Prandaj pyesni ata që dinë

MUHAMED TIXHANI SEMAVI

një vazhdim së shpejti... in sha Allah

Faleminderimi dhe lavdia i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin i cili u zgjodh si mëshirë për botët, i cili është i pari i atyre para dhe pas tij dhe i pastër nga të gjithë mëkatet dhe mangësitë.

Paqja dhe bekimet qofshin mbi pasardhësit e tij të zgjedhur e të pastër - Ehli Bejtin, të cilët janë yjet e udhëzimit dhe llambat që ndriçojnë në errësirën e botës, pra Imamët - pararoja e umetit musliman.

 

Po, në këtë libër u jam përgjigjur kryesisht pyetjeve të parashtruara nga myslimanët kuriozë, veçanërisht ata nga drejtimi suni, atyre që kanë rezervuar ekskluzivisht për vete ndjekjen e sunetit të pastër të Profetit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të dhe pasardhësit e tij të pastër, e të cilët kanë gjykuar myslimanët e tjerë, dhe nganjëherë edhe janë tallur me ta.

 Mjerisht, në shumë vende islame, gjithnjë e më shumë po themelohen shoqatat të reja nën pretekstin e mbrojtjes së Sunetit të pastër të Muhamedit, s.a.v.a., ose nën emrin e miqve të Sunetit dhe ndihmësve të sahabëve. Shtypen libra të panumërt në të cilët shiat dhe Imamët e tyre akuzohen dhe përbalten, duke i quajtur të pafe ndërsa dijetarët e tyre i tallin, ndërkohë që të gjitha këto ide i plasojnë  në gjithë botën islame dhe joislame përmes  mediave masive  ndërkombëtare, kështu që kjo ka eskaluar deri në atë pikë sa që edhe bisedat e rëndomta të njerëzve janë redukuar në debat mbi relacionin suni - shia.

 

Dhe shumë herë ka ndodhur që në raste të ndryshme jam takuar me të rinjë, të etur për të vërtetën, me intelektualë që hulumtonin të vërtetën mbi shiat dhe të cilët, pasi që në këto biseda fitonin njohuri për mësimet e shiave dhe nga literatura e lexuar, viheshin para dilemës se ku është fshehur e vërteta? Me disa prej tyre kam biseduar personalisht duke u dhuaruar librin tim Mandej u bëra i udhëzuar, ashtu që një pjesë e konsiderueshme e tyre, pas një serie diskutimesh dhe bisedash në kërkim të së vërtetës, e pranuan të vërtetën mbi Ehli Bejtin duke i mbetur besnik atyre. Mirëpo kjo përkon vetëm me ata të cilët kanë patur rastin të takohen dhe të bisedojnë me mua. Sa i përket pjesës tjetër të rinisë, që nuk kanë patur rastin të njihen me shiat, pa dyshim se me të dëgjuar të këtyre ideve shqetësohen dhe zemërohen.

 

 Sado të shumta, të fuqishme dhe të qarta të jenë argumentet e shpalosura në librat Mandej u bëra i udhëzuar dhe Në shoqëri me të sinqertit, ato megjithatë duket se nuk mjaftojnë për t'u ballafaquar me idetë agresive dhe të rrezikshme dhe me propagandën helmuese e cila stimulohet përmes buxheteve të mëdha të petro-dollarit nga shtete të caktuara dhe publikohet përmes mas mediave të dirigjuara.

 

Gjithësesi unë jam plotësisht i bindur se zëri i së vërtetës do të depërtoj në gjithë atë zhurmë, se rrezet e dritës do ta heqin velon e errësirës, ngase premtimi i Allahut është i vërtetë:

„Ata duan ta shmangin dritën e Allahut me gojët e tyre, ndërsa Allahu do të bëjë që drita e tij të dominojë, madje edhe nëse jobesimtarëve iu vie rëndë“. Saff, 8

 

Ata që nuk besojnë shpenzojnë pasurinë e tyre që t'i largojnë nga rruga e Allahut. Ata me siguri se do ta harxhojnë atë, ndërsa më vonë për këtë do të ndjehen keq dhe në fund do të jenë të mundur. Ndërsa ata që nuk do të besojnë – do të dëbohen në Ferr.“ Anfal, 36

 

Andaj dijetarët, shkrimtarët dhe intelektualët e kanë për obligim që t'i eliminojnë problemet e kësaj natyre  dhe t'ia tregojnë të tjerëve rrugën e vërtetë. Allahu i Lartësuar thotë:

„Ata që do t'i fshehin dëshmitë e qarta, të cilat Ne i kemi shpallur dhe rrugën e vërtetë të cilën njerëzve ia kemi treguar në libër, ata Allahu do t'i mallkoj, ndërkaq do të mallkohen edhe nga ata që kanë të drejtë t'i mallkojnë. Do t'ia fali vetëm atyre që pendohen dhe përmirësohen dhe këtë e dëshmojnë publikisht, ndërsa Unë e pranojë pendimin dhe jam i Mëshirshëm“. Bekare, 159- 160

 

Andaj për këtë të diturit që janë të sinqertë dhe serioz në emër të Allahut nuk lëshohen në debate mbi këtë çështje me rëndësi të veçantë, sepse, meqë Allahu e ka lëshuar udhëzimin dhe sqarimin e Tij, e ka përsosur besimin, e ka plotësuar begatinëe  tij dhe nëse i Dërguari i Allahut, s.a.a, i ka plotësuar premtimet e tij dhe ummetit ia ka komunikuar porosinë e tij, krahas këshillave të nevojshme, atëherë prej nga e gjithë kjo përçarje, urrejtje, armiqësi, intolerancë, tallje dhe mohim. Po, sot unë në mënyrë eksplicite po ia publikoj të gjithë muslimanëve se nuk ka rrugë tjetër për shpëtim, fitore, unitet, lumturi, kënaqësi, sukses dhe fitim të Parajsës, përveç se duke iu kthyer dy parimeve themelore,e këto janë:

