PJESA E TETË

IMAM RRIDA, ALI IBN MUSA

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një përshkrim hyrës rreth Imam Rrida, Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!)

 

Imam Rrida, Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!) lindi në shtëpinë profetike, u ushqye nga burimi i Shpalljes Hyjnore dhe u edukua në prehërin e Imamatit.

Ai arriti nivele të larta në shumë sfera të jetës, saqë u bë udhërrëfyes dhe një shkollë më vete për shoqërinë dhe asnjë i madh nuk krahasohej me atë në kohën e tij. Me mençurinë e tij të madhe dhe falë ndihmës dhe kujdesit të të Plotfuqishmit, Allahut të Madhëruar, ai arriti që të shkatërronte të gjitha shpresat e Me'mun Abasij, që ai donte të arrinte nëpërmjet luajtjes së mandatit të Besëlidhjes (Vilajetul ahd), në vitin 201 Hixhri.

 

Ky vit ishte viti i Besëlidhjes, një vit shprese për Shi’izmin dhe mendimin shi’it. Ai sqaroi bazat e shi’izmit, doktrinën e tij dhe të vërtetën e tij. Kushdo që debatonte me Imamin, qoftë jahudi, apo i krishtërë apo mexhusë, apo ateist, apo musliman, ai u përgjigjej me argumenta të sakta. Njerëzit filluan të thonin se ai është i merituar për udhëheqësinë se sa Me'mumi.

Përpara se t’i paraqesim lexuesit të nderuar fjalët dhe lavdet për Imamin, të thëna nga dijetarët e Ehli Sunetit, do të sjellim shkurtimisht disa njohuri bazë rreth biografisë së tij: Ai quhet Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë mbi ta!).  

 

Nëna e tij kishte disa emra. Ndër to mund të përmendim: Nexhmetun, Erva, Teketem.(“Ujunu Akhbaru Err Rrida”, Saduk, Pjesa 1, Tema 2, Nr.3, f.26)

Ajo ishte gruaja më e virtytshme mes grave. Ajo ishte një grua shumë e zgjuar, e mençur, e vendosur në fe.(“Ujunu Akhbaru Err Rrida”, Saduk, Pjesa 1, Tema 2, Nr.2, f.24)

Imam Rrida(Paqja qoftë mbi të!), lindi në qytetin e ndritshëm të Medines. Ai lindi ditën e enjte, më datë 11 të muajit Dhul Hixhxheh, në vitin 148 Hixhri. (“El Bihar”, 49/9, nr.16, 17, 18)

Ai u quajt edhe me emrin Ebu Hasan. Epitetet e tij ishin të shumta.(“Sabir, Rrida, Uefij”)

Më i famshmi ndër to, ishte Err Rrida. Imam Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës i muslimanëve, menjëherë pasi ndërroi jetë babai i tij, Imam Kadhimi (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 183 Hixhri. Në këtë kohë, Imam Rridai ishte tridhjetë e pesë vjeç. Periudha e imamatit të tij zgjati njëzetë vite. Në kohën e tij, ishin edhe tre udhëheqëes nga fisi Beni Abasi: Harun Rashidi, djali i tij, El Emin dhe Me'muni. U imponua të pranojë Vilajetin e Ahdit nga ana e Me'mun El Abasij në vitin 201 të Hixhrit .(“Keshful Gummeti” i El Erdebilij, 2/853)

 

Kjo e detyroi atë që ai të lërë Medinen e gjyshit të tij, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të shkonte në Mervu, kryeqyteti i shtetit abasit në atë kohën. Kjo ndodhi në vitin 200 të Hixhrit. (“Ujunu Akhabaru Rrida”, i Sadukut, vëll. 2, kreu 4, hadithi 10, f. 158-159)

 

Imam Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!), ndërroi jetë në qytetin Tus, në fund të muajit Safar, në vitin 203 Hixhri. (“I'lamul Uersa”, i Et Tabarsij, 4/41 dhe 86)

Ai (Paqja qoftë mbi të!) është varrosur në shtëpinë e Humejd ibn Kahtabetu në fshatin e quajtur Senabad në tokën e Tusit. Varri i tij është i njohur në Mashhad në Iran.(“El Irshad”, i El Mufijd, 2/271)

 

Dijetarët e Ehli Sunetit për Imam Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!)

 

Lexues i nderuar! Më poshtë do të lexosh fjalët e thëna nga dijetarët e Ehli Sunetit, për cilësitë e bukura të Imam Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!) dhe për pozitën e lartë të tij.

