KREU I TRETË

VIRTYTET E IMAM HUSEJNIT

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Virtyti i parë:

Ai është zotëria i të rinjve të banorëve të Xhenetit

 

Ibn Kethiri, në librin e tij “El Bidaje ue En Nihaje”, thotë se Imam Ahmedi, përcjell në librin e tij një hadith që transmetohet nga Uekia, i cili e transmeton nga Rabi'a ibn Sa'd dhe ky i fundit nga Ebu Sabit, i cili thotë: “Një ditë, teksa Husjeni hyri në xhami, Xhabir ibn Abdillahu tha: ‘Kush dëshiron të shikojë zotërinë e të rinjve të banorëve të Xhenetit, le të shikojë këtë njeri. Këtë gjë e kam dëgjuar nga vetë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!).” (“El Bidaje ue En Nihaje”, 8/255)

 

Këtë hadith, e transmeton edhe Edh Dhehebij në librin e tij, por me të njëjtin zinxhir transmetimi që ka edhe Ahmedi. (“Sijer A'lami En Nubelai”, 3/282-283)

Ky është një hadith i përmendur, edhe në virtytet e përbashkëta mes Imam Hasanit dhe Imam Husjenit dhe u pa qartë se ai është prej haditheve muteuatireh. 

 

Virtyti i dytë:

Ai është prej të Dërguarit të Allahut dhe i Dërguari i Allahut është prej tij

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Ebi Ja`la ibn Murratu i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Husejni është prej meje dhe unë jam prej Hysejnit.” (“Sunen Et Tirmidhij”, 5/324.)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe: Bukhariu, Ahmedi, ibn Maxha, Hakimi dhe shumë dijetarë të tjerë, që të gjithë janë të mendimit se ky është një hadith i saktë. (“El Edebul Mufrad”, 85; “Musned Ahmed”, 4/172; “Sunen ibni Maxha”, 1/85; “El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/177; “Sunen Et Tirmidhij”, 5/324)

 

Rreth saktësisë së këtij hadithi, kanë folur: Hakimi, Edh Dhehebij, Busajrij dhe El Hejthemij, të cilët janë të mendimit se është një hadith i saktë.

(“El Mustedrek ala Sahihajnbi dhejlihiTalhisu`l-Mustedrek”, 3/177; “Misbahu Zuxhaxhetil Metbui bi hashijeti Sunen”, 1/85; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

Shikojmë në këtë hadith se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të tregojë lidhjen e tij me Husejnin (Paqja qoftë mbi të!). Kjo gjë vihet re akoma më qartë në pjesën e dytë të hadithit, ku thuhet: ‘Unë jam prej Husejnit.’ Megjithatë, ne mendojmë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të tërheqë vëmendjen drejt një çështjeje akoma më të thellë se kjo.

 

Me këtë hadith, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të nënkuptojë një rrugë, një drejtim, një qëllim, një shpirt profecie, të cilin e mbart Ai vetë dhe trashëgohet te Husejni (Paqja qoftë mbi të!). Po ashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron që kjo gjë, kjo metodologji, ky sistem, të ruhet dhe të ndiqet. Dhe me të, të synohet paqja, dalja nga errësirat e injorancës dhe arritja në stabilitet të plotë.

 

 Virtyti i tretë:

Lutja e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për atë që e do Husejnin

 

Transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Duaje atë që e do Husejnin, o Zoti im!”. Kjo është një pjesë e hadithit të lartpërmendur, për të cilin, të dy kanë të njëjtin nivel saktësie.

 

Në këtë hadith, shikojmë gradën e lartë që ka Imam Husejni. Këtë e kuptojmë nga fjalët e bekuara që ka përdorur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në lutjen e tij. Ashtu siç kuptohet grada e atyre që e duan Imam Husejnin, ashtu kuptohet edhe gjendja e atyre që e urrejnë atë dhe ata që e duan atë (Imam Husejnin).

ُوَن ب ِ َنَقل ب ي َ َّي ُمنَقل ُوإ َأ م َ َن َظل ي َّّلِ َ ْعَْلُ إ َ ي َس و

“Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”  Sure “Shuara”, ajeti 227.

 

Virtyti i katërt:

Ai është një prej nipave të të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Husejni është nip prej nipave.”

 

Edhe ky është një hadith që e ka fillimin në virtytin e tretë dhe të katërt. Hadithi i përmendur te Et Tirmidhij, është në këtë formë: “Husejni është prej meje dhe unë jam prej Husejnit. Duaje atë që e do Husejnin, o Zoti im! Husejni është një nip prej nipërve.”

 

Megjithatë, në disa transmetime të tjera, thuhet: “Hasani dhe Husejni janë dy prej shumë nipërve të mi.”

