Taklid-i (Imitimi)

 

Sipas Shiitëve, çdo person është i obliguar që të veprojë sipa njërës prej tri mënyrave në lidhje me gjykimet që nuk janë të njohura për të gjithë, siç janë: agjërimi, namazi, zeqati dhe haxhi, si edhe gjykimet që nuk kanë të bëjnë me adhurimin dhe madje për mënyrat e sjelljes dhe të veprimit. Ato janë:

 

a) Personi që ka aftësi për të vepruar sipas diturisë së tij dhe që mund të përvetësojë një gjykim duke bërë ichtihad (hulumtim në çështjet e fesë) përmes argumenteve. Për personin e tillë nuk është e lejueshme imitimi i një muxhtehidi tjetër.

b) Ose të veprojë në mënyrë të rezervuar (ihtijat) gjatë kryerjes së veprave.

c) Ose ta imitojë një muxhtehid i cili plotëson kushtet e imitimit.

 

Disa prej kushteve që duhet t'i plotësojë një muxhtehid që meriton për ta imituar (personi i tillë e ka titullin Taklid-i Merxhi) janë: të jetë i pjekur, i drejtë, i dijshëm, Shia-i isna asherijje (pasues i dymbëdhjetë imamëve), mashkull, mbrojtës i fesë, që e kundërshton epshin dhe pasionin e tij dhe që i bindet urdhrit të zotërisë së tij.

 

Ixhtihadi për gjykimet sekondare (Fer-i Hukum) është një obligim i nevojshëm (Farz-i kifaje) për të gjithë myslimanët. Nëse një mysliman që i plotëson kushtet e cekura më lart, e merr mbi vete këtë përgjegjësi, atëherë të tjerët janë të liruar prej një obligimi të tillë. Pastaj, është e lejueshme për myslimanët e tjerë që t'i drejtohen atij dhe ta imitojnë në anën praktike të fesë, rregullat e namazit, agjërimit, haxhit, etj që me një fjalë quhet Furu-i Din. Nuk mund të arrihet aq lehtë në gradën e ixhtihadit. Për këtë nevojitet një kohë e gjatë dhe përvetësimi i një diturie të thellë. Kjo është e mundur nëse tërë jetën e tij ia kushton edukimit dhe mësimit me një seriozitet të mirëfilltë dhe duke i përballur vështirësitë e shumta në këtë rrugë. Këtë gradë mund ta arrijnë vetëm ata që e kanë fatin e madh.

 

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Nëse Allahu ia do të mirën e ndonjërit, atëherë e falë atë fakih. 

(Jurist i së drejtës Islame, i cili mund të gjykojë dhe të vendosë sipas ligjeve dhe rregullave Islame. Grada e tij është e njëjtë me gradën e Gjykatësit Suprem)

 

Dallimi në mes të pikëpamjes së Shitëve dhe të Sunnit-ëve në lidhje me këtë çështje, është se sipas Shiitëve muxhtehidi duhet të jetë i gjallë për ta imituar atë. Një çështje tjetër kontestuese është edhe të vepruarit sipas imitimit, që sipas Shiitëve, muxhtehidi që i përmbush kushtet e lartpërmendura është përfaqësuesi ligjor i Hz Mehdiut (a.s.) gjatë kohës së fshehtësisë së tij.

 

Për këtë arsye, sipas shumicës së dijetarëve Shiité, muxhtehidi ka të drejtë për t'i udhëhequr myslimanët dhe është zotërues i shkallës së dhënies së gjykimeve dhe fetva-ve (vendimi për ndonjë procedurë apo formalitet i nxjerrë nga ligji fetar-sheriat). Ai që e refuzon muxhtehidin, është njëjtë sikur ai që e refuzon Imamin.

Sipas kësaj, për të gjitha mosmarrëveshjet dhe kontestet bashkë me të gjitha çështjet e udhëheqjes së shtetit, imituesit (mukalid) duhet t'i besojnë muxhtehidit,si dhe humusin e mallrave. Ndërsa, muxhtehidi si përfaqësues ligjor i Hz Mehdiut (a.s.) duhet t'i harxhojë ato sipas dedikimit dhe kushteve të caktuara.

 

Sipas pikëpamjes sunnit-e, muxhtehidi nuk është zotërues i një grade të tillë. Sa i përket çështjeve të legjislacionit Islam (fikh), Ehli Sunneti i drejtohet njërit prej katër Imamëve: Ebu Hanife, Malik, Shafi dhe Ahmed ibn Hanbeli, që janë themeluesit e shkollave juridike fetare (mez-heb) dhe sipas të cilëve edhe i kanë marrë emrat mez-hebet përkatëse. Disa prej dijetarëve bashkëkohorë të Ehli Sunnetit i drejtohen vetëm njërit prej këtyre katër Imamëve në lidhje me ndonjë gjykim, e disa prej tyre pasojnë njërin në lidhje me ndonjë gjykim dhe të tjerët për ndonjë gjykim tjetër. Duke u përqendruar dhe duke i vlerësuar metodat e legjislacionit Islam të këtyre katër mez-hebeve, Shejh Sabiku ka shkruar një libër të fikhit; sepse, Ehli Sunneti beson se mosmarrëveshja është mëshirë. Sipas kësaj, nëse p.sh. njëri që i takon mez-hebit Maliki nuk mund ta gjejë zgjidhjen e një problemi, atëherë ai mund të drejtohet në një mez-heb tjetër p.sh. të Ebu Hanifes dhe të veprojë sipas saj.

