Hadithi i dytë: Hadithi i Dymbëdhjetë Imamëve

 

Ky hadith ka ardhur me rrugë të shumta dhe me ndryshime të vogla në disa fjalë. Ai përcakton se pas Profetit numri i udhëheqësve është dymbëdhejtë. Muslimi e përcjell këtë hadith në librin e tij “Sahih Muslim”, në pjesën “El Emaratu”, me zinxhir transmetimi nga Hasijn, i cili ka transmetuar nga Xhabir ibn Semrete se ka thënë: “Hyra bashkë me babain tim te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e dëgjova duke thënë: ‘Kjo çështje, nuk do të përfundojë, por do të vazhdojë me dymbëdhjetë pasardhës (khalifa).’ Më pas, më tha diçka me zë të ulët. Pyeta babain tim se çfarë i tha. Më tha se i kishte thënë: ‘Të gjithë ata do të jenë nga kurejshët.’ (“Sahih Muslim”, 6/3, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Gjithashtu, Muslimi përcjell edhe një tjetër hadith në librin e tij, me zinxhir transmetimi te Amir ibn Sead ibn Ebu Uakkas, se ka thënë: “I shkrova një letër, Xhabir ibn Semretu dhe ia dërgova më shërbëtorin tim Nafi'u. I thashë: Më shkruaj diçka që ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai më shkroi: “Një ditë xhumaje, teksa qëndroja pranë një guri të fortë, po dëgjoja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thoshte: “Feja do të vazhdojë derisa të vijë Ora e Kiametit dhe te ju do të jenë dymbëdhjetë khalifa dhe të gjithë nga kurejshët.”

(“Sahih Muslim”, 4/6, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Gjithashtu, edhe Bukhariu transmeton në librin e tij, në kapitullin e “El Ehkamu”, me zinxhir transmetimi nga Xhabir ibn Semretu, i cili ka thënë: “Do të jenë dymbëdhjetë imamë, prijës. Më pas, tha një fjalë që nuk e dëgjova dot. Babain im më tha se kishte thënë që ata janë nga kurejshët.”

(“Sahih Bukhari”, 8/127, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Ahmed ibn Hanbel, transmeton në librin e tij “El Musned”, transmeton nga Mesruk se ka thënë: “Një ditë, ishim ulur pranë Abdullah ibn Mes'udit dhe ai po lexonte Kur’an. Në ato momente, një burrë i bën një pyetje: ‘O Abdurrahman! A e keni pyetur ndonjëherë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se sa është numri i khalifëve të këtij umeti?

 

Abdullah ibn Mes'udi tha: ‘Askush nuk ma ka bërë një pyetje të tillë para teje që nga koha që kam ardhur në Irak.’

Më pas, tha: ‘Po. Ne e kemi pyetur të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) rreth kësaj çështjeje dhe na ka thënë: ‘Ata do të jenë dymbëdhjetë, sa numri i të Dërguarve te Beni Israilët."

(“Musned Ahmed”, 1/398, 406, shtëpia botuese “Sadir”)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe Ebu Ja'la (“Musned ebi Ja'la”, (8/444), (9/222), shtëpia botuese “El Me`mun li`t Turath”) në“Musnedin” e tij dhe Taberanij në “El Kebijr”. (“El Mu`xhemu`l Kebir”, 10/158, biblioteka “Ibn Tejmijje”, Kajro)

Ahmed Muhamed Shakiri ka thënë: zinxiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë. (“Musned Ahmed bi tahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 4/28, 62, hadithi 3781, 3859, shtëpia botuese “Daru`l-Hadith”, Kajro.)

Këtë hadith e transmeton edhe Sujuti, në librin e tij “Tarikhul Khulefa” dhe e ka quajtur të saktë. (“Tarijkhul Khulefa”, 17, shtëpia botuese “Ma'rifeh”, Bejrut)

 

 Hadithin e të dymbëdhjetëve e kanë përcjellë të mëdhenjtë e imamëve të hadithit dhe kanë mbushur literaturat e tyre me përmendjen e tij. Kështu që nuk e shohim të domosdoshme që të përmendim burimet e tij pasi ai gjendet te Bukhariu dhe Muslimi. Për këtë hadith nuk gjenden as debat e as diskutime për saktësinë e tij. Madje mund të thuhet se është prej haditheve për të cilin ka mendim të përbashkët për saktësisnë e tij sepse gjendet te Muslimi, i cili ka thënë qartë se në librin e tij nuk ka përmendur veçse ato hadithe për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tyre.

 

Sujuti ka thënë në librin “Tedrijbu Err Rrauij”,se Muslimi ka thënë: Kam vendosur ato hadithe për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tyre.

(“Tedrijbu Err Rrauij”, 1/98, “Mektebetu err Rrijad el Hadijtheh”)

 

Pra, hadithi është prej atyre për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tij dhe ai tregon qartë se zëvendësit janë dymbëdhjetë. Ky numër është në përputhje me atë që thonë shiat imamijtë, ithejashritë se imamët pas Profetit janë dymbëdhjetë imamë nga Ehli Bejti, i pari i tyre është Aliu dhe i fundit është Mehdiu.

 

Ndërsa, për sa i përket Ehli Sunetit, shikojmë se ata janë të hutuar, për sa i përket çështjes së këtij hadithi dhe nuk kanë gjetur rrugëdalje. Kjo për shkak se nëse ata thonë se janë katër khalifët, atëherë, sipas këtij hadithi, numri është i mangët. Nëse fusin në listë edhe khalifat emevit dhe abasit, atëherë numri i khalifëve do të jetë më shumë se dymbëdhjetë. Kështu që ata filluan të përzgjedhin sipas dëshirës së tyre. Kjo të jep të kuptosh se Profeti e ka lënë këtë çështje të rrezikshme e delikate të pazgjidhur. 

 

 

Është për t’u habitur se disa kanë përfshijnë brenda dymbëdhjetë pasuesve të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Muavijen (Ai është El Hafidhu ibn Haxher El Askalanij në librin e tij “Fet'hul Barij”, 13/184, “Darul Ma'rifeh”. Shih edhe “Taijkhul Khulefa” i Sujutit: 15, “Darul Kitubul Arabij”) dhe djalin e tij, Jezidin. Ndërkohë që ata janë përballur me Ali ibn Ebu Talibin dhe e luftuan atë në Siffijn. Në këtë luftë u vra edhe sahabiu i nderuar Amar ibn Jasir. Me këtë, Muavija vërteton dy veçori të përmendura nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Veçoria e parë: Ai është vërtetues i thënies së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë Aliut (Paqja qoftë mbi të!): “Ty të do vetëm ai që është besimtar dhe të urren vetëm ai që është hipokrit.”

 

Veçoria e dytë: Si është vërtetues i thënies së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë se Amarin do ta vrasë një grup rebelësh. Bukhariu, në “Sahihun” e tij, përcjell një hadith të transmetuar nga Ebu Saidi: “Ishim duke transportuar qerpiçët e xhamisë dhe të gjithë ne po i transportonim një e nga një, ndërsa Amari po i transportonte dy e nga dy. I afrohet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i fshin kokën e pluhurosur dhe thotë: “Ah Amar! Atë do ta vrasë një grup rebelësh. Amari do t’i ftojë ata tek Allahu, ndërsa ata e ftojnë atë për në zjarr.” (“Sahih Bukhari”, 3/207, K. “Xhihadi”, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Edhe Muslimi transmeton një hadith nga Ummu Selemetu, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi  të dhe mbi familjen e tij!) i tha Amarit: ‘Ty do të të vrasë një grup rebelësh."

(“Sahih Muslim”, 8/186, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Ibn Haxheri ka thënë: “Këtë hadith, e ka transmetuar një numër i madh sahabësh. Prej tyre, Kutadetu, Ummu Selemetu, Ebu Hurejre, ibn Amr, Uthman, Hudhejfe, Ebu Ejub, Ebu Rafi'u, Hazimete ibn Thabi, Muauije, Amr ibn Asi, Umejetu, Ebul Jusr. Shumica e këtyre transmetimeve janë të sakta. Të gjitha këto dëshmojnë për virtytet e Amarit dhe një përgjigje për ata që mund t’u shkojë mendja se Aliu është vrasësi i Amarit.”

(“Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagijr”, 4/613, shtëpia botuese ”El Kutubul lmijjeh”)

 

A mund të jetë Muavija prijësi i drejtë i myslimanëve dhe pasardhës i familjes profetike pas gjithë këtyre gjërave?!!

 

Ndërsa për sa i përket Jezijd ibn Muavijeh, ai nuk ka nevojë të shpjegohet. Librat e historisë janë dëshmi për bëmat e tij, për të këqijat dhe të shëmtuarat që ka bërë dhe për sundimin mizor që ka pasur. Ai vrau Husejnin (Paqja qoftë mbi të!), zotërinë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Jezidi prishi Medinen e ndritur. Shkatërroi tokat dhe nuk njihte ligjet. Ai nuk mori për bazë as rregullat e qytetit të Mekës dhe vuri dorë mbi Qaben, duke e goditur me katapultë. A mund të jetë ky një prej drejtuesve të drejtë dhe një prej imamëve të muslimanëve?!!

(Sqarim: Në një hadith të saktë të Profetit Muhamed thuhet: Vrasësi i Amarit dhe salibi i tij do të jenë në zjarr. Këtë e ka transmetuar Hakimi në “Mustedrekun” e tij dhe e ka saktësuar si dhe e ka dakordësuar Dhehebiu. “El Mustedrek ala Sahihejn”; “Telkhijsul Mustedrek” i Dhehebiut: 3/387, “Darul Ma'rifeh”. E ka përcjellë El Hejthemij nga Ahmedi dhe ka thënë: Transmetuesit e Ahmedit janë të besueshëm. Shih: “Mexhmau Ez Zeuaid”, 7/244, kapitulli “El  Fiten”, kreu: “Çfarë kishte mes tyre në Siffijn?”, “Darul Kutubil Ilmijeh”. Dihet se ai që e vrau sahabiun e madhe Amar ibn Jasir ishte një tjetër sahabi që gjendej në rreshtat e ushtrisë së Muaviut dhe quhej Ebu El Gadijetu El Xhehmij. Shih: “Taxhijlul Menfeati” i ibn Haxher El Askalanij: 509, “Darul Kitabil Arabij”.Pra, ky sahabij, sipas thënies së Profetit Muhamed është në zjarr. Vallë, a mund të thuhet pas kësaj se të gjithë sahabët janë të drejtë? A mund të përfytyrohet që të respektohet një sahabij i drejtë i cili është prej banorëve të zjarrit?!! )

 

Kjo çoroditje në përcaktimin e khafilëve pas të Dërguari të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka ardhur si pasojë e largimit dhe moszbatimit të porosive të Profetit më fisnik (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pa dyshim se thëniet, veprat dhe qëndrimet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sqarojnë njëra-tjetrën. Kur Profeti porositi kapjen pas Ehli Bejtit në Hadithin Thekalejn (e dy rëndesave), me këtë kuptohet se dymbëdhjetë pasardhësit e tij janë prej Ehli Bejtit të tij të pastër. Falënderimi i takon Allahut, që na udhëzoi në këtë rrugë dhe ne nuk do të ishim udhëzuar nëse nuk do të na udhëzonte Allahu!

 

 

Hadithi i Anijes

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Shembulli i Ehli Bejtit tim është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, mbytet.”

 

Këtë hadith e ka transmetuar një numër i madh sahabësh. Prej tyre, Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Dherr El Gifarij, Ebu Said El Khuderij, ibn Abasi, Abdullah ibn Zubejr, Enes ibn Malik. Rrugët e tranmsetimit të hadithit janë të shumta dhe ne kemi qëndruar te gjashtë rrugë prej tyre.

(Hadithi gjendet te: “Fadailu Es Sahabeti” i Ahmed ibn Hanbel: 2/785, “Mu'sesetu err Rrisaleh”; “El Musanaf” i ibn Ebi Shejbetu: 3/503, “Darul Fikri”; “El Mu'xhemul Kebijr” i Tabaranit, 3/44-45, “Darul Ihjau et Turathil Arabij” dhe “El Mu'xhemul Eusat”, 4/10, 5/306-355 dhe 6/85, “Darul Haramejni”; “El Mexhmaul es Sagijr”, 1/193 dhe 2/22, “El Kutubul Ilmijje”; “El Mustedrek” i Hakimit: 2/343 dhe 3/151, “Darul Ma'rifeh”; “Tarijkhu Bagdad”, 12/91, “Darul Kutubil Ilmijeh”; “El Hiljetu” i Ebu Naim: 4/306, “Darul Kitabil Arabij”; “Tarijkhul Khulefa” i Sujutit, 209, “Darul Kitabil Arabij”; “Mexhmau Ez Zeuaid” i Hejthemij, 9/168, “El Kutubul Ilmijje”)

 

Të gjitha këto rrugët e transmetimit po të bashkohen me njëra-tjetën e çojnë hadithin në shkallën e saktësisë. Ne kemi parë që të gjitha ato rrugë, janë të përputhshme me njëra tjetrën dhe të sakta. Për këtë El Hafidhu Es Sekhauij në librin e tij “Istixhlabu Irtikail Gurefi”, pasi përmend disa rrugë transmetimi të hadithit ka thënë: Këto rrugë transmetimi forcojnë njëra-tjetrën.