 

1- Muhamed ibn Amr El Uakidij (ka vdekur në vitin 207 të Hixhrit)

Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Aliu i dëgjonte hadithet nga babai i tij, nga xhaxhallarët e tij dhe nga të tjerë. Ishte i besueshëm dhe jepte fetva në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe ishte në moshën mbi njëzet vjeç. Ai ishte nga shtresa e tetë e tabiinëve.” (“Tedhkiratul Khauas”, f. 315)

 

 2- Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbeli, komenton zinxhirin transmetues që është: “Ali Rrida transmeton nga babai i tij Musa El Kadhim, nga Xha'ferr Es Sadik, nga Muhamed El Bakir, nga Ali Zejnul Abidijn, nga Husejn ibn Ali, nga Ali ibn Ebu Talib dhe nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke thënë: Nëse këtë zinxhir ia lexon një të çmenduri ai shërohet nga çmenduria.”(“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 310)

 

3- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Autori flet për Imam Rridain (Paqja qoftë mbi të!), në librin e tij, teksa lavdëron dhjetë nga imamët kur i përgjigjet krenarisë së Beni Ummeje duke pretenduar se ishin më të mirë se Beni Hashim. Ai thotë: “A mund të më numëroni një fis tjetër mes kurejshëve, të cilët kanë nxjerrë një brez të tillë, kaq të lartë, ku secili prej tyre është një dijetar, i devotshëm, i pastër, i zgjuar...? Prej tyre kanë dalë udhërrëfyes të shoqërisë. Ata janë të gjithë njëri pas tjetrit dhe bijtë e njëri-tjetrit: Hasan El Askerij ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk ka dalë një fis apo një familje e dytë mes familjeve arabe apo të huaj, e njëjtë me të.”(“Resailul Xhahidh”, f. 106)

 

4- Ibn Hiban (ka vdekur në vitin 354 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: Ai është Ali ibn Musa, ibn Xha'ferr, ibn Muhamed, ibn Ali, ibn Husejn, ibn Ali, ibn Ebu Talib, Ebu Hasan. Prej zotërinjve të Ehli Betit, prej të urtëve dhe ta lartëve të hashimijve... Ali ibn Musa Err Rrida ka vdekur në Tus nga helmi që i dha Me'muni. Varri i tij është në Sanabd jashtë En Neukan. I nohur dhe vizitohet në krah të varrit të Rrashidit. Unë e kam vizituar shumë herë. Kur më ndodhte ndonjë vështirësi kur isha në Tus, unë vizitoja varrin e Ali ibn Musa Err Rrida(Bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi gjyshi e tij!) dhe i lutesha Allahut që të ma largojë atë vështirësi dhe lutja ime gjente përgjigje dhe më largohej vështirësia. Këtë gjë e kam provuar disa herë dhe gjeja përgjigje. Allahu na e marrtë jetën me dashurinë për Mustafanë dhe Ehli Bejtin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë ata!).(“Ett Thukatu”, 8/456-457) 

 

5- El Hakim En Nijsaburij (ka vdekur në vitin 405 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Një djalosh tek të njëzetat, i cili jepte vazhdimisht fetva (gjykime fetare), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Prej tij, kanë transmetuar dijetarë të mëdhenj të hadithit, si: Adem ibn Ebu Iljas, Nasr bin Ali El Xhehdamij, Muhamed ibn Rafi'u El Kushejrij, etj.”

(“Tehdhijbu Tehdhijb”, 5/746.)

 

6- El Hafidhu Xhemaluddijn Ebu El Feraxh Abdurrahman ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 597 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai është Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Dëgjonte vazhdimisht mësimet e babait të tij, që në moshë të vogël. Gjithashtu, ai jepte gjykime fetare (fetva), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që kur ishte tek të njëzetat. Me'muni dha urdhër që ai të nxirret nga Medina dhe shkoi në Nijsanbur. Dijetarët e ndodhur në atë zonë, u mblodhën rreth Imam Rridait (Paqja qoftë mbi të!) dhe merrnin mësime prej tij. Mes dijetarëve që kanë dëgjuar dhe kanë transmetuar mësimet e tij, ishin: Jahja ibn Jahja, Is`hak ibn Rehauijeh, Muhamed ibn Rafi'iu, Ahmed ibn Harb, e shumë të tjerë.”(“El Muntedhimu”, 10/120.)