 

1. Libri i Allahut - Kur'ani

2. Ehli-Bejti (Pasardhësit e të Dërguarit)

 

Dhe nuk është kështu ngase po e them unë, por ky është të Folurit e Allahut nga Kur'ani dhe të folurit e  të Dërguarit të Tij, s.a.a.. Për arritjen e unitetit mes muslimanëve, ata duhet t'i tejkalojnë dilemat të cilat janë edhe pengesa në këtë rrugë. Së pari ehli suneti do të duhej t'i pranojnë pasuesit e Ehli Bejtit (që njihen me emërtimin shia), si mesheb i pestë dhe të sillen em ta sikur me 4 meshebet e tjera sunite. Ata nuk duhet të nënvlerësojnë ose t'i akuzojnë pjesëtarët e këtij drejtimi të mendimit.. Përkundrazi, ata duhet t'i japin lirinë e zgjedhjes intelektualëve të arsyeshëm për të zgjedhur drejtimin e mendimit që atyre u përshtatet. Në këtë mënyrë, është e nevojshme që sunitët dhe shiitët të njohin shkollat e tjera të mendimit si ibadi dhe zaidi. Dhe aq sa kjo mund të eliminojë përçarjet dhe urrejtjet në umetin islam, fakti është se nuk ka zgjidhje të plotë për problemin e dytë historik.

 

Së dyti:

Të gjithë muslimanët duhet të bashkohen në një ide. Kjo është ideja e shpallur nga Libri i Allahut dhe i Dërguari i Tij, s.a.a., dhe kjo është rruga e drejtë (siratul-musteqim) në të cilën nuk ka devijim, në fakt, është rruga e Imamëve të Ehl-Bejtit, pikërisht atyre të cilët Allahu i Plotfuqishëm i ka pastruar nga çdo papastërti., nga ndyrësia dhe gabimi, dhe se ka një pajtueshmëri mes shiave dhe sunive për sjelljet, përsosmërinë, devotshmërinë, njohjen e drejtësisë, heqjen dorë nga gjërat e kësaj bote dhe veprimet praktike, në raport me të gjithë njerëzit e tjerë. Nëse, nga ana tjetër, ka mosmarrëveshje, ato shfaqen në lidhje me disa prej sahabëve. Por a nuk do të ishte më mirë që muslimanët t'i refuzojnë ato në të cilat kanë dallime dhe të pranojnë atë për të cilën bien dakord. Sepse, i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., na thotë:

 

"Lëreni atë për të cilën keni dyshime dhe pranoni atë për të cilën jeni të sigurt!"

(Sunnen Tirmidhi, vëll. 4, f. 2288; Sunen ibn Hanbel vëll. 1, f. 200.)

 

Prandaj, umeti islam duhet të bashkohet rreth një gjëje të fortë dhe të qëndrueshme të themeluar nga Resulullahu, s.a.v.a, kur ai porosit:

“Unë ju lë dy gjëra të çmuara dhe nëse i përmbaheni fort atyre, nuk do të humbni kurrë, ato janë: Libri i Zoti dhe Ehli Bejti im (familja ime). ”

(Sahih Tirmidhi, vëll. 2, f. 3008; Sahih Muslim, vëll. 4, f. 122.)

 

Meqenëse ky hadith pranohet si sahih si nga sunitët ashtu edhe nga shiitët, dhe pavarësisht dallimeve që kanë dhe cilës shkollë të mendimit i përkasin, atëherë pse një grup në mesin e muslimanëve nuk vepron sipas tij? Pa dyshim, nëse të gjithë myslimanët do të vepronin në frymën e këtij hadithi, do të krijohej një unitet i fortë islam, që nuk do ta trazonin as erërat e ashpra, nuk do ta dridhnin stuhitë e fuqishme e as natyra nuk do ta dëmtonte  e as nuk do të mund ta hsfarosnin kurthet e armiqëve.

 

Unë jam vërtet i bindur se kjo është mënyra e vetme e shpëtimit për myslimanët, dhe çdo gjë që shkon përtej kësaj është një fjalim mashtrues dhe i kotë. Dhe me siguri, nëse dikush dëshiron të ndjekë besnikërisht Kuranin dhe Sunetin e Profetit, s.a.v.a., nëse ai do ta trajtonte historinë me një qasje pa anime, atëherë do të ndanim vlera të përbashkëta me të.

Zgjidhja e parë, për fat të keq, u zhduk nga dita kur Profeti i Shenjtë, s.a.v.a., u shpërngul në Ahiret, pasi shokët e tij u ndanë mes veti, gjë që shkaktoi një përçarje në umetin islam, dhe me shumë keqardhje duhet të theksohet se ky proces vazhdoi në valën e një propagande masive dhe helmuese drejtuar kundër Ehli Bejtit, fillimisht nga sundimtarët umajad, pastaj nga sundimtarët abasidë e deri më sot, me ç'rast  ithtarët e Ehli Bejtit prej tyre akuzohen për devijim, madje edhe si jobesimtarë.

 

Pra, për ne, nuk ka ilaç tjetër përveçse të paraqesim fakte të qarta për atë që kërkon të vërtetën, dhe të ballafaqojmë kundërshtarët e këtij mendimi me moton kuranore:

"Thuaj: sillni provat tuaja nëse flisni të vërtetën".Bekare, 111

 

Dhe dëshmitë dhe faktet e tyre nuk mund të imponohen me forcë, armë, kërcënime, para, etj., ndaj atyre që janë liridashës dhe sakrifikues në emër të Zotit.

