KREUI GJASHTË

IMAMI I GJASHTË I EHLI BEJTIT

IMAM XHA'FERR IBN MUHAMEDI

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një njohje e shkurtër me Imam Xha'ferrin

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një personalitet i shquar, i lartë dhe besnik. I lartësuar drejt lartësirave të larta, falë diturisë, fisnikërisë, moralit dhe cilësive të tij të bukura. Ai ishte njeri i etikës, i bukurisë shpirtërore dhe morale, i pajisur me cilësitë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Imam Xha'ferri (Paqja qoftë mbi të!) ishte shumë i aftë në shkencën e jurisprudencës islame. Imam Ebu Hanife thotë për të: “Nuk kam parë një tjetër më të aftë se Xhafer bin Muhamedi.”1 Emri i tij mori famë, që kur ishte gjallë. Njerëzit nuk kanë reshtur së transmetuari dituri të ndryshme nga ai. Përpjekjet e tij në dituri dhe në përçimin e saj tek njerëzit, ishin të pandërprera. Të shumtë janë edhe ata që dëshmojnë për moralin e tij shembullor.

Ai ishte një personalitet që e përkthente në vepra moralin e bukur kur’anor dhe profetik.

Ai ishte dhe do të jetë krenari për të gjithë besimtarët, nga çdo aspekt. Tani, bashkë me lexuesin e nderuar, le të shikojmë dhe të lexojmë se çfarë kanë nxjerrë penat e dijetarëve të Ehli Sunetit, rreth këtij personaliteti.

Ai quhet Xha'ferr bin Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë Nëna e tij ishte vajza e El Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekër. Ajo quhej Umu Fervatu. Ajo ishte një grua zonjë, e nderuar nga të gjitha gratë e vendit. Ishte njeri i devotshëm, e përkushtuar ndaj urdhrave të Zotit.(“Ujunul Mu`xhizat”, 85)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) shprehet kështu për nënën e tij: “Nëna ime ishte nga ato që besuan, bënë vepra të mira, u mbështetën tek Allahu dhe kërkuan mirësinë. Allahu i do ata që bëjnë mirë.” (“Usulul Kafij” i El Kujlejni, 1/545)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) lindi në qytetin e Medines, në vitin tetëdhjetë e tre të kalendarit Hixhri.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/179)

 

Data e lindjes së tij korrespondon me atë të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit Rebiu`l-evvel. (“Ed Durrusu”, i Esh Shehijdul Evvel, 2/12)

 

Ai quhej ndryshe, Ebu Abdullah. Gjithashtu, ai kishte edhe nofka, si: Es Sadik, Es Sabir, El Fadil, Et Tahir. (“Mutalibu Es Su'uli”, 2/111)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës ditën kur babai i tij, Bakiri (Paqja qoftë mbi të!), ndërroi jetë, në vitin 114 Hixhri. Mosha e Imam Xha'ferrit (Paqja qoftë mbi të!), kur u bë prijës i Ehli Bejtit, ishte tridhjetë e një vjeç.

 

Bashkëkohësit në kohën e udhëheqësisë së tij ishin pesë prijës nga fisi Beni Ummeje dhe dy prijës prej fisit të Beni Abas. Prej fisit të Beni Umejes ishin: Hashim ibn Abdul Melik, El Uelijd ibn Jezijd ibn Abdulmelik, Jezijd ibn Uelijd ibn Abdulmelik, Ibrahim ibn Uelijd ibn Abdulmelik, Mervan ibn Muhamed ibn Mervan ibn Hakem. Ndërsa prej fisit të Beni Abasi, ishin: Ebu Abas Es Seffah, Ebu Xha'ferr El Mensur. Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), kishte dituri të thellë në shkencat islame. Në shkencën e hadithit, ai grumbulloi transmetuesit dhe njerëzit e cilësuar si të besueshëm. Numri i këtyre ishte katër mijë burra.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/180)

 

Hasan ibn Ali El Ueshau ka thënë: “Në xhaminë e Kufes, kam parë rreth nëntëqind shujukh (dijetarë të fesë) dhe të gjithë thonin më ka thënë mua Xha'ferr Sadiku.” (“Rixhalu En Nexhashij”, 40)

 

Për shkak të mendimeve, transmetimeve dhe sqarimeve të tij të shumta në parimet dhe degëzimet e Medhhebit të Ehli Bejtit, ky Medhheb u quajt edhe Medh’hebi El Xha'ferrij. Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri. (“El Irshad” i El Mufijd, 2/180)

 

Ai u varros pranë babait të tij, gjyshit dhe xhaxhait të tij, Hasanit (Paqja qoftë mbi ta!) në varrezat e El Bakij'u. (Ibid)

 

 

 DIJETARËT E EHLI SUNETIT PËR IMAM XHA'FERRIN

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Më poshtë do të radhisim fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit për Imam Xha'ferr Sadikun (Paqja qoftë mbi të!):

 

1- Imam Ebu Hanife En Nu'man (ka vdekur në vitin 150 të Hixhrit) Transmetohet se ai ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të aftë në çështjet e jurisprudencës islame, se sa Xha'ferr ibn Muhamedi. Kur Mensuri shkoi në El Hijretu më dërgoi një shkresë dhe thoshte: ‘O Ebu Hanife! Njerëzit janë magjepsur me Xha'ferr Sadikun, prandaj përgatit për atë disa çështje të vështira nga ato të tuat.’ Ebu Hanife thotë: ‘Unë i përgatita atij dyzetë çështje. Më pas, Ebu Xha'ferri më kërkoi të shkoja te ai dhe shkova në El Hijeretu.

