70 Pyetje Rreth Selefizmit

Doktor Isam Imadi: 70 Pyetje Rreth Selefizmit

Burimi:www.medyasafak.net

Autor: Isam Imadi

Turqizoi: Merve Soydaş Gök

Shqipëroi: Media e Lirë

 

 

 

Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit Parathënie

 

Të nderuar lexues! Ne si Media e Lirë kemi nderinqë t‟iu paraqesim një seri pyetjesh dhe përgjigjesh të dijetarit të shquar nga Jemeni, profesor doktor Isam Imadi. Çështja kryesore e shqyrtuar në këtë seri shkrimesh i cili tanimë gjendet në duart tuaja,është dhënia përgjigje e shtatëdhjetë pyetjeve rreth selefizmit. Ky libër vjen si rezultat i një sërë shkrimesh të botuara në mënyrë të rregullt në portalin e lajmeve online Media e Lirë, i cili ka si faqen e tij në facebook, ashtu dhe adresën e tij në internet.

Arsyeja se përse ne si Media e Lirë zgjodhëm përkthimin e këtij libri është keqkuptimi i madh dhe njohja e pakët nga ana e lexuesve shqiptar se çfarë është selefizmi. Me këtë libër modest ne synojmë dhe shpresojmë se do t‟i hapim një dritare sado të vogël lexuesve shqiptar, duke i zgjeruar atij horzontin me një çështje shumë aktuale si e lartpërmendura.

Qëllimi ynë është të hedhim sado pak dritë duke zbuluar së bashku se çfarë është, çfarë beson, çfarë ndjek dhe ku bazohet selefizmi. Duke parë nevojën e madhe që kanë lexuesit dhe publiku shqiptar për thithjen e njohurive të reja mbi këtë çëshje, e cila është në rend të ditës thuajse në çdo vend musliman dhe natyrisht përjashtim nuk bëjnë as trojet shqiptare, e pamë të udhës që të përkthenim dhe të botonim një libër, i cili do të bënte të mundur kontribuimin në përfitimin e një këndvështrimi të ri të publikut dhe botës intelektuale shqiptare.

Duke qenë se jemi relativisht të rinj, të mos themi nga pionerët në botimin e këtyre lloj librave, të cilët janë duke çelur siparin dhe duke thyer tabutë në veçanti në fushën e tyre, kemi shpresë se libri do të mbushë deri diku nevojën e lexuesve shqiptarëpër dije. Duke qenë se është një çështje pak ose aspak e shqyrtuar në mesin e lexuesve dhe publikut shqiptar, qëllimi ynëështë informimi dhe zgjerimi i njohurive të tyre duke iu dhënëdisa përgjigjie pyetjeve në mendjen e lexuesve.

Kërkojmë në shenjë dashamirësie dhe mirëkuptimi mbështetjen e lexuesit tonë në mënyrë që të mund të vazhdojmë këtë risi të bukur që kemi nisur, duke vijuar punën tonë në ndriçimin e mendjes së lexuesve. Së fundmi duam të falenderojmë të tërë ata të cilët bënë të mundur përkthimin, redaktimin, botimin, faqosjen, shpërndarjen e këtij libri. Urojmë që Allahu i Madhëruar t‟i shpërblejë me të mira dhe t‟i japë shpërblime të shumta si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.

 

Hyrje

 

Si fillim po ju njohim me personalitetin e shquar të profesor doktor Isam Imadit. Ai ka lindur në vitin 1968 në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi i ka kryer studimet e larta fetare në një nga universitetet fetare të ideologjisë uehabite në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Gjatë kësaj kohe ai u ndikua nga mësimet e dijetarëve uehabinj, me në krye ibn Bazin. Kjo bëri që ai të konvertohej në dijetar uehabij.

Mirëpo, kur profesor Isami ra në kontakt me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai e përqafoi doktrinën atë dhe u bë një dijetar i kësaj doktrine. Profesor doktor Isam Imadi i ka kryer studimet pasuniversitare dhe është anëtar i katedrës së mësimdhënies për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam në qytetin iranian të Kumit.

Gjithashtu, doktor Isam Imadi është një analist dhe hulumtues i njohur. Ai ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe hulumtuar shumë vepra të rëndësishme të dijetarëve të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame. 

 

Pyetja e 1-rë:

Vallë, a është selefizmi një risi ose një sunnet?!

 

Isam Imadi:

Para së gjithash dua të them se kjo është një çështje serioze, të cilën pasi e kemi shqyrtuar gjërë e gjatë dhe kemi botuar materiale e shkrime në këtë drejtim. Ajo që dua të them është se nga mësuesit tanë sauditë, siç ishin: imami uehabij shejkh Abdullah Abbasi, shejkh Huzejmi si dhe dijetarë të tjerë uehabinj, mësonim se detyra jonë është lufta kundër risive.

 

Unë dua t‟i drejtoj dy pyetje këtyre mësuesve: “A jemi ne selefistët ndjekës të risisë?!” dhe “Çfarë kuptojmë me termin risi?!” Këtu dëshiroj që t‟u përgjigjem pyetjes qëparashtruat me përgjigjen e dhënë nga dijetarët sunnitë, të cilët kanë thënë se: Me të vërtetë selefizmi është një risi dhe nuk është aspak një shkollë jurdike islame.

Me të vërtetë ky është një mendim madhështor. Ndërsa tani kam për synim rikthimin në zanafillën e selefizmit në fjalë. Më lejoni t‟iu them se dijetarët vehabistë janë përpjekur me të tëra mënyrat që të marrin në dorë frenat e mbarë bashkësisë muslimane. Për këtë ata kanë krijuar një sekt me emrin “selefizëm”, i cili pranon si muslimanë të vërtetë vetëm ndjekësit e sektit të shejkh Muhammed Abduluehabit, ndërsa muslimanët e tjerë sunnitë, i përjashton nga ky term!” Tani dua të ngre pyetjen: Nëse kjo (selefizmi) nuk është një risi, atëherë çfarë është?!

Për një çast, le ta marrim si të mirëqënë përjashtimin nga feja islame e miliona muslimanëve sunitë, anembanë rruzullit tokësor. Thënë ndryshe: Le të ndërtojmë xhami të reja për muslimanët e shkollave juridike: hanefij, shafiij, hanbelij dhe malikij.

Po ashtu, dhe rrymat dhe sektet e tjera sunite. Pas kësaj le të ndalemi rishtasi për një çast dhe të mendojmë për pasojat e këtij veprimi e të themi: Vallë çfarë kemi bërë?!A nuk kemi krijuar një bashkësi muslimane brenda bashkësisë ndërkombëtare muslimane?!

 

Duke u mbështetur, në të vërtetat e pamohueshme, arrijmë në përfundimin se “selefizmi”, është kryekëput një risi. Madje lërmëni t‟iu them se këtu biem ndesh, me thënien e sipërcituar të dijetarëve vehabistë, që në njërën anë thonë “ne i luftojmë risitë”, ndërsa në anën tjetër paskemi krijuar një sekt të mbështetur këmbë e krye në risi!

Pra ne si besimtarë vehabistë e kemi izoluar vetveten tërësisht nga bota muslimane! Këto janë përjetimet e mia vetjake, në kohën lur isha vehabist. Për ta sqaruar sa më mirë përvojën time vetjake po e ilustroj me faktin se për sa kohë që unë isha vehabist, asnjëherë nuk mund të falja namaz në një xhami shafiite. Për më tepër, unë si një ish vehhabist e kisha plotësisht të ndaluar faljen e namazit në një xhami hanefite, hanbelite, esh‟arite, maturidite, nakshibendite dhe tixhanite. 

 

Kështu që ne si bashkësi besimtarësh uehabinj, jo vetëm që kishim krijuar një sekt të ri, por kishim shtruar dhe pyetjen irracionale: Vallë, a është ky sekti ynë në përputhje të plotë me udhën e drejtë të të parëve tanë të mirë “selefëve?!” Megjithatë pyetjet e mia të radhës janë: “A gjendeshin xhami të veçanta në kohën kur jetuan të parët tanë të mirë “selefët”?!” “A kishte xhami të veçanta në të cilat faleshin hanefijtë dhe shafiijtë?

 

Më lejoni t‟ju sqaroj se përgjigjet e këtyre pyetjeve janë shumë të thjeshta. Jo vetëm që një ndasi e tillë nuk ekzistonte, sepse të gjithë muslimanët faleshin së bashku në një rresht, por dhe në kohën para themelimit të katër doktrinave, pra të shkollave të mendimit islam, ose siç njihet ndryshe në kohën e “Fukahahu Seb‟atu” (Shtatë juristët), sërish nuk ekzistonte.

Madje duke shkuar më larg në rrjedhën e historisë islame dhe duke llogaritur që në shekullin e tretë të hixhrit islam, të parët tanë të mirë (selefët) nuk kishin xhami të veçanta, në të cilat falnin namazet. Shkurtimisht ajo që ne po bëjmë, është një kryekëput një risi dhe është e jo e arsyeshme, jo logjike dhe e pamundur, që të lufojmë një sekt të mbështetur këmbë e krye në risi, me një tjetër risi!” 

 

Pyetja e 2-të:

A ishte një idhujtar themeluesi uehabizmit?

 

Isam Imadi:

Lërmëni t‟ju vë në dijeni të faktit se gjatë bashkëbisedimeve me uehhabijtë, të cilët aludojnë se ndjekin rrugën e drejtë të të parëve tanë të mirë “selefëve”, unëgjithmonë kam cekur një çështje shumë të rëndësishme. Kjo çështje është pretendimi i rremë i uehabijve se rruga që ndjekin sunitët dhe mistikët, është një rrugë që të çon drejt idhujtarisë.

 

Një herë nuk m‟u durua dhe i thashë: “Po mirë, a nuk e keni menduar kurrë se ndjekja në mënyrë të verbër e sektit të shejkh Muhammed Abduluehhabit është e njëjtë me përshkrimin shok të Allahut të Madhëruar?” Këtë fakt e shpalos, sepse me të vërtetë, rruga e ndjekur nga ju uehabijtë nuk është gjë tjetër vetëm se një lloj i fshehur i përshkrimit shok, ortak Krijuesit tonë! Pasi e citova këtë fakt të fortë uehabinjve më panë me sy të çapëlyer dhe të çuditur më pyetën: Si është e mundur kjo?

 

Unë u thashë me bindje: Cili është kuptimi i gjërë i shirkut (përshkrimit shok Allahut tëMadhëruar)?Më pas u thashë: Kjo është ndërhyrja në veprat e Allahut të Madhëruar. Ndërsa tani sinqerisht më thoni: Vallë a nuk është shprehur, Muhammed Abduluehhabi, se vepra e Allahut të Madhëruar, është në këtë mënyrë, ndërsa vepra e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), është në këtë mënyrë?!

 

Vallë a nuk përcakton ky pohim, një ndarje dhe për më tepër një ndërhyrje, mes veprës së Allahut të Gjithëfuqishëm dhe të dërguarit të Tij?! Ja pra ky është lloji i fshehur i përshkrimit shok i Allahut të Gjithëmshirshëm! Atëherë po iu tërheq vëmendjen duke ju thënë se në kohën që orvateni të largoheni nga të përshkruarit shok Allahut të Madhëruar ju bëni të kundërtën, sepse keni rënë brenda me të dyja këmbët, në çështjen që sapo përmenda, sepse ju ndërhyni drejtpërdrejtë, në veprat e Allahut të Madhëruar!

 

Pra ju bëni ndarjen dhe ndërhyrjen mes të vepruarit të Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit të Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke përcaktuar në mënyrë të padijshme dhe të parturpshme, se kjo na qenka vepra e Allahut, ndërsa kjo tjetra na qenka, vepra e Muhammedit(?!)

 

Thënë ndryshe: Ju i përshkruani shok Allahut të Madhëruar në mënyrë të pavetëdijshme. Me këtë kam për qëllim t‟ju tërheq vërejtjen duke jua thënë drejtpërsëdrejti faktin se jeni duke bërë mëkat!

 

Gjithashtu, dua të them se synimi im nuk është krijimi i një debati të ri në mesin tonë, por dua që t‟ju citoj diçka uehhabistëve, të cilët gënjejnë veten duke pretenduar se ndjekin Rrugën e Drejtë të të parëve tanë të mirë “selefëve”. Për hir të së vërtetës, dua t‟ju them se ju jeni ata të cilët i akuzoni të gjithë muslimanët e tjerë sunnitë, të cilët nuk  janë uehhabinj, se i përshkruajnë shok Allahut të Madhëruar.

 

Mirëpo ju uehhabijtë jeni idhujtarët e vërtetë! Për hir të Allahut Mëshirëplotë, pyeteni njëherë veten nëse thënia e lartpëmendur e Muhammed Abduluehhabit është apo nuk është një lloj i fshehur i të përshkruarit shok Allahut të Madhëruar?!

Tani ju drejtohem përsëri juve, si uehhabinj që jeni: Ju jeni duke bërë mëkat, sepse po shkelni normat dhe rregullat e Krijuesit tonë me shprehjen tmerrësisht të gabuar të Muhammed Abduluehhabit që thotë: Të vepruarit e Allahut Fuqiplotë është në këtë mënyrë, ndërsa të vepuarit e Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është në këtë mënyrë! Madje nuk do të ekzagjeroja aspak duke thënë me bindje të plotë se sjellja juaj është një përpjekje e dështuar, për të nështruar dhe përvetësuar fuqinë dhe vullnetin absolut hyjnor.

 

Për më tepër sjellja juaj foshnjarake dhe qesharake, i ngjan thënies së njohur të çifutëve, të cilët nuk ngurruan të shprehnin: “Allahu është dorështrënguar”. Ndonëse dikur edhe ata ishin ndjekës dhe zbatues të të Teuhijdit të të Madhit Zot, kjo nuk u bë pengesë që Allahu Fuqiplotë t‟i ndëshkonte dhe t‟i mallkonte ata. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Çfarë domethënie ka kjo?”

 

Përgjigjemi duke thënë: Allahu i Lartësuar dëshironte që t‟i dhuronte një post të rëndësishëm, njërit prej robve të Tij, por çifutët e kundërshtuan këtë duke “kufizuar” fuqinë dhe pushtetin e Tij, kur shpalosën mllefin e tyre siç na lajmëron ajeti kur'anor: “Allahu është dorështrënguar”.

 

Me fjalë të tjera edhe ju si uehhabinj keni bërë të njëjtin gabim duke këmbëngulur kot së koti, si mushka me thënien injorante: “Allahu i Madhëruar nuk ia ka dhënë këtë post të lartë dhe të veçantë Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke u përpjekur që të “kufizoni” pushtetin e pa fillim dhe pa mbarim të Allahut të Gjithëfuqishëm, ashtu siç bënë çifutët. Tek e fundit edhe ky fakt kokëfortë, është një tjetër dëshmues i padiskutueshëm se ju uehhabistët jeni idhujtarë të vërtetë!

 

Pyetja e 3-të:

Cila është arsyeja që selefët sulmojnë gjuhëtarët sunnitë?!

 

Isam Imadi:

“Gjatë viteve të qëndrimit, pra të kryerjes së studimeve të larta në Mbretërinë Arabisë Saudite, gjithmonë më ka shqetësuar një problem serioz. Lejomëni t‟ju sqaroj se, para dhjetë ose pesëmbëdhjetë vitesh, kam diskutuar me shejkh Uthman Khamisin, për një periudhë kohore më tepër se një vit, arsyen se përse uehhabijtë, i sulmojnë kaq ashpër dhe egër gjuhëtarët dhe leksikografët.

 

Si në universitetin “Ummul Kura”, ashtu dhe në universitetet e tjera saudite, mund të vërehen lehtësisht dhe qartësisht sulme të papara dhe të paprecedentë kundër shpjegimeve dhe sqarimeve të gjuhëtarëve dhe leksikografëve. Sërish lërmëni t‟iu pohoj se, fatkeqësisht, dijetarët uehhabinj, të cilët japin mësim në universitet saudite, i sulmojnë në mënyrë tepër brutale dhe rrugaçërore kryeveprat në fushën e gjuhësisë.

 

Prej atyre veprave janë: “El Mufredat”, i dijetarit të madh Ragib Isfahani, veprat e gjuhëtarërit të njohurimam Zemakhsheriut, veprën me titull: “Lisanu’l Arab”,e leksikografit të shquaribn Mendhur, imam Fejruzabadi. Pra, gjendet një listë e gjatë me emra gjuhëtarësh dhe leksikografësh eskpertë dhe të mirënjohur muslimanë të cilët sulmohen dhe kundërshtohen nga uehabijtë”.

 

Me të vërtetë, është për t‟u ardhur keq, se ky mendim i gabuar ka ngulur rrënjë të thella duke helmuar edhe intelektin e dijetarëve bashkëkohorë uehhabinj. Madje, këta të fundit pretendojnë pa pikën e turpit, se shkenca e gjuhësisë dhe e leksikografisë ka rrënuar themelet e Njëtimit (Teuhijdit) të Allahut të Madhëruar!!! Për këtë çështje jetike do të doja t‟u bëja thirrje këtyre dijetarëve uehhabinj që t‟i thërrasin mendjes se e kanë humbur plotësisht busullën. Për hir të Allahut të Madhëruar, mos u bëni kaq qesharakë në sytë e besimtarëve. Ju lutem, sinqerisht, tregomëni se cilët janë ata që njohin më mirë gjuhën e Kur‟anit Famëlartë?!

 

Përgjigjen po ju kthej unë: “Ata janë gjuhëtarët, leksikografët dhe studiuesit e gjuhës. Ata janë mjeshtrat e vërtetë që e njohin më së miri gjuhën e Kur'anit! Vallë, a nuk janë të tillë gjuhëtarët dhe leksikografët kolosë që nga Sibeuejhi e deri te ibn Akili?” Ndërsa dijetari i ndjerë bashkëkohor, qëështë i njohur në mesin e Ehli Sunnetit, shejkh Muhammed Abduh, me një ironi therëse, i sfidon dijetarët uehhabinj me thënien e tij të famshme: “Nuk është puna ime që të jap si lëndë mësimore veprën me titull: “Esrarul Ixhazi” e imam Xhirxhanit, sepse unë jam një shkallë me lart se ai!”

 

Unë me përzemërsi të madhe i ftoj dijetarët uehhabinj dhe u them atyre: Nëse ju besoni se gjuhëtarët e brezave të mëparshëm dhe ata brezave të mëvonshëm kanë gabuar në shpjegimin e Njëtimit (Teuhijdit) të Allahut të Madhëruar, sipas terminologjisë përkatëse, dhe nëse ne kemi gabuar, sepse kemi shkuar pas rrugës së  tyre, a nuk do të ishte më mirë që para së gjithash të kthehemi dhe të rishikojmë Teuhijdin e Allahut të Madhëruar sipas këndvështrimit tonë?!

 

Këtu vetvetiu ngrihet pyetja: A nuk është e mundur që të kemi gabuar ne dhe jo gjuhëtarët dhe leksikografët? Lërmëni t‟ju shpjegoj se në fillim, ne si uehabinj i sulmonim ashpër komentuesit e Kur‟anit Fisnik, sepse menduam se këta të fundit kishin gabuar në komentimin e Teuhijdit të Allahut Fuqiplotë.

 

Më pas kur sërish mbetëm pa rrugëdalje në qorrsokakun e errët, në të cilin na kishte futur sekti uehhabist, u erdhi radha e sulmeve kundër gjuhtarëve dhe leksikografëve më të mëdhenj dhe më të njohur të gjuhës arabe qëështë edhe gjuha e Kur'anit.

Megjithatë gabimin më trashanik e kryem, duke u mbështetur në teoritë e dështuara të Shejh Muhammed Abduluehhabit, të cilat kishin të bënin me gramatikën dhe përbërjen strukturore të gjuhës arabe. Ja pra kështu e izoluam vetveten duke thelluar njëherë e mirë “hendekun imagjinar” mes nesh dhe mes gjuhëtarëve dhe leksikografëve.

 

Pyetja e 4-t :

A mungonin figura autoritare që ju shtyu të zgjidhnit pikërisht ibn Tejmijen si udhëheqësin tuaj shpirtëror?!

 

Isam Imadi:

Lejomëni që t‟ju sqaroj se unë kam mësuar diçka thelbësore, si nga mësuesi ynë, i cili njëkohësisht ishte dhe kryemuftiu i Mbretërisë së Arabisë Saudite, ashtu dhe nga shumë dijetarë të tjerë uehhabinj: Ne ishim te detyruar që të mësonim themelet e fesë islame vetëm nga një autoritet, dituria fetare e së cilit, nuk mund të vihej në dyshim.

T'ju them të drejtën kjo ishte një nga arsyet kryesore që më nxiti që të largohem përfundimisht nga sekti i humbur uehhabi. Prandaj vendosa që t‟i ndaj me ju përvojat e mia vetjake si një ish student uehhabi. Unë ndihesha në mëdyshje të fortë në lidhje më figurën autoritare të ibnTejmijes.

 

Shkaqet që më ngjallën këtë dyshim të thellë ishin nga më të ndryshmet. Në njërën anë dijetarët uehhabinj të Mbretërisë së Arabisë Saudite i thurnin parreshtur elozhe duke e ngritur në piedestal figurën e tij. Nga ana tjetër, qindra dijetarë të mëdhenj sunnitë të “Universitetit të Ez'herit” në Kajro dhe të kryeqytetit sirian të Damaskut, e akuzonin drejtpërdrejtë ibn Tejmijen si një shpikës dhe si një ndjekës të risive!

 

Dyshimet u forcuan më shumë në kohën kur qindra dijetarë të mëdhenj të botës islame sunnite dilnin hapur në akuzimin e ibn Tejmijes si shpikës i risive dhe dhe ndjekës i tyre. Në mendjen time filloi të vërtitet pyetja: Përse ne si studentë uehhabinj e kishim rreptësisht të ndaluar hulumtimin, kërkimin dhe mësimin e së vërtetës rreth udhëheqësit tonë shpirtëroribn Tejmijes?

 

Ndërkohë që ne duhet t'i mësonim parimet e fesë islame vetëm nga një autoritet, dituria fetare e së cilit nuk mund të vihej në dyshim, pikërisht ashtu siç na e kishin rrënjosur mësuesit tanë. Pas disa hulumtimeve dhe kërkimeve më në fund u njohëm me një gamë të larmishme mendimesh, të dijetarëve të mëdhenj sunnitë rreth ibn Tejmijes.

 

Gjithashtu, dua të përmend faktin, se të paktën për sa kohë që isha student uehhabi, brenda trojeve saudite isha i detyruar që të ngulisja mirë në mendje gënjeshtrën se ibn Tejmije nuk ishte aspak ashtu siç cilësohej si një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Madje për të na e vërtetuar dhe më shumë këtë “hipotezë”, shumë dijetarë uehhabinj, shkruan dhe botuan vepra të shumëllojshme, me një synimin të vetëm, atë të rrëzimit të kësaj të vërtete të pamohueshme.

Megjithatë në krahun tjetër qëndronte i paepur dijetari i madh sunnit, imamibn Haxher Askalani, i cili kishte kohë që e akuzonte vazhdimisht udhëheqësin tonë shpirtëror, ibn Tejmijen, si një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit paqja qoftë mbi ta!). Kështu që dyshimet e mia mbi autoritetin e ibn Tejmijes tanimë nuk ishin më të pabazuara, por ishin shndërruar në argumenta të padiskutueshëm.

 

Si një ish vehhabi,  herë-herë pyesja veten: “Në vend që të largohemi përgjithmonë nga mësimet e një “nasibiu” përse vazhdojmë me përkushtim që të mësojmë idetë e tij?! Këtu nuk mund të lë pa përmendur faktin se akuzimi i tij si një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit paqja qoftë mbi ta!), ishte më i lehti. Këtë e them sërish, sepse ibn Tejmije ishte akuzuar se kishte pranuar dhe përkrahte, teorinë e çmendur të mishërimit të Allahut të Madhëruar në trupin e një qënieje njerëzore!” (Allahu na ruajtë!)

 

Pavarësisht këtyre akuzave serioze dhe të rënda, tanimë të vërtetuara botërisht, “elita jonë drejtuese”, e përbërë nga mësuesit tanë uehhabinj këmbëngulte si mushka duke theksuar me një verbëri të skajshme se udhëheqësi ynë shpirtëror, ibn Tejmije, ishte autoriteti i vetëm, dituria fetare e të cilit nuk mund të vihej në dyshim(?!) Me pak fjalë kjo është metoda e ndjekur dhe e zbatuar uehhabite! Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në një hadith ka thënë: “Largohu nga ajo që është e dyshimtë dhe pranoje atë që është e qartë!”

Në fund të interfvistës tonë të parë dua të shtroj dy pyetje.

 

E para: Në vend që të ndjekim dhe të zbatojmë idetë e “nasibiut” (armikut të Ehli Bejtit paqja qoftë mbi ta!) dhe një të krisuri dhe truthari si ibn Tejmije, për të cilin ndiejmë kaq shumë dyshime, përse nuk mbështemi te një dijetar i mirëfilltë, për të cilin Këshilli i Dijetarëve Muslimanë është njëzëri dhe i sigurtë për dituritë dhe njohuritë e tij fetare?!

 

E dyta: Vallë a mos kemi një mungesë të figurave autoritare dhe të dijetarëve të mirëqënë muslimanë që të shkojmë e të strehohemi pikërisht tek një njeri si ibn Tejmije, i cili ka lënë pas vetes së tij një hije të pafund dyshimesh?!

 

Pyetja e 5-të:

Përse selefistët përplasen rreth termave metodologjia juridike dhe metodologjia fetare?!

 

Isam Imadi:

Para së gjithash dua të them se dijetari i madh bashkëkohor musliman, Said Fude, i cili është cilësuar edhe si Fakhruddin Rraziu i ditëve të sotme, një nga juristët më të shquar të shekullit tonë, i ka përkufizuar termat metodologjia juridike dhe metodologjia fetare, si dy degë kryesore.

 

Dijetari Said Fudeja, ka një thënie të njohur për këtë fushë. Ai thotë: Unë dua që vëllezërit e mi uehhabinj të mendojnë gjërësisht dhe thellësisht rreth doktrinës dhe shkollës juridike sunnite! Më pas ai shton: Këtë e them, sepse problemi i njohur botërisht i uehhabinjve është se ata e luftojnë si metodologjinë juridike ashtu dhe metodologjinë fetare (pra apologjetikën).

 

Problemi kryesor i ditëve tona, i vëllezërve të mi uehhabistë është gabimi i tyre në fushën e Njëtimit (Teuhijdit) të Allahut të Madhëruar!Unë shprehem kështu, sepse uehhabinjtë gabojnë rëndë në kuptimin e shkencës së apologjetikës, metodologjisë fetare dhe ajeteve kur'anore, sepse përplasen si me metodologjinë juridike ashtu dhe me metodologjinë fetare! Tani më lejoni t‟ju shpjegoj: Në njërën anë, ne përpiqemi të kuptojmë ajetet e Kur'anit duke u mbështetur në metodologjinë juridike.

 

Ndërsa në anën tjetër, shtrojmë pyetjen: “Si është e mundur që uehhabinjtë, të cilët kundërshtojnë si metodologjinë juridike ashtu dhe metodologjinë fetare, mund t‟i perceptojnë drejtë dhe me saktësi këta ajete?! Madje sqarojmë se kjo është arsyeja kryesore që dijetari i ndjerë Said Hauuaja, duke na tërhequr vëmendjen pikërisht tek kjo çështje thekson: Problemi i njohur botërisht i vehhabinjve, si dhe i themeluesit të këtij sekti, shejkh Muhammedibn Abduluehhabit, është se ata nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur metodologjisë së kuptimit të Kur‟anit Famëlartë! Ja pra, me këtë nënkuptojmë metodologjinë juridike.