 

Në lidhje me këtë, do të jetë e dobishme të përmendim një ngjarje që ka ndodhur në njërin prej gjykatave të Tunisit. Ngjarja është kjo:

"Një vajzë dëshironte të martohej me një djalë të cilin e donte, por këtë e kundërshtonte babai i saj. Kjo vajzë ka ikur prej shtëpisë dhe pa lejen e babait ka vënë kurorë dhe është martuar me atë djalë. Babai i saj e padit vajzën e vet në gjyq. Kur i sollën para gjyqtarit vajzën dhe djalin, dhe e pyetën se pse ka vënë kurorë pa lejen e babait, ajo është

përgjigjur: “Unë i kam njëzet e pesë vjet dhe e shpreha dëshirën që të martohem me këtë djalë sipas traditës së

Hz Resulullahut (s.a.a.). Babai im dëshironte të më martojë me një tjetër, i cili nuk më pëlqente, prandaj, sipas fetvasë së Ebu Hanifes unë u detyrova që të martohem me këtë të ri, sepse unë tani më jam një femër e pjekur".

 

Këtë ngjarje më tregoi vetë gjyqtari në këtë mënyrë:

"Kur i hulumtuam burimet fetare, e pamë se vajza kishte të drejtë. Më duket se këtë ia kishte mësuar asaj një dijetar që kishte njohuri të thella. Për këtë arsye u detyruam që ta hedhim poshtë padinë e babait të saj dhe ta shpallim si të vlefshme këtë martesë. Babai i vajzës e lëshoi dhomën e gjykimit i zemëruar. Vajza kishte kaluar prej mez-hebit Maliki në mez-hebin Ebu Hanife.

 

Por sipas babait të saj, ky ishte një krim i pafalshëm dhe për këtë arsye nuk e pranoi atë më për vajzë të vetën. Kjo dhe ngjarjet e shumta burojnë prej mosmarrëveshjes në çështjen e fikhit. Sipas Mez-hebit Maliki, një femër e pamartuar mund të martohet vetëm me lejen e kujdestarit të saj; madje për femrën e pamartuar kujdestari ka të drejtë të vendosë për martesën apo mosmartesën e saj me personin e caktuar.

 

Ndërsa, sipas mez-hebit Hanefi një femër që e ka arritur pjekurinë dhe një femër e ve janë të lirë në vënien e kurorës me personin të cilin e zgjedhin vetë dhe madje mund ta vënë kurorën edhe vetë personalisht pa qenë prezent kujdestari i saj.

 

Nuk janë të pakta mosmarrëveshjet e tilla në mes të mez-hebeve dhe ndonjëherë këto janë shkase të përçarjeve dhe të konflikteve në mesin e myslimanëve, dhe ndonjëherë edhe përfundojnë me pasoja serioze. P.sh. në të shumtën e rasteve të lartpërmendura, babai e anulon vajzën e vet nga trashëgimia dhe kjo bëhet shkaktare e zemërimit të vajzës ndaj vëllezërve të vet. Shkaku i përçarjes në mesin e Ummetit nuk është mëshirë për Ummetin.

 

Së paku, të gjitha mosmarrë-veshjet nuk janë mëshirë.

Kur të vijmë te imitimi i personit të vdekur, Ehli Sunneti i Imiton imamët që kanë vdekur para shumë shekujve. Sipas tyre dera e ishtihadit është mbyllur. Të gjithë dijetarët që kanë ardhur mbas tyre kanë mundur ta transmetojnë ose shpjegojnë fikhin e katër mez-hebeve vetëm në formën e prozës apo të vjershës. Të cekim edhe këtë se disa dijetarë bashkëkohorë të Ehli Sunnetit kanë filluar ta mbrojnë pikëpamjen se është koha të hapet dera e ixhtihadit sepse janë paraqitur disa çështje për të cilat vështirë që mund të gjenden gjykimet.

