VIRTYTET E HASANIT DHE TË HUSEJNIT NË SUNETIN E PROFETIT MUHAMED

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

VIRTYTET E PËRBASHKËTA

 

Virtyti i parë: Hadithi i Thekalejnit

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Po ju lë dy gjëra të mëdha: Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim. Po të kapeni pas atyre të dyjave ju kurrë nuk do të humbisni. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të vijnë tek unë te Haudi (Burimi i Keutherit).” Shpjegimi i detajuar i këtij hadithi, së bashku me argumentet etij, u përmend në kapitullin e parë të këtij libri dhe se ai përfshinte edhe Hasanin edhe Husejnin. 

 

Virtyti i dytë: Hadithi i dymbëdhjetë khalifave (prijësave)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një hadith tjetër thotë: “Kjo çështje nuk do të përmbushet, derisa të vijnë dymbëdhjetë prijësit dhe të gjithë janë nga  kurejshët.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi është bërë në kapitullin e parë të këtij libri.

 

Virtyti i tretë: Hadithi i Anijes

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Shembulli i Ehli Bjetit tim është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, mbytet.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi është i dhënë në kapitullin e parë të këtij libri. 

 

Virtyti i katërt: Ehli Bejti janë siguri për banorët e tokës

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Yjet janë siguria e banorëve të qiellit. Ndërsa Ehli Bejti im është siguria e banorëve të tokës.” Shpjegimin e këtij hadithi, mund ta gjeni në kapitullin e parë të këtij libri.

 

Virtyti i pestë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton juve. Jam në paqe me atë që është në paqe me Shpjegimin e këtij hadithi mund ta gjeni në kapitullin e parë të këtij libri. ju.” 

 

Virtyti i gjashtë:

Domosdoshmëria e dërgimit të salavatit për Ehli Bejtin

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u ka mësuar mënyrën e dërgimit të salavateve për të, duke u thënë: “Dërgoni salavat në këtë mënyrë: “Allahu im! Dërgo bekime (salavate) dhe paqe mbi Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove bekime (salavate) dhe paqe mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit. Begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç begatove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit në të gjitha botët. Ti je Ai që të takon Falënderimi dhe Lartësimi.” Këtë hadith e trasnmeton Muslimi në “Sahihun” e tij. (“Sahihu Muslim, kitabu es salatu”, kreu 17:1/305)

 

Dërgimi i salavateve mbi Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe familjen e tij, është një detyrë për çdo mysliman. 

 

Virtyti i shtatë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi mori për dore Hasanin dhe Husejnin, tha: “Kush më do mua, këta të dy, babain e tyre dhe nënë e tyre, do të jetë në një gradë me mua në Ditën e Kijametit.”Rreth shpjegimit të këtij hadithi, mund t’u referoheni kapitullit të parë të këtij libri.

 

Virtyti i tetë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim! Kush na urren ne, familjen time, Allahu do ta përfshijë në zjarrin e Xhehenemit.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi, është bërë në kapitullin e parë të këtij libri. Këto janë tetë virtytet e përbashkëta të Hasanit dhe të Husejnit qëu përmendën në kapitullin e parë të këtij libri. Më poshtë, do të citojmë shkurtimisht edhe disa prej vityteve të tjera të tyre. 

 

Virtyti i nëntë:

 

Profeti është i kënaqur ndaj Hasanit dhe Husejnit Et Taberanij përcjell në librin e tij “El Eusat” me zinxhir transmetimi nga Rabi' ibn Harashi, i cili transmeton nga Aliu: “Një ditë ai (Rabi'u) hyri te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili kishte shtruar një gunë dhe mbi të ishte ulur ai vetë, Fatimeja, Aliu, Hasani dhe Husejnin. Më pas i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i përqafoi me krahët e tij ata  tëgjithë bashkë dhe tha: ‘Allahu im! Ji i kënaqur prej tyre, siç jam unë prej tyre!"

(“Mexhmaul Eusat”, 5/348)

 

Hejthemiu, në librin e tij “El Mexhma”, thotë se transmetuesit e Et Taberanit janë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/16)

 

Kështu që Profeti është i kënaqur me Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin. Nga kjo thënie kuptohet qartë edhe gjendja e atyre që i urrejnë dhe i kundërshtojnë ata.

