PJESA E DHJETË

IMAMI I DHJETË I EHLI BEJTIT

ALI IBN MUHAMED EL HADIJ

(Paqja qoftë mbi të!)

Një përshkrim hyrës rreth Imam Ali ibn Muhamed El Hadij(Paqja qoftë mbi të!)

 

Ai ishte një Imam që jetoi shumë pastër. Punët e tij e vërtetuan më së miri këtë gjë. Ai ishte një prej atyre që hipën mbi anijen e bekuar profetike. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, nuk ka se si të shpëtojë. Ai ishte një prej pjesëtarëve të familjes profetike.

 

Drita e tij, virtytet, sa vinin e shkëlqenin. Çdo ditë e më shumë ai u lartësua në pozita akoma më të mëdha. Sado u mundua prijësi abasi t’ia ngushtonte rrethin, të merrte masa kundër tij, nuk ndodhi asgjë më shumë, vetëm se fama dhe emri i tij u zgjerua. Personaliteti i tij tashmë njihej kudo. Për të u shkruan libra e fletushka, të cilat vërtetonin akoma më mirë diturinë, moralin dhe virtytet e tij.

 

Përpara se të paraqesim fjalët e cituara nga dijetarët e Ehli Sunetit, le të lexojmë pak rreth jetës së Imam Ali ibn Muhamed El Hadij (Paqja qoftë mbi të!). Ai ishte Ali ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!).

 

Ai lindi në fshatin Surja. Një fshat i themeluar nga gjyshi i tij, Musa ibn Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), i cili ndodhej 3 milje larg prej qytetit të Medines.

 

Lindi në vitin 212 Hixhri, në ditën e 15 të muajit Dhul Hixhxheh.(“El Irshad , lil Mufijd”, 2/297) Ka transmetime, ku thuhet se viti i lindjes së tij mund të jetë 214 Hixhri. (“Usulul Kafij, lil Kujlejnij”, 1/572) Emri i nënës së tij ka qenë Sumanatu dhe ishte një nga gratë më të ndershme dhe fisnike të vendit. (“Ujunul Mu`xhizat”, f. 130)

 

Disa nga epitetet e tij ishin: En Nexhijb, El Murteda, El Hadij, En Nekij, El Alimu, El Fakijh, Eminul Mu`minijn, Et Tajibu, El Muteuekel, El Askerij. Ndryshe atij i thoshin Ebu Hasani i tretë. (“Menakibu Ali ibn Ebi Talib”, 4/401)

 

Imam Ali ibn Muhamedi El Hadij (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës i myslimanëve në vitin 220 Hixhri, pasi ndërroi jetë babai i tij, Muhamed El Xhevad. Në këtë kohë, Imami ishte tetë a nëntë vjeç, sipas transmetimeve të ndryshme. Udhëheqja e tij zgjati tridhjetë e tri vite.(“El Irshad , lil Mufijd”, 2/297. )

 

Ndërsa bashkëkohësit e tij prej kalifatit abasi, ishin: Mu'tesemi, El Uathiku, El Mutevekkil, El Muntasir, El Mu'staini dhe El Mu'tez. (“El I'lamul Uera”,Et Tabersij, 2/109.)

 

El Mutevekil, duke parë famën dhe depërtimin që kishte arritur Imami te zemrat e njerëzve, në saje të diturisë së tij, u frikësua dhe mori masa duke e larguar atë nga qyteti i Medines për në Samira. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/309) Kjo gjë ndodhi në fundin e viteve 234 Hixhri. (“El Menakibu”, 4/401)

 

Imam Ali ibn Muhamedi El Hadij (Paqja qoftë mbi të!) kaloi një periudhë të gjatë në persekutime, gjatë drejtimit abasit. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/311) Ai kaloi një jetë nëpër errësirat e burgjeve. (“El I`lamul Uera”, 2/245-246.) Jetoi në qytetin Samira, në të cilin ra edhe dëshmor. Kjo gjë ndodhi në vitin 254 Hixhri, dita e tretë e muajit Rexheb. (“El Menakibu”, 4/401.) Imami u varros në mjediset e shtëpisë së tij. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/311. )

 

Imam, Ali ibn Muhamedi El Hadij(Paqja qoftë mbi të!) në thëniet dijetarëve të Ehli Sunetit

 

Në këtë pjesë, do të sjellim për lexuesin, mendimet e dijetarëve të Ehli Sunetit, për Imam Ali El Hadij (Paqja qoftë mbi të!)

