QIELLI MË BEKOI MUA

Rikthimi i bekuar drejt mirësisë hyjnore

Titulli: Qielli më bekoi mua

Autori: Mervan KHULEJFAT

E përgatiti për shtyp dhe e botoi: Shoqata Al Batul

Tiranë, 2019 

Ky libër u mundësua dhe botohet nën kujdesin e vëllait të nderuar,

Haxhi Bujar Rogova 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirplotit!

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:

“Ju kam lënë në një rrugë të bardhë. Dita e saj është njësoj si nata. Kushdo që largohet prej saj pas meje, është i shkatërruar.”

(Mesnedi Ahmedit 4/126)

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:

“Unë kam lënë në mesin tuaj atë që, nëse kapeni fort pas tyre, kurrë nuk do ta humbisni udhën e drejtë pas meje, njëri më madhështor se tjetri: Librin e Allahut, që është një litar i zgjatur dhe i shtrirë prej qiellit në tokë dhe familjarët e Ehli Bejtit tim. Ata kurrë nuk do të ndahen, derisa të vijnë te unë te Hauzi (Burimi i Keutherit), prandaj shikoni mirë se si do të më kundërshtoni mua.”

(Sahihu Suneni Termidhiu; El Menakib, i Albanit; përafërisht me të në Sahihu Musilim, Fadailu Sahabe habeve, kapitulli “Fadailu Ali ibn Ebu Talib)

 

DHURATË 

 

Për shpirtin e nënës sime të dashur …

Më ka edukuar mua që të vogël dhe është treguar e dhembshur me mua në rini.

Për shpirtin e babait tim të nderuar e të dashur, që Exheli i erdhi, kur unë isha në moshë të vogël.

Unë ua dhuroj atyre shpërblimin e kësaj përpjekjeje, duke shpresuar dhe duke uruar për ata të dy shefatin (ndërmjetësimin) në Ditën e Llogarisë. 



Falënderimi i takon Allahut, i Cili i dërgoi të dërguarit e Tij me sqarime të qarta, u zbriti atyre librat dhe peshoret e veprave, si mëshirë dhe udhëzim për njerëzit. O Allah, jepi paqe, bekime të përhershme, të panumërta dhe të pafundme të zgjedhurit Tënd, Muhamed Mustafait, familjes së tij të pastër e të bekuar.

 

Njerëzit e pritën mirë botimin e librit tonë “Rekibtu es Sefinete” (Libri është botuar tri herë. Ne kërkojmë ndjesë për gabimet e shumta të botimit, që kanë ndodhur në shtëpinë botuese “El-Gadir”, në Bejrut, pasi nuk e mora menjëherë kontrollin e të saj. Ka një botim të korrigjuar, i cili është i gatshëm për botim.) dhe thurën lavde të shumta për të. Falënderimi i takon vetëm Allahut, në fillim dhe në fund. Disa vëllezër më paraqitën përmbledhjen e librit. Kjo ide mund të jetë e saktë, pasi libri i kalon gjashtëqind faqet dhe jo çdo njeri ka mundësi ta lexojë apo ta blejë atë, kështu që mora përsipër të bëj një përmbledhje të tij.

 

Libri origjinal tregon me detaje historinë e zhvendosjes sime nga njëri medh‟heb në tjetrin, duke kërkuar Islamin e vërtetë. Kjo është një përpjekje për të arritur drejt sistemit hyjnor, i cili e shpjegon Islamin nëpërmjet mësimit të tri shkollave të mendimit, që ekzistojnë mbi sipërfaqen e tokës. Shkollat e mendimit janë:

 

1- Ndjekja e katër imamëve dhe Esh'ariun.

2- Ndjekja e selefive, Selefizmi.

3- Ndjekja e Ehli Bejtit, shi‟itët imami.

 

Meqenëse ky hulumtim është një përmbledhje, atëherë jam detyruar të kufizohem ndërmjet dy shkollave, shkollës së parë dhe të tretë. Ai që dëshiron të studiojë shkollën e Selefizmit, duhet të lexojë librin tonë, që ne e përmendëm. E lus Allahun (xh.sh) që të na japë sukses në shkrimin e një studimi dhe hulumtimi të pavarur dhe të paanshëm për Selefizmin, në një të ardhme të afërt. Uroj dhe shpresoj që ky studim t‟u bëjë dobi myslimanëve, në çdo vend ku ata banojnë. Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmësi më i mirë. 

 

PARATHËNIA E BOTIMIT TË DYTË

 

Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi qoftë mbi Muhamedin, familjarët e tij të pastër e të mirë. Errësira vazhdon akoma të çlirojë fuqitë e saj të verbra, për të ndaluar rrymën e dritës së shenjtë hyjnore. Ajo përpiqet të bllokojë çdo vrimë për ata që e duan fisnikërinë dhe dinjitetin.

 

Mirëpo Dielli e derdh nxehtësinë dhe dritën e tij mbi tokën indiferente dhe moskokëçarëse, duke i grumbulluar retë e zeza e të dendura, të cilat kanë rënë dakord për të mbuluar dhe për të fshehur dritën e Diellit. E vërteta vazhdon akoma të bëjë thirrjet e veta. Shumica i është përgjigjur, duke u hapur atyre dyert, për të përpirë prej saj udhëzimin dhe kuptimet e larta të ekzistencës.

 

Duke u munduar të largojmë pengesat, të cilat kanë mbuluar horizontet, menduam ta botojmë librin tonë “Rekebtu essefintete”, me titullin “Drejt Islamit të vërtetë”, duke i rishikuar me kujdes temat e tij. Shpresojmë që lexuesi ynë i nderuar të kënaqet me këtë vepër.

 

Mervan Khulejfat

Irbed - Jordani 

 

 

Qielli i buzëqesh tokës, duke shpërndarë nëpër rrugët e saj gëzime dhe kënaqësi, që njeriu nuk ia kupton dot gjuhën. Madje ajo mund të komplotojë, duke manipuluar për të bllokuar rrezatimet e saj. Pavarësisht kësaj gjëje, ajo përsëri nuk shqetësohet, kurse dora e saj mbetet e zgjatur, sikur dikush e takon dhe e përshëndet.

 

Nuk e kisha menduar kurrë se unë nuk e kuptoja dot gjuhën e saj, derisa fillova stacionet e para të udhëtimit tim. Dielli është i fiksuar në hapësirë, mirëpo mashtrimi ka gëlltitur një pjesë të madhe të dritës së tij në këtë kohë. Në njërën nga rrugët e fshatit tim, i mbuluar me kurbet, mua m‟u kthye suksesi. Shoku im më i ngushtë, me të cilin jam shoqëruar që në vegjëli, ishte i ngadaltë në të folur. 

 

I fola shumë, që ai t‟i hiqte dhe t‟i largonte ibndjet që kishte marrë për Ehli Bejtin dhe të vishej me rrugën e Sunetit. Orët mes meje dhe atij ishin të nxehta dhe përvëluese, dëshiroja shumë që ai të bëhej pjesë e medh‟hebit tonë. Ditët kaluan dhe unë u regjistrova në fakultetin e Sheriatit dhe të Studimeve Islame.

 

Profesorët e mi nuk i përmendnin për mirë shi‟itët, ndjekësit e Ehli Bejtit. Edhe pse unë ndiqja medh‟heibn Shafi, fillova të ndikohesha nga ajo që supozonin profesorët e mi selefi, në lidhje me ibndjen dhe besimin. Kështu që fillova të lexoj mësimet e akides selefi, si dhe çfarë thuhej në sallën e leksioneve për shi'itët, me qëllim që të udhëzoj në rrugë të drejtë shokun tim.

 

Ai më refuzonte mua me forcë. Kur ne ishim në udhëtim e ndërkohë po i flisja për mirësitë dhe karakteristikat e Ebu Bekrit dhe Omerit, ai ma ndërpreu fjalën, duke thënë: “Fatkeqësia e ditës së enjte.”

Unë i thashë: “Qoftë për mirë, por çfarë nënkupton?”

Ai tha:

“Kjo ngjarje ka ndodhur disa ditë para se të ndërronte jetë Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u tha sahabëve të tij: “Ejani t‟ju shkruaj një libër, që të mos humbisni kurrë pas tij.”, Omeri tha: “Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e  paska kapluar dhimbja dhe agonia dhe po flet përçart. Ne na mjafton Libri i Allahut.”

Unë i thashë atij: “Kështu ka mbërritur te ju çështja, që me këto fjalë të ofendoni Farukun, i cili kurrë nuk e ka kundërshtuar Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?!”

Ai tha: “Këtë ngjarje e gjen në dy Sahihat, të Buhariut dhe të Muslimit.”

(Lexo ngjarjen te Sahihu i Buhariut, Libri “Sëmundja dhe mjekësia”, K. “I sëmuri thotë: „Largohuni prej meje!‟”. Sahihu i Muslimit, Libri “Testamenti”, K. “Lënia e testamentit”, Et Tabakat i ibn Sa‟d, vëll. 2.)

 

Në atë çast u dëshpërova nga përgjigjja e tij dhe e ndjeva disfatën. Menjëherë thashë:

“Edhe nëse ka thënë kështu, ai përsëri mbetet një prej sahabëve. E lus Allahun ta falë.” Kjo shprehje nuk erdhi rastësisht, por është një shprehje e besimit, që është ngulitur në mendjet tona.

Unë e pyeta atë: “Në cilin libër e ke lexuar këtë ndodhi?”

Unë, edhe pse mbajta një qëndrim prej kokëforti dhe nuk e pranoja, nga dhimbja po bëhesha copash.

Ai tha: “Në librin e njërit prej dijetarëve të Ehli Sunetit, i cili ka përqafuar medh‟heibn e Ehli Bejtit. Ia kërkova atij librin dhe fillova ta lexoj menjëherë, sapo më ra në dorë.

“Rezijjetul khamisi”-“Fatkeqësia e ditës së enjte,” më sillej ndërmend dhe parandjenja një frikë, kur ta gjeja atë. Tregimi i librit më përpiu dhe lexova tekstet e imamatit të Ehli Bejtit, si dhe kundërshtimet e një pjese të njohur të sahabëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Gjithë tregimin për fatkeqësinë e ditës së enjte, autori e vërtetonte me fakte prej vërtetuesve tanë të vlerësuar. U habita, sapo e lexova dhe ndjeva sikur të gjitha dëshirat e mia u shkatërruan. Unë u përpoqa ta ibndja veten time, se këto të vërteta nuk ekzistojnë në librat tanë. Ditën e dytë vendosa të vërtetoj tekstet e librit në bibliotekën e universitetit. E nisa me ndodhinë “Razijetul khamis”. E gjeta të miratuar në mënyra të ndryshme, në të dy sahihat, të Muslimit dhe të Buhariut.

 

Para meje kisha dy mundësi: ose të pranoj fjalën e Omerit se Profeti Muhamed i (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) po fliste përçart. Allahu na ruajttë! Me anë të kësaj, e tërheq akuzën ndaj Omerit. Ose të mbroj Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të deklaroj se sahabët, nën udhëheqjen e Omerit, kanë bërë një gabim të madh, në dëm të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), derisa ai i dëboi ata. Këtu unë heq dorë dhe i braktis para shokut tim ibndjet e mia, përderisa i refuzova dhe u mburra me to para tij.

 

Po në të njëjtën ditë, shoku im më pyeti për vërtetësinë e asaj pjese të librit, ndërkohë që zemrën time e shtrëngonte dhimbja.

Për disa çaste, mbeta i shastisur, rob i çoroditjes. Shoku im më paraqiti disa libra, si: “Li ekune mea sadikine” të autorit Tixhani, librin e tij “Fe'selu ehle dhikri”, si dhe libra të tjera. Këta libra zbuluan para meje shumë të vërteta, duke e shtuar edhe më tepër hutimin dhe dyshimin tim.

 

U përpoqa t‟i fshihja frymëmarrjet e habisë sime, duke lexuar përgjigjet e dijetarëve tanë për të vërtetat e përmendura, por nuk më bëri dobi, përkundrazi më shtoi perceptimin dhe argumentin për vërtetësinë e medh‟hebit të Ehli Bejtit. Në mendjen time u plotësua panorama e vërtetë dhe, me ibndje të plotë dhe me zemër, përqafova medh‟heibn e Ehli Bejtit. Ja tek jam tani, përfundova fakultetin e sheriatit, i ibndur plotësisht për vërtetësinë e asaj që përfaqësoj.

 

Më sillet në mendje koha kur vendosa për udhëzimin e shokut tim shi‟it dhe familjes së tij. Panorama u përmbys. Ishte ai shkaku i udhëzimit tim. Allahu i dhëntë sukses! Unë nuk e harroj dorën e mëshirës hyjnore, që më zgjatej mua në mënyrë të vazhdueshme, me dhembshuri e dashuri, prandaj falënderimi të takon Ty o Zot. Lavde pa fund për Madhështinë dhe Lartësinë tënde.

 

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) na ka lajmëruar se umeti i tij do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupacione, që të gjithë do të jenë banorë të zjarrit, përveç njërit, që do jetë në Xhenet.

(Shih hadithin e ndarjes (el iftirak), në Mustedrek el Hakim, vëll. 1, f. 128; “Sunenu Tirmidhij”, vëll. 5, f. 26; Mesnedi i Ahmedit, vëll. 2, f. 332.)

 

Ne sot po e shikojmë se myslimanët janë ndarë në shumë grupime, ku secili grup pretendon se është në rrugën e vërtetë. Unë e pashë të rëndësishme këtë çështje, pasi mbi bazë të saj, pozicionohet fati i myslimanëve. Çdo mysliman, që shpreson shpëtimin në Ditën e Kiametit, duhet të përpiqet ta njohë dhe ta ndjekë këtë grupim. Falënderoj Allahun, që unë e kam bërë këtë, që pas një studimi serioz, e gjeta këtë grupim dhe me argument logjik dhe faktik m‟u vërtetua se ai është grupi shpëtimtar. Do të ta vërtetoj edhe ty këtë gjë, në këtë studim.

 

E çuditshme është që myslimani e lexon Hadithin e ndarjes dhe nuk e kryen detyrën e tij sipas sheriatit, për të kërkuar dhe për të studiuar këtë grupim, i pavarur dhe me objektivizëm, me qëllim që të pastrojë ndërgjegjen e tij dhe ta takojë Zotin e tij me zemër të pastër. Detyra e myslimanit, pas largimit të një kohe të gjatë nga koha Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dhe lindjes së mospajtimeve në medh‟hebe, si dhe të ndarjes në grupacione të ndryshme, është që të zgjedhë rrugën që beson se do ta çojë drejt njohjes së ligjeve që i janë zbritur Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sepse myslimani duhet t‟i kryejë të gjitha ligjet e zbritura në sheriat sikurse ato kanë zbritur.

 

Por si ta dijë ai, se ligjet që zbaton, janë si ligjet e zbritura, sepse myslimanët janë të ndarë në grupe të ndryshme, namazi nuk është një, ibadetet nuk janë të njëjta, edhe veprat. Në të gjitha marrëdhëniet nuk janë në një ritëm të vetëm.

Çfarë të bëjë?

Në çfarë mënyre ta falë namazin?

Me çfarë trajte mendimesh të veprojë në adhurimin dhe marrëdhëniet e tij, si: martesa, divorci, trashëgimia, shit-blerja, caktimi i kufijve, trajtimi i borxheve, e të tjera si këto?! Atij nuk i lejohet të ndjekë traditën e baballarëve dhe të gjejë strehë tek ajo që vepron familja dhe shokët e tij, përkundrazi ai patjetër duhet të jetë i ibndur plotësisht  ndërmjet tij dhe nefsit të vet dhe ndërmjet tij dhe Allahut të Lartësuar, sepse, pa asnjë dyshim, këtu nuk ka as mirësjellje, as paturpësi, as paragjykim dhe as intolerancë.

 

Ai patjetër duhet të ibndet plotësisht, se ka zgjedhur një nga rrugët më të mira e shembullore në ndjekjen e Allahut, si dhe të besojë, se nuk ka ndëshkim për të, as nuk do të qortohet prej Allahut, duke ndjekur dhe duke zbatuar ligjet e Tij dhe as nuk lejohet që, për hir të Allahut, të marrë ndonjë qortim:

“Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?” (Sure “El Kijame”, ajeti 36)

“Njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes.” (Sure “El Kijame”, ajeti 14)

 

“Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.” (Sure “El Muzemmil”, ajeti 19. Muhamed Ridha el Mudhaffer, “Akaidul imamijeh”, f. 63-64)

 

Mjedisi dhe kushtet që e rrethojnë atë, në shumicën e rasteve, nuk kanë ndonjë ndikim të madh në përcaktimin e mendimit të njeriut dhe orientimeve të tij, pasi trashëgimitë mjedisore, me kalimin e kohës dhe me bërjen zakon me anë të fjalëve dhe sjelljeve, bëhen realitete të pandryshueshme, saqë nuk lejohet të dalësh jashtë tyre.

 

Nëse njeriut i ekspozohet diçka që kundërshton ibndjet e tij, atëherë ndjenjat intelektuale të shoqërisë së tij, si dhe ato që lëvizin në damarët e gjakut të tij, shpërthejnë automatikisht dhe qëndrojnë përballë çdokujt që e kundërshton atë. Mirëpo myslimani, ai njeri i madh, ia imponon atij fenë e vet, duke i mirëpritur mendimet e të tjerëve dhe duke i debatuar hapur dhe në mënyrë objektive. Nëse ne e shikojmë gjendjen e umetit islam, do ta gjejmë atë në modalitete të shumta partiake:

“Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte.”

(Sure “El Mu‟minun”, ajeti 53.)

 

Secili grupim islam mendon se mendimet e tyre janë të padiskutueshme dhe nuk lejohet të kundërshtohen. (Kjo është një pikëpamje e gabuar, pasi Allahu i Lartësuar i ka nënçmuar ato në librin e Tij. “Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”. (Sure “Ez Zuhruf”, ajeti 23))

 

Nëse ti i debaton mendimet e të tjerëve, atëherë ato i ngarkojnë një barrë në këmbë, kjo edhe pse Allahu i ka ftuar myslimanët të jenë të hapur, jo vetëm ndaj ithtarëve të Librit, por edhe ndaj vetvetes. Allahu i Lartësuari ka thënë:

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë,atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”

(Sure “Al Imran”, ajeti 64.)

 

Përse myslimanët nuk janë të hapur me njëri-tjetrin? Përse është kjo ndjenjë neverie dhe vrazhdësie ndërmjet bijve të një feje të vetme? A e ka zgjedhur secili prej nesh medh‟heibn e tij me ndërgjegje, duke e perceptuar atë, pasi e ka mësuar dhe e ka vërtetuar? Si është arritur kjo përkatësi?

 

Ne duhet të pranojmë se ky objektivizëm do të bëhet një çështje shumë e vështirë, kur të përballemi me çështje që kanë lidhje me besimet, traditat dhe trashëgimitë, që venat e gjakut janë ngopur dhe nefset janë bashkuar. Nëse ti pyet një djalë të ri, që ka lindur në qytetin e Nexhefit, a do të bëhet shi‟it, nëse ka lindur nga dy prindër suni, po kështu, nëse pyet një djalë prej Alepos, a do të bëhet suni, nëse do të kishte lindur në Nexhef, në një familje shi‟ite, nuk do të marrësh përgjigje të ndryshme.

 

Madje ne mund të përgjigjemi më parë, sepse është e padiskutueshme, nuk mund të ketë kundërshtim në të. Kjo vërejtje mjafton, që të na vërë neve para gjithë të vërtetës. Mjafton të zgjojë brenda nesh haibnë dhe çudinë për këtë mosmarrëveshje dhe distancimin që ka ndodhur midis nesh.

 

Ato fanatizma na kanë zaptuar aq shumë, saqë është bërë intoleranca jonë për çdo gjë që kemi bashkuar, si lidhja më e hidhur e përgatitjes sonë për t‟u kapur pas ligjit të konfirmuar të sheriatit. Ky ligj më mban mua të lidhur, të besoj, deri në limitin e dorëzimit, se medh‟hebi që e kam trashëguar nga baballarët e mi dhe shoqëria ime e vogël, është e vërteta e vetme shembullore dhe ai ka peizazhin më të përsosur e më të plotësuar të fesë së pastër islame, aq sa për nga përsosja nuk krahasohet me asnjë medh‟heb tjetër.

 

  • Cili më ka çuar mua në këtë ibndje?
  • A është ai Kur‟ani Famëlartë, apo Suneti profetik i pastër, apo logjika e shëndoshë?
  • Apo është fanatizmi, intoleranca, e cila nuk mbështetet në asgjë?!
  • Përse nuk mundem unë të besoj se medh‟hebet e tjera janë, të paktën, njësoj si medh‟hebi im?
  • A nuk jam unë përgjegjës për të nesërmen, për shkakun e besimit, të ibndjes sime dhe nacionalitetit fetar?

 

Këto pyetje të rrezikshme, për të cilat duhet të mbajmë një qëndrim serioz dhe para atyre të vërtetave, nuk na largojnë nga të qenit njësoj për nga përgjegjësia e hulumtimit, e hetimit dhe e zbulimit.