 

Zoti ynë, nëse ulemaja e sotme myslimane do të organizonte një konferencë islame dhe me zemër të hapur, me arsyen e çliruar nga paragjykimet dhe me shpirt të pastër, do të diskutonte të gjitha problemet e përmendura dhe çështjet e pazgjidhura, ky do të ishte një shërbim i madh për umetin musliman; do të eliminoheshin përçarjet dhe mosmarrëveshjet; plagët do të shëroheshin dhe do të rivendosej uniteti islamik.

Pa dyshim se ky unitete është në rrugën e vendosjes së tij, duam apo nuk duam ne. Nga linja e Profetit, s.a.v.a., do të vijë Imami me të cilin do të vendoset drejtësia dhe rendin në Tokë, pasi të ketë qenë e mbushur me plot padrejtësi. Ai Imam i madh i pastër është nga pasardhësit e pastër të Muhamedit.

 

Zoti i Lartësuar i dha atij fuqi për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa gjatë fshehjes së tij nga bota e dukshme (koha e fshehjes) Zoti do ta tundojë umetin, për ta kthyer atë në botën e dukshme (fenomenale) kur për këtë të vie koha (ahiri zaman – koha e fundit). Ai do t'ia nxjerrë në pah umetit besimet e gabuara dhe lajthitjet, dhe do t'u japë njerëzve mundësinë që të kthehen në të Vërtetën dhe të ndjekin Sunetin e pastër të Muahmmed, s.a.v.a., pikërisht ashtu siç ishte lutur dikur: "Zoti im, udhëzoje popullin tim, sepse ata nuk dinë "

 

Dhe derisa të vijë dita e kthimit të Mehdiu unë ju fali këtë libër në të cilin gjendjen përgjigjet për disa pyetje që i kam zënë nga mësimet e Ehl-i Bejtit. Uroj që muslimanët në të gjithë botën islame të përfitojnë nga ky kontribut dhe le të jetë një nxitje shtesë në përpjekjet e tyre drejt vendosjes së unitetit.

Zoti im, në Ty mbështetem dhe Ty të kthehem (drejtohem). Ti ma lehtëso rrugën time të suksesit, ndërsa suksesin e kërkoj vetëm nga Ti. Zgjeroje gjoksin tim, më lehtëso punët e mia, zgjidh nyjet nga gjuha ime, ashtu që ajo që them të jetë më e kuptueshëm (nga të tjerët) dhe ajo që them të jetë bekuar me mirësi dhe dobi, dhe ky kontribut le të jetë vetëm një tullë në pallatin e unitetit!

E them këtë sepse muslimanët e sotëm janë aq larg nga të drejtat minimale të njeriut dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.

Kështu jam ndjerë personalisht në shumicën e vendeve ose enklavave muslimane të cilat i kam vizituar.

 

Së fundmi kam udhëtuar nëpër Indi, një gadishull në të cilin jetojnë miliona muslimanë. Kam dëgjuar shumëçka, mirëpo ajo që kam parë, vërtetë është një arsye më shumë për t'u habitur dhe brengosur. Kam qarë dhe jamë ndjerë plotësisht i pikëlluar për shkak të rrugës që ndjek ky ummet, dhe po të mos kisha besim dhe shpresë në zemër për pak sa me tërë qenien t'i dorëzohem dëshpërimit.

 

Me t'u kthyer nga India, i dërrgova letër të hapur dijetarit hindu Ebu Hasan Nadaviut, atij të cilit muslimanët e ehli sunetit në Indi e konsiderojnë si autoritet, në të cilën i kam premtuar se nëse nuk përgjigjet, do t'i bëjë publike të dy letrat. Ende nuk kam asnjë përgjigje prej tij. Për këtë arsye në fillim të këtij libri do ta publikoj letrën time , e cila mund të mbetet si dokument historik, ndërsa para Zotit dhe njerëzve si dëshmi se me të vërtetë e kemi dashur unitetin. 

 

 

Le të jetë paqja në të Dërguarin Fisnik dhe pasardhësit e tij të pastër! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me ju!

Unë jam  Muhammed Tixhani Samawi, një tunizian i mëshiruar nga Allahu i Lartësuar me  Udhëzimin e Tij dhe pas hulumtimeve dhe diskutimeve të gjata, i jam kthyer Familjes së të Dërguarit s.a.v.a., përkatësisht shokës së mendimitt ë Ehli Bejtit.

Pasi që i takoja meshebit maliki dhe rendit sufik tixhani, i cili është i njohur në veriun e Afrikës, në takimin që pata me ulemanë shia gjatë një udhëtimi i pranova mësimet e tyre. Kështu e njoha dhe e kuptova të Vërtetën, ndërsa pas kësaj kam shkruar librin Summe ihtedejtu, përkatësisht mandej u bëra i udhëzuar, ndërsa pas këtij edhe librin Madžma' ilmi islami, gjegjësisht Njohuritë e kompletuara islame.  Gjitha këto janë publikuar në disa gjuhë dhe pikërisht për këtë isha i ftuar në Indi.

 

Zotëri i nderuar“ Erdha në Indi, në një vizittë shkurtër me shpresën se do të takohem me Ju. Për ju kam dëgjuar shumë, veçmas atë se shkëlqesia juaj i takon personaliteteve me reputacion më të lartë të ehli sunetit vel xhematit. Mirëpo largësia e madhe dhe mungesa e kohës më pneguan për t'u takuar. Andaj u mjaftova me vizitën e bërë qyteteve Bombaj, Buna, Xhebel Pur dhe qyteteve të tjera në provinëcn Guxharat.

Pas gjithë asaj që pashë atje, veçmas urrejtjen dhe përbuzjen ndaj gjithçkaje shiite, mbeta i dëshpëruar, i pikëlluar dhe i brengosur.

