7.1 HUMUSI

 

Edhe në lidhje me humusin (një e pesta e fitimit) ekzistojnë mosmarrëveshje në mes të Shiitëve dhe Ehli Sunnetit. Para se të vijmë te ndonjë gjykim pro apo kundër tij, dua të jap një shpjegim në lidhje me këtë temë. Le të fillojmë me Kuranin Fisnik. Në ajetin e 41- të të sures Enfal shkruan:

“Dhe ta dini se nga ajo që e fitoni, një e pesta është për All-llahun dhe Profetin, edhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit, edhe udhëtarët”

 

Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë:

“Ju urdhëroj pesë gjëra: Besimin ndaj Allahut,faljen e namazit, dhënien e zeqatit, agjërimin eRamazanit dhe dhënien e humusit Allahut? (Sahihi Buhari, v.4.f.44)

 

Duke u bazuar në urdhrin e Hz Resulullahut (s.a.a), Shiitët japin humusin prej fitimit të tyre, për çdo vjet. Sepse, fjala “ganimet” që përmendet në ajetin e lartpërmendur, në gjuhën arabe e ka kuptimin e fitimit bruto (total). Mirëpo, Ehli Sunneti thotë se "ganimet" ka të bëjë vetëm me mallin dhe pasurinë e fituar gjatë luftës, dhe në lidhje me këtë kuptim janë unanimë.

Shkurtimisht, kjo është mosmarrëveshja në mes pikëpamjeve Sunnit-e dhe Shiite. Në lidhje me këtë, dijetarët e të dy anëve kanë shkruar libra të shumtë që e shpjegojnë këtë çështje. Si mund t'u besojmë pikëpamjeve të dijetarëve që janë mbështetur te gjykatësit e Beni Umejes, të cilët kanë qenë armiku i Ehli Bejtit dhe që i kanë harxhuar mallrat e

myslimanëve sipas dëshirave dhe epsheve të tyre”?

 

Nuk duhet të çuditemi se pse e kanë komentuar  kuptimin e "ganimetit” në këtë mënyrë. Kjo është kështu, sepse ajeti i lartpërmendur i takon ajeteve të luftës. Shumica e tyre mundohen ta shpjegojnë këtë ajet duke e ndërlidhur me ajetin paraprak apo të mëtejmë.

Njëjtë sikur që thonë se ajeti i Tat-hirit ka të bëjë me gratë e Hz Resulullahut (s.a.a.), sepse në ajetin paraprak dhe mbas tij përmenden gratë e Hz resulullahut (s.a.a). Ose, ajeti i 34-të i sures Tevbe: "Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm”, për të cilën thonë se ka të bëjë me Hebrenjtë dhe të krishterët.

 

Për shkak të debatit në mes Ebu Zerrit në njërën anë dhe të Muavijes dhe Osmanit në anën tjetër, Ebu Zerri është

dëbuar në shkretëtirën e Rabezes. Ebu Zeri i fajësonte për depot e arit dhe të argjendit të tyre dhe si argumente

përmendte ajetin e cituar. Ndërsa, për të gjetur një mbështetje për vete, Osmani e pyeti Kab-ul Ahbarin në lidhje me këtë çështje. Kab-i tha se ajeti ka të bëjë me Hebrenjtë dhe të Krishterët. Atëherë Ebu Zeri i zemëruar ndaj Kab-it, i tha: “Të mbajttë zi për ty nëna jote, o djali i jahudisë, a do të na mësosh neve fenë tonë?".

 

Dhe, për këtë arsye, e internuan Ebu Zerrin në shkretëtirë. Në atë shkretëtirë qëndroi i vetmuar deri në vdekje dhe i është larë trupi i tij i pajetë nga ana e vajzës së tij. Pra, kjo metodë e shpjegimit (tevil) të ajeteve dhe të Sunneti Nebevi-ut është bërë bazë për metodat e famshme të disa mez-hebeve. Ata i kanë pasuar disa sahabe dhe kalifë në shpjegimin e vendimeve të prera të Kuranit dhe të Sunnetit. 