Në këtë pikë jetike themi se ai që nuk lexon dhe nuk e njeh metodologjinë juridike, do të përsërisë gabimin e shejkh Muhammedibn Abduluehhabit dhe do t‟i cilësojë si të pafe besimtarët e tjerë muslimanë! 

 

Pyetja e 6-të:

Si shpjegohet thirrja e selefizmit për asgjësimin fizik të dijetarëve sunnitë shafi'ij dhe dijetarëve malikij?!

 

Isam Imadi:

Më lejomëni t‟ju bëj me dije se në veprën e tij me titull: “La nemdhi baiden” (Nuk do të shkojmë larg), dijetar i madh, i ndjeri dhe imami sunnit, Said Hauuaja citon një thënie të rëndësishme dhe thotë: Sekti uehhabi përbëhet nga dy koncepte.

Koncepti e parë:Ai që kërkon ndërmjetësimin e të dërguarit të Allahut të Madhëruar është idhujtar dhe i pafe.Ndërsa koncepti i dytë:Ai që kundërshton dhe mohon faktin se Allahu i Madhëruar është ulur në Fronin e Tij si një trup i vetëm mbi shtatë qiejt dhe më pas thotë:

Unë i mbështetem Allahut Fuqiplotë, është idhujtar dhe i pafe! Sërish imam Said Hauuaja thotë: Nëse ne i mbështetemi këtyre mendimeve të gabuara, atëherë është detyra jonë asgjësimi fizik i imam Buhariut, imam Muslimit, Hakim Nishaburiut, imam Fahruddin Raziut e të tjerë dijetarë të shquar muslimanë. Madje jo vetëm kaq, ne duhet t‟i djegim kufomat e tyre, sepse këta imamë kanë pohuar haptazi dhe qartazi, se Allahu i Madhëruar nuk është ulur në Fronin e Tij, me trup ashtu dhe me ndjenja.

 

Për më tepër këta imamë kanë bërë të qartë se Allahu i ka dhënë leje Muhammedit (paqja dhe bekimet e e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që të bëjë shefe'at (ndërmjetësim) për bashkësinë muslimane”.

 

Thënë ndryshe: Nisur nga aludimet e lartpërmendura, në të gjithë universitetet uehhabite, autorët e vepës me titull: “Sahihu Buharij”, “Sahihu Muslim”, “Kutubu Sitte” e të gjithë imamët e Ehli Sunnetit, madje më saktësisht, të gjithë dijetarët sunnitë shafiitë, dijetarët sunnitë malikitë, si dhe të gjithë dijetarët e tjerë sunnitë, të cilët mendojnë ndryshe dhe nuk ndjekin ideologjinë uehhabite, duhen asgjësuar fizikisht!

Betohem në Allahun e Madhëruar se këto janë thënie të çuditshme, por tërësisht të vërteta. Tani unë nuk dua që vëllezërit e mi uehhabinj t‟i marrin si të mirëqëna fjalët e mia, por thëniet domethënëse dhe kuptimplota të dijetarit të madh Said Hauuasë, janë në veprën e tij me titull: “La nemdhi baiden” 

 

 

Pyetja e 7-të:

Përse selefistët gabojnë në përkufizimin e konceptit të “adhurimit” dhe përse e cilësojnë si të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve?!

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju them se përafërsisht një shekull më parë, shejkhu i njohur i Unversitetit egjiptian të Ez'herit, imam Kudaiu, ka dhënë një përkufizim të rëndësishëm mbi sektin e rrezikshëm uehhabi. Në veprën e tij me titull: “Burhan” (Argumenti),imam Kudaiu ka shkruar se njohja dhe mësimi i ideologjisë së sektit uehhabi është plotësisht i ndaluar.

 

Këtu do t‟u lutesha vëllezërve të mi uehhabinj që të mendojnë gjërë e gjatë mbi këtë çështje, sepse është më të vërtetë thelbësore.Përsëri shejkhu egjiptian imam Kudaiu, prek një çështje shumë deilikate dhe të vërtetë në veprën e tij të larpërmendur.

Ai thotë: Ideologjia e sektit uehhabi nuk duhet lexuar në mënyrë të prerë, sepse Muhammedibn Abduluehhabi dhe ndjekësit e tij kanë lejuar derdhjen e gjakut të besimtarëve muslimanë, u presin kokat atyre, u copëtojnë mitrat e motrave besimtare dhe i cilësojnë si të pafe të gjithë muslimanët! Gjithashtu, më lejoni t'ju vë në djeni, më të vërtetë, është i çuditshëm fakti se imam Kudaiu i ka parashikuar këto ngjarje të tmerrshme para shtatëdhjetë viteve.

 

Përsëri, sipas Imam Kudaiut, uehhabistët gabohen rëndë në përkufizimin e konceptit të “adhurimit. Nuk jam unë ai që e thotë këtë, por e përshkruan vetë imam Kudaiu, i cili thotë: Ju uehhabijtë gaboheni rëndë, në përkufizimin e konceptit të “adhurimit”. Ju gaboheni në kuptimin e këtij koncepti, sipas këndvështrimit kur'anor, këndvështrimit gjuhësor dhe leksikografik, sepse ju nuk jeni aspak të aftë, të bëni dallimin, mes dy këndvështrimeve të mësipërme. Tani dua të shtroj pyetjen:

Përse këmbëngulni se fjala “haxh”, mbart dy kuptime të ndryshme, njërin në këndvështrimin e kur'anor dhe tjetrin në këndvështimin gjuhësor dhe leksikografik?! Për më tepër imam Kudaiu vijon e thotë: Në të njëjtën mënyrë, ju uehhabijtë bëni dallimin mes fjalës “agjërim” dhe “zekat”, duke këmbëngulur se gjendet një dallim, mes këndvështrimit të këtyre fjalëve, si në këndvështrimin kur'anor, ashtu edhe në këndvështrimin gjuhësor.

 

Këtu shtrohet pyetja: “Atëherë, përse, ju në njërën anë i pranoni dallimet mes fjalëve “haxh”, “agjërim” dhe “zekat”, si në këndvështrimin kur'anor ashtu edhe në këndvështrimin gjuhësor dhe leksikografik, ndërsa për sa i përket përkufizimit të konceptit të “adhurimit”, ju kundërshtoni dhe mohoni, kuptimet e tij të ndryshme, si në këndvështrimin kur'anor, ashtu dhe në atë gjuhësor?! Kuptimi i konceptit të “adhurimit” ka një rëndësi të madhe.

 

Tani do të kisha një kërkesë për muslimanët të tjerë, në formë lutjeje, që të mos gabohen në përkufizimin e konceptit të “adhurimit”, ashtu siç bëjnë uehhabijtë, të cilët janë plotësisht të paaftë të bëjnë dallimin e konceptit në fjalë, si nga këndvështrimi kur'anor, ashtu dhe nga këndvështrimi gjuhësor, pra gjuhësor dhe leksikografik të kësaj fjale. Nëse edhe ju e  bëni të njëjtin gabim, atëherë kjo do të nxitste, madje do të legjimitonte vrasjen e miliona muslimanëve anëmbanë rruzullit tokësor.

 

Më lejoni t‟ju qartësoj se mendimi i Imam Kudaiut është më të vërtetë një thesar shumë i çmuar, sepse na nxit që të rishikojmë përshtypjen tonë mbi këndvështrimin e përkufizimit të konceptit të “adhurimit”. Këtu dua të theksoj se ky gabim, në të cilën kanë rënë uehhabistët, është gabim i cili u ka kushtuar jetën më shumë se një milionë besimtarëve muslimanë në Gadishullin Arabik.

 

Pyetja e 8-të:

Përse selefistët nuk janë në dijeni të dashurisë së të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Isam Imadi:

Një çështje tjetër, të cilën doja ta përmendja, është ndjekja e Rrugës së Bekuar, e cila në të njëjtën kohë nënkupton edhe shprehjen e dashurisë tonë për Muhammedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të dhe mbi familjen e tij!). Si një ish uehhabij kam dy fjalë rreth ish besimit tim uehhabi. Me këtë dua të shpjegoj se unë e doja Muhammedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Megjithatë, këtu ndodhet një pikë ndarjeje, e cila mban të veçuar, në njërën anë besimin uehhabij dhe në anën tjetër dashurinë për Muhammedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të dhe mbi familjen e tij!). Arsyeja është e thjeshtë: “Shumica e bashkësinë muslimane në botë e njeh veprën me titull: “Es Selefijetu Merhaletun Zemenijeh Mubarekeh la Medhheb Islami”, e shejkh Muhammed Said Ramadan El Buti.

 

Në këtë vepër ai u drejton një pyetje serioze uehhabinjve: Përse ju uehhabistët nuk e kërkoni ndërmjetësimin e të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Shejh Muhammed Ramadan El Buti, ia kthen vetë përgjigjen pyetjes së tij dhe thotë: Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse uehhabinjtë nuk e ndiejnë aspak shijen e kënaqësisë së dashurisë ndajtë Dërguarit të Allahut të Madhëruar. Më tej shejkh Muhammed Ramadan El Buti vijon e thotë: Në këtë pikë të rëndësishme, më lejoni t‟ju sqaroj se arritja e të shijuarit të kënaqësisë së Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të!), bëhet e mundur në festimin e ditëlindjes së tij të bekuar.

 

Megjithatë, ju uehhabistët, bëtë pikërisht të kundërtën, sepse duke ndaluar “Meuludin” (Ditëlindjen e Muhammedit paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të!), ju keni ndaluar për dhjetra vite leximin e poemave, kasideve dhe të vizituarin (zijaretin) nga larg të varrit, të Dërguarit të fundit të Allahut Madhëruar! Edhe unë i bashkangjitem dhe e mbështes nga zemra këtë thënie madhështore të shejkh Muhammed Ramadan Butit.

 

Theksoj se duke u nisur, nga teoritë djallëzore, të armiqve të fesë së lartë islame, uehhabistët e duan Muhammedin paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të!), megjithatë si një ish uehhabi që isha, unë përsëri pohoj se e doja të dërguarin e Allahut të Madhëruar, por nuk arrija ta shijoja kënaqësinë e dashurisë së tij!

 

Betohem në Allahun e Lartësuar, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, nëse uehhabistët do ta kishin shijuar arrtijen e kënaqësisë së dashurisë së të Dërguarit të Allahut, ashtu siç e ka përshkruar shejkh Muhammed Ramadan Buti, ata nuk do ta kishin ndaluar festimin e ditëlindjes së tij të bekuar vit pas viti!

 

Unë dua t‟i këshilloj vëllezërit e mi uehhabistë që të mendojnë thellë në çështjen e arritjes së të shijuarit të kënaqësisë së dashurisë për të Dërguarin e Allahut të Lartësuar. Pohoj me binjde të plotë se ai i cili arrin të bëjë dallimin mes këtyre dy ndjenjave të ndryshme, them se ai e ka zgjidhur këtë problem. Kjo ndjenjë e fuqishme, i ngjan dashurisë së nënave për fëmijët e tyre.

 

Për shembull: Përfytyroni dy gra të ndryshme. Gruaja e parë mbetet shatazënë që në fillim të martesës dhe pas nëntë muajsh bëhet nënë dhe e merr fëmjën e saj në krahë. Ndërsa gruaja e dytë, mbetet shtatzënë pas dyzetë vitesh martesë. Nuk ka dyshim se të dyja nënat i duan shumë fëmijët e tyre. Megjithatë nëna, e cila ka pritur dyzetë vite, e do dhe ka një ndjenjë dashurie shumë më të fuqishme dhe me të madhe për fëmijën e saj.

 

Ndërsa nëna që ka lindur dhjetë fëmijë, është mëse e gatshme, që të ndahet si nga fëmijët, ashtu dhe nga bashkëshorti i saj.Pra e thënë ndryshe: Arritja e të shijuarit të kënaqësisë së dashurisë për Muhammedin paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të!), i ngjan shembullit të nënës së dytë, e cila priti 40 vjet lindjen e femijës së saj të parë, për të cilën kujdeset si për dritën e syve të saj. Ndërsa nëna e parë, e do Muhammedin paqja dhe bekimet e Allahut qofshion mbi të!), ashtu siç do dhjetë fëmijtë e saj të tjerë.

 

Dashuria e këtyre dy nënave për fëmijët e tyre, është jashtë mase e madhe, megjithatë dashuria e nënës së dytë për fëmijën e saj, është jashtëzakonisht shumë herë më e madhe dhe e papërshkrueshme në krahasim me dashurinë e nënës së parë për fëmijët e saj!”

 

Pyetja e 9-të:

Si ka mundësi që nga mijëra dijetarë të tjerë nuk i kuptuan ashtu siç duhet ajetet kur’anore që flasin për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar përveç shejkh Muhammedibn Aduluehhabit?!

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë thelbësore, dua të nënvizoj faktin se para më shumë se njëzet e pesë vjetësh, në kohën kur isha studen në Mbretërinë e Arabisë Saudite, programi ynë zyrtar mësimor përbëhej kryesisht nga mësimi i dy veprave të ndryshme, të cilat flisnin mbi njëshmërinë e Allahut të Madhëruar. E para ishte përmbledhja e librit me titull: “Fi Dhilalil Kur’ani” (Nën Hijen e Kur‟anit), i dijetarit të njohur Muhammed Kutub, e cila ishte thelbi i komentimit të veprës së tij. E dyta ishte vepra me titull: “Kitabu Teuhid” “Libri i Njëshmërisë së Allahut të Madhëruar”, i Muhammedibn Abduluehabbit.

 

Një ditë shejkh Rebi Medhali erdhi pranë nesh dhe na tha:Jam i bindur se në sistemin arsimor të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjendet një gabim shumë i madh, sepse librat që flasin për njëshmërinë e Allahuttë Madhëruar dhe të shkruar nga Muhammed Kutub dhe nga Muhammedibn Abduluehhabi, bien ndesh kokë e këmbë me njëra-tjetrën! Ndërsa tani do t‟iu shpalos një nga arsyet e largimit tim nga sekti uehhabi.

 

Librin e tij me titull: “Kitabu Teuhid”, ne si studentë uehhabsitë e pranuam si më të mirën dhe më të përkryerën në fushën e kësaj çështjeje me një bindje të verbër, pa patur të drejtën e pyetjes dhe të hulumtimit rreth tij! Mirëpo, ai libër na futi në një qorrsokak të vërtetë.

Në atë libër shejkh Muhammedibn Abduluehhabit thotë: „...ndërsa në anën tjetër, ne i cilësuam si të pafe: muftiun egjiptian sunnit, shejkhu i malikijve Muhammed Abduh, e Universitetit të Ezherit, imamin shafiit Fahruddin Raziun, dijetarin sunnit imam Zemakhshari, komentuesin e madh imam Taberiun, dijetarin e madh sunnit Sejjid Kutb, madje e cilësuam të pa fe edhe imam Gazzalin, autorin e veprës botërore me titull: “Ihjau Ulumi Dini” (Ringjallja e Shkencave Fetare).

 

Po ashtu edhe veprat e ndryshme, të cilat flisnin për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar, i cilësuam si vepra me përmbajte të lartë të përshkrimit shok Allahut dhe me përmbajtje idhujtarie.‟ Gjithashtu, edhe profesorët tanë uehhabinj nuk ngurruan aspak që të na shpëlanin trurin dhe na gënjenin sy më sy, duke na e mbushur mendjen se mijra vepra të shquara dhe komentime të Kur‟anit Fisnik, kanë përmbajtjte të rrezikshme të përshkrimit shok Allahut (shirkut) dhe përmbajnë idhujtari! Pasi e zhvesha dhe e flaka tej petkun e zi, errësues, mbytës dhe stigmatizues të sektit uehhabi, pyes veten: „A mund ta pranojë arsyeja e shëndoshë këtë vulosje të zezë mbi këta dijetarë të mëdhenj dhe komentues më të njohur muslimanë, dhe të cilësohen si të si të pafe dhe veprat e tyre madhështore, të cilësohen si vepra me përmbajtje të qartë të përshkrimit shok të Allahut të Madhëruar?!‟

 

Më tej dua të shtroj disa pyetje: Vallë, si është e mundur që mijra dijetarë të tjerë dhe komentues të Kur‟anit Famëlartë, nuk i paskan kuptuar ashtu siç duhet, ajetet  kur‟anore, të cilët flasin për njëshmërinë e Allahut Fuqiplotë?!

 

Si është e mundur që këto ajete na i paska kuptuar vetëm i madhi, i vetmi dhe i pagabueshmi shejkh Muhammedibn Aduluehhabi?! Për më tepër ky i fundit, na e paska kuptuar këtë një mijë vite pas largimit të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për në Botën Tjetër!!! Tani dua t‟i bëj një pyetje nga thellësia e zemrës, vëllëzërve të mi uehabinj:„Si ka mundësi që mijra dijetarë të mëdhenj dhe komentues të njohur të Kur‟anit Fisniktëtë gjithë paskan gabuar në shpjegimet, sqarimet dhe përkufizimet e tyre, kurse vetëm shejkhu juaj, pikërisht shejkh Muhammedibn Abduluehhabi, nuk paska gabuar kurrë?!‟

 

Pyetja e 10-të:

A nuk jeni edhe ju arab? A nuk e dini ju gjuhën arabe?!

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë shumë domethënëse dua u bëj thirrje vëllezërve të mi uehhabinj që të ulen dhe të lexojnë me kthjelltësi librin me titull: “Tas'hihul Mefahimi”, i myftiut të ndjerë të Mekkës së Nderuar, ibn Aleuiti. E them këtë, sepse në librin në fjalë thuhet: Gjuha arabe është një gjuhë lakonike (e shkurtër dhe kuptimplotë). Nëse do ta zbërthenim këtë thënie shumë domethënëse, do të bazoheshim te ajetin 82 të Sures Jusuf në të cilin thuhet: “Ti dërgo dikë që të pyesë për fshatin ku ishim ne, gjithashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë!”

 

Të gjithë komentuesit e mëdhenj dhe të njohur të Kur‟anit Famëlartë, janë të një mendimi se ajeti i lartpërmendur përmban një kuptim lakonik. Po ashtu, në këtë ajet nënkuptohet se duhet të pyeten banorët e atij fshati, pra, fshatarët. Kjo gjuhë lakonike përkon me thënien gjatë lutjes. Përshembull: Kur një besimtar i ngre kur lutet dhe thotë frazën:“O Muhammed”,ai ka për qëllim fjalinë:“O Allahu im! Për hir të respektit të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) unë kërkoj nga Ti këtë apo këtë...”.

 

Pra, kur një besimtar musliman thotë emrin e Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), uehhabinjve u rrjedh gjak nga sytë dhe hidhen menjëherë në sulm, si qentë e tërbuar, duke aluduar se me këtë veprim besimtari po i përshruan shok Allahut të Madhëruar. Madje, edhe më keq se kjo, ata aludojnë se po e mohon Allahun Fuqiplotë!. Dijetari ibn Aleuiti në këtë pikë u drejtohet uehhabinjve duke thënë: “Vallë, a nuk jeni edhe ju arabë?! A nuk e njihni gjuhën arabe?!

 

Unë po jua sqaroj se ai që thotë: “O Muhammed!”, në të vërtetë ka thënë: “O Allahu im! Unë kërkoj nga Ti, për hir të respektit të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).Bazuar në këtë asyetim të saktë, ai që kërkon ndihmë nga Muhammedi(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), në të vërtetë, ai ka kërkuar ndërmjetësimin e Profetit Muhammed. Duke u mbështetur në thëniet e lartpërmedura pyesim: Vallë, përse uehhabinjë nuk arsyetojnë në mënyrë gjthëpërfshirëse dhe me një gjykim të shëndoshë rreth gjuhës arabe, por u hidhen mënjëherë në fyt besimtarëve muslimanë duke i cilësuar, pa u zverdhur e pa u skuqur, si të pafe?!

 

A nuk e përsërisin besimtarët muslimanë gjatë kryerjes së namazit të tyre frazën: “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi), ose frazën: “La Ilahe Ila‟ll'llah” (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut?!Si rrjedhojë theksojmë: Kur besimtarët muslimanë gjatë kryerjes së lutjeve të tyre thonë: “O Muhammed shëromë”, në të vërtetë, kanë thënë: “O Allah i Madhëruar shëromë!. 

Pra, në vend që të ulen të mendojnë gjërë e gjatë rreth kësaj çështjeje, përse uehhabinjtë i sulmojnë si të çmendur besimtarët muslimanë duke i cilësuar ata si të pafe?!

Këtu del në pah thënia e myfiut të ndjerë të Mekkës së Nderuar, ibn Aleuiti, se gjuha arabe është një gjuhë lakonike (e shkurtër dhe kuptimplotë). Në këtë mënyrë shpjegohet edhe kërkimi i ndihmës nga Muhammedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), sepse në të vërtetë, është se kërkimi i ndihmës është kërkim i ndërmjetësimit të të dërguarit të fundit të Allahut të Madhëruar.

 

 Pyetja e 11-të:

Vallë, si mund të na e sqaroni faktin se selefistët vranë më shumë se një milionë muslimanë pas përhapjes dhe leximit të librit me titull: “Kitabu Teuhid”, i Muhammedibn Abduluehhabit?!

 

Isam Imadi:

Para së gjithash, më lejoni t‟ju bëj me dije se në ditët e sotme në trojet saudite, gjendet një çështje shumë e rëndësishme. Ndikimi i saj na përfshin edhe ne. Këtë e shpreh me bindje të plotë, sepse të gjithë muslimanët kanë shkruar literatura rreth njëshmërisë së Allahut të Madhëruar.

 

Madje, nuk gjendet asnjë dijetar i njohur, i cili të mos ketë shkruar, qoftë një vepër të vetme, për njëshmërinë e Allahut të Lartësuar. Natyrshëm dikush mund të pyesë: Vallë, si e përkufizojnë njëshmërinë e Allahut Fuqiplotë këto literatuar? Nëse synimi i këtyre veprave është fuqizimi i unitetit të bashkësisë islame duke kryer komentimin e duhur dhe të saktë të Kur‟anit Famëlartë, atëherë përse vepra me titull: “Kitabu Teuhid” e Muhammedibn Abduluehhabit shkaktoi më shumë kaos dhe trazira?

 

Përse nuk u vra, qoftë edhe një musliman i vetëm, pasi u shkrujtën, u përhapën dhe u lexuan veprat që flasin për njëshmërinë e Allahut të Lartësuar të Imam Gazaliut, dëshmorit të Kur‟anit Fisnik, Sejjid Kutubit dhe imam Ahmed ibn Hanbelit?! Pyetja ime e radhës drejtuar vëllezërve të mi uehhabinj është: A nuk e keni menduar kurrë t‟i përgjigjeni pyetjes: Përse nuk u derdh gjaku i asnjë muslimani pas shkrimit, leximit dhe përhapjes së veprave të sipërcituara, por u vranë më shumë se një milionë muslimanë, pas leximit dhe përhapjes së veprës me titull: “Kitabu Teuhidi”, e Muhammedibn Abduluehhabit?!”

 

Tani këtë pyetje jetike po ua drejtoj sinqerisht, vëllezërve të mi uehhabinj: A nuk është një sprovë e madhe dhe një tregues i dukshëm, se shkrimi, leximi dhe përhapja e kësaj vepre të errët dhe shkaktërrimtare, është shkaktare për vrasjen e shumë muslimanëve? Në këtë pikë të rëndësishme, dua të ngre pyetjet: Si është e mundur që një vepër, e cila bën fjalë për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar, të bëhet shkaku kryesor për përhapjen e sprovës, në mesin e bashkësisë muslimane?!

Përse vepra me titull: “Kitabu Teuhid” e Muhammedibn Abduluehhabit shkaktoi më shumë kaos dhe trazira, në botën muslimane, se sa veprat e mësipërme?! Unë dua t‟u bëj kërkesë të sinqertë vëllezërve të mi uehhabinj, që t‟u përgjigjen me seriozitet dhe me zemër të hapur pyetjeve të larpërmendura.

 

Pyetja e 12-të:

Cila është arsyeja që ibn Tejmije ka akuzuar Fatime bint Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke e quajtur atë dyfytyrake dhe gënjeshtare?!

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟jua shpjegoj, siç e kam bërë të ditur dhe më parë, se, ibn Tejmije dhe uehabistët janë cilësuar “nasibinj”. Kuptimi i kësaj fjale ka kuptimin e të qënit armik i hapur dhe i fshehur i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Fatkeqësia më e madhe është se ata nuk janë në dijeni të kësaj armiqësie, sepse pretendojnë se e duan familjen e pastër të Profetit Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Madje, këtë gabim e kam kryer dhe unë në kohën kur isha uehabi. Sigurisht, që është fatkeqësi e madhe të mos jesh në dijeni të faktit se po ushqen armiqësi dhe urrejtje, të hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Kur isha nxënës uehabi dhe kur studioja në institutin islam, në kryeqytetin jemenas të Sana‟asë dhe në universitetin “Muhammed Saud”, në Medinen e Ndritur, së bashku me nxënësit e tjerë, ne shpërndanim librin e Muhammed Dhahirit dhe librin “Minhaxhu Sunneh Nebeuijjh” i ibn Tejmijes.

 

Ne nuk ishim aspak në dijeni të përmbajtjes së këtyre librave. Thjesht i shpërndanim ato si gomerë të ngarkuar. Por, pas disa vitesh, nëpërmjet hulumtimeve, kërkimeve dhe studimeve të ndryshme, arritëm në përfundimin se këta libra përmbanin armiqësi dhe urrejtje ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Këtu duhet të përmend faktin se Dhahir Shahu në librin e tij i akuzonte hapur të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), zonja e grave të botëve, Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!), fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj të bekuar, me termin “kolona e pestë” e fesë islame.

 

Këtu theksoj se me këtë term emërtohen kryesisht dyfytyrakët! Më lejoni t‟ju sqaroj: Gjatë qëndrimit tim në Mbretërinë e Arabisë Saudite, së bashku me besimtarët e tjerë uehabinj zhvillonim mbledhje dhe në këto mbledhje merrte pjesë shejkh Hasan Hakimi. Fakti më i çuditshëm është që ne kishim krijuar një front kundër Fatime bint Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Nëse dikush do të më pyeste: Përse vepronit kështu?! Unë do t‟i përgjigjesha: Në atë kohë ne besonim fuqishëm, madje, ishim të bindur me hipnotizim nga besimi i verbër se feja islame përfaqësohej eksluzivisht nga Ebu Bekri dhe se Ebu Bekri përfaqësonte ekskluzivisht fenë islame! Si rrjedhojë, kjo ishtë arsyeja kryesore që ne nga njëra anë, cilësonim si dyfytyrakë çdo musliman, i cili kundërshtonte fenë islame (nënkuptonim këtu Ebu  Bekrin!) Ndërsa, në anën tjetër, kjo ishte një pengesë seriozedhe një perde e errët për t‟i perceptuar drejtë ato mijëra faqe të veprave islame, të mbushura me argumente, që flisnin për virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!).