 

Kam dëgjuar raste që kanë përfunduar me përleshje, me luftime të ndërsjellta dhe gjakëderdhje e të pafajshmëve, ndërsa e gjithë kjo në emër të mbrojtjes së parimeve islame. Duke dëgjuar të gjitha këto, nuk iu besoja veshëve të mi, duke menduar se këto janë vetëm se teprime dhe zmadhime. Mirëpo, duke qenë shumë i befasuar, shumë shpejtë erdha në pëfundimin se plani dhe skenari i rrezikshëm dhe i ndryrë armiqësor realizohen në mënyrën eë muslimanët shia dhe suni mes veti të vriten dhe shkatërrohen. Ajo që veçmas m'i hapi sytë, ishte kontestimi im me dia alim suni dhe me liderin e tyre Mufiun Shejh Aziz Rrahamni, i cili ndodhi në xhami të Bombait, ndërkaq duke qenë i ftuar prej tyre.

 

Sapo isha ulur në mesin e tyre, filluan me fyerjen, baltosjen dhe talljen e shkollës shiite të mendimit (meshebit). Kështu dëshironin të më provokonin meqë e dinin se unë jam autor i librit i cili bënë thirrje në meshebin ose rrugën e Ehli Bejtit. Sidoqoftë, duke e kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre e kam përmbajtur veten dhe duke buzëqeshur iu kam thënë: „Unë jam musafiri juaj, ndërkohë që kam përshtypjen se mos më keni ftuar për të më fyer e  sharë? Nëse silami ju ka mësuar me sjellje të tilla?“ M'u përgjigjën me shumë arrogancë: „Kush je ti, ti asnjë ditë të jetës tënde nuk ke qenë musliman, meqë je shia i takon shiave.“

 

Iu thashë: „Vëllezër, keni frikë nga Allahu! Ne kemi një Zot, të dërguarit i kemi të përbashkët, sikur edhe Librat e Kiblën. Shiat besojnë në një Zot dhe i praktikojnë dispozitat islame, e pasojnë të Dërguarin s.a.v.a. dhe Familjen e tij. Andaj si ia lejoni vetes që ata t'i konsideroni për jobesimtarë?!“

 

Ata u përgjigjën: „Ju nuk i besoni Kur'anit, ju jeni hipokritë, ju e praktikoni takijeh ngase Imami i juaj ka thënë: Takia është pjesë e besimit tim dhe i besimit të etërve të mi. Ju jeni thjeshtë një sekt hebre, themelues i të cilit është Abdullah ibn Sebe“.

 

I buzëqeshur iu thashë: „T'i lëmë shiat, bisedoni me mua, sepse më parë kam qenë sikur ju, isha (meshebi) maliki dhe pas hulumtimeve të caktuara kam ardhur deri te bindjet se e vërteta është në anën e Ehli Bejtit, ndërkohë që ata janë më të besueshmit dhe më meritorët për t'i ndjekur. A mos është qëllimi juaj që me mua të fjaloseni dhe të grindeni apo jeni të gatshëm të më pyesni rreth argumenteve dhe arsyeve të mia, sepse ndoshta vetëm në këtë mënyrë do ta kuptonim njëri – tjetrin?!“

Ata thanë: „Ehli Bejti janë gratë e të Dërguarit të Allahut, mbase ti për këtë asgjë nuk ke mësuar nga Kur'ani?“

Iu thashë: „Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit nuk thonë ashtu çfarë ju po flisni.“

Ata thanë: Gjithçka që gjendet librat e Buhariut dhe Muslimit dhe në përmbledhjet e tjera sunite të hadithit, ndërsa iu shkon për shtati argumenteve tua, ato janë ndërfutur dhe nga shiat.“

 

Në buzëqeshje e sipër iu thashë: „Nëse shiat kanë pasur sukses që pretendimet e veta t'i fusin në librat tuaj sahih, atëherë ato nuk kanë ndonjë vlerë e rëndësi as për ju, sikur edhe për meshebin tuaj i cili është i bazuar në ato libra.“

Heshtën dhe nuk dhanë asnjë përgjigje, mirëpo befas njëri prej tyre sërish filloi me provokime:

„Kushdo që nuk beson në hilafetin e Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit, Aliut, Muavijes, Jezidit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk është musliman.“

Më habiti ky konstatim, të cilin po e dëgjoja për herë të parë në jetën time, se ai që nuk i beson hilafetit të Muavijes dhe Jezidit nuk është besimtar. Kjo më goditi fortë andaj thashë me vete: „Të themi se muslimanët duhet të jenë të kënaqur me Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, por si të jenë me jezidin?! Kështu diça dëgjova në Indi“. Iu drrejtova atyre duke i pyetur: „A pajtoheni edhe ju me konstatimin e tij?“ Ata u përgjigjën: „Po!“

E kuptova se vazhdimi i diskutimit me ta ishte i padobishëm ngase ndjehesha se duan të më provokojnë me kurthet e tyre në shenjë hakmarrjeje (për shkak të qëndrimeve të mia), ndoshta donin edhe të më vrisnin nën arsyetimin se kam shpifur për ashabët?Q Allahu e di më mirë!

 

E shihja të keqen në sytë e tyre dhe e luta mikun tim, i cili më kishte sjellur deri aty, të largoheshim prej tyre. Ai më nxorri jashtë duke më këtkuar falje për gjithë atë që kishte ndodhur atje. Natyrisht, ky njeri fisnik, që kishte organizuar këtë takim, kishte për qëllim ta kuptonte të vërtetën përmes këtij takimi. Emri i tij është Sherefudin, ndërkohë që ishte pronarë i një librarie dhe shtëpie botuese islame në Bombaj. Ai ishte dëshmitar i këtij diskutimi andaj edhe nuk e fshehu zhgënjimine  tij ndaj këtyre njerëzve që konsideroheshin si ulema.

