Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë

“Artikulli i mëposhtëm, është marrë nga revista me titull: “Siraxhu’l-Muniri” (Rruga e Ndriçuar), e cila është botuar në verë të vitit 1391 hixhri / viti 1971 sipas kalendarit gregorian, në numrin e saj të pestë. Synimi i kësaj reviste është sqarimi i duhur, i shumë çështjeve të lëna pezull, mbi akuzat, gënjeshtrat, fajësimet dhe shpifjet, që padrejtësisht janë bërë gjatë historisë sunnite, kundër shiitëve”.

“Si fillim pohojmë se Kur’ani Famëlartë, është libri më i veçantë hyjnor, nga të tërë librat hyjnorë. Allahu (xh.sh.) është zotuar në të se, do ta mbrojë atë deri në fund të kësaj bote. Për më tepër themi se Kur’ani Famëlartë, është libri më i nderuar, i privilegjuar dhe i respektuar, në mesin e librave hyjnorë. Si rrjedhojë, dijetarët dhe shkrimtarët uehhabistë, në vend që të shkuajnë vepra, me synimin e lindjes së dyshimeve, në mesin e muslimanëve, duhet të përqendrohen në synimin e shpjegimit të mesazheve dhe mësimeve të dobishme kuranore. Ndërsa në ditë e sotme, hasim në disa shkrimtarë uehabbistë, të cilët po orvaten me të madhe, me synimin e ndryshimit dhe shtrembërimit të vërtetës, duke i shndërruar në avantazhin dhe dobinë e tyre. Fatkeqësisht këta shkrimtarë uehhabistë, besojnë fuqishëm në faktin se, dijetarët shiitë të Shkollës së Ehli Bejtit, i kanë ndryshuar të tëra ajetet e Kur’anit Famëlartë. Artikulli i mëposhtëm, i përgatitur nga dijetarët shiitë të Shkollës së Ehli Bejtit, synon pikërisht rrëzimin njëherë e përgjithmonë, të aludimeve dashakeqë të shkrimtarë uehhabistë”.

Hyrje

“Kur’ani Famëlartë, është libri hyjnor më i nderuar, në mesin e besimtarëve muslimanë. Megjithatë besimtarët muslimanë, krahas tij besojnë, respektojnë dhe nderojnë dhe librat e tjerë hyjnorë, si Zeburin, Teuratin dhe Ungjillin. “Besimtarët muslimanë besojnë në faktin se Kur’ani Famëlartë, është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (xh.xh.), e cila është zbritur nga kryeengjëlli Xhibril (a.s.), të dërguarit më të zgjedhur të Allahut (s.u.t.) Muhammedit (s.a.u.s.). Besimtarët muslimanë besojnë se, mësimet dhe mesazhet e vërteta kuranore, e udhëzojnë muslimanin në udhë të drejtë, duke e mbrojtur dhe ndaluar nga shmangia e tij drejt udhës së gabuar dhe të kotë. Gjithashtu besimtarët muslimanë, besojnë se Kur’ani Famëlartë, është libri i fundit hyjnor i shpallur nga Allahu (a.u.xh.), i cili është një mrekulli, burim udhëzimi, dijeje dhe urtësie, i cili për 1436 vite me radhë, ka luajtur dhe luan një rol kyç në jetën dhe mendjen e muslimanëve, në të tërë rruzullin tokësor. Kur’ani Famëlartë me krenarinë dhe madhështinë e tij të paanë dhe të pafund, ka zënë vend në zemrat e besimtarëve muslimanë, duke mos u përulur ndaj asnjë plani dashakeq të brendshëm ose të jashtëm, si dhe duke mos u përçmuar nga qortimet e një njeriu ose një shoqërie”.

“Sipas dijetarëve dhe shkrimtarëve uehhabistë, çështja e dyshimit në ndryshimin e Kur’anit Famëlartë, radhitet në krye të qortimeve të bëra, ndaj shiitëve. Si rrjedhojë, disa dijetarë dhe shkrimtarë uehhabistë, brenda bashkësisë ndërkombëtare muslimane, vazhdimisht akuzojnë me të padrejtë shiitët, duke aluduar se ndryshimi i ajeteve kuranore, është një nga shtyllat e besimit shiit. Përballë këtij aludimi të rremë, ne do të sjellim argumentët tonë bindës, të cilët kanë të bëjnë me fushën e historisë, komentimit të Kur’anit Famëlartë dhe thënieve profetike të Muhammedit (s.a.u.s.)”.

Zanafilla e Shpifjes

“Ihsan Ilahi Dhahiri, në veprën e tij me titull: “Shia ue’s-Sunnet” (Shiitët dhe Sunneti), pasi aludon se ndryshimi i Kur’anit Famëlartë, është një nga shtyllat e besimit shiit citon: “Shiitët nuk i besojnë Kur’anit Famëlartë, i cili gjendet në duart e ndjekësve të Ehli Sunnetit. Shtyllat e besimit shiit, janë rrënjësisht të ndryshme, nga ato të besimit sunnit. Shiitët mohojnë tërësinë e hadithëve të vërtetë, të cilët kanë të bëjnë me Kur’anin Famëlartë dhe Sunnetin “Traditën Profetike” të Muhammedit (s.a.u.s.)”. (Ihsan Ilahi Dhahiri, “Shia ue’s-Sunneti”, (Shiitët dhe Sunneti), fq. 61.)

“Sipas Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafari, Alusi i cili është shkrimtari i parë sunnit, (Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia, Imamijjetu’l-Ithna Asherijje”, (Metodologjia e Doktrinës Shiite, Besimi i Dymbëdhjetë Imamëve), vëll. 1, fq. 257.) i cili paska argumentuar në veprën e tij, shton: “Sipas besimit shiit, tre prijësit e parë tëbashkësisë muslimane, Ebu Bekri, Uthmani dhe Umeri e kanë ndryshuar Kur’anin Famëlartë, duke asgjësuar dhe ndryshuar shumicën e ajeteve dhe sureve, nga ky i fundit”. (Alusi, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi”, (Shpirti i Kuptimeve të Komentimit të Kur’anit të Madhërishëm”, vëll. 1, fq. 23.)

“Muhibbudin Hatibi gjithashtu është i mendimit se, ndryshimi i Kur’anit Famëlartë, është një nga shtyllat e besimit shiit”. (Muhibbudin Hatibi, “Hututu’l-Arida” (Të Metat e Gabimeve), fq. 16-17. Sipas sqarimit të Muhibuddin Hatibit, shiitët besojnë se sunnitët qëllimisht, e kanë hequr ajetin i cili bën fjalë, mbi kujdestarinë e Aliut (a.s.) nga Kur’ani Famëlartë”.)

“Ndërsa Bejjumi pasi thekson se, mosmarrëveshja më e madhe dypalëshe, mes sunnitëve dhe shiitëve, është shtylla e besimit shiit, mbi ndryshimin e Kur’anit Famëlartë. Më pas Bejjumi shënon: “Sipas besimit shiit, i cili gjendet në duart e ndjekësve të Ehli Sunnetit, është ndryshuar dhe është ndërruar, sepse si fillim i janë asgjësuar dhe më pas i janë shtuar, shumica e ajeteve dhe sureve, kështu që është i mangët dhe i metë”. (Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), fq. 238.)

Hetimi dhe Përgjigjja Ndaj Kësaj Shpifjeje

“Duke u mbështetur në aludimet, mendimet, qëndrimet dhe thëniet e dijetarëve të lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se, ndryshimi dhe ndërrimi i i Kur’anit Famëlartë, qenka një nga shtyllat themelore të besimit shiit. Tani për t’i dhënë një përgjigje kësaj shpifjeje të rëndë, fillimisht duhet të analizojmë dhe hetojmë këtë çështje”.

Çfarë Nënkuptojmë me TerminNdryshim?!

“Fjala ndryshim, buron nga folja arabe “H-R-F” pra “harefe”. Me këtë fjalë nënkuptojmë anën, cepin, këndin, ose skajin e diçkaje”. (Ragib Isfahani, “Mufredat”, (Leksikografia), Artikulli i “Shkronjës”.) “Ndërsa sipas gjuhëtarëve dhe leksikografëve fjala “harf” (shkronjë) në gjuhën arabe, ka tre kuptime të ndryshme. Kuptimi i saj i parë është shmangia nga diçka. Pra fjalia “inhirafe anhu”, është sinonimi i fjalisë “adalet bihi anhu”, pra që të dyja nënkuptojnë “shmangien nga diçka”(Ibn Farisi, “Mu’xhemu Mekajisi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve Gjuhësore), Artikulli i “Shkronjës”.)

“Kuptimi i saj i dytë është ndryshimi i fjalës. Allahu (xh.sh.) në Kur’anin Famëlartë thotë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Teurat) nga domethënia e tyre dhe hoqën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh, tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Pra falu dhe largohu nga ata. Allahu i do ata vepërmirët”.(Sure Maide (Tryeza), Ajeti Nr: 13.) “Pra me fjalën “tahrif”, nënkuptojmë ndryshimin, ndërrimin, animin dhe prirjen nga diçka”. (Ebu Kasim Ismail Ibn Abbad Ibn Abbas Talekani Sahib Ibn Abbadi, “Muhit fi’l-Lugati” (Oqeani i Gjuhës), vëll. 3, fq. 82.) “Pra kur e hasim fjalën “tahrif” në Kur’anin Famëlartë, nënkuptojmë ndryshimin e fjalëve dhe të kuptimit të ajeteve kuranore”. (Dhebidi, “Taxhu’l-Arusi Min Xheuahiri’l-Kamusi” (Kurora e Nuses Nga Gurët e Çmuar të Fjalorit), vëll. 12, fq. 136.)

“Ndërsa kuptimi i saj i tretë është ndryshimi i diçkaje. Pra me fjalën “tahrif”, nënkuptojmë ndryshimin e kuptimit të diçkaje, duke i dhënë një kuptim të ri”. (Hasan Mustafaui, “Tahkik fi Kelimati’l-Kur’ani’l-Kerimi”, (Vërtëtimi i Fjalëve të Kur’anit të Nderuar), vëll. 2, fq. 198.) “Me kuptimin terminologjik të fjalës “tahrif”, nënkuptojmë ndryshimin e fjalëve dhe ndërrimin e kuptimit të ajeteve kuranore, duke i dhënë një kuptim të ri”. (Hasan Mustafaui, “Tahkik fi Kelimati’l-Kur’ani’l-Kerimi”, (Vërtëtimi i Fjalëve të Kur’anit të Nderuar), vëll. 2, fq. 198.) “Më pas muslimanët vendosin njëzëri, mbi përdorimin e kuptimeve të arsyeshme dhe mbi shmangien e kuptimeve të pa arsyeshme”. (Ragib Isfahani, “Mufredat”, (Leksikografia), fq. 119.) “Me këtë nënkuptojmë përdorimin e fjalës “tahrif” në kuptimet vijuese:

a. “Me termin “ndryshimi i radhës së zbritjes së ajetëve”, nënkuptojmë ndryshimin e radhës së zbritjes së ajetëve, duke ndryshuar rendin e ajetëve sipas shpalljes”. (Amidi, “Defa Ani’l-Kafi” (Mbrojtja Nga Mjaftimi), vëll. 2, fq. 220. Një ajet ose sure mekkase, në vend që të radhitej, në fillim të Kur’anit Famëlartë, është radhitur në fund të tij. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 16.)

b.Me termin “ndryshim shpirtëror” nënkuptojmë shmangien e kuptimit të dhënë të ajetit kuranor, duke i dhënë një kuptim tërësisht të kundërt. Ky kuptim i kundërt njihet dhe si “komentim i mbrapshtë” dhe është i ndaluar rreptësisht, nga ana e sheriatit (ligjeve hyjnore islame)”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 263-264, Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 16.)

“Ai i cili kryen këtë lloj ndryshimi, bën pjesë në kategorinë e do të dënohet njëlloj si çifutët, për të cilët zbriti ajeti 13 i Sures Maide: “Ata i ndryshojnë fjalët (në Teurat)”. (Sure Maide (Tryeza), Ajeti Nr: 13.)

c.       “Me termin “ndryshim i fjalës”, nënkuptojmë dy nënndarje:

c.1. Mënyrat e kiraetit (leximit) të Kur’anit Famëlartë, të cilat gjenden në këtë të fundit. Ehli Sunneti e lexon Kur’anin Famëlartë, në shtatë ose dhjetë kiraete (lexime) të ndryshme. Ndërsa shumica dërrmuese e dijetarëve shiitë, nuk i pranojnë shtatë kiraetet (leximet) e Kur’anit Famëlartë, duke u mbështetur në faktin se këta (kiraete) lexime, nuk janë përcjellur në mënyrë të njëpasnjëshme”. (Amidi, “Defa Ani’l-Kafi” (Mbrojtja Nga Mjaftimi), vëll. 2, fq. 220. Një ajet ose sure mekkase, në vend që të radhitej në fillim të Kur’anit Famëlartë, është radhitur në fund të tij. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 17.)

c.2. “Ndryshimin e renditjes së një fjale brenda një ajeti kuranor, duke e vendosur këtë fjalë ose në fillim, ose në fund të ajetit kuranor. Ky ndryshim është i ndaluar rreptësisht, nga ana e sheriatit (ligjeve hyjnore islame). Si për shembull, nuk lejohet ndryshimi i renditjes duke ndryshuar vendet e fjalëve “varfëri” dhe “poshtërim”, në ajetin “Ata janë të vulosur me vulën e poshtërimit dhe të varfërisë”.