 

Virtyti i dhjetë:

 

Ata të dy janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit Ahmedi përcjell në librin e tij “Musned”, se Ebu Said El Khuderij transmeton: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Hasani dhe Hysejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve Xhenetit.” (“Musned Ahmed”, 3/3, 62, 64, 82)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Et Timridhij (“Sunen Tirmidhij”, 5/321) , Nisaij (“Tedh`hibu Khasaisil Imam Ali, li Nisaij”, 104-105) , Hakimi (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/(154, 166-167)) dhe shumë të tjerë.

 

Et Tirmidhij është i mendimit se ky hadith është i saktë. Të njëjtin mendim rreth këtij hadithi kanë edhe Albani dhe Edh Dhehebij.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/154; “Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 2/424, Hadithi nr.796) 

 

Hadithin e transmetuar nga Ebu Said El Khuderij e kanë quajtur të saktë disa dijetarë të tjerë dhe prej tyre edhe El Hejthemij në librin e tij, “Mexhmau Ez Zeuaid”, (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/201) Mustafa ibn El Uduij në “Es Sahihul Musned min Fadailu Es Sahabeti”(“Es Sahihul Musned min Fadailu Es Sahabeti”, 257, “Daru ibn Affan”) , El Huvejni El Etherij në hulumtimin e tij “Khasaisul Emiril Mu'minine”(“Tehdhijb Khasaisil Imam Ali bi tahkijk El Huvejni El Eth Etherij”, 99, Hadithi 124, “Darul Kutubil Ilmijeh”) , Ed Daniju ibn Munijr Ale Zehuij (Khasaisul Emiril mu'minine Ali ibn Ebi Talib, bi tahkijk Ale Zehuij”, 107, Hadithi nr. 140. “El Mektebetul Asrijeh”) dhe Hamzetu Ahmed Ez Zejn, hulumtuesi dhe verifikuesi i librit “Musned Ahmed”.(“Musned Ahmed, bi tahkijk Hamzetu Ahmed Ez Zejn”, 1/101, 195, 204, 259, Hadithet numër 10941, 11537, 11561 dhe 11716, “Darul Hadithi”, Kajro)

 

Ahmedi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Hudhejfetu, i cili ka thënë: “’Një ditë, nëna ime më pyeti se sa kohë kisha që isha me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ia thashë sa kohë kisha. Ajo më foli rëndë dhe më shau.’ Unë i thashë: ‘Më lejo të shkoj tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të fal namazin e akshamit me të dhe në fund do t’i kërkoj të lutet për falje për mua dhe për ty.’

Unë shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Fala me të namazin e akshamit. Pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) fali edhe namazin e jacisë, u largua nga vendi ku ishim. Unë e ndoqa nga pas. Atij i erdhi dikush për t’i thënë diçka dhe u largua. Unë vazhdova ta ndjek nga pas.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëgjoi zërin tim dhe pyeti: ‘Kush është?’ Unë i thashë: ‘Jam Hudhejfetu.’ Më pyeti përsëri se çfarë kisha. Unë fillova t’i tregoj ngjarjen që ndodhi në shtëpi. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më tha: ‘Allahu të faltë ty dhe nënën tënde.’ Më pas, tha: ‘A e pe atë që erdhi pak më para tek unë?’

I thashë që “Po.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), më tha: “Ai ishte një engjëll prej engjëjve të Zotit. Nuk kishte zbritur ndonjëherë në tokë para kësaj nate. I mori leje Allahut të Madhëruar, që të më përshëndesë, të më takojë mua dhe të më japë lajmin e bukur se zotërinjtë e të rinjve të banorëve tëXhenetit janë Hasani dhe Husejni dhe Fatimja është zonja e grave të Xhenetit.”

(“Musned Ahmed”, 5/391. “Daru Sadir”)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Et Tirmidhij (“Sunen Tirmidhij”, 5/326) dhe e saktëson atë. Albani ka thënë: Ky është hadith i saktë për nga zinxhiri i transmetimit dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.(“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 2/426)

 

 Hadithin: “Fatimja është zonja e grave të Xhenetit”, transmetohet nga disa dijetarë, por me forma të ndryshme në brendinë e tij, prej tyre: Ahmed ibn Hanbel (“Musned Ahmed”, 5/392) , ibn Hibani, Edh Dhehebij dhe Hakimi (“Sahih ibn Hibban”, 15/413; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/381) , e të tjerë.