 

7- Abdulkerim ibn Muhamed Es Sem'anij (ka vdekur në vitin 562 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Err Rrida ishte prej të diturve, prej të virtytshmëve dhe me prejardhje fisnike.”(“El Ensabu”, 3/74)

 

8- Fakhru Razij (ka vdekur në vitin 604 të Hixhrit) Teksa flet rreth interpretimit të fjalës “Keuther”, thotë: “Këtu, bëhet fjalë për një brez, i cili do të vazhdojë të lulëzojë edhe me kalimin e viteve. Mjafton të shikosh se sa persona të familjes profetike janë vrarë përgjatë viteve dhe si përfundim ata përsëri kanë lulëzuar. Po ashtu, mund të shikosh edhe fisin Beni Umeje, të cilët nuk janë vrarë aq shumë, por pothuajse askujt prej tyre nuk u dëgjohet zëri dhe thuajse nuk kanë ekzistuar ndër vite. Ndër të mëdhenjtë e Ehli Bejtit, mund të përmendim dijetarë, si: Bakiri, Sadiku, Kadhimi, Rridai (Paqja qoftë mbi ta!).” (“Tefsiru Fakhru Razij”, vëll.16, pjesa 32, f.125)

 

9- Abdulkerim ibn Muhamed Er Rafi'ij El Kazuejni (ka vdekur në vitin 623 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib Ebu Hasan Err Rrida, ishte një prej imamëve të Ehli Bejtit. Një prej dijetarëve të mëdhenjve dhe fisnikëve të tyre.” (“Teduijn fi Akhbari Kazuijn”, 3/269)

 

10- Eruditi Arifi Shejkh Muhjidijn ibn Arabij (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) Në librin e tij “El Menakib” përmend cilësitë dhe virtytet e Imam Err Rrida. Prej fjalëve të tij: Ai ishte sekret hyjnor, shikues i të vërtetave, dëshmues dhe argument i prerë i Allahut, shpirt i shpirtërave, imami i njerëzimit dhe hëna ndriçuese në errësira, Ebi Muhamed Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftëmbi të!). 

(“Sherh Ihkakul Hakki” i El Mer'ashij, 28/657. Marrë nga libri “El Menakib”, f. 96.)

 

11- Ibn Nexhar (ka vdekur në vitin 643 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai ishte një njeri, tek i cili dituria dhe feja kishte gjetur vend ku të strehoheshin. Që në moshën njëzetë vjeçare, kishte aftësitë të jepte fetva (gjykime fetare), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).”

(“DhejluTarijkhu Bagdad”, 4/135)

 

12- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Më përpara u përmendën thënie për prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!), po ashtu edhe për Zejnul Abidinjin (Paqja qoftë mbi të!) dhe i treti i tyre është Ali Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Kush thellohet do ta gjejë atë trashëgues të atyre dyve dhe thotë se është i treti alevit. Kishte besim të madh dhe pozitë të lartë, mundësi të gjera, përkrahës të shumtë, argument i dukshëm derisa edhe Khalife e vendosi në vendin e tij. Cilësitë e tij ishin të larta, virtytet e tij të padiskutueshme, morali i tij arab, kishte shpirt fisnik hashimit dhe prejardhje të nderuar profetike. Sado që t'i numërohen veçantitë, ai ishte më i madh se ato. Sa do që të detajohen virtytet e tij, ai ishte më lart se ato.”(“Mutalibu Es Su'li”, 2/128)

 

13-Sibt Ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Në librin e tij “Tedhkiratul Khauas”, ai e përshkruan Imam Rridain (Paqja qoftë mbi të!) me anë të një poezie shumë të bukur.

Më thanë mua që ti je i vetmi njeri me të cilin mburren

Nga fjalët prej fjalimit mendjehollë

Në thelbin e fjalëve ti ke një art që derdh perla në dorën time

E përse e le lavdërimin e të birit të Musait dhe virtytet e tubuara në të?