 

Ne ishim krejtësisht të paaftë dhe të verbër në perceptimin e synimit të krijimit të frontit kundër Fatime bint Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), zonja e grave të botëve. Për më tepër, ne shkonim aq larg sa e cilësonim të bijën e përzgjedhur të Profetit Muhammed dhe zonjën e grave të botës, jo vetëm se ishte një dyfytyrake, porse ajo kishte themeluar edhe një grup dyfytyrakësh.

 

Në këtë pikë të rëndësishme më lejoni t‟ju sqaroj: Edhe pse ibn Tejmije thoshte se Fatimeja ishte askete, sepse ajo është pjestare në Hadithin e Mbulimit (Hadithul Kisa), mirëpo ai nuk ngurronte që të thoshte edhe thënien tjetër: Fatimeja shkoi te Ebu Bekri dhe i kërkoi këtij të fundit sadaka (lëmoshë). Ja pra, ky ishte një veprim i dyfytyrakëve(Alahu na ruajtë!)

 

Më pas ibn Tejmije vijon e thotë: Edhe pse Muhammedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e kundërshtonte dhënien e sadakasë për ata, ai nuk e bënte të ditur se këta të fundit ishin dyfytyrakë! Kundërpërgjigjia për këtë aludim të kotë vjen nga imami maroken Siddik Gimariu, i cili jo vetëm që ka pohuar se thënia e ibn Tejmijes ka për qëllim nënçmimin dhe përçmimin e Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), por ka theksuar se kjo thënie është edhe një akuzë e hapur për dyfytyrësi ndaj bijës së Profetit.

 

Këtë nuk e them unë, por e ka thënë vetë imam Siddik Gimariu. Por, përsëri vëllezërit e mi uehabistë këmbëngulin si mushka dhe thonë se imam Siddik Gimariu i paska bërë padrejtësi ibn Tejmijes. Kurse unë qartësoj se mendimi i vëllezërve uehabinj nuk është aspak i vërtetë. Si një ish uehabist, i cili ka marrë pjesë shumë herë në mbledhjet e zhvilluara, në të cilat janë shtjelluar gjërë e gjatë mendimet e ibn Tejmijes, dua të shpjegoj se ky i fundit në veprat e tij ka kumtuar: Fatimeja shkoi tek Ebu Bekri dhe i kërkoi këtij të fundit sadaka (lëmoshë).

 

Ja pra ky ishte një veprim i dyfytyrakëve. Ja pra, këtu kemi të bëjmë me një problem shumë të madh. Po në të njëjtën mënyrë, Dhahir Shahu, pa u zverdhur dhe pa u skuqur, akuzon të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe zonjën e grave të botëve duke thënë: Fatime bint Muhammed, së bashku me fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj themeluan “kolonën e pestë” të fesë islame. Më tej këta njerëz përgjakën zemrën e fesë islame (nënkuptonte Ebu Bekrin!)

 

Duke u nisur nga akuzimet e lartpërmendura arrijmë në përfundimin: Sipas Dhahir Shahut, Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!), jo vetëm që nuk kishte aspak rëndësi në sytë e Ebu Bekrit, por ajo u akuzua si një tradhtare e fesë islame (Ebu Bekrit!). Kjo ishte sjellja jonë e shëmtuar foshnjarake dhe shkaku i padrejtësisë sime dhe i nxënësve të tjerë, të cilët mësojnë në universitetin e “Imam Muhammed ibn Saud” në Medine. 

 

Pyetja e 13-të:

Përse selefistët, nga njëra anë i japin të drejtë dhe vërtetojnë fjalët e Xhabir Ensariut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërsa në anën tjetër përgënjeshtrojnë fjalët e Fatime bint Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju them: Ashtu siç e kam qartësuar edhe më lart, këtu dua të përshkruaj pak më hollësisht se çfarë nënkuptojmë me termin “nasibi” i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Fillimisht po e nis duke thënë se me këtë term nënkuptojmë armiqësi dhe urrejtje të hapur e të fshehur, e cila është shëndrruar në një det të gjerë gënjeshtrash dhe mashtrimesh.

 

Këta të fundit e hedhin besimtarin musliman në humnerën e errët duke ua paraqitur gjërat e gabuara si të vërteta mbi familjen e pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata të nxisin dhe të shtyjnë që të besosh se Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!) paska gabuar!!! Sërish dua të shpjegoj: Uehabistët citojnë shprehjen: “paqja e Allahut qoftë mbi të” për Fatimenë, por pastaj e nënçmojnë dhe e përçmojnë, madje e akuzojnë, duke derdhur një lum akuzash dhe mashtrimesh, ndaj Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Ata e cilësojnë atë si dyfytyrake (Allahu na ruajtë!).

 

Ndërsa tani dua të bëj të qartë: Nëse një besimtar musliman do të kishte te unë dhe do më thoshte: “O armik i Ehli Bejtit”, unë do të isha grindur me atë, madje pa e ditur as vetë arsyen e grindjes. Unë isha aq i padjallëzuar dhe aq i paaftë, sepse pandehja se vetëm përse kisha pohuar dhe pranuar katër virtyte fisnike dhe vlera të larta të Fatime bint Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk isha më një armik i fshehur i Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!).

 

Megjithatë, ndihem jashtëzakonisht keq që kam akuzuar padrejtësisht bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të të Dërguarit të Allahut të Madhëruar, si një dyfytyrake, gënjeshtare, mashtruese dhe tradhtare. Pas ndërrimit jetë të të Profetit Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!) shkoi te Ebu Bekri dhe i kërkoi atij trashëgiminë e saj të lënë nga i ati, pra Fedekun.

 

Kurse feja islame, (Ebu Bekri), iu përgjigj se ajo (Fatimeja) duhet të sillte dëshmitarë rreth çështjes që të vërtetonin se a ia kishte lënë asaj trashëgimi i ati, i Dërguari i Allahut, Fedekun? Vallë, çfarë do të thotë kjo?! Më pas Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) solli dëshmitarë të cilët dëshmuan se Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i kishte dhuruan asaj si trashëgimi Fedekun. E pohoj këtë fakt të fortë, sepse Fedeku ishte tokë e të Dërguarit të Allahut, mbi të cilën nuk kishin kalëruar kuajt dhe as nuk kishin shkelur këmbët e udhëtarëve. Për këtë arsye ajo ishte vetëm tokë e Profetit Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)”.

 

Më lejoni t‟ju bëj me dije se qëllimi i zbritjes së ajetit 23 i sures “Shura”: “Kjo dhunti qëndron në faktin se Allahu, përgëzon robërit e Tij, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Nuk ju kërkoj për një gjë të tillë shpërblim, veçse dashuri për të afërmit.. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat, me të vërtetë Allahu fal mëkatet, është Mirënjohës”, është konfirmim i dhënies së Fedekut si trashëgimi Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), vajza e dëlirë dhe e përzgjedhur e Profetit Muhammed(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Fillimisht, për këtë trashëgimi dëshmoi Fatime bintu Muhammed.

 

Më pas dëshmuan nipërit e bekuar të të Dërguarit të Allahut, përkatësisht imam Hasani dhe imam Husejni (paqja qoftë mbi ata të dy!). Ndërsa në fund dëshmoi edhe djali i xhaxhait dhe dhëndri i bekuar i Profetit Muhammed, imam Aliu. Edhe pse ata dëshmuan, feja islame (këtu nënkuptohet Ebu Bekri), nuk e pranoi dëshminë e asnjërit prej atyre. Në vitet e mia të fëmijërisë kisha mësuar një ngjarje, e cila më kishte lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën dhe në mendjen time. Unë e përfytyroja të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) si një gënjeshtare (Allahu na ruajtë!). Kjo përshtypje e gabuar më ishte krijuar duke u nisur nga mendimet dashakeqase të lartpërmendura. Pra, kjo nuk ështëthjesht dhe vetëm një çështje, e cila kishte të bënte me një copë tokë, por është një çështje serioze që cënon drejtpërdrejtë drejtësinë dhe nderin, e nënës së besimtarëve Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), duke e cilësuar atë si një gënjeshtare.

 

Tani më lejoni t‟ju bëj me dije faktin: Në universitet uehabite, ne kishim mësuar dhe një ngjarje tjetër shumë të çuditshme. Në fakt kjo ngarje, ka të bëjë me bashkëkohësin e Profetit Muhammed, Xhabir Ensariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte shkuar te Ebu Bekri në të njëjtën kohë dhe i kishte kërkuar disa sende që ia kishte premtuar i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ebu Bekri, ia kishte pranuar menjëherë atij kërkesën pa i kërkuar asnjë dëshmitar.! Vetvetiu lind pyetja: Përse uehabijtë i japin të drejtë dhe vërtetojnë fjalët e Xhabir Ensariut dhe përgënjeshtrojnë fjalët e Fatime bintu Muhammed?!

 

Pyetja e 14-të:

A është i vërtetë fakti se ibn Tejmije lindi në një familje që ushqente armiqësi dhe urrejtje ndaj familjes së pastër të Profetit Muhammedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Isam Imadi:

Në kohën e studimeve të mia në universitetin “ImamMuhammedibn Saud” në Medinen e Ndritur më tërhoqi vëmendjen diçka te vepra me titull: “Minhaxhu Sunneti Nebeuijeti” e ibn Tejmijes. Në këtë vepër kishte fjalë fyese, sharëse dhe ofenduese për Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!). Në këtë pikë thelbësore, dua të shpreh zemërimin tim duke thënë: Me të vërtetë kjo është një çështje serioze.

 

Ajo e ka bazën te trushpëlarja jonë në institutet dhe universitetet uehabite.Këtë e them me bindje të plotë, sepse ne si nxënës uehabi që ishim duke mos qenë aspak në dijeni të veprimtarisë sonë, radhisnim mangësitë dhe të metat e Fatime bint Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), pasi më parë kishim përmendur dhe renditur detin e pafund të virtyteve fisnike dhe të vlerave të saj të larta.

 

Duke u mbështetur në pohimet e mësipërme konkludojmë: Sipas mendimit tim kjo është një armiqësi e fshehur ndaj Fatimesë (paqja qoftë mbi të), e cila është shumë herë më e rrezikshme, se armiqësia e hapur ndaj saj. Këtë e them sepse, kur mësojmë për një person se flet keq për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të!), atëherë e kuptojmë se ai është armik i hapur i tyre.

 

Ndërsa kur një besimtar musliman pandeh, se ushqen dashuri ndaj familjes së pastër të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ndërsa në anën tjetër hedh shpifje dhe përbaltje mbi anëtarët e bekuar të kësaj familjeje, atëherë e kuptojmë se ai ushqen armiqësi dhe urrejtje të fshehur ndaj tyre! Unë i kujtoj shumë mirë ditët kur isha uehabi kokëfortë. Kujtoj se vëllezërit e mi uehabinj ushqenin armiqësi dhe urrejtje të fshehur ndaj familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Gjëja më e çuditshme ishte se këta të fundit nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Një besimtar musliman mund të pyesë: Përse nuk ishin në dijeni?! Përgjigjia e kësaj pyetjeje gjendet në librin me titull: “Minhaxhu Sunneti Nebeujeti” i ibn Tejmijes. Unë dua të theksoj faktin se ibn Tejmije kishte mbushur me dhjetra faqe duke përshkruar virtytet fisnike dhe virtytet e larta të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!). Për ta ilustruar sa më mirë këtë dukuri përmendim shembujt: Fatimeja është zonja e grave të botës. Ajo është një nga personat e përmendur në Hadithin e Mbulimit (Hadithu Kisa). Gjithashtu, ajo është përgëzuar me Xhennet që në këtë botë etj”.

 

Dhe në  anën tjetër ibn Tejmije, në mënyrë të qëllimshme përdor thënie si: “Fatimeja kishte shumë mangësi”. Ja pra, kjo është armiqësia dhe urrejtja e fshehtë ndaj saj. Përsëri dua të qartësoj: Nëse ibn Tejmije do të ishte një armik i hapur dhe i qartë i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!), ai do ta kishte shpallur hapur mallkimin e tij. Në këtë mënyrë besimtarët muslimanë do ta kishin kuptuar se ai është një armik i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!) dhe si rrjedhojë do të largoheshin prejtij dhe do ta linin vetëm atë.

 

Megjithatë, ibn Tejmije, pa ngurruar aspak, përdor edhe shprehjet: “Fatime Zehraja është banore e Xhennetitdhe është e bija e të Dërguarit të Allahut të Madhëruar. GAjo është një nga anëtarët e përfshirë në Hadithin e Mbulimit (Hadithi Kisa). Ajo është zonja e grave të botës. Ajo është besimtare, e devotëshme, e dëlirë, e çiltër, e pastër dhe e ndershme”. Dhe në anën jetër, pa pikën e turpit, ai radhit mangësitë dhe të metat e saj!!!

 

Më lejoni t‟ju them se kjo sjellje është mashtrim, shpifje dhe trillim shumë i qartë i ibn Tejmijes. Gjithashtu, dua të shpjegoj se kur ishim uehabistë ishim të mendimit se ne qëndronim në mes të “rafidive” (kundërshtuesve), të cilët shkonin jashtëzakonisht larg me shprehjen e dashurisë së tyre të tepruar ndaj Fatime bint Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe “nasibive” (armiqve të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ata!).

 

Unë kam dëshirë dhe shpresoj se besimtarët muslimanë do të kthjellohen dhe do të përqendrohen tek shpjegimet dhe sqarimet e mia për ë gjetur udhën e drejtë dhe të vërtetë. Pra, nëse duan të mësojnë njohuri dhe të dhëna për figurën, karakterin, personalitetin, virtytet fisnike dhe për vlerat e larta të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi ta!), të mos marrin parasysh vetëm veprat e ibn Tejmijes.

 

Sipas mendimit tim ibn Tejmije jo vetëm që ka gabuar në këtë çështje, por nuk është as në dijeni të gabimit të tij. Pra, as ai vetë nuk e di që ka gabuar. Vallë si do ta mësojnë këtë lexuesit dhe ndjekësit e tij? Në këtë kontekst imam Dhehebiu thotë për ibn Tejmijen: “Edhe pse ibn Tejmije lindi në një familje, e cila ushqente armiqësi dhe urrejtje ndaj familjes së pastër të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), as ai vetë nuk ishte në dijeni të faktit se ishte armik i fshehur i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!)

 

Pyetja e 15-të:

Cila ishte arsyeja që dëshmia e të përgjedhurve të Hadithit të Mbulimit (Hadithu Kisa)(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk u pranua?

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë kritike më lejoni t‟ju shpjegoj: Ashtu siç kam theksuar edhe në dy artikujt paraardhës, armiqësia dhe urrejtja e hapur dhe e fshehur e uehhabinjve, është një nga rrugët pa dalje të idologjisë së sektit uehhabi. Këtë e them sepse shumica e uehhabinjve, as vetë nuk janë të dijeni të faktit, se po i bëjë një padrejtësi të madhe Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!). Fatkeqësisht, edhe unë i tillë isha.

 

Tani dua t‟ju bëj thirrje vëllezërve të mi uehhabinj që të bëjnë një krahasim të denjë mes rastit të Xhabir Ensariut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe rastit të Fatime bint Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kur Xhabiri Ensariu shkoi te Ebu Bekrit, pasi Profeti Muhammed kishte kaluar nga kjo botë, dhe i tha: “I Dërguari i Allahut më kishte premtuar se do të më jepte një mori sendesh në se unë do të kthehesha nga udhëtimi në det. Ebu Bekri ia plotësoi menjëherë atij kërkesën pa këkuar asnjë dëshmitar!

 

Tani le t‟i rikthehemi çështjes së bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe pyesim: Përse Ebu Bekri i kërkoi bijës së Profetit që të sillte dëshmitarë, duke e akuzuar si një gënjeshtare? Ne pohojmë se Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!) është një nga bashkëkohëset e Profetit Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), siç e përmend imamibn Haxher Askalani në veprën e tij me titull “Isabe”. Në komentimin e tij të veprës me titull: “Sherhu Sahihul Buhari” e imam Buhariut, ibn Haxher Askalani thotë: „Dëshmia e Xhabir Ensariut u pranua, sepse dëshmia e tij ishte e barabartë me dëshminë e dy njerëzve, ashtu siç vlen dëshmia e të gjithë bashkëkohësve dhe bashkëkoheseve të Muhammedit‟.

 

Tani dua t‟i drejtoj një pyetje dijetarëve uehhabinj: Nëse ju pohoni se dëshmia e një bashkëkohësi dhe bashkëkohëseje të Muhammedit është e barabartë me dëshmitë e dy njerëzve, atëherë, përse dëshmia e Fatimesë, jo vetëm që nuk u pranua, por asaj iu kërkua që të sjellë edhe dëshmitarë?! Më pas dolën si dëshmitarë, nipërit e bekuar të Profetit Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), si dhe zotërinjtë e djemve të Xhennetit, imam Hasani dhe imam Husejni (paqja qoftë mbi ta!), dhëndri i bekuar i Profetit Muhammedit, imam Aliu (paqja qoftëmbi të!) dhe në fund Ummu Ejmeni. Por, dëshmia e asnjërit prej tyre nuk u pranua!!!.

 

Si përfundim dua të pyes: Vallë, a nuk na jep kjo përgjigje negative një nxitje dhe një shtysë të fuqshme që të kthjellohemi dhe të mendojmë gjërë e gjatë mbi këtë ngjarje poshtëruese dhe turpëruese?! Nëse dijetarët uehhabinj këmbëngulin si mushka se dëshmia e një bashkëkohësi dhe bashkëkohëseje të Profetit Muhammed është ë barabartë me dëshmitë e dy njerëzve të tjerë, atëherë, cila është arsyeja që Fatimesë, bijës së Profetit Muhammed, nuk iu pranua dëshmia?

Dihet faktin se kjo e fundit është një prej pjestarëve të Hadithit të Mbulimit (Hadithu Kisa). A është kjo vlera e papërfillshme, që këta dijetarë, i kushtonjnë bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

 Pyetja e 16-të:

A mund të na përmendni një shembull tjetër armiqësie të hapur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!)?

 

Isam Imadi:

Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të Dërguarin e fundit besnik të Allahut, Muhammed Mustafain dhe mbi familjen e tij të pastër. Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili ka bërë të mundur që të arrijmë në këtë pikë të rëndësishme.

 

Ne serinë e sotme të programit tonë pyetje dhe përgjigje, do të hedhim dritë, mbi një mori mosmarrëveshjesh, të cilat janë tregues të qartë të armiqësisë së hapur dhe të fshehur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Fillimisht më lejoni t‟ju bëj të ditur se në ditët kur unë së bashku me shokët e mi ishim të indoktrinuar nga ideologjia e sektit uehhabist, ishim shndërruar në një mënyrë të pavetëdijshme, në armiq të hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!), më saktësisht ndaj familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Kur e them këtë nuk kam për qëllim të them se ibn Tejmije ishte drejtpërdrejt një armik i hapur, por ishte një armik i fshehur i familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Imam Dhehebiu thotë: Ibn Tejmije, pa dijeninë e tij, kishte hyrë në rrugë të gabuar dhe e kishte ndjekur atë. Ajo është rruga e armiqësisë dhe e urrejtjes për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!) Ndërsa tani kam dëshirë të kaloj në një çështje, e cila është sa delikate aq edhe shumëpërfolur.

 

Ajo është se si Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!), i kishte rritur, i kishte edukuar dhe i lishte mësuar djemtë e saj. Këtu duhet të përmend se si dijetari uehhabist, Dhahir Shahu,nuk ngurron të thotë:“Fatimeja (paqja qoftë mbi të!), e kishte edukuar shumë keq Imam Husejnin (paqja qoftë mbi të!)!!! Ajo e kishte mësuar Imam Husejnin që të mos i respektonte simbolet e fesë islame! (Allahu i Madhëruar na ruajjtë!).

 

Imam Husejni, tregoi një sjellje shumë të shëmtuar, sepse ai ishte aq i pafytyrë. Ai ngriti krye dhe luftoi kundër udhëheqjes islame dhe në fund u asgjësua dhe u shkatërrua nga ana e prijësit të gjashtë të bashkësisë muslimane, Jezidi, biri i zotërisë sonë, Muauije ibn Ebi Sufjanit. Këtë e them, duke u mbështetur tërësisht, në hadithin e vërtetë të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin bi të!), i cili ka thënë: “Për sa kohë që dymbëdhjetë prijës do t‟ju drejtojnë, feja islame do të qëndrojë gjithmonë e nderuar dhe në këmbë.

Megjithatë, faji i asgjësimit fizik i Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) nuk ishte faji i tij, por i ishte faji i nënës së tij, Fatime bint Muhammed, sepse, kjo e fundit kishte dështuar në edukimin e tij dhe ajo i kishte mësuar të birit të saj që të mos respektonte simbolet e fesë islame!” (Unë i kërkoj mbrojtje Allahut të Madhëruar nga këto thënie nënçmuese, përçmuese dhe poshtëruese).

 

Pas këtyre fjalëve tmerruese, të cilat janë për të vënë kujën, lë t‟i hedhim një vështrim edhe komentimeve të Dr. Betul Uehhabiut dhe Dr. Halid Sheukaniut. Këta të dy citojnë: „Me të vërtetë Fatimeja i edukoi shumë keq dy djemtë e saj dhe i ushqeu ata me edukatë të shëmtuar. Kjo ishte arsye kryesore përse pas kalimit të saj në Botën Tjetër, gjendja e farefisit të Imam Hasanit dhe të Imam Husejnit sa vinte e vetëm përkeqësohej, derisa erdhi koha që ata u quajtën si “brezi luftënxitës. Farefisi i tyre i mallkuar shkaktoi shumë përçarje dhe trazira në rruzullin tokësor. Për më tepër, brezi i ndytë i Hasanit dhe i Husejnit, u bë shkas që dy dinastitë më të fuqishme islame, përkatësisht dinastia emeuie dhe dinastia abbasite, të përjetonin ngërçe dhe kriza të ndryshme deri në rënie.

 

Nëse Fatimeja dhe brezi i saj, nuk do të kishin ekzistuar, atëherë theksojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, India dhe Republika Popullore e Kinës, do t‟i ishin bashkangjitur me kohë tërësisë së trojeve islame. Por duke u nisur nga fakti, se e bija e Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të!), Fatimeja, i kishte dhënë një edukatë të keqe djemve dhe nipërve të saj, të cilët më pas kërkuan të drejtën e udhëheqjes së bashkësisë muslimane. Me sjelljen e saj të keqe ndaj Ebu Bekrit, zotërisë së fesë islame, njeriut më të përsosur të krijuar, pas të dërguarit të Allahut dhe prijësit të parë të bashkësisë muslimane, ajo (Fatimeja) u bë një shëmbëlltyrë e keqe, për brezin e Hasanit dhe të Husejnit.

 

Kështu që farefisi i Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), duke ngritur krye kundër prijësve të epokave të tyre përkatëse, shkaktoi kaos, përçarje dhe trazira, në mesin e bashkësisë muslimane. Si rrjedhojë Allahu i Madhëruar i shkatërroi ata të gjithë!!!‟ (Shpresojmë me gjithë zemër që Allahu i Madhëruar t‟i mallkojë ata të cilët flasin në këtë mënyrë!) Tani dua t‟i drejtohem këtyre dijetarëve uehhabinj, duke u thënë që t‟i frikësohen Allahut të Madhëruar.

 

Këtu, natyrshëm shtrohen pyetjet: Vallë, a nuk janë këto fjalë armiqësore, treguese të qarta të armiqësisë së hapur dhe të fshehur, ndaj anëtarëve të bekuar të Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?! A nuk e paraqesin këta dijetarë uehhabistë, me qasje emeuite, Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!) dhe pasardhësit e saj të bekuar, si njollë të zezë të fesë islame?! Unë besoj që lexuesit e nderuar kanë të drejtën e komentimit dhe të gjykimit ndaj këtyre fjalëve nënçmuese, përbuzëse, përçmuese, poshtëruese dhe turpëruese rreth Fatime Zehrasë dhe fëmijëve të saj të pastër (paqja qoftë mbi ata!). 

 

Pyetja e 17-të:

A mund të përmendni një shembull tjetër armiqësie të hapur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ata!)?

 

Isam Imadi:

Tani le t‟i rikthehemi çështjes së arsimimit dhe të edukimit të metodologjisë vehhabite. Më lejoni t‟ju qartësoj se, që kur ishim në moshë të mitur, dijetarët uehhabistë na rrënjosën një mënyrë edukimi dhe një sistem besimi. Profesorët tanë uehhabinj na e mësuan odenë e Umer ibn Khattabit, ashtu siç mësonim suret e Kur‟anit famëlartë. Kjo ode ishte kështu:

 

“Një fjalë i tha Umeri Aliut,

“o Zot, lartësoje atë që dëgjon këtë fjalë,

“si dhe madhëroje atë që mëson këtë fjalë,

“nëse ti nuk më jep betimin,

“do të ta djeg shtëpinë,

duke mos të të lënë asnjë të gjallë,

“edhe pse në shtëpinë tënde është e bija e Muhammedit,

“këtë fjalë ia thotë vetëm Ebu Hafsi (Umeri) Aliut

“mbrojtësit dhe trimit të farefisit të Adnanëve”.

 

Këtu dua t‟i drejtoj një lutje në formë kërkese dijetarëve uehhabinj duke përsëritur që t‟i frikësohen Allahut të Madhëruar! Unë u them atyre: A nuk është kjo një armiqësi?! Madje ne si uehhabistë të pavetëdijshëm që ishim, ndiheshim krenarë dhe të lumtur dhe thonim me plot gojën: Guximi i zotërisë tonë Umer ibn Khattabit është aq i madh sa të rrënojë nga themelet shtëpinë e fitnes.

 

Ne pretendonim me bindje të verbër dhe e quanin të drejtë tubimin e bashkëkohësve të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familen e tij!), ishin mbledhur në vendin e quajtur Thakife (vendi ku u zgjodh prijësi i bashkësisë muslimane, pas largimit në Botën Tjetër të Profetit Muhammedit), ndërkohë që trupi i pajeë i të Dërguarit të Allahut të Madhëruar ende dergjej mbi sipërfaqen e tokës dhe akoma nuk ishte varrosur. Me këtë veprim kuptojmë se sahabët e Profeti Muhammedi mendonin se feja islame (Ebu Bekri), ishte më i rëndësishëm se sa trupi i Profetit Muhammed (paqja dhe bekiemt e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Më pas ne si uehhabistë që ishim, aludonim se imam Aliu, imam Hasani dhe imam Husejni (paqja qoftë mbi ata!), ishin mbledhur në shtëpinë e Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!) me synimin e thurjes së një komploti kundër fesë islame (Ebu Bekrit).

 

Duke u nisur nga fakti, se ata e dinin shumë mirë se kurrë nuk do të zgjidheshin si prijësit e bashkësisë muslimane, atëherë përpara tyre gjendeshin dy mundësi: Bashkëkohësit e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ose do të sulmonin këtë shtëpi,  sepse (sipas tyre) ishte shndërruar në një çerdhe përçarjeje dhe trazirash; ose do zhvillohej një luftë në gjirin e bashkësisë muslimane”.

 

Duke u mbështetur në faktet e lartpërmendura ne këmbëngulnim fuqishëm se Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) ishte e mangët dhe e metë nga ana mendore dhe kishte mungesë të dijeve fetare(Unë i mbështetem tërësisht Allahut të Lartësuar nga këto thënie të parturpshme). Ne e thonim këtë sepse Fatimeja Zehraja (paqja qoftë mbi të!), ishte gru dhe ajo kishte lejuar që bashkëshorti dhe dy djemtë e saj të mblidheshin në këtë shtëpi. Aa i kishin shpallur luftë fesë islame dhe kishin për qëllim që t‟i jepnin fund asaj (Ebu Bekrit).