 

1- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitn 250 të Hixhrit) Teksa flet rreth fiseve Beni Umeje dhe Beni Hashim, thotë: “Kush më numëron një familje të dytë apo një fis të dytë si fisi i Beni Hashimëve?! Ata nxorën nga gjiri i tyre njerëz të mëdhenj, dijetarë, të mençur, të zellshëm, udhërrëfyes dhe prijës. Për më tepër, ata erdhën njëri pas tjetrit: Hasan El Askeri ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa bin Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibnHusejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk besoj së gjendet një fis apo një familje e dytë në këtë nivel, si Ehli Bejti.”

(“Raseilul Xhahidh”, f. 106)

 

2- Ebu Abdilah, Jakut ibn Abdilah El Hamui (ka vdekur në vitin 626 të Hixhrit) Në librin e tij, flet për qytetin Asker Samarra, ku thotë: “Ky Asker i atribuohet Mu'tesamit, në të cilin gjendeshin personalitete të larta dhe prej tyre Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që quhet edhe Ebu Husejn El Hadi. Ai lindi në Medine dhe u shpërngul në Samarra.

Po ashtu, edhe djali i tij, Hasan ibn Ali, lindi në Medine dhe u shpërngul për në Samir. Të dy këta, më vonë u quajtën “Askerijejn”, sepse jetuan të parët në këtë qytet. Aliu ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri. Varri i tij ndodhet po në qytetin Samarra. Edhe Hasani ndërroi jetë në qytetin Samir, në vitin 260. Varret e tyre janë pranë njëri-tjetrit dhe dihen ku ndodhen sot e kësaj dite.” (“Mu`xhemul Buldan”, Pjesa 5-6, f. 328)

 

3- Eruditi dhe Arifi Muhjidin ibn Arabi (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) “Thirrësi te e vërteta dhe e drejta, besniku i Allahut te krijesat, thënësi i të vërtetës, porta e paqes, baza e njohjeve, shpërndarësi i dijes, shpëtuesi i të humburve dhe bidatçinjve,njeriu gjenial, modeli i parimeve të zbulimeve, argumenti i dy rëndesave dhe udhëzuesi në dy universa, çelësi i depozitave të domosdoshmërive, ruajtësi i vendit të të fshehtave, fluturuesi në atmosferën e përjetësisë Ali ibn Muhamed (Bekimet e Sunduesit të Vetëm qofshin mbi të!).” (“Sherhu Ihkakul Hakk”, Sejjid Mer'ashij, 29/48)

 

4- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) “Përsa i përket virtyteve të tij: Ka prej tyre që janë më të bukura sesa stolite që zbukurojnë veshët që janë rrethuar me perla të çmuara. Këto virtyte dëshmojnë se Eba Hasani është i cilësuar me cilësi të larta. Ai e ka prejardhjen prej kopshtit profetik që është më i nderuari dhe më fisniku.”

(“Metalibu Su'ul fi Menakib ali Resuli”, 2/144/145.)

 

5- Ibn Ebi Hadid El Mu`tezili (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Këtu autori citon të njëjtat fjalë të Xhahidhit, të cilat i përcollëm më lart. Në fund shton se as nuk heq e as nuk shton diçka më shumë nga çfarë ka thënë Ebu Uthmani për Imamin. (“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/278)

 

6- Ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) “Ebu Hasan, Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida, për të cilin folëm më parë, është nipi i të parëve dhe nuk është nevoja që të përmendet prejardhjae tij. Ai njihet si El Askerij. Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Për atë i dërguan lajm Mutevekilit se në shtëpinë e Imamit kishte armë dhe shkrime nga ndjekësit (shiat) e tij. I thanë Mutevekilit se Imami kërkonte t'i merrte pushtetitn. Menjëherë përgatiti një grup dhe e dërgoi te shtëpia e Imamit, në një moment të papritur. Kur hynë në shtëpi, panë që Imami ishte vetëm dhe i përqendruar totalisht në leximin e Kur’anit, saqë mes tij dhe ajeteve kur’anore nuk ndërhynte dot askush. Ai ishte ulur mbi diçka të thjeshtë, sa për të mos u ulur mbi dhè. Megjithatë, ata e morën Imamin ashtu siç ishte dhe e dërguan te Mutevekili. Kur mbërritën tek ai, Mutevekili la menjëherë gotën që mbante në dorë dhe e respektoi Imamin. E uli atë pranë vetes. Pasi dëgjoi tashmë lajmin e saktë se te shtëpia e Imamit nuk kishte sende që ia kishin thënë, i kërkoi falje atij. Imami e fali atë. Pasi kaluan një kohë shumë të gjatë duke biseduar së bashku, Mutevekili filloi të qante, sepse ishte hera e parë për të që ulej dhe fliste me një njeri kaq të lartë. Në fund, para se të ndahej, e pyeti: “O Eba Hasan! A ke ndonjë borxh për të shlyer?” Imami iu përgjigj: “Po, kam katërmijë dinarë.”  