 

Ibn Mes'udi transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Ndërsa babai i tyre është më i mirë se ata të dy.” Hakimi thotë rreth këtij hadithi, se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e mbështet edhe Edh Dhehebij.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn bi hamish `Telkhilsu Edh Dhehebij`”, 3/167)

 

Këtë hadith, gjithashtu, e transmetojnë një numër i shumtë sahabësh, prej të cilëve janë: Ali ibn Ebu Talibi, Abdullah ibn Amri, Berra'etu ibn Azibi, Xhabir ibn Abdullahu, Omer ibn Khatabi, Ebu Hurejre, Kurratu ibn Ijasi e shumë të tjerë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/182, 183, 184, 201)

 

Ky hadith ka edhe shumë rrugë të tjera transmetimi. Sujuti ka thënë se është muteuatir po ashtu edhe Sem'anij .

(“Tuhfetul Ahuedhij”, 10/186; “Fejdul Kadijr lil El Mennauij”, 3/550; “El Ensabu”, 3/477.)

 

Kështu që po mjaftohemi vetëm me ato që përmendëm dhe nuk po zgjatemi më shumë rreth këtij hadithi.Meqenëse u njohe se Hasani dhe Husejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit, atëherë mendoje se si do të jetë gjendja e atyre që i helmuan dhe përgatitën ushtri për t'i luftuar e për t'i vrarë. Përveç kësaj, mendo edhe për gjendjen e atyre që morën pjesë në luftën kundër tyre, apo ndihmuan, apo të atyre që ishin dhe janë të kënaqur me ato që u ndodhën këtyre dy zotërinjve fisnik!!!

 

Virtyti i Njëmbëdhjetë:

Ata të dy janë borzilokët e Profetit Muhamed

 

Transmetohet nga ibn Umeri se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ata të dy janë dy borzilokët e mi në këtë jetë.” Pra, Hasani dhe Husejni. Këtë hadith e transmeton edhe: Bukhariu në dy vende, Tirmidhiu, Ebu Daud Tajalsi, Ebu Ja'la, Ahmed ibn Hanbeli dhe Taberani.

(“Sahihul Bukhari”, (4/217), (7/74); “Sunen Et Tirmidhij”, 5/322; “Sunen ebi Daud”, 261; “Sunen Ebi Ja`la”, 10/106; “El Mu`xhemul Kebijr”, 3/127; “Musned Ahmed”, 2/85, 93, 114, 153)

 

Sa'd ibn Ebi Uekkasi transmeton: “Një ditë, hyra tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe pashë që Hasani dhe Husejnin po luanin mbi barkun e tij. I thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘O i Dërguari i Allahut! A i do ata?’ Ai, më tha: ‘E si të mos i dua, kur ata janë dy borzilokët e mi më të mirë për mua?’”

 

 Këtë hadith e transmeton Bezari, në librin e tij “El Musned”. El Hejthemij gjykon se ky hadith përmban zinxhir transmetimi të saktë.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

Ebu Ejub El Ensarij transmeton: “Një ditë, hyra te dhoma e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe aty gjeta Hasanin dhe Husejnin duke luajtur me të. E pyeta të Dërguarin e Allahut: ‘A i do ata o i Dërguari i Allahut?’ Ai, më tha: “E si të mos i dua, kur ata janë dy borzilokët e mi më të mirë për mua në këtë jetë.” Këtë hadith e transmeton Et Taberanij, në librin e tij “El Kebir”. 

(“El Mu`xhemul Kebijr”,4/156)

 

Virtyti i Dymbëdhjetë:

Dashuria e Profetit për Hasanin dhe Husejnin

 

Ahmed ibn Hanbeli përcjell me zinxhir transmetimi te Ata'u se një burrë i ka thënë atij: E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke puthur Hasanin dhe Husejnin dhe duke thënë: “Allahu im! Unë i dua këta të dy. Duaji edhe Ti ata.” (“Musned Ahmed”, 5/369)

 

El Hejthemij dhe Hamza Ahmed Ez Zejn thonë se burrat e ndodhur në zinxhirin e transmetimit të Ahmed ibn Hanbelit, janë të saktë dhe se ky zinxhir është i saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179; “Musned Ahmed bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejn”, 16/534, Hadithi 23027)