(“Istixhlabu irtikail gurefi bi hubbi ekribai err Resuli ue dhi sherifi”, 2/484, “Darul Beshairi”)

 

Ibn Haxher El Hejthemij në librin e tij “Sauaiku” ka thënë: Ka ardhur në rrugë të ndryshme të cilat forcojnë njëra-tjetrën. Në një transmetim thuhet: “Shembulli i Ehli Bejtit tim”. Në një tjetër thuhet: “Vërtet, shembulli i familjes sime…”, apo “Ta dini se shembulli i familjes sime…”, apo “Sigurisht që shembulli i familjes sime mes jush, është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipi në të, shpëtoi, kush nuk hipi në të, u mbyt.” Në një transmetim tjetër, lexojmë: “…Kush hipën në të, gjen paqe, kush e braktis atë, mbytet.” Në një tjetër transmetim, lexojmë: “Shembulli i familjes sime mes jush, është si shembulli i derës Babu Hitatu (Babu Hitatu, quhet dera e xhamisë Aksa. Allahu urdhëroi Beni Israilët që të hynin në atë derë dhe kush hynte në të, iu falnin gjynahet) i Beni Israilëve. Kush hyri në atë derë, iu falën gjynahet.”

(“Es Suaikul Muhrikah”, 352, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Edhe Semhudiu, në librin e tij “Xheuahirul Akdejn”, ka një kapitull që e ka quajtur: Ata (Ehli Bejti) janë amaneti i umetit dhe anija e Nuhut (Paqja qoftë mbi të!.) Kush hipën në të, shpëton dhe kush nuk hipën në të, mbytet.”

(“Xheuahirul Akdejn”, 259, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Ai ka përmendur disa rrugë transmetimi të hadithit e pastaj thotë: Të gjitha ato rrugë, e përforcojnë njëra-tjetrën.

(“Xheuahirul Akdejn”, 261, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Pra, hadithi është i saktë. Atë e ka saktësuar edhe El Hakim, në librin e tij “El Mustedrek”. Sejid El Mijlanij, një prej dijetarëve shi’itë, ka përmendur disa rrugë transmetimi të hadithit dhe e ka konstatuar saktësinë e tij bazuar në bazat.

(“Diraset fi menhexhi sunneti lima`rifeti ibni Tejmijje”, 299-303)

 

Hadithi është një argument për domosdoshmërinë e ndjekjes së Ehli Bejtit. Ai sqaron se ata që e kundërshtojnë dhe nuk hipin në anijen e Ehli Bejtit, janë të humbur e të shkatërruar. Gjithashtu, ky hadith dëshmon për udhëheqësinë e imamëve të Ehli Bejtit dhe për pagabueshmërinë e tyre. Nëse ata do të gabonin i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk do të thoshte se ata që hipin në anijen e tyre janë të shpëtuar. Kjo tregon se ata janë zbatues të Sheriatit në çdo lëvizje e qëndrim, në veprime e në fjalë. Ky hadith është në përputhje të plotë me Hadithin Thekalejn dhe me Hadithin e Dymbëdhjetë Khalifave që e përmendëm më lart dhe kanë të njëjtin tregues. Mendo thellë! Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është zotëria e pasardhësve të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Hadithi i Katërt

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Yjet janë siguri për banorët e qiellit, ndërsa Ehli Bejti im, është siguri për umetin tim.” Ky hadith është transmetuar nga shumë sahabë, me disa ndryshime të vogla, në disa fjalë. Disa prej sahabëve janë: Ali ibn Ebu Talibi, ibn Abasi, Selemete ibn El Ekua, Xhabir ibn Abdilah El Ensarij dhe të tjerë. Këtë hadith e transmetojnë: Imam Ahmed ibn Hanbel, në librin e tij “Fedailu Es Sahabe”, (“Fedailu Es Sahabe”, 2/671, shtëpia botuese “Risale”) Et Taberanij, në librin e tij “El Mu'xhemul Kebijr”, (“El Mu'xhemul Kebijr”, 7/22, shtëpia botuese “Ihjau Turath”) El Hakim, në librin e tij “El Mustedrek” (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, (2,448), (3/149), (3/457), shtëpia botuese “Marifet”) në tre vende, Raujanij, në librin e tij “Musned”, (“Musned Raujanij”, 2/258, shtëpia botuese “Kurtuba”) Azah Es Sekhauij në librin e tij “Musedded”, ibn Ebu Shejbetu dhe Ebi Ja`la në librat e tyre “Musned”. 

(“Istixhlabu Irtikail Garafi”, Sekhauij, 2/477, shtëpia botuese “Besheirul Islamijje”)

 

Ky hadith, në shtesë të të qënit i saktë te shumë dijetarë, ai ka rrugë të shumta transmetimi të cilat forcojnë njëra-tjetrën. Këtë hadith e kanë quajtur të saktë: El Hakim, ibn Haxheri, Sujutij dhe El Meneui, në librat e tyre. Secili prej tyre, vërteton dhe mbështet mendimin se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, (2,448), (3/149); “Es Suaikul Muhrika”, 351; “Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagijr”, 6/386.)

 

Po ashtu, edhe dijetari i nderuar Sekhauij, në librin e tij “Istixhlau Irtikabil Gurafi” dhe thotë se ky është një hadith i saktë dhe merret për bazë. Ai është argument për çfarë ka në brendësinë e tij. Të njëjtën gjë thotë edhe Semhudij në librin e tij “Xheuahirul Ikdejn”. Ai, përveç sigurisë që jep për zinxhirin e transmetimit, pohon se ky është një hadith mbështetës për Hadithin e Thekalejnit. “Nëpërmjet këtij hadithi, ne kuptojmë më mirë domosdoshmërinë për të ndjekur familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata janë të pranishëm në çdo kohë, deri në ardhjen e Ditës së Fundit të Botës, ashtu siç është edhe Libri i Allahut, i pranishëm në të gjitha kohët. Ata janë siguria e jetës në tokë. Mosekzistenca e tyre, sjell edhe mosekzistencën e njerëzimit.”

(“Xheuahirul Ikdejn”, 244, 259, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

 Pra, hadithi i lartpërmendur, është një hadith që është transmetuar nga shumë sahabë dhe është i fortë në zinxhirin e transmetimit të tij. Gjithashtu, ky është një hadith që na tregon se duhet të kapemi fort pas familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Na tregon se nuk është zgjidhje largimi nga familja e tij.

 

El Menneuj, në librin e tij “Fejdul Kadijr”, thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i ka krahasuar ata me yjet, sepse edhe funksioni i tyre, është si i yjeve. Ata ndriçojnë, orientojnë, perëndojnë, lindin, rrugëtojnë dhe në këtë mënyrë kryejnë funksionin e udhëzimit të njerëzve dhe të shpëtimit të tyre nga humbja. Ata janë siguri prej shkatërrimit.

(“Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagir”, 6/386)

 

 Nga domosdoshmëria e kapjes pas tyre, e ndjekjes së rrugës së tyre dhe të qënit e tyre siguri për banorët e tokës, sqarohet pagabueshmëria e tyre dhe moskundërshtimi i Sheriatit nga ana e tyre. Nëse do supozohej se ata do të gabonin, nuk do të realizohej të qënit e tyre siguri. Hadithi përmban edhe tregues të tjerë dhe është në një linjë të njëjtë me Hadithin e Anijes dhe me Hadithin Thekalejn.

 

Hadithi i Pestë

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Husejnit: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton ju dhe në paqe me atë që është paqësor me ju.” Këtë hadith, e transmeton imam Ahmed ibn Hanbel në librin e tij “Musned”, nga Ebu Hurejre. (“Musned Ahmed”, 2/442, shtëpia botuese “Sadir”)

 

Të njëjtin hadith, por me ndryshime të vogla në fjalë, e transmeton edhe ibn Maxheh, në librin e tij “Sunen”, nga Zejd ibn Erkam: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton juve dhe në paqe me atë që është paqësor me ju.”

(“Sunen ibn Maxhe”, 1/52, shtëpia botuese “Fikr”)

 

 Edhe Tirmidhiu transmeton në librin e tij “Sunen”: “Unë jam luftarak me atë që ju lufton juve dhe paqësor me atë që është në paqe me ju.”

(“Sunen Tirmidhi”, 5/360, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Këtë hadith, e transmetojnë edhe të tjerë, si: Ibn Ebu Shejbetu (“Musannaf”, 7/512)

, Ibn Hibani, (“Sahih ibn Hibban”, 15/434) Taberanij ,(“El Mu`xhemul Kebijr”, (3/40, 2619-2621), (5/184)) Khatijb El Bagdadi (“Tarih Bagdad”, 7/144)

dhe Ibn Asakir. (“Tarihu Dimeshk”, 13/218-219), (14/144 157-158))

 

Ky është një hadith që merret në konsideratë nga vetë specialistët e fushës së hadithit. Hakimi e ka transmetuar nga Ebu Hurejre dhe ka thënë se është i saktë. Ka përmendur për atë dëshmitar, i cili është hadithi i Zejd ibn Erkam që u përmend më lart. Këtë e ka mbështetur edhe Dhehebiu, në librin e tij “Et Telkhijs”, i cili thotë se ky është një hadith i saktë. Ai përmend hadithin e Zejd ibn Erkami si dëshmitarë.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/149)

Po ashtu hadithin e transmeton edhe Ibn Hibani siç u përmend më lart. Dihet se ibn Habani nuk përcjell veçse hadithet e saktë.

 

Ky hadith, gjendet edhe në librin “Mishkatul Mesabih”i Khatijb Et Tebrizij (“Mishkatu Mesabijh”, 3/1735) , dhe ka të njëjtin gjykim për të. Po ashtu gjendet edhe te libri “El Mesabijh” i El Begauij, i cili nëse nuk thotë se hadithi është i dobët dhe nëse gjendet te librat “Sunen”, ky hadith është i saktë te ai Përveç kësaj që thamë, hadithi është transmetuar me tre rrugë dhe me shprehje të përafërta me njëra-tjetërn. Në hadith nuk përmendet Hasani dhe Husejni sepse ata nuk kanë pas lidur. Hadithin e përmend El Hafidhu Umer ibn Shahijn, i cili ka vdekur në vitin 385 të Hixhrit, në librin e tij “Fadailu Sejjideti En Nisa” me zinxhir transmetimi nga Ebi Said El Khuderij i cili ka thënë se kur u martua Aliu me Fatimenë, i Dërguari i Allahut shkoi te dyzet sabahe te dera e shtëpisë së tyre dhe thoshte: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton ju dhe jam në paqe me atë që është në paqe me ju.”

(“Faidailu Es Sejjideti En Nisa”, 29, “Mektebetu Terbijetil Islamijeh”, Kajro)

 

Nuk ka dyshim se ky hadith i mëson umetit mysliman që të jenë të matur dhe të dinë mirë gradën e lartë që ka familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në bashkësinë tonë. Këtë gjë ai e bën të ditur, duke thënë se është luftarak, pra, nuk është me ata njerëz që e luftojnë Ehli Bejtin. Kush lufton Ehli Bejtin, lufton të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kush lufton të Dërguarin e Allahut, i ka shpallur luftë vetë Allahut të Madhëruar. Ata janë pasuesit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ata janë njerëzit që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u ka dhënë pozitë të lartë. Ata janë njerëzit që, pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), do të jenë udhërrëfyes për njerëzimin. Për këtë arsye, edhe qëndrimi kundër tyre, është i rreptë. Fatmirësisht, nëpër hadithe e shikojmë të qartësuar se cilët janë pjesëtarët e Ehli Bejtit dhe cilësitë e tyre.

Kjo na ndihmon që jo çdo njeriu t’i mveshim cilësitë e Ehli Bejtit. Siç është Jezidi, i cili mori nismën dhe vrau nipin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Hysejnin. Për këtë arsye, Jezidin apo ndonjë tjetër që ka mbajtur qëndrim armiqësor me familjen profetike, nuk e fusim në kategorinë e njerëzve të Ehli Bejtit.

 

Hadithi i Gjashtë

 

Ai është hadithi i dërgimit të salavatit mbi Ehli Bejtin. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se Allahu i Madhëruar e ka shoqëruar dërgimin e salavateve mbi të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) me salavatin për Ehli Bejtin e tij të pastër.