Atëherë, Mutevekili urdhëroi që borxhi t’i shlyhet menjëherë nga ana e tij dhe e dërgoi Imamin në shtëpi, duke i vënë në dispozicion çdo gjë për rrugë.” (“Uefejetul A`jan”, 3/238)

 

7- Ebul Fida Imadudjin Ismail ibn Ali (ka vdekur në vitin 732 të Hixhrit) Teksa flet për ngjarjet e vitit 254 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, pra në vitin 254 të Hixhrit, ndërroi jetë Ali El Hadij dhe Ali Et Tekkij. Ai është njëri prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Ai është Ali Ez Zekij ibn Muhamed El Xhevad, rreth të cilit kemi folur te ngjarjet e vitit 220. Atë e spiunuan te Mutevekili dhe i thanë se në shtëpinë e tij ka shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, gjatë natës, Mutevekkili dërgoi një grup prej turqëve, të cilët verifikuan, por nuk panë gjë tjetër vetëm se Imamin të ulur në tokë mbi një copë, i drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.” (“Tarijkhu eba El Fida”, vëll.1, Pjesa 2, f.44)

 

8- Shemsudijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Zejnul Abidijn, ishte një zotëri i lartë, Ebu Hasan El Alevij El Husejnij. Ishte një dijetar i madh në fushën e jurisprudencës islame. Ai ishte një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë, të cilët e quajnë El Hadij. Ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri, në moshën 45 vjeçare.” (“Tarijkhul Islam”, ngjarjet e viteve 251 dhe 260, f.218)

Në një libër tjetër, thotë: “Ebu Hasan, Ali ibn Xhevad Muhamed ibn Err Rrida Ali ibn El Kadhim Musa, El Alevij El Husejnij, i njohur ndryshe, El Hadij. Ai ndërroi jetë në qytetin Samarra, në moshën 40 vjeçare. Ai ishte i ditur në fushën e jurisprudencës islame, Imam dhe një njeri shumë i përkushtuar në adhurime.” (“El Iber fi Akhbari men Gaber”, 1/364.)

 

9- Ibn Uerdi, Zejnudijin Amr ibn Mudhaffar (ka vdekur në vitin 749 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai u quajt ndryshe, Es Zekij, El Hadij dhe Et Tekij. Ishte një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, dërgoi gjatë natës, një grup prej turqve, të cilët verifikuan, por nuk panë gjë tjetër vetëm se Imamin të ulur mbi një copë, i drejtuar kah Kibla, duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.”

(“Tarijkhu ibn Uerdij”, 1/318)

 

10-Salahudijin Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ebu Hasan El Hadij ibn Xhevad ibn ErrRrida ibn El Kadhim ibn Es Sadik ibn El Bakir ibn Zejnul Abidijn. Një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, dërgoi gjatë natës, te shtëpia e Imamit, një grup prej njerëzve të tij, të cilët bastisën shtëpinë dhe nuk panë gjë tjetër vetëm se Ali El Hadij të ulur mbi një copë, të drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.” (“El Uafij bi l Uafajat”, 22/72)

 

11- El Jafi'u Abdilah ibn Es'ad (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin e tij “MiratulXhinan”, thotë: “Ebu Hasan El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik El Alevij El Husejnij jetoi dyzetë vite. Ai ishte njeri shumë i përkushtuar në adhurime, shumë i ditur në fe dhe Imam. Ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri. Tregohet se atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë.” Më pas, vazhdon me përmendjen e ngjarjes së mësipërme, deri në përfundimin e saj. (“Miratul Xhinan ue Ibratul Jekdhan”, 2/119.)

 

12-Ibn Kethir Ed Dimashkij (ka vdekur nëvitin 774 të Hixhrit) Në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu”, thotë: “Ebu Hasan Ali El Hadij ishte i biri i Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi. Ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve te Imamijtë. Shumë i ditur dhe shumë i përkushtuar në adhurime. Drejtuesi i vendit, asokohe, kishte dëgjuar se në shtëpinë e Imamit kishte armë. Për këtë arsye, dërgoi njerëz që ta verifikonin këtë gjë. Mirëpo ata nuk gjetën gjë tjetër vetëm se Imamin, të ulur, duke lexuar Kur’an. Kështu, e morën Imamin, siç ishte dhe e përcollën te drejtuesi i vendit.”