ç. “Shtimet ose pakësimet e një ose disa fjalëve, në fillim ose në fund, të një ajeti kuranor, nënkuptojmë katër nënndarje:

ç.1. “Ndryshimin e fjalëve oze zanoreve. Në Kur’anin Famëlartë, gjendet ky lloj ndryshimi, pra ndryshimi në shtimet ose pakësimet e fjalëve ose zanoreve, por pa i ndryshuar kuptimet ajeteve kuranore”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 244, Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 17.)

ç.2. “Ndryshimi i fjalëve të ajeteve kuranore. Me këtë nënkuptojmë shtimet ose pakësimet e disa fjalëve, me synim e qartësimit të mësimeve hyjnore, por duke mos besuar se fjalët e shtuara, janë fjalë hyjnore”. (Amidi, “Defa Ani’l-Kafi” (Mbrojtja Nga Mjaftimi), vëll. 2, fq. 265. Një ajet ose sure mekkase, në vend që të radhitej në fillim të Kur’anit Famëlartë, është radhitur në fund të tij. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 18.)

“Ky fakt është i njohur botërisht, që në epokën e parë të fesë islame, kur prijësi i tretë i bashkësisë muslimane Uthman Ibn Affani, urdhëroi mbledhjen e ajeteve dhe sureve kuranore, në një “mus’haf” (libër) të vetëm, i cili sot gjendet në duart tona”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 265 Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 18.)

ç.3. “Aludimi se Kur’ani Famëlartë, i cili iu zbrit Muhammedit (s.a.u.s.) ishte i mangët dhe i metë. Themi se bashkësia muslimane, është njëzëri mbi aludimin se Muhammedi (s.a.u.s.) mund të ketë gabuar, ose mund të ketë harruar ndonjë ajet të Kur’anit Famëlartë, është tërësisht i pamundur dhe i papërfytyrueshëm”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 265. Amidi, “Defa Ani’l-Kafi” (Mbrojtja Nga Mjaftimi), vëll. 2, fq. 221. Një ajet ose sure mekkase, në vend që të radhitej, në fillim të Kur’anit Famëlartë, është radhitur në fund të tij. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 10.)

ç.4. “Ndarja e mendimeve mbi çështjen e përmendjes ose shkruajtjes së fjalës hyjnore “Bismi’l-lahi’r-Rahmani’r-Rahimi” (Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit). Një pjesë e dijetarëve sunnitë, janë të mendimit se përveç Sures Teube (Pendimi), 113 suret e tjera të Kur’anit Famëlartë përmbajnë fjalën hyjnore “Bismi’l-lahi’r-Rahmani’r-Rahimi” (Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit). Ndërsa një pjesë tjetër e dijetarëve sunnitë, janë të mendimit se asnjë nga suret e Kur’anit Famëlartë, nuk e përmban fjalën hyjnore “Bismi’l-lahi’r-Rahmani’r-Rahimi” (Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit). Sipas dijetarit sunnit Alusit, dijetarët sunnitë janë të ndarë në nëntë mendime të ndryshme, mbi këtë çështje”. (Alusi, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi”, (Shpirti i Kuptimeve të Komentimit të Kur’anit të Madhërishëm”, vëll. 1, fq. 39. Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 25, Ibn Arabi, “Ahkamu’l-Kur’ani” (Gjykimet e Kur’anit), vëll. 1, fq. 2-3.)

“Ndërsa dijetarët shiitë, janë të njëzëri se, përveç Sures Teube (Pendimi), 113 suret e tjera të Kur’anit Famëlartë përmbajnë fjalën hyjnore “Bismi’l-lah’r-Rahmani’r-Rahimi” (Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit)”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 265. Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 25.)

Shiitët dhe Pasqyrimi i Ndryshimit të Kur’anit Famëlartë

“Tani pas përcaktimit të çështjes sonë dhe kufinjve të saj, mund të shtrojmë pyetjen: “Vallë me të vërtetë ndjekësit shiitë të Ehli Bejtit, besojnë në ndryshimin e të të tërë Kur’anit Famëlartë, duke e cilësuar këtë si një nga shtyllat e besimit shiit, ashtu siç aludon ky grup shkrimtarësh uehhabistë?!” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është mohuese dhe negative, sepse është vetëm një gënjeshtër dhe shpifje. Shiitët e doktrinës së dymbëdhjetë imamëve, jo vetëm që nuk besojnë në ndryshimin e Kur’anit Famëlartë, por përkundrazi besojnë se ajetët kuranorë nuk do të ndryshohen kurrë, deri në fundin e kësaj bote. Tani do të radhisim argumentët e dijetarëve shiitë, të cilët vërtetojnë se Kur’ani Famëlartë, nuk do të ndryshojë kurrë deri në fundin e kësaj bote”.

 

Argumenti i Parë: “Ajetët Kuranorë”

 

“Ajetët kuranore, janë argumenti më i saktë dhe i shëndoshë se, aludimi i shkrimtarëve uehhabistë është i pabazuar dhe i paarsyetuar. Allahu (s.u.t.) në ajetin 23, të Sures Bekare (Gjedhi): “Nëse dyshoni në shpalljen tonë ndaj robit tonë, atëherë sillni një sure të ngjashme kuranore, thirrni për ndihmë dëshmitarët tuaj përveç Allahut, nëse besoni të kundërtën”. (Sure Bekare (Gjedhi), Ajeti Nr: 23.)

“Ndërsa në ajetin 9, të Sures Hixhr thuhet: “Ne e zbritëm Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë atë!”(Sure Hixhr (Shpërngulja), Ajeti Nr: 9.)

“Natyrshëm lind pyetja retorike: “Vallë ka fuqi njerëzore, që të ndryshojë dhe të ndërrojë ajetët kuranorë?!”

“Përgjigjja jonë është: “Të pafetë që e mohuan Kur’anin janë të metë, sepse ai është një libër i pashoq. Askush nuk mund ta përgënjeshtrojnë në asnjë anë, sepse është i zbritur, nga Urti dhe i Lavdishmi”. (Sure Fussilet (Krerët), Nr: 41-42.)

“Duke u mbështetur në ajetet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, duhet hetuar në mënyrë të hollësishme besimi i atyre,që besojnë në ndryshimin e ajetëve kuranorë, sepse nuk besojnë ashtu siç duhet në fuqinë e paanë të Allahut (a.u.xh.)”. (Sure Junus (Junusi), Ajeti Nr: 37, Sure Zumer (Ndasitë), Ajeti Nr: 28, Sure Ali Imran (Familja e Imranit), Ajeti Nr: 3, Sure Nisa (Gratë), Ajeti Nr: 105, Sure Sexhde (Sexhdeja), Ajeti Nr: 2 dhe Sure Nahl (Bletët), Ajeti Nr: 89.)

“Tani shtrojmë pyetjen: “Vallë a nuk janë të mjaftueshëm vetëm këta dy ajetë kuranorë, për të vërtetuar mosndryshimin dhe mosndërrimin e Kur’anit Famëlartë?!”

 

Argumenti i Dytë: “Imamët e Ehli Bejtit dhe Ajetët Kuranorë të Ditëve të Sotme”

“Shiitët të tëra shtyllat e besimit, i kanë mësuar nga imamët e Ehli Bejtit, ndërsa këta të fundit i kanë mësuar nga Muhammedi (s.a.u.s.)”. (Sherefuddin Amili, “Muraxhat” (Rishikimet), fq. 64.)“Imamët e Ehli Bejtit, duke u mbështetur në Kur’anin Famëlartë të ditëve të sotme, janë të njëzëri se ky i fundit është një libër udhëzimi dhe shpëtimi për mbarë njerëzimin. Tani do të sjellim shembuj nga fjalët e imamëve të nderuar, të cilët janë si yjet në qiej nga shembulli për t’u ndjekur”.

1. Prijësi i Katërt i Bashkësisë Muslimane Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.)

“Imam Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.), ishte njeriu më i afërt dhe njëkohësisht djali i xhaxhait tëMuhammedit (s.a.u.s.). Imam Aliu (a.s.) e ka shprehur kështu afrimitetin me Muhammedin (s.a.u.s.): “Unë kam qëndruar gjithmonë bashkëme Muhammedin (s.a.u.s.). Ky i fundit kalonte disa muaj për çdo vit në Shpellën e Hirasë. Përveç meje, askush tjetër nuk mund ta shihte Muhammedin (s.a.u.s.) në Shpellën e Hirasë. Unë isha dëshmitar se kur i zbriste shpallja hyjnore, shpella ndriçonte nga drita e shpalljes, ai mbante erën e mirë të profetësisë, si dhe dëgjoja zërin e çjerrë tëshejtanit gjatë zbritjes së shpalljes”. (Sejjid Radi, “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë), fq. 234.)

“Ndërsa Ibn Ebi Hadidi shkruan: “Të tërë bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) janë të njëzëri se, në epokën e Muhammedit (s.a.u.s.), Ali Ibn Ebi Talibi ishte i vetmi hafidh, i cili i dinte përmendësh të tërë ajetët kuranorë. Më vonë do të ishte sërish Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.), ai i cili do të mblidhte të tërë ajetët kuranorë, në një “mus’haf” (libër) të vetëm”. (Ibn Hadidi, “Sherhu’n-Nehxhi’l-Belagati” (Sqarimi i Qasjes në Retorikë), vë.. 1, fq. 27.)

“Kur Muaujie Ibn Sufjani ishte duke pësuar disfatë, në luftën e Siffinit, kundër Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.), dinaku Amr Ibn Asi me dredhinë e tij, urdhëroi që ushtarët e Muauijes, të vendosnin ajetët kuranorë, në majën e heshtave me synimin e mashtrimit, mbjelljes së frikës dhe përhapjes së frikës në mesin e ushtarëve, nën udhëheqjen e Imam Aliut (a.s.). Ky i fundit reagoi duke thënë: “Unë po luftoj kundër tyre, me synimin e nënshtrimit ndaj ligjeve të Allahut (xh.sh.) përcaktuara, në Kur’anin Famëlartë. Ndërsa këta kryengritës kundërshtuan ajetët kuranorë, u bënë bukëshkelur dhe tradhtarë, duke thyer zotimin ndaj Allahut (xh.xh.) dhe keqpërdorën ajetët kuranorë si diçka e pavlerë”. (Imam Taberi, “Tarih” (Historia), vëll. 4, fq. 34.)

2. Imam Hasani i Madhërishëm (a.s.)

“Imam Hasan Ibn Aliu (a.s.) e shpreh kështu, vërtetësinë e Kur’anit Famëlartë: “Me të vërtetë në Kur’an ka kandilë ndriçues dhe shërim për sëmundjet e shpirtit. Ai i cili synon ndriçimin e zemrës, le ta ndriçojë me dritën e pashuar të Kur’anit”. (Alam Huda, “Imam Hasan Muxhteba” (Imam Hasani i Madhërishëm), fq. 196.)

“Ndërsa në një vend tjetër Imam Hasan Ibn Aliu (a.s.) thotë: “Vlera e Kur’anit është më e madhe se vlera e tërë botës. Si rrjedhojë, ai duhet të jetë gjithmonë udhëzuesi ynë në këtë jetë. Njeriu më i mirë është ai i cili zbaton Kur’anin dhe jo ai që e mëson atë përmendësh”. (Alam Huda, “Imam Hasan Muxhteba” (Imam Hasani i Madhërishëm), fq. 196.)

“Gjithashtu në një vend tjetër Imam Hasani (a.s.) citon: “Kur’ani sqaron gjithçka në mënyrë të hollësishme. Ai nuk mund të përgënjeshtrohet,as nga fillimi dhe as nga fundi. Kur’ani është mbështetësi ynë kryesor për gjithçka në këtë jetë. Ne duhet t’i japim përparësi ajetëve të tij të qarta, më pas komentimit të tij. Si rrjedhojë, bashkësia muslimane duhet të na nënshtrohet, sepse ky i fundit nënkupton detyrimin e nënshtrimit ndaj Allahut (s.u.t.), të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) dhe autoritetit më të lartë shtetëror”. (Alam Huda, “Imam Hasan Muxhteba” (Imam Hasani i Madhërishëm), fq. 196.)

“Imam Hasani i Madhërishëm (a.s.) në nenin e parë, të marrëveshjes së nënshkruar mes tij dhe Muauije Ibn Sufjanit, i vuri kusht këtij të fundit zbatimin e ligjeve të Librit të Allahut dhe Sunnetit të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.)”. (Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara”, vëll. 3, fq. 287, Imam Taberi, “Tarih” (Historia), vëll. 4, fq. 123.)

