KREU I PESTË

IMAMI I PESTË PREJ IMAMËVE TË EHLI BEJTIT

MUAHMED IBN ALI EL BAKIR

Paqja qoftë mbi të 

Ai ishte oqean virtytesh, flakë drite, degë nga pema profetike. E kush mund të jetë ai që të shkruajë për Imam Muhamed El Bakir (Paqja qoftë mbi të!), më i dituri i të diturve, të cilit i njihet trungu, dega dhe personaliteti i tij i lartë. Ai bashkoi dijen, fenë, virtytet dhe moralet e larta. Udhëheqësia i përulej atij në shenjë modestie dhe të nderuarit ia puthnin duart atij në shenjë nderimi. Ai ishte yll ndriçues i cili ndriçon dynjanë. E gjithë njerëzia përfiton prej dijes së tij të madhe. Me praninë e tij u ndriçua ekzistenca dhe me bujarinë e tij vezulloi gjithësia.

 

Ishte pishtar ndriçues për brezat dhe e udhëzon ummetin drejt kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Për këtë, literatuart e kanë bërë të pavdekshëm. Madje edhe literaturat janë bërë të përjetshme me përmendjen e tij në to. Lapsat e penat nderohen me lavdërimin e tij. Para se të përmendim disa prej thënieve të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth Imam Bakirit(Paqja qoftë mbi të!) në librat e tyre, po paraqesim një pasqyrë të shkurtër rreth jetës së tij. Ai është Muhamed i biri i Aliut, Zejnul Abidijni, i biri i Husejnit i biri i Aliut i biri i Ebu Talibit (Paqja e Allahut qoftë mbi ata!). Nëna e tij është Ummu Abdullah, Fatime bintu Hasan (Paqja qoftë mbi të!). (“I'lamul Uera i Et Tabrasij”, 1/498)

 

Ka qenë prej zonjave të grave. Imam Zejnul Abidijni e quante Es Sidijaktu (thënësia e së vërtetës). (“Ed Durru En Nadhijm i Xhemaludijn Esh Shamij”, f. 603)

 

Nuk është parë në familjen e Hasanit grua e njëjtë me atë.(“Usulul Kafij” i Kulejnit, 1/542)

Ai (Paqja qoftë mbi të!) lindi në Medine në vitin 57 të Hixhrit.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/158)

Ai quhet edhe Ebi Xha'ferr dhe llagabi më i njohur i tij është El Bakir.(Metalibu Es Su'li”, 2/100)

Imamatin (udhëheqësinë) e muslimanëve e mori kur vdiq babai i tij Zejnul Abidijni në vitin 95 të Hixhrit. Mosha e tij në atë kohë ishte 38 vjeç.

 

Në kohën e Imamatit të tij ishin pesë sundues të Beni Ummejes: El Uelijd ibn Abdul Melik, Sulejman ibn Abdul Melik, Umer ibn Abdul Azijz, Jezijd ibn Abdul Melik dhe Hisham ibn Abdul Melik. Imam Bakir (Paqja qoftë mbi të!) përhapi Mesazhin e vërtetë islam që përfaqësohet nga Medhhebi i Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Ai organizoi në xhaminë e Medines hallka të ndryshme studimi si në Fikh (Juriprudencë islame), tefsijr Kur'ani, hadith e të tjera.

 

Nga ai kanë transmetuar dijetarë të njohur, pjesa e mbetuar nga sahabët, të njohurit e tabiinëve, udhëheqës e jurista musliman. Është quajtur El Bakir sepse ai e çau dijen. Njihet preardhja dhe virtytet e tij.

 

Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) ka ndërruar jetë në vitin 114 të Hixhrit.

(“El Irshad” i El Mufijd, 2/158)

Ai është varrosur në varrezën e El Baki'u në Medinen e të Dërguarit të Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). (“I'lamul Uera” i Et Tabrasij, 1/498)

Imam El Bakir në thëniet e dijetarëve të Ehli Sunetit Më poshtë do të paraqesim disa prej thënieve të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth pozitës së lartë të Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!).

 

1- Muhamed ibn Sa'ad Ez Zuhrij (ka vdekur në vitin 230 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!): “Muhamedi është prej shtresës së tretë të tabiinëve nga Medina. Ka qenë adhurues, i ditur dhe i besueshëm.”(E ka përcjellë këtë thënie Sibt ibn El Xhezij në librin “Tedhkiretul Khauasi”, f. 302)

Po ashtu ka thënë: “Ka qenë i besueshëm dhe ka shumë hadithe.”