Të gjithë jemi të barabartë për nevojën e rishikimit të pozicionimeve tona, pastaj për rikthimin e bijve tanë në një bazë të shëndoshë. (Saib Abdul Hamid, “Menhexhun fil intimail medh‟hebij”, f. 15-30)

 

 

MËSYMJA E PENGESËS

 

 

Me sa duket një pengesë qëndron përpara nesh, që duhet të shkatërrohet para se të futemi në thelibn e temës, pasi dikush mund të thotë, se hedhja në diskutim e një teme të tillë, ka një armiqësi ndaj mendimeve të të tjerëve dhe imamëve të medh‟hebeve. Një fjalë e tillë ka nevojë për të mbajtur një qëndrim, kështu që hulumtimi dhe studimi yni nuk është gjë tjetër veçse një studim shkencor, si dhe një përpjekje për të arritur tek e vërteta.

 

Me këtë, nuk kemi për qëllim ofendimin dhe poshtërimin e askujt. Nëse studimi na çon në konfliktimin e ndonjërit prej medh‟hebeve islame apo ndonjërit prej imamëve (Allahu i mëshiroftë!), kjo jo domosdoshmërish synon armiqësinë ndaj tyre. Qëllimi është dalja në pah e gabimeve. Akuza që del në shesh nga studimi i ndershëm e i sinqertë shkencor, jo vetëm që nuk ka armiqësi për askënd, por nuk poshtëron askënd. 

 

Zbulimi i gabimit është një zhvillim i madh për ne drejt lartësimit dhe përsosjes. Pa dyshim se habia ime shtohet prej atij që i mbyll sytë dhe veshët e tij, duke ndjekur politikën e strucit, i cili mendon se do të shpëtojë nga rreziku që i kanoset, duke fshehur kokën. Nuk ka dyshim se hadithi i përçarjes në grupe nuk mund të shpëtojë pa u pranuar dhe pa u njohur si i tillë, kurse heqja e traditës, e cila i ka mbyllur mendjet, është hapi i parë për të arritur drejt rrugës së qiellit. 

 

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), sa herë që kishin ndonjë çështje, paraqiteshin te Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe ai u jepte përgjigje sipas legjislacionit hyjnor. Ne e dimë mirë se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk është i përhershëm, që njerëzit t‟i paraqiten atij me çështjet e tyre fetare dhe të dynjasë.

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ndërroi jetë, pasi e kreu në mënyrën më të përsosur detyrën e vet, kështu që patjetër duhet të ketë ndonjë sqarues të ligjit hyjnor, për ta qartësuar dhe për ta saktësuar, që myslimani të qetësohet se thëniet e tij janë synimi i sheriatit.

Por cili është ky sqarues, të cilin na e ka dhënë Allahu i Lartësuar?

Kjo pyetje është ajo që e ka ndarë umetin në shumë grupime. Allahu nuk ka pranuar prej njeriut asgjë, përveç se të besojë Islamin që ia zbriti të Dërguarit të Tij, Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).  

 

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Sure “Al Imran”, ajeti 85.)

 

  • Ku ta gjejmë këtë Islam, të cilin Allahu nuk pranon asgjë përveç tij?
  • A është ai vallë tek Esh'ariu dhe katër medh‟hebet?
  • Mos është tek imamati?
  • Apo tek Selefizmi?
  • Apo tek mutezilitët?
  • Apo te maturiditët?

 

Dhe kështu pyetësori vazhdon, derisa të arrijmë te shtatëdhjetë e tre grupimet. Eja me mua, o lexues i dashur, që të kërkojmë këtë sqarues, derisa ta marrim fenë tonë prej tij dhe të pastrojmë ndërgjegjen tonë para Allahut. Le të studiojmë tezën hyjnore, e cila nuk ka boshllëqe dhe ekstravaganca, që është e ndërtuar mbi baza të vendosmërisë dhe të besimit, nuk ka as mangësi, as shtesa dhe as ndryshim. Ejani të shikojmë argumentet e dy grupimeve, që vijojnë më poshtë, për të parë se ku e ka pozicionimin e saj në Islam, që në fund të mos mbetemi si ata që thonë: “Ne nuk e dimë ç’është Ora (e Kiametit).

Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të ibndur.” (Sure “El Xhathije”, ajeti 32)

 

 

Ajo është shkolla që sot i përket shumica e myslimanëve dhe e quajnë veten e tyre si Ehli Suneti dhe Xhema‟a. Në përmbajtje, ata i referohen Ebu Hasan Esh'ariut, kurse në degëzime u referohen katër imamëve.

(Duhet të theksojmë se epiteti “Ehli Suneti” dhe “Xhema‟a” është më gjithëpërfshirëse se sa “El Eshaireh”, pasi brenda tyre hyjnë: maturiditët, dhahiritët, hashevitët, sahabët e hadithit. E kemi përdorur këtë epitet këtu për Esh'aritë, në aspektin e pajtimit për ta, duke dhënë këtë epitet për veten e tyre.)

 

Ebu Hasan Esh'ariu ka lindur në vitin 270 h. Disa kanë thënë se ka lidhur në vitin 260 h. Ka ndërruar jetë në vitin 324 h. Disa kanë thënë se mund të ketë ndërruar jetë në vitin 330 h. Ai studioi shkencën e teologjisë te El Xhibaij, njëri prej dijetarëve Mu'tezili. Pas dyzet vjetësh nga qëndrimi i Esh'ariut të Mu'tezilitë dhe nën ndikimin e debateve dhe shumë diskutimeve me profesorin e tij, El Xhibai, tek ai u formua një mendim i veçantë që e ftoi të braktisë Mu'tezilitët.

(Mund të ketë pasur shkaqe të tjera që kanë çuar në këtë çështje. Këtu nuk është vendi për t‟i studiuar)

 

Ai themeloi një medh‟heb të ndërmjetëm midis dijetarëve esnafë të hadithit dhe mutezilitëve bazuar në logjikë. Kështu që medh‟hebi i tij u bë logjik dhe tekstativ. Medh‟hebi i tij u përhap pas shekullit të gjashtë hixhri. Esh'aritë, në shkencën e fik‟hut, ndjekin njërin prej katër imamëve. Katër imamët janë: Ebu Hanife Nu‟mani, Malik ibn Enesi, Shafiu dhe Ahmed ibn Hanbeli. Këta katër imamë nuk kanë qenë në besimin e vetë Esh'ariut, pasi Esh'ariu ka lindur shumë vite pas tyre.

 

Ebu Hanife ka qenë murxhi‟.

(Sekt islam, që mendon se, pavarësisht gabimeve, vlerat e besimit të tyre nuk humbasin)

Ibn Hanbeli dhe Maliku kanë qenë të besimit të Ehli Hadithit.

 

 

PËRKUFIZIMI I SHKOLLËS SË DYTË

 

 

Ajo është shkolla e shi‟itëve imamij. Për nga numri, vijnë pas esh'arive. Shi‟itët e marrin Islamin, me baza dhe me degë, nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe familja e tij e pastër (Paqja qoftë mbi ta!). E kanë përkrahur dhe e kanë mbështetur imamatin e Ehli Bejtit, si nga ana logjike e intelektuale, ashtu edhe politike.

 

Gjatë gjithë periudhave historike kanë qenë kundërshtarë dhe opozitarë të sundimtarëve të padrejtë. Në këmbim, kanë marrë lëndime të ashpra dhe deformime të rënda të famës së tyre, nga ana e sundimtarëve dhe e dijetarëve të së keqes, gjatë gjithë historisë islame. Mirëpo, për lindjen e Shi‟izmit dhe për zhvillimin e tij, ka disa teori.

(Një pjesë e tyre ka thënë se Shi‟izmi ka lindur ditën e Sekifes. Disa të tjerë thonë, se ka lindur pas vrasjes së Othmanit. të tjerë janë të mendimit se ka lindur nga dora e Abdullah ibn Sebes)

 

Ajo që ne besojmë, është se ithtarët e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) janë shfaqur që kur Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka qenë gjallë. Ai i përshëndeste dhe i lavdëronte ata. Më pas u mundësoi atyre emrin shi‟i.

 

Ebu Hatam Razi, autori i librit “Ez Zinetu”, ka thënë:

“Emri i parë që është shfaqur në Islam, në kohën e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është emri shiia. Ky ishte epiteti, nofka e katër sahabëve, që janë: Ebu Dherri, Selmani, Mikdadi dhe Ammari.” (“Reudatul Xhennati”, f. 88.)

 

Ibn Khalduni ka thënë:

“Një grup sahabësh e ndiqnin Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe e shikonin atë më të denjë se të tjerët për të qenë kalif. Kur kalifati kaloi te tjetër kush dhe jo te ai (Aliu) ata shprehën shqetësimin dhe i shprehën keqardhje. Mirëpo disa njerëz që ishin të palëkundur në fe dhe të interesuar për afrimitet nuk dukej shqetësimi e keqardhja e tyre." (Tarikhu ibn Khalduni, vëll. 3, f. 364.)

 

Doktor Subhi Salih ka thënë:

“Ndërmjet sahabëve, madje edhe në kohën e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka pasur një grupim për nipin e tij, Aliun. Disa prej tyre janë: Ebu Dherr El Gifari, Mikdad ibn Esued, Xhabir ibn Abdullah, Ubeje ibn Ka‟b, Ebu Tufejl Omer ibn Uaileh, Abas ibn Abdul Mutalibi dhe të gjithë fëmijët e tij, Omar ibn Jasiri dhe Ebu Ejub El Ensariju.” (“En nudhumul islamije”, f. 96.)

 

Ata që i janë referuar lindjes së Shi‟izmit deri në kohën Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është profesor Muhamed Kurd Ali, në veprën “Khittatu sham”, (“Khittatu sham”, vëll. 5, f. 251) Muhamed Abdullah Anan, në veprën “El Xhem‟ijatu Sirrije” dhe Abdullah Emini në librin e tij “El Fireku uel medhahibul kadime. (Për më tepër detaje, për këtë temë, lexo librin tonë: “Ue rekibtu sefinete”, f. 616-619)

Me të vërtetë, metodika jonë në këtë hulumtim është: Ne i kërkojmë secilit grup argumentin e tij prej Librit (Kur'anit) dhe Synetit për vlefshmërinë e thirrjes së tij në domosdoshmërinë e referimit tek ata njerëz, për të marrë Islamin prej tyre, sepse metoda jonë është kur‟anore. Ka thënë i Lartësuari: “Thuaj: “Më jepni argumentin tuaj nëse jeni nga ata të drejtit” (Sure “Et Teube”, ajeti 119.) dhe atij që i ka peshuar shumë peshorja e veprave të mira “Ai është në një jetë të këndshme”(Sure “El Kari‟a”, ajeti 7)

 

Do të paraqesim problematikat më të rëndësishme për bazat e këtyre dy grupimeve.

“Pra, jepu lajme të gëzueshme robëve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.” (Sure “Ez Zumer”, ajetet 17-19)

 

  • Përse të jem Esh'ari?
  • Përse unë duhet të ndjek rrugën e esh'arive dhe njërin prej katër medh‟hebeve?
  • A ka ndonjë argument?
  • A ka ndonjë ajet kur‟anor?
  • A ka ndonjë hadith?
  • Duke iu referuar Kur‟anit dhe Sunetit, nuk gjejmë as shenjën më të vogël për këtë çështje.

 

Shehu i Ez‟herit, Xhadul Hak Ali Xhadul Hak, ka thënë:

“Jo domosdoshmërish mund të thuhet për dikë që flet për obligim të ndjekjes së një tradite të vetme të imamëve, Ebu Hanife, Malik, Shafi dhe Ahmed ibn Hanbelit, se nuk ka një argument për këtë.” (“Ed durusul husejnijeh”, f. 139)

 

 

NDALIMI I IMITIMIT TË TRADITËS SË IMAMËVE

 

Një nga problematikat e mëdha që na paraqitet këtu, është ndalimi që vetë imamët kanë bërë, për të ndjekur traditën e tyre. Kjo ndalesë përmendet tërthorazi dhe qartazi. Po japim një pjesë të thënieve të tyre.

 

THËNIE TË EBU HANIFES

 

1- Nuk i lejohet askujt të marrë fjalën tonë, përderisa ai nuk e di se ku e kemi marrë atë.

(“El Intikau, ibn Abdul berri”, f. 145; “Mexhmuatu resailil munirije”- San‟anij, vëll. 1, f. 28; “Huxhetullahi el Baliga” Shah Dehleuij, vëll. 1, f. 158.)

Sheukani, duke komentuar këtë thënie, ka thënë: “Ky është sqarimi për ndalimin e imitimit të traditës, sepse ai që mëson me argument, është muxhtehid, kërkues i argumentit dhe jo imitues i traditës. Kështu quhet ai që e pranon fjalën dhe nuk e kërkon argumentin. (Sheukani, “El Kaulul mufid”, f. 49)

 

2- Fjala jonë është një mendim dhe ai është më i miri që kemi vlerësuar. Kushdo që vjen dhe sjell diçka më të mirë se fjala jonë, atëherë ai është më meritor për t‟u ndjekur, pasi fjala e tij është më e drejtë se sa fjala jonë.”

(Tarikhu Bagdad , “El Khatibul Bagdadij”, vëll. 3, f. 42; “Huxhetullahil Baligah”, vëll. 1, f. 158; ibn Hazmi, “Mulekhasu ibtalil kijasi Ee rre‟ji uel istihsani ue taklidi”, f. 66.)

Ibn Hazimi e ka cituar këtë thënie në kontekstin e fjalëve të Ebu Hanifes, për ndalimin e ndjekjes së traditës.

 

3- Ebu Hanife është pyetur: “O Ebu Hanife, kjo fetva që ti po na jep, a është e vërteta që s‟ka dyshim për të?” Ai është përgjigjur: “Nuk e di, mbase është e pavërteta që nuk ka asnjë dyshim për të.”

 

Zuferi ka thënë: “Ne ishim prej atyre që e frekuentonin Ebu Hanifen. Bashkë me ne ishte Ebu Jusufi dhe Muhamed ibn Hasani. Ne shkruanim atë që dëgjonim prej tij.

Një ditë ai i tha Ebu Jusufit:

“I mjeri ti o Jakub! Mos shkruaj çdo gjë që dëgjon prej meje, sepse unë mbase e them mendimin sot, por nesër e braktis atë, kurse nesër mendoj diçka tjetër dhe pasnesër e braktis atë.” (Tarikhu Bagdad, vëll. 3, f. 42; “Ebu Hanife”. Ebu Zehreh)

 

 

THËNIE TË MALIK IBN ENESIT

 

 

1- Unë jam vetëm një njeri që edhe gaboj, edhe godas në shenjë, prandaj mendimin tim merreni dhe shikojeni. Merrni çdo gjë që pajtohet me Kur‟anin dhe traditën. Çdo gjë që nuk pajtohet me Kur‟anin dhe Sunetin, lëreni.”

(Xhamiu bejanil ilmi ue fadlihi” i ibn Abdul Berr'rri. Tahkijk: Ebu Eshbal Zuhejrij”, vëll. 1, f. 775; “Kuptimi i fjalës së Imam Matlubiut: Nëse hadithi është i vërtetë, atëherë ai është pjesë e një medh‟hebi”; Tekiju din Sebeki, Tahkijk: Ali Najf Bukai, f. 125)

 

Ibn Hazmi, në lidhje me fjalën e Malikut, ka komentuar: “Ja, ky është Maliku që ndalon ndjekjen e rrugës së tij. Po kështu edhe Ebu Hanife, po kështu edhe Shafiu...”

(“El Ihkamu fi usulil ahkami”, vëll. 6, f. 294.)

 

Sheukani ka thënë: “Gjithsesi, e ke të ditur se ky është një sqarim prej tij, domethënë Malikut, me ndalimin e traditës së tij.” (“El Kaulul mufidu”, f. 50)

 

2- Maliku ka thënë: “Ne mund të kemi një mendim për diçka, por ne nuk jemi të ibndur plotësisht.” (“Xhamiu bejanil ilmi ue fadlihi”, vëll. 2, f. 33)

 

3- Kanebiu ka thënë: 

“Kur Maliku ishte sëmurë, me një sëmundje prej të cilës vdiq, unë shkova ta vizitoja. I dhashë selam. E pashë atë duke qarë dhe i thashë: “O Ebu Abdullah, përse po qan?” Ai më tha: “O i biri i Kanebit, si të mos qaj?! A ka njeri tjetër që duhet të qajë më shumë se unë? Do të kisha dashur të rrihesha me kamxhik, pasi kam pasur fuqinë për atë që kam lënë pas. Ah, sikur të mos kisha dhënë ndonjë fetva!”

(E ka transmetuar Ibn Abul Berr'rri. Shih te libri “El Kaulul Mufid”, f. 79; Ibn Khulkani, “Uefejatul A‟jani”, vëll. 3, f. 246)

 

Transmetohet se Maliku dha një fetva për divorcin që nuk ka kthim pas për të. Kur ai e pa që Eshhabi e shkroi menjëherë, tha: “Fshije atë. Sa herë që unë them diçka, ju e shkruani atë menjëherë. Ku e di ti se mbase unë nesër do ta ndryshoj atë që them për të, prandaj them: “Ajo ishte një herë.” (“El Ihkamu fi usulil ahkami”, vëll. 6, f. 314)

 

 

THËNIE TË SHAFIUT

 

 

1- “Nëse unë kam thënë diçka, ndërsa Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë të kundërtën e fjalës sime, atëherë ajo që është korrekt me hadithin e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duhet të merret në konsideratë. Mos më imitoni mua.” (Ibn Ebu Hatimi Rrazi, “Adabu Shafiij ve menakibuhu”, f. 93; Sebekiu, “Ma‟na kaulil imamil Matlubij”, f. 71. )

Këtë thënie të Shafiut, për ndalimin e imitimit të tij, e ka argumentuar Sebekiu.

 

2- “Askush të mos imitojë askënd, pos të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). (Err rreddu ala men akhlede ilel erdi , Sujuti, f. 138.)

 

3- Shafiu i ka thënë Meznijut: “O Ibrahim, mos më imito mua në çdo gjë që unë them! Shikoje atë te vetja jote, sepse ajo është vërtetë feja(“Huxhetullahi elbaligah”, vëll. 1, f. 158) Unë i kam hartuar këto libra dhe jam përpjekur shumë. Mund të ketë gabime brenda tyre. Allahu i Lartësuar ka thënë: “A nuk përsiatin ata për Kur’anin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Sure “En Nisa”, ajeti 82.)

Çdo gjë që e gjej në kundërshtim me atë që thuhet në Kur‟an dhe në Sunetin e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), unë e kam refuzuar atë.” (Ebu Shametu Shafiu, “Mukhtesarul Muemmili”, f. 60)

 

 

THËNIE TË AHMED IBN HANBELIT

 

 

1- “Mos më imito mua! As Malikun! As Shafiun! As Euzaiun! As Theurijun! Ti merr prej asaj që ata kanë marrë.” (Burimi i mësipërm, f. 61; “Mexhmuatu rresailil munirijeh”, vëll. 1, f. 27.)

 

2- Ebu Davudi ka thënë: “Unë i thashë Ahmedit: „A të ndjek Euzaiun apo Malikun?‟ Ai tha: „Në fenë tënde mos imito asnjërin prej tyre. Ajo që është thënë dhe është transmetuar prej Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), merre dhe zbatoje.” (“Mexhmuatul rresailil munirijeh”; Ibn Kajimi, “I‟lamul muvekkine”, vëll. 2, f. 200. ) 

 

3- Prej dijes së cekët të njeriut, është që ai t‟u imponojë njerëzve fenë e vet.”

(“Mexhmuatul rresailil munirijeh”, vëll. 1, f. 27; I‟lamul muvekkine”, vëll. 1, f. 201. )

 

4- Ahmed ibn Hanbelit, kur i është përmendur fjala e Malikut, lënia mënjanë e të tjerëve pos tij, ka thënë: “Vetëm nëse i referohet hadithit. Një popull që joshet dhe nxitet kështu, ndjek dhe imiton fjalën e një njeriu, nuk interesohet fare për hadithin.”

(Err rreddu limen akhlede ilel erdi, f. 134)

 

 

THËNIE TË DIJETARËVE

 

 

1- Sahnuni, një prej nxënësve më të dalluar të Malikut, ka thënë: “Unë nuk e di se ç‟është ky mendim që ka derdhur gjak, që ka bërë të lejueshme boshllëqet dhe me të janë respektuar të drejtat.” (“El kaulul mufid”, f. 79; “I‟lamul muvekkine”, vëll. 1, f. 79.)

 

2- Ibn Abdul Berri, hafiz i Marokut, ka thënë: “Nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet popujve, për të keqen, korrupsionin dhe imitimin, pavarësisht kohës.” (Burimi i mësipërm, f. 48)

Pasi citoi disa ajete kur‟anore, që fajësojnë imitimin, tha: “E gjitha kjo është mohim i imitimit, shfuqizim për atë që e ka kuptuar dhe udhëzim për arsyetimin e tij.”