3. Imam Husejni (a.s.)

“Pishtari i flijimit për hir të rikujtimit të rëndësisë dhe vlerës së madhe të Kur’anit Famëlartë, në mesin e bashkësisë muslimane Imam Husejni (a.s.), duke nisur udhëtimin e tij stoik, nga kryeqendra islame e Mekkës së Nderuar, deri në qytetin irakian të Kerbelasë, (Kur Imam Husejni (a.s.) mori lajmin se Muslim Ibn Akili ra dëshmor në rrugën e tij, lexoi ajetin 23, të Sures Ahzab (Partitë): “Nga besimtarët ka burra që vërtetuan besën e dhënë ndaj Allahut, disa nga ata e përmbushën zotimin duke dhënë jetën, ndërsa disa të tjerë janë në pritje për ta përmbushur atë. Këta burra nuk e thyejnë kurrë zotimin e tyre”. Ibn Kethiri “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 188. Ndërsa në Natën e Ngjarjes së Ashures Imam Husejni (a.s.) lexoi ajetin 178, të Sures Ali Imran (Familja e Imranit): “Të pafetë të mos mendojnë kurrë se zgjatja e afatit të tyre, është më mirë ajo për ta. Me të vërtetë, ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet dhe për ata ka ndëshkim poshtërues”. Ibn Kethiri “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 195. Ndërsa para dyluftimit Imam Husejni (a.s.) duke iu drejtuar ushtrisë armike lexoi ajetin 71, të Sures Junus: “Lexoji atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të tij: “O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im më mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e Allahut, e unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotërit tuaj, e mos e mbani të fshehtë, luftoni kundër meje e mos pritni”. Ibn Kethiri “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 193.) madje edhe pas rënies dëshmor, (Ne e kemi cituar në shpesh herë se koka e prerë e Imam Husejnit (a.s.) në kryeqytetin sirian të Damaskut lexonte disa herë ajetin 9, të Sures Kehf (Shpellës): “A mos mendove ti se, ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit, ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?!” Kutbuddin Rauendi, “Haraixh ue’l-Xheraih” (Të Huajt dhe Kirurgët), vëll. 2, fq. 577.) nuk reshti së lexuari ajetë kuranorë, në fjalimet dhe këshillat e tij”. (Këshilli Ferhengi Suhanan Husejn Ibn Ali.) “Në një nga fjalimet e tij Imam Husejn Ibn Aliu (a.s.) i ndan në katër pjesë ajetët kuranorë:

“Libri i Allahut është i ndërtuar mbi katër pjesë: “thënie, shenja, hollësi dhe të vërteta. Thëniet janë për besimtarët e thjeshtë, shenjat janë për besimtarët e zgjedhur, hollësitë janë për kujdestarët, ndërsa të vërtetat janë për të dërguarit”. (Dijetar Hudai, “Imam Husejn Ibn Ali (a.s.)” (Imam Husejn Ibn Aliu (a.s.)), fq. 217.)

“Pra duke u mbështetur në faktet e kartpërmendura, nëse Kur’ani Famëlartë do të ishte i mangët dhe i metë, ashtu siç aludojnë këta shkrimtarë uehhabistë, atëherë Imam Husejni (a.s.) do të na kishte lajmëruar për këtë dukuri. Por jo vetëm që një dukuri nuk ka ndodhur dhe as do të ndodhë kurrë, por përkundrazi Imam Husejn Ibn Aliu (a.s.) sqaron kështu shpërblimin e lexuesit të Kuranit Famëlartë:

“Allahu (a.u.xh.) do ta shpërblejë më njëqind të mira, për çdo shkronjë të lexuar, lexuesin e Kur’anit në namaz, ndërsa do ta shpërblejë më dhjetë të mira, për çdo shkronjë të lexuar, lexuesin e Kur’anit jashtë namazit, ndërsa do ta shpërblejë me një të mirë dëgjuesin e Kur’anit”. (Kulejni, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftueshme), vëll. 2, fq. 611, “Alamu’l-Hidaje” (Mësuesi i Udhëzimit), fq. 217.)

4. Imam Zejnulabiddini (a.s.)

“Imam Ali Ibn Husejni (a.s.) ose Imam Zejnulabiddini (a.s.) e ka cilësuar Kur’anin si dritë, dëshmuesin mbi të tërë librat, masën ndarëse mes së vërtetës dhe së kotës, sqaruesin e vendimeve hyjnore mbi robërit dhe shpalljen e fundit të zbritur Muhammedit (s.a.u.s.)”. (Imam Zejnulabiddini, “Sahife Sexhxhadije” (Faqja e Sexhades), Lutja Nr: 42: “O Allahu im! Unë me ndihmën Tënde e përfundova leximin e plotë, të Kur’anit Famëlartë. Ti e zbrite atë dritë mbi ne. Ti o Mbrojtësi i librave të tjerë para Kur’ani Famëlartë, e bërë fjalën tënde më të lartën dhe më të nderuarën, mbi të tëra fjalët  tua të mëparshme. Ti e zbrite Furkanin (Dalluesin) i cili ndan të lejuarën nga e ndaluara, i cili sqaron ligjet dhe vendimet, i cili shpjegon ajetet (argumentët) për robërit e Tu dhe i cili është shpallja e zbritur ndaj Muhammedit (s.a.u.s.)”.) “Pas Ngjarjes së Ashures, Imam Zejnulabiddini (a.s.) lexonte vazhdimisht ajetët kuranore, gjatë epokës kur ishte në robëri nga mizori Muauije Ibn Sufjani”.

“Ubejdullah Ibn Zijadi, kur kuptoi se Imam Zejnulabiddini (a.s.), ishte vetë Ali Ibn Husejni (a.s.), duke i ngulur sytë e pyeti: “Unë pandehja se Ali Ibn Husejni mbeti i vrarë në Kerbela?!” Ndërsa Ali Ibn Husejni (a.s.) ia ktheu: “Jo në fakt, unë kisha një vëlla me emrin Ali, i cili mbeti i vrarë në Kerbela”. Pas kësaj Ubejdullah Ibn Zijadi u tërbua nga ky reagim dhe lexoi ajetin 42 tëSures Zumer (Ndasitë) (Ibn Se’adi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 5, fq. 212.)“Allahu i merr shpirtrat kur është çasti i vdekjes së tyre edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e rikthen deri në afatin e caktuar. Me të vërtetë, këta janë argumenë për një popull që mendon”. (Sure Zumer (Ndasitë), Ajeti Nr: 42.)

“Imam Ali Ibn Husejni (a.s.) i lexoi ajetët kuranorë të ndihmës (“Dhuntia e Allahut mbi robërit e tij, qëndron në faktin se Ai i përgëzon robërit e Tij, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju, asnjë shpërblim për thirrjen time, përveç respektit dhe dashurisë ndaj farefisit”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ua shumëfishojmë të mirat. Me të vërtetë Allahu, fal mëkatet dhe është Mirënjohës i Madh”. Sure Shura (Këshillimi), Ajeti Nr: 23.), mbrojtjes (“O ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) Allahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar Allahun, dhe atë, (Kur’anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) Ditën e Furkanit (Ditën e Bedrit, kur u dalaua e vërteta nga e kota), ditën e përballje të dy grupeve. Allahu është i fuqishëm për çdo gjë”. Sure Enfal (Plaçka e Luftës), Ajeti Nr: 41.dhe ruajtjes (“Rrini në shtëpitë tuaja, mos shfaqni bukurinë tuaj, si shfaqej në epokën e padijes, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Me të vërtetë Allahu ka për qëllim, pastrimin e tërësishëm nga ndyrësitë e shejtanit, nga ju o Ehli Bejt”. Sure Ahzab (Partitë), Ajeti Nr: 33.), një siriani i cili shprehu gëzimin e tij, mbi asgjësimin e 72 anëtarëve të tij të Ehli Bejtit, në qytetin irakian të Kerbelasë, duke thënë: “Falenderimi i takon Allahut, i Cili mundësoi asgjësimin tuaj!”. (Dijetar Hudai, “Imam Zejnulabiddin” (Imam Zejnulabiddini), fq. 61-64.)

“Imam Zejnulabiddini (a.s.) kur doli përpara Jezid Ibn Sufjanit, lexoi ajetët 22-23 të Sures Hadid (Hekurit): “Nuk ndodh asgjë në tokë dhe në trupin tuaj, që të mos jetë e shënuar në (Pllakat e Ruajtura) para se ajo të ndodhë, kjo është shumë e lehtë për Allahun. Pra ju nuk duhet të mërziteni shumë, për atë që kaluat dhe as nuk duhet të gëzoheni tepër me atë që Ai ka vendosur. Me të vërtetë Allahu, nuk do asnjë mendjemadh që i lavdërohet para të tjerëve”. Më pas vijoi duke lexuar ajetin 30 të sures Shura: “Çdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), ndërsa për shumë të tjera Allahu fal”.Dhe si përfundim vijoi duke lexuar ajetin 49 të Sures Bekare: “Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam nga populli i faraonit, i cili ju bëri të shijonit dënimin më të hidhur, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj”. (Ibn Se’adi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 5, fq. 219. Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara), vëll. 3, fq. 287, Imam Taberi, “Tarih” (Historia), vëll. 3, fq. 419.)

5. Imam Muhammed Bakiri (a.s.)

“Imam Muhammed Bakir Ibn Aliu (a.s.) kur dëgjoi se, Katadeja kishte komentuar ajetët kuranorë, pasi kishte vërtetuar se komentimi i këtij të fundit, ishte i gabuar vijoi: “O Katade! Nëse i ke komentuar ajetët kuranorë, duke u mbështetur në mendimet tuaja vetjake, ashtu siç ke asgjësuar vetveten do të asgjësosh dhe te tjerët. Nëse i ke komentuar ajetët kuranorë, duke u mbështetur në mendimet e të tjerëve, gjithashtu ashtu siç ke asgjësuar vetveten do të asgjësosh dhe te tjerët. Mallkuar qofsh o Katade! Vetëm njohësit e mirë dhe të zotët e dijes, mund ta kryejnë komentimin e ajetëve kuranorë”. (Dijetar Hudai, “Imam Bakir” (Imam Bakiri), fq. 215.)

6. Imam Xhafer Sadiku (a.s.)

“Imam Xhafer Sadiku (a.s.) e përkufizon kështu Kur’anin Famëlartë: “Me të vërtetë në Kur’an ka pishtarë udhëzimi dhe kandilë ndriçues në errësirën e natës.Ai i cili synon ndriçimin e zemrës, mjafton të hedhë vështrimin e tijdrejt tij, duke i ndriçuar sytë dhe zemrën me dritën e Kur’anit. Meditimi është jeta e një zemre që sodit. Medituesi i ngjan atij njeriu, i cili ecën i ndriçuar në errësirën e natës”. (Kulejni, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftueshme), vëll. 2, fq. 600.)

“Ndërsa në një hadith tjetër, Imam Xhafer Sadiku (a.s.) transmeton: “Me të vërtetë ai i cili urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja e ajetëve kuranorë, fton për hyrjen në Xhennet dhe ndalon nga hyrja në Xhehennem”. (Kulejni, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftueshme), vëll. 2, fq. 600.)

“Edhe imamët e tjerë pasardhës të Ehli Bejtit,janë të njëzëri mbi faktin se, Libri i Allahut është burim udhëzimi për mbarë bashkësinë muslimane. Allahu (s.u.t.) na ruajjtë, nëse ajetët kuranorë do të ishin ndryshuar, ose do të ishin ndërruar atëherë, ky libër nuk do të ishte më një burim udhëzimi për ne”.

“Pikë së pari, imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, besojnë dhe pranojnë fuqishëmfaktin se Kurani Famëlartë, i zbritur Muhammedit (s.a.u.s.), është dhe do të mbetet i pandyshuar, deri në fund të jetës së kësaj bote. Pikë së dyti, Kur’ani Famëlartë, i cili gjendet në duart tona është një dëshmi e gjallë se, imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit besojnë dhe pranojnë se Kur’ani Famëlartë, i zbritur Muhammedit (s.a.u.s.) është i njëjti, pra është i pandryshuar (as nuk i janë shtuar dhe as nuk i janë pakësuar ajetët kuranorë). Nëse Kur’ani Famëlartë, do të kishte pësuar ndryshime, imamët e pafajshëm nuk do ta lavdëronin. Pikë së treti, prijësi i katërt i bashkësisë muslimane Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) kur ushtarët e Muauije Ibn Sufjanit, vendosën ajetët kuranorë, në majat e heshtave, nuk kundërshtoi duke thënë: “Ky Kur’an është i ndryshuar dhe unë nuk e pranoj vërtetësinë e tij”. Madje as i biri i tij i dytë, Imam Husejn Ibn Aliu (a.s.) nuk shprehu kurrë se Kur’ani është i ndryshuar, përkundrazi ai theksoi se bashkësia muslimane e ka lënë në harresë atë, duke mos i zbatuar mesazhet dhe mësimet e tij hyjnore”. (Këshilli Ferhengi Suhanan Husejn Ibn Ali, fq. 479.“Prandaj dhe ai u vetëflijua në synimin e pērkujtimit dhe zbatimin e Kur’anit Famëlartë, në mesin e muslimanëve. Pra ky është treguesi më i qartë se Kur’ani Famëlartë, ishte, është dhe do të mbetet i pandryshuar”.

 

Argumenti i Tretë: “Mendimet e Dijetarëve Më Të Njohur Shiitë”

 

“Imamët shiitë, kanë kundërshtuar fuqishëm aludimin, e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Gjithashtu ata kanë kundërshtuar disa hadithë të shpikur, të cilët bëjnë fjalë mbi ndryshimin e Kur’anit Famëlartë. Tani do të sqarojmë mendimet e dijetarëve shiitë më të njohur”.

1. Ibn Babuejh Kummi (viti i vdekjes 381 hixhri / viti 991 sipas kalendarit gregorian)

“Ibn Babuejhi në veprën e tij me titull: “Itikad fi’d-Dini’l-Imamije” (Besimi i Fesë Sipas Dymbëdhjetë Imamëve), e shpjegon kështu besimin shiit: “Sipas mendimit tonë, Kur’ani Famëlartë, i cili gjendet në duart tona, është po i njëjti Kur’an i cili i zbriti Muhammedit (s.a.u.s.) nga Allahu (a.u.xh.) pa patur shtime ose pakësime. Numri i të tërë sureve është njëqind e katërmbëdhjetë. Çdo aludim tjetër përveç kësaj të vërtete të qartë, është një gënjeshtër dhe një mashtrim i madh”. (Ibn Babuejhi, “Itikad fi’d-Dini’l-Imamije” (Besimi i Fesë Sipas Dymbëdhjetë Imamëve), fq. 59.)