(E ka përcjellë këtë thënien e tij edhe ibn Kethijri në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/338, “Muesesetu Tarijkhul Arabij”)

 

2- Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbel ka komentuar zinxhirin e transmetimit në të cilin gjendet Imam Ali Err Rrida që transmeton nga babai i tij Musa El Kadhim, i cili transmeton nga babai i tij Xha'ferr Es Sadik, i cili transmeton nga babai i tij Muhamed El Bakir, i cili transmeton nga babai i tij Ali Zejnul Abidijn, i cili transmeton nga babai i tij Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, i cili transmeton nga i Dërguari më fisnik (Bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata!), duke thënë: “Nëse këtë zinxhir transmetimi ia lexon një të çmenduri do të shërohet nga çmenduria e tij.”

(E ka përcjellë ibn Haxher El Hejtemij në “Es Sauaikul Muhrikah”, f. 310, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

3- Ebu Uthman ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Në librin e tij “Rresailu”, si përgjigje e asaj që krenohej Beni Ummeje duke thënë se janë më të mirë se Beni Hashim, për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ai është zotëria e juristëve (fukahave) të Hixhazit. Prej tij dhe prej djalit të tij Xha'ferrit njerëzit e mësuan fikhun. Ai është i quajtur El Bakir sepse ka qenë shumë i ditur. Me këtë emër (El Bakir) e ka emërtuar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ndërkohë që nuk kishte lindur akoma. I Dërguari ka përgëzuar për këtë dhe i premtoi Xhabir ibn Abdullaut se do ta shohë atë (El Bakir). Profeti i ka thënë atij (Xhabirit): “Do ta shohësh fëmijë. Kur ta shohësh dërgoji selam nga ana ime. Xhabiri jetoi dhe e pa atë dhe ia përcolli porosinë.” (“Resailu El Xhahidh”, f. 108. I ka tubuar dhe i ka botuar Hasan Es Sundubij, “Mektebetu et Tixharatil Kubra”, Egjipt)

 

Po ashtu ai (El Xhahidhu) ka lavdëruar dhjetë prej imamëve të Ehli Bejtit dhe prej tyre Imam El Bakirin(Paqja qoftë mbi të!) duke thënë: Ai që është prej kurejshitëve apo prej të tjerëve nuk mund t'i lërë pa përmendur dhjetë talibinët. Të gjithë janë dijetarë, asketë, adhurues, trima, bujarë, të pastër. Prej tyre ka khalifa e prej tyre kandidatë: i biri, i biri, i biri, kështu me radhë deri te dhjeta. Ata janë: Hasan (El Askerij) ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed (El Bakir) ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). E kjo nuk është dakordëzuar për asnjë shtëpi prej shtëpive të arabëve e as për shtëpitë e joarabëve. (Idib)

 

4- El Hafidhu Ebu Naijm El Esfahanij (ka vdekur në vitin 430 të Hixhrit) Në librin “Hiljetul Eulijai ue tabakatil Es Esfijai” ka thënë: “Prej tyre i pranishmi, i paharuari, i frikësuari dhe i duruaruari Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali El Bakir. Është nga gjeneza profetike. Mjafton të thuhet se në të ishin bashkuar feja dhe prejardhja. Ka folur në vështirësi e rreziqe. Ka lotuar dhe është pikëlluar, ka ndaluar nga mburrja dhe konflikti e armiqësia.”

(“Hiljetul Eulijai”, 3/166, “Darul Ihjai et Turathul Arabij”)

 

 5- Fakhru Rrazij (ka vdekur në vitin 604 të Hixhrit) Në tefsirin e tij në kuptin e fjalës Keuther ka thënë: “Është thënie e saktë dhe e palëkundshme se El Keuther janë fëmijtë e tij...” Kuptimi është se Ai i jep atij pasardhës që qëndrojnë përgjatë gjithë kohëve. Shiko se sa u vranë nga Ehlu Bejti, megjithatë bota është e mbushur me ata dhe nuk ka mbetur nga Beni Umejeh askush që të interesohet për të. Pastaj, shiko se sa të mëdhenj ka në mesin e tyre prej të diturve siç është El Bakiru, Es Sadiku, El Kadhimu dhe Err Rrida(Paqja qoftë mbi ta!). (“Tefsijru Fakhru Rrazij”, libri i 16, vëll. 32/125, “Darul Fikr”)