(“Err rreddu ala men akhlede ilel erdi”; “El kaulul Mufijd”, f. 48. )

 

3- Bakalan Kadiu ka thënë: “Ai që do të imitojë dikë, atëherë le të imitojë dikë që është i gjallë, pasi nuk lejohet të imitohet i vdekuri.”

(Ibn Hazmi ia përmend prejardhjen në librin “El Ihkam”, vëll. 6, f. 97.)

 

4- Sujutiu ka thënë: “Selefët dhe pasuesit pas tyre, kanë urdhëruar vazhdimisht për ixhtihadin, duke e nxitur atë. Ata ndalonin imitimin, duke e fajësuar dhe duke e urryer atë. Kanë shkruar për qortimin e imitimit, El Mezniju, ibn Hazmi, ibn Abdul Berr'rri, Ebu Shameh, ibn Kajjim el Xheuziju si dhe autori i “el Bahrul Muhijt”.

(“Err rr'rreddu ala men akhlede ilel erdi”, f. 42)

 

5- Ibn Dekik Idi, muxhedidi i shekullit të shtatë hixhri, e mendonte paprekshmërinë e imitimit, por nuk mund ta sqaronte këtë vetëm se pas vdekjes së tij. Historiani Edfeviju, transmeton nga shehu i tij, Imam Ibn Dekiki Idi, se ai kërkoi prej tij një letër dhe e shkroi në shtratin e sëmundjes së vdekjes se vet dhe e vuri poshtë jastëkut. Pasi vdiq, e nxorën letrën e tij. Në të shkruhej për privimin dhe ndalimin në mënyrë kategorike të imitimit.”

(“El Kaulul Mufijd”, f. 57)

 

6- Shehu Ekber ibn Arabiu ka thënë: “Imitimi në fenë e Allahut nuk lejohet te ne, as imitimi i një të gjalli, as i një të vdekuri.” (“El Fetuuhatul mekkijeh”, K. 88.)

 

7- Sheukani ka thënë: “Tekstet e medh‟hebeve të katër imamëve janë për ndalimin e imitimit. Ato i japin përparësi tekstit ndaj mendimeve të tyre dhe të të tjerëve. Kjo nuk fshihet ndaj njohësit të ndjekësit të tyre, si dhe të të tjerëve. Dijetarët kanë udhëzuar të tjerët që të braktisin imitimin e tyre dhe e kanë ndaluar atë.” Ai ka vërtetuar ndalimin e imitimit.” (“El Kaulul Mufijd”, f. 42, 48, 66.)

 

8- Ibn Xheuzij ka thënë: “Dije mirë se imituesi nuk është i ibndur me atë që ka imituar. Në imitim ka një shfuqizim të dobisë së logjikës, sepse ajo (logjika) është krijuar për të vërejtur mirë, për të hetuar dhe për të kontrolluar.”

(“Telbisu iblis”, f. 124-125. E ka përmendur edhe autori i librit “El Kaulul mufijd, f. 66.)

 

9- Sejid Sabiku ka thënë: “Katër imamët e kanë ndaluar imitimin e tyre në traditë. Ata thoshin: “Askujt nuk i lejohet të thotë fjalën tonë, pa e ditur mirë argumentin tonë.” Ata kanë deklaruar se medh‟hebi i tyre është hadithi i vërtetë.

(“Fik‟hu Sunneh”, vëll. 1, f. 12-14)

 

10- Salim Behenseviu ka thënë: “Baza në Islam është që myslimani ta marrë ligjin e sheriatit nga Libri dhe Suneti, sepse askush nuk gabon, derisa fjalët dhe veprat e tij të bëhen ligj prej Allahut, që nuk bartin kundërshtim. Fjalët e Ebu Hanifes, të Malikut, të Shafiut dhe të të tjerëve, nuk janë të detyrueshme të imitohen, përkundrazi vetëm ato që mbështeten te Libri dhe tradita profetike. Këtë e kanë shkruar këta katër imamë.”

(“Es sunnetul muftera alejha”, f. 194)

 

 

KË TË IMITOJMË?

 

 

Pasi lamë mënjanë thëniet e katër imamëve për ndalimin e imitimit të tyre, duke supozuar ekzistencën e një argumenti, lind pyetja: Kë duhet të imitojmë? A duhet të ndjekim Ebu Hanifen, apo Malikun, apo Shafiun, apo Ahmedin? Pa dyshim se kandidati për t‟u zgjedhur ka humbur dhe votimi pa një kandidat është i pavlefshëm, logjikisht dhe ligjërisht.

 

Nëse e ndjekim Shafiun, për shembull, a nuk do të thotë se të tjerëve u kemi vënë një pikëpyetje? Ajo që vërehet është se medh‟hebi Esh'ari i fik‟hut, është një vend i konfliktit, pasi hanefitë thonë se ka qenë hanefi, malikitë e bëjnë atë maliki e po kështu edhe shafitë.

 

IMAMËT DHE SUNNETI

 

Ndjekësi i mendimeve të katër imamëve gjen në mesin e tyre atë që e kundërshton traditën profetike. Një prej tyre është mendimi i tyre për ndarjen, divorcin. Dihet se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka rrëzuar me një ndarje të vetme, divorcin për herë të tretë, (Sahihu Muslim, Kitabu “Talak”, Kreu “Ndarja me tri herë”) ndërsa katër imamët e kanë konsideruar atë tre ndarje. Si mund t‟i lejohet myslimanit të braktisë atë që është vërtetuar nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të marrë të kundërtën e saj?

Studiuesi Ibn Dekik Idi, i ka tubuar në një vëllim të madh çështjet që secili medh‟heb i katër imamëve, e kundërshton hadithin e vërtetë.

(Shih: “Sifetu salati Nebiji”, i Albanit f. 37)

 

Albani ka përmendur pesëdhjetë e pesë çështje që imamët dhe juristët kanë kundërshtuar traditën e vërtetë profetike. Ibn Hazmi ka thënë për hadithet që kanë kundërshtuar imamët dhe juristët: “Nëse ndjekësit u ibnden atyre, ndoshta do ta kuptonin përzemërsinë.”

(Albani, “El Hadith huxhetun bi nefsihi fil akaidi vel ahkami”, f. 58.)

 

Lejth ibn Sadi ka thënë: “Malik ibn Enesit i kam numëruar shtatëdhjetë çështje. Që të gjitha në kundërshtim me Sunetin e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këto ai i ka thënë nga vetja e vet.”

(“Xhamiu bejanil ilmi ve fadlihi”, vëll. 2, f. 108)

 

 

Ebu Hanife ka thënë:

“Nëse një burrë në Egjipt autorizon dikë në Spanjë (Andelos), që ta martojë atë me filan grua dhe ai e marton atë dhe ata të dy nuk takohen, siç bëjnë njerëzit. E më pas vjen gruaja lind një fëmijë, pa dyshim se ky fëmijë është i burrit që është në Egjipt.” (Muhjiddin Abdul Hamid, “El Ahvalu shakhsije”; “Bahthun nasbi”, si dhe lexo librat e hanefive.)

 

Debusi Hanefi ka thënë:

“Nëse dikush merr me qira një grua, për të bërë imoralitet, jo për t‟i shërbyer dhe ai përfundon duke bërë zina, tek Ebu Hanife, ai nuk ndëshkohet.” Nëse martohet me një të afërm farefisnor dhe kryen marrëdhënie me të, e di apo nuk e di, ai nuk ndëshkohet, sepse forma e lejueshme është gjendur dhe ajo është martesa (nikahu), edhe pse nuk lejohet. Kjo është thënie e Ebu Hanifes!! ...”

(“Te‟sisun nedhari”, f. 148-149. Tahkiku ve tas'hihu Mustafa Muhamed el Kibanij Damaskij dhe shiko “Bedaius sanai” të Kesanij Hanefiut, vëll. 7, f. 35)

 

Në fik‟hun e Malikut, shkruhet: Nëse burri bën nijet (vendos) ta ndajë gruan e vet, por nuk e shpreh me fjalë, atëherë ajo është e divorcuar. Komentuesi i njohur Zamkhasheriju thotë:

“Nëse pyesin për medh‟heibn tim, unë nuk e kam pëlqyer atë. E kam mbajtur të fshehtë. Fshehtësia e saj mua më është dorëzuar. Nëse them se jam hanefi, do të thonë se unë e pëlqej gjakun, ndërkohë që pirja e tij është haram (e ndaluar).

Nëse them se jam maliki, do të thonë se unë e lejoj për ta ngrënien e qenit. Kështu janë ata. Nëse them se jam shafi, do të thonë se unë e pëlqej martesën e vajzës, kurse vajza është e ndaluar. Nëse them se jam hanbeli, do të thonë se unë jam i rëndë, panteist i urryer dhe trupëzues (është ai që i përshkruan trup Krijuesit)”

(Përkthimi i botuar i Zamkhasherijut të xhuzit të katërt, të tefsirit të tij “El-Keshaf”, f. 310)

 

 

Neveviu ka thënë:

“Prej medh‟hebit të Ehli Sunetit është se Allahu i Lartësuar nuk i obligon atij asgjë, që të lartësojë Allahun, pasi e gjithë bota është pronë e Tij, dynjaja dhe Ahireti janë në autoritetin e Allahut. Ai sillet me ato të dyja si të dëshirojë. Nëse i ndëshkon që të gjithë njerëzit e ibndur ndaj Tij, punëmirët dhe i fut ata në zjarr, është drejtësi prej Tij dhe, nëse i mëshiron jobesimtarët dhe i fut ata në Xhenet, kjo i takon Atij.” 

(Sahihu Muslim me shpjegim të Neveviut, vëll. 17, f. 160)

 

Kjo akide e Esh'arive nuk ka asnjë argument, përkundrazi argumentet i ka kundër saj. Ata, në bazë të rregullit të tyre se Allahu nuk është i obliguar për asgjë, kanë folur për lejimin që Allahu i fut njerëzit e ibndur në zjarr dhe jobesimtarët në Xhenet.

 

Ky ligj është i papërshtatshëm për mbrojtje, pasi Allahu (xh.sh) i ka bërë obligim Vetes së Tij shumë gjëra. Njëra prej tyre është mëshira.

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.” (Sure “El-En‟am”, ajeti 54.)

 

Ajo që ata kanë thënë, se bota është pronë e Allahut (xh.sh), se dynjaja dhe Ahireti janë nën sundimin e Tij dhe Ai vepron me to si të dëshirojë, është e vërtetë. Mirëpo çështja nuk shkon deri aty, sa Ai të ndëshkojë miqtë e Tij, pasi Allahu (xh.sh), në shumë ajete kur‟anore, u ka premtuar atyre Xhenete, poshtë të cilave rrjedhin lumenj të kulluar:

 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.” (Sure “Lukman”, ajeti 33)

 

“Premtimi i Tij është i sigurt.” (Sure “Merjem”, ajeti 61)

 

A është vepra prej Allahut (xh.sh)?

Kadi Ixhiu, te libri “El Mevakif”, pjesa e shtatë ka thënë: “Ngarkimi me përgjegjësi për atë që nuk ka mundësi, tek ne është i lejuar.”

(“El Mevakifu”, f. 330)

 

Kjo është një tjetër akide, që Kur‟ani e refuzon. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”. 

(Sure “El Bekare”, ajeti 286)

 

Dhe: “Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.” (Sure “Et Talak”, ajeti 7)

 

 

Khatijbu El Bagdad ka përcjellë me zinxhir transmetimi nga Vekiu se ka thënë:

“Sufjan Theuriju, Sheriku, Hasan ibn Salih, Ebu Lejla u mblodhën së bashku dhe i dërguan fjalë Ebu Hanifes. Kur ai shkoi te ata, e pyetën: „Çfarë ke për të thënë për një njeri që vret babain e tij, kryen marrëdhënie me nënën e tij dhe pi alkool?” Ai u përgjigj: “Është besimtar” Ebu Lejla i thotë atij: “Unë kurrë nuk e pranoj dëshminë tënde.” Ebu Sufjani i thotë: “Kurrë nuk e pranoj fjalën tënde.”

Sheriku i thotë: “Po të kisha pushtet në dorën time, do të ta kisha prerë kokën.” Hasan ibn Salihu i thotë: “Fytyra ime e ka të ndaluar përgjithmonë të shikojë fytyrën tënde.” 

Kur Sufjan Theuriju dëgjoi për vdekjen e tij, tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, që i rehatoi myslimanët prej tij.”

 (“Tarikhu Bagdad”, vëll. 13, f. 374.)

 

Ibn Abdul Berri ka thënë për të (Ebu Hanifen):

“Një prej atyre që e ka përgojuar dhe e ka plagosur atë, është Muhamed ibn Ismail Buhariu. Për librin e tij “Ed duafau vel mutrekune”-“Njerëzit e dobët dhe të braktisur”, ka thënë: „Është Ebu Hanife Nu‟mani ibn Thabiti Kufiju. Neim ibn Hamadi ka thënë se Jahja ibn Seidi dhe Muadh ibn Muadhi kanë dëgjuar Sufjan Theurijun të thotë: „Ebu Hanifes i kam kërkuar dy herë të bëjë teube për kufrin.‟

Neim el Fezari ka thënë: „Isha te Sufjan ibn Ajineh, kur erdhi lajmi i vdekjes së Ebu Hanifes.

Ai tha: „Islami po shkatërrohej pak e nga pak. Nuk ka lindur dikush në Islam, që të jetë më i keq e më i lig se ai. Kjo është ajo që e ka përmendur Buhariu.”

(“El Intikau”, f. 15)

 

Uelid ibn Selimi ka thënë:

“Malik ibn Enesi më ka thënë: “A përmendet në vendin tuaj Ebu Hanifja?”

Unë i thashë: “Po.”

Ai tha: “Atëherë në qytetin tuaj nuk duhet të jetohet.”

(Ahmed ibn Hanbeli, “El Ilelu ve ma‟rifetu rrixhali”, vëll. 2, f. 547; Vesijullah Abasi korrigjoi dhe redaktoi isnadin e tij)

 

Ibn Abdul Berri ka thënë për Imam Malikun:

“Ibn Ebu Dhibi foli shumë ashpër dhe vrazhdë për Malik ibn Enesin. Ai, duke mohuar një thënie të Malikut për Hadithin e shitjes me lirinë e zgjedhjes, tha se Ibrahim ibn Sadi e ka përfolur. Ibrahim ibn Jahja lutej kundër tij dhe foli edhe për Malikun, në lidhje me atë që përmendi Saxhiu në librin “El-Alel”.

Abdul-Aziz ibn Ebu Selme, Abdurrahman ibn Zejdi ibn Esleme Ibn Is‟hak, Ibn Ebu Jahja, Ibn Ebu Zinadi, e akuzuan dhe fajësuan medh‟heibn e tij.

Të tjerë e përfolën atë për braktisjen e transmetimit të Sa‟d ibn Ibrahimit, të Davud ibn Hisinit dhe Theur ibn Zejdit.” Shafiu dhe një pjesë e sahabëve të Ebu Hanifes e sulmoi atë, për shkak të zilisë së pozitës së imamatit të tij. Një pjesë e fajësoi atë për mohimin e tij për mes‟hin mbi meste, kur je rezident dhe në udhëtim. Gjithashtu, e fajësuan edhe për fjalët e tij kundër Aliut dhe Othmanit, si dhe për fetvatë e tij, për t‟iu afruar grave nga prapa. (“Xhamiu bejanil ilmi ve fadlihi”, vëll. 2, f. 1115)

 

Imami i plagës dhe i përmirësimit, Jahja ibn Muini, ka thënë për Shafiun: “Ai nuk është i besueshëm.” (Xhamiu bejanil ilmi ve fadlihi, vëll. 2, f. 1114.)

 

Ibn Abdul Berri ka thënë: “Prej disa rrugëve, është vërtetuar se Ibn Muini fliste kundër Shafiut.” (Burimi i mësipërm, f. 394)

 

 

ATA, GJITHASHTU, JANË TË VDEKUR

 

 

Po si t‟i imitojmë ata në traditë, në dynjanë tonë, kur kanë vdekur para më shumë se njëmijë e dyqind vitesh? Korpusi i çështjeve të tyre nuk mjafton dhe koha ndryshon vazhdimisht. Çdo ditë zbulohet një gjë e re. Si vallë do të na japin ata përgjigje për çështjet moderne?

 

 

ATA JANË KONTRADIKTORË

 

 

Nuk ka asnjë dyshim se të katër imamët janë kontradiktorë ndërmjet tyre. Secili prej tyre ka fik‟hun e tij. Konflikti shkon deri aty, sa ka kontradiktë edhe brenda një medh‟hebi. Ne e dimë, në mënyrë të pakundërshtueshme, se ligji i Allahut (xh.sh) është një dhe nuk ka të dytë, sepse e vërteta është një e jo disa. Disa mund të ngrihen kundër nesh me hadithin: “Mosmarrëveshja e umetit tim është mëshirë”, aq sa ta shfajësojnë kontradiktën mes imamëve.

 

Mirëpo ky interpretim i këtij hadithi, duke supozuar vërtetimin e marrjes së tij, bie në kundërshtim me Kur‟anin, se si Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) mund të nxitë umetin e tij drejt konfliktit, ndërkohë që i lexon umetit ajetet: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.

Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.”

(Sure “Al Imran”, ajeti 103)

 

“Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Sure “Al Imran”, ajeti 105.)

dhe fjala e Tij: “Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (Sure “El Enbija”, ajeti 92)

 

Edhe pse ky hadith është shumë i dëgjuar, nuk ka zinxhir transmetimi të tij. Albani thotë: “Hadithi nuk ka një origjinë, edhe pse dijetarët e hadithit u përpoqën t‟i lidhnin një zinxhir transmetimi, nuk patën sukses.”

 

Menavi ka transmetuar se Sebekiu ka thënë: “Në mesin e dijetarëve të hadithit nuk është i njohur dhe nuk kam lënë për të një sened të vërtetë dhe as të dobët.” Këtë e ka caktuar sheh Zekerija el Ensari, në komentimin e tij, në tefsirin e Bejdaviut.

(“Silsiletul ehadithi daifeh”, vëll. 1, Hadithi 57, f. 76)

 

Ibn Hazmi ka thënë për të: “Kjo është një nga fjalët më të prishura që mund të thuhet, sepse, nëse përçarja do të ishte mëshirë, atëherë marrëveshja ose pajtimi do të ishte pakënaqësi. Këtë gjë myslimani nuk e thotë, sepse ajo, ose është në pajtim, ose është në kontradiktë dhe nuk është ose mëshirë, ose pakënaqësi.” Në një vend tjetër, ka thënë: “Gënjeshtër e kotë.” (“El Ihkamu fi usulil ahkam”, vëll. 5, f. 64)

 

 

PËRPLASJA MIDIS NDJEKËSVE TË MEDH’HEBEVE

DHE AKUZA NDAJ NJËRI-TJETRIT PËR KUFËR

 

 

Një nga ngjyrat e grindjes ndërmjet ndjekësve të medh‟hebeve është se hanbelitë i kanë pas djegur xhamitë e shafive. Ligjëruesit hanefi i mallkonin nëpër minbere hanbelitë dhe shafitë, kështu që u ndez një fitne ndërmjet hanefive dhe shafive, deri sa u dogjën tregje e shkolla. (“El Bidajetu Uen nihaje”, vëll. 14, f. 76; “Mir‟atul Xhenani”, vëll. 3, f. 343)

 

Jakut el Hamevi ka thënë për Asbehanin: “Jo vetëm në këtë kohë, por edhe më parë, mori jetë rrënimi dhe shkatërrimi për shkak të shtimit të fitneve dhe fanatizmit ndërmjet shafive dhe hanefive. Grindja shkoi deri në luftën midis dy grupimeve. Sa herë që shfaqej një grup, ai plaçkiste dhe grabiste vendin e tjetrit, e digjte dhe e shkatërronte atë.”

 

Ka thënë për Rrajin: “Patriotizmi dhe fanatizmi u ndez ndërmjet hanefive dhe shafive. U zhvilluan luftëra ndërmjet të dyve, ku fitimtar dhe triumfues, në të gjitha luftërat, kanë qenë shafitë. Kjo edhe pse ishin më të paktë në numër. Por Allahu (xh.sh) u dha atyre triumfin ndaj hanefive.” (“Mu‟xhemul buldani”, vëll. 1, f. 209 dhe vëll. 3, f. 117.)

 

Mulla Ali el Kariju el Hanefij ka thënë: “Ndërmjet hanefive ishte e njohur thënia, që, nëse një hanefi kalonte dhe transferohej në medh‟heibn shafii, nderohej dhe, nëse ndodhte e kundërta, mohohej dhe braktisej.”

(“Irshadun nikadi i Es San‟aanij. Shi: “Ed dinjul Khalisu”, vëll. 3, f. 355.)