2. Shejh Mufidi (viti i vdekjes 413 hixhri / viti 1022 sipas kalendarit gregorian)

“Shejh Mufidi në veprën e tij me titull: “Musannefatu’sh-Shejhi’l-Mufidi” (Klasifikimi i Shejh Mufidit) dhe në veprat e tij të tjera, e ka cekur shpesh herë, çështjen e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Fjala vjen pyetjes: “Vallë a është i njëjtë dhe i pandryshuar Kur’ani Famëlartë, i cili gjendet në tona?!” i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Nuk ka asnjë dyshim se, brenda kapakëve të këtij libri, gjenden të tëra fjalët e Allahut”. (Shejh Mufidi, “Musannefatu’sh-Shejhi’l-Mufidi” (Klasifikimi i Shejh Mufidit), vëll. 7, fq. 78.)

“Ndërsa aludimit se Kur’ani Famëlartë, është i mangët dhe i metë, i është përgjigjur kështu: “Ndonëse është tërësisht irracionale dhe jo e logjikshme, pas përfundimit të diskutimeve të gjata kundër mutezilëve, nuk kam mundur të gjej, qoftë dhe një argument, i cili vërteton se Kur’ani Famëlartë është i mangët dhe i metë”. Disa dijetarë nga doktrina shiite e dymbëdhjetë imamëve, janë të mendimit se një fjalë, ajet, ose sure kuranore, të mos jetë e shënuar. Megjithatë prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) ka shtuar në Kur’an një pjesë, e cila është shënuar si një fjalë, ajet, ose sure kuranore. Por ky mendim i tyre, më duket se disa ajetë kuranorë, janë pakësuar. Unë besoj fuqishëm në faktin se, Kur’ani Famëlartë nuk është ndryshuar kurrë, pra nuk ka patur as shtime dhe as pakësime”. (Shejh Mufidi, “Musannefatu’sh-Shejhi’l-Mufidi” (Klasifikimi i Shejh Mufidit), vëll. 4, fq. 81.)

“Aludimit se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtime ajetësh ose suresh, i është përgjigjur kështu: “Nëse me këtë aludim, nënkuptohet shtimi i një sureje kuranore, atëherë pohoj se ky aludim është tërësisht i gabuar, sepse ky i fundit bie ndesh me termin “tahaddi” (sfidën e Allahut (xh.sh.) ndaj mbarë njerëzimit, në krijimin e një sureje të ngjashme kuranore). Nëse me këtë aludim, nënkuptohet shtimi i një ose disa shkronjave, ose shtimi i një ose disa fjalëve, theksoj se ky aludim është gjithashtu tërësisht i gabuar, sepse Kur'ani Famëlartë ishte, është dhe do të mbetet gjithmonë i pandryshuar”. (Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 60-61.)

3. Dijetar Udhëzimi (viti i vdekjes 436 hixhri / viti 1044 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Udhëzimi, në veprën e tij me titull: “Imam Bakir” (Imam Bakiri), aludimit se disa ajetë kuranorë janë shtuar, ose pakësuar, i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Dija mbi pandryshueshmërinë e Kur’anit, i ngjan dijes së përhapur në ngjarjet, qytetët dhe librat e mëdhenj. Përcjellja dhe ruajtja e Kur’anit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e besimtarëve muslimanë, sepse këta të fundit e vlerësojnë Kur’anin Famëlartë si një mrekulli e profetësisë, një burim i dijeve hyjnore dhe gjykimeve fetare. Gjatë tërë historisë islame, dijetarët muslimanë janë orvatur shumë, në mësimin përmendësh dhe në ruajtjen e të tërë Kur’anit Famëlartë. Ja pra kjo është arsyeja kryesore e ndasive në vendosjen e zanoreve, leximeve të ndryshme dhe mendimet mbi shkronjat, ajetët dhe suret kuranore. Duke u mbështetur në faktet e sipërcituara, themi me gojën plot se Kur’ani Famëlartë as ka pësuar dhe as do të pësojë shtime ose pakësime ajetësh ose suresh”. (Imam Taberi, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 1, fq. 42. Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Pastër), vëll. 1, fq. 47. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 62..)

4. Shejh Tusi (viti i vdekjes 460 hixhri / viti 1067 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetari më i njohur, i cili ka lënë gjurmë në historinë e shiitëve, Shejh Tusi shkruan: “Aludimi se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtime ose pakësime ajetësh ose suresh, është tërësisht i gabuar dhe i pabazuar. Dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar shtime. Për sa i përket aludimit se Ku’ani Famëlartë, ka pësuar pakësime sërish pohojmë se, dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar pakësime. Ja pra ky është dhe mendimi i doktrinës sonë shiite, madje ky është mendimi i Sejjid Murtedasë”. (Shejh Tusi, “Tibjan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Mjekësia e Komentimit të Kur’anit), vëll. 1, fq. 3-4.)

5. Dijetar Hili (viti i vdekjes 726 hixhri / viti 1325 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Hili në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’l-Kerame” (Udha e Mrekullive Hyjnore), ka dhënë shumë shembuj të argumentëve dhe mrekullive hyjnore. Ndërsa në verën e tij me titull: “ pyetjes: “Vallë a ka pësuar Kur’ani Famëlartë ndonjë shtim osepakësim ajetësh, ose në radhitjen e sureve?!” i përgjigjet në këtë mënyrë: “Për hir të së vërtetës, duhet të themi se Kur’ani Famëlartë, as nuk ka pësuar shtim dhe as nuk ka pësuar pakësim ajetësh dhe as nuk ka ndonjë gabim, në radhitjen e sureve. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut (xh.sh.) nga ky aludim i pabazuar, i paqënë dhe i rremë. Ky aludim kundërshton fuqishëm faktin se Kur’ani Famelartë, është Libri i Allahut (xh.xh.), i zbritur Muhammedit (s.a.u.s.) si një mrekulli”. (Dijetar Hili, “Exhuibetu’l-Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), fq. 121.)

6. Ebu Ali Taberi(viti i vdekjes 548 hixhri / viti 1153 sipas kalendarit gregorian)

“Ebu Ali Taberi, në hyrjen e veprës së tij me titull:“Tefsir” (Komentimi) shkruan: “Aludimi se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtime ose pakësime ajetësh ose suresh, është tërësisht i gabuar dhe i pabazuar. Dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar shtime. Për sa i përket aludimit se Ku’ani Famëlartë, ka pësuar pakësime sërish pohojmë se, dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar pakësime. Ja pra ky është dhe mendimi i doktrinës sonë shiite, madje ky është mendimi i dymbedhjetë imamëve. Por lërmëni t’iu sqaroj se doktrina sunnite e hasheuive beson ne aludimin se Kur’ani Famëlartëështë i ndryshuar dhe se ajetët dhe suret kanë pësuar pakësime. Allahu (s.u.t.) na ruajjtë nga një ky aludim gënjeshtar”. ( Imam Taberi, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 2, fq. 42.)

7. Ali Ibn Junus Bejadi (viti i vdekjes 877 hixhri / viti 1472 sipas kalendarit gregorian)

“Ali Ibn Junus Bejadi në veprën e tij shkruan: “Me të vërtetë dijetarët muslimanë, që nga epoka e Muhammedit (s.a.u.s.) dhe deri në ditët e sotme, dijetarët muslimanë janë orvatur shumë, në mësimin përmendësh dhe në ruajtjen e të tërë Kur’anit Famëlartë, të pacënuar dhe të paprekur. Ndonëse bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) kishin mendime të ndryshme, mbi emërtimin e sureve kuranore, shumë nga ata i kanë përkushtuar jetët e tyre, në mësimin, ruajtjen, kuptimin dhe gjykimin mbi ajetët kuranorë. Nëse Kur’ani Famëlartë, do të kishte pësuar shtim ose pakësim, ata do ta kuptonin menjëherë, sepse ata ishin brezi i parë, i cili përjetoi zbritjen e ajetëve kuranorë. Madje ata kishin shumë kujtesë të fortë dhe i njihnin ajetët kuranorë shumë mirë. Si rrjedhojë ata nuk kishin nevojë të bëheshin hafidhë, sepse edhe gjatë të folurit e përditshëm, ata i dallonin menjëherë ajetët kuranorë”. (Bejadi, “Siratu’l-Mustakimi ile’l-Mustehakki’t-Takdimi” (Udha e Drejtë në Përcaktimin e Merituar”, vëll. 1, fq. 45.)    

8. Vërtetues Erdebili (viti i vdekjes 993 hixhri / viti 1585 sipas kalendarit gregorian)

“Juristi i njohur shiit vërtetues Erdebili, në veprën e tij shkruan: “Në çdo rekat duhet të lexohet një sure e plotë kuranore, e cila ështënjë burim i sigurtë i shpalljes hyjnore”.Më tej vijonte: “Kur’ani Famëlartë i cili gjendet nëduart tona, ka zbritur në mënyrë të sigurtë dhe të drejtpërdrejtë, nga Allahu (a.u.xh.). Për sa i përket aludimit se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtim ose pakësim, theksojmë me bindje të plotë se ky aludimështë i pabazuar, i paqënë dhe i rremë. Për më tepër dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, kanë punuar me të vërtetë shumë në vendosjen e zanoreve, moderimin dhe zbukurimin e shkronjave, faqosjen dhe mbledhjen e ajetëve dhe sureve kuranore, në një “mus’haf” (libër) të vetëm”. (Erdebili, “Mexhmuatu’l-Faide fi’sh-Sherhi’l-Irshadi ue’l-Ezhani” (Përmbledhja e Dobishme në Sqarimin e Udhëzimit dhe Sublimes), vëll. 2, fq. 218.)

9. Fejd Kashani(viti i vdekjes 1091 hixhri / viti 1680 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetari, muhaddithi, komentuesi i Kur’anit dhe apologjeti i njohur shiit Fejd Kashani, pasi citon hadithët e shpikur, të cilët të çojnë në aludimin se Kur’ani Famëlartë ka pësuar ndryshim sqaron: “Duke u mbështetur në tërësinë e këtyre hadithëve, arrijmë në përfundimin se, nëse do ta marrim si të mirëqënë aludimin se Kur’ani ka pësuar ndryshim, atëherë nuk na mbetet më besim në ajetët dhe suret kuranore. Si rrjedhojë ky aludim i rrezikshëm, të çon në përfundimin se Kur’ani Famëlartë, nuk është një libër hyjnor, i zbritur nga Allahu (xh.sh.), kështu që ajetët e tij nuk mund të përdoren si argumentë fetarë. Por Allahu (xh.xh.), na urdhëron që ne si besimtarë dhe dijetarë muslimanë, t’i bindemi dhe t’i nënshtrohemi tërësisht Kur’anit Famëlartë”.

“Besimtarët muslimanë besojnë në faktin se Kur’ani Famëlartë, është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (s.u.t.), e cila është zbritur nga kryeengjëlli Xhibril (a.s.), të dërguarit më të zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammedit (s.a.u.s.). Besimtarët muslimanë besojnë se, mësimet dhe mesazhet e vërteta kuranore, e udhëzojnë muslimanin në udhë të drejtë, duke e mbrojtur dhe ndaluar nga shmangia e tij drejt udhës së gabuar dhe të kotë”. (Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Pastër), vëll. 1, fq. 46. Fejd Kashani, “Ilmu’l-Jakini fi’l-Usuli’d-Dini” (Dija e Vërtetë në Metodologjinë e Fesë”, vëll. 1, fq. 465.)

10.  Shejh Hur Amili (viti i vdekjes 1104 hixhri / viti 1692 sipas kalendarit gregorian)

“Muhaddith Shejh Hur Amili, një dijetari bashkëkohor i cili aludon se, Kur’ani Famëlartë ka pësuar shtime ose pakësime ajetësh ose suresh, i është kundërpërgjigjur në këtë mënyrë: “Ky aludim është tërësisht i gabuar dhe i pabazuar, sepse dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar as shtime dhe as pakësime”. Më tej ai ka vijuar kështu: “Ai i cili i njeh mirë burimet e mirëfillta të fesë islame, e di mirë se Kur’ani Famëlartë, ka zbritur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të sigurtë nga Allahu (xh.sh.). Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, me mijëra bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) e kanë përmendësh Kur’anin Famëlartë dhe e kanë përcjellur atë tek brezat pasardhës. Madje Kur’ani Famëlartë është mbledhur në një “mus’haf” (libër) të vetëm në epokën e Muhammedit (s.a.u.s.)”. ( Abdulhusejn Sherefuddini, “Meudua Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddin”, (Çështja e Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddinit), vëll. 3, fq. 1160.)

11. Shejh Xhafer “Kashifu’l-Guta” (Zbuluesi i së Vërtetës)(viti i vdekjes 1228 hixhri / viti 1813 sipas kalendarit gregorian)

 “Shejh Xhafer “Kashifu’l-Guta” (Zbuluesi i së Vërtetës), në veprën e tij sqaron bukur dhe qartë se, doktrina shiite beson fuqishëm në faktin se, Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe as që do të pësojë kurrë. Më tej ai aludimit se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtime i përgjigjet në këtë mënyrë: “Dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar shtime. Për sa i përket aludimit se Ku’ani Famëlartë, ka pësuar pakësime sërish pohojmë se, dijetarët muslimanë shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar pakësime. Ja pra ky është dhe mendimi i doktrinës sonë shiite, madje ky është mendimi i dijetarëve muslimanëshiitë, i dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm dhe hadithëve të Muhammedit (s.a.u.s.), të cilët janë njëzëri mbi faktin se, Kur’ani Famëlartë, është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (s.u.t.)”. (Shejh Xhaferi, “Kashifu’l-Gita”, (Zbuluesi i së Vërtetës), vëll. 3, fq. 453. Shejh Xhaferi, “Kashifu’l-Gita”, (Zbuluesi i së Vërtetës), “Kitabu’l-Kur’ani” (Libri i Kur’anit), fq. 7-8.)