Mbeta i zhgënjyer për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën kanë rënë muslimanët, veçmas ata që veten e konsiderojnë për ulema (dijetar). Mendova me vete: „Nëse ulemaja kanë aaritur këtë nivel të paragjykimeve të verbëta, në çfarë gjendje janë masat injorante dhe laike? Kështu atëherë e kuptova se betejat dhe luftërat  në të cilat në mënyrë të palejuar derdhet  gjaku i pafakshëm, përdhoset nderi dhe dinjiteti, në të vërtetë, bëhen nën pretekstin e mbrojtjes së islamit.

 

Unë qava për gjendjen e këtyre njerëzve të cilëve nga Allahu xh.sh. iu besua roli i udhëheqjes dhe i udhëzimit të njerëzve në rrugën e drejtë (Ova recenica nije mi dovoljno jasna: Ja sam plakao zbog stanja ovih ljudi kojima je Allaha, dž.š., povjerena uloga vodstva i upućivanja ljudi na pravi put. Međutim, svjetlo teško dopire do njihovih srca. Mirëpo, drita vështirë arrin në zemrat e tyre. Në një situatë ku vetëm në Indi rreth 700 milionë njerëz adhurojnë lopë, statuja dhe hyjni të tjera, përveç Allahut, në vend që këta myslimanë të bashkojnë forcat dhe përpjekjet e tyre për t'i çliruar këta njerëz nga mashtrimi dhe errësira dhe për t'i udhëhequr ata në rrugën e Islamit, ata për fat të keq kanë nevojë vetë udhëzim dhe udhëzim.

 

Zotëri i nderuar, po Ju shkruaj këtë letër pikërisht për këtë, edhe atë në emër të Allahut të Lartësuar dhe gjithëmëshirshëm, në emër të dëshirës së të Dërguarit tonë Fisnik, s.a.v.a., dhe të qëllimeve sublime të islamit, si dhe për shkak të së vërtetës së lartësuarit i cili thotë: „Dhe mbahuni fortë litarit të Allahut dhe kurrsesi të mos përçaheni“.

Si njëri prej muslimanëve me peshë, nga ju pres  të jeni të guximshëm dhe trim, që në rrugë të Zotit të mos i frikësoheni qortimit dhe kritikës së askujt dhe të distancoheni nga çdo lloj i fanatizmit dhe nacionalizmit si dhe nga grupi i klientëve të shejtanit. Në emër të Allahut dilni hapur, ngase ju jeni ai që paraqiteni në emër të islamit, ju jeni obliguar për këtë para Allahut dhe me siguri se Allahu nuk do të jetë i kënaqu me Ju nëse do të luani rolin e vëzhguesit të heshtur të ngjarjeve për të cilat jeni në dijeni. Pa dyshim, se Allahu i Lartësuar në Ditën e Gjykimit do t'ju pyes të gjithë juve për gjithçka që ndodhë, qoftë me rëndësi të vogël apo të madhe. Andaj: „Të diturit nuk janë të barabartë me të paditurit“. (Kur'an)

Secili do të pyetet dhe do të jetë përgjegjës  sipas kapacitetit të mendjes që iu është dhuruar. Meqenëse Ju jeni lideri suprem, e me këtë edhe bartës i prëgjegjësisë për udhëzimin dhe drejtimin e ulams hinduse, përgjegjësia Juaj është më e madhe se e të tjerëve.

 

Fjala juaj e thënë me qëllim të mirë mund të ketë pasoja shumë mëdha pozitive  te muslimanët rreth jush, ndërsa gjithashtu edhe fjala Juaj qëllimkeqe mundë të shpie në shkatërrimin e atij populli. Andaj, „Keni frikë Allahun o ju që iu është dhuaruar arsyeja“.

Meqë të diturit Allahu i Lartësuar i ka nderuar me një shkallë të lartësuar të vendosmërisë: „Allahu dëshmon, ashtu edhe engjujt e të diturit që veprojnë me drejtësi se nuk ka Zot tjetër veç Allahut“, ndërsa edhe të gjithë neve na ka obliguar në drejtësi dhe në vërtetësi: „peshoni me drejtësi dhe mos hiqni nga peshoja“, gjë të cilën disa mufesir e interpretojnë sikur kjo të përkonte vetëm me drejtësinë në kuptimin material. Mirëpo, në çështjet e meshebeve (mes'eleve) dhe në çështjet e besimit (akides) me ç'rast nuk është e lehtë ta dallosh të vërtetën nga jo e vërteta dhe ku një qëndrim i drejtë mund të rrezatoj udhëzim dhe shpëtim për njerëzimin, thelbi i ajetit të lartëpërmendur mund të jetë me rezultat më të vlefshëm dhe kuptim më të thelluar.

 

Allahu i lartësuar thotë: „O Davud, Unë të kam vendosur mëkëmbës në tokë, andaj gjyko me drejtësi dhe mos iu nënshtro epsheve tuaj, ngase do t'i devijosh ata nga rruga e së vërtetës“.

 Ndërsa i Dërguari Fisnik, s.a.v.a. thotë: „pasoje të vërtetën, sado që ajo të jetë kundër teje dhe thuaje të vërtetën sado që e hidhur të jetë ajo“.

