IMAMËT E EHLI BEJTIT NË LIBRAT E EHLI SUNETIT

Autori:

Shejkh Hikmet Rahmeh

 



 

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. Atij i jemi borxhlinj për çdo gjë. Paqja, dhe begatia qoftë mbi të Dërguarin e Tij, si mëshirë për botët dhe mbi familjen e tij të pastër. O Zoti im! Dërgo paqe tek ata, siç dërgove tek Ibrahimi dhe familja e tij! Ti je Ai që meriton falënderimin!

 

Një nxitje kaq e madhe për kërkimin e diturisë, sa është folur në Kur’an dhe në hadithet profetike, nuk mund të themi se ka ndodhur me fetë e mëparshme. Dituria dhe feja islame, janë dy gjëra të paimagjinueshme, për t’u ndarë nga njëra-tjetra.

 

Nëse do të shfletojmë vetëm pak rreth Islamit dhe rreth njerëzve që e kanë kuptuar mirë atë, gjëja e parë që do të hasim, është dashuria për diturinë. Me kalimin e kohës, kjo dashuri e zjarrtë, është forcuar dhe është vendosur në shina, duke u shkruar shumë libra rreth edukatës së atij që mëson, rreth domosdoshmërisë së diturive ndihmëse, rreth rrugëve që duhet të ndiqen për një përthithje sa më të saktë të diturive, etj. Për më tepër, janë shkruar edhe libra rreth edukatës, moralit të nxënësit karshi mësuesit, karshi diturisë dhe mësuesit karshi nxënësit dhe diturisë. Të gjitha këto, janë tregues për seriozitetin dhe vendin e veçantë që zë dituria në Islam.

 

  Një veçori tjetër e Islamit, për sa i përket diturisë, është pamjaftueshmëria e nxënësit, vetëm me atë që është thënë, apo është transmetuar, por thellimi deri në nxjerrjen e argumenteve racionale të çështjeve. Duke qenë kështu, nxënësi është i detyruar të vendosë në punë trurin dhe të shfletojë edhe shkencat e tjera.

 

Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), në një fjalë të tij, thotë:

“Kur të dëgjoni diçka, mendojeni, logjikojeni dhe analizojeni. Jo vetëm ta përcillni. Përcjellësit e lajmeve apo të diturive janë të shumtë, mirëpo analizuesit dhe logjikuesit janë të paktë.”

(“Sherhu Nehxhu`l Belaga”, Ibn Ebi Hadid el Mutezilij, 18/254.)

 

Këtu e ka pikënisjen edhe institucioni ynë, i cili ka ndërmarrë hapa të sigurt në nxjerrjen në pah të statusit të familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe në përhapjen e virtyteve të tyre, në bazë të provave të qarta të nxjerra nga Kur’ani dhe Suneti, duke marrë parasysh qasjen e duhur shkencore në studimin e provave dhe arritjen e dritës së të vërtetës.

 

Kjo qasje, ka qenë pikë referimi për shumë studiues dhe kërkues, të cilët kishin dëshirë të nxirrnin në pah të vërtetat e çështjeve. Një prej këtyre studiuesve, është edhe Hikmet Rahmet, me librin që gjendet tashmë në duart tuaja, “Imamët e Ehli Bejtit në librat e Ehli Sunetit”. Në saje të punës kërkimore të këtij autori të nderuar, duke sjellë para nesh mendimet dhe qasjet e vëllezërve tanë dijetarë të Ehli Sunetit, në fund të pjesës së njëmbëdhjetë të këtij libri, e cila është pjesa e fundit e tij, arrijmë në përfundimin se myslimanët janë të bashkuar në të vërtetat e Ehli Bejtit. 

 

Pra, ndjekësit e Ehli Bejtit, janë të bindur në atë që mendojnë. Ata i kanë të mirargumentuara veprimet e tyre. Ky libër i shpalos të gjitha këto. E vlerësojmë këtë libër për tematikën dhe për veçantinë që ka në llojin e tij. Mund të thuhet se themelet e këtij libri, janë te hadithi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë:

 

“Unë po lë pas meje, dy gjëra. Nëse kapeni fort pas tyre, nuk do të devijoni. Libri i Allahut dhe Ehli Bejtin tim (familjen time).”

 

Në fund, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e këtij libri. Në radhë të parë, autorin, më pas të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë punë kaq të vyer. Fondacioni “El Keuther për njohje islame”

 

 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar! Paqja dhe përshëndetjet janë për të Dërguarin e Tij, Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)!

 

E vërteta është një qëllim suprem i kërkuar nga të gjithë. Gjithashtu, një kërkim drejt të cilit i urti kërkon metoda të ndryshme për t’i arritur ato. Nxitimi drejt diturisë është një nga instinktet dhe shpirtrat e pandarë për qeniet njerëzore. Dashamirësit që përpiqen për ta përvetësuar atë, janë të çmuar e të vendosur për ta arritur. Ndonjëherë, e vërteta duket sikur humbet mes reve të errëta. Mirëpo ajo është aty dhe pret çastin për t’u shfaqur përsëri.

 

Sidoqoftë, retë, sado të errëta të jenë dhe sado të grumbullohen bashkë, nuk mund ta sundojnë efektin e të vërtetës apo ta dërgojnë në heshtje frymëmarrjen e tyre përgjithmonë. Ndodh që ndriçimi i dritës të jetë i kapur për momentin, por përsëri ajo ndriçon rrugën e kërkuesit dhe arrin dëshirën e kërkuar.

 

Që të arrihet kjo gjë, nevojiten zemrat e atyre që e duan atë të vërtetë dhe duan drejtësinë. Larg nga zemrat e iluzionuara, të  cilat përpiqen të turbullojnë të vërtetën dhe të parandalojnë lindjen e diellit të së vërtetës.

 

Nga ana tjetër, është e nevojshme edhe prania e atyre njerëzve që i hedhin poshtë këto çështje, në mënyrë që drita e të drejtave, të ndriçojë akoma më shumë.

 

Në historinë tonë islame, herë pas here, valët e të vërtetës janë shkatërruar nga gënjeshtrat, grindjet dhe konfliktet e forta. Shumë duar kanë falsifikuar fakte, kanë mbuluar lajme dhe kanë mashtruar idetë dhe mendjet për t’i shërbyer qëllimeve dhe interesave të tyre.

 

Një nga faktet e rëndësishme që është tentuar të fshihet, është njohja me Ehli Bejtin (Paqja qoftë mbi ta!) dhe qenësia e tyre referencë për besimtarët. 

 

El Menauij, për ta konkretizuar akoma më mirë këtë çështje, sjell në vëmendje një hadith nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!):

 

“Pasi unë të ndërroj jetë, ju, do t’i shkaktoni dëme Ehli Bejtit tim.”

 

Me këtë hadith, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka dhënë një lajm të madh nga e fshehta. Me të vërtetë, koha e ka treguar se Ehli Bejti është sulmuar herë pas here. Përsëri, koha është dëshmitare, edhe për fatkeqësitë që u kanë ndodhur atyre që kanë sulmuar Ehli Bejtin (Paqja qoftë mbi ta!).”

(“Fejdu`l Kadijr sherh Xhamiu Sagijr”, 2/701.)

 

Të gjithë jemi dëshmitarë, falë transmetimeve, se fatkeqësitë dhe padrejtësitë e shkaktuara Ehli Bejtit, nuk janë ndalur. Mirëpo, me hadithin e tij, rreth pasimit të Librit të Allahut dhe Ehli Bejtit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka sinjalizuar pozitën e lartë të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).

 

Kjo gjë duhet të na bëjë, edhe neve, të kemi të njëjtën ndjeshmëri për Ehli Bejtin. Po nëse këtij hadithi të bekuar i shtojmë edhe hadithe të tjera nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Po nëse haditheve u shtojmë edhe ajetet kur’anore? Po nëse nga këto ajete dhe hadithe nxjerrim në pah domosdoshmërinë për dashurinë ndaj Ehli Bejtit? 

 

Mungesa e informacionit, e cila vazhdon edhe sot, ka një ndikim të madh në konfuzionin e mendjes së myslimanëve dhe përjashtimin e tyre nga kjo linjë autentike islame. Një numër i madh i intelektualëve suni nuk e dinë sot se kush është Xhafer Sadiku, Muhamed Bakiri dhe Imamët e tjerë të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Padituria e tyre, shkakton edhe mos njohjen e personalitetit, vlerave dhe veçorive të Imamëve të Ehli Bejtit, mes sunive. 

 

Në mënyrë që të zbulojmë këto të vërteta, ne kemi vendosur ta shkruajmë këtë libër, ku paraqesim shkrimet e dijetarëve të Ehli Sunetit, duke ilustruar madhështinë e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe pozitën e tyre të lartë.

Në mes rreshtave, do të gjeni aq shumë fjalë të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth Ehli Bejtit, saqë lexuesit suni nuk mund t’i dinin dhe as nuk do t’i kishin imagjinuar se do t’i gjenin këto fjalë në librat e shkencëtarëve dhe dijetarëve të Ehli Sunetit.

 

Prandaj, libri im u drejtohet lexuesve të mi të dashur, vëllezërve të mi suni, veçanërisht klasës së arsimuar, duke përfshirë: profesorë, studentë, shkrimtarë, poetë dhe të tjerë, për të parë gradën e lartë të njerëzve të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).

 

Libri është i përbërë nga njëmbëdhjetë kapituj dhe në fund ka një shtojcë. 

 

Në pjesën e parë të këtij libri, flitet rreth Prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!). Aty përcillen hadithet profetike, të thëna rreth tij dhe ajetet kur’anore, të cilat sinjalizojnë rreth virtyteve të Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!).

 

Në pjesën e dytë, flitet rreth dy djemve të Prijësit të besimtarëve, Hasanit dhe Hysejnit (Paqja qoftë mbi ta!). Në të ka ajete kur’anore dhe fjalë profetike, të cilat bëjnë fjalë rreth Hasanit dhe Hysejnit. Paraqiten dhe virtytet e tyre. Gjithashtu, në këtë pjesë, ndodhen edhe fjalët e disa prej dijetarëve të Ehli Sunetit, në mënyrë të shkurtuar dhe duke shmangur transmetimet e dobëta mes tyre.

 

Në pjesën e tretë, të katërt, të pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë, të nëntë, të dhjetë, flitet rreth Imamëve të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), në mënyrë të veçantë për secilin prej tyre. Në çdo pjesë, përcillen fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit rreth tyre, veçoritë, virtytet dhe shumë cilësi të tjera të secilit prej tyre, duke filluar nga Ali bin Hysejni, deri te Hasan el Askeriu.

 

Ndërsa në pjesën e njëmbëdhjetë, trajtohet çështja e Imam Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjenr tij!). Siç e cituam pak edhe më lart, çështja e Imam Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij!) është  e diskutueshme mes dijetarëve. Gjithsesi, në këtë pjesë, kemi përcjellë të dyja qëndrimet e dijetarëve, duke i shoqëruar me thëniet e tyre.

 

Në çdo pjesë, para se të përcjellim fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit, kemi bërë një hyrje të shkurtër rreth jetës së çdo Imami që flitet. Sigurisht që në këto pjesë, nuk jemi kufizuar vetëm me burimet e librave të Ehli Sunetit, por kemi përdorur edhe burimet e librave të dijetarëve shi’itë.

 

Në fund, jemi ndalur në çështjen e Imam Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij!): lindja, jeta e tij dhe transmetime rreth ardhjes së tij. Kjo është shkurtimisht ajo që gjendet në brendinë e këtij libri. Shkurtimisht, dëshiroj të ndalem në disa pika:

 

E para: Fjalët e dijetarëve, të përcjella në këtë libër, nuk janë të kufizuara vetëm me një botëkuptim dijetarësh, por janë të përfshirë edhe dijetarë: mu'tezili, sufi, esh'ari, selefi.

 

E dyta: Transmetimet e dijetarëve të Ehli Sunetit janë përcjellë ashtu siç janë në origjinal, duke i qëndruar besnik amanetit të transmetimit të fjalës. Kështu që, edhe salavatet rreth të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), janë ashtu siç gjenden në origjinal, pa dërguar salavate për familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), siç duket në librat e dijetarëve shi’itë.

 

E treta: Ky është një libër shumë i përmbledhur, në krahasim me atë që gjendet mes transmetimeve. 

 Falënderoj shumë Fondacionin “Keuther”, për mbështetjen dhe ndihmesën që më ka ofruar për këtë studim.

 

Gjithashtu, falënderoj të gjithë vëllezërit që kontribuuan në suksesin e librit, që nga shtypja, vlerësimi, korrigjimi dhe drejtimi, sidomos shejkh Zakaria Barakat, i cili është një prej ideatorëve kryesorë të librit. Ai më dha një sërë sugjerimesh të vlefshme, që kishin një rol të madh në realizimin e këtij udhëtimi.

 

Së fundi, këtë libër, ua dedikoj prindërve të mi, të cilët kanë rënë dëshmorë nën zgjedhën e një të padrejti dhe i lutem Allahut të Madhëruar t‘i mëshirojë dhe t’i bëjë prej banorëve të Xhenetit.

Falënderimi i takon Allahut!

Shejkh Hikmet Rahmet

 

 

IMAMI I PARË I FAMILJES PROFETIKE, PRIJËSI I BESIMTARËVE, ALI IBN EBU TALIBI (Paqja qoftë mbi të!)

 

 

Një dritare për t’u njohur me personalitetin e Ali ibn ebu Talibit

 

Është një nder i madh të njohësh Ali ibn ebu Talibin, Prijësin e të devotshmëve dhe të besimtarëve. Ai ishte trashëgimtari i diturive të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe një burim shembujsh mirësish dhe vlerash njerëzore.

 

Në këtë rast, është lapsi im ai që ndihet i privilegjuar të shkruajë në letër atë që ka jetuar ky personalitet. Por shkrimin më të rëndësishëm, e ka bërë ai vetë, duke demonstruar me jetën e tij, të gjitha normat më të bukura të moralit, të fisnikërisë, saqë ne sot vetëm mbetemi gojëhapur përballë atyre shembujve. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për një personalitet, i rritur që në vegjëli nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut. Vetë jeta e tij dëshmoi më së miri edukatën e tij të lartë, moralin e tij të bukur dhe fisnikërinë shembullore. 

 

Imam El Axherij thotë:

“Allahu i Madhëruar, e ka nderuar Imam Aliun duke i dhënë atij një pozitë të lartë në këtë botë, duke e bërë shembull të mirë për të gjithë. Ai e begatoi atë duke i dhënë lidhje shumë të ngushtë gjaku me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ishte jo vetëm djali i xhaxhait i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), por edhe dhëndër i tij, pasi u martua me vajzën e tij, Fatime Zahra.

Jo vetëm kaq, por martesën e tyre e begatoi, duke i dhënë dy pasardhës, Hasanin dhe Hysejnin. Imam Aliu ishte një prej mbështetësve më të mëdhenj të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke qenë mbrojtësi dhe ndihmuesi i tij kryesor. Ai e donte Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë. (Zoti qoftë i kënaqur prej tij!)”

(Transmeton Muhakkik El Zehui, në hyrjen e librit të tij “Khasais imam Ali”; Nesai, “esh Sheriatu”, 3/119)

 

Vlerat e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) janë të shumta. Ato janë të transmetuara si nga dijetarët e Ehli Bejtit, ashtu edhe nga dijetarët e Ehli Sunetit, të cilat do t’i paraqesim më poshtë. Përpara se t’i paraqesim ato, le të bëjmë një paraqitje se kush ishte Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!).

 

 Emri i tij ishte, Ali, i biri i Talibit, i biri i Abdul Mutalibit. Babai i Hasanit dhe i Hysejnit. Nëna e tij quhej, Fatime, e bija e Esedit, i biri i Hishamit, i biri i Abdul-Menafit, prej fisit Hashimij. Në të njëjtën kohë, ishte edhe vajza e xhaxhait e Ebu Talibit. Ajo ishte ndër njerëzit që emigruan në Medine.

(Dhehebi, “Tarikhul Islam”,Hauadith ue Fejat (11-40 h) koha e hilafetit: 621. Shtëpia botuese “Kitabul Arabi”.)

 

Gjithashtu, ajo është e para grua nga fisi Hashimi, e cila lindi një hashimi. Me vonë, ajo u bë myslimane dhe emigroi për në Medine.

(Sujuti, “Tarikhul Khulefa”, 128, shtëpia botuese “Kitabul Arabi”.)

 

Ajo ishte një zonjë me një pozitë të rëndësishme në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ndërroi jetë në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i Dërguari i Allahut i fali asaj namazin e xhenazesë.

(“El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/108, shtëpia botuese, “Darul Ma'rife”)

 

Enes bin Maliku transmeton: “Kur ndërroi jetë nëna e Aliut, vajza e Esedit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) hyri në dhomën e saj, qëndroi pranë saj dhe i tha: “Allahu të mëshiroftë, o nëna ime! Ti, u bëre nënë e dytë për mua. Vetë ndenje e uritur, ndërsa mua më ushqeve. Vetë u kurseve në veshje, ndërsa mua më veshe. E me të gjitha këto, kërkove kënaqësinë e Allahut dhe të fitoje më të mirën në Ahiret.”

 

 Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) urdhëroi që trupi i saj i pajetë, të lahej. Pasi i sollën ujë me kamfur (Lëndë e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret nga një lloj druri i Lindjes së Largët, me fletë si dafina), i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e spërkati trupin e saj. Hoqi këmishën e tij dhe ia veshi nënë Fatimes si qefin. Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), thirri Usame bin Zejdin, Ebu Ejub Ensarin, Omer bin Khatabin dhe një djalë me ngjyrë, që t’i përgatisnin asaj gropën e varrit. Kur ata mbërritën në fund të tabanit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e gërmoi vetë pjesën që kishte mbetur me dorën e tij. Pasi mbaroi, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u ul mbi hapësirën e varrit dhe tha:

 

“Allahu është Ai që jep jetën dhe e merr atë. Ai është i Gjalli që nuk vdes kurrë. Falja gabimet nënës sime, Fatime binti Esedit! Shtija asaj në mendje gjërat e nevojshme gjatë telkinit! Zgjeroja vendqëndrimin asaj, për hatër të të Dërguarit Tënd dhe të Dërguarve të tjerë para meje! Ti je Mëshiruesi i Mëshiruesve!”

(Taberani, “El Mu`xhemul Kebir”: 24,351, shtëpia botuese “Ihjai Turathul Arabi”)

 

Imam Aliu lindi në qytetin e Mekës, në xhaminë Haram (Qabe), ditën e xhuma, më datë trembëdhjetë Rexheb, ose tridhjetë vite pas ndodhisë së elefantit.

(“El Irshad lil Mufid”: 1/5, muessetu “Alel Bejt”)

 

Transmetohet nga Hakimi, mendimin e të cilit e mbështet edhe Dhehebiu, se nëna e Imam Aliut (Allahu ia ndriçoftë fytyrën!), Fatime bintu Esed, e lindi djalin e saj brenda në Qabe.

(Dhehebi, “El Mustedrek ala Sahihajni”, “Telkhisul Mustedrek”, 3/48, shtëpia botuese “Ma'rifet”)

 

Një nga epitetet e tij, është Ebul Hasan (babai i Hasanit). I Dërguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i vendosi një epitet tjetër, i cili është, Ebu Turab (babai i tokës).

(Sujuti, “Tarikhul Khulefa”, 128, shtëpia botuese “Kitabul Arabij”)

 

Kjo, pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e pa atë një ditë teksa po qëndronte gjatë në sexhde mbi dhè. Disa nga epitetet e tjera të tij, janë: Ebul Husejn, Ebu Sibtejn dhe Ebu Rrihatejn, (Tabersi, “I'alemul Uera”, 1/307, muessetu “Alel Bejt”) Emirul Mu`minin (Dhehebi, “Tarihul Islam”, 621, shtëpia botuese “Kitabul Arabij”) , el Murteda uel Uesa. Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka emërtuar edhe me epitetet, Sejjidul Muslimin (zotëria i myslimanëve), Imamul muttekin (Prijësi i të devotshmëve), Kaidul Gurril Muhaxh'xhelijn, Sejjidul Eusija, Sejjidul Arab.

(Taberasi, “I'alemul Uera”, 1/307, muessetu “Alel Bejt.)

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ishte, gjithashtu, Prijësi i besimtarëve legjitim pas Profetit Muhamed. Për këtë ka tekste të qarta e të sakta të cilët do t'i paraqesim në vijim. 

 

Ai ka qenë vëllai i Profetit me vëllazërim dhe dhëndri i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke u martuar me vajzën e tij, zonjën e besimtareve, Fatimen (Paqja qoftë mbi të!). Imam Aliu ka qenë i pari mysliman dhe ka marrë pjesë nëbetejën e Bedrit dhe ato pas saj.

(Dhehebi, “Tarihul Islam”, 622, shtëpia botuese “Kitabul Arabij)

 

Është vërtetuar te dy Sahihat se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i dha flamurin Imam Aliut në ditën e Hajberit. Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) njoftoi se çlirimi i Hajberit do të bëhet ne dorën e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!). Të gjithë janë dëshmitarë për guximin dhe trimërinë e Imam Aliut.

(Sujuti, “Tari hul Khulefa”, 128, shtëpia botuese “Kitabul Arabij”)

 

Virtytet e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) janë të shumta. Ahmed bin Hanbeli tregon se nuk ka në librat e tij transmetime rreth sahabëve të tjerë, me zinxhir më të fortë se sa ato të Imam Aliut.

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) jetoi tridhjetë e nëntë vite pas ndërrimit jetë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai kaloi një jetë plot mundime, përpjekje dhe punë në rrugën e Islamit dhe në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë në muajin e Ramazanit, në ditën e njëzetë e një të tij, në vitin e dyzetë të kalendarit Hixhri. Kur ai ndërroi jetë, ishte gjashtëdhjetë e tre vjeç.

(Kejlani, “Usulul Kafi”, 1/524, shtëpia botuese “Te'aruf Lil matbuat; Tabersij, “I'alemul Uera”, 1/309, muessetu “Alel Bejt”)

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) u vra nga një person, i quajtur Abdurrahman bin Mulxhem el Muradij (Allahu e mallkoftë!), i cili, pasi e vëzhgoi mirë për disa ditë se çfarë bënte Imami, me një shpatë të lyer me helm, e goditi atë në namazin e sabahut, në shpatullën e tij, pranë kokës, teksa ai po thërriste njerëzit për në namaz. Kjo gjë, ndodhi në natën e nëntëmbëdhjetë të muajit të Ramazanit. Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) jetoi edhe një ditë dhe në ditën e njëzetë e një, të po të këtij muaji, ndërroi jetë.

(Tabersi, “I'alemul Uera”, 1/309, muessetu “Alel Bejt”)

 

Transmetohet në hadithet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se vrasësi i Imam Aliut, Abdurrahman bin Melxhem el-Muradij, ishte një nga njerëzit më të poshtër.

 

Sujuti transmeton nga Imam Ahmed bin Hanbeli dhe Imam Hakimi, se Amar bin Jasiri, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i ka thënë Imam Aliut:

“Dy janë njerëzit më të poshtër. Njëri prej tyre quhet Uhajmir Themud, i cili vrau devenë dhe ai që do të të vrasë ty, o Ali, këtu. (Kur tha fjalën “këtu”, vendosi dorën mbi pjesën e qafës, pranë shpatullës së tij). Derisa gjaku të të rrjedhë nga mjekra.”

(Sujuti, “Tarikhul Khulefa”, 134, shtëpia botuese “Kitabul Arabij”)

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është varrosur në Nexhfin e nderuar dhe varri i tij dihet nga të gjithë. Ai vizitohet nga mijëra besimtarë.

 

 

Thënie për virtytet e tij të shumta

 

1- Ahmedi (Ahmed bin Hanbeli, është një prej elitave të dijetarëve të hadithit. Ka ndërruar jetë në vitin 241 të kalendarit Hixhri dhe ka një medh`heb të tij) , Ismail Kadi (Është një prej elitave të dijetarëve të hadithit. Emri i tij është Ismail bin Is`hak bin Ismail, me origjinë nga Basra. Ka ndërruar jetë në vitin 282 të kalendarit Hixhri. Për më tepër, shiko: “Sijer ealemi`n-Nubela”, 13/393, muessetu “Er Risale”) , Nesaiu (Ahmed bin Shuajb en Nisai, një prej elitave të fushës së hadithit. Ka ndërruar jetë në vitin 303 të kalendarit Hixhri. Një prej librave të tij, referencë për të gjithë, titullohet “Sunen”) dhe Ebu Ali En Nisaburij (Ebu Ali el-Hasan bin Ali bin Zejd bin Daud en-Nisaburi. Ka ndërruar jetë në vitin 349 të kalendarit Hixhri. Gjithashtu, ai është një prej elitave të fushës së hadithit. Shiko: “Sijer e'alemu Nubela”, 16/51, muessetu “Er Risale”) , tregojnë se mes zinxhirëve të tyre të transmetimeve, nuk kanë hasur zinxhir transmetuesish më të fortë se sa ato të transmetimeve rreth Imam Aliut.

(Këtë thënie, me gjithë ndryshimin në frazeologji, e kanë përcjellë shumë hafiza prej tyre janë: Ibn Abdul Berr në “El Istiaab”, 3/1115, botoi “Darul Xhijl”. Ai është mjaftuar me tre thënie dhe nuk ka përmendur Ebu Ali En Nijsaburin. Ibn Haxher El Askalanij në “Fet'hul Barij”, 7/91, botoi “Daru Selam”; Ibn Haxher El Hejthemij në “Es Sauaikul Muhrikah”, 186, botoi “Darul Kutubil Ilmijeh”. Ai ka përcjellë në veçanti një thënie të Ahmedit; El Mubarek Furij në “Tuhfetul Ehuedhij”, 10/44, botoi “Darul Kutubil Ilmijeh” marrë nga Fet'hul Barij siç e ka përcjellë Ahmedi te “Musnedi” me ndryshim të pakët në shqiptim; El Hakimu në “El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/107, botoi “Darul Ma'rifeti”; Eth Tha'lebij në tefsirin e tij “El Keshfu ue Bejan”, 4/81, botoi “Daru Ihjau Turathil Arabij”; El Hakim El Hasekanij në “Sheuahidu Tenzijl”, 1/18-19, hadithet 7 8 9; Ibn Asakir në “Tarijkhu Dimashi”, 42/419, botoi “Darul Shemsi”; Shemsudijn El Xhezrij në “Esna el Metalib fi menakib sejjidina Ali ibn Ebi Talib”, 47. Në parathënien e librit të tij është shprehur qartë për saktësinë e transmetimeve në të. Thënien e tij e ka përcjellë edhe Ibn El Ethijr në “El Kamil”, 3/339, botoi “Darul Fikri”; Edh Dhehebij në “Tarijkhul Islam”, “ehdathu ue uefajat 11-40 hixhrij”, faqe 638, botoi “Darul Kitabul Arabij”, përcjellë me ndërmjetësimin e Muhamed ibn Mensur Et Tusij që është i besueshëm tek ata; Ibn Haxher në “El Isabetu”, 2/507, botoi “Darul Fikr”; Po ashtu El Menauij ka përcjellë në veçanti thënien e Ahmedit dhe të Nijsaburit në “Fet'hul Kadijr Sherhi Xhamiati Sagijr”, 4/468, botoi “Darul Kutubi Ilmijeh”)

 

2- Ibn ebi Hadid el Mu`tezili (i cili ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit), në librin e tij “Sherhu Nehxhul Belaga”, ka thënë: “Veçoritë dhe virtytet e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) janë aq madhështore e aq të shumta dhe aq të njohura sa që është e vështirë t'i paraqesës e t'i qartësosh. 

 

Më pas ai vazhdon e thotë: “Çfarë të them për atë burrë që e kanë lavdëruar armiqtë e tij. Sigurisht, as ata nuk kanë mundur dot t’ia mohojnë virtytet e larta kësaj figure të ndritur e as t'ja fshehin ato. E dini se Beni Umejje e mori sundimin e Islamit në Lindje e në perëndim të tokës. Ata u përpoqën me të gjitha intrigat për t'ia shuar atij dritën. Nxitnin kundër tij dhe vendosën të këqija, shpifje e të qëna për atë. E mallkuan atë në të gjithë minberet. I kërcënoni ata që e lavdëronin atë. Madje i burgosën dhe i vranë ata. Ndaluan hadithet që përmendnin virtytet e tij (Aliut). Ndaluan përmendjen e tij. Çështja mbërriti deri aty, saqë ndaluan edhe përdorimin e emrit të Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!). E gjitha kjo, atij (Aliut) nuk i shtoi veçse lartësim e madhështim. Ai ishte si misku, sa më shumë mbulohej aq më shumë përhapej njohja e tij. Ai ishte si dielli që nuk mund të mbulohet dielli me shoshë. Ishte si drita e diellit, e cila nëse nuk e shihte një sy e shihnin shumë sy të tjerë. E çfarë të them për atë burrë te i cili gjenden të gjithë virtytet dhe kah ai anojnë të gjithë grupacionet.

 

 Ai është udhëheqësi i virtyteve dhe burimi i tyre. Ai ishte një personalitet që ecte në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Koha kur ai jetoi, ishte shumë e vështirë, e mbushur me përçarje dhe intriga, mirëpo Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) asnjëherë nuk lëvizi nga portreti i një besimtari. Tek ai u shuan armiqësitë. Tek ai u bashkuan të ndarët dhe tek ai gjeti veten çdo njeri. Ai është një shembull që u duhet të gjithëve. Lum kush ndoqi modelin e tij!”

(“Sherhu Nehxhul Belaga”, 1/17, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

3- Semhudi (i cili ka vdekur në vitin 911 të Hixhrit), në librin e tij “Xheuahirul Ikdejn”, thotë: “Virtytet e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), janë të shumta dhe të njohura. Imam Ahmed ibn Hanbel (Allahu e mëshiroftë!) thotë se nuk kanë ardhur transmetime të tjera më të shumta dhe më të mira rreth virtyteve dhe mirësive të sahabëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), aq sa kanë ardhur rreth Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!).”

(“Xheuahirul Ikdejn”, 251, shtëpia botuese, “Kutubul Ilmijje”)

 

4- Ibn Imad El Hanbeli (i cili ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) në librin e tij “Shedheratu Dheheb”, thotë: “Virtytet e tij (Imam Aliut) (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk numërohen. Njëra nga më të mëdhatë e tyre janë: martesa e tij me Fatimen e nderuar, vëllazërimi i tij me të Dërguarin e Allahut, pjesëmarrja e tij në ndodhinë e Mubaheles, përfshirja e tij në mantel (el Kisa), mbajtja e flamurit në të shumtën e betejave dhe thënia e Profetit për atë:

 

‘A nuk dëshiron të jesh në atë pozitë te unë ashtu siç ishte Haruni te Musai’, e të tjera mirësi që nuk mund të numërohen.”

(“Shedheratu Dheheb”, 1/85, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

5- Ahmed bin Siddik El Magribij (i cili ka vdekur në vitin 1380 të Hixhrit), në librin e tij “Fet`hul Mulukil Ula”, thotë: “Me të vërtetë që transmetimet rreth virtyteve të Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë të shumta dhe muteuatireh (Hadithi që përcillet nga një numër i madh transmetuesish.). Shumica e memorizuesve të haditheve, janë të mendimit se me të vërtetë, aq transmetime të sakta sa ka rreth virtyteve të Ali ibn ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nuk ka për asnjë sahab tjetër. (“Fet`hul Mulukil Ula”, Parathënia e librit)

 

 

KËRKIMI I PARË PREJ VIRTYTEVE TË ALIUT NË KUR’AN

 

 

Ajeti i parë:

Ajeti i Pastrimit

 

تَ ْطهِريإ َُكُْ َطهِّر ُ ِت وي يْ َ ِ ْجَس أ ْه َل إلب ّ ُُُك إلر ْذِه َب َعْن ُ ي ِ ُري ُد ُهللا ل إنّام ي

“O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

(Sure “El Ahzab”, ajeti 33)

 

Siç e shikojmë ky ajet i bekuar flet qartë për nderimin e Ehli Bejtit për veçantinë e tyre. Allahu i ka veçuar ata me një specifikë të lartë e të qartë dhe kjo specifikë është pastrimi i tyre nga çdo papastërti. Për këtë po paraqesim shkurtimisht sqarime se kush janë Ehli Bejti në këtë ajet.

 

Transmetimet e sakta të ardhuar nga nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) flasin se Ehli Bejti janë personat e mantelit (El Kisa) e ata janë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni.

 

Këtë çështje e kanë transmetuar një numër i madh sahabësh të nderuar, siç janë: Ibn Abasi, Ebu Said El Khuderij, Amr ibn ebu Seleme, Uathilete ibn Eska’, Xhabir bin Abdillah El Ensari, Sa’d bin ebu Uakasi, Zejd bin Erkami, Ummu Seleme, Aishe, etj.

 

1- Në librin e Muslimit, transmetohet se Aishja, ka thënë: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sapo ishte zgjuar nga gjumi, doli në mëngjes dhe kishte veshur një gunëleshi të zezë. Në ato momente, erdhi Hasan bin Aliu. Pas tij, erdhi Hysejni dhe të dy së bashku hynë brenda. Pas tyre erdhi Fatimja dhe pas saj erdhi Aliu. Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi  familjen e tij!), tha:

 

“O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

(“Sahih Muslim”, 7/130, K. “Fedailu Ehli Bejti Nebij”, shtëpia botuese “El Fikr”; Ibn ebi Shejbe, “Musannef”, 7/501, shtëpia botuese “El Fikr”; Hakim Nisaburij, “El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/147, shtëpia botuese “Ma’rifet”)

 

 2- Tirmidhiu transmeton në librin e tij “Sunen” me zinxhir transmetimi nga Shehr bin Hushebi, nga Ummu Seleme, e cila ka thënë: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi hodhi mbi Hasanin, Hysejnin, Aliun dhe Fatimen një mantel dhe tha: “Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im (familja ime) më të afërmit e mi! (“En Nihajetu fi garibil Hadith”, 1/429)

 

Largo prej tyre çdo papastërti dhe pastroji ata plotësisht.” Më pas Ummu Seleme e pyeti: ‘Po unë, a jam prej tyre, o i Dërguari i Allahut?’ Ai i tha: ‘Ti je në mirësi.”

 

Tirmidhiu ka thënë: Ky hadith është i rregullt dhe i saktë dhe është prej transmetimeve më të mira të ardhura në këtë kapitull.

 (“Sunen Tirmidhi”, 5/361, Çfarë është përcjellë për virtytet e Fatimesë (Allahu qoftë i kënaqur me të!) botoi “Darul Fikr”. E transmetoh Ahmedi në “Musnedin” e tij: 18/272, hadithi 26476, botoi “Darul Hadith”, Kajro. Hamza Ahmedu Zejn, hulumtuesi i librit, ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i rregullt. Gjithashtu, e përcjell Ebu Ja'la El Meuselij në “Musnedin” e tij: 12/451, botoi “Darul Me'muni lli Turthi”. E përmend Edh Dhehebij në “Sijer A'lamu Nubelai”, 3/283, në bibliografinë e Husejn Shehijd, “Muessetu Risale” dhe ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i rregullt. Është transmetuar me mënyra të ndryshme nga Shehr dhe në disa transmetime thuhet: Hyra te ajo që ta ngushëlloj për Husejnin)

 

3- Ahmed bin Hanbeli, transmeton në librin e tij “Musned”, me zinxhir transmetimi (sened) nga Shehr bin Hubeshi, i cili ka transmetuar nga Ummu Seleme, e cila ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i tha një ditë Fatimes: “Merr bashkëshortin dhe fëmijët dhe ejani tek unë.”

 

Kur Fatimja erdhi bashkë me ta, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) hodhi mbi ata një mantel nga Fedeku. Pastaj vendosi dorën e tij mbi ta dhe tha:

“Allahu im! Këta janë familja e Muhamedit, prandaj dërgo përshëndetjet dhe begatinë Tënde mbi Muhamedin dhe mbi familjen e tij. Ty të takojnë falënderimet dhe nderimet më të larta.”

Më pas, Ummu Seleme thotë: Unë e ngrita mantelin për të hyrë në të dhe ai (Profeti) ma mori nga dora dhe më tha: “Ti je në mirësi.”

(“Musned Ahmed”, 18/314, Hadithi 26625, botoi “Darul Hadith”, Kajro. Hamza Ahmed Zejn e ka quajtur të rregullt këtë hadidh. Në fostnotë ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i rregullt. E përcjell Ebu Ja'la El Meuselij në “Musnedin” e tij: 12/451, hadithi 6912 me zinxhir tjetër transmetimi nga Shehr në vëllimin e 12, faqe 456, botoi “Darul Me'muni li Turthi”. Taberanij në “El Mu'xhemul Kebijr”, 3/53, hadithi 2664, botoi “Daru ihja Turathil Arabij”. Po ashtu në vëllimi 23, faqe 336. Ibn Asakir në “Tarijkhu Dimashk”, 13/203 dhe 14/141, botoi “Darul Fikr”. E ka përcjellë Sujuti në “Ed Durrul Menthur”, 5/198, botoi “El Fet'hu”, Xhedetu)

 

4- Tirmidhiu transmeton në librin e tij “Sunen”, me zinxhir transmetimi nga Ata' bin ebi Rajjah nga Umer bin ebu Seleme, se ka thënë: “Kur ku ajet: ‘O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.’, i zbriti Profetit në shtëpinë e Ummu Selemes (bashkëshortes së Profetit), Profeti i Zotit, thirri Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin, i mbuloi ata me një mantel. Aliu qëndronte pas shpinës së tij. Edhe atë e mbuloi me mantel dhe tha: “Allahu im! Këta janë familja ime. Largo prej tyre çdo të keqe dhe pastroji nga çdo papastërti.” 

 

Ndërkohë Ummu Seleme e pyet të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Po unë, a jam prej tyre, o i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?” Ai i përgjigjet: “Ti je në vendin tënd. Ti je në mirësi.”

(“Sunen Tirmidhi”, 5/328, libri “Tefsirul Kur`an”, botoi “Darul Fikr”, Bejrut)

 

Shejkh Albani ka thënë se ky hadith është i saktë.

(“Sunen Tirmidhi”, 5/306, libri “Tefsirul Kur`an”, botoi “Darul Fikr”, Bejrut. E ka transmetuar Ibn Xherijr Et Tabarij në “Xhamiul Bejan”, libri 12, vëllimi 22, faqe 11, botoi “Darul Fikr”. Et Tahaui në librin “Mushkilul Athari”, 1/335, botoi “Daru Sadir”)

 

5- Ibn Asakir Esh Shafiij transmeton në librin e tij “El Erbeine fi menakibi ummehatil mu`minin”, me zinxhir transmetimi nga Ebu Said El Khuderij, nga Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ka thënë: Ky ajet: “O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”, ka zbritur në shtëpinë time. Unë i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut. A nuk jam unë prej familjes tënde (Ehli Bejtit)?’ Ai tha: “Ti je në mirësi. Ti je një prej bashkëshorteve të të Dërguarit të Allahut.”Ajo tha: Kush janë Ehli Bejti? Ata janë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).” Ibn Asakir ka thënë se ky hadith është i saktë.

(“El Erbeine fi menakibi ummehatil mu’minin”, 106)

 

6- Ahmedi, transmeton në librin e tij “Musned”, me zinxhir transmetimi te Ali bin Zejdi, që transmeton nga Enes bin Maliku, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka shkuar te shtëpia e Fatimes për gjashtë muaj me radhë, kur dilte për në namazin e sabahut dhe thoshte: “Namaz, o familja e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

(“Musned Ahmed bin Hanbel”, 11/257, Hadithi 13663. E ka përcjellë me zinxhir transmetimi tjetër nga Ali ibn Zejd në vëllimin 11, faqe 336, hadithi 13973, botoi “Darul Hadithi”, Kajro. Hamza Ahmed Ez Zejn e ka quajtur të rregullt këtë hadith me të dyja rrugët e transmetimit të tij dhe ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i rregullt. E ka përvjellë hadithin Tirmidhiu në “Sunenin” e tij: 5/31, “Kitab Tefsirul Kur'an”, botoi “Darul Fikr”, në të cilin thotë: Ky hadith është i saktë. E ka përcjellë El Hakim En Nijsaburij në “El Mustedrek”, 3/158, “Dhikru menakib Fatime”, botoi “Darul Ma'rife” dhe ka thënë: Ky hadith është i saktë sipas kushtit të Muslimit edhe pse nuk e ka përcjellë atë. Këtë e ka pohuar dhe e ka dëshmuar Edh Dhehebij në “Et Telkhijs)

 

E shumë transmetime të tjera të njohura si këto, të cilët konstatojnë përcaktimin e familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) me katër personat: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni. Këtë e kuptojmë, kur bashkëshortja e Profetit Muhamed(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Ummu Seleme, e tërhoqi mantelin kur dontë të futej nën të dhe Profeti Muhamed(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha asaj: “Ti ke vendin tënd. Ti je në mirësi.” Po ashtu, u njohëm se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) kaloi për gjashtë muaj me radhë pranë shtëpisë së vajzës së tij, Fatimes, dhe thoshte: Namaz o Ehli Bejt pastaj u lexonte atyre ajetin e nderuar nga surja “El Ahzab”. As kemi parë e as kemi dëgjuar që këtë veprim, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ta ketë bërënë ndonjë shtëpi tjetër të bashkëshorteve të tij. A nuk nënkuptojnë të gjitha këto rëndësinë që duhet të ketë familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) (Ehli Bejti) në zemrat e myslimanëve?! Mbi të gjitha, veprimi i Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ku me një mantel mbuloi anëtarët e familjes së tij dhe iu drejtua Allahut me lutje, duke i pohuar se këta janë pjesëtarët e familjes sime, është argument i qartë i përkufizimit të Ehli Bejtit në kohën e tij me ata katër persona.

 

Me këtë hidhet poshtë thënia se te Ehli Bejti përfshihen edhe gratë e tij. Me këtë veprim dhe me pyetjen që i drejtoi Ummu Seleme, si dhe me përgjigjen që mori nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), riforcojmë edhe një herë mendimin se familja e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) përbëhet prej katër anëtarëve dhe jo prej bashkëshorteve të tij të nderuara.

 

Mirëpo ka shumë mendime që e argumentojnë përfshirjen e bashkëshorteve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në familjen profetike,  nëpërmjet rrjedhjes dhe vazhdueshmërisë së ajeteve. Përmendja e bashkëshorteve në ajetet e mësipërme të këtij ajeti që po diskutojmë, nuk dëshmon përfshirjen e bashkëshorteve në familjen profetike. Këtë gjë, ne sapo e qartësuam edhe me transmetime të tjera nga hadithet. Kjo gjë e përforcon akoma më shumë këtë mendim. Megjithatë, edhe nëse e pranojmë faktin se Kur’ani ka një rrjedhshmëri dhe përputhshmëri të tij, të ajeteve me njëri-tjetrin, ne i përgjigjemi duke thënë se, vetë Kur’ani i radhitur në këtë mënyrë, siç ne e kemi sot në duar, nuk do të thotë se edhe ajetet kanë zbritur në të njëjtën radhitje. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishte vend as fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se familja profetike përbëhet nga katër anëtarë. Pretendimi për rrjedhshmëri dhe përputhshmëri mes ajeteve, nuk ka të bëjë me çështjet e brendshme, por vetëm me kuptimin e përgjithshëm. Në momentin që vjen një shpjegim nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), aty ndërpritet fakti i rrjedhshmërisë dhe i përputhshmërisë së ajeteve dhe hyn në mes sqarimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në rastin konkret, vetë veprimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke mos e cilësuar bashkëshorten e tij si pjesëtare të familjes profetike, por vetëm si bashkëshorte të Profetit, është dëshmuese për këtë gjë.

 

Një gjë tjetër, që mbështet mendimin se bashkëshortet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk janë pjesë e familjes profetike (Ehli Bejti), është edhe fakti se asnjëra nga bashkëshortet e tij nuk e pretendon dhe nuk e thotë diçka të tillë. Edhe në rastin kur e nderuara Aishe u  përball me ushtrinë e Imam Aliut, nuk tha asnjë fjalë se ishte pjesë e familjes profetike. Nëse do të ishte, ajo do ta merrte si parrullë për formimin e ushtrisë, do të ftonte në këtë formim të ushtrisë dhe do ta ngrinte gjithë dynjanë në këmbë. Në shtesë të kësaj është edhe ajo që transmeton Bukhari, e cila tregon mospërfshirjen e saj në ajetin e purifikimit. Bukhariu transmeton se Aisheja ka thënë: “Allahu nuk ka zbritur asgjë në Kur’an rreth nesh (bashkëshorteve), përveç se rastit tim, për të më shpallur mua të pafajshme.”

(“Sahih Bukhari”, 6/42, shtëpia botuese “Darul Fikr”)

 

Nëse do të ishte e përfshirë në ajetin e purifikimit, atë do ta citonte vetë Aisheja. Pra, Allahu i Madhëruar, nuk ka zbritur ndonjë ajet rreth Aishesë me përjashtim të ajetit për pafajësinë e saj nga dyshimet që u përhapën rreth nderit të saj.

(Ajeti i zbritur, kishte të bënte me shpifjen që iu hodh nderit të Aishes. Allahu i Madhëruar, solli ajet për të vërtetuar pastërtinë e saj, në suren “Nur”, ajeti 11, ku thotë: “Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.”)

 

Pasi qartësuam mendimin se ajeti i lartpërmendur i sures “El Ahzab” nuk i përfshin bashkëshortet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë qartësohet iluzioni dhe dobësia e thënies se ky ajet është i veçantë për bashkëshortet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Nuk është keq të përmendimse kjo thënie i është atribuar Ibn Abasit nga Ikrimetul Kharixhij. Transmetohet se Ikrimetu thoshte: “Ajo që nënkuptohet nga togfjalëshi “familja e Profetit”, janë bashkëshortet e tij, pasi edhe ky ajet, në këtë kontekst ka zbritur.”

 

Është transmetuar nga ai (Ikremetu) se kur ka zbritur ajeti, ai ka thënë: “Nuk është ashtu siç ju mendoni. Ky ajet, ka zbritur për bashkëshortet e Profetit.”

(“Ed Durrul Menthur”, Sujuti, 5/198, shtëpia botuese “El Fet`h”, Xhidde)

 

Për këtë ka disa çështje:

Së pari: Kjo thënie e tij është në kundërshtim me transmetimet e sakta e të shumta të ardhura nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që thonë se ajeti është i veçantë për pjesëtarët që ndodheshin nën mantelin që Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) përdori.

 

Së dyti: Kjo thënie bie në kundërshtim të plotë me transmetimin e saktë po nga vetë Ibn Abasi, ku thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i mbuloi me një mantel Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin dhe tha: “O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

(El Hakim, “Mustedrek”. Transmetuesi Omer bin Mejmu, 1/331, shtëpia botuese “Sadir”, Bejrut)

 

Së treti: Thënia e Ikrimes është thjesht një transmetim i rrallë, të cilin nuk e merr në konsiderat askush tjetër, madje shumica e dijetarëve të hadithit e kundërshtojnë thënien e tij.

 

Së katërti: Ikrime është bërë i ditur se është gënjeshtar.

(Mus`ab ez Zubejrij thotë: “Ikrime ishte pjesë e grupit havarixh dhe çdo çështje ashtu e shikonte.” Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Halefi, se Jahja el Beka, e ka dëgjuar Ibn Amirin duke i thënë Nafiut: “Ki kujdes dhe ki frikë Allahun, o Nafi. Mos gënje për mua, siç gënjeu Ikrime për Ibn Abasin.)

 

Gjithashtu, ai ishte havarixh, pra, grupi kundërshtar i Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe për shkak të urrejtjes që kishte për të, ai ka sajuar edhe gënjeshtra. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), një ditë i thotë Aliut: “Ty të do vetëm ai që është besimtar dhe të urren vetëm ai që është hipokrit.”

(“Sahih Muslim”, 1/61, shtëpia botuese “Darul Fikr”. Këtë hadith, mund ta gjesh te libri i Muslimit, në shumë mënyra të ndryshme)

 

Kështu që, sipas këtij hadithi, Ikrimeja ishte hipokrit. Si ka mundësi që u besohet fjalëve të tij për çështje të ndryshme të fesë?!

(Është për të ardhur keq kur shohim dijetarë nga vëllezërit tanë të Ehli Sunetit të cilët u besojnë khauarixhëve, urrejtësve dhe armiqëve të Ali ibn Ebi Talib ku sipas tekstit të lartpërmendur të Profetit ata janë hipokritë)

 

Së pesti: Në ndryshimin e fjalëve të tij, te njëra shprehet: “ajo që nënkuptohet me familjen e Profetit” dhe te tjetra shprehet: “nuk është ashtu siç ju e mendoni”, dallohet qartë që muslimanët ishin kundër mendimit dhe fjalëve të tij. Kjo tregon dobësi në transmetim. Në libra të shumtë gjenden thënie të dijetarëve rreth dobësisë së Ikremes dhe mosbesimit të tij.

 

Tashmë, kuptuam se ajo që bëhet fjalë në ajet, është ajo që na ka sqaruar edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pra, familja profetike, përbëhet prej pesë anëtarësh, me në krye të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), prej Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prej Fatimes së nderuar, prej Hasanit dhe prej Hysejnit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe paqja qoftë mbi ta!)

 

Gjithashtu, vërejmë se edhe dijetarët e nderuar të Ehli Sunetit, janë të mendimit se ajo që bëhej fjalë në ajetin e sures “El Ahzab”, është familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i 

 

Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), me Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin. Dijetari i nderuar i tefsirit, Kurtubiu, në librin e tij, sqaron: “Vetë leximi i këtij ajeti nga ana e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ‘O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.’ tregon se qëllimi me Ehli Bejtin në këtë ajet janë të mbuluarit me mantel në atë kohë.”

(Siç e hasëm edhe tek hadithi i Muslimit, 6/302-303, shtëpia botuese “Daru ibni Kethir”)

 

Të njëjtën gjë thotë edhe Tahauiu në librin e tij “Mushkilul Ether”

(“Mushkilul Ether”, 1/336-339, shtëpia botuese “Daru Sadir”)

 

. Gjithashtu, edhe Jusuf bin Musa Hanefi, të njëjtën gjë thotë në librin e tij “El Muatesar minel mukhtasar min mushkili ether”.

(“El Muatesar minel mukhtasar min mushkilil ether”, 2/267, shtëpia botuese “Alemul Kutub”)

 

Po ashtu, edhe Ibn Asakir esh Shafii, ka pohuar të njëjtën gjë në librin e tij “El Erbeine fi menakibi ummehetil mu’minine”.

(“El Erbeine fi menakibi ummehetil mu’minine”, 106)

 

 

Ajeti i dytë:

Ajeti i lutjes për mallkim

(ajetul mubaheleh)

 

 

ََن َساء ِ ون َُكُْ َاء ْن ََن وَأب َ َاء ْن ْوإ نَ ْد ُع َأب َ َعال فَُق ْل تَ ِ َن إلعِ ْْل َك مِ َ َجاء َْعِد َما ْن ب مِ يهِ َّج َك فِ َ ْن َحا َ فَم ا ن َ وَأنُْفس َُكُْ َساء ِ ون َي ََل إلاكِذِب َ َت ِهللا عَ ْعن َ َّ نَبََِْت ْل فَنَ ْجَع ْل ل َسُ ُْك ُثُ وَأنُْف

“E kush të kundërshton ty në çështjen e tij, Isait, pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: ‘Ejani, t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej, sinqerisht të lutemi për mallkim dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve."

Sure “Ali Imran”, ajeti 61

 

 

Kërkimi ynë në këtë çështje, do të fokusohet në tri çështje:

 

E para: Të kuptojmë domethënien e fjalës “mubahele”, mallkimit nga të dy palët mbi gënjeshtarin, cilido qoftë ai, nëpërmjet haditheve rreth kësaj çështjeje.

 

E dyta: Cilët janë ata që përfshihen në këtë ajet, në çështjen e mallkimit?

 

E treta: Çfarë përftohet nga ky ajet?

 

Le t’i marrim tani një nga një çështjet e t’i sqarojmë. 

 

 

Çështja e parë:

Kuptimi i fjalës “mubahele”

 

 

Siç shpjegohet edhe në fjalorin e gjuhës arabe “Lisanul Arab”, fjala “mubahele”, do të thotë: tubim i njerëzve kur ka mospajtim mes tyre dhe të thonë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që është i padrejtë ndër ne.” Fjala “ibtihal”, në vetvete, ka kuptimin e përqendrimit te lutja, që ajo të jetë drejtuar me sinqeritet te Allahu i Madhëruar dhe mallkimi t’i drejtohet atij që ka bërë padrejtësi, siç është në ajetin e lartpërmendur: “...sinqerisht të lutemi për mallkim dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.”

(“Lisanu Arab”, 11/72, shtëpia botuese “Ihjau Turathu l Arabij”)

 

Kuptimi i pjesës së ajetit “të lutemi për mallkim…” është: Të bëjmë një lutje të sinqertë tek Allahu, që mallkimin e Tij ta hedhë mbi gënjeshtarët.

 

Allahu i Madhëruar, e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të lutet për mallkim mbi të krishterët e Nexhranit, të cilët këmbëngulnin se Isai (Paqja qoftë mbi të!) ishte zot dhe për këtë kërkonin të polimizonin me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Le ta përcjellim shkurtimisht këtë ngjarje, të cilën e transmeton Fakhrru Rrazij në tefsirin e tij, ku thuhet: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u paraqiti të krishterëve të Nexhranit argumentet se Profeti Isa (Paqja qoftë mbi të!), nuk është zot, ata filluan të këmbëngulnin akoma më shumë në injorancën e tyre.

Atëherë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u tha: ‘Allahu më ka urdhëruar që, nëse nuk i pranoni argumentet, do të lutem kundër jush, pra, me mallkim.’

 

Ata i thanë: ‘O Ebul Kasim! Ne do ta rishikojmë edhe një herë këtë që thamë dhe do të vijmë përsëri te ti.’ Ata u kthyen dhe diskutuan me të parin e tyre. ‘O Abdul Mesih, si ta bëjmë?’ Ai, u tha: ‘Pasha Allahun! O besimtarë të krishterë! Ju e njihni dhe e dini mirë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. 

 

Gjithashtu, çfarë ka thënë rreth të parëve tuaj, e ka thënë saktë. Po ju betohem në Zot, se kë ka zënë mallkimi i një Profeti, nuk ka ekzistuar më mbi tokë as më i madhi i shoqërisë së tyre e as më i vogli. Nëse do të veproni, kjo do të zhdukje. E nëse kundërshtoni dhe këmbëngulni të qëndroni në fenë tuaj dhe ta zbatoni atë, atëherë më mirë ndahuni me atë burrë dhe largohuni për në vendin tuaj.’

 

Në këto momente, del i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i veshur me një pelerinë prej leshi të zi, në dy anët e tij qëndronin Hasani dhe Hysejni, prapa tij, vajza, Fatimja dhe pas saj, qëndronte Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Iu drejtua të krishterëve dhe u tha: ‘Kur të lutem, do të thoni ‘Amin’.’

 

Pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha këtë, i pari prej tyre, iu drejtua të krishterëve dhe u tha: ‘O besimtarë të krishterë! Unë shikoj që përpara nesh, ndodhen fytyra që, nëse i kërkojnë Allahut ta lëvizë malin nga vendi, Ai do ta lëvizë atë. Mos bëni ‘ibtihal’ (mos iu lutni Allahut për mallkim), sepse ju do të shkatërroheni dhe nuk do të mbesë më mbi sipërfaqen e tokës, as edhe një i krishterë deri në Ditën e Kiametit.’

 

 Më pas, ata iu drejtuan të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i thanë: ‘O Ebul Kasim! Ne kemi vendosur që të mos e bëjmë këtë lutje për mallkim dhe pohojmë që të vazhdosh në fenë tënde.’

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), u tha: ‘Nëse hoqët dorë nga lutja për mallkim ‘mubahale’, atëherë bëhuni myslimanë dhe ju do të keni po ato të drejta si myslimanët.’ Mirëpo, ata nuk e pranuan këtë gjë. Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), përsëri u tha: ‘Do t’ju shpall luftë.’

Ata i thanë: ‘Ne nuk kemi fuqi të luftojmë me arabët. Ne të kërkojmë të mos na luftosh, as mos të na kthesh nga feja që jemi dhe në këmbim të kësaj, do të derdhim në buxhetin tuaj, çdo vit, dy mijë xhile. (Një lloj paraje)

Një mijë në muajin Sefer dhe një mijë në muajin Rexheb. Përveç kësaj, do t’ju japim edhe tridhjetë parzmore prej hekuri.’

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ra dakord më këtë propozim dhe shtoi: ‘Pasha atë që ka në dorë shpirtin tim! Fatkeqësia u largua nga fisi Nexhran. Nëse do të mallkoheshin, do të shndërroheshin në majmunë e derra dhe do të hidheshin në një vend me zjarr dhe askush nga fisi juaj kurrë nuk do të kishte parë ditë të bukura, madje edhe zogjtë që ndodhen rreth e rrotull territorit tuaj, do të shkatërroheshin.’ 

(Tefsiri i Fakhrru Rrazi, vëll. 4, P. 8, f. 79-90, shtëpia botuese “Darul Fikr”; shiko “Tefsiru Thealebij”; 3/85, shtëpia botuese “Turathul Arabij”)

 

Transmetohet se, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) doli para fisit Nexhran me pëlhurën e tij të zezë prej leshi, bashkë me të ishin edhe Hasani, Hysejni, Fatimja dhe Aliu. Ai i mori ata poshtë asaj pëlhure dhe u citoi ajetin: ‘O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.’” Dijeni se ky është transmetim është si transmetimet e tjera për të cilët ka dakordësi në rregullsinë dhe saktësinë e tyre në mesin e dijetarëve të tefsirit dhe të hadithit. Shkurtimisht, kjo ishte ajo që thuhet për sa i përket çështjes së parë.

 

Çështja e dytë:

Cilët janë ata që përfshihen në këtë ajet, në çështjen e mallkimit?

 

Siç e sqaruam edhe në ngjarjen e mësipërme, ata që përfshihen në këtë çështje, janë pikërisht personat që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i mori me vete për të bërë lutjen. Ata ishin, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), Hasani dhe Hysejni dhe e nderuara vajza e tij, Fatimja. Edhe për këtë çështje, ka transmetime, të cilat do t’i përmendim më poshtë: 

 

Hakim En Nijsaburi thotë: “Transmetime në tefsirin e Abdullah bin Abasit dhe të disa të tjerëve janë muteuatireh (Hadithi që përcillet nga një numër i madh transmetuesish.), se ditën e lutjes për mallkim kundër të krishterëve, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) mori Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin dhe u tha: ‘Këta jemi ne, fëmijët tanë, bashkëshortet tona. Hajdeni vetë, sillni fëmijët tuaj dhe bashkëshortet tuaja dhe le të betohemi dhe të lutemi kundër gënjeshtarit e ta mallkojmë atë."

(“Ma'rifetu Ulumul Hadith”, 48, shtëpia botuese “Afakul Xhedid”)

 

Edhe Xhasasi nuk e kundërshton këtë mendim. Në librin e tij “Ahkamul Kur`an” thotë: “Transmetuesit e jetëshkrimeve dhe të haditheve janë të një mendimi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), mori për dore Hasanin dhe Hysejnin së bashku me ata Aliun dhe Fatimenë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe ftoi të krishterët, të cilët polemizuan me atë për lutje për mallkim (mubahele).”

(“Ahkamul Kur`an”, 2/18, shtëpia botuese “Kutubul ilmijje”)

 

 Gjithashtu, një grup dijetarësh të shkencës së hadithit, si: Ahmed bin Hanbeli, Muslimi, Tirmidhiu, Hakimi, Ibn Ethiri, Ibn Haxheri dhe shumë të tjerë, transmetojnë nga Sa'ad bin ebu Uakasi, se, pasi zbriti ajeti i nderuar:

“E kush të kundërshton ty në çështjen e tij, Isait, pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: ‘Ejani, t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej, sinqerisht të lutemi për mallkim dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.’”, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin dhe tha: “Allahu im! Këta janë familja ime.”

(“Sahih Muslim”, 7/120, shtëpia botuese “El Fikr”; “Musned Ahmed”, 1/85, shtëpia botuese “Sadir”; “Sunen Tirmidhij”, 4/293, shtëpia botuese “El Fikr”; “Mustedrek Hakim”, 3/150, shtëpia botuese “Ma'rifet”)

 

Në tefsirin e tij, Kurtubiu sqaron togfjalëshin “bijtë tanë”, duke thënë: “Togfjalëshi ‘bijtë tanë’, i përdorur në ajet, është argument se fëmijët e vajzës hyjnë në kategorinë e fëmijëve. Për këtë arsye, Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) mori Hasani dhe Husejnin dhe Fatimja ecte pas tij, dhe Aliu pas atyre të dyve (Hasanit dhe Husejnit). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), iu tha atyre: “Kur unë të lutem, ju do të thoni ‘Amin’...

(Kurtubi, “El Xhemiu li Ahkamil Kur`an”, 4/104, shtëpia botuese “El Kitabul Arabij”)

 

Ibn Merdujeh transmeton me zinxhir transmetimi te Esh Sha'bij, nga Xhabir bin Abdilahi, i cili ka thënë: “Erdhën një ditë te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) Akibi dhe Tajibi. Ai i ftoi ata në lutjen për mallkim (mubahele) për gënjeshtarin. Ata ranë dakord, por i kërkuan të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që ta bëjnë këtë gjë, ditën e nesërme. Kështu, ditën e nesërme, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) mori Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin. Pastaj u kërkoi atyre të dyve që të vinin, por nuk erdhën dhe vendosën t'i jepnin Profetit haraç. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: ‘Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim! Nëse do të thoshin ‘po’, do t’u binin flakë mbi kokë.’

 

 Xhabiri tha: Për ata zbriti ajeti: ‘Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët.’

 

Më pas Xhabiri, tha: Fraza ‘veten tonë dhe ju vetë’, ka të bëjë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe me Imam Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

 

Togfjalëshi ‘bijtë tanë’, ka të bëjë me Hasanin dhe Hysejnin. Ndërsa togfjalëshi ‘gratë tona’, ka të bëjë me Fatimen.”

(Ibn Kethir: 1/350, shtëpia botuese “Xhejl”)

 

Këtu, mund të themi me lehtësi se ata që nënkuptohen në këtë ajet kur’anor, janë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Imam Aliu, e nderuara Fatime, Hasani e Hysejni (Paqja qoftë mbi ta!). Gjithashtu, nga ky ajet kuptojmë se me ‘bijtë tanë’, nënkuptohen Hasani dhe Hysejni.

 

Fakhrru Rrazi, thotë, gjithashtu, në tefsirin e tij se ky ajet nënkupton që Hasani dhe Hysejni hyjnë te bijtë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtë e pamë edhe kur ai i ftoi ata që të jenë dëshmitarë dhe pjesë të lutjes kundër të krishterëve.

(Fakhrru Rrazij, vëll. 4, Pjesa 8, f. 90. shtëpia botuese “Darul Fikr”. Edhe Kurtubiu, në tefsirin e tij, vë theksin se ajo që nënkuptohet me togfjalëshin ‘bijtë tanë’, është Hasani dhe Hyseji. Shiko: Tefsiru “Kurtubij”, 4/105, shtëpia botuese “Kitabul Arabijje”)

 

Po e njëjta gjë, është edhe me Fatime Zehranë. Në togfjalëshin ‘gratë tona’, bëhet fjalë për Fatimen e nderuar. Megjithëse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte bashkëshortet e tij dhe mund t’i thërriste ato, ai nuk i thirri ato, por thirri Fatimen e nderuar. Edhe në togfjalëshin ‘veten tonë’, bëhet fjalë për Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!). Këtë e argumenton edhe fakti se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk thirri njeri tjetër, por vetëm Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!).

 

 Gjithashtu, këtë mendim pohojnë edhe dijetarët e nderuar të tefsirit, siç i pamë më lart. Ndër ta, Fakhru Rrazi.

(“Fakhrru Rrazi”, vëll. 4, Pjesa 8, f. 90, shtëpia botuese “Darul Fikr”)

 

Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) thirri Imam Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në ditën që kishte mbledhur njerëzit përreth vetes, për t’u kumtuar besimin dhe fenë e re për ta.

 

Darukutniu transmeton se në ditën e konsultimit (Esh Shura), Imam Aliu ka diskutuar me të pranishmit dhe u ka thënë: Ju betohem në Allahun që të më thoni: A ka ndonjë prej jush që është më i afërt me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se sa unë dhe se sa ai që vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka cilësuar me veten e tij, fëmijtë e tij i ka cilësuar fëmijtë e vet dhe gruan e tij (Fatime Zahranë) e ka cilësuar gratë...?’ Ata thanë: “Jo, pasha Allahun!”

(“Es Sauaikul Muhrika”, 239, shtëpia botuese “El Kutubul ilmijeh”)

 

 

Çështja e tretë:

Çfarë përftohet nga ky ajet?

 

 

Nuk ka dyshim dhe nuk ka se si të kuptohet ndryshe nga njerëzit e formuar se ky ajet është i mbushur me këshilla e sugjerime për ne. Nga ky ajet, ne, gjithashtu, kuptojmë pozitën e këtyre katër njerëzve prej pjestarëve të mantelit (Kisa-ut). Ata ishin më të zgjedhurit, më inteligjentët dhe më të mirët ndër myslimanët, pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Nga ky ajet kuptojmë vendin e veçantë të tyre, pozitën e lartë të tyre, rëndësinë dhe peshën e madhe që ata kanë në familjen profetike dhe të tillë duhet të jenë edhe për ne. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i zgjodhi ata dhe i veçoi mes gjithë bashkësisë së madhe të tij. I bëri ata që të marrin pozitën përballë mohimit dhe të keqes, duke i pozicionuar në anën e të vërtetës dhe të drejtës.

 

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), u dha atyre rastin (me lejen e Allahut të Madhëruar), që të jenë edhe ata pjesë të një çështjeje të rëndësishme, siç është besimi, monoteizmi, vërtetimi i të vërtetës dhe triumfi i të drejtës. Kush tjetër mund t’i qëndronte në krah të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një ‘luftë’ apo çështje të tillë, siç ishte vërtetimi i të drejtës?

 

Kush tjetër mund të merrte mbi supe të thoshte ‘amin’ për një mallkim? Sigurisht që askush tjetër përveç disa njerëzve të pastër dhe fisnikë, siç ishin pjesëtarët e familjes së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata ishin të denjë ta përfaqësonin familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Bijtë e tyre ishin të denjë dhe të duhurit të emërtoheshin edhe si djemtë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Nëse do të kishte njerëz të tjerë më të denjë dhe më të duhur se ta, me siguri që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) do t’i ftonte ata. Nëna e besimtareve, e nderuara e grave, ishte Fatimja e nderuar. Ajo ishte vajza e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Nëse do të gjendej një zonjë më e denjë dhe me një gradë më të lartë se ajo, sigurisht që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) do ta zgjidhte atë.

 

E njëjta situatë ishte edhe me Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!). Nëse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) do të gjente një më të denjë se ai, me siguri që nuk do të ngurronte ta thërriste atë.

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) na vizatoi një tablo të qartë dhe madhështore, duke na dhënë edhe një këshillë të madhe.

 

Subhanallah!

 

Dy fëmijë të vegjël, qëndrojnë pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një situatë të vështirë. Njëri kap dorën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), tjetri qëndron në krahët e tij. Prapa tyre qëndron zonja e besimtareve dhe prapa saj, Imami i madh, Imam Aliu, Zotëria i evlijave. Të gjithë bashkë, dolën me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në lutjen që do të bënin me të krishterët kundër njëri-tjetrit. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, saqë futi në panik të gjithë palën krishtere. Për pak, ata do të shkatërronin veten e tyre, por në fund, hoqën dorë nga vendimi që kishin marrë dhe nuk u krye lutja.

 

Kjo, është një nga gjërat më me vlerë. Një nga pozitat më të larta. Këtë e dëshmojnë të gjithë. Dijetari i tefsirit, Zamakhsheri, thotë në librin e tij: “Ky është argument që tregon për vlerën e madhe të personave që u futën nën pelerinën e të Dërguarit të  Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” (“Tefsirul Keshshaf”, 1/370)

 

Gjithashtu, ajeti i Kur’anit, dëshmon për madhështinë e Imam Aliut dhe ngjashmërinë që ka ai me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke përdorur togfjalëshin “veten tonë”. Sigurisht që ai nuk mund të jetë asnjëherë i njëjtë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), por këtu kuptojmë se ai ka ngjashmëri në cilësi me të, siç janë: morali, devotshmëria, besnikëria, etj.

 

 

Ajeti i tretë:

Ajeti i Respektit dhe i Dashurisë

(Ajetul Meuddetu)

 

 

ْرَب َّدَة ِِف إلُق َ و َ ّال إمل ِ إ إ َ ْجر َأ يهِ َ ُ ُْك عَل ُ ْسأَل قُ ْل ال َأ

Allahu i Madhëruar thotë:“Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, vetëm se dashurinë për të afërmit.”

 

Në këtë ajet, do të shqyrtojmë çështjet:

E para: Argumentet që ndodhen në këtë ajet.

E dyta: Çfarë kuptohet me fjalën “të afërm”?

 

Çështja e parë:

Argumentet që ndodhen në këtë ajet

 

Ky ajet, tregon për obligimin e dashurisë për Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për familjen e tij dhe për brezat që vijnë nga trungu i tij familjar. Ky është mendimi i përbashkët i të gjithë shiave imamij. Për këtë, ata bazohen në transmetimet e shumta e të sakta të ardhura nga Ehli Bejti i pastër e i pagabueshëm. Këtë mendim kanë jo vetëm dijetarët e Ehli Bejtit, por edhe shumë dijetarë të Ehli Sunetit.

(Duhet patur parasysh se obligimi i dashurisë për Ehli Ehli Bejtin është domosdoshmëri islame. Për këtë ka dakordësi në mesin e të gjithë myslimanëve pa përjashtim. Mirëpo, ndryshim qëndron se a është ky ajet argument i obligueshmërisë së dashurisë për ata apo jo? Shiat janë të gjithë të një mendimi se ajeti është argument i kësaj çështjeje. Të këtij mendimi janë edhe shumë dijetarë të Ehli Sunetit)

 

Thealebiu në tefsirin e tij, thotë: “Disa thonë se kuptimi i këtij ajeti është dashuria, respekti për familjen dhe të afërmit e mi dhe të më mbroni mua me ata. Të njëjtin mendim kanë edhe Said bin Xhubejri dhe Amr bin Shuajbi.”

(“Tefsiru”Eth Tha'lebij”, 8/310, shtëpia botuese “Ihjau Turath”)

 

Në fund të kërkimit të tij, thotë për ajetin: “Argumenti i medh’hebit tonë për këtë është ai me të cilin jemi lajmëruar.” Gjithashtu, ka transmetohet një hadith me zinxhir transmetimi nga Xherir bin Abdullah el Bexheliji, i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, vdes shehid (dëshmor). Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, vdes me gabime të falura.

Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, vdes i penduar. Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, vdes besimtar i plotësuar në besim. Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, i pari engjëlli i vdekjes, e më pas engjëjt Munker dhe Nekir, e përgëzojnë atë me Xhenet. Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, Allahu do t’i dërgojë ta vizitojnë në varr engjëjt e Tij. Kush vdes me dashurinë për familjen e Muhamedit, Allahu do t’i hapë atij nga varri dy dyer të Xhenetit.

Kush vdes me urrejtje për familjen e Muhamedit, në Ditën e Kiametit do të sillet duke qenë i shkruar në ballë: ‘I përjashtuar nga mëshira e Allahut’. Kush vdes me urrejtje për familjen e Muhamedit, vdes mohues (qafir). Kush vdes me urrejtje për familjen e Muhamedit, nuk e nuhat kurrë aromën e Xhenetit.”

(“Tefsiru Tha'alebij”, 8/314, shtëpia botuese “Ihjai Turath”)

 

Këtë hadith e përcjell Eth Tha'lebij si argument i mendimit të tij për ajetin. Kjo tregon se Ky hadith është i konsiderueshëm tek ai. Po ashtu edhe Zamakhshari e përcjell këtë transmetim në tefsirin e tij. Kjo tregon se ai beson prerazi në saktësinë e asaj që ka transmetar nga i Dërguari i Allahut.

(Shih “Tefsiru El Keshshaf”, i Zamakhsharij: 4/220. Nga ai e ka transmetuar edhe El Kurtubij në tefsirin e tij: “El Xhamiu lil Ehkamil Kur'ani”, 16/22, botoi Darul Kitabul arabij)

 

Në çështjen e tretë prej çështjeve të tij rreth këtij ajeti, FakhruRrazi thotë: “Familja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është ajo që i takon vendimi i çështjeve. Vendimet e tyre në çështje të ndryshme, janë më të plotat dhe më të rregulltat. Nuk ka dyshim që edhe lidhja e Aliut, e Fatimes, e Hasanit dhe e Hysejnit me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ishte një lidhje e fuqishme dhe e pakëputshme. Kjo është e njohur në transmetime muteuatire. Për këtë arsye, familja e tij, janë ata. Në këtë çështje, ka edhe mendime të tjera rreth familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Disa thonë se familja e tij janë të afërmit e tij. Disa të tjerë thonë se familja e tij janë ummeti i tij. Megjithatë, kjo është një çështje e hapur për diskutim dhe do ta zgjerojmë këtë pikë në temat e mëposhtme.

(Në çështjen e dytë do të sqarojmë kuptimin e fjalës “el Al”)

 

Zamakhsherij në librin e tij, “El Kashshaf”, transmeton: “Kur zbriti ajeti i bekuar, e pyetën të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘O i Dërguari i Allahut, kush janë ata pjesëtarë të familjes tënde, që ne duhet t’i duam?’ Ai tha: ‘Aliu, Fatimja dhe dy djemtë e tyre.’”

 

Kështu që, ata që janë pjesë e familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), janë këta të katërt dhe po ashtu, këta e meritojnë respektin dhe dashurinë si familje e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur konstatohet kjo, atëherë ata duhet të jenë të veçantë në nderim për dy arsye:

 

 E para: Thënia e Allahut: “vetëm se dashurinë për të afërmit”, argumentimi i së cilës u përmend më lart.

 

E dyta: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e donte shumë vajzën e tij, Fatimen. Ai thotë për të: “Fatimja është një pjesë e imja. Ajo gjë që e lëndon atë, më lëndon edhe mua.” Është konstatuar me transmetim muteuatir se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e do Aliun, Hasanin dhe Hysejnin. Për këtë arsye, i bie për pjesë të gjithë umetit, që t’i duan ata që Profeti i do, siç َُّ ُْك ََْتَتُدوَن :ajeti thotë َعل َ ُعوُه ل بَِّوإت”Binduni dhe ndiqeni atë që të udhëzoheni”. ُفوَن َع ْن َأْمِرهِ ِ َن َُُيال ي ّّلِ َ ْحَذِر إ ي ْ لَف”Paralajmëroi ata që e kundërshtojnë vendimin e tij”. نِِعوُ ُّوَن َهللا فاتِّب ُُتِـب ْنُُتْ ُُُك ُهللا إ ْن كُ ْ بـبِي” ُُْNëse thoni se e doni Allahun, atëherë bindmuni mua që edhe Allahu t’ju dojë نةٌ“.juve َ ٌة َحس َ ْسو َ ُسوِل َهللا ُأ ُ ُْك ِِف ر َ َق ْد ََكَن ل َ ل” Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm.”

 

E treta: Të bësh lutje për familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është një nder i madh për këdo që bën lutje për ta. Për këtë arsye, zë një vend të rëndësishëm lutja për familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në pjesën e fundit të teshehudit: “Allahu im! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, dërgo mëshirë mbi Muhamedin dhe familjen e tij.” Ky madhështim nuk gjendet veçse për familjen e Profetit. E gjitha kjo tregon se dashuria për familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është obligim.

 

Shejkh Ahmed Rrifai Esh Shafii, në librin e tij “El Burhanul Muejjed”, thotë: “Ndriçojini zemrat tuaja me dashurinë për familjen e nderuar të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata janë dritat e ekzistencës dhe diejt që ndriçojnë botën. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, vetëm se dashurinë për të afërmit.” Profeti ka thënë: “Përmendeni Allahun për Ehli Bejtin tim! Përmendeni Allahun për Ehli Bejtin tim!”

 

Shafi’iu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

 

“O udhëtar qëndro me gurishtet në Mina dhe thirr të dëgjojë pushues’ i strukur e këmbësor Herët në agim kur vërshojnë haxhinjtë në Mina Vërshim si derdhja e Eufratit vërshues Nëse dashuria ndaj familjes së Muhamedit është refuzim, le të dëshmojnë njerëz e xhindë se unë jam refuzues (rrafidij).”

(“Tefsiru Fakhru Rrazi”, Muxheled 14, vëllimi 27, faqe 167, botoi “Darul Fikr”)

 

Nëse Allahu i do të mirën dikujt, e bën atë të përqendrohet në porositë e të Dërguarit të Tij për familjen e tij. E bën atë të dashurohet me familjen e të Dërguarit të Tij dhe të merret me lartësimin e figurës së familjes së tij. Ai njeri, bëhet një mbrojtës i figurës dhe i të drejtave të familjes profetike. Po ashtu, kush e mbron familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai është i mbrojtur. Ai do të jetë edhe në Botën Tjetër me atë që do. Kush do Allahun, do edhe të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Kush do të Dërguarin e Tij, do edhe familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kush i do këta të gjithë, është me ta. Kush është me ta, le të thellohet në dashurinë për ta, në respektin dhe lartësimin e tyre, sepse do ta shikojë mirësinë e kësaj në gjithë jetën e tij.

(“El Burhanul Muejjed”, 1/25, shtëpia botuese “Daru Nefis”, Bejrut)

 

Shejkh Hasan bin Ali Es Sekaf, në librin e tij “Sahihu Sherhul Akideti Tahauijje”, thotë: “Dashuria për familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)është detyrë doktrinore nga Allahu për çdo mysliman. Argumenti për këtë, ndodhet në Kur’anin Famëlartë, ku thuhet:“Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, vetëm se dashurinë për të afërmit.” Në fosnotën e këtij ajeti flet për një çështje mjaft delikate.

Ai përmend shumë emra dijetarësh të Ehli Sunetit dhe i vendos në rrethin e armiqëve dhe urryesve të familjes së Profetit(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai thotë: Nasibijtë (armiqtë e Ehli Bejtit) pretendojnë se kuptimi i fjalës kurba është bindja, e cila ka kuptimin e afrimitetit. Këtë e bënë me qëllim që të shmangin njerëzit nga kuptimi i Kur'anit dhe t'i shmangin ata nga dashuria për Ehli Bejtin.

(“Sahihu Sherh Akideti Et Tahauijeh”, 653, botoi “Darul En Neueuij”, Jordani)

 

Them: Es Sekaf është prej dijetarëve të Ehli Sunetit, prandaj mos ji i pavëmendshëm ndaj kësaj!

 

Çështja e dytë: Çfarë kuptohet me fjalën “të afërm”

(kurba)?

 

Siç e pamë edhe më lart, ajeti tregon për obligimin e dashurisë për familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).Ky është mendimi i përbashkët i dijetarëve të shiave imamij. Të këtij mendimi janë edhe Said ibn Xhubejr, Amr ibn Shuajb dhe një numër i madh nga dijetarët e Ehli Sunetit. Madje Es Sekaf thotë se kush thotë ndryshe nga kjo ai është armik dhe urryes i Ehli Bejtit. Ai ka mendimin se gjuha me të cilën flet ajeti rreth kësaj çështjeje është e qartë. 

 

Çështja qëndron te personifikimi i qëllimit të Ehli Bejti(Paqja qoftë mbi ta!). Ajo që na intereson më shumë është kuptimi legjislativ (sher'ij) i kësaj fraze, qoftë në përputhje me kuptmin gjuhësor apo më i përveçëm. Ai që ndjek transmetimet e nderuara do të shohë qartë se Pofeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka përdorur fjalët: el Alu, el Ehl dhe el Itretu, me një kuptim të vetëm. E ata janë familja e tij e nderuar dhe e veçantë.

 

Përshembull, në Hadithin Thekalejn, Profeti porosit dhe thotë:

 

إِن اترك فيُك ما إن متسكُت به لن تضلوإ بعدي... كتاب هللا حبل ممدود من إلسامء إىل إ لرض، وعرتيت أهل بييت

 

I Dërguari i Allahut, thotë në një hadith: “Unë do të lë pas jush diçka, që, nëse kapeni pas saj, nuk do të humbni kurrë… Libri i Allahut të Madhëruar, litari që lidh qiellin me tokën dhe Itri im, Ehli Bejti im.” Fjala “itr”, këtu nënkupton familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Më lart u sqarua se qëllimi me Ehli Bejtin është për Profetin Muhamed, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin.

Ata janë që u përveçsuan me ajetin e purifikimin.

Ata janë që dolën për lutje për mallkim me krishterët e Nexhranit. Më poshtë do të përmendim thëniet e qarta të disa dijetarëve të Ehli Sunetit se qëllimi i fjalës Itratu në hadithin Thekalejn është për pesë personat e mbulesës (el Kisa’u)

 

Ashtu siç tregojnë transetimet se Ehli Bejti janë Itreti i Profetit, po ashtu ato tregojnë se ata janë Aluhu el Kiramu (familja e tij e nderuar).Le të rikujtojmë edhe një herë hadithin e përcjellë nga Ahmed bin Hanbeli, që transmetohet nga Shehr bin Husheb, nga Ummu Seleme se i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i tha Fatimes: “Eja dhe merr me vete bashkëshortin tënd dhe fëmijët e tu.”

 

Ajo i solli ata. Më pas, mbi ta hodhi një mbulesë nga Fedeku, vendosi dorën e tij mbi ta dhe tha: “Allahu im! Këto janë Ale Muhamed (familja e Muhamedit). Dërgo paqe dhe begati mbi Muhamedin dhe familjen e tij.” Ummu Seleme thotë: Unë e ngrita mbulesën që të futem, mirëpo i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e tërhoqi nga dora ime dhe tha: “Ti je në mirësi!”

(“Musned Ahmed”, 18/314, 26625, botoi “Darul Hadith”, Kajro)

 

Hadithi i mbulesës tregon qartë se personat e mbulesës janë familja e Muhamedit e ata janë: Muhamedi, Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ata!) Hakim En Nisaburij, në librin e tij “Mustedrek”, thotë se fjala “el alu” dhe “ehlu bejt” kanë të njëjtin kuptim. Po në të njëjtin libër, transmeton një frazë nga Abdurahman bin ebi Lejla, ku thuhet: “Më takoi mua Kab bin Uxhratu dhe më tha: ‘A të të dhuroj një gjë të bukur, nga ato që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’

Thashë: ‘Po.’

Ai më tha: ‘E pyetëm një ditë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se si mund të dërgojmë salavate mbi të dhe mbi familjen e tij dhe ai na tha: “Thoni: ‘O Allah! Dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavat mbi Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Me të vërtetë, Ti je Falënderues dhe i Lavdishëm."

(“Mustedrek Hakim”, 3/148, botoi “Darul Ma'rife”; “Sahih Bukhari”, 4/118, botoi “Darul Fikr”)

 

 Në pyetje u përdor fjala ehlun dhe në përgjigje u përdor fjala Alun. Për këtë, El Hakimu është treguar i vëmendshëm dhe e ka transmetuar këtë hadith në“Mustedrekun” e tij. Megjithëse ky hadith gjendet edhe në “Sahihun” e Bukhariut dhe e ka komentuar me qëllim largimin e paqartësive nga lexuesit. Ai thotë: Këtë Hadith e ka transmetuar me frazat e tij dhe me zinxhirët transmetuese të tij, imam Muhamed ibn Ismail El Bukharij në librin “El Xhamiu Es Sahijh”. Unë e transmetova që ta dinë përfitueist se fraza Ehlul Bejt dhe El Alu, janë një.

(“Mustedrek Hakim”, 3/148, botoi “Darul Ma'rife)

 

Si përfundim, el alu, el ehlu dhe el itretu, kanë si qëllim një të vërtetë të përbashkët, familjen e Profetit që janë: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni. Mësuam, gjithashtu se ajeti tregon për obligimin e dashurisë për familjen e Profetit. Kështu që përcaktohet se të afërmit për të cilët flet ajeti janë ata të katërt që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i përfshiu, sëbashku me të, poshtë mbulesës (el kisa’u).

 

Betohem në jetën time! Sikur çdo kërkues të jetë i drejtë në kërkimet e tij pa dyshim që do ta kuptonte se ata katër persona kanë patur një përkujdesje të veçntë nga ana e Allahut dhe pozitë të lartë e të pashoqe te Ai. Pa dyshim se thelluesi në hulumtime, veçanërsisht kur bashkon ajetet dhe hadithet me njëra-tjetrën, do të gjejë se ata të katër janë boshti kryesor që Profeti u kërkon muslimanëve që të mblidhen rreth këtij boshti, të inspirohen prej tij.