 

Ne, si uehabistë që ishim, ndanim mendimin se, në njërën anë, prijësi i parë i bashkësisë muslimane mendonte për të ardhmen e fesë islame, ndërsa në anën tjetër, Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) mendonte se si të kurorëzohej me kurorën e fesë islame (prijësisë)! Ju betohem në Allahun e Madhëruar se ne ishim armiq, të hapur dhe të fshehur, të familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Unë e kam kuptuar këtë fakt të shtrembër vetëm pasi u largova nga ideologjia e sektit uehhabist.

 

Nëse në ditët e sotme më vjen një vëlla uehhabist, nga cilido vend qoftë , do t‟ia them në fytyrë se ai është një armik i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Unë them se një uehhabist, i cili vuan nga kjo sëmundje, nuk është në dijeni të këtij besimi të gabuar dhe të shtrembër. Duke u mbështetur në argumentet e mësipërme, arrijmë në përfundimin: Ne duhet ta rishikojmë nga e para metodologjinë e ibnTejmijes dhe duhet të përvetësojmë një botëkuptim të ri, të arsyeshëm dhe të shëndoshë logjikisht”

 

Pyetja e 18-të:

A mund të na përmendni një ngjarje që shfaq armiqësinë e fshehur dhe që tregon akuzimin për padituri të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të)?!

 

Isam Imadi:

Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut Fuqiplotë. Paqja dhe bekimi qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit besnik të Allahut të Madhëruar, Muhammed Mustafain dhe mbi familjen e tij të pastër. Me këtë pyetje do të zbardhim një tregues tjetër të armiqësisë ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Ai është akuzimi për padituri e bijës së dëlirë dhe të përzgjedhur të Dërguarit të Allahut të Lartësuar.

 

Këtu dua të cek një të vërtetë rrënqethëse, e cila ka të bëjë me kohën kur ishim nxënës uehhabistë. Unë e mbaj mend shumë mirë se mësuesit tanë uehhabistë gjithmonë na mësonin se themeluesi i kësaj ideologjie (uehabite), mjeshtri ynë i madh ibnTejmije, këmbëngulte fuqishëm se Fatimeja e bija e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të!) ishte një grua e paditur!” (Allahu na ruajtë!) Në librin e tij me titull: “Minhaxhu’s Sunneti’n Nebeuijjeti”,ibn Tejmija nuk ngurron në përdorimin e thënieve nënçmuese, përçmuese, poshtëruese dhe turpëshme.

 

ibn Tejmije thotë:

„Nëse Fatimeja (paqja qoftë mbi të) do t‟i kishte ditur ligjet e fesë islame, prijësi i parë i bashkësisë muslimane (Ebu Bekri), do ta kishte lejuar Fatimenë (paqja qoftë mbi të) që t‟ia falte namazin e tij të xhenazesë. Fatimeja (paqja qoftë mbi të), ishte një grua e paditur, e cila nuk e dinte se falja e namazit të xhenazesë ishte një shërblim”.

 

Ja pra, ky është një tregues i akuzimit për padituri të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të)! E tani, me të drejtë, dua të pyes: Vallë, si mund të akuzohet për padituri zonja e grave të botës, Fatime bintu Muhammed (paqja qoftë mbi të)?! A nuk është kjo armiqësi ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të)?!

 

Ndërsa tani dua të shtroj pyetjen e radhës: A e lejon një uehhabij, kudo që të jetë, akuzimin për padituri të Aishe bint Ebi Bekr?! A e lejon një uehhabij akuzimin për padituri, të Hafsa bint Umer?! Unë e di shumë mirë se uehhabijtë janë tejet të rezervuar ndaj këtyre përgjigjeve.

 

Atëherë, përse vëllezërit tanë uehhabinj, pa u zverdhur dhe pa u skuqur, akuzojnë të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) për padituri?! Për më tepër, uehhabijtë vijojnë duke i akuzuar si rafidi “kundërshtues”, të gjithë muslimanët që cilët pohojnë se e bija e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk është aspak e paditur!

Unë u them: Vallë, a është më mirë mbrojtja e bijës së Ebu Bekrit, ose e Umer ibn Khattabit se sa  mbrojtja e bijës së të Dërguarit të fesë islame?! A mund të quhet kjo drejtësi?! A ka kryer Fatimeja (paqja qoftë mbi të) ndonjë ligësi ndaj fesë islame, e cila mund të çojë në cilësimin e saj si një grua e paditur?! (Unë i mbështetem plotësisht Allahut të Madhëruar nga këto aludime të rreme dhe të ulëta!)

 

Gjithashtu, uehhabijtë nuk mjaftohen vetëm me këto akuzime të rreme, por ata vijojnë edhe më tej duke e akuzuar Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të) si një njeri të padurueshëm dhe të dobët. Tani dua t‟ju bëj të qartë: Kur isha një nga uehhabijtë, mësonim në veprat e historisë islame se Fatimeja e bija Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), pas largimit në Botën Tjetër të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ajo shkonte dhe qante me zë në shtëpinë e hidhërimit.

 

Ja pra, shihet dukshëm se këta janë kaq të pafytyrë sa që e cilësojnë dhe këtë veprim të dhembshurisë njerëzore si një “armë” për ta përdorur kundër saj. Tani dua të pyes: Si është e mundur që uehhabistët marrin guximin e çmendur duke e cilësuar Fatimenë si njeri të padurueshëm dhe të dobët?! A nuk është e mundur nga ana njerëzore që njeriu të vajtojë ndërrimin jetë të të atit dhe ta lëshojë veten plotësisht duke qarë për atë?!

 

Ja pra, kështu e akuzojnë uehhabijtë Fatimenë (paqja qoftë mbi të), edhe pse ajo ka vajtuar hidhërimin e kalimit të në Botën Tjetër të babait të saj! Këtu theksoj me keqardhje të madhe: Ne si uehhabij që ishim, thonim pa pikën e turpit se Aishe bint Ebi Bekr, ishte një grua e mençur, e cila me të drejtë, kishte dalë kundër imam Aliut (paqja qoftë mbi të). Ndërsa kur bëhet fjalë për kundërshtimin e arsyetuar të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të), ndaj Umer ibn Khattabit, theksonim se ajo ishte një grua e mangët dhe me të meta mendore!!! Vallë, përse uehhabijtë nuk pretendojnë të njëjtën gjë dhe për Aishenë?!

 

A nuk ishte dhe ajo grua?! Ju bëj thirrje besimtarëve dhe dijetarëve uehhabistë që t‟i frikësohen Allahut të adhëruar, sepse janë duke bërë padrejtësi dhe po dhunojnë hapur figurën madhështore të zonjës së grave të botëve Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të)”.

 

Pyetja e 19-të:

Vallë, a mund të na përmendni një rast kur selefistët e cilësojnë Imam Aliun (paqja qoftë mbi të!) si një thurës komplotesh?!

 

Isam Imadi:

Tani dua të shpalos një tjetër të vërtetë tronditëse. Ajo që dua të shpreh është se si në veprat e themeluesit të ideologjisë uehhabite, ashtu dhe në veprat e disa dijetarëve të tjerë sunnitë, vërehet një dukuri me nuanca negative ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!)”. Me synimin e ilustrimit sa më të mirë të këtij shembulli, po përmend faktin se në veprën e tij me titull: “Sahihul Buhari” imam Buhariu thotë: „Imam Aliu ia dha besën Ebu Bekrit, kur ndërroi jetë Fatimeja sepse, ai nuk donte të shihte fytyrat e njerëzve!‟Vallë çfarë domethënie ka kjo fjalë? Unë, si një ish uehhabi që isha, e përfytyroja gjithmonë në këtë mënyrë. Më pas mësuesit tanë uehhabinj na mësonin se kalimi, nga kjo botë në Botën Tjetrën e Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!), u shndërrua në një ditë hidhërimi dhe zemërimi për imam Aliun (paqja qoftë mbi të!).

 

Këtë na e thonin hapur dhe shqeto. Ata aludonin se imam Aliu e kishte shfrytëzuar postin e lartë të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), meqenëse ishte e bija e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)!” Gjatë kohës së studimit në universitetin saudit uehhabi na kumtonin pa ngurruar aspak se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), ishte martuar me të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), vetëm e vetëm që të bëhej anëtar i familjes së të dërguarit të Allahut të Madhëruar.

 

Ne pandehnim, se atij nuk i mjaftonte pozita që ishte djali i xhaxhait të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), por ai mendonte që të ngrihej edhe më shumë duke u martuar me bijën e të Dërguarit të Allahut. Ne, pa pikën e turpit, pohonim se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), kishte për qëllim të merrte në dorë drejtimin dhe udhëheqjen e bashkësisë muslimane!

 

Të gjitha këto dukuri, dashakeqase dhe mohuese, i pohonim me bindje të plotë. Ishim të mendimit se ai ishte një makiavelist i vërtetë (një njeri i cili shfrytëzonte çdo mënyrë dhe çdo mjet për të përmbushur synimin e tij), prandaj u martua edhe me Fatimenë (paqja qoftë mbi të!), me qëllimin e shfrytëzimit të kësaj të fundit. Veçanërisht, ne mbështesnim qëndrimin se ishte pikërisht imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ai që e nxiste dhe e shtynte bashkëshorten e tij, Fatimenë (paqja qoftë mbi të!) dhe më pas i dilte në krah asaj. Madje, ne i tejkalonim të gjitha caqet e etikës dhe të moralit duke theksuar se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ishte një thurës komplotesh!

 

(Unë i mbështetem plotësisht Allahut të Madhërur nga këto gënjeshtra të ndyta dhe mashtrime të turpshme!) Gjithashtu, ne përdornim shpesh hadithin e imam Buhariut: “Imam Aliu ia dha besën Ebu Bekrit kur ndërroi jetë Fatimeja sepse, ai nuk donte të shihte fytyrat e njerëzve!” Tani me të drejtë shtroj pyetjen: Vallë, përse imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ia dha besën Ebu Bekrit? Përgjigjja është e thjeshtë: Ai ia dha besën Ebu Bekrit, sepse njerëzit e qortonin atë. Qortimi i njerëzve, buronte nga fakti se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) nuk kishte asnjë post, ose pozitë, madje as karakter! (Allahu na ruajtë!)

 

Pyetja e 20-të:

A mund të na shpjegoni se përse Fatimeja e bija e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të!) mbajti anën e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) duke mbrojtur të drejtën e tij si udhëheqës të bashkësisë muslimane?

 

Isam Imadi:

Për këtë çështje thelbësore do të vijoj me shpjegimin se si nënçmimi, përçmimi, poshtërimi dhe turpërimi ndaj anëtarëve të bekuar të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i kishte tejkaluar të gjitha kufijtë njerëzorë. Këtu kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme jetike. Unë shtroj pyetjen: Vallë, cilët janë ata, të cilët qortojnëiImam Aliun (paqja qoftë mbi të)?! Si fillim më lejoni tju sqaroj: Pas largimit nga ndjekja e verbër e ideologjisë uehhabiste, vura re se largimi nga kjo jetë e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) për imam Aliun (paqja qoftë mbi të), ishte njëlloj si largimi në atë Botë e Ebu Talibit për të Dërguarin e Allahut.

 

Unë nuk isha në dijeni të kësaj të vërtete, sepse më ishin verbuar sytë nga besimi i tepruar dhe nga besnikëria e madhe ndaj ideologjisë uehhabiste. Tani dua të vë në pah faktin: Ne mendonim se Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)), ishte i fuqishëm dhe i guximshëm në qytetin e shenjtë të Mekkës së Nderuar, sepse mbrohej drejtpërdrejtë nga xhaxhai i tij Ebu Talibi. Kur vdiq Ebu Talibi kurejshët morën guximin e nisjeve së sulmeve ndaj të Dërguarit të Allahut. Pak a shumë në të njëjtën mënyrë edhe imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ndihej fuqiplotë dhe i pacënueshëm, sepse mbrohej nga Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!)”.

 

Më lejoni t‟ju citoj se dhe imam Buhariu pretendon se fuqia dhe karakteri i imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), u rrit ndjeshëm falë pranisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Kur kjo e fundit ndërroi jetë, njerëzit filluan ta nënçmonin dhe ta përçmonin imam Aliun (paqja qoftë mbi të!). Mendoj se kësaj thënie të imam Buhariut i duhet kushtuar një rëndësi e veçantë. Tani ngrihen pyetjet: Vallë, përse njerëzit nisën nënçmimin dhe përçmimin, ndaj imam Aliut (paqja qoftë mbi të)?

 

Çfarë lloj gabimi apo mëkati paska bërë imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) që të meritojë këtë poshtërim dhe turpërim?! Përse zonja e grave të botës, Fatimeja e bija e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të!), sipas njëzëshmërisë së dijetarëve uehhabinj, e mbrojti të drejtën e tij si udhëheqës të bashkësisë muslimane?

 

Pohojmë me bindje të plotë se këto janë pyetje shumë serioze dhe kërkojnë përgjigje shumë të përpikta dhe të sakta. Këtu përsëri shtrojmë pyetjet: Vallë, përse Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!), e bija e dëlirë dhe e përzgjedhur, e të Dërguarit të Allahut, e ka mbrojtur të drejtën e bashkëshortit të saj, si udhëheqës të bashkësisë muslimane, në një kohë kur ne si uehhabistë që ishim, theksonim se ai nuk ishte dikush tjetër, vetëm se dhëndri dhe nipi i Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe nuk zotëronte asnjë post ose pozitë, si dhe shpifnim paturpësisht kundër tij?! Përse Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) nuk ia dha besën Ebu Bekrit?! Me të vërtetë këto janë pyetje të një rëndësie të jashtëzakonshme që kërkojnë meditimin tonë të thellë dhe kthjellimin tonë të kulluar.

 

Pyetja e 21-të:

A mund të na shpjegoni se përse selefistët e nënçmojnë dhe e përçmojnë kaq shumë postin e lartë të Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të)?

 

Isam Imadi:

Para së gjithash e nis me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të Dërguarin e fundit besnik të Allahut, Muhammed Mustafain dhe mbi familjen e tij të pastër. Më lejoni t‟ju bëj me dije, ashtu siç ka thënë edhe imam Dhehebiu, se ibnTejmije jetoi në kohët e fundit të Perandorisë Osmane islame.

Në kohën e tij, nga minberi i hutbeve të ditës së xhumasë, në qytetin turk të Harranit, buçisnin mallkimet kundër imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Megjithatë, ne jetojmë në shekullin e XXI-të. Ndonëse ibn Tejmije mund të ketë gabuar në shumë çështje. Ne nuk mund t‟ia lejojmë vetes këtë, sepse tashmë gjenden me qindra kanale satelitore, të cilët shërbejnë për ndreqjen e gabimeve si dhe për qartësimin e të vërtetës. Ajo që dua të bëj të qartë është se unë do të vijo me shpjegimet përkatëse të orvatjeve të pseudodijetarëve uehhabinj, me qasje emeuiste, të cilat kanë për qëlllim, përbuzjen, poshtërimin dhe turpërimin, e anëtarëve të bekuar, të familjes së të Dërguarit të Allahut.

 

Ashtu siç kam përmendur dhe më herët, në një nga bashkëbisedimet e zhvilluara me shokun dhe vëllain tim uehhabi, shejkh Uthman Khamisin, e cila shqyrtonte pikërisht çështjen që kishte të bënte me dhënien si trashëgimi të truallit të Fedekut pronares së saj, Fatime bint Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në bashkëbisedim e sipër, dijetari uehhabi, shejkh Uthman Khamisi, nuk ngurroi që të citonte një thënie të tij të njohur, përkatësisht në lidhje me Fatimenë (paqja qoftë mbi të), dhe më tha: „Vëlla i nderuar! Shiko se fajin nuk e kishte Ebu Bekri, por Fatimeja!‟

 

Në këtë pikë jetike kam dëshirë që t‟u drejtoj disa pyetje vëllezërve të mi uehhabinj: Vallë, përse këmbëngulni fuqishëm në faktin se fajin nuk e kishte Ebu Bekri por e kishte Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!)? Cila është arsyeja që ju e mohoni edhe mundësinë më të vogël, qoftë një në milion, të qënit fajtor të Ebu Bekrit?

Ku mbështeteni duke këmbëngulur kaq ashpër dhe në mënyrë të çuditshme për të fajësuar pikërisht Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!)? A nuk është besimtari musliman njeri i lartë, i respektuar dhe vlera e të drejtës së tij nuk mund të vihet në dyshim? Nëse Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) kishte të drejtë, një në milion, për dhënien si trashëgimi të tokës të Fedekut, atëherë, përse kjo trashëgimi nuk iu dha kurrë asaj, edhe pse ajo tokë ishte e drejta e saj e ligjshme? 

 

Ndërsa tani dua të vijoj me shtrimin e këtyre pyetjeve: Duke u nisur nga tërësia e bashkëbisedimeve, mes Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të) dhe Ebu Bekrit, përse ju e nxirrni gjithmonë të larë dhe të pastër, gati-gati të paprekur, figurën e Ebu Bekrit, duke ngritur hijen e akuzës dhe të fajit gjithmonë mbi të bijën e dëlirë dhe të bekuar të të Dërguarit të Allahut? Vallë, cila është arsyeja që ndaj Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!) u kërkua sjellja e një dëshmitari për trashëgiminë e saj të ligjshme dhe pas përvetësimit të tokës së Fedekut nga ana e Ebu Bekrit, sërish ky i fundit kishte të drejtë, ndërsa Fatimeja (paqja qoftë mbi të) kishte gabuar? Edhe pse Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!) nuk iu dha e drejta e saj, atëherë, përse asaj nuk iu dha as gjysma e mundësisë, pra të qënit pesëdhjetë përqind e drejtë?

 

Vallë, përse ju, uehhabijtë, nuk mendoni se mos ndoshta Ebu Bekri kishte të drejtë pesëdhjetë përqind dhe Fatimeja (paqja qoftë mbi të) kishte të drejtë pesëdhjetë përqindëshin tjetër? Cili është burimi i errët i këtij fanatizmi të egër? Përse ju uehhabijtë nuk e pranoni mundësinë se duke u mbështetur në faktin që toka e Fedekut ishte prona e të Dërguarit të Allahut, Muhammedibn Abdullahut dhe se Fatimeja është e bija e dëlirë dhe e përzgjedhur e tij dhe se bën pjesë në Hadithin e Mbulimit të Veshjes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Natyrshëm ngrihet pyetja: Pas largimit nga kjo botë e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) a nuk duhet të kalonte e drejta e pronësisë tek e bija e tij Fatimeja (paqja qoftë mbi të!)?

 

Wehhabistët do të përgjigjen në këtë mënyrë: „Jo kurrën e kurrës! Këtë e themi se ajo ishte e mangët dhe e metë mendërisht!‟ (Unë i mbështetem Allahut nga këto shpifje të ndyta!) Përsëri dua të pyes: Përse këta pseudodijetarë uehhabij, me qasje emeuite, e akuzojnë Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi t!ë) si e mangët dhe e metë mendërisht?

 

Theksoj se synimi i tyre është thjesht vetëm marrja në mbrojtje e prijësit të parë të bashkësisë muslimane! Pra, në këtë rast kritik iu vëmë në dijeni të faktit se uehhabijtë e ndërmarrin këtë veprim, vetëm e vetëm që të mbajnë të pacënueshme dhe të pastër figurën e Ebu Bekrit. Për këtë atë bëjnë fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve kundër Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Në këtë pikë të rëndësishme përsëri unë pyes: A është më i lartë posti i prijësit të bashkësisë muslimane, Ebu Bekrit, apo posti i zonjës së grave të botëve, bijës së nderuar të të Dërguarit të Allahut të Madhëruar? 

 Pyetja e 22-të:

A mund të na përmendni një tjetër shembull të armiqësisë së fshehur ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Patjetër që po, sepse këto raste janë të shumta. Theksoj se një tjetër shembull i armiqësisë së fshehur të ibn Tejmijes ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!) janë shprehjet e tij të njohura: „Arsyeja kryesore e bastisjes së shtëpisë së Fatimesë ishte sepse kjo e fundit, kishte për synim vjedhjen e pasurisë së shtëpisë së Allahut!‟ Të them të drejtën, për të qënë i sinqertë, kur i kam hasur për herë të parë këto thënie të ndyta dhe të ulëta, si nxënës në institutet uehhabite të Mbretërisë së Arabisë Saudite, për hir të së vërtetës, më është krijuar përshtypja se Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!),paska vjedhur pasurinë e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)!

 

Lejomëni t‟ju sqaroj se pas etiketimeve tërësisht të padrejta dhe të rreme si: gënjeshtare dhe dyfytyrëshe, ibn Tejmije paturpësisht i shtoi Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të) dhe akuzën e vjedhjes duke e cilësuar këtë të fundit si si vjedhëse! (Allahu na ruajttë nga këto mashtrime dhe shpifje!) Ne si nxënës uehhabistë që ishim, pasi pseudodijetarët uehhabinj me qasje emeuite na kishin bërë një shpëlarje të thellë truri, përfytyronim se Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) kishte për qëllim shndërrimin e fesë islame në një fe mbretërore, pikërisht, ashtu siç ishte dikur, Perandoria Romake dhe Perandoria Perse. Si rrjedhojë, ne pandenim se pas largimit nga kjo botë të Muhammedibn Abdullahut ishte mëse e natyrshme që e bija e tij, Fatimeja (paqja qoftë mbi të!), të kishte përvetësuar pasuritë e muslimanëve. Ndërsa detyra e prijësit të bashkësisë muslimane, ishte shpëtimi i kësaj pasurie të grabitur. Ky ishte shkaku parësor i bastisjes së shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!).

 

Pra, si përfundim, thonim se arsyeja kryesore e bastisjes së shtëpisë së Fatimesë ishte sepse ajo kishte për synim vjedhjen e pasurisë së shtëpisë së Allahut! Ja pra këto ishin ideologjitë shkatërruese, të rreme dhe të tmerrshme që na mësonin në institutet uehhabiste në Mbretërinë e Arabisë Saudite, të cilët lanë gjurmë dhe mbresa të pashlyeshme në mendjet tona. Lërmëni t‟ju them: Kur isha një nxënës uehhabi kisha mendimin e gabuar se pasuria e shtetit islam gjendej nën zotërimin e Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të), falë babait të saj, ose thënë ndryshe, të Dërguarit të Allahut dhe pas largimit të tij në Botën Tjetër, e bija e tij e dashur kishte vënë dorë mbi pasurinë e bashkësisë islame. Sërish, sipas mendimit tim, unë pandehja se prijësi i bashkësisë islame e kishte bastisur shtëpinë e vjedhëses, Fatime bint Muhammed, me synimin e rikthimit të pasurisë bashkësisë islame, të cilën e kishte vjedhur Fatimeja.!

 

Në këtë pikë kritike unë dua të ngrej pyetjen: Ku mbështeten pseduodijetarët uehhabinj, me qasje emeuiste, të cilët pa i‟u trembur syri, shpifin dhe mashtrojnë në këtë mënyrë të pacipë duke e quajtur bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur të Profetit Muahmed si një hajdute ordinere?! Përsëri dua t‟ju bëj me dije faktin se gjatë kohës kur isha një nxënës uehhabist, unë përgjigjesha kështu: Muhammedi ka thënë: “Nëse do të vidhte bija ime, Fatimeja, unë do t’ia prisja asaj dorën.”

 

Por këtu ngecja në një ngërç mendimesh, sepse pyesja veten: „Përse Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!) nuk kishte kryer asnjë vjedhje gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ishte në këtë botë, por kishte pritur me padurim largimin e tij nga kjo jtë dhe më pas paska vjedhur?!‟ Unë do të shtoja pyetjen: Përse ne nuk e shikojmë këndvështrimin e imamit të madh sunnit, Suhejlit, rreth kësaj çështje kaq delikate?! Imami i nderuar sunnit, Suheji, shprehet: „Shpjegimet e Fatimesë, bijës së nderuar të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) janë një tregues i qartë se anën e cilit duhet të mbajmë në këtë çështje.‟

Të gjithë e dimë shumë mirë hadithin e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Fatimeja është një pjesë e pandashme e imja. Ai që e lëndon atë, më ka lënduar mua”. Në këtë pikë të rëndësishme i lëmë lexuesit tanë të nderuar që të bëjnë zgjedhjen mes prijësit të parë të bashkësisë islame dhe bijës së bekuar dhe të dëlirë të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)

 

Pyetja e 23-të:

Përse selefistët e cilësojnë si zot ibn Tejmijen, ashtu siç i cilësojnë çifutët rabinët e tyre si zotër?

 

Isam Imadi:

Tani dua që vëllezërit e mi uehhabij t‟i gjykojnë dhe t‟i vlerësojnë këto pyetje duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Nëna e besimtarëve, Aishe bint Ebi Bekri, ka dëgjuar nga bashkëshorti i saj, i Dërguari i Allahut, i cili ka thënë: “Do të të lajmëroj se katër gratë më të nderuara në botë janë: Fatimeja, Merjemja, Hadixheja dhe bashkëshortja e Faraonit, Asija”.

 

Këtu dua të shtroj pyetjet: Si ka mundësi që themeluesi i ideologjisë uehhabite, ibn Tejmije, mund t‟i thotë këto shprehje fyese dhe sharëse për zonjën e grave të botës, Fatimenë (paqja qoftë mbi të!), të cilat bien ndesh me këtë hadith të vërtëtë, të shënuar dhe të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur (muteuatir)?! A nuk është përparësia jonë hulumtimi dhe shqyrtimi i haditheve të cituar nga vetë Profeti Muhammedi, që flasin për bijën e tij të bekuar dhe të dëlirë, për ta pastruar atë nga shpifjet e ibn Tejmijes?!

 

Por, fatkeqëisht pohoj se kjo është diçka e papëlqyer te uehhabijtë. Dua të bëj të qartë, se gjatë kohës së studimit në institutet uehhabite, mësonim ëshumë ideologjitë dhe mendimet e ibn Tejmijes, se sa hadithet të cilët flisnin për Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!). Madje, ne shkonim aq larg, sa i shtrembëronim dhe i tjetërsonim hadithet e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që flisnin për Fatimenë (paqja qoftë mbi të!), duke ia përshtatur plotësisht interpretimeve të ibn Tejmijes.

 

Në kohën kur jetoi ibn Tejmije nuk ishin shpikur ende mjetet e komunikimit dhe të teknologjisë së lartë si google, interneti, facebooku, viberi, vatsapp, si dhe aplikacionet e tjera informuese virtuale. Për këtë arsye theksoj se ibn Tejmije nuk ia ka dalë mbanë që të mësonte të vërtetën. Por, shekulli në të cilin po jetojmë na mundëson arritjen dhe mësimin e të tëra dijeve dhe shkencave fetare.

 

Nëse ne do të përsërisnim gabimet e kryera nga bn Tejmije, në këtë kohë të artë në të cilin po jetojmë, do të ishte një dritëshkurtësi dhe padituri e pafalshme nga ana jonë. Ka shumë gjasa që ai nuk e ka zbuluar të vërtetën e duhur mbi zonjën e grave të botës, por ne kemi mundësinë që t‟i zbulojmë të gjitha të vërtetat, sepse për këtë na duhen vetëm pak minuta. Si përfundim, unë kam një kërkesë, në formë lutje, për vëllezërit e mi uehhabinj. Unë dua t‟u rikujtoj atyre ajetin 31 të sures “Teube”, i cili thotë:“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër 48 që meriton të adhurohet.