 

El Mudhafer Et Tusij Shafiij ka thënë: “Sikur të ishte në dorën time diçka, hanbelive do t‟u merrja xhizje (taksë).” (“Mir‟atu Zeman”, vëll. 8, f. 44)

 

Ebu Bekër El Makarrij i ka akuzuar të gjithë hanbelitë, qafirë. (“Shedheratu Dheheb”, vëll. 3, f. 352.) Ibn Hatem Hanbeliu thotë: “Ai që nuk është i medh‟hebit hanbeli, nuk është mysliman.” (“Tedhkiretul Hifadh”, vëll. 3, f. 375)

 

 

POLITIKA DHE ROLI I SAJ

 

 

Në mendje mund të sillet një pyetje: Nëse të katër imamët ua kanë ndaluar njerëzve imitimin e traditës së tyre, përse vallë sot njerëzit i imitojnë ata? Përgjigjja është: Shkaku është politika, pasi qeveritë dhe padrejtësia i kanë detyruar njerëzit të ndjekin të katër medh‟hebet, duke refuzuar medh‟hebet e tjera. Në lidhje me këtë, historiani Makrizi thotë: “Juridiksioni dhe autoriteti i katër Kadive ka vazhduar që prej vitit 566 hixhri, derisa në bllokun e tokave islame nuk mbeti të njihej ndonjë medh‟heb tjetër islam, përveç këtyre katër medh‟hebeve.

Ai që zgjidhte një medh‟heb tjetër, shpallej armik. Juristët e tyre shpallën fetva në këto toka, se këto medh‟hebe duhet të ndiqen. Ata ndaluan dhe bënë haram medh‟hebet e tjera. Edhe sot e kësaj dite kështu veprohet. 

 

“Mburraveci Beibers shpalli mbylljen e derës së ixhtihadit. Urdhri i tij vazhdon akoma të zbatohet, pavarësisht se mbretërimi i tij është zhdukur.”

(“El Khuttatul Makriizijjeh”, vëll. 2, f. 333)

 

Abdul Muteal Es Saidij ka thënë: “Unë mund të jap një gjykim këtu, se ndalimi i ixhtihadit është arritur me anë të mënyrave të padrejta, me mjetet e nënshtrimit, të persekutimit dhe të joshjes me anë të pasurisë. Nuk ka asnjë dyshim se këto mjete do të vlerësoheshin, përpos katër medh‟hebeve që ndjekim tani. Atyre do t‟u mbetej, gjithashtu, një audiencë, grumbull njerëzish dhe tani do të ishin të pranueshëm, ata që e mohojnë atë.” (“Mejdanul Ixhtihad”, f. 14)

 

FUNDI I UDHËTIMIT

 

Pas këtij udhëtimi në shkollën e Esh'arive, shohim se nuk ka asnjë argument që na detyron ta ndjekim atë. Gjithashtu, pamë disa problematika që u shfaqën në to. Kjo na bën neve thirrje për t‟u zhvendosur drejt temës shi‟ite, për të parë se çfarë kanë ata. 

 

 

A KA NDONJË ARGUMENT? 

 

Të njëjtën pyetje që ia paraqitëm audiencës së Ehli Sunetit, ia paraqitëm edhe ndjekësve të Ehli Bejtit:

A ka ndonjë argument për vërtetësinë e ndjekjes së Ehli Bejtit?

A ka ndonjë ajet kur‟anor?

A ka ndonjë hadith?

Nuk ka dyshim se argumentet, në librat e Ehli Sunetit, janë të shumta. Të gjitha miratojnë domosdoshmërinë e ndjekjes së Ehli Bejtit. Në faqet që do të vijojnë, do të tregojmë më të rëndësishmet. 

 

 

ARGUMENTE NGA SUNETI HADITHI I DY TË RËNDAVE

 

 

Nga Zejd ibn Thabiti transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Në mesin tuaj po lë dy kalifë (trashëgimtarë), Librin e Allahut dhe dy pasardhësit e Ehli Bejtit tim. Ata nuk do të përçahen kurrë, derisa të ma dorëzojnë mua vendin.”

(“Es Sunnetu” i ibn Ebu Asimit, nxjerrë dhe vërtetuar nga Albani, Hadithi 754, f. 338; (Mesnedi Ahmedit, 5/182)

 

Në sahihun e Termidhiut dhe në Mustedrakun e dy sahihave, thuhet: “Unë po lë në mesin tuaj atë që, nëse kapeni fort pas tij, nuk do të humbisni, pas meje, njëra më madhështore se tjetra: Librin e Allahut, një litar i zgjatur nga qielli në tokë dhe dy trashëgimtarët e familjes së Ehli Bejtit tim. Ata kurrë nuk do të përçahen, derisa të ma dorëzojnë mua vendin, prandaj shikoni mirë se si do të më pasoni mua me ata të dy.”

(Sahihu i Tirmidhiut “Kitabul Menakibi”, vëll. 633, f. 3788. “EL Mustredraku”, vëll. 3, f. 148)

 

Në Sahihun e Muslimit përmendet se Zejd ibn Arkami ka thënë: “Një ditë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) qëndroi te burimi Huma, që gjendet ndërmjet Mekës dhe Medines. Pasi e falënderoi, e lavdëroi, e përkujtoi Allahun (xh.sh), tha: “O ju njerëz, a nuk jam unë një njeri?

 

Mua po më vjen lajmëtari i Zotit tim dhe duhet t‟i përgjigjem atij. Por unë kam lënë në mesin tuaj dy gjëra të rënda: e para është Libri i Allahut, i cili ka udhëzim dhe dritë, prandaj kapuni fort pas Librit të Allahut. Gjëja e dytë janë familjarët e shtëpisë sime. Ju kujtoj Allahun për familjarët e shtëpisë sime, ju kujtoj Allahun për familjarët e shtëpisë sime, ju kujtoj Allahun për familjarët e shtëpisë sime.”

(Libri “Fedailu sahabe”, kreu “Fadailu Ali ibn Ebu Talib”)

 

 

Ky hadith ka një varg të pandërprerë transmetuesish në librat e Ehli Sunetit, para librave të shi‟itëve. Këtë hadith e kanë transmetuar tridhjetë e pesë sahabë, si dhe nëntëmbëdhjetë taibnë. (Lexo transmetimet e tyre tek “Ukubatul Envari”, vëll. 1, vël.l 2)

 

E kanë saktësuar shumë dijetarë. Disa prej tyre janë: Taberiu, El Hakimu në librin “El Mustedraku”, Edh Dhehebiu, në librin “Telkhisul Mustedrak”, El Hajthemij, në librin “Mexhmeuz Zevaidi”, Ibn Kethiri, në tefsirin e tij, Sujutiu, në librin “El Xhamius Sagiri”, El Menaviu, Muhamed ibn Is‟haku. (Lexo hadithin “Thakalejn”, i Ali el Husejni el Milanij)

 

Ibn Haxheri ka thënë: “Dijeni mirë se Hadithi i kapjes fort, është përmendur në mënyra të ndryshme, prej më shumë se njëzet sahabë.” Ai tregoi për mënyrat e shtruara, duke kaluar në njëmbëdhjetë të dyshimta. Në një pjesë prej tyre thuhet se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë këto fjalë në Haxhin e Lamtumirës, në Arafat. Në disa të tjera thuhet se e ka thënë në Medine, kur ishte i sëmurë dhe dhoma ishte e mbushur me sahabët e tij. Në disa të tjera thuhet se e ka thënë në moçalin e Gumit. Në disa të tjera thuhet se e ka thënë, kur ka qenë duke mbajtur ligjëratë, pas largimit nga Taifi.

 

Nuk ka asnjë kundërshtim që ai ua ka përsëritur atyre në ato vende, duke i dhënë rëndësi pozitës së lartë të Librit Fisnik dhe trashëgimtarëve të pastër.” (“Es Sauaikul Muhrikah”, vëll. 2, f. 440.)

 

Prej dijetarëve të kohës së sotme të hadithit e kanë vërtetuar sheh Albani (“Sisiletul Ehadithi Sahiha”, vëll. 2, f. 355-358) dhe muhadithi shafi, prej Esh'arive. Hasan ibn Ali Sekafi e ka miratuar vërtetësinë e Hadithit të dy të rëndave dhe përjashtoi hadithin: “Librin e Allahut dhe traditën time”.

 

Ky është teksti i fjalës së tij: “Jam pyetur për Hadithin e dy të rëndave, nëse është i saktë. Cila nga këto shprehje të hadithit është e vërtetë: “Dy trashëgimtarët e Ehli Bejtit tim” apo shprehja tjetër: “Traditën time profetike”? Shpresojmë dhe dëshirojmë sqarimin e kësaj, për nga aspekti i hadithit dhe i zinxhirit të transmetimit.

 

Përgjigjja: “Hadithi i vërtetë e i vërtetuar është me shprehjen: “Ehli Bejtin tim”, kurse transmetimi që përmban shprehjen: “Sunetin tim”, është i pavërtetë, për nga aspekti i zinxhirit të transmetimit dhe tekstit të përmbajtjes.” Pasi Sekafi përmendi Hadithin Thakalejn (e dy të rëndave), prej sahihut të Muslimit, tha: “Kjo është shprehja e Muslimit.” E ka transmetuar me këtë shprehje Darimiu, në veprën “Sunenihi”, në vëllimin 2, në faqet 431-432, me një zinxhir të vërtetë transmetimi sikurse Esh Shemsu e të tjerë përveç atyre të dyve.

 

Nuk kam asnjë dyshim se shprehja: “Traditës sime” është një subjekt për dobësimin e thelbit të zinxhirit të transmetimit dhe faktorëve që u përkasin emevitëve që kanë ndikuar në atë. Ja teksti i tij: “Hakimi ka transmetuar në librin “El Mustedraku” (vëllimi 1, faqe 93) hadithin, me zinxhirin e transmetimit, nëpërmjet Ebu Uvejsit, nga babai i tij, nga Theur ibn Zejd Dili, nga Akreme, nga Ibn Abasi. Në të thuhet: “O ju njerëz, vërtet, unë kam lënë në mesin tuaj atë që, nëse kapeni fort pas tyre, kurrë nuk do të humbisni, Librin e Allahut dhe traditën e profetit të Tij.”

 

Unë them: “Në zinxhirin e transmetimit të hadithit është ibn i Ebu Uvejsit dhe babai i tij. Në librin e tij “Tehdhibul Kemal” (vëllimi 3, faqe 127) Hafiz el Mizzij, në biografinë e Ebu Uvejsit, në librin ka thënë: “Muavije ibn Salihi ka transmetuar nga Jahja ibn Muini se transmetimi i Ebu Uvejsit dhe i të birit janë të dobët.”

 

Këtu po përcjell thënie për dobësinë e tij: Muavije ibn Salihi ka transmetuar nga Jahja ibn Muini se ka thënë: “Ibn Ebu Uvejsi dhe babai i tij janë të dobët. Gjthashtu, transmetohet nga Jahja ibn Muijni se ka thënë: Ibn Uvejsi dhe babai i tij vjedhin hadithe. Po ashtu transmetohet nga Jahja se ka thënë: Ata janë trazues që gënjejnë.”

 

Ebu Hatemi ka thënë se tek ai zë vend sinqeriteti dhe besnikëria. Ka qenë i pavëmendshëm. Nisaiu ka thënë se transmetimi i tij është i dobët. Ai nuk është i besueshëm. Ebu Kasim El Lalikaij ka thënë se Nisaiu e ka ekzagjeruar, kur e ka përfolur atë, derisa të japë diçka nga trashëgimia e vet.

 

Ebu Ahmed ibn Addiji ka thënë se Ibn Ebu Uvejsi ka transmetuar nga daja i tij hadithe të çuditshme, që askush nuk bie në ujdi me të. Unë thashë: Hafiz Ibn Haxheri në librin “Mukaddemetu fet‟hul Baari”, në faqen 391, botim i Darul Ma'rifeh, për Ibn Ebu Uvejsin ka thënë: “Bazuar në këtë, asgjë nga hadithi i tij nuk merret si argument, përveç asaj që është edhe në sahih, për shkak të përgojimit të Nisaiut dhe të të tjerëve.”

 

Hafiz Sejid Ahmed ibn Siddijku, në faqen 15 të librit “Fet‟hul Melikil Alijj”, ka thënë: “Selmetu ibn Shebibi ka thënë se ka dëgjuar Ismail ibn Ebu Uvejsin të thotë: „Ndoshta do të vendosja (ndonjë hadith) për banorët e Medines, nëse ata do të kishin kontradiktë mes njëri-tjetrit për diçka.”

 

Kështu që ky burri është akuzuar për vendosje hadithesh nga ana e tij. Ibn Muijni e ka akuzuar për gënjeshtar dhe hadithi i tij, i cili ka brenda togfjalëshin: “Traditën time” nuk është në asnjërin prej dy sahihave. Ebu Hatem Rrazij ka thënë ashtu si thuhet në librin e të birit, “El Xherehu ve ta‟dilu”, (vëllimi 6, faqe 92): “Hadithi i tij shkruhet dhe nuk është argument. Ky hadith nuk është i fortë.”

 

Në po të njëjtin burim, Ibn Ebu Hatemi transmeton nga Ibn Muijni, se ai ka thënë për të: “Ai nuk është i besueshëm.” Unë them: “Një varg i transmetuesve të tillë të hadithit, njësoj si këta të dy, për të cilët folëm më parë, nuk mund të jetë i vërtetë, aq sa mund të jetë e vërtetë që deveja të hyjë në vrimë të gjilpërës. Ajo që ata të dy thonë, është kundërshtuese e asaj që vërtetohet në sahih, prandaj shikojeni me kujdes. Allahu të udhëzoftë! 

 

El Hakimi e ka pranuar se hadithi është i dobët, prandaj edhe nuk e ka miratuar atë në librin “El Mustedraku”. Ai e importoi atë, për të qenë dëshmues. Mirëpo ai është jo ibndës dhe me zinxhir të rrëzuar transmetimi, kështu që ia shtoi dobësinë hadithit. Ne vërtetuam se Ibn Ebu Uvejsi apo babai i tij, njëri prej tyre, ka vjedhur hadithin e atij dëmtuesi, të cilin do ta përmendim. Atë e transmetuan nga vetja e tyre.

 

Ibn Muini ka shkruar me tekst se ata të dy e kanë vjedhur hadithin. El Hakimi ka transmetuar (vëllimi 1, faqe 93): “Unë i gjeta atij një dëshmi nga hadithi i Ebu Hurejres.” Pastaj transmetoi zinxhirin e transmetuesve të hadithit: nga Salih ibn Musa Talhi, nga Abdul Aziz ibn Refiu, nga Ebu Salih, nga Ebu Hurejre i refuzuar: “Me të vërtetë, unë kam lënë në mesin tuaj dy gjëra, që po i ndoqët ato, kurrë nuk do të humbisni rrugën dhe kurrë nuk do të përçaheni, derisa të ma dorëzoni mua. Ju kam lënë Librin e Allahut dhe traditën time profetike.”

 

Unë thashë se edhe ky është i dobët. Këtu fjala u përkufizua te një njeri i vetëm, në zinxhirin transmetues, që është Salih ibn Musa Talhi. Fjala këtu është e imamëve të Ehli Hadithit, prej hafizëve të mëdhenj, të cilët e kanë fajësuar dhe e kanë kundërshtuar atë, prej veprës “Tehdhibul Kemali” (vëllimi 13, faqe 96). 

 

Jahja ibn Muijni ka thënë: “Kjo nuk është asgjë.” Ebu Hatem Rrazi ka thënë se është një hadith i dobët, hadith shumë i mohuar. Aty ka shumë të pavërteta për nga ibndjet. Nisaiu ka thënë se hadithi i tij nuk shkruhet. Hadithi i tij është i braktisur.”

 

Në librin “Tehdhibut Tehdhibi” (vëllimi 4, faqe 355) i Hafiz ibn Haxherit lexojmë: “Ibn Hibani ka thënë se ai transmetonte për ibndjet atë që nuk i ngjasonte hadithit të miratuar, aq sa dëgjuesi i tij dëshmon dhe vërteton se është i përpunuar, i refuzuar, që nuk lejohet të argumentohet me anë të tij.

 

Ebu Neimi ka thënë se është hadith i braktisur, që transmeton absurditet. Unë them: Hafizi, në librin “Et Takribu” (bibliogafia 2891) ka dhënë gjykimin se është i braktisur, kurse Dhehebiu, te libri “El Kashifu” (bibliografia 2412) ka thënë se është i parëndësishëm, i pabazë.”

 

Dhehebiu ka cituar në librin “El Mizan” (vëllimi 2, faqe 302) hadithin e tij. Në përkthimet e tij thotë se ai është prej të pabazuarve. Maliku e ka përmendur këtë hadith në librin “El Meutau” (899 me numër 3), dhe ka thënë: Është informacion pa asnjë zinxhir transmetuesish dhe nuk asnjë vlerë, pasi sqaruam pasaktësinë e zinxhirit të tij të transmetimit. Hafiz ibn Abdul Berri, në librin “Et Temhidu” (vëllimi 24, faqe 331), ka përmendur një sened të tretë të këtij hadithi të pabazë e të dobët dhe ka thënë: “Abdurrahman ibn Jahja transmeton nga Ahmed ibn Seidi, nga Muhamed ibn Ibrahim Dejbeli, nga Ali Ibn Zejdi El Feraidi, nga El Hanini, nga Kethir ibn Abdullah ibn Amri ibn Aufi, nga babai i tij, nga gjyshi i tij. Unë them: Le të përqendrohemi te njëri shkak, që është Kethir ibn Abdullahu, i cili është në zinxhirin e tij transmetues. Imam Shafiu ka thënë për të se është një nga shtyllat e gënjeshtrës.

 

Ebu Davudi ka thënë për të se ka qenë njëri prej gënjeshtarëve. (Es Sekafi e ka transmetuar fjalën e Imam Shafiut dhe të Ebu Davudit prej librit “Tehdhibut tehdhibi”, vëll. 8, f. 377; “Darul fikri” dhe “Tehdhibul kemal” vëll. 24, f. 138)

Ibn Habani ka thënë se transmetohet nga babai i tij, nga gjyshi i tij një kopje e dobët, që as përmendja e saj nuk lejohet në libra dhe as transmetimi për të, përveçse në aspektin e mahnitjes.

(Shiko librin “El-Mexhruhin”, vëll. 2, f. 221 të autorit Hafiz ibn Habani)

Nisaiu dhe Daru Kutni kanë thënë: “Hadith i lënë mënjanë.”

 

Imam Ahmedi ka thënë: “Ky hadith nuk merret fare në konsideratë.” Jahja ibn Muijni ka thënë: “Nuk ka asnjë vlerë.” Unë them: “Hafidh ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) ka gabuar në përafrim, kur ai u mjaftua vetëm me fjalën: “Është i dobët.” Pastaj ka thënë: “Është nxituar shumë ai që e ka akuzuar atë për gënjeshtar.” Unë them: “Kurrsesi jo. Nuk është ekzagjeruar, përkundrazi ai është realisht i tillë, mjafton të shikosh fjalën e imamëve për të.” Në mënyrë të veçantë, Dhehebiu ka folur për të në librin “El Keshafu” e ka thënë: “I pabazë”.

 

I tillë është, sepse hadithi i tij është i trilluar, prandaj nuk është i volitshëm për t‟u ndjekur dhe as për t‟u marrë si dëshmi, përkundrazi fshihet dhe goditet. Allahu është ai që jep suksesin. Pra, është sqaruar më së miri se hadithi: “Librin e Allahut dhe trashëgimtarët e mi” është i vërtetë dhe i saktësuar në sahihun e Muslimit, kurse shprehja: “Librin e Allahut dhe traditën time”, për nga aspekti i zinxhirit transmetues, është e refuzuar, është e pavërtetë. Prandaj detyra e ligjëruesve të xhamive, këshilluesve dhe imamëve është që të braktisin shprehjen që nuk është përmendur nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi  të dhe mbi familjen e tij!), si dhe t‟ua kujtojnë njerëzve shprehjen e saktë e të vërtetuar prej tij, në sahihun e Muslimit: “Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim) ose (pasardhësit nga gjeneza ime).

(Sahihu sifeti salatin Nebijji” 289, 294; Ky sqarim dhe komentimi i Sekafit është një kundërpërgjigje për të gjithë ata që janë përpjekur për ta miratuar hadithin, si: Doktor Ali Salusi e të tjerë)

Kaq, mjafton.

E megjithatë, nëse ne e supozojmë vërtetësinë e hadithit “Librin e Allahut dhe traditën time”, atëherë nuk ka asnjë kundërshtim ndërmjet tij dhe mes hadithit të dy rëndesave, kështu kapja pas Ehli Bejtit mbetet një shkak politik për të shpëtuar. Ibn Haxheri ka bashkuar të dy hadithet dhe ka thënë: “Në një transmetim është: “Librin e Allahut dhe traditën time.” Ajo që nënkupton, janë hadithet e kufizuara për Librin, sepse tradita profetike është e qartë, e sqaruar. Për rrjedhojë, nxitja bie mbi kapjen pas Librit dhe Sunetit dhe dijetarëve të tyre prej Ehli Bejtit. Nga përmbledhja e kësaj, përftohet qëndrimi i tri çështjeve, deri në Ditën e Kiametit.” (“Es Sauaikul Muhrikah”, vëll. 2, f. 439)

 

Sikur hadithi: “Traditën time”, të jetë i vërtetë, ai është përcaktues dhe urdhërues për kapjen pas Ehli Bjtit, sepse Hadithi i dy të rëndave është prej traditës së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). 