(“Tarijkhu Kebir lil Bukhari”, 8/415; “Mu`xhemul Kebijr li Et Taberanij”, 3/32)

 

El Hejthemiu rreth këtij hadithi shprehet se ka një transmetim të saktë.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

 Për sa i përket fjalës “nip”, “sibtun”, të përmendur në hadith, në fjalorin e madh të gjuhës arabe “Lisanul Arab”, thuhet: “Husejni është një prej nipërve.”, “një umet prej umeteve në mirësi”. Këtu, pra fjala “nip”, është në të njëjtin kontekst me fjalën “umet”- “bashkësi”. (“Lisanul Arab”, 7/310)

 

Ky sqarim, nënkupton se fjala “nip”, e përdorur në hadith, është në të njëjtin nivel me fjalën “umet”-“bashkësi” në mirësi. Shpjeguesi i librit “Et Taxhu El Xhamiu lil Usuli”, në librin e tij: “Gajetul Me'mul Sherhu Et Taxhu El Xhamiu lil Usuli” ka thënë: “Ajo që nënkuptohet në këtë pikë, është se Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me moralin dhe veprat e tij të mira në jetën e tij është si një bashkësi punëmirë, siç thotë Allahu i Madhëruar:

 

ي فا ِ َحن ِ َِّللّ ت ا ِ أَّم ة قَان ُ ِه َمي ََكَن إ َ ْر ب ِ ّن إ ِ َي إ ْْشِكِ ُ م ْ َن إل ُك مِ َ ي ْ م َ ل َ و

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.”Sure “En Nahl”, ajeti 120

Në Ditën e Gjykimit, Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) do të ringjallet me po aq madhështi sa do të ringjallet edhe vetë umeti i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” (“Gajetul Me`mul Sherh Et Taxhi El Xhamiu lil Usuli”, 3/359)

I njëjti koment, bëhet edhe për Imam Hasanin (Paqja qoftë mbi të!).

 

Virtyti i pestë:

Dashurisë që kishte i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për Imam Husejnin(Paqja qoftë mbi të!)

 

Hakimi përcjell nga Ebu Hurejra se ky i fundit ka thënë: E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke mbajtur në krahë Husejnin dhe duke thënë: “O Allahu im! Unë e dua Husejnin, duaje edhe Ti atë.”

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/177)

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij thonë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit, megjithëse ata nuk e kanë transmetuar këtë. (“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/177)

 

Hakimi përcjell edhe një hadith tjetër nga Ebu Hurejra, ku thotë: “’Më lotuan sytë, kur pashë Husejnin, djalin e Aliut. Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më mori për dore dhe doli me mua. Shkuam te tregu i Beni Kajnaka'. Nuk më foli. I hodhi një sy tregut dhe u kthye përsëri te xhamia e tij. U ul aty dhe u fsheh diku.

 

Më pas, më tha: ‘Më thirr pak atë të voglin.’ Sakaq, Husejni filloi të vinte duke ecur, siç ecin fëmijët dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe filloi të luajë me të, duke futur dorën te mjekra e tij e bekuar. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), luante me gjuhën e tij të bekuar, me gojën e Husejnit dhe thoshte: ‘O Zoti im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti atë!’”

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij thonë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit.

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/177)

 

Ky është një hadith i cituar edhe në pjesën e virtyteve të përbashkëta. Këto ishin edhe disa nga virtytet e shumta të Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!).

 

Këtë çështje, do ta mbyllim me një hapësirë të shkurtër rreth martirizimit të Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!), rreth armiqve të tij dhe varrit të tij të bekuar.

 

Transmetime rreth Ditës së Ashuras

 

Transmetimi i parë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte me flokë të çrregullta, ngjyrë hiri, kur foli rreth vrasjes së Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) Ahmedi përcjell në librin e tij se Ammar bin Ebi Amari, transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në ëndërr pas mesnate, me flokët e tij të bekuara, të çrregullta, të cilat kishin marrë një ngjyrë si të pluhurosur, duke mbajtur në dorë një shishe, prej së cilës rridhte gjak apo buronte prej saj.

 

E pyeta: ‘Çfarë është kjo, o i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’ Ai më tha: ‘Ky është gjaku i Husejnit dhe i shokëve të tij të cilin vazhdoj ta ruaj deri në këtë ditë.’ Amari shton: ‘Ne e fiksuam këtë ditë dhe pamë që edhe vrasja (e Imam Husejnit) ndodhi në po këtë ditë.”(“Musned Ahmed”, 1/242 dhe 283)

 

Këtë hadith, e transmetojnë edhe Abd ibn Hamijd, Et Taberanij dhe Hakimi. (“Muntehab Musned”, 235; “El Mu`xhemul Kebijr”, (3/110) dhe (12/143); “El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 4/398)

 