 

Një hadith i ngjashëm transmetohet edhe nga Ebu Hurejra, i cili thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Allahu im! Unë i dua këta të dy. Duaji edhe Ti ata.” Ky hadith, përcillet te libri i Ahmedit, ibn Ebu Shejbetu dhe El Bezzaru.(“Musned Ahmed”, 2/446; “El Musannaf”, 7/511; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179) Hamza Ahmed Ez Zejn thotë se edhe ky transmetim është i saktë.(“Musned Ahmed bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejn”, 9/303., Hadithi 9271)

 

Kjo, pra, ka qenë dashuria që ka treguar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për nipërit e tij, Hasanin dhe Husejnin. Dashuria e tij për ta, nuk është diçka e fshehtë, por një e përbashkët e madhe mes myslimanëve. Po ashtu, edhe transmetimet në këtë fushë, janë të ndryshme dhe të shumta. Fakhru Rrazi thotë: “Është vërtetuar me transmetime të sakta dhe muteuatireh se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i donte Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin. Dashuria për ta është një domosdoshmëri edhe për umetin.

 

 

Virtyti i Trembëdhjetë:

Urdhri i të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për dashurinë ndaj tyre

 

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes'udi se ka thënë: Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte duke u falur. Pranë tij ishin Hasani dhe Husejni, i hipnin në kurriz të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), teksa ai falej dhe njerëzit i largonin ata prej tij. (“Tefsirul Fakhru Razij”, vëll.14, Pjesa 27, f.167)

Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u tha: “Lërini ata për hatër në babait dhe nënës sime. Kush më do mua, le t’i dojë edhe këta të dy.”

 

Këtë hadith e përcjellin shumë dijetarë të hadithit, si: En Nisaij, ibn Ebu Shejbetu, Ebu Ja`la, ibn Khuzejmetu, ibn Hibani, Et Taberanij, ibn Haxheri e të tjerë.

 

Ibn Haxheri, ibn Hibani, ibn Khuzejmetu dhe Albani janë të mendimit se ky është një hadith i saktë. Këtë hadith e ka përcjellë edhe Mustafa ibn El Aduij, i cili thotë se ky është një hadith i saktë.

(“Sahihul Musned min Fedaili Es Sahabe”, 260)

 

Ebu Hurejra transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke thënë rreth Hasanit dhe Husejnit se, “Kush e do të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), t’i dojë edhe ata të dy”. Këtë hadith e përcjell Ebu Daud Et Tajlasij, Bezzar dhe El Hejthemij.

(“Musned Ebu Daud”, 327; “Tarijkhu Dimashk”, 14/154-155; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/180)

 

Virtyti i Katërmbëdhjetë:

Kush i do ata të dy, e do edhe të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kush i urren ata të dy, e urren edhe të Dërguarin e Allahut

 

Hakimi përcjell se Ebu Hurejre transmeton: Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), doli te ne dhe në njërin krah kishte Hasanin, ndërsa në tjetrin Husejnin, të cilët i puthte. Kur u afrua te ne, një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti i do shumë ata të dy.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: “Po, unë i dua shumë ata të dy. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më urren edhe mua.”

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/166)

 

Këtë hadith e përcjellin edhe Ahmedi edhe Ibn Asakiri.(“Musned Ahmed”, 2/440; “Tarijkhu Dimashk”, 13/199) Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi. Po të njëjtin mendim ka edhe Edh Dhehebij.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn bi Hamish”; “Telkhisul Mustedrek”, 3/166)

 

Hadithin e lartpërmendur nga Ebu Hurejre: “Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më urren edhe mua”, në mënyrë të shkurtuar, e përcjell edhe: En Nisaij, Ahmed, Et Taberanij, ibn Raheuje.

(“Sunen En Nisaij”, 5/49; “Musned Ahmed”, 2/288; “Mu`xhemul Kebijr”, 3/48; “Musned ibn Raheuje”, 1/248)

 

Ahmed Muhamed Shakiri thotë se ky hadith është me një zinxhir të saktë transmetimi.(“Musned Ahmed bi tahkik Ahmed Muhamed Shakir”, 7/519, Hadithi 7863)

Transmetohet se hadithi i lartpërmendur nga Ebu Hurejre, është thënë ditën që ka ndërruar jetë Hasani (Paqja qoftë mbi të!). Këtë e përcjell Ahmedi, Abdurrazaku dhe Hakimi.