Zotëri i nderuar! Unë ju bëjë thirrje me librin e Zotit dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., kështu që ju lutemi pranoni të vërtetën sado e hidhur të jetë, në mënyrë që kjo të jetë dëshmia juaj para Zotit. Për Zotin, a i konsideroni jomuslimanë shiat, a jeni vërtet të bindur se shiat janë të pafe? A janë qafirë ndjekësit e Ehli bejtit të të Dërguarit të cilët shfaqin njëshmërinë e Zotit dhe mbi të gjitha e adhurojnë dhe madhërojnë Atë dhe që nuk i atribuojnë Atij asnjë ngjashmëri me asgjë, as nuk e mishërojnë Atë në asnjë formë dhe pamje, ndryshe nga të tjerët, që besojnë në mesazhin të Muhamedit, s.a.v.a., dhe të cilët i sjellin atij më shumë bekime dhe salavate se çdo kush tjetër dhe që e vlerësojnë dhe respektojnë atë më shumë se të tjerët, sepse ata e mbajnë atë të pagabueshëm edhe para se ai të fillonte të merrte shpallje?!

 

A janë jobesimtarë ata që i binden Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, ata që e duan dhe ndjekin Familjen më shembullore të Profetit të tyre, s.a.v.a., të cilët i quajnë shia? A e kanë statusin e jobesimtarit këta shia që falin namazin duke e konsideruar si aktin më  të rëndësishëm, që paguajnë zekatin dhe të cilët, për të plotësuar bindjen ndaj Zotit dhe Profetit, paguajnë edhe Humsin (duke dhënë 1/5 e të ardhurave në emër të anëtarëve të Familjes së Profetit, s.a.v.a.), ata që agjërojnë Ramazanin dhe ditë të tjera shtesë si agjërim vullnetar, që kryejnë Haxhin, që respektojnë atributet e Zotit, që respektojnë miqtë e Zotit dhe distancohen nga armiqtë e Zotit, duke i konsideruar ata armiq të tyre?! Vallë, edhe duke qenë të tillë e kanë statusin e jobesimtarit?!

 

A janë ata që besojnë në dymbëdhjetë imamët e Ehli Bejtit, ata prej të cilëve Allahu ka hequr çdo papastërti dhe gabim dhe të cilët Ai i ka bërë të pastër dhe të patëmetë dhe ardhja e të cilëve është shpallur në hadithet e regjistruara si nga Buhariu ashtu edhe nga Muslimi. Pra, a kanë dalë nga Islami bartësit e këtyre bindjeve?!

A është e vërtetë përfundimtare se muslimanët kurrë nuk besuan në Imamat dhe nuk i pranuan Imamët, qoftë gjatë jetës së vetë Profetit, s.a.v.a., apo pas vdekjes së tij, kështu që sot ne ta trajtojmë Imamatin dhe Imamët si një trillim i iranianëve, ish adhurues të zjarrit.

A jeni vërtet të bindur për kufrin e dikujt nëse ai nuk e pranon imamatin e Jezid ibn Muavijes, imoraliteti dhe shthurja e të cilit në kohën e tij ishin të njohura si për njerëzit e shquar e të famshëm ashtu edhe për njerëzit e zakonshëm.

 

Imoraliteti i tij dhe fryma perverse i dhanë leje ushtrisë së tij që si hordhi të egra, të zbrazin dufin e tyre në Medine, Qytetin e të Dërguarit, s.a.v.a., dhe atje të bëjnë një çrregullim dhe dhunë të paparë, ndërsa e gjithë kjo që muslimanët e Medines t'i shprehin atij mbështetje dhe t'i betohen. Në këtë fushatë në Medine pësuan me dhjetëra mijëra ashab dhe tabiinë më të mirë, ndërsa ushtrisë së jezidit iu lejua që t'i merrte muslimanët si robë, ndërsa gratë dhe vajzat e tyre iu nënshtruan nënçmimeve më të shëmtuara, ashtu që një numër i madhë i fëmijëve, numrine  të cilëve e din vetëm Allahu, erdhi në këtë botë si rezultat i dhunimeve.

 

Ndërsa për atë që kishte masakruar nipin e të Dërguarit, Hz Husejnin, për atë që me shkop i binte buzëve të vdekura të tij, për atë që nipërit e të Dërguarit të Allahut i trajtoi si robër, vetëm se për këto veprime do të ketë mjaftueshëm mëkate për shekuj e shhekuj. Ky është Jezidi i cili duke i rënë  me shkop buzëve të Hz. Husejnit recitonte: „O etërit e mi, që vdiqët në Bedër....“ , gjithnjë deri te: „Fëmijët e benu Hashimit (i Dërguari dhe trashëgimtarët e tij) lozën me pushtetin, mirëpo nga kjo më nuk ka asnjë shenjë, e as që nuk është shpallur kurrfar Shpallje, kjo ishte vetëm se një trillim“.

 

Me këto veprime ai në mënyrë të paskrupullt e ka mohuar pejgamberinë e Muhammedit s.a.v.a., dhe Librin e Allahut, Kur'anin. A thua ende e mbani për jobesimtar nëse distancohet nga Jezidi dhe i ati i tij Muaviu, i cili hapur mallëkonte Hz. Aliun dhe që e ndëshkonte dhe e vriste secilin që këtë e kundërshtonte, edhe pse Hz. Ali për të gjithë muslimanët është njëri nga ashabët më të mirë, sikur që kishte vepruar me haxher ibn Adi Kindin dhe me miqtë e tij. Me këtë Muaviu mallëkimin e ngriti në sunet, që zgjati së zbatuar për tetëdhjetë vite me radhë, përkundër hadithit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të cilin e dinte edhe vetë: „Kushdo që e lëndon Aliun, më ka lënduar mua, ndërsa kush më lëndon mua ka lënduar Allahun, xh.sh.” (Mustadrak Hakim, svez. 3., str. l21.)

Kështu transmetojnë sahihët e ehli sunetit.