(Nuk ka dyshim se burimet e Sunitëve, të cilat ka përmendur Hadithin Thakalejn (dy të rëndave), i kapërcejnë të dyqindat. Prej tyre janë: “MusnedAhmed ibn Hanbel”, vëll. 5, f. 182; “Et Tabekat, i ibn Sa‟di”, vëll. 2, f. 192; “El Mu‟xhemu sagir” i Taberanijut, f. 73; “Es Sunenul Kubra” i Bejhakiut, vëll. 10, f. 113; Kenzul Ummali”, vëll. 1, f. 322. E ka quajtur të saktë edhe Albani në disa vende të transmetimevetë tij, prej tyre janë: Sisiletul Ehadithis Sahihah: vëll. 4, f. 355; Sahihu Suneni et Tirmidhij, Sahihul Xhamiil Sagir.)

 

 

Hadithi i dy të rëndave (Thakalejn) është i qartë për domosdoshmërinë e kapjes pas Librit të Allahut dhe Ehli Bejtit. Kështu që siguria ndaj humbjes nuk është veçse me kapjen pas atyre të dyjave së bashku bazuar në fjalën e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Nëse ju kapeni fort pas atyre të dyjave”. Ai nuk ka thënë me ndonjërën prej tyre.

 

Ka thënie të disa dijetarëve të Ehli Sunetit që miratojnë atë që cituam. Shejkh Abdurraham Nakshabandiu, pasi ka përmendur Ehli Bejtin, ka thënë: “Ata janë yjet e fesë sonë, burimi i sheriatit tonë dhe shtyllat e sahabëve tanë, kur në mesin e tyre, jo vetëm Islami u shfaq dhe u përhap kudo, por me ndihmën e tyre u forcuan shtyllat e tij. Prej këtej u vërtetua se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë po lë...” (“El Ukdul Uahijd”, f. 78)

 

Ali El Kariju, në veprën “El Murkatu”, për këtë hadith ka thënë: “Ajo që ka për qëllim togfjalëshi „ndjekjen e tyre‟, është kapja dhe lidhja me dashurinë e tyre, ruajtja e shenjtërisë së tyre, të vepruarit sipas transmetimit të tyre dhe mbështetja te citatet e tyre.”

Unë them, se nuk ka asnjë dyshim se familjarët e shtëpisë, më së shumti, janë më të njohur dhe kanë më shumë dituri për të parin e shtëpisë dhe gjendjet e tij. Ajo që nënkupton me ata, janë të diturit, ata që e njohin mirë biografinë e tij, ata që kanë rënë nën gjurmët e rrugës së tij, njohësit e gjykimit dhe të mençurisë së tij. Kështu, është më se korrekte që ata të jenë të drejtë për Librin e Allahut (xh.sh). Ka thënë: “Ai ju mëson juve Librin dhe urtësinë.”

(Lexo “Hadith Thakaljeni - teuaturhu-fikhuhu”. Si dhe mesazhin që ka botuar Darut Takribi në Egjipt, për hadithin e dy rëndesave (Thakalejn).)

 

Teftezanij, në veprën “Sherhul Mekasid”, ka thënë: “A nuk e shikon se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kapjen pas tyre, e ka krahasuar me Librin e Allahut (xh.sh)?! Kapja pas Librit të Allahut nuk ka asnjë kuptim pos zbatimit të asaj diturie dhe udhëtimi që ka brenda tij e po kështu edhe te trashëgimtarët.” (Burimi i mëparshëm)

 

El Menavij ka thënë: “Nëse ju urdhëroheni me urdhëresat e Librit të Allahut dhe i zbatoni, nëse ju nuk i afroheni ndalesave të Tij, udhëzoheni me udhëzimin e trashëgimtarëve të tij dhe lidheni pas historisë sime, jeni drejtuar në rrugën e drejtë dhe nuk do të humbisni kurrë.” (Fejdul kadir”, vëll. 3, f. 14)

 

 

HADITHI I ANIJES

 

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Shembulli i Ehli Bejtit tim në mesin tuaj është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të, ka shpëtuar dhe kush e braktis atë, është shkatërruar.” Këtë hadith e kanë transmetuar tetë sahabë. Secili dijetar e ka vërtetuar. Disa prej tyre janë: Hakimu në “Mustedrekun” e tij, në vëllimin 3, në faqen 151; Sujutiu në fundin e librit “El Efsalu fi Menakibil Aal” (Makhtut) ; Tibiju në “Sherhul mushkat”. (Lexo veprën “Khulasatu Abekatil Enuar”të Ali el Husejni el Milanij, f. 42)

Ibn Haxher Esh Shafiij ka thënë: “Ky hadith ka ardhur në rrugë të ndryshme, duke forcuar njëratjetrën. (“Es Sauaikul Muhrikah”, vëll. 2, f. 445. )

 

Hadithin e ka vërtetuar Muhamed ibn Jusuf el Maliku, i njohur për librin “El Kafi”. Midis të tjerash, ka thënë: “Këtë ta argumenton hadithi i njohur, me transmetimin e të cilit janë të gjithë dakord: “Shembulli i Ehli Bejtit tim është si shembulli i anijes së Nuhut. Ai që hipën, ka shpëtuar dhe kush e kundërshton, është mbytur.”

(Lexo “Khulasatu Ukubatil Enuari”, f. 247.)

 

Hadithin e kanë transmetuar më shumë se njëqind e pesëdhjetë dijetarë të Ehli Sunetit. Këta transmetues kanë bërë një dërgesë të pamohueshme.

(Hakimi “El Mustedreku”, vëll. 3, f. 151; Tabraniju, “El Mu‟xhemul Kebir”, f. 130; Tabraniju, “El Mu‟xhemus Sagir”, f. 78; El Hejthemiju, “Mu‟xhemuz Zevaidi”, vëll. 9, f. 168; Sujutiu, “El Xhamius Sagir”, Ibn Kutejbeh, “Ujunul Akhbar”, vëll. 1, f. 211)

 

 

TREGUESI I HADITHIT

 

 

Nuk ka asnjë dyshim se treguesi i hadithit është i qartë: Shpëtimi është duke hipur në anijen e Ehli Bejtit. Ajo që nënkuptohet nga togfjalëshi “hipja e anijes”, është ndjekja dhe lidhja pas tyre, dëgjimi dhe ibndja ndaj tyre. Ibn Hixhri esh Shafiij ka thënë: “Mënyra e krahasimit të tyre me anijen, është se ai që i do dhe i nderon ata, duke falënderuar për mirësinë e nderimit të tyre, si dhe ndjek rrugën e dijetarëve të tyre, ka shpëtuar nga padrejtësitë. Kurse ai që mbetet pas dhe nuk i ndjek, është mbytur në oqeanin e mohimit të mirësive dhe është shkatërruar në shkretëtirat e mizorisë.”

(“Es Sauaikul Muhrika”, vëll. 2, f. 446-447)

 

 

NJË SERI HADITHESH

 

 

1- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë jam qyteti i dijes, kurse Aliu është porta e qytetit. Kush dëshiron dijen, le të hyjë nga porta.”

(Këtë hadith e kanë vërtetuar 22 dijetarë të mëdhenj të Ehli Sunetit dhe xhematit, si: Jahja ibn Muijni, Taberiju në librin “Tehdhibul Athar” dhe Hakimi në “El Mustedreku”. Hafizi Muhamed ibn Siddijk el Magribij ka botuar një libër, ku ka miratuar aty vërtetësinë e këtij hadith, që e ka titulluar “Fet‟hul Melik Alij bi sihhati hadithi babe medinetil ilmil Alij”. Lexo hadithin në veprën “El Mustedreku”, vëll. 3, f. 126- 127; “Usdul Gabeh”, vëll. 4, f. 22; Tedhkiretul Khavas”, f. 47-48)

 

2- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Yjet janë mbrojtës të banorëve të tokës prej përmbytjes, kurse Ehli Bejti im është mbrojtës i umetit prej konfliktit. Nëse ndonjë fis arab nuk pajtohet me të, ata kanë kundërshtuar dhe janë bërë parti e Iblisit të mallkuar.” (Autori i “El Mustedrek”, në vëll. 3, f. 149, ka thënë: “Ky është një hadith me zinxhir transmetimi të saktë dhe ata të dy (Buhariu dhe Muslimi) nuk e kanë transmetuar” “Sauaikul Muhrika”, vëll. 2, f. 445 dhe e ka miratuar atë “Mexhmeuz Zevaidi”, vëll. 9, f. 147)

 

3- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është bashkë me Kur’anin dhe Kur’ani është me Aliun. Ata të dy nuk do të ndahen dhe nuk do të përçahen kurrë, derisa të ma dorëzojnë mua amanetin.”

(Autori i “El Mustedrek”, në vëll. 3, f. 124, ka thënë: “Ky është një hadith me sened të saktë.”, Taberaniju në “El Eusatu”; Sauaikul Muhrikah, vëll. 2, f. 361)

 

4- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun. Ajo sillet rrotull tij kudo që ai vërtitet.” (“Tarijkhu Bagdad”, vëll. 14, f. 321; Muntekhabul Kenzi”, vëll. 5, f. 30; Lexo “Sunenu Tirmidhij”, vëll. 5, f. 633; “El Mustedreku”, vëll. 3, f. 124; “Mexhmeuz Zevaidi”, vëll. 7, f. 35.)

 

5- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë Aliut: “Ti do ta sqarosh umetin tim, pas meje, për çdo paqartësi.”

(“El Mustedreku”, vëll. 3, f. 122; Në këtë vepër, midis të tjerash, thuhet: “Është shahih, sipas kushtit të dy shehave.”; “Kenzul Ummal”, vëll. 6, f. 156; “Muntekhabul Kenzi”, vëll. 5, f. 33; “Tarijkhu Damashki”, vëll. 2, f. 488; “Kunuzul Hakaiki” el Menaui, f. 188. )

 

6- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush dëshiron të jetojë si kam jetuar unë, të vdesë sikurse kam vdekur unë, të jetë banor i Xhenetit të Adnit, që e ka mbjellë Zoti im, le ta marrë Aliun për udhëheqës dhe le të përkrahë atë që e ndjek Aliun. Le të ndjekë pas meje djemtë e tij imamë, sepse ata janë trashëgimtarët e mi, që janë krijuar nga balta ime dhe u është dhënë botëkuptimi dhe dija ime. Mjerë ata përgënjeshtrues të umetit tim për mirësinë e tyre. Ata që e ndërpresin lidhjen time me ta, nuk do t’u jepet ndërmjetësimi im te Allahu.”

(“Hiljetul Eulija”, vëll. 1, f. 86; “Mexhmeuz Zevaid”, vëll. 9, f. 108; “Tarikhu Damashk”, vëll. 2, f. 95; “Kenzul Ummal”, vëll. 12, f. 104, Hadithi 2625. )

 

 

Një seri ajetesh Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira - pikërishtata janë krijesat më të mira.” (Sure “Bejjine”, ajeti 7.)

 

i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “O Ali, ata janë ti dhe ndjekësit e tu.”

(Burimet e këtij hadithi janë afërsisht njëzet. Po përmendim disa prej tyre: El Haskanij el hanefij, “Shevahidu Tenzil”, vëll. 2, f. 356-466; “Ed Durrul Menthur”, vëll. 6, f. 379; “Tefsiru Taberij”, vëll. 3, f. 146; Sheukani, “Fet‟hul Kadijr”, vëll. 5, f. 477; Alusij, “Ruhul Meani”, vëll. 30, f. 207; Sauaikul Muhrika, f. 96)

 

Në një transmetim tjetër ka shtuar: “Ata janë fitimtarët në Ditën e Kiametit.” Në fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të kapemi fort pas Ehli Bejtit: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.”

(Sure “Al Imran”, ajeti 103)

 

Ajo që nënkuptohet togfjalëshin: “litarin e Allahut (xh.sh)”, në këtë ajet, janë dy të rëndat, Libri i Allahut dhe Ehli Bejti. Hadithi i dy të rëndave është argumenti më i mirë për atë që po themi. Transmetimet, litarin e Allahut (xh.sh) e kanë komentuar me Ehli Bejtin.(1) Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar të pyesim ata që dinë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).” (Sure “En Nahl”, ajeti 43)

 

Dijetarët për të cilët jemi urdhëruar t‟i pyesim, janë Ehli Bejti, sikurse thuhet në transmetime të ndryshme. (“Tefsiru Taberij”, vëll. 14, f. 75; “Tefsiru ibn Kethirit”, vëll. 2, f. 591; “Tefsiri i Kurtubiut”, vëll. 11, f. 272; “Ruhul Meani”, vëll. 14, f. 41; Tefsiru Tha‟lebiut)

 

Me fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për të qenë bashkë me ta: “O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Sure “Et Teube”, ajeti 119.)

 

Sabat ibn el-Xheuzi ka thënë se dijetarët e historisë kanë thënë: “Kuptimi i ajetit është: Bëhuni me Aliun dhe Ehli Bejtin e tij.” Ibn Abasi ka thënë: “Aliu është mbreti i të sinqertëve." (“Tedhkiretul Khavasi”, f. 10; lexo “Ed-durrul menthuri”, vëll. 3, f. 290; “Fet‟hul kadiri”, vëll. 2, f. 295; “Ruhul meani”, vëll. 11, f. 41; “Tefsiru Tha‟lebiut” )

 

Ata për të cilët Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për t‟iu ibndur atyre, janë në fjalën e Tij: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, ibndjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse  besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (Sure “En-Nisa”, ajeti 59)

 

Kështu që “ulul emri” – “përgjegjësit nga ju”, janë Ehli Bejti. (“Sheuahidu Tenzil”, vëll. 1, f. 148, hadithi 202, 204; Tefsirii Rraziut, vëll. 4, f. 113; Tefsirul Bahril Muhijt, i ibn Hajan Andaluziut, vëll. 3, f. 278; Tefsiru Nisaburij (bi hamish tefsiri Taberijut), vëll. 5, f. 79)

 

Janë ata njerëz për të cilët Allahu ka zbritur ajetin e pastrimit. Allahu i Lartësuar ua largoi atyre ndyrësinë e mëkatit dhe i pastroi plotësisht. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë

dhe t’ju pastrojë plotësisht.” (Sure “El Ahzab, ajeti 33)

 

Ky ajet ka zbritur për Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysenin (Paqja qoftë mbi ta!). (Sahihu Muslim, “Kitabu Fadailus Sahabe”, kreu. “Fadailu Ehli Bejtit”; “Sahihu Tirmidhi”, vëll. 5, f. 663; Musnedi i Ahmedit, vëll. 1, f. 330; “El Mustedreku ala Sahihajni”, vëll. 3, f. 133, 146-147, 158... )

 

Familjarët e shtëpisë së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) janë ata persona, që u bënë shkak që i Dërguari i Allahut të mallkojë të krishterët. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!” (Sure “Al Imran”, ajeti 61.)

 

Komentuesit e Kur‟anit kanë një mendim për shkakun e zbritjes së këtij ajeti. Ajeti ka zbritur për as‟habul kisa: Hasani, Hyseni, bijtë e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen de tij!), Fatime Zahra bashkëshortet e tij dhe Aliu që është dhe vetë veta e tij (Profetit).

(Sahihu Muslim, “Kitabu Fadaili Sahabeti”, kreu. “Fadailu Ali ibn Ebu Talib”; Sahihu Tirmidhiut, vëll. 5, f. 638, “El Mustedreku” e ka quajtur të saktë, vëll. 3, f. 150)

 

Janë ata persona, për të cilët Allahu i madhëruar e ka bërë detyrë dashurinë dhe respektin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë”

(Sure “Esh-Shuara”, ajeti 23)

 

Ajo që nënkuptohet me fjalën: “farefisni” janë As'habul Kisai: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hyseni (Paqja qoftë mbi ta!). ( Tefsir iTabarijut, vëll. 25, f. 16; Tefsiri i ibn Kehtirit, vëll. 4, f. 112; Tefsiri i Zamkhasheriut, vëll. 3, f. 468; Tefsiri i Kurtubiut, vëll. 12, f. 22; “El Mustedreku”, vëll. 3, f. 172)

 

Janë ata persona, për të cilët Allahu i Madhëruar e ka bërë detyrë lavdërimin dhe bekimin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O ju që keni besuar, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”

(Sure “El Ahzab”, ajeti 56.)

 

Ajo që nënkuptohet me fjalën: “përshëndetje”, është se ne duhet ta lavdërojmë dhe duhet ta përshëndesim me selam Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe familjen e tij, ashtu si e kanë bërë të qartë transmetimet.

(Sahihu i Buhariut, Kitabu tefsir, kapitulli ku thuhet: “Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij e lavdërojnë Profetin Muhamed; Sahihu Muslimi, kreu: salavati për Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) pasi thuhet teshehudi; Sahihu Tirmidhiut, vëll. 2, f. 352)

 

 

Nuk ka asnjë argument jo vetëm për ndjekjen e katër medh‟hebeve, por edhe të medh‟hebeve të tjera, as nga Kur‟ani, as nga tradita profetike. Ndërsa për sa i përket ndjekjes së Ehli Bejtit, ka shumë argumente kur‟anore dhe profetike.

 

Nëse i vendosim argumentet e imamatit në njërën anë të peshores dhe argumentet (që nuk ekzistojnë) e Esh'arive në krahun tjetër të peshores, pesha e peshores do të rëndonte nga ana e imamatit, vetëm me Hadithin e dy të rëndave. Me këtë ne shikojmë se është detyrë ndjekja e Ehli Bejtit, marrja e dijes prej tyre. Kjo detyrë është zbatim i urdhëresës së Allahut (xh.sh) dhe të Dërguarit të Tij. Ndjekja e tyre është shkaku i vetëm i shpëtimit në Ditën e Kiametit.

 

 

NJË NDALESË E SHKURTËR ME SELEFITË

 

 

Selefitë e kanë kundërshtuar komunitetin suni për mënyrën e marrjes së mësimeve të Islamit. Komuniteti suni ndjek katër imamët dhe i dedikohen shumë fetvave të tyre. Selefitë i kanë konsideruar këta imamë njësoj si të gjithë dijetarët e myslimanëve dhe pa e kufizuar Islamin me ta, sepse kuptimi i vërtetë i Islamit është rikthimi te Libri (Kur‟ani) dhe tradita profetike, me transmetimin e cilitdo sahabiu dhe kujtdo që ka ardhur pas tyre. Ne jemi dakord me ta, në mbështetjen e Librit dhe traditës profetike, si dy burimet bazë të Islamit, mirëpo, a duhet të merret tradita profetike nga cilido sahabi dhe sido që të jetë biografia e tij, pa e parë fare gjendjen dhe situatën e tij, sikurse është metoda e Selefizmit?

 

Apo duhet ta çojmë në gjykatën e xherhit dhe të ta'dilit (Xherh (kritikimi) dhe ta‟dil (aprovimi) i referohet shkencës së kritikimit dhe aprovimit të individëve në pranimin apo refuzimin e transmetimeve të tyre) që të mësojmë jetën e tij dhe, nëse vërtetohet qëndrimi i tij në rrugën e drejtë dhe siguria e transmetimit, atëherë mund të merret prej tij.

 

Buhariu është shprehur për Ebu Vailin: “Abdullahu ka transmetuar nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Kur unë t’ju paraprij juve në hauz, para meje do të luten shumë njerëz prej jush, aq sa kur unë ta zgjas dorën për t’i falur, ata dridhen, duke më anashkaluar mua. Unë them: “O Zot, sahabët e mi!”, kurse Ai thotë: “Ti nuk e di se çfarë kanë shkaktuar ata pas teje.”

(Sahihul Bukhariu, Kitabul fiteni, kreu “Çfarë thuhet në fjalën e Allahut: “Frikësojuni fitnes se mos e godisni me padrejtësi dikë prej jush në veçanti ...” )

 

Në një transmetim tjetër thuhet: “Popuj që unë i njoh dhe ata më njohin mua, do të më kundërshtojnë mua. Pastaj bëhet një pengesë mes meje dhe atyre...”

(Burimi i mësipërm, Sahihu Muslimit, “Kitabul Fadaili”, kreu. “Vërtetimi i hauzit (Burimi i Keutherit) të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!))

 

Ebu Hurejre thotë se ka transmetuar një hadith nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Ditën e Kiametit, një grup i sahabëve të mi, do të më kundërshtojnë mua. Ata ndalohen nga hauzi (Burimi i Keutherit) dhe unë them: “O Zot, sahabët e mi!” Ai thotë: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje. Ata janë kthyer pas në kohën e shkuar dhe kanë bërë tradhti.” (Sahihu Buhariut, Kitabu rrukak, një kapitull për hauzi)

 

Këto hadithe janë të sakta, në lidhje me hyrjen e sahabëve në zjarr. Ky është paradoksi i një rreziku përballë Selefizmit. Paramenduesit kanë komentuar për hadithet e hipokritëve dhe dezertuesit e fesë. Ky komentim nuk është i vërtetë, pasi transmetimet e kanë bërë të qartë hyrjen e tyre në zjarr. Arsyeja e hyrjes në zjarr, është dezertimi i fesë dhe fabrikimi i hadithit. Munafiku nuk dezerton fenë, sepse ai nuk i është dorëzuar Islamit. Historia nuk na ka përmendur ne ndonjë gjë për fabrikimin e hipokritëve.