(“Musned Ahmed”, 2/531; “Musannaf”, 3/472; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/171.)

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij janë të mendimit se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/171 )

 

Në librin e ibn Maxhes, “Es Sunen” thuhet: Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Kush e do Hasanin dhe Husejnin, më do edhe mua. Kush i urren ata, më ka urryer edhe mua.”

 

El Busajrij thotë se ky është një hadith me transmetues të fortë dhe të saktë. Albani, gjithashtu, thotë se ky është një hadith i saktë.

(“Es Sunen li Ibni Maxhe bi Hashijeti”; “Misbah Zuxhaxhe fi Zeuaid ibni Maxhe mea ta`likat Albani”, 1/85, Hadithi nr.143)

 

Në librin “Tarijkh ibn Asakir”, transmetohet se ibn Abasi ka thënë: “Hasani dhe Husejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më ka urryer edhe mua.”

(“Tarijkhu Dimashk”, ibn Asakir, 14/132)

 

Ndërsa në librin “Mexhmau Ez Zeuaid”, hadithi përcillet nga ibn Mes'udi me këtë formë “Allahu im! Unë i dua ata të dy! Të lutem, duaji edhe Ti! Kush i do ata të dy, më do edhe mua.” Hejthemiu thotë se Bezzari e ka përcjellë këtë hadith me një transmetim të saktë.

(3“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179.)

 

Le ta mbyllim këtë virtyt, me një transmetim nga Selman El Farisij, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Hasani dhe Husejni janë bijtë e mi. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush më do mua, Allahu e do atë njeri dhe e fut në Xhenet. Kush i urren ata, më urren edhe mua. Kush më urren mua, as Allahu nuk e do atë njeri dhe e fut në zjarr.’”

Hakimi thotë se ky është një hadith me transmetim të saktë, sipas kushteve të Bukhariut dhe Muslimit.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/166)

 

Virtyti i Pesëmbëdhjetë:

Ata të dy janë bijtë e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Usame ibn Zejdi i cili ka thënë: “Trokita tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për një çështje. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) doli dhe ishte i mbështjellë me diçka, të cilën nuk e kuptoja çfarë ishte. Pasi mbarova me çështjen, e pyeta të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘Çfarë është kjo me të cilën je mbështjellë?’ Ai e hapi atë dhe pashë që Hasani dhe Husejni ishin në krahët e tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: ‘Këta janë bijtë e mi dhe bijtë e bijve të mi. O Allahu im! Unë i dua ata të dy, duaji edhe Ti. Duaji edhe ata që i duan ata të dy.’” (“Sunen Et Tirmidhij”, 5/322)

 

Këtë e përcjellin, Ibn Ebu Shejbetu, En Nisaij, ibn Hibani dhe Et Taberanij.(“El Musannaf”, 7/512; “Khasaisul Imam Ali”, 107; “Sahih ibnu Hibban”, 15/423; “El Mu`xhemu Es Sagijr”, 1/200) Tirmidhiu, për këtë hadith, thotë se është një hadith i saktë. (Sunen Et Tirmidhij”, 5/322)  Ibn Haxheri është i të njëjtit mendim rreth këtij hadithi. Po ashtu, edhe ibn Hibani.

(“Tedh`hibu Et Tehdhib”, 2/238)

 

Albani, gjithashtu, thotë se ky është një hadith i saktë. (“Sahih Xhamiu Es Sagijr”, 2/1175)

 

Gjithashtu, në librin “Sijer A`alami En Nubelai”, përcillet se Abdullah ibn Mes'ud, transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Këta të dy janë bijtë e mi. Kush i do ata, më do edhe mua.” Albani thotë se ky është një hadith i saktë. (“Sijer a`lami En Nubelai”, 3/254.)

 

Në librin “Mexhmau Ez Zeuaid”, përcillet se Ebu Hurejra nënjë hadith të gjatë ka thënë: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëgjoi qarjen e Hasanit dhe të Husejnit. Me ta ishte edhe nëna e tyre. Megjithatë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) vrapoi drejt tyre. E dëgjova të thotë që ata janë bijtë e mi…kështu vazhdon hadithi, deri në fund...” El Hejthemij thotë se këtë hadith e ka përcjellë Et Taberanij dhe njerëzit e ndodhur në këtë zinxhir transmetimi janë të gjithë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181.)