I thashë: Unë nuk mund ta lavdëroj imamin 

 

Ndërkohë që Xhebraili ishte shërbëtor i babait të tij (Profetit Muhamed).(“Tedhkiratul Khauasi”, f. 321)

 

14-Ibn Ebu Hadijd El Mutezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në librin e tij, dijetari transmeton fjalët e lartpërmendura të Xhahidhit, rreth Imam Rridait (Paqja qoftë mbi të!). (“Sherhu Nehxhul Belaga”, 15/278)

Po ashtu, shton edhe fjalët e thëna rreth babait të Rridait, duke përmendur në fund edhe djalin e tij: “Një prej burrave tanë, me të cilin krenohemi, është Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamedi. Ai ishte një njeri i mirë. I pastër. I devotshëm. Tek ai përmblidheshin dituritë e jurisprudencës, fesë në tërësi. Morali i bukur, urtësia dhe durimi. Kurse djali i tij, Ali ibn Musa, ishte një personalitet akoma më i shquar, më i ditur, më i respektuar dhe më i dëgjuari mes njerëzve.”(Po aty, 270 dhe 291.)

 

15-Ibn Khilkan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve në doktrinën imamite. Me'muni e martoi vajzën e tij Ummu Habijb me të dhe emrin e tij e stampoi nëpër monedhat e dinarit dhe të dirhemit...”

(“Uefejetul A'ajan”, 3/236.)

 

16- El Hafidhu El Xhuejnij (ka vdekur në vitin 722 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i tetë, shfaqësi i të fshehtave misterioze, burimi i moraleve të larta, zemërgjëri, prijësi i fisnikëve, drita e syve e Ale Jasinit dhe Ale Abdul Menaf, i qëndrueshëm në drejtësi, zotëri i pastër e i pamëkatë, njohës i të vërtatave të dijeve, lajmëruesi për atë që do të vijë dhe për atë që shkoi, është i kënaqur te Allahu i Madhëruar dhe për këtë u quajt Err Rrida Ali ibn Musa”(“Feraidu Es Smetejn”, 2/187)

 

17-Shemsudijn Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imam Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Zotëria i Imamëve, Ebu Hasan, Ali Rrida ibn Musa El Kadhim, ibn Xha'ferr Es Sadik, ibn Muhamed El Bakir, ibn Ali ibn Husejn, El Hashimij El Aleuij El Medenij. Për sa i përket diturisë dhe vendosmërisë që kishte në fe, ishte shumë lart. Ai ishte i zoti të jepte gjykime fetare (fetva), që kur ishte njëzetë vjeç. Ai ishte njeri me pozitë të lartë në shoqëri dhe meritues i saj.”(“Sijer A'lami En Nubela”, 9/387-388 dhe 392)

Në një pjesë tjetër të librit të tij, pasi flet rreth Imam Kadhimit (Paqja qoftë mbi të!), flet edhe rreth djalit të tij, Musa Rridait, ku thotë: “Ai ishte personalitet i shquar. Kishte dituri të lartë dhe dinte të linte gjurmë në zemrat e njerëzve.”(Po aty, 13/121)

 

18- Historiani dhe hulumtuesi Muhamed ibn Shakir El Kutubij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte një prej imamëve të Ehli Bejtit. Ishte zotëria i Fisit Hashimit në kohën e tij.”

(“Hajatul imam Rrida”, Bakir Sherif El Kurashij, 1/62; “Ujuni Et Teuarijkh”, 3)

 

19-Abdullah ibn Es'ad El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i madh dhe krenaria e trungut të familjes profetike, Ebu Hasan Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, ndërroi jetë në vitin 203 Hixhri. Njëri prej dymbëdhjetë imamëve dhe posedues i virtyteve të larta. Me'muni e martoi me të vajzën e tij, Ummu Habijben dhe pas kësaj, e stampoi emrin e tij në monedhat e dinarit dhe të dirhemit. Me'muni mblodhi rreth tremijë e treqind e tridhjetë e tre njerëz, burra e gra nga abasitët dhe u tha atyre se nuk gjente një më të aftë dhe më të meritueshëm të postit drejtues se Ali Err Rrida. Për këtë arsye, ai kishte zgjedhur që prijësi i tyre të ishte Ali Err Rrida dhe urdhëroi bindjen ndaj tij. Hoqi veshjet e zeza dhe i zëvendësoi ato me ngjyrën jeshile.” (“Miratul Xhinani”, 2/10)

 

20-Ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin e tij “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, përmend fjalën e Hakimit dhe të Sem'anit të cilat i kemi cituar më lart. (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 5/745-746.)

