Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e Hz Aliut (a.s.)

 

Allahu i ka sprovuar myslimanët me pranimin e velajetit të Hz Aliut (a.s.) dhe është duke i sprovuar ende. Zaten, edhe kundërshtimet në mes të mez-hebeve për burim të tyre e kanë kryesisht këtë sprovë. Por, për hir të mëshirës së Tij të pafundme ndaj robërve, Allahu nuk do t'i dënojë ata të mëvonshmit për shkak të të bërave të mëhershmëve. Dhe, për hir të urtësisë së Tij të madhe, caktimin e Hz Aliut (a.s.) për kalif e ka ngurtësuar përmes disa ngjarjeve të rëndësishme dhe shenjave të qarta që i përngjajnë çudirave dhe e ka penguar harresën e saj. Dëshmitarët që ishin prezentë

gjatë këtyre ngjarjeve, ishin të detyruar t'u tregojnë të tjerëve dhe kështu është hapur rruga e zbulimit të së

vërtetës për hulumtuesit dhe kërkuesit e mëvonshëm.

 

Argumenti i parë: Ka të bëjë me dënimin e mohimit të Imametit dhe të velajetit të Hz Aliut (a.s.). Kjo ka të bëjë me ngjarjen e periudhës mbas Gadir Humit, kur u caktua Hz Aliu (a.s.) për kalif të myslimanëve dhe kjo u bë obligim për të pranishmit që t'u përcjellin atyre që nuk ishin prezentë në atë tubim. Ky është rrëfimi për incidentin:

 

Kur e dëgjoi lajmin e emërimit për kalif të Hz Aliut (a.s.), Haris ibni Numan Fihriu nuk mundi ta durojë këtë dhe u drejtua kah Mesxhidi i Hz Resulullahut (s.a.a.). E lidhi devenë përpara Mesxhidit, hyri brenda, u ngul në një vend përpara Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe pa i dhënë selam i tha: "O Muhamed, ti na urdhërove që të besojmë në njësinë e Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij; ne këtë e dëshmuam dhe e pranuam. Na urdhërove që te falemi pesë herë në ditë, agjërimin e muajit Ramazan, shkuarjen në Bejtulla për haxh dhe dhënien e zeqatit prej mallit, dhe ne i pranuam edhe këto rregulla. Pastaj, nuk u mjaftove me kaq dhe duke ia ngritur dorën djalit të axhës e shpalle atë si më të virtytshmin prej të gjithë njerëzve dhe ke thënë: "Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij'. A është ky vendini yt apo është

ndonjë urdhër i Allahut?"

 

Kur i dëgjoi këto fjalë Hz Resulullahu (s.a.a.), iu skuqën sytë prej shqetësimit dhe në këtë gjendje i tha:

"Betohen në Allahun që është Nje, kjo nuk është prej meje por prej Allahut". Dhe, këtë e përsëriti tri herë. Atëherë Harisi tha: “O Allah, nëse është e vërtetë thënia e Muhamedit, më dërgo një gur nga qielli ose

ndonjë dhimbje tjetër” dhe pastaj u ngrit dhe u largua nga ai vend."

 

Rrëfyesi na tregon më tutje: “Betohem në Allahun se pa mbërritur Harisi deri te deveja e tij, nga qielli ra një gur dhe e qëlloi për kokë, ku edhe vdes në vend. Atëherë Allahu e shpalli këtë ajet:

"Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.” (Mearixh, 1-2)

 

Këtë ngjarje e kanë transmetuar edhe shumë dijetarë të Ehli Sunnetit.

Argumenti i dytë: Ka të bëjë me fitimin e dënimit për shkak të mallkimit të Hz Aliut (a.s.) drejtuar atyre sahabeve që i shmangeshin dëshmimit për ngjarjen e Gadir Humit. Në kohën kur ishte kalif Hz Aliu (a.s.), duke mbajtur një fjalim përpara popullit në njërën prej ditëve të rëndësishme, Hz Aliu (a.s.) u tha: “Le të ngrihen në këmbë ata myslimanë që kanë qenë dëshmitarë të Ditës së Gadir Humit dhe që e kanë dëgjuar Hz Resulullahun (s.a.a.) duke thënë: “Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij”. Të mos ngrihen ata që nuk e kanë parë me sytë e tyre dhe që nuk kanë dëgjuar me veshët e tyre".

 

Atëherë u ngritën tridhjetë sahabe, gjashtëmbëdhjetë  prej të cilëve ishin pjesëmarrës të luftës së Bedrit, dhe e

vërtetuan thënien e Hz Resulullahut (s.a.a.): 'Athua e dini se unë jam më i epërini juaji sesa ju vetë?', dhe që pas pohimit Hz Resulullahu (s.a.a.) u kishte thënë  “Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij.

Por, për shkak të armiqësisë dhe xhelozisë që e ushqenin ndaj Hz Aliut (a.s.), disa sahabe nuk u ngrenë në këmbë për të dëshmuar. Njëri prej tyre ishte Enes ibni Maliku. Mbasi që zbriti prej foltores, e pyeti: 'O Enes, pse nuk dëshmove edhe ti bashkë me ata?", ndërsa ky iu përgjigj: 'o Udhëheqësi i Besimtarëve, tashmë jam plakur dhe kam harruar çka kam dëgjuar'. Atëherë, Hz Aliu (a.s.) e mallkoi: “Nëse gënjen, le të të dënojë ty Allahu me një sëmundje që nuk do të mund ta fshehësh atë me mbulesën tënde'.