 

Ahmedi, Et Tirmidhij, En Nesaij, Ebu Daudi, ibn Maxheh dhe disa të tjerë, përcjellin në librat e tyre, se Abdullah ibn Burejdetu transmeton: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte duke na ligjëruar. Në ato momente, erdhën Hasani dhe Husejni, të veshur me këmishë ngjyrë të kuqe, të cilët pengoheshin duke ecur. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) zbriti nga vendi ku ishte ngjitur për të folur dhe i mori ata në krahët e tij dhe na tha: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij thonë të vërtetën. Me të vërtetë, që pasuritë dhe fëmijët tuaj janë fitne (sprovë e madhe) për ju. Kur i pashë këta djem duke ecur e duke u penguar gjatë ecjes, nuk durova dhe e ndërpreva ligjërimin për t’i marrë në krahë.’”

 

Et Tirmidhij thotë se ky është një hadith i saktë. Të njëjtën gjë thonë edhe ibn Hibani dhe ibn Khuzejmetu. Ndërsa Hakimi shton se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit. Edhe Albani është i mendimit se ky hadith është i saktë.

(“Sunen Et Tirmidhij”, 5/324; Shiko “Sahih ibnu Hibban”, 13/402, 403; “Sahih ibnu Khuzejmetu”, 2/355 dhe 3/152; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 1/287 dhe 4/190; “Sahih Sunen En Nisaij”, 1/455-456; “Sunen ibnu Maxhe mea ta'lijk Albani”, 3/510; “Sahih Meuarid Dhaman”, 2-366-367)

 

Si këto hadithe, ka edhe shumë transmetime të tjera, ku flitet për afrimitetin dhe dashurinë e madhe që kishte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për nipërit e tij, Hasanin dhe Husejnin, derisa i konsideronte ata si fëmijët e tij. Mjafton për lexuesin ajeti i lutjes për mallkim (El Mubaheletu), i cili është tregues se Hasani dhe Husejni janë bijtë e të Dërguarit të Allahut.

 

Hakimi përcjell se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili mbështetet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” 

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/164)

 

Ebu Ja'la përcjell se Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili mbështetet dhe identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre. ”

(“Musned Ebi Ja'la”, 12/109)

 

Edhe Et Taberanij e përcjell në librin e tij këtë hadith, duke thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“El Mu`xhemul Kebijr”, 22/432)

 

Të njëjtin hadith, përcjell edhe Es Sujutij në librin e tij, ku thuhet: “Çdo i bir i Ademit që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“Fejdul Kadilr”, 5/23)

 

Gjithashtu, Et Taberanij e përcjell këtë hadith edhe nga Omer ibn Khattabi, ku thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të thotë: “Çdo njeri, ka një trung familjar tek i cili identifikohet dhe mbështetet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/44)

 

Muhamed ibn Tahir El Fetenij, thotë në librin e tij se hadithi i lartpërmendur është me disa pjesë të dobëta në tekst, mirëpo këtë hadith e fuqizon fjala e transmetuar nga Xhabiri, që thotë: “Allahu i Madhëruar, ka bërë të mundur vazhdimësinë fisnore të çdo Profeti, me anë të një pasardhësi. Allahu i Madhëruar, e ka bërë të mundur vazhdueshmërinë e trungut tim, nëpërmjet Aliut.” Ky transmetim e përforcon në kuptim hadithin e lartpërmendur.

 

Nga këto transmetime, kuptojmë se vazhdimi i brezit të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është bërë i mundur me Hasanin dhe Husejnin, duke i cilësuar këta të fundit si bijtë e tij. Nuk ka dyshim se në këtë, ka një vlerësim të madh dhe një veçim për Hasanin dhe Husejnin, nga ana e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kjo gjë dëshmon edhe për gradën e tyre të lartë tek Allahu i Madhëruar. 

 

Me përmendjen e këtyre virtyteve të përgjithshme rreth tyre, e mbyllim këtu këtë pjesë, duke ia lënë radhën vullnetit të lexuesit, dëshirës për t’iu referuar librave të hadithit për të parë në to akoma më shumë virtyte të tjera dhe të veçanta për Hasanin dhe Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!).

 

  190