As'habët në ajetet kur'anore

 

Para se gjithash më duhet të them se Allahu s. v. t. në shumë vende në Kur'an flet me lëvdërim për ata as'hab të Pejgamberit të cilët e adhuronin, dëgjonin dhe shkonin pas, pa kurrfarë interesi personal, pa kundërshtim dhe mendjemadhësi, me dëshirë të vetme që Allahu të jetë i kënaqur me ta dhe të pranojë veprat e tyre.

 

Këtë grup e pranojnë gjithë muslimanët, sunitë dhe shiitë. Hulumtimi im nuk ka të bëjë me ta, as me ata që kanë qenë të njohur për nga dyfytyrësia dhe hipokrizia dhe të cilët, gjithashtu, janë akuzuar nga gjithë Muslimanët. Hulumtimi irrika të bëjë me atë grup të as'habëve rreth cilit ekzistojnë pikëpamje të ndryshme.

 

Në Kur'an ekzistojnë ajete në të cilët as'habët, dmth. ata që kanë qenë në shoqëri të Pejgamberit s.a.a., janë qortuar dhe paralajmëruar për shkak sjelljeve në situata të caktuara. Dallimi rnë i madh mes sunitëve dhe shiitëve ka të bëjë mu me këtë grup të as'habëve: shiitët kritikojnë fjalët dhe veprimet e tyre duke i akuzuar për gabime, ndërsa të njejtit nderohen dhe përkrahen nga ana e sunitëve. Hulumtimi im ka të bëjë me këtë grup as'habësh.

 

Me këtë rast nuk kam ndër mend të shkruaj për vëllimin e punës gjatë këtyre tre vjetëve, por do të përkufizohem në disa ajete Kur'anore si shembuj. Për ata që dëshirojnë të shkojnë më tutje, këshilla ime është të hulumtojnë dhe të krahasojnë vetë dhe kështu të gjejnë rrugën e drejtë me punë personale.

 

Mu kjo është ajo që kërkon Allahu te`ala nga çdonjëri prej nesh dhe ç'synon ndër-gjegja e çdo individi. Në këtë mënyrë do të arrimë bindje të plotë e cila nuk do të mund të luhatet nga asgjë. Më në fund, udhëzimi i Allahut Te`ala përmes bindjes personale është shumë më i mirë se ai që vjen si rezultat i ndikimeye të jashtme. Allahu Te`ala i lartësuar, duke lëvduar Pejgamberin s.a.a. e tij thot: "Dhe të gjeti duke kërkuar (rrugën e drejtë), ndërsa pastaj Ai ta tregoi Rrugën". (Kur'an 93:7) 

 

Do të thot, Ai të ka hasur duke kërkuar të vërtetën, andaj drejt të udhëzoi. Allahu, gjithashtu, thot: "Dhe ata, cilët për Neve mundohen, Na do t'i udhëzojmë rrugëve tona". (Kur'an 39:69) 

 

 

Ajeti mbi kthimin në ateizëm

 

 

Allahu, i Madhërishmi, në Librin e Tij të mrekullueshëm, thot:

"Muhammedi është vetëm i dërguar, por edhe para tij ka pasur të dërguar. Nëse ai vdes ose vritet, vallë do të kthehemi gjurmëve tuaja? Dhe kush kthehet gjurmëve të veta, Allahun aspak nuk do ta dëmtojë, ndërsa Allahu mirënjohësit do t'i shpërblejë me siguri". (Kur'an 3:144).

 

Ky ajet kur'anor flet qartë për kthimin, prapa (në ateizëm). Ata që përmbahen dhe nuk kthehen prapa janë mirënjohësit, ndërsa, siç thot Allahu, Te`ala mirënjohës janë vetëm pakica: "Dhe vetëm një numër i vogël janë mirënjohës prej robëve, mi". (Kur'an 34:13).

 

Gjithashtu ekzistojnë shumë hadise të dërguarit Muhammed s.a.a., të cilët shpjegojnë këtë "kthirn prapa", prej të cilëve do t'i përmendim disa. Megjithatë, duhet ditur se, ata që do të :kthehen gjurmëve të tyre nuk meritojnë shpërblim të Allahut, Te`ala as mëshirën e Tij.

