Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr

 

Njëri nga shkaget që më shtyri të ndryshoj dhe të lë ndjekurit e traditave të etërve dhe gjyshërve, është krahasim ibn Abu Talibit a.s. dhe Abu Bekrit, i bazuar në konkluzione logjike dhe fakte historike. 

 

Siç kam theksuar në fillim të librit, në hulumtimin tim jam bazuar vetëm në burime të pranuara nga dytë palët, dmth., nga shiitët dhe sunitët. Kam hulumtuar libra nga dy palët dhe gjeta se hazreti Aliu a.s. ka pasur përkrahjen e plotë, dhe se, në bazë të asaj që është shkruar; edhe shiitët dhe sunitët pajtohen për cilësitë e tij. Nga ana tjetër, nuk ekziston pajtueshmëri mbi virtytet e Abu Bekrit, as përkrahja e emërimit tij në postin e halifit (më lart përmendën komentin e hazreti Omerit lidhur me këtë).

 

Pastaj, ekzistojnë shumë faqe të shkruara në librat autentike sunite mbi cilësitë e hazreti Aliut, a.s. cilat shiitët i shfrytëzojnë për të pasqyruar vlerën tij. Numri i vetive pozitive për të është shumë më i madh se numri i informacioneve të tilla mbi çdo as'hab tjetër të Pejgamberit. s.a.a. Madje edhe Ahmed ibn Hanbali ka thënë: "Asnjëri nga as'habët e Pejbamberit nuk ka më shumë virtyte nga Ali ibn Abu Talibi". 

(El-Mustadrak'ala el-Sahihejn nga ibn Hakimi, pjesa 111,f. 107, El-Manakib, nga Khavarizmij, f. 39; Tarikh el-Khulefa nga Sujuii, f. 168; EI-Savaik el-Muhrikah nga ibn Haxhari el-Hajsama, f. 72; Tarikh ibn Asakir, pjesa 111,f. 63)

 

Kadi Ismail, El-Nasa'i dhe Abu Ali el-Nejsaburi deklarojnë: "Asnjërit nga as'habë të Pejgamberit s.a.a. nuk i përshkruhen më shumë cilësi pozitive se që i përshkruhen Aliut".a.s. 

(El-Rijad el-Nadirah nga Tabariu, pjesa 11,f. 282; EI-Savaik el-Muhrikah nga lbn Haxhari el-Hejsama, f. 72,118 )

 

Mund të vërehet se Umajjadët kanë bërë çmos për të penguar që informacionet. mbi hazreti Aliun a.s. të arrinë të muslimanët. Madje i detyronin ata ta mallkojn publikisht dhe ndalonin që fëmijët të emërcihen sipas tij. Përkundër tërë kësaj urrejtje fama e tij mori dhenë.

 

Lidhur me këtë imam Shafiu thot: "Më habit fakti mbi këtë njeri, kualitetet e të cilit janë, fshehur nga ana e armiqëve të tij, për shkak të urrejtjes ndaj tij, por gjithashtu, edhe nga ana e miqëve të tij, për shkak të frikës për jetë, mirëpo përkundër të gjithave, për të aq shumë dihet".

 

Sa i përket Abu Bekrit, gjatë leximit të librave nga dy grupet, kam hasur se të përmendurit e virtyteve të tij në literaturën sunite është shumë më i pakët se të përmendurit e virtyreve të hazreti Aliut. a.s. Të gjitha vetitë për të cilat kam lexuar në librat e historisë, e të cilat janë në favor të Abu Bekrit janë transmetuar nga Ajsha, armiqësia e cilës ndaj hazreti Aliut a.s. është e njohur dhe cila gjithnjë ka përkrahur të atin, ose nga Abdullah ibn Omeri, për të cilin dihet se gjithënjë ka kundërshtuar Aliun. a.s.

 

Ai ka qenë ndër ata të cilët refuzuan ta pranojnë për halif të katërt. Abdullah ibn Omeri pohonte se njerëzit më të mirë, pas Pejgamberit janë Abu Bekri dhe Osmani dhe se pas tyre të gjithë janë të barabartë.