 

Ai po qëndronte në dhomën e tij dhe në të djathtë ishte Xha'ferri. Kur i pashë ata të dy, ndjeva për Xha'ferrin një gëzim dhe lumturi brenda vetes të cilën nuk e ndjeva për Ebu Xha'ferrin. E përshëndeta me selam dhe më tha të ulem. Ndërkohë, Ebu Xha'ferri u kthyeh kah Xha'ferri dhe e pyeti: ‘O Aba Abdilah! A e njeh këtë?’ Ai tha: ‘Po. E njoh. Është Ebu Hanifja. Ndjekësit e tij kanë ardhur disa herë këtu.’ 

 

Më pas, Mensuri tha: ‘O Abu Hanife! Na i sill ato çështjet e tua që të pyesim Aba Abdilahin rreth tyre.’ Ebu Hanifja thotë: ‘Unë fillova ta pyes Xhafer Sadikun dhe ai më thoshte: Ju thoni kështu, ndërsa në Medine rreth kësaj çështjeje thonë kështu, dhe, ne themi kështu e kështu. Më pas më sqaroi edhe disa çështje të tjera, të cilat kishin një shpjegim të njëjtë në të tria mendimet. Kështu veproi, derisa përfunduan të gjitha çështjet.’ Më pas, unë thashë: ‘Neve na kanë mësuar se njeriu më i ditur është ai që i njeh shumë mirë edhe mendimet ndryshe.’”

(“Tehdhibul Kemal”, El Mezzij, vëll. 5, f.79)

 

Në librin “Mukhtasar Tuhfetul Ithnej Asherijeti”, thuhet: “Nëse nuk do të ishim ne, Nu'mani do të shkatërrohej.” (“Mukhtasar Tuhfetul Ithnej Asherijeti”, 9)

 

Pra, këtu bëhet fjalë për dy vitet në të cilat Ebu Hanifja përfitoi nga dituria e thellë e Imam Xha'ferr Sadikut (Paqja qoftë mbi të!). El Hafidhu Shemsudijn Muhamed ibn Muhamed El Xhezerij, ka thënë: “Tashmë është vërtetuar mes nesh se të dy Imamët, edhe Imam Maliku edhe Imam Ebu Hanifja (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!), kanë jetuar në të njëjtën kohë me Imam Ebu Abdilah Xha'ferr ibn Muhamed Sadikun dhe kanë marrë mësim prej tij. Ebu Hanifja ka një shprehje të tij për Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!): “Nuk kam parë njeri më të aftë në çështjet e jurisprudencës islame se Xha'ferr Sadiku. Kam ndjerë për atë më shumë prestigj se sa për Mansurin.” (Esna El Metalib fi Menakib Sejjidina Ali ibn Ebi Talib”, f. 55)

 

2- Imam Malik ibn Enesi (ka vdekur në vitin 179 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “E kam parë Xha'ferr Sadikun duke bërë shaka dhe duke buzëqeshur në mënyrë të shpeshtuar. Mirëpo, kur bëhej fjalë për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai zverdhej. Nuk ka folur ndonjëherë rreth të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) pa qenë i pastër.

Kishte raste që edhe e kundërshtoja për disa çështje. Sa herë që e shihja atë, ose ishte duke falur namaz, ose i agjërueshëm, ose lexonte Kur’an. Ai nuk fliste rreth çështjeve që nuk kishin vlerë apo nuk kishin rëndësi për të. Ai ishte dijetar, adhurues i përkushtuar ndaj Allahut, i ndrojtur e i frikësuar prej Tij.”(“Esh Shifa bi Ta'rifi Hukukil Mustafa”, 2/42)

 

3- Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbeli, në librin e tij, paraqet një zinxhir transmetimi, për të cilin thotë se, nëse ia lexon atë një personi me të meta mendore, atij do t’i vijnë mendtë. Zinxhiri i transmetimit është: Ali Rrida, nga babai i tij, Musa El Kadhim nga babai i tij, Xha'ferr Sadiku nga babai i tij, Muhamed El Bakir nga babai i tij, Ali Zejnul Abidijn nga babai i tij, Husejn ibn Ali nga babai i tij, Ali ibn Ebu Talibi nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). (“Es Sauaikul Muhrikah”, i ibni Xha'ferr El Hejtemij, 310)

 

4- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Në librin “Err Rresailu” kur përmend përgjigjen e mburrjes së Beni Ummejes ndaj Beni Hashimit ka thënë: “Nuk gjendet një i dytë më i ditur në fushat e jurisprudencës, të tefsirit, të te`uilit, përveç Ali ibn Ebu Talibit... dhe Xha'ferr ibn Muhamed i cili ka mbushur dunjanë me dije. Thuhet që Imam Ebu Hanife, Sufjan Theuri, etj, janë nxënësit e Xhafer Sadikut...”

(“Reseilul Xhahidh”, f. 106)

 

Ai, gjithashtu, ka vlerësuar dhe lavdëruar dhjetë nga njerëzit e Ehli Bejtit, duke përfshirë Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!): “...Secili prej tyre konsiderohej dijetar, asket, guximtar, bujar, i pastër. Prej tyre ka Khalifa e prej tyre kandidatë: i biri, i biri, i biri, kështu me radhë deri te i dhjeti. E ata janë: Hasan (El Askerij) ibn Ali, ibn Muhamed, ibn Ali ibn Musa, ibn Xha'ferr (Sadiku), ibn Muhmaed, ibn Ali, ibn Husejn, ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!).Kjo nuk gjendej në asnjë shtëpi të arabëve e të joarabëve.”(Ibid)

 

5- El Hafidhu Ahmed ibn Abdilah El Axhlij (ka vdekur në vitin 261 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), kanë një veçori që nuk e kanë të tjerët: Të pestë këta kanë qenë prijës (imamë).”(“Ma'rifetu Eth Thikat”, 1/270)

 

6- Muhamed ibn Idrijs Ebu Hatim Err Rrazij (ka vdekur në vitin 277 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'fer ibn Muhamed ishte njeri shumë i besueshëm dhe nuk kishte të njëjtë me të.”