 

I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).” Sinqerisht, unë lutem që vëllezërit e mi uehhabinj të kthjellohen dhe të meditojnë gjërë e gjatë mbi këtë ajet dhe të mos e cilësojnë ibn Tejmijen si një zot, pikërisht, ashtu siç i cilësojnë çifutët rabinët e tyre si zotër, sepse vetëm Zoti i Vetëm e i Pashoq është Ai që meriton të adhurohet plotësisht,

 

Pyetja e 24-tërt:

A do të kishit mirësinë të shpjegoni arsyen se përse selefistët luajnë dhe manipulojnë historinë islame?

 

Isam Imadi:

Para së gjithash, e nis me emrin e Allahut,tëGjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të Dërguarin e fundit besnik të Allahut, Muhammed Mustafain dhe mbi familjen e tij të pastër. Së pari: Dua t‟i tërheq vëmendjen lexuesve tanë të nderuar se dijetari uehhabi, shejkh Dimeshkiu ka shkruar një artikull me titullin: “Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!)”.

 

E kam lexuar me vëmendje të plotë këtë artikull. Nuk mund të fsheh faktin se në këtë artikull, në njërën anë flitej për hedhjen e hijeve të dyshimit mbi sulmin e kryer në shtëpinë e bekuar të Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!). Ndërsa, në anën tjetër, përpiqej të krijonte përshtypjen se prijësi i parë i bashkësisë islame, Ebu Bekri, ishte tërësisht i pastër dhe i pafajshëm nga kryerja e sulmit në fjalë.

 

Dua të them hapur dhe qartë se gjatë kohës kur unë, së bashku me nxënësit e tjerë trushpëlarë që studionim në instituticionet uehhabite, gëzoheshim dhe mburreshim kot së koti si të metë nga trutë, pa e ditur aspak arsyen mbi bëmat e tmerrshme të Ebu Bekrit ndaj bijës së bekuar dhe të dëlirë të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Madje, ne shkonim aq larg sa mësonim përmendësh me dhjetra ode rreth këtyre bëmave. Së dyti:Sipas mendimit tim, dijetari uehhab,shejkh Dimeshkiu, ka nisur të kryejë këto lëvizje dredharake duke u mbështetur në faktin se kohët e fundit zhvillimet marramendëse dhe të shpejta të botës në të cilën jetojmë janë një tregues i padiskutueshëm se shumë njerëz janë larguar nga doktrinat dhe shkollat e ndryshme të mendimit sunnit, sidomos nga ajo uehhabit.

 

Ata janë afruar, madje kanë pranuar dhe kanë përqafuar doktrinën dhe shkollën e besimit shiit, si një orvatje për të mbuluar gabimet, fajet dhe mëkatet e kryera nga Ebu Bekri. Shejkh Dimeshkiu mundohet me mish e me shpirt dhe ka për synim fshehjen e ngjarjeve të vërteta të cilat i kanë ndodhur Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)”. Në këtë pikë kritike, unë i bëj thirrje shejh Dimeshkiut që, sinqerisht, të frikësohet Allahut! Shpesh herë pyes veten: Çfarë është duke bërë ky njeri?!

 

A po heton imam Buhariun?! Tani dua t‟ju rikujtoj lexuesve tanë të nderuar, ashtu siç ka transmetuar imam Buhariu: “Kur ndërroi jetë Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të), si Ebu Bekri ashtu dhe Umer ibn Khattabi nuk lejuan faljen e namazit të xhenazesë së saj, sepse ata ishin të zemëruar me të ndjerën!” Këtu dua të qartësoj se unë as nuk po flas për kohën tonë as për atë para tridhjetë viteve dhe as për kohën në të cilën jetoi  themeluesi i ideologjisë rrënuese uehhabiste ibn Tejmije.

 

Unë këtu kam për qëllim kohën në të cilën jetoi Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!) Ajo që dua të them është se bota jonë përjetoi një lëvizje me natyrë ndriçuese dhe udhëzuese të nxjerrjes së njerëzve nga errësirat e mosbesimit në dritën e udhëzimit. Arsyeja parësore përse në ditët e sotme miliona njerëz kanë filluar në shkallë të gjërë kalimin në doktrinën dhe shkollën e mendimit të Ehli Bejtit, është sulmi ndaj shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!).

 

Kjo e vërtetë domethënëse dhe kuptimplote mund të përkthehet lehtë me ngritjen e pyetjes: Vallë, çfarë i ndodhi në të vërtetë bijës së bekuar dhe të dëlirë të të Dërguarit të Allahut të Lartësuar? Megjithatë, shejkh Dimeshkiu vazhdon, pa iu zverdhur dhe pa iu skuqur aspak fytyra, të kundërshtojë dhe të mohojë hadithet e vërteta të shënuara dhe të përcjella në veprat e mëdhaja të haditheve si ajo e imam Buhariut, imam Muslimit dhe në gjashtë librat e përmbledhjeve më të mëdha të haditheve të vërtetë. Jo vetëm kaq, pa pikën e turpit,ai përpiqet më të gjitha mënyrat dhe mjetet në asgjësimin dhe hedhjen poshtë të hadithit të vërtetë, i cili bën fjalë për kryerjen e sulmit ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!).

 

Duke u mbështetur në tërësinë e këtyre sulmeve të paprecendentë, arrijmë në përfundimin se pseudodijetarët uehhabinj, me qasje emeuite në ditët tona, po luajnë, ose më saktë po manipulojnë historinë islame duke gënjyer, duke mashtruar dhe duke shpifur mbi të vërtetat rrënqethëse që kanë ndodhur në këtë histori.

 

Së treti:Unë ndaj mendimin tim se ngjarja e sulmit ndaj shtëpisë së Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!), pranohej si një fakt i kryer në kohën e ibn Tejmijes, sepse njerëzit e asaj kohe nuk zotëronin mjetet e informimit bashkëkohor që zotërojmë ne sot dhe nuk kishin aftësinë e duhur për të medituar aq gjërë e gjatë për ta shqyrtuar këtë ngjarje. Ata thjesht e pranonin dhe e gëlltisnin.

 

Por, kur besimtarët sunnitë filluan të hulumtojnë e të kërkojnë, më në fund i hapën sytë. Ata u njohën me faktet tronditëse historike të lëna në pluhurin e harresës. Në këtë mënyrë, bashkësia e besimtarëve sunnitë kundërshtoi dhe mohoi fuqishëm thëniet e rreme të ibn Tejmijes, të ibn Kajiim Xheuziut, të Muhammedibn Abduluehhabit dhe të uehhabijve të tjerë.

Këto gënjeshtra, mashtrime dhe shpifje mund të emërtohen vetëm me një emërse uehhabijtë manipulojnë historinë islame duke gënjyer dhe duke mashtruar sa të munden. Unë kam një kërkesë në formë lutjeje për këta të fundit: Me të vërtetë duhet të kini frikë Allahun e Madhëruar, sepse një ditë do të dilni në praninë e Tij për të dhënë llogari! 

 

Pyetja e 25-të:

Vallë, cila ishte arsyeja qe selefistët i vunë flakën shtëpisë së Muhammedit ibn Abdullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Isam Imadi:

Më lejoni që të vijojmë me shpalosjen e gabimeve të shejkh Dimeshkiut. Tani dua të shpreh se djetarët uehhabinj, të ashtuquajtur të pavarur, si shejh Dimeshkiu po ashtu edhe shejkh Aid Karni, tashmë e kanë të qartë se sulmi i kryer në shtëpinë e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) është bërë i njohur botërisht nga mbarë bashkësia islame.

 

Ky sulm ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin dhe rizgjimin e masave të gjëra të popujve muslimanë si dhe në shtimin e shkrimeve me titull: “Unë e gjeta udhëzimin falë dritës së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!)”. Pas këtyre zhvillimeve mahnitëse, ose me fjalë të tjera: pas largimit në masë të besimtarëve muslimanë nga doktrina e dështuar uehhabite dhe animi i tyre kah doktrina madhështore e Ehli Bejtit, pseudodijetarët uehhabinj me qasje emeuite, “nisën” hetimin, që nga themelet, rreth ngjarjes së tmerrshme të kryerjes së sulmit ndaj shtëpisë së Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!).

 

Sërish dua t‟u them këtyre dijetarëve uehhabinj që t‟i frikësohen Allahut të Madhëruar! Këta dy pseudodijetarë uehhabinj, duke debatuar mes tyre vijojnë të këmbëngulin si mushka ndaj gabimeve trashanike të tyre. Ata thonë: „Nuk ka dyshim se ishin pikërisht “rafiditë” (kundërshtuesit) - Allahu i mallkoftë - atë të cilët i thyen brinjët Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Ndërsa unë u kundërpërgjigjem duke thënë: Këta pseudodijetarë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se demagogji të pastër. Ashtu siç e dini edhe ju ishte pikërisht shejtani i mallkuar ai i cili ka bërë demagogji për herë të parë.

 

Tani dua t‟ju vë në dijeni të faktit: Megjithëse këta pseudodijetarë uehhabinj e pranojnë të vërtetën se ishte përkatësisht Ebu Bekri ai i cili kreu sulmin ndaj shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), qëllimisht ata mohojnë faktin tjetër se ishte pikërisht ky i fundit që ia theu një e nga një të gjitha brinjët Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!). Në këtë pikë të rëndësishme dua të shtroj një pyetje: Duke u nisur nga fakti se ishte Ebu Bekri ai që kreu sulmin ndaj shtëpisë së Fatimesë bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!), a nuk mund të cilësohet si një krim për ta qortuar rëndë atë?

 

Më lejoni që këtë ta ilustroj me një shembull: Nëse ushtarët e dikujt do t‟ju sulmojnë shtëpinë tuaj dhe në atë çast vjen një njeri i çmendur dhe ju thotë se nuk ka problem, sepse xhamat e dritareve tuaja nuk janë thyer, a nuk është kjo një demagogji e pastër?! Theksojmë se natyra thelbësore e sulmit është djegia, shkatërimi dhe rrënimi.

 

Nuk ka rëndësi nëse dëmtimi është material, si grabitja, plaçkitja e sendeve dhe  orendive shtëpiake, ose fizik si dëmtimi i trupit të njeriut. Dëmtimi mbetet gjithmonë dëmtim. Këta pseudodijetarë uehhabinj, në njërën anë me patupësinë e madhe pohojnë faktin e kryerjes së sulmit, ndërsa në anën tjetër mohojnë dëmtimet materiale dhe fizike. Kjo ëshë për të vënë kujën!

 

Me të vërtetë kjo është një sjellje e shëmtuar, madje shumë qesharake. Ju lutem kini kujdes, sepse shejtani i mallkuar po lëviz nëpër damarët tuaj dhe po luan lojëra të ndyta në mendjen tuaj të shkretë. Vallë, a nuk i yetni ndonjëherë këtë pyetje vetave tuaja: Cila ishte arsyeja kryesore e kryerjes së sulmit ndaj shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)? Cila ishte arsyeja e kërcënimit të saj me djegie?

 

Për sa kohë që i Dërguari i Allahut të Madhërua jetoi në këtë botë, shtëpia e tij u emërtua si “Shtëpia e Muhammedibn Abdullahut”. Ajo u nderua dhe u respektua ashtu siç i ka hije. Miëpo, si prijësi i parë ashtu edhe prijësi i dytë i bashkësisë islame, përkatësisht Ebu Bekri dhe Umer ibn Khattabi, e sulmuan dhe e përdhosën këtë shtëpi. Këta të fundit, në vend që të shkonin për ta ngushëlluar bijën e bekuar dhe të dëlirë të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ata shkuan për t‟i vënë flakën kësaj shtëpie!

 

Vallë, a nuk është kjo një pyetje që meriton plotësisht që të shtrohet dhe të trajtohet si një çështje e veçantë? Mirëpo, pseudodijetarët uehhabinj, me qasje emeuite, në vend që t‟i përgjigjen me seriozitet dhe sinqeritet kësaj pyetjeje të rëndësishme, ata merren me mustaqet e misrit. Ata mos e konsideojnë si çështje të pavlerë dhe të thonë: A iu thyen ose nuk iu thyen brinjë Fatime bint Muhammedit (paqja qoftë mbi të!), ndëkohë që ky fakt është i ditu dhe i njohur?

 

Ata duhet të pyesin vetat e tye: Cila ishte arsyeja që iu vu flaka shtëpisë së Muhammedibn Abdullahut(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Në këtë pikë mjaft jetike shtrohen pyetjet: Vallë, a nuk do të ishte më mirë që të shkohej në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut të Madhëruar për të shprehur ngushëllimet përkatëse me rastin e largimit të tij nga kjo botë?

 

A nuk është prej sunnetit të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) vizita dhe shprehja e ngushëllimit për një njeri të cilit i ka ndërruar jetë i ati? Kurse dy prijësit e parë të bashkësisë islame, jo vetëm që nuk i shprehën ngushëllimet Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), për ndërrimin jetë të të atit të saj, por ata parapëlqyen kryerjen e një akti makabër duke i vënë flakën shtëpisë sa saj!!! 

 

Pyetja e 26-të:

Cila është arsyeja e fshehjes së kryerjes së sulmit ndaj shtëpisë së Fatimesë, bijës së Profetit Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nga ana e selefistëve?

 

Isam Imadi:

Për hir të së vërtetës, dua të bëj një pyetje të rëndësishme mbi ngjarjen e vënies flakë shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Pyetja ime është: Përse pseudodijetarët uehhabinj me qasje emeuite, shfaqin dyfytyrësi për këtë ngjarjeje të llahtarshme? Disa nga vëllezërit tanë uehhabinj, (lutem që Allahu i Lartësuar t‟i falë!), në lidhje me këtë ngjarje thonë: Nëse ne duam që t‟i kthejmë nga rruga e devijuar dhe e shtrëmbër, të korrim fitore mbi “rafiditët” (kundërshtuesit) dhe t‟i konvetojmë në selefistë si ne, duhet që para së gjithash, me të gjitha mundësitë që zotërojmë, të kundërshtojmë sulmin e kryer ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!).

 

Gjatë zhvillimit të mbledhjeve tona duhet të organizojmë bisedime të veçanta me ta. Ne duhet t‟i sqarojmë njëherë e mirë “rafiditë” se Fatimeja ishte e magët dhe metë mendëisht dhe nuk kishte intelektin e përshtatshëm për të kuptuar ashtu siç duhet fenë islame. Për më tepër, ajo i kishte bërë padrejtësi prijësit të parë të bashkësisë islame, Ebu Bekrit. (Allahu më ruajtë nga këto mashtrime djallëzore!) Më tej ata vijojnë: Ndërsa në mbledhjet e “rafidive” ne duhet të tregojmë zotësi të madhe mdaj besimtarëve shiitë duke ua mbushur mendjen atyre se të gjitha këto thënie janë gojëdhëna, legjenda, shpifje, pra shkurtimisht përrallat e të parëve!

 

Ja pra, siç e shihni edhe ju lexues të nderuar, kjo është një lojë e ndytë e dyfytyrësisë ekstreme uehhabite. Në njërën anë, ata synojnë që në vendet ku banojnë sunnitët dhe shiitët, duan të na hedhin hi syve duke na thënë se ngjarja e rëndë e kryerjes së sulmit ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), është thjesht një gojëdhënë dhe një gënjeshtër shiite. Ndërsa në anën tjetër, në mbledhjet e dijetarëve uehhabinj, duhet të përcjellin se kjo ngjarje është shënuar dhe vërtetuar qëmoti, në veprat e ibnTejmijes, është një e vërtetë e padiskutueshme dhe e vërtetuar.

 

Mirëpo, nëse ata nisin hetimin dhe verifikimin e kësaj ngjarjeje kriminale, pra, nëse hedhin sadopak dritë mbi kryerjen e këtij akti kriminal ndaj shtëpisë së Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!), atëherë ata do të njollosin figurën e paprekshme dhe të pacënueshme të ibn Tejmijes.

 

Për këtë ata duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të matur, sepse në fund të fundit ibn Tejmije në veprat e tij e thotë hapur faktin se ngjarja në fjalë ka ndodhur. Pra, detyra që rëndon mbi supet e uehhabijve është mashtrimi i besimtarëve muslimanë, duke u thënë se kjo ngjarje e tmerrshme është një gojëdhënë, ose më saktë një përrallë shiite, e cila nuk ka ndodhur kurrë. Sipas tyre, për 54 hir të mbrojtjes së vazhdimësisë së fesë islame, ata janë të detyruar që të luajnë, të manipulojnë dhe të përgënjeshtrojnë të gjithë historinë islame! Këtu qarojmë:

Nëse besimtarët muslimanë sunnitë do të mësojnë të vërtetën rreth bëmave tronditëse të prijësit të parë të bashkësisë islame, Ebu Bekrit, ndaj Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), ata vetvetiu do ta akuzojnë dhe do ta fajësojnë këtë prijës si mëkatar dhe si rrjedhojë do të largohen përgjithmonë nga ndjekja e rrugës së tij. Por, është mëse e natyrshme që uehhabijtë nuk mund ta lejojnë këtë, sepse ata kurrë nuk duan dëmtimin e figurës së Ebu Bekrit. Ata synojnë ruajtjen e figurës së tij saj të paprekur dhe të pacënuar!

 

Besoj se është mirë që ta mbyll këtë përgjigje duke përmendur thënien e një mendimtari të madh musliman, i cili ka thënë: „Fshehja e ngjarjes së hidhur, ajo e sulmit ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!), është bërë me qëllim ruajtjen e besimit, krenarisë, nderit dhe pasurisë, shkurtimisht kultit të mbretit të muslimanëve (Ebu Bekrit)! Thënë ndyshe: Kjo nënkupton flijimin e mbarë anëtarëve të bekuar të famijes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për hir të mbretit të muslimanëve!‟ 

 

Pyetja 27-të:

Si mendoni, a doli tërësisht në dritë e vërteta e fshehur e tyre?

 

Isam Imadi:

Në ditët kur isha uehhabist më ka mbetur gjithmonë në mendje një çështje e rëndësishme. Bëhet fjalë për një mbledhje të dijetarëve uehhabinj, të cilët vinin nga të katër anët e botës. Ata bisedonin se si do të përballeshin me çështjen e armiqësisë mes Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe Ebu Bekrit.

 

Arsyeja ishte, sepse kjo armiqësi ishte shndërruar në një çështje në të cilën uehhabistët kishin filluar që të humbisnin fëmijtë e tyre, pra, ishte bërë shkak që këta të fundit të largoheshin nga ky sekt. Gjendja ishte aq e rëndë sa që uehhabijtët përmendnin bëmat mes Ebu Bekrit dhe Fatimesë (paqja qoftë mbi të!).

 

Këtë e bënin pas namazit të terauive. Pas këtyre fjalimeve, shumë uehhabinj iu drejtuan medhhebit shiit. Për t‟i paraprirë kësaj gjendjeje dhe me synimin e kërkimit të rrugëzgjidhjes, dijetarët uehhabinj pasi u mblodhën së bashku vendosën që të shpjegonin në mënyrë të paanshme ngjarjet mes Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe Ebu Bekrit. Kështu që, unë po citoj thënien e tyre mbi këtë ngjarje: „Ne mendojmë se është më mirë që fjalimi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit, “duke nënkuptuar këtu vetëm uehhabistët”, të transmetohet në stacionet satelitore te rafiditë.‟

 

Më pas filloi shpërndarja e kasetave të mbushura me sqarimet e tyre. Me këtë veprim ata synoni të paraqitnin të pastër Ebu Bekrin. Këtë e bënin duke shpalosur mosmarrëveshjet mes Fatimesë (paqja qoftë mbi të) dhe Ebu Bekrit.

Mirëpo, uehhabijtë u përballën, me një përfundim ndryshe nga ai që ata prisnin. Pas shpërndarjes së kasetave qindra njerëz u bënë shiitë. Uehhabijtë deshën që t‟i tërhiqnin mbrapsht kasetat që dhanë një rezultat ndyshe nga qëllimi i tyre, por hasën në një problem. Tashmë dijetarët, historianët dhe gratë uehhabiste, pra një pjesë e madhe, e kishin mësuar e vërtetën mbi ngjarjet mes Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe Ebu Bekrit.

 

Kjo çështje nuk mund të fshihej më si në kohën e ibn Tejmijes. Dijetarët uehhabinj nuk dinin çfarë të bënin, sepse edhe kur e sqaronin edhe kur e fshihnin këtë ngjarje, njerëzit i afoheshin doktrinës shiite. Dua të them se unë duhet t‟i thoja dijetarëve uehhabinj që të ripërtërinin këndvështrimet e tyre.

 

Betohem në Allahun e Madhëruar se djemtë, nipërit dhe stërnipërit e tyre do t‟i drejtohen doktrinës shiite. Këta të fundit, do të kenë respekt ndaj Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), bijës së Muhammedibn Abdullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata do ta mësojnë se Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) nuk ishte një njeri siç e kanë përshkruar dhe se ajo nuk ishte aspak e mangët as nga ana mendore dhe as nga feja. Ata do të zbulojnë të kundërtën e asaj që kumtojnë uehhabijtë. Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) qëndroi përballë Ebu Bekrit, sepse ky ishte urdhër i dhënë nga Allahu dhe   nga i Dërguari i Tij.

 

Kryengritja e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) ishte zbatimi i urdhrit hyjnor “El emru bil ma’rufi ue nehju anil munkeri” (urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja). Si rrjedhojë, kryengritja e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) ndaj Ebu Bekrit nuk mund të çmohet më pak se kryengritja e imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) ndaj Jezidit. Këtu sigurisht, nuk dua të krahasoj Ebu Bekrin me Jezidin, mbështetm tek Allahu i Madhëruar, sepse ka dallime të mëdha mes këtyre të dyve.

 

Kryengritja e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) është e njëjtë me kryengritjen e imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!), sepse kundërshtoi autoritetin shtetëror për të jetësuar fenë e të atit të saj, ndërsa Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) kundështoi pë vazhdimësinë e fesë së gjyshit të tij. Ky kundërshtim është kryengritja e “El emru bil ma’rufi ue nehju anil munkeri” (urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja).

 

Kjo është arsyeja që uehhabijtë jo vetëm që nuk e pranojnë si të drejtë kryengritjen e imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!), por ata mbrojnë idenë se Jezidi kishte të drejtë. E them përsëri se ata nuk e pranojnë si të drejtë kundërshtimin e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) ndaj Ebu Bekrit. Nëse uehhabijtë lexojnë më shumë rreth kryengritjes së imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) dhe ripërtërijnë këndvështrimin e tyre, do ta kuptojnë më së miri kryengritjen e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)

 

Pyetja e 28-të:

Cili grup ishte i kënaqur nga sulmi i shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Ngjarjet mes Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe Ebu Bekrit janë me të vërtetë çështje të një rëndësie të madhe. Fatkeqësisht, unë pohoj se metoda uehhabite na rrënjosi një shpjegim të cekët dhe dritëshkurtër rreth këtyre ngjarjeve. Për shembull, unë mendoja se mosmarrëveshjet mes nënës së besimtarëve, Aishes dhe Ebu Bekrit dhe Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) buronin nga martesat me shumë gra (poligame) të të Dërguarit të Allahut.

 

Unë pandehja se nëna e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), Hadixheja, ishte një kundërshtare për Aishenë dhe këto lloj zënkash rridhnin si pasojë e natyrës së grave të martuara. Tani kam diçka që dua t‟ua rikujtoj vëllezërve të mi uehhabinj.

 

Dua t‟u përmend një hadith që pëmendet si në Gjashtë Librat e Haditheve të Vërtetë ashutu edhe në veprën me titull: “Sahihu Buhari”, e Imam Buhariut. Aisheja thotë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ne, bashkëshortet e tij, ishim të ndara në dy grupe. Në grupin e parë, bënte pjesë Hadixheja dhe Ummu Selemeh, ndërsa në grupin e dytë bënte pjesë (unë) Aisheja dhe Hafsaja”.

 

Këto fjalë na tregojnë se një grup i bashkëshorteve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) mbajti anën e prijësit të zgjedhur në Sakife, ndërsa grupi tjetër mbajti anën e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), bijës së Muhammedibn Abdullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në këtë pikë, çështja ka të bëjë edhe me sulmin ndaj shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!). Aisheja ishte me grupin mbështetës të këtij sulmi. Ndërsa Ummu Selemeh ishte me grupin kundërshtar.

 

Atëherë kjo nuk është një dukuri e thjeshtë femrash, e cila sipas mendimit uehhabi ishte një mosmarrëveshje mes bashkëshorteve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Rënia dëshmor e imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!), Lufta e Devesë dhe sulmi ndaj shtëpisë së Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), përkthehen si përballje mes grupit të Hadixhesë (paqja qoftë mbi të!) dhe grupit të Aishesë. Paraqitja e këtyre ngjarjeve si një përplasje mes gravedhe fshehja e së vërtetës është mashtrim ndaj njerëzve.

 

Megjithatë, fatmirësisht, theksoj se periudha e mashtrimit ka marrë fund. Në kohën në të cilën jetojmë nuk është e mundur mohimi dhe shtrembërimi i fakteve historike. Me hyrjen e internetit, si pjesë e jetës sonë në botën e globalizuar, njerëzit janë të vetëdijshëm dhe largpamës. Ata nuk e lejojnë shtrembërimin dhe fallsifikimin e fakteve historike.

 

 Pyetja e 29-të:

A e cilësojnë të saktë bërjen e sexhdes në tokë librat e Ehli Sunnetit?

 

Isam Imadi:

Një çështje që ka bërë zhurmë të madhe në mesin e uehhabijve është ajo e bërjes së sexhdes në tokë, siç veprojnë vëllezërit shiitë. Për hir të vërtetës, kjo çështje më kishte lënë mbresa edhe mua në kohën kur isha uehhabi. Është detyrë pë muslimanin që të kërkojë e të hulumtojë rreth çështjeje duke iu referua literaturave të hadithit. Unë u kërkoj vëllezërve të mi uehhabinj që të hulumtojnë veprat e haditheve.

 

Pasi t‟i shfletojnë këto vepra ata do të hasin këtë hadith fisnik: “Mua më është bërë toka vend sexhedeje dhe pastrimi.” Sipas hadithit të lartpërmendur, kur i Dërguari i Allahut të Madhëruar nuk gjente ujë, ai ai merrte tejemmum. Gjithashtu, Profeti Muhammedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)) na bën të qartë se toka jo vetëm që është vend për sexhde si në xhami, por ajo është edhe pastruese për të marrë tejemmum.

 

Ky hadith i qartë na shpjegon se në raste nevoje, kur nuk kemi mundësi që të gjejmë ujë, mund të pastrohemi duke marrë tejemmum sepse dheu është i pastër. Në librat e Ehli Sunnetit gjenden hadithe të ndryshme e të qarta, të cilët kanë të bëjnë me çështjen e lartpërmendur. Një nga ato është: Një ditë jashtëzakonisht të nxehtë i Dërguari i Allahut hyri në xhami. Xhamitë e asaj kohe nuk ishin të shtruara me tapete dhe qilima si sot. Në ato çaste Bilali po falte namaz.

 

Përshkak të nxehtësisë, ai vendoste mëngën e këmishës mes ballit dhe dheut kur bënte sexhde. Kur Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e shikoi këtë veprim tha: “O Bilal. Vendose fytyrën në tokë për Allahun”. Ose e thënë ndryshe: “O Bilal. Mos vendos asgjë mes ballit dhe tokës”. Për më tepër gjenden edhe hadithe të tjerë, të cilët flasin për çështjen e mësipërme.