(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 11/19)

 

13- Muhamed Khauaxhah Barsaji El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ebu Hasan Ali El Hadij ishte njeri shumë i ditur, shumë i përkushtuar në adhurime dhe Imam (Prijës). Mutevekili, kishte dëgjuar se në shtëpinë e Imamit kishte armë, me të cilat pretendonte të merrte pushtetin. Kështu, ai dërgoi njerëz për të parë shtëpinë. Pasi hynë në të, panë Imamin të ulur në tokë, të drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an. Në kokë mbante të veshur një çallmë.” Më pas vazhdon dhe e tregon të gjithë ngjarjen, siç u përmend në fillim.

(“Jenabiul Meveddeti”, El Kanduzij El Hanefij, 2/463)

 

14-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Disa dijetarë kanë thënë: “Ebu Hasan Ali bin Muhamed El Hadij, ishte një personalitet me virtyte të larta. Guximi dhe dituria e tij bëri të depërtonte në zemrat e njerëzve dhe të bëhej për ta si një yll ndriçues në tokë. Ai u përqendrua gjatë gjithë jetës së tij te vetja. U mor me edukimin e vetes dhe me pastrimin e saj nga ligësitë. Kjo dhe shumë virtyte të tij, bënë që ai të përmendej nga të gjithë për mirësitë që kishte. Ai kishte një seriozitet dhe maturi në çdo veprim. Ishte shumë i qetë dhe i matur në çdo gjë. Kishte moral të lartë dhe ndershmëri.” (“Fusulul Muhimme”, f. 270)

 

15- Muhamed ibn Tulun (ka vdkeur në vitin 953 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Imami i dhjetë i Ehli Bejtit ishte Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai njihet te imamijtë si El Askerij. Atë e spiunuan te Mutevekeli dhe i thanë se në shtëpi ka armë dhe shkresa nga ndjekësit (shiat) e tij. I thanë se ai e do pushtetin për vete. Kështu, Mutevekeli dërgoi te shtëpia e Imamit një grup turqish, të cilët e bastisën shtëpinë në një moment të pazakontë. Megjithatë, ata nuk gjetën gjë tjetër, vetëm se Imamin të kthyer nga Kibla, duke lexuar Kur’an. Në shtëpinë e tij, kishte vetëm shtrojë për t’u ulur dhe dhè.” (“El Eimmetu Ithneashera”, 107-108)

 

16-Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Xhevadi ndërroi jetë në moshën njëzetë e pesë vjeçare. Ai kishte dy djem dhe dy vajza, ndër të cilët vetëm Ali El Askerij ishte më i larti e trashëgoi atë në dituri dhe fisnikëri...” (“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 312)

 

17- El Kirmanij Ahmed ibn Jusuf (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Virtytet e tij janë të shumta dhe shembullore. Ai ishte njeri me virtyte të larta dhe cilësi të bukura.” (Akhbaru Duel ue Etherul Euel”, 1/349)

 

18-Ibn Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Teksa flet rreth ngjarjeve të vitit 254 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, ndërroi jetë Ebu Hasan Ali ibn Xhevad Muhamed ibn Rrida Ali ibn Kadhim Musa ibn Xha'ferr Es Sadik El Alevij El Husejnij. I njohur ndryshe, El Hadij. Ai ishte një dijetar shumë i madh, i përkushtuar në adhurime dhe Imam.” (“Shedheratu Edh Dheheb”, 2/272.)

 

19-Abdullah Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Imami i dhjetë i imamëve të Ehli Bejtit te imamijtë, ishte El Hadij. Ai lindi në qytetin e Medines, në muajin Rexheb, të vitit 214 Hixhri. Qerametet e tij janë të shumta.” (“El It`hafu bi hubil Eshrafi”, f. 136.)

 

20- Muhamed Emin Es Suejdij El Bagdadij (ka vdekur në vitin1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Lindi në qytetin e Medines. Quhej ndryshe Ebu Hasan dhe El Hadij. Bëmat e tij ishin të shumta.” (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 77)

 

21- Shejkh Mu`min Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte zotëria, i nderuari, El Hadi ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Virtytet e tij ishin të shumta. Ai trashëgoi diturinë dhe fisnikërinë e babait të tij.”