(Nuk përmendet asnjë lëvizje e tyre kundër Islamit dhe myslimanëve. A ka qenë Ebu Bekri (r.a) më i zgjuar se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Ai i tërhoqi ata në Islam dhe i pastroi zemrat e tyre. Apo ata u kënaqën me pozitën politike që mbanin atë kohë dhe fituan pëlqimin e tyre, duke i thurur kurthe atij. Ata, edhe pse i thurnin kurthe Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Kur‟ani i zbuloi ato. Mua më duket se kjo është një pikë që meriton të vërehet dhe të ndiqet me kujdes)

 

Për sa i përket komentimit për dezertuesit e fesë, ai është i refuzuar, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë dezertuar që kur Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka qenë gjallë. Si ta komentojë Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) hyrjen e tyre në zjarr?! Ata nuk kanë fabrikuar ndonjë gjë në fe, por vetëm u tërhoqën dhe dezertuan fenë. Ka një transmetim që thotë: “Pasi sahabët të hidhen në zjarr, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) do të thotë: “Nuk mendoj se do shpëtojë ndonjë prej tyre, njësoj si deveja pa çoban.” (Sahihu Buhariut, Kitabu Rrukak, një kapitull për hauzin. )

 

Ibn Haxheri ka thënë se fjala “el hemelu” – me dy zanoret “e”, tregon devenë pa çoban. Kuptimi është: Nuk shkojnë te Burimi i Keutherit vetëm një pakicë e vogël, sepse devetë pa çoban janë të pakta, në raport me kafshët e tjera.” (“Fet‟hul Bari”, vëll. 11, f. 401)

 

Në gjuhën arabe dhe në fund nga Ibn Ehtiri thuhet: “Me fjalë të tjera, pa dyshim se një pakicë e tyre do të shpëtojnë në ato pak mirësi të humbura.” (Lisanul Arab, vëll. 15, f. 135; En nihajetu te “Garibul Hadith”, vëll. 5, f. 274. )

 

Nuk ka dyshim, se ka shumë transmetime prej sahabëve shumë të afërt të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që e kanë pranuar fabrikimin dhe tjetërsimin e haditheve të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata janë komentuese të haditheve të mëparshme, aq sa nuk i lënë Selefizmit asnjë interpretim apo shfajësim të haditheve të hauzit. Buhariu, me zinxhir transmetimi nga Alau ibn Musibi, nga babai i tij, ka përcjellë: “Kam takuar Berau ibn Azib dhe i kam thënë: “Lumi ti, ke qenë sahabi i Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i ke dhënë besën atij poshtë pemës.”

Ai thotë: “O djali i vëllait, ti vërtet, nuk e di se çfarë kemi shkaktuar ne pas tij!!”

(Sahihul Buhari, “Kitabul Megazij”, kreu “Beteja e Hudejbijes”.)

 

Ebu Derdai e ka sqaruar tmerrin e fatkeqësisë dhe ndryshimin e gjendjes së njerëzve në lidhje me atë që vepronin në kohën e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Buhariu transmetuar dhe ka thënë: “E kam dëgjuar Salimin të thotë: „E kam dëgjuar nënën e Dardait të thotë: „Aliu u fut shumë i inatosur tek Ebu Derdai dhe thashë: „Çfarë të ka inatosur kaq shumë?‟ Ai u përgjigj: „Pasha Allahun, nuk kam ditur gjë tjetër për umetin e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), vetëm se ata janë falur së bashku.”

(“Sahihul Buhariu”, vëll. 1, f. 159)

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka sqaruar gjendjen e sahabëve, pas kohës së tij, në një mënyrë të qartë. Abdullah ibn Amri ibn Asi transmeton nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Nëse ju hapen juve magazinat e persëve dhe të romakëve, çfarë populli do të jeni ju?” Abdurrahman ibn Aufi ka thënë: Ne themi sikurse na ka urdhëruar Allahu (xh.sh). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): tha: “Do të garoni! Pastaj do të keni zili njëritjetrin! Pastaj do t’i ktheni shpinën njëri-tjetrit! Pastaj do ta  urreni njëri-tjetrin, ose diçka të tillë e pastaj do të shkoni në shtëpitë e muhaxhirëve dhe do t’i hipni në qafë njëri-tjetrit.”

(“Sunenu ibn Maxheh”, “Kitabul fiteni”, K. “Fitnja e pasurisë”)

 

Në një hadith të Amr ibn Aufit thuhet: ”Ebu Ubejde solli një pasuri nga Bahrejni. Ensarët dëgjuan për mbërritjen e Ebu Ubejdes, kështu e përmbushën detyrimin e faljes së namazit të sabahut bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sapo e mbaroi namazin, u largua, kurse ata e kundërshtuan atë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) buzëqeshi kur i pa ata, pastaj tha: “Më duket se ju keni dëgjuar se ka ardhur Ebu Ubejde me një pasuri nga Bahrejni.” Ata thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut!” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Gëzohuni dhe shpresoni në atë që ju gëzon juve, se, pasha Allahun, nuk është varfëria asaj që i frikësohem për ju, por unë i frikësohem se dynjaja do t’ju shtrohet përpara, ashtu si u është shtruar atyre përpara jush! Kështu ju do të garoni për të, sikurse garuan ata. Dynjaja do t’ju shkatërrojë juve, sikurse i shkatërroi ata.”

(Sunenu ibn Maxheh, Kitabul fiteni, K. “Fitneja e pasurisë”. Sahihu i Buhariut, “Kitabul Pegazi”, vëll. 5, f. 199)

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka miratuar fjalën e tij të mësipërme, me një tjetër hadith, ku qartëson se sahabët e tij do të ndjekin ata që kanë qenë para tyre. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ju do t’i ndiqni traditat e të parëve tuaj pëllëmbë për pëllëmbë, saqë edhe sikur ata të hyjnë në vrimën e hardhucës, ju do t’i ndiqni ata pas.” Ne thamë: “O i Dërguari i Allahut, jehudët dhe kristianët?” Ai tha: “Pse kë?”

(Shumë problematika të selefistëve i kemi përmendur në librin: Ue rekibtu es sefijnetu. )

 

Nga këto që thamë, u bë e qartë se myslimani nuk mund të jetë i sigurt se çdo informacion që merr për fenë, nga cilido sahabi, është i saktë. Kjo është metodikë e selefëve. Ne jemi dakord me ta, në bazë të Kur‟anit dhe traditës profetike, ndërsa ata që ua qartësojnë njerëzve, janë imamët e Ehli Bejtit, duke ndjekur argumentet e vërtetuara e të miratuara.

 

 

Shpërndarja e librave në kohët moderne, si dhe mbajtja e një numri të madh dialogësh shkencore midis myslimanëve, ka çuar në kthjellimin e kësaj të vërtete, vërtetësinë e shkollës së Ehli Bejtit, te shumë dijetarë dhe intelektualë të Ehli Sunetit. Për këtë arsye, një pjesë e këtyre dijetarëve, përqafoi medh‟heibn e Ehli Bejtit. Ata kanë shkruar shumë libra, të mbushura me argumente të pakundërshtueshme. Po paraqesim disa prej tyre:

 

1- Shejkh Muhamed Merr‟i el Entaki, me librin e tij: “Limadha ekhtertu medhhebu shiati medhheb Ehlil Bejt“

 

2- Shejkh Ahmed Emin el Entaki, me librin e tij: “Fi tariki ila et teshejjui“

 

3- Doktor Muhamed Tixhani Semauij et Tunisi. Ai ka botuar disa libra. Njëri prej tyre është: “Thumme ihtedejtu”.

 

4- Profesor Saib Abdulhamid. Ai ka disa botime. Disa prej tyre është: “Ibn Temije, hajatihi, akidetihi ue meukifuhu mine esh shiati Ehlil Bejti”.

 

5- Avokati Ahmed Husein Jakub el Urdunij. “El Muuaxhehtul kamile mea rresuli ve alihi”.

 

6- Shejkh Seid Ejubij, një prej dijetarëve të njohur të Egjiptit. Vepra e tij me 2 vëllime, është: “Mealimul fiteni”.

 

7- Profesor Idriz Husejni el Magribij. “El Intikalu sa‟bu fil medh‟hebi uel mu‟tekadi”.

 

8- Doktor Es‟ad Uahijd Kasim, nga Palestina. Vepra e tij është: “Hakikatu shiia el Ithnej asherijjeh”.

 

9- Doktor Muhamed Bejjumij Mehran, nga Egjipti. Vepra e tij është: “El Imametu ue Ehlul Bejti”, me tre vëllime. Ai ka më shumë se gjashtëdhjetë libra.

 

10- Shejkh Mu‟tesam Sejid Ahmed, nga Sudani. Vepra e tij është: “El Hakikatu ed daiatu ue rihleti nahue medh‟hebi Ehlil Bejt.”

 

11- Shkrimtari Muhamed Abdul Hafidh nga Egjipti. Vepra e tij është: “Limadha ene Xha‟ferrij”.

 

12- Doktor Ahmed Rasim Nefis, ka shkruar: “Et Tariku ila medh‟hebi Ehlil Bejti”.

 

 13- Profesor Muhamed el Kethiri, ka shkruar “Es selefijetu bejne ehli sunneti uel imamaijeh”.

 

14- Shejkh Seid Err Rrahaman, indian, autor i një seri botimesh. Një prej tyre është: “Lime asbahtu shiijjen”.

 

15- Es Sejjid Jaasin el Ma‟jufi el Bedranij, nga Siria. Vepra e tij është: “Ja lejte kaumi ja‟lemune”.

 

16- Profesor Abdul Mun‟im Muhamed el Hasan, nga Sudani. Vepra e tij është: “Bi nuri Fatimeti ihtedejtu”.

 

17- Profesor Muteuekkil Muhamed Ali, nga Sudani. Vepra e tij është: “Ue dekhalna et teshejjua suxh'xheda”.

 

18- Sejid Husein er-Rixha, nga Siria. Vepra e tij është: “Difaun min uahji esh sheriati dhimne daireti es sunneti uesh shiiati”. “Posa dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi.” (Sure “El Xhinn”, ajeti 13)

 

 

Akideja e imamijve (shiave) është akideja e Islamit, me të cilin erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Po japim bazat e tij: TEUHIDI Imamijtët (shiitët) besojnë se Allahu i Madhëruar është një Zot i vetëm dhe mohojnë çdo Zot tjetër pos Tij. Ai që beson një Zot tjetër pos Allahut, është idhujtar. Ata e konsiderojnë Allahun e Lartësuar të pastër nga gjithçka, larg çdo të mete, si dhe i dedikojnë Atij sifatet që i shkojnë në harmoni Madhështisë së Tij. Atij nuk i përngjet asgjë, Ai ka emrat më të mirë. Ai është i pastër nga padrejtësia dhe larg kotësisë. Ai është i Drejti, i Urti “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai s’ka lindur kë, as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë”

(Sure “Ikhlas”, ajeti 13. )

 

PROFETËSIA

 

Imamijtët (shiitët) besojnë te të gjithë profetët që ka dërguar Allahu i Lartësuar. Ai që mohon ndonjërin prej tyre, është mohues (kafir). Profeti i fundit dhe më i miri është Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Profetët janë të mbrojtur nga çdo gjynah i vogël apo i madh (ma‟sumin): “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” (Sure “El Hashr”, ajeti 7.)

 

Ata i respektojnë të gjithë Profetët, si dhe i mbajnë larg çdo të mete dhe për çdo gjë të keqe që u atribuohet atyre, si përshembul: Ata e mohojnë thënien se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i vizitonte të njëmbëdhjetë gratë e tij në një orë të vetme.

(“Sahihu i Buhariut”, Rregulli “Gusli”, K. “Ai që kryen marrëdhënie dhe e përsërit, pastaj i viziton të gjitha gratë e veta me një gusul të vetëm”. )

 

Apo thënia se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) mallkonte çdokënd që nuk e meritonte mallkimin.

(“Sahihu Muslim”, Rregulli “Mirësia, lidhja e afërt dhe morali”)

 

Apo thënia se ai përfaqësonte vetëm një pjesë të njerëzve. (“Sahihu i Buhariut”, Rregulli “Mjekimi”, K. “Ilaç me urinat e devesë”. )

Apo thënia se kur Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte në namaz, harronte. (“Fet‟hul Bari”, f. 32)

Apo thënia se ai ishte nga ata që urinonin nëpër rrugë. (“Sahihu i Buhariut”, Rregulli “Morali”, K. “Çfarë lejohet në përmendjen e njerëzve.”, “Sahihu Muslim”, Rregulli “Xhamia dhe subjektet e namazit”, K. “Harresa në namaz dhe sexhdja e harresës”. )

 

RINGJALLJA

 

Imamijtët (shiitët) besojnë se një ditë, Allahu i Lartësuar do t‟i tubojë krijesat dhe do t‟u kërkojë atyre llogari për veprat e tyre. Besimtarët do të hyjnë në Xhenet, kurse jobesimtarët në zjarr. Ata i besojnë jetës së varrit, Xhenetit, Xhehenemit, peshores së veprave dhe urës së Siratit.

 

DREJTËSIA

 

Drejtësia është një prej sifateve të Allahut (xh.sh) që Imamijtët (shiitët) i besojnë dhe janë të ibndur se të gjitha veprat e Allahut (xh.sh) janë të drejta, të urta. Allahu (xh.sh) nuk i bën padrejtësi askujt, as sa grimca e atomit, e kundërta e asaj që mendojnë Esh'aritë, të cilët kanë thënë se Allahu (xh.sh) mund t‟i ndëshkojë besimtarët.

 

POZITA E UDHËHEQJES

 

Imamijtët (shiitët) thonë se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), para se të ndërronte jetë, e ka caktuar Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) si kalif të myslimanëve.

(Ka argumente të qarta për librat e Ehli Sunnetit. Për informacion më të thelluar, lexo librin “El Gadir” i shejkh Eminit. “Ihkakul Hakki” i Testeriut. Në librin tonë “Ve rekibtu sefinete” u kemi dhënë përgjigje disa paqartësive, si: esh shura, el ixhmau dhe salatu Ebu Bekr bi nasi)

 

Më pas atë e pasojnë njëmbëdhjetë imamë prej pasardhësve të tij, që janë udhëheqës të umetit, pas largimit nga kjo botë e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Mirëpo ka ndodhur përmbysja që thuhet në Kur‟an: “Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.”

Sure “Al Imran”, ajeti 144

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka treguar për njëmbëdhjetë imamët që do të vijnë pas tij. Në Sahihun e Muslimit thuhet: “Feja do të vazhdojë të qëndrojë në këmbë, derisa të bëhet Kiameti apo do t’ju udhëheqin dymbëdhjetë kalifë, që të gjithë prej kurejshëve.”

(Rregulli i pozitës së princit (emirit), kreu. “Njerëzit që ndjekin kurejshët dhe posti i kalifit te kurejshët”.)

 

Xhabir ibn Semrahi thotë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: “Islami do të vazhdojë të qëndrojë i fuqishëm deri në dymbëdhjetë kalifë.” Pastaj tha diçka që unë nuk e kuptova dhe i thashë babait tim: “Çfarë tha?” Babai m‟u përgjigj: “Që të gjithë ata janë prej kurejshëve.” (Burimi i mësipërm. )

 

Imamët e Ehli Bejtit janë:

 

1- Imam Ali ibn Ebu Talibi (Emirul mu'minin)

2- Imam Hasan ibn Aliu (el muxhteba)

3- Imam Hysen ibn Aliu (esh Shehidi)

4- Imam Ali ibn Hyseni (Zejnul Abidini)

5- Imam Muhamed ibn Aliu (El Bakiri)

6- Imam Xhafer ibn Muhamedi (Es Sadiku)

7- Imam Musa ibn Xha‟ferri (El Kadhimu)

8- Imam Ali ibn Musai (Err Rridha)

9- Imam Muhamed ibn Aliu (El Xheuadu)

10- Imam Ali ibn Muhamedi (El-Haadij)

11- Imam Hasan ibn Aliu (El Askeriju)

12- Imam El Huxh‟xhe ibn Hasani (El Mehdiju)

 

 

Pa dyshim se rruga e Ehli Bejtit bazohet në kapjen pas Kur‟anit dhe traditës profetike. Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka shkruar traditën profetike, që në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ky libër njihet me emrin “fletushka”. Imamët e Ehli Bejtit e kanë trashëguar dorë pas dore këtë libër. U mbështetën tek ai në transmetimin nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Këto janë disa thënie të imamëve, për t‟u njohur me librat e metodikës së tyre të drejtë.

Imam Sadiku është pyetur:

“Me çfarë gjëje jep fetva imami?”

Ai ka thënë: “Me Librin (Kur‟anin).”

Pyetësi ka pyetur: “Po nëse nuk është prej Librit?”

Imam Sadiku është përgjigjur: “Me traditën profetike.”

Pyetësi thotë: “Po nëse nuk është prej Librit dhe traditës profetike?”

Ai është përgjigjur: “Asgjë nuk vlen përveçse me Kur‟anin dhe traditën profetike.” 

 

Imami Sadiku ka thënë:

“Hadithi im është hadith i babait tim dhe hadithi i babait tim është hadith i gjyshit tim, kurse hadithi i gjyshit tim është hadithi i babait të tij dhe hadithi i babait të tij është hadithi i Ali ibn Ebu Talibit. Hadithi i Aliut është hadithi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kurse hadithi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është fjala e Allahut të Madhëruar.”

(Subhi Salih, “Mealimu Sheriah”, f. 52)

 

Imam Bakiri ka thënë:

“Sikur ne t‟ju thoshim juve hadithe nga mendja dhe dëshira jonë, do të ishim prej njerëzve të shkatërruar, por ne transmetojmë hadithe që i kemi grumbulluar si thesar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sikurse këta grumbullojnë floririn dhe argjendin e tyre.” Dikush e qortoi dhe e shau Iban ibn Tegal‟lubin sepse ndiqte Imam Bakirin si dhe për transmetimin që ai bënte prej Imam Bakirit. Ai iu përgjigj atij: “Si më qortoni mua, për transmetimin tim, për njeriun që sa herë e kam pyetur për diçka, ka thënë: „I Dërguari i Allahut ka thënë.‟?!”

 

PAQARTËSITË RRETH IMAMIJËVE (SHIITËVE)

 

Pa dyshim se shumica e atyre që kanë shkruar për imamitë (shiat) kanë devijuar nga e vërteta, kur i janë referuar librave të kundërshtarëve të tyre dhe kanë transmetuar prej tyre, pa i vërtetuar dhe pa i parë mirë. Hamid Davud Hanefi thotë:

“Gabon rëndë ai që pretendon se mund t‟i kuptojë dhe ta njohë akiden shi‟ite të imamijëve; Të njohë shkencat dhe kulturën e tyre, prej librave që kanë shkruar për ta kundërshtarët, sado dije dhe gjithëpërfshirje të kenë arritur këta kundërshtarë dhe sado të jenë kujdesur për të ruajtur saktësinë shkencore në transmetimin e teksteve dhe në komentimin e tyre, me një metodë të pastër nga të metat dhe mangësitë, larg fanatizmit të verbër. Këtë e them duke qenë i sigurt për vërtetësinë e asaj që unë pretendoj.”

(Nga prezantimi i Hamid Davud Henfit të librit “Akaidul Imamijeh” të Mudhaferrit) 

 

Kurse sot, në bibliotekën islame gjejmë më shumë se pesë mijë libra dhe mesazhe që sulmojnë ndjekësit e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe dëshirojnë t‟i mbajnë njerëzit larg tyre. Ata kanë paraqitur një panoramë të shëmtuar për akidet e tyre, duke e servirur Shi‟izmin sikurse dëshirojnë ata, jo sikurse është. Meqenëse ky hulumtim i ynë është një hap në rrugën e qartësimit të së vërtetës, duhet t‟i trajtojmë disa paqrtësi, derisa t‟i largojmë ato nga pasqyra e pastër e Islamit.

 

 PAQARTËSIA E EKZAGJERIMIT (EL GULUVU)

 

Ndjekësit e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) janë akuzuar se pretendojnë hyjninë e imamëve apo ekzagjerime të tilla, të ngjashme me këtë. E vërteta është se këto janë fjalë për disa grupimeve ekzagjeruese, mirëpo këtë ia kanë atribuuar imamijvë bazuar në nga injorancë e padituri. Imamitët (Shiitët), bazuar në thëniet e imamëve të tyre, janë larg këtyre thënieve të tyre dhe i shpallën kafira ata që i thanë këto fjalë. Më poshtë po përcjellim disa nga thëniet e imamëve të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), të cilat sqarojnë qëndrimin e tyre ndaj ekzagjerimit (el guluvu) dhe atyre që ekzagjerojnë (el gulatu). Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë Salih ibn Sehlit:

“O Salih, me të vërtetë, ne, Pasha Allahun, jemi krijuar robër, ne kemi një Zot që e adhurojmë, sepse, nëse nuk do ta adhuronim, do të ndëshkoheshim.”