 

Lumturia dhe shpëtimi i vërtetë nuk arrihen vetëm e vetëm me dashurinë e tyre, me ecjen në vijën dhe në rrugën e tyre. Çdo hulumtues duhet të mendojë e të thotë:

 

Çfarë kuptimi ka zbritja e ajetit të purifikimit për ata dhe për pagabueshmërinë e tyre?

Çfarë do të thotë marrja e tyre për lutje për mallkim ndaj jobesimtarëve, me gjithë praninë e shokëve dhe të bashkëshorteve?

Çfarë kuptimi ka obligimi i dashurisë për ata?

Çfarë do të thotë obligimi i dërgimit të salavatit për ata? Çfarë do të thotë të kapesh pas tyre, siç përmendt në hadithin Thekalejn?

E shumë e shumë ajete e hadithe që çojnë në një konkluzionin të prerë të obligimit të ndjekjes së tyre. Pra, ky ajet tregon për obligimin e dashurisë për të afërmit e Profeti që janë katër personat e mbulesës, të cilët janë Familja e tij. Për këtë tregojnë edhe transmetime të veçanta:

 

Ahmed bin Hanbeli dhe Taberani transmetojnë me zinxhir transmetimi te Ibn Abasi, i cili ka thënë: “Teksa zbriti ajeti “Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, vetëm se dashurinë për të afërmit.’”, e pyetën të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘O i Dërguari i Allahut! Kush janë të afërmit e tu, të cilët ne e kemi detyrë t’i duam?’ Ai, tha: ‘Ata janë: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!)."

 

Të njëjtin transmetim e përcjell Muhammed bin Talhate “Esh Shafii” , dhe e ka quajtur të saktë te libri “Metalibu Su`uli fi menakibi ali Resuli.”

 

Po ashtu, edhe Ahmed bin Abdillah et-Taberi, transmeton të njëjtën gjë në librin e tij “Dhekhairul Ukba” dhe e përdor këtë hadith si argument për të përforcuar mendimin e tij se Ehli Bejti janë: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). 

Po ashtu, As Ibn Haxher el Hejtemi nuk e lë pa e përmendur këtë pjesë në librin e tij “Sauaik”. 

 

Këtu mund të përmendim edhe një transmetim tjetër më të specifikuar. Ky transmetim, këtë herë, na vjen nga i katërti i pjestarëve të Mbulesës (el kisa’u), Imam Hasani. Taberanij, me zinxhir transmetimi nga Ebi Tufejli, transmeton fjalimin e Imam Hasanit pas rënies shehid (dëshmor) të babait të tij, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), tha këtë fjali mes shumë fjalive: “...Unë jam i biri i atij që përgëzoi, jam i biri i atij që paralajmëroi, jam i biri i të Dërguarit të Allahut, jam i biri i atij që i ftoi njerëzit te e vërteta, i biri i atij që i ndriçoi njerëzimit Rrugën e Drejtë. Unë jam i biri i atij që u dërgua mëshirë për të gjithë botët. Unë jam prej Ehli Bejtit, të cilët u pastruan nga Allahu dhe dashuria dhe vilajetit për ta u bë detyrim për besimtarët. Prej asaj që i ka zbritur Allahu i Madhëruar Profetit Muhamed është:

 

ْرَب َّدَة ِِف إلُق َ و َ ّال إمل ِ إ إ َ ْجر َأ يهِ َ ُ ُْك عَل ُ ْسأَل قُ ْل ال َأ 

 

“Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, vetëm se dashurinë për të afërmit."

(“El Mu'xhemul Uasit”, 2/337, shtëpia botuese “Haramejn”, Kajro.)

 

Këtë hadith e kanë transmetuar edhe Hejthemiu në librin e tij “Mexhmau Zeuaid”, Ebu Ja`la, Bezzar, Ahmed dhe Taberani.

(“Mexhmau Zeuaid”, 9/146, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”, Bejrut.)

 

Pra, ky transmetim është i saktë. Nëse nuk do ishte ajeti i respektit dhe i dashurisë i veçantë për katër personat që u futën nën mbulesën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Imam Hasani (Paqja qoftë mbi të!) nuk do ta përmendte atë në fjalimin e tij dhe nuk do të krenohej me të.

 

Prej dëshmive se ky ajet është i veçantë për katër personat, është një transmetim që e transmetoh El Hakim me zinxhir transmetimi te Ebu Hurejre, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) shikoi drejt Aliut, Fatimes Hasanit dhe Hysejnit dhe u tha: ‘Kush ju shpall luftë ju, më ka shpallur mua. Kush është në paqe me ju, është edhe me mua.’”

 

Hakimi ka thënë se ky hadith është i saktë. Hakimi përmend një hadith që dëshmon ato që u thanë. Ai ka dëshmitar Zejdin ibn Erkam se Profeti i ka thënë Aliut, Fatimesë, Hasanit dhe Husejnit: Unë jam në luftë me atë që ju lufton juve dhe në paqe me atë që ju paqëton juve. Po ashtu, edhe Dhehebiu e përmend këtë hadith në librin e tij.

(“El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/149, shtëpia botuese “Marifet”; “Musned”, Ahmed bin Hanbel, 2/442; “Sahih ibni Habban”, 15/434)

 

Siç e shikojmë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e përmend qartë në këtë hadith se kush është armik me familjen e tij, është armik edhe me të. Kush është i dashur dhe në paqe me familjen e tij, është në paqe dhe i dashur edhe me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Më poshtë, do të kemi mundësinë ta shpjegojmë më gjerë këtë hadith.

 

 

Ajeti i katërt:

Ajeti i Udhëheqjes

 

 

ُعوَن إكِ َ ُُهْ ر َ ّزََكَة و ُ ْؤتُوَن إل َّصـالَة وي ميُوَن إل ـ ُقِ َن ي َمنُوإ إ ِّلي َن أ إ ِّلي َ َ ُسوُُلُ و َر ُُُك ُهللا و ُّ ي ِ ل َ ا و َ إنّم

Allahu i Madhëruar thotë:“Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).

(Sure “El Maide”, ajeti 55)

 

 Ky ajet është një prej argumenteve te shiat se udhëheqësia (khilafeti), pas ndërrimit jetë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i takonte Ali ibn Ebi Talibit. Transmetimet e shi’itëve janë autentike dhe të shumta se ky ajet ka zbritur kur Prijësi i besimtarëve i dha sadeka unazën e tij kur ishte në ruku duke falur namazin. Meqenëse metodoligjia jonë në këtë libër është të argumentojmë çështjen me ato argumente që gjenden te librat e Ehli Sunetit dhe që janë të sakta, për këtë, duhet hedhur vështrimi te shkaqet e zbritjes së këtij ajeti dhe më pas të sqarojnë argumentin e tij rreth udhëheqësisë së Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!).

 

Çështjet që do të trajtojmë janë dy:

Çështja e parë: Shkaku i zbritjes së këtij ajeti.

Çështja e dytë: Rreth argumentit të saj për khalifatin Do t’i trajtojmë tani sipas radhës çështjet.

 

Çështja e parë:

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti

 

Ekzistojnë thënie nga sahabët, dijetarët, tabi’inët, dijetarët e shkencës së tefsirit dhe të hadithit që argumentojnë se ky ajet ka zbritur për të vërtetuar atë çështje të posaçme (khalifatin) të Imam Aliut. Për këtë gjenden transmetime të shumta e të sakta.

 

Tha'lebiu, në tefsirin e tij “El Keshf ul Bejan”, thotë se Ibn Abasi, Sudiu, Utbete bin Hakimi dhe Thebit bin Abdilahu, kanë thënë: “Me këtë thënie: ‘dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).’”, nënkuptohet Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi ky ajet, zbriti teksa ai ishte në ruku dhe, kur dikush i kërkoi diçka për ndihmë, ai i dha sadeka unazën e tij.

(“Tefsiru Thealebij”, 4/80, tefsiri i ajetit 50, surja “El Maide”)

 

Po këtë mendim kanë edhe dijetarët e tjerë, si: Ibn Xheuziji në librin e tij “Zadul Mesjir”, Mukatili dhe Muxhahidi se ajeti ka zbritur për Ali ibn Ebi Talib kur ishte në ruku dhe dha sadeka.

(“Zadul Mesijr”, 2/292, shtëpia botuese “El Fikr”, Bejrut.)

 

 Nga thënia e Tha'biut dhe ibn Xheuziut sqarohet se Ibn Abasi, Sudiu, Utbete bin Hakimi, Thebit bin Abdilahu, Mukatili, Muxhahidi, të gjithë thonë se ky ajet ka zbritur për Aliun (Paqja qoftë mbi të!). Të këtij mendimi, gjithashtu, janë edhe disa dijetarë të tjerë: Ebu Xhafer el Iskafii (v.240 h.)

(Dhehebiu, shprehet për të se ai ishte një dijetar i shquar. Emri i tij ishte Ebu Xhafer Muhamed bin Abdilah es Semerkandij. Më pas mori edhe llagapin El Iskafij el Mutekelim. Ai kishte një zgjuarsi të veçantë. Kishte një horizont të madh në mendime dhe një bagazh të madh në dituri. Ishte mjaft i aftë në shumë çështje fetare dhe shkencore. Shiko “Sijer I'lami Nubela”, 10/550, “Muessesetu Rrisale”)

 

, në libri “El Mi'jarul Muazeneh”, thotë: Për atë (për Imam Aliun) ka zbritur ajeti: “Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).” Dhe kjo për të vërtetuar thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!),: “Për atë që unë jam udhëheqës, Aliu është udhëheqësi i tij.”Në këtë ajet Allahu e ka shoqëruar vilajetin e tij (Aliut) me vilajetin e të Dërguarit të Tij.

(“El Mi`jar uel Muauezeneh”, 228)

 

Zamakhsheriu, në tefsirin e tij, nuk e shpreh qartë mendimin e tij, gjë që tregon hutinë e tij për këtë çështje. Ai përdor fjalën “thuhet”. Ai thotë kështu: “Thuhet se ky ajet, ka të bëjë me Imam Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur ai ishte në ruku gjatë namazit, dikush i afrohet dhe i kërkon diçka për ndihmë dhe Imam Aliu i drejton atij unazën e vet që kishte në gishtin e vogël, në formë ndihme, pa bërë shumë lëvizje, sepse lëvizjet e shumta mund ta çonin atë drejt prishjes së namazit.”

 

Më pas, Zamakhsheriun e kanë pyetur rreth numrit shumës, që përdoret në ajet. Si mund të bëjë fjalë ky ajet për Aliun, ndërkohë që ai është një person i vetëm, ndërsa emri “besimtarët”, në ajet, është në numrin shumës?

 

Zamakhsheriu u përgjigjet: “Qëllimi i zbritjes së ajetit në numrin shumës, megjithëse personi për të cilin bëhet fjalë është njëjës, është për arsyen se besimtarët duhet të kenë dëshirë dhe nisma që të veprojnë siç veproi ai dhe të arrijnë të shpërblehen siç u shpërblye ai. T’i ngjasojnë atij në qëllime, në përkushtime, adhurime, dëshirë, vendosmëri, në mirësi dhe në ndihmën që u ofrohet nevojtarëve, madje edhe të bëjnë të njëjtën gjë, përballë situatave që nuk presin të lihen për më vonë..”

(“Tefsirul Keshshef”, 1/649, komenti i ajetit 55 të sures “El Maide”)

 

Kjo zbulon se thënia e Zamakhsheriut ka një qasje të drejtë. El Xhessasu, në librin e tij “Ahkamul Kur`an”, thotë: Fraza: “dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).”, tregon se sadakaja vullnetare quhet zekat, sepse Aliu e dha unazën e tij për sadaka vullnetarisht.”

(“Ahkamul Kur`an”, 2/558, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Alusi, thotë në tefsirin e tij se shumica e transmetimeve tregojnë se ky ajet ka zbritur për Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

(Tefsiri “Ruhul Meanij”, 6/167, shtëpia botuese “Ihjai Turathil Arabij”)

 

Gjithashtu, në një vend tjetër, thekson se shumica e hadithologëve janë të mendimit se ky ajet ka zbritur për Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). (Po aty, 6/186.)

 

Transmetimet për këtë çështje janë të shumta. Për lexuesit e nderuar po paraqesim disa prej tyre: Khatibi transmeton në librin e tij “El Muttefik”, nga Ibn Abasi se ka thënë: “Aliu e dha sadaka unazën e tij, teksa ishte në ruku. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e pyeti burrin që i kërkoi diçka për ndihmë: “Kush ta dha këtë unazë?” Ai i tha: “Ma dha ai burri që është në ruku tani.” Në këto momente, zbriti ajeti: “Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij ...”

(Sujuti, “Ed Durrul Menthur”, 3/104, shtëpia botuese “El Fikr”)

 

Hakimi transmeton me një zinxhir nga Ali ibn Ebu Talibi: “Pasi zbriti ky ajet: ‘Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim - ruku’).’, te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai doli nga dhoma për të hyrë në xhami. Aty gjeti njerëz që po faleshin. Disa ishin në këmbë, disa në ruku e disa në sexhde. Edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u fal. Më pas, pa dikë që kërkonte diçka prej njerëzve. Kur erdhi pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai e pyeti atë: ‘A të dha  dikush ndonjë gjë?’ Ai tha: ‘Më dha vetëm ky burri që është në ruku tani.’ (dhe tregoi Aliun).”

(“Marifetu Ulumil Hadith”, 102, shtëpia botuese “El Ufukul Xhedide”)

 

Ibn Merdujehi transmeton se Ibn Abasi ka thënë: “Teksa Ali ibn Ebu Talibi ishte në kijam (qëndrim drejtë), i afrohet një lypës dhe i kërkon diçka për ndihmë. Në këto momente, Imam Aliu ra në ruku dhe i dha atij unazën që kishte. Në këtë çast, zbriti ajeti: “Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij...” (“Tefsiru Ibn Kethir”, 2/74, shtëpia botuese “Ma'rifeh”)

 

Ibn ebu Hatimi transmeton se Selemetu bin Kuhejli ka thënë: “Aliu e dha sadaka unazën e tij kur ishte në ruku dhe në këtë moment, zbriti ajeti: “Udhëheqësi (kujdestari) juaj është Allahu, i Dërguari i Tij...”

(Sujuti, “Ed Durrul Menthur”, 3/105, shtëpia botuese “El Fikr”)

 

 Siç e thamë transmetimet për këtë çështje janë të shumta. Ajo që vihet re është se Ibn Haxher el Askalanij ka përcjell transmetimet e Zamakhsheriut, Ibn Hatemit dhe Ibn Merdujes dhe nuk e ka hedhur poshtë zinxhirin e transmetimit të tyre, edhe pse ka përcjellë disa të tjera dhe e ka hedhur poshtë zinxhirin e transmetimit të tyre (senedin) e tyre. Kjo tregon se ai e pranon këtë që u përmend. 

 (“Tefsirul Keshshaf”, 1/649, Hashije.)

 

Si do që të jetë çështja, lajmi i dhënies së unazës për sadeka nga ana e Imam Aliut kur ishte në ruku, është transmetuar në rrugë të ndryshme dhe ato forcojnë njëra-tjetrën. Sujuti në librin “Lubabu Nukul” thotë: “Të gjitha këto transmetime, janë përforcuese për njëra-tjetrën.”

(“Lubabu Nakul”, 81, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Kështu që ndodhia është e vërtetë dhe ajeti ka zbritur për Ali ibn Ebi Talib (Paqja qoftë mbi të!)

Hasan ibn Thabiti, në lidhje me këtë kuptim, kompozoi:

 

“O Ebu’l-Hasan flijoj për ty veten dhe jetën time e çdo i ngadaltë në udhëzim e i shpejtë A mund të shkojë dëm lavdërimi im dhe i të dashuruarve Lavdërimi në krahët e Zotit nuk humbet Ti je ai që dhe duke qenë në ruku (i përulur në namaz) U flijofshin për ty shpirtrat e popullit, o i përuluri më i mirë Për tyAllahu zbriti prijësinë më të mirë dhe e sqaroi atë në ligjet e patundshme.”

(Shih “Sheuahidu Nuzul”, i Hakim El Hasekanij: 1/236 dhe “Nudhum Dureru Simtejn”, faqe 88)

 

Çështja e dytë:

Argumentet e ajetit rreth khalifatit

 

Ajeti i lartpërmendur tregon për kufizimin e vilajetit në tre, të cilët janë: Allahu, i Dërguari i Tij, ata besimtarë që besuan, që falën namazin dhe japin zekatin, teksa janë të përkulur në ruku, e ky i fundit, është Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Më sipër, pamë që Zamakhsheriu sqaroi çështjen se si është e mundur që fraza kur'anore e përmendeur në shumës të ketë për qëllim një person. Përveç kësaj, ka shumë përgjigje të tjera nga dijetarë të tjerë për këtë çështje. Megjithatë, këtu nuk kemi për qëllim të thellohemi në këtë çështje, por të sqarojmë siç duhet çështjen e udhëheqjes. 

 

Për këtë, sqarimin e çështjes duhet ta nisim nga analizimi i fjalës “uelijjukum” me të cilën fillon edhe ajeti kur’anor. Duke parë arrgumentet rrethuese të ajetit sqarohet se “el uelijj”, është ai që ka të drejtën e të vepruarit për çështjet e umetit siç e kishte të drejtën i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në Kur'an lexojmë:

 

ْ ْن َأنُْف ِسهِم َي مِ ن ْؤمِ ُ ْوَىل ابمل أ إلنَِِّبُّ

“I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëritjetrin...”

(Sure “Ahzab”, ajeti 6)

 

Ky ajet, tregon më së miri se të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)i takojnë të gjitha kompetencat për të drejtuar myslimanët. Më pas, bazuar në këtë ajet, këto kopetenca janë për Ali ibn Ebi Talib. Nuk mund t'i mbartet kuptimi ndihmë, përkrahje (en nusretu) fjalës el uelij, sepse ndihma dhe përkrahja është detyrë për të gjithë besimtarët dhe nuk ëshë e kufizuar.

 

َْع ض ب ُ ياء ِ ْول َْع ُضهُم أ نَا ُت ب ْؤمِ ُ إمل َ نُوَن و ْؤمِ ُ وإمل

“Besimtarët dhe besimtaret janë përkrahës, ndihmës për njëritjetrin...”

(Sure “Teube”, ajeti 71.)

 

Në shtesë të kësaj, pjesa e fundit e këtij ajeti nuk përputhet me komentimin e fjalës uelijjukum me kuptimin nasirukum (ndihmësi, përkrahësi juaj). Kjo sepse, ndihma e përkrahja kërkohet në çdo gjendje dhe nuk mund të kufizohet vetëm me rukunë. Besimtari duhet ta ndihmojë e ta përkrahë në çdo situatë vëllain e tij besimtar e kjo nuk është e kufizuar vetëm me ruku. Kështu që, uilajeti (udhëheqësia) duhet të jetë në të urdhëruar dhe vepruar dhe fundi i ajetit sqaron cilësitë e atij ueliju (udhëheqësi).

 

Këto cilësi, ashtu siç u sqarua edhe më lart, gjendeshin më së miri tek Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Pra, kuptimi i fjalës “uilajet”, është për udhëheqjen dhe imamatin. Kështu që, duke qenë se të gjitha këto bazohen në ajetet kur’anore, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!)është ai që i takon udhëheqja e myslimanëve, pasi ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Megjithatë, nuk po zgjatemi më shumë sepse qëllimi im në këtë libër është përmendja e thënieve nga dijetarët e Ehli Sunetit rreth virtyteve të imamëve të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe ato virtyte janë të shumta dhe të përmendura në literaturat islame.

 

Këtu po mjaftohemi me këto çështje, pa përmendur ajetin 67 të sures Maide (ajetul belag) dhe ajetin 3 të po kësaj sureje (ajetul ikmalu dijn) të përsosjes së fesë, por po i lëmë në dëshirën e lexuesit, që t’i ndjekë këto çështje në libra të tjerë, në mënyrë më të detajuar, siç janë: “Delailu Sidk” i Mudhafferit, “Ukubetul Enuar” i Nekaiut, “El Gadir” i Eminit e shumë të tjerë. Tani, le të kalojmë në trajtimin e një çështjeje tjetër, atë të virtyteve të Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

 

 

Hadithet rreth virtyteve të Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), rreth të urdhëruarit për ndjekjen e rrugës së tij janë të shumta. Ne këtu, si fillim, do të përmendim disa prej haditheve të përgjithshme, të cilat e përfshijnë Imam Aliun, dhe më pas do të përmendim hadithet që flasin në mënyrë të veçantë rreth tij.

 

 

 A- HADITHET E PËRGJITHSHME

 

 

HADITHI I PARË:

Hadithi Thekalejn

(Dy gjërat që peshojnë rëndë)

 

Një nga hadithet më të njohur që ka ardhur për hak të Ehli Bejtit, është ai i Thekalejnit. Ky është prej haditheve të pranueshëm te sunitët dhe te shi’itët. Madje te shi’itët ky hadith është muteuatir (Muteuatir është hadithi të cilin e rrëfejnë prej fillimit e deri në fund të senedit të tij një numër aq i madh njerëzish që fare nuk guxojmë të dyshojmë në vërtetësinë e tij. Prandaj hadithi muteuatir jep bindje të plotë) dhe është transmetuar në rrugë të ndryshme nga dijetarët e Ehli Sunetit të cilët e quajnë të saktë këtë hadith. Meqenësë ky hadith ka ardhur në forma të ndryshme shprehimore, ne do të përmendim për lexuesit disa forma të transmetimit të këtij hadithi dhe më pas do të kalojmë në pjesën e argumentimit të tij.

 

 Shprehjet e përdorura në Hadithin e Thekalejnit

 

E para: Muslimi, në librin e tij “Sahihu Muslim”, në kapitullin “Virtytet e Ali ibn ebu Talibit”, transmeton nga Zejd bin Erkami:

“Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) na mbajti një fjalim në zonën me ujë që quhet Khmun, e cila ndodhet mes Mekës dhe Medines. Pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun, porositi dhe përkujtoi, pastaj tha: “O ju njerëz! Unë jam njeri, si ju. Edhe mua do të më vijë i dërguari i Zotit tim (meleku i vdekjes) dhe do t'i përgjigjem atij.. Unë po ju lë juve dy gjëra të rëndësishme: E para ndër to, është Libri i Allahut, në të cilin gjendet udhëzim dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe kapuni fort pas tij.” Më pas vazhdoi fjalën e tij rreth mirësive dhe rëndësisë së Librit të Allahut. Më pas tha: “Gjithashtu, po ju lë Ehli Bejtin tim.Ju kujtoj Allahun për Ehli Bejtin tim. Ju kujtoj Allahun për Ehli Bejtin tim. Ju kujtoj Allahun për Ehli Bejtin tim.”

(“Sahih Muslim”, 4/1873, shtëpia botuese “Fikr”)

 

E dyta: Tirmidhiu, transmeton në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Said el Khudrij dhe Zejd bin Erkam, të cilët kanë thënë:

“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Unë po ju lë juve dy gjëra, që, nëse kapeni fort pas tyre, nuk do të humbni kurrë. Njëra është më e madhe se tjetra. Libri i Allahut, litari zgjatur nga qielli në tokë, dhe, pasardhësit (el itretu) e mi, Ehli Bejtin tim. Këto nuk do të ndahen kurrë nga njëratjetra, derisa të vini te Burimi i Keutherit. Prandaj, shikoni se si do të më kundërshtoni mua te këto të dyja.”

(“Sunen Tirmidhij”, 5/329, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Këto hadithe i ka saktësuar Sejid Hasan es Sekaf, në librin e tij “Sahihu Sherhil Akidetu Tahauijje”.

(“Sahihul Xhamiu Sagir”, 1/482, “El Mektebul Islamij”)

 

Po ashtu, edhe sheh Albani i ka saktësuar këto në librin e tij “Xhamiu Sagir”.

(“Sahihul Xhamiu Sagir”, 1/482, “El Mektebul Islamij”) 

 

E treta: Ahmed bin Hanbeli transmeton se Zejd bin Thabit, ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë po ju lë juve dy udhëheqës (khalifetejn): Librin e Allahut, litari i zgjatur mes qiellit dhe tokës, ose nga qielli deri në tokë, si dhe pasardhësit e mi, Ehli Bejtin tim. Këto, nuk do të ndahen kurrë, derisa të mbërrini te Burimi i Keutherit.”

Hamza Ahmed Zejni, rreth hadithit të transmetuar nga Ahmedi, thotë në librin e tij, se është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.

(Musned Ahmed”, 16/28, shtëpia botuese “Darul Hadith”, Kajro)

 

Ndërsa Hejthemiu, në librin e tij “Mexhmeu Zeuaid”, thotë se ky hadith ka një zinxhir të mirë transmetimi.

(“Mexhmau Zeuaid”, 9/162, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

Po ashtu, edhe sheh Albani, rreth këtij zinxhiri transmetimi thotë se ai është i mirë.

(“Sahihul Xhamiu Sagir”, Albani, 1/482, shtëpia botuese “El Mektebul Islamij”)

 

E katërta: Taberani, në librin e tij “El Mu’xhemul Kebir”, transmeton se Zejd bin Thabit ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: ‘Unë ju kam lënë juve dy udhëheqës (khalifetejn). Librin e Allahut dhe familjen time (Ehli Bejtin tim). Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa të vini te Burimi i Keutherit.”

(“El Mu`xhemul Kebir”, 5/153, shtëpia botuese “Ihjai Turathul Arabij”, Kajro)

 

Hejthemiu në librin e tij “Mexhmeu Zeuaid” thotë rreth këtij hadithi se njerëzit e ndodhur në zinxhirin e këtij transmetimi, janë të gjithë të saktë.

(“Mexhmau Zeuaid”, 1/170, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Këtë hadith, e ka përcjellë edhe Ahmed bin Hanbel në librin e tij, por me një dallim të vogël në fjalë. Ai e transmeton nga Zejd bin Thabit, ku thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Po ju lë dy udhëheqës (khalifetejn). Librin e Allahut dhe familjen time (Ehli Bejtin tim). Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa të vini të gjithë te Burimi i Keutherit.”

Hamza Ahmed Zejni, për zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi thotë se ai është me zinxhir të saktë.

(“Musned Ahmed”, 16/50, shtëpia botuese “Darul Hadith”, Kajro)

 

E pesta: Nisaiu, përcjell në librin e tij “Es Sunenul Kubra”, se Zejd bin Erkami ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u kthye nga Haxhi i Lamtumirës, ndaloi në një vend, të quajtur Gadir Khum dhe urdhëroi që të gjithë të mblidheshin rreth një peme, të quajtur Deuhat dhe të pastronin vendin. Aty, tha: “Kam një ndjenjë sikur më është afruar vdekja. Po ju lë juve dy gjëra të rënda, njëra më e madhe se tjetra. Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, Ehli Bejtin tim. Prandaj, ju do ta shikoni se si do të më kundërshtoni mua në këto të dyja. Këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të mbërrini te Burimi i Keutherit.” Më pas, tha: “Allahu është Kujdestari im. Unë jam udhëheqësi i çdo besimtari.” Më pas, mori dorën e Imam Aliut dhe tha: “Kush më ka udhëheqës mua, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun dhe bëhu armik i atij që bëhet armik i tij (Aliut).” E pyeta Zejdin (Ebu Tufej ka pyetur Zejdin. ): “A ke dëgjuar çdo gjë atë ditë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?” Tha: “Çdo gjë që ka ndodhur atë ditë në Duhat, e kanë parë të gjithë me sytë e tyre dhe e kanë dëgjuar me veshët e tyre.”

(“Es Sunenul Kubra”, 5/46, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Këtë hadith, e ka transmetuar edhe Hakim En Nisaburij në librin e tij “El Mustedrek”, rreth të cilit ka thënë se ky është një hadith i saktë dhe sipas kushteve të Bukhariut dhe Muslimit.

(“El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/109, kapitulli i “Menakibu emiril mu'minin, Ali ibn ebu Talib”, shtëpia botuese “Marifet”)

 

Po ashtu, këtë hadith, e ka transmetuar edhe Ibn Kethiri, në librin e tij “El Bidajeh ue Nihajeh”, duke e marrë nga “Suneni”, rreth të cilit thotë se dijetari i njohur Abdullah edh`Dhehebi e konsideron të saktë këtë hadith.

(“El Bidajeh ue Nihajeh”, 5/228, Instituti i Historisë Arabe)

 

E gjashta: Ahmed bin ebu Bekr bin Ismail el Bujsarij përcjell një transmetim nga Is`hak bin Rahujeh se Ali ibn ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), një ditë ndaloi nën një pemë në Khum (مخ ,(mori dorën e Imam Aliut dhe pyeti: “A dëshmoni se Allahu është Zoti juaj?”

Të pranishmit thanë: “Po”. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pyeti përsëri: “A dëshmoni se Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur për ju se vetja jua? A dëshmoni se Allahu dhe i Dërguari i Tij janë udhëheqësit, kujdestarët tuaj?”

Të pranishmit thanë: “Po”. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Kush ka udhëheqës, kujdestar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe ky (Aliu) është udhëheqës, kujdestar i tij. Juve ju kam lënë diçka, që, nëse kapeni pas tyre, nuk do të humbni kurrë. Librin e Allahut, një anë e tij është në dorën e Allahut dhe ana tjetrër në dorën tuaj dhe Ehli Bejtin tim.”

 

 Bujsariu, i cili ka vdekur në vitin 840 të Hixhrit, shprehet rreth këtij hadithi se Is`haku e ka transmetuar atë me një zinxhir të saktë transmetimi.

(“It`haful Hajratil Muhirrati”, 9/279, Hadithi 8974, shtëpia botuese “Err Rrushd”)

 

Po të njëjtin mendim ka edhe Ibn Haxheri, ku thotë në “El Metalibul Alijeh”, se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mutalibul Alije”, 4/65, Hadithi 3972, shtëpia botuese “Marifet”)

 

Po ashtu, edhe Sekhauiu në “Istixhlab Irtikaul Guref”, thotë se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi.

(“Istixhlabu Irtikail Garafi”, Halid bin Ahmed es Sammij, 1/357, shtëpia botuese “Beshairil Islamije”.)

 

Albani ka thënë: Transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm me përjashtim të Jezijd ibn Kethijr që nuk e njoh. Kështu që, ky hadith, me vendimin e shumicës së dijetarëve të hadithit, është i saktë dhe i pranueshëm nga të gjithë. Përveç këtyre haditheve që përmendëm, ka edhe shumë hadithe të tjera rreth kësaj çështjeje, por me një dallim të vogël nëpër disa fjalë. Megjithatë, edhe ato hadithe, kanë zinxhirë të saktë transmetimi dhe merren të gjitha për bazë nga dijetarët e Ehli Sunetit dhe të Ehli Bejtit. Ardhja e shumë haditheve rreth kësaj çështjeje, qofshin edhe me disa ndryshime të vogla në disa fjalë, është tregues i vërtetësisë së çështjes.

(“Ez Zuhratul Atiratu fi Hadithil Itrati”, 69-70, shtëpia botuese “Fakih”, Kajro.)

 

 Hadithet rreth kësaj çështjeje, i kanë transmetuar më shumë se shtatë sahabë të nderuar, të cilët i kanë dëgjuar direkt nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata janë:

 

1- Zejd bin Erkam (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

2- Zejd bin Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

3- Ebu Said el Khudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

4- Ali bin ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

5- Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

6- Hudhejfete bin Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

7- Xhabir bin Abdilahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) 

 

Rrugët e transmetimit të hadithit janë tridhjet, sipas thënies se transmetuesit janë shtatë. Megjithatë autori i librit “Ez Zuhretul El Atiretu fi Hadithil Itreti”, thotë se është hadith muteuatir. Si do të jetë gjendja kur numri i transmetuesve të tij shkon në njëzet, sa rrugë transmetimi ka për këtë hadith?

 

Autori i i librit “Ez Zuhretul El Atiretu fi Hadithil Itreti”nuk thotë prerazi se numri i transmetuesve është shtatë.

(“Ez Zuhratul Atiratu fi Hadithil Itrati”, faqe 69)

 

Es Semhudij, në librin “Xheuahirul Akdejn”, ka thënë: "Për këtë janë më shumë se njëzet sahabë (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!)

(“Xheuahirul Akdejn”, 234 shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”.)

 

Ibn Haxhr El Hejthemij në librin “Es Seuaikul Muhrika”, thotë: “Dije se për hadithin ka shumë rrugë të ardhura nga më shumë se njëzet sahabë.”

(“Es Seuaikul Muhrikah”, 342, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”.)

 

Nuk duhet të harrohet se ardhja e hadithit në shumë rrugë të ndryshme dhe prej shumë sahabëve, e bën atë hadith akoma më të vyer dhe më të vlefshëm, si dhe i detyron njerëzit ta ndjekin atë, për shkak të fortësisë që ka. Këtë e thonë vetë specialistët e fushës së hadithit.

(Shiko “Usulu`l Hadith”, Dr.Muhammed Uxhaxh el Hatib, 197, Pjesa e katërt, shtëpia botuese “El Fikr”)

 

 

Argumenti i parë: Hadithi argumenton domosdoshmërinë e Prijësisë (Imamatit) së Ehli Bejtit dhe ndjekjen e tyre

 

Ky është një argument shumë i qartë dhe i kuptueshëm për këdo që ka sy të lexojë dhe nuk ka nevojë për sqarime. Fjalët e përdorura në hadithi janë shumë të qarta për çështjen e udhëheqësisë (Imamatit) së Ehli Bejtit. Shihe frazën që thotë: “Unë ju kam lënë juve dy udhëheqës.” Kjo tregon qartë se familja e Profetit Muhamed (Ehli Bejtit), është zëvendëse e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe udhëheqëse e umetit.

 

Gjithashtu, shih edhe këtë frazë: “Po ju lë juve diçka, që, nëse kapeni fort pas tyre, nuk do të humbni asnjëherë…” Kështu që ky hadith dhe shumë të tjerë, të cilët i përmendëm më lart, dëshmojnë dhe u tregojnë njerëzve se kapja pas Librit të Allahut dhe familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është diçka që i mban ata në Rrugën e Drejtë dhe nuk i lejon të devijojnë e të shkatërrohen. Kapja pas tyre është shpëtim nga humbja. Kapja pas tyre çon në udhëzimin e vërtetë. 

 

Këtë argumentim e japin edhe shumë dijetarë të Ehli Sunetit:

 Mulla Ali El Kariju shprehet kështu: “Kuptimi i thënies ‘kapuni pas tyre’, është për dashurinë për familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për ruajtjen e shenjtërisë së tyre, për të vepruarit sipas thënieve të tyre dhe për t’u besuar thënieve të tyre.”

(“Mirkatul Mefatih”, 9/3974, K. “Menakibu Ehle Bejt”, Pjesa e dytë, shtëpia botuese “Fikr”)

 

 Menauiu, për frazën “deri sa të mbërrini te burimi”, thotë, se këtu bëhet fjalë për Burimin e Keutherit, i cili ndodhet në Botën Tjetër. Ndërsa për frazën “unë ju kam lënë ju”, thotë se kjo është një thënie e qartë se ato të dyja janë si binjakë, të cilët i ka lënë pas dhe ka porositur umetin e tij që të sillen sa më mirë me to dhe të kapen pas atyre të dyjave.”

(“Fejdul Kadir Sherhi Xhamii Sagir”, 3/20, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Një mendimtar dhe dijetar i nderuar bashkëkohor suni, i quajtur Hasan Sakkaf, ka thënë: “Qëllimi me kapjen pas Ehli Bejtit dhe ndjekjen e tyre nënkupton: Dashurinë për ata, mbrojtjen e shenjtërisë së tyre, edukimin nëpërmjet mësimeve dhe moralit të tyre, të udhëzuarit me udhëzimin e tyre dhe me jetëshkrimin e tyre, zbatimin e thënieve të tyre, mbështetjen në mendimin, fjalën dhe ixhtihadin e tyre dhe në dhënien përparësi atyre ndaj të tjerëve.”

(“Sahihu sherhil Akideti Tahauije”, 653, shtëpia botuese “Imamu Neueuij”, Jordani)

 

Ajo që e përfocon më shumë argumentimin e këtij hadithi për Imamatin e Ehli Bejtit është se në disa rrugë të sakta transmetimi ky hadith është i shoqëruar me kontekstin e përbashkët të hadithit të njohur të Gadijrit: “Për atë që unë jam udhëheqës i tij edhe Aliu është udhëheqësi i tij.” Ky shoqërim argumenton qartë se qëllimi i të dy haditheve është për një çështje të përbashkët, e cila është udhëheqësia e Ehli Bejtit pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke filluar me Ali ibn Ebu Talibin (Paqja qoftë mbi të!).

 

Gjithashtu, edhe fjala “thekalejn”, që përmendet në hadith, tregon qartë për Imamatin (udhëheqësinë) e Ehli Bejtit. Kjo duket fare qartë për ata që i lexojnë me vëmendje fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit lidhur me këtë çështje:

 

Ibn Ethiri, në librin e tij “En Nihaje”, thotë: “I ka quajtur ‘Thekalejn’ –‘dy të rëndat’, sepse ndjekja e tyre dhe të vepruarit sipas tyre janë të rënda. Thuhet se për çdo gjë e rrezikshme dhe e shtrenjtë, është e rëndë. I ka quajtur ‘Thekalejn’ për të treguar madhështinë e vlerës së atyre të dyjave.”

(“En Nihajetu fi Garibil Hadithi”, 1/216, “El Mektebetul Islamijje”)

 

Në librin e tij “Sherhu Sahihul Muslim”, Imam Neveuiu thotë: “Dijetarët kanë thënë: Janë quajtur ‘Thekalejn’ – ‘dy të rëndat’, për shkak të madhështisë dhe të pozitës së lartë që kanë. Thuhet se janë quajtur kështu për shkak të rëndësisë së të punuarit sipas tyre.”

(“Sahih Muslim bi Sherhi Neueuij”, 15/180, shtëpia botuese “El Kitabul Arabij”)

 

Të njëjtën gjë si Neveuiu thotë edhe Xhelaluddin Sujuti.

(“Ed Dibaxhu ala Muslim”, 5/390, shtëpia botuese “Ibn Affan”, Arabia Saudite)

 

Zamahsheriu thotë: “Eth thiklu quhet malli i mbartur mbi kafshë. Xhindët dhe njerëzit janë quajtur Thekalejn sepse, ata janë banorët e tokës dhe duket sikur ata e rëndojnë tokën. Kështu që, edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Librin e Allahut dhe familjen e tij e ka ngjasuar, me rëndesat që janë mbi tokë, që janë njerëzit dhe xhindët, sepse feja bazohet te këto të dyja dhe vazhdon me ndjekjen dhe zbatimin e këtyre të dyjave.”

(“El Fejku fi garibil Hadith”, 1/150, shtëpia botuese “Kutubul Ilmije”)

 

Pas gjithë këtyre shpjegimeve, arrijmë në përfundimin se fjala kyçe “thekalejn” nënkupton rëndësinë dhe peshën që ka familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Tregon domosdoshmërinë për të ndjekur rrugën e saj, për të formuar një jetë të lumtur në të dyja botët. Vallë, a dyshojnë poseduesit e arsyes në argumentimin e hadithit Thekalejn për Imamatin e Ehli Bejtit dhe në domosdoshmërinë e ndjekjes së tyre?!

 

Argumenti i dytë: Hadithi argumenton pagabueshmërinë e Ehli Bejtit

(Paqja qoftë mbi ta!) 

 

Shpjegimi i këtij argumenti me dy sqarime:

Sqarimi i parë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), na urdhëron për kapje të përgjithshme pas Ehli Bejtit. Prandaj, duhet që të gjitha veprat dhe fjalët e tyre të jenë në përputhje me Sheriatin e shenjtë me qëllim që kapja pas tyre të jetë shpëtuese prej humbjes. Përndryshe, nëse ata do të gabonin, Profeti nuk do të na urdhëronte që të kapeshim pas tyre dhe t'i pasonim ata. Për këtë flet edhe eruditi Aliju El Karij në librin “El Mirkatu” ku thotë: Urdhëri i tij i përgjithshëm (pra, pa kukshte e kritere në kapjen pas tyre) tregon se kush është 

prej pasardhësve (itretu) të tij (të Dërguarit të Allahut) në realititet udhëzimi dhe jetëshkrimi i tij duhet të jetë në përputhje me Sheriatin dhe me tarikatin.”

(“Mirkatul Mefatih Sherhu Mishkatil Mesabih”, 9/3974, kreu “Menakib Ehlu Bejt”, Pjesa e dytë, shtëpia botuese “Fikr”. “Lisanul Arab”, 11/88, shtëpia botuese “Ihjau Turath”)

 

Sqarimi i dytë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), e përmend familjen e tij të shoqëruar me Librin e Shenjtë, Kur’anin Famëlartë dhe ka sqaruar se ato të dy kurrë nuk do të ndahen nga njëri-tjetri. Kur’ani është i mbrojtur nga gabimet dhe ai është Libri unik dhe udhërrëfyesi më i mirë. Në të nuk ka asnjë gjë të keqe dhe të rreme. Ai është Libri më i saktë. Ai që është me Kur'anin dhe kurrë nuk ndahet prej tij, duhet të jetë i pamëkatë dhe kurrë të mos e kundërshtojë Sheriatin. Përndryshe, ai do të jetë i ndarë nga Kur'ani. Këtë e përforcon Hakimi, në librin e tij “El Mustedrek”, bashkë me Dhehebiun, të cilët transmetojnë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Aliu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me Aliun. Ata nuk ndahen nga njëri-tjetri, deri kur të vijnë te unë te Burimi i Keutherit.”

(“El Mustedrek ala Sahihejn”, Dhehebij, 3/124, shtëpia botuese “Marifet”)

 

 

Argumenti i tretë:

Hadithi argumentonpraninë e një prej prijësave (imamëve) nga Ehli Bejti

(Paqja qoftë mbi ta!),

në çdo kohë

 

 

Këtë e tregon fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ku thotë: “Kurrë nuk do të ndahen derisa ata të mbërrijnë te unë te Burimi i Keutherit.” Mosndarja do të thotë se në çdo kohë do të ekzistojë një përfaqësues i Ehli Bejtit dhe njerëzit duhet ta ndjekin atë, ashtu siç është Kur’ani i pranishëm në të gjitha kohët, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë, ka edhe mendime të dijetarëve të Ehli Sunetit:

 

Semhudiu, thotë: “Kjo fjali e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tregon në çdo kohë do të ekzistojë një përfaqësues i familjes së pastër profetike që e meriton ndjekjen deri në fund të kësaj bote, ashtu siç është prani e Librit të Shenjtë (Kur'ani). Ekzistenca e tyre, tregon edhe vazhdueshmërinë e ekzistencës së njerëzimit. Për këtë, ata janë amanet i banorëve të tokës, siç do të vijë më poshtë. Nëse ata ikin, ikin edhe banorët e tokës.”

(“Xheuehirul Akdejn”, 244, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijeh”)

 

E njëjta gjë transmetohet edhe nga El Menneuij.

(“Fejdul Kadir Sherhi Xhamiu Sagir”, 3/19, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmije”)

 

Ibn Haxher Hejtemi ka thënë: “Në hadithet që nxisin për të ndjekur Ehli Bejtin ka tregues të mosndërprerjes së ndjekjes së tyre, deri në fundin e botës, siç vazhdon ekzistenca dhe ndikimi i Kur’anit. Për këtë, ata janë amanet i banorëve të tokës, siç do të vijë. Për këtë dëshmon lajmi: Për çdo brez të ymmetit tim, do të jetë një përfaqësues nga Ehli Bejti im.”

(“Es Suaikul Muharraka”, 232, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijeh”)

 

Këtu u shtrohet pyetja vëllezërve të Ehli Sunetit: Kush është imami i myslimanëve nga Ehli Bejti i Profetit, i cili duhet ndjekur në këtë kohë? Madje, kush janë imamët e Ehli Bejtit, që nga vdekja e Profetit, e deri në ditët e sotme, sepse në çdo kohë duhet të jetë i pranishëm një person meritues nga Ehli Bejti që të ndiqet e të pasohet?

 

Shi’itët Imamij e kanë përgjigjen e qartë, e cila është: Imamët nga Ehli Bejti janë dymbëdhjetë. I pari i tyre është Ali ibn Ebi Talib. Më pas, djali i tij Hasani. Më pas djali tjetër i tij, Hysejni. Më pas djali i Hysejnit, Aliu. Më pas, djali i Aliut, Muhamed Bakir. Më pas djali i Muhamed Bakirit, Xhaferr Sadiku. Më pas, djali i Xhaferr Sadikut, Musa Kadhimi. Më pas, djali i Musa Kadhimit, Ali err Rrida. Më pas, djali i Ali err Rrida, Muhamed Xheuadi. Më pas, djali i Muhamed Xheuadit, Ali El Hadij. Më pas, djali i Ali El Hadij, Hasan El Askerij. Më pas, djali i Hasan El Askerij, Mehdiu i pritur, i premtuar, i fshehur. Ai është edhe imami i kohës.

 

Kjo është përgjigjja jonë.

“...Thuaju: ‘Sillni argumentin tuaj nëse jeni të vërtetë.’

 

 Në Hadithin e Thekalejnit ka argumente të tjerë, siç është argumenti se Ehli Bejti janë më të diturit se të tjerët dhe këta të fundit janë urdhëruar që të ndjekin Ehli Bejtin dhe nuk janë urdhëruar që të ndjekin askënd tjetër. Një tjetër argument që përmban Hadithi i Thekalejnit është se Ehli Bejti janë më lart se tjerët në virtyte. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi më në këtë çështje, pasi e kemi cekur më sipër dhe është sqaruar më së miri. Kush ka dëshirë, të thellohet në përmbajtjen e Hadithit Thekalejn, le të shfletojë librin “Khulasatu Abakatil Enuar”, në pjesën e dytë, i autorit, Ali el Mijlanij.

 

Përpara se ta mbyllim këtë temë, dua të përkufizoj shkurtimisht se çfarë kuptimi ka fjala el itretu, për të cilët jemi të urdhëruar në hadithin fisnik që t’i ndjekim? Kush janë Ehli Bejti, për të cilët jemi urdhëruar t'i ndjekim?

 

Në shpjegimet e mësipërme, pamë që në Hadithin e Thekalejnit gjejmë argumente të shumta. Prej atyre argumenteve janë se Ehli Bejti janë zëvendësit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe imamët pas tij. Ai që i ndjek ata ka shpëtuar nga humbja. Një argument tjetër është se Ehli Bejti janë të pagabueshëm. Argumenti tjetër është superioriteti i tyre mbi të tjerët. Nuk mund të thuhet se çdokush që është prej gjenezës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është prej Ehli Bejtit, pasi jo të gjithë kanë veçoritë e pjesëtarëve të familjes së tij dhe jo të gjithë janë të pastër e të mbrojtur nga gjynahet dhe nga gabimet.

 

 Gjithashtu, nuk mund të thuhet se gratë janë prej familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi mos qënia e tyre të pagabuara është e provuar gjatë jetës, siç ishte rasti i zonjës Aishe, e cila luftoi Aliun. Si mund të jetë ajo pjesë e Ehli Bejtit, ndërkohë që luftoi Aliun, i cili pa asnjë dyshim, ai është prej pjesëtarëve të familjes profetike?! Madje, ai është zotëria e Ehli Bejtit. Vallë, a ka urdhëruar Profeti që të ndiqet edhe luftuesi edhe i luftuari?!

 

E njëjta gjë thuhet edhe për sahabët. Si mund të jenë ata pjesë e familjes profetike dhe të ndiqen për të gjetur të vërtetën, ndërkohë që disa prej tyre e kundërshtuan Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk e dëgjuan në Luftën e Uhudit, apo u bënë pjesë e luftës kundër Aliut. Përveç kësaj, sahabët kishin mosmarrëveshje të shumta me njëri-tjetrin. E si mund të jetë ndjekja e tyre shpëtuese nga humbja?! Kështu që një pjesë e madhe e sahabëve, nuk mund të jenë pjesë e familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Kur thuhet Ehli Bejt, duhet të vijnë në mendje një grup i caktuar në të cilët gjenden cilësi të posaçme, që i ka sqaruar vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Prej atyre janë:

 

 1- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka bërë të qartë se pasuesit e familjes së tij, janë dymbëdhjetë zëvendës (prijësa). Ky hadith transmetohet në librin e Bukhariut, të Muslimit, të Ahmed bin Hanbelit dhe të disa të tjerëve, të cilët do t’i cekim më poshtë, pas Hadithit Thekalejn. Ky hadith është sqarues i Hadithit Thekalejn dhe përcakton me numër atë që përmendet në Hadithin Thekalejn, i cili e bën të domosdoshëm kapjen fort pas dy gjërave më të mëdha, që janë Libri i Allahut dhe familja e tij. Ndërsa në hadithin e dymbëdhjetë prijësave, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) përcakton se numri i prijësave që duhen pasuar nga familja e tij janë dymbëdhjetë prijësa (imamë). Ky përcaktim i numrit sqaron më së miri se termi Ehli Bejt nuk është i përgjithshëm.

 

2- Ajo që u përmend më parë në ajetin e purifikimit (ajetu tat'hir) se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), e caktoi qëllimin e fjalës Ehli Bejt me atë që  ishin të pranishëm në kohën e tij, të cilët ishin As'bu Kisa (Pjestarët e mbulesës) që ishin: Aliu, Fatimja, Hasani dhe Hysejni.

 

3- Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) doli të lutej për mallkim (el mubaheletu) kundër të krishterëve, tha: “O Allahu im! Këta janë familja ime, Ehli Bejti im.”

 

Ka edhe shumë veçori të tjera si këto, të cilat disa i përmendëm gjatë kërkimit të deritanishëm. Të tjerat do t’i përmendim më poshtë. 

 

Këto sqarime të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), përcaktojnë se kush quhet Ehli Bejt, të cilët duhen ndjekur dhe duhet kapur pas tyre. Për këtë shohim se edhe dijetari i nderuar dhe i shquar i Ehli Sunetit, El Meneuij, në tefsirin e tij, rreth kuptimit të fjalës “Ehli Bejti” dhe “itreti”, thotë: “Ata janë pjestarët që Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i mbuloi me pelerinën e tij, të cilët Allahu i Madhëruar i pastroi ata nga çdo papastërti.”

(“Fejdul Kadir Sherhul Xhamiu es Sagir”, 3/19, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Kështu që, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në hadithe të tjera, e sqaroi mirë numrin e pasardhësve që duhet kapur pas tyre dhe duhen pasuar pas tij. Ata janë dymbëdhjetë. Disa prej tyre i sqaroi në kohën e tij. Në këtë mënyrë Hadithi i Thekalejnit vërteton veçantinë e atyre njerëzve të caktuar të cilëve Allahu u ka dhënë atyre pozitë të  lartë ndër të gjithë njerëzit në çdo kohë dhe në krye të tyre të të pastërve qëndron prijësi i besimtarëve, imam Ali ibn Ebi Talib (Paqja qoftë mbi të!). Gjithashtu, edhe disa dijetarë të Ehli Sunetit, janë të mendimit se Aliu është më merituesi për t'u ndjekur.

 

Semhudiu thotë: “Ai që e meriton më shumë të ndiqet nga pasuesit e Ehli Bejtit, është imami i tyre, i dituri i tyre Imam Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për shkak të diturisë së tij, të devotshmërisë, të zgjuarsisë, të vigjilencës, të urtësisë dhe të shumë e shumë cilësive të mira që ka pasur.”

(“Xheuehirul Ikdejn”, 245, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Ibn Haxher Hejtemi El Mekij, thotë:

“Më merituesi për t’u ndjekur, është imami i tyre, i dituri i tyre, Ali ibn ebu Talibi (Allahu iu fisnikëroftë fytyrën!), sepse ai kishte jo vetëm dituri të madhe, perceptim dhe zgjuarsi të thellë, por edhe përpikëri në punë.”

(“Es Suaikul Muhrakah”, 232, shtëpia botuese “Kutubul Ilmijje”)

 

Them: Falënderimi i takon Allahut, që na bëri të mundur të jemi ndjekës të një njeriu të tillë, si Ali bin ebu Talib (Paqja qoftë mbi të!).

 

Kemi përfunduar me shpjegimin e Hadithit të Thekalejnit. Këtu po themi se hadithi i ardhur që thotë: Librin e Allahut dhe sunetin tim, në vend të shprehjes: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (itretij), është hadith i vendosur dhe i rremë.

 

Eruditi Hasan Es Sekkaf, një prej dijetarëve bashkëkohorë të Ehli Sunetit thotë: Përsa i përket hadithit: Kam lënë te ju, nëse kapeni pas atyre të dyjave nuk do të jeni të humbur pas meje, Librin e Allahut dhe sunetin tim, ky është hadith i shpikur, siç e kam sqaruar në librin tim “Sahijh sifetu salati en Nebij”, faqe 289. Aty kam përmendur të gjitha rrugët e transmetimit të tij. Atë e shpikën nasibijtë dhe armiqtë e Familjes së Profetit me qëllim që të largojnë umetin nga ndjekja e Ehli Bejtit dhe për të zhdukur gjurmët e tyre. Ata shpikën hadithe të rremë për njerëzit që t'i drejtonin ata ashtu siç dëshironin!!! Prandaj, kini kujdes nga kjo!

(“Sahijh Sherh El Akijdetu Et Tahauijeh”, 178, botim i “Darul imam En Neueuij”, Jordani)

 

Edhe sikur të themi se hadithi: Librin e Allahut dhe sunetin tim, është i saktë, nuk gjendet kundërshti mes këtij hadithi dhe hadithit: Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim, sepse prej sunetit të Profetit është edhe thënia: Unë po ju lë juve dy të rënda: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (el itretu). Kështu që hadithi: Dhe sunetin tim, është tregues për obligueshmerinë e zbatimit të hadithit: Dhe Pasardhësit e mi.

 

 

Ky hadith ka ardhur me rrugë të shumta dhe me ndryshime të vogla në disa fjalë. Ai përcakton se pas Profetit numri i udhëheqësve është dymbëdhejtë. Muslimi e përcjell këtë hadith në librin e tij “Sahih Muslim”, në pjesën “El Emaratu”, me zinxhir transmetimi nga Hasijn, i cili ka transmetuar nga Xhabir ibn Semrete se ka thënë: “Hyra bashkë me babain tim te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e dëgjova duke thënë: ‘Kjo çështje, nuk do të përfundojë, por do të vazhdojë me dymbëdhjetë pasardhës (khalifa).’ Më pas, më tha diçka me zë të ulët. Pyeta babain tim se çfarë i tha. Më tha se i kishte thënë: ‘Të gjithë ata do të jenë nga kurejshët.’ (“Sahih Muslim”, 6/3, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Gjithashtu, Muslimi përcjell edhe një tjetër hadith në librin e tij, me zinxhir transmetimi te Amir ibn Sead ibn Ebu Uakkas, se ka thënë: “I shkrova një letër, Xhabir ibn Semretu dhe ia dërgova më shërbëtorin tim Nafi'u. I thashë: Më shkruaj diçka që ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai më shkroi: “Një ditë xhumaje, teksa qëndroja pranë një guri të fortë, po dëgjoja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thoshte: “Feja do të vazhdojë derisa të vijë Ora e Kiametit dhe te ju do të jenë dymbëdhjetë khalifa dhe të gjithë nga kurejshët.”

(“Sahih Muslim”, 4/6, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Gjithashtu, edhe Bukhariu transmeton në librin e tij, në kapitullin e “El Ehkamu”, me zinxhir transmetimi nga Xhabir ibn Semretu, i cili ka thënë: “Do të jenë dymbëdhjetë imamë, prijës. Më pas, tha një fjalë që nuk e dëgjova dot. Babain im më tha se kishte thënë që ata janë nga kurejshët.”

(“Sahih Bukhari”, 8/127, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Ahmed ibn Hanbel, transmeton në librin e tij “El Musned”, transmeton nga Mesruk se ka thënë: “Një ditë, ishim ulur pranë Abdullah ibn Mes'udit dhe ai po lexonte Kur’an. Në ato momente, një burrë i bën një pyetje: ‘O Abdurrahman! A e keni pyetur ndonjëherë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se sa është numri i khalifëve të këtij umeti?

 

Abdullah ibn Mes'udi tha: ‘Askush nuk ma ka bërë një pyetje të tillë para teje që nga koha që kam ardhur në Irak.’

Më pas, tha: ‘Po. Ne e kemi pyetur të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) rreth kësaj çështjeje dhe na ka thënë: ‘Ata do të jenë dymbëdhjetë, sa numri i të Dërguarve te Beni Israilët."

(“Musned Ahmed”, 1/398, 406, shtëpia botuese “Sadir”)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe Ebu Ja'la (“Musned ebi Ja'la”, (8/444), (9/222), shtëpia botuese “El Me`mun li`t Turath”) në“Musnedin” e tij dhe Taberanij në “El Kebijr”. (“El Mu`xhemu`l Kebir”, 10/158, biblioteka “Ibn Tejmijje”, Kajro)

Ahmed Muhamed Shakiri ka thënë: zinxiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë. (“Musned Ahmed bi tahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 4/28, 62, hadithi 3781, 3859, shtëpia botuese “Daru`l-Hadith”, Kajro.)

Këtë hadith e transmeton edhe Sujuti, në librin e tij “Tarikhul Khulefa” dhe e ka quajtur të saktë. (“Tarijkhul Khulefa”, 17, shtëpia botuese “Ma'rifeh”, Bejrut)

 

 Hadithin e të dymbëdhjetëve e kanë përcjellë të mëdhenjtë e imamëve të hadithit dhe kanë mbushur literaturat e tyre me përmendjen e tij. Kështu që nuk e shohim të domosdoshme që të përmendim burimet e tij pasi ai gjendet te Bukhariu dhe Muslimi. Për këtë hadith nuk gjenden as debat e as diskutime për saktësinë e tij. Madje mund të thuhet se është prej haditheve për të cilin ka mendim të përbashkët për saktësisnë e tij sepse gjendet te Muslimi, i cili ka thënë qartë se në librin e tij nuk ka përmendur veçse ato hadithe për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tyre.

 

Sujuti ka thënë në librin “Tedrijbu Err Rrauij”,se Muslimi ka thënë: Kam vendosur ato hadithe për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tyre.

(“Tedrijbu Err Rrauij”, 1/98, “Mektebetu err Rrijad el Hadijtheh”)

 

Pra, hadithi është prej atyre për të cilët ka mendim të përbashkët për saktësinë e tij dhe ai tregon qartë se zëvendësit janë dymbëdhjetë. Ky numër është në përputhje me atë që thonë shiat imamijtë, ithejashritë se imamët pas Profetit janë dymbëdhjetë imamë nga Ehli Bejti, i pari i tyre është Aliu dhe i fundit është Mehdiu.

 

Ndërsa, për sa i përket Ehli Sunetit, shikojmë se ata janë të hutuar, për sa i përket çështjes së këtij hadithi dhe nuk kanë gjetur rrugëdalje. Kjo për shkak se nëse ata thonë se janë katër khalifët, atëherë, sipas këtij hadithi, numri është i mangët. Nëse fusin në listë edhe khalifat emevit dhe abasit, atëherë numri i khalifëve do të jetë më shumë se dymbëdhjetë. Kështu që ata filluan të përzgjedhin sipas dëshirës së tyre. Kjo të jep të kuptosh se Profeti e ka lënë këtë çështje të rrezikshme e delikate të pazgjidhur. 

 

 

Është për t’u habitur se disa kanë përfshijnë brenda dymbëdhjetë pasuesve të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Muavijen (Ai është El Hafidhu ibn Haxher El Askalanij në librin e tij “Fet'hul Barij”, 13/184, “Darul Ma'rifeh”. Shih edhe “Taijkhul Khulefa” i Sujutit: 15, “Darul Kitubul Arabij”) dhe djalin e tij, Jezidin. Ndërkohë që ata janë përballur me Ali ibn Ebu Talibin dhe e luftuan atë në Siffijn. Në këtë luftë u vra edhe sahabiu i nderuar Amar ibn Jasir. Me këtë, Muavija vërteton dy veçori të përmendura nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Veçoria e parë: Ai është vërtetues i thënies së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë Aliut (Paqja qoftë mbi të!): “Ty të do vetëm ai që është besimtar dhe të urren vetëm ai që është hipokrit.”

 

Veçoria e dytë: Si është vërtetues i thënies së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë se Amarin do ta vrasë një grup rebelësh. Bukhariu, në “Sahihun” e tij, përcjell një hadith të transmetuar nga Ebu Saidi: “Ishim duke transportuar qerpiçët e xhamisë dhe të gjithë ne po i transportonim një e nga një, ndërsa Amari po i transportonte dy e nga dy. I afrohet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i fshin kokën e pluhurosur dhe thotë: “Ah Amar! Atë do ta vrasë një grup rebelësh. Amari do t’i ftojë ata tek Allahu, ndërsa ata e ftojnë atë për në zjarr.” (“Sahih Bukhari”, 3/207, K. “Xhihadi”, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Edhe Muslimi transmeton një hadith nga Ummu Selemetu, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi  të dhe mbi familjen e tij!) i tha Amarit: ‘Ty do të të vrasë një grup rebelësh."

(“Sahih Muslim”, 8/186, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Ibn Haxheri ka thënë: “Këtë hadith, e ka transmetuar një numër i madh sahabësh. Prej tyre, Kutadetu, Ummu Selemetu, Ebu Hurejre, ibn Amr, Uthman, Hudhejfe, Ebu Ejub, Ebu Rafi'u, Hazimete ibn Thabi, Muauije, Amr ibn Asi, Umejetu, Ebul Jusr. Shumica e këtyre transmetimeve janë të sakta. Të gjitha këto dëshmojnë për virtytet e Amarit dhe një përgjigje për ata që mund t’u shkojë mendja se Aliu është vrasësi i Amarit.”

(“Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagijr”, 4/613, shtëpia botuese ”El Kutubul lmijjeh”)

 

A mund të jetë Muavija prijësi i drejtë i myslimanëve dhe pasardhës i familjes profetike pas gjithë këtyre gjërave?!!

 

Ndërsa për sa i përket Jezijd ibn Muavijeh, ai nuk ka nevojë të shpjegohet. Librat e historisë janë dëshmi për bëmat e tij, për të këqijat dhe të shëmtuarat që ka bërë dhe për sundimin mizor që ka pasur. Ai vrau Husejnin (Paqja qoftë mbi të!), zotërinë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Jezidi prishi Medinen e ndritur. Shkatërroi tokat dhe nuk njihte ligjet. Ai nuk mori për bazë as rregullat e qytetit të Mekës dhe vuri dorë mbi Qaben, duke e goditur me katapultë. A mund të jetë ky një prej drejtuesve të drejtë dhe një prej imamëve të muslimanëve?!!

(Sqarim: Në një hadith të saktë të Profetit Muhamed thuhet: Vrasësi i Amarit dhe salibi i tij do të jenë në zjarr. Këtë e ka transmetuar Hakimi në “Mustedrekun” e tij dhe e ka saktësuar si dhe e ka dakordësuar Dhehebiu. “El Mustedrek ala Sahihejn”; “Telkhijsul Mustedrek” i Dhehebiut: 3/387, “Darul Ma'rifeh”. E ka përcjellë El Hejthemij nga Ahmedi dhe ka thënë: Transmetuesit e Ahmedit janë të besueshëm. Shih: “Mexhmau Ez Zeuaid”, 7/244, kapitulli “El  Fiten”, kreu: “Çfarë kishte mes tyre në Siffijn?”, “Darul Kutubil Ilmijeh”. Dihet se ai që e vrau sahabiun e madhe Amar ibn Jasir ishte një tjetër sahabi që gjendej në rreshtat e ushtrisë së Muaviut dhe quhej Ebu El Gadijetu El Xhehmij. Shih: “Taxhijlul Menfeati” i ibn Haxher El Askalanij: 509, “Darul Kitabil Arabij”.Pra, ky sahabij, sipas thënies së Profetit Muhamed është në zjarr. Vallë, a mund të thuhet pas kësaj se të gjithë sahabët janë të drejtë? A mund të përfytyrohet që të respektohet një sahabij i drejtë i cili është prej banorëve të zjarrit?!! )

 

Kjo çoroditje në përcaktimin e khafilëve pas të Dërguari të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka ardhur si pasojë e largimit dhe moszbatimit të porosive të Profetit më fisnik (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pa dyshim se thëniet, veprat dhe qëndrimet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), sqarojnë njëra-tjetrën. Kur Profeti porositi kapjen pas Ehli Bejtit në Hadithin Thekalejn (e dy rëndesave), me këtë kuptohet se dymbëdhjetë pasardhësit e tij janë prej Ehli Bejtit të tij të pastër. Falënderimi i takon Allahut, që na udhëzoi në këtë rrugë dhe ne nuk do të ishim udhëzuar nëse nuk do të na udhëzonte Allahu!

 

 

Hadithi i Anijes

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Shembulli i Ehli Bejtit tim është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, mbytet.”

 

Këtë hadith e ka transmetuar një numër i madh sahabësh. Prej tyre, Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Dherr El Gifarij, Ebu Said El Khuderij, ibn Abasi, Abdullah ibn Zubejr, Enes ibn Malik. Rrugët e tranmsetimit të hadithit janë të shumta dhe ne kemi qëndruar te gjashtë rrugë prej tyre.

(Hadithi gjendet te: “Fadailu Es Sahabeti” i Ahmed ibn Hanbel: 2/785, “Mu'sesetu err Rrisaleh”; “El Musanaf” i ibn Ebi Shejbetu: 3/503, “Darul Fikri”; “El Mu'xhemul Kebijr” i Tabaranit, 3/44-45, “Darul Ihjau et Turathil Arabij” dhe “El Mu'xhemul Eusat”, 4/10, 5/306-355 dhe 6/85, “Darul Haramejni”; “El Mexhmaul es Sagijr”, 1/193 dhe 2/22, “El Kutubul Ilmijje”; “El Mustedrek” i Hakimit: 2/343 dhe 3/151, “Darul Ma'rifeh”; “Tarijkhu Bagdad”, 12/91, “Darul Kutubil Ilmijeh”; “El Hiljetu” i Ebu Naim: 4/306, “Darul Kitabil Arabij”; “Tarijkhul Khulefa” i Sujutit, 209, “Darul Kitabil Arabij”; “Mexhmau Ez Zeuaid” i Hejthemij, 9/168, “El Kutubul Ilmijje”)

 

Të gjitha këto rrugët e transmetimit po të bashkohen me njëra-tjetën e çojnë hadithin në shkallën e saktësisë. Ne kemi parë që të gjitha ato rrugë, janë të përputhshme me njëra tjetrën dhe të sakta. Për këtë El Hafidhu Es Sekhauij në librin e tij “Istixhlabu Irtikail Gurefi”, pasi përmend disa rrugë transmetimi të hadithit ka thënë: Këto rrugë transmetimi forcojnë njëra-tjetrën.

(“Istixhlabu irtikail gurefi bi hubbi ekribai err Resuli ue dhi sherifi”, 2/484, “Darul Beshairi”)

 

Ibn Haxher El Hejthemij në librin e tij “Sauaiku” ka thënë: Ka ardhur në rrugë të ndryshme të cilat forcojnë njëra-tjetrën. Në një transmetim thuhet: “Shembulli i Ehli Bejtit tim”. Në një tjetër thuhet: “Vërtet, shembulli i familjes sime…”, apo “Ta dini se shembulli i familjes sime…”, apo “Sigurisht që shembulli i familjes sime mes jush, është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipi në të, shpëtoi, kush nuk hipi në të, u mbyt.” Në një transmetim tjetër, lexojmë: “…Kush hipën në të, gjen paqe, kush e braktis atë, mbytet.” Në një tjetër transmetim, lexojmë: “Shembulli i familjes sime mes jush, është si shembulli i derës Babu Hitatu (Babu Hitatu, quhet dera e xhamisë Aksa. Allahu urdhëroi Beni Israilët që të hynin në atë derë dhe kush hynte në të, iu falnin gjynahet) i Beni Israilëve. Kush hyri në atë derë, iu falën gjynahet.”

(“Es Suaikul Muhrikah”, 352, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Edhe Semhudiu, në librin e tij “Xheuahirul Akdejn”, ka një kapitull që e ka quajtur: Ata (Ehli Bejti) janë amaneti i umetit dhe anija e Nuhut (Paqja qoftë mbi të!.) Kush hipën në të, shpëton dhe kush nuk hipën në të, mbytet.”

(“Xheuahirul Akdejn”, 259, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Ai ka përmendur disa rrugë transmetimi të hadithit e pastaj thotë: Të gjitha ato rrugë, e përforcojnë njëra-tjetrën.

(“Xheuahirul Akdejn”, 261, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

Pra, hadithi është i saktë. Atë e ka saktësuar edhe El Hakim, në librin e tij “El Mustedrek”. Sejid El Mijlanij, një prej dijetarëve shi’itë, ka përmendur disa rrugë transmetimi të hadithit dhe e ka konstatuar saktësinë e tij bazuar në bazat.

(“Diraset fi menhexhi sunneti lima`rifeti ibni Tejmijje”, 299-303)

 

Hadithi është një argument për domosdoshmërinë e ndjekjes së Ehli Bejtit. Ai sqaron se ata që e kundërshtojnë dhe nuk hipin në anijen e Ehli Bejtit, janë të humbur e të shkatërruar. Gjithashtu, ky hadith dëshmon për udhëheqësinë e imamëve të Ehli Bejtit dhe për pagabueshmërinë e tyre. Nëse ata do të gabonin i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk do të thoshte se ata që hipin në anijen e tyre janë të shpëtuar. Kjo tregon se ata janë zbatues të Sheriatit në çdo lëvizje e qëndrim, në veprime e në fjalë. Ky hadith është në përputhje të plotë me Hadithin Thekalejn dhe me Hadithin e Dymbëdhjetë Khalifave që e përmendëm më lart dhe kanë të njëjtin tregues. Mendo thellë! Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është zotëria e pasardhësve të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Hadithi i Katërt

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Yjet janë siguri për banorët e qiellit, ndërsa Ehli Bejti im, është siguri për umetin tim.” Ky hadith është transmetuar nga shumë sahabë, me disa ndryshime të vogla, në disa fjalë. Disa prej sahabëve janë: Ali ibn Ebu Talibi, ibn Abasi, Selemete ibn El Ekua, Xhabir ibn Abdilah El Ensarij dhe të tjerë. Këtë hadith e transmetojnë: Imam Ahmed ibn Hanbel, në librin e tij “Fedailu Es Sahabe”, (“Fedailu Es Sahabe”, 2/671, shtëpia botuese “Risale”) Et Taberanij, në librin e tij “El Mu'xhemul Kebijr”, (“El Mu'xhemul Kebijr”, 7/22, shtëpia botuese “Ihjau Turath”) El Hakim, në librin e tij “El Mustedrek” (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, (2,448), (3/149), (3/457), shtëpia botuese “Marifet”) në tre vende, Raujanij, në librin e tij “Musned”, (“Musned Raujanij”, 2/258, shtëpia botuese “Kurtuba”) Azah Es Sekhauij në librin e tij “Musedded”, ibn Ebu Shejbetu dhe Ebi Ja`la në librat e tyre “Musned”. 

(“Istixhlabu Irtikail Garafi”, Sekhauij, 2/477, shtëpia botuese “Besheirul Islamijje”)

 

Ky hadith, në shtesë të të qënit i saktë te shumë dijetarë, ai ka rrugë të shumta transmetimi të cilat forcojnë njëra-tjetrën. Këtë hadith e kanë quajtur të saktë: El Hakim, ibn Haxheri, Sujutij dhe El Meneui, në librat e tyre. Secili prej tyre, vërteton dhe mbështet mendimin se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, (2,448), (3/149); “Es Suaikul Muhrika”, 351; “Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagijr”, 6/386.)

 

Po ashtu, edhe dijetari i nderuar Sekhauij, në librin e tij “Istixhlau Irtikabil Gurafi” dhe thotë se ky është një hadith i saktë dhe merret për bazë. Ai është argument për çfarë ka në brendësinë e tij. Të njëjtën gjë thotë edhe Semhudij në librin e tij “Xheuahirul Ikdejn”. Ai, përveç sigurisë që jep për zinxhirin e transmetimit, pohon se ky është një hadith mbështetës për Hadithin e Thekalejnit. “Nëpërmjet këtij hadithi, ne kuptojmë më mirë domosdoshmërinë për të ndjekur familjen e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata janë të pranishëm në çdo kohë, deri në ardhjen e Ditës së Fundit të Botës, ashtu siç është edhe Libri i Allahut, i pranishëm në të gjitha kohët. Ata janë siguria e jetës në tokë. Mosekzistenca e tyre, sjell edhe mosekzistencën e njerëzimit.”

(“Xheuahirul Ikdejn”, 244, 259, shtëpia botuese “El Kutubul Ilmijje”)

 

 Pra, hadithi i lartpërmendur, është një hadith që është transmetuar nga shumë sahabë dhe është i fortë në zinxhirin e transmetimit të tij. Gjithashtu, ky është një hadith që na tregon se duhet të kapemi fort pas familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Na tregon se nuk është zgjidhje largimi nga familja e tij.

 

El Menneuj, në librin e tij “Fejdul Kadijr”, thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i ka krahasuar ata me yjet, sepse edhe funksioni i tyre, është si i yjeve. Ata ndriçojnë, orientojnë, perëndojnë, lindin, rrugëtojnë dhe në këtë mënyrë kryejnë funksionin e udhëzimit të njerëzve dhe të shpëtimit të tyre nga humbja. Ata janë siguri prej shkatërrimit.

(“Fejdul Kadijr Sherhi Xhaiu Es Sagir”, 6/386)

 

 Nga domosdoshmëria e kapjes pas tyre, e ndjekjes së rrugës së tyre dhe të qënit e tyre siguri për banorët e tokës, sqarohet pagabueshmëria e tyre dhe moskundërshtimi i Sheriatit nga ana e tyre. Nëse do supozohej se ata do të gabonin, nuk do të realizohej të qënit e tyre siguri. Hadithi përmban edhe tregues të tjerë dhe është në një linjë të njëjtë me Hadithin e Anijes dhe me Hadithin Thekalejn.

 

Hadithi i Pestë

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Husejnit: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton ju dhe në paqe me atë që është paqësor me ju.” Këtë hadith, e transmeton imam Ahmed ibn Hanbel në librin e tij “Musned”, nga Ebu Hurejre. (“Musned Ahmed”, 2/442, shtëpia botuese “Sadir”)

 

Të njëjtin hadith, por me ndryshime të vogla në fjalë, e transmeton edhe ibn Maxheh, në librin e tij “Sunen”, nga Zejd ibn Erkam: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton juve dhe në paqe me atë që është paqësor me ju.”

(“Sunen ibn Maxhe”, 1/52, shtëpia botuese “Fikr”)

 

 Edhe Tirmidhiu transmeton në librin e tij “Sunen”: “Unë jam luftarak me atë që ju lufton juve dhe paqësor me atë që është në paqe me ju.”

(“Sunen Tirmidhi”, 5/360, shtëpia botuese “Fikr”)

 

Këtë hadith, e transmetojnë edhe të tjerë, si: Ibn Ebu Shejbetu (“Musannaf”, 7/512)

, Ibn Hibani, (“Sahih ibn Hibban”, 15/434) Taberanij ,(“El Mu`xhemul Kebijr”, (3/40, 2619-2621), (5/184)) Khatijb El Bagdadi (“Tarih Bagdad”, 7/144)

dhe Ibn Asakir. (“Tarihu Dimeshk”, 13/218-219), (14/144 157-158))

 

Ky është një hadith që merret në konsideratë nga vetë specialistët e fushës së hadithit. Hakimi e ka transmetuar nga Ebu Hurejre dhe ka thënë se është i saktë. Ka përmendur për atë dëshmitar, i cili është hadithi i Zejd ibn Erkam që u përmend më lart. Këtë e ka mbështetur edhe Dhehebiu, në librin e tij “Et Telkhijs”, i cili thotë se ky është një hadith i saktë. Ai përmend hadithin e Zejd ibn Erkami si dëshmitarë.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/149)

Po ashtu hadithin e transmeton edhe Ibn Hibani siç u përmend më lart. Dihet se ibn Habani nuk përcjell veçse hadithet e saktë.

 

Ky hadith, gjendet edhe në librin “Mishkatul Mesabih”i Khatijb Et Tebrizij (“Mishkatu Mesabijh”, 3/1735) , dhe ka të njëjtin gjykim për të. Po ashtu gjendet edhe te libri “El Mesabijh” i El Begauij, i cili nëse nuk thotë se hadithi është i dobët dhe nëse gjendet te librat “Sunen”, ky hadith është i saktë te ai Përveç kësaj që thamë, hadithi është transmetuar me tre rrugë dhe me shprehje të përafërta me njëra-tjetërn. Në hadith nuk përmendet Hasani dhe Husejni sepse ata nuk kanë pas lidur. Hadithin e përmend El Hafidhu Umer ibn Shahijn, i cili ka vdekur në vitin 385 të Hixhrit, në librin e tij “Fadailu Sejjideti En Nisa” me zinxhir transmetimi nga Ebi Said El Khuderij i cili ka thënë se kur u martua Aliu me Fatimenë, i Dërguari i Allahut shkoi te dyzet sabahe te dera e shtëpisë së tyre dhe thoshte: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton ju dhe jam në paqe me atë që është në paqe me ju.”

(“Faidailu Es Sejjideti En Nisa”, 29, “Mektebetu Terbijetil Islamijeh”, Kajro)

 

Nuk ka dyshim se ky hadith i mëson umetit mysliman që të jenë të matur dhe të dinë mirë gradën e lartë që ka familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në bashkësinë tonë. Këtë gjë ai e bën të ditur, duke thënë se është luftarak, pra, nuk është me ata njerëz që e luftojnë Ehli Bejtin. Kush lufton Ehli Bejtin, lufton të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kush lufton të Dërguarin e Allahut, i ka shpallur luftë vetë Allahut të Madhëruar. Ata janë pasuesit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ata janë njerëzit që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u ka dhënë pozitë të lartë. Ata janë njerëzit që, pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), do të jenë udhërrëfyes për njerëzimin. Për këtë arsye, edhe qëndrimi kundër tyre, është i rreptë. Fatmirësisht, nëpër hadithe e shikojmë të qartësuar se cilët janë pjesëtarët e Ehli Bejtit dhe cilësitë e tyre.

Kjo na ndihmon që jo çdo njeriu t’i mveshim cilësitë e Ehli Bejtit. Siç është Jezidi, i cili mori nismën dhe vrau nipin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), Hysejnin. Për këtë arsye, Jezidin apo ndonjë tjetër që ka mbajtur qëndrim armiqësor me familjen profetike, nuk e fusim në kategorinë e njerëzve të Ehli Bejtit.

 

Hadithi i Gjashtë

 

Ai është hadithi i dërgimit të salavatit mbi Ehli Bejtin. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se Allahu i Madhëruar e ka shoqëruar dërgimin e salavateve mbi të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) me salavatin për Ehli Bejtin e tij të pastër.

(Salavat, do të thotë, të dërgosh përshëndetje dhe ta përmendësh me lutjet e me bekimet më të mira të Dërguarin e Allahut. (Shënim i përkthyesit))

 

Krahas kësaj, vërejmë edhe shumë hadithe të transmetuara nga shumë sahabë dhe të përcjella nga shumë dijetarë të mëdhenj të hadithit, rreth salavateve për Ehli Bejtin. Muslimi transmeton në “Sahihun” e tij, në kapitullin: Dërgimi i salavatit për të Dërguarin e Allahut pas teshehudit me zinxhir transmetimi nga Ebu Mes'ud El Ensarij, i cili ka thënë: “Ne ishim në mexhlisin e Sead ibn Abades dhe erdhi tek ne i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Beshir ibn Sa'd i drejtoi një pyetje të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Ne na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar që të të dërgojmë salavate mbi ty (E ka qëllimin për thënien e Allahut “O ju që keni besuar, dërgoni bekime (salavate) për atë dhe përshëndeteni me ‘selam’!”, surja “El Ahzab”, ajeti 56.) o i Dërguari i Allahut! Si mund të të dërgojmë salavate ty?” I Dërguari i Allahut, nuk ktheu përgjigje për një moment, derisa ne menduam se mos bëmë gabim që pyetëm. Më pas, tha: “Thoni:

 

 يت عَل أ ل إبرإهمي، وابرك َّ هم ص ّل عَل محمد وعَل أ ل محمد، كام صل ّ إلل عَل محمد وعَل أ ل محمد كام ابركت عَل أ ل إبرإهمي ِف إلعاملي إنّك محيد جميد ‘

Allahu im! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç begatove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit në të gjitha botët. Ti je Ai që të takon Falënderimi dhe Lartësimi." (“Sahih Muslim”, 1/305)

 

 Bukhariu e transmeton në “Sahihun” (“Sahih Bukhari”, 4/118, shtëpia botuese Fikr)

e tij nga Ka'b ibn Axhremetu. Ky hadith, ndodhet edhe në librat e tjerë të dijetarëve të hadithit, si: “Musnedi” i Ahmed ibn Hanbelit, (“Musned Ahmed bin Hanbel”, 5/274-353) “Musanefi” , (“El Musannef”, 2/212-213) i Abdurrazak San'anij, “Musanefi” i Ibn ebu Shejbetu (“El Musannef”, 2/391) dhe shumë libra të tjerë të famshëm të shkencës së hadithit si dhe te dy “Sahihat”.

 

Ky hadith, tregon edhe një herë pozitën e lartë që ka Ehli Bejti. Në aparencë ajeti në suren “El Ahzab” thotë se Allahu i Madhëruar e ka bërë detyrë për besimtarët, dërgimin e salavateve mbi të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Mirëpo kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ua mësoi sahabëve të tij mënyrën e dërgimit të salavateve, ai u përgjigj duke dhënë edhe mënyrën e duhur për të dërguar salavatet duke përfshirë edhe familjen e tij.

 

Dihet se i Dërguari i Allahut nuk jep vendime bazuar në anën emocionale apo sipas qejfit të tij, sepse ai nuk flet asgjë nga vetja e tij, por çdo gjë që thotë është Shpallje e shpallur. Kjo vërteton rëndësinë e familjes profetike, pjesë e së cilës është edhe Prijësi i besimtarëve Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Prandaj, është detyrë e çdo muslimani që kur të dërgojë salavat për Profetin të përmendë edhe familjen e tij të pastër në salavatin që dërgon.

(Është e habitshme se Muslimi, edhe pse në “Sahihun” e tij përmend hadithin që u mëson muslimanëve se si të dërgojnë salavat për Profetin, i cili përfshin edhe familjen e tij, mirëpo ai vetë (Muslimi) kur dërgon salavate për Profetin, nuk e përmend familjen e tij!!! )

 

Hadithi i Shtatë

 

Ai është thënia e të Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur mori dorën e Hasanit dhe të Hysejnit dhe tha: “Kush i do këta të dy, babain e tyre dhe nënën e tyre, do të jetë në të njëjtën gradë me mua në Ditën e Gjykimit.” Ky hadith është prej haditheve të sakta tek Ehli Suneti. Atë e kanë quajtur të saktë: Tirmidhij, (“Sunen Tirmidhij”, 5/305) Ibn Xhezeriu, (“Esnal Mutalib”, 121) Ahmed ibn Hanbeli, (“Musned Ahmed”, 1/412) Abdullah ibn Ahmedi, (“Musned Ahmed”, 1/77) Deulani, (“Edh Dhurrijetu`Tahiratu En Nebeuijjeti”, 119) Taberani, (“El Mu`xhemu Es sagijr”, 2/70) Khatijb Bagdadi,(“Tarijkhu Bagdad”, 13/289) etj. 

 

Gjithashtu, ky hadith dëshmon vlerën dhe pozitën që kanë pjesëtarët e Ehli Bejtit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe tek Allahu i Madhëruar.

 

 

 Hadithi i Tetë

 

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim! Kushdo që na urren ne, Ehli Bejtin, Allahu do ta fusë në zjarr.” Këtë hadith e transmeton Hakimi, te libri i tij “El Mustedrek”, me transmetues Ebu Said El Khuderij dhe e cilëson si hadith të saktë, me kushtet e tij dhe të Muslimit. Të njëjtën gjë thotë edhe Dhehebiu,(“El Mustedrek”, 3/150) edhe Ibn Hibani, (“Sahih ibn Hibban”, 15/435)

edhe Sujuti.(“Ed Durrul Menthur”, 7/349)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Sejid Hasan Sekkafi, në librin e tij “Sahihu Sherhul Akideti Et Thauijjeti”. (“Sahihu sherhul Akideti Et Tahauijjeti”, 6576)

Po në këtë libër ai ka thënë: Te Ehli Suneti uel xhemaatu ka tekste për dashurinë ndaj familjes së Profetit por kjo ka mbetur veçse çështje teorike dhe nuk e zbatojnë shumë. Në realitet ndjekja e familjes së Profetit nuk gjendet dhe për këtë është për të të ardhur shumë keq.