 

6- Muhamed ibn Talhatu Esh Shafiij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Në librin “Metalibu Es Su'lu” ka thënë: “Ai është çarësi i dijes dhe tubuesi i saj. Ka patur zemër të kulluar, punët e tij kanë qenë të pastra, ishte shpirtpastër, kishte morale të nderuara, kohët e tij ishin të mbushura me bindje ndaj Allahut, këmbët e tij ishin të forcuara në pozitën e devotshmërisë. Te ai dukeshin shenjat e afrimit, pastërtia e zgjedhjes. Virtytet e paraprinin atë dhe cilësitë nderoheshin me të.”(“Metalibu Es Su'li”, 2/100, “Muesesetu Ummul Kurra”)

 

7- Sibt ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Në librin “Tedhkiretul Khauasi” ka thënë: “Ai është Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Është quajtur El Bakir për shkak të sexhedve të shumta dhe sexhdet ia çanë atij ballin. Thuhet se është quajtur kështu përshkak të dijes së tij të shumtë.” El Xheuahirij në librin “Es Sihahu” ka thënë: “Et Tebekkaru ka kuptimin e të zgjeruarit në dije. Thuhej për Muhamed ibn Ai ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Bakir për shkak të dijes së gjerë të tij. Ai quhet falënderues (esh shakiru) dhe udhëzues (el hadij).” Ibn Sa'd ka thënë: “Muhamedi është prej shtresës së tretë të tabiinëve të Medines. Ishte i ditur, adhurues dhe i besueshmë. Prej tij ka transmetuar imam Ebu Hanife e të tjerë.”(“Tedhkiretul Khauasi”, f. 302, “Muesesetu Ehlul Bejt”)

 

8- Ibn Ebi El Hadijd El Mu'tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në librin “Sherh Nehxhul Belaga” ka përcjellë tekstin që u përmend më lart nga thënie e El Xhahidhu, duke e vërtetëuar më shumë atë thënie për Imamin.

(Shih “Sherh Nehxhul Belaga”, i ibn Ebi El Hadijd El Mu'tezilij)

 

9- Muhamed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr El Kurtubij (ka vdekur në vitin 671 të Hixhrit) Në tefsirin e tij, kur flet për ajetin: Allahu iu urdhëron që të therni një lopë" thotë: El Bekaretu (lopa) është emër për gjininë femërore dhe eth theuru (demi) është emër për gjininë mashkullore njësoj si en nakatu dhe el xhemelu deveja, apo el mer'atu (gruaja) dhe err rrexhulu (burri). Zanafila e fjalës el bekaretu është nga thënia: bekare batnehu, e çau barkun e tij. El Bekaretu (Lopa) çan tokën me punim. Po kështu thuhet edhe për El Bakir, Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali Zejnul Abidijn, sepse ai e çau dijen dhe e di zanafillën e saj.(“Tefsijru El Kurtubij”, 1/483, “Darul Kitabil Arabij”)

 

10- Ebu Zekerija Muhjidijn ibn Sheref En Neueuij (ka vdekur në vitin 676 të Hixhrit) Në librin “Tehdhijbul Esmai El Lugati” ka thënë për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!): “Është quajtur me këtë emër sepse ai çau dijen, e njohu zanafillën e saj dhe misteret e saj. Ai është tabi'in i lartë, Imam i pashembullt dhe i rrallë te juristët e Medines dhe imamët e tyre.”(“Tehdhijbul Esmau El Lugati”, 1/103, “Darul Fikr”) 

 

11- Ebul Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Ebi Bekr ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Në libin “Uefajjatul A'jan” ka thënë: “Ebu Xha'ferri Muhamed ibn Zejnul Abidijn, Ali ibn Husejn ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!), i quajturi El Bakir, është një nga dymbëdhjetë imamët në doktrinën e imamitëve. Ai është babai i Xha'ferr Es Sadik... El Bakiru ka qenë dijetar dhe zotëri i madh. Është quajtur El Bakir sepse ka patur dije të gjerë.”(“Uefajjatul A'jani”, 4/30, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