(Sahih Buhari, pjesa II, f.202 )

 

Në këtë mënyrë tenton ta përshkruaj Imam Aliun a.s. në nivel të njeriut të zakonshëm, pa përparësi dhe virtyte. Kështu sillej Abdullah ibn Omeri ndaj mendimit të njerëzve të shquar të Bashkësisë, të cilët pohonin se asnjëri nga as'habët e Pejgamberit s.a.a. nuk ka qenë më i vlershëm se Ali ibn Abi Talibi. a.s. A është e mundur që Abdullah ibn Omeri nuk ka ditur për asnjë virtyt dhe veti pozitive të tij: Po, për Allahun, ka ditur, por ka heshtur për shkak të lojrave politike, në të cilat është dashur të shtrembërohen faktet.

 

Virtytet e Abu Bekrit gjithashtu janë transmetuar nga Amr ibn Asait, Abu Hurejrit, Urvait dhe Ikriminit, ndërsa çddrijëri nga ata e ka urrejtur hazreti Aliun a.s. dhe ka luftuar kundër tij qoftë me armë, qoftë duke trilluar gënjeshtra për te dhe virtyte: për kundërshtarët e tij. 

 

Ahmed ibn Hanbeli thot:

"Ali ibn Abi Talibi ki,sht-e shumë armiq, të cilët kërkonin të akuzohet për ndonjë gjë, znirëpO kurrsesi nuk ia dolën. Pastaj gjetën njeriun i cili luftoi kundër tij, andaj ta lëvdojnë dhe t'i përshkruajnë virtyte. Edhe atë vetëm për shkak të urrejtjes së madhe ndaj tij. "

(Fath El-Bari fi Sharh Sahih Buhari, pjesa VII,f. 83; Tarikh el-Khulcfa nga S'ujuii, f. 199; EI-Savaik el-Muhrikah nga lbn Haxhri,f. 125 )

 

Ndërsa Allahu thot:

Ata shfrytëzojnë intriga, ndërsa Unë i asgjesoi-an, ai pabesimtarëve edhe pak kohë epju, edhe ndonjë çast i lë të qetë". (Kur'an 86:15-17).

 

Vallë nuk është kjo mrekullia e Allahut, Te`ala Falënderimi i qoftë Atij, që virtytet e hazreti Aliut a.s. janë përhapur përkundër gjashtë shekujve persekutim dhe padrejtësi ndaj tij dhe Ehlulbejtit. Së pari Ummajjadët, pastaj Abbasidët, të cilët nuk ishin fare më pak të vrazhdë se paraardhësit e tyre. Poeti Abu Firas el-Hamdani për ta ka shkruar këto vargje:

 

"Ajo që doi'a e fisit Harb u shkaktoi.

„Nuk është gjë, kur krahasojmë veprat tuaja, a herë besimin ju shkelët?

Sa gjak të (familjes së) Muhammedit derdhët,

Shtireni se jeni ithtarë té tij,

Mirëpo, nga gjaku i pastërt i bijve të Pejgamberit,

Duart tuaja dhe shpatat janë ndyrë.

 

Pasi përfundova me këto të dhëna dhe pasi dola nga errësira, fjalën e fundit ia lë Allahut, Te`ala pas çkahit njerëzit nuk do të kenë vend për justifikim.

 

Edhe përkundër faktit se Abu Bekri ka qenë halifa i parë dhe se ka poseduar tërë pushtetin dhe fuqinë, përkundër mitos dhe shpërblimeve që Umajjadët ndanin për çdonjërin që lëvdon Abu Bekrin, Omerin dhe Osmanin, përkundër virtyteve dhe veprave të ,trilluara pozitive të Abu Bekrit Omerit të cilët mbushin faqet e librave... përkundër të gjithave, nuk ia dolën të arrinë as grimcat e virtyteve dhe kualiteteve të Imam Aliut. a.s. 