(“Sherhu I‟tikadati”, i Es Saduk)

 

Imam Rrida (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

“Allahu i mallkoftë ata që e ekzagjerojnë, qofshin çifutë, qofshin zjarradhurues, qofshin kristianë, qofshin kadiri, qofshin murxhii, qofshin haruri. Më pas ka thënë: As mos rrini me ta, as mos i bëni shokë e miq! Largohuni prej tyre. Allahu është larg atyre.” (“Ujunu Akhbari Rrida, ” i Es Saduk)

 

Sheh Mufidi, një nga dijetarët e mëdhenj të imamijëve (shiave), ka thënë: “Manifestuesit ekstremistë të Islamit, janë ata që ia kanë atribuuar Prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) dhe imamëve pasardhës të tij, sifatin e hyjnisë e të profecisë. I kanë radhitur ata si mirësi të fesë dhe të dynjasë, derisa e tejkaluan kufirin dhe dolën nga qëllimi. Ata janë të humbur nga rruga e drejtë, janë jobesimtarë. Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) i ka gjykuar ata me vrasje dhe djegie në zjarr, kurse imamët kanë dhënë gjykimin ndaj tyre për rënie në kufër dhe dalje nga Islami.” (“Sherhu I‟tikadati”, i Es Saduk.)

 

Mustafa Shek‟atu, në mbrojtje të imamijëve (Shiave), ka thënë se ata janë larg nga citatet që kanë dalë nga gjuha e disa grupimeve dhe i konsiderojnë ato si kufër apo humbje.” (“Islamun bila medhahib”)

 

Urfan Abdulhamidi ka thënë:

“Qëllimi i deformimit të turpshëm është radhitja e mësimeve të ekstremistëve nën termin e Shi‟izmit. Prej këtu janë shfaqur parregullsia e ligjeve despotike, ku disa njerëz ia kanë ngjitur Shi‟izmit. Po ashtu, janë shfaqur edhe forma kontradiktore për të vërtetën, që i kanë fabrikuar kundër tyre. Me këtë qëllim, Xhuled Zejheriju, Ferid Lander, Ahmed Emini e të tjerë, kanë folur për shi‟itët.

(Dirasatun fil fireki vel akaidil islamijeh, f. 32)

 

 

Disa shkrimtarë pretendojnë se imamijtë kanë falsifikuar Kur‟anin. Kjo është një akuzë e pavërtetë, të cilës i janë përgjigjur dijetarët dhe e kanë përgënjeshtruar transmetimet e përmendura në lidhje me këtë, aq sa edhe dijetarët e Ehli Sunetit i kanë mbrojtur imamijtë (Shiat). Doktor Muhamed Abdullah Derazi ka thënë: “Sido që të jetë çështja, Kur‟ani që është sot në qarkullim, është unik në botën islame, duke futur edhe atë që kanë grupimet shi‟ite. Që prej trembëdhjetë shekujsh ne përmendim mendimin e shi‟itëve imamij.” (“Med‟khalun ilel Kur‟anil kerim”, f. 40)

 

Sheh Muhamed Gazali ka thënë: “Kam dëgjuar prej atyre që flasin në vendin e dijes: “Shi‟itët kanë një tjetër Kur‟an, nga ai që njihet, ka shtesa apo mangësi.” Unë e pyeta atë: “Ku është ky Kur‟an? Përse njerëzit dhe xhindet, gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë, nuk kanë parë një kopje të tij? Përse bëhet kjo shpifje dhe mashtrim? Përse thuhet kjo gënjeshtër për njerëzit dhe për shpalljen?”

(“Difaun anil akideti vesh-sheriati”. Disa prej atyre që kanë mbrojtur imamatin nga kjo akuzë, janë: sheh Ebu Zahre, sheh Rahmetullah el-Hindij, profesor Muhamed el-Medini, doktor Mustafa Rrafiu)

 

Shejkh Saduku, shejkhu i muhadithave shiit, që ka vdekur në vitin 371 të hixhrit, ka thënë: “Bndja dhe besimi ynë për Kur‟anin, që Allahu i Lartësuar i ka zbritur Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është ai që mbajmë në duar. Libri që njerëzit kanë në dorë, nuk është më tepër se ai. Ai që na atribuon këtë thënie: “Kur‟ani është më shumë seç është.”, është gënjeshtar.” (Risaletul I‟tikadati)

 

Shejkh Mufidi (që ka vdekur në vitin 413 të hixhrit) ka thënë: “Për sa i përket mangësisë, një bashkësi e ndjekësve të imamijëve ka thënë se nuk mungon asnjë fjalë, asnjë ajet dhe asnjë sure..., kurse sa i përket shtesës në të (në Kur'an), kjo është thënie pasaktë dhe nuk ka dyshim në të.” (“Euailul Mekalati”, f. 55. )

 

Nuk ka dyshim se tek imamijtë ka libra që e mohojnë falsifikimin e Kur‟anit dhe i kundërpërgjigjen cilitdo që e thotë këtë. El Kirki, i njohur si vërtetuesi i dytë (Muhakkiku et Thanij), hartoi një letër mesazhi: Nef'ju 171 “Difaun anil akideti vesh-sheriati”. Disa prej atyre që kanë mbrojtur imamatin nga kjo akuzë, janë: sheh Ebu Zahre, sheh Rahmetullah el-Hindij, profesor Muhamed el-Medini, doktor Mustafa nakisati ba'de ixhmai ala ademi zijadeti (mohimi i mangësisë pas ixhamut të mospranisë së shtesës). Aga Bezreki Tahranij shkroi: “En nakdu el latijf fi nef'ji et tahrijf fil Kur'ani Esh Sherijf.” Një nga dijetarët e Ehli Sunetit ka shkruar një libër, “El Furkanu”, për të miratuar falsifikimin e Kur‟anit. Dijetarët e Egjiptit iu kundërpërgjigjen atij në atë kohë.”

(Revista “Risaletul islami” Nr. 4, citati i doktor Muhamed el Medinij, f. 382-383.)

 

Në librat e Ehli Sunetit ka shumë transmetime që citojnë falsifikimin e Kur‟anit. Ato i gjen në dy sahihat, të Muslimit dhe të Buhariut.

(Lexo Sahihun e Buhariut “Kitabul hududi, K. “Ndëshkimi i zninasë me rrahje me litar; “Sahihu Muslim”, K. “Nëse i biri i Ademit do të kishte dy lugina, ai do të ndiqte luginën e tretë”; “Kitabu rridha”, vëll. 4, f. 167; “Mesnedi Ahmedit”, vëll. 5, f. 132.)

 

Si përfundim themi, se këto transmetime, njësoj si tek Shiat edhe tek Ehli Suneti, janë transmetime të rreme, të dyshimta, të refuzuara, sepse Kur‟ani është i ruajtur nga falsifikimi, pasi atë e ruan Allahu: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (Sure “El Hixhr”, ajeti 9.)

 

Ky është mendimi i imamijëve (Shiave). Musafi i të Fatimes (Paqja qoftë mbi të!), ai nuk është një tjetër Kur‟an. Në të ka transmetime që kanë lidhje me të ardhmen e umetit islam.

 

 

Perceptimi i gabuar i et tekijjetu mund të jetë shkak që disa njerëz të sulmojnë imamaijtët (Shiat). Nuk ka dyshim se Shiat nuk janë të fshehur, pasi librat e tyre, prej të cilave ata kanë marrë akidet e tyre, janë të përhapura. Ata i botojnë librat e tyre dhe i shpërndajnë përpara njerëzve të medh‟hebeve të ndryshme, kështu që et tekijjetu nuk është mashtrim, shkumë sapuni apo një hipokrizi, sikurse e emërtojnë disa, por ajo është fshehje e bindjes dhe e besimit në disa rrethana, për t'u mbrojtur nga e keqja e të tjerëve.

 

Shejkh Mufidi e ka përkufizuar kështu et tekijjetu:

“E tekijjetu është fshehja e të vërtetës, mbulim i besimit, mbajtje fshehtë ndaj kundërshtuesve, kur sjell dëm për fenë apo për jetën. Ajo është bërë e detyrueshme nëse mëson domosdoshmërinë apo dyshimi është i fortë për dëmin. Kur nuk ka dijeni për ndonjë dëm me shfaqjen e të vërtetës dhe as dyshim të fortë, nuk e ka për detyrë et tekijjetu (fshehjen).”

 (“Tas‟hihul i‟tikadi”, f. 115)

 

Kurse fshehja (et tekijjetu) për të cilën ofendojnë dhe shajnë imamijtë (Shiat), është e ligjëruar në Islam. Mustaf Rrafiu thotë: “Fshehja (et tekijjetu) është një vepër e ligjëruar në Islam, sikurse ka qenë e ligjshme që në kohët e mëparshme te të gjithë popujt, kombet dhe fetë. Argumenti i ligjshmërisë së saj është Libri, Suneti dhe logjika. Argumenti për këtë është në Kur‟an, fjala e Allahut të Lartësuar:

“Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.” (Sure “A l-Imran”, ajeti 28. )

 

Kjo do të thotë se lejohet respektimi njerëzve dhe bashkëpunimi me mirësi me ata duke përdorur fshehjen (et tekijjetu), me qëllim mbrojtjen nga dëmi i tyre.

(“Islamuna fit teufiki bejnes Sunneti uesh Shia”, f. 135)

 

Raziu, në tefsirin e ajetit:

“vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata.”, ka thënë: “Transmetohet nga Hasani se ka thënë: “Tekijja (fshehja) është e lejuar për besimtarët, deri në Ditën e Kiametit. Kjo thënie është aktuale, sepse mbrojtja e vetes prej të keqes është vaxhib, sipas mundësisë.”

 

 Sahabët kanë pas praktikuar tekijjen (fshehjen) që praktikojnë sot shiitët. Ja tek është Amar ibn Jasiri, i cili, me gjuhën e tij, shfaqi mohimin, kurse zemrën e kishte të mbushur me besim. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin:

“Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.” (Sure “En Nahl”, ajeti 106)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi tëdhe mbi familjen e tij!) i tha atij:

“Nëse ata të dhunojnë, atëherë ti kthehu pas, pasi Allahu ka zbritur për ty një Kur’an dhe të urdhëron që të refuzosh, nëse ata të dhunojnë.”

 

Ndjekësit e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), si rezultat i rrethanave të vështira që kanë kaluar, e kanë praktikuar tekijjen (fshehjen), sikurse ka bërë Amari. Ky legjitimitet, që zbriti për hir të Amarit, është legjitim për të gjithë myslimanët, pasi leksioni dhe mësimi është për parimin e përgjithshëm të shprehjes dhe jo në lidhje me shkakun.

 

Mustafa Rrafiu, në mbrojtje të imamijëve (Shiave), ka thënë:

“Ata që thonë se Shiat imamij strehohen në tekijje, për hir të mbrojtjes së jetës së tyre dhe të mosshkatimit të gjakderdhjes dhe bëjnë kritika thumbuese dhe therëse që ta braktisin tekijjen dhe t'i drejtohen rezistencës dhe luftimit, a nuk kanë kthyer pas vështrimin e tyre që të shohin qartë se tekijja te njerëzimi është e ligjshme dhe ka vazhduar që nga Profeti Nuhu (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e deri te besimtari i oborrit të Faraonit, te Folësi i Allahut (xh.sh), Musa (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i cili, nga frika se mos mësyhej, u largua nga Egjipti, duke thënë:

 

“Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.” Sure “Esh Shuara”, ajeti 21.

 

e deri te vëllai i tij Haruni që tha: “...Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën...” Sure “El A‟raf”, ajeti 150.

 

e më pas te Luti (a.s) për të cilin Kur'ani thotë: “Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t‟ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm.” Sure “Hud”, ajeti 80.

 

e deri te vula e profetëve, i Dërguari, Muhamed ibn Abdullah (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Vallë, a guxon ndokush që të akuzojë këta Profetë dhe të thotë se ata nuk e pëlqenin xhihadin prandaj strehoheshin në zbatimin e tekijjes, ashut siç akuzojnë Shiat? Nuk mendoj se ka njeri të logjikshëm që të mos e përdorë tekijjen. Njeriu me intelekt mendon se tekijja është e domosdoshme dhe nuk thotë që është mashtrim e hipokrizi. (Islamuna, f. 133-134. )

 

 

Shi‟itët marrin peta dheu dhe i përdorin për të bërë sexhde mbi to. Disa autorë librash, këtë fakt e kanë përdorur si armë, për t‟i sulmuar ata. Për ta sqaruar më tepër këtë çështje, ne themi: “Rregulli në shkollën e imamijve thotë, se nuk lejohet të bëhet sexhde në asnjë vend tjetër pos dheut apo asaj që buron prej tij, përveç atyre që përdoren për ushqim dhe veshmbathje. Pasi Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) ra dëshmor, shi‟itët, me orientim nga imamët e tyre, thonë që sexhdja të bëhet mbi dheun e Kerbelasë.

 

Kështu ata bëjnë sexhde mbi dhè jo për dheun, sikurse e pretendojnë disa tendenciozë, njësoj sikurse Ehli Suneti, kur bëjnë sexhde mbi sixhade, bëjnë sexhde mbi të dhe jo për të. Sahabët kanë pas bërë sexhde mbi guralecë, kurse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk ua ndaloi atyre. Nisaiu ka përcjellë një transmetim nga Xhabir ibn Abdullahu se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:

“Po falnim bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) namazin e drekës. Mora një grusht guralecë në pëllëmbën time, po i mbaja dhe i kaloja në pëllëmbën tjetër dhe, kur shkoja në sexhde, i vendosja në ballin tim.” (“Sunenu Nisai”, vëll. 2, K. “Tebridul husa”)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e bënte sexhde mbi dhè, madje edhe mbi baltë, sikurse transmetohet në Sahihun e Buhariut. (Buhari, vëllimi i dytë, kreu “Mbyllja brenda në xhami në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit” (El Itikafu))

 

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Toka më është bërë mua xhami (për t’u falur) dhe pastrues (për t’u pastruar).”

(Sahihul Buhariu, Rregulli “Marrja e tejemumit”)

 

Kështu që bërja e sexhdes mbi dhè është e lejuar, sepse ajo është pjesë e tokës. Nuk ka asnjë dallim mes asaj që njeriu të bëjë sexhde mbi dhè, apo të bëjë një petë prej saj, për të bërë sexhde mbi të, pasi si njëra apo edhe tjetra, është dhè, prandaj nuk është me rëndësi forma apo trajta.

 

Çështja e bërjes sexhde mbi dhè mbetet një çështje e jurisprudencës së fik‟hut. Me këtë fakt, shi‟itët janë veçuar nga medh‟hebet e tjera, ashtu sikurse çdo medh‟heb tjetër ka diçka të veçantë nga katër medh‟hebet e tjera. Shi‟itët, jo vetëm në këtë çështje, por edhe në çështje të tjera kanë ndjekur atë që vërtetohet nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

 

El Bedau është një nga dyshimet që kundërshtarët e imamatit u shkaktojnë shi‟itëve, për të mbrojtur traditën e medh‟hebeve të tyre. Këtë gjë e bëjnë jo vetëm pa u thelluar në kuptimin e argumenteve që kanë kuptuar shi‟itët e imamatit, por edhe në shmangien e qëllimit prej saj.

 

Madje kundërshtarët e Shi‟izmit e kanë ekzagjeruar kritikën ndaj tyre, sa i kanë poshtëruar ata për këtë shkak, aq sa el bedau është bërë një nga dallimet e medh‟hebeve të tyre, duke u larguar gjithmonë e më shumë nga njëritjetri.” (Islamuna, f. 210.)

 

“El Bedau tek imamijtë ka kuptimin e shtimit të exheleve dhe të furnizimeve me risk, si dhe pakësimi i tyre nëpërmjet veprave.” (Sheh Mufidi, “Euailul Mekalati”)

 

Disa libra pretendojnë se el bedau që thonë imamajtë është shfaqja, vënia në pah për Allahun atë që ka qenë e fshehur prej Tij. Kjo është e pavërtetë, pasi imamijtë distancohen prej kësaj. El Bedau tek ata është paraqitja, shfaqja pas fshehjes dhe mbulimit dhe jo shfaqja apo dukja pas zhdukjes, sepse kur Allahu shfaq diçka tjetër, Ai ka patur dituri të mëparshme, për atë që shfaqi.

 

Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur Allahu vjen me diçka të re, nuk ka asnjë dyshim se ajo ka qenë në diturinë e Tij, para se ta shfaqte atë. Me të vërtetë, Allahut nuk shfaq diçka e re prej padijes.” (“Usulul Kafij”, vëll. 1, f. 148.)

 

El bedau (shfaqja e një mendimi, që nuk ka ekzistuar) ekziston në akiden e Ehli Sunetit, mirëpo ajo nuk është studiuar tek ata, sikurse është studiuar te shi‟itët. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Tre vetëve prej beni izrailëve: njeriun me njolla, tullacin dhe të verbrin, Allahu bëri el beda që t'i sprovojë ata.”

(“Sahihu Buhariut”, kreu E Enbijau, hadithi rreth el ebresu, ue a'ma ue ekrau fi beni israil)

 

Te Sahihu i Buhariut, tregimi është i gjatë dhe dëshmohet fjala e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Ai ndryshoi vullnet... ” Me këtë thënie i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) el bedau ia ka atribuuar Allahut. Atëherë, si do të përgjigjen këta tendenciozë, të cilët shajnë e ofendojnë shi‟itët në akidet e tyre?!

 

Te Sahihu i Muslimit, nga Enes ibn Maliku, transmetohet: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: “Kush dëshiron t’i shtohet furnizimi, risku dhe ymri, le të kujdeset për farefisin e vet.” Neueuiu, në shpjegimin e këtij hadithi, ka thënë: “Për sa i përket vonesës së Exhelit, ka një pyetje të njohur: Nuk ka dyshim se Exheli dhe furnizimet janë të përcaktuara, as nuk shtohen dhe as nuk pakësohen. Nëse atyre i afrohet diçka, ata nuk e vonojnë dot, por edhe nuk e paraprijnë dot.

 

Dijetarët i janë përgjigjur: ...Në lidhje me atë që u paraqitet engjëjve në Leuhil Mahfudhi, mund të themi se jetëgjatësia që u shfaqet atyre në Leuhil, është gjashtëdhjetë vjeç. Nëse ai kujdeset për lidhjet farefisnore, atëherë i shtohen dyzet vite nga jeta. Allahu i Lartësuar e ka ditur që më parë se çfarë do t‟i ndodhë atij. Ky është edhe kuptimi i thënies së Allahu të Lartësuar: “Allahu fshin nga evidenca çfarë të dojë Ai.”

 

Me këtë thënie, vërtetohet dija e Allahut të Madhëruar. Ajo nuk shtohet, përkundrazi është e pamundur, kurse për sa i përket asaj që u shfaqet krijesave, imagjinohet shtesa që është edhe qëllimi i hadithit.”

(Sahihu Muslimi bi sher‟hi En Neueuij”, Rregulli “Mirësjellja, lidhja me edukatën”, kreu “Kujdesi për farefisin dhe ndalimi i ndërprerjes së lidhjes me ta”. )

 

Këtë që e ka përmendur Neveviu, është vetë el bedau për të cilin flasin imamijtë. Ajeti që mbështet këtë akide, është vetë ajo që argumentojnë imamijtë.

 

Doktor Hamid Davud Henefiu ka thënë: “El Bedau ka qenë prej cilësive të krijesave, sepse veprimi dhe fshirja e diçkaje tregon të menduarin, arsyetimin e rastësishëm dhe korrigjimin pas gabimit. El bedau tregon diturinë pas injorancës. Shumë mendimtarë e kanë diskretituar logjikën e shi‟itëve, në lidhje me el bedau tek Allahu i Lartësuar. Shi‟itët imamij janë të pafajshëm dhe larg asaj që njerëzit kanë kuptuar nga el bedau. E përbashkëta mes shiitëve dhe dijetarëve të Ehli Sunetit është se: Dija e Allahut është e vjetër dhe larg çdo të mete prej ndryshimit, tjetërsimit dhe të medituarit, e cila është prej cilësive të krijesave.” (Nga prezantimi i tij i librit “Akaidul imamamije”, f. 25. )

 

 

Tek imamajtë, rikthimi në jetë, në dynja do të thotë: Allahu, në fundin e kohës, prej kombeve të vdekur, do të rikthejë një komb të sinqertë në pastërtinë e besimit dhe një komb prej atyre që janë plotësisht të pastër në mohimin e Allahut. Allahu i ndëshkon këta në vend të këtyre. Ky besim dhe kjo bindje nuk ka asnjë rëndësi dhe asnjë peshë tek imamaijtë, sepse është njësoj si besimi te Dexhali apo në çështje të tjera. Kashiful Gitai, një prej dijetarëve shi‟itë, ka thënë: “Ti nënshtrohesh rikthimit (err rrexh'tu) në dynja, në medh‟heibn shi‟it, nuk është e domosdoshme.

