Imameti në sunnetin e Hz Resulullahut (s.a.a.)

 

Shumë herë Hz Resulullahu (s.a.a.) ka tërhequr Vërejtjen në lidhje me temën e Imametit. Shiitët dhe Ehli Sunneti kanë transmetuar dhe regjistruar shumë hadith-e në lidhje me këtë temë në përmbledhjet e tyre të hadith- eve. Ndonjëherë e ka përmendur fjalën Imam, ndonjëherë Kalif dhe ndonjëherë Velajet (të gjitha fjalët e kanë kuptimin e udhëheqjes). Në një hadith ku përmendet fjala Imam, thuhet:

“Më të mbarët prej Imamëve janë ata të cilët ju i doni dhe që ata ju donë juve, ata të cilëve u kërkoni mëshirë prej Allahut dhe të cilët kërkojnë mëshirë për ju nga Allahu. Më të këqijtë prej Imamëve janë ata që ju nuk i doni dhe ata nuk ju duan juve, ju që i mallkoni ata dhe ata ju mallkojnë juve"

Sipas një transmetimi, e kanë pyetur Hz Resulullahun (s.a.a.) "A t'i luftojmë këta Imam?" - përgjigjja ka qenë:

“Jo, përderisa e mbajnë në këmbë namazin."

(Sahih Muslim, v.6, f.24 në titullin "Kush janë imamët më të mbare")

 

Në një hadith tjetër thuhet: “Mbas meje do të vijnë disa imamë, të cilët nuk do të veprojnë sipas udhëzimit tim dhe nuk do t'i përmbahen sunnetit tim. Zemrat e disave prej tyre do të jenë sikur të shejtanit, por trupi do të jetë sikur i njeriut” (Sahihi Muslim, v.6, f.20. në titullin “Kur të shfaqen nxitjet, nuk duhet të largoheni prej shoqërisë")

 

Në një hadith ku përmendet fjala kalif thuhet: “Kjo fe do të qëndrojë deri në ditën e Ringjalljes dhe pa asnjë mëdyshje, do t'ju udhëheqin dymbëdhjetë kalifët prej Kurejshëve."

(Sahihi Muslim, v.6, f.4 në kapitullin “Kalifati do të vazhdojë prej Kurejshëve dhe populli do t'i pasojë ata")

 

Xhabir Ibni Semure thotë: Kam dëgjuar prej Hz Resulullahut (s.a.a.): “Islami do të jetë i shenjtë përderisa të zgjasë qeverisja e dymbëdhjetë kalifëve". Pastaj tha edhe diçka tjetër, por unë nuk e kuptova. E pyeta babanë tim se çka tha i Dërguari (s.a.a.) dhe ai më tha: "Të gjithë do të jenë prej Kurejshëve" 

(Sahihi Muslim, v.6, 1.3 dhe shih-i Buhariu v.8, f.105 dhe f.128)

 

Fjala Imamet përmendet në hadith-in vijues: “Së shpejti do të vijnë mbi ju disa udhëheqës, të cilët do t'i njihni dhe të cilët nuk do t'i pranoni (do t'i kundërshtoni). Ai që i njeh ata, do të zmbrapset prej tyre ndërsa ai që nuk i pranon (që i kundërshton ata), do të shpëtojë. Ata që i pranojnë ata, do të shkatërrohen". E pyetën: “A të luftojmë kundër tyre?" - ai u përgjigj:"Përderisa ta falin namazin, jo." 

(Sahihi Muslim v.6, f.23, në titullin "Të qenët farz refuzimi i urdhrave")

Sipas një transmetimi të ngjashëm thuhet: “Të dymbëdhjetë udhëheqësit do të jenë prej Kurejshëve”? (Sahihi Buhari, v.8, f. 127. Bab-ul istihlaf)

 

Në një hadith tjetër duke i paralajmëruar sahabet thotë: “Së shpejti do të lakmoni pozitën e udhëheqësit, por në Ditën e Kiametit do të pendoheni”?

(Sahihi Buhari, v8, f.106 titulli "Është mekruh lakmia për pozitën e imamit")

 

Fjala Vilajet përmendet në këtë hadith: “Allahu e ka shpallur të ndaluar (haram) Xhenetin për një vali që vdes

dhe që ka udhëhequr përmes padrejtësive dhe hileve." (burimi i njëjtë)

 

Në një hadith tjetër ku përmendet fjala vilajet thuhet:“Të gjitha punët e popullit do të shkojnë mbarë përderisa

të zgjasë vilajeti i dymbëdhjetë personave, që të gjithë prej Kurejshëve”

(Sahih-i Muslim, v.6, f.3, titulli "Kalifati Eshtë prej Kurejshëve")

 

Për të gjitha hadith-et dhe të gjitha ajetet që i përmendëm, nuk e ndiejmë nevojën e komentimit apo shpjegimit të tyre, dhe këtu nuk po e përmendim asnjë burim të Shiitëve. Vetëm i përmendëm burimet e sigurta të Ehli Sunnetit dhe kjo temë se: “Kalifati i takon dymbëdhjetë personave prej Kurejshëve” është e pranuar edhe nga ana e Ehli Sunnetit.

 

Madje, disa prej dijetarëve të Ehli Sunnetit e kanë pranuar se vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Mbas meje do të vijnë dymbëdhjetë kalif dhe të gjithë janë prej Beni Hashimëve"

(Jenabi-ul Mevedde, v.3, f.104)

 

Sipas një rrëfimi të transmetuar prej Esh-Shabi Mesrukit thuhet: "Një ditë ishim në prani të Ibni Mesudit dhe ishim duke ia prezantuar librat e Kuranit. Një i ri e pyeti: 'Athua ka përmendur Resulullahu (s.a.a.) diçka në lidhje me kalifet që do të vijnë mbas tij?' Ibni Mesudi u përgjigj: 'Ti je i ri dhe si është e mundur që të ekzistuese mundohet të tregohet si një gjendje legale dhe si një gjendje që duhet të ekzistojë në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh çmimin e saj. Viteve të fundit,udhëheqësit e shteteve arabe janë mbledhur dhe kanë vendosur që të mos e pranojnë Izraelin, të mos lidhin

asnjë marrëveshje me ata dhe tokat që janë okupuar në mënyrë të dhunshme, të kthehen mbrapa në mënyrë të

dhunshme.

 

Më vonë u mblodhën prapë dhe vendosën për ndërprerjen e marrëdhënieve me Egjiptin, sepse e pranoi zyrtarisht Izraelin dhe Sionizmin, dhe lidhi marrëdhënie të ndërsjella me Izraelin. Por, pas disa viteve i harruan të gjitha këto vendime dhe i rivendosën marrëdhëniet me Egjiptin, duke i mbyllur sytë ndaj marrëveshjes në mes tij dhe Izraelit, madje edhe vetë filluan të vendosin marrëdhënie të ndërsjella me Izraelin. Ndërsa, Izraeli ende nuk i ka njohur të drejtat e popullit të Palestinës dhe nuk ka ndërruar aspak qëndrimin e tij. Përkundrazi, ka shtuar dhunën dhe represionin ndaj popullit të shtypur palestinez.