Ibn Kethijr Ed Dimashkij thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 8/218 )

Hakimi, gjithashtu, shprehet se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit.(“El Mustedrek Ala Sahihejn”, 4/398)

El Hejthemiu po ashtu, thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/149)

Edhe Ahmed Muhamed Shakir, gjithashtu, thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“Musned Ahmed”, 2/551, Hadithi 2165 dhe 3/155, Hadithi 2553)

 

Transmetimi i dytë:

 

Et Taberanij përcjell një hadith nga Umu Selemetu: “I kam dëgjuar xhindet, teksa i pëshpëritnin Husejnit, të birit të Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/121 dhe 122)

Këtë e kanë përcjellë edhe të tjerë, si: Ed Dahak (“El Ahad uel Methenij”, 1/308) , ibn Asakir (“Tarijkhu Medinetu Dimashk”, 14/239, 240) dhe Ibn Kethijr. (“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 6/259)

Të gjithë dëshmojnë për saktësinë e tij. 

 

El Hejthemij ka thënë se ky është një transmetim i saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/199)

Et Taberanij e transmeton këtë hadith nëpërmjet Mejmuneh, ku thotë: “I kam dëgjuar xhindet, teksa i pëshpëritnin Husejnit.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/122)

El Hejthemiu shprehet rreth këtij hadithi se njerëzit e ndodhur në këtë zinxhir transmetimi, janë të gjithë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/199)

 

Transmetimi i tretë:

 

Taberani përcjell nga Kurretu ibn Khalid, se ky i fundit e ka dëgjuar Aba Rexha El Ataradij të thotë: “Mos e fyeni e mos e shani Aliun e as familjen e tij, sepse një komshiu ynë nga Behlexhij tha: ‘Shikojeni këtë Husejnin, të birin e Aliut, të prishurin, që Allahu e vraftë!’ Pas kësaj fjale, Allahu ia mori shikimin, duke i hedhur dhè mbi sy." (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/112)

Këtë e përcjell edhe Ibn Asakiri, El Mezzij dhe Edh Dhehebiu, si dhe shumë transmetues të tjerë.(“Tarijkhu medinetu Dimashk”, 14/232; “Tehdhibul Kemal”, 6/436; “Sijeru A`lami En Nubelai”, 3/313)

El Hejthemij thotë se ky është një hadith i saktë.(“Mu`xhemu Ez Zeuaid”, 9/196)

 

Transmetimi i katërt:

 

Et Taberanij përcjell në librin e tij një hadith me zinxhir transmetimi te Shehab Ez Zuhrij se ka thënë: “Çdo gur që ngrihej në Sham ditën e vrasjes së Husejnit i biri i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prej tyre dilte gjak.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/113)

El Hejthemij thotë se ky transmetim i Et Taberanij vjen nga një zinxhir i saktë transmetimi.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/196)

Et Taberanij sjell edhe një transmetim tjetër nga Zuhriji, ku thotë: “Abdul Melik ibn Mervani më ka kërkuar një shenjë që ndodhi ditën e vrasjes së Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). I thashë: ‘Nuk kishte gur në Kuds, ku mos të kishte gjak poshtë tij. Abdul Meliku thoshtë: Në këtë hadith unë dhe ti jemi të njëjtë." (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/119)

El Hejthemij thotë se transmetuesit janë të gjithë të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/196)

 

Transmetimi i pestë:

 

Et Taberanij përcjell në librin e tij një hadith me zinxhir transmetim nga A'mash i cili ka thënë: “Një burrë nga fisi i Beni Esedit, kreu nevojën mbi varrin e Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Atë dhe familjen e tij e ndoqën fatkeqësitë. Atyre u iku mendja, i kaploi varfëria dhe sëmundjet.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/120) 

 

Po të njëjtin transmetim, sjell edhe ibn Asakir dhe Edh Dhehebij.(“Tarjkihu Medinetu Dimashk”, 14/244; “Sijer A`lami En Nubelai”, 3/317)

Ndërsa El Hejthemij shprehet rreth transmetimit të Et Taberanij se ai është i saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/197)

 

Këto ishin disa prej transmetimeve rreth kësaj teme që trajtuam. Për thellime të mëtejshme, ne i sugjerojmë lexuesit, që të lexojë libra të tjerë, si: “Siretena ue Sunetene” i autorit Esh Shejkh El Eminij, i cili është njëkohësisht edhe autori i veprës “El Gadijr”.

 

Ky autor, i ka përmbledhur të gjitha transmetimet e Ehli Sunetit në librin e tij. Këtu, do ta mbyllim këtë kërkim rreth dy imamëve, Imam Hasanit dhe Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe do të vazhdojmë me trajtimin e Imamit të katërt, Ali ibn Husejnit (Paqja qoftë mbi të!).