(“El Xherh ue Et Ta'dijl”, 2/487; Edh Dhehebij, “Tedhkiratul Huffadhi”, 1/166)

 

7- Abdurrahman ibn Ebu Hatim Muhamed ibn Idrijs Err Rrazij (ka vdekur në vitin 327 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Abdilah (Allahu ia ndriçoftë fytyrën!)... Prej tij kanë transmetuar: Jahja ibn Said El Ensarij, Ibn Xhurejxh, Et Theurij, Shub'atu, El Malik, Ibn Is`hak, Sulejman ibn Bilal, Ibn Ujejnetu, El Hatim, Hafsi, e të tjerë.” Pastaj përcjell disa lëvdata dhe thënie të dijetarëve që e quajnë të besueshëm Imam Sadikun, siç është Teuthijk Esh Shafi'ij, Ibn Mui'jn, Abdu Rrahman, Ebi Zur'atu.

(“El Xherh ue Et Ta'dijl”, 2/487 )

 

8- Muhamed ibn Hiban ibn Ahmed Ebu Hatim Temimij El Bestij (ka vdekur në vitin 354 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), quhej ndryshe Ebu Abdullah. Ka qenë prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Ishte një dijetar i madh, njeri me shumë cilësi të mira. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Eth Theurij, El Malik, Esh Shu'betu, etj.”

(“Eth Thikat”, 6/131)

 

9- Abdullah ibn Udej El Xherxhanij (ka vdekur në vitin 365 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku ka shumë transmetime. Ibn Xhurejxh, Shu’betu ibn Haxhaxh dhe disa të tjerë kanë transmetuar prej Xha'ferr Sadikut. Ai ishte prej njerëzve të besueshëm siç ka thënë Jahja ibn Mui'jn.” (“El Kamil fi Ed Duafai”, 2/134)

 

10-Ebu Abdurrahman Es Selemij (ka vdekur në vitin 412 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku ishte një prej personaliteteve që la shumë larg pjesëtarët e tjerë të Ehli Bejtit. Ai ishte shumë i thellë në dituri, i devotshëm në fe, i lartësuar në moral dhe në urtësi.”(“Jenabiul Meueddetu”, 2/457)

 

11- Ahmed ibn Ali ibn Menxheujeh El Isbahanij (ka vdekur në vitin 428 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadiku ishte një prej personaliteteve të larta të Ehli Bejtit, një prej dijetarëve të mëdhenj dhe një prej njerëzve të virtytshëm.”(“Rixhalu Muslim”, 1/120)

 

12- Ebu Naim El Isbahani (ka vdekur në vitin 430 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Imami folës, posedues i një personaliteti të veçantë. Ai quhet ndryshe, Ebu Abdullah Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik. Ai kishte një qetësi dhe një përkushtim shembullor në adhurime. Rruga që ai ndoqi gjatë jetës, ishte paqja dhe të ndenjurit larg gjërave të padobishme.”

(“Hiljetul Eulijai”, 3/176)

 

13- Muhamed Tahir ibn Ali El Makdesij (ka vdekur në vitn 507 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadiku ishte djali i Ali ibn Hysejn ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai, gjithashtu, emërtohej edhe me emrin Ebu Abdilah. Xhafer Sadiku ishte prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Abduluehab Eth Thekafij, Hatim ibn Ismaili, Uehijb ibn Khalid, Hasan ibn Ajjash, Sulejman ibn Bilal, Eth Theurij, Ed Darurdij, Jahja ibn Saijd El Ensarij, Hafs ibn Gijathi, Malik ibn Enesi, Ibn Xhurejxhi, etj.”

(“El Xhem'u bejne Rixhali Sahihajn”, 1/70)

 

14-Ebul Fet`h Muhamed ibn Abdulkerijm Esh Shehrastanij (ka vdekur në vitin 548 të Hixhrit) Ka thënë: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik ishte një personalitet me dituri të thella në shkencat islame. Ai ishte i urtë (i mençur), i devotshëm dhe i larguar nga çdo kënaqësi që përmban kjo botë. Ai jetoi në Medine, në një kohë ku shi’itët përfituan shumë prej diturive të thella të tij. Më pas, shkoi të jetonte në Irak, për një farë kohe. Ai nuk ishte entuziast e as kërkues për pozitën e drejtuesit (imamit), e as nuk hyri në konflikt me askënd për udhëheqësinë. Kush thellohet dhe dashurohet me diturinë, nuk gjen asnjëherë kohë dhe dëshirë për t’u larguar nga të vërtetat e saj.” (“E Milel ue En Nihel”, 1/166.)

 

15- Xhemaludijn Ebul Feraxh ibn Xheuzij (ka vdekur në vitin 597 të Hixhrit) Kur përmend ata që kanë vdekur në vitin 148 të Hixhrit thotë: Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Abdilah Xha'ferr Sadiku ishte dijetar, asket dhe adhurues i përkushtuar.”(“El Muntedhim”, 8/110-111)

Ndërsa në librin e tij, “Safvetu safve”, jep informacion rreth Imamit, duke thënë: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Paqja qoftë mbi ta!), quhet edhe Ebu Abdullah. Nëna e tij quhej Umu Fervah bint Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekër Es Siddijk. Ai ishte i përkushtuar më shumë ndaj adhurimeve se sa dashurisë për khilafet (udhëheqësi).”

(“Safvetu safve”, 2/168.)

 

16-Ebu Said Abdulkerim bin Muhamed bin Mansur Temimi Semani (ka ndekur në vitin 562 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku e mori nofkën “Es Sadik”, sepse ishte i vërtetë në të folur.”