Kështu është sipas haditheve të Pejgamberit, s.a.a. të cilëve, nëse don Zoti, do t'u kthehemi më vonë. Këtu nuk do të themi se në ajetin e lartpërmendur kur'anor flitet pëi Tulejhën, Suxhahun dhe Asvada Ahsën, ndonëse edhe ata ishin që u kthyen prapa dhe lëshuan islamin, disa sosh madje flisnin se janë të dërguar për së gjalli të të dërguarit Muhammed.s.a.a. i cili ka luftuar kundër tyre dhe në fund i mundi.

 

A smund të themi se bën 'fjalë mbi Malik ibn Nuvejrirrdhe shokët e tij, të cilët refuzuan të japin zekatin në kohën e halifatit të Abu Bekrit, nga se dëshironin më parë të spastrojnë çështjen e trashëgimisë. Ata ishin në përcjellje të të dërguarit Muhammed s.a.a., në haxhin e tij të fundit, me ç'rast dëgjuan me veshët e tyre, kur Pejgamberi s.a.a. kishte caktuar Ali ibn Abu Talibin a.s për trashëgimtar dhe halifa. Madje, mu Abu Bekrin e parë si ia kishte shtrirë dorën Aliut a.s. për ta përgëzuar. Prandaj qenë shumë të befasuar kur arriti lajmëtari nga halifati, i cili lajmëronte se i dërguari Muhammed s.a.a. kishte vdekur dhe njëkohësisht kërkon të paguajnë zekatin halifati - Abu Bekrit.

 

Kjo ishte ngjarje në të cilën historia nuk dëshiron të thellohet, për të ruajtur nderin e disa as'habëve. Pastaj, Maliku dhe ithtarët e tij kanë qenë Muslimanë siç theksojnë vetë Omeri dhe Abu Bekri dhe as'habët tjerë, të cilët protestojnë për shkak të vrasjes së Malikut nga ana e Halid ibn Validit. Historia na dëshmon se Abu Bekri ka paguar nga arka muslimane kompenzim për vdekjen e Malikut vëllaut tij Mutanimit, duke i kërkuar ndjesë. Është me rëndësi të theksohet fakti se ajeti mbi "kthimin prapa" i kushtohet as'habëve, të cilët kan jetuar me Pejgamberin Muhammed s.a.a. në Medinë, duke paralajmëruar "kthimin prapa" menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit. s.a.a. Kur shikojmë ngjarjet të cilat u zhvilluan mes as'habëve do të vërejmë se vetëm disa prej tyre kanë arritur të mbeten të panjollosur. 

 

 

Ajeti mbi xhihadin 

 

 

Allahu, i Lartësuari, ka thënë:

"O besimtarë, përse ngurruat kur u është thënë: Shkoni përpara në udhën e Allahut!, si të ishit të ngulitur në dhe? Mos e adhuroni më shumë jetën në këtë botë se atë në botën tjetër? Ndërsa kënaqësia në këtë botëinë kraha-sim me atë në botën jetër nuk është asgjë. Nëse nuk shkoni përpara, Ai do t'u hedh në vuajtje të padurueshme dhe do t'u zëvendësojë me një popull jetër, ndërsaju nuk mund t'i bëni gjë. (Të dini) Allahu mund të bëjë çdo gjë" (Kur'an 9:38, 39).

 

Këto ajete Kur'anore bëjnë fjalë mbi pavendosmërin e as'habëve për të shkuar përpara në luftë në rrugë të Allahut dhe se 'Ianë qenë të kënaqur me jetën në këtë botë, përkundër diturisë mbi kalueshmërinë e saj. Sjellja e tyre ka nxitur zemërimin e Allahut, Te`ala kështu që u kanoset se do t'i d nojë dhe zëvendësojë me të tjerë të cilët do të jenë besimtarë të sinqertë. 

 

Kanonsja se d tizevendosoje me te tjere ze vend ne shume ajete kur'anore që tregon qartë mbi mungesën e vullnetit për t'u nsur ne xhihad.Me se nje here Allahu i Lartesuari thot:

Dhe nëse ktheni shpinën, Ai në vend jsuh do të sjell njerëz nisur në xhihad. Më se një herë Allahu, i Lartësuari, thot: Kanosja se do t'i zëvendosojë me të tjerë zë vend në shumë të tjerë, të cilët nuk do t ë jenë siju (Kur'an, 47:38).