 

Mbas kësaj, Enes ibn Maliki u sëmurë nga lëpoza ende pa luajtur nga vendi. Pastaj, Enesi duke qarë thoshte: “Më zuri mallkimi i robit të sinqertë, sepse e fsheha dëshminë e tij"

Ky është një rrëfim i mrekullueshëm. Në librin e tij "El Mearif", Ibni Kutejbe duke i numëruar emrat e personave të njohur që janë sëmurë nga sëmundjet e ndryshme, te sëmundja e lëpozës e përmend edhe emrin e Enesit dhe e transmeton edhe këtë rrëfim'. (Transmeton Ibni Kutejbe në librin e El Dinnurit "Kitab-ul Mearif", f.251)

 

Këtë ngjarje e transmeton edhe Ahmed ibn Hanbeli në Musnedin e tij!  (Musnedi i Ahmed ibni Hanbelit, v.1, f.119)  dhe ka thënë se: “Përveç tre personave,të gjithë kanë dëshmuar, dhe të tre janë zënë nga mallkimi i Imam Aliut (a.s.)"

Këtu do të jetë mirë t'i përmendim emrat e atyre tre personave, të cilët i ka përcjellë El Belazurit".

(El Belazuri ng "Ensab-ul Eshraf", v.1, f.152) 

 

Ahmed ibni Hanbeli. Ai thotë: “Kur kërkoi Hz Aliu (a.s.) që të dëshmojnë për Ditën e Gadir Humit, nën foltore ishin të

ulur Enes ibni Maliki, Bura ibni Azibi dhe Xherir ibni Abdullah Bexheli. Përkundër përsëritjes së kërkesës së Hz Aliut (a.s.) për t'u ngritur në këmbë dëshmitarët, këta të tre nuk lëvizën nga vendi. Atëherë, Hz Aliu (a.s.) tha:

"Qoftë fatkeqësia e Allahut për ata persona që e fshehin këtë dëshmi; ajo fatkeqësi qoftë e tillë në atë mënyrë që të njihen përmes saj dhe e arriftë atë para se të vdesë. Rrëfyesi tregon se Enes ibn Maliku u sëmurë nga lëpoza, Bura ibni Azibi u verbërua dhe Xherir ibni Abdullahu u kthye përsëri në jetën e tij nomade dhe vdiq te shtëpia e nënës së tij në Sherat.

 

Ky është një tregim i shkëlqyeshëm dhe këtë e transmetojnë shumica e historianëve!

(Ibni Asakiri në "Tarih-i Dimeshk", V.2, f.7 dhe v.3, f.150; Ibni Ebil Hadidi ne hulumtimin e "Sherh-i Nehxh-ul Belagn" të

Muhamed Ebul Fazlit, v.19, ſ.217; Abekat-ul Envar, v.2, 4.309; Ibni Megazili nga "Menakibu Ali ibni Ebutalib" të Shafiut, f.23: Siret-ul Halebijjc, v.3, f.337)

Merrni mend o ju zotërues të mendjes! Hz Aliu (a.s.) tregoi një durim të shkëlqyeshëm mbas Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe nuk i kishte ndërprerë marrëdhëniet me Ebu Bekrin, Ymerin dhe Osmanin. Gjatë tërë kohës e kishte fshehur në

zemrën e tij ngjarjen e Gadir Humit dhe priste vetëm një rast të volitshëm për ta ringjallur atë. Më në fund ju dha rasti për një gjë të tillë dhe aty ishin prezentë një grup i dëshmitarëve të asaj ngjarjeje të rëndësishine. Kjo ishte arsyeja e parashtrimit të një kërkese të tillë nga ana e Hz Aliut (a.s.).

 

Shikojeni rrugën e ndjekur të argumentimit përmes urtësisë së pjekur dhe mënyrën e ringjalljes së një ngjarjeje për të gjithë myslimanët që ishin prezentë si dhe të atyre që nuk gjendeshin aty. Sikur të kishte thënë vetëm: “Mua më caktoi për kalif Hz Resulullahu (s.a.a.) në Ditën e Gadir Humit dhe më la porosi...", kjo nuk do të kishte ndonjë ndikim tek ata, madje e kishin pyetur:

"Po, pse ke heshtur deri më tani?”. Por, kur të thuhet "Le të ngrihen në këmbë ata myslimanë që kanë qenë dëshmitarë të Ditës së Gadir Humit dhe që e kanë dëgjuar këtë prej Hz Resulullahut (s.a.a.)" dhe kur ta dëshmojnë këtë tridhjetë dëshmitarë që e kanë dëgjuar prej vetë Hz Resulullahut (s.a.a.), atëherë më nuk do të ketë vend për dyshim dhe do të shkulet prej rrënjës përgënjeshtrimi dhe mëdyshja në lidhje me këtë ngjarje.

 

Në këtë mënyrë do të detyrohen të dorëzohen ata që dëshironin të kundërtën, dhe në të njëjtën kohë u është dhënë përgjigjja adekuate ndaj atyre që kishin vërejtje.

Sepse, edhe ata tridhjetë sahabe kanë heshtur në periudhën e kalifëve të mëparshëm dhe kjo na tregon se nuk ishte e mundur që të shpjegohet e vërteta gjatë kohërave dhe rrethanave të mëhershme.