Dedikimi

 

Libri im është vetëm një vepër modeste. Ai është një rrëfim mbi udhëtimin dhe zbulimin e madh si në shkencat teknike dhe natyrore, porse mbi zbulimin në fushën e religjionit dhe filosofisë. Meqë çdo zbulim bazohet në rend të parë në mendje të shëndoshë dhe arsye të qartë, me çka njerëzit edhe dallohen nga 'qeniet tjera, këtë libër ia dedikoj çdo mendje të shëndoshë.

 

Mendjes e cila e vë në provë të vërtetën dhe e dallon atë nga e kegja e fshehur në mashtrim. Mendjes e cila vlerëson çdo gjë të thënë me kritere të vërtetës dhe gjithnjë i jep përparësi Jogjikës.

 

Mendjes e cila krahason fjalët dhe rrëfimet dhe ka aftësi të bëjë dallim në mes të logjikës dhe asaj që nuk është logjike - të dallojë atë që është e qartë dhe atë konfuze. Allahu, i Lartësuari, ka' thënë: "Ata që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin atë që është më fisnike në ta, ata janë udhëzuar nga Allahu Teala dhe janë të kujdesshërri"..

 

Shpresoj se Allahu Teala, Të Cilit i takon Falënderimi dhe Lartësimi, do t'ua hap sytë gjithë atyre të cilëve u dedikohet ky libër; do t'na udhëzojë, e ndriçojë zemrat tona dhe të na tregoj rrugën që duhet ndjekur; të. na tregojë rrugën e gabuar, në mënyrë që t'i shmangemi me kohë; të na inkuadrojë në mesin e robërve.:të mirë të Tij, nga se, vërtetë, Ai i dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve tona.