 

21-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ashtu siç kemi parë prijësin e besimtarëve, Ali ibn Ebu Talibin (Paqja qoftë mbi të!) dhe Zejnul Abidijnin Ali ibn Husejnin (Paqja qoftë mbi të!), në të njëjtën linjë gjejmë edhe Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Ishte njeri i të vërtetës dhe mbrojtës i saj. Dituria, vlerat e tij, morali i bukur, kanë bërë që ai të lartësohet mbi të gjithë në shoqëri, saqë hyri edhe në zemrën e prijësit të atij vendi, Me'munit, i cili e bëri ortak në udhëheqësinë e tij, i dha të drejtën e khilafetit dhe në prani të njerëzve e martoi vajzën e tij me atë. Imami ishte reflektues i mirësisë, i cilësive të larta dhe i moralit të bukur profetik.” (“El Fusulul Muhimmeh”, f. 233.)

 

22-Xhemaludijn El Etabikij, i njohur me emrin ibn Tegari (ka vdekur në vitin 874 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i madh, dijetari i shquar, Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!), ndërroi jetë në vitin 203 të Hixhrit. Ai ishte zotëria i Hashimitëve në kohën e tij.” (“En Nuxhumu Ez Zahireh”, 2/174)

 

23-Semhudij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 911 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ishte i pashoq në kohën e tij dhe gëzonte pozitë të lartë.” (“Xheuherul Ikdejn”, f. 446)

 

24- Ahmed ibn Abdilah El Khazrexhij (ka vdekur në vitin 923 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte zotëria i Fisit Hashimit. Me'muni e lartësoi dhe e respektoi atë, duke i dhënë vendin e duhur që i takonte si prijës i vendit.” (“Khulasatu Tehdhijbu Et Tehdhijb El Kemal”, 2/257)

 

25-Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Pasi përfundoi fjalën e tij rreth Imam Kadhimit dhe imamëve para tij, flet edhe rreth djalit të tij Ali Err Rrida, duke thënë: “Ai ishte një ndër më të mirët e imamëve. Me'muni e bëri ortak në udhëheqësinë e tij dhe martoi vajzën e tij me të.” (“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 309. )

 

26- Ahmed Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Virtytet e tij janë shembullore. Ai kishte shumë cilësi të bukura. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) flinte pak dhe agjëronte shumë. Gjatë verës ulej mbi rrogoz, ndërsa gjatë dimrit ulej mbi postiqe.”

(“Akhbaru duel ue etherul Euuel”, 1/341 dhe 344.)

 

27-Ibn Imad El Hanbeli (ka vdekur në vitn 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida ndërroi jetë në vitin 203 Hixhri. Ai pati një jetë pesëdhjetë vjeçare, të cilën e kaloi të mbushur plot e për plot me punë të mira. Ai ka përcjellë shumë transmetime nga babai i tij, Musa El Kadhimi dhe nga gjyshi i tij, Xha'ferr ibn Muhamed Sadiku dhe kështu mori pozicionin më të lartë mes Imamëve të Ehli Bejtit, nga aspekti i diturive të thella në fushën e akaidit. Vendvarrim i tij është në Tus (Mashhad), i cili vizitohet nga besimtarët. Ai është një nga dymbëdhjetë imamët në besimin Imamit.”(“Shedheratu Edh Dheheb”, 2/75-76)

 

28-Abdullah Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida(Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ishte shumë bujar, i thjeshtë dhe i ndershëm. Disa të tjerë janë shprehur duke thënë: ‘Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, dominoi mbi pjesëtarët e tjerë të Ehli Bejtit. Ai u lartësua mbi ta. Gjatë jetës së tij, ai i provoi këto me anë të cilësive të tij të bukura. Kjo gjë spikati akoma më shumë në momentin ku ai u propozua nga Me’muni për të qenë drejtues i vendit. Ai me këtë, e bëri atë përgjegjës në pushtetin e vendit. Për më tepër, Me'muni i dha atij edhe vajzën e tij.” (“El It`haf bi hubil Eshrafi”, f. 155-156)

 

29-Muhamed Emijn Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1264 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai kishte një moral të lartë. Kishte cilësi të bukura. Qerametet e tij ishin të shumta dhe virtytet e tij të njohura të cilat nuk mund të përmenden në këto pak rreshta.” (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 75.)

 

30- Esh Shejkh Mu`min Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitn 1308 të Hixhrit) Në librin “Nurul Ebsar” autori ka hapur një temë të posaçme për Imamin, duke e emërtuar: Përmendja e virtyteve të Imam Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).”