12. Dijetar Muhammed Husejn Ali “Kashifu’l-Guta” (Zbuluesi i së Vërtetës) (viti i vdekjes 1372 hixhri / viti 1952 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Muhammed Husejn Ali “Kashifu’l-Gita” (Zbuluesi i së Vërtetës), në veprën e tij përshkruan: “Me të vërtetë Kur’ani, i cili gjendet në duart tona, është një mrekulli e zbritur nga Allahu (a.u.xh.) dhe është një libër, i cili sfidon mbarë njerëzimin, në sjelljen e një sureje të ngjashme kuranore.Nuk ka dyshim se Kur’ani është një libër hyjnor, i cili sqaron në nmënyrën më të bukur, ligjet dhe vendimet e Allahut (xh.sh.). Kur’ani dallon të lejuarën nga e ndaluara. Unë kam bindje të plotë se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe asnjë pakësim që do të pësojë kurrë. Të tërë dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë njëzëri t’i bindemi dhe t’i nënshtrohemi tërësisht Kur’anit Famëlartë, sepse është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (xh.xh.)”. (Dijetar Muhammed Husejni, “Ali Kashifu’l-Gita”, (Aliu, Zbuluesi i së Vërtetës).)

13. Sejjid Muhsin Emini (viti i vdekjes 1371 hixhri / viti 1951 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetari më i njohur i enciklopedisë shiite Sejjid Muhsin Emini, në veprën e tij shprehet kështu: “Qëmoti e deri në ditët tona, asnjë dijetar musliman shiit, nuk ka aluduar kurrë se Kur’ani Famëlartë, ka pësuar shtim ose pakësim. Shumica dërrmuese e dijetarëve muslimanë shiitë, madje të tërë dijetarët muslimanë shiitë janë njëzëri, mbi çështjen se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar as shtime dhe as pakësime”. (Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), vëll. 1, fq. 41. Sejjid Muhsin Emini, “Nakdhu ue’sh-Shia eu Shia bejne’l-Hakaiki ue’l-Euhami” (Shpjegimi i së Vërtetës mbi Shiitët ose Shiitët mes së Vërtetave dhe Shpifjeve), fq. 160.)

14. Abdulhusejn Sherefuddini (viti i vdekjes 1381 hixhri / viti 1961 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetari më i njohur shiit, i cili gjatë tërë jetës së tij, ka bashkëbiseduar me shumë dijetarë sunnitë, ka mbajtur një qëndrim më të vendosur se, sa dijetarët e tjerë shiitë. Abdulhusejn Sherefuddini në veprën e tij pasi ka sqaruar dyshimet, mbi çështjen e shtimit ose pakësimit të Kur’anit Famëlartë, citon: “Kërkoj mbrojtje dhe strehim nga Allahu (s.u.t.) mbi të paditurit dhe gënjeshtarët, të cilit shpifin dhe mashtrojnë se Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar. Lërmëni t’iu bëj të ditur se, nëse një besimtar musliman i doktrinës sonë shiite, aludon ose pretendon se Kur’ani ka pësuar ndryshim, është një i paditur dhe një gënjeshtar i madh. Pra ky i paditur dhe gënjeshtar i cili aludon se, Kur’ani Famëlartë na paska pësuar ndryshime, gabohet rëndë. Përkundrazi të tërë ne e dimë shumë mirë se, Kur’ani është mrekullia e Allahut (a.u.xh.) dhe ështëdrejtpërdrejtë fjala e Allahut (xh.sh.), i Cili i mësoi robit dhe të dërguarit të tij Muhammedit (s.a.u.s.) dhe i cili ia mësoi dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, të cilët na e mësuan ne”. (Abdulhusejn Sherefuddini, “Exhuibe Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), fq. 23.)

“Abdulhusejn Sherefuddini e përkufizon kështu mendimin e tij: “Kuptimi i jashtëm i ajetëve kuranorë, është argumenti më i qartë i Allahut (xh.xh.) Sipas doktrinës sonë shiite, hadithët e Muhammedit (s.a.u.s.), duhet të përdoren për të sqaruar kuptimin e brendshëm të ajetëve kuranorë. Gjithashtu sipas besimit të doktrinës shiite, të tërë fjalët, ajetët dhe suret kuranore, dhe radhitja e sureve kanë zbritur drejtpërdrejtë nga Allahu (s.u.t.). Për më tepër, besimtari musliman, gjatë namazeve të detyruara, duhet të lexojë dhe një sure të plotë, pas Sures “Fatiha” (Hyrjes). Si përfundim pohojmë se vetë Muhammedi (s.a.u.s.) e ka lexuar të tërë Kur’anin Famëlartë, në praninë e bashkëkohësve të tij”. (Abdulhusejn Sherefuddini, “Exhuibe Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), fq. 23.)

15. Dijetar Belagi (viti i vdekjes 1352 hixhri / viti 1933 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Belagi pasi e ka hetuar dhe shqyrtuar nga fillimi deri në fund, ka arritur në përfundimin, duke shtuar edhe mendimet e dijetarëve shiitë se, aludimi se Kur’ani Famëlartë ka pësuar shtim ose pakësim, është tërësisht i pabazuar, i paqenë dhe i rremë”. (Dijetar Belagi, “Meudua”, (Çështjet), vëll. 1, fq. 59-68.)

16. Shejh Bahai (viti i vdekjes 1031 hixhri / viti 1621 sipas kalendarit gregorian)

“Shejh Bahai, në veprën e tij mes të tjerash citon: “Të them të drejtën e vërteta është se, Kur’ani është i mbrojtur dhe i ruajtur nga ndryshimi, si rrjedhojë nënvizoj faktin se Kur’ani nuk ka pësuar dhe nuk do të pësojë kurrë, asnjë shtim dhe asnjë pakësim”. (Dijetar Belagi, “Meudua”, (Çështjet), vëll. 1, fq. 59-68. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 67.)

17. Dijetar Emini(viti i vdekjes 1349 hixhri / viti 1930 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Emini, në veprën e tij me titull: “Gadir” (Vlerësuesi) në paragrafë dhe vende të ndryshme, veçanërisht kur heton akuzimet dhe fajësimet e Ibn Hazmit, pasi ka përfundon së shtuari edhe mendimet e dijetarëve shiitë se, shprehet: “Dijetarët më të njohur shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen se, me të vërtetë çfarë ndodhet brenda dy kapakëve të Kur’anit Famëlartë, është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (a.u.xh.)”. (Dijetar Muhsin Emini, “Gadir” (Vlerësuesi), vëll. 3, fq. 116. 135.)

18. Dijetar Muhammed Husejn Tabatabai (viti i vdekjes 1402 hixhri / viti 1981 sipas kalendarit gregorian)

“Dijetar Muhammed Husejn Tabatai, në veprën e tij pasi kreu komentimin e ajetit kuranor: “Me të vërtetë Ne e zbritëm Kur’anin dhe ne do ta mbrojmë atë”, dhe pasi e hetoi dhe e shqyrtoi në mënrë të hollëishme nga fillimi deri në fund, ka arritur në përfundimin se, aludimi se Kur’ani Famëlartë ka pësuar shtim ose pakësim, është tërësisht i pabazuar, i paqenë dhe i rremë. Më tej dijetar Tabatai vijon të thotë se, zbritja e Kur’anit Famëlartë në një epokë para më shumë se 1400 vitesh, është fjala hyjnore e drejtpërdrejtë e Allahut (xh.sh.), një mrekulli e Muhammedit (s.a.u.s.) dhe një detyrë e rëndësishme historike. Kur’ani është çelësi i suksesit të Muhammedit (s.a.u.s.), i cili sfidoi idhujtarët mekkas dhe medinas, duke ia dalur mbanë që të triumfonte mbi ta, duke çrrënjosur njëherë e përgjithmonë, epokën e padijes së errët dhe idhujtarinë dhe mosbesimit të kurejshëve dhe beduinëve. Si përfundim theksoj se Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar as shtim dhe as pakësim dhe se vetëm një njeri me mangësi dhe të meta mendore, mund të aludojë diçka të tillë”. (Dijetar Tabatai, “Mizan” (Peshorja), vëll. 12, fq. 150.)

19. Imam Humejni (r.a.)(viti i vdekjes 1410 hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian)

“Imam Humejni (r.a.) në veprën e tij, pasi rrëzoi aludimet e “lajmëtarëve”, të cilët aludonin se pamja e jashtme e ajetëve kuranorë, nuk mund të përdoret si argument fetar, ka vërtetuar se mësimi përmendësh i ajetëve kuranorë, mbledhja, mbrojtja dhe ruajtja e tij nga ana e bashkësisë ndërkombëtare muslimane, është një dëshmi e gjallë dhe fakt i pamohueshëm se, Kur’ani Famëlartë nuk ka pësuar dhe as që do të pësojë ndonjëherë shtim ose pakësim. Më pas Imam Humejni (r.a.), ka sqaruar gjërësisht se hadithët, të cilët bejnë fjalë mbi ndryshimin e Kur’anit ose janë të dobët, ose janë të shpikur dhe se ai i cili pranon diçka të tillë, nuk është i aftë mendërisht dhe se ka pësuar traumë të rëndë psikologjike”.

“Imam Humejni (r.a.) i përkufizon në këtë mënyrë, duke na shpalosur mendimet e tij të vyera: “Ashtu siç kemi sqaruar dhe më parë, çfarë ndodhet brenda dy kapakëve të Kur’anit Famëlartë, është drejtpërdrejtë fjala e Allahut (s.u.t.). Shumëllojshmëria mes leximeve të ndryshme, nuk kanë të bëjnë aspak me suret kuranore të zbritura Muhammedit (s.a.u.s.), nga “Shpirti i Besnik” (Xhibrili a.s.)”. (Imam Humejni (r.a.) “Tehdhhibu’l-Usuli” (Afrimi i Metodologjisë), vëll. 2, fq. 96.)

20. Ajetullah Huji(viti i vdekjes 1371 hixhri / viti 1952 sipas kalendarit gregorian)

“Ajetullah Huji, në veprën e tij, pasi ka vërtetuar se Kur’ani nuk ka pësuar as shtim dhe as pakësim shënon: “Ashtu siç kemi shpjeguar dhe më herët, aludimi se Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar, Famëlartë ka pësuar shtim ose pakësim, është tërësisht i pabazuar, i paqenë dhe i rremë”. (Ajetullah Huji, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), fq. 263-264, Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), fq. 299.)

“Lërmëni t’iu vë në dijeni, të mendimeve të dijetarëve më të njohur shiitë, mbi dy çështje kryesore: “Një pjesë e dijetarëvë uehhabistë, jo vetëm që kanë akuzuar shiitët se kanë ndryshuar Kur’anin Famëlartë, por kanë vijuar dhe më tej në akuzat etyre. Shkrimtari i veprës: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani) pasi ka përmendur emrat e katër dijetarëve të njohur shiitë (Shejh Saduku, Sherif Murteda, Shejh Tusi dhe Ebu Ali Taberi.(një sqarim, në të vërtetë është Sejjid Radi, është dijetari i cili ka shkruar veprën me titull: “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë) dhe jo Sherif Murteda (Sejjid Radi,është dijetari i cili ka shkruar veprën me titull: “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë), fq. 234 dhe jo Sherif Murteda”.)), ndër të tjera shkruan: “Unë kam analizuar në mënyrë të hollësishme, veprat e thënieve profetike, komentimit të Kur’anit dhe besimit islam të doktrinës shiite së dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, që nga shekulli i katërt deri tek shekulli i tetë hixhri dhe vërtetova se përveç këtyre katër dijetarëve të njohur shiitë, asnjë dijetar tjetër nuk besonte se, Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar”. (Këshilli Ferhengi Suhanan: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 64.)

“Edhe një shkrimtar tjetër uehhabist, duke pandehur se autori i veprës me titull: “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë) është Sherif Murteda shënon: “Duke u mbështetur në analizat dhe vërtetimet e mia, kam arritur në përfundimin përveç këtyre katër dijetarëve të njohur shiitë, shumica e dijetarëve shiitë beson fuqishëm se, Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar”. (Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), fq. 240.)

“Fatkeqësisht Doktor Gafari, përsërit të njëjtat fjalë dhe mban të njëjtin qëndrim”. ( Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia, Imamijjetu’l-Ithna Asherijje” (Metodologjia e Doktrinës Shiite, Besimi i Dymbëdhjetë Imamëve), vëll. 1, fq. 338.“Ai vijon më tej duke cituar se, nga dijetarët e epokës së parë shiite, vetëm autori i veprës me titull: “Aslu’sh-Shia ue’l-Usuliha” (E Vërteta Mbi Shiitët dhe Metodologjia e Tyre), Muhammed Husejn “Kashifu’l-Guta” (Zbuluesi i së Vërtetës), autori i veprës“Nakdhu ue’sh-Shia eu Shia bejne’l-Hakaiki ue’l-Euhami” (Shpjegimi i së Vërtetës mbi Shiitët ose Shiitët mes së Vërtetave dhe Shpifjeve) dhe i veprës me titull: “Ajanu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), Sejid Muhsin Emini, si dhe gjithashtu autori i veprës me titull: “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit) Ajetullah Huji kanë besuar se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim”. (Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia, Imamijjetu’l-Ithna Asherijje” (Metodologjia e Doktrinës Shiite, Besimi i Dymbëdhjetë Imamëve), vëll. 1, fq. 305.)