(Salavat, do të thotë, të dërgosh përshëndetje dhe ta përmendësh me lutjet e me bekimet më të mira të Dërguarin e Allahut. (Shënim i përkthyesit))

 

Krahas kësaj, vërejmë edhe shumë hadithe të transmetuara nga shumë sahabë dhe të përcjella nga shumë dijetarë të mëdhenj të hadithit, rreth salavateve për Ehli Bejtin. Muslimi transmeton në “Sahihun” e tij, në kapitullin: Dërgimi i salavatit për të Dërguarin e Allahut pas teshehudit me zinxhir transmetimi nga Ebu Mes'ud El Ensarij, i cili ka thënë: “Ne ishim në mexhlisin e Sead ibn Abades dhe erdhi tek ne i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Beshir ibn Sa'd i drejtoi një pyetje të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Ne na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar që të të dërgojmë salavate mbi ty (E ka qëllimin për thënien e Allahut “O ju që keni besuar, dërgoni bekime (salavate) për atë dhe përshëndeteni me ‘selam’!”, surja “El Ahzab”, ajeti 56.) o i Dërguari i Allahut! Si mund të të dërgojmë salavate ty?” I Dërguari i Allahut, nuk ktheu përgjigje për një moment, derisa ne menduam se mos bëmë gabim që pyetëm. Më pas, tha: “Thoni:

 

 يت عَل أ ل إبرإهمي، وابرك َّ هم ص ّل عَل محمد وعَل أ ل محمد، كام صل ّ إلل عَل محمد وعَل أ ل محمد كام ابركت عَل أ ل إبرإهمي ِف إلعاملي إنّك محيد جميد ‘

Allahu im! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç begatove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit në të gjitha botët. Ti je Ai që të takon Falënderimi dhe Lartësimi." (“Sahih Muslim”, 1/305)

 

 Bukhariu e transmeton në “Sahihun” (“Sahih Bukhari”, 4/118, shtëpia botuese Fikr)

e tij nga Ka'b ibn Axhremetu. Ky hadith, ndodhet edhe në librat e tjerë të dijetarëve të hadithit, si: “Musnedi” i Ahmed ibn Hanbelit, (“Musned Ahmed bin Hanbel”, 5/274-353) “Musanefi” , (“El Musannef”, 2/212-213) i Abdurrazak San'anij, “Musanefi” i Ibn ebu Shejbetu (“El Musannef”, 2/391) dhe shumë libra të tjerë të famshëm të shkencës së hadithit si dhe te dy “Sahihat”.

 

Ky hadith, tregon edhe një herë pozitën e lartë që ka Ehli Bejti. Në aparencë ajeti në suren “El Ahzab” thotë se Allahu i Madhëruar e ka bërë detyrë për besimtarët, dërgimin e salavateve mbi të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Mirëpo kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ua mësoi sahabëve të tij mënyrën e dërgimit të salavateve, ai u përgjigj duke dhënë edhe mënyrën e duhur për të dërguar salavatet duke përfshirë edhe familjen e tij.

 

Dihet se i Dërguari i Allahut nuk jep vendime bazuar në anën emocionale apo sipas qejfit të tij, sepse ai nuk flet asgjë nga vetja e tij, por çdo gjë që thotë është Shpallje e shpallur. Kjo vërteton rëndësinë e familjes profetike, pjesë e së cilës është edhe Prijësi i besimtarëve Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Prandaj, është detyrë e çdo muslimani që kur të dërgojë salavat për Profetin të përmendë edhe familjen e tij të pastër në salavatin që dërgon.

(Është e habitshme se Muslimi, edhe pse në “Sahihun” e tij përmend hadithin që u mëson muslimanëve se si të dërgojnë salavat për Profetin, i cili përfshin edhe familjen e tij, mirëpo ai vetë (Muslimi) kur dërgon salavate për Profetin, nuk e përmend familjen e tij!!! )

 

Hadithi i Shtatë

 

Ai është thënia e të Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur mori dorën e Hasanit dhe të Hysejnit dhe tha: “Kush i do këta të dy, babain e tyre dhe nënën e tyre, do të jetë në të njëjtën gradë me mua në Ditën e Gjykimit.” Ky hadith është prej haditheve të sakta tek Ehli Suneti. Atë e kanë quajtur të saktë: Tirmidhij, (“Sunen Tirmidhij”, 5/305) Ibn Xhezeriu, (“Esnal Mutalib”, 121) Ahmed ibn Hanbeli, (“Musned Ahmed”, 1/412) Abdullah ibn Ahmedi, (“Musned Ahmed”, 1/77) Deulani, (“Edh Dhurrijetu`Tahiratu En Nebeuijjeti”, 119) Taberani, (“El Mu`xhemu Es sagijr”, 2/70) Khatijb Bagdadi,(“Tarijkhu Bagdad”, 13/289) etj. 

 

Gjithashtu, ky hadith dëshmon vlerën dhe pozitën që kanë pjesëtarët e Ehli Bejtit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe tek Allahu i Madhëruar.

 

 

 Hadithi i Tetë

 

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim! Kushdo që na urren ne, Ehli Bejtin, Allahu do ta fusë në zjarr.” Këtë hadith e transmeton Hakimi, te libri i tij “El Mustedrek”, me transmetues Ebu Said El Khuderij dhe e cilëson si hadith të saktë, me kushtet e tij dhe të Muslimit. Të njëjtën gjë thotë edhe Dhehebiu,(“El Mustedrek”, 3/150) edhe Ibn Hibani, (“Sahih ibn Hibban”, 15/435)

edhe Sujuti.(“Ed Durrul Menthur”, 7/349)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Sejid Hasan Sekkafi, në librin e tij “Sahihu Sherhul Akideti Et Thauijjeti”. (“Sahihu sherhul Akideti Et Tahauijjeti”, 6576)

Po në këtë libër ai ka thënë: Te Ehli Suneti uel xhemaatu ka tekste për dashurinë ndaj familjes së Profetit por kjo ka mbetur veçse çështje teorike dhe nuk e zbatojnë shumë. Në realitet ndjekja e familjes së Profetit nuk gjendet dhe për këtë është për të të ardhur shumë keq.

 

Nasibijtë, të cilët janë urryesit e zotërisë tonë Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe të familjes së Profetit, janë përpjekur që t'i largojnë njerëzit nga dashuria për Ehli Bejtitn, të cilët janë afërsia e afrimit te Allahu. Për këtë, ata vendosën hadithe të pabaza.

Prej tyre është hadithi që ata shpikën: Familja e Profetit është çdo i devotshëm. Po ashtu hadithin: Unë jam gjyshi i çdo të devotëshmi. E të tjera hadithe të shpikura e të trilluara kundër Ehli Bejtit të Profetit. Prej thënieve të pabaza është edhe ajo e njërit prej nasibijve (Këtu ka për qëllim Shejkh Albanin në librin e tij: “Silsiletul Ehadijth Es Sahijhah”) i cili ka thënë se Ehli Bejti i Profetit janë gratë e tij dhe prej tyre e vërteta Aishe (Allahu qoftë e kënaqur me to!).

 

Sejid Es Sakkaf për këtë paragraf ka thënë: Ky bidatçi me këtë thënie dëshiron që njerëzit të mos besojnë që Ehli Bejti janë persona të veçantë, janë pjestarët e mbulesës (el kisa’u): Zotëria ynë Aliu, zonja jonë Fatimeja, Hasani dhe Huseijni (Paqja qoftë mbi ta!). Ai pretendon dhe thotë se Ehli Bejti këtu janë gratë e Profetit(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Këtu duket që ky bidatçi i respekton gratë e Profetit dhe përpiqet të shfaqë respektin ndaj tyre (Allahu qoftë i kënaqur me to!)!!!

Ndërkohë që në librin e tij (4/531) ai thotë për gratë e Profetit se zinaja është e lejuar për ato dhe se ato nuk janë të ruajtura e as të pagabueshme prej zinasë. Sa e madhe kjo fjalë e keqe që del nga goja e tij!!! Duhet që njerëzit ta pyesin atë: Çfarë dobie ka nga përhapja e kësaj çështjeje të pavlerë e përçmuese pasi kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë shekuj nga vdekja e tyre (grave të Profetit) Allahu qoftë i kënaqur me to!?

(“Sahihu sherhul Akideti Et Tahauijjeti”, 657)

 

Në një vend tjetër ka thënë: Veçimi i Ehli Bejtit nga ana e shiave në ajetin se ata janë: Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pa përfshirë gratë e tij, kjo është nga devijimi i tyre që i bëjnë ajeteve të Allahut të Madhëruar si triumf ndaj egos së tyre... 

 

Sejid Sakkaf për këtë thotë: Nuk duhet të formohet koncepti se, kush mendon apo pohon se familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pra, Ehli Bejti, janë pjesëtarët që u përfshinë nën pelerinën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), janë shi’itë. Jo, kjo nuk është kështu. Këtë mendim dhe qasje kanë edhe dijetarët e Ehli Sunetit, duke u bazuar në hadithet dhe në tefsiret e dijetarëve të Ehli Sunetit.

(“Sahihu sherhul Akideti Et Thauijjeti”, 657, Hamishi me numër 391, shtëpia botuese “Imam Neueui”, Jordani)

 

Deri tani, kemi folur rreth vlerave dhe cilësive që kanë pjesëtarët e familjes profetike. Për këtë gjë, janë hartuar libra hadithesh, me kapituj të veçantë dhe janë shkruar shumë libra nga vëllezërit tanë, dijetarët e Ehli Sunetit. Për këtë arsye, po e mbyllim këtu këtë pjesë të diskutimit, duke i sugjeruar lexuesit të nderuar, që për njohuri më të detajuara, t’u referohet librave përkatës.

 

 

Hadithe të posaçme rreth Aliut

(Paqja qoftë mbi të!)

 

 

Rreth personalitetit, virtyteve dhe madhështisë së Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), janë shkruar dhe janë botuar libra të shumtë, me vëllime të shumta. Ato do të vazhdojnë të shkruhen, derisa të ketë jetë bota. Ne këtu, për lexuesin, do të sjellim një përmbledhje të haditheve, thënieve dhe shpjegimeve të ndryshme të dijetarëve, që flasin për virtytet e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!).

 

 Virtyti i parë: Myslimani i parë

 

En Nisaij, transmeton nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: “I pari që është bërë mysliman me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është Ali ibn Ebu Talibi.” Hulumtuesi Âle Zehuij (“Khasaisl Emijril Mu`minijne Ali ibn Ebi Talib”, 20.) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, është i saktë. Po ashtu, kanë transmetuar edhe Hakimi (“El Mustedrek”, 3/136) dhe ka thënë: Hadithi ka zinxhir transmetimi të saktë. Këtë e ka mbështetur Dhehebiu. Përsëri transmetohet nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: I pari që është falur me të Dërguarin e Allahut ka qënë Aliu.

 

Âle Zeheuij ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të hadithit është i saktë.(“Khasaisul Emijril Mu'minijne”, 20, “Mektebetul Asrijeh”)

Më pas thënë: Këtë hadith e ka transmetuar Ahmedi: 4/368 dhe 370, në “El Fadailu”, 1000 dhe 1004. Ibn Ebi Shejbetu në “El Megazij”: 61. Et Tajalisij në “Musnedin” e tij: 678. Et Tirmidhij: 3735. Ibn Xherijr Et Tabarij në librin “Tarijkhuhu”, 2/211 dhe 212... e të tjerë. ( I njëjti burim)

 

Transmetohet nga Selman El Farisij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I pari në këtë umet, që iu përgjigj ftesës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe u bë myslimani i parë, është Ali ibn Ebu Talibi.” 

 

El Hejthemij në librin “Mexhmau Ez Zeuaid” ka thënë: Këtë e ka transmetuar Et Taberanij dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/102)

 

Transmetohet nga Abdullah ibn Abasi se ka thënë: I pari që u bë mysliman, është Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Taberanij e ka transmetuar te “El Auailu”. Verifikuesi Muhammed Shekur ka thënë: Hadithi është i saktë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“El Aueil”, Tahkik Muhammed Shekur, 78, shtëpia botuese “Err Rrisaleh”)

 

Transmetohet se një ditë, Sad ibn Ebu Uakkasi, i drejtohet një burri që e shante Aliun, duke i thënë: “O ti! Kë ofendon! Ali ibn Ebu Talibin?! A nuk ishte ai që u bë myslimani i pari? A nuk ishte ai i pari, që fali namaz me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)? A nuk është ai më i dituri i njerëzve?” Këtë hadith e transmeton, po ashtu, edhe Hakimi dhe Dhehebiu dhe të dy e saktësojnë atë. (“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/125)

 

Transmetohet nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Unë jam i pari, që kam falur namaz me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” Këtë hadith e ka transmetuar Ahmedi në “Musnedin” e tij. Verifikuesi i “Musnedit” Ahmed Muhamed Shakiri: Zinxhiri i transmetimit të hadithit është i saktë.

(“Musned Ahmed”, 2/98; numër 1191, “Darul Hadithi”, Kajro.)

 

Hadithin e ka transmetuar Ibn Ebu Shejbetu dhe Ibn Ebu Asimi e kanë cilësuar të saktë këtë hadith. (“El Musannaf”, 8/332; “El Aueilu”, 79)

 

Transmetimet se Aliu është muslimani i parë janë të shumta. Ajo që përmendëm nga thëniet e sahabëve është një pjesë e kësaj çështjeje, e cila ka nevojë për një hulumtim të posaçëm. Hulumtimin tonë këtu po e mbyllim me përmendjen e dy thënieve nga dy dijetarë të njohur të Ehli Sunetit.