(“Nurul Ebsar fi menakibi ali En Nebijji El Mukhtar”, f. 168)

 

31-Jusuf Ismail En Nebhanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, ishte një prej Imamëve të mëdhenj të Ehli Bejtit, ndriçuesi dhe udhërrëfyesi i umetit. Ai ishte një minierë e dijes dhe e njohjes. Një bujar i madh, zemërgjerë, pozitë të lartë dhe qeramete të shumta.”

(“Xhamiu Kerametil Eulija”, 2/311)

 

32-Ali Xhelal El Husejnij (ka vdekur në vitin 1351 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte një prej njerëzve më të ditur të kohës së tij dhe më bujari. Lindi në vitin 148 dhe ndërroi jetë në vitin 203. Kështu ai jetoi rreth pesëdhjetë vite.”(“Eimetuna, li Muhamed Ali Dukhejl”, 2/154)

 

33-Abdullah Afifij (ka vdekur në vitin 1363 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida ishte një prej shtyllave të kësaj familje (familjes së Profetit) dhe udhëheqës i saj. Ishte imami murteda prej Ehli Bejtit.”(“Eimetuna, li Muhamed Ali Dukhejil”, 2/154)

 

34- El Fadil Ali ibn Abdullah Fikrij El Husejnin El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Nuk kam hasur ndonjëherë një rast, kur është pyetur Imam Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!) dhe të mos jetë përgjigjur. Nuk kishte mbi të në kohën e tij, në dituri. Me'muni e provonte me pyetje dhe ai i jepte përgjigje të plota e të qarta. Ai flinte pak dhe agjëronte shpesh. Vetëm tre ditë në muaj i shpëtonin pa agjëruar. Ai dhuronte shumë dhe ndihmonte vazhdimisht. Koha kur ai e vepronte këtë gjë, ishte nata. Ai ishte njeri i devotshëm dhe i thjeshtë. Gjatë stinës së verës ulej mbi rrogoz. Ndërsa gjatë stinës së dimrit, ulej mbi një postiqe.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, Sejjid Mer'ashij, 28/622-623)

 

35-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, i quajturi Ebu Hasan Err Rrida, është Imami i tetë i imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“El A'lam”, 5/26.)

 

36- Doktorr Abduselam Et Termaninij Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Hasan, i njohur me emrin Err Rrida. Ai ishte Imami i tetë i imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“Ahdethu tarijkh Islamij”, ndodhitë e vitit 203, vëll.2, Pjesa 1, f.1169)

 

37-Mahmud ibn Uehijb Ka thënë për Imam Err Rrida: “Qerametet e Imam Rridait (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishin të shumta. Ai ishte i vetmi në kohën e tij.” (“Hajatul Imam Rrida, li Shejh El Kurashij”, 1/62)

 

38- Avokati El Fadil Bakir Emijn El Uerd, anëtar në komisionin e historianëve arab Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, Ebu Hasan, i quajtur Err Rrida, është Imami i tetë i dymbëdhjetë imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, Sejjid Mer'ashij, 28/628)

 

39-El Fadil El Hadij Hamu Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imam Rridai (Paqja qoftë mbi të!) ishte i pranishëm në kohën më të lulëzuar të qytetërimit islam. Ai jetoi në kohën e Me'munit. Ai kishte pozitë të lartë në tubimet e dijes e të shkencës. Me'muni e ftonte Imam Rridain në tubimet e ndryshme që organizonte me dijetarë, filozofë e teologë të feve të tjera, të cilët e pyesnin dhe ai u përgjigjej. Në fund të tubimeve Me'muni e pranonte se ai ishte më i miri dhe i kërkonte ndjesë për mosinteresimin ndaj tij.” (“Sherhu Ihkakul Hakki”, 28-623.)

 

4o-Arif Ahmed Abdulganij Ka thënë për Imam Err Rrida: “Nuk gjendej një i dytë te fisi i Talibëve në kohën e tij. Me'muni i dha pushtetin (Uilajetul Ahdi) atij. Me'muni e vulosi emrin e Imamit në të gjitha monedhat prej dirhemi dhe dinari. Bëri që për të të flitej kudo. Imam Rridai (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë në Tus dhe po aty u varros.” (“El Xheuheru Esh Sheffaf fi Ensabi Sadetil Eshrafi”, 1/159)

 

Këto ishin disa nga fjalët e përcjella prej dijetarëve të Ehli Sunetit. Duke e përfunduar këtu pjesën për Imam Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!), ju ftoj të vazhdoni me njohuritë për Imamët e tjerë.