“Pikë së pari për hir të së vërtetës, duhet të nënvizojmë faktin se, pasepokës së Shejh Sadukut, të tërë dijetarët më të njohur shiitë, nuk e kanë pranuar aludimin se Kur’ani është i ndryshuar. Përmendja e disa emrave shiitë, duke pretenduar se këta kanë pranuar aludimin se, Kur’ani ka pësuar ndryshim, nga ana e shkrimtarëve uehhabistë dhe Gaffarit, nuk nënkupton medoemos se shpifjet e tyre vërtetojnë se, aludimi i tyre është vëretuar nga dijetarët shiitë. Përkundrazi autori i veprës me titull: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani) Gafari ka mbetur me gojëhapur, kur ka zbuluar faktin se asnjë nga dijetarët shiitë, nuk beson se Kur’ani Famëlartë ka pësuar shtim ose pakësim”. (Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia, Imamijjetu’l-Ithna Asherijje” (Metodologjia e Doktrinës Shiite, Besimi i Dymbëdhjetë Imamëve), vëll. 1, fq. 245.)

“Pikë së dyti këta shkrimtarë uehhabistë, të cilët këmbëngulin në faktin se, (Këshilli Ferhengi Suhanan: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 64.katër ndjekësit besnikë të Ehli Bejtit, të cilët akuzohen se besuakan se Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar, (pra Shejh Saduku, Sherif Murteda, Shejh Tusi dhe Imam Taberi) nuk i besuakan as fjalëve të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm dhe dijetarëve të parë të epokës islame”. (Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), fq. 240. Mexhdi Ali Muhammed Ali, “Intisaru’l-Hakki”, (Zbulimi i së Vërtetës), fq. 134.)

“Me të vërtetë është për të ardhur keq fakti se, këta shkrimtarë uehhabistë, shpalosin mllefin dhe vjellin vrer duke u shprehur në këtë mënyrë: “Çdo njeri i mençur e di shumë mirë se, ndryshimi i Kur’anit është një nga shtyllat e besimit shiit. Ai i cili e mohon këtë fakt është gënjeshtar, mashtrues, tradhtar. Dhe i pafe. Në të vërtetë shiitët kanë frikë, nga cilësimi si të pafe, nga ana e besimtarëve sunnitë, të cilët janë grupi i vetëm i shpëtuar, i cili do të hyjë në Xhennet. Si rrjedhojë, duke u nisur nga kjo e vërtetë e pamohueshme, themi me gojën plot se shiitët, kanë pranuar një fe tjetër, por ajo nuk është feja islame”. (Mexhdi Ali Muhammed Ali, “Intisaru’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës), fq. 135. Këshilli Ferhengi Suhanan: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 65.)

“Pikë së treti, përballë këtyre akuzave të ndyra dhe fajësimeve të ulëta, ne kundërpërgjigjemi kështu: “Argumenti i parë se Kur’ani është i ndryshuar, është vetë Kur’ani Famëlartë. “Përgjigjja jonë është: “Të pafetë që e mohuan Kur’anin janë të metë, sepse ai është një libër i pashoq. Askush nuk mund ta përgënjeshtrojnë në asnjë anë, sepse është i zbritur, nga Urti dhe i Lavdishmi”. (Sure Fussilet (Krerët), Ajeti Nr: 41-42.dhe “Ne e zbritëm Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë atë!” (Sure Hixhr (Shpërngulja), Ajeti Nr: 9.“Tani natyrshëm shtrohet pyetja retorike: “Vallë a ka ndonjë argument më të fuqishëm dhe më të qartë se ajetët kuranorë të sipërcituar?!” (Sure Bekare (Gjedhi), Ajeti Nr: 23, Sure Junus (Junusi) Ajeti Nr: 38, Sure Hud (Hudi), Ajeti Nr: 13.)

Pikë së katërti, dijetarët më të njohur shiitë, e pranojnë njëzëri tërësinë mosndryshimit të ajetëve kuranorë, si argumentë dhe fakte të pamohueshme. Shejh Saduku iu është mbështetur në ajetët kuranorë, të cilët sigurojnë dhe vërtetojnë mbrojtjen e Kur’anit dhe ka kundërshtuar bindshëm hadithët e dobët dhe të shpikur, të cilët aludojnë se Kur’ani është i ndryshuar. Ndonëse Shejh Saduku nuk e ka hetuar tërësisht çështjen e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë, shumë dijetarë të tjerë kanë sjellur argumentë të pamohueshëm. Shejh Mufidi ka kumtuar se çfarë ka brenda dy kapakëve të Kur’anit është fjala e vërtetë e Allahut (a.u.xh.), ndërsa hadithët të cilët bëjnë fjalë se Kur'ani është i ndryshuar, janë hadithë të dobët ose të shpikur. Si rrjedhojë leximi i një sureje të plotë, pas Sures “Fatiha” (Hyrjes), është një tregues i qartë se Kur’ani është i pandryshuar. Tani lërmëni t’iu sqaroj mendimet e dijetarëve më të njohur shiitë”. (Shejh Mufidi, “Musannefatu’sh-Shejhi’l-Mufidi” (Klasifikimi i Shejh Mufidit), vëll. 7, fq. 78-81.)

“Pikë së pesti, Shejh Tusi, ka kundërshtuar hadithët e dobët dhe të shpikur se, Kur’ani Famëlartë ka pësuar pakësim”. (Shejh Tusi, “Tibjan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Mjekësia e Komentimit të Kur’anit), vëll. 1, fq. 3.“Sherif Murteda, ka cituar se Kur’ani është në mrekulli dhe se është i mbrojtur gjatë tërë historisë nga dijetarët”. (Imam Taberi, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 1, fq. 42.“Dijetar Hili, ka shënuar se Kur’ani, është fjala e drejtpërdrejtë dhe mrekullia e Allahut (xh.sh.)”. (Dijetar Hili, “Exhuibetu’l-Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), fq. 121.

“Bejadi dhe Vërtetues Erdebili, kanë shkruar se bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) janë orvatur shumë në mësimin përmendësh dhe në mbrojtjen e ajetëve kuranorë”. (Bejadi, “Siratu’l-Mustakimi ile’l-Mustehakki’t-Takdimi” (Udha e Drejtë në Përcaktimin e Merituar”, vëll. 1, fq. 45. Vërtetues Erdebili, “Mexhmuatu’l-Faide” (Përmbledhja e Dobishme), vëll. 2, fq. 218.“Fejd Kashani, ka rikujtuar se vetë ajetët kuranorë, janë dëshmi e gjallë për mbrojtjen e Kur’anit dhe se hadithët profetikë, shërbejnë si shpjegim dhe sqarim për këta ajetë”. (Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Pastër), vëll. 1, fq. 46.)

 

“Hur Amili, ka përmbledhur se bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.), i kishin mësuar përmendësh ajetët kuranorë dhe se mbledhja e tyre, në një “mus’haf” (libër) të vetëm është bërë që në kohën e Muhammedit (s.a.u.s.)”. (“Meudua Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddin”, (Çështja e Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddinit), vëll. 3, fq. 1160.)

“Ali Kashifu’l-Guta (Zbuluesi i së Vërtetës), ka pohuar se vetë ajetët kuranorë dhe hafidhët, janë dëshmi e gjallë dhe fakt i pamohueshëm, për mbrojtjen e Kur’anit për çdo shekull”. (Shejh Xhaferi, “Kashifu’l-Gita”, (Zbuluesi i së Vërtetës), vëll. 3, fq. 453. Shejh Xhaferi, “Kashifu’l-Gita”, (Zbuluesi i së Vërtetës), “Kitabu’l-Kur’ani” (Libri i Kur’anit), fq. 7-8.)

“Sejjid Muhsin Emini, ka theksuar se ajetët kuranorë janë të mbrojtura mirë nga hafidhët”. (Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), vëll. 1, fq. 41.)

“Sejjid Sherefuddini, ka theksuar se shkronjat, fjalët, ajetët dhe suret kuranorë, janë fjala e drejtpërdrejtë e Allahut (xh.xh)”. (Abdulhusejn Sherefuddini, “Exhuibe Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), fq. 23.)

“Pikë së gjashti, duke u gjendur përballë përkufizimeve, shpjegimeve, sqarimeve dhe thënieve të lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se, aludimet e shkrimtarëve uehhabistë të shpalosura në veprat me titull: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), “Intisaru’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës) dhe “Hakikatu’sh-Shia” (e Vërteta Mbi Shiitët), janë tërësisht të gabuara, të pabazuara, të paqëna dhe të rreme. Në njërën anë këta shkrimtarë uehhabistë, të cilët padrejtësisht akuzojnë dijetarët më të njohur shiitë, nuk bëjnë gjë tjetër se akuzojnë dhe shpifin kundër këtyre dijetarëve, sikur këta ta dinin të fshehtën hyjnore dhe gënjejnë. Ndërsa në anën tjetër këta shkrimtarë uehhabistë, nuk i besojnë as fjalëve të tyre. Me të vërtetë këta shkrimtarë, i marrim si të mirëqëna fjalët ose thëniet e këtyre dijetarëve, vetëm në pamje të jashtme. Këta shkrimtarë nxiten, nga dëshirat, epshet dhe orekset e pangopur tëudhëheqësve tiranë uehhabistë, të cilët kënaqen dhe u vjen mirë kur dëgjojnë se, shiitët cilësohen si njerëz të cilët besojnë se Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar dhe si të tillë janë të pafe. Nëse dijetarët shiitë, do ta kishin pranuar aludimin se Kur’ani Famëlartë, si pasojë e frikës ose cilësimit si të pafe, (Allahu (s.u.t.) na ruajttë nga kjo gënjeshtër), atëherë dijetarët shiitë, do t’i shërbenin me mish e me shpirt, fuqisë supreme të autoriteteve dhe do të ishin sjellur në mënyrë të pamëshirshme, në synimin e përmbushjes së këtijqëllimi të lig. Si rrjedhojë veprat e tyre, nuk do kë kishin asnjë vlerë fetare ose shkencore”.

“Pikë së shtati sipas këtyre shkrimtarëve uehhabistë, dijetarët më të njohur shiitë, nuk besojnë dhe nuk mbështeten në fjalët e dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, duke mos besuar se Kur’ani Famëlartë është i pandryshuar, por përkundrazi ata kanë transmetuar hadithë të shumtë, nga imamët mbi këtë çështje”. (Këshilli Ferhengi Suhanan: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 64. Mexhdi Ali Muhammed Ali, “Intisaru’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës), fq. 135. Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), fq. 240.)

“Ky aludim është i privuar nga shpirti i analizës, logjikës dhe vërtetimit, sepse këta shkrimtarë uehhabistë, kanë ndërlikuar dhe ngatërruar shumë keq çështjet e besimit me çështjet jurisprudencës, duke bërë një lëmsh të vërtetë. Si rrjedhojë pohojmë se besimi se Kur’ani Famëlartë është i ndryshuar, është një çështje dhe orvatja e shpjegimit se dijetarët shiitë i besojnë kësaj çështjeje, duke umbështetur në hadithët e dibët dhe të shpikur, është tërësisht një çështje tjetër. (Shejh Saduku, “Itikad fi’d-Dini’l-Islamijje” (Besimi në Fenë Islame), fq. 59.)

“Thëniet e sipërcituara, i përkasin dijetarëve shiitë më të njohur, të doktrinës së dymbëdhjetë imamëve. Si përfundim shiitët nuk besojnë aspak, në aludimin se Kur’ani është i ndryshuar dhe këtu e ndiejmë të nevojshme, të përsërisim thënien e Shejh Sadukut, i cili thotë se, ai cili aludon të kundërtën është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”.

“Pikë së teti: “Shumica dërrmuese e shkrimtarëve uehhabistë, mbështetet në burime, të cilat bëjnë fjalë mbi hadithë të dobët dhe të shpikur. Këta shkrimtarëuehhabistë, duke i besuar këtyre burimeve, pranojnë se ajeti për “rexhmin”(gurëzimin) e imoralit ose imorales duhet hequr nga Kur’ani”.

1. Heqja e Ajetit të “Rexhmit” (Gurëzimit) nga Kur’ani Famëlartë

“Ibn Abbasi transmeton se, ka dëgjuar prijësin e dytë të besimtarëve Umer Ibn Hattabin, në hutbe duke thënë: “Allahu (a.u.xh.)nga robërit e Tij zgjodhi Muhammedin (s.a.u.s.) si të dërguar dhe i zbriti Kur’anin Famëlartë. Një nga ajetët e zbritur është dhe ajeti i gurëzimit. Ne e kemi lexuar, mësuar përmendësh, kuptuar dhe zbatuar këtë ajet. Muhammedi (s.a.u.s.) e ka zbatuar këtë ajet, gjithashtu dhe ne e kemi zbatuar këtë ajet. Por kam frikë se me kalimin e kohës, do të dalë njëri dhe do të thotë: “Betohem në Allahun se unë nuk e kam gjetur ajetin e gurëzimit në Kur’an!” Si rrjedhojë bashkësia muslimanë do të shmanget nga udha e drejtë, duke lënë në harresë zbatimin e ajetit të gurëzimit. Për hir të së vërtetës, duhet të themi Allahu (xh.sh.), ka përcaktuar qartë dhe pastër në Librin e Tij, pra në Kur’anin Famëlartë se ajetin e gurëzimit, i cili bën fjalë për gurëzimin e mashkullit ose të femrës imorale,(madje edhe për tëçmendurin i cili përdhunon duke lënë shtatzënë një grua, ose një grua e cila rrëfen hapur se ka kryer imoralitet dhe ka mbeur shtatzëne”. (Imam Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), vëll. 6, fq. 25. Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbldhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), vëll. 3, fq. 1317. Sixhistani, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetët e Ebu Daudit), vëll. 2, 343. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 23. Imam Taberi, “Tarih” (Histori), vëll. 3, fq. 204. Muhammed Ali Mualimi, “Hakikatu’l-Madhlume” (E Vërteta e Dhunuar), fq. 99, Nexhat Tai, “Uehhabijjun, Hauarixhun eu’s-Sunneti” (Uehhabitët, Hauarixhët, ose Sunneti), fq. 263.)