 

Bahkëkohësit e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) kanë thënë: “Kur udhëtonim me anije, merrnim një copë qerpiç me vete”. Kuptimi i fjalës “qerpiç”, në gjuhën arabe, është baltë e përzier me ujë dhe e tharë në diell, pra njësojoj si toka. Atëherë, çështja e bërjes së sexhdes mbi tokë është një çështje e argumentuar në librat e Ehli Sunnetit.

 

Themi se vëllezërit tanë shiitë kanëtë drejtë kur bëjnë sexhde në tokë dhe kjo është një temë që nuk ka nevojet të hulumtohet. Në ditët e sotme, në xhamitë tona është e pamundur falja e namazit mbi tokë, sepse ato janë të shtruara me tapete. Vallë, çfarë bëjnë shiitët? Ata, duke ndjekur me saktësi rrugën e bashkëkohësve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), përdorin një copë bate të thatë në formën e gurit për të bërë sexhde. Atëherë përse bëhet kaq zhurmë për këtë çështje? Unë dua që vëllezërit e mi uehhabinj të qëndrojnë larg lajmeve të pavërteta që përhapen nëpërmjet mediave të ndryshme. Ata duhet ta bëjnë zgjidhjen e këtyre çështjeve me një qasje shkencore dhe me mbylljen e shtigjeve të propagandave dobësuese.

 

Pyetja e 30-të:

Përse selefistët i pranojnë hadithet e Ebu Hurejres dhe i kundërshtojnë hadithet e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Këtu dua të them se një nga çështjet më të koklavitura që na mësonin në sistemin arsimor uehhabi, ishte çështja e haditheve të transmetuar nga Ebu Hurejre dhe imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) për sa i përket çështjes së gajbit (së fshehtës). Nëse i hedhim një sy burimeve të hadithit do shohim se Ebu Hurejra ka transmetuar shumë mori hadithesh,që flasin për “ilmu‟l-gajbin” (diturinë e së fshehtës).

 

Ne dëgjuam dhe mësuam se nga njëra anë Ebu Bekri kishte përcjellë hadithe nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që flasin kohën e fundit të kësaj jete. Ndërsa, në anën tjetër, Hudhejfe ibn Jemani kishte përcjellë hadithe që flisnin për ngjarjet që do të ndodhin deri në Ditën e Kijametit, si p.sh.: sprovat dhe luftrat (ngjarjet që do të ndodhin para Kijametit, sprova e Dexhxhalit, shfaqja e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të) etj.

 

Me këtë nënkuptojmë se Hudhejfe ibn Jemani kishte mbledhur të dhëna nga i Dërguari i Allahut rreth ngjarjeve që do të ndodhin deri në Ditën e Kijametit. Problemi qëndron në sjelljen e padrejtë të uehhabijve ndaj Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe Familjes së tij të Pastër. Uehhabijtë i pranojnë hadithet e Ebu Hurejres dhe të Hudhejfe ibn Jemanit, por kur bëhet fjalë për hadithet e përcjella nga Familja e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ata i kundërshtojnë hadithet e tyre.

 

A nuk është e çuditshme kjo?! Ne pohojmë se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ka dëgjuar dhe ka mësuar shumë hadithe nga i dërguari i Allahut. Këto hadithe përmbajnë njohuri për sprovat, për luftrat dhe për kohën dhe vendin e ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen. Nënvizojmë se uehhabijtë i pranojnë hadithet e përcjella nga Ebu Hurejre dhe Hudhejfe ibn Jemani, që flasin për të fshehtën, kurse hadithet e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) i kundërshtojnë ato.

 

Madje askush nuk ngrihet dhe nuk pyet se përse Ebu Hurejre ka përcjellur hadithe që kanë të bëjnë me gajbin ps një mijë viteve? Sepse ai i paska dëgjuar nga i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në literaturat e haditheve gjenden shumë transmetime të përcjella nga imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) dhe që flasin për të fshehtën (ilmu‟l-gajbi).

 

Nëse Hudhejfe ibnJemani i ka dëgjuar nga i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) hadithet që flasin për (akhiru zamanin) kohën e fundit dhe ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen dhe po këto hadithe i ka përcjellë edhe imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), a nuk duhet t‟i kundërshtohen hadithet e Hudhejfes?!

 

A është e natyrshme që uehhabijtë të kundërshtojnë një hadith të imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) dhe të pranojnë të njëjtin hadith që ka përcjellë Hudhejfe?! Tani i drejtohem uehhabinj dhe u the: “Bëhuni të drejtë!” Ashtu siç silleni ndaj sahabëve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), po ashtu duhet të silleni edhe ndaj Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). 

 

Pyetja e 31-të:

Ju thoni: Unë e shijova kënaqësinë e dashurisë ndaj të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) pasi u largova nga ideologjia uehhabiste. Si u bë e mundur kjo?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allagut qofshin mbi Profetin Muuhmed dhe mbi familjen e tij të pastër. Njëra nga çështjet që më ka lënë vragë në shpirt, kur isha student në institutet uehhabite, ishte ndalimi i vizitës (zijaretit) nga afër ose nga larg dhe ndalimi i udhëtim për të vizituar Profetin Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Në lidhje më këtë çështje dëshiroj të citoj një thënie të dijetarit të ndjerë sunnit Muhammed Said Ramazan El Buti,i cili ka thënë „Ju nuk mund ta shprehni në rreshta kënaqësinë që shijohet nga dashuria e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbii të!).‟ Një tjetër çështje delikate është se kur isha uehhabi nuk mund ta bëja dallimin thelbësor mes dashurisë dhe shijimit të kënaqësisë të dashurisë. Këtu nuk i fajësoj vëllezërit e mi uehhabinj, sepse ata nuk ushqejnë dashuri ndaj të Dërguarit të Allahut.

 

Kryemuftiu i Sirisë ka thënë për uehhabijtë: „Ata nuk e shijojnë kënaqësinë e dashurisë ndaj Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Shijimi i kënaqësisë së dashurisë është një lloj i veçantë i dashurisë, që i tejkalon llojet e tjera të dashurisë. Një njeri e shijon kënaqësinë e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, por ai nuk merr guximin e nisjes për të udhëtuar që ta vizitojë atë. Edhe unë, gjatë kohës që isha një uehhabi, nuk mund ta shijoja kënaqësinë e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshn mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Vallë, si mund ta shprehë një musliman dashurinë e tij ndaj të Dërguarit të Allahut? Ne si muslimanë duhet ta shfaqim dashurinë tonë ndaj Muhammedibn Abdullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ne duhet të kryejmë vepra që shërbejnë në përmbushjen e kësaj dashurie. Kur të falemi ne duhet të përkulemi e të gjunjëzohemi; kur të kryejmënamazin duhet të rrotullohemi përreth Qabesë së Bekuar.

 

Po ashtu, ne duhet të kryejmë disa veprime, të cilat janë të pandashme nga dashuria jonë për Profetin Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Veprimet plotësuese të dashurisë për të Dërguarin e Allahut, janë vizita e tij, besimi në ndërmjetësimin e tij, festimi i ditëlindjes fisnike së tij, përkujtimi i ndërrimit jetë të tij, shkrimi i poezive për të, e kështu me radhë.

Ndërsa vëllezërit tanë uehhabinj i kanë mbyllur të gjitha dyert e shfaqjes së dashurisë ndaj Profetit. Atëherë, kur të gjitha dyert janë të mbyllura, vallë, si është e mundur që një dijetar uehhabij ose një njeri të shfaqë dashurinë e tij ndaj të Dërguarit të Allahut ?

 

 Kështu që, pasi u largova nga ideologjia uehhabite, unë mësova se si të shijoja kënaqësinë e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Që nga ajo ditë, vizita nga larg e Profetit Muhammed ishte një sfidë e veçantë për mua.

 

Pyetja e 32-të:

A gjendet ndonjë Kur’an tjetër në duart e shiitëve?

 

Isam Imadi:

Unë jam në dijeni të faktit që gjenden thashetheme e shpifje se muslimanët shiitë i besojnë një libri tjetër, përveç Kur‟anit Famëlartë. Betohem në Allahun e Madhëruar se ky është një akuzim qesharak. Në veprat e tij me titull: “Humumu Dai’je” dhe “Lejse Minel Islami” imami bashkëkohor sunnit, shejkh Muhammed Gazali, e shtjellon këtë çështje në këtë mënyrë: „Një ditë kur isha në Medinen e Ndritshme pashë të vinte drejt meje një njeri. Sa më shumë më afrohej aq më tepër i shtohej zemërimi. Ai ishte një djalë rreth 30-të vjeç dhe unë një i moshuar 70 vjeç.

Në ato momente unë e ngushëllova veten me hadithin e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Asnjë popull nuk sulmohet në shtëpinë e tij, përveç popullit mëkatar.” Më pas eca në drejtimin e tij duke menduar që ta sulmoj unë përpara se ai të më sulmojë.

 

Më pas imam Gazali vijon e thotë: Ai erdhi pranë meje duke bërtitur dhe në një mënyrë të paedukatë më pyeti: A gjendet në duart e rafidive gjendet një libër tjetër përveç Kur‟anit? Unë ia ktheva: Po. Sërish më pyeti: Pra ata paskan një libër tjetër? Unë iu përgjigja: Po madje më shumë se sa kaq. Njeriu vazhdoi të më pyeste: Çfarë kanë ata? Përsëri pohova: Ata kanë një Zot tjetër. Atëherë ai u çudit dhe më pyeti: Ata paskan një Zot tjetër? Si është e mundur? Unë shtova: Po, sepse Zoti i tyre i ka zbritur atyre një Kur‟an tjetër, madje, ata kanë dhe të Dërguar të tjerë. Ai mbeti gojëhapur dhe vijoi të më pyesë: Ata paskan të Dërguar të tjerë?

 

Unë i dhashë fund bisedës me të duke theksuar: Po. Ata besojnë në një tjetër Muhammed, përveç Muhammedit që besojmë ne, ata besojnë në zbritjen e një tjetër Kur‟ani, përveç Kur‟anit që besojmë ne, ata besojnë në një tjetër Zot, përveç Allahut që besojmë ne, i Cili ka zbritur një tjetër Kur‟an. Më në fund, pasi debatuam edhe pak, e largova këtë njeri, i cili u shtang në vend nga habia dhe tha: Shko në punën tënde budalla! Pak më tej dijetar Gazzali shton e thotë: Unë shkova në Iran për të vërtetuar çështjen e ndryshimit të Kur‟anit Famëlartë.

 

Gjatë vizitës sime, e cila zgjati me ditë, madje me javë, në qytetet e Teheranit dhe Kumit, pashë se muslimanët shiitë të Iranit e puthnin dhe e vendosnin në ballë Kur‟anin Fisnik, i cili ishte botuar në Medinen e Ndritshme, nga ana e mbretit saudit Fehd. Pastaj Imam Gazali thotë: Atëherë, përse uehhabijtë i përgënjeshtrojnë robtër e Allahut? Në qoftë se në Iran ka një tjetër Kur‟an, përse gjendet Kur‟ani i botuar në Arabinë Saudite në Iran? A nuk është kjo një shpifje ndaj Allahut? Përse uehhabijtë shpifin ndaj Familjes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe muslimanëve shiitë?

 

 Këto pra janë fjalë për fjalë, thëniet e dijetar Gazalit. Tani uehhabijtë e paragjykojnë imam Gazzalin! Unë them se ata kanë të drejtë të shprehen se Isam Imadi, u largua nga ideologjia uehhabiste, por Gazali ishte një dijetar sunnit dhe derisa ndërroi jetë qëndroi në këtë doktrinë.

 

Pyetja e 33-të:

Përse selefistët i japin përparësi hadithit të shënuar në veprën me titull: “Sahihul Buhari”, e Imam Buhariut, ndaj Kur’anit Famëlartë!”

 

Isam Imadi:

Një tjetër çështje që më ka shqetësuar është edhe aludimi se shiitët nuk i kushtojnë rëndësi Kur‟anit Fisnik. Unë në këtë çështje dua të rikujtoj fjalët e të ndjerit Shejkh Muhammed Gazalit. Ky i fundit thotë: „Njëherë unë isha hyrë në një nga xhamitë e Medines dhe po lexoja Kur‟an.

 

Në ato çaste disa të rinj uehhabinj hynë brenda në xhami. Në njërën anë po lexoja Kur‟an, ndërsa në anën tjetër zemra ime rrihte për ata. Unë kisha jetuar më tepër se gjysmë shekulli dhe duke u mbështetur në ato që kisha parë arrita në përfundimin se duhet të negocioja me bashkësinë muslimane të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Më pas i dëgjova ata duke lexuar Kur‟anin Famëlartë. Si një dijetar i fesë ishe detyra ime dëgjimi i mënyrës së leximit të tyre. Më pas Imam Gazali vijon e thotë: Pas leximit të Kur‟anit ata u mblodhën mbledhur përpara të varrit të Dërguarit të Allahut dhe po thonin se nëna dhe i ati i Muhammedibn Abdullahut, gjyshi i tij Abdul Mutalibi, xhaxhai i tij Ebu Talibi, madje, të gjithë stërgjyshërit e tij, e kishin vendin në zjarrin e Xhehennemit. Ashtu siç isha e mbylla menjëherë Kur‟anin dhe shkova pranë tyre. Më pas u thashë: „Shikoi në atë dritare.

Ata ngritën kokat dhe thanë: Ky është varri i Muhammedibn Abdullahut. Unë i pyeta: A nuk gjetët ndonjë njeri tjetër përveç të Dërguarit të Allahut për ta shqetësuar? Më pas shtova duke u shpjeguar atyre: Npak më parë ju i hodhët në zjarr Abdul Mutalibin, Abdullahun dhe të gjithë stërgjyshërit e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Ata më pyetën: A gjendet diçka që e pengon pohimin tonë? Më tej unë vijova t‟i pyes: Pra, sipas jush dhe i ati i Umer ibn Khattabit është në zjarr? A është i ati i prijësit të parë dhe të tretë në zjarr? Cili është ndryshimi mes të atit të Dërguarit të Allahut dhe etërve të prijësve të bashkësisë islame? Imam Gazali thotë se i kishte pyetur: A nuk e keni dëgjuar hadithin, i cili përmendet në “Sahihu Buhari” dhe në “Sahihu Muslim” i cili thotë: “Ne nuk ndëshkojmë asnjeri, pa dërguar një të dërguar më herët”?

 

Të rinjtë u çuditën dhe thanë: E vërtetë është që ky hadith përmendet tek “Sahihu Buhari”? Betohemi në Allahun e Lartësuar se ne kurrë nuk e kemi dëgjuar këtë hadith! Më pas u penduan për fjalët që ata thanë. Më tej dijetar Gazali na shpjegon duke thënë: Në mesin e këtyre të rinjve kishte dhe hafizë të Kur‟anit. Ata kërcyen përpjetë dhe thanë: Thënia: “Ne nuk ndëshkojmë asnjeri, pa dërguar një të dërguar më herët?!” nuk është një hadith që përmednet te   “Sahihu Buhari”, por është ajeti 15, i sures “Isra”.

 

Unë u thashë: Sigurisht që është ajet kur‟anor, por unë e shtrova pohimin tim në këtë mënyrë, sepse e di që ju e parapëlqeni më shumë, “Sahihu Buhariu” ndaj Librit të Allahut. Nëse unë do t‟iu kisha thënë që në fillim se është ajet kuranor dhe se Allahu ka urdhëruar kështu, ju do të më kishit kundërshtuar duke më thënë se në veprën “Sahihu Buhari” është i shënuar një tjetër hadith.

 

Për këtë arsye, unë ju thashë se në “Sahihu Buhari” gjendet një hadith i përcjellë nga Ebu Hurejre, i cili në të vërtetë ai është ajet kur‟anor, ndërsa ju e pranuat këtë fakt në heshtje të plotë. Duke u mbështetur në këtë rrëfim të shejkh Muhammed Gazalit, dua t‟i pyes vëllezërve të mi uehhabinj: Kush është ai jep më shumë rëndësi një hadithi të shënuar në veprën “Sahihu Buhari”, më tepër se Kur‟anit Famëlartë?! Duke u nisur sërisht në miratimet e imam Gazalit themi se cili ka të drejtë më shumë uehhabinjtë që parapëlqejnë këtë vepër, apo besimtarët shiitë, të cilët mbrojnë mendimin se nuk ka asnjë libër tjetër të saktë përveç Librit të Allahut?

 

Pyetja e 34-tërt :

Përse selefistët e kanë marrë mendimin e ndryshimit të Kur’anit Fisnik nga orientalistët?!

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë kam një pyetje që dua t‟ua drejtoj vellëzërve të mi uehhabinj: Sipas mendimit tuaj, a nuk janë njerëzit më të mirë ata që kanë jetuar në tre shekujt e parë të Islamit? Këtë e thotë edhe hadithi Profetik: “Njerëzit më të mirë janë ata që kanë jetuar në shekullin tim, më pas janë ata që vijnë pas tyre dhe më tej janë ata që vijnë pas tyre”?

 

Këtu unë them: Nëse është ashtu siç e kemi mësuar në medresetë uehhabite, se mendimi i ndryshimit të Kur‟anit ka dalë nga shiitët, atëherë përse ky mendim nuk u ngrit që në shekullin e parë, ose të dytë të ardhjes së Islamit? Këtë e them sepse, njerëzit që kanë jetuar të ndarë sipas doktrinave islame sunnite dhe shiite gjatë këtyre tre shekujve, janë njerëzit më të mirë që kanë jetuar në të njëjtin shekull me Profetin Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Për më tepër këta njerëz, jo vetëm që kanë jetuar së bashku me të Dërguarin e Allahut, por më pas ata kanë jetuar dhe në kohët e të gjithë imamëve, duke filluar që me Imam Aliun (paqja qoftë mbi të), Imam Hasanin (paqja qoftë mbi të), Imam Husejnin (paqja qoftë mbi të), Imam Hasan Askeriun (paqja qoftë mbi të) dhe Imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të)”.

 

Tani dua të pyes: A keni dëgjuar për ndonjë bisedë të ndodhur mes Imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!) dhe Mu‟min Takiut, njërit nga miqtë e tij, apo mes Mu‟min Takiut dhe Ebu Hanifes rreth çështjes së ndryshimit të Kur‟anit? A mos iu ka rënë në vesh ndonjë bisedë e zhvilluar mes Imam Rizait (paqja qoftë mbi të!) dhe një njeriu tjetër për shkrimin e ndonjë Kur‟ani ndryshe nga ai që gjendet në duart tona?

 

Përgjigjia e këtyre pyetjeve është se aludimi i ndryshimit të Kur‟anit është vetëm një risi. Madje, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu Sunneti Nebeuijjeti” ibn Tejmije nuk e ka diskutuar asnjëherë me dijetar Hil‟lin çështjen e ndryshimit të Kur‟anit Fisnik. Pohojmë se ky është një tregues i qartë se kjo çështje është një risi e shpikur në kohët e fundit. Këtu theksoj se gjatë tre shekujve të parë të Islamit çështja e ndryshimit të Kur‟anit Fisnik nuk është cekur asnjëherë.

 

Kjo është arsyeja që në librin e tij me titull: “Nahxhul Belaga”, i imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), nuk është përmendur aspak çështja e ndryshimit Kur‟anit. Përveç kësaj, ne nuk vëmë re në asnjë literaturë që të përmendet ndonjë bisedë rreth çështjes së ndryshimit të Kur‟anit. Nuk kemi dëgjuar as nga sahabët e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), as nga të parët tanë të mirë (es selefu salih), as nga imam Shafiiu, as nga   imam Maliku, as nga Dymbëdhjetë imamët e pastër (paqja qoftë mbi ta!), as nga imam Buhariu, as nga imam Muslimi dheas në “Kutubu Sitteti”. Atëherë, cila është arsyeja që kjo çështje është bërë sot rendi i ditës?

 

Më lejoni t‟ju shpjegoj se çështja e ndryshimit të Kur‟anit është ngritur nga orientalistët, të cilët jetojnë në kohën bashkëkohore. Arsyeja është e thjeshtë. Ata janë në dijeni të vërtetësisë së Kur‟anit Famëlartë dhe epërsisë së tij ndaj Librave të tjerë. Ata e dinë se Teurati dhe Inxhili janë ndryshuar.

 

Në këtë kontekst, ata hodhën mendimin e ndryshimit të Kur‟anit Famëlartë. Ky mendim është bartur nga veprat e Carl Brockelmannit dhe orientalistëve të tjerë dhe ka zënë vend në veprat e vëllezërve të mi uehhabinj. Dijetari uehhabi, Ihsan Ilahidhahiri, duke u mbështetur në aludimet e orientalistëve bashkëkohorë dhe duke i treguar këto të fundit si dëshmi, nënvizon e thotë se Shiitët e kanë ndryshuar Kur‟anin. Këtu unë pyes: Vallë, a është e lejuar që të thuhet se muslimanët e paskan ndryshuar Kur‟anin duke u mbështetur te veprat e orientalistëve?!

 

Pyetja e 35-të:

Meqënëse në mesin e muslimanëve njihen dhe pranohen medhhebe të ndryshme, përse të mos njiohet edhe medhhebi i imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Në ditët kur isha uehhabi, pasi lexova veprën me titull: “Tebdilu’dh Dhalami”, vura re nxirjen e figurës së imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!) në këtë vepër. Autori i kësaj vepre përdorte shpesh shprehjen “Xhafer Kedhdhabi” (Xhafer Gënjeshtari) (unë i mbështetem Allahut nga ky cilësim!). Madje ky autor i kësaj vepre e njolloste edhe imam Muhammed Bakir (paqja qoftë mbi të!), babai i imam Sadikut (paqja qoftë mbi të!), duke thënë: Ai njihej si një gënjeshtar i madh! Gjithashtu, edhe një shkrimtar tjetër bashkëkohor uehhabi, ka shkruar një vepër me titull: “Batilu zamani medhhebul Xhaferijje”.

 

Unë u bëj thirrje këtyre : Frikësojuni Allahut të Madhëruar o njerëz mizorë! Fillimisht uehhabijtë shpifin dhe shajnë imam Xhafer Sadikun (paqja qoftë mbi të!) dhe më pas nisin hulumtimin e doktrinës së tij! A është kjo një sjellje e drejtë dhe njerëzore? A nuk duhet t‟i respektojnë këta dijetarë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!), të paktën në atë shkallë, sa respektojnë dhe imamët e tjerë?

 

Për më tepër, këta dijetarë, e pranojnë doktrinën e imam Zemahsheriut, nga Zemahsheri; atë të Fakhruddin Rraziut nga Teherani; atë të Abdurrezak Sana‟aniut nga Sana‟a; atë të imam ibn Hazm Dhahiriut nga Andaluzia, atë të ibn Tejmije Harrani Dimeshkiut nga Damasku, atë të imam Sheukaniut nga Jemeni, por nuk pranojnë kurrëdoktrinën e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!), pra doktrinën e familjes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)! A nuk është një çudi e madhe kjo?!!!

I ndjeri Abbas Mahmud El Ukkad thotë: Fjala drejtësi është një fjalë e rëndësishme por, drejtësia nuk është keqpërdorur kurrë ashtu siç është përdorur për të goditur familjen e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Më tej ai shton, duke thënë se feja islame, është feja e barazisë. Si rrjedhojë, ashtu si sillemi ndaj doktrinës së Ebu Hanifes, në të njëjtën mënyrë, duhet të sillemi dhe ndaj doktrinës së Familjes së Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Fatkeqësisht, në ditët e sotme shohim se drejtësia dhe barazia nuk zbatohen. Ne në ditët tona kemi arritur në një gjendje të mjerë Të paktën duhet të ngremë zërin për njohjen e pranisë së doktrinës së imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!). Gjatë kohës së studimit tim në medresetë uehhabite, më kujtohet thënia e imam Kadi Hamranit.

 

Gjatë përmendjes së këndvështrimeve të imamëve që nga Andaluzia deri në Pakistan dhe nga India në Iran, kur i erdhi radha për të sqaruar doktrinën e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!) u mjaftua thënia e një fjalie të vetme: 'Nuk ka ndonjë doktrinë të Familjes së Muhammedit.' Këtu dua t‟i pyes vëllezërit e mi uehhabinj.

 

A është e arsyeshme që pasi i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, këta të fundit të mos kenë një shkollë doktrine? Ky hadith përmendet në veprën me titull: “Sahihul Muslimi” e imam Muslimit.

 

Në një kohë kur u përmendën të gjitha doktrinat islame, që nga Andaluzia në Iran, nga Pakistani në Indi, madje deri në Angli, në asnjë vend nuk u cek doktrina e Familjes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).! Me të vërtetë kjo është padrejtësi e madhe! Unë do t‟u lutesha vëllezërve të mi uehhabinj që t‟i mendojnë mirë fjalët e mia.

 

Pyetja e 36-të:

Si argumentohet zinxhiri i transmetimit në doktrinën Xhaferite?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut dhe mbi Familjen e tij të pastër. Këtu dua të flas për çështjen e “doktrinës”. Stacionet televizive satelitore uehhabiste këmbëngulin se doktrina Xhaferite e ditëve të sotme nuk është doktrina e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !). Uehhabijtë aludojnë se doktrina Xhaferite, të cilën e kanë përvetësuar gjysmë miliardi muslimanë në mbarë rruzullin tokësor, sëbashku me lëvizjen e “mustebsirëve” (pranuesit e mëvonshëm të doktrinës shiite), është një besëtytni e kotë, e cila nuk i përket imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !).

 

Unë dua t‟i përgjigjem këtyre aludimeve, me fjalët e imamit të Ehli Sunnetit, Muhammed Ebu Zehra. Në veprën e tij me titull: “Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të !)”, dijetari i madh sunnit shprehet në këtë mënyrë: 'O bashkësi muslimane! Nuk është e mundur që doktrina Xhaferite të mos mbështetet tek imam Sadiku. Këto aludime janë të paqena dhe të pamundura, sepse ne arrijmë në përfundimin, se ashtu si doktrina shafiite mbështetet tek imam Shafiiu, pohojmë se në të njëjtën mënyrë dhe doktrina Xhaferite mbështetet tek imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të !).

 

Ne arritëm në këtë përfundim duke përdorur rrugën e transmetimit të hadithit “an‟ane” (me anën e rrugës së përcjelljes, së zinxhirit të transmetimit të hadithit). Në të njëjtën kohë, duke përdorur të njëjtën mënyrë, ne arrijmë në përfundimin se doktrina malikite mbështetet tek imam Maliku dhe se doktrina hanbelite, mbështetet tek imam Ahmed ibn Hanbeli.' Më pas, imam Muhammed Ebu Zehra vijon e thotë: 'Nëse ne sot dyshojmë për mënyrën e arritjes së doktrinës xhaferite tek imam Sadiku (paqja qoftë mbi të !), atëherë ne duhet të dyshojmë edhe tek themeluesit e doktrinave të tjera.

 

Ja pra, neve na mjafton ky argument. Nëse mënyrat e “an‟anes”, zinxhiri i transmetimit dhe mënyra e përcjelljes, janë mënyra jashtë fushës së dijes, atëherë edhe “an‟aneja” dhe mënyra e përcjelljes së zinxhirit të transmetimit tek doktrina shafiite është, gjithashtu, jashtë fushës së dijes.' Unë dua t‟i rikujtoj vëllezërve të mi uehhabinj se në veprat e jurisprudencës, të cilat sudiohen në institutet uehhabiste, nuk shtjellohet historia e zanafillës së doktrinës së imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !).