 

Nasibijtë, të cilët janë urryesit e zotërisë tonë Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe të familjes së Profetit, janë përpjekur që t'i largojnë njerëzit nga dashuria për Ehli Bejtitn, të cilët janë afërsia e afrimit te Allahu. Për këtë, ata vendosën hadithe të pabaza.

Prej tyre është hadithi që ata shpikën: Familja e Profetit është çdo i devotshëm. Po ashtu hadithin: Unë jam gjyshi i çdo të devotëshmi. E të tjera hadithe të shpikura e të trilluara kundër Ehli Bejtit të Profetit. Prej thënieve të pabaza është edhe ajo e njërit prej nasibijve (Këtu ka për qëllim Shejkh Albanin në librin e tij: “Silsiletul Ehadijth Es Sahijhah”) i cili ka thënë se Ehli Bejti i Profetit janë gratë e tij dhe prej tyre e vërteta Aishe (Allahu qoftë e kënaqur me to!).

 

Sejid Es Sakkaf për këtë paragraf ka thënë: Ky bidatçi me këtë thënie dëshiron që njerëzit të mos besojnë që Ehli Bejti janë persona të veçantë, janë pjestarët e mbulesës (el kisa’u): Zotëria ynë Aliu, zonja jonë Fatimeja, Hasani dhe Huseijni (Paqja qoftë mbi ta!). Ai pretendon dhe thotë se Ehli Bejti këtu janë gratë e Profetit(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Këtu duket që ky bidatçi i respekton gratë e Profetit dhe përpiqet të shfaqë respektin ndaj tyre (Allahu qoftë i kënaqur me to!)!!!

Ndërkohë që në librin e tij (4/531) ai thotë për gratë e Profetit se zinaja është e lejuar për ato dhe se ato nuk janë të ruajtura e as të pagabueshme prej zinasë. Sa e madhe kjo fjalë e keqe që del nga goja e tij!!! Duhet që njerëzit ta pyesin atë: Çfarë dobie ka nga përhapja e kësaj çështjeje të pavlerë e përçmuese pasi kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë shekuj nga vdekja e tyre (grave të Profetit) Allahu qoftë i kënaqur me to!?

(“Sahihu sherhul Akideti Et Tahauijjeti”, 657)

 

Në një vend tjetër ka thënë: Veçimi i Ehli Bejtit nga ana e shiave në ajetin se ata janë: Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pa përfshirë gratë e tij, kjo është nga devijimi i tyre që i bëjnë ajeteve të Allahut të Madhëruar si triumf ndaj egos së tyre... 

 

Sejid Sakkaf për këtë thotë: Nuk duhet të formohet koncepti se, kush mendon apo pohon se familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pra, Ehli Bejti, janë pjesëtarët që u përfshinë nën pelerinën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), janë shi’itë. Jo, kjo nuk është kështu. Këtë mendim dhe qasje kanë edhe dijetarët e Ehli Sunetit, duke u bazuar në hadithet dhe në tefsiret e dijetarëve të Ehli Sunetit.

(“Sahihu sherhul Akideti Et Thauijjeti”, 657, Hamishi me numër 391, shtëpia botuese “Imam Neueui”, Jordani)

 

Deri tani, kemi folur rreth vlerave dhe cilësive që kanë pjesëtarët e familjes profetike. Për këtë gjë, janë hartuar libra hadithesh, me kapituj të veçantë dhe janë shkruar shumë libra nga vëllezërit tanë, dijetarët e Ehli Sunetit. Për këtë arsye, po e mbyllim këtu këtë pjesë të diskutimit, duke i sugjeruar lexuesit të nderuar, që për njohuri më të detajuara, t’u referohet librave përkatës.

 

 

Hadithe të posaçme rreth Aliut

(Paqja qoftë mbi të!)

 

 

Rreth personalitetit, virtyteve dhe madhështisë së Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), janë shkruar dhe janë botuar libra të shumtë, me vëllime të shumta. Ato do të vazhdojnë të shkruhen, derisa të ketë jetë bota. Ne këtu, për lexuesin, do të sjellim një përmbledhje të haditheve, thënieve dhe shpjegimeve të ndryshme të dijetarëve, që flasin për virtytet e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!).

 

 Virtyti i parë: Myslimani i parë

 

En Nisaij, transmeton nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: “I pari që është bërë mysliman me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), është Ali ibn Ebu Talibi.” Hulumtuesi Âle Zehuij (“Khasaisl Emijril Mu`minijne Ali ibn Ebi Talib”, 20.) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, është i saktë. Po ashtu, kanë transmetuar edhe Hakimi (“El Mustedrek”, 3/136) dhe ka thënë: Hadithi ka zinxhir transmetimi të saktë. Këtë e ka mbështetur Dhehebiu. Përsëri transmetohet nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: I pari që është falur me të Dërguarin e Allahut ka qënë Aliu.

 

Âle Zeheuij ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të hadithit është i saktë.(“Khasaisul Emijril Mu'minijne”, 20, “Mektebetul Asrijeh”)

Më pas thënë: Këtë hadith e ka transmetuar Ahmedi: 4/368 dhe 370, në “El Fadailu”, 1000 dhe 1004. Ibn Ebi Shejbetu në “El Megazij”: 61. Et Tajalisij në “Musnedin” e tij: 678. Et Tirmidhij: 3735. Ibn Xherijr Et Tabarij në librin “Tarijkhuhu”, 2/211 dhe 212... e të tjerë. ( I njëjti burim)

 

Transmetohet nga Selman El Farisij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I pari në këtë umet, që iu përgjigj ftesës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe u bë myslimani i parë, është Ali ibn Ebu Talibi.” 

 

El Hejthemij në librin “Mexhmau Ez Zeuaid” ka thënë: Këtë e ka transmetuar Et Taberanij dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/102)

 

Transmetohet nga Abdullah ibn Abasi se ka thënë: I pari që u bë mysliman, është Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Taberanij e ka transmetuar te “El Auailu”. Verifikuesi Muhammed Shekur ka thënë: Hadithi është i saktë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“El Aueil”, Tahkik Muhammed Shekur, 78, shtëpia botuese “Err Rrisaleh”)

 

Transmetohet se një ditë, Sad ibn Ebu Uakkasi, i drejtohet një burri që e shante Aliun, duke i thënë: “O ti! Kë ofendon! Ali ibn Ebu Talibin?! A nuk ishte ai që u bë myslimani i pari? A nuk ishte ai i pari, që fali namaz me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)? A nuk është ai më i dituri i njerëzve?” Këtë hadith e transmeton, po ashtu, edhe Hakimi dhe Dhehebiu dhe të dy e saktësojnë atë. (“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/125)

 

Transmetohet nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Unë jam i pari, që kam falur namaz me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” Këtë hadith e ka transmetuar Ahmedi në “Musnedin” e tij. Verifikuesi i “Musnedit” Ahmed Muhamed Shakiri: Zinxhiri i transmetimit të hadithit është i saktë.

(“Musned Ahmed”, 2/98; numër 1191, “Darul Hadithi”, Kajro.)

 

Hadithin e ka transmetuar Ibn Ebu Shejbetu dhe Ibn Ebu Asimi e kanë cilësuar të saktë këtë hadith. (“El Musannaf”, 8/332; “El Aueilu”, 79)

 

Transmetimet se Aliu është muslimani i parë janë të shumta. Ajo që përmendëm nga thëniet e sahabëve është një pjesë e kësaj çështjeje, e cila ka nevojë për një hulumtim të posaçëm. Hulumtimin tonë këtu po e mbyllim me përmendjen e dy thënieve nga dy dijetarë të njohur të Ehli Sunetit.

 

El Hakim En Nijsaburij, në librin e tij “Ma`rifetu Ulumil Hadith”, thotë: “Nuk e di të ketë mospajtim mes autorëve të historisë që Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është myslimani i parë.”(“Ma`rifetu Ulumil Hadithi”, 23)

 

Es Sujutij, në librin e tij “Tarihul Khulefa”, thotë: “Aliu është bërë mysliman ndër të parët. Madje, Ibn Abasi, Enesi, Zejd ibn Erkami dhe Selman Farisij thonë se ai është myslimani i parë. Të njëjtën gjë transmetojnë edhe shumë të tjerë.”

(“Tarijkhul Khulefa”, 128)

 

Virtyti i dytë:

Ai është krijesa më e dashur te Allahu

 

En Nisaij transmeton me zinxhir transmetimi nga Enes ibn Malik se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte një shpend. Ai bëri një lutje dhe tha: O Allah! Dërgo te unë njeriun më të dashur te Ti që të hajë me mua nga ky shpend. Erdhi Ebu Bekri, ai e ktheu. Erdhi Umeri, ai e ktheu. Erdhi Aliu dhe e lejoi atë.

(“Es Sunenul Kubra”, 5/107, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

Ky hadith është i njohur me emrin “Hadithu Et Tajri” dhe ka rrugë të shumta transmetimi (Shiko disa nga rrugët e transmetimit në “Tarijkhu Dimashk”, 42/245 e më pas.) nga një grup i madh sahabësh prej tyre: Ali ibn Ebu Talib, Ibn Abasi, Sefijnetu, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut, Ebi Said El khuderij, Enesi, e të tjerë. Hadithin e kanë transmetuar një grup i madh hafizash dhe hadithologësh. 

 

Atë e transmeton El Hakimu në “El Mustedrek” nëpërmjet Enesit dhe e ka quajtur të saktë. Pastaj ka thënë: Nga Enesi e kanë përcjellë një grup sahabësh numri i të cilëve shkon më shumë se tridhjetë vetë. Dhe hadithi i ardhur nga Aliu, nga Ebi Said El Khuderij dhe nga Sefijnetu është i saktë. (“El Mustedrek ala Sahihejni”, 3/130, “Darul Ma'rifeh”)

 

Et Tabaranij e ka transmetuar nga Sefijnetu. (“El Muxhemul El Kebijr”, 7/82, “Darul Ihjau Et Turathil Arabij) E përmend El Hejthemij në librin e tij “Mexhmau Ez Zeuaid” dhe thotë: Transmetuesit e Et Tabaranij janë të saktë përveç Fitër ibn Khalijfeh që është i besueshëm. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/126, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

Hadithin e shpendit (Hadithu Et Tajir) e ka saktësuar El Hafidhu ibn Haxher kur ka bërë përmbmledhjen e haditheve që ka transmetuar nga gjashtë imamët e hadithit te hadithi i gjashtëmbëdhjetë i botuar në fund të librit “Mishkatul Mesabijhi”. 

(“Mishkatul Mesabijhi”, 3/179, botuar në “El Mektebul Islamij”, botimi i tretë 1985, “Bejrut bi tahkijk El Albanij”)

 

Pra, ky hadith në shtesë të rrugëve të shumta të transmetimit të tij, të cilat arrijnë në pragun e teuaturit dhe për këtë falënderimi i takon Allahut.

(Prej atyre që e transmetojnë Hadithu Et Tajr (Hadithi i shpendit) janë: Ahmedi në “Fadailu Es Sahabeti”, 2/560, “Mue'sesetu Err Rrisaleh”. Et Tirmidhij në “Sunenin” e tij, 5/300, “Darul Fikri”. El Bezar në “Musnedin” e tij, 9/287, “Mu'esesetu Ulumil Kur'ani”. Et Tabaranij në “El Eusat”, 2/207 dhe 6/90, “Darul Haramejni”. Ebu Naijm në “Musned Ebi Hanijfeh”, 1/234, “Mektebetul Keuther Rrijad”. El Khatijb El Bagdadij në “Tarijkhu Bagdad”, 3/390 dhe 9/376, “Darul kutubil Ilmijeh”, e shumë të tjerë. Në shtesë të këtyre janë edhe: “Sunenu En Nisaij”, “Tarijkhu Dimashk” dhe “Mustedrek” i Hakimit)

 

Virtyti i tretë:

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në hadithin e njohur të Gadijrit: “Mbrojtësi dhe kujdestari i atij që jam unë, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” Ky hadith është shumë i njohur. Ai është si dielli në mesin e ditës. Është i saktë dhe muteatir. E kanë transmetuar shumë dijetarë nga shumë dijetarë të tjerë përgjatë gjithë kohës. E kanë transmetuar imamët e hadithit dhe hafizat në librat, “Sahihat” dhe “Musnedet” e tyre. Hadithi ka fraza të ndryshme, si përshembull thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “E ta'lemune inni eula bil mu'minijne min enfusihim?” që do të thotë: “A e dini se unë jam mik më i mirë për besimtarët se sa ata për veten e tyre?”. Apo thënia e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “All'llahumme uali men ualahu ue adi men adahu”, që do të thotë: “Allahu im! Ji mik i atij që është mik me të dhe armik i atij që është armik me të.” E të tjera fraza.

 

En Nesaij, përcjell në librin e tij “Khasais emiril M`uminin”, me zinxhir transmetimi nga Zejd ibn Erkam se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u kthye nga Haxhi i Lamtumirës, ndaloi në një vend, të quajtur Gadijr Khum dhe urdhëroi që të gjithë të mblidheshin rreth një peme, të quajtur Deuhat. Aty, tha: ‘Kam një ndjenjë sikur më është afruar vdekja. Po ju lë juve dy rëndesa, njëra më e madhe se tjetra. Librin e Allahut dhe familjen time, Ehli Bejtin tim. Megjithatë, ju do ta shikoni se si do të më kundërshtoni mua në këto të dyja. Sigurisht, këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të mbërrini te Burimi i Keutherit.’

 

 Më pas, tha: ‘Allahu është Mbrojtësi dhe Kujdestari im. Unë jam mbrojtës dhe kujdestar i çdo besimtari.’ Më pas, mori dorën e Imam Aliut dhe tha: ‘Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun)’.”

 

E pyeta Zejdin: (Ebu Tufej, ka pyetur Zejdin)

“A ke dëgjuar çdo gjë atë ditë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?” Tha: “Çdo gjë që ka ndodhur atë ditë në Deuhat, e kanë dëgjuar dhe e kanë parë të gjithë të pranishmit.”

(“Khasaisul emiril Mu`minin”, 71-72, “El Mektebe El Asrijje”)

 

Këtë hadith e transmeton Ibn Ebu Asimi. (“Es Sunne”, 630, “El Mektebul Islamj”, Bejrut)

Edhe Hakimi (“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/109, “Darul Ma'rifeh”) e saktëson këtë hadith sipas kushteve të dy dijetarëve të mëdhenj të hadithit, Bukhariut dhe Muslimit. Këtij hadithi i referohet edhe Ibn Kethiri (“El Bidaje ue En Nihaje”, 5/228-229) , i cili ka thënë: Shejkhu jonë Ebu Abdullah Edh Dhehebij ka thënë se ky hadith është i saktë. E trasnmeton edhe Et Tabaranij.

(“El Mu'xhemul Kebijr”, 5/166, “Darul Ihjai Turathil Arabij”)

 

Ebu Tufejli (Amir ibn Uethiletu) ka thënë: “Një ditë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i mblodhi njerëzit në një shesh të gjerë dhe u tha: ‘Madhëria i takon vetëm Allahut! Le të çohen për hir të Allahut në këmbë të gjithë ata që e dëgjuan të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se çfarë tha në Gadijr Khum.’

 

Në atë moment, u çuan në këmbë rreth tridhjetë burra. Në një transmetim tjetër, thuhet, u çuan në këmbë shumë njerëz. Ata dëshmuan se ishin të pranishëm, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e kapi nga dora Aliun dhe tha: “A e dini se unë jam për besimtarët më parësor se sa janë ata për veten e tyre. Ata thanë: Po o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im!

Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).” Sahabiu (pra Ebu Tufejli) shton: “Unë, pasi u largova nga aty, kisha diçka në veten time dhe iu drejtova Zejd ibn Erkamit dhe i thashë atij: ‘Unë dëgjova Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të thotë kështu kështu, kështu.’”

Zejdi më tha: “Të vërtetën ka thënë. Unë e kam dëgjuar vetë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), t’i thotë Aliut këto fjalë.”

 

Këtë hadith e transmeton Ahmed ibn Hanbeli,(“Musned Ahmed”, 4/370) En Nisai, (“Khasaisul emiril Mu`minin”, 82) Ibn Habbani, (“Sahih ibn Habban”, 15/376)

Hejthemi,(“Meuaridu Edh Dham'an”, 544) etj.

 

Hejthemiu, në librin e tij “Mexhmau Es Zeuaid”, thotë se zinxhiri i transmetimit të hadithit që ka përcjellë Ahmed ibn Hanbeli, është me transmetues të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/104) Ndërsa Albani thotë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë, sipas kritereve të Bukhariut.(“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 4/331)

E ka transmetuar edhe Et Tabaranij.(“El Mu'xhemul Kebijr”, 4/174)

 

Në librin “Uakiatu Es Siffijn” i Hafizit të besueshëm Ibrahim ibn Dijzijl, ai transmeton nga Jahja ibn Sulejman El Xhu`fij, i cili thotë se Ibn Fudeji ka thënë, se Hasan ibn Hakem Nekhaij ka thënë, se Rijah ibn Harith Nekhaij ka thënë: “Isha ulur një ditë pranë Aliut. Pranë i erdhi një grup njerëzish dhe i thanë: ‘Paqja qoftë mbi ty, o kujdestari dhe prijësi ynë!’

Ai u tha: ‘Ju nuk jeni arabë?.’ Ata i thanë: ‘Po. Ne kemi dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili në ditën e Gadijr Khumit, ka thënë: ‘Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).’

Ai (Rijah ibn Harith Nekhaij) tha: ‘Pashë që Aliu filloi të qeshë, sa iu dukën dhëmbët anësorë dhe tha: ‘Jini dëshmitarë për këtë.

Më pas, ai grup vazhdoi rrugën. Unë i ndoqa dhe pyeta njërin prej tyre: ‘Cili popull jeni ju?’ Ai tha: ‘Ne jemi një grup prej popullit ensar.’ Më pas, shkova tek Ebu Ejub Ensarij dhe e takova atë.’”

(Këtë transmetim që ndodhet te “Uakiatu Siffijn”, i autorit Ibrahim ibn Dizel, e ka përcjellë ibn Ebil Hadijd në librin e tij “Sherh Nehxhul Belaga”, 3/208.)

 

Ky është një transmetim i saktë, të cilin edhe Edh Dhehebij e mbështet, duke thënë: “Transmetuesi dhe përcjellësi i këtij hadithi, Ibrahim ibn Dijzijl, është i besueshëm dhe adhurues.”(“Sijer A'lami En Nubela”, 13/184, “Muesesetu Rrisaleh”)

 

Të njëjtën gjë thotë edhe Muhamed ibn Fudajli (“El Kashif”, i Dhehebiut, 3/71)

dhe Albani, (“Silsiletul Ehadithi Es Sahihati”, 2/89) se ky zinxhir transmetimi është i saktë. Hasan ibn Hakim En Nekhaij (“El Kashif” i Dhehebiut, 1/175) dhe Hejthemiu (“Mexhmau Ez Zeuaid”, (5/246) dhe (8/104)) thonë se njerëzit e zinxhirit të këtij transmetimi janë të saktë. Për sa i përket hadithit të Gadijr Khumit, ai është i transmetuar në shumë rrugë. Megjithatë, ka edhe disa pjesë në brendësi të tij, që janë muteuatireh. Dhehebiu thotë se pjesa: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe ky është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” është i saktë, shumë i lartë dhe teksti i saj është muteuatir. (Sijer A'lami Nubela”, 8/335)

 

Rreth kësaj pjese, dëshmon edhe dijetari i njohur El Xhezerij, i cili thotë se ky është një transmetim i saktë. Është transmetuar nga shumë transmetues prej shumë transmetuesish nga Aliu. Ai është muteuatir edhe nga Profeti. Ai që nuk ka dijeni rreth tij, kërkon ta dobësojë hadithin. Fjalët e tij nuk duhet të merren në konsideratë. (Me sa duket kjo tregon për Ibn Tejmijeh El Haranij i cili e ka quajtur të dobët këtë hadith) Pastaj ai përmend gati tridhjetë sahabë. (“Esna El Metalib fi Menakib sejidina Ali ibn Ebi Talib”, 48)

 

Në librin e tij “Es Sahihah”, Albani e ka quajtur të saktë këtë hadith: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).” Ai ka thënë: Hadithi është i saktë me të dyja pjesët e tij. (Kuptimi me pjesën e parë hadithit është për fjalinë: “Kush më ka mbrojtës dhe kujdestar mua, edhe Aliu është mbrojtësi dhe kujdestari i tij.” Dhe kuptimi për pjesën e dytë të hadithi është për fjalinë: “O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun Aliun dhe bëje armik Tëndin atë që ka armik atë (Aliun).”)

Madje pjesa e parë e tij është muteuatir i ardhur nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) siç e vëren kushdo që ndjek rrugët e tij të transmetimit dhe zinxhirët e transmetimit të tij. Ajo që përmenda është e mjaftueshme. Më pas ka thënë: ... Unë kam parë Shejhun Islam ibn Tejmijen, i cili ka thënë se pjesa e parë e hadithit është e dobët kurse për pjesën e dytë thotë se është gënjeshtër. Unë mendoj se kjo është si rezultat i nxitimit të tij në dobësimin e haditheve para se të tubojë rrugët e transmetimit të tyre dhe t'i verifikojë ato.(“Silsiletul Ehadith Es Sahijhati”, 4/343-344, koment për hadithin numër 1750, “Mektebetul Mearif Rrijad”)

 

Ed Danij ibn Munijr Ale Zeheuij ka thënë: Hadithi është i saktë dhe i vërtetuar. Madje ai është muteuatir siç ka thënë Albani në “Es Sahihah”, 4/343. Përsa i përket thënies së Ibn Tejmijes në “El Minhaxh”, 4/104, se ai është i rremë dhe në kundërshtim me parimet e hadithit, ajo është e papranueshme... Them: Ai që ndjek rrugët e transmetimit të këtij hadithi, do të mësojë se ai është i saktë si dielli. Shumica dërmuese thonë se është i saktë. Një pakicë e kanë quajtur të dobët. Hadithi është i saktë dhe nuk ka dyshim në ato që u thanë.

(“Khasaisul Emijril Mu'minijne”, i En Nisaij, i verifikuar nga Ale Zeheuij, 78, “Mektebetul Asrijeh”)

 

Argumenti i hadithit

 

Ehli Suneti thonë se qëllimi i vilajetit në këtë ajet është për përkrahjen, ndihmën dhe nuk ka të bëjë me khilafetin dhe as me imamatin. Ndërsa Shiat thonë se qëllimi i vilajetit është me kuptimin e të qënit parësor në kopetencat për çështjet e umetit e konstatuar nga Profeti (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me tekst të ajetit: “En nebiju eula bil mu'minine min enfusihim”, “Profeti është më parësor te besimtarët se sa ata vetë te vetat e tyre.” Po ashtu ka edhe lajme të sakta të transmetuara. Rreth argumentit të hadithit themi: 

 

1- Shikojmë se ky hadith, ka shumë ngjashmëri me Hadithin e Thekalejnit. Pra, atje, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) porositi rreth kapjes fort pas Ehli Bejtit, ndërsa në këtë hadith, sqarohet qartasi se i pari i Ehli Bejtit, që duhet kapur fort pas tij është Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!).

 

2- Në këtë hadith, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) përforcon gjykimin se vetë ai është më parësori për besimtarët se sa ata për veten e tyre. E më pas e konstaton vilajetin (të qënit më parësor pas tij për ndjekje) për Imam Aliun (Paja qoftë mbi të!).

 

3- Vumë re se njëri prej sahabëve të nderuar, Ebu Tufejl, kur dëgjoi dëshminë e sahabëve për vilajetin e Imam Aliut, ai pyeti Zejd ibn Erkamin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për atë që dëgjoi dhe Zejdi i tha se është e vërtetë ajo që ka dëgjuar. Ebu Tufejli e kuptoi se kuptimi i vilajetit këtu është të qënit parësor në drejtimin dhe zbatimin e çështjeve të umetit.

Sepse, të gjithë e dinin se Aliu është ndihmësi i besimtarëve dhe se besimtarët janë përkrahës të njëri-tjetrit. Dyshimi i Ebu Tufejlit në atë që dëgjoi është argument i qartë se qëllimi në këtë çështje është të qënit e Imam Aliut udhëheqësi dhe prijësi islam. Kjo vërteton gradën, virtytet dhe pozitën e lartë që kishte Imam Aliu (Paja qoftë mbi të!).

 

4- Në fund, mësuam edhe diçka tjetër nga grupi që erdhi ta përshëndesë Imam Aliun (Paja qoftë mbi të!) duke: Es Selamu alejke ja meulana, “Paqja qoftë mbi ty, o kujdestari dhe prijësi ynë.” Ai u tha se nuk ka mundësi që të jetë prijësi i arabëve, i një populli të lirë dhe i dalë nga skllavëria. Megjithatë, grupi në fjalë, ia ktheu Imam Aliut, duke i thënë se kishin dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në Gadijr Khum të thoshte se, kush e kishte kujdestar dhe prijës atë, edhe Aliun e kishte të tillë. Imam Aliu, pasi dëgjoi këtë, qeshi aq shumë, sa iu dukën dhëmbët dhe u kërkoi atyre të dëshmonin për këtë. 

 

Ky transmetim na tregon qartë se Imam Aliu ishte edhe mik, edhe prijës i besimtarëve. Një detyrë kjo e ngarkuar nga vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Përsa i përket thënies së Umerit për Aliun, këtë nuk e ka thënë vetëm Ali ibn Zejd, siç pretendon Albani, por e kanë transmetuar edhe të tjetër përveç tij. Ibn Kethijri në “El Bidajetu Ue En Nihajetu” thotë: Ka thënë El Hafidhu ibn Ja'la El Musilij dhe Hasan ibn Sufjan: Thena ibn Hudebetu, Thena Hamid ibn Selemetu ka transmetuart nga Ali ibn Zejd dhe Ebi Harun, nga Udej ibn Thabit, nga El Bera'e. Ai ka përmendur fundin e hadithit ku thuhet: Atë (Aliun) e takoi Umer ibn Khatab dhe i tha: Urime për ty! U gdhive dhe u ngryse kujdestar dhe udhëheqës i çdo besimtari dhe besimtareje.

(“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 5/229, “Mueesesetu Et Tarijkhul Arabij”)

 

El Khatijb e ka transmetuar këtë hadith me shprehje të përafërta në librin e tij “Tarijkhu Bagdad”, me zinxhir tjetër transmetimi që përfundon te Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Umeri i tha: Urime, urime për ty o biri i Ebu Talibit! U bëre kujdestari dhe prijësi im dhe i çdo muslimani.” Këtë thënie të Umerit e ka quajtur të saktë dijetari El Hanefij Sibt ibn El Xheuzij në “Tedhiretul Khauas”. 

(“Tedhkiretul Khauas”, 36, “Muesesetu Ehlul Bejt”, Bejrut)

 

Virtyti i katërt:

 

Është thënia e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ai është Uelijju (kujdestari, udhëheqësi) i çdo besimtari pas Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Transmetohet nga Et Tirmidhij, në “Sunenin” e tij, në kapitullin “Menakib Ali ibn Ebu Talib”, me zinxhir transmetimi nga Imran ibn Hasijni, ku thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dërgoi diku një ushtri dhe vendosi në krye të saj, Ali ibn Ebi Talibin.

 

Gjatë asaj kohe, u zu një robëreshë dhe ai (Aliu) kaloi një natë me të. Katër sahabë, vendosën që këtë t’ia transmetojnë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur të kthehen. Kur muslimanët ktheheshin nga udhëtimi, ata në fillim përshëndetnin të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe pastaj shkonin në shtëpitë e tyre. Kur u kthye ushtria, ata u përshëndetën me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Njëri nga ata të katërt i tha: “O i Dërguari i Allahut! A e di që Aliu, bëri kështu, kështu, kështu?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e dëgjoi dhe nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i dyti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i treti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Kështu bëri edhe i katërti dhe përsëri nuk iu përgjigj. Pasi mbaruan, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i mërzitur, u tha: “Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi i besimtarëve, pas meje.”(“Sunenu Tirmidhij”, 5/632)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Nisaij, (“Khasaisul Imam Ali”, En Nisaij, 79) Ebu Ja`la (“Musned Ebi Ja`la”, 1/293.)  dhe Ibn Hibani. (“Sahih Ibnu Hibban”, 15/374.)

 

Et Tirmidhij thotë se ky është një hadith i saktë, i çuditshëm dhe ka ardhur i transmetuar vetëm se nga Xha'ferr ibn Sulejmani. (“Sunen Tirmidhij”, 5/632) Albani shton duke thënë: Ai është i besueshëm dhe prej transmetuesve të Muslimit. Po ashtu edhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. Këtë mendim e mbështet edhe Edh Dhehebij, (“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 5/261, Hadithi 2223)

edhe ibn Haxheri. (“El Isabe”, 4/468)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ahmed ibn Hanbeli në “Musnedin” e tij, me një rrugë transmetimi të tillë: nga El Exhleh El Kindij, nga Abdilah ibn Burejdetu, nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dërgoi për në Jemen dy ushtri të ndara nga njëra-tjetra. Në krye të njërës ishte Ali ibn Ebu Talibi dhe Khalidibn Uelidi. Të dyve u la porosi që, nëse takohen bashkë dy ushtritë, atëherë në krye të të dy ushtrive do të jetë Aliu. Nëse ndahen përsëri pas takimit, secili do të jetë në krye të ushtrisë së tij. U takuan me ushtrinë e Beni Zejdit, të popullit të Jemenit dhe u ndeshën me ta. Vramë ata që na sulmuan, ushtarët dhe zumë robëresha gratë. Aliu mori një robëreshë për veten e tij dhe kaloi kohë me të. Burejdetu thotë: Kalid ibn Uelidi, më shkruajti një letër për ta informuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për këtë. Kur erdha tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ia dhashë letrën. Atij ia lexuan dhe unë pashë zemërim në fytyrën tij. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ky është një vend i papëlqyer. Ti më dërgove mua me një burrë dhe më the që t’i bindem atij. Unë bëra atë që më the.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Mos flit keq për Aliun. Ai është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi juaj, pas meje. Ai është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi juaj, pas meje.” (“Musned Ahmed”, 5/356)

 

Albani thotë se burrat e zinxhirit të transmetimit të këtij hadithi janë të saktë dhe të besueshëm, përveç Ibn Abdilah El Kindij. Ky i fundit është personalitet rreth të cilit ka diskutime të shumta. (“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 5/262)

 

Ndërsa analizuesi i librit “Musned”, të Ahmed ibn Hanbelit, Hamza Ahmed Ez Zejni, thotë se burrat e zinxhirit të transmetimit të këtij hadithi janë të saktë dhe të besueshëm dhe hadithi i tij gjendet te “Sahihu i Bukhariut”.

(“Musned Ahmed Tahkik Ahmed Zejn”, 16/497. )

 

Ebu Daud Et Tajlasi, transmeton me zinxhir transmetimi nga Ibn Abasi se ky i fundit ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha Aliut: “Ti je prijësi i çdo besimtari, pas meje.”

(“Musned Ebi Daud Et Tajlasi”, 360)

 

E transmeton këtë hadith Ahmedi në “Musnedin” e tij (“Musned Ahmed”, 1/330-331, “Daru Sadir”) dhe El Hakimu në “Mutedrekun” e tij (“Mustedrek ala Sahihejn”, 3/132-134). El Hakimu ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë dhe Edh Dhehebij e miraton atë. (“Mustedrek ala Sahihejn”, 3/132-134)

 

Albani është i një mendimi me ata të dy dhe ka thënë: 

Hadithiështë siç kanë thënë ata të dy. (“Silsiletul Ehadith Es Sahihah”, 5/263, “Mektebetul Mearif”, Rijad.) Ahmed Muhamed Shakir ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë.(“Musned Ahmed”, i verifikuar nga Ahmed Muhamed Shakir: 3/333, “Darul Hadithi”, Kajro)

 

Kështu që u sqarua që ky është një hadith i saktë. Megjithëse një pjesë e këtij hadithi mund të jetë shtesë, gjë të cilën e thanë vetë dijetarët e hadithit. Ata që kërkojnë të thellohen, mund ta shikojnë këtë çështje. Në këtë hadith vërtetohet se Aliu është prijësi i besimtarëve dhe khalifi, pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtë gjë e thotë vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në hadith: “Ti je prijësi i çdo besimtari pas meje.” 

 

Kuptimi i fjalës uelij në këtë hadith nuk mund të jetë për përkrahjen sepse Aliu ka qenë përkrahësi dhe ndihmuesi i besimtarëve edhe në kohën që Profeti ishte gjallë. Çfarë kuptimi ka kushtëzimi i Vilajetit nga Profeti me thënien e tij: Ti je Veliu i çdo besimari pas meje? S'ka dyshim se me fjalën Vilajet, Profeti ka patur për qëllim udhëhqësinë e umetit.

 

 Virtyti i pestë:

Ai është te Profeti në atë pozitë që ishte Haruni te Musai

 

Bukhariu përcjell në “Sahihun” e tij me zinxhir transmetimi nga Sa'd ibn Ebi Uakasi, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i ka thënë Imam Aliut: “A nuk ke dëshirë që të jesh tek unë në atë pozitë që ishte Haruni te Musai?!” (“Sahih Bukhari”, 4/208)

 

Muslimi e përcjell këtë hadith, me zinxhir transmetimin nga Said ibn Musejebi, i cili e ka transmetuar nga Amir ibn Sa'd ibn Ebu Uakas, nga babai i tij, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha Imam Aliut: “Ti je për mua, në atë pozitë që ishte Haruni te Musai me përjashtim se pas meje nuk ka më Profet.’”

Saidi shton: “Unë dëshirova ta gëzoj Sa'din me atë që dëgjova. E takova atë dhe i thashë atë që më tha Amiri. Ai tha: Unë e kam dëgjuar. I thashë: ‘Tani, e dëgjove edhe ti këtë hadith.’ Ai vendosi duart në dy veshët e tij dhe tha: ‘Po.’”

(“Sahih Muslim”, K. “Fedail Alij”, 7/120; “Sunen ibn Maxhe”, 1/45; “Sunen Tirmidhij”, 5/302-304; “Sunenul KubraNisaij”, 5/44-45-108-113-120-121-122.; “Sahih ibn Hibban”, 15/16-369-371; “Mustedrek Hakim”, 3/(108-109) dhe (132- 134))

 

Këtë hadith e kanë transmetuar shumë sahabë, midis të cilëve edhe dijetarët më të mëdhenj të hadithit. Bukhariu dhe Muslimi kanë rënë dakord për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Nëse ata të dy kanë rënë dakord, nuk është më nevoja të radhisim mendimet e të tjerëve, pasi këta janë elita e shkencës së hadithit. Prandaj që nuk është e nevojshme që të zgjatemi më shumë rreth këtij hadithi. Do të mjaftohemi me thënien e dijetarit të shquar Ibn Xhezerij, i cili thotë: “Thënia që kanë rënë dakord të dy dijetarët e mëdhenj të hadithit, për vërtetësinë dhe saktësinë e tij, do të thotë se bëhet fjalë për hadithin që vjen nga Sa'd ibn Ebu Uakasi.”

 

Ebul Kasim ibn Asakir ka thënë: “Këtë hadith e ka transmetuar një grup i madh sahabësh. Disa prej tyre janë: Umeri, Aliu, Ibn Abasi, Abdullah ibn Xhaferi, Muadh, Muauije, Xhabib ibn Abdilahu, Xhabir ibn Semura, Ebu Saidi, Bera'e ibn Azibi, Zejd ibn Erkami, Zejd ibn Ebu Eufe, Nebijt ibn Sherijti, Habeshij ibn Xhenadetu, Mahir ibn Huejrathi, Enes ibn Maliku, Ebu Tufejli, Ummu Seleme, Esma bintu Umejsi, Fatime bintu Hamza. Më pas, Ebul Kasimi i ka përmendur të gjitha hadithet që vijnë nga këta sahabë, në librin e tij “Tarijkhu Dimashk”. 

(“Esnel Mutalib fi Menakibi Sejjidine Alij ibn Ebi Talib”, 53)

 

Më pas vërteton se nuk ka asnjë arsye për të formuar debat mbi zinxhirin e transmetuesve, pasi janë të gjithë të saktë.

 

Pasi u sqarua vërtetësia e këtij hadithi (Këtu themi se hadithi, në shtesë të të qënit të tij i saktë, ai është muteuatir. Atë e përmend El Kitanij në librin e tij “Nudhum El Mutenathir minel hadithi El Muteuatir”. Pasi përmend disa nga sahabët që e kanë transmetuar këtë hadith ai thotë: Në librin “Sherhu Risaleti i Shejkh Xhesuus”

(Allahu e mëshiroftë!) është ky tekst: Hadhithi, “Ti je tek unë në atë pozitë që ishte Haruni te Musai”, është muteuatir. Atë e kanë transmetuar më shumë se njëzet sahabë që i ka përmendur Ibn Asakir në njëzet fletë. (“Nudhum El Mutenathir minel hadithi El Muteuatir”, 195, “Darul Kurubi Es selefijeh”, Egjipt)) e them edhe një herë se Ali ibn Ebu Talibi është zëvendësi i Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi ai ndërroi jetë, sepse pozita e Aliut te Profeti ishte si pozita e Harunit te Musai. Dihet se njëra nga pozitat e Harunit ishte edhe pozita e udhëheqësisë. Kështu që edhe Aliu është zëvendësi i Profetit Muhamed në udhëheqësi.

 

 Nëse dikush do të thotë se prijës i besimtarëve, pasi Profeti Musa ndërroi jetë, ishte Jusha dhe jo Haruni, sepse ai ndërroi jetë kur Profeti Musa ishte gjallë, ne i themi se ka të drejtë me këtë pohim. Por, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk thotë në këtë hadith se ç’do të ngjajë me Aliun, por pëcakton pozitën e tij. Me të vërtetë që Haruni ndërroi jetë, kur Profeti Musa ishte akoma gjallë, por, nëse ai do të jetonte, edhe pas vdekjes së Profetit Musa, ai do të ishte pasuesi dhe prijësi, pas vdekjes së Profetit Musa.

 

 

Virtyti i gjashtë:

Bindja ndaj Aliut është bindje ndaj Profetit dhe kundërshtimi i tij është kundërshtim ndaj Profetit

 

 

Hakimi, në librin e tij “ElMustedrek”, transmeton nga Ebu Dherri: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: ‘Kush më bindet mua, i është bindur edhe Allahut. Kush nuk më bindet mua, nuk i është bindur as Allahut. Kush i bindet Aliut, më është bindur mua, kush nuk i bindet Aliut, nuk më është bindur mua.’” (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/121)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 42/306-307) edhe El Hindij.(“Kenzul Ummal”, 11/614) Hakimi dhe Dhehebiu, rreth këtij hadithi, thonë se është i saktë në zinxhirin e transmetimit.

(“El Mustedrek dhe Telkhijsul Mustedrek i Dhehebiut”, 3/121, “Darul Ma'rifeh”)

 

Ky hadith dëshmon dhe argumenton qartë se Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është i pagabueshëm dhe se të gjitha fjalët dhe veprat e tij janë në përputhje me Sheriatin e Shenjtë. Kështu që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të treguar pozitën e tij, e lidh bindjen, respektin dhe ndjekjen e Aliut sikur t’i bindesh, ta respektosh dhe ta ndjekësh të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk flet asgjë nga vetja e tij. Çdo gjë që ai thotë është Shpallje e shpallur.

 

Virtyti i shtatë:

Ai është me të drejtën dhe e drejta është me atë

 

Ebu Ja`la ka transmetuar në librin e tij “Musned” nga Ebu Saidi se ka thënë: “Aliu kaloi dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), tha: “E drejta është me këtë, e drejta është me këtë.”

(“Musned Ebu Ja`la”, 2/318)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 42/449) edhe El Mutekij El Hindij.(“Kenzul Ummal”, 11/621)

 

El Hejthemij, në librin e tij, thotë: E ka transmetuar Ebu Ja'la dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 7/235)

 

Transmetohet nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Aliun. Allahu im! Rrotulloje të drejtën me atë, ngado që ai të rrotullohet!”

 

Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu,(“Sunen Tirmidhij”, 5/297) Ebu Ja`la,(“Musned Ebu Ja`la”, 1/419) Taberani,(“El Mu`xhemul Eusat”, 6/95) Hakimi,(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/124.) Ibn Asakiri,(“Tarijkhu Dimashk”, 30.63 dhe 42/448 dhe 44/139) etj. Hakimi,(“El Mustedrek i El Hakim”, 3/125) Ebu Mansur ibn Asakir Esh Shafii (“El Erbeine fi Menakib Ummehatil Mu`minin”, 86) dhe Sujutiu (“Fejdul Kadir”, 4/25) e saktësojnë këtë hadith Fakhru Rrazij në tefsirin e tij thotë: Ai që ndjek Aliun në fenë e tij është udhëzuar. Treguesi i kësaj është thënia e tij (e Profetit /Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “O Zoti im! Rrotulloje të drejtën me Aliu ngado që ai të rrotullohet.”(Tefsir Fakhru Rrazij”, vëll. 1, f. 210, “Darul Fikr”)

 

El Khatijbu e përcjell këtë hadith në librin e tij “Tarijkhu Bagdad” me zinxhir transmetimi nga Ebi Thabit, meula i Ebu Dherrit i cili ka thënë: Shkova te Ummu Selemetu dhe e pashë atë duke qarë se i ishte kujtuar Aliu. Ajo tha: Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi qoftë mbi të!) të thotë: Aliu është me të drejtën dhe e drejta është me Aliun. Ato të dy kurrë nuk do të ndahen derisa të vijnë te unë te Burimi (Haudi) në Ditën e Kijametit.(“Tarijkhu Bagdad”, 14/322, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

E ka transmetuar edhe ibn Asakir në “Tarijkhu Dimashk”. (“Tarijkhu Dimashk”, 42/449, “Darul Fikr”)

 

 Ebul Kasim El Belkhij dhe nxënësit e tij thonë: “Është vërtetuar me transmetime të sakta se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është me të drejtën dhe e drejta është me Aliun. Ngado që ai rrotullohet, ajo rrotullohet me të.’”

(“Sherhu Nehxhu Belaga”, 2/296-297)

 

Të gjitha këto transmetime të përmendura rreth këtij virtyti, me tekst të ardhur nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), na vërtetojnë se e drejta është me Aliun (Paqja qoftë mbi të!), prandaj lexo dhe mendo thellë! Ai që kërkon të thellohet më shumë për rrugët e transmetimit të këtij hadithi dhe për burimet e tij, le të lexojë enciklopedinë “El Gadijr” të eruditit Esh Shejkh El Emijnij.(“El Gadijr”, 3/177-180, “Darul Kitabil Arabij”)

 

 

Viryti i Tetë:

Ai (Aliu) është me Kur'anin dhe Kur'ani është me të 

 

 

Hakimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Thabiti, meula i Ebu Dherrit, se ka thënë: “Isha me Imam Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në Luftën e Xhemelit. Kur pashë Aishen, teksa qëndronte, më lindi një ndjenjë, siç u ndodh të gjithë njerëzve në përgjithësi. Por Allahu ma largoi atë ndjenjë në kohën e namazit të drekës. Luftova bashkë me Prijësin e besimtarëve. Pasi përfundoi lufta, u ktheva në Medine për të takuar Ummu Selemen. I thashë se nuk kisha ardhur as për t’i kërkuar ushqim e as pije. I thashë se jam mella i Ebu Dherrit.

 

Më pas ia sqarova ndjenjën që më kaploi. Ajo më pyeti se ku isha, teksa ndjeva diçka të tillë. I thashë që Allahu ma bëri të mundur ta heq këtë ndjenjë në kohën e drekës. ‘Shumë mirë, më tha. Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Aliu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me Aliun. Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, deri kur të takohen me mua te Burimi i Keutherit.’” Hakimi, në librin e tij, thotë se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e përkrah edhe Dhehebiu.

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi Hemishihi ”, “Telkhisul Mustedreki Edh Dhehebij”, 3/124)

 

Shikojmë se ky hadith ka shumë ngjashmëri me hadithin më lart. Imam Aliu është me të drejtën dhe e drejta është Kur’ani. Pra, Imam Aliu është me Kur’anin dhe Kur’ani është e drejta. Secili prej këtyre haditheve është i saktë në vetvete, por, kur ata bashkohen, e përforcojnë akoma më shumë njëri-tjetrin.

 

 

Virtyti i Nëntë:

Ai që ndahet nga ai është ndarë nga i Dërguari i Allahut

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) 

 

 

Hakimi përcjell në librin e tij “ElMustedrek” me zinxhir transmetimi nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: ‘O Ali! Kush ndahet unë, është ndarë nga Allahu. Kush ndahet nga ti, është ndarë edhe nga unë."

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/123-124)

 

Këtë hadith e transmeton Ahmedi (“Fedailu Es Sahabe”, 2/570) dhe Ibn Asakiri.(“Tarijkhu Dimashk”, 42/307) Ebu Bekr El Ismailij me zinxhir transmetimi nga ibn Umer se ka thënë: I Dërguari i (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush ndahet nga Aliu, është ndarë nga unë. Kush ndahet nga unë, është ndarë prej Allahut Azze ue Xhel'le.”(“Mu`xhemu Shujukh Ebi Bekr El Ismailij”, 3/800)

 

Et Taberanij (“El Mu`xhemul Kebir”, 12/323) e ka transmetuar nga ibn Umer. Hakimi ka thënë: Ka zinxhir të saktë transmetimi por dy Shehlerët nuk e kanë transmetuar.(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/124) El Hejthemij ka thënë: E ka transmetuar El Bezzar dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/135. )

 

Pra, hadithi i përmendur ka zinxhir transmetimi të saktë dhe ai tregon se kush ndahet nga Aliu është ndarë nga Allahu dhe nga Profeti. 

 

 

Virtyti i Dhjetë:

Aliu është prej Profetit dhe Profeti është prej Aliut.

Askush tjetër nuk e kryen misionin e Profetit përveç Aliu

 

 

Ibn Maxheh, përcjell në librin e tij “Sunen”, me zinxhir transmetimi tek Hubejsh ibn Xhenadetu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut. Nuk i kryen njeri tjetër urdhrat dhe mesazhet që më vijnë mua, përveç meje dhe Aliut.” (“Sunenu ibnu Maxheh”, 1/44)

 

Këtë hadith e transmetojnë Tirmidhij, Nisaij, Ahmed ibn Hanbeli, etj.(“Sunenu Tirmidhij”, 5/300; “Sunenul Kubra”, 5/45; “Khasaisul Emiril Mu`minin i En Nisaij”, 67; “Musned Ahmed”, 4/164-165)

 

Këtë hadith e kanë saktësuar shumë dijetarë, si: Tirmidhij,(“Sunenu TIrmidhij”, 5/300) Dhehebij,(“Sijer Alami En Nubela”, 8/212) Albani,(“Sahihu Xhamiu Es Sagir”, 2/753) Huvejnij El Etherij (“Tehdhibu Khasaisil Imam Ali”, 67) dhe hulumtesi i “Musned Ahmed”, Ahmed Ez Zejn. (“El Musned bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejni”, 13/394-396)

 

Referuar pjesës së parë të këtij hadithi: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut”, dua të rikujtoj faktin se ky është një hadith shumë i përhapur dhe shumë i saktë, të cilin e përmendëm edhe në virtytin e katërt. Për të plotësuar përfitmin, po përcjellim transmetimin e Imran ibn El Hasijn. En Nisaij në librin e tij “Es Sunen” dhe ibn Ebu Asim në librin e tij “Es Sunetu”, e të tjerë,transmetojnë nga Imran ibn El Hasijn se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Me të vërtetë, Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij. Ai është prijësi i të gjithë besimtarëve, pas meje.”

(“Sunenu Nisaij”, 4/45, Hadithi 8146. “Es Suneh”, 550)

 

Albani ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadith është i saktë, transmetuesit e tij janë të besueshëm në përputhje me kushtet e Muslimit. Këtë hadith e transmetojnë Tirmidhiu (2/279), Ibn Hibani (2203), Hakimi (3/110-111), Ahmed ibn Hanbeli (4/437) në rrugë të tjera nga Xha'ferr ibn Sulejman Ed Dab'ij, por që janë të gjitha të sakta dhe përforcuese për njëra-tjetrën.

 

Pra, Imam Aliu është prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) prej Aliut. Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka një pozitë të lartë në mesin e besimtarëve.

 

Ai është prijësi i tyre, pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), gjithashtu, gëzon faktin se ka shumë veçori dhe cilësi, të cilat ngjasojnë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), si: i drejtë, i ditur, i urtë, i devotshëm. Për këtë arsye, e mbrojmë me vendosmëri që Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) është ai që duhet të jetë prijësi i besimtarëve, pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). 

 

 Këtu mund të themi se edhe zbritja e sures “Beraet” dhe ngjarja që ndodhi, kur ajo iu lexua popullit të Mekës, ka të bëjë ngushtë me këtë hadith. Tirmidhij, Nisaij dhe të tjerë të fushës së hadithit, përcjellin hadithin e transmetuar nga Enes bin Maliku, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ia dha suren “Beraet”, Ebu Bekrit, por më pas i tha: “Nuk ka të drejtë dikush tjetër të përcjellë mesazhet përveç meje, ose një person nga familja ime. Letrën ia dha Aliut.”

(“Sunenu Tirmidhij”, 4/339; “Sunenu Nisaij”, 5/128)

 

Tirmidhiu dhe Huvejnij thonë rreth këtij hadithi se është i saktë.

 

Abdullah ibn Ahmedi, përcjell në librin e tij “El Musned” se Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) transmeton: “Kur zbritën dhjetë ajete nga surja “Beraet, Teube”, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia dha këto ajete Ebu Bekrit dhe i tha që të dalë para popullit të Mekës dhe t’ua lexojë atyre këto ajete. Më pas, më thirri mua.

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më tha: “Arrije Ebu Bekrin. Pasi ta takosh, merr librin që i kam dhënë dhe lexojua ti popullit të Mekës këto ajete.” Unë e takova Ebu Bekrin dhe mora librin që ai kishte marrë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). 

 

Ebu Bekri, u kthye tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A mos zbriti gjë rreth meje?”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) iu përgjigj: “Jo. Por më erdhi Xhibrili dhe më tha që mesazhin që ti duhet të përcjellësh, kumtimin, duhet ta bësh ti, ose dikush nga familja jote.” Ahmed Muhamed Shakiri, është i mendimit se ky është një hadith i saktë me zinxhir të saktë transmetimi.

(“Musned Ahmed, bi tahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 2/135, Hadithi 1296)

 

 Në librin “Khasais”, me transmetues Zejd ibn Jethijg, nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), thuhet: “Të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i zbritën ajete nga surja “Beraet, Teube” dhe dërgoi Ebu Bekrin që t’ua lexojë ato njerëzve. Pas tij, urdhëroi edhe Imam Aliun, që të shkonte dhe i tha: ‘Merre atë fletushkën që ka Ebu Bekri dhe lexojua banorëve të Mekës.’ Imam Aliu tregon: ‘E arrita Ebu Bekrin dhe mora atë që më tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ebu Bekri u largua, por ishte i mërzitur. Shkoi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e pyeti: ‘A mos zbriti gjë ndaj meje?’ I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: ‘Jo. Por unë u urdhërova, që të mos e përçojë njeri tjetër mesazhin, përveç meje, ose dikush nga familja ime (Ehli Bejti im).’” Ebu Is`hak El Huvejnij thotë se ky është një transmetim i saktë.

(“Tedh`hibu Hasaisi`l-Imam Ali li`n-Nesai bitahkik Huejni el Etherij”, 68)

 

 Ndërsa Ahmedi dhe Hakimi e përcjellin këtë hadith të transmetuar në një hadith të gjatë nga Ibn Abasi, mes të cilit thuhet: “Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dërgoi dikë për t’ua lexuar njerëzve ajetet e sures “Et Teube” dhe pas tij, dërgoi edhe Imam Aliun. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: ‘Nuk i takon dikujt tjetri kjo detyrë, vetëm se mua, ose dikujt nga familja ime.’”

(“Musned Ahmed”, 1/330-331; “El Mustedrek ala Sahihajn”, 3/132-134)

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e mbështet edhe Dhehebiu.

(“El Mustedrek ala Sahihajn bihemish `Telhis Mustedrek`”, 3/132-134)

 

Ahmed Muhamed Shakiri thotë se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi dhe personi për të cilin thuhet “dërgoi dikë” është Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!). (“Musned Ahmed bitahkik Ahmed Muhammed Shakir”, 3/331-333, Hadithi 3062.)

 

 

Virtyti i Njëmbëdhjetë:

Aliu dhe Fatimeja janë njerëzit më të dashur për Profetin Muhamed

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Ibn Burejdetu, transmeton nga babai i tij se ka thënë: “Nga gratë, më e dashura për të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!)ishte Fatimja, ndërsa nga burrat, Aliu.”(“Sunen Tirmidhij”, 5/360. )

 

Këtë hadith e transmeton edhe Nisaij,(“Sunen Nisaij”, 5/140; “Khasaisul Imam Ali li En Nisaij”, 89) Hakimi,(“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/155) Taberanij (“El Mu`xhemul Eusat”, 7/199) dhe të tjerë. Gjithashtu, këtë hadith e kanë saktësuar dhe e kanë vërtetuar, dijetarë, si: Tirmidhiu, Hakimi, Dhehebiu, Ebu Is`hak El Huejni, Sejid Hasan Es Sekafi dhe shumë të tjerë.

(“Sunen Tirmidhij”, 5/360; “El Mustedrek ala Sahihejn bi hamish `Telkhis Mustedrek li Edh Dhehebij`”, 3/132-134; “Tedh`hibu Khasaisul Emiril Mu`minin”, 89, Hadithi 108; “Tenakudat Albani El Uadhihat”, 2/244)

 

Transmetohet nga Xhemi'ju ibn Umejri se ka thënë: “Një ditë, hyra bashkë me babain tim tek Aishja për ta pyetur (pas perdes) rreth Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo na tha: ‘Po më pyesni rreth një personi që nuk di të ketë pasur njeri më të dashur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), se sa ai. As gruaja e tij nuk ishte më e dashur se ai.’”

Këtë hadith e transmetojnë: Nisaij, Tirmidhij, Hakimi, Ebu Ja`la dhe Taberanij.

(“Tehdhibu Khasasisi Emiril Mu`minin bi tahkiki El Huvejnij El Etherij”, 89; “Sunenu Tirmidhij”, 5/362; “El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/154-157; “Musned Ebi Ja`la”, 270; “El Mu`xhemul Kebijr”, 22/403) 

 

Këtë hadith e saktëson: Tirmidhij, Hakimi, Huvejnij dhe Sejid Hasan Es Sekafi.(“Sunen Tirmidhij”, 5/362; “El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/154-157; “Tedh`hibu Khasais Emiril Mu`minin”, 89)

 

Transmetohet nga Numan ibn Beshiri se ka thënë: “Një ditë, Ebu Bekri, kërkoi leje nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për të hyrë në shtëpi. Në ato momente dëgjoi zërin e lartë të Aishes, e cila tha: ‘Pasha Allahun! E di që Aliu është më i dashur te ty se babai im dhe unë.’ Këtë e tha dy, ose tre herë. Pasi Ebu Bekri mori lejen për të hyrë, iu drejtua vajzës së tij dhe i tha: ‘O vajza e filanes! Po të dëgjoj që e ngre zërin kaq shumë pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’”

 

Këtë hadith e transmeton: Ahmedi, Nisaij dhe Hejthemij.(“Sunen Ahmed”, 4/275; “Sunen Nisaij”, 5/139-365; “Tedh`hibu Khasais Emiril Mu`minin”, 87, “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/200-201)

 

 El Huvejnij El Etherij, verifikuesi i librit “El Kasaisu”, ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë.

(“Tedh`hibu Khasaisul Emiril Mu`minin”, 87, Hadithi 105)

 

Ibn Haxheri, në librin e tij thotë se Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nisaij e kanë transmetuar këtë hadith me një zinxhir të saktë transmetimi. (“Fet`hul Barij”, 7/19)

 

 

Virtyti i Dymbëdhjetë:

Kush e do Aliun, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kush e urren Aliun e urren Allahun dhe të Dërguarin e Tij

 

 

Taberanij përcjell në librin e tij, me zinxhir transmetimi nga Ebu Tufejli se ka thënë: “Kam dëgjuar Ummu Selemen të thotë: ‘Dëshmoj se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘Kush e do Aliun, më do edhe mua. Kush më do mua, do Allahun. Kush e urren Aliun, më urren edhe mua. Kush më urren mua, urren Allahun."

(“El Mu`xhemul Kebijr”, 23/380)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe Hejthemij në “Mexhmau Ez Zeuaid”, i cili ka thënë: E ka transmetuar Taberanij me zinxhir transmetimi të saktë. E ka transmetuar Sujutij, Albani dhe e kanë analizuar dhe janë të mendimit se ky hadith është i saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/132; “Tarijkhul Khulefa”, 133; “Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 3/287-288, Hadithi 1299)

 

Hakimi, në librin e tij, sjell një hadith të transmetuar nga Ebu Uthman En Nehdi, i cili thotë: “Një burrë e pyet Selmanin: Ç’e ke këtë dashuri kaq të madhe për Aliun?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘Kush e do Aliun, më do edhe mua. Kush e urren Aliun, më ka urryer edhe mua.’”

 

Hakimi dhe Dhehebiu thonë se ky është një hadith i saktë dhe i përmbush kushtet e dy dijetarëve të mëdhenj, Bukhariut dhe Muslimit.

(“El Mustedrek ala Sahihejn” bi hamish Edh Dhehebij”, 3/130)

 

Virtytet e Aliut janë të shumta dhe të njohura. Nëse duam t'i përmendim ato, nuk do të na mjaftojnë disa vëllime për të përcjellë çdo gjë të Imam Aliut. Megjithatë, ne këtu po mjaftohemi me përmendjen e këtyre dymbëdhjetë virtyteve, sa edhe numri i dymbëdhjetë zëvendësve pas Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).Para se ta mbyllim këtë kapitull, kemi parë të arsyeshme që, në mënyrë akoma më të shkurtuar, të paraqesim një grup virtytesh të tjera rreth Imam Aliut.

 

 

Virtyte të tjera:

 

1-Aliu është mbajtësi i flamurit në Khajber dhe ai (Aliu) e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë

 

Bukhariu përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Sehl ibn Sa'd (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ditën e Khajberit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: ‘Do t’ia jap këtë flamur nesër, një burri që Allahu do të sjellë çlirim me të. E do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.’”

 

Gjatë natës, njerëzit mendonin se cili është ky njeri fatlum, për të cilin po bën fjalë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur erdhi mëngjesi, të gjithë u mblodhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe secili shpresonte që ta merrte flamurin.

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) pyeti:“Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ka dhimbje te sytë.” 

 

Shkuan, e morën dhe e sollën Aliun pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në këto momente, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), vendosi pak nga pështyma e tij e bekuar në sytë e Aliut dhe u lut për të. Aliut iu shëruan sytë, sikur nuk i ishin sëmurë asnjëherë më parë. Më pas, i dha flamurin.

Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut! Do të luftoj me ta, derisa të bëhen si ne.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: “Urdhëroi njerëzit e tu që të depërtojnë te ata, deri në mesin e tyre. Më pas ftojini në Islam. Tregojuni atyre se cilat janë detyrat karshi Allahut. Pasha Allahun! Udhëzimi i një njeriu të vetëm nga dora jote, me lejen e Allahut, është më e mirë për ty se çdo mirësi që ndodhet në këtë botë.” (“Sahihu Bukhari”, 5/77-78)

 

Këtë hadith e transmeton një numër i konsideruar sahabësh dhe kalon te Bukhariu dhe Muslimi, në shumë tema dhe kapituj. (“Sahihu Bukhari”, (4/12-20-207) dhe (5/76).)

 

Në disa transmetime te Muslimi, thuhet se Ebu Hurejre transmeton: “Omer ibn Khatabi ka thënë: ‘Nuk e kam dashur ndonjëherë prijësinë më shumë se atë ditë. Shpresoja se do të isha unë në atë kategori që përmendi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ditën tjetër, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia dha flamurin Ali ibn Ebu Talibit." (“Sahih Muslim”, 7/120, (5/194-195) dhe (7/120-122))

 

Për sa i përket saktësisë dhe vërtetësisë së këtij hadithi, nuk kemi se ç’mund të themi, sepse ai është transmetuar te dy Sahihat. 

 

2- Atë nuk e don veçse besimtari dhe nuk e urren atë veçse hipokriti

 

Muslimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi tek Ali ibn Ebu Talibi se ka thënë: “Pasha atë që nxjerr bimën nga fara dhe që shëron plagët! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për mua: ‘Nuk më do mua vetëm se ai që është besimtar dhe nuk më urren vetëm se ai që është hipokrit." (“Sahih Muslim”, 1/61)

 

Ky hadith është i transmetuar në shumë vende të tjera me fraza të përafërta dhe është i saktë. Për shkak se gjendet te Muslimi, nuk është nevoja të zgjatemi në analiza të tjera rreth saktësisë së tij. 

 

3- Kush e shanë atë ka sharë të Dërguarin e Allahut

 

Hakimi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi tek Ebu Abdilah El Xhedelij se ka thënë: “Hyra një ditë te nëna e besimtarëve, Ummu Selemetu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe më tha: ‘A ndodh që ta shani apo ta ofendoni të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’ 

 

Subhanallah, Allahu na ruajtë!- i thashë. Ajo shtoi: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Kush e shan Aliun, më ka sharë mua.’” Hakimi dhe Dhehebiu janë të gjykimit se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Sahihejn”, 3/121)

 

Gjithashtu, këtë hadith e ka transmetuar edhe Nisaij. Rreth saktësisë së tij ka folur edhe Ebu Is`hak El Huvejni, i cili thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë. (“Tedh`hibu Khasaisil Imam Ali”, 76, Hadithi 86.)

 

 

4- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) janë krijuar nga një dritë e përbashkët

 

Ky hadith është i saktë në transmetim. Atë e ka përcjellë ibn El Xheuzij në “Tedhkiretul Khauasi” në të cilin ka thënë: Ahmedi përcjell në librin e tij “El Fadailu”, seAbdurrazaku (Ai është Abdurrazak Es San'anij, autori i librit “El Musanaf” dhe është prej të mëdhenjve të hadithologëve) ka transmetuar nga Muammari, nga Ez Zuhrij, nga Khalid ibn Mi'dani, nga Zadani, nga Selmani se ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë me Ali ibn Ebu Talibin kemi qenë dritë te Allahu katër mijë vjet para se të krijohej Ademi. Kur u krijua Ademi ajo dritë u nda në dy pjesë. Një pjesë jam unë dhe pjesa tjetër është Aliu.”

 

Në një transmetim thuhet: “U krijova unë dhe Aliu nga një dritë e përbashkët.” Ibn El Xheuzij ka thënë: Nëse thuhet se këtë hadith e kanë konsideruar të dobët, përgjigja është se hadithi që e kanë konsideruar të dobët nuk është me këto fraza dhe nuk ka zinxhir transmetimi. Përsa i përket frazës (fraza e hadithit që e konsiderojnë të dobët) ajo është: Unë dhe Haruni i biri i Imranit, Jahjai i biri i Zekerias dhe Aliu i biri i Ebu Talibit jemi krijuar nga një baltë e përbashkët. Në një transmetim thuhet: Unë dhe Aliu jemi krijuar nga një dritë e njëjtë dhe ishim në të djathtë tëArshit dy mijë vjet para se të kijohej Ademi. Ne kalonim nëpër palcat e burrave deri te Abdul Mutalibi.

 

Përsa i përket zinxhirit të transmetimit (pra, zinxhirit të transmetimit të hadithit që e konsiderojnë të dobët), ata thanë se prej transmetuesve të këtij zinxhiri është Muhamed ibn Khalef El Muruzij i cili ishte i shkujdesur. Po ashtu, në atë zinxhir është edhe Xha'ferr ibn Ahmed ibn Bejan i cili ishte shi’it. Hadithi që ne përcollën është në kundërshtim me këtë frazë dhe me këtë zinxhir transmetimi. Transmetuesit e tij janë të besueshëm. Nëse thuhet se Abdurrazaku ka qenë shi’it themi: Ai është prej shehlerëve të mëdhenj të Ahmed ibn Hanbel dhe ka ecur nga San'au e deri në Bagdad dhe dëgjoi prej tij. Ai ka thënë: Nuk kam parë njeri si Abdurrazaku. Nëse në të do të kishte bidat (risi), nuk do të transmetonte nga ai. Nga ai ka transmetuar shumicën e haditheve që janë në “Musned” derisa vdiq.

(“Tedhkiretul Khauasi”, 50-51) 

 

5- Kush e lëndon Aliun ka lënduar të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

 Ahmedi ka transmetuar në “Musnedin” e tij nga Amru ibn Shas El Eslemij, i cili ka qenë nga të pranishmit në Hudejbije, se ka thënë: “U nisa për rrugë për në Jemen me Aliun. Mirëpo më kaloi aq keq udhëtimi për shkak të tij, saqë mua më vinte t’i gjuaja. Gjithsesi, këtë gjë e thashë në xhami, derisa kjo ankesë mbërriti në veshin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Një ditë, teksa hyra në xhami, pashë që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte ulur me njerëzit. Kur më pa mua, m’i nguli sytë, derisa u ula diku. Më pas, më tha: ‘O Omer ibn Shas El Eslemij! Më ke lënduar!’

I thashë: ‘I kërkoj mbrojtje Allahut të të bëj ty diçka të tillë, o i Dërguari i Allahut!’ Më tha: ‘Po, më ke lënduar. Kush lëndon Aliun, më ka lënduar mua."

(“Musned Ahmed”, 3/483)

 

Hakimi, Hejthemij dhe Dhehebij e transmetojnë dhe vërtetojnë saktësinë e këtij hadithi. (“El Mustedrek ala Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/122; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/129)

Po në librin e Hejthemiut, “Mexhmau Ez Zeuaid” transmetohet nga Sad ibn Ebu Uekkasi se ka thënë: “Teksa ishim ulur në xhami, unë bashkë me dy burra, e folëm keq për Aliun. Në atë kohë po vinte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i zemëruar dhe zemërimi i tij dukej në fytyrën e tij. Kur e pashë i kërkova mbrojtje Allahut prej zemërimit të tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), tha: ‘Çfarë keni ju me mua? Kush e mërzit Aliun, më ka mërzitur edhe mua.’” Këtë hadith e transmetojnë edhe Ebu Ja`la dhe Bezari. Transmetuesit e Ebu Ja`las janë të gjithë të saktë dhe të besueshëm.

 

6- Hadithi i vëllazërimit

 

Transmetohet nga Ibn Omeri se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i bëri të gjithë ensarët dhe muhaxhirët në Medine vëllezër me njëri-tjetrin. Aliu, me lot në sy, erdhi pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! I bëre të gjithë sahabët e tu vëllezër me njëri-tjetrin, por me mua nuk u bë njeri vëlla.’

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: ‘Ti je vëllai im në këtë botë dhe në Botën Tjetër.’” Këtë hadith e transmeton dhe e saktëson Tirmidhij.

 

Gjithashtu, këtë hadith e transmeton një grup i madh sahabësh të nderuar. Ibn Abdu Berr në librin e tij “El Istiabu” e konsideron prej thënieve të vërteta të të Dërguarit të Allahut. 

Ibn Haxheri thotë: Në të shumtën e ngjarjeve flamuri ka qenë në dorën e tij (Aliut). Kur Profeti bëri vëllazërimin mes sahabëve i tha atij (Aliut): Ti je vëllai im. 

 

7- Ai është porta e Medines së dijes së Profetit

 

Sujuti, në librin e tij “Tarijkhul Khulefa” thotë: Taberanij, Bezari, Tirmidhij dhe Hakimi përcjellin se Xhabir ibn Abdullahu transmetojnë nga Imam Aliu se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është dera e tij.” Es Sejid Hasan Sakaf në verifikimet e bëra në librin e tij me titull: “Tanakudhat El Albanij El Uadhihat” thotë: Ka ardhur hadith i saktë nga Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë Aliu është porta e tij.” Këtë e saktësuar El Hafidhu ibn Mu'ijn siç thuhet në “Tarijkhu Bagdad”, 11/49. E ka saktësuar Imam El Hafidh ibn Xherijr Et Tabarij në “Tahdhibul Athari”;“Musned Sejjiduna Ali”, faqe 104, hadithi 8. E kanë saktësuar edhe: El Hafidh El Ala'ij në librin “En Nakdu Es Sahijh”; El Hafidh ibn Haxher; El Hafidh Es Sujutij në “El Alajlij El Mesnuati”, 1/334, El Hafidh Es Sekhauij në “El Mekasidul Hasenti.”

(“Tanakudhat El Albanij El Uadhihat i Sejjid Sekkaf”, 3/82, “Darul imam En Neueuij”)

 

Eruditi Ahmed ibn Es Sadijk El Magribij ka shkruar një libër të posaçëm rreth saktësisë së hadithit të përmendur dhe e ka titulluar: “Fet'hu El Melikil El Alij bi sahati hadithi babu medineti Ali”. Hakimi përcjell me zinxhir transmetimi nga Sherijk ibn Abdullah, i cili transmeton nga Ebi Is'haku se ka thënë: E kam pyetur Kathem ibn El Abas: Si e trashëgoi Aliu të Dërguarin e Allahut e ju jo? Ai tha: Kjo sepse ai është i pari që e ndoqi atë dhe më i afërti nga ne. El Hakim ka thënë: Ky hadith është me zinxhir transmetimi të saktë dhe dy shehlerët nuk e kanë përcjellë. Edh Dhehebij e mbështet mendimin e El Hakim.

(“Mustedrek ala Sahihejn, bi hamishihi Telkhijs Edh Dhehebij”, 3/125, “Darul Ma'rifeh”)

 

 Pastaj ka thënë: Unë kam dëgjuar Kadiun e kadijve Aba El Hasan Muhamed ibn Salih El Hashimij të thotë: Kam dëgjur Aba Umer El Kadij të thotë: Kam dëgjuar Ismail ibn Is'hak El Kadij të thotë dhe ju përmend atij thënia e Kathem, tha: Trashëgimtari trashëgon me gjenezë... Ka konsensues se Aliu e trashëgoi diturinë e Profetit dhe jo të tjerët. Pastaj përcolli një hadith që tregon këtë saktësi dhe tha: Rreth saktësisë që ka përmendur El Kadiju na ka thënë Muhamed ibn Salih ibn Hanij, na ka thënë Ahmed ibn Nasr, na ka thënë Amru ibn Talhatu El Kannad, na ka thënë Isbat ibn Nasr, i cili ka transmetuar nga Semak ibn Harb, i cili ka transmetuar nga Ikrimetu, i cili ka transmetuar nga ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!) se kur Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte gjallë Imam Aliu thoshte: Allahu i Madhëruar thotë: “...Nëse ai vdes ose vritet, a mos do tëktheheni ju prapa...?» «Betohem në Allahun ne kurrë nuk do të kthehemi prapa pasi Allahu na ka udhëzuar. Betohem në Allahun. Nëse vdes apo vritet, unë do të luftoj ashtu siç luftoi ai derisa të vdes. Vërtet, unë jam vëllai i tij, zëvendesi i tij, djali i xhaxhait të tij, trashëguesi i dijes së tij. E kush është më parësor se unë te ai?” Edh Dhehebij e mbështet El Hakim në këtë thënie.

(“Mustedrek ala Sahihejn, bi hamishihi Telkhijs Edh Dhehebij”, 3/125-126, “Darul Ma'rifeh”)

 

Kështu që u sqarua se Aliu është porta e qytetit të dijes së Profetit dhe trashëguesi i dijes së tij. Po mjaftohemi me kaq dhe themi ashtu siç ka thënë Shemsudijn ibn El Xhezerij: “Kjo është një pikë uji nga deti, apo thuaj më shumë, përsa i përket virtyteve të tij madhështore. Nëse do të bëjmë grumbullimin e tyre, do të shtoheshin fjalët për këtë. Por shpresojmë te Allahu i Madhëruar që t'i mbarësojë disa persona që të shkruajnë një libër rreth kësaj teme. Allahu është Ai që shpërblen dhe mbarëson.” (“Esna El Metalib”, 7)

 

 

DY IMAMËT E UDHËZIMIT DHE ZOTËRINJTË E TË RINJVE TË XHENETIT HASANI DHE HUSEJNI (PAQJA QOFTË MBI TA!

 

 

Një dritare për t’u njohur me personalitetin e Hasanit dhe të Hysejnit (Paqja qoftë mbi ta!)

 

Hasani dhe Husejni janë dy Imamë fisnikë, dy hëna vezulluese dhe dy nipat e nderuar e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Rreth tyre janë shkruar shumë libra. Pozita dhe virtytet e tyre janë të njohura te muslimanët. Ato janë aq të larta sa që nuk mund të shënohen në rreshtat e librave. Përshkrimi i atyre dyve nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, mjafton nga përshkrimi dhe lavdërimi i besimtarëve. Ata të dy janë pjestarët e Mbulesës (el Kisa) nga të cilët Allahu i ka larguar të gjitha papastëritë dhe i ka pastruar plotësisht. Ata të dy janë prej atyre që u ftuan për të bërë lutje për mallkim (El Mubaheleh) me të krishterët e Nexhranit, që të jenë prej fëmijëve të Profetit, siç thotë Kur'ani i Shenjtë.

 

Librat janë mbushur me virtytet e tyre. Ato virtyte i përmendin gjuhët e hadithologëve. Në këtë kapitull do të sjellim se çfarë thonë ajetet kur’anore dhe hadithet profetike rreth Hasanit dhe Husejnit, siç vepruam në kapitullin e parë. Para se të fillojmë, dua të bëj një rikujtim të shpejtë për lexuesin tonë: Iman Hasani është Imami i dytë i Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Babai i tij është Prijësi i besimtarëve dhe i të devotshmëve, Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi të!). Nëna e tij është zonja Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!). Ajo është vajza e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe ka një pozitë shumë të lartë tek Profeti, i cili zemërohet me zemërimin e saj.  

 

Te Bukhariu përmendet në “Sahihun” e tij me zinxhir transmetimi nga El Mesur ibn Makhzametu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Fatimeja është një pjesë prej meje. Kush e zemëron atë, më ka zemëruar edhe mua.” (“Sahihul Bukhari”, 4/210)

 

Imam Hasani ka lindur në qytetin e Medines, në gjysmën e Muajit të Ramazanit, në vitin e tretë të Hixhretit.(“El Irshad”, 2/6; “Tarijkhul Khulefa” i Sujutit, 144)

 

Llagapi i tij është, “baba i Muhamedit”. (“Metalibu Es Su'l li Muhammed ibn Talha Esh Shafi'ij”, 2/9; “El Irshad”, 5/2)

 

Përveç kësaj, ai thirrej me emra të ndryshme nga të tjerët, si: i devotshmi, i miri, i zgjuari, zotëria, i fisshmi, miku. (“Metalibu Es Su'l” li Muhammed ibn Talha Esh Shafi'ij”, 2/9.)

 

I ngjante shumë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Emrin ia ka vendosur vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në ditën e shtatë të lindjes së tij, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i bëri akikan, i qethi flokët dhe me peshën e flokëve, urdhëroi dhënien e sadakasë. Ai është personi i pestë mes personave që u përfshinë nën pelerinën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). (“Tarijkhul Khulefa”, Sujuti, 114. )

 

Ishte shtatë vjeç, sipas disa transmetimeve tetë vjeç, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ndërroi jetë. Kur ishte tridhjetë e shtatë vjeç, u bë prijësi i besimtarëve, pas babait të tij.

(“A'lamul Uera”, Tabersij, 2/401)

 

Drejtimi i tij si prijës i besimtarëve, filloi, pasi iu betua populli i qytetit të Kufes dhe zgjati gjashtë muaj e disa ditë. Atë e kundërshtonte shumë Muavija derisa arriti gjendja te pajtimi.(“Tarijkhul Khulefa”, Sujuti, 147)

Kushtet e pajtimit dhe shkaqet e tij kanë nevojë për më shumë sqarime. Kush dëshiron të njihet më shumë le të lexojë librin “Sulhul imamil Hasan” i Ale Jasijn.

Imam Hasani ra dëshmor në muajin Sefer, në vitin e pesëdhjetë të Hixhretit. Shkak u bë gruaja e tij, Xha'detu bintul Esh'ath, e cila e helmoi atë me urdhër të Muavije ibn Ebu Sufjanit.(“A'lamul Uera” Tabersij, 1/403)

 

Imam Hasani u varros në varrezat Baki' pranë gjyshes së tij, Fatime bintu Esed.

(“A'lamul Uera” Tabersij, 1/403) Varri i tij dhe i imamëve të tjerë të varrosur në Baki'ij janë të shembur nga sekti vehabij. Kurse Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!), është imami i tretë i Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Babai i tij është Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu, ndërsa nëna e tij është zonja Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!).

 

 Imami i nderuar ka lindur në ditën e tretë të muajit Shaban. Sipas disa transmetimeve të tjera, thuhet se ka lindur në ditën e pestë të muajit Shaban, në vitin e katërt të Hixhretit. (“A'lamul Uera”, Tabersij, 1/420)

 

Nëna e tij, Fatimeja, pasi i dha lajmin e gëzuar të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai i vendosi emrin dhe për të theri një dash. Edhe Hasani edhe Husejni, me pohimin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve Xhenetit dhe nipërit e Profetit të mëshirës..

(“El Irshad lil Mufijd”, 2/27)

 

Disa nga llagapet e tij janë: babai i Abdullahut, i drejtuari, i miri, besniku, zotëria, i zgjuari, i bekuari, i vendosuri në kënaqësinë e Allahut dhe i fisshmi.

(“MutalibuEs Su'l”, 2/51)

 

Imam Husejni nuk iu bind regjimit dhe sundimit të Jezidit dhe për këtë, ai sakrifikoi dhe bëri çfarë kishte mundësi për ruajtjen e parimeve të shëndosha të fesë islame. Ai jetoi pesëdhjetë e shtatë vjet e pesë muaj. Me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) jetoi shtatë vjet. Me Prijësin e besimtarëve, babain e tij, Ali ibn Ebu Talibin, jetoi tridhjetë e shtatë vjet, ndërsa me vëllain e tij, Hasanin, jetoi dyzetë e shtatë vjet. Ai ishte prijësi legjitim i besimtarëve, për dhjetë vite e disa muaj. (“A'lamul Uera”, Tabersij, 1/420)

 

Ra dëshmor, në Ditën e Ashuras, në muajin Muharrem të vitit gjashtëdhjetë e një.

(“A'lamul Uera”, Tabersij, 1/420)

Në librin e Sujutit përshkruhet se për botën, dita më e keqe që kishte ardhur ndonjëherë, ishte dita e vrasjes së Imam Hysejnit, saqë edhe qielli u skuq, edhe yjet u çakorduan. Nuk ishte parë ndonjëherë një urrejtje dhe një vrasje e tillë drejt një njeriu të devotshëm të Zotit, bashkë me pasuesit e tij. U deshën disa ditë, të pastrohej gjaku nga rrugët, ku ishin bërë vrasjet.(“Tarihu`l-Hulefa”, 160)

Varri i tij ndodhet në Kerbela dhe dihet dhe vizitohet nga të gjithë myslimanët anembanë botës.

 

Virtytet e Hasanit dhe të Husejnit në Kur’anin Famëlartë

 

 Do të paraqesim shkurtimisht disa ajete kur’anore, të cilat kanë të bëjnë me virtytet e pjesëtarëve të Ehli Bejtit, prej të cilëve janë Imam Hasani dhe Imam Husejni (Paqja qoftë mbi ta të dy!).

 

Virtyti i parë

 

ُُُك ْذِه َب َعن ُ ي ِ ِري ُد إ ََُّّلل ل ُ ا ي َ نَّم ِ تَ ْط إ هِ ريإ َُكُْ َطهِّر ُ ي َ ِت و يْ َ ب ْ ِ ْجَس َأ ْه َل إل ّ إلر

“O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”Sure “El Ahzab”, ajeti 33

 

Ky ajet kur’anor quhet ajeti i pastrimit. Shpjegimi i këtij ajeti u bë në kapitullin e parë. Ky ajet përfshin Imam Hasanin dhe Imam Husejnin (Paqja qoftë mbi ata të dy!).

 

Virtyti i dytë

 

َا ْن نَ ْد ُع َأب ْ ْوإ َ َعال فَُق ْل تَ ِ عِ ْْل ْ َن إل َجاء َك مِ َْعِد َما مِن ب يهِ َّج َك فِ َ ْن َحأ َ فَم ا ن َ َأنُفس َ و َساءُكُْ ِ ن َ َساءََن و ِ ن َ و َاءُكُْ ْن َأب َ ءََن و َي َاكِذِب ْ ََل إل عَ َة إ َّّللِ َ ْعن َّ َّ نَبََِْت ْل فَنَ ْجَعل ل َسُ ُْك ُثُ وَأنُف “Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: ‘Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!" Sure “Ali Imran”, ajeti 1

 

Ky ajet quhet ajeti i El Mubaheh (Lutja për mallkim), të cilin e kemi shpjeguar në kapitullin e parë. Atje mësuam se Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) doli për të bërë lutje për mallkim me të krishterët e Nexhranit dhe mori me vete Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!). Ata janë të përzedhurit e umetit dhe boshti i tij. Në kapitullin e parë thamë se bazuar në tekstin e kur'anir Hasani dhe Husejni janë fëmijtë e Profetit.

 

 Virtyti i tretë

 

ْرَب ُق ْ َّدَة ِِف إل َ َو م ْ ّال إل ِ إ إ ْجر َأ ْهِ ي َ ُ ُْك عَل ُ ْسأَل قُل ال َأ

“Thuaj: ‘Nuk ju kërkoj përkëtë kurrfarë shpërblimi, përveç se dashurisë ndajtë afërmve.”  Sure “Esh Shura”, ajeti 23

 

Ky ajet quhet Ajetul Meudeh (ajeti i dashurisë), të cilin, gjithashtu, e kemi sqaruar në kapitullin e parë. Nga ky ajet kuptojmë domosdoshmërinë e dashurisë për familjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai përfshin Imam Hasanin dhe Imam Husejnin. Këto tri ajete, janë dëshmuese për virtytet që mbartin. Ne do të përmendim më poshtë, edhe një ajet tjetër të begatë.

 

Virtyti i katërt

 

َّن ِ إ وََنَا تَْف ِج ُ ّجِر َف ُ ي اُد إ ََّّللِ َ ِعب ا يَ ْْشَ ُب ِِبَا ن ْ إ * َعي َزإ َُُجا ََكفُور ُوَن مِن ََكْ س ََكَن مِ ب يَ ْْشَ َ إر َ ْر ُوفُوَن إ َلب ريإ * ي َ ي َ ا و ْس ِكين مِ ِهِ ّ ََل ُحب َم عَ ُوَن إل َّطَعا م ْطعِ ُ ي َ ِط ريإ * و ْ تَ َْو ما ََكَن ََشُُّه ُمس ََُيافُوَن ي َ ْذِر و ُ ُْك ِابلنَّ ُ م ا نُ ْطعِ َ نَّم ِ ِس ريإ * إ َأ َ مي ا و ِ ت إ ُ ُْك َجَزإء وال ُش ُكور ن ُ ِري ُد مِ إ ََّّللِ ال ن َ ْجهِ ِو ل

“Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur, nga burimi që vetëm robtë e Allahut pinë dhe të cilin mund ta çojnë nga të duan. Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund. Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: ‘Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam as shpërblim e as falënderim!"  Sure “El Insan”, ajetet 5-9.

 

Transmetohet se këto ajete, kanë zbritur për Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!). Një transmetim i tillë vjen nga Zamakhsheriu, i cili transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Hasani dhe Hysejni u sëmurën. Ata të dy, i vizitoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) bashkë me disa të tjerë. I thanë Aliut: ‘O babai i Hasanit. Bëj një premtim për fëmijët e tu. Aliu, Fatimja dhe shërbëtorja e tyre bënë një premtim për të agjëruar tre ditë.

Ndodhi që Hasani dhe Hysejni u shëruan, me lejen e Allahut. Aliu, mori borxh nga një jahudi, rreth dy kilogramë e gjysmë elb. Fatimja e bloi atë dhe përgatiti pesë kulaçe për pjesëtarët e familjes. I mori dhe ua vendosi në tavolinë, që të ushqehen. Në këto momente, tek ta vjen një i varfër dhe u thotë: ‘Paqja qoftë mbi ju, o familje e Profetit! Unë jam një i varfër prej të varfërve myslimanë. Zoti ju dhëntë nga ushqimet e Xhenetit. Më jepni edhe mua diçka për t’u ushqyer.’

 

Ata sakrifikuan dhe i dhanë nga ajo që kishin për t’u ushqyer vetë. Atë mbrëmje, nuk shijuan dot asgjë përveç ujit. Kështu u zgjuan ditën tjetër me agjërim. Kur u errësua, u bënë gati ta hanin ushqimin. Mirëpo, përsëri erdhi një tjetër nevojtar. Ai ishte jetim. U kërkoi diçka dhe ata i dhanë përsëri nga ajo që kishin përgatitur për veten e tyre. Kështu e vazhduan edhe ditën tjetër me agjërim.