(“El Ensabu”, 3/507)

 

17- Fahru Err Rrazij, Muhamed Err Razij Fakhruddijn ibn Dijauddijn Amr, El Mushtehir bi Khatibi Err Raj (ka vdkeur në vitin 604 të Hixhrit) Teksa bën komentin e fjalës “Keuther”, ka thënë: “Këtu bëhet fjalë për djemtë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të cilët do të vazhdojnë brez pas brezi. Kjo sure, zbriti, pasi idhujtarët e Mekës e vunë në lojë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ngaqë nuk kishte djalë, pasardhës. Mirëpo Allahu i Madhëruar, i mundësoi të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) një brez me djem dhe pasardhës, liderë, dijetarë e udhërrëfyes shpirtërorë. Mjafton t’i hedhim një sy ngjarjeve, se sa e sa njerëz janë vrarë nga pasardhësit e të Dërguarit të Allahut dhe përsëri numri i tyre është i madh. Nga ana tjetër, sa e sa të mëdhenj, djem, pasardhës ishin nga fisi Beni Umeje jetuan, e megjithatë, askush nuk arriti dot të ekzistonte prej tyre. Nga pasardhësit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), mund të përmendim dijetarët e mëdhenj, si: Bakiri, Sadiku, Kadhimi, Rizai.”(“Mefatihul Gajb”, komentimi i Fakhru Err Rrazij, vëll.16, pj.32/12)

 

18-Izzu`d-Din ibnu`l-Etheri Xhezeri (ka vdekur në vitin 630) Ka thënë për Imam Sadikun: “Fjala ‘Es Sadiku’ përdoret për Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) mori famë me emrin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte i vërtetë në fjalë dhe në vepra. Virtytet e tij ishin të njohura.”(“El Lubab fi tehdhibil Esbabi”, 2/3)

 

19-Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai ishte një prej personaliteteve të mëdha të Ehli Bejtit dhe prej zotërinjve të tyre. Ai ishte shumë i ditur, shumë adhurues, shumë i saktë më veprime dhe në fjalë, asket i dukshëm, lexues i shumtë i Kur’anit, zbatues i tij dhe prej detit të xhevahireve të Kur'anit nxirrte ligje dhe sqaronte mrekullitë e tij. Prej tij kanë përfituar shumë njerëz. Ai e ndante kohën në tri pjesë. Një kohë merrej vetëm me veten e tij, me nefsin e tij. Një kohë tjetër merrej me përkujtimin e Ahiretit. Një kohë tjetër merrej me përkujtimin e fjalëve dhe thënieve të ndryshme rreth heqjes dorë prej argëtimeve të kësaj bote. Dëgjimi i fjalëve të tij të bëjnë asket në këtë jetë dhe ndjekja e udhëzimmit të tij të bën trashëgimtar të Xhenetit. Drita e tij është treguese se ai është nga gjeneza profetike dhe pastërtia e punëve të tij tregojnë se ai është prej pasardhësve të Mesazhit. Prej tij kanë transmetuar dhe kanë mësuar dituri të ndryshme, dijetarë, si: Jahja ibn Saijd El Ensarij, Ibn Xhurejxhi, Malik ibn Enesi, Eth Theurij, Ibn Ujejnetu, Shu'betu, Ejub Sexhestaniji dhe shumë të tjerë. Më pas ka thënë: ‘Virtytet dhe cilësitë e tij nuk mund të numërohen...’”1

 

20- Jusuf ibn Ferugalij ibn Abdilah, nipi i ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, quhet ndryshe “Es Sadik”, i vërteti, “Es Sabiru”, i durueshmi, “El Fadilu”, i virtytëshmi dhe “Et Tahiru”, i pastri. Llagabi më i njohur i tij është “Es Sadik”, i vërteti. Më pas përmend thëniet e dijetarve të historisë që kanë thënë se Imam Sadiku ishte tepër i përqendruar në jetën e tij shpirtërore, në adhurime dhe aspak në dëshirën për post. Amr ibn Ebu El Mikdami thotë: Kur shikoja Imam Sadikun, e kuptoja se ai është nga gjeneza e të Dërguarve të Allahut. Gjithashtu, kuptoja disa nga thëniet e tij, udhëzimet e tij dhe moraline tij tëlartë.”

(“Tedhkiratu`l-Havas”, 307)

 

21-Ibn Ebu Hadijd El Mutezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Teksa flet për Imam Bakirin, në librin e tij, thotë: “Ai ishte zotëria i dijetarëve të jurisprudencës në zonën e Hixhazit. Një prej djemve të tij, ishte Xha'ferri, i cili ua mesoi njerëzve jurisprudencën islame.”

(“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/274 dhe 278)

 

22-Ebu Zekeria Muhjidin ibn Sheref En Neueuij (ka vdekur në vitin 676 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Imam Ebu Abdilah ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ishte nga fisi Hashimi dhe nga zona e Medines.

Ai mori emërtimin, mes njerëzve si “Es Sadik”, i vërteti. Prej tij kanë transmetuar dijetarë të ndryshëm, si: Muhamed ibn Is`hak, Jahja El Ensarij, Maliku, dy Sufjanët, Ibn Xhurejxhi, Shu'betu, Jahja Katani dhe shumë të tjerë. Dijetarët janë të një mendimi për Imamatin e tij, për madhështinë e tij dhe për të qënit e tij zotni i lartë. Amr ibn Ebu El Mikdam, thotë: ‘Kur shikoja Xha'ferr ibn Muhamedin, e kuptoja se ai vjen nga një prejardhje që është i Dërguari i Zotit." (“Tehdhibul Esmai ue El Lugati”, 1/155)

 

23- Ebu Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Ebu Bekr ibn Khalkan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ebu Abdilah, Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), është një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit tek Medhehebi Imamij. Gjithashtu, ai është edhe një prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Ai u cilësua prej njerëzve, me titullin “Es Sadiku”, pra, i vërteti në fjalë dhe në vepra. Virtytet e tij janë shumë herë më të shumta se ato të përmendurat. Ai ka dhënë mendimet e tij edhe në fusha të shkencave ekzakte, si: kimi, matematikë, astronomi.(Shiko në fundin e kësaj pjese)