 

Allahu, i Gjithfuqishmi, gjithashtu thot:

"O besimtarë, nëse ndonjëri ngaju besimit të vet ia kthen shpinën, Allahu me siguri në vend tyre do të sjellë njerëz, të cilët Ai i adhuron dhe cilët Atë do ta adhurojnë, që janë të butë me besimtarët dhe të vendosur ndaj pabesitmarëve; ata do të luftojnë në emër të Allahut dhe nuk do të frikohen nga qërtimi i askujt. Ky është bekimi i Allahut, cilin Ai ia ep kujt dëshiron, se Allahu ep shumë dhe është i gjithëdijshëm" (Kur'an 5:54)

 

Nëse dëshirojmë të hulumtojmë ajetet Kur'anore mbi këtë temë dhe bëjmë fjalë mbi llojet e as'habëve, atëherë do të duhej një libër i tërë për këtë. Kur'ani, lidhur me këtë, thotë qartë:

 

"Të krijohet nga ju një grup, duke thirur për atë që është e vërtetë, duke kërkuar të bëhet mirë dhe t ë pengohet e keqja. Këta janë që do të kenë sukses.

 

Dhe mos u bëni si ata të cilët u ndanë dhe ndr yshuan të menduarit, pas shenjave të qarta të cilat u erdhën. Ti tillet i pret dënimi i madh.

 

Atë ditë, disa fytyra do të jenë të ndriçuara, ndërsa disa do të jenë.të zeza: Atyre me fytyra të zeza do t'u thuhet: Përse refuzuat të besoni pas pranimit? Shijoni dënimin për shkak të lëshimit të besimit tuaj. Ndërsa, ata me fytyra në ndritshme do të jenë të rrethuar me mëshirën e Allahut, në të cilën do të mbesin përjetë" (Kur'an 3:105-106-107). 

 

Këto ajete Kur'anore u dedikohen as'habëve duke i parala-, jmëruar për ndasitë dhe grindjet, pasi që u është treguar rruga e drejtë, duke i ndarë në dy grupe: i pari, fytyrat e të cilëve do të jenë të ndriçuara dhe të cilëve u takon mëshira e Allahut Te`ala dhe i dyti, ata që do të kenë fytyrat e zeza kur të ringjallen, Ditën e Gjykimit. Ata janë që lëshuan besimin pasi e kishin pranuar dhe të cilëve Allahu Te`ala i gjithfuqishëm, u ka premtuar dënim të madh. Dihet se as'habët janë përçarë pas vdekjes së Pejgamberit. s.a.a. U grindën aq shumë sa zhvilluan luftra të përgjakshme kundër njëri tjetrit, duke e dobësuar Bashkësinë Muslimane, duke e sjellur në prapambeturi dhe duke e shndërruar në kafshatë të lehtë për armiq. 

 

 

Ajeti mbi dëgjueshmërinë

 

 

Allahu i Lartësuar, thotë:

"Vallë nuk ka ardhur koha për ata që besojnë të binden duke kujtuar Allahun dhe atë që u erdhi nga e vërteta? Dhe, të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më herët, dhe iu dha kOhë gjatë cilës iu argasën zemrat dhe shumica thyen (ligjet e ahut)". (Kur'an 57:16).

 

Në librin e tij DUrr el-Mansur, Xhalaludin Sujuti vëren: Kur as'habët,,pas vështërSive dhe prqblemeve në Mekkë, arrinë në Medinë dhe fillojnë të jetojnë mirë, dukej se kanë filluar të "fto-hen", andaj për këtë u dënuan dhe u shpall ky ajet: "Vallë nuk ka ardhur koha ata që besojnë...".

 

Një komentim tjetër e kemi nga vetë Pejgamberi s.a.a. i cili thotë se Allahu, i Lartësuari, ka gjetur pak mungesë të vullnetit dhe ngurrim te muhaxhirët, 'shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së parë kur'anore, andaj është shpallur: "Vallë nuk ka ardhur koha për ata që besojnë..."

Nëse këfa as'habë, për të cilët thuhet se kanë qenë njerëzit më të inirë, nuk kanë qenë të i bindur ndaj Allahut Te`ala dhe shpalljes së tij për shtatmbëdhjetë vjetët e parë, atëherë nuk mund t'i akuzojmë ata cilët pranuan islamin në vitin shtatë pas Hixhrës, pasi që është pushtuar Mekka.

 

Allahu Te`ala i kishte gjetur disa nga ta duke u flladitur dhe i paralajmëron për argasjen e zemrave, që kanë filluar t'i fusin në mbrapshti. Këta, ishin vetëm disa shembuj nga Kur'ani të cilët i kam yeçUar dhe të cilët tregojnë qartë se nuk kanë qenë të drejtë të gjithë as'habët, siç na kan mësuar të besojmë.