Në mbrëmjen e ditës së tretë, përsëri erdhi një nevojtar skllav dhe ata përsëri i dhanë të ushqehej nga ajo që kishin për veten e tyre. Kështu agjëruan tri ditë me radhë. Në mëngjesin e ditës së katërt, Aliu mori për dore Hasanin dhe Hysejnin dhe takuan të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur i Dërguari i Allahut i pa, vuri re që ishin këputur si pula dhe i pyeti: ‘Ç’është kjo gjendje e trishtë, që më shikojnë sytë kështu?!’

 

Më pas shkoi te Fatimja. Pa që edhe ajo, gati sa nuk po i puthitej barku me shpinën dhe sytë i kishte të nxira. Kjo gjendje e   trishtoi shumë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në këto momente zbriti Xhibrili dhe i tha të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘Merri këto o Muhamed. Janë lajme të mira për familjen tënde nga Allahu.’ Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u lexoi atyre ajetet kur’anore.”

(“Tefsirul Keshshaf”, 4/670)

 

Këtë ngjarje e transmeton edhe Eth Tha'lebij, (“El Keshfu uel Bejan”, 10/98-101) edhe Ibn Ethir El Xhezerij. (“Usdul Gabe”, 7/256)

 

Këtë transmetim e përcjell edhe Hakim El Haskani, në librin “Sheuehidu Et Tenzijl” dhe thotë se kjo ngjarje bëhet e ditur te ne nëpërmjet tre sahabëve të nderuar, Ali ibn Ebu Talibit, Ibn Abasit dhe Zejd ibn Erkamit.

(“Sheuehidu Et Tenzijl”, 2/289-310)

 

Pasi jep këtë informacion, shton:

“Disa neuasib (armiqtë e Ehli Bejtit) e kundërshtojnë këtë dhe thonë se shumica e dijetarëve të tefsirit, janë dakord që kjo është një sure e zbritur në Mekë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Medine. Si mundet që shkaku i zbritjes së kësaj sureje të jetë ky që u përmend, ndërsa surja vetë ka zbritur në Medine? A mundet të jetë kjo diçka e shpikur?”

Më pas, Hakim El Haskani i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke e argumentuar se kjo është një sure e zbritur në Medine.

(“Sheuehidu Et Tenzijl”, 2/310-315)

 

Sibt ibn Xheuzij e ka përcjellë të plotë këtë ngjarje në librin e tij, si përforcues për mendimin e mësipërm dhe kundërargument për gjyshin e tij, Ebil Ferxh ibn El Xheuzij, i cili pretendonte se kjo sure ishte mekase. Më poshtë, lexuesi im i dashur, do të gjesh në mënyrë të detajuar argumentimin e Ibn Xheuzijut: Dijetarët e Te'uilit thonë se për ata ka zbritur thënia e Allahut të Madhëruar: “...Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës(së Kiametit),tmerri i së cilës përhapet gjithkund...”

 

Ebul Mexhd Muhammed ibn Ebil Mekarim El Kazuinij na informon, se Ebu Mansur Muhamed ibn Es`ad ibn Muhamed El Atarij na informon, se El Husejn ibn Mes`ud El Begeuij na informon, se Ahmed ibn Ibrahim El Khauarizmij na informon, se Ebu Is`hak Ahmed ibn Muhammed ibn Ibrahim Eth Tha'lebij na informon, se Abdullah ibn Hamid na informon, se Ebu Muhammed Ahmed ibn Abdilah El Meznij na informon, se Muhamed ibn Ahmed ibn Suhejl El Bahilij na informon, se Abdurrahman ibn Muhamed ibn Hilal na informon, se El Kasim ibn Jahja na informon, se Ebu Alij El Uzij na informon, se Muhamed ibn Es Sejib na informon, se Ebu Salih na informon, se Ibn Abasi ka thënë rreth thënies së Allahut: “... Ata e zbatojnë premtimin...”: “Kur u sëmurën Hasani dhe Husejni, i vizitoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) bashkë me Ebu Bekrin dhe Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Po ashtu, ata i vizituan edhe një numër i shumtë nga njerëzit e tjerë dhe shumica i thanë Aliut: ‘O babai i Hasanit! Po sikur të bësh një premtim për shërimin e djemve të tu? Edhe nëse nuk e mban premtimin, nuk ka ndonjë problem për ty.’

 

 Atëherë, Aliu vendosi që të agjërojë tri ditë, në shenjë falënderimi, nëse do t’i shëroheshin djemtë. Të njëjtin premtim dha edhe Fatimja, edhe shërbëtorja. Më pas, i veshi dy djemtë mirë dhe doli për të marrë borxh tek një jahudi rreth dy kilogramë e gjysmë elb, pasi nuk kishte asgjë për të ngrënë në shtëpinë e familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Pasi e solli atë, Fatimja e mori dhe fillo ta bluante dhe përgatit pesë kulaçe. Nga një kulaç për secilin. Në ato momente, vjen te dera e tyre një i varfër dhe iu drejtua atyre: ‘Paqja qoftë mbi ju, o familje e Muhamedit. Unë jam një i varfër mysliman. Ju ushqeftë Allahu me sofrat më të mira të Xhenetit, më jepni diçka për të ngrënë!’

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) e dëgjoi dhe tha: ‘Jepini për të ngrënë!’

 

Kështu ata e kaluan atë natë pa ngrënë gjë, vetëm sa pinë ujë. Ditën e dytë, Fatimja përgatit përsëri pesë kulaçe për të ngrënë. Pasi Imam Aliu fali namazin e akshamit, u ul në sofër dhe pa që përsëri te dera kishte ardhur një jetim, i cili u tha: ‘Paqja qoftë mbi ju, o familje e Muhamedit! Unë jam një jetim prej bijve myslimanë. Babai im ka rënë dëshmor në luftë. Më jepni diçka për të ngrënë, nga ato që ju ka furnizuar Allahu. Allahu ju ushqeftë me sofrat e Xhenetit!’

Aliu i tha Fatimes: ‘Ushqeje, o e bija e Zotërisë bujar.

O e bija e Pejgamberit, vepro një orë e më parë.

 

Allahu na ka dërguar një jetim. Për atë që e përzë, haram e ka bërë përjetësinë. Në Ditën e Ringjalljes fluturon për në xhahil. Pija jote është qelb e fëlliqësi.

Nëse sot për në mirësi bëjmë garim, në Botën Tjetër nektar e burim është ajo që pi.’ Fatimja thotë: ‘Nuk e kam problem t’i jap atij ushqime. Për Allahun e sakrifikoj familjen time.’ Kështu ia dhanë atë ushqim që kishin, jetimit. Gjendja e tyre e uritur vazhdoi edhe një ditë tjetër.

Në ditën e tretë, Fatimja përgatiti edhe ushqimin që kishte mbetur. Pasi fali namazin e akshamit, Aliu erdhi dhe u ul në sofër. Mirëpo, përsëri erdhi dikush te dera e shtëpisë. Ishte skllav.

 

‘Paqja qoftë mbi ju, o familje e Muhamedit! Jam një skllav nevojtar. Kam nevojë për ushqim. Allahu ju ushqeftë me sofrat e Xhenetit.’

 

Pasi e dëgjoi Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), i tha Fatimes që ta ushqejnë skllavin. Sigurisht që edhe Fatimja ishte dakord për këtë gjë dhe kështu e shpërndanë edhe atë ushqim që kishin. Kur hyri dita e katërt, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) shkoi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), bashkë me dy djemtë e tij, tashmë të këputur. Kur i pa ata i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), u mërzit shumë dhe pyeti për vajzën e tij.

 

Imam Aliu i tha që ndodhet në dhomën e saj. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi  familjen e tij!) shkoi pranë saj, pa se gati sa nuk po i bashkohej barku me kurrizin, ndërsa sytë i ishin errësuar nga uria e tepërt. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) iu drejtua me lutje Zotit të gjithësisë për gjendjen ku ndodhej familja e tij. Në ato momente, vjen edhe meleku Xhibril dhe i lexon të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ajetet:

 

“Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur, nga burimi që vetëm robtë e Allahut pinë dhe të cilin mund ta çojnë nga të duan. Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund. Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: ‘Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam as shpërblim e as falënderim!" Sure “El Insan”, ajetet 5-9.

 

Kjo sure mbart shumë të veçanta brenda saj, p.sh, në sifjalinë: “besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur”, me fjalën “kafur”, kuptohet shija, aroma e mirë dhe freskia që mbart kjo lloj pijeje. Gjithashtu me fjalën “kafur”, kuptohet një emër burimi në Xhenet. Me sifjalinë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit.”, nënkuptohet kënaqësia e Allahut dhe sevapet (shpërblimet e mira), që u shtohen atyre që bëjnë vepra të mira, siç janë përmendur më ajetin e mësipërm, ose të tjera si këto.

 

Sibt ibn Xheuzij i përfundon fjalët e tij duke thënë: Në disa tubime këshillimi që gjyshi im i mbannte në Bagdad në vitin 596 të Hixhrit thoshte: E dua Aliun dhe besimi im është në dashurinë e tij Mjafton që me shpatën e tij është derdhur gjaku i mushrikëve Nëse nuk ke dëgjuar për vitytet e tij Atëherë mjafton të dëgjosh virtytet e tij në suren Hel Eta (Insan). Këto ishin disa nga virtytet e Ehli Bejtit, të përmendura në Kur’anin Famëlartë.

Autori Hakim El Kesanij, i ka përmendur këto virtyte në librin e tij me titull: “Sheuahidu Et Tenzijl li Kauaidi Et Tefdijl fi ajati en nazileti fi Ehlil Bejti salauatullahi ue selamuhu alejhim”, dhe i ka ndarë në dy pjesë. Kush ka dëshirë, le të thellohet në këtë libër dhe të njohë më shumë virtyte të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).

(“Tedhkiretul Khauasi”, 281-284)

 

 

(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

VIRTYTET E PËRBASHKËTA

 

Virtyti i parë: Hadithi i Thekalejnit

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Po ju lë dy gjëra të mëdha: Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim. Po të kapeni pas atyre të dyjave ju kurrë nuk do të humbisni. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të vijnë tek unë te Haudi (Burimi i Keutherit).” Shpjegimi i detajuar i këtij hadithi, së bashku me argumentet etij, u përmend në kapitullin e parë të këtij libri dhe se ai përfshinte edhe Hasanin edhe Husejnin. 

 

Virtyti i dytë: Hadithi i dymbëdhjetë khalifave (prijësave)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një hadith tjetër thotë: “Kjo çështje nuk do të përmbushet, derisa të vijnë dymbëdhjetë prijësit dhe të gjithë janë nga  kurejshët.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi është bërë në kapitullin e parë të këtij libri.

 

Virtyti i tretë: Hadithi i Anijes

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Shembulli i Ehli Bjetit tim është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, mbytet.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi është i dhënë në kapitullin e parë të këtij libri. 

 

Virtyti i katërt: Ehli Bejti janë siguri për banorët e tokës

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Yjet janë siguria e banorëve të qiellit. Ndërsa Ehli Bejti im është siguria e banorëve të tokës.” Shpjegimin e këtij hadithi, mund ta gjeni në kapitullin e parë të këtij libri.

 

Virtyti i pestë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit: “Unë jam në luftë me atë që ju lufton juve. Jam në paqe me atë që është në paqe me Shpjegimin e këtij hadithi mund ta gjeni në kapitullin e parë të këtij libri. ju.” 

 

Virtyti i gjashtë:

Domosdoshmëria e dërgimit të salavatit për Ehli Bejtin

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u ka mësuar mënyrën e dërgimit të salavateve për të, duke u thënë: “Dërgoni salavat në këtë mënyrë: “Allahu im! Dërgo bekime (salavate) dhe paqe mbi Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove bekime (salavate) dhe paqe mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit. Begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç begatove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit në të gjitha botët. Ti je Ai që të takon Falënderimi dhe Lartësimi.” Këtë hadith e trasnmeton Muslimi në “Sahihun” e tij. (“Sahihu Muslim, kitabu es salatu”, kreu 17:1/305)

 

Dërgimi i salavateve mbi Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe familjen e tij, është një detyrë për çdo mysliman. 

 

Virtyti i shtatë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi mori për dore Hasanin dhe Husejnin, tha: “Kush më do mua, këta të dy, babain e tyre dhe nënë e tyre, do të jetë në një gradë me mua në Ditën e Kijametit.”Rreth shpjegimit të këtij hadithi, mund t’u referoheni kapitullit të parë të këtij libri.

 

Virtyti i tetë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim! Kush na urren ne, familjen time, Allahu do ta përfshijë në zjarrin e Xhehenemit.” Edhe shpjegimi i këtij hadithi, është bërë në kapitullin e parë të këtij libri. Këto janë tetë virtytet e përbashkëta të Hasanit dhe të Husejnit qëu përmendën në kapitullin e parë të këtij libri. Më poshtë, do të citojmë shkurtimisht edhe disa prej vityteve të tjera të tyre. 

 

Virtyti i nëntë:

 

Profeti është i kënaqur ndaj Hasanit dhe Husejnit Et Taberanij përcjell në librin e tij “El Eusat” me zinxhir transmetimi nga Rabi' ibn Harashi, i cili transmeton nga Aliu: “Një ditë ai (Rabi'u) hyri te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili kishte shtruar një gunë dhe mbi të ishte ulur ai vetë, Fatimeja, Aliu, Hasani dhe Husejnin. Më pas i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i përqafoi me krahët e tij ata  tëgjithë bashkë dhe tha: ‘Allahu im! Ji i kënaqur prej tyre, siç jam unë prej tyre!"

(“Mexhmaul Eusat”, 5/348)

 

Hejthemiu, në librin e tij “El Mexhma”, thotë se transmetuesit e Et Taberanit janë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/16)

 

Kështu që Profeti është i kënaqur me Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin. Nga kjo thënie kuptohet qartë edhe gjendja e atyre që i urrejnë dhe i kundërshtojnë ata.

 

Virtyti i dhjetë:

 

Ata të dy janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit Ahmedi përcjell në librin e tij “Musned”, se Ebu Said El Khuderij transmeton: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Hasani dhe Hysejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve Xhenetit.” (“Musned Ahmed”, 3/3, 62, 64, 82)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Et Timridhij (“Sunen Tirmidhij”, 5/321) , Nisaij (“Tedh`hibu Khasaisil Imam Ali, li Nisaij”, 104-105) , Hakimi (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/(154, 166-167)) dhe shumë të tjerë.

 

Et Tirmidhij është i mendimit se ky hadith është i saktë. Të njëjtin mendim rreth këtij hadithi kanë edhe Albani dhe Edh Dhehebij.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/154; “Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 2/424, Hadithi nr.796) 

 

Hadithin e transmetuar nga Ebu Said El Khuderij e kanë quajtur të saktë disa dijetarë të tjerë dhe prej tyre edhe El Hejthemij në librin e tij, “Mexhmau Ez Zeuaid”, (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/201) Mustafa ibn El Uduij në “Es Sahihul Musned min Fadailu Es Sahabeti”(“Es Sahihul Musned min Fadailu Es Sahabeti”, 257, “Daru ibn Affan”) , El Huvejni El Etherij në hulumtimin e tij “Khasaisul Emiril Mu'minine”(“Tehdhijb Khasaisil Imam Ali bi tahkijk El Huvejni El Eth Etherij”, 99, Hadithi 124, “Darul Kutubil Ilmijeh”) , Ed Daniju ibn Munijr Ale Zehuij (Khasaisul Emiril mu'minine Ali ibn Ebi Talib, bi tahkijk Ale Zehuij”, 107, Hadithi nr. 140. “El Mektebetul Asrijeh”) dhe Hamzetu Ahmed Ez Zejn, hulumtuesi dhe verifikuesi i librit “Musned Ahmed”.(“Musned Ahmed, bi tahkijk Hamzetu Ahmed Ez Zejn”, 1/101, 195, 204, 259, Hadithet numër 10941, 11537, 11561 dhe 11716, “Darul Hadithi”, Kajro)

 

Ahmedi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Hudhejfetu, i cili ka thënë: “’Një ditë, nëna ime më pyeti se sa kohë kisha që isha me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ia thashë sa kohë kisha. Ajo më foli rëndë dhe më shau.’ Unë i thashë: ‘Më lejo të shkoj tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të fal namazin e akshamit me të dhe në fund do t’i kërkoj të lutet për falje për mua dhe për ty.’

Unë shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Fala me të namazin e akshamit. Pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) fali edhe namazin e jacisë, u largua nga vendi ku ishim. Unë e ndoqa nga pas. Atij i erdhi dikush për t’i thënë diçka dhe u largua. Unë vazhdova ta ndjek nga pas.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëgjoi zërin tim dhe pyeti: ‘Kush është?’ Unë i thashë: ‘Jam Hudhejfetu.’ Më pyeti përsëri se çfarë kisha. Unë fillova t’i tregoj ngjarjen që ndodhi në shtëpi. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më tha: ‘Allahu të faltë ty dhe nënën tënde.’ Më pas, tha: ‘A e pe atë që erdhi pak më para tek unë?’

I thashë që “Po.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), më tha: “Ai ishte një engjëll prej engjëjve të Zotit. Nuk kishte zbritur ndonjëherë në tokë para kësaj nate. I mori leje Allahut të Madhëruar, që të më përshëndesë, të më takojë mua dhe të më japë lajmin e bukur se zotërinjtë e të rinjve të banorëve tëXhenetit janë Hasani dhe Husejni dhe Fatimja është zonja e grave të Xhenetit.”

(“Musned Ahmed”, 5/391. “Daru Sadir”)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Et Tirmidhij (“Sunen Tirmidhij”, 5/326) dhe e saktëson atë. Albani ka thënë: Ky është hadith i saktë për nga zinxhiri i transmetimit dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.(“Silsiletul Ehadithi Es Sahiha”, 2/426)

 

 Hadithin: “Fatimja është zonja e grave të Xhenetit”, transmetohet nga disa dijetarë, por me forma të ndryshme në brendinë e tij, prej tyre: Ahmed ibn Hanbel (“Musned Ahmed”, 5/392) , ibn Hibani, Edh Dhehebij dhe Hakimi (“Sahih ibn Hibban”, 15/413; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/381) , e të tjerë.

 

Ibn Mes'udi transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Ndërsa babai i tyre është më i mirë se ata të dy.” Hakimi thotë rreth këtij hadithi, se ky hadith ka një zinxhir të saktë transmetimi. Këtë mendim e mbështet edhe Edh Dhehebij.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn bi hamish `Telkhilsu Edh Dhehebij`”, 3/167)

 

Këtë hadith, gjithashtu, e transmetojnë një numër i shumtë sahabësh, prej të cilëve janë: Ali ibn Ebu Talibi, Abdullah ibn Amri, Berra'etu ibn Azibi, Xhabir ibn Abdullahu, Omer ibn Khatabi, Ebu Hurejre, Kurratu ibn Ijasi e shumë të tjerë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/182, 183, 184, 201)

 

Ky hadith ka edhe shumë rrugë të tjera transmetimi. Sujuti ka thënë se është muteuatir po ashtu edhe Sem'anij .

(“Tuhfetul Ahuedhij”, 10/186; “Fejdul Kadijr lil El Mennauij”, 3/550; “El Ensabu”, 3/477.)

 

Kështu që po mjaftohemi vetëm me ato që përmendëm dhe nuk po zgjatemi më shumë rreth këtij hadithi.Meqenëse u njohe se Hasani dhe Husejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit, atëherë mendoje se si do të jetë gjendja e atyre që i helmuan dhe përgatitën ushtri për t'i luftuar e për t'i vrarë. Përveç kësaj, mendo edhe për gjendjen e atyre që morën pjesë në luftën kundër tyre, apo ndihmuan, apo të atyre që ishin dhe janë të kënaqur me ato që u ndodhën këtyre dy zotërinjve fisnik!!!

 

Virtyti i Njëmbëdhjetë:

Ata të dy janë borzilokët e Profetit Muhamed

 

Transmetohet nga ibn Umeri se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ata të dy janë dy borzilokët e mi në këtë jetë.” Pra, Hasani dhe Husejni. Këtë hadith e transmeton edhe: Bukhariu në dy vende, Tirmidhiu, Ebu Daud Tajalsi, Ebu Ja'la, Ahmed ibn Hanbeli dhe Taberani.

(“Sahihul Bukhari”, (4/217), (7/74); “Sunen Et Tirmidhij”, 5/322; “Sunen ebi Daud”, 261; “Sunen Ebi Ja`la”, 10/106; “El Mu`xhemul Kebijr”, 3/127; “Musned Ahmed”, 2/85, 93, 114, 153)

 

Sa'd ibn Ebi Uekkasi transmeton: “Një ditë, hyra tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe pashë që Hasani dhe Husejnin po luanin mbi barkun e tij. I thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘O i Dërguari i Allahut! A i do ata?’ Ai, më tha: ‘E si të mos i dua, kur ata janë dy borzilokët e mi më të mirë për mua?’”

 

 Këtë hadith e transmeton Bezari, në librin e tij “El Musned”. El Hejthemij gjykon se ky hadith përmban zinxhir transmetimi të saktë.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

Ebu Ejub El Ensarij transmeton: “Një ditë, hyra te dhoma e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe aty gjeta Hasanin dhe Husejnin duke luajtur me të. E pyeta të Dërguarin e Allahut: ‘A i do ata o i Dërguari i Allahut?’ Ai, më tha: “E si të mos i dua, kur ata janë dy borzilokët e mi më të mirë për mua në këtë jetë.” Këtë hadith e transmeton Et Taberanij, në librin e tij “El Kebir”. 

(“El Mu`xhemul Kebijr”,4/156)

 

Virtyti i Dymbëdhjetë:

Dashuria e Profetit për Hasanin dhe Husejnin

 

Ahmed ibn Hanbeli përcjell me zinxhir transmetimi te Ata'u se një burrë i ka thënë atij: E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke puthur Hasanin dhe Husejnin dhe duke thënë: “Allahu im! Unë i dua këta të dy. Duaji edhe Ti ata.” (“Musned Ahmed”, 5/369)

 

El Hejthemij dhe Hamza Ahmed Ez Zejn thonë se burrat e ndodhur në zinxhirin e transmetimit të Ahmed ibn Hanbelit, janë të saktë dhe se ky zinxhir është i saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179; “Musned Ahmed bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejn”, 16/534, Hadithi 23027)

 

Një hadith i ngjashëm transmetohet edhe nga Ebu Hurejra, i cili thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Allahu im! Unë i dua këta të dy. Duaji edhe Ti ata.” Ky hadith, përcillet te libri i Ahmedit, ibn Ebu Shejbetu dhe El Bezzaru.(“Musned Ahmed”, 2/446; “El Musannaf”, 7/511; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179) Hamza Ahmed Ez Zejn thotë se edhe ky transmetim është i saktë.(“Musned Ahmed bi tahkik Hamza Ahmed Ez Zejn”, 9/303., Hadithi 9271)

 

Kjo, pra, ka qenë dashuria që ka treguar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për nipërit e tij, Hasanin dhe Husejnin. Dashuria e tij për ta, nuk është diçka e fshehtë, por një e përbashkët e madhe mes myslimanëve. Po ashtu, edhe transmetimet në këtë fushë, janë të ndryshme dhe të shumta. Fakhru Rrazi thotë: “Është vërtetuar me transmetime të sakta dhe muteuatireh se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i donte Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin. Dashuria për ta është një domosdoshmëri edhe për umetin.

 

 

Virtyti i Trembëdhjetë:

Urdhri i të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për dashurinë ndaj tyre

 

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes'udi se ka thënë: Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte duke u falur. Pranë tij ishin Hasani dhe Husejni, i hipnin në kurriz të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), teksa ai falej dhe njerëzit i largonin ata prej tij. (“Tefsirul Fakhru Razij”, vëll.14, Pjesa 27, f.167)

Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u tha: “Lërini ata për hatër në babait dhe nënës sime. Kush më do mua, le t’i dojë edhe këta të dy.”

 

Këtë hadith e përcjellin shumë dijetarë të hadithit, si: En Nisaij, ibn Ebu Shejbetu, Ebu Ja`la, ibn Khuzejmetu, ibn Hibani, Et Taberanij, ibn Haxheri e të tjerë.

 

Ibn Haxheri, ibn Hibani, ibn Khuzejmetu dhe Albani janë të mendimit se ky është një hadith i saktë. Këtë hadith e ka përcjellë edhe Mustafa ibn El Aduij, i cili thotë se ky është një hadith i saktë.

(“Sahihul Musned min Fedaili Es Sahabe”, 260)

 

Ebu Hurejra transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke thënë rreth Hasanit dhe Husejnit se, “Kush e do të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), t’i dojë edhe ata të dy”. Këtë hadith e përcjell Ebu Daud Et Tajlasij, Bezzar dhe El Hejthemij.

(“Musned Ebu Daud”, 327; “Tarijkhu Dimashk”, 14/154-155; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/180)

 

Virtyti i Katërmbëdhjetë:

Kush i do ata të dy, e do edhe të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kush i urren ata të dy, e urren edhe të Dërguarin e Allahut

 

Hakimi përcjell se Ebu Hurejre transmeton: Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), doli te ne dhe në njërin krah kishte Hasanin, ndërsa në tjetrin Husejnin, të cilët i puthte. Kur u afrua te ne, një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti i do shumë ata të dy.”

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha: “Po, unë i dua shumë ata të dy. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më urren edhe mua.”

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/166)

 

Këtë hadith e përcjellin edhe Ahmedi edhe Ibn Asakiri.(“Musned Ahmed”, 2/440; “Tarijkhu Dimashk”, 13/199) Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi. Po të njëjtin mendim ka edhe Edh Dhehebij.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn bi Hamish”; “Telkhisul Mustedrek”, 3/166)

 

Hadithin e lartpërmendur nga Ebu Hurejre: “Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më urren edhe mua”, në mënyrë të shkurtuar, e përcjell edhe: En Nisaij, Ahmed, Et Taberanij, ibn Raheuje.

(“Sunen En Nisaij”, 5/49; “Musned Ahmed”, 2/288; “Mu`xhemul Kebijr”, 3/48; “Musned ibn Raheuje”, 1/248)

 

Ahmed Muhamed Shakiri thotë se ky hadith është me një zinxhir të saktë transmetimi.(“Musned Ahmed bi tahkik Ahmed Muhamed Shakir”, 7/519, Hadithi 7863)

Transmetohet se hadithi i lartpërmendur nga Ebu Hurejre, është thënë ditën që ka ndërruar jetë Hasani (Paqja qoftë mbi të!). Këtë e përcjell Ahmedi, Abdurrazaku dhe Hakimi.

(“Musned Ahmed”, 2/531; “Musannaf”, 3/472; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/171.)

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij janë të mendimit se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/171 )

 

Në librin e ibn Maxhes, “Es Sunen” thuhet: Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Kush e do Hasanin dhe Husejnin, më do edhe mua. Kush i urren ata, më ka urryer edhe mua.”

 

El Busajrij thotë se ky është një hadith me transmetues të fortë dhe të saktë. Albani, gjithashtu, thotë se ky është një hadith i saktë.

(“Es Sunen li Ibni Maxhe bi Hashijeti”; “Misbah Zuxhaxhe fi Zeuaid ibni Maxhe mea ta`likat Albani”, 1/85, Hadithi nr.143)

 

Në librin “Tarijkh ibn Asakir”, transmetohet se ibn Abasi ka thënë: “Hasani dhe Husejni janë dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush i urren ata, më ka urryer edhe mua.”

(“Tarijkhu Dimashk”, ibn Asakir, 14/132)

 

Ndërsa në librin “Mexhmau Ez Zeuaid”, hadithi përcillet nga ibn Mes'udi me këtë formë “Allahu im! Unë i dua ata të dy! Të lutem, duaji edhe Ti! Kush i do ata të dy, më do edhe mua.” Hejthemiu thotë se Bezzari e ka përcjellë këtë hadith me një transmetim të saktë.

(3“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/179.)

 

Le ta mbyllim këtë virtyt, me një transmetim nga Selman El Farisij, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: ‘Hasani dhe Husejni janë bijtë e mi. Kush i do ata, më do edhe mua. Kush më do mua, Allahu e do atë njeri dhe e fut në Xhenet. Kush i urren ata, më urren edhe mua. Kush më urren mua, as Allahu nuk e do atë njeri dhe e fut në zjarr.’”

Hakimi thotë se ky është një hadith me transmetim të saktë, sipas kushteve të Bukhariut dhe Muslimit.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/166)

 

Virtyti i Pesëmbëdhjetë:

Ata të dy janë bijtë e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Usame ibn Zejdi i cili ka thënë: “Trokita tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për një çështje. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) doli dhe ishte i mbështjellë me diçka, të cilën nuk e kuptoja çfarë ishte. Pasi mbarova me çështjen, e pyeta të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): ‘Çfarë është kjo me të cilën je mbështjellë?’ Ai e hapi atë dhe pashë që Hasani dhe Husejni ishin në krahët e tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: ‘Këta janë bijtë e mi dhe bijtë e bijve të mi. O Allahu im! Unë i dua ata të dy, duaji edhe Ti. Duaji edhe ata që i duan ata të dy.’” (“Sunen Et Tirmidhij”, 5/322)

 

Këtë e përcjellin, Ibn Ebu Shejbetu, En Nisaij, ibn Hibani dhe Et Taberanij.(“El Musannaf”, 7/512; “Khasaisul Imam Ali”, 107; “Sahih ibnu Hibban”, 15/423; “El Mu`xhemu Es Sagijr”, 1/200) Tirmidhiu, për këtë hadith, thotë se është një hadith i saktë. (Sunen Et Tirmidhij”, 5/322)  Ibn Haxheri është i të njëjtit mendim rreth këtij hadithi. Po ashtu, edhe ibn Hibani.

(“Tedh`hibu Et Tehdhib”, 2/238)

 

Albani, gjithashtu, thotë se ky është një hadith i saktë. (“Sahih Xhamiu Es Sagijr”, 2/1175)

 

Gjithashtu, në librin “Sijer A`alami En Nubelai”, përcillet se Abdullah ibn Mes'ud, transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Këta të dy janë bijtë e mi. Kush i do ata, më do edhe mua.” Albani thotë se ky është një hadith i saktë. (“Sijer a`lami En Nubelai”, 3/254.)

 

Në librin “Mexhmau Ez Zeuaid”, përcillet se Ebu Hurejra nënjë hadith të gjatë ka thënë: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëgjoi qarjen e Hasanit dhe të Husejnit. Me ta ishte edhe nëna e tyre. Megjithatë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) vrapoi drejt tyre. E dëgjova të thotë që ata janë bijtë e mi…kështu vazhdon hadithi, deri në fund...” El Hejthemij thotë se këtë hadith e ka përcjellë Et Taberanij dhe njerëzit e ndodhur në këtë zinxhir transmetimi janë të gjithë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181.)

 

Ahmedi, Et Tirmidhij, En Nesaij, Ebu Daudi, ibn Maxheh dhe disa të tjerë, përcjellin në librat e tyre, se Abdullah ibn Burejdetu transmeton: “Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte duke na ligjëruar. Në ato momente, erdhën Hasani dhe Husejni, të veshur me këmishë ngjyrë të kuqe, të cilët pengoheshin duke ecur. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) zbriti nga vendi ku ishte ngjitur për të folur dhe i mori ata në krahët e tij dhe na tha: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij thonë të vërtetën. Me të vërtetë, që pasuritë dhe fëmijët tuaj janë fitne (sprovë e madhe) për ju. Kur i pashë këta djem duke ecur e duke u penguar gjatë ecjes, nuk durova dhe e ndërpreva ligjërimin për t’i marrë në krahë.’”

 

Et Tirmidhij thotë se ky është një hadith i saktë. Të njëjtën gjë thonë edhe ibn Hibani dhe ibn Khuzejmetu. Ndërsa Hakimi shton se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit. Edhe Albani është i mendimit se ky hadith është i saktë.

(“Sunen Et Tirmidhij”, 5/324; Shiko “Sahih ibnu Hibban”, 13/402, 403; “Sahih ibnu Khuzejmetu”, 2/355 dhe 3/152; “El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 1/287 dhe 4/190; “Sahih Sunen En Nisaij”, 1/455-456; “Sunen ibnu Maxhe mea ta'lijk Albani”, 3/510; “Sahih Meuarid Dhaman”, 2-366-367)

 

Si këto hadithe, ka edhe shumë transmetime të tjera, ku flitet për afrimitetin dhe dashurinë e madhe që kishte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për nipërit e tij, Hasanin dhe Husejnin, derisa i konsideronte ata si fëmijët e tij. Mjafton për lexuesin ajeti i lutjes për mallkim (El Mubaheletu), i cili është tregues se Hasani dhe Husejni janë bijtë e të Dërguarit të Allahut.

 

Hakimi përcjell se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili mbështetet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” 

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/164)

 

Ebu Ja'la përcjell se Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili mbështetet dhe identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre. ”

(“Musned Ebi Ja'la”, 12/109)

 

Edhe Et Taberanij e përcjell në librin e tij këtë hadith, duke thënë: “Çdo njeri që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“El Mu`xhemul Kebijr”, 22/432)

 

Të njëjtin hadith, përcjell edhe Es Sujutij në librin e tij, ku thuhet: “Çdo i bir i Ademit që e ka lindur nëna, ka një trung familjar tek i cili identifikohet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“Fejdul Kadilr”, 5/23)

 

Gjithashtu, Et Taberanij e përcjell këtë hadith edhe nga Omer ibn Khattabi, ku thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të thotë: “Çdo njeri, ka një trung familjar tek i cili identifikohet dhe mbështetet, me përjashtim të fëmijëve të Fatimesë. Unë jam veliu i bijve të Fatimes dhe trungu familjar i tyre.” (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/44)

 

Muhamed ibn Tahir El Fetenij, thotë në librin e tij se hadithi i lartpërmendur është me disa pjesë të dobëta në tekst, mirëpo këtë hadith e fuqizon fjala e transmetuar nga Xhabiri, që thotë: “Allahu i Madhëruar, ka bërë të mundur vazhdimësinë fisnore të çdo Profeti, me anë të një pasardhësi. Allahu i Madhëruar, e ka bërë të mundur vazhdueshmërinë e trungut tim, nëpërmjet Aliut.” Ky transmetim e përforcon në kuptim hadithin e lartpërmendur.

 

Nga këto transmetime, kuptojmë se vazhdimi i brezit të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është bërë i mundur me Hasanin dhe Husejnin, duke i cilësuar këta të fundit si bijtë e tij. Nuk ka dyshim se në këtë, ka një vlerësim të madh dhe një veçim për Hasanin dhe Husejnin, nga ana e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kjo gjë dëshmon edhe për gradën e tyre të lartë tek Allahu i Madhëruar. 

 

Me përmendjen e këtyre virtyteve të përgjithshme rreth tyre, e mbyllim këtu këtë pjesë, duke ia lënë radhën vullnetit të lexuesit, dëshirës për t’iu referuar librave të hadithit për të parë në to akoma më shumë virtyte të tjera dhe të veçanta për Hasanin dhe Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!).

 

(Paqja aovtë mbi të)

 

Në këtë pjesë të librit do të përmendim virtytet e veçanta të Imam Hasanit (Paqja qoftë mbi të!). Edhe pse shumicën e tyre e përmendëm më lart, në virtytet e përbashkëta të dy imamëve, këtu do t’i përmendim edhe një herë për begati, duke i parë vetëm nga këndvështrimi i Imam Hasanit (Paqja qoftë mbi të!).

 

Virtyti i parë:

Dashuria e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për Hasanin

 

Bukhariu, përcjell në librin e tij, në kapitullin “Menakibul Muhaxhirin” dhe nën titullin “Menakibul Hasan uel Husejni”, me zinxhir transmetimi te Berra'u i cili ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!)duke mbajtur në krahë Hasanin, të birin e Aliut dhe thoshte: ‘O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti!"

(“Sahih Bukhari”, 4/216)

 

Këtë hadith, e transmeton edhe Muslimi, Et Tirmidhij dhe Ahmedi.

(“Sahih Muslim”, 7/129; “Sunen Et Tirmidhij”, 5/327; “Musned Ahmed”, 4/284, 292)

 

Hakimi përcjell në librin e tij, një transmetim tjetër me zinxhir transmetimi te Ebu Hurejra, ku thotë: “Vazhdoj ta dua këtë njeri, pasi pashë të Dërguarin e Allahut të bënte atë që bënte. Pashë që Hasani po luante me mjekrën e tij, duke futur gishtat në të. Edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e përkëdhelte atë, duke prekur me gjuhën e tij fytyrën e Hasanit dhe thoshte: ‘O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti!’”

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi, edhe sipas kushteve të Bukhariut dhe të Muslimit. Këtë mendim ka edhe Edh Dhehebij.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/169)

 

 Said ibn Zejd ibn Nefijl transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e përqafoi Hasanin dhe tha: “O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti!”

 

El Hejthemij shprehet në librin e tij se ky hadith i përcjellë nga Et Taberanij, është i saktë. Po ashtu, edhe burrat që marrin pjesë në këtë zinxhir transmetimi, janë të gjithë të saktë. (“Mexhmauz Ez Zeuaid”, 9/176)

 

Ndërsa në librat: “Sijer A'lami En Nubelau” dhe “El Xha'dijjat”, përcillet se Fudajl ibn Merzuk transmeton nga Udej ibn Thabit se El Berra’u transmeton nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: “O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti! Duaj edhe atë që e do atë!”

 

Këtë hadith e saktëson edhe Et Tirmidhij.(“Sijer A'lami En Nubelai”, 3/250)

El Hejthemij thotë se këtë transmetim e përcjellin edhe Et Tabaranij, Bezari dhe Ebu Ja`la dhe burrat e ndodhur në zinxhirin e transmetimit të këtyre haditheve, janë të gjithë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/176)

Ndërsa Edh Dhehebij shprehet se rreth kësaj teme ka shumë hadithe muteuatireh. (“Sijer A'lami En Nubelai”, 3/251)

 

Virtyti i dytë:

Rreth lutjes që ka bërë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për atë që e duan Hasanin

 

Muslimi përcjell në librin e tij, në kapitullin “Fadailu Es Sahabeti”, nën temën “Virtytet e Hasanit dhe të Husejnit”, se Ebu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), për Hasanin, ka thënë: “O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti! Duaj edhe atë që e do atë (Hasanin)!” (“Sahih Muslim”, 129/7)

 

Muslimi përcjell edhe një hadith tjetër nga Ebu Hurejra, në të njëjtin kapitull dhe temë, ku thotë: Një ditë, dola të ecja me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). As Ai nuk më fliste mua, as unë nuk flisja, derisa erdhëm te tregu i Beni Kajnuka. Pasi u larguam nga aty, shkuam te shtëpia e Fatimes dhe e pyeti: “Aty është i vogëli?”Ne menduam se Fatimja po e mbante atë për ta larë, veshur dhe parfumosur,mirëpo Hasani iku me vrap drejt të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe e përqafoi. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) tha:

“O Allahu im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti! Duaj edhe atë, që e do atë (Hasanin)!” (“Sahih Muslim”, 130/7)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Bukhariu, në librin e tij dhe një pjesë e madhe e dijetarëve të hadithit. (“Sahihul Bukhari”, kreu “El Beju'u”, 20/3)

 

 Virtyti i tretë:

Ai është prej të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Në librin e Ahmedit përcillet se Abdullahu ka dëgjuar prej babait të tij se Hubuete ibn Shurijh ka dëgjuar prej Bakijetit dhe ky i fundit thotë se ka dëgjuar prej Buhajr ibn Seadit dhe ky prej Halid ibn Madenit se ka thënë:

 

Mikdam ibn Madi Kerbuni dhe Omer bin Esuedi shkuan te Muavija. Muavija i tha Mikdamit. “A e di se ka ndërruar jetë Hasani, i biri i Aliut?” Kur dëgjoi këtë Mikdami, tha: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi.” Muavija i tha: “A të duket fatkeqësi?” Mikdami iu përgjigj: “Përse të mos më duket fatkeqësi, ndërkohë që i Dërguari i Allahut e ka vendosur atë në prehërin tij dhe ka thënë për të: ‘Ky është prej meje dhe Husejni është prej Aliut (Zoti qoftë i kënaqur prej tyre!)." (“Musned Ahmed”, 4/132)

 

Këtë hadith e transmeton edhe Ebu Daudi (“Sunen Ebu Daud”, 2/275) dhe Et Taberanij (“El Mu`xhemul Kebijr”, (3/43) dhe (20/268-269).) në shumë tematika të ndryshme të librit të tij. (“Musned Esh Shamijine li Et Taberanij”, 2/170)

El Menaui thotë në librin e tij se Hafidh El Irakij ka thënë: Ky ka një zinxhir të saktë transmetimi rreth këtij hadithi. (“Fejdul Kadijr”, 3/551) Edh Dhehebij dhe Albani thonë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“Sijer A'lami En Nubelai”, 3/258; “Sahihu Xhamius Es Sagijr”, 1/607)

 

Virtyti i katërt:

I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!),urdhëron për dashurinë ndaj Hasanit(Paqja qoftë mbi të!) 

 

Ahmedi përcjell me zinxhir transmetimi te Zuhejr ibn El Ekmer se ka thënë: “Ndërkohë që Hasani, i biri i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), po mbante fjalim për vrasjen e babait të tij, u ngrit në këmbë një burrë nga bijtë El Ezd dhe tha: ‘Kam parë dhe kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të shfaqë dashurinë për Hasanin: ‘Kush më do mua, të dojë edhe atë. Këtë që po them, ai që është këtu, t’ua përcjellë atyre që nuk janë këtu.’ Nëse nuk do ta kishte thënë këtë fjalë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), as unë nuk do t’ua përcillja ju këtë gjë.”

(“Musned Ahmed”, 5/366)

 

 Këtë hadith e përcjellin: Hakimi, ibn Ebu Shejbetu, ibn Asakiri dhe Hamza Ahmed Ez Zejn. (“El Mustedrek ala Es Sahihejn”, 3/173-174; “El Musannaf”, 7/513; “Tarijkhu Dimashk”, 13/197; “Musned Ahmed bi tahkik Ahmed Ez Zejn”, 16/525, nr.23000)

 

Në “Musnedin” e Ebu Daud Et Tajlasijij thuhet: “Ebu Daudi na ka thënë: ‘Shu`betu, i cili ka trasnmetuar nga Udej ibn Thabit, ka thënë: E ka dëgjuar El Berra'un të thotë: ‘E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të mbajë në krahë Hasanin dhe thoshte: ‘Kush më do mua, të dojë edhe Hasanin."

(“Musned Ebi Daud Et Tajalsij”, 99)

 

Ky është një transmetim me zinxhir të saktë dhe transmetuesit e tij janë besnikë. E kemi cekur këtë hadith edhe në virtytet e përbashkëta.

 

 Virtyti i pestë:

Ai është zotëri (sejjid), i pohuar nga i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Hakimi përcjell me zinxhir transmetimi te Said ibn Ebu Said El Makbarij se ka thënë:

“Ishim një ditë bashkë me Ebu Hurejren. Ndërkohë drejt nesh erdhi Hasan ibn Ali ibn Ebu Talibi dhe na dha selam (na përshëndeti me selam). Ne ia kthyem (ue alejkum selam!), mirëpo Ebu Hurejre nuk e kishte parë. Ne i thamë Ebu Hurejres: ‘O Ebu Hurejre, ky është Hasani, i biri i  Aliut. Erdhi të na përshëndesë me selam.’ Në ato momente, Ebu Hurejra e ndoqi dhe i tha: ‘Paqja qoftë mbi ty, o zotëria im! Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të thotë: ‘Ai është zotëri!"

 

Hakimi thotë se ky është një hadith me zinxhir transmetimi të saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit. Këtë mendim ka edhe Edh Dhehebij.

(“El Mustedrek ala Es Sahihejn” bi dhejl “Talkhjisul Mustedrek” li Dhehebi)

 

Virtyti i gjashtë:

Rreth angazhimit dhe kujdesit që i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i dedikonte djalit të tij, Hasanit(Paqja qoftë mbi të!

 

El Hejthemij përcjell me zinxhir transmetimi nga Ebu Hurejra se ky i fundit ka thënë: “I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia nxirrte gjuhën e tij Hasanit dhe kur djali shikonte të kuqen e gjuhës gëzohej dhe hidhej drejt tij.”

(“Meuaridu Edh Dhaman”, 553)

Albani thotë se ky është një hadith i saktë.(“Sahihu Meuaridu Edh Dhaman”, 2/368.)

 

Ahmedi përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi te Muavija se ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të bekojë me thithjen e tij buzët e Hasanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Pas kësaj, Hasani nuk ka ndier as dhimbjen më të vogël në buzët e tij.(“Musned Ahmed”, 4/93)

 

Këtë e përcjell edhe El Hejthemij, në librin e tij dhe thotë se të gjithë burrat që përmenden në zinxhirin e transmetimit të Ahmedit, janë të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/177) Edhe Hamza Ahmed Ez Zejni është i mendimit se ky është një hadith i saktë.(“Musned Ahmed”, 13/180, Hadithi16791.)

 

Nuk ka se si të shpëtojë nga vëmendja jonë se Muavija e dinte që Hasani ishte një ndër njerëzit e dashur të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i përgëzuar me Xhenet. Duke e ditur këtë gjë, si ka mundësi që ai refuzoi të hyjë nën urdhrat e tij dhe mobilizoi një ushtri për të luftuar kundër Hasanit?!!! Hakimi përcjell një tjetër hadith nga Ebu Hurejra, ku thotë: “Takova një ditë Hasanin, të birin e Aliut dhe i thashë: ‘Kam parë një ditë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke të të puthur barkun.’ Zbuloje atë pjesë që e puthi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) që ta puth edhe unë. Hasani ia zbuloi dhe ai e puthi.” (“Mustedrek El Hakim”, 3/168)

 

Këtë hadith e ka përcjellë edhe Ahmedi. Ndërsa Hejthemiu është shprehur se ky është një hadith i transmetuar nga Ahmedi dhe Taberani. (“Musned Ahmed”, 2/427; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/177)

 

Hakimi thotë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të dy dijetarëve, Bukhariut dhe Muslimit. Këtë mendim e përkrah edhe Edh Dhehebij dhe shton se burrat e përmendur në këtë transmetim janë të gjithë të saktë. Po ashtu, edhe Hamza Ahmed Ez Zejn e përkrah këtë mendim.

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, bi telkhjis Edh Dhehebij, 3/168; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/177; “Musned Ahmed”, 9/232, Hadithi 9478)

 

Ibn Ebu Shejbetu përcjell në librin e tij se Abdullah ibn Sheddadi ka dëgjuar babain e tij, duke thënë: “Ishte koha e namazit dhe e thirrën të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të falë namazin. Ai doli dhe në krahë kishte Hasanin dhe Husejnin. Para se të fillojë namazin, i la ata të dy në një vend pranë tij dhe në momentin e sexhdes, bëri një sexhde shumë të gjatë. Ngrita kokën mes njerëzve dhe pashë që dy djemtë e vegjël kishin hipur mbi kurrizin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). E ula edhe një herë kokën në sexhde. Pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dha selam, njerëzit filluan ta pyesnin: ‘O i Dërguari i Allahut! Bëre një sexhde shumë të gjatë, saqë ne nuk e kemi hasur diçka të tillë më parë te ty. A mos të erdhi ndonjë Shpallje?’

 

I Dërguari i Allahut u përgjigj: ‘Jo. Por dy bijtë e mi kishin hipur mbi kurrizin tim dhe nuk desha t’i shqetësoja, derisa ata të mbaronin plotësisht nevojën e tyre.’” (“El Musannaf”, 7/514) Këtë hadith e transmetojnë: Ahmedi, En Nisaij, Hakimi dhe Dahaku. (“Musned Ahmed”, 3/493/494; “Sunen Kubra”, 1/243; “El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 165-166; “El Ehad uel Methenij”, 2/188)

 

Hakimi thotë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit.(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, bi dhejli “Talkhjisul Mustedrek”; 1/166) Hamza Ahmed Ez Zejni, gjithashtu, thotë se ky është një hadith i saktë.(“Musned Ahmed”, 12/423, Hadithi 5975)

 

Nuk ishin të pakta rastet kur Hasani hipte mbi kurrizin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), teksa ai falej. Apo rastet, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte në ruku dhe Hasani kalonte përmes këmbëve të tij në anën tjetër. Shpeshherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e merrte Hasanin në krahë gjatë kohëve kur ai dilte te shokët e tij dhe thoshte: “Sa hipës i mirë është ky.”

(“Tarijkhu Dimashk”, 13/176; “El Isabetu”, 2/62; “Sunen Et Tirmidhij”, 5/661)

 

Shumë transmetime të tjera, si rasti në fjalë, vijnë për të na sqaruar dashurinë dhe lidhjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) me të. Vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) interesohej dhe e mbante shumë afër nipin e tij, Hasanin, saqë e konsideronte atë si djalin e tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte një përkushtim të veçantë për Hasanin. Vetë qasja që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte për Hasanin, tregon shumë edhe për umetin. I gjithë umeti duhet të marrë mësimet dhe mesazhet e duhura nga kjo gjë. Umeti duhet të ketë po aq seriozitet mbi këtë çështje, dashuri dhe respekt për familjen e Profetit dhe të mendojë mbi detyrimet që ka ndaj tyre. Ata janë njerëzit më të afërt të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Janë siguruesit e paqes dhe të dashurisë mbi tokë. Janë siguruesit e vazhdueshmërisë së ndikimit të Shpalljes. Jo më kot, ata janë zgjedhur pasuesit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe trashëgimtarët e tij në tokë.

 

Suksesi është vetëm nga Allahu i Madhëruar. Këto ishin disa nga shumë virtyte që kishte Imam Hasani (Paqja qoftë mbi të!). Ne, do ta mbyllim këtë kërkim me një hadith të transmetuar nga sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Omer, në të cilin thuhet se Hasani ishte njeriu më i dashur nga njerëzit e tokës, mes banorëve të qiellit.

 

Rexha ibn Rabia transmeton:

“Isha ulur në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në Medine, në një kuvend ku ndodhej Ebu Saidi dhe Abdullah ibn Omeri. Aty kaloi Hasani dhe i përshëndeti njerëzit me selam.

Të gjithë ia kthyen selamin, përveç Abdullah ibn Omerit. Ky i fundit, pasi priti pak, e ndoqi dhe tha: ‘Paqja qoftë edhe mbi ty! Ky është njeriu më i dashur mes njerëzve të tokës te banorët e qiellit. Mirëpo, pasha Allahun, nuk i kam folur këtij njeriu që prej ditës së luftës së Sifinit.’

Ebu Saidi ndërhyri në këtë moment dhe i tha: ‘A nuk do t’i flasësh tani dhe t’i kërkosh falje?’

Abdullah ibn Omeri tha: ‘Po.’ Më pas, Ebu Saidi u ngrit në këmbë dhe shkoi te Hasani. Pasi kërkoi leje për veten, kërkoi leje edhe për Abdullah ibn Omerin dhe hynë së bashku. Ebu Saidi i kërkoi Abdullah ibn Omerit të thotë edhe një herë atë që tha para pak çastesh. 

Abdullah ibn Omeri tha: ‘Po, do t’ua them përsëri. Ky është njeriu më i dashur nga banorët e tokës, mes banorëve të qiellit.’ Hasani i tha: ‘Kur e dije që unë jam njeriu më i dashur te banorët e qiellit, përse na luftove Ditën e Sifinit dhe më dole kundër?!’

Abdullah ibn Omeri tha: ‘Pasha Zotin! As nuk të kam kundërshtuar e as nuk kam ngritur shpatën kundër teje, por kam marrë pjesë në atë luftë vetëm se ishte babai im.’ Hasani, i tha: ‘A nuk e dije se njeriu nuk i bindet krijesave, kur ajo gjë bie në kundërshtim me kënaqësinë e Allahut?!’ Abdullah ibn Omeri tha: ‘Po, e dija. Dikur, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte gjallë, unë agjëroja çdo ditë, njëra pas tjetrës. Për këtë, babai im u ankua tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke i thënë: ‘O i Dërguari i Allahut!

Abdullah ibn Omeri agjëron çdo ditë dhe falet çdo natë.’ I Dërguari i Allahut tha: ‘Agjëro, bëj iftar dhe fli. Edhe unë agjëroj, bëj iftar, falem, dhe flej.’ Më pas, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) m’u drejtua sërish dhe më tha: ‘Abdullah! Bindju babait tënd!’ Kështu që, përderisa babai im doli për luftë në Sifin, edhe unë u detyrova ta bëja diçka të tillë."

 

 El Hejthemij thotë në librin e tij se ky është një hadith i saktë dhe të gjithë burrat që përmenden në këtë zinxhir të këtij hadithi, janë të gjithë të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/177)

 

(Paqja qoftë mbi të!) 

Virtyti i parë:

Ai është zotëria i të rinjve të banorëve të Xhenetit

 

Ibn Kethiri, në librin e tij “El Bidaje ue En Nihaje”, thotë se Imam Ahmedi, përcjell në librin e tij një hadith që transmetohet nga Uekia, i cili e transmeton nga Rabi'a ibn Sa'd dhe ky i fundit nga Ebu Sabit, i cili thotë: “Një ditë, teksa Husjeni hyri në xhami, Xhabir ibn Abdillahu tha: ‘Kush dëshiron të shikojë zotërinë e të rinjve të banorëve të Xhenetit, le të shikojë këtë njeri. Këtë gjë e kam dëgjuar nga vetë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!).” (“El Bidaje ue En Nihaje”, 8/255)

 

Këtë hadith, e transmeton edhe Edh Dhehebij në librin e tij, por me të njëjtin zinxhir transmetimi që ka edhe Ahmedi. (“Sijer A'lami En Nubelai”, 3/282-283)

Ky është një hadith i përmendur, edhe në virtytet e përbashkëta mes Imam Hasanit dhe Imam Husjenit dhe u pa qartë se ai është prej haditheve muteuatireh. 

 

Virtyti i dytë:

Ai është prej të Dërguarit të Allahut dhe i Dërguari i Allahut është prej tij

 

Et Tirmidhij përcjell në librin e tij me zinxhir transmetimi nga Ebi Ja`la ibn Murratu i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Husejni është prej meje dhe unë jam prej Hysejnit.” (“Sunen Et Tirmidhij”, 5/324.)

 

Këtë hadith e transmetojnë edhe: Bukhariu, Ahmedi, ibn Maxha, Hakimi dhe shumë dijetarë të tjerë, që të gjithë janë të mendimit se ky është një hadith i saktë. (“El Edebul Mufrad”, 85; “Musned Ahmed”, 4/172; “Sunen ibni Maxha”, 1/85; “El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/177; “Sunen Et Tirmidhij”, 5/324)

 

Rreth saktësisë së këtij hadithi, kanë folur: Hakimi, Edh Dhehebij, Busajrij dhe El Hejthemij, të cilët janë të mendimit se është një hadith i saktë.

(“El Mustedrek ala Sahihajnbi dhejlihiTalhisu`l-Mustedrek”, 3/177; “Misbahu Zuxhaxhetil Metbui bi hashijeti Sunen”, 1/85; “Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

Shikojmë në këtë hadith se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të tregojë lidhjen e tij me Husejnin (Paqja qoftë mbi të!). Kjo gjë vihet re akoma më qartë në pjesën e dytë të hadithit, ku thuhet: ‘Unë jam prej Husejnit.’ Megjithatë, ne mendojmë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të tërheqë vëmendjen drejt një çështjeje akoma më të thellë se kjo.

 

Me këtë hadith, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron të nënkuptojë një rrugë, një drejtim, një qëllim, një shpirt profecie, të cilin e mbart Ai vetë dhe trashëgohet te Husejni (Paqja qoftë mbi të!). Po ashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dëshiron që kjo gjë, kjo metodologji, ky sistem, të ruhet dhe të ndiqet. Dhe me të, të synohet paqja, dalja nga errësirat e injorancës dhe arritja në stabilitet të plotë.

 

 Virtyti i tretë:

Lutja e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për atë që e do Husejnin

 

Transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Duaje atë që e do Husejnin, o Zoti im!”. Kjo është një pjesë e hadithit të lartpërmendur, për të cilin, të dy kanë të njëjtin nivel saktësie.

 

Në këtë hadith, shikojmë gradën e lartë që ka Imam Husejni. Këtë e kuptojmë nga fjalët e bekuara që ka përdorur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në lutjen e tij. Ashtu siç kuptohet grada e atyre që e duan Imam Husejnin, ashtu kuptohet edhe gjendja e atyre që e urrejnë atë dhe ata që e duan atë (Imam Husejnin).

ُوَن ب ِ َنَقل ب ي َ َّي ُمنَقل ُوإ َأ م َ َن َظل ي َّّلِ َ ْعَْلُ إ َ ي َس و

“Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”  Sure “Shuara”, ajeti 227.

 

Virtyti i katërt:

Ai është një prej nipave të të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Husejni është nip prej nipave.”

 

Edhe ky është një hadith që e ka fillimin në virtytin e tretë dhe të katërt. Hadithi i përmendur te Et Tirmidhij, është në këtë formë: “Husejni është prej meje dhe unë jam prej Husejnit. Duaje atë që e do Husejnin, o Zoti im! Husejni është një nip prej nipërve.”

 

Megjithatë, në disa transmetime të tjera, thuhet: “Hasani dhe Husejni janë dy prej shumë nipërve të mi.”

(“Tarijkhu Kebir lil Bukhari”, 8/415; “Mu`xhemul Kebijr li Et Taberanij”, 3/32)

 

El Hejthemiu rreth këtij hadithi shprehet se ka një transmetim të saktë.

(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/181)

 

 Për sa i përket fjalës “nip”, “sibtun”, të përmendur në hadith, në fjalorin e madh të gjuhës arabe “Lisanul Arab”, thuhet: “Husejni është një prej nipërve.”, “një umet prej umeteve në mirësi”. Këtu, pra fjala “nip”, është në të njëjtin kontekst me fjalën “umet”- “bashkësi”. (“Lisanul Arab”, 7/310)

 

Ky sqarim, nënkupton se fjala “nip”, e përdorur në hadith, është në të njëjtin nivel me fjalën “umet”-“bashkësi” në mirësi. Shpjeguesi i librit “Et Taxhu El Xhamiu lil Usuli”, në librin e tij: “Gajetul Me'mul Sherhu Et Taxhu El Xhamiu lil Usuli” ka thënë: “Ajo që nënkuptohet në këtë pikë, është se Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me moralin dhe veprat e tij të mira në jetën e tij është si një bashkësi punëmirë, siç thotë Allahu i Madhëruar:

 

ي فا ِ َحن ِ َِّللّ ت ا ِ أَّم ة قَان ُ ِه َمي ََكَن إ َ ْر ب ِ ّن إ ِ َي إ ْْشِكِ ُ م ْ َن إل ُك مِ َ ي ْ م َ ل َ و

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.”Sure “En Nahl”, ajeti 120

Në Ditën e Gjykimit, Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) do të ringjallet me po aq madhështi sa do të ringjallet edhe vetë umeti i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” (“Gajetul Me`mul Sherh Et Taxhi El Xhamiu lil Usuli”, 3/359)

I njëjti koment, bëhet edhe për Imam Hasanin (Paqja qoftë mbi të!).

 

Virtyti i pestë:

Dashurisë që kishte i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)për Imam Husejnin(Paqja qoftë mbi të!)

 

Hakimi përcjell nga Ebu Hurejra se ky i fundit ka thënë: E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke mbajtur në krahë Husejnin dhe duke thënë: “O Allahu im! Unë e dua Husejnin, duaje edhe Ti atë.”

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 3/177)

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij thonë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit, megjithëse ata nuk e kanë transmetuar këtë. (“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/177)

 

Hakimi përcjell edhe një hadith tjetër nga Ebu Hurejra, ku thotë: “’Më lotuan sytë, kur pashë Husejnin, djalin e Aliut. Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) më mori për dore dhe doli me mua. Shkuam te tregu i Beni Kajnaka'. Nuk më foli. I hodhi një sy tregut dhe u kthye përsëri te xhamia e tij. U ul aty dhe u fsheh diku.

 

Më pas, më tha: ‘Më thirr pak atë të voglin.’ Sakaq, Husejni filloi të vinte duke ecur, siç ecin fëmijët dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe filloi të luajë me të, duke futur dorën te mjekra e tij e bekuar. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), luante me gjuhën e tij të bekuar, me gojën e Husejnit dhe thoshte: ‘O Zoti im! Unë e dua atë. Duaje edhe Ti atë!’”

 

Hakimi dhe Edh Dhehebij thonë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit.

(“El Mustedrek Ala Es Sahihejn bi hamish Edh Dhehebij”, 3/177)

 

Ky është një hadith i cituar edhe në pjesën e virtyteve të përbashkëta. Këto ishin edhe disa nga virtytet e shumta të Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!).

 

Këtë çështje, do ta mbyllim me një hapësirë të shkurtër rreth martirizimit të Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!), rreth armiqve të tij dhe varrit të tij të bekuar.

 

Transmetime rreth Ditës së Ashuras

 

Transmetimi i parë:

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte me flokë të çrregullta, ngjyrë hiri, kur foli rreth vrasjes së Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) Ahmedi përcjell në librin e tij se Ammar bin Ebi Amari, transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) në ëndërr pas mesnate, me flokët e tij të bekuara, të çrregullta, të cilat kishin marrë një ngjyrë si të pluhurosur, duke mbajtur në dorë një shishe, prej së cilës rridhte gjak apo buronte prej saj.

 

E pyeta: ‘Çfarë është kjo, o i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)?’ Ai më tha: ‘Ky është gjaku i Husejnit dhe i shokëve të tij të cilin vazhdoj ta ruaj deri në këtë ditë.’ Amari shton: ‘Ne e fiksuam këtë ditë dhe pamë që edhe vrasja (e Imam Husejnit) ndodhi në po këtë ditë.”(“Musned Ahmed”, 1/242 dhe 283)

 

Këtë hadith, e transmetojnë edhe Abd ibn Hamijd, Et Taberanij dhe Hakimi. (“Muntehab Musned”, 235; “El Mu`xhemul Kebijr”, (3/110) dhe (12/143); “El Mustedrek Ala Es Sahihejn”, 4/398)

 

Ibn Kethijr Ed Dimashkij thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 8/218 )

Hakimi, gjithashtu, shprehet se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit.(“El Mustedrek Ala Sahihejn”, 4/398)

El Hejthemiu po ashtu, thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/149)

Edhe Ahmed Muhamed Shakir, gjithashtu, thotë se ky është një hadith me zinxhir të saktë transmetimi.(“Musned Ahmed”, 2/551, Hadithi 2165 dhe 3/155, Hadithi 2553)

 

Transmetimi i dytë:

 

Et Taberanij përcjell një hadith nga Umu Selemetu: “I kam dëgjuar xhindet, teksa i pëshpëritnin Husejnit, të birit të Imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/121 dhe 122)

Këtë e kanë përcjellë edhe të tjerë, si: Ed Dahak (“El Ahad uel Methenij”, 1/308) , ibn Asakir (“Tarijkhu Medinetu Dimashk”, 14/239, 240) dhe Ibn Kethijr. (“El Bidajetu Ue En Nihajetu”, 6/259)

Të gjithë dëshmojnë për saktësinë e tij. 

 

El Hejthemij ka thënë se ky është një transmetim i saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/199)

Et Taberanij e transmeton këtë hadith nëpërmjet Mejmuneh, ku thotë: “I kam dëgjuar xhindet, teksa i pëshpëritnin Husejnit.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/122)

El Hejthemiu shprehet rreth këtij hadithi se njerëzit e ndodhur në këtë zinxhir transmetimi, janë të gjithë të saktë. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/199)

 

Transmetimi i tretë:

 

Taberani përcjell nga Kurretu ibn Khalid, se ky i fundit e ka dëgjuar Aba Rexha El Ataradij të thotë: “Mos e fyeni e mos e shani Aliun e as familjen e tij, sepse një komshiu ynë nga Behlexhij tha: ‘Shikojeni këtë Husejnin, të birin e Aliut, të prishurin, që Allahu e vraftë!’ Pas kësaj fjale, Allahu ia mori shikimin, duke i hedhur dhè mbi sy." (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/112)

Këtë e përcjell edhe Ibn Asakiri, El Mezzij dhe Edh Dhehebiu, si dhe shumë transmetues të tjerë.(“Tarijkhu medinetu Dimashk”, 14/232; “Tehdhibul Kemal”, 6/436; “Sijeru A`lami En Nubelai”, 3/313)

El Hejthemij thotë se ky është një hadith i saktë.(“Mu`xhemu Ez Zeuaid”, 9/196)

 

Transmetimi i katërt:

 

Et Taberanij përcjell në librin e tij një hadith me zinxhir transmetimi te Shehab Ez Zuhrij se ka thënë: “Çdo gur që ngrihej në Sham ditën e vrasjes së Husejnit i biri i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prej tyre dilte gjak.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/113)

El Hejthemij thotë se ky transmetim i Et Taberanij vjen nga një zinxhir i saktë transmetimi.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/196)

Et Taberanij sjell edhe një transmetim tjetër nga Zuhriji, ku thotë: “Abdul Melik ibn Mervani më ka kërkuar një shenjë që ndodhi ditën e vrasjes së Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). I thashë: ‘Nuk kishte gur në Kuds, ku mos të kishte gjak poshtë tij. Abdul Meliku thoshtë: Në këtë hadith unë dhe ti jemi të njëjtë." (“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/119)

El Hejthemij thotë se transmetuesit janë të gjithë të saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/196)

 

Transmetimi i pestë:

 

Et Taberanij përcjell në librin e tij një hadith me zinxhir transmetim nga A'mash i cili ka thënë: “Një burrë nga fisi i Beni Esedit, kreu nevojën mbi varrin e Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Atë dhe familjen e tij e ndoqën fatkeqësitë. Atyre u iku mendja, i kaploi varfëria dhe sëmundjet.”(“El Mu`xhemul Kebijr”, 3/120) 

 

Po të njëjtin transmetim, sjell edhe ibn Asakir dhe Edh Dhehebij.(“Tarjkihu Medinetu Dimashk”, 14/244; “Sijer A`lami En Nubelai”, 3/317)

Ndërsa El Hejthemij shprehet rreth transmetimit të Et Taberanij se ai është i saktë.(“Mexhmau Ez Zeuaid”, 9/197)

 

Këto ishin disa prej transmetimeve rreth kësaj teme që trajtuam. Për thellime të mëtejshme, ne i sugjerojmë lexuesit, që të lexojë libra të tjerë, si: “Siretena ue Sunetene” i autorit Esh Shejkh El Eminij, i cili është njëkohësisht edhe autori i veprës “El Gadijr”.

 

Ky autor, i ka përmbledhur të gjitha transmetimet e Ehli Sunetit në librin e tij. Këtu, do ta mbyllim këtë kërkim rreth dy imamëve, Imam Hasanit dhe Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe do të vazhdojmë me trajtimin e Imamit të katërt, Ali ibn Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). 

 

(Paqja qoftë mbi të!)

Një përshkrim hyrës rreth Imam Ali ibn Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) Trashëgimtari i profecisë, dega e pemës madhështore, yll prej yjeve të familjes profetike të pastër e të nderuar. Dijetari i diturive të drejta dhe udhëzuese.

 

Ai është Imam Ali bin Husejn, Zejnul Abidin (Paqja qoftë mbi të!).

 

Ai ishte dhe vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer që duhet të ndiqet. Një dritë që ndriçon me dritën e diturisë dhe të udhëzimit.

 

Ai është Grumbullues i virtyteve, mbartës i moralit të bukur. Është yll që shkëlqen në qiell, dhe mbush ekzistencën me dritën e besimit dhe me shkëlqimin e të drejtës. Ata që hipin në anijen e tij ankorojnë të sigurtë drejt bregut të sigurisë.

 

Ai ishte në pjesmarrës në karvanin e lavdisë e të pavdekësisë, karvani i robërve të familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ai i theu pranga e robërimit të tij me britmën e të vërtetës e të drejtës, e cila tronditi fronet e Beni Ummejes, zgjoi nga gjumi umetin dhe ringjalli çdo ndërgjegje të vdekur. Imami ynë Zjenul Abidijni arriti të rrëzoi mbulesën e emevitëve dhe të shfaqë të keqen e atyre tiranëve të cilët mbuloheshin me veshjen e fesë.

 

Ai i demaskoi ata dhe planet e tyre në sytë e muslimanëve. Kështu u rikthye edhe një herë e vërteta dhe u zhduk e padrejta dhe gënjeshtra. Gjaku filloi të qarkullojë në trupin e umetit i cili filloi të nuhasë aromën e jetës së re pasi ishte bërë i pashpresë.  

 

Pra, Imam Zejnul Abidijni arriti të njihte kuptimin dhe realitetin e revolucionit të Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) dhe të vendoste blloqet e para të fitores që u themeluan me gjakun e Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Pas revolucionit dhe ditëve të hidhura, Imami ynë u kthye në vetëdijen e kombit, në përsosjen dhe shpërndarjen e virtyteve të etikës në të.

 

Ai ishte një personalitet që veprën e kishte vendosur përpara fjalës. Ai vendosi të bëheshin mësime praktike të efektshme.

 

Ai u bë i njohur me emrin Zejnul Abidini, për adhurimet e shumta që praktikonte. Për virtytet e tij, për diturinë dhe për aftësitë e tij të perceptimit mbi të gjithë të tjerët që ndodheshin në atë qytet, dëshmuan të gjithë bashkëkohësit e tij. 

 

Në këtë kapitull, do të përpiqemi të përcjellim disa nga fjalët e dijetarëve rreth virtyteve dhe madhështisë së Imam Ali ibn Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Librat janë të tejmbushura me transmetime rreth të mirave të Imam Ali ibn Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Në këtë pjesë, do t’ju sjellim disa thënie të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth Imam Zejnul Abidinit (Paqja qoftë mbi të!). Por para se të futemi në këtë temë, do të bëjmë një hyrje të shkurtër rreth jetës së Imamit.

 

 Ai quhet Ali, i biri i Husejnit i biri i Aliut i biri i Ebu Talibi

(Paqja qoftë mbi ta!).

 

Nëna e tij është Shahzenan (Mbretëresha e grave), vajza e Jezdxheredit i biri i Shehrijarit i biri i El Kisra. Thuhet se emri i saj është Shehrebanu. Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), e dërgoi Hurejth ibn Xhabir El Hanefij mëkëmbës në një vend   nga Lindja. Hurejthi i dërgoi atij dy vajzat e Jezdxherred ibn Shehrejar ibn Kisra.

Ai e martoi djalin e tij Husejnin me Shahzenan, e cila lindi Zejnul Abidijnin (Paqja qoftë mbi të!). Ndërsa vajzën tjetër e martoi me Muhamed ibn Ebu Bekrin, e cila lindi Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekri. Këta të dy janë djem tezeje me njëri-tjetrin.(“El Irshad lil Mufijd”, 2/137)

 

Në një transmetim thuhet se Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), i ka thënë Imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) kështu: “Sillu mirë me Shehrebanuijen, sepse ajo është e sëmurë. Ajo do të të lindë ty njeriun më të mirë mbi sipërfaqen e tokës, pas teje.”(“Ujunil Mu`xhizet”, 70-71)

 

Zejnul Abidijni (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në Medine, në vitin tridhjetë e tetë të kalendarit Hixhri.(“El Irshad lil Mufijd”, 2/137) Pseudonimet e tij janë: Ebu Muhamed, Ebul Hasan, Ebul Kasim, etj.(“A`lamul Uera li Et Taberanij”, 1/480.)

 

Llagabet e tij janë të ndryshëm, si: Sejidul Abidijn, Zejnul Abidijn, Es Sexhxhad, Dhu Eth Thefenetu, etj.(Ibid)

 

Imami e mori udhëheqjen (imamatin) e muslimanëve në kohën kur ndërroi jetë babai i tij, Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 61 Hixhri. Zejnul Abidijni ishte 23 vjeç. Në kohën e imamatit të tij ishin pesë sundues nga fisi Beni Umeje. Ata ishin:

Jezid ibn Muavije,

Muavije ibn Jezid ibn Muavije ibn ebu Sufjani,

Mervan ibn El Hakem,

Abdul Melik ibn Mervan dhe

Uelijd ibn Abdul Melik.

(Ibid)

 

Imami ishte i pranishëm në tragjedinë e Qerbelasë. Ai ishte i sëmurë. Pas tragjedisë së Qerbelasë Imami shoqëroi karvanin e grave të familjes së Profetit për në Kufe dhe nga aty për në Sham. Imami luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë dhe zbardhjen e saj. Gjithashtu, luajti një rol mjaft të rëndësishëm në vënien në dukje të bëmave të emevitëve dhe çjerrjen e maskës së tyre. Imami ndërroi jetë në Medine në vitin 95 Hixhri, (“El Irshad lil Mufijd”, 2/137) i helmuar.(“El It`haf bihub`l eshraf”, 143)

Ai u varros në El Baki', në Medinen Munauereh, pranë xhaxhait të tij, Imam Hasanit (Paqja qoftë mbi të!). 

 

Dijetarët e Ehli Sunetit për Imam Zejnul Abidijnin

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Siç u bë e qartë edhe në dy pjesët e mësipërme të këtij libri, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë shumë fjalë të bekuara rreth kalifatit (drejtimit të shtetit) nga ana e Imamëve të Ehli Bejtit. Të gjitha këto argumente u vërtetuan mjaft qartë nga të dy palët e dijetarëve. Kështu që, për të mos u zgjatur akoma më shumë në këtë pjesë me informacione të përsëritura, do të vazhdojmë të përmendim citime të tjera rreth Imam Zejnul Abidijnit (Paqja qoftë mbi të!). Këto citime bazohen në librat e dijetarëve të Ehli Sunetit.

 

1- Said ibn Musejjeb (ka vdekur në vitin 93-94 ose 100 të Hixhrit)

Ai ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: Nuk kishte të ngjashëm me të në familjen profetike (Ehli Bejtin).(Transmeton Ibni Kethijr në librin “El Bidaje ue En Nihaje”, 1/122)

Gjithashtu, në një transmetim tjetër thotë se nuk kishte parë burrë më të mirë, më të zellshëm se Ali ibn Husejni.(“Tarijkhul Islam”, i Edh Dhehebij, f. 434)

 

2- Muhamed ibn Muslim Ez Zuhrij (ka vdekur në vitin 123- 124 të Hixhrit) Prej tij kanë transmetuar shumë dijetarë të biografive dhe të historisë shumë thënie rreth personalitetit të Imam Zejnul Abidijnit dhe lëvdatat e tij për Imamin. Ndër to, mund të përmendim: (Shih “Tarijkhul Islam”, i Edh Dhehebij, Nr. 352; “Sijer a`lami en Nubela”, 4/386- 401; “Tehdhibu Et Tehdhijb”, i Ibn Haxher, 669-672)

 

a- “Nuk kam parë kurejsh më të mirë dhe më me vlerë se ai.(“El Bidaje ue En Nihaje”, 9/122)

b- Nuk kam hasur ndonjë tjetër më të mirë në radhët e Ehli Bejtit se Ali ibn Husejni. Ai ishte më i miri dhe më i binduri prej tyre.(“Mukhtasar Tarijkhu Dimashk”, 17/234 dhe 235) 

c- Nuk kam hasur hashimi më të mirë se Ali ibn Husejni. Ai është `Ebu El Husejnijine` i tyre.(Po aty, 17/234 dhe 235)

d- Nuk kam parë më të mirë se ai në Medine.(“Tehdhibul Esmai ue El Lugat”, 1/314)

e- Nuk kam parë kurejsh më të vyer se ai dhe më të aftë se ai në jurisprudencë.”(“Khulasatu tehdhibu Et Tehdhijb el Kemal”, 237)

 

3-Zejd ibn Eslem (ka vdekur në vitin 136 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Nuk kishte të ngjashëm me të, te Ehli Bejti.”(“El Bidaje ue En Nihaje”, Ibn Kethijr, 9/122)

Në mesin e tyre nuk kam parë njeri si Ali ibn Husejni.(“Tarijkhul Islam”, i Edhe Dhehebij, f. 433)

Nuk kam parë hafiz si niveli i Ali ibn Husejnit.(“Tabekatul Fukaha”, Ebu Is`hak Esh Shirazij, 47)

 

4-Selmete ibn Dijnar, Ebu Hazim El A'raxhi (ka vdekur në vitin 135 ose 140 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Nuk kam parë hashimi më të virtytshëm se Ali ibn Husejni.” (“Tarijkhul Islam”, f. 433)

Nuk kam parë hashimi më të ditur se Ali ibn Husejni.” (“Tehdhibu`l-Kemal”, 20/393)

 

5- Jahja ibn Said El Ensarij (ka vdekur në vitin 143 të Hixhrit)

Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ai ishte hashimiu më i mirë që kam parë në Medine.(“Tehdhibul Esmai ue El Lugati”, 1/314)

Ai ishte hashimiu më i mirë që kam parë.” (“El Bidaje ue En Nihaje”, Ibn Kethiri, 9/122; “Tarijkhul Islam”, i Edh Dhehebij, f.435; “Tehdhibu Et Tehdhijb”, 5/670)

 

6- Imam Malik ibn Enesi (ka vdekur në vitin 179 të Hixhrit)

Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ali ibn Husejni, falte në ditë njëmijë rekate namaz. Kjo gjë vazhdoi, derisa ai ndërroi jetë. Ai mori titullin “Zejnul Abidijn”, për shkak të bukurisë që kishte në adhurim. 

(“Tarijkhu Dimashk”, i Ibni Asakir, 41/378)

Abdullah ibn Ueheb ka transmetuar nga Imam Malik se ka thënë: Nuk ka të ngjashëm me Ali ibn Husejnin në familjen e të Dërguarit të Allahut (Ehli Bejt).”(“El Bidaje ue En Nihaje”, i Ibn Kethiri, 9/122; “Sijer A`alami En Nubela”, Dhehebij, 4/389; “Tehdhibu Et Tehdhijb”, i Ibni Haxher, 5/670)

 

7- Hammad ibn Zejd (ka vdekur në vitin 179 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Është hashimiu më i mirë që kam parë ndonjëherë.”

(“Tehdhibul Esmai ue El Lugati”, i Neueuij, 1/314) 

 

8- Sufjan ibn Ujejne (ka vdekur në vitin 198 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Nuk kemi parë një kurejsh më të vyer se ai.”(“El Keuekibu Ed Durrijeh”, i El Menneuij, 139; “Is`afu Err Rragibijn”, i Ibn Sibban, 237)

 

9- Imam Muhamed ubn Idris Esh Shafi'j (ka vdekur në vitin 204 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ai ishte më i dituri i banorëve të Medines.”(“Er Resail i El Xhahidh”, 106)

 

10- Muhamed ibn Said Ez Zuhrij (ka vdekur në vitin 230 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ai ishte shumë i besueshëm në çdo gjë. Bisedonte shumë. Ishte shumë i lartë, shumë i saktë dhe shumë inteligjent.”(“Sijer A`lami En Nubela”, i Edh Dhehebij, 4/387; “Tehdhibu Et Tehdhijb”, 5/670) 

 

11-Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Kush ia lexon këtë zinxhir emrash, një personi që është me të meta mendore, atij do t’i vijnë mendtë. Zinxhiri është: Ali Rrida, Musa Kadhimi, Xhafer Sadiku, Muhamed Bakiri, Ali Zejnul Abidijni, Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” (“Es Sauaikul Muhrikah”, i Ibni Haxher El Hejtemij, 310)

 

12-Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Nuk kam parë qoftë edhe një grup apo individ të flasë keq për Imam Zejnul Abidijnin. As një kharixhi, apo shi’i, apo mutezili, apo ndonjë tjetër që është i përfshirë në këto grupe ose jo.”(“Umdetut Talib”, i Ibni Unbete, 194)

 

Në një nivel si Imam Zejnul Abidijni, nga familja profetike, kanë dalë edhe pjesëtarë të tjerë, qoftë nga aspekti i botës shpirtërore, qoftë nga aspekti i diturisë. Imam Shafiu, për Imam Zejnul Abidijnin është shprehur: “Ai është më i dituri, në rrethin e Medines.”(“Er Resailu i El Xhahidh”, 105-106)

 

Gjithashtu, Imam Shafiu nuk i kursen lavdet e tij për familjen profetike dhe për Imam Zejnul Abidijnin, duke i shpalosur ato në poezitë e tij të bukura. (Ibid)

 

13-Ebu Bekër ibn El Berkij, Ahmed ibn Abdilah (ka vdekur në vitin 270 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ishte njeriu më i mirë në kohën që jetoi.”(“Tehdhibul Kemal”, i El Mezzij, 20/388)

 

14- Ebu Hatim, Muhamed ibn Hiban El Bestij (ka vdekur në vitin 354 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib Ebul Hasani, ishte një prej fakihëve të familjes profetike në fushën e jurisprudencës islame. Një prej njerëzve me vlera të fisit Beni Hashim dhe një prej njerëzve më adhurues në Medine.” (“Meshehir ulemail Emsar”, 63)

 

15- Ebu Neijm, Ahmed ibn Abdilah El Isfahanij (ka vdekur në vitin 430 të Hixhrit) Në librin e tij “Hiljetul Eulija”, shprehet: “Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), ishte hijeshia e adhurimit, ishte pishtari ndriçues për të bindurit. Ai ishte adhurues besnik dhe bujar këmbëzbathur.” 

Më pas, Ebu Neijm, rendit me radhë fjalët e mira rreth Imam Zejnul Abidijnit, të cituara nga dijetarë dhe bashkëkohës të ndryshëm të tij.(“Hiljetu Eulija”, 3/124-135. )

 

16-Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ky është Zejnul Abidini. Udhërrëfyesi i asketëve. Zotëria i të devotshmëve. Prijësi i besimtarëve. Virtytet e tij tregojnë se ai ishte prej familjes së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Cilësitë e tij, dëshmojnë për një afrimitet të madh që kishte ndaj Krijuesit të Gjithësisë, Allahut të Madhëruar. Ai është përmendur në të gjitha shkrimet e dijetarëve, si njeri që falte shumë namaz dhe që ishte i ndarë një herë e përgjithmonë me dëshirat e kësaj bote.

Ai ishte i përqendruar vetëm në rregullimin dhe pastrimin e vetes së tij. Ai dallonte nga të tjerët për nga morali i tij. Kushdo që e ka parë dhe e ka njohur atë, dëshmon për mirësitë dhe virtytet e tij dhe udhëzohen me dritën e tij. Ai kishte qeramete që janë parë me sy dhe të konstatuara me lajme të sakta. Për atë dëshmojnë se është një prej mbretërve të Ahiretit” (“Mutalibu Es Su`ul fi menakibi ali err Rresuli”, 2/84)

 

17- Jusuf ibn Fergelij Sibtu ibn Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijnin: “Ai ishte prijësi i prijësve. Nofka e tij ishte “babai i Hasanit”. Ndërsa titulli i tij mes njerëzve ishte, “Zejnul Abidijn” (më i bukuri i adhuruesve). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), e pati emërtuar atë si zotëria i adhuruesve dhe sexhdebërësi më i mirë. Ai ishte emërtuar edhe me emërtimin “thefenet”, që ka kuptimin e gjunjëve të nxirë nga uljet e shumta në sexhde. Ai ishte një personalitet me aftësi intelektuale të mëdha dhe ishte besnik.”(“Tedhkiratul Khauas”, 291)

 

Pas kësaj, ai përmend me radhë fjalët e dijetarëve që flasin për personalitetin dhe virtytet e tij. Për sa i përket datës së ndërrimit jetë të tij, shumë dijetarë kanë mospërputhje me njëri-tjetrin në këtë pikë. Grupi i parë i tyre mendon se ai ka ndërruar jetë në vitin nëntëdhjetë e katërt të kalendarit Hixhri. Një grup tjetër mendon se ka ndërruar jetë në vitin nëntëdhjetë e dy të kalendarit Hixhri.

 

Ndërsa një grup tjetër mendon se ai ka ndërruar jetë në vitin nëntëdhjetë e pesë të kalendarit Hixhri. Unë mendoj se mendimi i parë është më i saktë, sepse viti nëntëdhjetë e katër, në historinë islame, është cilësuar si viti ku kanë ndërruar jetë shumë dijetarë të shkencës së jurisprudencës islame. Duke qenë se Imam Zejnul Abidijni ishte një dijetar në këtë shkencë, arrijmë në përfundimin se ai ka ndërruar jetë në vitin nëntëdhjetë e katër të kalendarit Hixhri. Prej tij kanë transmetuar Said ibn Musejeb, Urvetu ibn Zubejr, Said ibn Xhubejr dhe shumë dijetarë të kësaj shkence, të cilët jetonin në Medine.(Po aty, 298-299)

 

18- Ibn Ebul Hadijd El Mu`tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Për Imam Zejjnul Abidijnin, në librin e tij “Sherhu Nahxhul Belaga” Ibn Ebi Hadijdi përcjell thënien e El Xhahidhu që kemi cituar edhe më sipër.