 

El Hakim En Nijsaburij, në librin e tij “Ma`rifetu Ulumil Hadith”, thotë: “Nuk e di të ketë mospajtim mes autorëve të historisë që Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është myslimani i parë.”(“Ma`rifetu Ulumil Hadithi”, 23)

 

Es Sujutij, në librin e tij “Tarihul Khulefa”, thotë: “Aliu është bërë mysliman ndër të parët. Madje, Ibn Abasi, Enesi, Zejd ibn Erkami dhe Selman Farisij thonë se ai është myslimani i parë. Të njëjtën gjë transmetojnë edhe shumë të tjerë.”

(“Tarijkhul Khulefa”, 128)

 

Virtyti i dytë:

Ai është krijesa më e dashur te Allahu

 

En Nisaij transmeton me zinxhir transmetimi nga Enes ibn Malik se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte një shpend. Ai bëri një lutje dhe tha: O Allah! Dërgo te unë njeriun më të dashur te Ti që të hajë me mua nga ky shpend. Erdhi Ebu Bekri, ai e ktheu. Erdhi Umeri, ai e ktheu. Erdhi Aliu dhe e lejoi atë.

(“Es Sunenul Kubra”, 5/107, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

Ky hadith është i njohur me emrin “Hadithu Et Tajri” dhe ka rrugë të shumta transmetimi (Shiko disa nga rrugët e transmetimit në “Tarijkhu Dimashk”, 42/245 e më pas.) nga një grup i madh sahabësh prej tyre: Ali ibn Ebu Talib, Ibn Abasi, Sefijnetu, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut, Ebi Said El khuderij, Enesi, e të tjerë. Hadithin e kanë transmetuar një grup i madh hafizash dhe hadithologësh. 

 

Atë e transmeton El Hakimu në “El Mustedrek” nëpërmjet Enesit dhe e ka quajtur të saktë. Pastaj ka thënë: Nga Enesi e kanë përcjellë një grup sahabësh numri i të cilëve shkon më shumë se tridhjetë vetë. Dhe hadithi i ardhur nga Aliu, nga Ebi Said El Khuderij dhe nga Sefijnetu është i saktë. (“El Mustedrek ala Sahihejni”, 3/130, “Darul Ma'rifeh”)

 

Et Tabaranij e ka transmetuar nga Sefijnetu. (“El Muxhemul El Kebijr”, 7/82, “Darul Ihjau Et Turathil Arabij) E përmend El Hejthemij në librin e tij “Mexhmau Ez Zeuaid” dhe thotë: Transmetuesit e Et Tabaranij janë të saktë përveç Fitër ibn Khalijfeh që është i besueshëm. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/126, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

Hadithin e shpendit (Hadithu Et Tajir) e ka saktësuar El Hafidhu ibn Haxher kur ka bërë përmbmledhjen e haditheve që ka transmetuar nga gjashtë imamët e hadithit te hadithi i gjashtëmbëdhjetë i botuar në fund të librit “Mishkatul Mesabijhi”. 

(“Mishkatul Mesabijhi”, 3/179, botuar në “El Mektebul Islamij”, botimi i tretë 1985, “Bejrut bi tahkijk El Albanij”)

 

Pra, ky hadith në shtesë të rrugëve të shumta të transmetimit të tij, të cilat arrijnë në pragun e teuaturit dhe për këtë falënderimi i takon Allahut.

(Prej atyre që e transmetojnë Hadithu Et Tajr (Hadithi i shpendit) janë: Ahmedi në “Fadailu Es Sahabeti”, 2/560, “Mue'sesetu Err Rrisaleh”. Et Tirmidhij në “Sunenin” e tij, 5/300, “Darul Fikri”. El Bezar në “Musnedin” e tij, 9/287, “Mu'esesetu Ulumil Kur'ani”. Et Tabaranij në “El Eusat”, 2/207 dhe 6/90, “Darul Haramejni”. Ebu Naijm në “Musned Ebi Hanijfeh”, 1/234, “Mektebetul Keuther Rrijad”. El Khatijb El Bagdadij në “Tarijkhu Bagdad”, 3/390 dhe 9/376, “Darul kutubil Ilmijeh”, e shumë të tjerë. Në shtesë të këtyre janë edhe: “Sunenu En Nisaij”, “Tarijkhu Dimashk” dhe “Mustedrek” i Hakimit)

 

Virtyti i tretë:

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në hadithin e njohur të Gadijrit: “Mbrojtësi dhe kujdestari i atij që jam unë, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” Ky hadith është shumë i njohur. Ai është si dielli në mesin e ditës. Është i saktë dhe muteatir. E kanë transmetuar shumë dijetarë nga shumë dijetarë të tjerë përgjatë gjithë kohës. E kanë transmetuar imamët e hadithit dhe hafizat në librat, “Sahihat” dhe “Musnedet” e tyre. Hadithi ka fraza të ndryshme, si përshembull thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “E ta'lemune inni eula bil mu'minijne min enfusihim?” që do të thotë: “A e dini se unë jam mik më i mirë për besimtarët se sa ata për veten e tyre?”. Apo thënia e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “All'llahumme uali men ualahu ue adi men adahu”, që do të thotë: “Allahu im! Ji mik i atij që është mik me të dhe armik i atij që është armik me të.” E të tjera fraza.

 

En Nesaij, përcjell në librin e tij “Khasais emiril M`uminin”, me zinxhir transmetimi nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u kthye nga Haxhi i Lamtumirës, ndaloi në një vend, të quajtur Gadijr Khum dhe urdhëroi që të gjithë të mblidheshin rreth një peme, të quajtur Deuhat. Aty, tha: ‘Kam një ndjenjë sikur më është afruar vdekja. Po ju lë juve dy rëndesa, njëra më e madhe se tjetra. Librin e Allahut dhe familjen time, Ehli Bejtin tim. Megjithatë, ju do ta shikoni se si do të më kundërshtoni mua në këto të dyja. Sigurisht, këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të mbërrini te Burimi i Keutherit.’

 

 Më pas, tha: ‘Allahu është Mbrojtësi dhe Kujdestari im. Unë jam mbrojtës dhe kujdestar i çdo besimtari.’ Më pas, mori dorën e Imam Aliut dhe tha: ‘Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun)’.”

 

E pyeta Zejdin: (Ebu Tufej, ka pyetur Zejdin)

“A ke dëgjuar çdo gjë atë ditë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?” Tha: “Çdo gjë që ka ndodhur atë ditë në Deuhat, e kanë dëgjuar dhe e kanë parë të gjithë të pranishmit.”

(“Khasaisul emiril Mu`minin”, 71-72, “El Mektebe El Asrijje”)

 

Këtë hadith e transmeton Ibn Ebu Asimi. (“Es Sunne”, 630, “El Mektebul Islamj”, Bejrut)

Edhe Hakimi (“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/109, “Darul Ma'rifeh”) e saktëson këtë hadith sipas kushteve të dy dijetarëve të mëdhenj të hadithit, Bukhariut dhe Muslimit. Këtij hadithi i referohet edhe Ibn Kethiri (“El Bidaje ue En Nihaje”, 5/228-229) , i cili ka thënë: Shejkhu jonë Ebu Abdullah Edh Dhehebij ka thënë se ky hadith është i saktë. E trasnmeton edhe Et Tabaranij.

(“El Mu'xhemul Kebijr”, 5/166, “Darul Ihjai Turathil Arabij”)

 

Ebu Tufejli (Amir ibn Uethiletu) ka thënë: “Një ditë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i mblodhi njerëzit në një shesh të gjerë dhe u tha: ‘Madhëria i takon vetëm Allahut! Le të çohen për hir të Allahut në këmbë të gjithë ata që e dëgjuan të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se çfarë tha në Gadijr Khum.’

 

Në atë moment, u çuan në këmbë rreth tridhjetë burra. Në një transmetim tjetër, thuhet, u çuan në këmbë shumë njerëz. Ata dëshmuan se ishin të pranishëm, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e kapi nga dora Aliun dhe tha: “A e dini se unë jam për besimtarët më parësor se sa janë ata për veten e tyre. Ata thanë: Po o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im!

Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).” Sahabiu (pra Ebu Tufejli) shton: “Unë, pasi u largova nga aty, kisha diçka në veten time dhe iu drejtova Zejd ibn Erkamit dhe i thashë atij: ‘Unë dëgjova Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të thotë kështu kështu, kështu.’”

Zejdi më tha: “Të vërtetën ka thënë. Unë e kam dëgjuar vetë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), t’i thotë Aliut këto fjalë.”

 

Këtë hadith e transmeton Ahmed ibn Hanbeli,(“Musned Ahmed”, 4/370) En Nisai, (“Khasaisul emiril Mu`minin”, 82) Ibn Habbani, (“Sahih ibn Habban”, 15/376)

Hejthemi,(“Meuaridu Edh Dham'an”, 544) etj.

 

Hejthemiu, në librin e tij “Mexhmau Es Zeuaid”, thotë se zinxhiri i transmetimit të hadithit që ka përcjellë Ahmed ibn Hanbeli, është me transmetues të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/104) Ndërsa Albani thotë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë, sipas kritereve të Bukhariut.(“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 4/331)

E ka transmetuar edhe Et Tabaranij.(“El Mu'xhemul Kebijr”, 4/174)

 

Në librin “Uakiatu Es Siffijn” i Hafizit të besueshëm Ibrahim ibn Dijzijl, ai transmeton nga Jahja ibn Sulejman El Xhu`fij, i cili thotë se Ibn Fudeji ka thënë, se Hasan ibn Hakem Nekhaij ka thënë, se Rijah ibn Harith Nekhaij ka thënë: “Isha ulur një ditë pranë Aliut. Pranë i erdhi një grup njerëzish dhe i thanë: ‘Paqja qoftë mbi ty, o kujdestari dhe prijësi ynë!’

Ai u tha: ‘Ju nuk jeni arabë?.’ Ata i thanë: ‘Po. Ne kemi dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili në ditën e Gadijr Khumit, ka thënë: ‘Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).’

Ai (Rijah ibn Harith Nekhaij) tha: ‘Pashë që Aliu filloi të qeshë, sa iu dukën dhëmbët anësorë dhe tha: ‘Jini dëshmitarë për këtë.

Më pas, ai grup vazhdoi rrugën. Unë i ndoqa dhe pyeta njërin prej tyre: ‘Cili popull jeni ju?’ Ai tha: ‘Ne jemi një grup prej popullit ensar.’ Më pas, shkova tek Ebu Ejub Ensarij dhe e takova atë.’”

(Këtë transmetim që ndodhet te “Uakiatu Siffijn”, i autorit Ibrahim ibn Dizel, e ka përcjellë ibn Ebil Hadijd në librin e tij “Sherh Nehxhul Belaga”, 3/208.)

 

Ky është një transmetim i saktë, të cilin edhe Edh Dhehebij e mbështet, duke thënë: “Transmetuesi dhe përcjellësi i këtij hadithi, Ibrahim ibn Dijzijl, është i besueshëm dhe adhurues.”(“Sijer A'lami En Nubela”, 13/184, “Muesesetu Rrisaleh”)

 

Të njëjtën gjë thotë edhe Muhamed ibn Fudajli (“El Kashif”, i Dhehebiut, 3/71)

dhe Albani, (“Silsiletul Ehadithi Es Sahihati”, 2/89) se ky zinxhir transmetimi është i saktë. Hasan ibn Hakim En Nekhaij (“El Kashif” i Dhehebiut, 1/175) dhe Hejthemiu (“Mexhmau Ez Zeuaid”, (5/246) dhe (8/104)) thonë se njerëzit e zinxhirit të këtij transmetimi janë të saktë. Për sa i përket hadithit të Gadijr Khumit, ai është i transmetuar në shumë rrugë. Megjithatë, ka edhe disa pjesë në brendësi të tij, që janë muteuatireh. Dhehebiu thotë se pjesa: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe ky është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” është i saktë, shumë i lartë dhe teksti i saj është muteuatir. (Sijer A'lami Nubela”, 8/335)

 

Rreth kësaj pjese, dëshmon edhe dijetari i njohur El Xhezerij, i cili thotë se ky është një transmetim i saktë. Është transmetuar nga shumë transmetues prej shumë transmetuesish nga Aliu. Ai është muteuatir edhe nga Profeti. Ai që nuk ka dijeni rreth tij, kërkon ta dobësojë hadithin. Fjalët e tij nuk duhet të merren në konsideratë. (Me sa duket kjo tregon për Ibn Tejmijeh El Haranij i cili e ka quajtur të dobët këtë hadith) Pastaj ai përmend gati tridhjetë sahabë. (“Esna El Metalib fi Menakib sejidina Ali ibn Ebi Talib”, 48)

 

Në librin e tij “Es Sahihah”, Albani e ka quajtur të saktë këtë hadith: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).” Ai ka thënë: Hadithi është i saktë me të dyja pjesët e tij. (Kuptimi me pjesën e parë hadithit është për fjalinë: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” Dhe kuptimi për pjesën e dytë të hadithi është për fjalinë: “O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).”)