 

Këtë e them me bindje të plotë, duke u nisur nga përvoja ime vetjake, ku kam vënë re se në këto vepra shtjellohet çështja e zanafillës së imam Shafiiut dhe imamëve të tjerë. Por, nëse shqyrtohet dhe historia e zanafillës së doktrinës xhaferite, atëherë do të qartësohet se kjo doktrinë nuk është aspak besëtytni e kotë. Për këtë arsye, dua t‟i këshilloj uehhabinjtë dhe u them: Para se të nxitojnënë dhënien e një gjykimi rreth një doktrine, fillimisht, duhet ta studiojnë mirë atë doktrinë.

 

 Pyetja e 37-të:

Përse veprat shiite dolën në dritë në shekullin e katërt?!

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë unë kam dëshirë të cek një çështje tjetër që ka të bëjë me historinë e doktrinës së ImamXhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !). Edhe në disktumimet e mia të zhvilluara me Shejkh Uthman Hamisin, Shejkh Abdurrahman Dimeshkiun, Ebu Muntasir Belushin, e shumë dijetarë të tjerë uehhabinj, më kujtohet se ata më kanë pyetur: Si mund t‟i besojmë kësaj doktrine në një kohë kur veprat shiite si “Usulu Mine’l Kafi”, e imam Kulejnit, dolën në dritë në shekullin e katërt?! Ku ishin këto vepra më herët?!

 

Unë parapëlqej që këtyre lloj pyetjeve t‟u përgjigjem me fjalët e dijetarit dhe imamit sunnit Muhammed Ebu Zehra. Ebu Zehra ka thënë: 'Në shekullin e katërt ishin të pranishme vepra, të cilat përcillnin trashëgiminë kulturore të ImamXhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!). Megjithatë, në këtë shekull shteti abbasit (bijve të Abbasit) u dobësua dhe ndaloi asgjësimin fizik të përkrahësve të Familjes së Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Në shekullin e parë, të dytë dhe të tretë, ndërsa nipërit e të Dërguarit të Allahut masakroheshin, në shekullin e katërt u themelua shteti shiit i buejhitëve (dinastia buejhite), i cili e dobësoi shtetin abbasit. Sëbashku me këtë ngjarje u zvogëlua edhe numri i vrasjeve të nipërve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Me ndalimin e asgjësimit fizik të nipërve të Imam Hasanit dhe të Imam Husejnit (paqja qoftë mbi ta!) dolën në dritë dhe veprat e tyre.'

 

Kjo gjendje besoj se është normale. Përshembull: le të themi se unë shkruaj një vepër në vitin 2000 dhe kjo vepër nuk botohet, sepse botimi i saj është i ndaluar. Më pas diktatori, i cili ndaloi botimin e veprës, vdes në vitin 2001 dhe një vit më vonë në vitin 2002 vepra botohet. Vallë, a duhet të nënkuptojmë nga ndalimi i botimit se përmbajtja e kësaj vepre është përgënjeshtruese?!

O bashkësi e nderuar muslimane, duhet ta keni të qartë se shekullit i katërt njihej ndryshe si epoka e lirisë. Imami i Ehli Sunnetit dhe juristi i shekullit, Muhammed Ebu Zehra, për këtë çështje shprehet kështu: 'Frikësohuni Allahut! Unë jam shumë i sigurtë se kjo doktrinë i përket Xhafer Sadikut.

 

Në më shumë se 70 % të përmbajtjes së veprave të doktrinës xhaferite, përcillen fjalët e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !) dhe të Familjes së Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Prania e transmetimeve të përcjellura nga imam Sadiku në doktrinën Xhaferite në veprat tona, është argumenti më i madh për këtë çështje.'

Ajo që dua të them është se xhaferijtë, ashtu si ne, i kanë përcjellë transmetimet e tyre nëpërmjet zinxhirëve të veçantë të transmetimit deri në ditët tona. Ndonëse këto transmetime nuk gjenden në përmbledhjen sunnite të haditheve me titull: “Kutubu’s Sitte” (Gjashtë Veprat), megjithahtë do të vini re, praninë e transmetimeve, të cilat kanë dalë jashtë kornizës së përcaktuar nga këto gjashtë vepra.

 

Pyetja e 38-të:

Ju si mendoni, a zotëronte ibn Tejmije vepra shiite?

 

Isam Imadi:

“Muhammed Ebu Zehra ka theksuar një tjetër çështje të rëndësishme. Ajo është çështja e ndalimit të uehhabinjëve që të lexojnë dhe tëshpërndarjnë veprën e tij me titull: “ImamXhafer Sadiku(paqja qoftë mbi të !)”. Këtu përmend se kjo vepër ka lënë mbresa të pashlyeshme dhe të thella në jetën time në ditët kur unë isha uehhabist dhe isha i mendimit se doktrina xhaferite ishte një besëtytni e kotë.

 

Muhammed Ebu Zehra për këtë çështje pyet uehabinjtë: “Përse i keni pranuar si të mirëqena aludimet e ibn Tejmijes kur ka shkruar se doktrina xhaferite është një besëtytni e kotë?!” Ndërsa vëllezërit e mi uehhabinj, i kanë hedhur pas krahëve kritikat e Muhammed Ebu Zehras dhe kanë pranuar fjalët e ibn Tejmijes.

 

Në njërën anë, uehhabinjtë i pranojnë veprat e imam Shafiiut, e imam Malikut, e ibn Tejmijes dhe tëimam Ahmed ibn Hanbelit, ndërsa në anën tjetër, ata ndalojnë leximin dhe shpërndarjen e një vepre, e cila bën fjalë për Imam Xhafer Sadikun (paqja qoftë mbi të !). Sërish në veprën e tij me titull: “Imam Xhafer Sadiku(paqja qoftë mbi të !)”, Muhammed Ebu Zehra lajmëron dijetarët e botës muslimane për veprën e tij të lartpërmendur të përgatitur pikërisht për imam Xhafer Sadikun (paqja qoftë mbi të !). Ai thekson faktin se e ka lexuar doktrinën e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të !), në një mënyrë më ndryshe nga ajo e cila e ka lexuar ibn Tejmije.

 

Përsëri unë e ngre zërin tim duke thënë: “O bashkësi muslimane, frikësohuni Allahut! ImamMuhammed Ebu Zehra e studioi historinë e doktrinës Xhaferite në shekullin e XX, sepse ai i kishte të tëra mundësitë e qasjes tek burimet e kësaj doktrine. Ndërsa ibn Tejmije e ka lexuar doktrinën Xhaferite në shekullin e VII, në një kohë kur ai nuk zotëronte asnjë vepër të doktrinës në fjalë. Shejkh Nasir Gifari pohon: Gjatë diskutimeve të ibn Tejmijes, me dijetarin El Hil'lij, i cili fatkeqësisht njihej si një “rafidi” (kundërshtues), ai nuk zotëronte asnjë vepër, sepse në kohën e ibn Tejmijes leximi dhe shpërndarja e veprave shiite ishte plotësisht e ndaluar.

 

Ndërsa në shekullin e XX, në kohën e Muhammed Ebu Zehra, dijetarët dhe burimet shiite ishin të pranishme gjithandej. Sipas mendimit tim imamMuhammed Ebu Zehra e kishte studiuar doktrinën Xhaferite më mirë dhe më tepër se sa ibn Tejmije. Nëse ibn Tejmije do të kishte jetuar në shekullin e XX jam shumë i sigurtë se ai do të kishte ndjekur mënyrën e studimit të Muhammed Ebu Zehra. E theksoj këtë çështje, sepse në duart e ibn Tejmijes nuk gjendesj asnjë vepër e doktrinës Xhaferite.

 

Ndërsa në duart e imamMuhammed Ebu Zehra, gjendej një bibliotekë e tërë e doktrinës në fjalë. Në Universitetin e Ez'herit ishte e pranishme biblioteka dhe katedra e doktrinës Xhaferite dhe si rrjedhojë dhënia e miratimeve bëhej sipas kësaj doktrine. Duke u mbështetur në këtë fakt shtroj pyetjen: A nuk është më mirë që t‟i bindemi një dijetari, i cili ka dije më të zgjeruara dhe të thella mbi një doktrinë?! Kjo është arsyeja kryesore që unë në formë lutjeje u kërkoj vëllezërve të mi uehhabinj që ta shikojnë edhe njëherë gjykimin e tyre pasi të kenë bërë krahasimin mes ibn Tejmijes dhe Muhammed Ebu Zehra.

 

Pyetja e 39-të:

Çfarë mendimi keni për dijetarin e njohur egjiptian Hasan el Benna?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi Familjen e tij të pastër. Këtu dua të flas për një problem, me të cilin jam ndeshur në ditët që isha një student uehhabist. Ai ka të bëjë me çështjen e zanafillës dhe të historikut të doktrinës së ImamXhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!). Këtu dua të them: Ata të cilët kanë ngritur aludimin se doktrina e ImamXhaferit Sadikut (paqja qoftë mbi të!) është një besim i kotë, janë të njëjtit njerëz që kanë shpikur edhe përrallën e Abdullah ibn Sebeit.

 

Unë kam një lutje - në formë kërkese- për vëllezërit e mi uehhabin: Dëshiroj që ata ta rishikojnë çështjen e Abdullah ibn Sebeit, sepse me të vërtetë, kjo është një çështje e rrezikshme. Në takimet me Ahmed Hixhrin, në ditët në të cilat mbaheshin fjalime poshtëruese kundër Imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), ne kishim krijuar mendimin se Imam Aliu ishte shndërruar në një ushtar besnik në duart e Abdullah ibn Sebeit. (Allahu më ruajtë!)

Ashtu siç mendojnë disa nga vëllezërit e mi shiitë se Muhammedibn Abdiluehhabi ishte një ushtar në duart e z. Hempher, (Isam Imadi beson se vepra me titull: “Memoris” (Kujtimet), e z. Hempher është një tekst plotësisht i shpikur, Medya Şafak), edhe ne besonim fuqishëm se Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), ishte një ushtar në duart e Abdullah ibn Sebeit, pra një vegël në duart e një çifuti. (Shumë dijetarë dhe hulumtues janë të mendimit se personi i trilluar, Abdullah ibn Sebei, është tërësisht një prodhim i imagjinatës së disa njerëzve, Medya Şafak).

 

Ky përfytyrim ishte shkaktari më i madh që na nxiste të poshtëronim Imam Aliun (paqja qoftë mbi të!). Në mënyrë të pandërgjegjshme ne mendonim se bashkëpunimi i Imam Aliut me Abdullah ibn Sebein kishte për qëllim goditjen dhe shkatërrimin nga brenda të fesë islame! Unë dua t'i pyes vëllezërit e mi uehhabinj:“Nëse çifuti Abdullah ibn Sebe është njeriu që ka ngritur për herë të parë çështjen e udhëheqjes së Imam Aliut, atëherë, cili e nxiti Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!) që të ngrihej e të mbronte të drejtën e imam Aliut krye?! Mos harrojmë se Fatimeja kishte protestuar kundër udhëheqësisë së prijësit të parë, shumë kohë më parë se të shfaqej Abdullah ibn Sebe. A mos vallë e kishte nxitur Abdullah ibn Sebe edhe të fortnderuarën Fatime (paqja qoftë mbi të!), që të ngrinte krye kundër Ebu Bekrit?!

 

Këtë pyetje ua drejtoj vëllezërve të mi uehhabinj që pretendojnë se ishte Abdullah ibn Sebe ai që e nxiti Imam  Aliun (paqja qoftë mbi të!) për kryengritje. Por ju sërish do të thoni se ishte i njëjti njeri që e nxiti edhe bijën e dëlirë të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), Fatimenë (paqja qoftë mbi të !), kundër Ebu Bekrit!! Unë do të përmend një fjali, e cila përmbledh të gjithë problemin e mendimit uehhabist. Disa vëllezër uehhabinj thonë: “Nëse ne do t‟i hetonim të ndara historikun dhe zanafillën e doktrinës së ImamXhafer Sadikut dhe çështjen e ibn Sebeit, atëherë ne do të dilnim jashtë ndjekjes së rrugës së ibn Tejmijes”.

 

Ndërsa unë u bëj thirrje: “O bashkësi uehhabiste! Frikësohuni Allahut të Madhëruar! Largohuni njëherë e mirë nga rruga e ibn Tejmijes!” Më kujtohet se në ditët kur isha uehhabist pranë meje erdhi një saudit dhe kur më rrëfeu se do të xhironte një seri filmash për Imam Aliun (paqja qoftë mbi të !), për Imam Hasanin (paqja qoftë mbi të !) dhe për Imam Husejnin (paqja qoftë mbi të !).

Unë i thashë: “Pra, do të xhirosh filmin e Abdullah ibn Sebeit?!” Ju mund të më thoni se përse unë i thashë këshutu? I thashë kështu, sepse metoda uehhabiste kërkon që ne të shprehemi dhe të besojmë se doktrina e Ehli Bejtit është një doktrinë, e cila mbështetet tërësisht në komplotet e çifutëve.

 

Unë them se ne duhet t‟i rishikojmë punimet tona mbi Abdullah ibn Sebein, sepse nëse ne nuk e ripërtërijmë këndvështrimin tonë do të vijojmë nxirjen e figurës së Imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Madje, nuk do të mjaftohemi as me këtë, por do të vijojmë dhe në nxirjen e historikut dhe zanafillës së doktrinës së Ehli Bejtit si dhe të dijeve që zotërojmë për këtë doktrinë. Këtë e them me bindje të plotë duke u nisur nga fakti se mendësia dhe doktrina zyrtare e Mbretërisë së Arabisë Saudite, është mbështetur në sionizëm dhe aludon pa pikën e turpit se ishte Abdullah ibn Sebe është themeluesi i doktrinës së Ehli Bejtit.

 

Megjithatë, çështja e Abdullah ibn Sebeit nuk i kanë penguar dijetarët që të thonë fjalën e tyre të drejtë rreth doktrinës së Ehli Bejtit, siç është Ebu Zehra, Shejkh Muhammed Gazali dhe Dr. Jusuf Kardaui. Ky i fundit këmbëngul se doktrina e ImamXhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!) është një doktrinë islame. Përsëri them se Abdullah ibn Sebe nuk na ndalon në perceprimin e saktë të fjalëve të përkufizimit të Sheltutit i cili thotë: “Doktrina e Ehli Bejtit, është doktrina e pestë e fesë islame”.

Kjo gjendje e nderë, thekson nevojën e rishikimit të personalitetit të trilluar të Abdullah ibn Sebeit. Një imam i Universitetit të Ez'herit, Muhammed Medeni, thotë: “Doktrina shiite është një doktrinë islame”. Ndërsa dijetari i mirënjohur egjiptian Hasan El Benna citon: “Jurisprudena shiite ka pasuruar libraritë islame”.

 

 Në veprën e tij me titull: “Dhikrijat La Mudhekkerat”, e një tjetri udhëheqësi të Lëvizjes së Vëllazërisë Muslimane, përkatësish Shejkh Umer Tilmithanit dhe Zejneb Gazali, pohojnë mbresat që kanë patur nga doktrina shiite e dymbëdhjetë imamëve. Imam Hasan El Benna, ka nënvizuar dukurinë se jurisprudenca shiite ka patur ndikim në jurisprudencën islame.

Kjo është arsyeja që uehhabisnjtë e kanë nxirë figurën e tij, sepse ai ka lavdëruar doktrinën shiite, të dymbëdhjetë imamëve dhe ka marrë pjesë në “Xhemijjetu’d Dari’t Takribi” (Këshilli i Përafrimit të Doktrinave). Për sa kohë që uehhabisnjtë nuk largohen nga përralla e Abdullah ibn Sebeit, nuk do të arrijnë ta kuptojnë përafrimin e doktrinave.

 

Pyetja e 40-të:

Përse e mallkonitimam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!)kur ishit wehhabi?

 

Isam Imadi:

Për këtë pikë delikate dua të flas për një tjetër çështje, e cila ka ngjallur diskutime të shumta në botën muslimane. Dua të them se në ditët kur unë studioja në institucionet islame uehhabiste, ne e mallkonim vazhdimisht imamMuhammedibn Hasan Askeriun (paqja qoftë mbi të!) i njohur ndryshe imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!)! Ky mallkim vijon edhe sot e kësaj dite.

Nënvizoj se në një faqe interneti e drejtuar nga uehhabistët me emrin: “Sirdab” (Qilari), rreth katërmbëdhjetë orë në ditë mallkohet sistematikisht imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!)! Unë u drejtohem vëllezërve të mi uehhabinj që të kenë frikë nga këto mallkime të panumërta! Gjithashtu, unë i kujtoj ditët kur isha uehhabist në të cilat edhe unë kam kryer të njëjtin gabim.

 

Unë mbroja fuqishëm hamendësimin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), nuk ka lindur ende dhe e mallkoja Imam Mehdiun, i cili, sipas këtij hamendësimi, nuk kishte ardhur aspak në këtë jetë (Allahu më ruajtë!). Ndërsa sot, unë jam i gatshëm që të them në mënyrë të prerë se zotëroj argumentet e duhura për sa i përket çështjes së lindjes, jetesës dhe pranisë sëimam të Muahmed ibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!). Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili është i përsosur dhe pa të meta, që ka bërë të mundur daljen në dritë të së vërtetës nëpërmjet fjalëve të ibn Tejmijes.

 

Këtë e them sepse njohja ime e parë me imamMuhammedibn Hasan Askeriun (paqja qoftë mbi të!), ndodhi pikërisht falë ibn Tejmijes. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu Sunnet Nebeuijjeti”, ai ka përdorur një fjalor shumë të rrezikshëm në nxirjen e figurave të Fatime Zehrasë(paqja qoftë mbi të!) dhe imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Gjithashtu, në veprën e tij të lartpërmendur ibnTejmije ka vënë theksin në disa pika mbi imamMuhammed Askeriun (paqja qoftë mbi të!).

 

Njëra nga këto pika është se ibn Tejmije ka bërë të qartë faktin se shumë çifutë dhe të krishterë, të cilët kishin pranuar fenë islame, si fillim kishin përvetësuar doktrinën sunnite dhe më pas ata kishin kaluar në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve. Ibn Tejmije këtë çështje e komenton kështu: Asyeja është se këta njerëz janë dymbëdhjetë personalitete madhështore, të cilat do të vijnë pas Ahmedit (paqja dhe bekimete e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që janë të shënuar si në Teurat ashtu dhe në Inxhil (Në kreun në të cilin bëhet fjalë, se Ismaili (paqja qoftë mbi të!) do të bëhet i ati i dymbëdhjetë njerëzve të mëdhenj.

 

Orientalisti i njohur Louis Massignon duke u mbështetur në këtë verset të Teuratit këmbëngul se të krishterët duhet ta shohin Islamin si vijimësi e traditës së udhës së vërtetë Medya Şafak), mendon   se imamët e rafiditëve janë dymbëdhjetë imamë të cilët e pasi e lanë doktrinën sunnite kaluan në doktrinën e Ehli Bejtit. Gjithashtu, në një vend tjetër të veprës së tij ibn Tejmije pohon: Nuk ka asnjë dyshim se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është nga djemtë e të fortnderuarit Ali (paqja qoftë mbi të!) dhe të fortnderuarës Fatime (paqja qoftë mbi të!). Ai është imami i fundit për të cilin na lajmëron hadithi i dymbëdhjetë imamëve.

 

ibn Tejmije e ka pohuar këtë sepse kur i Dërguari i Allahut të Madhëruar është pyetur: “Cili është Mehdiu?!” Ai është përgjigjur: “Mehdiu do të mbushë tokën me drejtësi ashtu siç është mbushur me padrjetësi”. Më pas është pyetur: “Çfarë do të ndodhë pas shfaqjes së Mehdiut o i Dërguari i Allahut?” Ai ka thënë: “Më pas do të vijë herxhi dhe merxhi (trazirat)”. Në një tjetër hadith, pasi Muhammedi (paqja dhe bekimete e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka treguar për ardhjen e dymbëdhjetë imamëve është pyetur: “O i Dërguari i Allahut, çfarë do të ndodhë pas dymbëdhjetë imamëve?” Ai është përgjigjur: “Do të vijë herxhi dhe merxhi (trazirat)”.

 

Në hadithin e parë thuhet se fillimisht do të shfaqet imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) dhe më pas do të ndodhin trazirat. Ndërsa në të dytin thuhet se do të ndodhin trazirat pas ardhjes së dymbëdhjetë imamëve. Duke patur parasysh këtë gjendje, ibn Tejmjje e ka pranuar faktin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është i biri i të fortnderuarit Ali (paqja qoftë mbi të!) dhe i të fortnderuarës Fatime (paqja qoftë mbi të!) dhe ai ështëimami i dymbëdhjetë. Në anën tjetër, ai nuk njeh as mundësinë e 1 % një milion se Muhammedibn Hasan Askeriu, është pikërisht Imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!)!! Pra, nëse ibn Tejmije do të kishte njohur mundësinë e vetëm 1 % në një milion, atëherë them se uehhabinjtë do t'i kishin ndërprerë vetvetiu mallkimet e tyre ditore kundër imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!).

 

Sërish dua të shtoj: Nëse uehhabinjtë do të kishin thënëqë në fillim se imam Mehdiu nuk është i biri i imam Aliut dhe i Fatime Zehrasë(paqja qoftë mbi të dy ata!) dhe se ai nuk është imami i fundit i dymbëdhjetëimamëve, në kohën kur kanë kundërshtuar, qenien e Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!), atëherë më të vërtetë unë, nuk do ta zgjasja më dhe nuk do të kisha reshtur së thëni fjalë atyre.

 

Pyetja e 41-të:

A e pranojnë uehhabinjtë faktin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është imami i dymbëdhjetë?

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë të nxehtë dua të bëj të ditur se në veprat e uehhabinjëve figura imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!), ose siç njihet ndryshe imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), është e nxirë.

Unë kam për të thënë disa fjalë rreth kësaj çështje. Nuk po flas për besimin në lindjen e Imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Përkundrazi, po flas për të birin e imamit të njëmbëdhjetë, imam Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!), pra, përkatësisht për imam Muhammedibn Hasan Askeriun (paqja qoftë mbi të!), ose për Imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!). Problemi i mendimit uehhabij është se ata mendojnë që si imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) dhe Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!) janë dy njerëz të ndryshëm.

 

Unë e kundërshtoj fuqishëm këtë mendim të gabuar. Unë e përsëris me bindje të plotë se Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!) dhe imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) janë i njëjti njeri. Nëse do të më pyesni se cilat janë argumentet në të cilat mbështetem, unë do t‟iu sjell si argumente miratimet e gjashtëdhjetë dijetarëve uehhabinj mbi këtë çështje. Sërish dua të zbuloj faktin se unë sëbashku me dijetarin uehhabist, Shejkh Uthman Hamisin, mernim pjesë rregullisht në konferencat me titull: “Zilzal”,të mbajtura nga Shejkh Hisham Kutejti.

 

Në këto konferenca cekej edhe çështja e imamit të dymbëdhjetë, imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), e cila përmendet në veprat e dijetarëve uehhabinj. Më tepër se gjashtëdhjetë dijetarë bashkëkohorë uehhabinj kanë dhanë miratimin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është imami i dymbëdhjetë. Megjithatë, të njëjtët dijetarë uehhabinj, nuk e pranojnë faktin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), është vetë Imam Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!)!

 

Në këtë pikë të rëndësishme unë dua t‟i këta dijetarë uehhabinj, për hir të Allahut të Madhëruar: Përse ju e pranoni faktin që imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është imami i dymbëdhjetë dhe është i biri i imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) dhe i Fatime bint Muhammed (paqja qoftë mbi të!) dhe nga gjeneza e imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) dhe mohoni se ai është Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!)?!

 

Unë jam një kërkues i të vërtetës dhe duke bërë krahasimet përkatëse të cilësive të Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!), kam arritur në përfundimin se ato cilësi janë të njëjta me cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, pra të imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Dijetari i madh egjiptian, Said Ejjubi, ka kryer analiza të thella duke hulumtuar Teuratin, Inxhilin dhe Kur‟anin Famëlartë dhe deri në fund të jetës së tij ka ndjekur   doktrinën sunnite.

 

Megjithatë, ai nuk ngurroi që të shprehet në këtë mënyrë për imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!): 'Betohem në Allahun e Madhëruar se librat qiellorë, ashtu siç kanë përgëzuar ardhjen e Muhammedibn Abdilahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), kanë përgëzuar edhe ardhjen e Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!).' Këto janë fjalët që përforcojnë mendimin e ibn Tejmijes, sepse në Teurat, shenja e fundit e dymbëdhjetë imamëve është “tinnin”.

 

Me termin “tinnin” nënkuptojmë një shtet të madh të themeluar mbi besimin e shenjtë. Ky shtet sulmon shtëpitë dhe merr nën hetim gratë. Në veprën e tij me titull: “Tarihul Kamili”, historiani sunnit ibn Ethijri përmend të dhëna rreth sulmit të shtëpisë së imam Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!) nga ana e udhëheqësit abbasit Mu'temidit dhe marrjen nën hetim të bashkëshortes së tij. Për më tepër, librat qiellorë na lajmërojnë dhe për një shenjë, të cilën e bart nëna e imamit.

 

Dijetar Said Ejjubi, duke e cekur këtë shenjë thotë: “Këtu flitet për shenjën që bart nëna e imamit, e cila është njëra nga shenjat e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!)”. Më pas shton:“Në Teurat thuhet: Nënës së të parit do t‟i vriten më shumë fëmijë”. Më tej vijon: “Në punimin tonë me titull: “Mekatilu Talibini”, kemi konkluduar se me termin: “nënës së të parit”, nënkuptojmë Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të!), ndërsa me “nënës së të fundit”, nënkuptojmë Nerxhisin, nënën e imam Mehdiut, (paqja qoftë mbi të!)”. Pra, si përfundim, kur i bashkojmë të gjitha të dhënat, plotësohet panorama dhe përpara nesh shfaqet tabloja e së vërtetës se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), është pikërisht imam Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!).

 

Pyetja e 42-të:

A ka jomuslimanë që kanë përqafuar doktrinën shiite?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi Familjen e tij të pastër. Më lejoni që këtu të flas për një shqetësim, të cilin e kam hasur që në ditët kur isha student uehhabij. Vëllezërve të mi uehhabinj gjithmonë u përmendja atyre diçka si nga vepra me titull: “Menhexhu’ Sahihi Fi’l Hiuari” (Mënyra e duhur në dialog), po ashtu edhe nga prezantimet e mia në lidhje me çështjen e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!).

 

Udhëheqësia e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!) na qartësohet kur hulumtojmë Teuratin dhe Inxhilin. Këtë e them duke u bazuar te fjalët e ibn Tejmijes, i cili pasi ka hulumtuar Teuratin, Inxhilin dhe librat e tjerë qiellorë, na ka bërë të ditur diskutimet e tij. Për sa i përket çështjes së dymbëdhjetë imamëve ibn Tejmije ka thënë: 'Dymbëdhjetë imamët, të cilët janë përmendur, në veprat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, janë të njëjtë me dymbëdhjetë imamët, që kalojnë në Teurat dhe në Inxhil. Shkrimet e Teuratit, e mbështesin besimin në Imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!) dhe në dymbëdhjetë imamët.' Çështja e cila na tërheq vëmendjen tonë janë shpjegimet e ibn Tejmijes.