(“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/274 dhe 278)

 

19-Muhjiddin, Jahja ibn Sheref En Neueuij (ka vdekur në vitin 676 të Hixhrit) Në librin e tij “Tehdhibul Esmai ue Lugat” thotë: Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib është hashimij, medinas, tabi'ij dhe i njohur si Zejnul Abidijn (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Prej tij kanë transmetuar: Ebu Selemetu ibn Abdirrahman, Jahja El Ensarij, Ez Zuhrij, Ebu Zinad, Zejd ibn Eslem, Hakim ibn Xhubejr dhe djali i tij Ebu Xhafer Muhamed ibn Ali, e të tjerë. Janë të gjithë në të njëjtin mendim rreth virtyteve, personalitetit shembullor dhe karakterit të bukur të Imam Zejnul Abidijnit (Paqja qoftë mbi të!).” Më pas përmend disa thënie të dijetarëve që e lavdërojnë Imamin. (“Tehdhibul Esmei el Lugat”, 1/314-315)

 

20-Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Zejnul Abidijn: “Ebul Hasan Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ose siç njihet ndryshe Zejnul Abidijn, emërtohet edhe si Aliu i vogël. Kështu i thoshin Zejnul Abidinit dhe jo Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Zejnul Abidijni është një prej dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit. Ez Zuhrij thotë: Nuk kam parë kurejshit më të mirë se ai.

(“Uefejetu El A'janu”, 3/233)

Gjithashtu, thotë: Virtytet e Zejnul Abidijnit janë aq të shumta, sa nuk i dilet duke i përmendur.(Po aty. 3/235.)

 

21-Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Në librin e tij “Sijer A`alami En Nubelai”, pasi përmend disa virtyte të tij dhe fjalët e dijetarëve, duke lavdëruar Imamin, thotë: “Ai kishte një madhështi të mrekullueshme dhe ishte shumë i përkushtuar ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Ai ishte i denjë për të qenë Imam i madh, për shkak të nderit, diturisë, inteligjencës, përsosjes shpirtërore dhe aftësisë që kishte për të gjykuar e për të perceptuar.” Poezia e Farazdakut për Imam Zejnul Abidijni është e njohur. Këtë poezi ai e tha në Haxh në kohën që ishte në pushtet Hisham ibn Abdul Melik, i cili kishte shkuar për të bërë Haxhin.

Në kohën që donte të shkonte te Guri i Zi pa që kishte shumë njerëz dhe qëndroi duke pritur derisa të pakësohej turma e haxhinjve. Në atë kohë vjen Imam Zejnul Abidijn dhe njerëzit si respekt ndaj tij i hapnin rrugën derisa arriti te Guri i Zi. Kjo i bëri përshtypje Hishamit dhe pyeti: Kush është ky? Në ato momente Farzdaku filloi të lexojë vargjet e poezisë. Kjo është një poezi e gjatë dhe prej saj po përmendim disa vargje:

 

"Ky është ai që lugina e Mekës e njeh fisnikërinë e tij Shtëpia e njeh atë, el hil'lu dhe el haremu Ky është i biri i robit më të mirë të Allahut Ky është i devotëshmi, i kulluari, i pastërti el alemu Kur kurejshët e shohin atë thonë Te fisnikëria e tij mbaron fisnikëria... Ky është i biri i Fatimesë nëse nuk e njeh atë Me gjyshin e tij, Profetët e Allahut u vulosën."

 

Kur Hishami e dëgjoi poezinë e Farazdakut urdhëroi që ta burgosin atë (Farazdakun). (“Sijer A`alami En Nubela”, 4/398) 

 

22- Abdullah ibn Es'ad El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin e tij “Mir'atul Xhinan”, teksa përmend ngjarjet e vitit 94 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, ka ndërruar jetë edhe Zejnul Abidijni, Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Transmetohet nga një grup të parësh: ‘Nuk kemi parë njeri më të mirë se Zejnul Abidijni.’ Ndërsa Said ibn Musejjeb thotë: ‘Më është thënë se Ali ibn Husejni falte njëmijë rekate namaz çdo ditë e çdo natë, deri në momentin që vdiq.’” Abdullah ibn Es'ad, në librin e tij, përcjell transmetime rreth ngjarjeve dhe virtyteve të Imam Zejnul Abidijnit (Paqja qoftë mbi të!). Në fund të librit të tij thekson se ato që janë transmetuar deri tani, janë të pakta, në krahasim me atë që nuk është transmetuar rreth Imamit.(“Mir'atul Xhinan ue Ibratul Jekdhani”, 1/151-153)

 

23-Ismail ibn Kethijr Ed Dimashkij (ka vdekur në vitin 774 të Hixhrit) Në librin e tij, autori sjell biografinë e Imam Ali ibn Husejnit. Gjithashtu, aty përcjell thëniet e disa dijetarëve që e lavdërojnë Imamin si: Muhamed ibn Sa'd, Ez Zuhrij, Jahja ibn Said El Ensarij dhe shumë të tjerë. Po ashtu përmend edhe disa prej virtyteve të Imam Zejnul Abidijnit si dhe disa prej porosive të tij të ndritura.(“El Bidajeh ue En Nihajeh”, 9/121-134)

 

24- Muhamed Khauaxhah Barisj El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin e tij “Faslul Khitabi” ka thënë: “Ka lindur (pra Imam Zejnul Abdijni) në vitin 38. Ai ka qenë i besueshëm, ka thënë shumë gadithe, i lartë dhe madhështor.” Të gjithë janë të mendimit se ai ishte i lartë në çdo gjë. Ka thënë Hamad ibn Zejd: “Ai ka qenë hashimiu më i mirë që unë e kam arritur.” (E ka përcjellë El Kundusin El Hanefij në “Jenabiul Meueddeti”, 4542. Menshurat Esh Sherijf Err Rradij)

 

25- Ahmed ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin “Takrijbu Tahdhijb” ka thënë: “Ali ibn Husejni ibn Ali ibn Ebu Talibi, hashimiu Zejnul Abidijni është i besueshëm, i palëkundur, adhurues, dijetar, mbartës i virtyteve të larta dhe i njohur. Ibn Ajnijejetu ka transmetuar nga Ez Zuhrij se ka thënë: ‘Nuk kam parë asnjë kurejshit më të mirë se ai." (“Takrijbu Tahdhijb”, 1/411, “Darul Fikr”)

Gjithashtu, ka përmendur biografinë e tij (imam Zejnul Abidijnit) në librin “Tehdhijbu Et Tehdhijb” dhe është mjaftuar me përmendjen e lajmeve të sakta dhe lavdërimet e dijetarëve për Imamin (Paqja qoftë mbi të!)

(Shih “Tehdhijb Et Tehdhijb”, 5/669-672, “Darul Fikr”)

 

26- Ibn Es Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Në librin “El Fsulu El Muhimmeh” ka thënë: “Përsa i përket virtyteve të tij (Paqja qoftë mbi të!) ato janë të shumta dhe të njohura. Prej tyre është se ai kur merrte abdes për të falur namazin zverdhej. Atij i thuhej: ‘Çfarë është kjo që shohim te ti kur merr abdes?’ Ai thoshte: ‘A nuk e dini se para kujt do të qëndroj?" (Fusul Muhimeh fi ma'rifetil E'imeh, 190, darul Ed'uau)

 

27- Shemsudijn Muhamed ibn Tulun (ka vdekur në vitin 911 të Hixhrit) Në librin “E'imetu el Ithnej Ashr” ka thënë: “I katërti i tyre është Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai është Ebu Hasani, Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi i njohur me epitetin Zejnul Abidijn. Atij i thuhet Aliu i Vogël (Aliul Asgar). Pasardhësit e Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë vetëm nga fëmijët e Zejnul Abidijnit. Ai është prej zotërinjve të tabiinëve.” Ez Zuhrij ka thënë: “’Nuk kam parë kurejshit më të mirë se ai. Për Zejnul Abidijnin thuhej se është i biri i dy të mirave (ibnul khajretejni)’, sepse ka qenë më i miri ndër arabët dhe jorabët. Më pas ka thënë: ‘Virtytet e Zejnul Abidijnit janë aq të shumta sa që nuk mund të përkufizohen."

( El E'imetu ithe ashr, 75-78. Menshurat Err Rradij)

 

28- Ahmed ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Në librin “Es Sauaikul Muhrikah” ka thënë: “’Zejnul Abidijni është ai që pasoi babanë e tij në dije, asketizëm dhe adhurim. Kur merrtë abdes për të falur namaz ai zverdhej i tëri. I thonin përse i ndodh kjo?’ Ai u thoshte: ‘A nuk e dini se para kujt do të qëndroj?’ Thuhet se falte në ditë e në natë një mijë rekate namaz. Më pas përmend disa prej qeramenteve dhe virtyteve të tij dhe disa nga thëniet e tij (Paqja qoftë mbi të!).” (“Es Sauaikul Muhrikah”, 302-304. “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

29- Abdu Rrau'uf El Menauij El Kahirij Esh Shafiij (ka vdekur në vitin 1031 të Hixhrit) Në librin “El Keukebu Ed Durrijeti” ka thënë: “Ali ibn Husejni ibn Ali ibn Ebu Talibi, Zejnul Abidijni është Imam, zotëri i zinxhirit të transmetimit. Ishte i njohur për bujaria dhe fisnikëri. Kishte pozitë madhështore, ishte zemërgjerë, kreu i trupit të udhëheqjes…Ai është i besueshëm, i palëkundur dhe mbartës i vityteve të larta. Ez Zuhrij dhe Ibn Ajnijjetu (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!) kanë thënë: Nuk kemi kurrë parë kurejshit më të mirë se ai. Prej tij kanë transmetuar fëmijtë e tij: Muhamedi, Zejdi dhe Amru, Ez Zuhrij, Ebu Ez Zenadu e të tjerë. Ez Zuhrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: ‘Nuk kam parë asnjë njeri më të ditur se ai.’ Ibn Musejjeb ka thënë: ‘Nuk kam parë më të zellshëm se ai.’ Për atë janë transmetuar shumë virtyte. Dëgjuesi habitet kur dëgjon për frikërespektin e tij se çfarë i ndodhte kur merrte abdesi për t'u falur apo kur kryente Haxhin. Ai falte njëmijë rekate në ditë e natë derisa vdiq. Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: ‘Është quajtur Zejnul Abidijn për shkak të adhurimeve të tij shumta.

Kur frynte era, atij i binte të fikët. Kur binte zjarr në shtëpinë e tij dhe të tjerët thoshin: Ka rënë zjarr ai ishte në sexhde dhe nuk e kuptonte.’ Kur ngrinte kokën dhe pasi zjarri ishte shuar i thoshin: ‘A nuk e ndieve zjarrin?’ Ai u përgjigj: Ma kishte marrë mendjen zjarri i madh. Kur dikush e ofendote ai thoshte: ‘O Zoti im! Nëse ai është i vërtetë në ato që thotë, më fal mua. Nëse është gënjeshtar, fale atë.’ Kur ai vdiq vunë re se ushqente banorët e njëqind shtëpive.”

(“El Keuakib Ed Durrijeh”, 139)

 

30- Ibn El Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Në libri “Shedheratu Edh Dheheb”, kur përmend ngjarjet e vitit 94 të Hixhrit, thotë: Në atë vit ka vdekur Zejnul Abidijni, Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib prej hashimijve. Është quajtur Zejnul Abidijne prej ibadeteve të shumta të tij. Virdi (adhurimi) i tij në ditë e në natë ishte njëmijë rekate. Më pas përmend disa prej virtyteve të tij dhe disa prej thënieve të tij. Po ashtu, përcjell lëvdatat e disa dijetarëve që i bëjnë atij (Imam Zejnul Abidijnit), si Ez Zuhrij, Ebi Hazim El A'raxh e të tjerë. (Shih “Shedheratu Edh Dheheb”, 1/194, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

31- Muhamed ibn Abdul bakij ibn Jusuf Ez Zerkanij (ka vdekur në vitin 1122 të Hixhrit) Në shpjegin e tij të librit “Meutau Malik” ka thënë: “’Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Hashimij, Zejnul Abidijn është i besueshëm, i palëkundur, adhurues, dijetar me virtyte të larta dhe i njohur te të gjithë.’ Ez Zuhrij ka thënë: ‘Nuk kam parë kurejshit më të mirë se ai."

(“Sherhu Ez Zerkanij”, 1/230, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

32- Abdullah ibn Muhamed Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Në librin “El Itihafu bi hubl Eshraf” ka thënë: “I katërti prej imamëve është Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ta!)... Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka qenë adhurues i madh, asket, i ditur, i zellshëm, modest, mbartës i moraleve të larta. Kur merrte abdes për të falur namazin i zverdhej ngjyra. Atij i thuhej: ‘Çfarë është kjo që shohim kur ti merr abdes?’ Ai përgjigje: ‘A nuk e dini se para kujt dua të qëndroj?’ Ai falte në ditë e në natë njëmijë rekate...." Në fund përmend disa prej virtyteve të tij.”(Shih “El Itihafu bi hubl Eshraf”, 135-143. “Menshurat Err Rradij” e fotokopjuar nga botimi i shtypshkronjës “El Edebijen” në Egjipt)

 

33- Muhamed ibn Es Sabban Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1206 të Hixhrit) Në librin “Is'afu Err Rragibijne” ka thënë: “Përsa i përket zotërisë Ali Zejnul Abidijn, ai është i biri i Husejnit i biri i Aliut i biri i Ebu Talibit. Epiteti më i njohur i tij është Ebu Hasan. Llagabi më i njohur i tij është Zejnul Abidijne. Më pas ka thënë: ‘Prej tij kanë transmetuar fëmijtë e tij, Ez Zuhrij, Ebu Ez Zinad e të tjerë.’ Ez Zuhrij dhe ibn Ajjinetu kanë thënë: ‘Nuk kemi parë kurejshit më të mirë se ai.’ Ibn Musejjeb ka thënë për imam Zejnul Abidijnin: ‘Nuk ka parë më të devotshëm se ai.’ Kanë ardhur transmetime rreh frikërespektit të tij, abdesit të tij, namazit të tij, Haxhit të tij, të cilat e habisin dëgjuesin e atyre transmetimeve. Ai falte në ditë e në natë njëmijë rekate namaz. Këtë e bënte derisa vdiq.

U quajt Zejnul Abidjn për shkak të adhurimeve të shumta që kryente në formë të përkryer. Ai i frikësohej shumë Allahut të Madhëruar saqë ku merrte abdes ai zverdhej dhe dridhej i tëri. Atij i thuhej: ‘Çfarë është kjo gjendje?’ Ai u thoshte: ‘ nuk e dini se para kujt do të qëndroj?’ Më pas përmend disa prej virtyteve të tij dhe disa nga thëniet e tij (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).”(“Is'afu Err Rragibijne”, 236-241. “Darur Fikr”, 1948)

 

34- Jusuf ibn Ismail En Nebehanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Në librin “Xhamiu Keramatil Eulijai” ka thënë: “Ali Zejnul Abidijni është një nga pjestarët e zotërinjve të Ale (Ehlu) Bejtit dhe i madhi prej imamavë të mëdhenj të tyre (Ehlu Bejtit) (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).”

(“Xhamiu Keramatil Euliai”, 2/201, “Mektebetu Esh Sha'bijeh”, Bejrut - Liban)

 

35- Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Në librin “El I'lamu” ka thënë: “Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, El Hashimij El Kurejshij, Ebu Hasan i mbiquajturi Zejnul Abidijn është imami i katërt i dymbëdhjetë imamëve te Imamijtë. Ai është një prej atyre që sillet si shembull në butësi e devotshmëri. Atij i thuhet Aliu i Vogël (Aliul Agar) si dallim mes tij dhe vëllait të tij Aliul Ekber (Ali i Madh).

 

Pas vdekjes së tij u numëruan ataqë ai i ushqente fshehurazi dhe ato ishin shumë,gati 100 familje. Disa nga banorët e Medines kanë thënë: ‘Sadekanë e fshehtë e humbëm pas vdekjes së Zejnul Abidijnit.’ Muhamed ibn Is'hak ka thënë: ‘Banorët e Medines ushqeheshin dhe ata nuk e dinin nga u vinte ushqimi. Kur vdiq Ali ibn Husejni, e humbën atë ushqim që u shkonte natën në shtëpitë e tyre." (“El I'lamu”, 4/277, “Darul lil Melajini”)

 

Të shumta janë librat në të cilët përmendt biografia, virtytet dhe thëniet e imam Zejnul Abidijnit (Paqja qoftë mbi të!). Këtu po mjaftohemi vetëm me këto që përmendëm rreth vityteve të këtij imami të madh prej imamëve të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).

 

(Paqja qoftë mbi të) 

Ai ishte oqean virtytesh, flakë drite, degë nga pema profetike. E kush mund të jetë ai që të shkruajë për Imam Muhamed El Bakir (Paqja qoftë mbi të!), më i dituri i të diturve, të cilit i njihet trungu, dega dhe personaliteti i tij i lartë. Ai bashkoi dijen, fenë, virtytet dhe moralet e larta. Udhëheqësia i përulej atij në shenjë modestie dhe të nderuarit ia puthnin duart atij në shenjë nderimi. Ai ishte yll ndriçues i cili ndriçon dynjanë. E gjithë njerëzia përfiton prej dijes së tij të madhe. Me praninë e tij u ndriçua ekzistenca dhe me bujarinë e tij vezulloi gjithësia.

 

Ishte pishtar ndriçues për brezat dhe e udhëzon ummetin drejt kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Për këtë, literatuart e kanë bërë të pavdekshëm. Madje edhe literaturat janë bërë të përjetshme me përmendjen e tij në to. Lapsat e penat nderohen me lavdërimin e tij. Para se të përmendim disa prej thënieve të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth Imam Bakirit(Paqja qoftë mbi të!) në librat e tyre, po paraqesim një pasqyrë të shkurtër rreth jetës së tij. Ai është Muhamed i biri i Aliut, Zejnul Abidijni, i biri i Husejnit i biri i Aliut i biri i Ebu Talibit (Paqja e Allahut qoftë mbi ata!). Nëna e tij është Ummu Abdullah, Fatime bintu Hasan (Paqja qoftë mbi të!). (“I'lamul Uera i Et Tabrasij”, 1/498)

 

Ka qenë prej zonjave të grave. Imam Zejnul Abidijni e quante Es Sidijaktu (thënësia e së vërtetës). (“Ed Durru En Nadhijm i Xhemaludijn Esh Shamij”, f. 603)

 

Nuk është parë në familjen e Hasanit grua e njëjtë me atë.(“Usulul Kafij” i Kulejnit, 1/542)

Ai (Paqja qoftë mbi të!) lindi në Medine në vitin 57 të Hixhrit.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/158)

Ai quhet edhe Ebi Xha'ferr dhe llagabi më i njohur i tij është El Bakir.(Metalibu Es Su'li”, 2/100)

Imamatin (udhëheqësinë) e muslimanëve e mori kur vdiq babai i tij Zejnul Abidijni në vitin 95 të Hixhrit. Mosha e tij në atë kohë ishte 38 vjeç.

 

Në kohën e Imamatit të tij ishin pesë sundues të Beni Ummejes: El Uelijd ibn Abdul Melik, Sulejman ibn Abdul Melik, Umer ibn Abdul Azijz, Jezijd ibn Abdul Melik dhe Hisham ibn Abdul Melik. Imam Bakir (Paqja qoftë mbi të!) përhapi Mesazhin e vërtetë islam që përfaqësohet nga Medhhebi i Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Ai organizoi në xhaminë e Medines hallka të ndryshme studimi si në Fikh (Juriprudencë islame), tefsijr Kur'ani, hadith e të tjera.

 

Nga ai kanë transmetuar dijetarë të njohur, pjesa e mbetuar nga sahabët, të njohurit e tabiinëve, udhëheqës e jurista musliman. Është quajtur El Bakir sepse ai e çau dijen. Njihet preardhja dhe virtytet e tij.

 

Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) ka ndërruar jetë në vitin 114 të Hixhrit.

(“El Irshad” i El Mufijd, 2/158)

Ai është varrosur në varrezën e El Baki'u në Medinen e të Dërguarit të Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). (“I'lamul Uera” i Et Tabrasij, 1/498)

Imam El Bakir në thëniet e dijetarëve të Ehli Sunetit Më poshtë do të paraqesim disa prej thënieve të dijetarëve të Ehli Sunetit rreth pozitës së lartë të Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!).

 

1- Muhamed ibn Sa'ad Ez Zuhrij (ka vdekur në vitin 230 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!): “Muhamedi është prej shtresës së tretë të tabiinëve nga Medina. Ka qenë adhurues, i ditur dhe i besueshëm.”(E ka përcjellë këtë thënie Sibt ibn El Xhezij në librin “Tedhkiretul Khauasi”, f. 302)

Po ashtu ka thënë: “Ka qenë i besueshëm dhe ka shumë hadithe.”

(E ka përcjellë këtë thënien e tij edhe ibn Kethijri në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/338, “Muesesetu Tarijkhul Arabij”)

 

2- Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbel ka komentuar zinxhirin e transmetimit në të cilin gjendet Imam Ali Err Rrida që transmeton nga babai i tij Musa El Kadhim, i cili transmeton nga babai i tij Xha'ferr Es Sadik, i cili transmeton nga babai i tij Muhamed El Bakir, i cili transmeton nga babai i tij Ali Zejnul Abidijn, i cili transmeton nga babai i tij Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, i cili transmeton nga i Dërguari më fisnik (Bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata!), duke thënë: “Nëse këtë zinxhir transmetimi ia lexon një të çmenduri do të shërohet nga çmenduria e tij.”

(E ka përcjellë ibn Haxher El Hejtemij në “Es Sauaikul Muhrikah”, f. 310, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

3- Ebu Uthman ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Në librin e tij “Rresailu”, si përgjigje e asaj që krenohej Beni Ummeje duke thënë se janë më të mirë se Beni Hashim, për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ai është zotëria e juristëve (fukahave) të Hixhazit. Prej tij dhe prej djalit të tij Xha'ferrit njerëzit e mësuan fikhun. Ai është i quajtur El Bakir sepse ka qenë shumë i ditur. Me këtë emër (El Bakir) e ka emërtuar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ndërkohë që nuk kishte lindur akoma. I Dërguari ka përgëzuar për këtë dhe i premtoi Xhabir ibn Abdullaut se do ta shohë atë (El Bakir). Profeti i ka thënë atij (Xhabirit): “Do ta shohësh fëmijë. Kur ta shohësh dërgoji selam nga ana ime. Xhabiri jetoi dhe e pa atë dhe ia përcolli porosinë.” (“Resailu El Xhahidh”, f. 108. I ka tubuar dhe i ka botuar Hasan Es Sundubij, “Mektebetu et Tixharatil Kubra”, Egjipt)

 

Po ashtu ai (El Xhahidhu) ka lavdëruar dhjetë prej imamëve të Ehli Bejtit dhe prej tyre Imam El Bakirin(Paqja qoftë mbi të!) duke thënë: Ai që është prej kurejshitëve apo prej të tjerëve nuk mund t'i lërë pa përmendur dhjetë talibinët. Të gjithë janë dijetarë, asketë, adhurues, trima, bujarë, të pastër. Prej tyre ka khalifa e prej tyre kandidatë: i biri, i biri, i biri, kështu me radhë deri te dhjeta. Ata janë: Hasan (El Askerij) ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed (El Bakir) ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). E kjo nuk është dakordëzuar për asnjë shtëpi prej shtëpive të arabëve e as për shtëpitë e joarabëve. (Idib)

 

4- El Hafidhu Ebu Naijm El Esfahanij (ka vdekur në vitin 430 të Hixhrit) Në librin “Hiljetul Eulijai ue tabakatil Es Esfijai” ka thënë: “Prej tyre i pranishmi, i paharuari, i frikësuari dhe i duruaruari Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali El Bakir. Është nga gjeneza profetike. Mjafton të thuhet se në të ishin bashkuar feja dhe prejardhja. Ka folur në vështirësi e rreziqe. Ka lotuar dhe është pikëlluar, ka ndaluar nga mburrja dhe konflikti e armiqësia.”

(“Hiljetul Eulijai”, 3/166, “Darul Ihjai et Turathul Arabij”)

 

 5- Fakhru Rrazij (ka vdekur në vitin 604 të Hixhrit) Në tefsirin e tij në kuptin e fjalës Keuther ka thënë: “Është thënie e saktë dhe e palëkundshme se El Keuther janë fëmijtë e tij...” Kuptimi është se Ai i jep atij pasardhës që qëndrojnë përgjatë gjithë kohëve. Shiko se sa u vranë nga Ehlu Bejti, megjithatë bota është e mbushur me ata dhe nuk ka mbetur nga Beni Umejeh askush që të interesohet për të. Pastaj, shiko se sa të mëdhenj ka në mesin e tyre prej të diturve siç është El Bakiru, Es Sadiku, El Kadhimu dhe Err Rrida(Paqja qoftë mbi ta!). (“Tefsijru Fakhru Rrazij”, libri i 16, vëll. 32/125, “Darul Fikr”)

 

6- Muhamed ibn Talhatu Esh Shafiij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Në librin “Metalibu Es Su'lu” ka thënë: “Ai është çarësi i dijes dhe tubuesi i saj. Ka patur zemër të kulluar, punët e tij kanë qenë të pastra, ishte shpirtpastër, kishte morale të nderuara, kohët e tij ishin të mbushura me bindje ndaj Allahut, këmbët e tij ishin të forcuara në pozitën e devotshmërisë. Te ai dukeshin shenjat e afrimit, pastërtia e zgjedhjes. Virtytet e paraprinin atë dhe cilësitë nderoheshin me të.”(“Metalibu Es Su'li”, 2/100, “Muesesetu Ummul Kurra”)

 

7- Sibt ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Në librin “Tedhkiretul Khauasi” ka thënë: “Ai është Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Është quajtur El Bakir për shkak të sexhedve të shumta dhe sexhdet ia çanë atij ballin. Thuhet se është quajtur kështu përshkak të dijes së tij të shumtë.” El Xheuahirij në librin “Es Sihahu” ka thënë: “Et Tebekkaru ka kuptimin e të zgjeruarit në dije. Thuhej për Muhamed ibn Ai ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Bakir për shkak të dijes së gjerë të tij. Ai quhet falënderues (esh shakiru) dhe udhëzues (el hadij).” Ibn Sa'd ka thënë: “Muhamedi është prej shtresës së tretë të tabiinëve të Medines. Ishte i ditur, adhurues dhe i besueshmë. Prej tij ka transmetuar imam Ebu Hanife e të tjerë.”(“Tedhkiretul Khauasi”, f. 302, “Muesesetu Ehlul Bejt”)

 

8- Ibn Ebi El Hadijd El Mu'tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në librin “Sherh Nehxhul Belaga” ka përcjellë tekstin që u përmend më lart nga thënie e El Xhahidhu, duke e vërtetëuar më shumë atë thënie për Imamin.

(Shih “Sherh Nehxhul Belaga”, i ibn Ebi El Hadijd El Mu'tezilij)

 

9- Muhamed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr El Kurtubij (ka vdekur në vitin 671 të Hixhrit) Në tefsirin e tij, kur flet për ajetin: Allahu iu urdhëron që të therni një lopë" thotë: El Bekaretu (lopa) është emër për gjininë femërore dhe eth theuru (demi) është emër për gjininë mashkullore njësoj si en nakatu dhe el xhemelu deveja, apo el mer'atu (gruaja) dhe err rrexhulu (burri). Zanafila e fjalës el bekaretu është nga thënia: bekare batnehu, e çau barkun e tij. El Bekaretu (Lopa) çan tokën me punim. Po kështu thuhet edhe për El Bakir, Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali Zejnul Abidijn, sepse ai e çau dijen dhe e di zanafillën e saj.(“Tefsijru El Kurtubij”, 1/483, “Darul Kitabil Arabij”)

 

10- Ebu Zekerija Muhjidijn ibn Sheref En Neueuij (ka vdekur në vitin 676 të Hixhrit) Në librin “Tehdhijbul Esmai El Lugati” ka thënë për Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!): “Është quajtur me këtë emër sepse ai çau dijen, e njohu zanafillën e saj dhe misteret e saj. Ai është tabi'in i lartë, Imam i pashembullt dhe i rrallë te juristët e Medines dhe imamët e tyre.”(“Tehdhijbul Esmau El Lugati”, 1/103, “Darul Fikr”) 

 

11- Ebul Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Ebi Bekr ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Në libin “Uefajjatul A'jan” ka thënë: “Ebu Xha'ferri Muhamed ibn Zejnul Abidijn, Ali ibn Husejn ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!), i quajturi El Bakir, është një nga dymbëdhjetë imamët në doktrinën e imamitëve. Ai është babai i Xha'ferr Es Sadik... El Bakiru ka qenë dijetar dhe zotëri i madh. Është quajtur El Bakir sepse ka patur dije të gjerë.”(“Uefajjatul A'jani”, 4/30, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

12- Ibn Mendhur El Misrij (ka vdekur në vitin 711 të Hixhrit) Në librin “Lisanul Arab” thotë: “Fjala et tebakkaru ka kuptimin e zgjerimit në dije dhe pasuri. I thuhej Muhamed ibn Ali ibn Husejn El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), sepse ai ishte shumë i ditur e njihte zanafillën e saj dhe prej saj nxorri degëzimet dhe u zgjerua në dije.” (“Lisanul Arabi”, 4/74, “Daru Sadir”)

 

13- Shemsudijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Në librin “El Iber fi Khaberin men Gaber” ka thënë: “Ka qenë prej juristëve (fukahave) të Medines. E quanin El Bakir sepse ai çau dijen, e njihte zanafillën dhe misteret e saj.”(“El Iber fi Khaberin men Gaber”, 1/142, “Matba'atul Hukumeti fi Kuvajt”, viti 1948)

 

Në vëllimin e 13 të librit “Sijer A'lami En Nubelai” ka thënë: “Ebu Xha'ferri El Bakiru është zotëri, imam, jurist dhe i meritueshëm për khilafetin.”

(“Sijer A'lami En Nubelai”, 13/120, “Muesesetu err Rrisaleh”)

 

Në vëllimin e katërmbëdhjetë përmend biografinë e tij (Imam El Bakir) dhe thotë për atë: “shte prej atyre që bashkoi dijen me veprën, pozitën e lartë dhe krenarinë, besueshmërinë dhe maturinë. Ka qenë i meritueshëm për khilafet (udhëheqësi). Ebu Xha'ferri ishte i njohur me epitetin El Bakiru që do të thotë çarës i dijes dhe njohës i zanafillës dhe i mistereve të saj. Ebu Xha'ferri ka qenë imam muxhtehid, lexues i Librit të Allahut dhe me pozitë të madhe.’ Më pas ka thënë: En Nisai dhe të tjerë e kanë numëruar prej juristëve (fukahave) tabi'in të Medines...”

(I njëjti burim, 4/402-403.)

 

14- Salahudijn Khalijl ibn Ejbek Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Në librin “El Uafij bil Uafijati” ka thënë: “El Bakiru (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), Ebu Xha'ferri është zotërija e Beni Hashim në kohën e tij. Ka qenë prej atyre që bashkoi dijen, fikhun, fenë, besnikërinë dhe ndershmërinë. Ka qenë meritues për khilafetin (udhëheqësinë). Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve për të cilët rafidijtë besojnë në pagabueshmërinë e tyre. Është quajtur El Bakiru sepse ai çau dijen dhe njihte znafillën dhe misteret e saj.”

(“El Uafij bil Uafijati”, 2/102)

 

15- Abdull ibn Es'ad El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin “Mir'atul Xhinani” kur përmend ngjarjet e vitit 114 të Hixhrit thotë: “Në këtë vit ka vdekur Ebu Xha'ferri Muhamed ibn Zejnul Abidijne Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Ai është një nga dymbëdhjetë imamët në besimin Imamit. Është babai i Xha'ferr Es Sadik. Është quajtur edhe El Bakiru sepse çau dijen dhe e zgjeroi. Abdullah ibn Atau ka thënë: ‘Nuk kam parë dijetarë më të vegjël e më të paktë në dije në prani të Muhamed ibn Aliut.’”

(“Mir'atul Xhinani ue ibretul Jekdhani”, 1/194-195, “Darul Kutubil Ilmijeh”)

 

16- El Hafidhu Ebu El Fidau Ismail ibn Kethijr Ed Dimashkij (ka vdekur në vitin 774 të Hixhrit) Në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu” ka thënë: “’Ai është Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El kurejshij El Hashimij, Ebu Xha'ferr El Bakir. Nëna e tij është Ummu Andullah bintu Hasan ibn Ali dhe është prej tabi'inëve të mëdhenj. Ka pozitë të madhe e të lartë, një nga shenjat e këtij umeti në dije, në vepra, në madhështi, nder e krenari...’ Për atë ka folur një grup i të mëdhenjve prej tabibnëve. Prej tij ka transmetuar djali i tij Xha'ferri, El Hakem ibn Utejbetu, Rabij'atu, El A'mash, Ebu Is'hak Es Sebij'ij, El Euzaij, El A'raxh që ka qenë më i vjetër se ai, ibn Xherijh, Atau, Amr ibn Dinar dhe Ez Zuhrij. Sufjan ibn Ajinetu ka thënë për Ebu Xha'ferrin: ‘Babai im më ka thënë mua: Ai ka qenë më i miri muhamedan në kohën e tij në sipërfaqen e tokës.’ El Xha'lij ka thënë: ‘Ai është nga Medina, tabi'ij dhe i besueshëm.’ Muhamed ibn Sa'ad ka thënë: ‘Ëshë i besueshëm dhe mbartës i haditheve të shumta.’ 

(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/338, “Muesesetu et Tarijkhil Arabij”)

 

Po ashtu ka thënë: ‘Ebu Xha'ferri ështëMuhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebi Talib. Babai i tij është Aliu Zejnul Abidijni. Gjyshi i tij është Husejni. Është quajtur El Bakir për shkak të dijeve të gjera e të shumta që kishte dhe përshka të nxjerrjes së dispozitave. Ka qenë përkujtues i Allahut, kishte frikë ndaj Tij, i duruar, prej gjenezës profetike, me prejardhje të lartë, njohës i rreziqeve dhe i probleve, qante shumë dhe qëndronte larg debateve të kota dhe konflikteve." (“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 9/339, “Muesesetu et Tarijkhil Arabij”)

 

17- Muhamed ibn Ja'kub El Fajruz Abadij (ka vdekur në vitin 817 të Hixhrit) Në librin “Kamusul Muhijt” ka thënë: “Pa dyshim, El Bakir, Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) ka qenë oqean dijeje.”

(“El Kamusul Muhijt”, 1/376)

 

18- Muahmed Barisj El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin “Faslul Khitabi” ka thënë: “Prej imamëve të Ehli Bejtit është Ebu Xha'ferr Muhamed El Bakir. Është quajtur kështu sepse ai e çau dijen dhe njihte zanafillën dhe misteret e saj. Ai është tabi'ij i lartë, imam i pashembullt. Të gjithë flasin për madhështinë dhe lartësnë e tij. Disa kanë thënë: Nuk kam parë dijetarë me dijemë të paktë se sa kur ishin në prani tëimam Muhamed El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur me të!).”

(E ka përcjellë El Kunduzij në “Jenabiul Meuedeti”, 2/456, “Menshuratu Radij” e kopjuar nga botimi i El Hajdarijeh në vitin 1965) 

 

 19- Muhamed ibn Muhamed Shemsudijn El Xhezerij (ka vdekur në vitin 833 të Hixhrit) Në librin “Gajetu En Nihajeti fi Tabakati El Karra'I” ka thënë: “Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Xha'ferr El Bakir e çau dijen dhe njihte të jashtmen dhe të brendshëm e saj.Ka qenë zotëri i Beni Hashim. Ka qenë i ditur, mbartës i virtyteve të larta, udhërrëfyes...”

(E ka përcjellë këtë thënie Shejkh El Kareshij në librin “Hajatul Imamil Bakir”, 1/104, marrë nga “Gajetu En Nihajeh”, 2/220)

 

20- El Hafidhu Ahmed ibn Ali ibn Haxhr El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin “Tehdhijbu Et Tehdhijb” ka thënë: “Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Hashimij Ebu Xha'ferr El Bakir. Nëna e tij është e bija e Hasan ibn Ali ibn Ebu Talib(Paqja qoftë mbi të!). Nga ai ka transmetuar djali i tij Xha'ferr, Is'hak Es Sebij'ij. El A'raxh, Ez Zeuhrij, Amr ibn Dijnar, Ebu Xhahdham Musa ibn Salim, El Kasim ibn El Fadl, El Euzaij, Ibn Xherijh, A'mash, Shejbetu ibn Nasah, Abdullah ibn ebu Bekr, Amr ibn Hazm, Abdullah ibn Atau, Basam Es Sajrafij, Harb ibn Serijxh, Haxhxhaxh ibn Erta'atu, Muhamed ibn Sukatu, Mekhul ibn Rrashid, Muamar ibn Jahja ibn Salim, e të tjerë. Ibn Sa'ad ka thënë: ‘Është i besueshëm dhe mbartës i shumë haditheve.’ El Axhlij ka thënë: ‘Ka qenë prej banorëve të Medines, prej tabi'inëve dhe i besueshëm.’ Ibn El Berkij ka thënë: ‘Ka qenë fakih (jurist) i nderuar.’ Atë e ka përmendur En Nisai kur përmend fukahatë (juristët) e Medines prej tabi'inëve dhe ka thënë: Zubejr ibn Bekar ka thënë: ‘Muhamedit i thonin El Bakir, nga dija e madhe dhe e gjerë që kishte.’ Muhamed ibn El Munkedir ka thënë: ‘Nuk kam parë askënd të ishte më i mirë se Ali ibn Husejni derisa pashë djalin e tij Muhamedin. Një ditë desha ta këshilloj atë por ai më këshilloji mua.’ 

(“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 7/330-331, “Darul Fikri”)

 

Në Takrijbu Et Tehdhijb ka thënë: ‘Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Xha'ferr El Bakir ka qenë i besueshëm i nderuar prej të kaërtëve." (“Takrijbu Tahdhijb”, 2/541, “Darul Fikri”)

 

21- Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Në librin “El Fusulul Muhimeh” kur flet për imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “’Përsa i përket virtyteteve të tij ato janë të shumta dhe cilësitë e tij lavdëruese janë të dukshme.’ (“El Fusulul Muhimeh”, faqe 201, “Darul el Eduau’)

Po ashtu ka thënë: ‘Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Paqja qoftë mbi të!) ka qenë i ditur, mbartës i virtyteve të larta, i pashembullt, udhëheqës, imam, dorëdhënës për të veçantët dhe të përgjithëshmit, i njohur për bujari për të gjithë, i njohur në bamirësi e dhënie edhe pse vetë kishte shumë fëmijë dhe gjendja e tij ekonomike ishte mesatare.’”( I njëjti burim, faqe 204. )

 

22- Xhemaludijn Ebu El Mehasin Jusuf ibn Tagrij Burdij El Etabikij (ka vdkeur në vitin 874 të Hixhrit) Në librin “En Nuxhumu Ez Zahiretu” në ngjarjet e viti 114 të Hixhrit thotë: “Në atë vit ka vdekur Muhamed El Bakir i quajturi Ebu Xha'ferr ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn ebu Talib, hashimit alevit dhe zotëria e Beni Hashim në kohën e tij.” (“En Nuxhumu Ez Zahiretu”, 1/5.)

 

23- Shemsudijn Muhamed ibn Tulun (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Në librin “Eimetul Ithnej Ashr” thotë: “Ai është Ebu Xha'ferri, Muhamed ibn Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Llagabi i tij ka qenë El Bakir. Ai është babai i Xha'ferr Es Sadik (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!). El Bakir ka qenë i ditur dhe zotëri i madh. Quhej El Bakir sepse ai e çau dijen dhe e zgjeroi.”

(“El E'imetu Ithnej Ashr”, f. 81, “Menshurat err Rradij”)

 

24- Hadithologu, juristi Ahmed ibn Haxher El Hejtemij El Mekkij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Pasi përmend se pas vdekjes Imam Zejnul Abidijni (Paqja qoftë mbi të!), la pas njëmbëdhjetë djem dhe katër vajza, thotë: “Atë e pasuan njerëz të mëdhenj, adhurues, dijetarë dhe asketë, siç ishte: Ebu Xha'ferri Muhamed El Bakir. Ky i fundit, mori këtë emër për shkak të origjinës së kësaj fjale, e cila ka kuptimin e çarjes së tokës dhe nxjerrja e të fshehtave të saj. Edhe ai nxorri prej të fshehtave të thesareve të njohjes dhe të vërtetat e dispozitave, urtësitë, të cilat janë të dukshme për të gjithë me përjashtim të të verbërit dhe ndërgjegje prishurit. Më pas thotë për Imamin: Ai është çarësi i dijes dhe zgjeruesi i saj, tubuesi dhe përhapësi i saj. Ishte zemërpastër, punëmirë, i ditur, shpirtëpastër, mbartës i moraleve të nderuara dhe i bindur ndaj Allahut në çdo moment të jetës së tij. Ai ka aq pozitë të lartë te njohësit sa që gjuhët e përshkruesve nuk e përshkruajnë dot. Ai ka shumë thënie për sjelljen dhe njohjet të cilat nuk është e mundur të përmenden në këto pak rreshta. Për atë mjafton nderimi se është i biri i Medines. Prej tij ka trasnmetuar Xhabir, i cili i ka thënë atij kur ishte i vogë: I Dërguari i Allahut thanë (Paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)të çon selam.” Atë e pyetën: “Si ka mundësi kjo?” Ai u tha: “Një ditë, isha ulur me të Dërguarin e Allahut dhe teksa shikonte Husejnin, impresionohej pas tij.” Ai më tha: “O Xhabir! Këtij do t’i lindë një djalë, i cili do të quhet Ali (pra, bëhet fjalë për Zejnul Abidinin). Kur të thirret në Ditën e Gjykimit, zotëria i adhuruesve, do të ngrihet djali i tij. E këtij djali, do t’i lindë një djalë tjetër, të cilin do ta quajnë Muhamed. Kur ta takosh atë, o Xhabir, dërgoji selam prej meje.”

(“Es Sauaikul Muhrikah”, 304)

 

25-Mul'la Ali El Kariju (ka vdekur në vitin 1014 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai quhej Ebu Xhafer El Bakir. Mori emrin Bakir, për shkak të diturisë së thellë e të gjerë që kishte. Prej tij kanë transmetuar djali i tij Xha'ferr Sadiku, Ez Zujrij,, ibn Xherijh, El Euzaij, e të tjerë. Prej tij kanë transmetuar edhe gjashtë imamët. (“Sherhu Esh Shifa”, 1/343)

 

26-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai u quajt Bakir, për shkak të diturisë së thellë që kishte. Thuhet se është quajtur El Bakir se Xhabir ibn Abdilah Ensari ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: ‘O Xhabir! Kam një parandjenjë se mund të takosh një prej djemve të mi, i cili do të jetë nga djali i Husejnit. Emri i tij do të jetë si emri im dhe ai do të jetë shumë i thellë në dituri. Nëse e takon atë, dërgoja atij selamin tim.’ Xhabiri thotë: ‘Allahu deshi dhe ma shtoi jetën, derisa takova Muhamed Bakirin. Kështu që unë ia dërgova atij selamin, që i erdhi nga gjyshi i tij, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).’ Muhamed Bakiri ishte prijësi i besimtarëve dhe Imami i Ehli Bejtit, pas babait të tij. Nuk kishte një të dytë nga djemtë e Hasanit apo të Husejnit, të ishte në nivelin e diturisë së Muhamed Bakirit në shkencat e Kur’anit, të Hadithit, të historisëdhe të filologjisë arabe.(“Akhbaru Ed Duel ue Atharu El Euel”, 1/331)

 

27-Ebul Felah, Abdulhaj ibn Ahmed ibn Muhamed ibn El Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Teksa flet rreth disa ngjarjeve të ndodhura në vitin 114 Hixhri, citon edhe vdekjen e Ebu Xha'ferr, Muhamed El Bakir, ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibit. Gjithashtu, ai thotë se Muhamed El Bakir, ishte prej juristëve (fukahave) të Medines. Ai u quajt El Bakir, për shkak të diturisë së thellë që kishte. Ai i njihte mirë edhe çështjet sipërfaqësore, por edhe detajet më të thella të çështjeve. Ai ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit sipas besimit të Imamitëve. Abdullah ibn Atau thotë: “Nuk kam parë dijetar mbi të. Ai ishte me të vërtetë shumë i ditur.”(“Shedheratu Edh Dheheb fi Akhbari men Dheheb”, 1/260)

 

28- Husejn ibn Muhamed Ed Dijjar Bekrij (ka vdekur në vitin 1111 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, i quajturi ndryshe Ebu Xha'ferr dhe me llagab El Bakir sepse ai e çau diturinë dhe e zgjeroi atë. Kur përmend ngjarjet e vitit 114 të Hixhrit thotë: “Në atë vit ka vdekur Imam Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Ali ibn Husejn El Aleuij El Bakir, i dituri. Ka qenë 58 vjeç.” (“Taijkhul Khamijsi”, 2/286 dhe 2/319.)

 

29-Muhamed ibn Abdulbakij Ez Zerkanij El Malikij (ka vdekur në vitin 1122 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed Bakir bin Ali bin Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib, El Hashimij është një prej njerëzve më të ditur, me virtyte të larta, më i besueshmi në transmetimet e haditheve dhe prej zotërinjve të Ehli Bejtit.” (“Sherhu Zerkanij ala Muata El Imam Malik”, 2/403)

 

30- Esh Shejkh Abdullah ibn Amir Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Imami i pestë i Ehli Bejtit është Muhamed Bakir ibn Ali Zejnul Abidin ibn Hysejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai u njoh si Ebu Xha'ferr dhe u emërtua si El Bakir, për shkak të diturisë së madhe që kishte.” (“El It`hafu bi hubil Eshrafi”, 143-145)

 

31-Muhamed ibn Muhamed Ez Zubedij (ka vdekur në vitin 1205 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Imam Bakiri, Ebu Abdilahu dhe Ebu Xha’fer Muhamed ibn Ali Zejnul Abidin ibn Hysejn ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ka lindur në Medine, në vitin 57 Hixhri. Nëna e tij quhej Fatime bintu Hasan ibn Ali. El Bakir është Imami i parë që ka lindur nga një nënë dhe një baba hashimij aleuij. Ai jetoi pesëdhjetë e shtatë vite (57) dhe ndërroi jetë në vitin 114 të Hixhrit. Ai u varros në varrezat El Baki'ju, pranë babait dhe xhaxhait të tij. Mori emërtimin El Bakir, për shkak të thellësisë që kishte në dituri. Në disa libra, që në terminologjinë arabe quhen “Ether”, transmetohet nga Xhabir ibn Abdullah El Ensarij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij (Xhabirit): ‘Kam një ndjenjë se ti do të jetosh, derisa të lindë një prej djemve të mi, nga djemtë e Husejnit, i cili do të quhet Muhamed. Ai do të ketë një thellësi në dituri. Nëse e takon atë, dërgoji selamin tim."

(“Taxhul Arusi”, 3/55)

 

32-Muhamed ibn Ali Sibjani (ka vdekur në vitin 1206 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Përsa i përket Muhamed El Bakir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai është një dijetar i thellë. Ai i njeh mirë detajet dhe degëzimet e çështjeve. Është shumë i përpiktë, i saktë dhe i qartë. Ai kishte orakuj të shumtë. Është quajtur El Bakir sepse ai e çau dijen dhe e zgjeroi atë. Ai njihte dijen e dukshmedhe të padukshme.” (“Is`afu Err Rragibijn”, 250)

 

33-Ebu El Feuz Muhamed Emijn Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Ai u quajt Bakir, për shkak të një transmetimi që vjen nga Xhabir ibn Abdullahu, ku thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij: ‘O Xhabir! Do të lindë një djalë nga familja e Husejnit. Emri i tij do të jetë si emri im. Ai do të jetë shumë i thelluar në dituri, pra, ‘El Bakir’. Nëse e takon atë, dërgoji selamin tim atij.’ Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: ‘Allahu ma bëri të mundur që të mos vdes pa e takuar atë. Dhe kështu ia përcolla amanetin e selamit nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai ishte zëvendësi i babait të tij, nga mesi i të gjithë vëllezërve të tij, dhe prijësi (imami), pas babait të tij. Nuk u pa tek asnjë fëmijë i Husejnit ajo aftësi dhe thellësi në dituri si e kishte Ebu Xha'ferr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ai ishte shumë i ditur në fushat e hadithit, të jurisprudencës dhe të gjuhë-letërsisë arabe." (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 74.)

 

34-Jusuf ibn Ismail Nebheni (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), është një prej Imamëve dhe zotërinjve tanë të Ehli Bejtit dhe një prej dijetarëve të mëdhenj.” (“Xhamiu Kerametul Eulijai”, 1/164)

 

35-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Bakir: “Muhamed ibn Ali, Zejnul Abidin, ibn Husejn Et Talibij El Hashimij El Kurejshij, Ebu Xha'fere El Bakiri, është Imami i pestë prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit te Imamijtë. Ai ishte një njeri që adhuronte shumë dhe ishte i devotshëm. Ai ka mednime dhe thënie rreth dijes, shkencave të Kur’anit, të tefsirit.”(“El A`alam”, 6/270)

 

Në këtë libër, bëmë të mundur paraqitjen e shumë thënieve të disa Imamëve të nderuar të Ehli Sunetit, rreth virtyteve, moralit të bukur dhe aftësive të Imamit të Ehli Bejtit. Ndër to përmendëm: En Nisaiuj, Ibn El Berkij, El Axhlij, Abdullah ibn Ata, Muhamed ibn El Munkeder, etj. Gjithashtu, të shumtë janë librat që përmendin biografinë e Imamit, vitytet e tij dhe e lavdërojnë atë. (Shih “El A`alam”, f. 222-231)

 

(Paqja qoftë mbi të!)

Një njohje e shkurtër me Imam Xha'ferrin

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një personalitet i shquar, i lartë dhe besnik. I lartësuar drejt lartësirave të larta, falë diturisë, fisnikërisë, moralit dhe cilësive të tij të bukura. Ai ishte njeri i etikës, i bukurisë shpirtërore dhe morale, i pajisur me cilësitë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Imam Xha'ferri (Paqja qoftë mbi të!) ishte shumë i aftë në shkencën e jurisprudencës islame. Imam Ebu Hanife thotë për të: “Nuk kam parë një tjetër më të aftë se Xhafer bin Muhamedi.”1 Emri i tij mori famë, që kur ishte gjallë. Njerëzit nuk kanë reshtur së transmetuari dituri të ndryshme nga ai. Përpjekjet e tij në dituri dhe në përçimin e saj tek njerëzit, ishin të pandërprera. Të shumtë janë edhe ata që dëshmojnë për moralin e tij shembullor.

Ai ishte një personalitet që e përkthente në vepra moralin e bukur kur’anor dhe profetik.

Ai ishte dhe do të jetë krenari për të gjithë besimtarët, nga çdo aspekt. Tani, bashkë me lexuesin e nderuar, le të shikojmë dhe të lexojmë se çfarë kanë nxjerrë penat e dijetarëve të Ehli Sunetit, rreth këtij personaliteti.

Ai quhet Xha'ferr bin Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë Nëna e tij ishte vajza e El Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekër. Ajo quhej Umu Fervatu. Ajo ishte një grua zonjë, e nderuar nga të gjitha gratë e vendit. Ishte njeri i devotshëm, e përkushtuar ndaj urdhrave të Zotit.(“Ujunul Mu`xhizat”, 85)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) shprehet kështu për nënën e tij: “Nëna ime ishte nga ato që besuan, bënë vepra të mira, u mbështetën tek Allahu dhe kërkuan mirësinë. Allahu i do ata që bëjnë mirë.” (“Usulul Kafij” i El Kujlejni, 1/545)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) lindi në qytetin e Medines, në vitin tetëdhjetë e tre të kalendarit Hixhri.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/179)

 

Data e lindjes së tij korrespondon me atë të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit Rebiu`l-evvel. (“Ed Durrusu”, i Esh Shehijdul Evvel, 2/12)

 

Ai quhej ndryshe, Ebu Abdullah. Gjithashtu, ai kishte edhe nofka, si: Es Sadik, Es Sabir, El Fadil, Et Tahir. (“Mutalibu Es Su'uli”, 2/111)

 

Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës ditën kur babai i tij, Bakiri (Paqja qoftë mbi të!), ndërroi jetë, në vitin 114 Hixhri. Mosha e Imam Xha'ferrit (Paqja qoftë mbi të!), kur u bë prijës i Ehli Bejtit, ishte tridhjetë e një vjeç.

 

Bashkëkohësit në kohën e udhëheqësisë së tij ishin pesë prijës nga fisi Beni Ummeje dhe dy prijës prej fisit të Beni Abas. Prej fisit të Beni Umejes ishin: Hashim ibn Abdul Melik, El Uelijd ibn Jezijd ibn Abdulmelik, Jezijd ibn Uelijd ibn Abdulmelik, Ibrahim ibn Uelijd ibn Abdulmelik, Mervan ibn Muhamed ibn Mervan ibn Hakem. Ndërsa prej fisit të Beni Abasi, ishin: Ebu Abas Es Seffah, Ebu Xha'ferr El Mensur. Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), kishte dituri të thellë në shkencat islame. Në shkencën e hadithit, ai grumbulloi transmetuesit dhe njerëzit e cilësuar si të besueshëm. Numri i këtyre ishte katër mijë burra.(“El Irshad” i El Mufijd, 2/180)

 

Hasan ibn Ali El Ueshau ka thënë: “Në xhaminë e Kufes, kam parë rreth nëntëqind shujukh (dijetarë të fesë) dhe të gjithë thonin më ka thënë mua Xha'ferr Sadiku.” (“Rixhalu En Nexhashij”, 40)

 

Për shkak të mendimeve, transmetimeve dhe sqarimeve të tij të shumta në parimet dhe degëzimet e Medhhebit të Ehli Bejtit, ky Medhheb u quajt edhe Medh’hebi El Xha'ferrij. Imam Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri. (“El Irshad” i El Mufijd, 2/180)

 

Ai u varros pranë babait të tij, gjyshit dhe xhaxhait të tij, Hasanit (Paqja qoftë mbi ta!) në varrezat e El Bakij'u. (Ibid)

 

 

 DIJETARËT E EHLI SUNETIT PËR IMAM XHA'FERRIN

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Më poshtë do të radhisim fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit për Imam Xha'ferr Sadikun (Paqja qoftë mbi të!):

 

1- Imam Ebu Hanife En Nu'man (ka vdekur në vitin 150 të Hixhrit) Transmetohet se ai ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të aftë në çështjet e jurisprudencës islame, se sa Xha'ferr ibn Muhamedi. Kur Mensuri shkoi në El Hijretu më dërgoi një shkresë dhe thoshte: ‘O Ebu Hanife! Njerëzit janë magjepsur me Xha'ferr Sadikun, prandaj përgatit për atë disa çështje të vështira nga ato të tuat.’ Ebu Hanife thotë: ‘Unë i përgatita atij dyzetë çështje. Më pas, Ebu Xha'ferri më kërkoi të shkoja te ai dhe shkova në El Hijeretu.

 

Ai po qëndronte në dhomën e tij dhe në të djathtë ishte Xha'ferri. Kur i pashë ata të dy, ndjeva për Xha'ferrin një gëzim dhe lumturi brenda vetes të cilën nuk e ndjeva për Ebu Xha'ferrin. E përshëndeta me selam dhe më tha të ulem. Ndërkohë, Ebu Xha'ferri u kthyeh kah Xha'ferri dhe e pyeti: ‘O Aba Abdilah! A e njeh këtë?’ Ai tha: ‘Po. E njoh. Është Ebu Hanifja. Ndjekësit e tij kanë ardhur disa herë këtu.’ 

 

Më pas, Mensuri tha: ‘O Abu Hanife! Na i sill ato çështjet e tua që të pyesim Aba Abdilahin rreth tyre.’ Ebu Hanifja thotë: ‘Unë fillova ta pyes Xhafer Sadikun dhe ai më thoshte: Ju thoni kështu, ndërsa në Medine rreth kësaj çështjeje thonë kështu, dhe, ne themi kështu e kështu. Më pas më sqaroi edhe disa çështje të tjera, të cilat kishin një shpjegim të njëjtë në të tria mendimet. Kështu veproi, derisa përfunduan të gjitha çështjet.’ Më pas, unë thashë: ‘Neve na kanë mësuar se njeriu më i ditur është ai që i njeh shumë mirë edhe mendimet ndryshe.’”

(“Tehdhibul Kemal”, El Mezzij, vëll. 5, f.79)

 

Në librin “Mukhtasar Tuhfetul Ithnej Asherijeti”, thuhet: “Nëse nuk do të ishim ne, Nu'mani do të shkatërrohej.” (“Mukhtasar Tuhfetul Ithnej Asherijeti”, 9)

 

Pra, këtu bëhet fjalë për dy vitet në të cilat Ebu Hanifja përfitoi nga dituria e thellë e Imam Xha'ferr Sadikut (Paqja qoftë mbi të!). El Hafidhu Shemsudijn Muhamed ibn Muhamed El Xhezerij, ka thënë: “Tashmë është vërtetuar mes nesh se të dy Imamët, edhe Imam Maliku edhe Imam Ebu Hanifja (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!), kanë jetuar në të njëjtën kohë me Imam Ebu Abdilah Xha'ferr ibn Muhamed Sadikun dhe kanë marrë mësim prej tij. Ebu Hanifja ka një shprehje të tij për Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!): “Nuk kam parë njeri më të aftë në çështjet e jurisprudencës islame se Xha'ferr Sadiku. Kam ndjerë për atë më shumë prestigj se sa për Mansurin.” (Esna El Metalib fi Menakib Sejjidina Ali ibn Ebi Talib”, f. 55)

 

2- Imam Malik ibn Enesi (ka vdekur në vitin 179 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “E kam parë Xha'ferr Sadikun duke bërë shaka dhe duke buzëqeshur në mënyrë të shpeshtuar. Mirëpo, kur bëhej fjalë për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ai zverdhej. Nuk ka folur ndonjëherë rreth të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) pa qenë i pastër.

Kishte raste që edhe e kundërshtoja për disa çështje. Sa herë që e shihja atë, ose ishte duke falur namaz, ose i agjërueshëm, ose lexonte Kur’an. Ai nuk fliste rreth çështjeve që nuk kishin vlerë apo nuk kishin rëndësi për të. Ai ishte dijetar, adhurues i përkushtuar ndaj Allahut, i ndrojtur e i frikësuar prej Tij.”(“Esh Shifa bi Ta'rifi Hukukil Mustafa”, 2/42)

 

3- Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbeli, në librin e tij, paraqet një zinxhir transmetimi, për të cilin thotë se, nëse ia lexon atë një personi me të meta mendore, atij do t’i vijnë mendtë. Zinxhiri i transmetimit është: Ali Rrida, nga babai i tij, Musa El Kadhim nga babai i tij, Xha'ferr Sadiku nga babai i tij, Muhamed El Bakir nga babai i tij, Ali Zejnul Abidijn nga babai i tij, Husejn ibn Ali nga babai i tij, Ali ibn Ebu Talibi nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). (“Es Sauaikul Muhrikah”, i ibni Xha'ferr El Hejtemij, 310)

 

4- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Në librin “Err Rresailu” kur përmend përgjigjen e mburrjes së Beni Ummejes ndaj Beni Hashimit ka thënë: “Nuk gjendet një i dytë më i ditur në fushat e jurisprudencës, të tefsirit, të te`uilit, përveç Ali ibn Ebu Talibit... dhe Xha'ferr ibn Muhamed i cili ka mbushur dunjanë me dije. Thuhet që Imam Ebu Hanife, Sufjan Theuri, etj, janë nxënësit e Xhafer Sadikut...”

(“Reseilul Xhahidh”, f. 106)

 

Ai, gjithashtu, ka vlerësuar dhe lavdëruar dhjetë nga njerëzit e Ehli Bejtit, duke përfshirë Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!): “...Secili prej tyre konsiderohej dijetar, asket, guximtar, bujar, i pastër. Prej tyre ka Khalifa e prej tyre kandidatë: i biri, i biri, i biri, kështu me radhë deri te i dhjeti. E ata janë: Hasan (El Askerij) ibn Ali, ibn Muhamed, ibn Ali ibn Musa, ibn Xha'ferr (Sadiku), ibn Muhmaed, ibn Ali, ibn Husejn, ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!).Kjo nuk gjendej në asnjë shtëpi të arabëve e të joarabëve.”(Ibid)

 

5- El Hafidhu Ahmed ibn Abdilah El Axhlij (ka vdekur në vitin 261 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), kanë një veçori që nuk e kanë të tjerët: Të pestë këta kanë qenë prijës (imamë).”(“Ma'rifetu Eth Thikat”, 1/270)

 

6- Muhamed ibn Idrijs Ebu Hatim Err Rrazij (ka vdekur në vitin 277 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'fer ibn Muhamed ishte njeri shumë i besueshëm dhe nuk kishte të njëjtë me të.”

(“El Xherh ue Et Ta'dijl”, 2/487; Edh Dhehebij, “Tedhkiratul Huffadhi”, 1/166)

 

7- Abdurrahman ibn Ebu Hatim Muhamed ibn Idrijs Err Rrazij (ka vdekur në vitin 327 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talib, Ebu Abdilah (Allahu ia ndriçoftë fytyrën!)... Prej tij kanë transmetuar: Jahja ibn Said El Ensarij, Ibn Xhurejxh, Et Theurij, Shub'atu, El Malik, Ibn Is`hak, Sulejman ibn Bilal, Ibn Ujejnetu, El Hatim, Hafsi, e të tjerë.” Pastaj përcjell disa lëvdata dhe thënie të dijetarëve që e quajnë të besueshëm Imam Sadikun, siç është Teuthijk Esh Shafi'ij, Ibn Mui'jn, Abdu Rrahman, Ebi Zur'atu.

(“El Xherh ue Et Ta'dijl”, 2/487 )

 

8- Muhamed ibn Hiban ibn Ahmed Ebu Hatim Temimij El Bestij (ka vdekur në vitin 354 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!), quhej ndryshe Ebu Abdullah. Ka qenë prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Ishte një dijetar i madh, njeri me shumë cilësi të mira. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Eth Theurij, El Malik, Esh Shu'betu, etj.”

(“Eth Thikat”, 6/131)

 

9- Abdullah ibn Udej El Xherxhanij (ka vdekur në vitin 365 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku ka shumë transmetime. Ibn Xhurejxh, Shu’betu ibn Haxhaxh dhe disa të tjerë kanë transmetuar prej Xha'ferr Sadikut. Ai ishte prej njerëzve të besueshëm siç ka thënë Jahja ibn Mui'jn.” (“El Kamil fi Ed Duafai”, 2/134)

 

10-Ebu Abdurrahman Es Selemij (ka vdekur në vitin 412 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku ishte një prej personaliteteve që la shumë larg pjesëtarët e tjerë të Ehli Bejtit. Ai ishte shumë i thellë në dituri, i devotshëm në fe, i lartësuar në moral dhe në urtësi.”(“Jenabiul Meueddetu”, 2/457)

 

11- Ahmed ibn Ali ibn Menxheujeh El Isbahanij (ka vdekur në vitin 428 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadiku ishte një prej personaliteteve të larta të Ehli Bejtit, një prej dijetarëve të mëdhenj dhe një prej njerëzve të virtytshëm.”(“Rixhalu Muslim”, 1/120)

 

12- Ebu Naim El Isbahani (ka vdekur në vitin 430 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Imami folës, posedues i një personaliteti të veçantë. Ai quhet ndryshe, Ebu Abdullah Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik. Ai kishte një qetësi dhe një përkushtim shembullor në adhurime. Rruga që ai ndoqi gjatë jetës, ishte paqja dhe të ndenjurit larg gjërave të padobishme.”

(“Hiljetul Eulijai”, 3/176)

 

13- Muhamed Tahir ibn Ali El Makdesij (ka vdekur në vitn 507 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadiku ishte djali i Ali ibn Hysejn ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai, gjithashtu, emërtohej edhe me emrin Ebu Abdilah. Xhafer Sadiku ishte prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Abduluehab Eth Thekafij, Hatim ibn Ismaili, Uehijb ibn Khalid, Hasan ibn Ajjash, Sulejman ibn Bilal, Eth Theurij, Ed Darurdij, Jahja ibn Saijd El Ensarij, Hafs ibn Gijathi, Malik ibn Enesi, Ibn Xhurejxhi, etj.”

(“El Xhem'u bejne Rixhali Sahihajn”, 1/70)

 

14-Ebul Fet`h Muhamed ibn Abdulkerijm Esh Shehrastanij (ka vdekur në vitin 548 të Hixhrit) Ka thënë: “Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik ishte një personalitet me dituri të thella në shkencat islame. Ai ishte i urtë (i mençur), i devotshëm dhe i larguar nga çdo kënaqësi që përmban kjo botë. Ai jetoi në Medine, në një kohë ku shi’itët përfituan shumë prej diturive të thella të tij. Më pas, shkoi të jetonte në Irak, për një farë kohe. Ai nuk ishte entuziast e as kërkues për pozitën e drejtuesit (imamit), e as nuk hyri në konflikt me askënd për udhëheqësinë. Kush thellohet dhe dashurohet me diturinë, nuk gjen asnjëherë kohë dhe dëshirë për t’u larguar nga të vërtetat e saj.” (“E Milel ue En Nihel”, 1/166.)

 

15- Xhemaludijn Ebul Feraxh ibn Xheuzij (ka vdekur në vitin 597 të Hixhrit) Kur përmend ata që kanë vdekur në vitin 148 të Hixhrit thotë: Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Abdilah Xha'ferr Sadiku ishte dijetar, asket dhe adhurues i përkushtuar.”(“El Muntedhim”, 8/110-111)

Ndërsa në librin e tij, “Safvetu safve”, jep informacion rreth Imamit, duke thënë: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn (Paqja qoftë mbi ta!), quhet edhe Ebu Abdullah. Nëna e tij quhej Umu Fervah bint Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekër Es Siddijk. Ai ishte i përkushtuar më shumë ndaj adhurimeve se sa dashurisë për khilafet (udhëheqësi).”

(“Safvetu safve”, 2/168.)

 

16-Ebu Said Abdulkerim bin Muhamed bin Mansur Temimi Semani (ka ndekur në vitin 562 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Sadiku e mori nofkën “Es Sadik”, sepse ishte i vërtetë në të folur.”

(“El Ensabu”, 3/507)

 

17- Fahru Err Rrazij, Muhamed Err Razij Fakhruddijn ibn Dijauddijn Amr, El Mushtehir bi Khatibi Err Raj (ka vdkeur në vitin 604 të Hixhrit) Teksa bën komentin e fjalës “Keuther”, ka thënë: “Këtu bëhet fjalë për djemtë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të cilët do të vazhdojnë brez pas brezi. Kjo sure, zbriti, pasi idhujtarët e Mekës e vunë në lojë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ngaqë nuk kishte djalë, pasardhës. Mirëpo Allahu i Madhëruar, i mundësoi të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) një brez me djem dhe pasardhës, liderë, dijetarë e udhërrëfyes shpirtërorë. Mjafton t’i hedhim një sy ngjarjeve, se sa e sa njerëz janë vrarë nga pasardhësit e të Dërguarit të Allahut dhe përsëri numri i tyre është i madh. Nga ana tjetër, sa e sa të mëdhenj, djem, pasardhës ishin nga fisi Beni Umeje jetuan, e megjithatë, askush nuk arriti dot të ekzistonte prej tyre. Nga pasardhësit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), mund të përmendim dijetarët e mëdhenj, si: Bakiri, Sadiku, Kadhimi, Rizai.”(“Mefatihul Gajb”, komentimi i Fakhru Err Rrazij, vëll.16, pj.32/12)

 

18-Izzu`d-Din ibnu`l-Etheri Xhezeri (ka vdekur në vitin 630) Ka thënë për Imam Sadikun: “Fjala ‘Es Sadiku’ përdoret për Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) mori famë me emrin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte i vërtetë në fjalë dhe në vepra. Virtytet e tij ishin të njohura.”(“El Lubab fi tehdhibil Esbabi”, 2/3)

 

19-Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai ishte një prej personaliteteve të mëdha të Ehli Bejtit dhe prej zotërinjve të tyre. Ai ishte shumë i ditur, shumë adhurues, shumë i saktë më veprime dhe në fjalë, asket i dukshëm, lexues i shumtë i Kur’anit, zbatues i tij dhe prej detit të xhevahireve të Kur'anit nxirrte ligje dhe sqaronte mrekullitë e tij. Prej tij kanë përfituar shumë njerëz. Ai e ndante kohën në tri pjesë. Një kohë merrej vetëm me veten e tij, me nefsin e tij. Një kohë tjetër merrej me përkujtimin e Ahiretit. Një kohë tjetër merrej me përkujtimin e fjalëve dhe thënieve të ndryshme rreth heqjes dorë prej argëtimeve të kësaj bote. Dëgjimi i fjalëve të tij të bëjnë asket në këtë jetë dhe ndjekja e udhëzimmit të tij të bën trashëgimtar të Xhenetit. Drita e tij është treguese se ai është nga gjeneza profetike dhe pastërtia e punëve të tij tregojnë se ai është prej pasardhësve të Mesazhit. Prej tij kanë transmetuar dhe kanë mësuar dituri të ndryshme, dijetarë, si: Jahja ibn Saijd El Ensarij, Ibn Xhurejxhi, Malik ibn Enesi, Eth Theurij, Ibn Ujejnetu, Shu'betu, Ejub Sexhestaniji dhe shumë të tjerë. Më pas ka thënë: ‘Virtytet dhe cilësitë e tij nuk mund të numërohen...’”1

 

20- Jusuf ibn Ferugalij ibn Abdilah, nipi i ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, quhet ndryshe “Es Sadik”, i vërteti, “Es Sabiru”, i durueshmi, “El Fadilu”, i virtytëshmi dhe “Et Tahiru”, i pastri. Llagabi më i njohur i tij është “Es Sadik”, i vërteti. Më pas përmend thëniet e dijetarve të historisë që kanë thënë se Imam Sadiku ishte tepër i përqendruar në jetën e tij shpirtërore, në adhurime dhe aspak në dëshirën për post. Amr ibn Ebu El Mikdami thotë: Kur shikoja Imam Sadikun, e kuptoja se ai është nga gjeneza e të Dërguarve të Allahut. Gjithashtu, kuptoja disa nga thëniet e tij, udhëzimet e tij dhe moraline tij tëlartë.”

(“Tedhkiratu`l-Havas”, 307)

 

21-Ibn Ebu Hadijd El Mutezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Teksa flet për Imam Bakirin, në librin e tij, thotë: “Ai ishte zotëria i dijetarëve të jurisprudencës në zonën e Hixhazit. Një prej djemve të tij, ishte Xha'ferri, i cili ua mesoi njerëzve jurisprudencën islame.”

(“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/274 dhe 278)

 

22-Ebu Zekeria Muhjidin ibn Sheref En Neueuij (ka vdekur në vitin 676 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Imam Ebu Abdilah ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ishte nga fisi Hashimi dhe nga zona e Medines.

Ai mori emërtimin, mes njerëzve si “Es Sadik”, i vërteti. Prej tij kanë transmetuar dijetarë të ndryshëm, si: Muhamed ibn Is`hak, Jahja El Ensarij, Maliku, dy Sufjanët, Ibn Xhurejxhi, Shu'betu, Jahja Katani dhe shumë të tjerë. Dijetarët janë të një mendimi për Imamatin e tij, për madhështinë e tij dhe për të qënit e tij zotni i lartë. Amr ibn Ebu El Mikdam, thotë: ‘Kur shikoja Xha'ferr ibn Muhamedin, e kuptoja se ai vjen nga një prejardhje që është i Dërguari i Zotit." (“Tehdhibul Esmai ue El Lugati”, 1/155)

 

23- Ebu Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Ebu Bekr ibn Khalkan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ebu Abdilah, Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), është një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit tek Medhehebi Imamij. Gjithashtu, ai është edhe një prej zotërinjve të Ehli Bejtit. Ai u cilësua prej njerëzve, me titullin “Es Sadiku”, pra, i vërteti në fjalë dhe në vepra. Virtytet e tij janë shumë herë më të shumta se ato të përmendurat. Ai ka dhënë mendimet e tij edhe në fusha të shkencave ekzakte, si: kimi, matematikë, astronomi.(Shiko në fundin e kësaj pjese)

Një prej nxënësve të tij ishte edhe Ebu Musa Xhabir ibn Hajan Es Sufij Et Tarsusij, i cili, shkroi një libër prej njëmijë faqesh, i cili përmban mesazhe nga Imam Xha'ferr Es Sadik, të cilët janë pesëqind. Imami ndërroi jetë në muajin Sheval, në vitin 148, në Medine. Ai u varros në varrezat El Baki'u, ku është varrosur edhe babai i tij,Muhamed El Bakir, gjyshi i tij, Ali Zejnul Abidijn dhe xhaxhai i tij, Hasan ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).” (“Uefajatul A'jani”, 1/307)

 

24- Shemsuddijin Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Esh Shehijd Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, është prej fisit Hashimij. Ai është quajtur ndryshe Ebu Abdullah. Ai është nga Medina dhe një prej Imamëve të Ehli Bejtit.

Esh Shafi'ij dhe Jahja ibn Mu'ijni e kanë quajtur të besueshëm. Transmetohet nga Ebu Hanifja se ka thënë kështu rreth tij: ‘Nuk kam parë njeri më të ditur se Xha'ferr ibn Muhamed.’ Ebu Hatimi ka thënë: ‘Ai ishte i besueshëm nuk pyetet për të ngjashëm me të. Salih ibn Ebu Esued e ka dëgjuar Xha'ferr ibn Muhamedin të thotë: ‘Më bëni pyetje, para se të më humbni, sepse pas meje nuk do t’ju flasë e nuk do t’ju tregojë më njeri, siç ju tregoj unë.’ Hijaxh ibn Bestam thotë: ‘Xha'ferr Sadiku ushqente aq shumë të varfër, saqë nuk i mbetej më ushqim për familjarët e tij.’ Edh Dhehebij ka thënë: ‘Virtytet dhe transmetimet rreth këtij zotërie janë të shumta." (“Tedhkiratul Huffadh”, 1/166)

 

Edh Dhehebij, në librin e tij “Sijer A'lemi En Nubela”, në pjesën e trembëdhjetë të tij, teksa flet për Imam Sadikun, thotë: “Xha'ferr Sadiku kishte një reputacion të madh. Ai ishte prijësi i dijetarëve. Udhëheqja i takonte më shumë atij se sa Ebu Xha'ferr El Mensurit.”

(“Sijer A'lam En Nubelai”, 13/120)

 

Ndërsa në një pjesë tjetër të po këtij libri, pasi Edh Dhehebij përmend fjalët që kanë thënë dijetarët e tjerë për Imam Sadikun, si: Shafiu, Ebu Hanifja, Jahja ibn Muijn, Ebu Zur'atu, etj, shton fjalët e tij për të, duke thënë se shehu i Beni Hashimëve, ishte Ebu Abdullah El Kureshij El Hashimij El Aleuij En Nebeuij El Medinij.(Ibid)

 

Ndërsa në një pjesë tjetër, të po të njëjtit libër, thotë: “Xha'ferr Sadiku dhe babai i tij, ishin prej dijetarëve të Medines.(Ibid)

 

Xha'ferr Sadiku është në gradën e të besuarit në hadith dhe nuk ka fjalë në të. (Ibid.257)

Virtytet e Xha'ferr Sadikut janë të shumta. Ai ishte gjithmonë në rolin e rregullatorit, për shkak të moralit, virtyteve, diturisë dhe dinjitetit të tij. (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).” (“Tarijkhul Islam”, 93)

 

25-Salahuddijn Es Safedij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xhafer ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) është bërë i njohur mes njerëzve me epitetin ‘Es Sadiku’, i vërteti. Ai ishte prijësi i dijetarëve medinas. Prej tij kanë transmetuar dijetarë, si: Ebu Hanife, ibn Xhurejxh, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku, Uehibi, Hatim ibn Ismaili, Jahja El Katani e shumë të tjerë dhe i fundit prej tyre Ebu Asim En Nebijl. Jahja ibn Mui'jn, Esh Shafi'ij dhe një grup dijetarësh e kanë quajtur të besueshëm. Më pas thotë: Ai kishte virtyte të shumta. E meritonte të ishte drejtues për shkak të moralit, të diturisë dhe dinjitetit që kishte. Ai ndërroi jetë në vitin 148 dhe u varros në varrezat El Baki'u, pranë babait të tij, Muhamed El Bakir, gjyshit, Ali Zejnul Abidijn dhe xhaxhait të tij, Hasan ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Gjithë jetën, u njoh me epitetin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte njeri i vërtetë në thënie.” (“El Uafiju bil Uefejati”, 11/126-128.)

 

26-Ebu Abdullah Esad ibn Ali ibn Sulejman El Jafi'u (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin e tij, kur flet për ngjarjet e vitit 148 të Hixhrit thotë: “Në këtë vit ndërroi jetë Imami dhe zotëria i madh, trashëgimtari i Profetëve, shtylla e fetvave, Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Ebi Xha'ferr Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn El Hashimij El Alevij. Nëna e tij quhej Umu Fervah vajza e Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekr. Ai lindi në vitin tetëdhjetë, në qytetin e Medines dhe në të njëjtin qytet ndërroi jetë. U varros në varrezat El Baki'u, pranë babait të tij, Muhamed El Bakiri, gjyshit të tij, Zejnul Abidijn dhe xhaxhait të tij, Hasan ibn Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Ai mori epitetin ‘Es Sadik’, për shkak se ishte i vëtetë në thëniet e tij. Gjithashtu, Xha'ferr Sadiku ka kontribuar me diturinë e tij. Ai ka qasje të vyera dhe shpjegime shumë të bukura në fushën e Teuhidit, të cilat janë të studiuara dhe të përmbledhura në një libër me njëmijë faqe, prej nxënësit të tij, Xhabir ibn Hajan Sufijit, libër i cili përmban pesëqind mesazhe të Xha'ferr Sadikut, të cilat quhen risale.” (“Mir'atul Xhinani ue Ibratul Jekdhani”, 1/238.)

 

27- Hadithologu Muhamed Khauaxhah Barsaj El Bukhari(ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin e tij, thotë kështu për Imam Xha'ferr Sadikun: “Prej Imamëve të Ehli Bejtit ishte Ebu Abdilahu, Xha'ferr Sadiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ai ishte prej zotërinjve të Ehli Bejtit. U bë i njohur mes njerëzve me epitetin ‘Es Sadiku’.

Prej tij kanë transmetuar djali i tij Musa El Kadhim, Jahja ibn Said El Ensarij, Ebu Hanife, ibn Xhurejxh, Shube, dy Sufjanët, Maliku, Uehibi, Hatim bin Ismaili, Jahja El Katan (Allahu i mëshiroftë!). Të gjithë kanë pohuar se Xha'ferr Sadiku ishte prej zotërinjve, të respektuarve e të nderuarve.” (“Jenabiil Meueddeh”, 2/457)

 

28- El Hafidhu Shihabuddijn Ahmed ibn Ali ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit)

 

Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi El Hashimij, i quajtur ndryshe Ebu Abdullah, u njoh mes njerëzve me emrin ‘Es Sadik’. Ai ishte i vërtetë, dijetar dhe prej gjashtë imamëve prej Ehli Bejtit. Ndërroi jetë në vitin 148 të Hixhrit.”

(“Takrijbu Et Tehdhijb”, 1/91.)

 

Në librin e tij “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, Ibn Haxheri përmend disa nga fjalët e mira dhe lavdërimet që bënin dijetarët e tjerë ndaj Xha'ferr Sadikut. Mes tyre, Amr ibn Ebi El Mikdam, thotë: “Kur shikoja Xha'ferr Sadikun, kuptoja se ai vinte nga një brez Profetësh.” (“Tehdhibu Et Tehdhijb”, 2/68-70)

 

29-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit)

Në librin e tij “El Fusulu El Muhimme”, thotë: “Xha'ferr Sadiku ishte më i veçanti mes vëllezërve të tij. Babai i tij e la amanet trashëgiminë e udhëheqjes për Xha'ferr Sadikun. Ai ishte më i virtytshmi dhe më i dalluari për virtyte të bukura dhe dituri ndër njerëzit. Njerëz nga vende të ndryshme kanë transmetuar shumë dituri dhe fjalë të mëdha prej tij, të cilët i përhapën ato nëpër vendet e tyre. Dijetarët nuk kanë transmetuar aq shumë nga Ehli Bejti sa sa kanë transmetuar nga ai (Xha'ferr Sadiku). Prej tij kanë transmetuar, gjithashtu, edhe një numër i madh i dijetarëve të rëndësishëm, si: Jahja ibn Said, Ibn Xhurejxh, Malik ibn Enes Theurij, Ebu Ujejnetu, Ebu Hanife, Shu'betu, Ebu Ejub Es Sexhestanij e shumë të tjerë. Ebu Xha'ferri ia la me testament atij imamatin me tekst të qartë. Më pas thotë: Përsa i përket virtytetve të tij, ato janë aq të shumta sa nuk mund të numërohen... Es Sadiku Xha'ferr ibn Muhamedi (Paqja qoftë mbi ata të dy!) ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri, në muajin Sheval. Varri i tij ndodhet në varrezat El Baki'u. Ai u varros pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.

(“El Fusulu El Muhimme fi Marifeti Ahuali Eimme”, f. 211-219.)

 

30-Abdurrahman ibn Muhamed El Hanefij El Bestamij (ka vdekur në vitin 858 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamedi ishte një prej dijetarëve të kohës së tij dhe te ai frekuentonin dijetarë të shumtë. Prej dritës së pishtarit të tij përfituan të zgjedhurit. Ai fliste për misteret e fshehta dhe dijet e vërteta ndërkohë që ishte vetëm shtatë vjeç.”

(“El Imam Es Sadik ue El Medhehibul Erbea”, i Esed Hajdar, 1/55)

 

31- Historiani Jusuf ibn Tegrij Berdij, Xhemaluddijn El Etabekij (ka vdekur në vitin 874 të Hixhrit) Teksa flet rreth ndodhive që ndodhën në vitin 148 të Hixhrit, ai përmend Imam Xha'ferrin, duke thënë: “Në këtë vit,ndërroi jetë Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), Imami, zotëria Ebu Abdullah El Alevij El Hashimij El Husejnij El Medenij. Ai ishte nga shtresa e pestë e tabiinëve të Medines. Mes njerëzve mori epitete të ndryshme, si: durimtari, i virtytshmi, i pastri dhe i vërteti. Epiteti i fundit Es Sadiku, i vërteti, ishte më i përhapuri te njerëzit. Rreth tij kanë folur edhe Ebu Hanifja, Ibn Xhurejxh, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku dhe shumë të tjerë. Ebu Hanifja ka thënë: ‘Nuk kam hasur njeri më të diture se Xhafer ibn Muhamed.” (“En Nuxhumu Ez Zehira fi muluki Masr ue El Kahira”, 2/8)

 

32-Muhamed ibn Siraxhuddijn Err Rrifaij (ka vdekur në vitin 885 të Hixhrit) Në librin e tij “Sihahul Akhbar”, tregon se El Umejdij ka thënë: “Es Sadiku ka lindur në qytetin e Medines, në ditën e xhuma, në kohën e lindjes së diellit. Ai lindi në vitin 83 Hixhri. Jetoi 56 vite dhe 34 vite ai ishte Imam. Shumë njerëz kanë transmetuar shumë thënie prej tij, pavarësisht ideologjive apo medh’hebeve që mbështesnin. Numri i njerëzve që kanë transmetuar prej tij, ka arritur në katërmijë.” (“Sihahul Akhbar fi nesebi Es Sadeti El Fatimijeti El Akhjar”, f. 44)

 

33- Ahmed ibn Abdilah El Hazrexhij (ka vdekur në vitin 923 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhaned ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib El Hashimij Ebu Abdullah, ishte një prej dijetarëve të shquar. Rreth tij kanë transmetuar shumë njerëz të ndryshëm. Mes tyre mund të përmendim dijetarët: djali i tij Musa, Shu'betu, dy Sufjanët, Maliku. Ndërsa Shafiu, Ibn Muijni dhe Ebu Hatimi janë shprehur se ai është njeri i besueshëm.” (“Tedhhijbu Et Tehdhijb El Kemal fi Esmai Err Rrixhal”, f. 63)

 

34-Shemsuddjin Muhamed ibn Tulun (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Për Imam Sadikun ka thënë: “Ai ishte Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai ishte një ndër njerëzit e mëdhenj, të nderuar e të respektuar të Ehli Bejtit. Për këtë arsye, atë e emërtuan Es Sadik për shkak të virtyteve të bukura dhe se ishte i vërtetë në thënie që kishte formuar në shoqëri.” (“El E'immetu Ithneashere”, f. 85.)

 

35-Ahmed ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Kur flet për Imam el Bakir thotë: “Ai la pas gjashtë fëmijë dhe më i miri dhe më i ploti ishte Xha'ferr Sadiku që ishte zëvendësi i tij. Shumë njerëz kanë transmetuar dituri prej tij dhe ato porositë e tij u përhapën kudo. Prej tij kanë transmetuar edhe dijetarë e imamë të mëdhenj, si: Jahja ibn Said, Ibn Xherixh, Malik, dy Sufjanët, Ebu Hanife, Shu'betu dhe Ejub Es Sekhtejanij.”