Një prej nxënësve të tij ishte edhe Ebu Musa Xhabir ibn Hajan Es Sufij Et Tarsusij, i cili, shkroi një libër prej njëmijë faqesh, i cili përmban mesazhe nga Imam Xha'ferr Es Sadik, të cilët janë pesëqind. Imami ndërroi jetë në muajin Sheval, në vitin 148, në Medine. Ai u varros në varrezat El Baki'u, ku është varrosur edhe babai i tij,Muhamed El Bakir, gjyshi i tij, Ali Zejnul Abidijn dhe xhaxhai i tij, Hasan ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).” (“Uefajatul A'jani”, 1/307)

 

24- Shemsuddijin Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Esh Shehijd Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, është prej fisit Hashimij. Ai është quajtur ndryshe Ebu Abdullah. Ai është nga Medina dhe një prej Imamëve të Ehli Bejtit.

Esh Shafi'ij dhe Jahja ibn Mu'ijni e kanë quajtur të besueshëm. Transmetohet nga Ebu Hanifja se ka thënë kështu rreth tij: ‘Nuk kam parë njeri më të ditur se Xha'ferr ibn Muhamed.’ Ebu Hatimi ka thënë: ‘Ai ishte i besueshëm nuk pyetet për të ngjashëm me të. Salih ibn Ebu Esued e ka dëgjuar Xha'ferr ibn Muhamedin të thotë: ‘Më bëni pyetje, para se të më humbni, sepse pas meje nuk do t’ju flasë e nuk do t’ju tregojë më njeri, siç ju tregoj unë.’ Hijaxh ibn Bestam thotë: ‘Xha'ferr Sadiku ushqente aq shumë të varfër, saqë nuk i mbetej më ushqim për familjarët e tij.’ Edh Dhehebij ka thënë: ‘Virtytet dhe transmetimet rreth këtij zotërie janë të shumta." (“Tedhkiratul Huffadh”, 1/166)

 

Edh Dhehebij, në librin e tij “Sijer A'lemi En Nubela”, në pjesën e trembëdhjetë të tij, teksa flet për Imam Sadikun, thotë: “Xha'ferr Sadiku kishte një reputacion të madh. Ai ishte prijësi i dijetarëve. Udhëheqja i takonte më shumë atij se sa Ebu Xha'ferr El Mensurit.”

(“Sijer A'lam En Nubelai”, 13/120)

 

Ndërsa në një pjesë tjetër të po këtij libri, pasi Edh Dhehebij përmend fjalët që kanë thënë dijetarët e tjerë për Imam Sadikun, si: Shafiu, Ebu Hanifja, Jahja ibn Muijn, Ebu Zur'atu, etj, shton fjalët e tij për të, duke thënë se shehu i Beni Hashimëve, ishte Ebu Abdullah El Kureshij El Hashimij El Aleuij En Nebeuij El Medinij.(Ibid)

 

Ndërsa në një pjesë tjetër, të po të njëjtit libër, thotë: “Xha'ferr Sadiku dhe babai i tij, ishin prej dijetarëve të Medines.(Ibid)

 

Xha'ferr Sadiku është në gradën e të besuarit në hadith dhe nuk ka fjalë në të. (Ibid.257)

Virtytet e Xha'ferr Sadikut janë të shumta. Ai ishte gjithmonë në rolin e rregullatorit, për shkak të moralit, virtyteve, diturisë dhe dinjitetit të tij. (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).” (“Tarijkhul Islam”, 93)

 

25-Salahuddijn Es Safedij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) është bërë i njohur mes njerëzve me epitetin ‘Es Sadiku’, i vërteti. Ai ishte prijësi i dijetarëve medinas. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Ebu Hanife, ibn Xhurejxh, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku, Uehibi, Hatim ibn Ismaili, Jahja El Katani e shumë të tjerë dhe i fundit prej tyre Ebu Asim En Nebijl. Jahja ibn Mui'jn, Esh Shafi'ij dhe një grup dijetarësh e kanë quajtur të besueshëm. Më pas thotë: Ai kishte virtyte të shumta. E meritonte të ishte drejtues për shkak të moralit, të diturisë dhe dinjitetit që kishte. Ai ndërroi jetë në vitin 148 dhe u varros në varrezat El Baki'u, pranë babait të tij, Muhamed El Bakir, gjyshit, Ali Zejnul Abidijn dhe xhaxhait të tij, Hasan ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Gjithë jetën, u njoh me epitetin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte njeri i vërtetë në thënie.” (“El Uafiju bil Uefejati”, 11/126-128.)

 

26-Ebu Abdullah Esad ibn Ali ibn Sulejman El Jafi'u (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin e tij, kur flet për ngjarjet e vitit 148 të Hixhrit thotë: “Në këtë vit ndërroi jetë Imami dhe zotëria i madh, trashëgimtari i Profetëve, shtylla e fetvave, Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Ebi Xha'ferr Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn El Hashimij El Alevij. Nëna e tij quhej Umu Fervah vajza e Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekr. Ai lindi në vitin tetëdhjetë, në qytetin e Medines dhe në të njëjtin qytet ndërroi jetë. U varros në varrezat El Baki'u, pranë babait të tij, Muhamed El Bakiri, gjyshit të tij, Zejnul Abidijn dhe xhaxhait të tij, Hasan ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Ai mori epitetin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte i vëtetë në thëniet e tij. Gjithashtu, Xha'ferr Sadiku ka kontribuar me diturinë e tij. Ai ka qasje të vyera dhe shpjegime shumë të bukura në fushën e Teuhidit, të cilat janë të studiuara dhe të përmbledhura në një libër me njëmijë faqe, prej nxënësit të tij, Xhabir ibn Hajan Sufijit, libër i cili përmban pesëqind mesazhe të Xha'ferr Sadikut, të cilat quhen risale.” (“Mir'atul Xhinani ue Ibratul Jekdhani”, 1/238.)