 

As mohimi i saj nuk është i dëmshëm. Nënshtrimi i saj te medh‟hebi shi‟it nuk varet nga ekzistenca apo mosekzistenca. Ajo nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e lajmeve të dijes së fshehtë dhe ngjarjeve të së ardhmes, kushteve të Kiametit, njësoj si zbritja e Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) nga qielli, si shfaqja e Dexhalit, dalja e Sufjanit, apo çështje të tjera të ngjashme, që janë të përhapura në mesin e myslimanëve. Kjo nuk ka asgjë te keqe në Islam, as mohimi i saj nuk të  nxjerr nga Islami dhe as pranimi i saj nuk të fut në të. E njëjtë është edhe gjendja e rikthimit tek imamati.” (Aslu Shiia ue Usuluha”: 68.)

 

Për çështjen rikthimit në dyja (err rrexh'atu) ka mendime të ndryshme në mesin e dijetarëve imamij (Shia). Ka prej tyre që e miratojnë atë, por ka edhe të tjerë, që e mohojnë atë. Disa e kanë ngritur lart rikthimin pas në dynja (err rrexh'atu) dhe e kanë konsideruar atë prej bazave të fesë tek imamijtë, duke gënjyer dhe duke mashtruar. Rikthimi pas në dynja (err rrexh'atu), pasi ka ndodhur te popujt e mëparshëm, nuk është i pamundur të ndodhë.

 

Në Kur‟an përmenden shumë citime për rikthimin e disa të vdekurve në jetë, si: Uzejri, të cilin Allahu i Lartësuar e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli atë, (Sure “El Bekare”, ajeti 259) si dhe shokët e Musait (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), të cilët kërkuan ta shikojnë Allahun e Lartësuar, kur atyre u ra të fikët në moment. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes tuaj, juve ju ngjallëm.” (Sure “El Bekare”, ajeti 56)

 

Sujutiu ka folur për rikthimin në jetë pas vdekjes (err rrexh'atu), mirëpo në një kuptim ndryshe nga ajo që thonë imamijtë.

 

Ai ka pohuar mundësinë e shikimit të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke qenë zgjuar. Ai shkroi një mesazh për këtë: “Imakanijetu ru'jetu nebij uel meleki fil jekdhati”. Sujutiu thotë se e ka parë Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më shumë se shtatëdhjetë herë, që të gjitha duke qenë zgjuar!.

 

Es Saban esh Shafiij, në lidhje me rikthimin në jetë (err rrexh'atu) të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur ka folur për mënyrat e njohjes së ligjeve islame të Isait, pas shfaqjes së tij, ka thënë: “Kur Isai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të zbresë, njerëzit do të bashkohen rreth tij, prandaj nuk ka asnjë problem të merret prej tij ajo që nevojitet prej ligjeve të sheriatit të tij.”

(“Is‟afu Rragiibne”, me fusnotën e dritës së shikimeve, f. 161.)

 

Doktor Ali Abduluahid Uafiu, duke mbrojtur imamijtë, ka thënë: “Sido që të jetë çështja, nuk ka asnjë dyshim se besimi apo bindja në njërën prej dy rikthimeve, apo të të dyjave, nuk e nxjerr njeriun prej Islamit.” (“Bejne Shiiati ue Ehli Sunneti”, f. 57. )

 

Pas këtij pasazhi të shkurtër mbi dallgët e zbulimit të kohës së fshehur, na u qartësua rëndësia e pozitës së shkollës së Ehli Bejtit ndërmjet medh‟hebeve të tjera, vërtetimi i rregullave të tyre, si dhe gjasat e mundshme për të qenë pjesë e saj. Pavarësisht zhurmës që shkaktojnë armiqtë rreth kësaj shkolle, dijetarët e drejtë të Ehli Sunetit, kanë regjistruar fjalë të guximshme rreth këtij medhehebi (imamij). Dikush prej tyre e kanë konsideruar si medh‟hebin e pestë dhe dikush tjetër e ka vlerësuar si pasqyra tjetër e Islamit të pastër. Këto janë disa nga citimet e atyre dijetarëve:

 

1- IMAMI I MADH, SHEJKHU I EZ’HERIT, MAHMUD SHELTUTI KA THËNË: “Pa dyshim se medh‟hebi Xha‟ferri, i njohur si medh‟hebi shi‟it imamij i dymbëdhjetë imamëve, është një medh‟heb që lejohet të ndiqet ligjërisht, njësoj si të gjitha medh‟hebet e tjera të Ehli Sunetit.” (“Islamuna” i Rafiut, f. 59. Është botuar në revistën “Mesazhi islam”, e cila publikohet në Egjipt)

 

2- SHEJKHU I EZ’HERIT, DOKTOR MUHAMED MUHAMED HAMAMI KA THËNË: Shejkh Muhamed Sheltuti më ka pëlqyer shumë. Isha prej atyre që pëlqeja moralin e tij, dijen e tij, kapacitetin e botëkuptimit të tij, aftësinë e tij në gjuhën arabe, komentimin e Kur‟anit, si dhe studimin e tij të bazave të fik‟hut. Ai e ka dhënë këtë fetva, domethënë lejimin e ndjekjes së Medh‟hebit Shi‟it imamij dhe nuk dyshoj aspak se ai ka dhënë një fetva të qartë bazuar në parim.” (Fi sebilil uahdetil islamije” i Rradeviut, f. 8)

 

“Allahu e mëshiroftë shejkh Sheltutin, i cili e ktheu shikimin drejt këtij kuptimi fisnik, duke e bërë fetvanë e tij të qartë e guximtare të përhershme. Midis të tjerash, ka thënë: “Për lejimin e veprimit sipas medh‟hebit shi‟it të imamatit.” (Islamuna”, f. 59)

 

THIRRËSI ISLAM, SHEJKH MUHAMED GAZALIU KA THËNË: “Unë besoj se fetvaja e profesorit të madh, shejkh Mahmud Sheltutit, ka bërë një epokë të madhe në këtë rrugë. Ajo është vazhduese e përpjekjes së njerëzve të sinqertë të autoriteteve dhe të gjithë njerëzve të dijes, si dhe përgënjeshtruese e asaj që presin orientalistët, që zilitë dhe lakmitë do ta hanë umetin, para se radhët e saj të takohen nën një flamur të vetëm. Kjo fetva, në optikën time, është fillimi i rrugës dhe puna e parë.”

 

Pa dyshim se shi‟itët besojnë në mesazhin e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe nderimin e Aliut e konsiderojnë vazhdimësi e prejardhjes farefisnore të këtij të Dërguari, kapjen dhe zbatimin e traditës së tij profetike. Ata, ashtu si të gjithë myslimanët, nuk kanë parë njeri më të madh e më të nderuar, prej të parëve dhe të fundit, sesa besniku, i sinqerti.”

(“Difaun anil akideti ee sheriati”, f. 257.)

 

ABDURRAHMAN NEXHARI, DREJTOR I XHAMIVE TË KAJROS KA THËNË: Kur pyetemi ne sot, japim fetvanë e shejkh Sheltutit, pa i kushtuar rëndësi katër medh‟hebeve, kurse sheh Sheltuti është një imam muxhtehid, mendimi i të cilit nuk rastis të jetë i refuzuar. Përse të kufizohemi në mendimin dhe fetvatë tona ndaj medh‟hebeve të caktuara, kur ata, që të gjithë, janë muxhtehida?” (Murteda Radeviu, “Fi sebilil vihdetil islamije”, f. 66)

 

DOKTOR MUSTAFA RAFIU KA THËNË: Ato janë dy medh‟hebe, që kanë për qëllim imamijtë dhe zejdijtë, dy prej medh‟hebeve shi‟ite, të cilat janë në pajtim me medh‟hebet e Ehli Sunetit. Ndjekja sipas ligjeve të atyre të dyjave, është korrekte.” Unë nuk e kuptoj se çfarë e pengon medh‟heibn Xha‟ferri të qëndrojë në krah të katër medh‟hebeve.”(Islamuna”, f. 32, 59.)

 

HASAN BENA

 

Dijeni mirë se Ehli Suneti dhe shi‟itët janë myslimanë. Ata i bashkon një fjalë: “Nuk ka tjetër Zot veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Kjo është rrënja e akides, e besimit. Sunitë dhe shi‟itët janë njësoj në këtë, prandaj duhet të pajtohen, kurse për sa i përket konfliktit ndërmjet tyre, ajo është një çështje që mund të përafrohen ndërmjet tyre.” (Omer Telmesanij, “Dhikrajatun la mudhekkeratun”, f. 249; “Mexheletul Alemi”, Nr. 519, f. 40. )

 

PROFESOR AHMED BEJ EL MASRIJ, PROFESOR I SHELTUTIT DHE I EBI ZUHRETU KA THËNË: Shi‟itët e imamij janë myslimanë, besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Kur‟anin dhe çdo gjë me të cilën ka ardhur Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Jo vetëm te shi‟itët e imamatit në kohët e hershme, por edhe sot, ka juristë shumë të mëdhenj, si dhe dijetarë në çdo shkencë dhe art. Ata janë shumë mendimtarë të thelluar, me diapazon të gjerë, librat e të cilëve i kalojnë qindra mijëra botime. Shumë prej tyre unë i kam lexuar dhe i kam studiuar.” (Tarikhu teshri‟il islamij)

 

SHEJKHU I EZ’HERIT, SEJID MUHAMED TANTAVI KA THËNË: Nuk ka asnjë dyshim se myslimanët suni dhe shi‟itë e besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka asnjë dyshim se mendimet e ndryshme nuk e pakësojnë shkallën e besimit të njerëzve.

(Mexhel‟letu risaleti thekalejni, Nr. 2, viti i parë, 1412 h, f. 252-253)

 

PROFESOR MAHMUD SERTAVIJ Dekan i Fakultetit të Sheriatit, në universitetin e Jordanisë dhe njëri prej myftive të mëdhenj ka thënë: “Unë them atë që kanë thënë të parët tanë punëmirë: Shi‟itët e imamatit janë vëllezërit tanë në fe. Ata, karshi nesh, kanë të drejtën e vëllazërisë. Edhe ne për ata kemi të njëjtin vlerësim. Midis nesh dhe atyre nuk ka pikëpamje të ndryshme, por ajo kontradiktë që është, ndodhet në degëzime.”

(Burimi i mësipërm, f. 90. )

 

PROFESOR ABDULFETAH MAKSUDI KA THËNË: “Shi‟itët janë vitrina e vërtetë e Islamit, pasqyra e pastër e tij. Kush dëshiron ta shohë Islamin, atëherë duhet ta shikojë atë nëpërmjet besimeve të shi‟itëve dhe nëpërmjet veprave të tyre. Historia është dëshmitarja më e mirë për shërbimet e mëdha që kanë bërë më parë shi‟itët, në fushat e mbrojtjes së akides islame. Dijetarët e nderuar shi‟itë janë ata që kanë luajtur rolet e tyre, që askush nuk i ka bërë në fusha të ndryshme, duke u ndeshur dhe duke u përballur me sakrificat më të mëdha, vetëm për hir të ngritjes lart të Islamit, të përhapjes së mësimeve të tij të vyera, të ndërgjegjësimit të njerëzve dhe drejtimin e tyre kah Kur‟anit.”

(“Fi sebilil vihdetil islamije”. )

 

 

Pa dyshim se vepra më e mirë e një myslimani të drejtë është që të braktisë atë që kanë shkruar armiqtë kundër shi‟itëve dhe me mendjemprehtësinë e tij, të bëjë kërkime për të vërtetën, pasi librat e imamatit janë të shumtë, në çdo vend dhe mund t‟i marrësh nëpër shoqatat, qendrat dhe dijetarët e tyre. Unë, në këtë studim, nuk pretendoj se e kam përçuar në mënyrë të plotë tek lexuesit ndjekjen e Shi‟izmit, sepse studimi për këtë çështje është i gjerë dhe kjo përmbledhje nuk mjafton për ta paraqitur.

(E kemi zgjeruar çështjen më tepër në librin tonë “Rekibtu es sefinete”. )

 

Këta janë disa libra, që ne i vëmë përpara studiuesve, për atë që dëshiron më tepër hulumtim në këtë aspekt: 

 

1- Librat e dijetarëve dhe intelektualëve suni, studimi dhe vërtetimi shkencor i tyre i orientoi ata drejt vërtetësisë së medh‟hebit të Ehli Bejtit. Në faqet e mësipërme kemi përmendur një pjesë të tyre.

2- “El Murraxheatu”, Sejid Sherefuddin el Amilij.

3- “El Gadijru”, shejkh El Emini, njëmbëdhjetë vëllime.

4- “Mealimul Medresetejni”, Sejid Murteda el Askerij.

5- “El Imam es -Sadiku uel Medhahibul Erbeati”, shejkh Esed Hajdari.

6- “Lejali Bijshaueru Munadherati ue Hivari”, Sejjid Muhamed el Musavi Shirazi.

7- “Aslu Shiiati ue usuluha”, shejkh Muhamed Husejn Kashiful Gitai.

8- “En Nassu uel Ixhtihadu”, Sejjid Sherefuddin el Amili.

9- “Nedharijatul Khalifetejni” dhe “Igtijalul Khalifeti Ebu Bker Balsam”, të shejkh Nexhah et Taij.

10- “Difaun min uahji Sheriati”, Sejjid Husejn err Rrrexha.

 

 Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin dhe familjen e tij të pastër e të mirë.

 

 

1- Kur‟ani Famëlartë.

2- Adabu Shafij ve menakibuhu: Ibn Ebu Hatim Er Razi, Zyra e Përhapjes së Kulturës Islame, Egjipt, 1372 h.

3- El Ihkamu fi usulil ahkami: Ibn Hazmi el Endeluusij, 456 h, Darul xhejli, Bejrut, botimi i dytë 1407 h.

4- Aslu shiia ve usuluha: Muhamed Husejn Al Kishaful Gitai, 1373 h.

5- I‟lamul muvek‟kiine an Rabbil alemin: Muhamed ibn Kajim el Xheuzije, 751 h, Darul xhejli, Bejrut.

6- El Intifau, Ibn Abdulberri en Nemriju (Lindur - 463 h).

7- Evailul mekalati, Muhamed ibn Muhamed ibn Nu‟mani el-Bagdadi (vdekur në 413 h).

8- Bedaius Sanai‟i, El Kesanij el Hanefij.

9- El Bidajetu uen Nihajetu, Ibn Kethiri Dimashkij (vdekur në 774 h) Darul fikri, Bejrut, 1402 h.

10- Tarikhu Bagdad, El Khatib el Bagdadij (vdekur 463 h) Darul kitabil arabi, Bejrut.

 

11- Tarikhu medineti Dimashki, Ibn Asakiri (vdekur më 571 h), Darul fikri, Bejrut, 1416 h.

12- Te‟sisunn- nedhari, Ebu Jezid Debusij el-Hanefij; korrigjoi dhe rregulloi Mustafa Muhamed el Kibanij Dimashki.

13- Tedhkiretul hifadh, Shemsuddin Dhehebiju (vdekur 774 h), Daru ihjai turathil arabi, Bejrut.

14- Tefsiru ibn Kethiri, Ebu el Fedai ibn Kehtir Dimashkij (vdekur më 774 h), Darul ma‟rifeti, Bejrut, Botimi i dytë, 1408 h.

15- Tefsiru Ed Durrul Menthur, Xhelalulddin Sujutij (vdekur më911 h), Darul fikri, Bejrut, Botimi i parë, 1403 h.

16- Tefsiru Mefatihul Gajbi, Fakhruddin Rrazi (vdekur më 606 h), Daru ihjai turahtil arabij, Bejrut, Botimi i parë, 1415 h.

17- Tefsiru i Tabarijut, Ibn Xheriri Tabariju, (vdekur 310 h), Darul ma‟rifeti, Bejrut, Botimi i parë, 1329 h.

18- Tefsiru Fet‟hil Kadirji, Muhamed ibn Ali Sheukanij, (vdekur më 1250 h), Darul ma‟rifeti, Bejrut.

19- Tefsirul Keshaf, Mahmud Xharullah Zamkhasheriju, (vdekur më 538 h), Darul ma‟rifeti, Bjerut.

20- Telbisu ibliis, Xhemaluddin Ebu Ferexh ibn Xheuziju, (vdekur 597 h), realizuar nga Sheh Muhjiddin Muhamed Bajun, Daru ibn Zejduni, Bjerut, Botimi i parë. Qielli më bekoi mua 141

21- Xhamiu Bejanil ilmi ue fadlihi, Ibn Abdulberri Nemriju, (vdekur më 463 h), realizoi Ebu Eshbal Zuhejriju, Daru ibn Xheuzij, Saudi, Botimi i dytë, 1416 h.

22- Huxhxhetullahi el Baligah, Uelijullah Dahlevij.

23- Er reddu ala men akhlede ilel erdhi ve enkere ennel ixhtihade fi kul‟li asrin ferdun, Xhelaluddin Sujutiu, (vdekur më 911 h).

24- Silsiletul Ehadithi Sahihah, Muhamed Nasiruddin Albanij, Botuar në Rijad, 1415 h.

25- Sisiletul Ehadithi Dhaifeh, Muhamed Nasiruddin Albanij, Bejrut, Botimi i pestë, 1405 h. 26- Sunenu ibn Maxheh/ Ebu Abdullah Muhamed ibn Jezidi ibn Maxhe el Kazeuinij (vdekur më 275 h), Darul fikri, Bejrut.

27- Sunenu Ebu Davudit, Ebu Davud Sexhestanij, (vdekur më 275 h), Darul fikri, Bejrut.

28- Sunenu Tirmidhij, Ebu Isa Muhamed ibn Isa ibn Sureti Tirmidhij, (vdekur 279 h), Daru ihjai turahtil arabij, Bejrut.

29- Sunenu Darimij, Ebu Muhamed Abdullah ibn Abdurrahman Semerkandij Darimij, (vdekur 255 h), Darul fikri, Bejrut.

30- Es sunenul Kubra, Ebu Bekër Ahmed ibn Husejni ibn Ali Bejhekiu, (vdekur më 458 h), Darul fikri, Bejrut. Qielli më bekoi mua 142

31- Sunenu Nisaij bisherhil hafidh Xhelaluddin Sujutiu, Daru ihjai turathil arabi, Bejrut.

32- Sherhun Nevevij ala muslimin, Muhjiddin Ebi Zekerija Neveviju, (vdekur më 676 h), Darul kitabil arabij, Bejrut.

33- Sahihul Bukhari, Ebu Abdullah Bukahriu, (vdekur më 256 h), Alemul Kutub, Bejrut, Botimi i pestë, 1406 h.

34- Sahihu Muslimi, Muslim ibn Haxhahi Nisabeviju, (vdekur më 261 h), Darul fikri, Bjerut, Botimi i dytë, 1398 h.

35- Sahihu sifeti salatin nebijji, Hasan ibn Ali Sekkafi, Darul Imami Nevevij, Oman, Jordani, Botimi i parë, 1413 h.

36- Sauaikul Muhrika ala ehli refdhi ve dalali ve zendekeh, Ibn Haxher el Hejtemi (vdekur më 973 h), Muessesetu rrisaleti, Bejrut, Botimi i parë, 1417 h.

37- Fet‟hul Baari bi sherhi sahihil Bukhari, Ibn Haxher Askalaniju, (vdekur më 852 h), Daru ihjai turahtil arabij, Bejrut, Botimi i dytë, 1402 h.

38- Fik‟hus Sunneh, Sejjid Sabiku, Darul fet‟hil i‟lamil arabij, Botimi i parë, 1418 h.

39- Kenzul Ummal, Mutteki el Hindij, (vdekur më 975 h), Muessesetu rrisaleti, Bejrut, Botimi i pestë, 1405 h. Qielli më bekoi mua 143

40- Mexhmeuz Zeuaidi ue Munbiul Feuaidi, Ebu Bekër Hejthemiu, (vdekur më 807 h), Darul kitabil arabij, Bejrut, Botimi i tretë, 1402 h.

41- Mexhmuuatul rresailil munirijeh, Sanaijju, Daru ihjait turahtil arabi, Bejrut.

42- El Mustedreku ala Sahihajni, Ebu Abdullah Hakimi Nisaburij, (vdekur më 405 h), Darul fikri, Bejrut, 1398 h.

43- Musnd imam Ahmed ibn Hanbeli, (vdekur më 241 h), Darul fikri, Bejrut.

44- Meuettau Maliki, Malik ibn Enesi, (vdekur më 279 h), Daru ihjait turahtil arabi, Bejrut. 45- Rekibtu Sefinete, Mirvan Khalifati, Merkezul gadiri li ddirrasatil islamijjeh, Kum, Botimi i parë, 1418 h. Si dhe burime dhe referenca të tjera.