12- Ibn Mendhur El Misrij (ka vdekur në vitin 711 të Hixhrit) Në librin “Lisanul Arab” thotë: “Fjala et tebakkaru ka kuptimin e zgjerimit në dije dhe pasuri. I thuhej Muhamed ibn Ali ibn Husejn El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), sepse ai ishte shumë i ditur e njihte zanafillën e saj dhe prej saj nxorri degëzimet dhe u zgjerua në dije.” (“Lisanul Arabi”, 4/74, “Daru Sadir”)

 

13- Shemsudijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Në librin “El Iber fi Khaberin men Gaber” ka thënë: “Ka qenë prej juristëve (fukahave) të Medines. E quanin El Bakir sepse ai çau dijen, e njihte zanafillën dhe misteret e saj.”(“El Iber fi Khaberin men Gaber”, 1/142, “Matba'atul Hukumeti fi Kuvajt”, viti 1948)

 

Në vëllimin e 13 të librit “Sijer A'lami En Nubelai” ka thënë: “Ebu Xha'ferri El Bakiru është zotëri, imam, jurist dhe i meritueshëm për khilafetin.”

(“Sijer A'lami En Nubelai”, 13/120, “Muesesetu err Rrisaleh”)

 

Në vëllimin e katërmbëdhjetë përmend biografinë e tij (Imam El Bakir) dhe thotë për atë: “shte prej atyre që bashkoi dijen me veprën, pozitën e lartë dhe krenarinë, besueshmërinë dhe maturinë. Ka qenë i meritueshëm për khilafet (udhëheqësi). Ebu Xha'ferri ishte i njohur me epitetin El Bakiru që do të thotë çarës i dijes dhe njohës i zanafillës dhe i mistereve të saj. Ebu Xha'ferri ka qenë imam muxhtehid, lexues i Librit të Allahut dhe me pozitë të madhe.’ Më pas ka thënë: En Nisai dhe të tjerë e kanë numëruar prej juristëve (fukahave) tabi'in të Medines...”

(I njëjti burim, 4/402-403.)

 

14- Salahudijn Khalijl ibn Ejbek Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Në librin “El Uafij bil Uafijati” ka thënë: “El Bakiru (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), Ebu Xha'ferri është zotërija e Beni Hashim në kohën e tij. Ka qenë prej atyre që bashkoi dijen, fikhun, fenë, besnikërinë dhe ndershmërinë. Ka qenë meritues për khilafetin (udhëheqësinë). Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve për të cilët rafidijtë besojnë në pagabueshmërinë e tyre. Është quajtur El Bakiru sepse ai çau dijen dhe njihte znafillën dhe misteret e saj.”

(“El Uafij bil Uafijati”, 2/102)

 

15- Abdull ibn Es'ad El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin “Mir'atul Xhinani” kur përmend ngjarjet e vitit 114 të Hixhrit thotë: “Në këtë vit ka vdekur Ebu Xha'ferri Muhamed ibn Zejnul Abidijne Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Ai është një nga dymbëdhjetë imamët në besimin Imamit. Është babai i Xha'ferr Es Sadik. Është quajtur edhe El Bakiru sepse çau dijen dhe e zgjeroi. Abdullah ibn Atau ka thënë: ‘Nuk kam parë dijetarë më të vegjël e më të paktë në dije në prani të Muhamed ibn Aliut.’”

(“Mir'atul Xhinani ue ibretul Jekdhani”, 1/194-195, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

16- El Hafidhu Ebu El Fidau Ismail ibn Kethijr Ed Dimashkij (ka vdekur në vitin 774 të Hixhrit) Në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu” ka thënë: “’Ai është Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El kurejshij El Hashimij, Ebu Xha'ferr El Bakir. Nëna e tij është Ummu Andullah bintu Hasan ibn Ali dhe është prej tabi'inëve të mëdhenj. Ka pozitë të madhe e të lartë, një nga shenjat e këtij umeti në dije, në vepra, në madhështi, nder e krenari...’ Për atë ka folur një grup i të mëdhenjve prej tabibnëve. Prej tij ka transmetuar djali i tij Xha'ferri, El Hakem ibn Utejbetu, Rabij'atu, El A'mash, Ebu Is'hak Es Sebij'ij, El Euzaij, El A'raxh që ka qenë më i vjetër se ai, ibn Xherijh, Atau, Amr ibn Dinar dhe Ez Zuhrij. Sufjan ibn Ajinetu ka thënë për Ebu Xha'ferrin: ‘Babai im më ka thënë mua: Ai ka qenë më i miri muhamedan në kohën e tij në sipërfaqen e tokës.’ El Xha'lij ka thënë: ‘Ai është nga Medina, tabi'ij dhe i besueshëm.’ Muhamed ibn Sa'ad ka thënë: ‘Ëshë i besueshëm dhe mbartës i haditheve të shumta.’ 