 

27- Hadithologu Muhamed Khauaxhah Barsaj El Bukhari(ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin e tij, thotë kështu për Imam Xha'ferr Sadikun: “Prej Imamëve të Ehli Bejtit ishte Ebu Abdilahu, Xha'ferr Sadiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ai ishte prej zotërinjve të Ehli Bejtit. U bë i njohur mes njerëzve me epitetin ‘Es Sadiku’.

Prej tij kanë transmetuar djali i tij Musa El Kadhim, Jahja ibn Said El Ensarij, Ebu Hanife, ibn Xhurejxh, Shube, dy Sufjanët, Maliku, Uehibi, Hatim bin Ismaili, Jahja El Katan (Allahu i mëshiroftë!). Të gjithë kanë pohuar se Xha'ferr Sadiku ishte prej zotërinjve, të respektuarve e të nderuarve.” (“Jenabiil Meueddeh”, 2/457)

 

28- El Hafidhu Shihabuddijn Ahmed ibn Ali ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit)

 

Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi El Hashimij, i quajtur ndryshe Ebu Abdullah, u njoh mes njerëzve me emrin ‘Es Sadik’. Ai ishte i vërtetë, dijetar dhe prej gjashtë imamëve prej Ehli Bejtit. Ndërroi jetë në vitin 148 të Hixhrit.”

(“Takrijbu Et Tehdhijb”, 1/91.)

 

Në librin e tij “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, Ibn Haxheri përmend disa nga fjalët e mira dhe lavdërimet që bënin dijetarët e tjerë ndaj Xha'ferr Sadikut. Mes tyre, Amr ibn Ebi El Mikdam, thotë: “Kur shikoja Xha'ferr Sadikun, kuptoja se ai vinte nga një brez Profetësh.” (“Tehdhibu Et Tehdhijb”, 2/68-70)

 

29-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit)

Në librin e tij “El Fusulu El Muhimme”, thotë: “Xha'ferr Sadiku ishte më i veçanti mes vëllezërve të tij. Babai i tij e la amanet trashëgiminë e udhëheqjes për Xha'ferr Sadikun. Ai ishte më i virtytshmi dhe më i dalluari për virtyte të bukura dhe dituri ndër njerëzit. Njerëz nga vende të ndryshme kanë transmetuar shumë dituri dhe fjalë të mëdha prej tij, të cilët i përhapën ato nëpër vendet e tyre. Dijetarët nuk kanë transmetuar aq shumë nga Ehli Bejti sa sa kanë transmetuar nga ai (Xha'ferr Sadiku). Prej tij kanë transmetuar, gjithashtu, edhe një numër i madh i dijetarëve të rëndësishëm, si: Jahja ibn Said, Ibn Xhurejxh, Malik ibn Enes Theurij, Ebu Ujejnetu, Ebu Hanife, Shu'betu, Ebu Ejub Es Sexhestanij e shumë të tjerë. Ebu Xha'ferri ia la me testament atij imamatin me tekst të qartë. Më pas thotë: Përsa i përket virtytetve të tij, ato janë aq të shumta sa nuk mund të numërohen... Es Sadiku Xha'ferr ibn Muhamedi (Paqja qoftë mbi ata të dy!) ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri, në muajin Sheval. Varri i tij ndodhet në varrezat El Baki'u. Ai u varros pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.

(“El Fusulu El Muhimme fi Marifeti Ahuali Eimme”, f. 211-219.)

 

30-Abdurrahman ibn Muhamed El Hanefij El Bestamij (ka vdekur në vitin 858 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamedi ishte një prej dijetarëve të kohës së tij dhe te ai frekuentonin dijetarë të shumtë. Prej dritës së pishtarit të tij përfituan të zgjedhurit. Ai fliste për misteret e fshehta dhe dijet e vërteta ndërkohë që ishte vetëm shtatë vjeç.”

(“El Imam Es Sadik ue El Medhehibul Erbea”, i Esed Hajdar, 1/55)

 

31- Historiani Jusuf ibn Tegrij Berdij, Xhemaluddijn El Etabekij (ka vdekur në vitin 874 të Hixhrit) Teksa flet rreth ndodhive që ndodhën në vitin 148 të Hixhrit, ai përmend Imam Xha'ferrin, duke thënë: “Në këtë vit,ndërroi jetë Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), Imami, zotëria Ebu Abdullah El Alevij El Hashimij El Husejnij El Medenij. Ai ishte nga shtresa e pestë e tabiinëve të Medines. Mes njerëzve mori epitete të ndryshme, si: durimtari, i virtytshmi, i pastri dhe i vërteti. Epiteti i fundit Es Sadiku, i vërteti, ishte më i përhapuri te njerëzit. Rreth tij kanë folur edhe Ebu Hanifja, Ibn Xhurejxh, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku dhe shumë të tjerë. Ebu Hanifja ka thënë: ‘Nuk kam hasur njeri më të diture se Xhafer ibn Muhamed.” (“En Nuxhumu Ez Zehira fi muluki Masr ue El Kahira”, 2/8)

 

32-Muhamed ibn Siraxhuddijn Err Rrifaij (ka vdekur në vitin 885 të Hixhrit) Në librin e tij “Sihahul Akhbar”, tregon se El Umejdij ka thënë: “Es Sadiku ka lindur në qytetin e Medines, në ditën e xhuma, në kohën e lindjes së diellit. Ai lindi në vitin 83 Hixhri. Jetoi 56 vite dhe 34 vite ai ishte Imam. Shumë njerëz kanë transmetuar shumë thënie prej tij, pavarësisht ideologjive apo medh’hebeve që mbështesnin. Numri i njerëzve që kanë transmetuar prej tij, ka arritur në katërmijë.” (“Sihahul Akhbar fi nesebi Es Sadeti El Fatimijeti El Akhjar”, f. 44)