 

 

Pastaj, nëse analizojmë shënimet mbi Abu Bekrini që janë favor të tij, gjejmë se nuk përkojnë me të dhënat historike, kështu që, asnjë njeri i arsyeshëm dhe asnjë besim nuk mund t'i pranojë. Më herët shpjeguam deklaratën që i përshkruhet Pejgamberit, ku thot: "Nëse besimi i Abu Bekrit matet me besimin e tërë ummetit, besimi tij do ta peshojë"

 

Po të kishte menduar vërtetë se besimi i Abu Bekrit është aq i madh, Pejgamberi s.a.a. nuk do të caktonte në krye të ushtrisë Usamën dhe nuk do të urdhëronte Abu Bekrin t'i bindet komandës' tij, as do të refuzonte të jetë dëshmitar në betejën e Uhudit, kur i tha se nuk është i sigurt për sjelljen e tyre pas tij, kështu që Abu Bekri qajti.

(Muvatta nga Imam Maliku, pjesa I, f. 307; Maghazi el-Vakidi,f. 310)

 

Në anën tjetër, Pejgamberi s.a.a. nuk do të dërgonte Ali ibn Abi Talibin a.s. ta marrë nga Abu Zekri surën El-Bara'a dhe lexojë në Mekkë në vend të tij. 

(Sahih Tirmidhi, pjesa 1V,f. 339; Musnad Ahmed ibn Hambel, pjesa Il,f. 319; Mustadrak • el-Hakim, pjesa Ill,f. 51 )

 

As do t'i kishte thënë Hajberit me rastin e dorëzimit të flamurit:

- Nesër do t'ia dorëzoj flamurin, njeriut që e don Allahu dhe Pejgamberi Tij, i cili gjithnjë shkon përp'ara dhe kurrë nuk dorëzo-het, Allahu ia ka mbushur zemrën me' besim të madh. Pastaj dorëzoi flamurin, asnjërit pos Ali ibn Abu Talibit a.s. (Sahih Muslim, pjesa ku pershkruhen virtytet e imam Aliut)

 

Po t'i kishte dhënë Allahu Te`ala Abu Bekrit aq besim, i cili do t'a tejkalonte besimin e krejt muslimanëve, Ai, i Madhëruar dhe Lëvduar qoftë, nuk do të kanosej se, do të asgjesonte veprën e tij nga se kishte ngritur zërin mbi atë të Pejgamberit. s.a.a. . (Sahih Buhari, pjesa IV. f. 184 )

 

Po të dinte hazreti Aliu a.s. dhe as'habët tjerë për këtë status aq të lartë të Abu Bekrit, nuk do të refuzonin ta pranonin si lider. 

 

 

Po të dinte hazreti Fatmija a.s. për këtë iman të madh të Abu Bekrit, nuk do të ishte zemëruar në atë masë me të, as do të refuzonte të bisëdojë me të, madje as t'ia kthejë selamin, as ë do të ftonte (mallkirnin) e Allahut Te`ala në namazet e saj a.s që do të ndalonte praninë e tij në xhenazen e saj.

(EI Imama vel-Sijasa, pjesa I,f. 14,A'alam el-Nisa, pjesa Ill,f. 1215)

 

Njeriu që ka aq besim, i cili është më i madh se besimi i krejt muslimanëve së bashku, nuk do të pendohej në çastet e fundit të jetës, për sjelljet ndaj hazreti Fatimes, a.s. ndarjen e Fuxha'ah Es-Selami, marrjen me dhunë të postit të halifit por njëkohësisht nuk do të dëshimite të kishte qenë qenie njerëzore. A ka qenë vërtetë besimi i këtqnjeriu më i madh se besimi i tërë Bashkësisë?

(Tarikh el-Tabari, pjesa IV f. 52; EI-Imam vel-Sijasa, pjesa I,f. 18; Tarikh el-Masudi, pjesa I,f. 414 )

 

Të shqyrtojmë tatii deklaratën e popullarizuar: "Po të duhej të zgjedh ndonjë mik, gjithënjë do ta zgjedhja Abu Bekrin. "Ky hadith është si ai i mëparshërni. Ku ishte Abu Bekri ditën e "vëllazërimit të vogër në Mekë. para Ilixhrit dhe ditën e "vël-tazërimit të madh" në Medinë pas Hixlirit, kur Pejgamberi s.a.a. -d në dy rastet zgjedh Aliun a.s. si vëlla të vetin duke deldaruar: "Ty të kam vëlla në këtë jetë si edhe në atë pas kësaj"?? 