Madje pjesa e parë e tij është muteuatir i ardhur nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) siç e vëren kushdo që ndjek rrugët e tij të transmetimit dhe zinxhirët e transmetimit të tij. Ajo që përmenda është e mjaftueshme. Më pas ka thënë: ... Unë kam parë Shejhun Islam ibn Tejmijen, i cili ka thënë se pjesa e parë e hadithit është e dobët kurse për pjesën e dytë thotë se është gënjeshtër. Unë mendoj se kjo është si rezultat i nxitimit të tij në dobësimin e haditheve para se të tubojë rrugët e transmetimit të tyre dhe t'i verifikojë ato.(“Silsiletul Ehadith Es Sahijhati”, 4/343-344, koment për hadithin numër 1750, “Mektebetul Mearif Rrijad”)

 

Ed Danij ibn Munijr Ale Zeheuij ka thënë: Hadithi është i saktë dhe i vërtetuar. Madje ai është muteuatir siç ka thënë Albani në “Es Sahihah”, 4/343. Përsa i përket thënies së Ibn Tejmijes në “El Minhaxh”, 4/104, se ai është i rremë dhe në kundërshtim me parimet e hadithit, ajo është e papranueshme... Them: Ai që ndjek rrugët e transmetimit të këtij hadithi, do të mësojë se ai është i saktë si dielli. Shumica dërmuese thonë se është i saktë. Një pakicë e kanë quajtur të dobët. Hadithi është i saktë dhe nuk ka dyshim në ato që u thanë.

(“Khasaisul Emijril Mu'minijne”, i En Nisaij, i verifikuar nga Ale Zeheuij, 78, “Mektebetul Asrijeh”)

 

Argumenti i hadithit

 

Ehli Suneti thonë se qëllimi i vilajetit në këtë ajet është për përkrahjen, ndihmën dhe nuk ka të bëjë me khilafetin dhe as me imamatin. Ndërsa Shiat thonë se qëllimi i vilajetit është me kuptimin e të qënit parësor në kopetencat për çështjet e umetit e konstatuar nga Profeti (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me tekst të ajetit: “En nebiju eula bil mu'minine min enfusihim”, “Profeti është më parësor te besimtarët se sa ata vetë te vetat e tyre.” Po ashtu ka edhe lajme të sakta të transmetuara. Rreth argumentit të hadithit themi: 

 

1- Shikojmë se ky hadith, ka shumë ngjashmëri me Hadithin e Thekalejnit. Pra, atje, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) porositi rreth kapjes fort pas Ehli Bejtit, ndërsa në këtë hadith, sqarohet qartasi se i pari i Ehli Bejtit, që duhet kapur fort pas tij është Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!).

 

2- Në këtë hadith, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) përforcon gjykimin se vetë ai është më parësori për besimtarët se sa ata për veten e tyre. E më pas e konstaton vilajetin (të qënit më parësor pas tij për ndjekje) për Imam Aliun (Paja qoftë mbi të!).

 

3- Vumë re se njëri prej sahabëve të nderuar, Ebu Tufejl, kur dëgjoi dëshminë e sahabëve për vilajetin e Imam Aliut, ai pyeti Zejd ibn Erkamin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për atë që dëgjoi dhe Zejdi i tha se është e vërtetë ajo që ka dëgjuar. Ebu Tufejli e kuptoi se kuptimi i vilajetit këtu është të qënit parësor në drejtimin dhe zbatimin e çështjeve të umetit.

Sepse, të gjithë e dinin se Aliu është ndihmësi i besimtarëve dhe se besimtarët janë përkrahës të njëri-tjetrit. Dyshimi i Ebu Tufejlit në atë që dëgjoi është argument i qartë se qëllimi në këtë çështje është të qënit e Imam Aliut udhëheqësi dhe prijësi islam. Kjo vërteton gradën, virtytet dhe pozitën e lartë që kishte Imam Aliu (Paja qoftë mbi të!).

 

4- Në fund, mësuam edhe diçka tjetër nga grupi që erdhi ta përshëndesë Imam Aliun (Paja qoftë mbi të!) duke: Es Selamu alejke ja meulana, “Paqja qoftë mbi ty, o kujdestari dhe prijësi ynë.” Ai u tha se nuk ka mundësi që të jetë prijësi i arabëve, i një populli të lirë dhe i dalë nga skllavëria. Megjithatë, grupi në fjalë, ia ktheu Imam Aliut, duke i thënë se kishin dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në Gadijr Khum të thoshte se, kush e kishte kujdestar dhe prijës atë, edhe Aliun e kishte të tillë. Imam Aliu, pasi dëgjoi këtë, qeshi aq shumë, sa iu dukën dhëmbët dhe u kërkoi atyre të dëshmonin për këtë. 

 

Ky transmetim na tregon qartë se Imam Aliu ishte edhe mik, edhe prijës i besimtarëve. Një detyrë kjo e ngarkuar nga vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Përsa i përket thënies së Umerit për Aliun, këtë nuk e ka thënë vetëm Ali ibn Zejd, siç pretendon Albani, por e kanë transmetuar edhe të tjetër përveç tij. Ibn Kethijri në “El Bidajetu Ue En Nihajetu” thotë: Ka thënë El Hafidhu ibn Ja'la El Musilij dhe Hasan ibn Sufjan: Thena ibn Hudebetu, Thena Hamid ibn Selemetu ka transmetuart nga Ali ibn Zejd dhe Ebi Harun, nga Udej ibn Thabit, nga El Bera'e. Ai ka përmendur fundin e hadithit ku thuhet: Atë (Aliun) e takoi Umer ibn Khatab dhe i tha: Urime për ty! U gdhive dhe u ngryse kujdestar dhe udhëheqës i çdo besimtari dhe besimtareje.

(“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 5/229, “Mueesesetu Et Tarijkhul Arabij”)

 

El Khatijb e ka transmetuar këtë hadith me shprehje të përafërta në librin e tij “Tarijkhu Bagdad”, me zinxhir tjetër transmetimi që përfundon te Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Umeri i tha: Urime, urime për ty o biri i Ebu Talibit! U bëre kujdestari dhe prijësi im dhe i çdo muslimani.” Këtë thënie të Umerit e ka quajtur të saktë dijetari El Hanefij Sibt ibn El Xheuzij në “Tedhiretul Khauas”. 

(“Tedhkiretul Khauas”, 36, “Muesesetu Ehlul Bejt”, Bejrut)

 

Virtyti i katërt:

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ai është Uelijju (kujdestari, udhëheqësi) i çdo besimtari pas Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Transmetohet nga Et Tirmidhij, në “Sunenin” e tij, në kapitullin “Menakib Ali ibn Ebu Talib”, me zinxhir transmetimi nga Imran ibn Hasijni, ku thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dërgoi diku një ushtri dhe vendosi në krye të saj, Ali ibn Ebi Talibin.

 

Gjatë asaj kohe, u zu një robëreshë dhe ai (Aliu) kaloi një natë me të. Katër sahabë, vendosën që këtë t’ia transmetojnë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur të kthehen. Kur muslimanët ktheheshin nga udhëtimi, ata në fillim përshëndetnin të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe pastaj shkonin në shtëpitë e tyre. Kur u kthye ushtria, ata u përshëndetën me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Njëri nga ata të katërt i tha: “O i Dërguari i Allahut! A e di që Aliu, bëri kështu, kështu, kështu?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e dëgjoi dhe nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i dyti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i treti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i katërti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Pasi mbaruan, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i mërzitur, u tha: “Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi i besimtarëve, pas meje.”(“Sunenu Tirmidhij”, 5/632)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Nisaij, (“Khasaisul Imam Ali”, En Nisaij, 79) Ebu Ja`la (“Musned Ebi Ja`la”, 1/293.)  dhe Ibn Hibani. (“Sahih Ibnu Hibban”, 15/374.)

 

Et Tirmidhij thotë se ky është një hadith i saktë, i çuditshëm dhe ka ardhur i transmetuar vetëm se nga Xha'ferr ibn Sulejmani. (“Sunen Tirmidhij”, 5/632) Albani shton duke thënë: Ai është i besueshëm dhe prej transmetuesve të Muslimit. Po ashtu edhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. Këtë mendim e mbështet edhe Edh Dhehebij, (“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 5/261, Hadithi 2223)

edhe ibn Haxheri. (“El Isabe”, 4/468)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ahmed ibn Hanbeli në “Musnedin” e tij, me një rrugë transmetimi të tillë: nga El Exhleh El Kindij, nga Abdilah ibn Burejdetu, nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dërgoi për në Jemen dy ushtri të ndara nga njëra-tjetra. Në krye të njërës ishte Ali ibn Ebu Talibi dhe Khalidibn Uelidi. Të dyve u la porosi që, nëse takohen bashkë dy ushtritë, atëherë në krye të të dy ushtrive do të jetë Aliu. Nëse ndahen përsëri pas takimit, secili do të jetë në krye të ushtrisë së tij. U takuan me ushtrinë e Beni Zejdit, të popullit të Jemenit dhe u ndeshën me ta. Vramë ata që na sulmuan, ushtarët dhe zumë robëresha gratë. Aliu mori një robëreshë për veten e tij dhe kaloi kohë me të. Burejdetu thotë: Kalid ibn Uelidi, më shkruajti një letër për ta informuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për këtë. Kur erdha tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ia dhashë letrën. Atij ia lexuan dhe unë pashë zemërim në fytyrën tij. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ky është një vend i papëlqyer. Ti më dërgove mua me një burrë dhe më the që t’i bindem atij. Unë bëra atë që më the.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Mos flit keq për Aliun. Ai është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi juaj, pas meje. Ai është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi juaj, pas meje.” (“Musned Ahmed”, 5/356)

 

Albani thotë se burrat e zinxhirit të transmetimit të këtij hadithi janë të saktë dhe të besueshëm, përveç Ibn Abdilah El Kindij. Ky i fundit është personalitet rreth të cilit ka diskutime të shumta. (“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 5/262)

 

Ndërsa analizuesi i librit “Musned”, të Ahmed ibn Hanbelit, Hamza Ahmed Ez Zejni, thotë se burrat e zinxhirit të transmetimit të këtij hadithi janë të saktë dhe të besueshëm dhe hadithi i tij gjendet te “Sahihu i Bukhariut”.

(“Musned Ahmed Tahkik Ahmed Zejn”, 16/497. )

 

Ebu Daud Et Tajlasi, transmeton me zinxhir transmetimi nga Ibn Abasi se ky i fundit ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha Aliut: “Ti je prijësi i çdo besimtari, pas meje.”

(“Musned Ebi Daud Et Tajlasi”, 360)

 

E transmeton këtë hadith Ahmedi në “Musnedin” e tij (“Musned Ahmed”, 1/330-331, “Daru Sadir”) dhe El Hakimu në “Mutedrekun” e tij (“Mustedrek ala Sahihejn”, 3/132-134). El Hakimu ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë dhe Edh Dhehebij e miraton atë. (“Mustedrek ala Sahihejn”, 3/132-134)

 

Albani është i një mendimi me ata të dy dhe ka thënë: 

Hadithiështë siç kanë thënë ata të dy. (“Silsiletul Ehadith Es Sahihah”, 5/263, “Mektebetul Mearif”, Rijad.) Ahmed Muhamed Shakir ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë.(“Musned Ahmed”, i verifikuar nga Ahmed Muhamed Shakir: 3/333, “Darul Hadithi”, Kajro)

 

Kështu që u sqarua që ky është një hadith i saktë. Megjithëse një pjesë e këtij hadithi mund të jetë shtesë, gjë të cilën e thanë vetë dijetarët e hadithit. Ata që kërkojnë të thellohen, mund ta shikojnë këtë çështje. Në këtë hadith vërtetohet se Aliu është prijësi i besimtarëve dhe khalifi, pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtë gjë e thotë vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në hadith: “Ti je prijësi i çdo besimtari pas meje.” 

 

Kuptimi i fjalës uelij në këtë hadith nuk mund të jetë për përkrahjen sepse Aliu ka qenë përkrahësi dhe ndihmuesi i besimtarëve edhe në kohën që Profeti ishte gjallë. Çfarë kuptimi ka kushtëzimi i Vilajetit nga Profeti me thënien e tij: Ti je Veliu i çdo besimari pas meje? S'ka dyshim se me fjalën Vilajet, Profeti ka patur për qëllim udhëhqësinë e umetit.

 

 Virtyti i pestë:

Ai është te Profeti në atë pozitë që ishte Haruni te Musai

 

Bukhariu përcjell në “Sahihun” e tij me zinxhir transmetimi nga Sa'd ibn Ebi Uakasi, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i ka thënë Imam Aliut: “A nuk ke dëshirë që të jesh tek unë në atë pozitë që ishte Haruni te Musai?!” (“Sahih Bukhari”, 4/208)

 

Muslimi e përcjell këtë hadith, me zinxhir transmetimin nga Said ibn Musejebi, i cili e ka transmetuar nga Amir ibn Sa'd ibn Ebu Uakas, nga babai i tij, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha Imam Aliut: “Ti je për mua, në atë pozitë që ishte Haruni te Musai me përjashtim se pas meje nuk ka më Profet.’”

