mënyrë publike. Pastaj shkuam për të vizituar kaburin e vëllaut të Hyseinit, a.s. Abazit, a.s. pranë të cilit miku më tregoi mbi trimërinë dhe vdekjen e tij. Atje takuam shumë alimë, emrat e cilëve nuk i mbaj mend në detaje, mirëpo edhe tani mbaj mend mbiemrat siç janë Bahr Ulum, Sejjid Hakim, Kashif Ghita, Jasin, Tabatabal, Fejzuzabadi, Asar Hajder e tjerë.