(Imam Sherefuddin në librin e tij "E:1-Nass-u vel Ictihad", na bën me dije për shumë vendime të prera në të cilat është arritur përmes shpjegimeve (tevil). Unë ua rekomandoj këtë libër atyre që dëshirojnë të bëjnë hulumtime. Sepse, në atë libër janë vendimet e prera të Ehli Sunnetit të cilat vetë i kanë regjistruar dhe më vonë i kanë kundërshtuar.)

 

Sikur të kishim marrë këto shpjegime për t'i analizuar një nga një, atëherë është dashur që të shkruajmë një libër të tërë. Për ata që janë të interesuar në lidhje me shpjegimin e ligjeve të Zotit nga ana e shpjeguesve, të cilët i kanë ridrejtuar këto shpjegime në drejtimin e arritjes së qëllimit të tyre, mund të referohen te libri: "En Nass-u ve-l Ixhtihad”.

 

Por, unë si një hulumtues, nuk mund ta shpjegoj Kuranin dhe Sunneti Nebevi-un sipas epsheve dhe pasioneve të mia apo sipas ndonjë mez-hebi ndaj të cilit kam simpati.

Në lidhje me humusin, Ehli Sunneti ka transmetuar edhe në përmbledhjet e tyre të hadith-eve se ai zbatohet edhe për diçka tjetër përveç presë së luftës. Në Sahihi Buhari, te pjesa e "obligimit të humusit nga rikazi (metalet dhe thesaret nën tokë)", shkruan:

"Sipas Malikut dhe Ibni Idrisit, ekziston humusi për rikaz-in metalet dhe thesaret nën tokë, qofshin ato të gropuara nën tokë edhe në kohën para Islamit. Por, metali nuk llogaritet si rikaz, sepse Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: Nuk ka asgjë për metale. Ndërsa për rikaz ka humus's.

(Sahihi Buhari, v.2, .f.137, në pjesën "Obligimi i humusit për rikaz-in")

 

Në lidhje me pasuritë që dalin nga deti, shkruan:

Ibni Abbasi thotë: “Për qelibar nuk ka humus, sepse ajo është një erë e bukur që është i fshehur në një thellësi të detit”... Ndërsa Hasani thotë: “Ka humus edhe për qelibar edhe për perlat e detit. Resulullahu ka bërë obligim humusin vetëm për rikazin, ndërsa gjërat që janë nën ujë nuk janë rikaz! 

(sahihi Buhari, V.2, f.136, te pjesa "Gjërat që nxirren prej detit")

 

Prej këtyre hadith-eve mund të kuptojmë se humusi nuk është i obliguar vetëm për mallrat dhe pasurinë e fituar gjatë luftës, sepse, rikazi është një thesar i nxjerrë prej toke dhe kush e gjen atë, ai është pronari i tij, por duhet të japë humusin e tij sepse është ganimet. Ashtu edhe për qelibarin dhe perlën e nxjerrë nga deti duhet të jepet humusi, sepse është ganimet.

 

Pra, humusi nuk paguhet vetëm për ganimetin e luftës. Në këtë mënyrë vërtetohet saktësia e pikëpamjes së Shitëve, sepse, Shiitët drejtohen kah Imamět (a.s.) e pastër për çdo çështje të gjykimit dhe të besimit. Këta Imamë janë

shoqëruesit e Librit dhe ata që i përqafojnë nuk do të devijojnë dhe do të jenë të sigurt.

Posaçërisht, nuk është e drejtë të thuhet se të hyrat kryesore të një shteti Islam janë ganimetet e përfituara përmes luftërave. Ajo është në kundërshtim me esencën e Islamit, e që, ajo është paqja. Shteti Islam nuk e ka bazën e tij në kolonializmin e burimeve të shteteve tjera, duke i bërë të varur dhe duke i robëruar ata.

Përkundrazi, armiqtë e Islamit, duke thënë se profeti Islam ka përdorur forcën e shpatës dhe të detyrimit për t'i skllavëruar popujt e tjerë, e përgatisin terrenin për idetë e tyre kolonialiste.