Jo vetëm kaq, sepse përveç kësaj Muaviu ka bërë edhe shumë vepra të tjera në kundërshtim me islamin, vrasja e ashabëve të ndershëm dhe të përkushtuar, vetëm për faktin se nuk pranuan që përmes dhunës t’i japin betimin birit të tij Jezidit. Në të njëjtën linjë të veprave të tij është edhe vrasja (helmimi) i Hz. Hasanit, nipit të të Dërguarit të Allahut, përmes një gruaje të quajtur Xhuda, e bija e Asasit si dhe një mori krimesh të tjera që lidhen me emrin e Muaviut, të cilat janë të transmetuara nga historian të ehli sunnetit dhe nga burimet shiite.

Zotëri i dashur! Nuk mendoj se ju do t’i pranoni gjithë vërejtjet e mia, e as që mendoj se refuzimi i tyre do të kishte pasojë fundin e botës dhe të islamit. Sepse, po të ishte kështu, atëherë më nuk do të kishte vend as për kriteret sheriatike, as për arsyen, logjikën, provat, aksiomat, e as për diçka tjetër. Allahu i Lrtësuar thotë: “O ju që besoni, kini frikë Allahun  dhe bëhuni me të sinqerit”.

 

Bukur e ka thënë dijetari pakistanez Ebu'l Ala Mewdudi, r.a. në librin e tij Hilafet ve'l mulk(Hilafeti dhe mbretëria), fq. 106 kur kishte cituar Hasanin nga Basra, r.a.: „Muaviu kishte tri veçori që secila prej tyre është e mjaftueshme në vetvete për rënien e tij në Xhehenem:

1. Ai e rrëmeu hilafetin për vete pa marrëveshje (shura) në një situatë kur kishte akoma sahabë që ishin superior ndaj tij në aspektin e vyrtyteve;

2. Ia kaloi hilafetin e tij tek djali i tij Jezidi, një pijaneci, perversi (fasiku), i cili vishej me mëndafsh dhe argëtohej me daulle e zurle;

 3. E trajtoi Zijad ibn Ubejn si djalin e tij edhe krahas hadithit të qartë të të Dërguarit të Allahut, sava.: 'Një fëmijë i përket shtratit ku ka lindur (pra babait të vërtetë), ndërsa për tradhëtinë bashkëshortore  pason ndëshkimi  me gurëzimi“.

4. Ai vrau Haxher ibn Adi Kindin dhe shokët e tij. I mjeri ai për shkak të Haxherit dhe shokëve të tij (duke e përsëritur këtë tre herë).

 

Allahu pastë mëshirë në Mevdudin i cili e publikoi të vërtetën dhe po të kishte dashur ai ka mundur t'i radhiste, jo vetëm katër, por dyzet e më shumë karakteristika të ngjajshme të Muaviut. Por mjaftojnë edhe këto katra, që janë rrënim për të dhe që do ta shpiejnë në Xhehenem. Ndoshta Mevdui në këtë rast është kujdesur të mos lëndoj ndjenjat e asaj pjese të njerëzve të cilët me vite i kishte mësuar se duhet rrespektuar paraardhësit (selefët) në mesin e të cilëve i konsideronin Muaviun dhe Jezidin, të cilëve me vite iu kishin dërguar bekime, për të cilën gjë edhe vet jam binbdur në Indi. Ve la havle vela kuwete ila billahil azim (Nuk ka forcë e as fuqi tjetër përveç te Allahu)!

Pikërisht për këtë arsye un isha i suptil ndaj atyre që më ftuan me dëshirën për t'më provokuar, andaj për shkak të frikës për jetën time, nuk thashë asgjë.

Zotëri i dashur! Unëme të vërtetë nga ju dua që pa hezitim ta dëshmoni të vërtetën, ngase Allahu nuk nguron ta thotë të vërtetën. Nuk kërkoj nga ju t'i publikoni shkeljet, gabimet dhe mëkatet tragjike të Muaviut.

Për këtë nuk do të kemi kurrfar problemi sepse  për këtë e kemi historinë si dëshmitare e mjaftueshme.

 

Gjithashtu, pres nga Ju që ta pranoni të vërtetën dhe që ndjekësit tuaj t'i mësoni se ata që nuk e pranojnë imametin dhe lidershipin e selefëve tuaj, tëmos trajtohen si qafir, ngase ata janë muslimanë që pa kurrfar dyshimi meritojnë nder dhe rrespekt.

Pranojeni  se shiat gjatë gjithë historisë kanë qenë të keqtrajtuar, vetëm nga shkaku se asnjëherëë nuk kanë dashur ta pranojnë lidershipin e atyre që janë të mallkuar, e për të cilët Allahu i ka shenjuar në Kur'an. Për Zotin, a është mëkat i shiave në atë se e kanë zbatuar urdhërin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për ta pasuar Ehli Bejtin, për të cilën figurativisht ka thënë se janë si Anija e Nuhut a.s., andaj kush hynë në të do të jetë i shpëtuar, e kush kundërshton do të jetë i humbur?

 

Çfarë mëkati i shiave është që e kanë pranuar këtë direktivë me gjithë zemër e shpirt. Ja, ky është adresimi i të Dërguarit: “Unë po ju lë dy gjëra të çmuara. I pari është Libri i Allahut (Kurani) dhe i dyti është Familja ime, dhe nëse i përmbaheni atyre, nuk do të sorollateni kot. " Dhe ky hadith është autentik si për shiat ashtu edhe për sunitët. Çfarë turpi, sepse në vend se të tregoni respekt për ta që kurrë nuk iu bindën asnjë sunduesi, emiri dhe mbreti të padenjë, por qëndruan besnikë ndaj Profetit, s.a.v.a., dhe Familjes së tij. Kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, por edhe joracionale.