 

33- Ahmed ibn Abdilah El Hazrexhij (ka vdekur në vitin 923 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhaned ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Hashimij Ebu Abdullah, ishte një prej dijetarëve të shquar. Rreth tij kanë transmetuar shumë njerëz të ndryshëm. Mes tyre mund të përmendim dijetarët: djali i tij Musa, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku. Ndërsa Shafiu, Ibn Muijni dhe Ebu Hatimi janë shprehur se ai është njeri i besueshëm.” (“Tedhhijbu Et Tehdhijb El Kemal fi Esmai Err Rrixhal”, f. 63)

 

34-Shemsuddjin Muhamed ibn Tulun (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Për Imam Sadikun ka thënë: “Ai ishte Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai ishte një ndër njerëzit e mëdhenj, të nderuar e të respektuar të Ehli Bejtit. Për këtë arsye, atë e emërtuan Es Sadik për shkak të virtyteve të bukura dhe se ishte i vërtetë në thënie që kishte formuar në shoqëri.” (“El E'immetu Ithneashere”, f. 85.)

 

35-Ahmed ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Kur flet për Imam el Bakir thotë: “Ai la pas gjashtë fëmijë dhe më i miri dhe më i ploti ishte Xha'ferr Sadiku që ishte zëvendësi i tij. Shumë njerëz kanë transmetuar dituri prej tij dhe ato porositë e tij u përhapën kudo. Prej tij kanë transmetuar edhe dijetarë e imamë të mëdhenj, si: Jahja ibn Said, Ibn Xherixh, Malik, dy Sufjanët, Ebu Hanife, Shu'betu dhe Ejub Es Sekhtejanij.”

(“Es Sauaikul Muharraka fi Err Rraddi ala ehli bid`i ue Ez Zendekati”, f. 305)

 

36-Alijju El Kariju (ka vdekur në vitin 1014 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ebu Talib El Hashimij El Medenij, ishte bërë i njohur me epitetin, ‘Es Sadik’ – ‘i vërteti’. Të gjithë kanë të njëjtin mendim për prijësinë (Imamatin) e tij, për fisnikërisë dhe virtytet e tij të larta.” ("Sherhu Esh Shifa”, 1/43-44.)

 

37-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Në mesin e vëllezërve të tjerë ai ka qenë zëvendësi i babait të tij. Prej tij janë transmetuar aq shumë thënie e dituri të ndryshme, sa nuk janë transmetuar nga askush tjetër. Ai ishte ekspert në fushën e hadithit. Prej tij kanë transmetuar njerëz, si: Jahja ibn Saijd, Ibn Xherixhi, Malik ibn Enes, Theurij, Ibn Ujejnetu, Ebu Hanife, Shu'betu, Ebu Ejub Es Sexhestanij e shumë të tjerë. Ai lindi në qytetin e Medines, në vitin 83 Hixhri. Virtytet e tij janë të shumta. Ai vdiq në vitin 148 dhe jetoi 65 vite. Thuhet se u helmua në kohën e Mensurit. U varros në varrezat El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.”(“Akhbaru duel ue etherul Euuel”, 1/334-336)

 

38-Muhamed ibn Abdurrauf El Mennauij El Kahirij (ka vdekur në vitin 1031 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, ishte Imam mendjemprehtë. Ebu Hatim ka thënë: Është i besueshëm dhe nuk ka si ai. Ai ka qeramete të shumta...”(“El Keuekibu Ed Durrije”, f. 94.)

 

39-Ahmed ibn Shihabuddjin El Hifaxhij (ka vdekur në vitin 1069 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai është Xha'fer Es Sadik Ebu Abdilah ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Prej të cilit kanë transmetuar shumë njerëz. Ndër ta mund të përmendim: Malikun, dy Sufjanët, Ibn Xherixhin, Ibn Is`hakun. Të gjithë këta kanë rënë dakord se atij i takonte Imamati dhe se është personalitet dhe zotëri i lartë. Ai ka lindur në vitin 80 Hixhri dhe ka ndërruar jetë në vitin 148 Hixhri, duke e helmuar. Rreth diturisë së tij, kanë folur njerëz, si: Shafiu, Ibn Muijni, Ebu Hatimi, Dhehebiu. Ai është prej të mëdhenjve dhe dijetarëve të Ehli Bejtit.” (“El Imamu Es Sadik uel Medhehibul Erbea”, i Esedi Hajdar, 1/59)

 

40-Mu'min ibn Hasan Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitin 1083 të Hixhrit) Në librin e tij “Nurul Ebsar”, në nëntemën “Virtytet e Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!)”, autori, ndër të tjera, thotë: “Virtytet e Xha'ferr Sadikut janë të shumta dhe është vështirë t'i numërosh. Çoroditet autori kur lexon llojet e atyre virtyteteve. Rreth tij kanë shkruar shumë autorë. Gjithashtu, prej tij ka transmetuar një grup i madh dijetarësh, si: Jahja ibn Said, Malik ibn Enes, Theurij, Ibn Ujejnatu, Ebu Hanifja, Ejub Es Sexhestanij dhe shumë të tjerë. Ebu Hatimi ka thënë se Xha'ferr Sadiku është një prej të besueshmëve në fushën e hadithit. Ndërsa Ibn Kutejbetu, në librin e tij, thotë se librin“El Xhufr” e ka shkruar Imam Xha'fer Es Sadik ibn Muhamed El Bakiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Në të gjendet dija që u nevojitet deri në Ditën e Kijametit.” (“Nurul Ebsar fi Menakibi Ali Nebiji El Mukhtar”, f. 160-161)

Në librin “El Fusulu El Muhimmeh” thuhet: Disa dijetarë kanë përcjellë se libri “El Xhufr”, i cili ndodhet në Marok dhe e trashëgojnë fisi Abdul Mu'min ibn Ali është prej fjalëve të Xha'ferr Sadikut...(ibid)