 

Shiitët nuk lejojnë imitimin e muxhtehidit të vdekur. Për këtë arsye, Shiitët e imitojnë muxhtehidin e gjallë që i

plotëson kushtet e cekura më lart. Kjo buron prej urdhrit të Hz Imam Mehdiut (a.s.) drejtuar Shiitëve, që në kohën e

fshehtësisë (gajb) së tij t'i drejtohen fakihëve të drejtë për zgjedhjet e çështjeve. Kur të thotë një Shiitë se gjykimi i

kësaj çështjeje është kjo, atëherë ai do ta thotë këtë duke u bazuar në fetvanë e muxhtehidit që i plotëson kushtet e

cekura dhe i cili është ende në jetë; ndërsa, kur të thotë një Sunnit-ë se gjykimi i kësaj çështjeje është kjo, atëherë ai do të mbështetet në fetvanë e një Imami i cili ka vdekur para dymbëdhjetë shekujve, sepse, Imamët e mez-hebeve

Hanefiu, Shafiu, Maliki dhe Hanbeli kanë vdekur para 12 shekujsh dhe kanë marrë mësim nga njëri-tjetri.

 

Pastaj, Ehli Sunneti nuk beson se këta Imamë kanëqenë të pastër prej mëkateve (masum). Edhe vetë këtaImamë nuk kanë pretenduar një gjë të tillë. Përkundrazi,sipas Ehli Sunnetit, është e mundur që ose të gabojnë osetë gjykojnë në mënyrë të drejtë, por në të dy rastet do tëfitojnë sevap: nëse kanë të drejtë, do të fitojnë dy sevapedhe nëse e kanë gabim, do të fitojnë vetëm një sevap.

 

Për Shiitët e Imamijes, në lidhje me temën e imitimit ekzistojnë dy periudha:

Periudha e parë: Është periudha në të cilën kanë jetuar Dymbëdhjetë Imamët (a.s.). Kjo ka zgjatur përafërsisht dy shekujl e gjysmë, dhe gjatë kësaj kohe Shiitët janë drejtuar tek ata për t'i marrë pikëpamjet dhe mendimet e tyre të cilët kanë pasur dijeninë si dhuratë prej Allahut, që nuk kanë gabuar dhe që gjykimet i kanë pranuar prej Levh-i Mahfuzit  (Vendi te Allahu (Indilah) ku është regjistruar ekzistenca e çdo gjëje. Titulli i një diturie hyjnore.) dhe të njëjtat i kanë shpërndarë popullit. Ata janë trashëgimtarët e diturisë së vërtetë dhe dyert e qytetit të diturisë, të cilët janë qartësuar nga ana e Allahut. Te ata është komenti (tefsiri) i vërtetë i Kuranit, sqarimi i ajeteve të qarta dhe më pak të qarta (muhkem dhe muteshabih).

 

Në lidhje me Ehli Bejtin, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: "Ehli Bejti im i përngjan anijes së Nuhut; kush hyn në atë anije, do të shpëtojë dhe kush ndahet prej saj, do të shkatërrohet”. Në një hadith tjetër thuhet:

 

"Në mesin tuaj jua lë dy amanete të çmueshme; njëri më i rëndësishëm se tjetri: Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Kini kujdes se si do të më trashëgoni lidhur me të drejtën e tyre. Me të vërtetë, këta nuk do të ndahen përderisa të takohen me mua te hauzi i Kevtherit në xhenet.

Mos kaloni përpara tyre sepse do të shkatërroheni, as mos ngecni mbrapa tyre sepse prapë do të shkatërroheni. Mos u mundoni t'i mësoni ata diçka, se ata janë më të dijshëm se ju".

 

Periudha e dytë: Është periudha që ka filluar prej kohës së fshehtësisë së madhe dhe e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Gjatë kësaj periudhe, kur kanë folur për gjykimin e ndonjë çështjeje kanë thënë se ky gjykim është sipas pikëpamjes së filan muxhtehidit, si p.sh. në kohën tonë e kemi Imam Homeinin (r.a.) dhe Sejjid Hoin (në kohën e përpilimit të këtij libri, ata ishin në këtë jetë).

 

Argumentet kryesore tek të cilat mbështeten Shiitët gjatë periudhës së fshehtësisë janë Kurani dhe hadithet e

Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit që kanë mbërritur deri tek ne. Pastaj vijnë hadith-et e regjistruara të sahabeve të drejtë që përputhen me traditën. Pra, ixhtihadi bëhet duke u bazuar në këto burime. Gjatë ixhtihadit nuk bazohen asnjëherë në krahasim (kijas) dhe parapëlqim. Sipas mez- hebit të Shiit krahasimi është rreptësisht i ndaluar. Sipas pikëpamjes Shiite, çdo çështje ka një gjykim të caktuar nga ana e Allahut; muxhtehidi ose do ta arrijë atë gjykim ose jo.

 

Nëse muxhtehidi nuk mund ta mbërrijë atë gjykim, kjo nuk do të thotë se Allahu nuk ka caktuar ndonjë gjykim për atë çështje. Nëse diçka nuk dihet, atëherë nuk e ka kuptimin se ajo nuk ekziston. Si argument për këtë fjalë është fjala e Allahut.

 

“Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga Libri” (Enam, 38)