(Tethkirat cl-Khavass nga Sibt lbn Xhavziut, f. 23; Tarikh Dimashk nga Ibn Askiri, pjesa I,f. 107; El-Manakib nga Khavarizmiu, f. 7; El-Fusul el-Muhimmat lbn Sahga Malikiu, f. 21 )

 

Pejgamberi atëherë nuk i drejtohet Abu Bekrit për ta marrë si vëlla, as si Mik lë mirë. Nuk dua të thellohem shumë në këtë çështje. Konsideroj se mjaftojnë këta shembuj nga librat sunite. Sa i përket shiitëve, ata hadithet e tilla nuk i konsiderojnë të vërtetë, duke argumentuar bindshëm se janë trilluar pas vdekjes së Abu Bekrit. Nëse lëmë anash virtytet dhe shikojmë gabimet ose mëkatet, kurrë në asnjë libër historik, qoftë sunit ose shiit, nuk mund të gjendet asnjë gabim i bërë nga hazreti Aliu, a.s. gjersa në anën tjetër, mund të lexojmë mbi gabimet dhe mëkatet e kryera nga as'habët tjerë. 

 

 

Hasim se ekziston pajtueshmëri e plotë vetërn hazreti Aliun. a.s. Faktet histortke tregojnë se shpallja e vetme e drejtë për halifa do të ishte shpallja e hazreti Aliut. a.s. Ai ka qenë i rezervuar të pranojë këtë post, mirëpo muhaxhirët dhe enSarët kishin insistuar në këtë. Kur, më në fund është shpallur, disa as'habë refuzojnë ta pranojnë, mirëpo kurrë nuk u delyruan nga ana e Imamit të ndryshojnë qëndrimin e tyre. 

 

Nga ana tjetër, gjejmë se shpallja e Abu Bekrit: ka qenë "gabim" - siç thot Omeri ibn Hatabi "nga i cili Allahu te`atadnhet të mbrojë muslimanët". Pastaj, emërimi LOmerit për halif të dytë ka qenë i premtuar nga Abu Bekri, pa ktOrëfarë zgjedhjesh as marrëveshje. Shpallja e Osmanit për halif ka qenë komedi e vërtetë historike: Omeri kishte caktuar gjashtë-"njerëz si kandidat për halifat dhe urdhëroi që atë të zgjedhin njërin ndër ta. NëSe katër do të pajtohen, ndërsa dy kundërshtojnë, të dytë duhet vrarë. Nëse këta ndahen në dy grupe të njejta;'atëherë vendimi i Abdul Rahman ibn Avfanit do të pranohet.

 

Nëse kalon koha e caktuar dhe ata nuk mund të sjellin kurrëfarë vendimi, të gjashtët do të duhej mbytur. Me rëndësi në këtë është fakti se Abdul Rahmani zgjodhi Aliun a.s. me kusht që të sundonte sipas Librit të Allahut (Kur'anit), sipas sunnetit të Pejgamberit s.a.a. dhe sipas përvojës dhe mënyrës së sundimit (dmth. sunnetit) të dy shejhëve të mëparmë, dmth. Abu Bekrit dhe Omerit, Hazreti Aliu a.s. nuk dëshiron të pranojë kushtin e fundit. Kur kjo iu propozua Osmanit;. ky pranoi menjëherë dhe bë halif.

 

Aliu a.s. këtë ngjarje përfshkruan në fjalimin e tij të njohur të quajtur "shagshakijja".

 

Pas Aliut, a.s. Muaviu merr halifatin dhe e shindërron atë në pronë të familjes Umajja. Pas tyre në pushtet:Vie familja halifët e cilës caktoheshin nga të mëparshrmit ose, nganjëhere posti fitohej në luftë. Prej vdekjes së të dërguarit Muhammed , gjer te Kemal Ataturku, i cili hoqi institucionin e halifati; pasur zgjedhje të drejtë në krye të Bashkësisë Muslimane (Sipas principit të zgjeclbjes.) përveç në rastin e Amirul Mu'minit (Prisit të Besimtarëve) - Ali ibn Abu a.s.