(“Es Sauaikul Muharraka fi Err Rraddi ala ehli bid`i ue Ez Zendekati”, f. 305)

 

36-Alijju El Kariju (ka vdekur në vitin 1014 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ebu Talib El Hashimij El Medenij, ishte bërë i njohur me epitetin, ‘Es Sadik’ – ‘i vërteti’. Të gjithë kanë të njëjtin mendim për prijësinë (Imamatin) e tij, për fisnikërisë dhe virtytet e tij të larta.” ("Sherhu Esh Shifa”, 1/43-44.)

 

37-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Në mesin e vëllezërve të tjerë ai ka qenë zëvendësi i babait të tij. Prej tij janë transmetuar aq shumë thënie e dituri të ndryshme, sa nuk janë transmetuar nga askush tjetër. Ai ishte ekspert në fushën e hadithit. Prej tij kanë transmetuar njerëz, si: Jahja ibn Saijd, Ibn Xherixhi, Malik ibn Enes, Theurij, Ibn Ujejnetu, Ebu Hanife, Shu'betu, Ebu Ejub Es Sexhestanij e shumë të tjerë. Ai lindi në qytetin e Medines, në vitin 83 Hixhri. Virtytet e tij janë të shumta. Ai vdiq në vitin 148 dhe jetoi 65 vite. Thuhet se u helmua në kohën e Mensurit. U varros në varrezat El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.”(“Akhbaru duel ue etherul Euuel”, 1/334-336)

 

38-Muhamed ibn Abdurrauf El Mennauij El Kahirij (ka vdekur në vitin 1031 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, ishte Imam mendjemprehtë. Ebu Hatim ka thënë: Është i besueshëm dhe nuk ka si ai. Ai ka qeramete të shumta...”(“El Keuekibu Ed Durrije”, f. 94.)

 

39-Ahmed ibn Shihabuddjin El Hifaxhij (ka vdekur në vitin 1069 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai është Xha'fer Es Sadik Ebu Abdilah ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Prej të cilit kanë transmetuar shumë njerëz. Ndër ta mund të përmendim: Malikun, dy Sufjanët, Ibn Xherixhin, Ibn Is`hakun. Të gjithë këta kanë rënë dakord se atij i takonte Imamati dhe se është personalitet dhe zotëri i lartë. Ai ka lindur në vitin 80 Hixhri dhe ka ndërruar jetë në vitin 148 Hixhri, duke e helmuar. Rreth diturisë së tij, kanë folur njerëz, si: Shafiu, Ibn Muijni, Ebu Hatimi, Dhehebiu. Ai është prej të mëdhenjve dhe dijetarëve të Ehli Bejtit.” (“El Imamu Es Sadik uel Medhehibul Erbea”, i Esedi Hajdar, 1/59)

 

40-Mu'min ibn Hasan Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitin 1083 të Hixhrit) Në librin e tij “Nurul Ebsar”, në nëntemën “Virtytet e Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!)”, autori, ndër të tjera, thotë: “Virtytet e Xha'ferr Sadikut janë të shumta dhe është vështirë t'i numërosh. Çoroditet autori kur lexon llojet e atyre virtyteteve. Rreth tij kanë shkruar shumë autorë. Gjithashtu, prej tij ka transmetuar një grup i madh dijetarësh, si: Jahja ibn Said, Malik ibn Enes, Theurij, Ibn Ujejnatu, Ebu Hanifja, Ejub Es Sexhestanij dhe shumë të tjerë. Ebu Hatimi ka thënë se Xha'ferr Sadiku është një prej të besueshmëve në fushën e hadithit. Ndërsa Ibn Kutejbetu, në librin e tij, thotë se librin“El Xhufr” e ka shkruar Imam Xha'fer Es Sadik ibn Muhamed El Bakiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Në të gjendet dija që u nevojitet deri në Ditën e Kijametit.” (“Nurul Ebsar fi Menakibi Ali Nebiji El Mukhtar”, f. 160-161)

Në librin “El Fusulu El Muhimmeh” thuhet: Disa dijetarë kanë përcjellë se libri “El Xhufr”, i cili ndodhet në Marok dhe e trashëgojnë fisi Abdul Mu'min ibn Ali është prej fjalëve të Xha'ferr Sadikut...(ibid)

 

41-Shihabudfjin Ebul Felah Abdul Haj ibn Ahmed ibn Muhamed ibn El I'mad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Në vitin 148 Hixhri ndërroi jetë Imami nga prejardhja profetike Ebu Abdullah Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn El Hashimij El Alevij. Ai ishte zotëria i fisit Hashimi, në kohën e tij. Jetoi 68 vite e disa muaj. Lindi në vitin 80 në Medine dhe u varros te varrezat El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij. Një prej nxënësve të tij, Xhabir ibn Hajan Es Sufij, përmblodhi në një libër me njëmijë faqe, të gjitha letrat e shkëmbyera mes tij dhe profesorit të tij. Në librin “El mugnij” ai thotë se Xha'ferr Sadiku është një njeri shumë i besueshëm.” (“Shedheratu Edh Dheheb fi Akhbari men Dhehebe”, 1/362)

 

42-Husejn ibn Muhamed Ed Dijar Bekrij (ka vdekur në vitin 1111 të Hixhrit) Në librin e tij “Tarijkhul Khamijs”, thotë: “Në vitin 148 Hixhri, ndërroi jetë zotëria i hashimijve Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik, Ebu Abdullahu, El Alevij El Medenij.” (“Tarijkhul Khamijs”, 2/325.)

 

43-Muhamed ibn Abdulbakij Ez Zerkanij El Malikij (ka vdekur në vitin 1122 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed Ebu Abdullahu, ishte një ekspert shumë i mirë i fushës së jurisprudencës islame dhe Imam i vërtetë. Ai ndërroi jetë në vitin 148 Hixhri.” (“Sherhu Zerkanij ala Muatta imam Malik”, 2/403)

 

44- Esh Shejkh Abdullah ibn Muhamed ibn Amir Esh Shebrauij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “I gjashti ndër Imamët e Ehli Bejtit, ishte Xha'ferr Sadiku. Ai ishte njeriu i virtyteve të larta e të njohura. Prej tij kanë transmetuar shumë dijetarë, si: Malik ibn Enes, Ebu Hanifja, Jahja ibn Saijd, Ibn Xherijxh, Theurij, Ibn Ujejnetu, Shu'betu, etj. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lindi në qytetin e Medines në vitin 80 të Hixhrit. Fama e emri i tij u përhapën nga të katër anët, në saje të virtyteve dhe moralit të lartë që kishte. Ai ndërroi jetë në muajin Sheval, në vitin 148 Hixhri. Thuhet se u helmua në kohën e drejtimit të Mensurit. Trupi i tij u varros te varrezat e quajtura El Baki'u, pranë babait, gjyshit dhe xhaxhait të tij.” (El It`haf bi Hubbil Eshrafi”, f. 146-147)

 

45-Muhamed Emin Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Mes vëllezërve të tjerë, Xha'ferr Sadiku ishte trashëgimtari i babait të tij dhe njëkohësisht trashëgimtari i prijësisë së Ehli Bejtit. Prej tij janë transmetuar dituri që nuk janë transmetuar prej askujt tjetër. Ai ishte gjithashtu, Imam në fushën e hadithit.”

(“Sebaiku Edh Dheheb fi Marifeti Kabailil Arabi”, f. 74)

 

46-Hajruddjin Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Sadikun: “Xha'ferr ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn El Kurejshij Ebu Abdullahu, emërtohet ndryshe edhe me emrin Es Sadik. Ai ishte Imami i gjashtë i Ehli Bejtit tek Imamijtë. Ai ishte prej tabi'inëve të mëdhenj. Ka pozitë të lartë në dije. Prej tij kanë mësuar shumë dijetarë, prej tyre dy imamët Ebu Hanifja dhe Maliku. Ai u quajt ‘Es Sadik’, për shkak se te ai nuk njihej kurrë gënjeshtra. Ai kishte dialog edhe me prijësit abasit dhe ishte gjithmonë gjuhëdrejtë dhe i guximshëm me këdo. Xhabir ibn Hajjani ishte njëri prej nxënësve të tij, i cili i mblodhi në një libër të gjitha shkresat e Xha'ferr Sadikut, duke e emërtuar edhe librin me titullin “Resail”. Ai lindi dhe ndërroi jetë në qytetin e Medines.”

(“El E'lam”, 2/126)

 

47-Muhamed ibn Uehijb El Bagdadij (nuk arritëm të gjejmë vitin e vdekjes së tij) Ka thënë për Imam Sadikun: “Ai ishte Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). E quanin edhe Ebu Abdullah apo Ebu Ismaijl. Llagabet e tij ishin: Es Sadik, El Fadilu, Et Tahiru dhe më i njohuri prej këtyre llagabeve ishte Es Sadiku. Prej tij, shumë njerëz kanë transmetuar informacione dhe dituri të ndryshme, saqë ato u përhapën kudo. Ndër dijetarët që kanë transmetuar dituri prej tij, ishin Jahja, Imam Ebu Hanife dhe Imam Maliku.” (“El Imam Es Sadik uel Medhehibul erba, li El Esed Hajdar”, 59/1. )

Këto ishin disa nga thëniet e Imamëve të Ehli Sunetit, për Imam Xha'ferr Sadikun (Paqja qoftë mbi të). Ka edhe imamë të tjerë nga Ehli Suneti që kanë folur për Imam Sadikun. Ne po përmendim vetëm emrat e tyre. Ata janë:

 

1- Muhamed ibn Idris Esh Shafi'ji (“Sijeru A'lami En Nubelai”, 6/256-257)

2- En Nisaii (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 2/69)

3- Jahja ibn Muijn (Sijeru A'lami En Nubelai, kaulu Dhehebij”, 6/257)

4- Ebu Zur'atu (“El Xherhu ue Et Tadijl”, 2/487.)

5- Ibn Ebi Khajthemetu (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 2/69.)

 

Në këto thënie u pa qartë pozita dhe madhështia e Imam Sadikut në fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. Ai që i lexon librat e këtyre dijetarëve do të gjejë edhe më shumë lëvdata nga ana e tyre për Imam Sadikun (Paqja qoftë mbi të!). 

 

 

Një njohje e shkurtër me Imam Musa ibn Xha'ferrin (Paqja qoftë mbi të!)

 

Ai ishte shpirtpastër dhe i sinqertë në fjalë e në vepra. Ishte një nga yjet e shtëpisë së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që ndriçoi rrugën e gjeneratave. Ndriçoi errësirën e botës me anë të velave vezulluese të diturisë. Ai u ngrit në majat e botës, si një shënim dhe ëndërr, guxim dhe zemërgjerësi, bujari dhe virtyt. Zoti i Plotfuqishëm, bëri një dhuratë për zemrat, duke sjellë mes njerëzve një njeri të virtytshëm, si Musa ibn Xha'ferri. Para se të paraqesim transmetimet e fjalëve të dijetarëve suni, le të përpiqemi t’i ofrojmë lexuesit disa njohuri rreth jetës së Imam Musa ibn Xha'ferrit (Paqja qoftë mbi të!): Ai quhej Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë mbi ta!). Nëna e tij quhej Hamijdetu El Berberijetu, të cilës ndryshe i thoshin Hamijdetu El Musaffatu.(“A'lamul Uera”, i Et Tabersij, 2/6)

 

Ajo ishte prej grave të devotshme e punëmira. Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!), e ka lavdëruar me fjalë që zbulojnë madhështinë e saj: “Hamijdatu është e pastër nga çdo e keqe dhe ishte e çmuar dhe e artë. Engjujt e ruanin atë derisa erdhi te unë si një bujari nga Allahu që të jetë argumente edhe pas meje.” (“El Usulu El Kafij”, i El Kulejni, 1/550)

 

Imam Musa ibn Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), lindi më 7 Safar në vitin 128 Hixhri, në zonën Ebva, e cila ndodhej mes Mekës dhe Medines. (A'lamul Uera”, i Et Tabersij, 2/6)

 

Llagabet e tij ishin: Ebul Hasan, Ebu Ibrahim. U bë i njohur me emrat, Salih dhe Kadhim.(ibid)

 

Ai e mori në dorë imamatin (Udhëheqësinë) e muslimanëve, pasi babai i tij ndërroi jetë. Kjo ndodhi në vitin 148 Hixhri, kur Imami ishte 20 vjeç. Bashkëkohësit e tij nga kalifati abasit ishin: Ebu Xha'ferr El Mansuri, djali i tij, Muhamedi, i cili njihej ndryshe Mehdiu, djali i tij, Musai, i cili njihej ndryshe El Hadi dhe vëllai i tij, Harun ibn Mehdi, ose Harun Rashidi.

Imam Musa ibn Xha'ferri (Paqja qoftë mbi të!), jetoi për një periudhë të gjatë të jetës në errësirën e burgjeve. U burgos nga Mahdi El Abasij dhe më pas u lirua. Kur i erdhi radha e udhëheqjes Harun Rashidit, Imami u arrestua dhe u çua nga burgu në burg, derisa u martirizua në burgun Senedej ibn Shahik, në Bagdad. Martirizimi i Imam Musa ibn Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), ndodhi në vitin 183 Hixhri, në ditën e njëzetë e pestë të muajit Rexhep.(ibid)

 

Imam Musa ibn Xha'feri (Paqja qoftë mbi të!) u varros te varrezat që ishin bërë të njohura me emrin Varrezat e kurejshëve1 ndërsa sot, ato njihen me emrin Varrezat Kadhimije.

 

Imam Musa ibn Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!)në fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit

 

Këtu po përcjellim disa thënie nga dijetarët e Ehli Sunetit, për Imam Musa ibn Xha'ferrin (Paqja qoftë mbi të!), të cilët flasin për madhështinë dhe pozitën e lartë të këtij Imami të madh.

 

1- Imam Shafi'ij (ka vdekur në vitin 204 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Varri i Musa El Kadhim është ilaç i provuar. (ka për qëllim përgjigjen e lutjes në vendvarrimin e Imamit).”(“E'imetuna”, Muhamed Ali Dukhejl”, 2/65; “Tuhfetul Alem”, 2/22)

 

2- Imam Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Ahmed ibn Hanbeli transmeton në librin e tij një zinxhir transmetimi, rreth të cilit thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë se kush ia lexon atë transmetim ndonjë personi me të meta mendore, ai do të shërohet nga çmenduria. Zinxhiri është ky: Imam Ali Rrida, Musa El Kadhim, Xha'ferr Sadiku, Muhamed Bakiri, Ali Zejnul Abidijn, Husejn ibn Ali, Ali ibn Ebu Talibi, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).”

(“Es Sauaiku El Muhrikah”, 310.)

 

3- Hasan ibn Ibrahim, Ebu Ali El Khalal, Shejkhu i Hanbelive (prej dijetarëve të shekullit të tretë të Hixhrit) “Sa herë që më vështirësohej një çështje unë shkoja te varri i Musa ibn Xha'ferrit dhe bëja ndërmjetësim te ai dhe Allahu ma lehtësonte çështjen.”(“Tarijkhul Bagdad”, 1/120.)

 

4- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Në librin e tij, ai përmend Imam Kadhimin dhe Imamët e tjerë të Ehli Bejtit. Më pas bën një replikë kundrejt të gjithë atyre që kërkojnë të lartësojnë fisin Beni Umeje mbi atë të hashimive, duke u thënë: “Më thoni se cili ka spikatur më shumë mes kurejshëve, fisi Beni Umeje, apo Hashimitët të cilët çdokënd prej Imamëve të Ehli Bejtit e kishin dijetar të shquar, mendimtar, guximtar, të zgjuar. Të gjithë ishin prijës. Hasan ibn Ali (El Askerij) ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). E kjo nuk gjendet në asnjë shtëpi prej shtëpive të arabëve e as te joarabët.”

(“Raseilu El Xhahidh”, 106)

 

5- Muhamed ibn Idris ibn Mundhir, Ebu Hatim Err Rrazij (ka vdekur në vitin 277 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një njeri shumë i besueshëm dhe i vërtetë në thënie e në vepra. Ai ishte prijës prej prijësave të muslimanëve.” (“El Xherh ue Et Tadijl”, 8/138)

 

6- Err Razij ibn Ebi Hatim (ka vdekur në vitin 327 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Një njeri i vërtetë në thëniee në vepra dhe imam.(3“Mijzanul I'tidali”, 4/201) Ai e transmetoi tekstin e thënies së babait të tij.”(“El Xherh ue Et Tadijl”, 8/139. )

 

6- El Khatijb El Bagdadij (ka vdekur në vitin 463 të Hixhrit) Në librin “Tarijkhu Bagdad” thotë: “Na ka thënë Hasan ibn Ebu Bekr, na ka thënë Hasan ibn Muhamed ibn Jahja El Alevij, i cili ka thënë: Mua më ka thënë se gjyshi im: ‘Musa ibn Xha'ferri thirrej adhurues punëmirë (el abdu es salih) përshkak të adhurimeve dhe përpjekjeve të tij. Transmetohet nga shokët tanë, se një ditë, pasi hyri në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe bëri sexhde në fillim të natës. Aty u dëgjua të thoshte: “Mëkati është i madh te unë prandaj më mirëso me faljen Tënde.

O Ti që u shton devotshmërinë njerëzve dhe ua fal atyre gabimet!”. Kjo gjendje e tij, vazhdoi deri në mëngjes. Ai ishte shumë bujar dhe dorëlëshuar. Thuhet se një burrë e lëndonte Imamin. Imami i dërgoi një qese me njëmijë dinanarë. Ai përgatiste qese me nga dyqind, treqind dhe katërqind dinar në secilën prej tyre pastaj i ndante ato në Medine. Qeset e Musa ibn Xha'ferrit ishin shembuj. Kur i shkonte ajo një njeriu atij iu kryenin nevojat. Më pas autori përcjell thënie rreth lavdërimit të tij.”

(“Tarijkhu Bagdad”, 13/27.)

 

7- Abdulkerim ibn Muhamed Es Sem'anij (ka vdekur në vitin 562 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi. Vendvarrimi i tij është në Bagdad, i njohur dhe vizitohet shumë nga personalitete të ndryshëm. Unë personalisht, bashkë me djalin tim Ali ibn Musa Err Rrida, e kam vizituar atë më shumë se një herë.” (“Ensebu Es Sem'anij”, 5/405)

 

8- Ebul Ferexh Abdurrahman ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 597 të Hixhrit) Në librin e tij “Safvetu Es Safvetu”, thotë: “Ai emërtohej njeri i mirë, për shkak të përkushtimit që kishte në adhurim, falej natën dhe për shkak të moralit të bukur dhe virtyteve të larta që mbarte. Ai ishte shumë dorëlëshuar dhe bujar, saqë kur i thonin se dikush e ka ofenduar ai i dërgonte para atij.” Po në këtë libër, autori flet për virtytet e ndryshme të Imamit duke përmendur edhe ndodhi të ndryshme. Kush dëshiron le të lexojë librin e autorit.(“Safvetu Es Safve”, 2/184.)

Gjithashtu, në librin “El Muntedham” përmend biografinë e Imamit dhe lëvdatat për atë.(Shih “El Muntedham”, 9/87)

 

9- Fahkru Err Razij (ka vdekur në vitin 604 të Hixhrit) Për komentimin e fjalës “Keuther”, thotë: “Fraza e tretë, e cila emërtohet me fjalën “Keuther”-“burimi”, ka të bëjë me brezat e familjes profetike, të cilët kanë ardhur në kohë të ndryshme. Shikoni se sa persona nga familja profetike janë vrarë. Janë vrarë shumë, por akoma më shumë janë shfaqur dhe kanë pasur reputacion mbi njerëz.

Ndërsa prej fisit të Beni Umejes, janë vrarë shumë pak njerëz, por askujt prej tyre nuk u dëgjohet zëri sot. Për sa i përket familjes së Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ata kanë qenë njerëz që kanë udhëzuar gjithmonë shoqëritë në rrugën e Kur’anit dhe të traditës profetike. Kanë këshilluar të mirën dhe të virtytshmen dhe ashtu kanë jetuar. Ata ishin dijetarë të mëdhenj, si: Bakiri, Sadiku, Kadhimi, Rizai (Paqja qoftë mbi ta!).”(“Tefsiru Fakhru Err Rrazij”, vëll.16, Pjesa 32/125)

 

10-Ibnu El Ethijr El Xhezerij (ka vdekur në vitin 630 të Hixhrit) Në librin e tij “El Kamil fi Et Tarijkh”, thotë: “Ai u emërtua me emrin ‘Kadhim’, sepse ua kthente me të mirë atyre që i bënin keq atij. Ky ishte një zakon ipërhershëm i tij.”(“El Kamil fi Et Tarijkh”, 6/14)

 

11- Arifi Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një Imam me pozitë të lartë, përpjekës dhe dijetar i madh. I njohur për adhurime dhe qeramete. Natën e kalonte duke u falur, ndërsa ditën duke agjëruar e duke dhënë sadeka. Spikaste ndër të tjerët për mirësjelljen që u bënte atyre që i bënin keq atij. Ai e falte atë që i kishte bërë padrejtësi atij. Për këtë arsye, mori epitetin ‘Kadhim’. Për shka të adhurimeve të tij u quajt edhe El Abdu Es Salihu (njeri i mirë). Në Irak njihet si porta e përmbushjes së nevojave te Allahu, sepse kush bënte ndërmjetësim (tevasul), Allahu ia plotësonte nevojën që kishte. Qerametet e tij çorodisin mendjet. Ai ka pozitë të lartë te Allahu. Vitytet e tij janë të shumta. Ai ishte një njeri i dashur tek Allahu. Më pas përmend disa nga virtytet e tij dhe ndodhi.”(“Metalibu Es Su'li fi menakibi alî Err Rresuli”, 2/120. )

 

12- Sibtu i Ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musai ishte një njeri shumë bujar dhe i urtë. Ai mori epitetin ‘Kadhim’, sepse falte dhe tregonte mirësjellje ndaj atyre që i bënin keq atij.”(“Tedhkiratul Khauas”, 312.)

 

13-Ibn Ebi Hadijd El Mu`tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) “Dua të them ashtu siç ka thënë Xhahidhi në fjalën e tij: ‘Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed, ishte një njeri që përkushtohej në adhurim. Po ashtu ka thënë për Imamin: Prej transmetuesve tanë është Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed, robi i mirë, te i cili janë të grumbulluara dituria, vendosmëria në fe, mirësjellja dhe durimi." (“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/278)

 

14-Ibn Sai'ij (ka vdekur në vitin 674 të Hixhrit) Ka thënë për imam Kadhim: “Përsa i përket Imam El Kadhimi, kishte një personalitet të lartë, krenari të madhe, bënte adhurim natën, sakrifikues, kishte qeramete dhe i njohur për adhurime. Ishte njeri shumë i bindur ndaj Zotit. Natën falte namaz, ndërsa ditën agjëronte dhe jepte sadeka. Përshkak se ishte i butë dhe i mirë me atë që i bënte keq atij dhe e falte atë, mori epitetin ‘El Kadhim’. Ndërsa për shkak të adhurimeve të shumta, u emërtua “El Abdu Es Salih”. Në Irak njihet si porta e përmbushjes së nevojave te Allahu, sepse kush bënte ndërmjetësim (tevasul), Allahu ia plotësonte nevojën që kishte. Mjafton që ai ka një pozitë të lartë te Allahu.”

(“Hajatul Imam Musa ibn Xha'ferr, i Bakir Sherijf El Kureshij”, 1/166. )

 

15-Ibn Khal'lakan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një prej dymbëdhjetë imamëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Më pas, citon fjalët e thëna nga Khatijb El Bagdadi rreth Imam Kadhimit.(“Uefejetul A'ajani”, 4/503.)

 

16-Ebu El Haxhaxh Jusuf El Mezzij (ka vdekur në vitin 742 të Hixhrit) Në veprën e tij, ai citon fjalët e thëna nga Ebu Hatimi dhe shton thënie rreth lavdeve që janë thënë për Imamin.(Tehdhijbul Kemali”, 29/43)

 

17-Shemsuddijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte imam dhe model. Zotëria Ebu Hasan El Alevij Medenij babai i Imam Ali ibn Musa Err Rrida dhe ka jetuar në Bagdad. Ai ishte i urtë, njeri i mirë, adhurues dhe i përulur ndaj Allahut, bujar dhe me pozitë të lartë.” Në këtë pjesë të veprës së tij, shton edhe fjalët e Ebu Hatimit, i cili thotë se Imam Kadhimi ishte njeri shumë i besueshëm.(“Sijer A'lami En Nubelai”, 6/270; “Mijzanul I'tidal”, 4/201; “El Iber”, 1/222; “Tarijkhul Islam”, f.417)

 

18-El Jafi'u El Jemenij El Mekkij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ebu Hasan Musa El Kadhimi. Djali i Xha'ferr Sadikut. Ndërroi jetë në vitin 183 Hixhri. Ai ishte një njeri i fokusuar tek adhurimet dhe devotshmëria. Ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit. U quajt Abdu Salih, për shkak të vazhdueshmërisë dhe përpikërisë që tregonte në adhurime. Një ndër cilësitë e tij, ishte bujaria dhe falja. Ai i falte ata që i bënin keq atij. Tregohet se një ditë, një burrë ankohet se Imami e kishte lënduar dhe si dëmshpërblim, Imami i dërgon atij një qese me njëmijë dinar.”(“Mir'atu Xhinani”, 1/305)

 

19-Ebu El Fida Ismail ibn Kethijr Ed Dimashkij (ka vdekur në vitin 774 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një njeri që adhuronte shumë dhe falte shumë. Kur një ditë dikush u ankua se Imami e lëndoi atë, me të drejtë, Imami i dërgoi atij si shpërblim një qese me flori. Kur e lajmëronin se dikush e ka ofenduar, ai i dërgonte atij flori dhe dhurata... Një prej historive të buajrisë së tij është se ai bleu robin Usejdetu së bashku me kopshtin ku ai punonte me njëmijë dinarë. Robin e liroi dhe i dhuroi kopshtin.”(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 10/197)

 

20-Muhamed Khauaxhah El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin e tij “Faslul Khitabi” ka thënë për Imam Kadhim: “Një ndër Imamët e Ehli Bejtit, ishte Ebu Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Sadiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte njeri shumë i mirë, adhurues, bujar, i butë, me pozitë tëlartë, shumë i ditur, dhe quhej Abdu Salih. Ai i bënte sexhde Allahut çdo ditë, nga lindja e diellit e deri në drekë.”(“Jenabiul Meueddeti”, f.459.)

 

21-Ibn Haxher El Askalanij (ka vdkeur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin e tij “Tedhijbu Et Tehdhijb” përmend thënien e Ebu Hatim të cilën e kemi përmendur edhe më lart. Po ashtu përmend edhe thënien e Jahja ibn El Hasan ibn Xha'ferr En Nesabetu, i cili ka thënë: “Musa ibn Xha'ferri u cilësua Abu Salih, për shkak të adhurimit dhe sakrificës së tij.” (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 8/393)

 

22-Ibn Es Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Në librin e tij “El Fusulul Muhimmeh” përcjell thëniet e disa dijetarëve dhe thotë: “Disa dijetarë kanë thënë se El Kadhimu ishte një ndër Imamët e mëdhenj dhe me pozitë të lartë, argument i vetëm në dije. Nata e tij kalonte me namaz, ndërsa dita kalonte me agjërim. Ai mori epitetin ‘Kadhim’, për shkak të mirësisë që tregonte në sjellje, sidomos karshi atyre që i bënin atij padrejtësi. Në Irak njihet si porta e plotësimit të nevojave. Gjithashtu, në një vend tjetër thotë: Cilësitë dhe virtytet e tij të larta si dhe qerametetet e tij të dukshme dëshmojnë se ai ishte në majën e krenarisë...”(“El Fusulu El Muhimmeh”, 221)

 

23- Xhemaluddijn Jusuf ibn Tegrij Berdij El Etabikij (ka vdekur në vitin 874 tëHixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Sadik ibn Muhammed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Sejid El Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ndërroi jetë në vitin 183 Hixhri. Ai u quajt El Abdu Es Salih, për shkak të përkushtimit që kishte në adhurime dhe ‘Kadhim’, për shkak të butësisë së thellë. Lindi në qytetin e Medines, në vitin 127 Hixhri. Ishte zotëria i dijetarëve, qoftë në dituri, në virtyte dhe në adhurime, ishte bujar, i nderuar dhe i pranohej lutja.”

(“En Nuxhumu Ez Zehiratu”, 2/112)

 

24-Ahmed ibn Abdullah El Khazrexhij (ka vdekur në vitin 923 të Hixhrit) Në librin e tij, autori citon fjalët e Ebu Hatimit, të cilat i kemi sjellë përpara jush në rastet e mësipërme. E kjo tregon miratimin e tij. (“Khulasatu Tehdhijbu Tehdhijbil Kemal”, 63/3)

 

25-Abdulvehab Esh Sha'ranij (ka vdekur në vitin 973 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Një prej dymbëdhjetë Imamëve është ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai u emërtua me epitetin ‘El Abdu Es Salih’, për shkak të adhurimeve të shumta, të sakrificave dhe faljes së shumtë të namazeve natën. Kur e lajmëronin se dikush e ka ofenduar apo e ka lënduar, ai (Imami) i dërgonte para atij.”(“Tabakatu Esh Sha'ranij El Kubra”, 1/55)

 

26-Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrt) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musa El Kadhimi trashëgoi nga Xha'ferr Sadiku virtytet, diturinë, njohjen dhe fisnikërinë. Ai u quajt El Kadhim, për shkak të butësisë dhe moralit të tij të lartë. Njihej te banorët e Irakut si porta e përmbushjes së nevojave te Allahu. Ai ishte më adhuruesi, më i dituri dhe më buajri i kohës së tij. Kadhimi ishte njeri që falte shumë dhe ua kthente me të mirë atyre që i bënin keq. Ai spikaste ndër të tjerët për nga aspekti i devotshmërisë dhe i diturisë.”(“Es Sauaiku El Muhrikah”, f. 307-308)

 

27-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një prej Imamëve me pozitë të lartë, i veçantë dhe argument. Nata e tij kalonte me namaz, ndërsa dita i kalonte me agjërim. U quajt Kadhim, për shkak të sjelljeve tolerante dhe falëse që kishte ndaj atyre që i bënin keq. Në Irak njihej si porta e plotësimit të nevojave, sepse kushdo që bënte ndërmjetësim me të te Allahu për plotësimin e nevojave nuk kthehej duarbosh. Ai kishte virtyte të larta dhe qeramete të dukshme dhe qëndronte në majën e fisnikërisë. Rreth tij janë transmetuar shumë virtyte, të cilat flasin akoma më mirë rreth veçorive të tij.” (“Akhbaru Ed Dueli”, 1/337)

 

28-Ibn El Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Në atë vit (në vitin 183), ndërroi jetë zotëria i madh Ebu Hasan Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, babai i Musa Rrida. Ai lindi në vitin 128. Ka transmetuar nga babai i tij. Ebu Hatimi ka thënë se ai ishte një njeri shumë i besueshëm dhe imam prej imamëve të muslimanëve. Të tjerët, përceç Ebu Hatim, kanë thënë: Ishte njeri i lartë, adhurues, bujar, i butë, dhe me pozitë të lartë. Atë e lajmëruan se një burrë e kishte lënduar Imamin, dhe Imami i dërgoi atij një qese me njëmijë dinarë.”(“Shedheratu Edh Dheheb”, 1/486)

 

29-Abdullah Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ishte prej të mëdhenjve dhe bujarëve. Babai i tij, Xha'ferri e donte atë shumë.” Më pas flet për Imam Kadhim dhe përcjell disa thënie të tij. (“El-Ittihaf bihubbi`l-Eshraf”, 148. )

 

30- Hasan ibn Abdilah El Bekhshij (ka vdekur në vitin 1190 të Hixhrit) Në librin e tij “En Nurul Xhelij fi Nesebi En Nebij”, ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një Imam i madh dhe me pozitë të lartë. Ishte njeri me shumë mirësi. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kalonte natën duke u falur dhe ditën duke agjëruar. Ai u quajt El Kadhim, për shkak të sjelljeve të tij të mira ndaj atyre që i bënin keq atij. Në Irak njihej si porta e plotësimit të nevojave, sepse kushdo që bënte ndërmjetësim me të te Allahu për plotësimin e nevojave nuk kthehej duarbosh. Ai kishte virtyte të larta dhe qeramete të dukshme dhe qëndronte në majën e fisnikërisë.”

(“Hajtul Imam Musa ibn Xha'ferr”, i Esh Shejh El Kureshij, 1/167. Marrë nga “En Nurul Xhelij”, f. 97)

 

31- Esh Shejkh Muhamed ibn Ali Es Siban (ka vdekur në vitin 1206 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Përsa i përket Musa El Kadhim ai ishte i njohur ndër njerëzit e Irakut, si porta e plotësimit të nevoja te Allahu. Ka qenë më adhuruesi ndër njerëzit në kohën e tij. Ka qenë prej dijetarëve të mëdhenj dhe bujarëve. Ai u emërtua me emrin Kadhim, për shkak të butësisë dhe faljes së atyre që i bënin keq atij.” (“Nurul Ebsar”, f. 246)

 

32-Muhamed Emin Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musa El Kadhimi ishte një Imam i madh, me pozitë të lartë dhe njeri me shumë mirësi. Ai e kalonte natën me adhurim, ndërsa ditën me agjërim. U quajt Kadhim, për shkak të sjelljeve të mira që kishte edhe ndaj atyre që i bënin keq atij.” (“Sebaiku Edh Dheheb”, 75.)

 

33- Esh Shejkh Mu'min Esh Shebelenxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Ka thënë në librin e tij “Nurul Ebsar”, në kreun “Menakib Sejiduna El Kadhim”, ka thënë: “Disa dijetarë kanë thënë: El Kadhim ishte një Imam me pozitë të lartë, i veçantë, argument, shumë i ditur. Njeri që e kalonte natën me namaz, ndërsa ditën me agjërim. Ai sillej shumë mirë, edhe me ata që i bënin keq atij. Për këtë arsye, u quajt, El Kadhim. Gjithashtu, Në Irak njihej si porta e plotësimit të nevojave, sepse kushdo që bënte ndërmjetësim me të te Allahu për plotësimin e nevojave nuk kthehej duarbosh. Virtytet e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë të shumta dhe të njohura.”(“Nurul Ebsar”, 164)

 

34-Jusuf ibn Ismail En Nebhanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musa El Kadhimi ishte një prej Imamëve të mëdhenj prej zotërinjve tanë të Ehli Bejtit të nderuar udhëzuesit në Islam (Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë!). Allahu na bekoftë me bereqetet e tyre dhe na largoftë nga kjo jetë me dsahurinë ndaj tyre dhe dashurinë e gjyshit të tyre më të madh (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”

(“Xhamiu Kerametil Eulijai”, 2/495)

 

35-Ali Xhelal El Husejnij El Masrij (ka vdekur në vitin 1351 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Tek ai bashkohej dituria e thellë në shkencën e jurisprudencës islame, me devotshmërinë, me vazhdueshmërinë dhe këmbënguljen në fe, me durimin dhe me sjelljen e mirë.”(“E'immetuna”, i Muhamed Ali Ed Dukhejl, 2/69)

 

36- Doktorr Zeki Mubarak (ka vdekur në vitin 1371 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Musa ibn Xha'ferri, ishte një prej zotërinjve të fisit Hashimi, prijës paraprirës në dituri dhe në fe.”

(“E’ immetuna”, i Muhamed Ali Ed Dukhejl, f. 69, nga “Sherh Zehrul Edebi”, 1/132)

 

37-Ali El Fikrij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Disa dijetarë janë shprehur kështu rreth Imamit: ‘Kadhimi ishte një Imam i lartë dhe me vlera të larta, i veçantë, argument, shumë i ditur. Tek ai bashkohej dituria e thellë në shkencën e jurisprudencës islame, me devotshmërinë, me vazhdueshmërinë dhe këmbënguljen në fe, me durimin dhe me sjelljen e mirë.”(“Hajatul Imam Musa ibn Xha'ferr”, 1/168, nga “Ahsenul Kasas”, 4/293)

 

38-Khajrudin Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai ishte një prej fisnikëve të fisit Hashimi. Më adhuruesi ndër njerëzit në kohën e tij. Një prej prej dijetarëve të mëdhenj dhe të shquar të kohës së tij dhe ka qenë shumë bujar.”(“El A'lamu”, 7/321.)

 

39-Mahmud ibn Uehijb El Karagulij El Hanefij

Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai trashëgoi nga babai i tij diturinë, njohjen, kemalin dhe virtytet e mira. Ai u quajt Kadhim, për shkak të mirësjelljeve që tregonte, edhe ndaj atyre që i bënin keq atij. Ai ishte njeri i thellë në dituri dhe i lartë në sjellje. Në Irak njihej si porta e plotësimit të nevojave te Allahu. Ka qenë më adhuruesi, më i dituri dhe më bujrai në kohën e tij”

(“E'imetune”, 2/68, nga “Xheuherul Kelami”, 139)

 

40-Abduselam Et Termanijnij

Ka thënë për Imam Kadhim:“Musa ibn Xha'ferr Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib Ebu Hasan, Imami i gjashtë prej dymbëdhjetë imamëve te imamitët. Ai u quajt Kadhim, për shkak të sjelljeve të mira që kishte edhe kundrejt atyre që i bënin keq atij. Po ashtu, ai ishte një prej të mëdhenjve të fisit Hashimi. Një prej më adhuruesve të kohës së tij. Më i dituri dhe më bujari”(“Ahdathu Et Tarijkh El Islamij”, vëll.2, Pjesa 1, f.1070)

 

41- Arifu Ahmed Abdulgina (Bashkëkohorë) Ka thënë për Imam Kadhim: “Ai kishte ngjyrë të zezë. Kadhimi ishte një personalitet i veçantë. Ai u quajt i tillë, për shkak të sjelljeve të mira që kishte, edhe karshi njerëzve që i bënin keq atij. Nata e tij kalonte me namaz, ndërsa dita kalonte me agjërim.” (“El Xheuheru Esh Shefaf fi Ensabi Sadetil Eshrafi”, 1/41.)

 

Këto ishin disa prej thënieve të ndryshme të disa prej imamëve të mëdhenj të Ehli Sunetit, për Imam Musa Kadhimin. Këtu do të mjaftohemi me këto transmetime, për të vijuar me transmetime të tjera për Imamët e tjerë. 

 

 

(Paqja qoftë mbi të!)

Një përshkrim hyrës rreth Imam Rrida, Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!)

 

Imam Rrida, Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!) lindi në shtëpinë profetike, u ushqye nga burimi i Shpalljes Hyjnore dhe u edukua në prehërin e Imamatit.

Ai arriti nivele të larta në shumë sfera të jetës, saqë u bë udhërrëfyes dhe një shkollë më vete për shoqërinë dhe asnjë i madh nuk krahasohej me atë në kohën e tij. Me mençurinë e tij të madhe dhe falë ndihmës dhe kujdesit të të Plotfuqishmit, Allahut të Madhëruar, ai arriti që të shkatërronte të gjitha shpresat e Me'mun Abasij, që ai donte të arrinte nëpërmjet luajtjes së mandatit të Besëlidhjes (Vilajetul ahd), në vitin 201 Hixhri.

 

Ky vit ishte viti i Besëlidhjes, një vit shprese për Shi’izmin dhe mendimin shi’it. Ai sqaroi bazat e shi’izmit, doktrinën e tij dhe të vërtetën e tij. Kushdo që debatonte me Imamin, qoftë jahudi, apo i krishtërë apo mexhusë, apo ateist, apo musliman, ai u përgjigjej me argumenta të sakta. Njerëzit filluan të thonin se ai është i merituar për udhëheqësinë se sa Me'mumi.

Përpara se t’i paraqesim lexuesit të nderuar fjalët dhe lavdet për Imamin, të thëna nga dijetarët e Ehli Sunetit, do të sjellim shkurtimisht disa njohuri bazë rreth biografisë së tij: Ai quhet Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë mbi ta!).  

 

Nëna e tij kishte disa emra. Ndër to mund të përmendim: Nexhmetun, Erva, Teketem.(“Ujunu Akhbaru Err Rrida”, Saduk, Pjesa 1, Tema 2, Nr.3, f.26)

Ajo ishte gruaja më e virtytshme mes grave. Ajo ishte një grua shumë e zgjuar, e mençur, e vendosur në fe.(“Ujunu Akhbaru Err Rrida”, Saduk, Pjesa 1, Tema 2, Nr.2, f.24)

Imam Rrida(Paqja qoftë mbi të!), lindi në qytetin e ndritshëm të Medines. Ai lindi ditën e enjte, më datë 11 të muajit Dhul Hixhxheh, në vitin 148 Hixhri. (“El Bihar”, 49/9, nr.16, 17, 18)

Ai u quajt edhe me emrin Ebu Hasan. Epitetet e tij ishin të shumta.(“Sabir, Rrida, Uefij”)

Më i famshmi ndër to, ishte Err Rrida. Imam Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës i muslimanëve, menjëherë pasi ndërroi jetë babai i tij, Imam Kadhimi (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 183 Hixhri. Në këtë kohë, Imam Rridai ishte tridhjetë e pesë vjeç. Periudha e imamatit të tij zgjati njëzetë vite. Në kohën e tij, ishin edhe tre udhëheqëes nga fisi Beni Abasi: Harun Rashidi, djali i tij, El Emin dhe Me'muni. U imponua të pranojë Vilajetin e Ahdit nga ana e Me'mun El Abasij në vitin 201 të Hixhrit .(“Keshful Gummeti” i El Erdebilij, 2/853)

 

Kjo e detyroi atë që ai të lërë Medinen e gjyshit të tij, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të shkonte në Mervu, kryeqyteti i shtetit abasit në atë kohën. Kjo ndodhi në vitin 200 të Hixhrit. (“Ujunu Akhabaru Rrida”, i Sadukut, vëll. 2, kreu 4, hadithi 10, f. 158-159)

 

Imam Ali ibn Musa (Paqja qoftë mbi të!), ndërroi jetë në qytetin Tus, në fund të muajit Safar, në vitin 203 Hixhri. (“I'lamul Uersa”, i Et Tabarsij, 4/41 dhe 86)

Ai (Paqja qoftë mbi të!) është varrosur në shtëpinë e Humejd ibn Kahtabetu në fshatin e quajtur Senabad në tokën e Tusit. Varri i tij është i njohur në Mashhad në Iran.(“El Irshad”, i El Mufijd, 2/271)

 

Dijetarët e Ehli Sunetit për Imam Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!)

 

Lexues i nderuar! Më poshtë do të lexosh fjalët e thëna nga dijetarët e Ehli Sunetit, për cilësitë e bukura të Imam Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!) dhe për pozitën e lartë të tij.

 

1- Muhamed ibn Amr El Uakidij (ka vdekur në vitin 207 të Hixhrit)

Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Aliu i dëgjonte hadithet nga babai i tij, nga xhaxhallarët e tij dhe nga të tjerë. Ishte i besueshëm dhe jepte fetva në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe ishte në moshën mbi njëzet vjeç. Ai ishte nga shtresa e tetë e tabiinëve.” (“Tedhkiratul Khauas”, f. 315)

 

 2- Ahmed ibn Hanbel (ka vdekur në vitin 241 të Hixhrit) Imam Ahmed ibn Hanbeli, komenton zinxhirin transmetues që është: “Ali Rrida transmeton nga babai i tij Musa El Kadhim, nga Xha'ferr Es Sadik, nga Muhamed El Bakir, nga Ali Zejnul Abidijn, nga Husejn ibn Ali, nga Ali ibn Ebu Talib dhe nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke thënë: Nëse këtë zinxhir ia lexon një të çmenduri ai shërohet nga çmenduria.”(“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 310)

 

3- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Autori flet për Imam Rridain (Paqja qoftë mbi të!), në librin e tij, teksa lavdëron dhjetë nga imamët kur i përgjigjet krenarisë së Beni Ummeje duke pretenduar se ishin më të mirë se Beni Hashim. Ai thotë: “A mund të më numëroni një fis tjetër mes kurejshëve, të cilët kanë nxjerrë një brez të tillë, kaq të lartë, ku secili prej tyre është një dijetar, i devotshëm, i pastër, i zgjuar...? Prej tyre kanë dalë udhërrëfyes të shoqërisë. Ata janë të gjithë njëri pas tjetrit dhe bijtë e njëri-tjetrit: Hasan El Askerij ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk ka dalë një fis apo një familje e dytë mes familjeve arabe apo të huaj, e njëjtë me të.”(“Resailul Xhahidh”, f. 106)

 

4- Ibn Hiban (ka vdekur në vitin 354 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: Ai është Ali ibn Musa, ibn Xha'ferr, ibn Muhamed, ibn Ali, ibn Husejn, ibn Ali, ibn Ebu Talib, Ebu Hasan. Prej zotërinjve të Ehli Betit, prej të urtëve dhe ta lartëve të hashimijve... Ali ibn Musa Err Rrida ka vdekur në Tus nga helmi që i dha Me'muni. Varri i tij është në Sanabd jashtë En Neukan. I nohur dhe vizitohet në krah të varrit të Rrashidit. Unë e kam vizituar shumë herë. Kur më ndodhte ndonjë vështirësi kur isha në Tus, unë vizitoja varrin e Ali ibn Musa Err Rrida(Bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi gjyshi e tij!) dhe i lutesha Allahut që të ma largojë atë vështirësi dhe lutja ime gjente përgjigje dhe më largohej vështirësia. Këtë gjë e kam provuar disa herë dhe gjeja përgjigje. Allahu na e marrtë jetën me dashurinë për Mustafanë dhe Ehli Bejtin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë ata!).(“Ett Thukatu”, 8/456-457) 

 

5- El Hakim En Nijsaburij (ka vdekur në vitin 405 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Një djalosh tek të njëzetat, i cili jepte vazhdimisht fetva (gjykime fetare), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Prej tij, kanë transmetuar dijetarë të mëdhenj të hadithit, si: Adem ibn Ebu Iljas, Nasr bin Ali El Xhehdamij, Muhamed ibn Rafi'u El Kushejrij, etj.”

(“Tehdhijbu Tehdhijb”, 5/746.)

 

6- El Hafidhu Xhemaluddijn Ebu El Feraxh Abdurrahman ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 597 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai është Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib. Dëgjonte vazhdimisht mësimet e babait të tij, që në moshë të vogël. Gjithashtu, ai jepte gjykime fetare (fetva), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), që kur ishte tek të njëzetat. Me'muni dha urdhër që ai të nxirret nga Medina dhe shkoi në Nijsanbur. Dijetarët e ndodhur në atë zonë, u mblodhën rreth Imam Rridait (Paqja qoftë mbi të!) dhe merrnin mësime prej tij. Mes dijetarëve që kanë dëgjuar dhe kanë transmetuar mësimet e tij, ishin: Jahja ibn Jahja, Is`hak ibn Rehauijeh, Muhamed ibn Rafi'iu, Ahmed ibn Harb, e shumë të tjerë.”(“El Muntedhimu”, 10/120.)

 

7- Abdulkerim ibn Muhamed Es Sem'anij (ka vdekur në vitin 562 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Err Rrida ishte prej të diturve, prej të virtytshmëve dhe me prejardhje fisnike.”(“El Ensabu”, 3/74)

 

8- Fakhru Razij (ka vdekur në vitin 604 të Hixhrit) Teksa flet rreth interpretimit të fjalës “Keuther”, thotë: “Këtu, bëhet fjalë për një brez, i cili do të vazhdojë të lulëzojë edhe me kalimin e viteve. Mjafton të shikosh se sa persona të familjes profetike janë vrarë përgjatë viteve dhe si përfundim ata përsëri kanë lulëzuar. Po ashtu, mund të shikosh edhe fisin Beni Umeje, të cilët nuk janë vrarë aq shumë, por pothuajse askujt prej tyre nuk u dëgjohet zëri dhe thuajse nuk kanë ekzistuar ndër vite. Ndër të mëdhenjtë e Ehli Bejtit, mund të përmendim dijetarë, si: Bakiri, Sadiku, Kadhimi, Rridai (Paqja qoftë mbi ta!).” (“Tefsiru Fakhru Razij”, vëll.16, pjesa 32, f.125)

 

9- Abdulkerim ibn Muhamed Er Rafi'ij El Kazuejni (ka vdekur në vitin 623 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib Ebu Hasan Err Rrida, ishte një prej imamëve të Ehli Bejtit. Një prej dijetarëve të mëdhenjve dhe fisnikëve të tyre.” (“Teduijn fi Akhbari Kazuijn”, 3/269)

 

10- Eruditi Arifi Shejkh Muhjidijn ibn Arabij (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) Në librin e tij “El Menakib” përmend cilësitë dhe virtytet e Imam Err Rrida. Prej fjalëve të tij: Ai ishte sekret hyjnor, shikues i të vërtetave, dëshmues dhe argument i prerë i Allahut, shpirt i shpirtërave, imami i njerëzimit dhe hëna ndriçuese në errësira, Ebi Muhamed Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftëmbi të!). 

(“Sherh Ihkakul Hakki” i El Mer'ashij, 28/657. Marrë nga libri “El Menakib”, f. 96.)

 

11- Ibn Nexhar (ka vdekur në vitin 643 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai ishte një njeri, tek i cili dituria dhe feja kishte gjetur vend ku të strehoheshin. Që në moshën njëzetë vjeçare, kishte aftësitë të jepte fetva (gjykime fetare), në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).”

(“DhejluTarijkhu Bagdad”, 4/135)

 

12- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Më përpara u përmendën thënie për prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!), po ashtu edhe për Zejnul Abidinjin (Paqja qoftë mbi të!) dhe i treti i tyre është Ali Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Kush thellohet do ta gjejë atë trashëgues të atyre dyve dhe thotë se është i treti alevit. Kishte besim të madh dhe pozitë të lartë, mundësi të gjera, përkrahës të shumtë, argument i dukshëm derisa edhe Khalife e vendosi në vendin e tij. Cilësitë e tij ishin të larta, virtytet e tij të padiskutueshme, morali i tij arab, kishte shpirt fisnik hashimit dhe prejardhje të nderuar profetike. Sado që t'i numërohen veçantitë, ai ishte më i madh se ato. Sa do që të detajohen virtytet e tij, ai ishte më lart se ato.”(“Mutalibu Es Su'li”, 2/128)

 

13-Sibt Ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Në librin e tij “Tedhkiratul Khauas”, ai e përshkruan Imam Rridain (Paqja qoftë mbi të!) me anë të një poezie shumë të bukur.

Më thanë mua që ti je i vetmi njeri me të cilin mburren

Nga fjalët prej fjalimit mendjehollë

Në thelbin e fjalëve ti ke një art që derdh perla në dorën time

E përse e le lavdërimin e të birit të Musait dhe virtytet e tubuara në të?

I thashë: Unë nuk mund ta lavdëroj imamin 

 

Ndërkohë që Xhebraili ishte shërbëtor i babait të tij (Profetit Muhamed).(“Tedhkiratul Khauasi”, f. 321)

 

14-Ibn Ebu Hadijd El Mutezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në librin e tij, dijetari transmeton fjalët e lartpërmendura të Xhahidhit, rreth Imam Rridait (Paqja qoftë mbi të!). (“Sherhu Nehxhul Belaga”, 15/278)

Po ashtu, shton edhe fjalët e thëna rreth babait të Rridait, duke përmendur në fund edhe djalin e tij: “Një prej burrave tanë, me të cilin krenohemi, është Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamedi. Ai ishte një njeri i mirë. I pastër. I devotshëm. Tek ai përmblidheshin dituritë e jurisprudencës, fesë në tërësi. Morali i bukur, urtësia dhe durimi. Kurse djali i tij, Ali ibn Musa, ishte një personalitet akoma më i shquar, më i ditur, më i respektuar dhe më i dëgjuari mes njerëzve.”(Po aty, 270 dhe 291.)

 

15-Ibn Khilkan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali ibn Musa Err Rrida: “Ai ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve në doktrinën imamite. Me'muni e martoi vajzën e tij Ummu Habijb me të dhe emrin e tij e stampoi nëpër monedhat e dinarit dhe të dirhemit...”

(“Uefejetul A'ajan”, 3/236.)

 

16- El Hafidhu El Xhuejnij (ka vdekur në vitin 722 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i tetë, shfaqësi i të fshehtave misterioze, burimi i moraleve të larta, zemërgjëri, prijësi i fisnikëve, drita e syve e Ale Jasinit dhe Ale Abdul Menaf, i qëndrueshëm në drejtësi, zotëri i pastër e i pamëkatë, njohës i të vërtatave të dijeve, lajmëruesi për atë që do të vijë dhe për atë që shkoi, është i kënaqur te Allahu i Madhëruar dhe për këtë u quajt Err Rrida Ali ibn Musa”(“Feraidu Es Smetejn”, 2/187)

 

17-Shemsudijn Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imam Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Zotëria i Imamëve, Ebu Hasan, Ali Rrida ibn Musa El Kadhim, ibn Xha'ferr Es Sadik, ibn Muhamed El Bakir, ibn Ali ibn Husejn, El Hashimij El Aleuij El Medenij. Për sa i përket diturisë dhe vendosmërisë që kishte në fe, ishte shumë lart. Ai ishte i zoti të jepte gjykime fetare (fetva), që kur ishte njëzetë vjeç. Ai ishte njeri me pozitë të lartë në shoqëri dhe meritues i saj.”(“Sijer A'lami En Nubela”, 9/387-388 dhe 392)

Në një pjesë tjetër të librit të tij, pasi flet rreth Imam Kadhimit (Paqja qoftë mbi të!), flet edhe rreth djalit të tij, Musa Rridait, ku thotë: “Ai ishte personalitet i shquar. Kishte dituri të lartë dhe dinte të linte gjurmë në zemrat e njerëzve.”(Po aty, 13/121)

 

18- Historiani dhe hulumtuesi Muhamed ibn Shakir El Kutubij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte një prej imamëve të Ehli Bejtit. Ishte zotëria i Fisit Hashimit në kohën e tij.”

(“Hajatul imam Rrida”, Bakir Sherif El Kurashij, 1/62; “Ujuni Et Teuarijkh”, 3)

 

19-Abdullah ibn Es'ad El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i madh dhe krenaria e trungut të familjes profetike, Ebu Hasan Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, ndërroi jetë në vitin 203 Hixhri. Njëri prej dymbëdhjetë imamëve dhe posedues i virtyteve të larta. Me'muni e martoi me të vajzën e tij, Ummu Habijben dhe pas kësaj, e stampoi emrin e tij në monedhat e dinarit dhe të dirhemit. Me'muni mblodhi rreth tremijë e treqind e tridhjetë e tre njerëz, burra e gra nga abasitët dhe u tha atyre se nuk gjente një më të aftë dhe më të meritueshëm të postit drejtues se Ali Err Rrida. Për këtë arsye, ai kishte zgjedhur që prijësi i tyre të ishte Ali Err Rrida dhe urdhëroi bindjen ndaj tij. Hoqi veshjet e zeza dhe i zëvendësoi ato me ngjyrën jeshile.” (“Miratul Xhinani”, 2/10)

 

20-Ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në librin e tij “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, përmend fjalën e Hakimit dhe të Sem'anit të cilat i kemi cituar më lart. (“Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 5/745-746.)

 

21-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ashtu siç kemi parë prijësin e besimtarëve, Ali ibn Ebu Talibin (Paqja qoftë mbi të!) dhe Zejnul Abidijnin Ali ibn Husejnin (Paqja qoftë mbi të!), në të njëjtën linjë gjejmë edhe Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!). Ishte njeri i të vërtetës dhe mbrojtës i saj. Dituria, vlerat e tij, morali i bukur, kanë bërë që ai të lartësohet mbi të gjithë në shoqëri, saqë hyri edhe në zemrën e prijësit të atij vendi, Me'munit, i cili e bëri ortak në udhëheqësinë e tij, i dha të drejtën e khilafetit dhe në prani të njerëzve e martoi vajzën e tij me atë. Imami ishte reflektues i mirësisë, i cilësive të larta dhe i moralit të bukur profetik.” (“El Fusulul Muhimmeh”, f. 233.)

 

22-Xhemaludijn El Etabikij, i njohur me emrin ibn Tegari (ka vdekur në vitin 874 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imami i madh, dijetari i shquar, Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!), ndërroi jetë në vitin 203 të Hixhrit. Ai ishte zotëria i Hashimitëve në kohën e tij.” (“En Nuxhumu Ez Zahireh”, 2/174)

 

23-Semhudij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 911 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ishte i pashoq në kohën e tij dhe gëzonte pozitë të lartë.” (“Xheuherul Ikdejn”, f. 446)

 

24- Ahmed ibn Abdilah El Khazrexhij (ka vdekur në vitin 923 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte zotëria i Fisit Hashimit. Me'muni e lartësoi dhe e respektoi atë, duke i dhënë vendin e duhur që i takonte si prijës i vendit.” (“Khulasatu Tehdhijbu Et Tehdhijb El Kemal”, 2/257)

 

25-Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Pasi përfundoi fjalën e tij rreth Imam Kadhimit dhe imamëve para tij, flet edhe rreth djalit të tij Ali Err Rrida, duke thënë: “Ai ishte një ndër më të mirët e imamëve. Me'muni e bëri ortak në udhëheqësinë e tij dhe martoi vajzën e tij me të.” (“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 309. )

 

26- Ahmed Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Virtytet e tij janë shembullore. Ai kishte shumë cilësi të bukura. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) flinte pak dhe agjëronte shumë. Gjatë verës ulej mbi rrogoz, ndërsa gjatë dimrit ulej mbi postiqe.”

(“Akhbaru duel ue etherul Euuel”, 1/341 dhe 344.)

 

27-Ibn Imad El Hanbeli (ka vdekur në vitn 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida ndërroi jetë në vitin 203 Hixhri. Ai pati një jetë pesëdhjetë vjeçare, të cilën e kaloi të mbushur plot e për plot me punë të mira. Ai ka përcjellë shumë transmetime nga babai i tij, Musa El Kadhimi dhe nga gjyshi i tij, Xha'ferr ibn Muhamed Sadiku dhe kështu mori pozicionin më të lartë mes Imamëve të Ehli Bejtit, nga aspekti i diturive të thella në fushën e akaidit. Vendvarrim i tij është në Tus (Mashhad), i cili vizitohet nga besimtarët. Ai është një nga dymbëdhjetë imamët në besimin Imamit.”(“Shedheratu Edh Dheheb”, 2/75-76)

 

28-Abdullah Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida(Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ishte shumë bujar, i thjeshtë dhe i ndershëm. Disa të tjerë janë shprehur duke thënë: ‘Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, dominoi mbi pjesëtarët e tjerë të Ehli Bejtit. Ai u lartësua mbi ta. Gjatë jetës së tij, ai i provoi këto me anë të cilësive të tij të bukura. Kjo gjë spikati akoma më shumë në momentin ku ai u propozua nga Me’muni për të qenë drejtues i vendit. Ai me këtë, e bëri atë përgjegjës në pushtetin e vendit. Për më tepër, Me'muni i dha atij edhe vajzën e tij.” (“El It`haf bi hubil Eshrafi”, f. 155-156)

 

29-Muhamed Emijn Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1264 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai kishte një moral të lartë. Kishte cilësi të bukura. Qerametet e tij ishin të shumta dhe virtytet e tij të njohura të cilat nuk mund të përmenden në këto pak rreshta.” (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 75.)

 

30- Esh Shejkh Mu`min Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitn 1308 të Hixhrit) Në librin “Nurul Ebsar” autori ka hapur një temë të posaçme për Imamin, duke e emërtuar: Përmendja e virtyteve të Imam Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).”

(“Nurul Ebsar fi menakibi ali En Nebijji El Mukhtar”, f. 168)

 

31-Jusuf Ismail En Nebhanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, ishte një prej Imamëve të mëdhenj të Ehli Bejtit, ndriçuesi dhe udhërrëfyesi i umetit. Ai ishte një minierë e dijes dhe e njohjes. Një bujar i madh, zemërgjerë, pozitë të lartë dhe qeramete të shumta.”

(“Xhamiu Kerametil Eulija”, 2/311)

 

32-Ali Xhelal El Husejnij (ka vdekur në vitin 1351 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte një prej njerëzve më të ditur të kohës së tij dhe më bujari. Lindi në vitin 148 dhe ndërroi jetë në vitin 203. Kështu ai jetoi rreth pesëdhjetë vite.”(“Eimetuna, li Muhamed Ali Dukhejl”, 2/154)

 

33-Abdullah Afifij (ka vdekur në vitin 1363 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa Err Rrida ishte një prej shtyllave të kësaj familje (familjes së Profetit) dhe udhëheqës i saj. Ishte imami murteda prej Ehli Bejtit.”(“Eimetuna, li Muhamed Ali Dukhejil”, 2/154)

 

34- El Fadil Ali ibn Abdullah Fikrij El Husejnin El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Nuk kam hasur ndonjëherë një rast, kur është pyetur Imam Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!) dhe të mos jetë përgjigjur. Nuk kishte mbi të në kohën e tij, në dituri. Me'muni e provonte me pyetje dhe ai i jepte përgjigje të plota e të qarta. Ai flinte pak dhe agjëronte shpesh. Vetëm tre ditë në muaj i shpëtonin pa agjëruar. Ai dhuronte shumë dhe ndihmonte vazhdimisht. Koha kur ai e vepronte këtë gjë, ishte nata. Ai ishte njeri i devotshëm dhe i thjeshtë. Gjatë stinës së verës ulej mbi rrogoz. Ndërsa gjatë stinës së dimrit, ulej mbi një postiqe.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, Sejjid Mer'ashij, 28/622-623)

 

35-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, i quajturi Ebu Hasan Err Rrida, është Imami i tetë i imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“El A'lam”, 5/26.)

 

36- Doktorr Abduselam Et Termaninij Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ai ishte Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Hasan, i njohur me emrin Err Rrida. Ai ishte Imami i tetë i imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“Ahdethu tarijkh Islamij”, ndodhitë e vitit 203, vëll.2, Pjesa 1, f.1169)

 

37-Mahmud ibn Uehijb Ka thënë për Imam Err Rrida: “Qerametet e Imam Rridait (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishin të shumta. Ai ishte i vetmi në kohën e tij.” (“Hajatul Imam Rrida, li Shejh El Kurashij”, 1/62)

 

38- Avokati El Fadil Bakir Emijn El Uerd, anëtar në komisionin e historianëve arab Ka thënë për Imam Err Rrida: “Ali ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik, Ebu Hasan, i quajtur Err Rrida, është Imami i tetë i dymbëdhjetë imamëve te imamitët. Ai ishte prej zotërinjve të lartë të Ehli Bejtit dhe prej të nderuarve të tyre.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, Sejjid Mer'ashij, 28/628)

 

39-El Fadil El Hadij Hamu Ka thënë për Imam Err Rrida: “Imam Rridai (Paqja qoftë mbi të!) ishte i pranishëm në kohën më të lulëzuar të qytetërimit islam. Ai jetoi në kohën e Me'munit. Ai kishte pozitë të lartë në tubimet e dijes e të shkencës. Me'muni e ftonte Imam Rridain në tubimet e ndryshme që organizonte me dijetarë, filozofë e teologë të feve të tjera, të cilët e pyesnin dhe ai u përgjigjej. Në fund të tubimeve Me'muni e pranonte se ai ishte më i miri dhe i kërkonte ndjesë për mosinteresimin ndaj tij.” (“Sherhu Ihkakul Hakki”, 28-623.)

 

4o-Arif Ahmed Abdulganij Ka thënë për Imam Err Rrida: “Nuk gjendej një i dytë te fisi i Talibëve në kohën e tij. Me'muni i dha pushtetin (Uilajetul Ahdi) atij. Me'muni e vulosi emrin e Imamit në të gjitha monedhat prej dirhemi dhe dinari. Bëri që për të të flitej kudo. Imam Rridai (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë në Tus dhe po aty u varros.” (“El Xheuheru Esh Sheffaf fi Ensabi Sadetil Eshrafi”, 1/159)

 

Këto ishin disa nga fjalët e përcjella prej dijetarëve të Ehli Sunetit. Duke e përfunduar këtu pjesën për Imam Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!), ju ftoj të vazhdoni me njohuritë për Imamët e tjerë.  

 

 

(Paqja qoftë mbi të!)

 

 

Një përshkrim hyrës rreth Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Përkundër moshës së tij të re, ai ishte burim frymëzimi dhe mrekullia e epokës së tij.

Dijetarët dhe mendimtarët kanë mbetur të habitur nga njohuritë dhe mençuria e ImamMuhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!). Shumë dijetarë nga vende të ndryshme vinin për të takuar Imamin e nderuar. Ata, gjithashtu, vinin tek ai edhe për të gjetur zgjidhje për problemet që hasnin nëpër vendet e tyre.

Ai ishte Imami i nëntë i Ehli Bejtit. Një Imam shumë i domosdoshëm për të dhënë shërim për plagët që kishin kapluar shoqëritë e asaj kohe. Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) ishte trashëgimtar i të gjitha veçorive, i virtyteve të Imamëve të tjerë të Ehli Bejtit. Të gjithë që e takonin dhe e njihnin atë, dëshmonin për moralin dhe cilësitë e tij të bukura. Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) ishte si një shëmbëlltyrë e cilësive profetike. Dijetarët që e takonin atë, janë dëshmitarë të kësaj gjëje. Në këtë pjesë, do të kemi rastin të lexojmë rreth dëshmive të dijetarëve të Ehli Sunetit, për Imamin.

 

Ai quhej Muhamed ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!). Nënës së tij (Paqja qoftë mbi të!) i thërrisnin Sebijketu. Ajo ishte Neuebijetu. Thuhet se ajo quhej edhe Khajzeran. Po ashtu, sipas transmetimeve, mësojmë se trungu i saj vinte nga Marijetu, nëna e Ibrahimit djali i Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhembi familjen e tij!).(“Usulul Kafij”, Kujlejni, 1/566. )

 

Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) lindi në muajin Ramazan, në vitin 195 Hixhri.(“Usulul Kafij”, Kujlejni, 1/566; ”I'lamul Uera”, Taberanij, 2/91.) Sipas një transmetimi nga Ibn Ajjash, thuhet se ka lindur ditën e xhuma, në dhjetë ditët e fundit të muajit Rexheb. (“I`lamul Uera”, Tabersij, 2/91)

 

 Llagabet e tij ishin të ndryshme, si: Taki, Muntexheb, Xhevad, Murteda. Ndryshe thirrej edhe: Ebu Xha'ferri i dytë. (Ibid)

 

Kjo, për të bërë dallimin mes Imam Muhamed Bakirit, i cili edhe ai thërritej Ebu Xha'ferr. Ai e mori udhëheqësinë (Imamatin) në një moshë shumë të re dhe ishte afërsisht në moshën tetë vjeçare dhe babai i tij, Err Rrida (Paqja qoftë mbi të!), ndërroi jetë në vitin 203 Hixhri. Udhëheqësia (Imamati) e tij zgjati për shtatëmbëdhjetë vite me radhë. Bashkëkohësit e tij, prej kalifatit abasit, ishin: Me'muni dhe Mu'tesami. Të dy ishin djemtë e Harun Rashidit. Me'muni e ktheu Imamin në Bagdad në vitin 204 të Hixhrit.

E përmende vazhdimishtdhe nxirrte në pah virtytet e tij dhe e martoi me vajzën e tij Ummu Fadl. Kjo martesë kishte qëllime dhe interesa politike. Në momentin që Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) e pa të udhës, vendosi të zhvendosej në Medine, së bashku me bashkëshorten e tij. Kjo gjë, do ta ndihmonte atë, të shtonte aktivitetin e tij në fushën e fesë islame.

 

Kur vëllai i Me'munit, Mu'tesami, mori drejtimin e kalifatit në vitin 220 Hixhri, ai e risolli edhe një herë Imam Muhamed ibn Aliun El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) në Bagdad, në mënyrë që të ishte nën vëzhgimin e tij.(“Usulul Kafij”, Kujlejnij, 1/566)

Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) ra dëshmor po në vitin 220 Hixhri, në muajin Dhul Kaideh, po në atë vit që e risolli Mu'tesami.(“El Kafij”, Kujlejnij, 1/566; “El Irshad”, 2/273) Ai u varros te varrezat e kurejshëve,(Të quajtura ndryshe, varrezat El Kadhimije, në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad) pranë gjyshit të tij, Musa El Kadhim.

(“Usulul Kafij”, Kujlejnij, 1/566; “I`lamul Uera”, Li Et Tabersij, 2/91)

 

Imam Muhamed ibn Ali El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!) në thëniet dijetarëve të Ehli Sunetit

 

Për ju të nderuar lexues po përmendim disa nga thëniet e dijetarëve të Ehli Sunetit që nxjerrin në pah pozitën e lartë të imam Xhevadit (Paqja qoftë mbi të!).

 

1- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Dijetari i nderuar, e përmend Imam Xhevadin (Paqja qoftë mbi të!), kur flet rreth veçorive të njerëzve të Ehli Bejtit dhe të fisit Beni Umeje. “Kush është ai që është përmendur më shumë se njerëzit e fisit kurejsh?! Të gjithë ata ishin dijetarë, prijës, guximtarë, udhërrëfyes, të devotshëm, etj. Të gjithë vinin prej një fisi të ndjekur njëri pas tjetrit. Hasan El Askerij ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk ekziston një fis i dytë, apo një familje e ngjashme mes arabëve apo jo arabëve, si kjo familje.”(“Resailul Xhahidh”, f. 106.)

 

2- Eruditi dhe Arifi Muhjidin ibn Arabi (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Muhamed ibn Ali El Xhevad është Porta e hapur e Allahut, sqarues i Librit të Allahut, thelbi i thelbeve, thyesi i prangave, misteri i mistereve të ekzistencës, hija e zgjatur e Allahut, i vulosuri në pasqyrën e mistikës, zhytësi në thellësitë e dijes, i veshur me fisnikëri e virtyte, mbartësi i sekretit të të Dërgurit, arkitekt i shpirtërave dhe i mendjeve...”(“Shehu Ihkakul Hakki”, Sejid Mer'ashij, 29/21.)

 

3- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Ai ishte Ebu Xha'ferr Muhamed Et Thanij. Ai u quajt Ebu Xha'ferri i dytë, dhe Ebu Xha'ferri i parë ka qenë Muhamed El Bakir. Ai ishte i vogël në trup, por shumë i pjekur dhe shumë i madh në mendje. Virtytet e tij u përhapën shumë. Për të flitej kudo. Mirëpo ishte e përcaktuar nga Allahu i Madhëruar, që të largohej herët nga kjo botë për t’u takuar me Allahun.”(“Mutalibu Es Su'uli fi Menakibi ali Err Rresul”, 2/140-141)

 

4- Sibt Ibn El Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Ai ndoqi rrugën e babait të tij në dituri, në devotshmëri në punë, në asketizëm dhe në përpjekje.” (“Tedhkiratul Khaus”, f. 321)

 

5- Ibn Ebi El Hadijd El Mu`tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në vlerësim të Imamëve të Ehli Bejtit, ai thotë: “Ne transmetojmë rreth Imamëve të Ehli Bejtit, të njëjtat fjalë që ka transmetuar Ebu Uthmani El Xhahidh. Nuk shtojmë e as nuk heqim gjë prej tyre.”

(“Sherhu Nehxhul Belaga”, 15/278)

 

6- Ibn Tejmije (ka vdekur në vitin 728 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Muhamed ibn Ali El Xhevad ishte një prej më të mirëve të fisit Beni Hashim. Ai u njoh mes njerëzve me bujarinë dhe fisnikërinë. Për këtë arsye, u quajt El Xhevad.” (“Minaxhu Es Sunneh”, 4/68.)

 

7- Shemsudijn Muhmed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Muhamed ibn Rrida Ali ibn Kadhim Musa ibn Sadik Xha'ferr ibn Bakir Muhamed ibn Zejnul Abidijn Ali ibn Shehijd Husejn ibn Emirul mu`minin Ali ibn Ebu Talib, Ebu Xha'fer El Hashimij. Ai u quajt, El Xhevad, El Kani'u dhe El Murteda. Ishte një nga të veçantët e familjes profetike.

Ndërroi jetë në qytetin e Bagdadit, në fund të vitit 220 Hixhri, në moshë shumë të re, njëzetë e pesë vjeçare. U njoh mes njerëzve si bujar dhe për këtë arsye mori emrin, El Xhevad. Varri i tij ndodhet te varri i gjyshit të tij, Musait. Thuhet se ka vdekur nga fundi i moshës së tij nëntëmbëdhjetë vjeçare (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve për të cilët shi’iat thonë se janë të pamëkatë. ”

(“Tarijkhul Islam”, f.211-220 dhe 385. )

 

8- Salahudijn Es Safedij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Muhamed ibn Ali El Xhevad ibn Rrida ibn Kadhim Musa ibn Sadik Xha'ferr (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). U quajt El Xhevad, për shkak të bujarisë që kishte. Gjithashtu, ai ishte një shëmbëlltyrë e familjes profetike. Është një prej dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit. Ai lindi në vitin 195 Hixhri.” (“El Uafij bil Uafijat”, 4/105)

 

9-Al'lame El Jafi'ij (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Teksa flet rreth ndodhive të vitit 220Hixhri, thotë: “Në këtë vit, ndërroi jetë Ebu Xha'ferr Muhamed El Xhevad. Një prej dymbëdhjetë Imamëve për të cilët rafidijtë thonë se janë të pamëkatë. Me'muni e mbështeti atë gjatë jetës, duke i dhënë famë dhe duke e martuar vajzën e tij me të.”(“Miratul Xhinani”, 2/60)

 

10-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Xhevadin: “Ai ishte Ebu Xha'ferri i dytë. Edhe pse ishte i vogël në moshë, por kishte pozitë të lartë, kishte aftësi shumë të mprehtë dhe pjekuri të thellë në mendje. Imamatin (udhëheqësinë) e filloi pas Ali ibn Musa Err Rrida.” (“El Fusulul Muhimmeh fi Ma'rifeti Ahvalil E'immeh”, f. 253. )

 

11- Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Imam Rridai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ndërroi jetë kur ishte pesëdhjetë e pesë vjeç. Nga pesë djem dhe një vajzë që pati, më i larti i tyre ishte Muhamed El Xhevad. Por jeta e këtij të fundit u mbyll shumë herët.”(“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 311.)

 

12- El Kirmani (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Virtytet e tij ishin të shumta, megjithëse caktimi hyjnor ishte që jeta e tij në këtë botë të mbyllej në një moshë të re. Ai ndërroi jetë në Bagdad, pasi prijësi i shtetit të asaj kohe, e urdhëroi Imamin të kthehej në Bagdad, me bashkëshorten e tij, Ummu Fadl, e cila ishte vajza e Me'munit. Ai u varros te varrezat e kurejshëve, pranë gjyshit të tij, Musa El Kadhim (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).” (“Akhbaru duel ue atharul euel fi tarijkh”, 1/346-348. )

 

13- Ebul Felah Abdulhaj ibn Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Në vitin 220 Hixhri, ndërroi jetë fisniku Ebu Xha'ferr Muhamed El Xhevad ibn Ali ibn Musa Err Rrida El Husejnij, i cili ishte një ndër dymbëdhjetë Imamët për të cilët rafidijtë thonë se janë të pamëkatë. Mosha kur ai ndërroi jetë, ishte njëzetë e pesë vjeç. Me’muni, gjatë kohës që ai ishte drejtues i shtetit, bëri të mundur që emri i tij të përhapej kudo dhe vajzën e tij e martoi me Xhevadin. Ndërroi jetë në Bagdad dhe u varros pranë gjyshit të tij, Musait. Vendvarrimet e tyre i vizitojnë muslimanët në përgjithësi” (“Shedheratu Edh Dheheb”, 2/146. )

 

14- El Al'lametu El Arifu El Khauaxhah El Meulauij Abdulfetah ibn Muhamed Numan El Hanefij El Hindij (ka vdekur në vitin 1096 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Imam Muhamed ibn Ali Err Rrida u quajt me emrin Ebu Xha'ferr. Ky është emri i gjyshit të tij El Bakir. Kështu që edhe Imam Xhevadi u quajt Xha'ferri i dytë. Ai kishte mrekulli dhe qerameteve që në vogëli. Thuhet se edhe për vdekjen e tij, ai ka lajmëruar se do të vdiste tridhjetë muaj pas vdekjes së Me'munit. Me të vërtetë, ndodhi siç kishte lajmëruar.” (“Sherhu Ihkakul Hakki”, El Mer'ashij, 19/585. )

 

15- Esh Shejkh Abdullah ibn Muhamed ibn Amir Esh Shebrauij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Imami i nëntë i Ehli Bejtit, ishte Muhamed El Xhevad. Ebu Xha'ferr Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai lindi në ditën e njëzetë e nëntë të muajit Ramazan, në vitin dyqind e nëntëdhjetë e pesë. Virtytet e tij ishin të njohura dhe qerametet e tij ishin të shumta.” (“El It`haf bi hubil Eshrafi”, f. 168.)

 

16- Esh Shejkh Mu`min Esh Sheblanxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Në librin e tij, ai ka hapur një kapitull të veçantë rreth Imam Xhevadit (Paqja qoftë mbi të!). Ai e titullon këtë kapitull, me titullin “Virtytet e Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!)”. Në këtë kapitull, ai transmeton një citim të Muhamed ibn Talha El Mutekaddim, ku thotë: “Xha'ferri i dytë për shkak të zgjuarsisë, mençurisë dhe aftësisë për të perceptuar, përparoi akoma më shumë se babai dhe gjyshi i tij. Edhe pse ishte i vogël në moshë, kishte një pjekuri shumë të madhe në mendje.”

(“Nurul Ebsar”, Sheblanxhij, f. 177.)

 

17-Jusuf ibn Ismail En Nebhanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida, ishte një prej të mëdhenjve të Ehli Bejtit dhe udhërrëfyes i umetit. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndërroi jetë në fund të muajit Dhul Kaideh, në vitin 220 Hixhri. Ishte vetëm njëzetë e pesë vjeç e një muaj. Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe prej të parëve të tij, të cilët na dhuruan shumë prej diturive dhe cilësive të mira që kishin! Amin!”(“Xhamiu Kerametil Eulijai”, 1/168-169)

 

18-Sherif Ali Fikrij El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam El Xhevad: “Me'muni sillej mirë me të. E afroi dhe e bujaroi shumë. Simpatia për të iu shtua akoma më shumë, pasi u njoh me diturinë, me karakterin, me cilësitë dhe virtytet e tij të bukura. Po ashtu, Me'muni vendosi ta martojë vajzën me të.” (“Sherhu Ihkakul Hakki li Sejjid El Mer'ashij”, 29/15)

 

19-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) “Muhamed ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim Et Talibij El Hashimi El Kureshij, Ebu Xha'ferr El Xhevad, ishte imami i nëntë prej dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit te imamijtë. Kishte pozitë të lartë si paraardhësit e tij, i zgjuar dhe orator dhe me intelekt të fortë. ” (“El A'lam”, 6/271-272)

 

20-Mahmud ibn Uehijb

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Ai ishte trashëgimtari i babait të tij nga çdo aspekt. E trashëgoi atë në dituri, moral, edukatë, virtyte, etj. Ishte më i larti dhe më i miri ndër vëllezërit e tij.”

(“Eimmetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, 2/206, nga “Xheuahirul Kelam”, f. 147)

 

21-Esh Shejkh Mahmud Esh Shejkhanij

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Muhamed El Xhevad (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte njeri me pozitë të lartë në shoqëri dhe ishte fisnik.” (“Siratu Seuij”, 402, 15/7)

 

22- Es Sejid Muhamed Abdulgaffar El Hashimij El Afganij 

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Tek ai gjendeshin të ndërthurura dituria, veprat e mira dhe morali i lartë. Duke qenë kështu, edhe prijësi i atëhershëm, Mu'tesemi, e shikonte Imamin si kërcënim për postin e tij.”

(“Meusuatul Imam El Xhevad”, 1/363)

 

23- El Fadil El Hadij Hamu

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Ai ishte Ebu Xha'ferr Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida. Ai e trashëgoi babain e tij, kur ishte tetë ose nëntë vjeç. Duke parë diturinë, veprat e mira, moralin e lartë, pjekurinë shumë të madhe mendore, prijësi Me'mun, vendosi ta martojë vajzën e tij me të.”

(“Sherh Ihkakul Hak”, Sejjid Merashij, 29/4. Marrë nga “Eduau Esh Shiati El Imamijeti”, f/ 136)

 

24- Doktor Abduselam Et Termaninij

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Ai ishte Muhamed ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi, Ebu Xha'ferr, i quajturi El Xhevad. Ishte Imami i tetë i Ehli Bejtit sipas besimit të imamijtëve. Ishte shumë i zgjuar, orator dhe i aftë për të zgjidhur çështje.” (“Ahdathu Tarijkhul Islamij bi Tertibi sinijn”, vëll.2, Pjesa 1, f.1259, ndodhitë e vitit 220)

 

25-Arif Ahmed Abdulganij

Ka thënë për Imam El Xhevad: “Ishte njeri i lartë dhe fisnik.”

(“El Xheuheru Esh Shefaf fi Ensabi Sadatil Eshrafi”, 1/160)

 

Me kaq, përfundojmë pjesën e thënieve të dijetarëve të Ehli Sunetit për këtë Imam të Ehli Bejtit. Ka shumë e shumë thënie të tjera nga dijetarë të tjerë rreth Imam El Xhevad (Paqja qoftë mbi të!).

 

 

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një përshkrim hyrës rreth Imam Ali ibn Muhamed El Hadij(Paqja qoftë mbi të!)

 

Ai ishte një Imam që jetoi shumë pastër. Punët e tij e vërtetuan më së miri këtë gjë. Ai ishte një prej atyre që hipën mbi anijen e bekuar profetike. Kush hipën në të, shpëton. Kush nuk hipën në të, nuk ka se si të shpëtojë. Ai ishte një prej pjesëtarëve të familjes profetike.

 

Drita e tij, virtytet, sa vinin e shkëlqenin. Çdo ditë e më shumë ai u lartësua në pozita akoma më të mëdha. Sado u mundua prijësi abasi t’ia ngushtonte rrethin, të merrte masa kundër tij, nuk ndodhi asgjë më shumë, vetëm se fama dhe emri i tij u zgjerua. Personaliteti i tij tashmë njihej kudo. Për të u shkruan libra e fletushka, të cilat vërtetonin akoma më mirë diturinë, moralin dhe virtytet e tij.

 

Përpara se të paraqesim fjalët e cituara nga dijetarët e Ehli Sunetit, le të lexojmë pak rreth jetës së Imam Ali ibn Muhamed El Hadij (Paqja qoftë mbi të!). Ai ishte Ali ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!).

 

Ai lindi në fshatin Surja. Një fshat i themeluar nga gjyshi i tij, Musa ibn Xha'ferr (Paqja qoftë mbi të!), i cili ndodhej 3 milje larg prej qytetit të Medines.

 

Lindi në vitin 212 Hixhri, në ditën e 15 të muajit Dhul Hixhxheh.(“El Irshad , lil Mufijd”, 2/297) Ka transmetime, ku thuhet se viti i lindjes së tij mund të jetë 214 Hixhri. (“Usulul Kafij, lil Kujlejnij”, 1/572) Emri i nënës së tij ka qenë Sumanatu dhe ishte një nga gratë më të ndershme dhe fisnike të vendit. (“Ujunul Mu`xhizat”, f. 130)

 

Disa nga epitetet e tij ishin: En Nexhijb, El Murteda, El Hadij, En Nekij, El Alimu, El Fakijh, Eminul Mu`minijn, Et Tajibu, El Muteuekel, El Askerij. Ndryshe atij i thoshin Ebu Hasani i tretë. (“Menakibu Ali ibn Ebi Talib”, 4/401)

 

Imam Ali ibn Muhamedi El Hadij (Paqja qoftë mbi të!) u bë prijës i myslimanëve në vitin 220 Hixhri, pasi ndërroi jetë babai i tij, Muhamed El Xhevad. Në këtë kohë, Imami ishte tetë a nëntë vjeç, sipas transmetimeve të ndryshme. Udhëheqja e tij zgjati tridhjetë e tri vite.(“El Irshad , lil Mufijd”, 2/297. )

 

Ndërsa bashkëkohësit e tij prej kalifatit abasi, ishin: Mu'tesemi, El Uathiku, El Mutevekkil, El Muntasir, El Mu'staini dhe El Mu'tez. (“El I'lamul Uera”,Et Tabersij, 2/109.)