Zotëri i nderuar! Le të lëmë një histori të thatë dhe të pafrytshme që nuk bazohet në asnjë dëshmi dhe argument të vlefshëm, siç janë ato sipas të cilave thuhet se shiat kanë një Kuran të veçantë (të ndryshëm), se ata h. Aliun e konsiderojnë sikur të jetë i Dërguari i Zotit, ose se hipokriti Abdullah ibn Sebe themeloi Shiizmin, ngase intelegjenca e arsyeshme islame ato nuk i mere si të mirëqena dhe të sakta . Këto janë mashtrime dhe gënjeshtra tendencioze. Zoti është Dëshmitar i faktit se prodhuesit e tyre janë armiq të Islamit dhe Muslimanëve. Ky fenomen u shfaq vetëm si një pasqyrim i fanatizmit të verbër dhe tendenciozitetit qëllimkeq.

 

I nderuar zotëri! Unë Ju pyes nëse ulemaja nga India nuk ka dëgjuar për fetfanë e lëshuar tridhjetë vjet më parë nga Al-Azhar duke lejuar muslimanët të respektojnë dhe studiojnë  medhhebin shia. Në mesin e dijetarëve të mëdhenj të El-Azherit kishte dhe ata që menduan se fikhu Xhaferi ishte më afër frymës islam sesa medhhebet e tjerë që e përdorin atë dhe përfitojnë prej tij. Një nga këta dijetarë të mëdhenj është Muhamed Sheltut, i cili dikur ishte rektor i Univerzitetit Al-Azhar, dhe i cili foli u deklarua shumë pozitivisht për medhhebin Xhaferi (shiat imami). A mund të thuhet se ulematë e këtij rangu nuk e njihnin as Islamin as myslimanët dhe se ulematë e Indisë janë më të informuar se këta dijetarë? Unë nuk mendoj se ju vërtet rezononi kështu.

Zotëri i nderuar! Kam shpresë tek ju, ndërsa zemra ime është plot mirësi dhe përzemërsi ndaj jush.

 

Si për mua ashtu edhe për ju, e vërteta dikur ishte e mbuluar me një vello sekreti dhe unë isha larg nga Ehli Bejti, por pas një kohe që jetova në lajthitje Allahu më udhëzoi, kështu që unë u largova nga lajthitjet e mëparshme, paragjykimet dhe sjelljet e verbërta. Atëherë kuptova se një numër jashtëzakonisht i madh i muslimanëve jetojnë me bindje të gabuara për shkak të ndikimit të propagandës qëllimkeqe, thashethemeve tendencioze dhe është larg të kuptuarit të së vërtetës. Pikërisht këto thashetheme të shpifura janë arsyeja që pjesa më e madhe e asaj bote pengohet të arrijë në anijen e shpëtimit të Ehli Bejtit, të bartësv të Sunetit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe në vend të kësaj orientohet në luftë kundër litarit të fortë të Allahu (unitetit), siç edhe vet e dini.

 

Nuk ka dallime të mëdha midis shiave dhe sunive, përveç rasteve që ndodhën pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur lindën mosmarrëveshje dhe kontestime mbi kalifatin, kur lindën mendime kontradiktore midis sahabëve që ndonjëherë ishin aq radikale sa që sahabet mallëkonin njëri-tjetrin ose vriteshin mes veti dhe bënë luftëra mes veti.

Pra, nëse përçarjet mes muslimanëve janë arsyeja e largimit të tyre nga dini, sahabët janë kryesisht fajtorë për atë situatë. Unë nuk pres që ju të jeni të kënaqur me mendimin tim. Unë pres që ju të mos i trajtoni shiat si të dalur nga besimi (apostatë), sepse ashtu siç shiat shprehin respektin dhe admirimin e tyre për Ehli Bejtin, ashtu edhe sunitët shprehin respektin e tyre për sahabët. Sa ndryshim ka tani midis këtyre dy qëndrimeve?

 

Pra, nëse shiat gabuan, atëherë Ehlu Suneti pa dyshim që është në gabim, ngase të gjithë sahabët e konsideruan Ehl-i Bejtin më të zgjedhur se veten e tyre dhe i sollën salavate dhe bekime Ehli Bejtit ashtu siç i sollën të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe ne nuk kemi një rast të vetëm ku njëri prej sahabeve ta ketë përfshirë veten në Ehli Bejtin.

Tani, pra, ka ardhur koha për të hequr padrejtësinë historike që u bëhet shiave (pasuesve të Ehli Bejtit) dhe për të vendosur miqësi, vëllazëri dhe bashkëpunim të mirë me ta, në bazë të devotshmërisë. Sepse mjaftë më me konfuzion të vetëdijshëm (qëllimshëm) dhe gjakëderdhje brenda umetit islam.

 

Zoti ju ndihmoftë që të krijoni vëllazëri dhe unitet mes muslimanëve përmes ndërmjetësimit tuaj, të shëroni plagë të hapura përmes ndërmjetësimit tuaj, të shuani zjarrin e telasheve dhe të mposhtni djallin dhe mbrojtësit e tij, dhe Ju në këtë mënyrë te Allahu i Plotëfuqishëm të jeni të regjistruar në mesin e të sinqertëve, ndërsa këtë po thkesoj veçmas ngase kam dëgjuar se ju jeni një nga pasardhësit e Ehli Bejtit (Sejjid), dhe përpjekjet tuaja të sinqerta mund të jenë një  arsye për t'u ringjallur mes tyre. Zoti ynë, na ndihmo ne dhe ata që janë në atë që është e mirë dhe na bëj të suksesshëm. Në banesën e fundit na streho në mesin besnikëve t'u të sinqertë!

 

Së bashku me këtë letër, po ju dërgoj edhe librin tim Mandej u bëra i udhëzuar me shpresën se do të jetë i pranueshëm për ju në këtë kontekst.

Ve selamu alejkum ve rahmetullah ve berekatuhu!

 

I juaji 

Muhammed Tidžani Samawi Tunisi