(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/338, “Muesesetu et Tarijkhil Arabij”)

 

Po ashtu ka thënë: ‘Ebu Xha'ferri ështëMuhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebi Talib. Babai i tij është Aliu Zejnul Abidijni. Gjyshi i tij është Husejni. Është quajtur El Bakir për shkak të dijeve të gjera e të shumta që kishte dhe përshka të nxjerrjes së dispozitave. Ka qenë përkujtues i Allahut, kishte frikë ndaj Tij, i duruar, prej gjenezës profetike, me prejardhje të lartë, njohës i rreziqeve dhe i probleve, qante shumë dhe qëndronte larg debateve të kota dhe konflikteve." (“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/339, “Muesesetu et Tarijkhil Arabij”)

 

17- Muhamed ibn Ja'kub El Fajruz Abadij (ka vdekur në vitin 817 të Hixhrit) Në librin “Kamusul Muhijt” ka thënë: “Pa dyshim, El Bakir, Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) ka qenë oqean dijeje.”

(“El Kamusul Muhijt”, 1/376)

 

18- Muahmed Barisj El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin “Faslul Khitabi” ka thënë: “Prej imamëve të Ehli Bejtit është Ebu Xha'ferr Muhamed El Bakir. Është quajtur kështu sepse ai e çau dijen dhe njihte zanafillën dhe misteret e saj. Ai është tabi'ij i lartë, imam i pashembullt. Të gjithë flasin për madhështinë dhe lartësnë e tij. Disa kanë thënë: Nuk kam parë dijetarë me dijemë të paktë se sa kur ishin në prani tëimam Muhamed El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur me të!).”

(E ka përcjellë El Kunduzij në “Jenabiul Meuedeti”, 2/456, “Menshuratu Radij” e kopjuar nga botimi i El Hajdarijeh në vitin 1965) 

 

 19- Muhamed ibn Muhamed Shemsudijn El Xhezerij (ka vdekur në vitin 833 të Hixhrit) Në librin “Gajetu En Nihajeti fi Tabakati El Karra'I” ka thënë: “Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Xha'ferr El Bakir e çau dijen dhe njihte të jashtmen dhe të brendshëm e saj.Ka qenë zotëri i Beni Hashim. Ka qenë i ditur, mbartës i virtyteve të larta, udhërrëfyes...”

(E ka përcjellë këtë thënie Shejkh El Kareshij në librin “Hajatul Imamil Bakir”, 1/104, marrë nga “Gajetu En Nihajeh”, 2/220)

 

20- El Hafidhu Ahmed ibn Ali ibn Haxhr El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin “Tehdhijbu Et Tehdhijb” ka thënë: “Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Hashimij Ebu Xha'ferr El Bakir. Nëna e tij është e bija e Hasan ibn Ali ibn Ebu Talib(Paqja qoftë mbi të!). Nga ai ka transmetuar djali i tij Xha'ferr, Is'hak Es Sebij'ij. El A'raxh, Ez Zeuhrij, Amr ibn Dijnar, Ebu Xhahdham Musa ibn Salim, El Kasim ibn El Fadl, El Euzaij, Ibn Xherijh, A'mash, Shejbetu ibn Nasah, Abdullah ibn ebu Bekr, Amr ibn Hazm, Abdullah ibn Atau, Basam Es Sajrafij, Harb ibn Serijxh, Haxhxhaxh ibn Erta'atu, Muhamed ibn Sukatu, Mekhul ibn Rrashid, Muamar ibn Jahja ibn Salim, e të tjerë. Ibn Sa'ad ka thënë: ‘Është i besueshëm dhe mbartës i shumë haditheve.’ El Axhlij ka thënë: ‘Ka qenë prej banorëve të Medines, prej tabi'inëve dhe i besueshëm.’ Ibn El Berkij ka thënë: ‘Ka qenë fakih (jurist) i nderuar.’ Atë e ka përmendur En Nisai kur përmend fukahatë (juristët) e Medines prej tabi'inëve dhe ka thënë: Zubejr ibn Bekar ka thënë: ‘Muhamedit i thonin El Bakir, nga dija e madhe dhe e gjerë që kishte.’ Muhamed ibn El Munkedir ka thënë: ‘Nuk kam parë askënd të ishte më i mirë se Ali ibn Husejni derisa pashë djalin e tij Muhamedin. Një ditë desha ta këshilloj atë por ai më këshilloji mua.’ 