 

El Mutevekil, duke parë famën dhe depërtimin që kishte arritur Imami te zemrat e njerëzve, në saje të diturisë së tij, u frikësua dhe mori masa duke e larguar atë nga qyteti i Medines për në Samira. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/309) Kjo gjë ndodhi në fundin e viteve 234 Hixhri. (“El Menakibu”, 4/401)

 

Imam Ali ibn Muhamedi El Hadij (Paqja qoftë mbi të!) kaloi një periudhë të gjatë në persekutime, gjatë drejtimit abasit. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/311) Ai kaloi një jetë nëpër errësirat e burgjeve. (“El I`lamul Uera”, 2/245-246.) Jetoi në qytetin Samira, në të cilin ra edhe dëshmor. Kjo gjë ndodhi në vitin 254 Hixhri, dita e tretë e muajit Rexheb. (“El Menakibu”, 4/401.) Imami u varros në mjediset e shtëpisë së tij. (“El Irshad , lil Mufijd”, 2/311. )

 

Imam, Ali ibn Muhamedi El Hadij(Paqja qoftë mbi të!) në thëniet dijetarëve të Ehli Sunetit

 

Në këtë pjesë, do të sjellim për lexuesin, mendimet e dijetarëve të Ehli Sunetit, për Imam Ali El Hadij (Paqja qoftë mbi të!)

 

1- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitn 250 të Hixhrit) Teksa flet rreth fiseve Beni Umeje dhe Beni Hashim, thotë: “Kush më numëron një familje të dytë apo një fis të dytë si fisi i Beni Hashimëve?! Ata nxorën nga gjiri i tyre njerëz të mëdhenj, dijetarë, të mençur, të zellshëm, udhërrëfyes dhe prijës. Për më tepër, ata erdhën njëri pas tjetrit: Hasan El Askeri ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa bin Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibnHusejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk besoj së gjendet një fis apo një familje e dytë në këtë nivel, si Ehli Bejti.”

(“Raseilul Xhahidh”, f. 106)

 

2- Ebu Abdilah, Jakut ibn Abdilah El Hamui (ka vdekur në vitin 626 të Hixhrit) Në librin e tij, flet për qytetin Asker Samarra, ku thotë: “Ky Asker i atribuohet Mu'tesamit, në të cilin gjendeshin personalitete të larta dhe prej tyre Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që quhet edhe Ebu Husejn El Hadi. Ai lindi në Medine dhe u shpërngul në Samarra.

Po ashtu, edhe djali i tij, Hasan ibn Ali, lindi në Medine dhe u shpërngul për në Samir. Të dy këta, më vonë u quajtën “Askerijejn”, sepse jetuan të parët në këtë qytet. Aliu ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri. Varri i tij ndodhet po në qytetin Samarra. Edhe Hasani ndërroi jetë në qytetin Samir, në vitin 260. Varret e tyre janë pranë njëri-tjetrit dhe dihen ku ndodhen sot e kësaj dite.” (“Mu`xhemul Buldan”, Pjesa 5-6, f. 328)

 

3- Eruditi dhe Arifi Muhjidin ibn Arabi (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) “Thirrësi te e vërteta dhe e drejta, besniku i Allahut te krijesat, thënësi i të vërtetës, porta e paqes, baza e njohjeve, shpërndarësi i dijes, shpëtuesi i të humburve dhe bidatçinjve,njeriu gjenial, modeli i parimeve të zbulimeve, argumenti i dy rëndesave dhe udhëzuesi në dy universa, çelësi i depozitave të domosdoshmërive, ruajtësi i vendit të të fshehtave, fluturuesi në atmosferën e përjetësisë Ali ibn Muhamed (Bekimet e Sunduesit të Vetëm qofshin mbi të!).” (“Sherhu Ihkakul Hakk”, Sejjid Mer'ashij, 29/48)

 

4- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) “Përsa i përket virtyteve të tij: Ka prej tyre që janë më të bukura sesa stolite që zbukurojnë veshët që janë rrethuar me perla të çmuara. Këto virtyte dëshmojnë se Eba Hasani është i cilësuar me cilësi të larta. Ai e ka prejardhjen prej kopshtit profetik që është më i nderuari dhe më fisniku.”

(“Metalibu Su'ul fi Menakib ali Resuli”, 2/144/145.)

 

5- Ibn Ebi Hadid El Mu`tezili (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Këtu autori citon të njëjtat fjalë të Xhahidhit, të cilat i përcollëm më lart. Në fund shton se as nuk heq e as nuk shton diçka më shumë nga çfarë ka thënë Ebu Uthmani për Imamin. (“Sherhu Nahxhul Belaga”, 15/278)

 

6- Ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) “Ebu Hasan, Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida, për të cilin folëm më parë, është nipi i të parëve dhe nuk është nevoja që të përmendet prejardhjae tij. Ai njihet si El Askerij. Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Për atë i dërguan lajm Mutevekilit se në shtëpinë e Imamit kishte armë dhe shkrime nga ndjekësit (shiat) e tij. I thanë Mutevekilit se Imami kërkonte t'i merrte pushtetitn. Menjëherë përgatiti një grup dhe e dërgoi te shtëpia e Imamit, në një moment të papritur. Kur hynë në shtëpi, panë që Imami ishte vetëm dhe i përqendruar totalisht në leximin e Kur’anit, saqë mes tij dhe ajeteve kur’anore nuk ndërhynte dot askush. Ai ishte ulur mbi diçka të thjeshtë, sa për të mos u ulur mbi dhè. Megjithatë, ata e morën Imamin ashtu siç ishte dhe e dërguan te Mutevekili. Kur mbërritën tek ai, Mutevekili la menjëherë gotën që mbante në dorë dhe e respektoi Imamin. E uli atë pranë vetes. Pasi dëgjoi tashmë lajmin e saktë se te shtëpia e Imamit nuk kishte sende që ia kishin thënë, i kërkoi falje atij. Imami e fali atë. Pasi kaluan një kohë shumë të gjatë duke biseduar së bashku, Mutevekili filloi të qante, sepse ishte hera e parë për të që ulej dhe fliste me një njeri kaq të lartë. Në fund, para se të ndahej, e pyeti: “O Eba Hasan! A ke ndonjë borxh për të shlyer?” Imami iu përgjigj: “Po, kam katërmijë dinarë.”  

Atëherë, Mutevekili urdhëroi që borxhi t’i shlyhet menjëherë nga ana e tij dhe e dërgoi Imamin në shtëpi, duke i vënë në dispozicion çdo gjë për rrugë.” (“Uefejetul A`jan”, 3/238)

 

7- Ebul Fida Imadudjin Ismail ibn Ali (ka vdekur në vitin 732 të Hixhrit) Teksa flet për ngjarjet e vitit 254 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, pra në vitin 254 të Hixhrit, ndërroi jetë Ali El Hadij dhe Ali Et Tekkij. Ai është njëri prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Ai është Ali Ez Zekij ibn Muhamed El Xhevad, rreth të cilit kemi folur te ngjarjet e vitit 220. Atë e spiunuan te Mutevekili dhe i thanë se në shtëpinë e tij ka shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, gjatë natës, Mutevekkili dërgoi një grup prej turqëve, të cilët verifikuan, por nuk panë gjë tjetër vetëm se Imamin të ulur në tokë mbi një copë, i drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.” (“Tarijkhu eba El Fida”, vëll.1, Pjesa 2, f.44)

 

8- Shemsudijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Zejnul Abidijn, ishte një zotëri i lartë, Ebu Hasan El Alevij El Husejnij. Ishte një dijetar i madh në fushën e jurisprudencës islame. Ai ishte një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë, të cilët e quajnë El Hadij. Ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri, në moshën 45 vjeçare.” (“Tarijkhul Islam”, ngjarjet e viteve 251 dhe 260, f.218)

Në një libër tjetër, thotë: “Ebu Hasan, Ali ibn Xhevad Muhamed ibn Err Rrida Ali ibn El Kadhim Musa, El Alevij El Husejnij, i njohur ndryshe, El Hadij. Ai ndërroi jetë në qytetin Samarra, në moshën 40 vjeçare. Ai ishte i ditur në fushën e jurisprudencës islame, Imam dhe një njeri shumë i përkushtuar në adhurime.” (“El Iber fi Akhbari men Gaber”, 1/364.)

 

9- Ibn Uerdi, Zejnudijin Amr ibn Mudhaffar (ka vdekur në vitin 749 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai u quajt ndryshe, Es Zekij, El Hadij dhe Et Tekij. Ishte një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, dërgoi gjatë natës, një grup prej turqve, të cilët verifikuan, por nuk panë gjë tjetër vetëm se Imamin të ulur mbi një copë, i drejtuar kah Kibla, duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.”

(“Tarijkhu ibn Uerdij”, 1/318)

 

10-Salahudijin Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ebu Hasan El Hadij ibn Xhevad ibn ErrRrida ibn El Kadhim ibn Es Sadik ibn El Bakir ibn Zejnul Abidijn. Një prej dymbëdhjetë imamëve te imamijtë. Atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë. Për ta vërtetuar këtë, dërgoi gjatë natës, te shtëpia e Imamit, një grup prej njerëzve të tij, të cilët bastisën shtëpinë dhe nuk panë gjë tjetër vetëm se Ali El Hadij të ulur mbi një copë, të drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an me përkushtimin më të madh.” (“El Uafij bi l Uafajat”, 22/72)

 

11- El Jafi'u Abdilah ibn Es'ad (ka vdekur në vitin 768 të Hixhrit) Në librin e tij “MiratulXhinan”, thotë: “Ebu Hasan El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik El Alevij El Husejnij jetoi dyzetë vite. Ai ishte njeri shumë i përkushtuar në adhurime, shumë i ditur në fe dhe Imam. Ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri. Tregohet se atë e spiunuan te Mutevekeli se ai mund të kishte në shtëpi shkresa dhe armë.” Më pas, vazhdon me përmendjen e ngjarjes së mësipërme, deri në përfundimin e saj. (“Miratul Xhinan ue Ibratul Jekdhan”, 2/119.)

 

12-Ibn Kethir Ed Dimashkij (ka vdekur nëvitin 774 të Hixhrit) Në librin “El Bidajetu ue En Nihajetu”, thotë: “Ebu Hasan Ali El Hadij ishte i biri i Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi. Ishte një prej dymbëdhjetë Imamëve te Imamijtë. Shumë i ditur dhe shumë i përkushtuar në adhurime. Drejtuesi i vendit, asokohe, kishte dëgjuar se në shtëpinë e Imamit kishte armë. Për këtë arsye, dërgoi njerëz që ta verifikonin këtë gjë. Mirëpo ata nuk gjetën gjë tjetër vetëm se Imamin, të ulur, duke lexuar Kur’an. Kështu, e morën Imamin, siç ishte dhe e përcollën te drejtuesi i vendit.”

(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 11/19)

 

13- Muhamed Khauaxhah Barsaji El Bukharij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ebu Hasan Ali El Hadij ishte njeri shumë i ditur, shumë i përkushtuar në adhurime dhe Imam (Prijës). Mutevekili, kishte dëgjuar se në shtëpinë e Imamit kishte armë, me të cilat pretendonte të merrte pushtetin. Kështu, ai dërgoi njerëz për të parë shtëpinë. Pasi hynë në të, panë Imamin të ulur në tokë, të drejtuar kah Kibla dhe duke lexuar Kur’an. Në kokë mbante të veshur një çallmë.” Më pas vazhdon dhe e tregon të gjithë ngjarjen, siç u përmend në fillim.

(“Jenabiul Meveddeti”, El Kanduzij El Hanefij, 2/463)

 

14-Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Disa dijetarë kanë thënë: “Ebu Hasan Ali bin Muhamed El Hadij, ishte një personalitet me virtyte të larta. Guximi dhe dituria e tij bëri të depërtonte në zemrat e njerëzve dhe të bëhej për ta si një yll ndriçues në tokë. Ai u përqendrua gjatë gjithë jetës së tij te vetja. U mor me edukimin e vetes dhe me pastrimin e saj nga ligësitë. Kjo dhe shumë virtyte të tij, bënë që ai të përmendej nga të gjithë për mirësitë që kishte. Ai kishte një seriozitet dhe maturi në çdo veprim. Ishte shumë i qetë dhe i matur në çdo gjë. Kishte moral të lartë dhe ndershmëri.” (“Fusulul Muhimme”, f. 270)

 

15- Muhamed ibn Tulun (ka vdkeur në vitin 953 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Imami i dhjetë i Ehli Bejtit ishte Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai njihet te imamijtë si El Askerij. Atë e spiunuan te Mutevekeli dhe i thanë se në shtëpi ka armë dhe shkresa nga ndjekësit (shiat) e tij. I thanë se ai e do pushtetin për vete. Kështu, Mutevekeli dërgoi te shtëpia e Imamit një grup turqish, të cilët e bastisën shtëpinë në një moment të pazakontë. Megjithatë, ata nuk gjetën gjë tjetër, vetëm se Imamin të kthyer nga Kibla, duke lexuar Kur’an. Në shtëpinë e tij, kishte vetëm shtrojë për t’u ulur dhe dhè.” (“El Eimmetu Ithneashera”, 107-108)

 

16-Ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Xhevadi ndërroi jetë në moshën njëzetë e pesë vjeçare. Ai kishte dy djem dhe dy vajza, ndër të cilët vetëm Ali El Askerij ishte më i larti e trashëgoi atë në dituri dhe fisnikëri...” (“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 312)

 

17- El Kirmanij Ahmed ibn Jusuf (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Virtytet e tij janë të shumta dhe shembullore. Ai ishte njeri me virtyte të larta dhe cilësi të bukura.” (Akhbaru Duel ue Etherul Euel”, 1/349)

 

18-Ibn Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Teksa flet rreth ngjarjeve të vitit 254 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, ndërroi jetë Ebu Hasan Ali ibn Xhevad Muhamed ibn Rrida Ali ibn Kadhim Musa ibn Xha'ferr Es Sadik El Alevij El Husejnij. I njohur ndryshe, El Hadij. Ai ishte një dijetar shumë i madh, i përkushtuar në adhurime dhe Imam.” (“Shedheratu Edh Dheheb”, 2/272.)

 

19-Abdullah Esh Shebrauij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Imami i dhjetë i imamëve të Ehli Bejtit te imamijtë, ishte El Hadij. Ai lindi në qytetin e Medines, në muajin Rexheb, të vitit 214 Hixhri. Qerametet e tij janë të shumta.” (“El It`hafu bi hubil Eshrafi”, f. 136.)

 

20- Muhamed Emin Es Suejdij El Bagdadij (ka vdekur në vitin1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Lindi në qytetin e Medines. Quhej ndryshe Ebu Hasan dhe El Hadij. Bëmat e tij ishin të shumta.” (“Sebaiku Edh Dheheb”, f. 77)

 

21- Shejkh Mu`min Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte zotëria, i nderuari, El Hadi ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Virtytet e tij ishin të shumta. Ai trashëgoi diturinë dhe fisnikërinë e babait të tij.”

(“Es Sauaikul Muhrikah”, 312; “Nurul Ebsar”, f. 181)

 

22- Esh Sherijf Ali Fikrij El Husejni El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Nëna e tij, Ummu Ueled, ishte ndër gratë më të ndershme dhe fisnike të vendit. Asaj i thërrisnin Semanetul Magribijeh. Imami lindi në qytetin e Medines, në muajin Rexheb të vitit 214 Hixhri. Në faqen 301 thotë: Ebu Hasan El Askerij trashëgoi prej babait të tij: diturinë, fisnikërinë dhe shumë cilësi të tjera të bukura. Aliu ishte shumë i thelluar në dituritë e jurisprudencës islame. Ishte më i hareshmi ndër njerëz dhe më i besueshmi ndër ta.” (“Sherhu Ihkakul Hakki”, i Sejjid El Mer'ashij, 29/32, marrë nga vepra “Ahsanul Kasas”, 4/300)

 

23-Khajrudijn Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Aliu i quajtur El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa ibn Xha'ferr El Husejnij Et Talibij, është Imami i dhjetë i imamëve te imamijtë. Ai ishte një besimtar shumë i devotshëm dhe i kujdesshëm ndaj haramit dhe hallallit. Lindi në Medine dhe trashëgoi cilësitë më të mira prej babait të tij.” (“El A'lamu”, 4/323)

 

24- Es Sejid Muhamed Abdulgafar El Hashimij El Hanefij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Pasi Imamit iu përhap fama dhe reputacioni, falë moralit të bukur, diturive të thella dhe përhapjes së të vërtetës, udhëheqësi Mutevekili u frikësua nga kjo gjë dhe kërkoi që Imami të shpërngulej nga Medina për në qytetin e Irakut, në një vend të quajtur Samarra. Pas një farë kohe, ai vdiq për shkak të ndikimit të një helmi. Imami ndërroi jetë ditën e hënë, më datë 25 të muajit Xhemadul Akhir, të vitit 254 Hixhri. Ai ishte 40 vjeç. Periudha e Imamatit (Udhëheqësisë) së tij zgjati 30 vite. Imami u varros në varrezat Samarra, të cilat sot janë totalisht të prishura. Përveç një vendi të vogël, ku ndodhet edhe varri i Imamit, mbi të cilin është vendosur për shenjë një çallmë e bukur.”

(“Sherhu Ihkakul Hakki”, i Sejjid El Mer'ashij, 12/445; “E'immetul Huda”, 136)

 

25-Muhamed ibn Uehijb El Bagdadij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai trashëgoi prej babait të tij cilësi shumë të larta dhe dituri. Pasi përfundon së foluri rreth tij thotë: O Allah! Të drejtohemi Ty për hir të Ehli Bejtit të të Dërguarit Tënd që të na i ndriçosh plotësisht zemrat tona! Na i zgjero kraharorët tanë me Islamin dhe na bëj që të jetojmë në fenë e atyre fisnikëve dhe na e merr shpirtin duke qenë në bashkësinë e të Dërguarit Tënd, (Paqja dhe bekimet qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!), zotërinjtë e njerëve dhe na bëj prej ndjekësve të tyre deri në Ditën e Kijametit.” (“E'immetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, 2/256)

 

26- Esh Shejkhanij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ali El Askerij ishte njeri me dinjitet, qetësi, prestigj, dëlirësi dhe integritet. Ai kujdesej për pastërtinë e botës së brendshme të tij, duke mbajtur të forta lidhjet me Krijuesin dhe duke e edukuar veten. (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me ata që ishin para dhe pas tij!).” (“Kadatuna kejfe Narifuhum”, El Mejlanij, 7/60)

 

27-Abduselam Et Termanijnij

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ai ishte Aliu, ose i quajtur ndryshe El Hadij ibn Muhamed El Xhevad. Ai i kushtonte shumë rëndësi devotshmërisë dhe mirësisë.” (“Ahdathu Tarijkhul Islam”, vëll.1, Pjesa 2, f.131)

 

28-Arif Ahmed Abdulgina

Ka thënë për Imam Ali El Hadij: “Ishte njeri me virtyte, i dobishëm dhe i vyer për shoqërinë.” (“El Xheuheru Esh Shefaf fi ensebi sedetil Eshraf”, 1/160.)

 

29-Junus Ahmed Samirai

Teksa flet rreth prejardhjes së tij, thotë: “Prejardhja e Imamit është prej El Askeriut. Ashtu siç e cituam edhe më lart, ky emër është prej emrave të Es Samarra. Shumë prej pjesëtarëve të Ehli Bejtit, kanë marrë këtë emër. Prej tyre ishin: Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad El Askerij. Djali i tij, Hasan El Askerij dhe djali i tij, Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Askerij, i cili është Mehdiu i pritur.” (“Samira fi edeb el Karni thelith el Hixhrij”, 46.)

Fjalët rreth Imam El Hadij nuk kanë të mbaruar. Kështu që ne do të mjaftohemi me këto që përcollëm në këtë pjesë, për të kaluar tashmë tek Imami tjetër i Ehli Bejtit. 

 

 

(Paqja qoftë mbi të)

 

Një përshkrim hyrës rreth Imam El Askerij, Hasan ibn Aliu (Paqja qoftë mbi të!)

 

Imam Hasan ibn Ali (Paqja qoftë mbi të!) ishte njeri me karakter, moral, edukatë, virtyte, ashtu siç ishin paraardhësit e tij, të cilët ishin edukuar të gjithë me edukatën profetike. Ai ishte një prej shtyllave kryesore të Ehli Bejtit. Ai (Paqja qoftë mbi të!) ishte si baballarët e tij të pastër i cili me dritën e tij ndriçonte ekzistencën dhe ishte burimi i pashtershëm dijesh. Ishte pasqyrë që reflektonte dritën muhamedane dhe ndriçonte errësirat me sjelljet e tij të larta. Këtu po paraqesim thënien e një prej armiqëve të Ehli Bejtit se çfarë thotë për Imam Hasan El Askerij (Paqja qoftë mbi të!). Ai është Ahmed ibn Abdullah ibn Khakan një prej drejtuesve të pushtetit abasit në atë kohë.

Kishte postin e mbledhjes se haraçave në Kum. Një ditë prej ditësh në kuvendin e tij u përmendën alevitët dhe medh’hebet e tyre. Ai ishte shumë i devijuar dhe armik i Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!). Për Imam Hasan El Askerij ka thënë: Nuk kam parë dhe nuk kam njohur alevit të ngjashëm me Hasaj ibn Ali El Askerij në udhëzimin e tij, në sjelljet e tij, në nderin e tij, në zgjuarsinë e tij, dhe madhështinë e tij te Ehli Bejti i tij dhe te i gjithë fisi Hashimit. (Shih transmetimin në “Usulul Kafij”, i Kulejnit, 1/578)

 

Ai është Hasan ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!). Imam Hasan ibn Ali (Paqja qoftë mbi të!) lindi në qytetin e Medines, ditën e xhuma, më datë 8 të muajit Rabiul Akhir, të vitit 232 Hixhri. (“El Irshad”, i Mufijd, 2/313; “I'lamul Uera”, i Et Tabersij, 2/131.)

Nëna e tij quhej Sulejle, apo Hudejthe dhe ishte ndër gratë më të ndershme dhe më fisnike të vendit. (“Ujunul Muxhizat”, 134.)

 

Ai ndryshe quhej: El Hadij, El Askeri dhe Siraxh. Po ashtu, ai, babi i tij dhe gjyshi i tij njiheshin edhe me emrin, Ibn Rrida dhe llagabi i tij ishte Ebu Muhamed Muhamed. (“I'lamul Uera”, i Et Tabersij, 2/131; “Mutalibus Suul fi menakibi ali Rresul”, Muhamed ibn Talha Esh-Shafi'ij, 2/148)

 

E filloi imamatin (udhëheqësinë) e tij në Samarra, pasi babai i tij ndërroi jetë në vitin 254 Hixhri. Udhëheqja e tij zgjati gjashtë vite. (“El Irshad”, i Mufijd, 2/313) Ndërsa bashkëkohësit e tij nga ana e drejtuesve abasit, ishin: El Mu'tez, El Muhtedij dhe El Mu'temed. (“Ialamu`l-Uerij”, Li`t-Tabersij, 2/131) Imami kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij nëpër burgjet e zullumqarëve. (“Ialamu`l-Uerij”, Li`t-Tabersij, 2/140-141)

Ai u martirizua në kohën e udhëheqësit abasit, El Mu'temid, në ditën e tetë të muajit Rabiul Evvel, të vitit 260 Hixhri. (“Ialamu`l-Uerij”, Li`t-Tabersij, 2/131; “El Irshad li`l-Mufid”, 2/313.)

 

Imami u varros në shtëpinë e tij, në Samarra, në po të njëjtën shtëpi ku u varros edhe babai i tij (Paqja qoftë mbi ta!). (“El Irshad”, 2/313)

Imam Hasan bin Aliu(Paqja qoftë mbi të!) në fjalët e dijetarëve të Ehli Sunetit

 

1- Ebu Uthman Amr ibn Bahr El Xhahidh (ka vdekur në vitin 250 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Nuk ka fis tjetër mes kurejshëve si ky fis apo familje. Secili prej tyre ishte dijetar, i devotshëm, guximtar, i zgjuar. Prej tyre dolën udhëheqës dhe prijës. Ata ishin: Hasan El Askerij ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi ta!). Nuk ka një familje apo fis të dytë si ky, qoftë mes arabëve, qoftë mes jo arabëve.” (Raseilu`l-Xhahidh”, 106)

 

2- Shihabudijn Ebu Abdilah Jakut ibn Abdilah El Hameuij (ka vdekur në vitin 626 të Hixhrit) Kur flet për qytetin Asker Samarra thotë: “Ky vend i atribuohet El Mu'sam dhe në të kanë banuar të ndershëm si Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), i quajtur ndryshe, Eba Hasan El Hadij. Djali i tij Hasan ibn Ali lindi në Medine, ashtu si babai i tij dhe u shpërngul për në Samarra. Për këtë arsye u quajt Askerijen. Aliu ndërroi jetë në muajin Rexheb, në vitin 254, ndërsa Hasani ndërroi jetë në vitin 260 Hixhri. Të dy ata u varrosën në Samarra. Ka dëshmi të njohura edhe për djalin e tyre të Priturin (Imam Mehdiun).” (“Muxhemu`l-Buldan”, vëll.3, Pjesa 5-6, f.328. )

 

3- Muhamed ibn Talha Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Dije se Allahu e ka veçuar atë me virtyte të larta, me dallueshmëri të madhe dhe e ka zbukuruar me to. Këto i ka bërë cilësi të tij të përhershme që nuk mund t'i zhdukë koha dhe nuk mund ta harrojnë gjuhët përmendjen e tyre të vazhdueshme. Muhamed Mehdiu është i lindur prej tij, është djali i tij dhe një pjesë e ndarë prej tij.” (“Mutalibu suul fi menakib ali Rresuli”, 2/148.)

 

4- Sibtu Ibn Xheuzij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Ka thënë për imam Hasan El Askerij: “Ai ishte Hasan bin Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa Err Rrida ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi. Ishte dijetar dhe shumë i besueshëm.” (“Tedhkiratul Khauvas”, f. 324)

 

5- Ibn Ebi Hadijd El Mu`tezilij (ka vdekur në vitin 655 të Hixhrit) Në fjalën e tij, citon atë që ka thënë Xhahidhi, të cilën e përmendëm pak më lart. Më pas shton se nuk i heq asgjë asaj që ka thënë Ebu Uthmani. Unë them po të njëjtën gjë që ai ka thënë. (“Sherhu Nehxhul Belagah”, 15/278 dhe 270)

 

6- Abdullah ibn Es'ad ibn Ali ibn Sulejman El Jafi'ij El Jemenij El Mekkij (ka vdekur në vtin 768 të Hixhrit) “Në të (pra, nëvitin 232 të Hixhrit) ndërroi jetë El Askerij Hasan ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa Rrida ibn Xha'ferr Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai është një prej dymbëdhjetë imamëve në besimin e imamijve. Ai është babai i Mehdiut të pritur.” (“Miratul Xhinan”, 2/81)

 

7- Ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Virtytet e zotërisë sonë, Ebu Muhamed Hasan El Askerij, janë argument se ai është fisnik i biri i fisnikut. Askush nuk dyshon në imamatin e tij. Ishte më i madhi i kohës së tij. Kishte bukuri në të folur dhe spikasje në vepra...” (“El Fusulul Muhimmeh”, f. 279.)

 

8- Nuruddijn Ali ibn Abdilah Es Semhudij (ka vdekur në vitin 911 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Përsa i përket djalit të tij (djalit të imam El Hadij), ai është personalitet i madh. Ai u burgos nga drejtuesi i shtetit të asaj kohe dhe gjatë kohës së burgosjes, u vunë re shumë qeramete të shpalosura prej Ebu Muhamed Hasan El Askerij.”

(“Xheuahirul Ikdejni fi Fadli Sherefejni”, f. 448.)

 

9- Ahmed ibn Fadl ibn Muhamed El Hadramij Bakthijr Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1047 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Ebu Muhamed Hasan, i sinqerti, ibn Ali El Askerij, ishte personalitet i madh dhe fisnik. Në kohën kur Mu'temed e burgosi, u vunë re shumë qeramete të demonstruara prej Imamit.” (“Kadatuna kejfe Narifuhum”, Sejjid El Mejlanij, 7/115; ”Uesiltul el Meali fi Addi Menakibi el Ali”, f. 426.)

 

10- Abdullah ibn Muhamed ibn Amir EshShebraui Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Imami i njëmbëdhjetë i Ehli Bejtit, ishte Hasan El Khalis , ose i quajtur ndryshe El Askerij. Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lindi në qytetin e Medines, ditën e tetë të muajit Rabiul Evvel, në vitin 232 Hixhri. Ndërroi jetë (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në ditën e xhuma, në vitin 260 dhe ishte 28 vjeç. Për atë mjaton fisnikëria që Imam Mehdiu i pritur, është prej fëmijëve të tij. Allahu ia ka mundësuar kësaj familjeje profetike të ketë një pozitë të lartë në shoqëri. Të jenë njerëz që udhërrëfejnë masat...” (“El It`haf bi hubbil Eshraf”, f. 178-179.)

 

11- Abbas ibn Nuruddjin El Mekkij (ka vdekur në vitin 1180 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Prejardhja e Ebu Muhamed, Imam Hasan El Askerij është më e njohur se sa hëna katërmbëdhjetë ditëshe. Ai dhe babai i tij njihen me emrin El Askerij. Përsa i përket virtyteve të tij ato nuk mund t'i përkufizojnë gjuhët.” (“Hajatu Imam Hasan El Askerij lil Kurashij”, f. 69; “Nuz`hetul Xhelijs”, 2/184)

 

12- Shejh Mu`min Esh Sheblanxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Virtytet e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë të shumta... Më pas, rreth vdekjes së tij ka thënë: Kur u përhap lajmi i vdekjes së tij u mbyllën tregjet dhe dyqanet. Fisi Hashimit, shkrimtarët, gjykatësit dhe njerëzit u tubuan në përcjelljen e xhenazesë së tij. Kushdo që e shihte atë ditë do ta ngjasonte me Ditën e Kijametit... Atë e varrosën në atë shtëpi ku ishte varrosur babai i tij. Ai lindi në qytetin e Medines, ditën e tetë të muajit Rabiul Evvel, në vitin 232 Hixhri. Ndërroi jetë në ditën e xhuma, në vitin 260 dhe ishte 28 vjeç. Atë e trashëgoi djali i tij Muhamedi.” (“Nuru Ebsar fi Menakibi Ali Bejti Muhtar”, 183-195.)

 

13- Jusuf En Nebhanij (ka vdekur në vitin 1350 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Hasan El Askerij është një prej Imamëve të mëdhenj të zotërinjve tanë të Ehli Bejtit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Atë e ka përmendur edhe Esh Shebrauij në librin “El It'hafu bi Hubbil Eshrafi” duke u mjaftuar vetëm me biografinë e tij dhe nuk i ka përmendur qerametet e tij të cilat unë kamë parë me sytë e mi.” (“Xhamiu kerametil Eulijai”, 2/21-22)

 

14-Ali Xhelal El Husejnij (ka vdekur në vitin 1351 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Ebu Muhamed Hasan Ez Zekij, të cilit i thuhet edhe El Askerij, lindi në vitin 232 Hixhri. Në kohën e tij, ai njihej në virtyte, në fisnikëri, në asketizëm e në adhurim.” (“E’immetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, 2/312-313.)

 

15- Sherijf Ali ibn Doktor Muhamed Abdullah Fikri El Husejnij El Kahirij (ka vdekur në vitin 1372 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Ai ishte Hasan ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Nëna e tij ishte ndër gratë më fisnike dhe më të ndershme të vendit. Ajo quhej Hadithe, mirëpo në disa transmetime, thuhet se quhej Seusen. Imami lindi në qytetin e Medines, ditën e tetë të muajit Rabiul Evvel, në vitin 232 Hixhri. Ndërroi jetë në ditën e xhuma, në vitin 260 Hixhri dhe ishte 28 vjeç. Kur u mor vesh për vdekjen e tij, të gjithë njerëzit e vendit, lanë punët e tyre dhe u grumbulluan për të falur namazin e xhenazes së Imamit.” (“Sherhu Ihkakul Hakk”, Sejjid El Mer'ashij, 29/60-61; “Ahsenul Kasas”, 4/304)

 

16-Khajruddijin Ez Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Hasan ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad El Husejni El Hashimi, Ebu Muhamed, ishte Imami i njëmbëdhjetë i Ehli Bejtit. Lindi në qytetin e Medines dhe më pas u shpërngul bashkë me babain e tij për në Samera të Irakut. Një vend që quhej El Askerij. Kështu, edhe ata të dy u quajtën Askeri. Imami ishte një njeri që ndoqi rrugën e paraardhësve të tij, sidomos në devotshmëri, dituri dhe fisnikëri. Ai vdiq në Samera. Kur u përhap lajmi për vdekjen e tij, kishte aq shumë njerëz të mërzitur, saqë ajo ditë ngjasonte me një ditë të fundit të kësaj bote. Të gjithë lanë punët e tyre dhe vrapuan për të falur namazin e xhenazes së Imamit. Ai u varros pranë babait, pra, në shtëpinë e tij.”

(“El Ilam”, 2/200.)

 

17- Muhamed ibn Abdulgafar El Hashimi El Hanefij

Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Ai kishte shumë ndjekës. Fama e tij u përhap kudo. Shumë njerëz e konsideronin atë si udhërrëfyes. Kjo gjë ngjalli një smirë të keqe te mbreti abasi, saqë e shtyu atë ta vrasë Imamin.” (“Sherhu Ihkakul Hakk”, Sejjid Mer'ashij, 12/475; “E’immetul Huda”, f. 138.)

 

18-Muhamed Ebu Huda Efendi

Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Dijetarët myslimanë, në Perëndim e në Lindje, e dinë shumë mirë se njerëzit më të pastër, udhërrëfyesit e njerëzimit, do të vijnë nga brezi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata do të jenë Imamët e njerëzve. Do të vijnë njëri pas tjetrit, deri në ditët tona. Të gjithë ata do të jenë njerëz të lartë shpirtërisht, të devotshëm. Ata janë: Hasani, Husejni, Bakiri, Kadhimi, Sadiku, Xhevadi, Hadiu, Takiu, Nakiu dhe Askeriu.”

(“Sherhu Ihkakul Hak”, Sejjid Mer'ashij, 19/621; “Daui Esh Shems”, 1/119)

 

19-Arif Ahmed Abdulgani

Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “Ai ishte prej të devotshmëve. Prej dijetarëve të thelluar në dituri. Ai është babai i Imamit të dymbëdhjetë të Ehli Bejtit, i cili është Mehdiu i pritur tek imamitët.” (“El Xheuheru Esh Shefaf fi ensebi sedetil Eshrafi”, 1/160-161.)

 

20- Junus Ahmed Es Semirai

Ka thënë për Imam Hasan El Askerij: “ElAsekriu e ka prejardhjen nga Askeri. Një vend në Samera. Këtë prejardhje kishin edhe disa imamë të tjerë, të cilët ishin: Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed Xhevad El Askerij, Hasan El Askerij dhe Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Askeri. Ky i fundit është Mehdiu i pritur.” (“Samera fi edeb El Karnu Thalith El Hixhrij”, f.46)

Edhe pse fjalët për Imamin janë të shumta, ne do të mjaftohemi me këto shkrime, në këtë pjesë.

 

 

(Paqja qoftë mbi të!)

 

Një pasqyrë e shkurtër rreth çështjes së Imam Mehdiutnë mendimin islam

 

Një pikë tjetër ku bashkohen të gjithë besimtarët dhe mendimtarët myslimanë, është shfaqja e Mehdiut, në Akhir Zaman. Ai do të vijë në një kohë, kur do të shtohen fatkeqësitë dhe padrejtësitë. Në këtë kohë, ai do të risjellë edhe një herë mbi tokë, drejtësinë dhe paqen.

 

Mehdiu është një njeri që vjen nga brezi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai do të ndërtojë shtetin e të drejtës dhe do të vendosë edhe një herë paqen dhe drejtësinë, e cila i ka munguar njerëzimit prej shumë shekujsh.

 

Kjo çështje, konsiderohet si një nga ndodhitë më të rëndësishme në Islam dhe askush nuk e mohon. Përveç dikujt që është i painformuar, apo injorant, apo keqdashës ndaj të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Transmetimet rreth kësaj ngjarjeje janë të shumta dhe të sakta (muteuatireh).

 

Duke qenë se kjo çështje është e qartë njësoj si dielli në mesin e ditës, nuk do t’i rikthehemi edhe një herë analizës për saktësinë e haditheve, por do t’i përmendim ato më poshtë. Hafidh Ebu Hasan El Abiri (i cili ka vdekur në vitin 363 të Hixhrit) ka thënë: “Kemi kuptuar nga hadithet e shumta e të sakta të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) se Mehdiu do të jetë nga trungu i tij familjar.

 

Ai do të drejtojë shtatë vite dhe gjatë kësaj periudhe, do të sjellë mbi tokë drejtësinë dhe paqen. Gjithashtu, nëpër transmetime thuhet se Isai (Paqja qoftë mbi të!), do të vijë për ta ndihmuar Mehdiun. Së bashku do të vrasin Dexhalin. (Thënien e tij e ka përcjellë Ibn Haxher në “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, 7/133)

 

Ndërsa Kurtubiu, në tefsirin e tij të sures “Et Teube”, për ajetin 33, thotë: “Thuhet se Mehdiu është Isai. Mirëpo kjo nuk është e saktë, sepse Mehdiu është nga trungu familjar i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe nuk mund të jetë e drejtë të thuhet se ai është Isai.” (“El Xhamiul Ahkemil Kur'an”, 8/113.)

 

Të njëjtin mendim kanë edhe disa dijetarë, si: Hafidh Es Sekhauij, Muhamed Es Sefarinij El Hanbelij, Muhamed Ali Esh Sheukanij, etj.

(“Nadhmul Mutenethir min Hadithil Muteuetir”, f. 228)

 

Më pas, Kurtubiu shton duke thënë: “Hadithet rreth Mehdiut janë me transmetim muteuatir. Po ashtu, edhe hadithet rreth Dexhalit dhe rreth ardhjes së Isait (Paqja qoftë mbi të!).” (po aty, 229.)

 

Më poshtë, do të përmendim disa hadithe rreth Mediut (Paqja qoftë mbi të!). Ahmedi përcjell në librin e tij “Musned”, se Ebu Said El Khuderij ka thënë: “ (“Musned Ahmed”, 3/36.)

Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: ‘Nuk ka për të ndodhur Kiameti, derisa bota të mbushet me padrejtësi dhe shkatërrim. Më pas do të vijë një burrë nga familja ime, Ehli Bejti im, i cili do ta mbushë botën me drejtësi e mirësi pasi u mbush me padrejtësi e shkatërrim.’”1 Këtë hadith e përcjellin edhe Ibn Hibani, Hakimi dhe të tjerë. (“Sahihu ibn Hiban”, 15/236; “El Mustedrek ala Es Sahihajn”, 4/557)

 

Hakimi thotë se ky është një hadith i saktë, edhe sipas kritereve të Bukhariut dhe të Muslimit. Këtë mendim e përkrah edhe Dhehebiu. (“El Mustedrek ala Es Sahihajn bi hamish Telkhijsul Mustedrek li Edh Dhehebij”, 4/557)

 

Gjithashtu, edhe Albani e përkrah këtë mendim. (“Silsiletu Ehadith Es Sahiha”, 4/39-40, Hadithi 529)

Në librin “Mexhmau Ez Zeuaid”, nga Ebu Said El Khuderij transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ju përgëzoj me Mehdiun. Ai do të vijë në një kohë kur padrejtësitë mes njerëzve dhe zullumet do të jenë në kulmin e tyre. Ai do ta mbushë botën me drejtësi dhe paqe. Prej tij do të mbeten të kënaqur banorët e qiellit dhe të tokës. Ai do të jetë i drejtë mes njerëzve. Ai do të bëjë një shpërndarje të barabartë mes tyre. Allahu do t’u japë qetësi dhe ngopje zemrave të umetit të Muhamedit. Aq shumë do të përhapet drejtësia, saqë një person do të urdhërohet të pyesë njerëzit se a ka dikush që është në nevojë për para. Kësaj thirrjeje do t’i përgjigjet vetëm një njeri, të cilit do t’i thuhet: ‘Shko te përgjegjësi i thesarit dhe thuaji që Mehdiu urdhëron të më japësh pasuri.’ Unë e nxita aq shumë dhënësin, derisa ma mbushi prehrin plot me para. Ai shtoi duke thënë se këto para nuk do të merren më asnjëherë. Kjo gjendje, do të vazhdojë shtatë, a tetë, a nëntë vite. Më pas, mund të thuhet se nuk ka më vlerë jeta.” (“Sijer alami En Nubela”, 10/663. )

 

Hejthemiu thotë se këtë hadith e transmetojnë edhe Tirmidhiu, edhe Ahmedi, me zinxhir transmetimi nga Ebu Ja`la. Këta transmetues janë të gjithë të saktë dhe të besueshëm. (“Mexhmau Ez Zeuaid”, 7/313.)

 

Ebu Davudi, përcjell në librin e tij, nga Ummu Selemetu se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Mehdiu është prej sojit tim, nga djemtë e Fatimes.” (“Sunen Ebi Daud”, 2/310)

 

Këtë hadith e përcjellin edhe Ibn Maxha, Hakimi e shumë të tjerë. Rreth këtij hadithi, Albani thotë se zinxhiri i transmetimit të tij është saktë dhe të gjithë transmetuesit që ndodhen në këtë zinxhir transmetimi, janë të saktë. (“Sunen Ibn Maxhe”, 4/154; “El Mustedrek ala Es Sahihajn”, 4/557; “Silsiletu Ehadithi Daifa”, 1/181)

 

Hadithet rreth Mehdiut janë të shumta. Rreth saktësisë së tyre kanë rënë dakord shumica e dijetarëve të hadithit. Shejkh Albani, në një citim të tij thotë: “Pesë dijetarët e mëdhenj të hadithit, janë: Tirmidhiu, Dhehebiu, Hakimi, Ibn Hibani dhe Ibn Tejmije.” Përveç këtyre të pesëve, ka edhe dijetarë të tjerë, të cilët i kanë paraprirë këtyre. Ata janë:

 

1- Ebu Daudi, me librin e tij “Sunen”, i cili ka sjellë transmetime rreth Mehdiut.

2- El Akijlij

3- Ibn Arabi, “Aradatul Ahuudhij”

4- Kurtubi, siç thuhet në “Akhbarul Mehdi” i Sujutit.

5- Et Tijbij, siç thuhet edhe në “Mirkatul Mefatih” i Shejkh El Kariju.

5- Ibn Kajim El Xheuzij, “El Menarul Munijf”.

6- Hafidh ibn Haxher, “Fet'hul Barij”.

7- Ebul Hasan El Ebrij, “Menakibu Esh Shafi”

8- Sheh Ali El Karijju, “El Mirkatu”

9- Sujuti, “El Urful Uerdij”

10- El Al'lame El Mubarikfuri, “Tuhuetul Ahuedhij”

 

E shumë të tjerë. (Silsiletul Ehadithi Es Sahiha li Albanij”, 4/41)

 

Kështu që, nuk ka asnjë dyshim në ardhjen e Mehdiut, në periudhën e fundit të kësaj bote (Ahir zaman). Ai do të ndërtojë një shtet të drejtë, me parime hyjnore, prej të cilit do të përhapet paqja në botë. Tashmë, fjalën tonë do ta orientojmë drejt lindjes së Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!). Sipas mendimit të shi’itëve, Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur. Ai tashmë është në këtë botë, por nuk shfaqet në sytë e njerëzve. Ai quhet Muhamed ibn Hasan El Askeri (Paqja qoftë mbi të!). Në këtë mendim, bashkohet edhe një shumicë e madhe e dijetarëve të Ehli Sunetit. Tani, le ta njohim më nga afër Imam Muhamed bin Hasan El Asekriun (Paqja qoftë mbi të!)

 

Ai është Muhamed El Mehdi ibn Hasan El Askerij ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Esh Shehijd ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë mbi ta!).

 

Ai ka lindur në fshetësi, në gjysmën e muajit Shaban, më datë 15 të vitit 255 Hixhri. (“I'lamul Uera”, Tabarsij, 2/214) Nëna e tij quhet Nerxhis.

(“El Irshad, Shejkh Mufid”, 2/340)

 

Nderimi më i madh që i është bërë asaj, është se lindi atë që do të bëhet shkak për vendosjen e drejtësisë në mbarë njerëzimin. Ai ka edhe epitete të tjera me të cilat thërritet, si: Mehdi, Huxhxhet, Khalef, Muntadhar, Kaim dhe Ebul Kasim. Ai u bë prijës i muslimanëve, pasi ndërroi jetë babai i tij, El Askeriu (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 260 Hixhri, teksa Imami ishte vetëm pesë vjeç.

 

Po në ditën që ndërroi jetë babai i tij, filloi edhe “fshehja e parë e vogël” e Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!). Kjo, ndodhi në vitin 260 Hixhri, në ditën e tetë të muajit Rabiul Euel. Periudha e “fshehjes së vogël” e Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!), ka zgjatur 69 vjet, gjatë së cilës ai ka dërguar disa ambasadorë, të cilët janë:

 

I pari: Shejkhu i besueshëm, Ebu Amr Uthman ibn Said El Umerij (Allahu e mëshiroftë!).

I dyti: Ebu Xha'ferr Muhamed ibn Uthman ibn Said El Umerij (Allahu e mëshiroftë!).

I treti: Ebul Kasim Husejn ibn Ruh (Allahu e mëshiroftë!). 

I katërti: Ebul Hasan Ali ibn Muhamed Es Semerij (Allahu e mëshiroftë!). 

(“El Gajbetu”, Shejkh Tusij, 353-393.)

 

Periudha e “fshehjes së vogël”, ka zgjatur deri në vitin kur ndërroi jetë ambasadori i katërt i Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 329 Hixhri. (“El Gajbetu”, Shejkh Tusij, 393-394)

 

Kjo periudhë u quajt “fshehja e vogël”, sepse njerëzit u lidhën me Imam Mehdiun (Paqja qoftë mbi të!) nëpërmjet ambasadorëve të tij. Detyra e këtyre katër ambasadorëve ishte që të merrnin me shkrim pyetjet nga ndjekësit dhe t’ia paraqisnin Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!). Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) i kthente përgjigjet e tij, gjithashtu, me shkrim. Ato shkresa u titulluan, “Nënshkrimet”.

 

Shejkh El Mexhlisij ka paraqitur shumë nga këto nënshkrime, në librin e tij “Biharul Enuar”, Pjesa 53, faqe, 150-198. Ai i titullon këto, “Me kharaxhe min teukiatihi”. Me vdekjen e ambasadorit të fundit, mori fund edhe periudha e fshehjes së vogël dhe filloi periudha e fshehjes së madhe, e cila do të vazhdojë derisa Allahu i Madhëruar të japë leje. 

 

Çfarë kanë thënë dijetarët e Ehli Sunetit rreth lindjes së Imam Mehdiut(Paqja qoftë mbi të!)?

 

Dijetarët e Shi’izmit Imamit, kanë rënë të gjithë dakord mbi lindjen dhe ardhjen e Imam Muhamed ibn Hasan El Askerij, Imami i dymbëdhjetë i Ehli Bejtit. Shi’itët kanë dymbëdhejtë imam, sipas teksteve të ardhura nga Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Imami i parë i tyre është Ali ibn Ebu Talibi dhe i fundit, Mehdiu i pritur. Po ashtu, shumë dijetarë të Ehli Sunetit, kanë të njëjtat mendime me dijetarët shi’itë rreth Imam Mehdiut të pritur, Muhamed ibn Hasan El Askerij. Mirëpo ai ka qenë i larguar nga sytë e njerëzve.

 

Nga ana tjetër, ka edhe shumë mendimtarë dhe dijetarë që mendojnë se Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) nuk ka lindur në vitin e cituar më sipër, por do të lindë në një periudhë tjetër, që është afër me kohën e Ahir zamanit. Por ky mendim, bie në kundërshtim me fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili thotë: “Kush vdes dhe nuk e njeh Imamin e kohës së tij, vdes në injorancë.” (“Kemaluddij ue Temamu En Ni'ameti”, Saduk, 309; “Sahih ibn Hiban”, 10/434; “Musned ebi Daud”, 259; “Sunne”, Ibn Ebi Asim, 489)

 

Ky është një hadith i transmetuar nga të dy grupet e dijetarëve. Ky hadith, vërteton se Imami do të ekzistojë në çdo kohë e në çdo shekull. Më poshtë, do të qartësojmë për lexuesin edhe mendimet e disa grupeve që janë dakord për lindjen e tij, por jo për vdekjen e tij. Disa mendojnë se ai ka vdekur. Kështu që, më poshtë do të gjeni sqarimet rreth kësaj çështjeje.

 

 Ajo që do të paraqesim, është në vetvete një provë që vërteton mendimin shi’it, të cilët thonë se Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) është gjallë, edhe pse nuk e shikojmë. Ka disa që kanë devijuar në këtë çështje, saqë filluan të mohojnë lindjen e Muhamed ibn Hasan, duke pretenduar se Hasan El Askarij ka vdekur dhe nuk ka lënë pasardhës!

 

Kjo sigurisht që është një përpjekje e mjerueshme, për të hedhur poshtë besimin e dymbëdhjetë Imamëve, duke pohuar se nuk janë dymbëdhjetë Imamë. Shkrimi i mëposhtëm, nuk është gjë tjetër vetëm se një përgjigje e këtyre gënjeshtrave dhe përpjekjeve për të turbulluar mendjet e shndritshme.

 

Ashtu si errësira mundet nga drita, edhe e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën. Tani, i dashur lexues, eja e shih me sytë e tu, të vërtetën rreth lindjes së Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!). Në mënyrë që trajtesa të jetë sa më e qartë për lexuesin tonë të dashur, ne kemi vendosur ta ndajmë në dy pjesë:

 

E para përfshin një varg thëniesh të dijetarëve të Ehli Sunetit, të cilët flasin rreth lindjes së Muhamed ibn Hasan (Paqja qoftë mbi të!).

 

E dyta përfshin një sërë deklaratash, përsëri të dijetarëve të Ehli Sunetit, të cilët, me thëniet e tyre, vërtetojnë ardhjen e Mehdiut të pritur.

 

 

PJESA E PARË

 

 

Thëniet e dijetarëve të Ehli Sunetit, rreth lindjes së Imam Muhamed ibn Hasan (Paqja qoftë mbi të!)

 

1- Ibn Ezrak El Farikij (ka vdekur në vitin 577 të Hixhrit) Në librin e tij, “Tarijkhu mejja Farikejn”, thotë: “Vërtet, El Huxhxhetu (Argumenti) i përmendur (pra, Imam Mehdiu) ka lindur në ditën e nëntë të muajit Rebiul Euel, të vitit 258 Hixhri. Ka transmetime që thonë se ka lindur në ditën e tetë të muajit Sha'ban, të vitit 256 Hixhri. Ky është mendim më i saktë.”

(“Uefejetul A'jan”, Ibn Khal'lkan, 4/30-31)

 

2- Shihabuddijn Ebu Abdilah Jakut ibn Abdilah El Humeui Err Rumij El Bagdadij (ka vdekur në vitin 626 të Hixhrit) “Kur flet për qytetin Asker Samarra thotë: “Ky vend i atribuohet El Mu'sam dhe në të kanë banuar të ndershëm si Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), i quajtur ndryshe, Eba Hasan El Hadij. Djali i tij Hasan ibn Ali lindi në Medine, ashtu si babai i tij dhe u shpërngul për në Samarra. Për këtë arsye u quajt Askerijen. Aliu ndërroi jetë në muajin Rexheb, në vitin 254. Ai qëndroi në Samera për 20 vite. Ndërsa Hasani ndërroi jetë në vitin 260 Hixhri. Të dy ata u varrosën në Samarra. Ka dëshmi të njohura edhe për djalin e tyre të Priturin (Imam Mehdiun).” (“Muxhemul Buldan”, Pjesa 5-6, f. 328)

 

3- Ibn Ethijr El Xhezerij (ka vdekur në vitin 630 të Hixhrit) Teksa flet rreth ngjarjeve të vitit 260 Hixhri, thotë: “Në këtë vit, ndërroi jetë Ebu Muhamed El Aleuij El Askerij. Ai ishte një prej dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit te medhhebi imamij. Ai është babai i Muhamedit, për cilin besojnë se është i Prituri (El Muntedhar).” (“El Kamilu fi Et Tarijkh”, 7/274)

 

4- Ebu Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim El Ma'ruf bi ibn Khal'lkan (ka vdekur në vitn 681 të Hixhrit) “Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Askeri ibn Ali El Hadij bin Muhamed El Xhevad, është Imami i dymbëdhjetë i Ehli Bejtit te besimi Imamit i njohur El Huxhxhetu (argumenti). Ky është pikërisht personi për të cilin shi’itët thonë se është Mehdiu i pritur. Ai lindi në gjysmën e muajit Sha'ban, ditën e xhuma, në vitin 255 Hixhri. Ai ishte vetëm pesë vjeç, kur babai i tij ndërroi jetë. Nëna e tij quhej Khumt, thuhet që quhej Nerxhis. Ndërsa Ibn Ezraku përmend në librin e tij se Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në ditën e nëntë të muajit Rebiul Euel, të vitit 258 Hixhri. Ka edhe transmetime që thonë se ka lindur në ditën e tetë të muajit Shaban, të vitit 256 Hixhri. Ky është mendim më i saktë.” (“Uefejetul A'jani”, 4/31-32)

 

5- Historiani i njohur Ebul Fida Imaduddijn Ismail ibn Ali (ka vdekur në vitin 732 të Hixhrit) Kur përmend vdekjen e Imam Hasan El Askerij (Paqja qoftë mbi të!) në ndodhitë e vitit 254 thotë: “Hasan El Askerij, është babai i Mehdiut të pritur, Sahibu Serdabi. I Prituri është Imami i dymbëdhjtë. Është quajtur, gjithashtu, El Kaimu, El Mehij dhe El Huxhxhetu. Ai ka lindur në vitin 255 Hixhri.” (“El Mukhtassar fi Akhbaril Besher”, vëll.1, Pjesa 2, f.45)

 

6- Historiani i njohur Shemsuddijn Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Për sa i përket Muhamed ibn Hasanit, të cilin rafidijtë e quajnë El Kaimu El Khalefu El Mehdij, ai lindi në vitin 258 Hixhri, ose, sipas një transmetimi

tjetër, në vitin 256 Hixhri. Jetoi 2 vite, pasi babai i tij ndërroi jetë dhe më pas u zhduk dhe nuk dihet se si vdiq.” (“Tarijkhul Islam”, 19/113. Ngjarjet e viteve 251-260 Hixhri.)

 

Ndërsa në librin “El Iberu fi khaberi min gabr”, thotë: “Në vitin 265 Hixhri, ndërroi jetë Muhamed ibn Hasan El Askerij ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik El Aleuij El Husejnij Ebul Kasim, të cilin rafidijtë e quajnë ndryshe, pasuesi, vërtetuesi, Mehdiu i pritur. Gjithashtu, atij i thonë edhe Zotëria i kohës së tij, ose Vula e dymbëdhjetë Imamëve. Shi’itët pretendojnë se Imami ka hyrë në një bodrum në Samera, në të cilën qëndron i fshehur deri sot. Mosha e tij, kur u largua nga sytë e njerëzve, ishte nëntë vjeç ose më pak.” (“El Iberu”, 1/381.)

 

7- Zejnuddijn Amr ibn Mudhaffar, Ibn Uerdij (ka vdekur në vitin 749 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Hasan El Askerij është babai i Muhamed El Muntadhar, banori i bodrumit. Ai është Imami i dymbëdhjetë te imamitët. Ndryshe quhet edhe El Kaim, El Mehdij, El Huxhxhetu. Ai ka lindur në vitin 255 Hixhri.” (“Tarijkhu ibn Uerdij”, 1/319.)

 

8- Salahuddijn, Khalil ibn Ebejk Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Në biografinë e Imam Hasan El Askerij thotë: “Përsa i përket djalit të tij Muhamedi, El Huxhxhetu El Khalefu, që quhet te rafidijtë, ai ka lindur në vitin 258 të Hixhrit, ose, sipas disa transmetimeve të tjera, në vitin 256 të Hixhrit. Jetoi dy vite pas vdekjes së babait të tij, më pas u zhduk nga sytë e njerëzve në një mënyrë misterioze.” (“El Uafij bil Uafijat”, 12/113)

 

9- El Hafidhu Shihabuddijn Ahmed ibn Ali ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Në biografinë e tij për Xha'ferr El Kedhdhab (gënjeshtari) thotë: “...Vëllai i Hasanit, ose siç i thonë ndryshe El Askerij, është Imami i njëmbëdhjetë i Imamitëve dhe babai i Muhamedit, qëndruesi në bodrum (Sirdab).” (“Lisanul Mizan”)

 

10- Nuruddijn Abdurrahman ibn Ahmed ibn Kauamuddijn Ed Deshtij El Xhamij El Hanefij (ka vdekur në vitin 898 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Ai është Imami i dymbëdhjetë. Imamitët e quajnë Ebul Kasim, El Kaim, El Mehdij, El Muntadhar, Sahibu Zaman. Ai është tek imamitët vula e dymbëdhjetë Imamëve. Shi’itët thonë se Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) është futur në një bodrum, pasi ka jetuar një farë kohe me njerëzit. Aty ai qëndron i fshehur dhe nuk do të dalë, derisa të japë leje Allahu. Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) lindi në vitin 256 Hixhri, ose, sipas një transmetimi tjetër, ka lindur në vitin 266 Hixhri. Ky duket të jetë transmetim më i saktë. Sipas tyre ai është i fshehur deri tani. Nëna e tij Ummu Ueled, e cila quhej Sukajle, thuhet se quhej Seusen dhe thuhet se quhej Nerxhis, ose quhej ndryshe. Lindja tij ishte në fshehtësi më 23 Ramazan të vitit 258 të Hixhrit.“ (“Sheuahidu En Nubueh”, f. 404-405)

 

11- Shemsuddijn Muhamed ibn Tulun Ed Dimashkij El Hanefij (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Imami i dymbëdhjetë i Ehli Bejtit është Muhamed ibn Hasani. Ai quhet Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Imami i dymbëdhjetë i imamitëve, është pikërisht njeriu që ata e presin të shfaqet në Akhir Zaman, thënë ndryshe, Mehdiu i Pritur. Ai lindi në gjysmën e muajit Shaban, në vitin 255 Hixhri. Mosha e Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!), kur babai i tij ndërroi jetë, ishte pesë vjeç. Më pas, autori përmend disa vargje të bukura poetike, rreth Imamëve të Ehli Bejtit.” (“El Eimmetu ithne Ashere”, f. 117-118)

 

12- Husejn ibn Muhamed Ed Dijar Bekrij El Kadij El Muerrih (ka vdekur në vitin 966 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Hasan ibn Ali El Xhevad ibn Rrida El Aleuij, ndërroi jetë në vitin 260 Hixhri. Ai ishte Imami një nga dymbëdhjetë imamët për të cilët rafidijtë thonë se janë të pagabueshëm. Ai është babai i Mehdiut të Pritur, Muhamed ibn Hasan.” (“Tarijkhul Khamijs”, 2/343)

 

13- Ahmed ibn Haxher El Hejtemij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 974të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Ebu Muhamed El Hasan El Khalisu për të cilin Ibn Khal'lekani ka thënë se ky është El Askerij. Lindi në vitin 232 Hixhri dhe vdiq në moshën 28 vjeçare. Vdekja e tij u mbajt e fshehtë. Thuhet se atë e helmuan. Ai u varros pranë babait dhe xhaxhait të tij. U trashëgua nga djali Ebul Kasim Muhamed El Huxhxhetu, i cili ishte pesë vjeç kur vdiq babai i tij. Mirëpo Allahu i dha atij urtësi dhe ai është El Muntadhar, njeriu i pritur. Thuhet se ai u fsheh në Medine dhe më pas u zhduk në një mënyrë misterioze nga sytë e njerëzve.” (“Es Sauaikul Muhrikah”, f. 313-314)

 

14- Muhamed ibn Husejn ibn Abdilah El Husejni Es Semerkandij El Medenij (ka vdekur në vitin 996 të Hixhrit) Pas përmendjes së Imam El Askerij (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Përsa i përket djalit të tij Muhamed El Mehdij ibn Hasan El Askerij bin Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ai është Imami i dymbëdhjetë i tyre. Lindi ditën e xhuma, në gjysmën e muajit Sha'ban, të vitit 255 Hixhri.

 

Në një transmetim tjetër, thuhet se ka lindur ditën e nëntëmbëdhjetë të muajit Rebiu Eth Thanij, të vitit 258 Hixhri. Gjithashtu, në një transmetim tjetër, thuhet se ka lindur ditën e tetë të muajit Sha'ban, të vitit 256 Hixhri. Ky është mendimi më i saktë. Ai quhej ndryshe: Ebul Kasim, El Huxhxhetu, El Khalefu Es Salih, El Kaim, El Muntadhar, Sahibu Zaman dhe emri më i njohur i tij është El Mehdij.

 

Disa nga cilësitë e tij, ishin: djalë i ri, me trup mesatar, simpatik në fytyrë dhe me flokë të bukura, hundëmprehtë dhe tërheqës. Kur babai i tij ndërroi jetë, ai ishte pesë vjeç. Shi’itët thonë: Ai hyri në serdab (bodrum) në shtëpinë e babait të tij dhe nëna e tij e shikonte. Hyri dhe nuk doli prej tij.

Kjo ishte në vitin 265 të Hixhrit dhe mosha e tij në atë kohë ishte nëntë vjeç. Thuhet se mosha e tij kur hyri në bodrum ishte katër vjeç. Thuhet pesë vjeç. Thuhet se hyri në bodrum në vitin 275 të Hixhrit dhe mosha etij në atë kohë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Shi’itët presin daljen e tij nga bodrumi në Akhir Zaman.

Rreth kësaj ngjarjeje ka edhe shumë thënie të ndryshme ndërmjet tyre. Allahu di më së miri çdo gjë.” (“Tuhfetu Talib bi ma'rifeti men jentesib ile Abdillah ue Ebi Talib”, 54)

 

15- Esh Shejkh El Mul'la Ali El Karijju (ka vdekur në vitin 1014 të Hixhrit) Pasi përmend hadithin e dymbëdhjetë khalifave thotë: “Shi’itët janë të mendimit se të gjithë Imamët vijnë nga familja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata jamë më shumë se khalifa. I pari i tyre është Aliu, më pas, Hasani, Husejni, Zejnul Abidini, Muhamed Bakiri, Xha'ferr Sadiku, Musa Kadhimi, Ali Rrida, Muhamed Taki, Ali En Naki, Hasan El Askerij dhe Muhamed El Mehdij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

Siç i përmend ajka e eulijave Khauaxhah Muhamed Barsa në mënyrë të detajuar në librin “Faslul Khitabi”. Po ashtu edheMeulana Nuruddijn Abdurrahman El Xhamiju në fund të librit Sheuahidu Nubuueti përmend virtytet, pozitën dhe kerametet e tyre.”

(“Mirkatul Mefatih”, 9/3864, Shpjegimi i hadithit 5983)

 

16-Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij (ka vdekur në vitin 1019 të Hixhrit) “Kur babai i tij ndërroi jetë, ai ishte vetëm pesë vjeç. Allahu i kishte dhënë urtësi ashtu siç ia dha Jahjait (Paqja qoftë mbi të!) kur ishte fëmijë.” (“Akhbaru duel ue atharul euuel fi tarijkh”, 1/353)

 

17- Ebul Mexhd Abdulhak Ed Dehleuij El Bukharij (ka vdekur në vitin 1052 të Hixhrit) Në një mesazh të posaçm për virtytet e Imamëve ka thënë: “Djali i Ebu Muhamed Hasan El Askerij është Muhamedi (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy!) njihet mirë te shokët e tij të posaçëm dhe tek të besueshmit e tij.” (“Keshful Estar an uexhhi gajbi anil endhar”, f. 62-63)

 

18- Shihabuddijn Ebul Felah Abdulhaj ibn Ahmed ibn Muhamed ibn Imad El Hanbelij (ka vdekur në vitin 1089 të Hixhrit) Kur përmend ndodhitë e vitit 260 dhe vdekjen e Hasan El Askerij thotë: “Hasan ibn Ali ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Sadik El Aleuij El Husejnij, është një prej dymbëdhjetë Imamëve të Ehli Bejtit për të 

cilët rafidijtë besojnë në pagabueshmërinë e tyre. Ai është babai i Mehdiut të pritur.” (“Shedheratu Edh Dheheb fi akhbari men dheheb”, 2/290)

 

19-Abdulmelik ibn Husejn ibn Abdulmelik El Mekkij El Isamij (ka vdekur në vitin 1111 të Hixhrit) “Ai është Imami Muhamed El Mehdij ibn Hasan El Askerij ibn Ali Et Tekij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ai lindi në ditën e xhuma, në gjysmën e muajit Sha'ban, në vitin 255 Hixhri. Ka transmetime ku thuhet se ka lindur në vitin 256 Hixhri. Quhet ndryshe Ebul Kasim, El Huxhxhetu, El Khalefu Salih, El Kaim, El Muntadhar, Sahibu Zaman, El Mehdij, që është më i nohuri.” (“Semtu En Nuxhum el Aualij fin enbai el euaili ue et Tuelij”, 4/138)

 

20- Abdullah ibn Muhamed ibn Amir Esh Shebrauij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 1171 të Hixhrit) “Imami i dymbëdhjetë prej Imamëve, është Ebul Kasim Muhamed El Huxhxhetu El Imam. Thuhet se është Mehdiu i pritur. Imam Muhamed El Huxhxhetu ibn Imam Hasan El Khalis (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka lindur në fshehtësi në gjysmën e muajit Sha'ban, në vitin 255 Hixhri. Babai i tij, ndërroi jetë kur ai ishte pesë vjeç. Babai e fshehu djalin, kur ai lindi, për shkak të vështirësive të kohës dhe për shkak të sulmeve të prijësve të atëhershëm. Në ato kohë, fisi Hashimi kërkohej nga pushtetarët dhe ishte i shpallur se do të vriteshin dhe do të burgoseshin. Imam Muhamedi, quhej ndryshe edhe: El Mehdij, Ebul Kasim, El Huxhxhetu, El Muntadhar, Khalefun Salih, Sahibu Zaman dhe më i njohuri është El Mehdij. Për këtë shi’itët thonë se ai është për të cilin hadithet thonë se do të shfaqet në Akhiri Zaman dhe se ai është në bodrum në të cilin hyri fshehurazi dhe për këtë ata kanë shkrime e literatura... Drita e bardhë e kësaj peme profetike lëshon rrezet e saj. Ata janë dymbëdhjetë Imamë. Virtytet e tyre janë të shumta dhe të gjithë kanë veçori të larta. Të gjithë janë pasardhës të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ata janë: Muhamed El Huxhxhetu ibn Hasasn El Khalis ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn, vëllai i Imam Hasanit, dy bijtë e luanit triumfues Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).” (“El It`haf bi Hubil Eshraf”, f. 179-180)

 

21- Ahmed ibn Ali ibn Amr Shihabuddijn Ebu En Nexhah El Menijni El Hanefi Ed Dimashkij (ka vdekur në vitin 1172 të Hixhrit) Në librin e tij, “Fet`hul Menan”, bën një lavdërim për Imamin e pritur, duke e shkruar në formë poezie. Në hyrjen e Sherhit thotë: Të dihet se kjo poezi i kushtohet lavdërimit të Mehdiut të premtuar i cili do të vijë në fundin e zamanit. Imamijtë thonë, prej tyre En Nadhimi, se ai është Muhamed Ibn Hasan El Askerij një prej dymbëdhjetë Imamëve. Ata konstatojnë se Imamët janë të pagabueshëm.” (“Sherhu Shejkh Ahmed El Menijnij”, 1/524)

 

22-Sejid Abas ibn Ali El Mekkij (ka vdekur në vitin 1180 të Hixhrit) “Ai ishte Imam Mehdi El Muntadhar Ebil Kasim Muhamed ibn Hasan El Askerij ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!). Ai është Imami i pritur te shi’itët. Është i fshehur në një bodrum dhe rreth kësaj çështjeje ka shumë mendime. Sipas mendimit shi’it, Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) do të shfaqet në Akhir Zaman. Ai lindi në gjysmën e muajit Sha'ban, në ditën e xhuma, në vitin 255 Hixhri. Ai ishte pesë vjeç, kur babai i tij vdiq. Nëna e tij quhet Nerxhis. Sipas disa transmetimeve të tjera, thuhet se ai ka lindur në ditën e tetë të muajit Sha'ban, në vitin 256 Hixhri. Ai ka hyrë në bodrum në vitin 275 Hixhri, kur ishte dhjetë vjeç.” (“Men hue El Mehdij”, f.442.)

 

23- Esh Shejkh Uthman El Uthmanij (ka vdekur në vitin 1200 të Hixhrit) “Imami i dymbëdhjetë është Muhamed ibn Hasan ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali Err Rrida. Ai quhet ndryshe edhe: Ebul Kasim. Imamitët e quajnë El Huxhxhetu, El Kaimu, El Muntadharu, Sahibu Zaman. Lindi në një mënyrë që nuk e pa askush. Në ditën e njëzetë e tetë të muajit Ramazan, të vitit 258 Hixhri.” (Po aty, f.440)

 

24- En Nesabetu Ebul Feuz Muhamed Emijn Es Suejdij (ka vdekur në vitin 1246 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Mosha e Muhamed ibn Hasan El Askerij ishte pesë vjeç, kur babai i tij ndërroi jetë. Ai ishte shumë simpatik, flokë drejtë, hundëdrejtë dhe trup mesatar.” (“Sebaiku Edh Dheheb fi marifeti kabailil arab”, f. 78)

 

25- Esh Shejkh Mu`min ibn Hasan Esh Sheblenxhij (ka vdekur në vitin 1308 të Hixhrit) Në librin e tij “Nurul Ebsar”, ka një pjesë të veçantë për virtytet e Muhamed ibn Hasan El Khalis ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).” (“Nurul Ebsar”, f. 185)

 

26-Khajrudin Zerkelij (ka vdekur në vitin 1396 të Hixhrit) “Muhamed ibn Hasan El Askerij (El Khalisu) ibn Ali El Hadij, Ebul Kasim, është Imami i fundit i Ehli Bejtit te imamijtë. Në mesin e tyre ai njihet: El Mehdi, Sahibu Zaman, El Muntadharu, El Huxhxhetu, Sahibu Serdab. Ai lindi në qytetin Samerra. Kur babai i tij ndërroi jetë, ai ishte vetëm pesë vjeç. Kur ai mbërriti tek të nëntat apo të dhjetat, apo të nëntëmbëdhjetat, hyri në një bodrum në shtëpinë e babait të tij dhe nuk doli më prej aty.” (“El A'alamu”, 6/80. )

 

27- Esh Shejkh Aludin Ahmed ibn Muhamed Es Semanij

“Ai arriti të ngrihej në një pol shumë të lartë mes njerëzve. U zhduk nga sytë e njerëzve, derisa u cilësua mes tyre si zotëria i ndryshimit.” (“Simtu Nuxhumil Aualij”, 4/138.)

 

28-Arif Ahmed Abdulganij

Në librin e tij “Xheuarihu Shefaf fi Ensabil Eshrafi”, kur përmend Imam Hasan El Askerij thotë: “Ai është babai i Imam Mehdiut. Imami i dymbëdhjetë te imamijtë. Ai është El Kaimu i pritur tek ata.” (“El Xheuahiru Shefaf fi ensebil Eshrafi”, 1/160-161.)

 

29- Sherijf Enes El Ketbij El Husejnij

Ka thënë për Imam Mehdiun: “Imami Mehdiu u fsheh në një moshë shumë të vogël. Kjo çështje është e tillë te shi’itët dhe te sunitët për të cilin thonë se është fshehur dhe nuk është shfaqur. Gjithashtu, këtë mendim, na e përforcojnë librat e historisë, pra, Mehdiu është fshehur në një bodrum në një moshë shumë të vogël.” (“Tuhfetu Talib”, f. 55.)

 

 

 

PJESA E DYTË

 

Thëniet e dijetarëve të Ehli Eunetit rreth lindjes së Imam Muhamed ibn Hasanit dhe se ai është Mehdiu i pritur (Paqja qoftë mbi të!)

 

 

1- El Hafidh Ebu Muhamed Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Hamish Et Tusij El Beladherij (ka vdekur në vitin 339 të Hixhrit) Kur është takuar me Imam Muhamed ibn Hasan, ka transmetuar prej tij pa ndërmjetës një transmetim, siç thuhet në librin “Esna El Metalib fi Menakibi Sejjidina Ali ibn Ebi Talib” i Shemsuddijn ibn El Xhezrij Esh Shafi'ij, në të cilin ka përcjellë një transmetim zinxhiri i transmetimit të tij mbërrin te El Beladherij i cili flet në atë transmetim për Muhamed ibn Hasan duke e përshkruar si Imami i kohës së tij. Para se të përcjellim transmetimin theksojmë se Shemsuddijn ibn El Xhezrij Esh Shafi'ij thotë se ai nuk përcjell veçse hadithe muteuatireh, të sakta, të vërteta. Kështu që ky transmetim është i rregullt. Transmetimi është si vijon: Ibn Xhezerij ka thënë: “Imam Xhemaluddijn Muhamed ibn Muhamed El Xhemal, një prej shpirtërorëve të kohës së tij, ka transmetuar prej Imam Saidudijn Muhamed ibn Mes'ud, një prej dijetarëve të shkencës së hadithit të kohës së tij, ka transmetuar

prej Shejkh Dhahiruddijn Ismail ibn Mudhaffar ibn Muhamed Esh Shirazij, një dijetar i shkencës së jurisprudencës islame, ka transmetuar prej Ebu Tahir Abduselam ibn Ebi Rabia El Hanefij, një dijetar i shkencës së hadithit në kohën e tij, ka transmetuar prej Ebu Bekër Abdullah ibn Muhamed ibn Shahur El Kalanisij, ka transmetuar prej Ebul Mubarak Abdulaziz ibn Muhamed ibn Mansur El Ademij, ka transmetuar prej Sulejman ibn Ibrahim ibn Muhamed ibn Sulejman, ka transmetuar prej Ebu Salih ibn Abdulmelik ibn Ali En Nejsaburij, ka transmetuar prej Ebu Tahir Muhamed ibn Muhamed ibn Muhamesh Ez Zijadi i vetmi i kohës së tij, ka transmetuar prej Ebu Hamid Ahmed ibn Muhamed ibn Hashim El Beladherij, ka transmetuar prej Muhamed ibn Hasan ibn Ali, ka transmetuar prej Hasan ibn Ali, ka transmetuar prej Ali ibn Muhamed El Hadij, ka transmetuar prej Muhamed ibn Ali El Xhevad, ka transmetuar prej Ali ibn Musa Err Rrida, ka transmetuar prej Musa ibn Xha'ferr El Kadhim, ka transmetuar prej Ebu Xha'ferr ibn Muhamed Es Sadik, ka transmetuar prej Muhamed ibn Ali El Bakir, ka transmetuar prej Ali ibn Husejn Zejnul Abidijn, ka transmetuar prej Husejn ibn Ali, ka transmetuar prej Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), ka thënë: ‘Më ka ardhur Xhibrili (Paqja qoftë mbi të!), zotërija e melekëve, dhe më ka thënë se Allahu i Madhëruar, ka thënë: ‘Unë jam Allahu. Nuk ka Zot tjetër përveç Meje. Kush e pohon Njehsimin (Teuhijdin) Tim, ka hyrë nën mbrojtjen Time. Kush hyn nën mbrojtjen Time, është i mbrojtur edhe prej dënimit Tim." (“Esna El Metalib fi Menakibi Sejjidina Ali ibn Ebi Talib”, f. 86-87)

 

2- El Hafidh Muhamed ibn Ahmed ibn Ebi El Feuaris, Ebul Fet`h El Bagdadij (ka vdekur në vitin 412 të Hixhrit) Në librin e tij “Erbein”, në hadithin e katërt, thotë: “Mahmud ibn Muhamed El Heruij transmeton nga Ebu Abdilah Muhamed ibn Abdullahu, transmeton nga Sa'd ibn Abdullah, transmeton nga Abdullah ibn Xha'ferr El Humejrij, transmeton nga Muhamed ibn Isa El Eshkarij, transmeton nga Ebu Hafs Ahmed ibn Nafi El Basrij, transmeton nga babai i tij, i cili ishte shërbëtor i Ebu Hasan Ali ibn Musa Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!), transmeton nga Er Rrida, transmeton nga Abdu Salih Musa ibn Xha'ferr, transmeton nga Xha'ferr Es Sadik, transmeton nga Bakir Muhamed ibn Aliu, transmeton nga Sejidul Abidijn Ali ibn Husejn, transmeton nga Sejidi Shuheda Husejn ibn Ali, transmeton nga zotërija i El Eusija Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi të!), i cili ka thënë: Më ka thënë mua vëllai im i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kush dëshiron të takojë Allahun dhe nuk e kundërshton Atë, le të ndjekë Aliun. Kush dëshiron të takojë Allahun, duke qenë i kënaqur prej Tij, le të ndjekë Hasanin. Kush dëshiron ta takojë Allahun dhe të mos frikësohet prej Tij, le të ndjekë Husejnin. Kush dëshiron të takojë Allahun dhe mbulimin e gjynaheve të tij, le të ndjekë Ali ibn Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!). Kush dëshiron të takojë Allahun dhe të jetë nën mbikëqyrjen e Tij, le të ndjekë Muhamed ibn Aliun. Kush dëshiron të takojë Allahun dhe libri i punëve t’i jepet nga e djathta, le të ndjekë Xha'ferr ibn Muhamedin. Kush dëshiron të takojë Allahun, duke qenë i pastër, i pastruar, le të ndjekë Musa ibn Xha'ferr En Nur El Kadhimin (Paqja qoftë mbi ta!). Kush dëshiron të takojë Allahun dhe të jetë i lumtur e i qeshur, le të ndjekë Ali ibn Musa Err Rrida (Paqja qoftë mbi ta!). Kush dëshiron të takojë Allahun, t’i rriten gradat e t’i fshihen punët e këqija, le të ndjekë djalin e  tij, Muhamedin. Kush dëshiron të ndjekë Allahun dhe të ketë një llogaridhënie shumë të shpejtë dhe të hyjë në Xhenet, hapësira e të cilit është sa gjerësia e qiellit me tokën, le të ndjekë djalin e tij, Aliun. Kush dëshiron të takojë Allahun dhe të jetë nga të fituarit, le të ndjekë djalin e tij, Hasan El Askerij. Kush dëshiron të takojë Allahun dhe të ketë një besim të plotësuar dhe një fe të jetuar bukur, le të ndjekë njeriun e kohës, Mehdiun e pritur. Këta janë kandilat që nuk shuhen, prijësit e drejtë, dijetarët e devotshëm. Kush i dëshiron dhe i ndjek ata, Allahu i jep atij Xhenetin." (“Keshful Estar an uexhhi gajbi anil Ebsar”, f. 60. )

 

Është e qartë se përcjellësi i këtij hadithi, i ka qëndruar besnik deri në fund saktësisë së këtij hadithi. Ai shprehet se nuk ka mundësi se si të mos e përcjellë një hadith të tillë, i cili tregon qartë virtytet e njerëzve të Ehli Bejtit. Gjithashtu, thotë se për të ruajtur saktësinë e hadithit, mjafton të lexosh fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili thotë: “Kush gënjen me dijeni të plotë rreth meje dhe fjalëve të mia, le ta bëjë gati vendin e tij në zjarr.”

(Po aty, f. 61)

 

 3- Ahmed ibn Hasan En Namikij El Xhamij (ka vdekur në vitin 536 të Hixhrit) Përmend atë që gjendet në librin “Jenabiul Meueddeti”, në pjesën e fundit të kreut të gjashtëdhjetë e tetë, në të cilin El Kanduzij El Hanefij thotë: “Dijetarët e dijetarëve, e kam fjalën për Shejkhul Islam Ahmed El Xhamij En Namikij, Esh Shejkh Atar En Nijshaburij, Shemsuddijn Et Tebrizij, Xhelaludin Meulana Err Rrumij, Es Sejid Ni'metullah El Uelij, Es Sejid En Nesimij, e shumë të tjerë, Allahu ia shenjtëroftë të fshehtat!, dhe na dhuroftë njohjen dhe qerametet e tyre, kanë përmendur në poezitë e tyre lëvdatat për Imamët e Ehli Bejtit të pastër (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Në fund të tyre përmendin Mehdiun. Ky është argument se Mehdiu ka lindur dhe kush i ndjek gjurmët e atyre të përsosurve dhe njohësve, do ta shohë shumë qartë çështjen (e lindjes së Imam Mehdiut).”

(“Jenabiul Meueddeti”, 2/566.)

 

4-Jahja ibn Selametu ibn Husejn ibn Ebi Muhamed Abdilah Ed Dijar Bekrij Et Tanzi El Haskefij (ka vdekur në vitin 553 të Hixhrit) Autori, me lavde dhe fjalë të bukura, ka krijuar një poezi shumë të bukur, që flet për lindjen e Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!)

 

Pyes për dashurinë për Ehli Bejtin A ta

pohoj apo ta mohoj?

I largët është mohimi

Sepse mishi dhe gjaku im janë të përzierë me

dashurinë e tyre

Ajo është udhëzim dhe udhërrëfim

Hajdari dhe pas tij Hasanani

(Hasani dhe Husejni)

Pastaj Aliu dhe djali i tij Muhamedi

Dhe Xha'ferr Sadiku dhe djali i Xhaferrit Musai

E pason atë Aliu sejjidi Rridai

Pastaj djali i tij Muhamedi

Pastaj Ali djali i tij museddidi E pas tij

Hasani që e pason Muhamedi ibn Hasani i mospranishmi

Ata janë imamët e mi dhe zotërinjtë e mi...

(Këto vargje janë të shkruara në hyrjen e librit të Ibn Kethirit “El Bidajetu ue En Nihajetu”, 12/297-298 dhe ibn Sibt El Xheuzij në “Tedhkiretul Khauasi”, f. 327..)

 

5- El Al'lametu Ebu Muhamed ibn Khashab Abdullah ibn Ahmed ibn Ahmed ibn Abdullah ibn Nasr El Bagdadij En Nehauij, një dijetar i shkencave të jurisprudencës dhe hadithit të Medh`hebit Hanbelij (ka vdekur në vitin 567 të Hixhrit)

Në librin e tij “Tauarijkhu Meualidul E’immeti ue Uefejetihim”, përcjell se Sadakat ibn Musa transmeton nga babai i tij, i cili transmeton nga Err Rrida(Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Pasardhësi i mirë prej Ebu Muhamed Hasan ibn Ali, është zotëria i kohës së tij, Mehdiu.” 

Gjithashtu, thotë se Xheraxh ibn Sufjan ka transmetuar prej Ebul Kasim Tahir ibn Harun ibn Musa El Aleuij, ka transmetuar prej babait të tij, Harunit, ka transmetuar prej babait të tij, Musait, i cili ka thënë: Më ka thënë mua zotëria im Xha'ferr ibn Muhamed (Paqja qoftë mbi të!): “Pasardhësi më i mirë i imi, është Mehdiu. Ai quhet ndryshe Ebul Kasim dhe do të dalë mes njerëzve në kohët e fundit të kësaj bote.” Më ka thënë mua Ebu Bekr Ed Derr'rra'u: Në një transmetim tjetër thuhet se nëna e tij quhet Hakime, në një transmetim tjetrë thuhet Nerxhis, thuhet se quhet Seusen, Allahu e di më mirë. Llagabin e ka Ebu Kasim dhe ka dy emra: Khalef dhe Muhamed. Do të shfaqet në fundin e kohës dhe mbi kokën e tij do të jetë një re e cila do ta hijezojë prej diellit dhe do ta ndjekë kudo që të shkojë. Ajo do të thotë me zë të qartë: Ky është Mehdiu. Muhamed ibn Musa Et Tusij ka transmetuar prej Ebu Es Sikkijn se disa prej dijetarëve të historisë, kanë transmetuar prej Ubejdullah ibn Muhamed, i cili ka transmetuar prej Hashijm ibn Udej: “Ai quhej ndryshe, pasardhës i hajrit. Gjithashtu, quhej edhe Ebul Kasim. Ai i kishte të dyja emrat e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.”

(“Tarijkhu Meualidul E’immeti”, f.44-46. )

 

 6-Ebul Muejjed El Mufik ibn Ahmed El Mekkij Akhtab Khauarizm (ka vdekur në vitin 568 të Hixhrit) “Ka përcjellë disa hadithe që argumentojnë lindjen e Imam Mehdiut dhe nuk i ka komentuar ato.”

(“Maktelu El Khauarizmij”, Pjesa 7, Virtytet e Hasanit dhe të Husejnit, nr.21, f.144- 145; Hadithi 23, f.146; “Neshru Enuaril Huda”; “Jenabiul Meueddeh”, 2/534)

 

7- Feriduddijin Attar En Nijshaburij (ka vdekur në vitin 627 të Hixhrit) Përmend atë që gjendet në librin “Jenabiul Meueddeti”, në pjesën e fundit të kreut të tetëdhjetë e gjashtë, në të cilin El Kanduzij El Hanefij thotë: “Dijetarët e dijetarëve, e kam fjalën për Shejkhul Islam Ahmed El Xhamij En Namikij, Esh Shejkh Atar En Nijshaburij, Shemsuddijn Et Tebrizij, Xhelaludin Meulana Err Rrumij, Es Sejid Ni'metullah El Uelij, Es Sejid En Nesimij, e shumë të tjerë, Allahu ia shenjtëroftë të fshehtat!, dhe na dhuroftë njohjen dhe kerametet e tyre, kanë përmendur në poezitë e tyre lëvdatat për Imamët e Ehli Bejtit të pastër (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Në fund të tyre përmendin Mehdiun. Ky është argument se Mehdiu ka lindur dhe kush i ndjek gjurmët e atyre të përsosurve dhe njohësve, do ta shohë shumë qartë çështjen (e lindjes së Imam Mehdiut)."