Saidi shton: “Unë dëshirova ta gëzoj Sa'din me atë që dëgjova. E takova atë dhe i thashë atë që më tha Amiri. Ai tha: Unë e kam dëgjuar. I thashë: ‘Tani, e dëgjove edhe ti këtë hadith.’ Ai vendosi duart në dy veshët e tij dhe tha: ‘Po.’”

(“Sahih Muslim”, K. “Fedail Alij”, 7/120; “Sunen ibn Maxhe”, 1/45; “Sunen Tirmidhij”, 5/302-304; “Sunenul KubraNisaij”, 5/44-45-108-113-120-121-122.; “Sahih ibn Hibban”, 15/16-369-371; “Mustedrek Hakim”, 3/(108-109) dhe (132- 134))

 

Këtë hadith e kanë transmetuar shumë sahabë, midis të cilëve edhe dijetarët më të mëdhenj të hadithit. Bukhariu dhe Muslimi kanë rënë dakord për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Nëse ata të dy kanë rënë dakord, nuk është më nevoja të radhisim mendimet e të tjerëve, pasi këta janë elita e shkencës së hadithit. Prandaj që nuk është e nevojshme që të zgjatemi më shumë rreth këtij hadithi. Do të mjaftohemi me thënien e dijetarit të shquar Ibn Xhezerij, i cili thotë: “Thënia që kanë rënë dakord të dy dijetarët e mëdhenj të hadithit, për vërtetësinë dhe saktësinë e tij, do të thotë se bëhet fjalë për hadithin që vjen nga Sa'd ibn Ebu Uakasi.”

 

Ebul Kasim ibn Asakir ka thënë: “Këtë hadith e ka transmetuar një grup i madh sahabësh. Disa prej tyre janë: Umeri, Aliu, Ibn Abasi, Abdullah ibn Xhaferi, Muadh, Muauije, Xhabib ibn Abdilahu, Xhabir ibn Semura, Ebu Saidi, Bera'e ibn Azibi, Zejd ibn Erkami, Zejd ibn Ebu Eufe, Nebijt ibn Sherijti, Habeshij ibn Xhenadetu, Mahir ibn Huejrathi, Enes ibn Maliku, Ebu Tufejli, Ummu Seleme, Esma bintu Umejsi, Fatime bintu Hamza. Më pas, Ebul Kasimi i ka përmendur të gjitha hadithet që vijnë nga këta sahabë, në librin e tij “Tarijkhu Dimashk”. 

(“Esnel Mutalib fi Menakibi Sejjidine Alij ibn Ebi Talib”, 53)

 

Më pas vërteton se nuk ka asnjë arsye për të formuar debat mbi zinxhirin e transmetuesve, pasi janë të gjithë të saktë.

 

Pasi u sqarua vërtetësia e këtij hadithi (Këtu themi se hadithi, në shtesë të të qënit të tij i saktë, ai është muteuatir. Atë e përmend El Kitanij në librin e tij “Nudhum El Mutenathir minel hadithi El Muteuatir”. Pasi përmend disa nga sahabët që e kanë transmetuar këtë hadith ai thotë: Në librin “Sherhu Risaleti i Shejkh Xhesuus”

(Allahu e mëshiroftë!) është ky tekst: Hadhithi, “Ti je tek unë në atë pozitë që ishte Haruni te Musai”, është muteuatir. Atë e kanë transmetuar më shumë se njëzet sahabë që i ka përmendur Ibn Asakir në njëzet fletë. (“Nudhum El Mutenathir minel hadithi El Muteuatir”, 195, “Darul Kurubi Es selefijeh”, Egjipt)) e them edhe një herë se Ali ibn Ebu Talibi është zëvendësi i Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi ai ndërroi jetë, sepse pozita e Aliut te Profeti ishte si pozita e Harunit te Musai. Dihet se njëra nga pozitat e Harunit ishte edhe pozita e udhëheqësisë. Kështu që edhe Aliu është zëvendësi i Profetit Muhamed në udhëheqësi.

 

 Nëse dikush do të thotë se prijës i besimtarëve, pasi Profeti Musa ndërroi jetë, ishte Jusha dhe jo Haruni, sepse ai ndërroi jetë kur Profeti Musa ishte gjallë, ne i themi se ka të drejtë me këtë pohim. Por, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk thotë në këtë hadith se ç’do të ngjajë me Aliun, por pëcakton pozitën e tij. Me të vërtetë që Haruni ndërroi jetë, kur Profeti Musa ishte akoma gjallë, por, nëse ai do të jetonte, edhe pas vdekjes së Profetit Musa, ai do të ishte pasuesi dhe prijësi, pas vdekjes së Profetit Musa.

 

 

Virtyti i gjashtë:

Bindja ndaj Aliut është bindje ndaj Profetit dhe kundërshtimi i tij është kundërshtim ndaj Profetit

 

 

Hakimi, në librin e tij “ElMustedrek”, transmeton nga Ebu Dherri: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: ‘Kush më bindet mua, i është bindur edhe Allahut. Kush nuk më bindet mua, nuk i është bindur as Allahut. Kush i bindet Aliut, më është bindur mua, kush nuk i bindet Aliut, nuk më është bindur mua.’” (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/121)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 42/306-307) edhe El Hindij.(“Kenzul Ummal”, 11/614) Hakimi dhe Dhehebiu, rreth këtij hadithi, thonë se është i saktë në zinxhirin e transmetimit.

(“El Mustedrek dhe Telkhijsul Mustedrek i Dhehebiut”, 3/121, “Darul Ma'rifeh”)

 

Ky hadith dëshmon dhe argumenton qartë se Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është i pagabueshëm dhe se të gjitha fjalët dhe veprat e tij janë në përputhje me Sheriatin e Shenjtë. Kështu që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të treguar pozitën e tij, e lidh bindjen, respektin dhe ndjekjen e Aliut sikur t’i bindesh, ta respektosh dhe ta ndjekësh të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk flet asgjë nga vetja e tij. Çdo gjë që ai thotë është Shpallje e shpallur.

 

Virtyti i shtatë:

Ai është me të drejtën dhe e drejta është me atë

 

Ebu Ja`la ka transmetuar në librin e tij “Musned” nga Ebu Saidi se ka thënë: “Aliu kaloi dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), tha: “E drejta është me këtë, e drejta është me këtë.”

(“Musned Ebu Ja`la”, 2/318)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 42/449) edhe El Mutekij El Hindij.(“Kenzul Ummal”, 11/621)

 

El Hejthemij, në librin e tij, thotë: E ka transmetuar Ebu Ja'la dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 7/235)

 

Transmetohet nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Aliun. Allahu im! Rrotulloje të drejtën me atë, ngado që ai të rrotullohet!”

 

Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu,(“Sunen Tirmidhij”, 5/297) Ebu Ja`la,(“Musned Ebu Ja`la”, 1/419) Taberani,(“El Mu`xhemul Eusat”, 6/95) Hakimi,(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/124.) Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 30.63 dhe 42/448 dhe 44/139) etj. Hakimi,(“El Mustedrek i El Hakim”, 3/125) Ebu Mansur ibn Asakir Esh Shafii (“El Erbeine fi Menakib Ummehatil Mu`minin”, 86) dhe Sujutiu (“Fejdul Kadir”, 4/25) e saktësojnë këtë hadith Fakhru Rrazij në tefsirin e tij thotë: Ai që ndjek Aliun në fenë e tij është udhëzuar. Treguesi i kësaj është thënia e tij (e Profetit /Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “O Zoti im! Rrotulloje të drejtën me Aliu ngado që ai të rrotullohet.”(Tefsir Fakhru Rrazij”, vëll. 1, f. 210, “Darul Fikr”)

 

El Khatijbu e përcjell këtë hadith në librin e tij “Tarijkhu Bagdad” me zinxhir transmetimi nga Ebi Thabit, meula i Ebu Dherrit i cili ka thënë: Shkova te Ummu Selemetu dhe e pashë atë duke qarë se i ishte kujtuar Aliu. Ajo tha: Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi qoftë mbi të!) të thotë: Aliu është me të drejtën dhe e drejta është me Aliun. Ato të dy kurrë nuk do të ndahen derisa të vijnë te unë te Burimi (Haudi) në Ditën e Kijametit.(“Tarijkhu Bagdad”, 14/322, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

E ka transmetuar edhe ibn Asakir në “Tarijkhu Dimashk”. (“Tarijkhu Dimashk”, 42/449, “Darul Fikr”)

 

 Ebul Kasim El Belkhij dhe nxënësit e tij thonë: “Është vërtetuar me transmetime të sakta se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është me të drejtën dhe e drejta është me Aliun. Ngado që ai rrotullohet, ajo rrotullohet me të.’”

(“Sherhu Nehxhu Belaga”, 2/296-297)

 

Të gjitha këto transmetime të përmendura rreth këtij virtyti, me tekst të ardhur nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), na vërtetojnë se e drejta është me Aliun (Paqja qoftë mbi të!), prandaj lexo dhe mendo thellë! Ai që kërkon të thellohet më shumë për rrugët e transmetimit të këtij hadithi dhe për burimet e tij, le të lexojë enciklopedinë “El Gadijr” të eruditit Esh Shejkh El Emijnij.(“El Gadijr”, 3/177-180, “Darul Kitabil Arabij”)

 

 

Viryti i Tetë:

Ai (Aliu) është me Kur'anin dhe Kur'ani është me të 

 

 

Hakimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Thabiti, meula i Ebu Dherrit, se ka thënë: “Isha me Imam Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në Luftën e Xhemelit. Kur pashë Aishen, teksa qëndronte, më lindi një ndjenjë, siç u ndodh të gjithë njerëzve në përgjithësi. Por Allahu ma largoi atë ndjenjë në kohën e namazit të drekës. Luftova bashkë me Prijësin e besimtarëve. Pasi përfundoi lufta, u ktheva në Medine për të takuar Ummu Selemen. I thashë se nuk kisha ardhur as për t’i kërkuar ushqim e as pije. I thashë se jam mella i Ebu Dherrit.

 

Më pas ia sqarova ndjenjën që më kaploi. Ajo më pyeti se ku isha, teksa ndjeva diçka të tillë. I thashë që Allahu ma bëri të mundur ta heq këtë ndjenjë në kohën e drekës. ‘Shumë mirë, më tha. Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Aliu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me Aliun. Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, deri kur të takohen me mua te Burimi i Keutherit.’” Hakimi, në librin e tij, thotë se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e përkrah edhe Dhehebiu.

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi Hemishihi ”, “Telkhisul Mustedreki Edh Dhehebij”, 3/124)

 

Shikojmë se ky hadith ka shumë ngjashmëri me hadithin më lart. Imam Aliu është me të drejtën dhe e drejta është Kur’ani. Pra, Imam Aliu është me Kur’anin dhe Kur’ani është e drejta. Secili prej këtyre haditheve është i saktë në vetvete, por, kur ata bashkohen, e përforcojnë akoma më shumë njëri-tjetrin.

 

 

Virtyti i Nëntë:

Ai që ndahet nga ai është ndarë nga i Dërguari i Allahut

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) 

 

 

Hakimi përcjell në librin e tij “ElMustedrek” me zinxhir transmetimi nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: ‘O Ali! Kush ndahet unë, është ndarë nga Allahu. Kush ndahet nga ti, është ndarë edhe nga unë."

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/123-124)

 

Këtë hadith e transmeton Ahmedi (“Fedailu Es Sahabe”, 2/570) dhe Ibn Asakiri.(“Tarijkhu Dimashk”, 42/307) Ebu Bekr El Ismailij me zinxhir transmetimi nga ibn Umer se ka thënë: I Dërguari i (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush ndahet nga Aliu, është ndarë nga unë. Kush ndahet nga unë, është ndarë prej Allahut Azze ue Xhel'le.”(“Mu`xhemu Shujukh Ebi Bekr El Ismailij”, 3/800)

 

Et Taberanij (“El Mu`xhemul Kebir”, 12/323) e ka transmetuar nga ibn Umer. Hakimi ka thënë: Ka zinxhir të saktë transmetimi por dy Shehlerët nuk e kanë transmetuar.(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/124) El Hejthemij ka thënë: E ka transmetuar El Bezzar dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/135. )

 

Pra, hadithi i përmendur ka zinxhir transmetimi të saktë dhe ai tregon se kush ndahet nga Aliu është ndarë nga Allahu dhe nga Profeti. 

 

 

Virtyti i Dhjetë:

Aliu është prej Profetit dhe Profeti është prej Aliut.