(“Es Sauaikul Muhrikah”, 312; “Nurul Ebsar”, f. 181)

 

22- Esh Sherijf Ali Fikrij El Husejni El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Nëna e tij, Ummu Ueled, ishte ndër gratë më të ndershme dhe fisnike të vendit. Asaj i thërrisnin Semanetul Magribijeh. Imami lindi në qytetin e Medines, në muajin Rexheb të vitit 214 Hixhri. Në faqen 301 thotë: Ebu Hasan El Askerij trashëgoi prej babait të tij: diturinë, fisnikërinë dhe shumë cilësi të tjera të bukura. Aliu ishte shumë i thelluar në dituritë e jurisprudencës islame. Ishte më i hareshmi ndër njerëz dhe më i besueshmi ndër ta.” (“Sherhu Ihkakul Hakki”, i Sejjid El Mer'ashij, 29/32, marrë nga vepra “Ahsanul Kasas”, 4/300)

 

23-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Aliu i quajtur El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa ibn Xha'ferr El Husejnij Et Talibij, është Imami i dhjetë i imamëve te imamijtë. Ai ishte një besimtar shumë i devotshëm dhe i kujdesshëm ndaj haramit dhe hallallit. Lindi në Medine dhe trashëgoi cilësitë më të mira prej babait të tij.” (“El A'lamu”, 4/323)

 

24- Es Sejid Muhamed Abdulgafar El Hashimij El Hanefij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Pasi Imamit iu përhap fama dhe reputacioni, falë moralit të bukur, diturive të thella dhe përhapjes së të vërtetës, udhëheqësi Mutevekili u frikësua nga kjo gjë dhe kërkoi që Imami të shpërngulej nga Medina për në qytetin e Irakut, në një vend të quajtur Samarra. Pas një farë kohe, ai vdiq për shkak të ndikimit të një helmi. Imami ndërroi jetë ditën e hënë, më datë 25 të muajit Xhemadul Akhir, të vitit 254 Hixhri. Ai ishte 40 vjeç. Periudha e Imamatit (Udhëheqësisë) së tij zgjati 30 vite. Imami u varros në varrezat Samarra, të cilat sot janë totalisht të prishura. Përveç një vendi të vogël, ku ndodhet edhe varri i Imamit, mbi të cilin është vendosur për shenjë një çallmë e bukur.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, i Sejjid El Mer'ashij, 12/445; “E'immetul Huda”, 136)

 

25-Muhamed ibn Uehijb El Bagdadij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai trashëgoi prej babait të tij cilësi shumë të larta dhe dituri. Pasi përfundon së foluri rreth tij thotë: O Allah! Të drejtohemi Ty për hir të Ehli Bejtit të të Dërguarit Tënd që të na i ndriçosh plotësisht zemrat tona! Na i zgjero kraharorët tanë me Islamin dhe na bëj që të jetojmë në fenë e atyre fisnikëve dhe na e merr shpirtin duke qenë në bashkësinë e të Dërguarit Tënd, (Paqja dhe bekimet qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!), zotërinjtë e njerëve dhe na bëj prej ndjekësve të tyre deri në Ditën e Kijametit.” (“E'immetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, 2/256)

 

26- Esh Shejkhanij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ali El Askerij ishte njeri me dinjitet, qetësi, prestigj, dëlirësi dhe integritet. Ai kujdesej për pastërtinë e botës së brendshme të tij, duke mbajtur të forta lidhjet me Krijuesin dhe duke e edukuar veten. (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me ata që ishin para dhe pas tij!).” (“Kadatuna kejfe Narifuhum”, El Mejlanij, 7/60)

 

27-Abduselam Et Termanijnij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Aliu, ose i quajtur ndryshe El Hadij ibn Muhamed El Xhevad. Ai i kushtonte shumë rëndësi devotshmërisë dhe mirësisë.” (“Ahdathu Tarijkhul Islam”, vëll.1, Pjesa 2, f.131)

 

28-Arif Ahmed Abdulgina

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ishte njeri me virtyte, i dobishëm dhe i vyer për shoqërinë.” (“El Xheuheru Esh Shefaf fi ensebi sedetil Eshraf”, 1/160.)

 

29-Junus Ahmed Samirai

Teksa flet rreth prejardhjes së tij, thotë: “Prejardhja e Imamit është prej El Askeriut. Ashtu siç e cituam edhe më lart, ky emër është prej emrave të Es Samarra. Shumë prej pjesëtarëve të Ehli Bejtit, kanë marrë këtë emër. Prej tyre ishin: Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad El Askerij. Djali i tij, Hasan El Askerij dhe djali i tij, Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Askerij, i cili është Mehdiu i pritur.” (“Samira fi edeb el Karni thelith el Hixhrij”, 46.)

Fjalët rreth Imam El Hadij nuk kanë të mbaruar. Kështu që ne do të mjaftohemi me këto që përcollëm në këtë pjesë, për të kaluar tashmë tek Imami tjetër i Ehli Bejtit.