I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:

“Unë kam lënë në mesin tuaj atë që, nëse kapeni fort pas tyre, kurrë nuk do ta humbisni udhën e drejtë pas meje, njëri më madhështor se tjetri: Librin e Allahut, që është një litar i zgjatur dhe i shtrirë prej qiellit në tokë dhe familjarët e Ehli Bejtit tim. Ata kurrë nuk do të ndahen, derisa të vijnë te unë te Hauzi (Burimi i Keutherit), prandaj shikoni mirë se si do të më kundërshtoni mua.”

 

(Sahihu Suneni Termidhiu; El Menakib, i Albanit; përafërisht me të në Sahihu Musilim, Fadailu Sahabe habeve, kapitulli “Fadailu Ali ibn Ebu Talib)

 

 

Lutja jonë e fundit është:

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin dhe familjen e tij të pastër e të mirë.