(“Jenebiul Meueddeh”, 2/566.)

 

Më pas, në kreu e tetëdhjetë e shtatë, autori citon disa vargje në gjuhën perse të Shejkh Attar En Nijshaburij (Allahu ia shenjtëroftë të fshehtat e tij!) rreth lindjes së Imam Mehdiut. ( Po aty, 2/567. )

 

8- Muhidin Muhamed ibn Ali El Ma'ruf ibn Arabi Et Taij El Endelusij (ka vdekur në vitin 638 të Hixhrit) “Ta dini se dalja e Mehdiut është shumë e domosdoshme, mirëpo kjo do të realizohet vetëm kur bota të mbushet me padrejtësi e me prishje dhe do ta mbushë me drejtësie e me mirësi. Nëse nga dynjaja nuk ka mbetur veçse një ditë, Allahu do ta zgjasë atë ditë derisa të vijë ai khalif prej gjenezës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), nga fëmijtë e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Gjyshi i tij është Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi. Babai i tij është Hasan El Askerij, djali i Ali En Nakij, djali i Muhamed Et Tekij, djali i Ali Err Rrida, djali i Musa El Kadhim, djali i Xha'ferr Es Sadik, djali i Muhamed El Bakir, djali i Zejnul Abidijn, djali i Husejnit, djali i Ali ibn Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).”

(“Mehdi inde Ehli Sunneh”, 1/410. Thëniet e tij i ka përcjellë Abduluehab Esh Sha'ranij në vëllimin e dytë të librit “El Uakijatu uel Xheuahiru”. Po ashtu, thënien e tij e përcjell edhe Es Sabban Esh Shafi'ij në librin “Is'afu Rragibijn”. Fatkeqësish, ato duar që thonë se jemi besnike të trashëgimisë, e kanë hequr këtë thënie nga libri “Ftuhuatul Mekkijeh” që gjendet sot në përdorim.)

 

9- Esh Shejkh Kemaluddijn Muhamed ibn Talhatu Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 652 të Hixhrit) Ka thënë për Imam Mehdiun: “Muhamed ibn Hasan El Khalis ibn Ali El Muteuekel ibn Muhamed El Kaniu ibn Ali Er Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn Ez Zekij ibn Ali El Murteda Emirul Mu'minin ibn Ebu Talib, El Mehdi, El Huxhxhetu, El Khalefu Salih El Muntedhar (i prituri). Lindi në vitin 258 Hixhri, në muajin Ramazan, ditën e njëzetë e tre.”

(“Metalibu Su''li fi Menakib ali Er Rresuli”, 2/152)

 

10-Al'lametu Jusuf ibn Fergali El Maruf bi Sibti Ibn Xheuzij El Hanefij (ka vdekur në vitin 654 të Hixhrit) Në librin e tij “Tedhkiretul Khauasi” në kreun që përmend Imam Mehdiun ka thënë: “Ai është Mehdiu, Muhamed ibn Hasan ibn Ali ibn Muhamed ibn Ali ibn Musa Err Rrida ibn Xha'ferr ibn Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talib (Paqja qoftë mbi ta!). Quhet ndryshe, Ebu Abdullah, Ebul Kasim. Ai është pasardhës i Imamëve të tjerë. Zotëria i kohës së fundit. Imami i fundit i Ehli Bejtit.”

(“Tedhkiratul Khauasi”, f. 325)

 

11- Esh Shejkh El Fakijh Ebu Abdullah ibn Jusuf ibn Muhamed El Kenxhij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 658 të Hixhrit)

 Në librin e tij, teksa flet rreth veçorive të pjesëtarëve të Ehli Bejtit, flet edhe rreth Ebu Muhamed Hasanit. “Në kreun e tetë të librit të tij “Kifajetu Talib”, pasi përmend Imamët prej prijësit të besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!) thotë: Kuptimi i fjalës khalef është për Ali El Hadij (Paqja qoftë mbi të!). Prej fëmijëve të tij është Ebu Muhamed El Hasan, për të cilin historia tregon lindjen e tij. Më pas thotë: Ai u varros në shtëpinë e tij larg syve të njerëzve.

 

Po në atë shtëpi u varros edhe babai i tij (El Hadij). Ebu Muhamed El Hasan e pasoi djali i tij që është Imami i Pritur (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe do ta mbyllim librin me përmendjen e tij në veçanti. Në librin e tij “El Bejan fi Akhbar Sahibi Zaman”, në kreun e njëzet e pestë, që është kreu i fundit që tregon se Imam Mehdiu është i gjallë që nga koha e fshehjes së tij e deri sot, thotë: nuk ka pengesë në qëndrimin e tij i gjallë. Kjo argumentohet me të qënit gjallë të Isait, Iljasit, Hidrit, që janë prej të dashurve të Allahut, dhe, me të qënit të gjallë të Dexhalit dhe të iblisit të mallkuar, të cilët janë prej armiqve të Allahut të Madhëruar.”

(“El Bejan fi Akhbari Sahibi ez Zaman”, f.148.)

 

12- Shejh Xhelaluddijn Rumij (ka vdekur në vitin 672 të Hixhrit) Dijetari në fjalë, ka folur rreth Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!) në shumë tema dhe pjesë të ndryshme të librave të tij. Gjithashtu, rreth tij kanë përcjellë thënie edhe njerëz të tjerë, të cilët i kemi cituar më lart.

(“Jenabiul Meueddeh”, 2/568.)

 

13- Esh Shejkh El Arif Amr ibn Basrij (ka vdekur në vitin 696 të Hixhrit) Autori ka folur me lavdërim për Imam Mehdiun (Paqja qoftë mbi të!). Këto i ka sjellë në formë poezie të titulluar “Mbartësi i dritave” ku thotë:

 

Imam Mehdiu, deri kur do qëndrosh i fshehur

Na mirëso neve o babai ynë me kthimin

Ne na duken flamujt e ushtrisë tënde që po vjen

E ne u aromatizuam me aromën e saj...1

(“Keshful Estar an Uexhhil Gajbi an Ebsar”, 88)

 

14- Hadithologu i madh Ibrahim ibn Muhamed ibn Muj'jed El Xhuejnij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 722 të Hixhrit) Në kreun e tridhjetë e dy të vëllimit të dytë ka përcjellë hadithin e Leuhit me fraza të ndryshme, në të cilin përmenden një nga një dymbëdhjetë Imamët dhe se i fundit të tyre është El Kaimu (i gjali), Mehdiu i pritur i biri i Hasan El Askerij. 

(“Feraidu Simtejni fi Fedaili el Murteda uel Eimetu min Dhurijetihim”, 2/136/141)

 

Po ashtu, transmeton një hadith me zinxhir transmetimi te “Du'bel El Khuzai”, se Imam Rridai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “O Du'bel! Imami që do të vijë pas meje, do të jetë djali im, Muhamedi. Pas tij, do të jetë djali i tij, Aliu. Pas Aliut, do të jetë djali i tij, Hasani. Pas Hasanit, do të jetë djali i tij, i prituri, të cilit do t'i binden kur të shfaqet.”(Po aty, 2/337.)

 

15- Shemsuddijn Muhamed ibn Jusuf Ez Zerandij (ka vdekur në vitin 747 të Hixhrit) Në librin “Mi'raxhul Usuli ila Fadaili Alee Rresuli” thotë: “Imami i dymbëdhjetë, do të jetë zotëria i kohës. Ai do të ketë shumë qeramete, dituri të thellë dhe do të jetë vetëm me të vërtetën dhe do të ftojë në të. Sipas transmetimeve shi’ite, ai ka lindur ditën e premte, në muajin Shaban, në vitin 255 Hixhri. Quhet ndryshe Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan. Lindja e tij u mbajt e fshehtë. Nëna e tij ishte Nerxhis, vajza e Kajserit romak, Ummu Ueled” (Marrë nga libri “Eimmetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, 2/435)

 

16-Ali ibn Muhamed ibn Shehab El Hamedanij (ka vdekur në vitin 786 të Hixhrit) Në librin “Meuddetul Kurba” përmend se Imamët janë dymbëdhjetë dhe se Mehdiu është prej tyre (Paqja qoftë mbi ta!). Po nëkëtë libër, sjell disa transmetime që flasin rreth lindjes së tij dhe nuk i ka komentuar ato. (E ka përcjellë El Kunduzij El Hanefij në librin e tij “Jenabiul Meueddetu”, vëll. 1, f. 288-317)

 

17- Muhamed ibn Muhamed ibn Muhamed El Bukharij, En Nakshabendij (ka vdekur në vitin 822 të Hixhrit) Në librin e tij “Faslul Khitab” thotë: “Hasan El Askerij jetoi pas vdekjes së babait të tij, edhe gjashtë vite. Më pas, ai nuk u duk më. Ai quhej: Ebul Kasim Muhamed El Muntadhar, El Kaim, El Huxhet, El Mehdi, Sahibu Zaman, Vula e dymbëdhjetë Imamëve. Lindi në gjysmën e muajit Shaban, të vitit 255 Hixhri. Kur babai i tij vdiq, ai ishte pesë vjeç. Pas disa vitesh, u fsheh dhe nuk ka dalë më deri më sot. Ai është Mehdiu i pritur, djali i Hasan El Askeriut (Paqja qoftë mbi të!). Njihet shumë mirë mes dijetarëve. Shumë prej tyre thonë se Allahu i ka dhuruar atij urtësi dhe aftësi në të folur. Allahu ia ka zgjatur atij jetën, siç ia ka zgjatur Hidrit dhe Jeseas (Paqja qoftë mbi ta!). Një prej dijetarëve të mëdhenj, si Muhjidin ibn Arabiu, ka thënë se Mehdiun e shoqërojnë rreth treqind e gjashtëdhjetë burra, të cilët janë të urdhëruar nga Allahu të jenë nën shërbimin e tij. Njerëzit më të lumtur prej tij do të jenë banorët e Kufes, sepse mes tyre do të ketë drejtësi në shpërndarjen e pasurisë.”

(E ka përcjellë El Kunduzij El Hanefij në librin e tij “Jenabiul Meuede”, 2/464- 465)

 

18- Shehabuddijn ibn Shemsuddijn ibn Amr El Hindij (ka vdekur në vitin 849 të Hixhrit) Në librin e tij “Hidajetu Es Suadai”, thotë: “Ehli Suneti thotë se Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) do ta pasojnë katër persona. Kjo gjë është e përcaktuar me argument. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: ‘Udhëheqja ime do të zgjasë tridhjetë vite. Pas kësaj, udhëheqja do të plotësohet. Po e njëjta gjë është edhe me prijësit e Ehli Bejtit. Ata janë dymbëdhjetë prijësit. (Me këtë hadith të dytë, bie poshtë i pari). I pari i tyre është Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Pas tij, Hasani, që do të vendosë drejtësi mes njerëzve. I treti, Husejni. Ai do të bjerë dëshmor, duke u vrarë nga të tjerë. I nënti i tyre, Husejni. Pas Husejn ibn Aliut, i fundit do të jetë Kaimi.’” Xhabir ibn Abdullah El Ensarij transmeton: “Kur hyra te shtëpia e Fatimes, vajzës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), pashë që ajo kishte në dorë një letër, në të cilën ishin shkruar emrat e të gjithë djemve që do të lindin nga brezi i saj. Ata ishin njëmbëdhjetë persona. I fundit quhet El Kaim.

Më pas, pyeta: ‘A nuk do ta lërë Zejnul Abidini kalifatin?’ Më dha një përgjigje të gjatë, por shkurtimisht është kështu: ‘U pa qartë se ç’ndodhi me gjyshin dhe babain e tij. Ata dyluftuan kundrejt të padrejtëve dhe errësirës.’ Gjithashtu, ajo kishte dëgjuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), kishte parë në ëndërr një grup qensh, të cilët ishin vërsulur drejt mimberit të tij të bekuar. Kjo e mërziti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe më pas zbriti ajeti i  tretë i sures “Kadr” (Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj). Kjo ishte periudha e fisit Beni Ummeje. Kështu do të ishte vazhdimi i botës, deri në momentin që do të vijë Imam Mehdiu, i cili do të sjellë edhe një herë paqen mbi tokë. Më pas shtoi, duke thënë emrat e prijësve, njëri pas tjetrit: Imam Zejnul Abidijn, Muhamed Bakiri, Xha'ferr Sadiku, Musa Kadhimi, Ali Rrida, Muhamed Takiu, Ali Nakiu, Hasan Askeriu, Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi ta!). Ky i fundit do të jetojë shumë gjatë, si Isai, Hidri dhe Iljasi, në mesin e besimtarëve, ose si Dexhali dhe Samiriu në mesin e jobesimtarëve.”

(Thënien e tij e ka përcjellë Esh Shejkh Ali El Jezdij El Hairij në librin e tij “Ilzamu En Nasib”, 1/297)

 

19-Nuruddijn Ali ibn Muhamed ibn Sabbag El Malikij (ka vdekur në vitin 855 të Hixhrit) Në librin e tij “Fusulul Muhimmeti fi Ma'rifeti E'imeti” përmend një pjesë të veçantë rreth Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!) dhe thotë: “Ebul Kasimi Muhamed El Huxhxhetu ibn Hasan El Khalis ka lindur në një mënyrë të fshehtë, në muajin Sha'ban, në vitin 255 Hixhri. Për sa i përket prejardhjes së tij nga ana e babait, ai është Ebul Kasim, Muhamed ibn Hasan El Khalis ibn Ali El Hadij ibn Muhamed El Xhevad ibn Ali Err Rrida ibn Musa El Kadhim ibn Xha'ferr Es Sadik ibn Muhamed El Bakir ibn Ali Zejnul Abidijn ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi (Paqja qoftë mbi ta!). Ai quhej ndryshe: El Huxhxhetu, El Mehdi, El Khalefu Salih, El Kaim, El Muntadhar, Sahibu Zaman.” (“El Fusulul Muhime fi Marifeti Ahvali Eimeh”, f. 282-283)

 

20- Esh Shejkh Ebu El Mealij Muhamed Siraxhuddijn Err Rifai (ka vdekur në vitin 885 të Hixhrit) Në librin e tij me titull “Sihahul Akhbari fi Nesebi Es Sadeti El Fatimijeti El Akhjari”, në biografinë e Ebu Hasan El Hadij (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Imam Ali El Hadij është djali i Muhamed Xhevadit. Kishte disa epitete, si: i devotshmi, dijetari, fakihu, prijësi, argumentuesi, askeriu, nexhibi. Lindi në qytetin e Medines, në vitin 212 Hixhri. Ndërroi jetë duke rënë dëshmor me helmim, gjatë periudhës së qeverisjes se Mu'tez El Abasij, ditën e martë ose të mërkurë, të muajit Rexhep, në vitin 254 Hixhri. Ai kishte pesë fëmijë. Ata ishin: Imam Hasan El Askeriu, Husejni, Muhamedi, Xha'ferri dhe Aishja. Hasan El Askeriun e trashëgoi njeriu i pritur, i cili pas një farë kohë u zhduk, duke u futur në një bodrum. Ai është i dashuri i Allahut, Imam Muhamed Mehdi (Paqja qoftë mbi të!).”

(“Sihahul Akhbari fi Nesebi Es Sadeti El Fatimijeti El Akhjari”, f. 55-56)

 

Muhamed ibn Daud En Nejsemij (ka vdekur në vitin 901 të Hixhrit) Përcjell atë që thuhet në “Jenabiul Meuddeti.”(“Jenabiul Meueddeti”, f. 388, 391)

 

21- Fadl ibn Ruzbahan (ka vdekur në vitin 909) Në librin e tij “Ibatlul Batili” thotë: Ato që janë përmendur rreth virtyteteve të Fatimesë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi babanë e saj, mbi të dhe mbi pjestarët e tjerë të familjes së Muhamedit!) është një çështje që nuk mund të mohohet. Mohimi i mëshirës sëdetit, mohimi i bamirësisë së gjerë, mohimi i dritës së diellit, mohimi i dritës kur del dielli, mohimi i begatisë së reve dhe mohimi i melekut, nuk i shton mohuesit veçse tallje dhe bëhet më qesharak. E kush mund të mohojë virtytet dhe mirësitë e atij grupi që janë poseduesit e virtyteve të larta, depozitat e mineraleve profetike dhe mbrojtësit e etikës zemërgjerë (Paqja dhe bekimi qoftë mbi ta!). Më e mira për ata është kjo poezi që kam realizuar për ata:

 

Paqja qoftë mbi Mustafanë e përzgjeur!

Paqja qoftë mbi zotninë Murteda!

Paqja qoftë mbi Zonjën tonë Fatime!

Të cilën Allahu e ka zgjedhur gruan më të mirë

Paqja qoftë mbi frymën e tij me misk!

Hasani i ndritshëm i kënaquri

Paqja qoftë mbi ndërmjetësuesin Husejnin!

Dëshmori që trupin e tij e sheh Qerbelaja 

Paqja qoftë mbi Zotninë Abidijn, Ali ibn Husejn!

Paqja qoftë mbi Bakirin udhëzues!

Paqja qoftë mbi Sadikun pasues!

Paqja qoftë Kadhimin e sprovuar!

Poseduesi i virtyteve të larta dhe imami Tekkij!

Paqja qoftë mbi të tetin garantues!

Ali Rrida zotëria i të kulluarve

Paqja qoftë mbi Nakiun Aliu fisnik El Hadij!

Paqja qoftë mbi Zotninë Askerij!

Imami që përgatit ushtrinë Safa

Paqja qoftë mbi të gjallin e Pritur!

Ebil Kasimi drita e udhëzimit që do të

dalë si dielli si dielli në agim Do ta mbushë tokën me drejtësi

Siç e mbushën me padrejtësi pasuesit e dëshirave

Paqja qoftë mbi të dhe mbi baballarët

e tij dhe mbi përkrahësit e tij!

 

Në këto vargje thotë pa hezitim se Mehdiu i premtuar dhe i pritur është Imami i dymbëdhjetë prej imamëve fisnikë e të ndritur. 

( I ka përcjellë këto vargje Esh Shehijd Nurullah Et Testerij në “Ihkakul Hakki”, 209; “Keshful Estar an Uexhhi Gajbi Anil Ebsar”, f. 73-75.)

 

23- Esh Shejkh Hasan El Irakij (ka vdekur në vitin 958 të Hixhrit) Autori është egjiptjan dhe është i varrosur pranë Keumu Err Rrijsh nëEgjipt. Sipas deklarimeve të tij, thotë se është takuar dhe ka folur me Imam Mehdiun, siç thuhet edhe në “El Jakut uel Xheuahir” i Esh Sha'ranij, “Tabakatul Kubra”, icili quhet edhe “Leuakihul Enuari”, gjithashtu, i Esh Sha'ranij.

(“Nurul Ebsar”, 154. ; “Leuakihul Enuar”, 2/190)

 

24- Esh Shejkh Ali El Khauas, mësuesi i Shejkh Esh Sha'ranij (ka vdekur në vitin 958 të Hixhrit) Mund t`i referoheni librit “Jakut uel Xheuahir” i Esh Shejkh Esh Sha'ranij. (“Is'afu Rragibijn”, 154)

 

25-Ahmed Rumeli (ka vdekur në vitin 971 të Hixhrit) Mufti Ed Dijar El Hadremijeh përmend në librin e tij “Begjetul Mustershidijn” ka thënë: Ahmed Er Rumejli thotë se Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) është gjallë dhe ekziston. Po ashtu edhe Esh Sha'ranij. (“Men hue El Mehdij”, f. 440-441.)

 

26-Abdulvehab ibn Ahmed Esh Sha'ranij Esh Shafi'ij (ka vdekur në vitin 973 të Hixhrit) Në librin e tij “El Juakijat uel Xheuahir”, në pjesën e gjashtëdhjetë e pestë të saj thotë se të gjitha ndodhitë për të cilat na ka lajmëruar feja që do të ndodhin para Kijametit, ato me patjetër do të ndodhin. Prej tyre është ardhja e Mehdiut pastaj e Dexhalit. Esh Shejkh Tekijuddijn Ebu Mansur thotë në librin e tij “Akijdetu” thotë se të gjitha këto do të ndodhin në njëqind ditëshin e fundit nga dita që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), ia ka premtuar ummetit të tij në thënien e tij:

“Nëse ummeti im ndreqet për atë do të ketë një ditë dhe nëse prishet do të ketë gjysëm dite”, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vite të numëruara prej jush.” Disa gnostikë janë të mendimit se fillimi i njëmijëshit është nga dita kur ndërroi jetë Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Më pas, feja do të rikthehet edhe një herë në diçka të çuditshme, të pakuptueshme, të panevojshme siç kishte edhe fillimet e saj. Pikërisht në këtë periudhë, do të jetë edhe lindja e Mehdiut, pra afërsisht, shekulli i njëmbëdhjetë. Ai do të lindë në gjysmën e muajit Sha'ban, të vitit 255 Hixhri. Më pas, do të qëndrojë i fshehur, deri në kohën kur do të shfaqet Isai, djali i Merjemes (Paqja qoftë mbi ta!). Mosha e tij, do të jetë nëntëqind e pesëdhjetë e tetë. Pra, shtatëqind e gjashtë vite. Kështu më ka lajmëruar Hasan El Irakij. Këtij mendimi i është bashkëngjitur edhe Ali El Khauas (Allahu e mëshiroftë!).” (“El Mehdij inde Ehli Sunneh”, 1/410-411.; “Nurul Ebsar”)

 

27-Sejid Xhemaluddijn Ataullah ibn Sejid Gijathuddijn Fadlullah Shirazij En Nejshaburij (ka vdekur në vitin 1000 të Hixhrit) Në fjalën e tij rreth Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!), thotë: “Imami i dymbëdhjetë, Muhamed ibn Hasani (Paqja qoftë mbi të!), ka lindur në muajin Sha'ban, në vitin 258 Hixhri. Nëna e tij, ishte një zonjë e nderuar. Ajo quhej Sajkal, apo Seusen, apo Nerxhis. Imami i lindur, është një shpresë për njerëzimin. Ai ishte njeri me qeramete. Epitetet dhe emërtimet e tij ishin: El Mehdi El Muntadhar, Khalefu Salih, Sahibu Ez Zaman, etj. Kur babai i tij ndërroi jetë, ai ishte pesë vjeç. Disa transmetime thonë se ka qenë dy vjeç. Më pas, Imami u zhduk nga sytë e njerëzve, për t’u strehuar në një bodrum dhe nuk është dukur më.” (“Neklun an Nexhmi Thakib fi Ahuali Huxhetul Gajb”, 1/398.)

 

28- El Arif Abdurrahman El Xheshtij prej Shehlerëve sufi (ka vdekur në vitin 1045 të Hixhrit) Në librin e tij “Mir'atul Esrari” ka thënë: “Imami që do të shfaqet në kohën e fundit të kësaj bote, është Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Mehdij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ai është Imami i dymbëdhjetë i Ehli Bejtit. Nëna e tij, ishte prej zonjave të besimtareve. Ajo quhej Nerxhis. Imam Mehdiu (Paqja qoftë mbi të!) lindi ditën e xhuma, të muajit Sha'ban, në vitin 255 Hixhri. Ai quhet ndryshe: El Kaim, Sahibu Zaman, El Muntadhar. Kur babai i tij ndërroi jetë, Imami ishte pesë vjeç...” (“Keshful Estar”, f. 81-82. )

 

29- El Meuleuij Ali Ekber ibn Esedullah El Mueuidij (ka vdekur në vitin 1210 të Hixhrit) “Mehdiu i pritur, është djali i Hasan El Askerij. Ai vjen nga trungu familjar i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Është një prej njerëzve të veçantë të umetit të Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).” (“Keshful Estar”, f. 81-79)

 

30- El Kadhij Xhevad ibn Ibrahim ibn Muhamed Sabatu El Kadhij El Hanefij (ka vdekur në vitin 1250 të Hixhrit) Në librin e tij “El Berahijnu Es Sabatijeh” thotë: “...Në kohët e fundit, umeti islam dhe e gjithë bota, do të përfshihen nga një drejtësi, nga një shpirt urtësie, diturie dhe mendimi. Ka mendime të ndryshme te muslimanët rreth Mehdiut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Shumë dijetarë të Ehli Sunetit, mbrojnë mendimin se Mehdiu do të shfaqet fizikisht. Muhamed ibn Hasan El Askerij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka lindur në vitin 255 Hixhri. Nëna e tij quhet Nerxhis. Ai lindi fshehur nga sytë e njerëzve e më pas u zhduk, derisa të vijë koha, që, me lejen e Allahut, ai do të shfaqet përsëri.”

(E ka përcjellë thënien e tij me detajim autori i librit “Keshful Estar”, f. 84-85)

 

31-Abdurrahman ibn Muhamed ibn Husejn ibn Amr Bauleui Mufti Ed Dijar El Hadramijeh (ka vdekur në vitin 1251 të Hixhrit) Në librin e tij “Bagjetul Mustershidijne”, botuar në Egjipt, në faqen 296 thotë: “Sujuti transmeton prej Shejhkut të tij El Irakij se Mehdiu ka lindur në vitin 255 Hixhri. Këtij mendimi i bashkohet edhe Ali El Hauas. Thuhet se mosha e tij momentalisht, është 958 vjeç. Ahmed Er Rumejlij, gjithashtu, thotë se Mehdiu ekziston. Po ashtu edhe Esh Sha'ranij. Kështu që mosha e tij është 1301 ose 1046 vjeç” (“Men hue El Mehdij”, f. 440-441.)

 

32-Sulejman ibn Ibrahim El Maruf i njohur Kanduzij El Hanefij (ka vdekur në vitin 1294 të Hixhrit) “Ajo që na është transmetuar dhe vërtettuar te të besueshmit është se Mehdiu ka lindur në vitin 255 Hixhri, natën e pesëmbëdhjetë të muajit Sha'ban, në qytetin Samara.” (“Jenabiul Meuede”, 2/543)

 

Kushdo që i referohet kapitujve: 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86 e të tjerë në librin “Jenabiul Meuddeti”, që janë të posaçëm për Mehdiun, do ta shohë të qartë e të sqaruar këtë çështje.

 

33- Esh Shejkh Nexhmuddijn Esh Shafi'ij

Në librin e tij “Menalu Et Talib” (dorëshkrim) thotë: Pjesa e dytë me të cilën ata janë të veçantë është Imamati i konstatuar për secilin prej tyre dhe qënia e nurit të tyre i kufizuar në dymbëdhjetë Imamë. Përsa i takon Imamatit të secilit prej tyre fillon me Ali ibn Ebi Talib, pastaj djali i tij Hasan Et Tekij, pastaj vëllai i tij Husejn Ez Zekije pas tij vazhdon me djalin e tij Ali Zejnul Abidijn, pas Zejnul Abidijnit vazhdon me Muhamd El Bakir, pas El Bakir me Xhaferr Es Sadik, pas tij vazhdon me djalin e tij Musa El Kadhim, pas tij vazhdon me djalin e tij Ali Err Rrida, pas tij vazhdon me djalin e tij Muhamed El Kaniu, pas Muhamed El Kaniu vazhdon me djalin e tij Ali El Muteuekel, pas tij vazhdon me djalin e tij Hasan El Khalis dhe pas Hasan el Khalis vazhdon me Muhamed El Huxhxetu El Mehdi.”

(“Men hue El Mehdij”, f. 442-443.)

 

34-Shemsuddijn Et Tebrizij

Përcjell ato që gjenden në librin “Jenabiul Meuedeti”. (“Jenabiul Meuedeti”, f. 338, f. 391.)

 

35- Sejid Nimetullah El Ueli

Përcjell ato që gjenden në librin “Jenabiul Meuedeti”. (“Jenabiul Meuedeti”, f. 338, f. 391)

 

36-Abdullah ibn Muhamed El Matiri Esh Shafi'ij

Në librin e tij “Err Rrijadu Ez Zahiretu fi fadli ale bejti en nebijji ue itretihi et tahireti salavatullahi alejhim", sipas asaj që ka përcjellë hadithologu En Neueuij në librin “Keshful Estar", i cili e fillon këtë libër me përmendjen e librit “Ihjau el mejjit bi fadli ehli bejt" (Paqja qoftë mbi ta!) i imam Xhelaluddijn Es Sujjutij, që përmban gjashtëdhjetë hadithe dhe autori i “Keshful Estar” i plotësoi në njëqind e pesëdhjetë e një hadithe. Në hadithin e fundit thotë: “Prej trashëgimtarëve të Husejn ibn Ali (Paqja qoftë mbi të!), do të jetë Mehdiu, i cili do të shfaqet në Akhir Zaman (në kohën e fundit të kësaj bote, para ndodhisë së Kiametit). Pasardhësit e Husejnit, për nga virtytet, morali, edukata, mirësitë, devotshmëria, u ngjasojnë Profetëve, të cilët kanë ardhur përpara të Dërguarit të fundit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!”

Më pas, citon disa prej virtyteve të Imamëve të Ehli Bejtit. “Imami i parë i tyre, është Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Më pas përmend emrat e Imamëve derisa tha: Imami i njëmbëdhjetë, është Hasan El Askerij. Ndërsa Imami i dymbëdhjetë, është Muhamed El Kaimu El Mehdi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Në bashkësinë islame ka tekste nga Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) rreth tij. Po ashtu edhe nga gjyshi i tij Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka tekste rreth tij (Mehdiut) dhe nga baballarët e tjerë të tij prej familjes së lartë e të nderuar që thonë se ai është mbartësi i shpatës i gjalli i prituri siç thuhet në lajmet e sakta. Para Kijametit për atë do të ketë dy fshehje.. Hodithologu En Neueuij shton e thotë: Kopja e librit që unë gjeta është e vjetër dhe ishte me shkrimin e autorit të tij. Mbi kapakun e tij shkruhej: “Kitabu Err Rrijadu Ez Zahireh fi fadli ale en nebijji ue itretihi et tahireh”, e shkroi fakiri te Allahu i Madhëruar Abdullah ibn Muhamed El Mutejrij, i njohur me El Medenij, i medh’hebit Shafi'ij, i doktrinës Esh'arite, i tarikatit Nakshabendij. Allahu na dhëntë prej bereqeteve të tij!Amijn!” (“Keshful Estar an Uexhhi Gajb Anil Ebsar”, f. 93-94)

 

37-Abduselam Et Termanijnij

“Hasan El Askerij, Ebu Muhamed, është Imami i dymbëdhjetë te shi’itët imamijtë. Ai është babai i Muhamed El Mehdi El Muntedhar (i pritur), i cili ka hyrë në një bodrum, ku qëndron i fshehur.” (“Ahdethu Tarijkhul Islamij”, vëll.1, Pjesa 2, f.171)

 

38-Junus Ahmed Es Sameraij “Askerij është emër që i atribuohet El Asker që është një prej emrave të quajtur Es Samarra. Në këtë vend kanë kanë jetuar disa njerëz të lartë mes tyre: Ebu Hasan Ali El Hadij ibn Muhamed 

El Xhevad El Askerij, djali i tij Hasan El Askerij dhe Ebul Kasim Muhamed ibn Hasan El Askerij, Mehdiu i pritur.” (“Samera fi edebul karni eth thalith el Hixhrij”, f. 46)

 

Në një vend tjetër të librit thotë: Në këtë qytet, kanë ndërruar jetë një numër jo i vogël i dijetarëve dhe të mëdhenjve, si: Ebu Hasan Ali ibn Muhamed El Askerij (El Hadij) dhe djali i tij, Ebu Muhamed El Hasan ibn Ali El Askerij, babai i Mehdiut të pritur.” (Po aty, 70)

 

Këtu, po mjaftohemi me çfarë kemi përcjellë deri më tani. Shpresoj që të gjitha informacionet e parashtruara, të jenë të mjaftueshme për t’ju përgjigjur të gjithë tyre që thonë se Imam Hasan El Askerij vdiq dhe nuk ka pasardhës.

Gjithashtu, lexuesi i nderuar, pati fatin të njihet me qasjet që kanë dijetarët e parë dhe të mëvonshëm të Ehli Sunetit, rreth lindjes së Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!) dhe shfaqjes së tij në kohët e fundit të kësaj bote. Falënderimi i takon Allahut për çdo gjë.

 

Dy çështje

 

Tashmë u bë e qartë se bashkësia islame, është në një mendje rreth rëndësisë dhe madhështisë së Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Gjithashtu, nëpërmjet ajeteve kur’anore dhe haditheve profetike kuptuam se është detyra jonë të ndjekim Ehli Bejtin, t’i duam dhe t’i përkujtojmë ata. Këtë qasje na dhanë edhe librat e dijetarëve të Ehli Sunetit. Gjithashtu, në këtë kërkim, vumë re se shumë dijetarë të Ehli Sunetit, kishin dhe treguan respekt dhe dashuri të veçantë për pjesëtarët e Ehli Bejtit.

 

Pra, mund të themi se Ehli Bejti zë një vend të veçantë në bashkësinë islame. Ata luajtën një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm në përhapjen dhe përfaqësimin e të drejtës, pra, asaj që solli i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtu, vlen të ndalemi në dy çështje:

 

Çështja e parë

 

Në fund të këtij kërkimi, mund të themi me plot bindje se Ehli Bejti (Paqja qoftë mbi ta!) është një varg shumë i rëndësishëm njerëzish dhe dijetarësh, të cilët, me dituritë e tyre, ndriçuan brezat e kaluar e të ardhshëm. Sigurisht që në këtë çështje, i pari që duhet të përmendet është Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Porta e qytetit të diturisë së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Trashëgimtari dhe mbartësi i asaj diturie. Pozicioni i Aliut, sidomos në çështjen e diturisë, ishte shumë i lartë edhe mes sahabëve të tjerë. Ibn Abasi transmeton se Omeri ka thënë: “Aliu është më i afti ndër ne për gjykim”. Ibn Mesudi, gjithashtu, ka thënë: “Jemi duke folur rreth njeriut më të aftë për të gjykuar në rrethin e Medines.” Ibn Musejebi transmeton se Omeri ka thënë: “I mbështetem Allahut prej një marrëveshjeje në të cilën nuk është dhënë mendimi i Aliut.” Ibn Abasi ka thënë: “Nëse ka një fetva të dhënë prej njeriut më të besueshëm ndër ne, Aliut, nuk është nevoja të shkojmë më tej. Çështjen e përfundojmë aty.” (Këto transmetime gjenden te Dhehebiu, “Tarihul Islam”, Vdekjet e viteve 11-40 Hixhri, f. 638. )

 

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ishte bërë referencë për çdo çështje fetare apo jete. Ai ishte një gjykatës shumë i aftë. Said bin Musejeb, ka thënë: “Nuk kishte një të dytë mes sahabëve, të thotë ‘më pyesni mua’, përveç Aliut (Paqja qoftë mbi të!).” (Po aty, f.638)

 

Sahabët e tjerë e pyesnin shpesh Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) për çështje të ndryshme. Ibn Ethijri, ka thënë: “Nëse do të përmendim pyetjet e sahabëve të tjerë, drejtuar Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), do të na duheshin vëllime librash.” (“Usdul Gabeh”, 4/110.)

 

Pra, dituria e Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) ishte e dukshme nga të gjithë. Mirëpo, në këto përmasa ishin edhe djemtë e tij. Edhe ata ishin në një gradë të lartë të diturisë.

Siç e vumë re, edhe në fjalët e transmetuara rreth tyre, ata kishin një nivel të lartë në dituri. Hasani dhe Husejni, kanë gjithashtu një pozitë të lartë mes myslimanëve, sidomos në çështjet e diturisë. Zejnul Abidijni ishte njeriu më i ditur në Medine, në fushën e jurisprudencës islame. Bakiri ishte, gjithashtu, njeriu më i ditur në shumë fusha të diturive islame.

 

Sadiku ishte prej dijetarëve më të mëdhenj, saqë edhe Ebu Hanifja, e deklaron se nuk ka parë njeri më të ditur se Sadiku. Gjithashtu, Ebu Hanifja ka transmetuar shumë çështje prej Imam Sadikut. Kështu ishin edhe Kadhimi, Rridai, Xhevadi, Hadi, Askeriu.

 

Të gjithë ishin prej dijetarëve të mëdhenj. Shumica e tyre ishin prej dijetarëve që jepnin gjykime fetare (fetva) në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ndërsa për sa i përket Mehdiut, ai është trashëgimtari i diturive dhe do të shfaqet në tokë, pasi ajo të mbulohet me padrejtësi dhe errësirë.

 

Dituria është thesari më i çmuar për një njeri dhe për një shoqëri. Mund të themi me plot bindje se Ehli Bejti, ishte ndër trashëgimtarët e diturive profetike, të cilat, falë tyre, u bënë të mundura të përcillen deri te ne, brez pas brezi. Sigurisht që disa dijetarë të Ehli Sunetit kanë transmetuar dituri të ndryshme, çështje, thënie prej Imamëve të Ehli Bejtit.  

 

Çështja e dytë

 

Një çështje që ia vlen të trajtohet, është prania e frymës së Ehli Bejtit, mes dijetarëve të Ehli Sunetit. Qasjet që kanë ata rreth disa çështjeve, siç mund të jetë dërgimi i salavateve për Ehli Bejtin, hadithi i ndjekjes së Kur’anit dhe Ehli Bejtit dhe vendi që kanë fjalët e dijetarëve të Ehli Bejtit mes tyre. Sigurisht që ka shumë dijetarë të ndryshëm të fushave të ndryshme, siç janë dijetarët e shkencës së hadithit, të cilët kanë transmetuar prej dijetarëve të Ehli Bejtit, por edhe këta të fundit kanë transmetuar prej tyre. Këto janë çështje që vlejnë të trajtohen në sensin e bashkëpunimit dhe të qenit një.

 

Përderisa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) u përket të gjithë besimtarëve, po ashtu edhe fjalët e tij, u përkasin të gjithëve. Nuk ka sukses, veç asaj që mundëson Allahu! 

 

 

Një përmbledhje rreth thënieve të dijetarëve për lindjen e Imam Muhamed ibn Hasanit, Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!)

 

Në këtë pjesë do të përmendim në mënyrë të përmbledhur biografinë e dijetarëve të cilëve ne përmendëm thëniet e tyre në kapitullin që flet për Imam Mehdiun (Allahu ia shpejtoftë ardhjen!). Do t'i rendisim siç janë përmendur në kapitull. Në fillim do të përmendim ata që thanë se Imam Muhamed ibn Hasan (Paqja qoftë mbi të dy ata!) ka lindur dhe kanë heshtur për çështjen e mehdeuijetit duke i renditur sipas vitit të vdekjes së tyre. Në pjesën e dytë do të përmendim ata që thonë për mehdeuijetin e Imam Mehdiut, gjithashtu, duke i renditur sipas vitit të vdekjes së tyre.

 

Pjesa e parë

 

Në këtë pjesë do të përcjellim thëniet e dijetarëve rreth lindjes së Imam Muhamed ibn Hasan, Imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!), por që kanë heshtur rreth mehdeuijetit,

 

1- Ahmed ibn Jusuf ibn Ali ibn Ezrak Zerkelij, e përmend Ezrakun në librin e tij “El E'lam”, ku thotë: “Ahmed ibn Jusuf ibn Ali ibn Ezrak El Farikij, është një historian udhëtues. Ai është nga Mijafarkini. Lindi dhe u arsimua në këtë vend.

Më pas, shkoi në Bagdad për të shtuar dituritë e tij. Pas kësaj, udhëtoi për në disa qytete, si: Iran, Irak, Gadishulli Arabik, Armeni dhe Sham. Po ashtu, ai ishte edhe drejtues në disa poste, si: Përgjegjës i vakëfeve në Mijafarkin, në vitin 543 Hixhri. Përgjegjës për mbikëqyrjen e fortesës Kiva, në vitin 562 Hixhri.

 

 

Ai shkroi një libër me titull “Tarijkhu Mijafarkin ve Amed”, ose i quajtur ndryshe “Tarijkhu Farikij”. Në këtë libër ai ka shkruar rreth gjërave që ka parë dhe është njohur në Bagdad, në vitin 534, rreth vizitës në qytetin Amad, në vitin 544, në Mardin dhe Damask, në vitin 565 dhe 566.

 

Ka shkruar për qytetin e Romës, të Rejit, Birxhisit, Burkejit, Nushahrit, Tebrizit, Humusit, Hamahit, Halebit, Minbexhit, Haranit, Medainit, etj. Gjithashtu, ai ka vizituar edhe perandori të tjera, si Gjeorgjia dhe ka përcjellë ndodhitë mes kësaj perandorie dhe vendeve myslimane. Në vitin 548, ka udhëtuar për në Tiflis, ku ka jetuar për një kohë të konsiderueshme. Ndërsa në vitin 549 ka vizituar Derbandin. Kështu, në këtë libër ai ka përcjellë shumë informacione nga çka parë e çka mësuar. Data e vdekjes së tij, nuk dihet.” (“El E'lam”, 1/273)

 

2- Jakut El Hameuij (ka vdekur në vitin 626 të Hixhrit) Edh Dhehebij ka thënë kështu rreth Jakut El Hameuij: “Letrari dhe shkrimtari i shumë veprave të ndryshme, ka hartuar edhe një literaturë rreth historisë në katër vëllime, të quajtur “Irshadu El El'libai ila marifeti El Udebai”. Gjithashtu, ka shkruar edhe disa libra rreth biografisë së disa poetëve. Mes autorëve, ka pasur prej tyre që kanë shkruar shumë poezi rreth Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). (“Sijer a'lami En Nubela”, 22/312; “Uefejetul A'jan”, 5/104)

 

3- Ibn Ethijr El Xhezerij (ka vdekur në vitin 630 të Hixhrit) Ibn Khal'lekan, rreth tij, ka thënë: “Ai ishte një ekspert shumë i shkëlqyer dhe lider në fushën e hadithit. Ai i njihte mirë historitë dhe bëmat e fiseve dhe individëve të kaluar. Me këto dituri, ai ka shkruar një libër, të titulluar “El Kamil”. Në të ka përmbledhur informacione që prej datës së parë Hixhri, deri në vitin 228 Hixhri.” (“Uefejetul A'jan”, 3/304.)

 

Ndërsa Dhehebiu, ka thënë: “Ai ishte dijetar, autoritar në fushën e letërsisë. Ishte, Izuddijn Ebu Hasan Ali ibn Muhamed ibn Muhamed ibn Abdulkerim ibn Abduluahid El Xhezerij Esh Shejbanij. Ai është shkrimtari i librave: “Tarijkhul Kebijr”, “El Kamil” dhe “Ma'rifetu Sahabeh”.”

(“Sijer Alami En Nubelai”, 22/353) 

 

4- Ibn Khal'lekan (ka vdekur në vitin 681 të Hixhrit) Ibn Kethir Ed Dimashkij ka thënë: “Ibn Khal'lekani ishte gjykatës shumë i aftë. Ai është Shemsuddijn Ebu Abas Ahmed ibn Muhamed ibn Ibrahim ibn Ebi Bekr ibn Khal'lekan El Erbilij Esh Shafi'ij. Ai është një prej dijetarëve më të mëdhenj dhe më të respektuar mes tyre.” (“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 13/352)

 

5- Ebul Fida (ka vdekur në vitin 732 të Hixhrit) Ibn Kethir Ed Dimashkij ka thënë: “Ai është një mbështetës i Imaduddijn Ismail ibn Melik El Efdal Nuruddijn Ali ibn Melik El Mudhaffar Takijuddijn Mahmud ibn Melik El Mansur Nasruddijn Muhamed El Melik Takijuddijn Amr ibn Shahneshah ibn Ejub. Ai ishte një dijetar shumë i dobishëm në shkenca të ndryshme, si: fik’h, mjekësi, histori etj. Ai, gjithashtu, është autor i veprave të mëdha në histori, si: “Nudhum El Hauij”, i hartuar në katër vëllime.” (Po aty, 14/182)

 

Ndërsa Hajruddijn Ez Zerkelij ka thënë: “Ismail ibn Ali ibn Mahmud ibn Muhamed ibn Amr ibn Shahneshah ibn Ejub, ishte shumë i aftë në shkencat islame. Ai njihte shumë mirë historinë, letërsinë, filozofinë, mjekësinë, etj. Librat që ai ka shkruar, janë: “El Mukhtasar fi akhbari besher”, “Tekuimul Buldan”, “Tarijkhu Ed Dueleti El Khauarzamije”, “Neuadirul Ilmi”, “El Kenash”, “El Meuazijn”, etj. (1“El E'lam”, 1/319. )

 

6- Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij (ka vdekur në vitin 748 të Hixhrit) Ibn Kethir Ed Dimashkij ka thënë kështu rreth tij: “Imami i nderuar ka ndërruar jetë në natën e trembëdhjetë të muajit Dhul Kaide. Ai quhet prijës i dijetarëve të hadithit. Dielli i diturive fetare, Ebu Abdilah Muhamed ibn Uthman Edh Dhehebij. Namazi i fundit që ai fali, ishte namazi i drekës në xhaminë e Damaskut (Allahu e mëshiroftë!)”

(“El Bidajetu ue En Nihajetu”, 14/259-260)

 

Ibn Imad El Hanbelij ka thënë: “Ai ishte Imami, dijetari, mendjendrituri, Ebu Abdullah Muhamed ibn Ahmed ibn Uthman Edh Dhehebij. Ai ishte mësuesi ynë në hadith.” (“Shedheratu Edh Dheheb fi akhbari men dheheb”, 6/335)

 

7- Ibn El Uerdij (ka vdekur në vitin 749 të Hixhrit) Ibn El Imad El Hanbelij ka thënë kështu rreth tij: “Ai ishte Zejnuddijn Amr ibn Mudhaffar ibn Amr ibn Muhamed ibn Ebi El Fauaris ibn El Uerdij El Muarr'rrij El Halbij Esh Shafi'ij. Ai ishte autoritet në dituritë e gjuhës arabe, fik’hut dhe prejardhjeve të njerëzve. Rreth secilës dituri, ai ka shkruar libra të ndryshëm.” (Po aty, 6/343)

 

8- Es Safadij (ka vdekur në vitin 764 të Hixhrit) Ibn El Imad El Hanbelij, ka thënë kështu rreth tij: “Ai ishte Salahuddijn Ebu Safa Khalijl ibn Ejbek ibn Abdilah Es Safadi Esh Shafi'ij. Lindi në Safad, në vitin 797 Hixhri. Ishte njeri shumë i përkushtuar në dituri, sidomos në shkencën e hadithit. Ka marrë mësime nga: Bedruddijn ibn Xhemati, Ebil Fet`h ibn Sejid En En Nasi, Takij Es Es Sibkij, Ebi Haxhaxh El Mezzij, Ebu Abdullah Edh Dhehebij e të tjerë. Gjithashtu, ka qenë shumë i aftë në dituritë e jurisprudencës islame dhe gjuhë-letërsisë arabe. Ka shkruar shumë libra rreth diturive të lartpërmendura. Në librin “Mu'xhemul Mukhtas” ka përmendur edhe mësuesin e tij, Edh Dhehebij, ku thotë: ‘Ai ishte një dijetar shumë i madh dhe autoritar në to. Ishte i plotësuar në dituri dhe kishte moral të lartë.’”

( Po aty, 6/393. )

 

9- Ibn Haxher El Askalanij (ka vdekur në vitin 852 të Hixhrit) Ibn El Imad ka thënë kështu rreth tij: “Në vitin 852 Hixhri ndërroi jetë Imami i madh i dijetarëve myslimanë, prijësi i besimtarëve, dielli i dijetarëve, eksperti i haditheve, Shehabuddijn Ebul Fadl Ahmed ibn Ali.” (Po aty, 7/407.)

 

10-Abdurrahman ibn Ahmed El Xhamij (ka vdekur në vitin 898 të Hixhrit) Ibn El Imad El Hanbelij ka thënë kështu rreth tij: “Imami i madh, ndërroi jetë në vitin 898 Hixhri. Lindi në një zonë të Khorasanit. Fokusi i tij ishte më shumë te shkenca e logjikës dhe ligjet. Për një farë kohe, iu bashkëngjit grupeve sufiste, tek të cilët zhvilloi shumë dimensionin metafizik, shpirtëror. Shehu i tij në këtë fushë, ishte Esh Shejkh Saiduddijn Keshgarij dhe Khauaxhaj Ubejdullah Es Semarkadij. Ai shkroi shumë libra të ndryshëm rreth diturive të ndryshme. Ndër to, mund të përmendim: “Sheuahidu En Nubueh”, “Nefehatul Unsi”, etj.” (Po aty, 8/23-24)

 

11- Ibn Tulun (ka vdekur në vitin 953 të Hixhrit) Ibn El Imad El Hanbelij ka thënë kështu rreth tij: “Imami ndërroi jetë në vitin 953 Hixhri. Ai quhet Ebu Abdullah Muhamed ibn Ali ibn Muhamed i njohur si Ibn Tulun Ed Dimashkij Es Salihij El Hanefij. Ishte një ekspert shumë i mirë në fushën e gramatikës së gjuhës arabe. Gjithashtu, një ekspert shumë i mirë në jurisprudencën islame dhe në hadith. Ai jepte mësim sipas medh'hebit Hanefij në Medresenë e Shejkhut Islam Ebu Amr.” (Po aty, 8/351-352) 

 

12- Husejn ibn Muhamed Dijar Bekrij (ka vdekur në vitin 966 të Hixhrit) Khajrudin Ez Zerkelij ka thënë kështu rreth Imamit: “Husejn ibn Muhamed ibn Hasan Dijar Bekrij vjen nga trungu familjar i Dijar Bekrij. Ai ishte prijësi i gjykatësve nga Meka. Vdiq në këtë qytet. Është autor i shumë veprave. Një prej tyre është, “Tarijkhul Khamijs”, një libër shumë tërheqës rreth jetës së të Dërguarit të Allahut të khulefave dhe mbretërve.”

(“El E'lam”, 2/256.)

 

13- Ahmed ibn Haxher El Hejtemij (ka vdekur në vitin 974 të Hixhrit) Khajruddijn Ez Zerkelij, ka thënë kështu rreth Imamit: “Ahmed ibn Muhamed ibn Ali ibn Haxher El Hejtemij Es Sa'dij El Ensarij, Shehabuddijn Shejkhul Islam, Ebul Abas, ishte një dijetar shumë i madh në fushën e jurisprudencës islame. Lindi në lagjen Ebu Hejtem. Dituritë i përthithi në universitetin e Az`harit, në Egjipt. Ndërroi jetë në qytetin e Mekës. Është autor i shumë librave, si: “Meblegul Erab fi fedaili Arab”, “Xheuherul Munadhdham”, “Sauaikul Muhrikah ala ehli bidati ue dalal ue zendeka”, “Tuhfetul Muhtaxh li sherhi minhaxhi”.” (Po aty, 1/234)

 

 

1- “Kur’an Kerimi”.

2- “El Ehad uel Methani”, “Dahhak”, botimet “Durije”, Rijad, botimi i parë, 1411 Hixhri, 1991.

3- “E’immetuna”, Muhamed Ali Dukhejl, botimet “Murteda”, botimi i gjashtë, 1402 Hixhri, 1982.

4- “El Eimmetu Ithneasher”, Shemsuddjin Muhamed ibn Tulun, botimet “Sadir”, Bejrut, Liban.

5- “El It`haf bi hubil Eshraf”, Abdullah Shebrauij, botimet “Rrida Mansura”, Egjipt, botimi i tretë.

6- “It`haf bi hubil khijreti el mehireh”, Ahmed ibn Ebi Bekr El Busajrij, botimet “Rashid”, Rijad, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1988.

7- “Ahdathu Tarijkhul Islami bi tertibi sinijn”, Dr.Abduselam Termanijnij, Telasdar, Damask, botimi i parë, 1411 Hixhri, 1991.

8- “Ihkakul Hakki”, Nurullah Testerij.

9- “Ahkamul Kur'an”, Xhessas, botimet “Kutub Ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1415 Hixhri, 1994.

10- “Akhbaru Duel ue atharul duel”, Ahmed ibn Jusuf El Kirmanij, Alemul Kutub, Bejrut, botimi i parë, 1412 Hixhri, 1992.

11- “El Edebul Mufred”, Bukhari, muesesetu Kutub Thekafije, botimi i parë, 1406 Hixhri, 1986

12- “El Erbein fi menakibi umehatil mu'minin”, ibn Asakir Esh Shafi'ij, botimet “Fikr”, Bejrut.

13- “El Irshad”, Shejkh El Mufid, muesesetu Ale Bejt, Kum, botimi i parë, 1413 Hixhri.

14- “Iruaul Galijl”, Albani, El Mektebul Islamj, Bejrut, botimi i dytë, 1405 Hixhri, 1985.

15- “Esbabu Nuzul”, El Uahidij, botimet “Kitabu arabi”, Bejrut, botimi i shtatë, 1419 Hixhri, 1999.

16- “Istixhlabu Irtikaul Guraf bi hubi ekribai rasuli ue dheuij sheraf”, Hafidh Sehauij, tahkik Khalid ibn Ahmed Samij, botimet “Beshairul Islamije”, Bejrut, 1421 Hixhri, 2000.

17- “El Istijabu fi marifetil as`hab, ibn Abdulberr”, botimet “El Xhijl”, Bejrut, botimi i parë, 1412 Hixhri, 1992.

18- “Usdul Gabe”, Ibn Kethir, botimet “Ihjai turathul Arabi”, botimi i parë, 1417 Hixhri, 1996.

19- “Isafu Err Rragibijn”, ibn Siban Esh Shafi'ij, botimet “Fikr”, 1948.

20- “Esma Menakib fi tedh`hibi esna El Metalib”, Muhamed Bakir El Mahmudi, 1403 Hixhri, 1983.

21- “Esna Metalib fi menakibi sejjidina Ali ibn Ebi Talib”, Shemsuddijn Xhezerij, shtëpia botuese “El Imam emirul mu`minin (alejhi selam), Isfahan, Iran.

22- “El Isabe fi Temjizi Sahabe”, Ibn Haxher Askalanij, botimet “Darul Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1415 Hixhri.

23- “Usulul Hadith”, Dr.Muhamed Axhaxh El Khatijb, botimet “Fikr”, Bejrut, 1421 Hixhri, 2001.

24- “Usulul Kafij”, Esh Shejkh El Kulejnij, botimet “Tearuf li`l matbuat”, Bejrut, 1411 Hixhri, 1990.

25- “El E'lam”, Khajruddijn Ez Zerkelij, botimet “Ilm li`l melajin”, Bejrut, Liban, botimi i katërmbëdhjetë, 1999.

26- “Ialemul Uera bi ealamil huda”, Tabersij, muesesetu Ehli Bejt, Kum, botimi i parë, 1417 Hixhri.

27- “Ilzamu Nasib”, Ali El Jezdij El Hairij, tahkik Sejid Ali Ashrun.

28- “El Imam Sadik ue Medhahibu Erbea”, Esedu Hajdar, botimet “Kitabul arabi”, Bejrut, botimi i dytë, 1390 Hixhri.

29- “El Ensab”, Sem'anij, botimet “Xhinan”, Bejrut, Liban, botimi i parë, 1408 Hixhri, 1988.

30- “El Euail”, Ibn Ebi Asim, botimet “Khulefa li`l kitabil Islami”, Kuvajt. 31- “El Euail”, Taberanij, tahkik Muhamed Shakur, muesesetu Risaleh, botimi i parë, 1403 Hixhri.

32- “Biharul Enuar”, El Mexhlisij, botimet “Ihjau turath arabij”.

33- “El Bidajetu ue En Nihajetu”, Ibn Kethijr, botimet “Muesesetu tarijkh arabi”, dhe botimet “Ihjai turath arabi”, Bejrut, botimi i parë, 1408 Hixhri, 1988.

34- “El Burhanul Muejjed”, Shejkh Ahmed Rifai Shafi'ij, botimet “El kitabu En Nefijs”, Bejrut, botimi i parë, 1408 Hixhri.

35- “El Bejan fi akhbari sahibi zaman”, Muhamed Jusuf Kenxhij Shafi'ij, botimet “Tearuf li`l matbuat”.

36- “Taxhul Arus”, Muhamed ibn Muhamed Ez Zebedij, botimet “Mektebetul hajat”, Bejrut.

37- “Tarijkh ibn Khaldun”, Ibn Khaldun, botimet “Ihja turath el arabi”, Bejrut, botimi i katërt.

38- “Tarijkh ibn Uerdij”, ibn Uerdij, botimet “Matbaatu hajdarije fi nexhful eshraf”.

39- “Tarijkhul Islam”, Dhehebi, botimet “Kitabul arabi”, botimi i dytë, 1418 Hixhri, 1998.

40- “Tarijkhul Umerau Medine”, Arif Abdulganij, botimet “Iklim”.

41- “Tarijkhul Bagdad”, Khatib El Bagdadi, botimet “El Kutubul ilmije”, Bejrut.

42- “Tarijkhul Khulefa”, Xhelaluddijn Sujuti, botimet “El Kitabul arabi”, botimi i dytë, 1420 Hixhri, 1999, dhe botimet “Marife”, Bejrut, Liban.

43- “Tarijkhul Khamis”, Dijar Bekri, botimet “Sadir”, Egjipt, 1183 Hixhri.

44- “Tarijkhul Kebir”, Bukharij, mektebetul Islamije, Dijar Bekr.

45- “Tarijkhu Medinetu Dimashk”, Ibn Asakir, botimet “Fikr”, Bejrut.

46- “Tarijkhu Meualidil Eime”, Ibn Khashab, botimet “Sadr”.

47- “Tarihu Mijafarikajn”, Ahmed ibn El Ezrak, tahkiku Dr.Beduij Abdulatijf.

48- “Tahkikul Ahuedhi”, El Mubarikfuri, botimet “Ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1410 Hixhri.

49- “Tuhfetu Talib bi marifeti men jentesib ila Abdullah ue Ebi Talib”, Semerkandij, botimet “Muxhteba”.

50- “Tedribu Err Rrauij”, Xhelaluddijn Sujuti, botimet “Rijadul Hadith”, Rijad, tahkik Abdulvehab Abdulatif.

51- “Teduin fi akhbari Kazuin”, Abdulkerim Rafi.

52- “Tedhkiratul Huffadh”, Edh Dhehebij, mektebetu Hurmul Mekkij, Ianetun ue Zeratun Meariful Hukume El Hindije.

53- “Tedhkiratul Khauas”, Sibt Ibn Xheuzij, Muessesetu Ehli Bejt, Bejrut. 54- “Tedhkiratul Meuduat”, Muhamed ibn Tahir El Fetenij.

55- “Ta'xhilul Menfe'ati”, Ibn Haxher El Askalanij, botimet “El Kitabul Arabi”, Bejrut. 56- “Tefsiru Ibn Kethijr”, Ibn Kethijr, botimet “El Xhijl”, Bejrut, dhe botimet “Marifet”, Bejrut, 1412 Hixhri.

57- “Tefsiru Thalebi”, “El Keshf uel Bejan”, Thalebij, botimet “Ihjau turath el arabi”, Bejrut, botimi i parë, 1422 Hixhri.

58- “Tefsiru Ruhul Meanij”, Alusij, botimet “Ihjau turath el arabi”, Bejrut. 59- “Tefsiru Fakhru Razij”, Fakhru Razij, botimet “El Fikr”, 1415 Hixhri, 1995.

60- “Tefsir Kurtubij”, Kurtubij, botimet “El KitabulArabij”, Bejrut, botimi i katërt, 1422 Hixhri, 2001.

61- “Tefsiru Keshshaf”, Zamakhsherij, Menshuratul Belaga, botimi i dytë, 1415 Hixhri.

62- “Takrijbu Tehdhijb”, Ibn Haxher Askalanij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1415 Hixhri, 1995.

63- “Teklimetu Mu'xhemul Muel'lifijn”, Muhamed Khajr Ramadan Jusuf, botimet “Ibn Hazm”.

64- “Telkhijs Mustedrek El Hakim”, Ed Dhehebij, botimet “Marifet”, Bejrut.

65- “Tenakudat Albani El Uadihat”, Sejid Hasan Sekkaf, botimet “Imam Neueuij”, botimi i katërt, 1412 Hixhri, 1992.

66- “Tehdhibul Esma uel Lugat”, Neueuij, botimet “Fikr litabati ue En Neshr”, Bejrut, botimi i parë, 1996.

67- “Tehdhijbu Et Tehdhijb”, Ibn Haxher Askalanij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1415 Hixhri, 1995.

68- “Tehdhijbu Khasaisu Imam Ali”, Nesai, tahkiku Huejnij elEtheri, botimet “El Kutubul Ilmije”, Bejrut.

69- “Tehdhibul Kemal”, El Mezzij, muesesetu Risaleh, Bejrut, botimi i katërt, 1406 Hixhri, 1985.

70- “Thikat”, Ibn Hiban, shtëpia botuese “Mexhlis Dairatul Maarif El Uthmanije bi Hajdar Abadadukn, Indi, botimet “Muesesetu El Kutub Eth Thekafije”, botimi i parë, 1393 Hixhri.

 71- “Xhamiul Bejan”, Ibn Haxher Taberij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1421 Hixhri, 2001.

72- “Xhamiu Es Sagijr”, Xhelaluddijn Sujutij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1411 Hixhri.

73- “Xhamiu Kerametil Eulija”, Jusuf Nebhanij, botimet “Mektebetu Shabije”, Bejrut, Liban, dhe botimet “Fikr”, Bejrut.

74- “Xherh ue Tadijl”, Ibn Ebi Hatim Razi, botimet “Fikr”, Bejrut.

75- “Xhem'u bejne rixhali sahihajn”, Muhamed ibn Tahir El Makdesi, botimet “El Kutubul Ilmije”.

76- “Xheuahirul Ikdejn”, Semhudij, botimet “El Kutubul Ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1415 Hixhri, 1995.

77- “El Xheuheru Shefaf fi ensabi sadetil eshraf”, Ahmed Arfi Abdulganij, botimet “Kitab li tabati ue neshri”.

78- “Hiljetul Eulija”, Ebu Naijm Isfahanij, botimet “Ihjau turath arabi”, Bejrut, botimi i parë, Hixhri, 1421 Hixhri, 2001.

79- “Hajatu Imam Bakir”, Bakir Sherijf El Kureshij, botimet “Belaga”, Bejrut, botimi i parë, 1409 Hixhri, 1988.

80- “Hajatu Imam Hasan El Askerij”, Bakir Sherijf Kureshij, botimet “ElEdua”, Bejrut, botimi i parë, 1409 Hixhri.

81- “Hajatu Imam Rrida”, Bakir Sherijf Kureshij, shtëpia botuese Said ibn Xhubejr, Kum, botimi i parë.

82- “Hajatu Imam Musa ibn Xhafer”, Bakir Sherijf El Kureshij.

83- “Khasais emirul Mu’minin Ali ibn Ebu Talib”, Nisaij, Tahkiku Ali Zehuij, botimet “El Asrije ti tabati ue Neshri”, 1422 Hixhri, 2001.

84- “Khulasatu Tehdhijbu Tehdhijbul Kemal fi esmai rixha”, Safijuddijn El Khazrexhij, botimet “Beshair musayyara ala tabati beulakijeti fi Kahira.”

85- “Khulasatu Ukubatul Enuar”, Hamid Nekauij, botimet “Sejjidu shuheda”, Kum, 1406 Hixhri.

86- “Dirasat fi menahixhi suneti li marifeti ibn Tejmijeh”, Sejid Mejlani, botuar në Iran, botimi i parë, 1419 Hixhri.

87- “Dururu senijeh fi raddi ala vehabihje”, Ahmed Zejnij Dahlan, shtëpia botuese “Ishik”, Stamboll.

88- “Dururu kamina”, ibn Haxher Askalanij, botimet “Mexhlis dairatu maarif uthmanije”, Hajdar Abad, Indi, botimi i dytë, 1972.

89- “Durrul Menthur”, Xhelaluddijn Sujutij, botimet “Fet`h”, Xhida, botimi i parë, 1365 Hixhri, botimet “Fikr”, Bejrut, 1414 Hixhri, 1993.

90- “Duru Nadhim”, Kemaluddijn Shami, muesesetu neshrul islamij tebiaten li xhemeatil muderrisin, Kum, botimi i parë, 1420 Hixhri.

91- “Durus”, Shehidul Euel, Muesesetu Islami, botimet “Xhematul Muderrisin”, Kum, botimi i parë, 1412 Hixhri.

92- “Dibaxh Ala Muslim”, Xhelaluddijn Sujuti, botimet “Ibn Afan”, El Memleketu arabije suudije, botimi i parë, 1416 Hixhri.

93- “Dhekhaiurul Ukba”, Ahmed Abdullah Taberij.

94- “Dhurijetu Tahiratu Nebeuije”, Dueli, botimet “Selefije”, botimi i parë, 1407 Hixhri.

95- “Dhejl Tarijkh Bagdad”, Ibn Nihar, botimet “Kutub Ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1417 Hixhri.

96- “Rixhal Muslim”, Ahmed ibn Ali ibn Menxhuje El Isbahani, botimet “Marifet”.

97- “Rixhal Nexhashij”, Nexhashij, muesesetu neshrul islami tebiaten li xhematil muderrisin, Kum.

98- “Raddu Ala Albani El Mubtedi”, Abdullah ibn Sadik El Gumerij.

99- “Resailu Xhahidh”, Xhahidh, Xhem ue Neshr Hasan Sendubij, Matbaate Rahmanije, Egjipt, teuziatu mektebetu tarih kubra, botimi i parë, 1352 Hixhri, 1933.

100- “Zadul Mesijr”, Ibn Xheuzij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1407 Hixhri.

101- “Zehratu itrati fi hadithi itrati”, Ebul mundher Sami bin Enuar masri Shafi'ij, botimet “Fakih”, Egjipt.

102- “Samarra fi edeb karn thalith Hixhrij”, Junus Samerraij, botimet “Irshad”, Bagdad.

103- “Sebaiku Dheheb fi marifeti kabaili arab”, Ebu Feuz Muhamed Emin Suejdij. Mektebetu Ilmije.

104- “Silsiletu Ehadithi Sahiha”, Muhamed Nasrudin Albani, mektebetu mearif lineshri ue teuzii, Rijad, 1415 Hixhri, 1995.

105- “Silsiletu Ehadithi Daifa”, Albani, Mektebetu Maarif lineshri ue teuzii, Rijad, botimi i dytë, 1420 Hixhri, 2000.

106- “Simtu nuxhumi aualij fi enbai auaili ue teuali”, Abdulmelik Asami, Mektebetu selefije, Kajro.

107- “Sunen ibn Maxha”, Maxha Kazuinij, botimet “Mektebetu maarif li neshri ue teuzii”, bi talik Albani, Rijad, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1998 dhe botimet “Fikr”, Bejrut.

108- “Sunen Ebi Daud”, Ebu Daud Sexhestanij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1410 Hixhri, 1990.

109- “Sunen Termidhij”, Termidhij, botimet “Fikr”, Bejrut, takhik Abdulvehab Abdulatif, botimet “Ihjai Turath Arabij”, Bejrut, tahkik Ahmed Muhamed Shakir.

110- “Sunen Kubra”, Nisaij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1348 Hixhri, 1930.

111- “Sunne”, Ibn Ebi Asim, tahkik Albani, mektebetu Islami, Bejrut, botimi i tretë, 1413 Hixhri, 1993.

112- “Sijer A'lami En Nubela”, Dhehebij, muesesetu risale, Bejrut, botimi i nëntë, 1413 Hixhri, 1993.’

113- “Shedheratu Dheheb fi ahbari men dheheb”, Ibn El Imad El Hanbelij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1998.

114- “Shedheratu Ihkakul Hakki”, El Mer'ashi, menshuratu mektebetu sejid merashi, Kum.

115- “Sherh Zerkanij ala muata Malik”, Muhamed ibn Abdulbakij Zerkanij, botimet “Kutub Ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1411 Hixhri.

116- “Sherhu Shifa”, Mula Ali El Kariju, botimet “Kutub Ilmije”.

117- “Sherhu Sahih Muslim”, Neueuij, muesesetu muhtar li neshri ue teuzii, Kajro, botimi i parë, 2001 dhe botimet “Kitab arabi”, botimi i dytë, 1407.

118- “Sherhu Nahxhul Belaga”, Ibn Ebu Hadid Mu'tezili, botimet “Kutub Ilmije mansura ala tabati daru ihjai kutub arabij, botimi i parë, 1378 Hixhri, 1959.

119- “Shifa bi ta'rif Hukuk Mustafa”, Kadi Ajjad, botimet “Fikr”, Bejrut, 1409 Hixhri.

120- “Sheuahidu Tenzil”, Hakim Haskanij, muesesetu alamije lil metbuat, Bejrut, botimi i parë, 1393 Hixhri.

121- “Sheuahidu Nubueti”, Abdurrahman Xhamij Hanefij, Intisharat Uahid.

122- “Sahih akhbar fi nesebi Fatimijetul akhjar”, Muhamed ibn Siraxhuddijn Rrifai, rikabi li teuzi.

 123- “Sahih Ibn Hiban”, Ibn Hiban El Bestij, Muesestu risale, botimi i dytë, 1414 Hixhri, 1993.

124- “Sahih ibn Khuzejme”, Muhamed ibn Is`hak ibn Huzejme Silmij, Mektebu Islami, botimi i dytë, 1412 Hixhri.

125- “Sahih Bukhari”, Bukhari, botimet “Fikr”, Bejrut, 1401 Hixhri, 1981.

126- “Sahih Xhamiu Sagijr”, Albani, Mektebu Islami, Damask, botimi i tretë, 1408 Hixhri, 1988.

127- “Sahiuh Sunen Termidhij”, Albani, mektebetu maarif li neshri ue teuzii, Rijad, botimi i dytë, 1422 Hixhri, 2002.

128- “Sahih Sunen Nisaij”, Albani, Mektebetu maarif li nneshri ue teuzii, Rijad, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1998.

129- “Sahih Sherhu Akidetu Tahauijeh”, Sejjid Hasan Sekkaf, botimet “Imam Neueuij”, Jordani, botimi i parë, 1416 Hixhri.

130- “Sahih Muslim”, Muslim Nejsaburij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1999.

131- “Sahih Musned min fedail Sahabe”, Mustafa ibn El Aduij, botimet “Ibn Afan”, Saudi, botimi i dytë, 1419 Hixhri, 1998.

132- “Sahih mauarid Dhaman”, Albani, botimet “Samii li neshri ue teuzii, Rijad, botimi i parë, 1422 Hixhri, 2002.

133- “Safetu Safue”, Ibn Xheuzij, botimet “Marifet”, Bejrut.

134- “Sauaikul Muhrikah”, Ibn Haxher El Hejtemi, botimet “Kutub Ilmije”, Bejrut, 1420 Hixhri, 1999.

135- “Tabakatu Hufadh, Sujutij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1403 Hixhri.

136- “Tabakatu Shafi'ije”, Xhemaluddijn, Abdurrahman Isneui, botimet “Fikr”, botimi i parë, 1416 Hixhri, 1996.

137- “Tabakatu Shafi'ije Kubra”, Sebkij, tahkik Muhamed Mahmud Tahanij dhe Abdulfetah Muhamed El Hulvu.

138- “Tabakatu Fukaha”, Ebu Is`hak Shirazij, botimet “Kalem”, Bejrut. 139- “Tabakatu Kubra”, Sha'ranij, botimet “Fikr”, Marok, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1999.

 

140- “El Iber fi Akhbari men Gaber”, Edh Dhehebij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, 1948 Hixhri.

141- “Umdetu Talib”, Ibn Unbetu, matbaatu Hajderije fi Nexhf Eshraf, 1380 Hixhri, 1961.

142- “Ujun Akhbar Rrida”, Saduk, manshurat Sherijf Rrida, botimet “Emijr”, Kum, botimi i parë.

143- “Ujunu Muxhizat”, Hysejn Abdulvehab, botimet “Hajdarijeh”, Nexhef Eshref.

144- “Gajetu Ma'mul Sherh Taxh Xhamiul Usul”, Mansur Ali Nasif, Matbu bi hashijeti taxh xhamiul usul, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut.

145- “Gadijr”, Eminij, botimet “Kitab Arabi”, Bejrut, botimi i katërt, 1397 Hixhri, 1977.

146- “Gajbetu”, Tusij, Muesesetu maarif Islamije, Kum, botimi i parë, 1411 Hixhri.

147- “Fejk fi Garijbi Hadith”, Zamakhsherij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1417 Hixhri.

148- “Fet`hu Barij sherh Sahih Bukhari”, ibn Haxher Askalanij, botimet “Marifet”, Bejrut, botimi i dytë.

149- “Fet`hu Melik Ali bi sihati hadith bab medinetu Ilm Ali”, hafidh Ahmed ibn Sadik El Magribij, mektebetu emir mu`minin, Isfahan, Iran.

150- “Feraid Semtajn”, Xhuejnij, muesesetu Mahmudi li tabaati ue`n-Neshri.

151- “El Fusulu Muhimeh”, ibn Sabbag El Malikij, botimet “Edua”, botimi i dytë, 1409 Hixhri, 1988.

 152- “Fedailu Sejidetu Nisa”, Amr ibn Shahijn, Mektebetu terbijetu Islamije, Kajro, botimi i parë, 1411 Hixhri.

153- “Fedailu Sahabe”, Ahmed ibn Hanbel, Muesesetu Risale, Bejrut, botimi i parë, 1403 Hixhri, 1983.

154- “Fedailu Masr ue akhbaruha ue hauasuha”, Ibn Zeulak, Neshr Mektebetu Hanixhi, Kajro.

155- “El Fejdul Kadir Sherh Xhamiu Sagir”, Muhamed Abdurrauf El Menauij, botimet “Kutub ilmije”, botimi i parë, 1415 Hixhri, 1994.

156- “Kadatuna kejfe narifuhum”, Mejlanij, botimi i dytë, Kum, 1413 Hixhri.

157- “Kamus Muhijt”, Muhamed ibn Jakub Firuz Abadij.

158- “Kiraetu fi kutub akaid”, el medh`hebu hanbelij nemudhexhen, Hasan ibn Ferhan El Malikij, merkez dirasat tarihije, Aman, Jordani.

159- “Kashif”, Edh Dhehebij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1418 Hixhri, 1997.

160- “Kamil fi Tarijkh”, Ibn Ethijr, botimet “Fikr”, Musauara ala tabati daru sadir, Bejrut.

161- “Kamil fi Duafa”, Ibn Udej El Xherxhanij, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i tretë, 1409 Hixhri.

162- “Keshful estar an uexh`hi gaibi anil ebsar”, muhadith nurij, mektebetu ninul hadith, Teheran.

163- “Keshful Khafa”, Axhlunij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i dytë, 1408 Hixhri.

164- “Keshfu Dhunun”, Haxhi Khalife, botimet “Ihja turath arabi”, Bejrut. 165- “Keshfu Gummeh”, Erbelij, menshurat Sherif Rrida, Metbaatu Sheria, Kum, botimi i parë, 1421 Hixhri.

166- “Kifajetu Talib fi menakib emirul Mu’minin”, Kenxhij Shafi'ij, botimet “Gara”, Nexhef Eshref.

167- “Kemaluddijn ue temamu nime”, Saduk, muesesetu neshru Islami tebeaten li xhemati muderrisin, 1405 Hixhri.

168- “Kenzul Ummal”, Mutekij Hindij, Muesesetu risale, Bejrut, botimi i pestë, 1405 Hixhri, 1985.

169- “Keuakibu Durrijeh”, Menauij, Ueresetu Texhlidi Enuar, Egjipt, botimi i parë, 1357 Hixhri, 1938.

170- “Lubab fi tehdhibi ensab”, Izuddijn ibn Ethijr El Xhezerij, botimet “Fikr”, botimi i parë, 1423 Hixhri, 2002.

171- “Lubabu Nakul”, Xhelaluddijn Sujuti, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut.

172- “Lisanul Arab”, Ibn Mandhur, botimet “Ihjau turath arabi”, botimi i parë, Bejrut, 1405 Hixhri, dhe botimet “Sadir”, Bejrut, botimi i parë, 1410 Hixhri, 1990.

173- “Lisanul Mizan”, Ibn Haxher, muesesetu ealemij lil matbuat, Bejrut, botimi i tretë, 1406 Hixhri, 1986.

174- “Mexhmau Zeuaid”, Hejthemij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, 1408 Hixhri, 1988.

175- “Mukhtasar Tarijkhu Dimashk”, Ibn Mandhur, botimet “Fikr”, Damask, Siri, botimi i parë, 1404 Hixhri, 1984.

176- “Mukhtasar tuhfetu ithneasherije”, Mahmud Shukri Alusij, matbaatu selefije, Kajro.

177- “Mukhtasar fi akhbari besher el maruf bi tarijkh ebi Fida”, mektebetu Mutenebi, Kajro.

178- “Mir'atul Xhinan ue ibratul jekdhan”, Jafi'ij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1417 Hixhri, 1997.

179- “Mirkatul Mefatih”, Ali El Karijju, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1422 Hixhri, 2002

180- “Mustedrek ala sahihejn”, Hakim Nisaburij, botimet “Marifet”, Bejrut, 1406 Hixhri.

181- “Musned Ibn Raheujeh”, Is`hak bin Rahuje, botimet “Iman”, Medine, botimi i parë, 1412 Hixhri, 1991.

182- “Musned Ebi Hanife”, Ebu Naim El Isbahanij, botimet “Keuther”, Rijad, botimi i parë, 1415 Hixhri.

183- “Musned Ebi Daud Tajalisij”, Ebu Daud Tajalisi, botimet “Hadith”, Bejrut.

184- “Musned Ebi Ja'la Musilij”, hafidh Ahmed ibn Ali Temimij, botimet “Mamun li turath”, Damask.

185- “Musned Ahmed”, Ahmed ibn Hanbel, tahkik Ahmed Muhamed Shakir, botimet “Daru Hadith”, Kajro, botimi i parë, 1416 Hixhri, 1995.

186- “Musned Bezar”, Bezar, Neshru Muesesetu Ulumul Kur’an, Bejrut, mektebetu “Ulum ue Hikem”, Medine, botimi i parë, 1409 Hixhri.

187- “Musned Rujanij”, Rujanij, Muesesetu kurtuba, Kajro, botimi i parë, 1416 Hixhri.

188- “Musned Shamijin”, Taberanij, muesesetu risale, Bejrut, botimi i dytë, 1417 Hixhri, 1996.

189- “Meshahir Ulema Emsar”, Ebu Hatim Muhamed ibn Hiban El Bejsti, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut.

190- “Mishkatul Mesabijh”, Khatib Tebrizij, tahkik Albani, botimet “Mekteb Islami”, Bejrut, botimi i tretë, 1985.

191- “Mushkilul Ether”, Tahauij, botimet “Sadir”, Bejrut.

192- “Misbahu Zuxhaxhe fi zeuaid Ibn Maxhe”, matbu bi hashijeti sunen li ibn Maxha mea talikat Albani, shtëpia botuese “Maarif li neshr ue teuzii”, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1998.

193- “Musanef”, Ibn Ebi Shejbetu, botimet “Fikr”, Bejrut, botimi i parë, 1409 Hixhri.

 194- “Musanef”, Abdurezak San'anij, Neshr mexhlis ilmi.

195- “Metalibu su'ul fi menakibi ali resul”, Muhamed ibn Talha Shafi'ij, Muesesetu kura, Bejrut, botimi i parë, 1420 Hixhri.

196- “Mutalibu alije”, Ibn Haxher Askalanij, botimet “Marifet”, Bejrut, 1414 Hixhri, 1993.

197- “El Mu'tasar min Mukhtasar min mushkilil ether”, Ebu Mehasin Jusuf ibn Musa El Hanefij, alemu kutub.

198- “Mu'xhemul Eusat”, Taberanij, botimet “Haramejn”, Kajro, 1415 Hixhri, 1995.

199- “Mu'xhemul Buldan”, Jakut Hamuij, botimet “Ihja Turath Arabi”, Bejrut, botimi i parë, 1417 Hixhri, 1997.

200- “Mu'xhemu Shujukh Ebi Bekr Ismaili”, mektebetu ulum ue hikem.

201- “Mu'xhemu Sagijr”, Taberanij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut.

202- “Mu'xhemul Kebijr”, Taberani, botimet “Ihja turath arabi”, Neshr mektebetu ibn Tejmije, Kajro, botimi i dytë.

203- “Mu'xhemu Muel'lifijn”, Amr Rrida Kehaletu, botimet “Ihja turath arabi”, Bejrut.

204- “Mu'xhemuul Muhadithin”, Edh Dhehebij, neshru mektebetu Sadik, Taif, botimi i parë, 1408 Hixhri.

205- “Mu'xhemul Uesijt”, mexhmau lugatil arabije.

206- “Marifetu Thikat”, Hafidh Ahmed ibn Abdullah Axhlij, Mektebetu dar, Medine, botimi i parë, 1405 Hixhri.

207- “Marifetu Ulumul Hadith”, Hakim Nijsaburij, botimet “Afakul Xhedideh”, Bejrut, botimi i katërt, 1400 Hixhri.

208- “El Mi'jar uel Meuazeneh”, Ebu Xhafer El Iskafi, tahkik Muhamed Bakir Mahmud, botimi i parë, 1401 Hixhri, 1981.

209- “El Mufhem lime eshkele min kutub Muslim”, Kurtubi, botimet “Ibn Kethijr”, Damask, botimi i dytë, 1420 Hixhri, 1999.

210- “Maktelul Husejn”, Khauarizmij, neshr Enuar El Huda, Kum, botimi i parë, 1418 Hixhri.

211- “El Milel ue Nihel”, Ebu Fet`h Muhamed ibn Abdulkerim Shehrastanij, botimet “Marifet”, Bejrut, 1404 Hixhri.

212- “Menakib Ali Ebi Talib”, Ibn Shehr Ashub, botimet “Edua”, Bejrut, 1405 Hixhri, 1985.

213- “Muntekhab Musned Abd ibn Hamid”, Ebu Muhamed ibn Hamid, shtëpia botuese “Nahdha Arabije”, botimi i parë, 1408 Hixhri, 1988.

214- “Muntadham”, Xhemaluddijn Ebu Feraxh ibn Xheuzij, muesesetu masrije el ame li te'lifi ue terxhemeti ue tabaati ue neshri, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1412 Hixhri, 1992.

215- “Minhaxhu Sunneh”, Ibn Tejmije, tahkik Dr.Muhamed Rashad Salim, botimi i parë, 1406 Hixhri, 1986.

216- “Men hue Mehdi”, tahlil Tebrizij, muesesetu neshru Islami tebeaten lij xhemat el muderrisijn, Kum, botimi i dytë, 1409 Hixhri.

217- “Mehdi inde ehli Sunneh”, Fakih Imani, shtëpia botuese “Emirul mu`minin el amme”, Asfahan, Iran.

218- “Meuaridu Dhaman”, Hejthemij, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, Tahkik Muhamed Abdurrezak Hamza.

219- “Meusuatul Imam Xhevad”, Lexhnetu ilmije fi muesesti uelij asr dirasat, Kum, botimi i parë, 1419 Hixhri.

220- “Mizanul I'tidal”, Dhehebi, botimet “Fikr”, tahkik Ali Muhamed Bexhauij.

 221- “Nexhmu Thakib fi ahuali huxhetil gajb”, Muhadith nurij, botimet “Mehr”, Kum, botimi i parë, 1415 Hixhri.

222- “Nuxhumu Zahirah fi muluki Masr uel Kahira”, Xhemaluddijn Ebu Mehasin Jusuf ibn Tegri El Etabiki, neshr muesesetu masrije el-ame li`telif ue terxhemeti ue tabati ue neshri, uizaratu thekaf ue irshad el kummi.

223- “Nudhum Dururu Simtejn”, Zerandij Hanefij, “Silsiletu min mahtutat mektebetu emirul mu`minin el amme”, botimi i parë, 1377 Hixhri, 1958.

224- “Nudhum El Mutenathir min hadithi muteuatir”, El Katanij, botimet “Kutub selefije”, Egjipt, botimi i dytë.

225- “En Nihajetu fi garibil hadith”, Ibn Ethijr, El Mektebetu Islamije. 226- “Nuru Ebsar fi menakibi ali nebijil Mukhtar”, botimet “Fikr”, 1948.

227- “El Uafij bil Uafijat”, Safadij, botimet “Neshr”, Franz Shtajz, Shtutgard, 1411 Hixhri, 1991.

228- “Uefejatul A'jan ue enbau zaman”, Ibn Khal'lekan, botimet “Kutub ilmije”, Bejrut, botimi i parë, 1419 Hixhri, 1998.

229- “Jenabiul Meuedeti”, Kanduzij El Hanefij, menshurat Sherif Rrida, botimi i shtatë, 1384 Hixhri, 1965.

230- “El Jeuakit uel Xheuahir”, Sha'rani, botimet “Marifet li tabati ue neshr”.