(“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 7/330-331, “Darul Fikri”)

 

Në Takrijbu Et Tehdhijb ka thënë: ‘Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Xha'ferr El Bakir ka qenë i besueshëm i nderuar prej të kaërtëve." (“Takrijbu Tahdhijb”, 2/541, “Darul Fikri”)

 

21- Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Në librin “El Fusulul Muhimeh” kur flet për imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “’Përsa i përket virtyteteve të tij ato janë të shumta dhe cilësitë e tij lavdëruese janë të dukshme.’ (“El Fusulul Muhimeh”, faqe 201, “Darul el Eduau’)

Po ashtu ka thënë: ‘Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Paqja qoftë mbi të!) ka qenë i ditur, mbartës i virtyteve të larta, i pashembullt, udhëheqës, imam, dorëdhënës për të veçantët dhe të përgjithëshmit, i njohur për bujari për të gjithë, i njohur në bamirësi e dhënie edhe pse vetë kishte shumë fëmijë dhe gjendja e tij ekonomike ishte mesatare.’”( I njëjti burim, faqe 204. )

 

22- Xhemaludijn Ebu El Mehasin Jusuf ibn Tagrij Burdij El Etabikij (ka vdkeur në vitin 874 të Hixhrit) Në librin “En Nuxhumu Ez Zahiretu” në ngjarjet e viti 114 të Hixhrit thotë: “Në atë vit ka vdekur Muhamed El Bakir i quajturi Ebu Xha'ferr ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn ebu Talib, hashimit alevit dhe zotëria e Beni Hashim në kohën e tij.” (“En Nuxhumu Ez Zahiretu”, 1/5.)

 

23- Shemsudijn Muhamed ibn Tulun (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Në librin “Eimetul Ithnej Ashr” thotë: “Ai është Ebu Xha'ferri, Muhamed ibn Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Llagabi i tij ka qenë El Bakir. Ai është babai i Xha'ferr Es Sadik (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!). El Bakir ka qenë i ditur dhe zotëri i madh. Quhej El Bakir sepse ai e çau dijen dhe e zgjeroi.”

(“El E'imetu Ithnej Ashr”, f. 81, “Menshurat err Rradij”)

 

24- Hadithologu, juristi Ahmed ibn Haxher El Hejtemij El Mekkij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Pasi përmend se pas vdekjes Imam Zejnul Abidijni (Paqja qoftë mbi të!), la pas njëmbëdhjetë djem dhe katër vajza, thotë: “Atë e pasuan njerëz të mëdhenj, adhurues, dijetarë dhe asketë, siç ishte: Ebu Xha'ferri Muhamed El Bakir. Ky i fundit, mori këtë emër për shkak të origjinës së kësaj fjale, e cila ka kuptimin e çarjes së tokës dhe nxjerrja e të fshehtave të saj. Edhe ai nxorri prej të fshehtave të thesareve të njohjes dhe të vërtetat e dispozitave, urtësitë, të cilat janë të dukshme për të gjithë me përjashtim të të verbërit dhe ndërgjegje prishurit. Më pas thotë për Imamin: Ai është çarësi i dijes dhe zgjeruesi i saj, tubuesi dhe përhapësi i saj. Ishte zemërpastër, punëmirë, i ditur, shpirtëpastër, mbartës i moraleve të nderuara dhe i bindur ndaj Allahut në çdo moment të jetës së tij. Ai ka aq pozitë të lartë te njohësit sa që gjuhët e përshkruesve nuk e përshkruajnë dot. Ai ka shumë thënie për sjelljen dhe njohjet të cilat nuk është e mundur të përmenden në këto pak rreshta. Për atë mjafton nderimi se është i biri i Medines. Prej tij ka trasnmetuar Xhabir, i cili i ka thënë atij kur ishte i vogë: I Dërguari i Allahut thanë (Paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)të çon selam.” Atë e pyetën: “Si ka mundësi kjo?” Ai u tha: “Një ditë, isha ulur me të Dërguarin e Allahut dhe teksa shikonte Husejnin, impresionohej pas tij.” Ai më tha: “O Xhabir! Këtij do t’i lindë një djalë, i cili do të quhet Ali (pra, bëhet fjalë për Zejnul Abidinin). Kur të thirret në Ditën e Gjykimit, zotëria i adhuruesve, do të ngrihet djali i tij. E këtij djali, do t’i lindë një djalë tjetër, të cilin do ta quajnë Muhamed. Kur ta takosh atë, o Xhabir, dërgoji selam prej meje.”