 

Në anën tjetër kjo përbën venën kryesore të ekonomisë. Posaçërisht, doktrina ekonomike e Islamit bazohet në sigurimin e shtresave sociale duke u parashikuar të varfërve dhe të pafuqishmëve një jetë të ndershme. Atëherë, ekonomia e shtetit Islam nuk mund të mbetet në këmbë përmes 2.5 % të të ashtuquajturës zeqat, sepse, kjo është një vlerë shumë e vogël për të hyrat e buxhetit shtetëror. Me këto të hyra shteti nuk mund t'i përballojë as shpenzimet e arsimit, shëndetësisë dhe të komunikacionit, e lëre më sigurimin social me të cilin duhet të sigurohen nevojat elementare të çdo personi.

 

Sikur t'u ishin bindur Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, që i kanë përvetësuar të vërtetat e Kuranit jo përmes të mësuarit e tyre por përmes diturisë së dhënë nga ana e Allahut, do të kishin aplikuar të gjitha parimet ekonomike dhe sociale të nevojshme për një shtet Islam. Ç'të bësh kur pushteti dhe ligji ishin në duart e të tjerëve. Ata e kanë grabitur pozitën e kalifit përmes vrasjes së të sinqertëve (sikur që ka bërë Jezidi) dhe ligjet e Allahut i kanë interpretuar sipas nevojave dhe interesave të tyre botërore dhe politike. Në këtë mënyrë, edhe vetë e kanë humbur rrugën, edhe të tjerët i kanë tërhequr në atë rrugë dhe e kanë shtyrë Ummetin në një tatëpjetë që edhe sot e kësaj dite vazhdon ndikimi i këtij devijimi.

Për këtë arsye, mësimet e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit kanë mbetur vetëm në teori dhe vetëm Shiitët u kanë besuar. Gjithmonë janë përpjekur në aplikimin e tyre dhe për këtë arsye kanë qenë nën shtypjen e vazhdueshme të pushtetit Emevit dhe Abbasit. Në të katër anët e shtetit Islam, Shiitët kanë përjetuar jetën e të dëbuarit dhe të keqtrajtuarit. Por, sapo u rrëzuan këto dy shtete (Emevite dhe Abbasite), u qartësua më tepër uniteti shoqëror i Shiitëve dhe filluan ta zbatonin pagesën e humusit ndaj Imamëve (a.s.) të tyre, të cilën e bënin edhe më herët në mënyrë të fshehtë.

 

Ditëve të sodit, ata ia paguajnë humusin autoriteteve fetare (muxhtehid), të cilët janë përfaqësuesit ligjorë të

Imam Mehdiut (a.s.). Ata i shpenzojnë këto të hyra në vendin e duhur, si p.sh. medresetë fetare, qendrat mirëbërëse, bibliotekat publike, jetimoret dhe dhënia e bursave për nxënësit dhe studentët e medreseve.

 

Për këtë arsye, dijetarët Shiitë nuk janë të lidhur për udhëheqësit në krye të shtetit, që do të thotë se nuk i marrin urdhrat dhe rrogat prej sarajeve dhe vilave shtetërore. Të ardhurat prej humusit i plotësojnë nevojat e tyre të përditshme, por, dijetarët e Ehli Sunnetit janë të varur dhe të nevojshëm prej udhëheqësve të kreut shtetëror dhe i pranojnë urdhrat në mënyrë zyrtare prej tyre. Për këtë arsye, prej tyre kërkohet që t'u përshtaten nevojave të kohës dhe të situatës.

 

Se çfarë vendimi fetar duhet të shpallë, varet prej pozitës së personit dhe shkallës së përfitimit të regjimit. Pozita dhe shkalla e një dijetari të tillë do të varet prej shkallës së përshtatjes së tij ndaj udhëheqësit dhe udhëheqjes. Kjo është një prej përfundimeve, prej të cilës frikohet se do të jenë të detyruar të veprojnë, pasi që nuk e zbatojnë obligimin e

humusit në mënyrën e prezantuar nga Ehli Bejti.