 

41-Shihabudfjin Ebul Felah Abdul Haj ibn Ahmed ibn Muhamed ibn El I'mad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Në vitin 148 Hixhri ndërroi jetë Imami nga prejardhja profetike Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn El Hashimij El Alevij. Ai ishte zotëria i fisit Hashimi, në kohën e tij. Jetoi 68 vite e disa muaj. Lindi në vitin 80 në Medine dhe u varros te varrezat El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij. Një prej nxënësve të tij, Xhabir ibn Hajan Es Sufij, përmblodhi në një libër me njëmijë faqe, të gjitha letrat e shkëmbyera mes tij dhe profesorit të tij. Në librin “El mugnij” ai thotë se Xha'ferr Sadiku është një njeri shumë i besueshëm.” (“Shedheratu Edh Dheheb fi Akhbari men Dhehebe”, 1/362)

 

42-Husejn ibn Muhamed Ed Dijar Bekrij (ka vdekur në vitin 1111 të Hixhrit) Në librin e tij “Tarijkhul Khamijs”, thotë: “Në vitin 148 Hixhri, ndërroi jetë zotëria i hashimijve Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik, Ebu Abdullahu, El Alevij El Medenij.” (“Tarijkhul Khamijs”, 2/325.)

 

43-Muhamed ibn Abdulbakij Ez Zerkanij El Malikij (ka vdekur në vitin 1122 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Ebu Abdullahu, ishte një ekspert shumë i mirë i fushës së jurisprudencës islame dhe Imam i vërtetë. Ai ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri.” (“Sherhu Zerkanij ala Muatta imam Malik”, 2/403)

 

44- Esh Shejkh Abdullah ibn Muhamed ibn Amir Esh Shebrauij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “I gjashti ndër Imamët e Ehli Bejtit, ishte Xha'ferr Sadiku. Ai ishte njeriu i virtyteve të larta e të njohura. Prej tij kanë transmetuar shumë dijetarë, si: Malik ibn Enes, Ebu Hanifja, Jahja ibn Saijd, Ibn Xherijxh, Theurij, Ibn Ujejnetu, Shu'betu, etj. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lindi në qytetin e Medines në vitin 80 të Hixhrit. Fama e emri i tij u përhapën nga të katër anët, në saje të virtyteve dhe moralit të lartë që kishte. Ai ndërroi jetë në muajin Sheval, në vitin 148 Hixhri. Thuhet se u helmua në kohën e drejtimit të Mensurit. Trupi i tij u varros te varrezat e quajtura El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.” (El It`haf bi Hubbil Eshrafi”, f. 146-147)

 

45-Muhamed Emin Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Mes vëllezërve të tjerë, Xha'ferr Sadiku ishte trashëgimtari i babait të tij dhe njëkohësisht trashëgimtari i prijësisë së Ehli Bejtit. Prej tij janë transmetuar dituri që nuk janë transmetuar prej askujt tjetër. Ai ishte gjithashtu, Imam në fushën e hadithit.”

(“Sebaiku Edh Dheheb fi Marifeti Kabailil Arabi”, f. 74)

 

46-Hajruddjin Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn El Kurejshij Ebu Abdullahu, emërtohet ndryshe edhe me emrin Es Sadik. Ai ishte Imami i gjashtë i Ehli Bejtit tek Imamijtë. Ai ishte prej tabi'inëve të mëdhenj. Ka pozitë të lartë në dije. Prej tij kanë mësuar shumë dijetarë, prej tyre dy imamët Ebu Hanifja dhe Maliku. Ai u quajt ‘Es Sadik’, për shkak se te ai nuk njihej kurrë gënjeshtra. Ai kishte dialog edhe me prijësit abasit dhe ishte gjithmonë gjuhëdrejtë dhe i guximshëm me këdo. Xhabir ibn Hajjani ishte njëri prej nxënësve të tij, i cili i mblodhi në një libër të gjitha shkresat e Xha'ferr Sadikut, duke e emërtuar edhe librin me titullin “Resail”. Ai lindi dhe ndërroi jetë në qytetin e Medines.”

(“El E'lam”, 2/126)

 

47-Muhamed ibn Uehijb El Bagdadij (nuk arritëm të gjejmë vitin e vdekjes së tij) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai ishte Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). E quanin edhe Ebu Abdullah apo Ebu Ismaijl. Llagabet e tij ishin: Es Sadik, El Fadilu, Et Tahiru dhe më i njohuri prej këtyre llagabeve ishte Es Sadiku. Prej tij, shumë njerëz kanë transmetuar informacione dhe dituri të ndryshme, saqë ato u përhapën kudo. Ndër dijetarët që kanë transmetuar dituri prej tij, ishin Jahja, Imam Ebu Hanife dhe Imam Maliku.” (“El Imam Es Sadik uel Medhehibul erba, li El Esed Hajdar”, 59/1. )

Këto ishin disa nga thëniet e Imamëve të Ehli Sunetit, për Imam Xha'ferr Sadikun (Paqja qoftë mbi të). Ka edhe imamë të tjerë nga Ehli Suneti që kanë folur për Imam Sadikun. Ne po përmendim vetëm emrat e tyre. Ata janë:

 

1- Muhamed ibn Idris Esh Shafi'ji (“Sijeru A'lami En Nubelai”, 6/256-257)

2- En Nisaii (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 2/69)

3- Jahja ibn Muijn (Sijeru A'lami En Nubelai, kaulu Dhehebij”, 6/257)

4- Ebu Zur'atu (“El Xherhu ue Et Tadijl”, 2/487.)

5- Ibn Ebi Khajthemetu (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 2/69.)

 

Në këto thënie u pa qartë pozita dhe madhështia e Imam Sadikut në fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. Ai që i lexon librat e këtyre dijetarëve do të gjejë edhe më shumë lëvdata nga ana e tyre për Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!).