“Imam Sujuti (v iti i vdekjes 911 hixhri / viti 1505 sipas kalendarit gregorian) shkruan për ngjarjen e shëkuar kur Ebu Bekri (r.a.) urdhëroi për mbledhjen e ajetëve kuranorë në një “mus’haf” (libër): “Ebu Bekri (r.a.) kishte urdhëruar Zejd Ibn Thabitin (r.a.) që përpara se një bashkëkohës i Muhammedit (s.a.u.s.) të vinte të dëshmonte për një ajet ose sure kuranore, duhet të ishte i shoqëruar nga dy dëshmitarë. Njëherë Umer Ibn Hattabi (r.a.), erdhi i vetëm dhe citoi ajetin e gurëzimit, por Zejd Ibn Thabiti (r.a.) nuk ia pranoi dëshminë”. (Imam Sujuti, “Itkan fi’l-Ulumi’l-Kur’ani” (Argumenti në Shkencat Kuranore), vëll. 1, fq. 118.)

2. Heqja e Sureve “Hafad” dhe “Hal” Nga Kur’ani Famëlartë

“Imam Sujutika transmetuar në disa hadithë (Imam Taberani, e ka shënuar këtë hadith, me zinxhirtë vërtetë transmetimi nga Ibn Is’hak.), të cilët janë pranuar si të vërtetë (Ubejd Ibn Umeri ka transmetuar këtë hadith, nga Umer Ibn Hattabi, ky i fundit nga Abdullah Ibn Abdurrahman nga i ati, ky i fundit nga Ibn Xhurejh dhe nga Ibn Mes’udi.se Umer Ibn Hattabi (r.a.) në lutjen e kunutit, ka transmetuar se në Kur’anin Famëlartë, gjendeshin dy sure me titull: “Hafad” dhe “Hal” të shënuara nga Ibn Abbasi, Ibn Mes’udi dhe Ubej Ibn Ke’abi, por që janë hequr nga Kur’ani. Madje Imam Sujuti në veprën e tij, ka shënuar dhe tekstet e këtyre dy sureve”. (Imam Sujuti, “Itkan fi’l-Ulumi’l-Kur’ani” (Argumenti në Shkencat Kuranore), vëll. 1, fq.130-131.)

“Në veprat e dijetarëve sunnitë, ka dhe shumë transmetime, të cilat bëjnë fjalë për ndryshimin e Kur’anit Famëlartë. Por ne si pasojë e moszgjatjes së artikullit tonë, nuk mund t’i kushtojmë hapësirën e duhur, në mënyrë që t’i pasqyrojmë të tërë shembujt e këtyre trnsmetimeve”.

3. Gjykatës Abdulxhebbari (viti i vdekjes 451 hixhri / viti 1059 sipas kalendarit gregorian)Pasi Ka Rrëzuar Dyshimin e Ndryshimit Të Kur’anit Shkruan:

“Tani shtrohet pyeja retorike : “Vallë si ka mundësi që të mendohet se Kur’ani ka ndryshuar?!” Nëse Kur’ani do të kishte pësuar ndryshim, atëherë prijësi i katërti bashkësisë muslimane Aliu (a.s.) do ta kishte kundërshtuar dhe mohuar si libër hyjnor. “Vallë përse nuk e bëri këtë askur ishtenjë besimtar i zakonshëm dhe as kur ishte prijësi i bashkësisë muslimane?!” Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, nderimi, respektimi dhe zbatimi i ajetëve kuranorë, është një nga urdhrat më tërë rëndësishëm fetarë. Duke u nisur nga kjo, themi se Imam Aliu (a.s.), duhet të kishte ndërmarrë masat e duhura, nëse gjendja do të ishte ashtu siç aludohet. Nëse më të vërtetë Kur’ani Famëlartë, do të ishte ndryshuar atëherë ky ndryshim do të nënkuptonte një përçarje me përmasa më të mëdha, nëmesin e bashkësisë muslimane se, sa përçarja e shkaktuar nga i mallkuari Muauije Ibn Sufjani. Si rrjedhojë pohojmë se, nëse Kur’ani do të kishtë pësuar ndryshim, atëhera Imam Aliu (a.s.) do të merrej fillmishtdhe kryesisht me ndreqjen e tij dhe më pas do t’ia kushtonte energjitë dhe fuqitëe tij, zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Muauije Ibn Sufjanin”. (Gjykatës Abdulxhebbari, “Mugni an Ebuabi’t-Teuhidi ue’l-Adli” (Pasuria në Krerët e Njëshmërisë dhe Drejtësisë), fq. 385.)

4. Ne Duhet t’i Dallojmë Diskutimet Mbi Komentimet e Kur’anit me Diskumet e Ndryshimit të Kur’anit

“Në epokën e imamëve të Ehli Bejtit, diskutimi më i rëndësishëm, ishte çështja e komentimit të Kur’anit Famëlartë. Nëse do t’i hedhim një sy burimeve dhe veprave të sunnitëve dhe shiitëve, do të vërejmë diskuimet e shumta të zhvilluara, mbi çështjen e komentimit të Kur’anit. Në burimet sunnite do të përmendim veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buharit),  Imam Buharit dhe nëveprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi”(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, pjesët e komentimit të ajetëve kuranorë, në përmbledhjet e hadthëve të vërtetë. Ndërsa nga burimet shiite, dotë përmendim veprat me titull: “Tefsiru’l-Firati” (Komentimi i Eufratit), “Tibjan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Mjekësia në Komentimin e Kur’anit) dhe “Tefsir Ebu’l-Futuh Razi” (Komentimi i Babait të Çlirimeve Razit) do të mund të shohim qartë zhvillimin e diskutimeve dypalëshe sunnite-shiite”.

“Nëepokën e imamëve të Ehli Bejtit, diskutimi i dytë më i rëndësishëm, ishte çështja apologjetike, e krijimit të Kur’anit Famëlatë. Në epokën e prijësit Me’mun, tëdinastisë sëabbasive (bijve të Abbasit), u zhvillua një diskutim i nxehtë mes dy doktrinave hanbelite dhe mutezilite”. (Në atë epokë në vend të termit “tefsir” (komentim), më shumë përdorej termi “te’uil” (përshtatje). Si për shembull Imam Taberi, i ka dhënë titullin: “Xhamiu’l-Bejani fi’t-Te’uili’l-Kur’ani” (Përmbledhja e në Përshtatjen e Kur’anit). Imam Taberi në këtë vepër ka përdorur shpesh herë termin: “Kjo është përshtatja e fjalës së Allahut...”.)

“Prijësi i bashkësisë muslimane Me’muni, i cili i përkiste doktrinës mutezilite, mbante hapur anën e mutezilitëve, kështu që në mesin emuslimanëve, ndodhi një përçarje e madhe, gjatë së cilës u sprovuan seriozisht besimet dhe kredot e të tërëmuslimanëve. Më pas gjendja degjeneroi deri në atë masë sa, prijësi i bashkësisë muslimane Me’muni, arrestoi dhe dëboi, nga mesi i muslimanëve Imam Ahmed Ibn Hanbelin. Hapi tjetër që hodhi prijësi Me’mun ishte, ndalimi i mendimit të Imamit të Madh Ebu Hanife se, Kur’ani Famëlartë ishte fjala e vjetër e Allahut (s.u.t.), i shkëputur nga “Leuhu'’l-Mahfudhi”(Pllakat e Ruajtura)”. (Doktrina Shiite e Dymbëdhjetë Imamëve, është e mendimit se Kur’ani Famëlartëështë i krijuar. Muhammed Xheuad Mugnije, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 315. Ndërsa Eshari sqaron se, në të vërtetë kjo doktrinë shiite, ndahet në dy mendime: “Mendimi i parë i përket Hisham Ibn Hakemit, i cili pohon se Kur’ani as është i krijuar dhe as është krijues. Ndërsa medimi i dytë është seKur’ani është i krijuar.Eshari, “Makalatu’l-Islamijjin ue’-l-Ihtilafu’l-Musalini”, (Artikujt Islamë dhe Mosmarrëveshja e Falësve të Namazit), vëll. 1, fq. 114.)

“Më pas Me’muni i detyroi muslimanët me dhunë, që t’i besonin aludimit se Kur’ani ishte i krijuar. Por kulmi i kësaj gjendje të nderë, do të ishte kur Imam Ahmed Ibn Hanbeli, cilësoi si të pafe kryedijetarin musliman të pallatit mbretëror të dinastisë së abbasive, Ibn Ebi Daudin. Saktësisht kur e pyetën Imam Ahmed Ibn Hanbelin: “Vallë ç’mendim ke për atë njeri, i cili beson se Kur’ani është i krijuar?!” ai u përgjigj: “Betohem në Allahun se ai është i pafe!” (Hatib Bagdadi, “Tarihu’l-Bagdadi ue’l-Medinetu’s-Selami” (Historia e Bagdadit ose Qytetit të Paqes), vëll. 4, fq. 142.)

“Kjo është arsyeja kryesore që i dha shtysë, Gjykatës Abdulxhebbarit (i cili i besonte aludimit se Kur’ani është i krijuar), të niste shkrimin e një vepre me titull: “Halku’l-Kur’ani (Krijimi i Kur'anit), në të cilin ka shpalosur mendimet, mbështetëse dhe kundërshtuese, të dijetarëve sunnitë dhe shiitë të asaj epoke”. (Hatib Bagdadi, Tarihu’l-Bagdadi ue’l-Medinetu’s-Selami” (Historia e Bagdadit ose Qytetit të Paqes), vëll. 4, fq. 153.)

“Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, deri në epokën e Fshehjes së Madhe, as nuk është diskutuar çështja e ndryshimit dhe ndërrimit të Kur’anit Famëlartë dhe as imamët e pafajshëm, as nuk kanë shprehur mendimet dhe qëndrimet e tyre”. (Gjykatës Abdulxhebbari, “Sherhu’l-Usuli’l-Hamse” (Shpjegimi i Metodologjisë së Pesë Rregullave), fq. 527-530.)

 

Përfundim

 

“Që nga shekulli i pestë hixhri, ndjekësit shiitë të Ehli Bejtit, janë akuzuar dhe fajësuar padrejtësisht se besojnë në ndryshimin e Kur’anit Famëlartë. Në epokat e para të fesë islame, ndjekësit ekstremiste dhe fanatikë të Ibn Tejmijjes, janë orvatur në shumë mënyra, që ta paraqisin aludimin e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë, si një shtyllë e besimit shiit. Ndërsa në ditët tona këto akuza, fajësime dhe sulme të ndyra, janë shtuar nga ana e shkrimtarëve uehhabistë. Për hir të së vërtetës, duhet të themi se aludimi se Kur’ani Famëlartë na paska ndryshuar, duke pësuar shtim ose pakësim, nuk është as i arsyetueshëmdhe as i logjikshëm për mendjen dhe natyrën njerëzore. Madje ky aludim i kotë dhe i pavlerë, nuk përputhet as me ligjet hyjnore të Allahut (a.u.xh.), as mësimet profetike e Muhammedit (s.a.u.s.) dhe as me hadithët e dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, të doktrinës shiite. Lërmëni t’iu sqaroj edhe njëherë e përgjithmonë se,shumica dërrmuese e dijetarëve më të njohur shiitë, le të mos themi të tërë dijetarët shiitë, nuk e kanë pranuar kurrë aludimin e ndryshimit, shtimit ose pakësimit të Kur’anit Famëlartë, duke i qëndruar sa më larg këtij aludimi dhe duke pohuar se ky aludim është i pabazuar, i paqenë dhe i rremë!

 

 

 

 

Referencat e Përgjithshme:

 

1.      Abdulhusejn Sherefuddini, “Meudua Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddin”, (Çështja e Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddinit), (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

2.      Abdulhusejn Sherefuddini, “Muraxhat”, (Rishikimet) (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

3.      Abdulhusejn Sherrefuddini, “Exhuibe Mesaili” (Përgjigjet e Çështjeve), (viti i botimit 1372  hixhri / viti 1953 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

4.      Abdulkahir Ibn Tahir Bagdadî, “Fark beyne’l-Firak”, (Ndryshimi Mes Ndryshimeve), (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1998 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

5.      Ajetullah Huji, Sejjid Ebu Kasim, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani, Medhal ue’l-Fatiha’l-Kitabi” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit, dhe Hapja e Kur’anit), Përkthimi në Persisht nga Sejjid Xhafer Husejni, (viti i botimit 1384 hixhri / viti 1964 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

6.      Alusi, Shihabuddin Sejjid Mahmud, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Seba’l-Methani”, (Shpirti i Kuptimeve të Komentimit të Kur’anit të Madhërishëm dhe Shtatëshja Përsëritëse)”, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut.

7.      Bakilani, Abdullah Muhammed Ramadani, “Bakilani ue Arauhu’l-Kelamijje” (Bakilani dhe Shpjegimet e Fjalëve), (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian). Bagdad, Irak.