(“Es Sauaikul Muhrikah”, 304)

 

25-Mul'la Ali El Kariju (ka vdekur në vitin 1014 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai quhej Ebu Xhafer El Bakir. Mori emrin Bakir, për shkak të diturisë së thellë e të gjerë që kishte. Prej tij kanë transmetuar djali i tij Xha'ferr Sadiku, Ez Zujrij,, ibn Xherijh, El Euzaij, e të tjerë. Prej tij kanë transmetuar edhe gjashtë imamët. (“Sherhu Esh Shifa”, 1/343)

 

26-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai u quajt Bakir, për shkak të diturisë së thellë që kishte. Thuhet se është quajtur El Bakir se Xhabir ibn Abdilah Ensari ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘O Xhabir! Kam një parandjenjë se mund të takosh një prej djemve të mi, i cili do të jetë nga djali i Husejnit. Emri i tij do të jetë si emri im dhe ai do të jetë shumë i thellë në dituri. Nëse e takon atë, dërgoja atij selamin tim.’ Xhabiri thotë: ‘Allahu deshi dhe ma shtoi jetën, derisa takova Muhamed Bakirin. Kështu që unë ia dërgova atij selamin, që i erdhi nga gjyshi i tij, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).’ Muhamed Bakiri ishte prijësi i besimtarëve dhe Imami i Ehli Bejtit, pas babait të tij. Nuk kishte një të dytë nga djemtë e Hasanit apo të Husejnit, të ishte në nivelin e diturisë së Muhamed Bakirit në shkencat e Kur’anit, të Hadithit, të historisëdhe të filologjisë arabe.(“Akhbaru Ed Duel ue Atharu El Euel”, 1/331)

 

27-Ebul Felah, Abdulhaj ibn Ahmed ibn Muhamed ibn El Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Teksa flet rreth disa ngjarjeve të ndodhura në vitin 114 Hixhri, citon edhe vdekjen e Ebu Xha'ferr, Muhamed El Bakir, ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibit. Gjithashtu, ai thotë se Muhamed El Bakir, ishte prej juristëve (fukahave) të Medines. Ai u quajt El Bakir, për shkak të diturisë së thellë që kishte. Ai i njihte mirë edhe çështjet sipërfaqësore, por edhe detajet më të thella të çështjeve. Ai ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit sipas besimit të Imamitëve. Abdullah ibn Atau thotë: “Nuk kam parë dijetar mbi të. Ai ishte me të vërtetë shumë i ditur.”(“Shedheratu Edh Dheheb fi Akhbari men Dheheb”, 1/260)

 

28- Husejn ibn Muhamed Ed Dijjar Bekrij (ka vdekur në vitin 1111 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, i quajturi ndryshe Ebu Xha'ferr dhe me llagab El Bakir sepse ai e çau diturinë dhe e zgjeroi atë. Kur përmend ngjarjet e vitit 114 të Hixhrit thotë: “Në atë vit ka vdekur Imam Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali ibn Husejn El Aleuij El Bakir, i dituri. Ka qenë 58 vjeç.” (“Taijkhul Khamijsi”, 2/286 dhe 2/319.)