Askush tjetër nuk e kryen misionin e Profetit përveç Aliu

 

 

Ibn Maxheh, përcjell në librin e tij “Sunen”, me zinxhir transmetimi tek Hubejsh ibn Xhenadetu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut. Nuk i kryen njeri tjetër urdhrat dhe mesazhet që më vijnë mua, përveç meje dhe Aliut.” (“Sunenu ibnu Maxheh”, 1/44)

 

Këtë hadith e transmetojnë Tirmidhij, Nisaij, Ahmed ibn Hanbeli, etj.(“Sunenu Tirmidhij”, 5/300; “Sunenul Kubra”, 5/45; “Khasaisul Emiril Mu`minin i En Nisaij”, 67; “Musned Ahmed”, 4/164-165)

 

Këtë hadith e kanë saktësuar shumë dijetarë, si: Tirmidhij,(“Sunenu TIrmidhij”, 5/300) Dhehebij,(“Sijer Alami En Nubela”, 8/212) Albani,(“Sahihu Xhamiu Es Sagir”, 2/753) Huvejnij El Etherij (“Tehdhibu Khasaisil Imam Ali”, 67) dhe hulumtesi i “Musned Ahmed”, Ahmed Ez Zejn. (“El Musned bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejni”, 13/394-396)

 

Referuar pjesës së parë të këtij hadithi: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut”, dua të rikujtoj faktin se ky është një hadith shumë i përhapur dhe shumë i saktë, të cilin e përmendëm edhe në virtytin e katërt. Për të plotësuar përfitmin, po përcjellim transmetimin e Imran ibn El Hasijn. En Nisaij në librin e tij “Es Sunen” dhe ibn Ebu Asim në librin e tij “Es Sunetu”, e të tjerë,transmetojnë nga Imran ibn El Hasijn se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Me të vërtetë, Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi i të gjithë besimtarëve, pas meje.”

(“Sunenu Nisaij”, 4/45, Hadithi 8146. “Es Suneh”, 550)

 

Albani ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadith është i saktë, transmetuesit e tij janë të besueshëm në përputhje me kushtet e Muslimit. Këtë hadith e transmetojnë Tirmidhiu (2/279), Ibn Hibani (2203), Hakimi (3/110-111), Ahmed ibn Hanbeli (4/437) në rrugë të tjera nga Xha'ferr ibn Sulejman Ed Dab'ij, por që janë të gjitha të sakta dhe përforcuese për njëra-tjetrën.

 

Pra, Imam Aliu është prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) prej Aliut. Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka një pozitë të lartë në mesin e besimtarëve.

 

Ai është prijësi i tyre, pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), gjithashtu, gëzon faktin se ka shumë veçori dhe cilësi, të cilat ngjasojnë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), si: i drejtë, i ditur, i urtë, i devotshëm. Për këtë arsye, e mbrojmë me vendosmëri që Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është ai që duhet të jetë prijësi i besimtarëve, pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). 

 

 Këtu mund të themi se edhe zbritja e sures “Beraet” dhe ngjarja që ndodhi, kur ajo iu lexua popullit të Mekës, ka të bëjë ngushtë me këtë hadith. Tirmidhij, Nisaij dhe të tjerë të fushës së hadithit, përcjellin hadithin e transmetuar nga Enes bin Maliku, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ia dha suren “Beraet”, Ebu Bekrit, por më pas i tha: “Nuk ka të drejtë dikush tjetër të përcjellë mesazhet përveç meje, ose një person nga familja ime. Letrën ia dha Aliut.”

(“Sunenu Tirmidhij”, 4/339; “Sunenu Nisaij”, 5/128)

 

Tirmidhiu dhe Huvejnij thonë rreth këtij hadithi se është i saktë.

 

Abdullah ibn Ahmedi, përcjell në librin e tij “El Musned” se Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) transmeton: “Kur zbritën dhjetë ajete nga surja “Beraet, Teube”, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia dha këto ajete Ebu Bekrit dhe i tha që të dalë para popullit të Mekës dhe t’ua lexojë atyre këto ajete. Më pas, më thirri mua.

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më tha: “Arrije Ebu Bekrin. Pasi ta takosh, merr librin që i kam dhënë dhe lexojua ti popullit të Mekës këto ajete.” Unë e takova Ebu Bekrin dhe mora librin që ai kishte marrë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). 

 

Ebu Bekri, u kthye tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A mos zbriti gjë rreth meje?”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) iu përgjigj: “Jo. Por më erdhi Xhibrili dhe më tha që mesazhin që ti duhet të përcjellësh, kumtimin, duhet ta bësh ti, ose dikush nga familja jote.” Ahmed Muhamed Shakiri, është i mendimit se ky është një hadith i saktë me zinxhir të saktë transmetimi.

(“Musned Ahmed, bi tahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 2/135, Hadithi 1296)

 

 Në librin “Khasais”, me transmetues Zejd ibn Jethijg, nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), thuhet: “Të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i zbritën ajete nga surja “Beraet, Teube” dhe dërgoi Ebu Bekrin që t’ua lexojë ato njerëzve. Pas tij, urdhëroi edhe Imam Aliun, që të shkonte dhe i tha: ‘Merre atë fletushkën që ka Ebu Bekri dhe lexojua banorëve të Mekës.’ Imam Aliu tregon: ‘E arrita Ebu Bekrin dhe mora atë që më tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ebu Bekri u largua, por ishte i mërzitur. Shkoi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e pyeti: ‘A mos zbriti gjë ndaj meje?’ I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: ‘Jo. Por unë u urdhërova, që të mos e përçojë njeri tjetër mesazhin, përveç meje, ose dikush nga familja ime (Ehli Bejti im).’” Ebu Is`hak El Huvejnij thotë se ky është një transmetim i saktë.

(“Tedh`hibu Hasaisi`l-Imam Ali li`n-Nesai bitahkik Huejni el Etherij”, 68)

 

 Ndërsa Ahmedi dhe Hakimi e përcjellin këtë hadith të transmetuar në një hadith të gjatë nga Ibn Abasi, mes të cilit thuhet: “Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dërgoi dikë për t’ua lexuar njerëzve ajetet e sures “Et Teube” dhe pas tij, dërgoi edhe Imam Aliun. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: ‘Nuk i takon dikujt tjetri kjo detyrë, vetëm se mua, ose dikujt nga familja ime.’”

(“Musned Ahmed”, 1/330-331; “El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/132-134)

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e mbështet edhe Dhehebiu.

(“El Mustedrek ala Sahihajn bihemish `Telhis Mustedrek`”, 3/132-134)

 

Ahmed Muhamed Shakiri thotë se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi dhe personi për të cilin thuhet “dërgoi dikë” është Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!). (“Musned Ahmed bitahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 3/331-333, Hadithi 3062.)

 

 

Virtyti i Njëmbëdhjetë:

Aliu dhe Fatimeja janë njerëzit më të dashur për Profetin Muhamed

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Ibn Burejdetu, transmeton nga babai i tij se ka thënë: “Nga gratë, më e dashura për të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!)ishte Fatimja, ndërsa nga burrat, Aliu.”(“Sunen Tirmidhij”, 5/360. )

 

Këtë hadith e transmeton edhe Nisaij,(“Sunen Nisaij”, 5/140; “Khasaisul Imam Ali li En Nisaij”, 89) Hakimi,(“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/155) Taberanij (“El Mu`xhemul Eusat”, 7/199) dhe të tjerë. Gjithashtu, këtë hadith e kanë saktësuar dhe e kanë vërtetuar, dijetarë, si: Tirmidhiu, Hakimi, Dhehebiu, Ebu Is`hak El Huejni, Sejid Hasan Es Sekafi dhe shumë të tjerë.

(“Sunen Tirmidhij”, 5/360; “El Mustedrek ala Sahihejn bi hamish `Telkhis Mustedrek li Edh Dhehebij`”, 3/132-134; “Tedh`hibu Khasaisul Emiril Mu`minin”, 89, Hadithi 108; “Tenakudat Albani El Uadhihat”, 2/244)

 

Transmetohet nga Xhemi'ju ibn Umejri se ka thënë: “Një ditë, hyra bashkë me babain tim tek Aishja për ta pyetur (pas perdes) rreth Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo na tha: ‘Po më pyesni rreth një personi që nuk di të ketë pasur njeri më të dashur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), se sa ai. As gruaja e tij nuk ishte më e dashur se ai.’”

Këtë hadith e transmetojnë: Nisaij, Tirmidhij, Hakimi, Ebu Ja`la dhe Taberanij.

(“Tehdhibu Khasasisi Emiril Mu`minin bi tahkiki El Huvejnij El Etherij”, 89; “Sunenu Tirmidhij”, 5/362; “El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/154-157; “Musned Ebi Ja`la”, 270; “El Mu`xhemul Kebijr”, 22/403) 

 

Këtë hadith e saktëson: Tirmidhij, Hakimi, Huvejnij dhe Sejid Hasan Es Sekafi.(“Sunen Tirmidhij”, 5/362; “El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/154-157; “Tedh`hibu Khasais Emiril Mu`minin”, 89)

 

Transmetohet nga Numan ibn Beshiri se ka thënë: “Një ditë, Ebu Bekri, kërkoi leje nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për të hyrë në shtëpi. Në ato momente dëgjoi zërin e lartë të Aishes, e cila tha: ‘Pasha Allahun! E di që Aliu është më i dashur te ty se babai im dhe unë.’ Këtë e tha dy, ose tre herë. Pasi Ebu Bekri mori lejen për të hyrë, iu drejtua vajzës së tij dhe i tha: ‘O vajza e filanes! Po të dëgjoj që e ngre zërin kaq shumë pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’”

 

Këtë hadith e transmeton: Ahmedi, Nisaij dhe Hejthemij.(“Sunen Ahmed”, 4/275; “Sunen Nisaij”, 5/139-365; “Tedh`hibu Khasais Emiril Mu`minin”, 87, “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/200-201)

 

 El Huvejnij El Etherij, verifikuesi i librit “El Kasaisu”, ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë.

(“Tedh`hibu Khasaisul Emiril Mu`minin”, 87, Hadithi 105)

 

Ibn Haxheri, në librin e tij thotë se Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nisaij e kanë transmetuar këtë hadith me një zinxhir të saktë transmetimi. (“Fet`hul Barij”, 7/19)

 

 

Virtyti i Dymbëdhjetë:

Kush e do Aliun, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kush e urren Aliun e urren Allahun dhe të Dërguarin e Tij

 

 

Taberanij përcjell në librin e tij, me zinxhir transmetimi nga Ebu Tufejli se ka thënë: “Kam dëgjuar Ummu Selemen të thotë: ‘Dëshmoj se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘Kush e do Aliun, më do edhe mua. Kush më do mua, do Allahun. Kush e urren Aliun, më urren edhe mua. Kush më urren mua, urren Allahun."

(“El Mu`xhemul Kebijr”, 23/380)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe Hejthemij në “Mexhmau Ez Zeuaid”, i cili ka thënë: E ka transmetuar Taberanij me zinxhir transmetimi të saktë. E ka transmetuar Sujutij, Albani dhe e kanë analizuar dhe janë të mendimit se ky hadith është i saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/132; “Tarijkhul Khulefa”, 133; “Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 3/287-288, Hadithi 1299)

 

Hakimi, në librin e tij, sjell një hadith të transmetuar nga Ebu Uthman En Nehdi, i cili thotë: “Një burrë e pyet Selmanin: Ç’e ke këtë dashuri kaq të madhe për Aliun?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘Kush e do Aliun, më do edhe mua. Kush e urren Aliun, më ka urryer edhe mua.’”

 

Hakimi dhe Dhehebiu thonë se ky është një hadith i saktë dhe i përmbush kushtet e dy dijetarëve të mëdhenj, Bukhariut dhe Muslimit.

(“El Mustedrek ala Sahihejn” bi hamish Edh Dhehebij”, 3/130)

 

Virtytet e Aliut janë të shumta dhe të njohura. Nëse duam t'i përmendim ato, nuk do të na mjaftojnë disa vëllime për të përcjellë çdo gjë të Imam Aliut. Megjithatë, ne këtu po mjaftohemi me përmendjen e këtyre dymbëdhjetë virtyteve, sa edhe numri i dymbëdhjetë zëvendësve pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).Para se ta mbyllim këtë kapitull, kemi parë të arsyeshme që, në mënyrë akoma më të shkurtuar, të paraqesim një grup virtytesh të tjera rreth Imam Aliut.

 

 

Virtyte të tjera:

 

1-Aliu është mbajtësi i flamurit në Khajber dhe ai (Aliu) e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë

 

Bukhariu përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Sehl ibn Sa'd (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ditën e Khajberit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: ‘Do t’ia jap këtë flamur nesër, një burri që Allahu do të sjellë çlirim me të. E do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.’”

 

Gjatë natës, njerëzit mendonin se cili është ky njeri fatlum, për të cilin po bën fjalë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur erdhi mëngjesi, të gjithë u mblodhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe secili shpresonte që ta merrte flamurin.

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) pyeti:“Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ka dhimbje te sytë.” 

 

Shkuan, e morën dhe e sollën Aliun pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në këto momente, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), vendosi pak nga pështyma e tij e bekuar në sytë e Aliut dhe u lut për të. Aliut iu shëruan sytë, sikur nuk i ishin sëmurë asnjëherë më parë. Më pas, i dha flamurin.

Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut! Do të luftoj me ta, derisa të bëhen si ne.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: “Urdhëroi njerëzit e tu që të depërtojnë te ata, deri në mesin e tyre. Më pas ftojini në Islam. Tregojuni atyre se cilat janë detyrat karshi Allahut. Pasha Allahun! Udhëzimi i një njeriu të vetëm nga dora jote, me lejen e Allahut, është më e mirë për ty se çdo mirësi që ndodhet në këtë botë.” (“Sahihu Bukhari”, 5/77-78)

 

Këtë hadith e transmeton një numër i konsideruar sahabësh dhe kalon te Bukhariu dhe Muslimi, në shumë tema dhe kapituj. (“Sahihu Bukhari”, (4/12-20-207) dhe (5/76).)

 

Në disa transmetime te Muslimi, thuhet se Ebu Hurejre transmeton: “Omer ibn Khatabi ka thënë: ‘Nuk e kam dashur ndonjëherë prijësinë më shumë se atë ditë. Shpresoja se do të isha unë në atë kategori që përmendi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ditën tjetër, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia dha flamurin Ali ibn Ebu Talibit." (“Sahih Muslim”, 7/120, (5/194-195) dhe (7/120-122))

 

Për sa i përket saktësisë dhe vërtetësisë së këtij hadithi, nuk kemi se ç’mund të themi, sepse ai është transmetuar te dy Sahihat. 

 

2- Atë nuk e don veçse besimtari dhe nuk e urren atë veçse hipokriti

 

Muslimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi tek Ali ibn Ebu Talibi se ka thënë: “Pasha atë që nxjerr bimën nga fara dhe që shëron plagët! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për mua: ‘Nuk më do mua vetëm se ai që është besimtar dhe nuk më urren vetëm se ai që është hipokrit." (“Sahih Muslim”, 1/61)

 

Ky hadith është i transmetuar në shumë vende të tjera me fraza të përafërta dhe është i saktë. Për shkak se gjendet te Muslimi, nuk është nevoja të zgjatemi në analiza të tjera rreth saktësisë së tij. 

 

3- Kush e shanë atë ka sharë të Dërguarin e Allahut

 

Hakimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi tek Ebu Abdilah El Xhedelij se ka thënë: “Hyra një ditë te nëna e besimtarëve, Ummu Selemetu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe më tha: ‘A ndodh që ta shani apo ta ofendoni të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’ 

 

Subhanallah, Allahu na ruajtë!- i thashë. Ajo shtoi: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Kush e shan Aliun, më ka sharë mua.’” Hakimi dhe Dhehebiu janë të gjykimit se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/121)

 

Gjithashtu, këtë hadith e ka transmetuar edhe Nisaij. Rreth saktësisë së tij ka folur edhe Ebu Is`hak El Huvejni, i cili thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë. (“Tedh`hibu Khasaisil Imam Ali”, 76, Hadithi 86.)

 

 

4- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) janë krijuar nga një dritë e përbashkët

 

Ky hadith është i saktë në transmetim. Atë e ka përcjellë ibn El Xheuzij në “Tedhkiretul Khauasi” në të cilin ka thënë: Ahmedi përcjell në librin e tij “El Fadailu”, seAbdurrazaku (Ai është Abdurrazak Es San'anij, autori i librit “El Musanaf” dhe është prej të mëdhenjve të hadithologëve) ka transmetuar nga Muammari, nga Ez Zuhrij, nga Khalid ibn Mi'dani, nga Zadani, nga Selmani se ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë me Ali ibn Ebu Talibin kemi qenë dritë te Allahu katër mijë vjet para se të krijohej Ademi. Kur u krijua Ademi ajo dritë u nda në dy pjesë. Një pjesë jam unë dhe pjesa tjetër është Aliu.”

 

Në një transmetim thuhet: “U krijova unë dhe Aliu nga një dritë e përbashkët.” Ibn El Xheuzij ka thënë: Nëse thuhet se këtë hadith e kanë konsideruar të dobët, përgjigja është se hadithi që e kanë konsideruar të dobët nuk është me këto fraza dhe nuk ka zinxhir transmetimi. Përsa i përket frazës (fraza e hadithit që e konsiderojnë të dobët) ajo është: Unë dhe Haruni i biri i Imranit, Jahjai i biri i Zekerias dhe Aliu i biri i Ebu Talibit jemi krijuar nga një baltë e përbashkët. Në një transmetim thuhet: Unë dhe Aliu jemi krijuar nga një dritë e njëjtë dhe ishim në të djathtë tëArshit dy mijë vjet para se të kijohej Ademi. Ne kalonim nëpër palcat e burrave deri te Abdul Mutalibi.

 

Përsa i përket zinxhirit të transmetimit (pra, zinxhirit të transmetimit të hadithit që e konsiderojnë të dobët), ata thanë se prej transmetuesve të këtij zinxhiri është Muhamed ibn Khalef El Muruzij i cili ishte i shkujdesur. Po ashtu, në atë zinxhir është edhe Xha'ferr ibn Ahmed ibn Bejan i cili ishte shi’it. Hadithi që ne përcollën është në kundërshtim me këtë frazë dhe me këtë zinxhir transmetimi. Transmetuesit e tij janë të besueshëm. Nëse thuhet se Abdurrazaku ka qenë shi’it themi: Ai është prej shehlerëve të mëdhenj të Ahmed ibn Hanbel dhe ka ecur nga San'au e deri në Bagdad dhe dëgjoi prej tij. Ai ka thënë: Nuk kam parë njeri si Abdurrazaku. Nëse në të do të kishte bidat (risi), nuk do të transmetonte nga ai. Nga ai ka transmetuar shumicën e haditheve që janë në “Musned” derisa vdiq.

(“Tedhkiretul Khauasi”, 50-51) 

 

5- Kush e lëndon Aliun ka lënduar të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

 Ahmedi ka transmetuar në “Musnedin” e tij nga Amru ibn Shas El Eslemij, i cili ka qenë nga të pranishmit në Hudejbije, se ka thënë: “U nisa për rrugë për në Jemen me Aliun. Mirëpo më kaloi aq keq udhëtimi për shkak të tij, saqë mua më vinte t’i gjuaja. Gjithsesi, këtë gjë e thashë në xhami, derisa kjo ankesë mbërriti në veshin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Një ditë, teksa hyra në xhami, pashë që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte ulur me njerëzit. Kur më pa mua, m’i nguli sytë, derisa u ula diku. Më pas, më tha: ‘O Omer ibn Shas El Eslemij! Më ke lënduar!’

I thashë: ‘I kërkoj mbrojtje Allahut të të bëj ty diçka të tillë, o i Dërguari i Allahut!’ Më tha: ‘Po, më ke lënduar. Kush lëndon Aliun, më ka lënduar mua."

(“Musned Ahmed”, 3/483)

 

Hakimi, Hejthemij dhe Dhehebij e transmetojnë dhe vërtetojnë saktësinë e këtij hadithi. (“El Mustedrek ala Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/122; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/129)

Po në librin e Hejthemiut, “Mexhmau Ez Zeuaid” transmetohet nga Sad ibn Ebu Uekkasi se ka thënë: “Teksa ishim ulur në xhami, unë bashkë me dy burra, e folëm keq për Aliun. Në atë kohë po vinte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i zemëruar dhe zemërimi i tij dukej në fytyrën e tij. Kur e pashë i kërkova mbrojtje Allahut prej zemërimit të tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), tha: ‘Çfarë keni ju me mua? Kush e mërzit Aliun, më ka mërzitur edhe mua.’” Këtë hadith e transmetojnë edhe Ebu Ja`la dhe Bezari. Transmetuesit e Ebu Ja`las janë të gjithë të saktë dhe të besueshëm.

 

6- Hadithi i vëllazërimit

 

Transmetohet nga Ibn Omeri se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i bëri të gjithë ensarët dhe muhaxhirët në Medine vëllezër me njëri-tjetrin. Aliu, me lot në sy, erdhi pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! I bëre të gjithë sahabët e tu vëllezër me njëri-tjetrin, por me mua nuk u bë njeri vëlla.’

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: ‘Ti je vëllai im në këtë botë dhe në Botën Tjetër.’” Këtë hadith e transmeton dhe e saktëson Tirmidhij.

 

Gjithashtu, këtë hadith e transmeton një grup i madh sahabësh të nderuar. Ibn Abdu Berr në librin e tij “El Istiabu” e konsideron prej thënieve të vërteta të të Dërguarit të Allahut. 

Ibn Haxheri thotë: Në të shumtën e ngjarjeve flamuri ka qenë në dorën e tij (Aliut). Kur Profeti bëri vëllazërimin mes sahabëve i tha atij (Aliut): Ti je vëllai im. 

 

7- Ai është porta e Medines së dijes së Profetit

 

Sujuti, në librin e tij “Tarijkhul Khulefa” thotë: Taberanij, Bezari, Tirmidhij dhe Hakimi përcjellin se Xhabir ibn Abdullahu transmetojnë nga Imam Aliu se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është dera e tij.” Es Sejid Hasan Sakaf në verifikimet e bëra në librin e tij me titull: “Tanakudhat El Albanij El Uadhihat” thotë: Ka ardhur hadith i saktë nga Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë Aliu është porta e tij.” Këtë e saktësuar El Hafidhu ibn Mu'ijn siç thuhet në “Tarijkhu Bagdad”, 11/49. E ka saktësuar Imam El Hafidh ibn Xherijr Et Tabarij në “Tahdhibul Athari”;“Musned Sejjiduna Ali”, faqe 104, hadithi 8. E kanë saktësuar edhe: El Hafidh El Ala'ij në librin “En Nakdu Es Sahijh”; El Hafidh ibn Haxher; El Hafidh Es Sujutij në “El Alajlij El Mesnuati”, 1/334, El Hafidh Es Sekhauij në “El Mekasidul Hasenti.”

(“Tanakudhat El Albanij El Uadhihat i Sejjid Sekkaf”, 3/82, “Darul imam En Neueuij”)

 

Eruditi Ahmed ibn Es Sadijk El Magribij ka shkruar një libër të posaçëm rreth saktësisë së hadithit të përmendur dhe e ka titulluar: “Fet'hu El Melikil El Alij bi sahati hadithi babu medineti Ali”. Hakimi përcjell me zinxhir transmetimi nga Sherijk ibn Abdullah, i cili transmeton nga Ebi Is'haku se ka thënë: E kam pyetur Kathem ibn El Abas: Si e trashëgoi Aliu të Dërguarin e Allahut e ju jo? Ai tha: Kjo sepse ai është i pari që e ndoqi atë dhe më i afërti nga ne. El Hakim ka thënë: Ky hadith është me zinxhir transmetimi të saktë dhe dy shehlerët nuk e kanë përcjellë. Edh Dhehebij e mbështet mendimin e El Hakim.

(“Mustedrek ala Sahihejn, bi hamishihi Telkhijs Edh Dhehebij”, 3/125, “Darul Ma'rifeh”)

 

 Pastaj ka thënë: Unë kam dëgjuar Kadiun e kadijve Aba El Hasan Muhamed ibn Salih El Hashimij të thotë: Kam dëgjur Aba Umer El Kadij të thotë: Kam dëgjuar Ismail ibn Is'hak El Kadij të thotë dhe ju përmend atij thënia e Kathem, tha: Trashëgimtari trashëgon me gjenezë... Ka konsensues se Aliu e trashëgoi diturinë e Profetit dhe jo të tjerët. Pastaj përcolli një hadith që tregon këtë saktësi dhe tha: Rreth saktësisë që ka përmendur El Kadiju na ka thënë Muhamed ibn Salih ibn Hanij, na ka thënë Ahmed ibn Nasr, na ka thënë Amru ibn Talhatu El Kannad, na ka thënë Isbat ibn Nasr, i cili ka transmetuar nga Semak ibn Harb, i cili ka transmetuar nga Ikrimetu, i cili ka transmetuar nga ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!) se kur Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte gjallë Imam Aliu thoshte: Allahu i Madhëruar thotë: “...Nëse ai vdes ose vritet, a mos do tëktheheni ju prapa...?» «Betohem në Allahun ne kurrë nuk do të kthehemi prapa pasi Allahu na ka udhëzuar. Betohem në Allahun. Nëse vdes apo vritet, unë do të luftoj ashtu siç luftoi ai derisa të vdes. Vërtet, unë jam vëllai i tij, zëvendesi i tij, djali i xhaxhait të tij, trashëguesi i dijes së tij. E kush është më parësor se unë te ai?” Edh Dhehebij e mbështet El Hakim në këtë thënie.

(“Mustedrek ala Sahihejn, bi hamishihi Telkhijs Edh Dhehebij”, 3/125-126, “Darul Ma'rifeh”)

 

Kështu që u sqarua se Aliu është porta e qytetit të dijes së Profetit dhe trashëguesi i dijes së tij. Po mjaftohemi me kaq dhe themi ashtu siç ka thënë Shemsudijn ibn El Xhezerij: “Kjo është një pikë uji nga deti, apo thuaj më shumë, përsa i përket virtyteve të tij madhështore. Nëse do të bëjmë grumbullimin e tyre, do të shtoheshin fjalët për këtë. Por shpresojmë te Allahu i Madhëruar që t'i mbarësojë disa persona që të shkruajnë një libër rreth kësaj teme. Allahu është Ai që shpërblen dhe mbarëson.” (“Esna El Metalib”, 7)