8.      Bejadi, Zejnulabiddin Ebu Muhammed Ibn Jusuf Amili, “Siratu’l-Mustakimi ile’l-Mustehakki’t-Takdimi” (Udha e Drejtë në Përcaktimin e Merituar”, Vërtetimi nga Muhammed Bakir Behjudi, (viti i botimit 1384 hixhri / viti 1964 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

9.      Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara), Botimi nga Suhejl Dhekkari, (viti i botimit 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

10.  Dijetar Hili, Xhemaluddin Ebu Mensur Hasan Ibn Jusuf Ibn Mutahhari, “Exhuibetu’l-Mesaili’l-Mihnaijje” (Përgjigjet e Çështjeve Sprovuese), (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1981 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

11.  Dijetar Muhsin Emini, “Gadir fi’-Kitabi ue’s-Sunneti ue’l-Edebi” (Vlerësuesi i Librit, Sunnetit dhe i Edukatës), (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1987 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

12.  Dijetar Tabatai, Sejjid Muhammed Husejni, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja e Komentimit të Kur’anit), Përkthimi në Persisht nga Sejjid Bakir Museui, (viti i botimit 1366 hixhri / viti 1947 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

13.  Dijetar Udhëzimi, “Imam Bakir” (Imam Bakiri), “Mexhmua Alemijje li’l-Ehli’l-Bejti” (Revista Botërore Për Ehli Bejtin), (viti i botimit 1422 hixhri / viti 2001 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame.

14.  Dijetar Udhëzimi, “Imam Hasan Muxhteba” (Imam Hasani i Madhërishëm), “Mexhmua Alemijje li’l-Ehli’l-Bejti” (Revista Botërore Për Ehli Bejtin), (viti i botimit 1422 hixhri / viti 2001 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

15.  Dijetar Udhëzimi, “Imam Zejnulabiddini” (Imam Zejnulabiddini), “Mexhmua Alemijje li’l-Ehli’l-Bejti” (Revista Botërore Për Ehli Bejtin), (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

16.  Dhebidi, Sejjid Muhammed Murteda, “Taxhu’l-Arusi Min Xheuahiri’l-Kamusi” (Kurora e Nuses Nga Gurët e Çmuar të Fjalorit), Vërtetimi nga Ali Shiri, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

17.  Ebu Kasim Ismail Ibn Abbad Ibn Abbas Talekani Sahib Ibn Abbadi, “Muhit fi’l-Lugati” (Oqeani i Gjuhës), Vërtetimi nga Muhammed Hasan Ali Jasini, (sqarimi i Hollësishëm) (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

18.  Ebu’l-Kasim Ibn Ibrahim Furat Kufi, “Tefsir Furatu’l-Kufi” (Komentimi i Furat Kufit), Vërtetimi nga Muhammed Kadhimi, (viti i botimit 1420 hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

19.  Ebufadl Islami, Doktor Gaffari, “Fi’l-Usuli’l-Medhhebihi haule’l-Kur’ani’l-Kerimi ue’t-teshejju” (Mbi Metodologjinë e Doktrinës së tij, rreth Kur’anit të Nderuar dhe Dijetarëve), (viti i botimit 1428 hixhri / viti 2007 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

20.  Erdebili, Meula Ahmedi, “Mexhmuatu’l-Faide fi’sh-Sherhi’l-Irshadi ue’l-Ezhani” (Përmbledhja e Dobishme në Sqarimin e Udhëzimit dhe Sublimes), (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

21.  Eshari, Ebu Hasan Ali Ibn Ismaili, “Makalatu’l-Islamijjin ue’-l-Ihtilafu’l-Musalini”, (Artikujt Islamë dhe Mosmarrëveshja e Falësve të Namazit), (viti i botimit 1419 hixhri / viti 1998 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

22.  Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Pastër), Vërtetimi nga Hasan Alemi, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian). Meshhed, Republika Islame Iraniane.

23.  Gjykatës Abdulxhebbari, “Mugni an Ebuabi’t-Teuhidi ue’l-Adli” (Pasuria në Krerët e Njëshmërisë dhe Drejtësisë), Vërtetimi nga Emin Hauli, (viti i botimit 1385 hixhri / viti 1965 sipas kalendarit gregorian). Kajro, Egjipt.

24.  Gjykatës Abdulxhebbari, “Sherhu’l-Usuli’l-Hamse” (Shpjegimi i Metodologjisë së Pesë Rregullave), Përmbledhja nga Ahmed Ibn Husejn Ibn Ebi Hashimi, Vërtetimi nga Abdulkerim Uthmani, (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1987 sipas kalendarit gregorian). Kajro, Egjipt.

25.  Hakim Nishaburi, Husejn Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Ahmedi, “Raudatu’l-Xhinani ue’r-Ruhul-Xhinani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Kopështët e Xhennetëve dhe Shpirti i Xhennetëve në Komentimin e Kur’anit”, Vërtetimi nga Muhammed Xhafer Jahakki, (viti i botimit 1368 hixhri / viti 1949 sipas kalendarit gregorian). Meshhed, Republika Islame Iraniane.

26.  Hasan Mustafaui, “Tahkik fi Kelimati’l-Kur’ani’l-Kerimi”, (Vërtetimi i Fjalëve të Kur’anit të Nderuar), (viti i botimit 1368 hixhri / viti 1948 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

27.  Hatib Bagdadi, Ebu Bekr Ahmed Ibn Ali, “Tarihu’l-Bagdadi ue’l-Medinetu’s-Selami” (Historia e Bagdadit ose Qytetit të Paqes), (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

28.  Ibn Arabi, Muhammed Ibn Abdullahu, “Ahkamu’l-Kur’ani” (Gjykimet e Kur’anit), Vërtetimi nga Ali Muhammed Bexhaui, (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1987 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

29.  Ibn Ebi Hadidi, “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë), Vërtetimi nga Ebufadl Ibrahimi, (viti i botimit 1380 hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

30.  Ibn Farisi, “Mu’xhemu Mekajisi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve Gjuhësore), Vërtetimi nga Abdusselam Muhammed Haruni, (viti i botimit 1404 hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

31.  Ibn Hadhmi, Ebu Muhammed Ali Ibn Ahmedi, “Fasl fi’l-Mileli ue’l-Ehua ue’n-Nihali” (Kreu i Popujve dhe i Shpalljeve dhe i Zbulesës), Vërtetimi nga Muhammed Ibrahim Nasri dhe Abdurrahman Amiri, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

32.  Ibn Kethiri, Ebu’l-Fida Ismaili, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Vërtetimi nga Ali Shiri, (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1987 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

33.  Ibn Se’adi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

34.  Ibn Tausi, “Zindegani Ebi Abdilahi”, Përkthimi në Persisht nga Sejjid Muhammed Sahfi, (viti i botimit 1373 hixhri / viti 1953 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

35.  Ihsan Ilahi Dhahiri, “Shia ue’s-Sunneti”, (Shiitët dhe Sunneti), (viti i botimit 1400 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian). Lahor, Pakistan.

36.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Vërtetimi nga Sidki Muhammed në veprën: “Xhelilu’l-Attari” (Shpalosja e Argumentëve), (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

37.  Imam Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), Shpjegimi nga Mustafa në veprën: “Dejbu’l-Biga” (sqarimi i Hollësishëm) (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban, Damask, Siri.

38.  Imam Humejni, “Tedhhibu’l-Usuli” (Afrimi i Metodologjisë), Vërtetimi nga xhafer Subhani, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

39.  Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Vërtetimi nga Muhammed Fuad Abdulbaki, (viti i botimit 1398 hixhri / viti 1977 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

40.  Imam Sujuti, Xhelaluddini, “Itkan fi’l-Ulumi’l-Kur’ani” (Argumenti në Shkencat Kuranore), Vërtetimi nga Muhammed Salim Hashimi, (viti i botimit 1429 hixhri / viti 2008 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

41.  Imam Sujuti: “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e Mensurit), (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

42.  Imam Taberi, “Tefsiru’t-Taberi Musemma Xhamiu’l-Bejani fi’t-Teuili’l-Kur’ani” (Komentimi i Taberit i Emërtuar Përmbledhja e Shpjegimit në Komentimin e Kur’anit), (viti i botimit 1420 hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

43.  Imam Taberi, Ebu Fadl Ibn Hasani, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Revista e Shpjegimeve), (viti i botimit 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

44.  Imam Taberi, Muhammed Ibn Xheriri, “Tarih” (Historia), (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

45.  Imam Zejnulabiddini, “Sahife Sexhxhadije” (Faqja e Sexhades), Përkthimi në Persisht nga Ali Rida Rexhai, (viti i botimit 1381 hixhri / viti 1961 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

46.  Këshilli Ferhengi Suhanan Husejn Ibn Ali. (viti i botimit 1383 hixhri / viti 1963 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

47.  Këshilli Ferhengi Suhanan: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), viti i botimit 1400 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian). Lahor, Pakistan.

48.  Kulejni, Muhammed Ibn Jakubi, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftueshme), Vërtetimi Ali Ekber Gaffari, (viti i botimit 1365 hixhri / viti 1946 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

49.  Mahmud Ebu Rejje, “Edua ale’s-Sunneti’l-Muhammediyye eu’d-Defa ani’l-Hadithi” (Zbatimi i Sunnetit të Muhammedit dhe Zbatimi i Hadithit), (viti i botimit 1427 hixhri / viti 2006 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

50.  Martin J. Mc. Dermott, “Endishehaji’l-Kelami Sehjh Mufidi” (Sqarimi i Fjalëve të Shejh Mufidit), Përkhimi në Perisht nga Ahmed Arami, (viti i botimit 1363 hixhri / viti 1944 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

51.  Mexhdi Ali Muhammed Ali, “Intisaru’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës), (viti i botimit 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian). Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

52.  Muhammed Ali Mualimi “Hakikatu’l-Madhlume” (E Vërteta e Dhunuar), (viti i botimit 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

53.  Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), (viti i botimit 1427 hixhri / viti 2006 sipas kalendarit gregorian). Kajro, Egjipt.

54.  Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani Mine’t-Tahrifi” (Paprekshmëria e Kur’anit Nga Ndryshimi), (viti i botimit 1428 hixhri / viti 2007 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

55.  Muhammed Husejni, “Ali, Kashifu’l-Gita”, (Aliu, Zbuluesi i së Vërtetës), “Aslu’sh-Shia ue’l-Usuliha” (E Vërteta Mbi Shiitët dhe Metodologjia e Tyre), (viti i botimit 1410 hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

56.  Muhammed Xheuad Belagi, “Meudua Alame’l-Belagi” (Çështja e Dijetar Belagit), Vërtetimi nga Latif Muradi, Abbas Muhammedi. (viti i botimit 1428 hixhri / viti 2007 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

57.  Muhammed Xheuad Mugnijje, “Shia fi’l-Mizani” (Shiitët në Peshore), (viti i botimit 1387 hixhri / viti 1968 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

58.  Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), (viti i botimit 1387 hixhri / viti 1968 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

59.  Muhibbudin Hatibi, “Hututu’l-Arida” (Të Metat e Gabimeve), (viti i botimit 1420 hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian). Amman, Jordani.

60.  Musa Mirza Tebrizi, “Euseku’l-Uesaili fi’sh-Sherhi’r-Resaili” (Disa Ndërmjetësime në Shpjegimin e Shpalljeve), (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

61.  Nasir Ibn Abdullah Gaffari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shiati’l-Imamijje” (Metodologjia e Doktinës së Dymbëdhjetë Imamëve Shiitë), (viti i botimit 1408 hixhri / viti 1977 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

62.  Nexhat Tai, “Uehhabijjun, Hauarixhun eu’s-Sunneti” (Uehhabitët, Hauarixhët, ose Sunneti), (viti i botimit 1422 hixhri / viti 2001 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

63.  Ragib Isfahani, Husejn Ibn Muhammedi, “Mufredat” (Leksikografia), (viti i botimit 1428 hixhri / viti 2007 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

64.  Rauendi, Kutbuddini, “Haraixh ue’l-Xheraihi” (Të Huajt dhe Kirurgët), (viti i botimit 1409 hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

65.  Samir Hashim Habibullah Umejdi, “Defa ani’l-Kafi” (Mbrojtja nga Mjaftimi), (viti i botimit 1416 hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

66.  Sejjid Ali Fani Isfahani, “Ara haule’l-Kur’ani” (Sqarime rreth Kur’anit), (viti i botimit 1411 hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

67.  Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (E Vërteta Mbi Shiitët), Vërtetimi nga Hasan Emini, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

68.  Sejjid Muhsin Emini, “Nakdhu ue’sh-Shia eu Shia bejne’l-Hakaiki ue’l-Euhami” (Shpjegimi i së Vërtetës mbi Shiitët ose Shiitët mes së Vërtetave dhe Shpifjeve), (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

69.  Sejjid Radi, “Nehxhu’l-Belagati” (Qasja në Retorikë), Botimi nga Fejd Islami. (viti i botimit 1365 hixhri / viti 1946 sipas kalendarit gregorian). Teheran, Republika Islame Iraniane.

70.  Sixhistani, Sulejman Ibn Eshasi, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetët e Ebu Daudit), Vërtetimi nga Muhammed Lehami, (viti i botimit 1410 hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

71.  Shejh Mufidi, “Musannefat” (Klasifikimi), (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

72.  Shejh Saduku, “Itikad fi’d-Dini’l-Islamijje” (Besimi në Fenë Islame), Vërtetimi nga Gulamrida Mazenderani, (viti i botimit 1412 hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.

73.  Shejh Tusi, Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasani, “Tibjani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Mjekësia në Komentimin e Kur’anit), (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian). Bejrut, Liban.

74.  Shejh Xhaferi, “Keshfu’l-Gita an Mubhemati’sh-Sheriati” (Zbulimi i së Vërtetës nga Ligjet Hyjnore të Fshehura), (viti i botimit 1422 hixhri / viti 2001 sipas kalendarit gregorian). Kum, Republika Islame Iraniane.