 

29-Muhamed ibn Abdulbakij Ez Zerkanij El Malikij (ka vdekur në vitin 1122 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed Bakir bin Ali bin Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, El Hashimij është një prej njerëzve më të ditur, me virtyte të larta, më i besueshmi në transmetimet e haditheve dhe prej zotërinjve të Ehli Bejtit.” (“Sherhu Zerkanij ala Muata El Imam Malik”, 2/403)

 

30- Esh Shejkh Abdullah ibn Amir Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Imami i pestë i Ehli Bejtit është Muhamed Bakir ibn Ali Zejnul Abidin ibn Hysejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai u njoh si Ebu Xha'ferr dhe u emërtua si El Bakir, për shkak të diturisë së madhe që kishte.” (“El It`hafu bi hubil Eshrafi”, 143-145)

 

31-Muhamed ibn Muhamed Ez Zubedij (ka vdekur në vitin 1205 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Imam Bakiri, Ebu Abdilahu dhe Ebu Xha’fer Muhamed ibn Ali Zejnul Abidin ibn Hysejn ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ka lindur në Medine, në vitin 57 Hixhri. Nëna e tij quhej Fatime bintu Hasan ibn Ali. El Bakir është Imami i parë që ka lindur nga një nënë dhe një baba hashimij aleuij. Ai jetoi pesëdhjetë e shtatë vite (57) dhe ndërroi jetë në vitin 114 të Hixhrit. Ai u varros në varrezat El Baki'ju, pranë babait dhe xhaxhait të tij. Mori emërtimin El Bakir, për shkak të thellësisë që kishte në dituri. Në disa libra, që në terminologjinë arabe quhen “Ether”, transmetohet nga Xhabir ibn Abdullah El Ensarij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij (Xhabirit): ‘Kam një ndjenjë se ti do të jetosh, derisa të lindë një prej djemve të mi, nga djemtë e Husejnit, i cili do të quhet Muhamed. Ai do të ketë një thellësi në dituri. Nëse e takon atë, dërgoji selamin tim."

(“Taxhul Arusi”, 3/55)

 

32-Muhamed ibn Ali Sibjani (ka vdekur në vitin 1206 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Përsa i përket Muhamed El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai është një dijetar i thellë. Ai i njeh mirë detajet dhe degëzimet e çështjeve. Është shumë i përpiktë, i saktë dhe i qartë. Ai kishte orakuj të shumtë. Është quajtur El Bakir sepse ai e çau dijen dhe e zgjeroi atë. Ai njihte dijen e dukshmedhe të padukshme.” (“Is`afu Err Rragibijn”, 250)

 

33-Ebu El Feuz Muhamed Emijn Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai u quajt Bakir, për shkak të një transmetimi që vjen nga Xhabir ibn Abdullahu, ku thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij: ‘O Xhabir! Do të lindë një djalë nga familja e Husejnit. Emri i tij do të jetë si emri im. Ai do të jetë shumë i thelluar në dituri, pra, ‘El Bakir’. Nëse e takon atë, dërgoji selamin tim atij.’ Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: ‘Allahu ma bëri të mundur që të mos vdes pa e takuar atë. Dhe kështu ia përcolla amanetin e selamit nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai ishte zëvendësi i babait të tij, nga mesi i të gjithë vëllezërve të tij, dhe prijësi (imami), pas babait të tij. Nuk u pa tek asnjë fëmijë i Husejnit ajo aftësi dhe thellësi në dituri si e kishte Ebu Xha'ferr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ai ishte shumë i ditur në fushat e hadithit, të jurisprudencës dhe të gjuhë-letërsisë arabe." (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 74.)

 

34-Jusuf ibn Ismail Nebheni (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), është një prej Imamëve dhe zotërinjve tanë të Ehli Bejtit dhe një prej dijetarëve të mëdhenj.” (“Xhamiu Kerametul Eulijai”, 1/164)

 

35-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed ibn Ali, Zejnul Abidin, ibn Husejn Et Talibij El Hashimij El Kurejshij, Ebu Xha'fere El Bakiri, është Imami i pestë prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit te Imamijtë. Ai ishte një njeri që adhuronte shumë dhe ishte i devotshëm. Ai ka mednime dhe thënie rreth dijes, shkencave të Kur’anit, të tefsirit.”(“El A`alam”, 6/270)

 

Në këtë libër, bëmë të mundur paraqitjen e shumë thënieve të disa Imamëve të nderuar të Ehli Sunetit, rreth virtyteve, moralit të bukur dhe aftësive të Imamit të Ehli Bejtit. Ndër to përmendëm: En Nisaiuj, Ibn El Berkij, El Axhlij, Abdullah ibn Ata, Muhamed ibn El Munkeder, etj. Gjithashtu, të shumtë janë librat që përmendin biografinë e Imamit, vitytet e tij dhe e lavdërojnë atë. (Shih “El A`alam”, f. 222-231)