 

Ky i fundit na tërheq vëmendjen duke na qartësuar se në veprat e çifutëve, të cilët janë të nderuar me pranimin e Islamit, gjenden të njëjtat cilësi me cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!). Në këtë kontekst dua t‟u rrëfej një ngjarje, të cilën e kam përjetuar pas kalimit tim nga ideologjia uehhabiste, në doktrinën shiite ithnaasherite, (ose të dymbëdhjetë imamëve): Gjatë ditëve, në të cilat kisha nisur studimin e doktrinës së Ehli Bejtit, unë takova një çifut që kishte pranuar Islamin.

 

Ky çifuti si fillim ishte bërë uehhabi dhe më pas kishte kaluar në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve. Kur e pyeta arsyen se përse ishte larguar nga ideologjia uehhabiste dhe kishte kaluar në doktrinën e dymbëdhjetë imamëve ai më tha: 'Në doktrinën e Ehli Bejtit unë gjeta të vërtetat e shkruara në veprat tona, rreth dymbëdhjetë imamëve.

 

Cilësitë e imamit të dymbëdhjetë të kësaj doktrine, pikërisht imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!), janë të njëjta me cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, që është shënuar në veprat tona.' Unë i kujtova këtij çifuti, që kishte pranuar Islamin, të njëjtat fjalë që kishte thënë ibn Tejmije vite më parë: Fillimisht çifutët kalojnë në doktrinën e Ehli Sunnetit dhe më pas ata kalojnë në doktrinën e Ehli Bejtit. Unë kam një lutje për të gjithë vëllezërit e mi muslimanë.

 

Pyetja e 43-të:

Vallë, a ishte ibn Xheuziu një muliman shiit?!

 

Isam Imadi:

Sipas mendimit tim çështja e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!) është çështja më e rëndësishme, të cilën uehhabinjtë janë përpjekur që ta nënçmojnë vazhdimisht me mish e me shpirt. Më lejoni t‟ju tregoj se para disa vitesh edhe unë isha njëri nga uehhabinjtë që përpiqesha në njollosjen e figurës madhështore të imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Përvojat e mia të përjetuara i kam përmbledhur dhe i kam botuar në veprën time me titull: “Përvojat e ma Mbi çështjen e imam Muhammedibn Hasan El Askeri (paqja qoftë mbi të!)”.

Për hir të vërtetës unë e kam parë gjithmonë si një detyrë vetjake përcjelljen e përvojave të mia te njerëzit e tjerë. Më pas, ashtu siç kuptohet qartë dhe nga përmbajtja e veprës në fjalë, unë ua kam sqaruar vëllezërve të mi uehhabinj mënyrën e paraqitjes së të vërtetave që kanë të bëjnë me kohën e fshehjes së imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Shpjegimet e mia që i kqm përmedur në veprën time të botuar disa vite më parë, me të vërtetë janë të rëndësishme për një çështje jetike.

 

Unë kam një lutje, për vëllezërit e mi uehhabistë. U kërkoj atyre që të hulumtojnë për çështjet që kam përmendur këtu. Njëra nga pikat e rëndësishme që jam munduar që ta pasqyroj në këtë vepër është shpalosja e së vërtetës nga ana imam Thibt ibn Xheuziut në lidhje me çështjen e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Ibn Xheuziu pothuajse ka shpërthyer një bombë në këtë çështje. Ai e ka paraprirë si ibn Tejmijen ashtu edhe imam Dhehebiun. Ibn Xheuziu, gjatë studimit të shpjegimeve të shënuara në Teurat, Inxhil dhe në librat e tjerë qiellorë, mbi këtë çështje, ka mbetur jashtë mase i mahnitur.

 

Arsyeja ishte se ai kishte zbuluar përkufizimet mbi imamin e dymbëdhjetë dhe të fundit, Muhammedibn Hasan Askeriun (paqja qoftë mbi të!) në këto libra qiellorë. Gjithashtu, ai arriti të kuptojë rëndësinë e madhe se cilësitë e imamit të dymbëdhjetë, që përmenden në Teurat, Inxhil dhe në librat e tjerë qiellorë, janë të njëjta me ato të imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!).

 

Më lejoni t‟iu bëj me dije se vëllezërit e mi uehhabinj kanë gabuar në këtë çështje duke thënë se ibn Xheuziu ka kaluar në doktrinën shiite. Unë them se ky është një aludim i paqenë, sepse sipas meje ai në atë kohë as që nuk e dinte se çfarë ishte doktrina Xhaferite. Të vërtetat që gjenden tek veprat e imam Buhariut, imam Muslimit dhe Ebu Daudit, e zbardhin të vërtetën e padiskutueshme të pranisë së imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), ose siç njihet ndryshe, imam MuhammedIbn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!). Unë i këshilloj vëllezërit e mi uehhabinj që të lexojnë veprën me titull:

 

  “Tedhkiretu’l Khauasi” e imam Thibt Xheuziut, me synimin e zbulimit të këtyre të vërtetave, sepse në këtë vepër gjendet shpëtimi. Për më tepër unë jam i habitur se përse uehhabinjtë e kanë ndaluar leximin e kësaj vepre! Këtë e them me bindje të plotë, sepse nëse është ashtu siç aludojnë ata, se besimi në imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!) qenka i kotë, atëherë, përse frikësohen nga sqarimi dhe qartësimi i kësaj çështjeje?!

 

Pyetja e 44-të:

Çfarë thotë Ebu Daudi për imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë delikate kam diçka për të rrëfyer rreth çështjes së kosës së fshehjes (el gajbetu). Ajo që dua të shpreh është se nuk ka gjasa që çështja e kohës së fshehjes së imam Mehdiut të jetë e shpikur. Këtë e them me zë të lartë, sepse njëra nga shenjat e hadithit të vërtetë është gjykimi i tij duke u mbështetur në sendërtimin e ngjarjeve, sepse hadithi jo i vërtetë nuk mbështetet nga ngjarjet e jashtme, përkundrazi përgënjeshtrohet. Tani dua të cek një hollësi interesante rreth njërit nga shkrimtarët e veprës me titull: “Kutubu Sitte”, Ebu Daudit.

 

Ky i fundit ka shkruar një vepër, e cila bën fjalë për imamin e dymbëdhjetë, shumë vite përpara lindjes së imam Muhammedibn Hasan Askeriu (paqja qoftë mbi të!), ose imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!). Madje, dijetarët sunnitë për imamin sunnit Ebu Daud Sixhistanin kanë thënë: 'Në rruzullin tokësor, nuk gjendet ndonjë vepër më e vërtetë, se sa vepra e shkruar e Ebu Daud Sixhistanit.' Në veprën e tij me titull: “Imam Mehdiu”, Ebu Daudi përmend hadithin e dymbëdhjetë imamëve.

 

Në këtë pikë të nxehtë, unë dua shtroj pyetjen: Përse ai e ndjeu të nevojshme shkrimin e një vepre me titull: “Imam Mehdiut”, shumë vite përpara lindjes së imam Muhammedibn Hasan Askeriut?! Kjo dukuri mbreëlënëse është një çështje që i nxit njerëzit të kërkojnë e të hulumtojnë. Një tjetër pikë e rëndësishme është fakti i besimit të imam Ebu Daudit në imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!) si imami i dymbëdhjetë dhe i fundit. Por, uehhabinjtë nuk e përmendin këtë gjë.

 

Megjithatë hadithi i vërtetë i të Dërguarit të Allahut qartëson se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), është imami i dymbëdhjetë dhe i fundit. Përderisa Ebu Daudi ka shkruar përpara lindjes së imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!) se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është imami i dymbëdhjetë, a nuk na duhet që t‟i shikojmë nga e para fjalët e Ebu Daudit që kanë të bëjnë me çështjen e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!)?! Vallë, a nuk është një dukuri fanatizmi mbrojtja e mohimit të pranisë së imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), në një kohë që hadithet vërtetojnë praninë e këtij imami, i cili në të njëjtën kohë është dhe imam Muhammedibn Hasan El Askeri (paqja qoftë mbi të!)?!

 

A nuk është i detyruar një besimtar që të kryejë hulumtime mbi të vërtetën?! Natyrisht, këtu nuk kam mundësi që të shpalos të tëra çështjet, megjithatë në veprën time me titull: “Përvojat e mia mbi çështjen e imam Muhammedibn Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të!)”, kam gjetur rastin që të sqaroj një mori të vërtetash. Unë besoj se vëllezërit e mi uehhabinj do ta zbulojnë të vërtetën rreth çështjes së imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), duke shfletuar të dhënat e përmenduar në veprën e mësipërme.

 

Pyetja e 45-të:

A duhet ta të pranojnë uehhabinjë faktin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është imami i dymbëdhjetë?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Këtu dua të flas për një shqetësim, ose më saktë, dua të shqyrtoj disa probleme të strukturës së mendimit selefist. Këtë e them, sepse mendimi uehhabist nuk e pranon të vërtetën që imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), i cili është imami i dymbëdhjetë, është imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!).

 

Ajo që më shtyn të shprehem kështu, është se uehhabinjtë besojnë se kjo e vërtetë nuk ka gjasa që të jetë e mundur. Ndërkohë që besimtarët shiitë asnjëherë nuk kanë patur ndonjë mendim ndryshe, se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), i cili në fakt është imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), të jetë dikush tjetër përveç tij. Këtu dua të ndalem dhe t‟i pyes ata njerëz, të cilët kanë përqafuar mendimin uehhabij: Përse ju nuk mund ta përfytyroni që imami i dymbëdhjetë, ikmam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), është po i njëjti njeri me imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!)?!

 

Vallë, përse ju nuk e vlerësoni këtë mundësi?! Për hir të vërtetës përpjekja e përbuzjes së figurës së imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!) është bërë shkas për nisjen e disa ndarjeve në shoqërinë uehhabite. Unë personalisht i kam përjetuar një për një të tëra këto ndarje. Duke u mbështetur në burimet e Ehli Sunnetit, ne arrijmë në përfundimin e padiskutueshëm se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), është i njëjti njeri me imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!). Tani dikush mund të pyesë: Vallë çfarë përfitojmë ne nga kjo dituri?!

Më lejoni t‟ju rrëfej se në mesin e shoqërisë saudite u shfaqën dy njerëz të quajtur Xhuhejman dhe Muhammed Abdullah. Këta të dy u bënë shkak i masakrimit të qindra njerëzve në Qabenë e Shenjtë si pasojë e aludimit të tyre se gjoja janë imam Mehdiu në kohën e sotme. Ja pra ky është burimi kryesor nga i cili burojnë një mori problemesh në gjirin e shoqërisë saudite dhe uehhabiste. Këtë e pohoj me bindje të plotë, sepse nëse kjo shoqëri do të arrinte që të kuptojë të vërtetën se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është i njëjti njeri me imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), problemi do të zgjidhej shumë shpejt.

 

Mungesa e besimit te uehhabijtë se Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!) është imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), bëri që këta dy njerëz të marrin guximin e të dalin përpara njerëzve dhe të thonë se janë imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!). Kjo është arsyeja kryesore kur këmbëngul duke nënvizuar faktin se kur shoqëria uehhabiste do të arrijë të kuptojë se imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), është i njëjti njeri me imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!), atëherë do të gjejnë zgjidhje një sërë problemesh të pranishme në këtë shoqëri.

 

Në këtë pikë kritike dua të sjell si shembull një thënie të mendimtarit egjiptian Mustafa Mahmud. Kur dikush e kishte pyetur: A është kjo koha e qetësisë? Ai i ishte përgjigjur: Jo kjo është koha e qetësisë së mashtruesve.

 

Me këtë përgjigje ai kishte nënkuptuar se me mijra egjiptianë pretendonin se ishin imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!). Betohem në Allahun e Madhëruar, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, se i Dërguari i Allahut na e ka sqaruar se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), është imami i dymbëdhjetë. Këtë e ka bërë që ne të mos mbetemi të pashpresë ndaj problemeve që po përjeton bota islame në ditët tona.

Them se këto përçarje nuk do të gjejnë zgjidhje, për sa kohë që uehhabinjtë nuk do ta pranojnë të vërtetën se imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), është pikërisht imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!).

 

Pyetja e 46-të:

Përse ibn Tejmije ishte i mllefosur ndaj imam Gazaliut?

 

Isam Imadi:

Një tjetër çështje, për të cilën dua t‟u tërheq vëmendjen, është qëllimi i themelimit të doktrinës uehhabiste. Ashtu siç e dini edhe ju të gjitha doktrinat janë themeluar për një qëllim. Unë e kujtoj shumë mirë, në ditët kur isha uehhabi, se gjatë studimeve të mia zbulova se kjo doktrinë është themeluar për të kundërshtuar dy njerëz. Këta dy njerëz janë: shkrimtari i veprës me titull: “Ihjaul Ulumi dijn” (Ringjallja e dijeve fetare), imam Gazaliu dhe tjetri është Fakhruddin Raziu.

 

Në të vërtetë, mendimi e ibn Tejmijes bazohet në kundërshtimin e këtyre dy njerëzve. Kjo si pasojë se në veprën me titull: “El Mustasfa”, imam Gazaliu ka theksuar rëndësinë e dijeve logjike dhe se luan rol të madh dijet fetare. Ndërsa ibn Tejmije, i ka shpallur luftë dijeve të logjiës. Pikësynimi kryesor i veprës me titull: “Et Tearud bejn el akli ue en nakli”, së shkruar nga ibn Tejmije, krahas kundërshtimit të dijeve të logjikës është edhe kundërshtimi i veprës së imam Gazaliut.

Gjithashtu, në veprën e tij me titull: “Nakdul Mantik” (Kritika e arsyes), sërish ka kundërshtuar mënyrat e dijes së imam Gazaliut. Ndërsa në veprën e tij tjetër me titull: “Nakdul esasi takdisi”, përsëri kundërshton mënyrat e dijes së zbatuara në veprën me titull: “Esasu Takdisi”, e Fakhruddin Raziut. Në këtë pikë të rëndësishme më lejoni t‟ju bëj me dije të një dukurie fatkeqe: Gjatë historisë islame janë shfaqur një varg sektesh të kota dhe të shmangura. Synimi i tyre është kundërshtimi i personaliteteve islame. Dëshira e zjarrtë e ibn Tejmijes për të kundërshtuar metodologjinë shkencore të imam Gazaliut dhe Fakhruddin Raziut, e nxiti atë që të shkruajë veprën me titull: “Mefahimu’ Kur'ani” dhe “Mefahimu Nebeuijjeh”. Shprehem kështu sepse ibn Tejmije ishte i mllefosur ndaj imam Gazaliut.

 

 Pyetja e 47-të:

A ështëproblemi i ideologjisë uehhabiste në kundërshtimin e shkencave logjike?

 

Isam Imadi:

Largimi im nga ideologjia uehhabiste u bë e mundur përshkak të përvojave të hidhura që kam përjetuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe për shkak të sistemit arsimor që kam kaluar atje. Jam i bindur se kam zbuluar problemin më të madh për sa i përket mendimit uhebbij. Ai problem, që i shtyn njerëzit të therin në fyt njëri-tjetrin me thikë, është lufta e tij me logjikën dhe arsyen.

 

Problemi i themeluesit të ideologjisë uehhabiste, ibn Tejmije, është kundërshtimi i tij i logjikës dhe i shkencave logjike. Madje këtë e them me bindje të plotë, sepse edhe në veprën me titull: “Tehafutu tehafuti” e ibn Rushdiut (një vepër e shkruar si një kundërshtim ndaj veprës me titull: “Paqëndrueshmëria e Filozofëve” e imam Gazaliut, ibn Rushdiu nuk e mohon asnjëherë logjikën. Si rrjedhojë, ai e ka mbrojtur gjithmonë dijet logjike dhe të metodologjisë së jurisprudencës.

 

Më pas imam Gazali, përpiloi veprën me titull: “Mustasfa min mlmil usuli”. Në këtë vepër imam Gazaliu këmbëngul se muslimanët e kanë të pamundur t'i kuptojnë dijet kur'anore pa kuptuar më parë dijet logjike. Pavarësisht kësaj, ibn Tejmije i ka kundërshtuar dijet logjike për t'i shpall luftë imam Gazaliut, sepse ky i fundit është një nga përkrahësit më të fuqishëm të dijes logjike. Për më tepër ibn Tejmije, i cili është shprehur: “Ai i cili merret me dijen logjike ka dalur nga feja”, në të vërtetë ka patur për synim daljen nga feja të imam Gazaliut.

 

Megjithatë imam Gazaliu, i cili ka kritikuar disa gabime të dijes së filozofisë, asnjëherë nuk i ka shpallur luftë dijeve logjike dhe as filozofisë. Në lidhje me këtë, nuk shohim asnjë doktrinë, e cila ka dalë nga mendimet e imam Gazaliut. Pra, metodologjia e jurisprudencës dhe dija logjike zënë vend në mesin e dijeve. Për sa kohë që uehhabinjtë nuk i vlerësojnë dijet logjike, atëherë do të vijonë të luftojnë kundër muslimanëve sunnitë dhe shiitë, të cilët janë të aftë në kuptimin e dijeve të arsyes.

 

Më lejoni i t‟ju bëj me dije se në Universitetin e Ez'herit, në Kajro, në Universititein e Nexhefit, në Irak, në Universitetin e Shenjtë në Kum (Iran), si dhe në shumë istitucione të dijes, zhvillohen mësime mbi dijet logjike. Të gjithë dijetarët, sunnitë dhe shiitë, i studiojnë dijet logjike. Janë vetëm uehhabinjtë ata bëjnë përjashtim, duke mos u interesuar për këto dije.

Sipas mendimit tim, përderisa uehhabinjtë do të vazhdojnë të mos merren me dijet logjike, ata do të vijojnë të mos e kuptjnë fenë dhe të shmangen nga udha e drejtë.

 

Pyetja e 48-të:

A ndryshojnë në praktikë uehhabistët nga materialistët?

 

Isam Imadi:

Një tjetër çështje që dua të shpalos në këtë intervistë është edhe përçimi i analizës së kryer nga dijetari Said Hauuaja. (Unë i adresohem vazhdimisht këtyre njerëzve, sepse ata u bënë shkak i largimit tim nga ideologjia uehhabiste).

 

Said Hauuaja ka shpjeguar duke thënë se në fillim të shekullit të XX-të muslimanët mbetën përballë dy gjendjeve. Gjendja e parë është qytetërimi bashkëkohor. Ai shprehet në këtë mënyrë, sepse qytetërimi perëndimor ka ndikuar jashtëzakonisht në kulturën e muslimanëve. Në këtë kontekst, ky qytetërim ka prodhuar thirrjen e rrënimit të trashëgimisë islame si dhe lëvizjet për rikthimin në laicitetin materialist.

 

Këto lëvizje, janë të mendimit se feja islame është e prapambetur. Ata mbrojnë mendimin se fjalët e Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk mund të gjejnë përshtatje me kohën bashkëkohore. Gjithashtu, Said Hauuaja, hedh dritë mbi çudinë e kësaj dukurie duke thënë se uehhabinjtë, të cilët kanë dalë në të njëjtën kohë, janë vënë në të njëjtin shërbim, por duke përdorur një gjuhë tjetër.

 

Ka edhe uehhabinj që e përkrahin mendimin se kultura islame i përket idhujtarëve dhe kështu që gjithçka që i përket kësaj kulture duhet rrënuar nga themelet. Ata ua dedikojnë vetes së tyre hadithin e të Dërguarit të Allahut të Madhëruar, i cili thotë: “Shekulli më i mirë është ai në të cilin jetova unë, më pas ai i ndjekësve të shekullit tim dhe më tej ai i ndjekësve të ndjekësve të shekullit tim.”.

 

Duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur, uehhabinjtë mbështesin fuqimisht mendimin se të gjitha veprat që janë shkruar, pas shekullit të tretë hixhrij, pra, përkatësisht në shekullin e ndjekësve të ndjekësve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) duhet të digjen.

 

Kjo është arsyeja kryesore që bashkësia muslimane është përballur me dy rryma shumë të rrezikshme, të cilat duke shfrytëzuar mendësinë laike materialiste, kanë për qëllim që të rrënojnë kulturën islame, duke ngritur aludimin se kultura islame është kultura e idhujtarëve. Rryma e parë janë materialistët, të cilët përkrahin mendimin se koha e kulturës islame është e prapambetur. Rryma e dytë janë uehhabinjtë, të cilët mbështesin mendimin se të gjitha veprat që janë shkruar që nga shekulli i tretë hixhrij e deri në ditët tona, duhet të digjen, përveç veprave të Muhammed Abduluehhabit dhe të ibn Tejmijes.

 

 Pyetja e 49-të:

Kur është përhapur ideologjia uehhabiste?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Këtu dua të them se mendimtari egjiptian, Taha Abdurrahman, na tërheq vëmendjen në çështjen e arsyes së përhapjes së ideologjisë uehhabite. Taha Abdurrahmani është ndjekës i doktrinës së Ehli Sunnetit. Para së gjithash Taha Abdurrahman drejton pyetjen: Vallë, cila ishte arsyeja e përhapjes së kësaj ideologjie?

 

Më pas, ai mendimtarë bashkëkohor thotë: Përhapja e ideologjisë uehhabite përkon me shfaqjen e kohës së materializmit, në fillim të shekullit të XX-të. Më lejoni t‟ju sqaroj se materializmi marksist, ose materializmi amerikan, i cili zuri vend në qytetërimin europian, është shfaqur pothuajse në të njëjtën kohë. Duke patur parasysh pohimet e lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se ideologjia uehabite, ndonëse nuk ka arritur këtë përmasë, pra, atë të atezimit marksist, sërish ajo ka ndikuar në mesin e popujve muslimanë duke bërë të mundur që këta të fundit të kenë humbur besimin në çështjet e fshehtësisë (gajbit).

 

Këtu dua t'ju shpjegoj se Taha Abdurrahmani thotë se në kohën që lindi ideologjia uehhabite, shumë besimtarë muslimanë nisën ta humbin besimin e tyre për sa i përket çështjes së fshehtësisë. Gjithashtu, ai nënvizon faktin se edhe popujt muslimanë që ishin shndërruar në koloni franceze, kishin pësuar një ulje të ndjeshme të besimit të tyre. Me ardhjen e besimit të ideologjisë uehhabite, i cili sa vinte e përhapej, u shtua edhe mendimi i gabuar se muslimanët nuk mund të kërkojnë ndërmjetësin e të Dërguarit të Allahut. Ky mendim i gabuar erdhi dhe u kthye në përputhje të plotë me mendimin që kishte mbetur nën ndikimin e kulturës perëndimore.

 

Këtë e them, sepse sipas mendimit perëndimor nuk ka asnjë vend për mendimin e ndërmjetësimit. Kultura perëndimore, e cila hedh poshtë dukuritë që nuk mund të shihen me sy dhe nuk mund të preken me dorë, u bë shkak që edhe ndërmjetësimi të shndërrohet në një koncept të humbur.

 

Si rrjedhojë theksoj: Ne duhet të kthjellohemi mirë mbi konceptet e uehhabizmit dhe të fshehtësisë (gajbit). Tani dua t‟ju rrëfej se unë kam pyetur një shokun tim, i cili kishte kaluar nga marksizmi në uehhabizëm dhe më pas ishte larguar nga uehhabizmi, se cila ishte arsyeja që fillimisht ai ishte larguar nga uehhabizmi.

 

Ai më dha këtë përgjigje tronditëse: Sipas mendimit tim, si marksizmi ashtu dhe uehhabizmi janë shumë afër njëri-tjetrit, sepse në ideologjinë uehhabite, besimi në fshehtësinë (gajbin) është më pak i dukshëm në krahasim me ideologjitë dhe doktrinat e tjera që ka përjetuar historia botërore.

 

Pyetja e 50-të:

Kemi dëgjuar se një i ri algjerian kishte shpërthyer veten në varreza. A është e vërtetë kjo ngjarje?

 

Isam Imadi:

Ndërsa tani dua që të kaloj në një pikë tjetër të rëndësishme, që ka të bëjë me disa uehhabinj bashkëkohorë. Në ditët kur unë isha një nxënës në Universitetin Islam: “Muhammed Saud”, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvillonim disa tubime në kuadër të statusit universitar.

 

Gjatë zhvillimit të këtyre tubimeve, ne diskutonim gjërë e gjatë dhe flisnim kryesisht rreth çështjes së rrënimit të varrezave, problemi i tyrbeve, ndërmjetësimi i të vdekurit, vizita e të vdekurit. Gjatë këtyre bisedimeve papritur vura re mungesën qoftë edhe të një varreze të vetme, në mbarë trojet e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

 

Madje dua të shtoj se, nëse muslimanët nuk do të kishin ngritur zërin dhe kundërshtuar, atëherë uehhabinjtë do ta rrënonin edhe varrin e bekuar të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Këtë e pohoj me bindje të plotë, sepse pavarësisht se kemi ecur për kilometra të tëra deri në kryeqytetin saudit Rijad, ne nuk hasëm në asnjë varrezë përpara nesh.

 

Zemërimi ynë ndaj varrezave kishte arritur në një përmasë aq të madhe sa një i ri algjerian, uehhabi, pasi kishte shkuar në një varrezë kishte shpërthyer veten atje. Më tej organet e brendshme të të riut ishin shpërndarë gjithandej, sëbashku me eshtrat e kalbura të të ndjerëve të varrosur aty qindra vite më parë.

 

Urrejtja jonë e skajshme ndaj varrezave na kishte shndërruar në besimtarë uehhabinj, të cilët shkonin dhe hidhnin varret në erë. Tani dua të shtroj pyetjet: A është ky një veprim i kryer në emër të Islamit? A është një sëmundje psiqike? A e pranon logjika e shëndoshë këtë veprim? Vallë, feja islame erdhi që ne të luftojë kundër varrezave? A mos vallë pejgamberi i Allahut, Jusufi (paqja qoftë mbi të!), u urdhërua për rrënimin e piramidave egjiptiane në kohën e firaunit? A nuk janë edhe piramidat varreza?

 

Më lejoni t‟ju rikujtoj ajetin kur'anor, në të cilin Allahu i Madhëruar iu drejtua hazreti Musait (paqja qoftë mbi të!) dhe vëllait të tij, Harunit (paqja qoftë mbi të!), duke i thënë: “Shkoni tek Faraoni dhe thuani fjalë të mira”. Ai nuk i shpalli: “Shkoni tek varri i Faraonit”. Edhe Profeti Ibrahim (paqja qoftë mbi të!), diskutoi me mbretin e asaj kohe Nemrudin, mbi çështjen e pallateve të tij dhe nuk diskutoi me të mbi çështjen e varrezave.

 

Kur muslimanët arab erdhën në Persinë e Lashtë, ose në Iranin e sotëm, komandanti Rustem pyeti të parin e tyre: Vallë, përse erdhët deri këtu?! I pari i tyre nuk iu përgjigj: “Ne erdhëm këtu për të rrënuar varrezat tuaja, por iu përgjigj duke i thënë:

  Ne erdhëm deri këtu që njerëzit t‟i japin fund adhurimit të robëve ndaj robëve dhe të bëheni robë të Allahut. Për më tepër, kur ushtria islame çliroi Iranin dhe kur udhëheqësi i muslimanëve Umer ibn Hattabi dhe Salahuddin Ejjubi çliruan Kudsin e Shenjtë, ata nuk urdhëruan për rrënimin e asnjë varreze.

 

Si rrjedhojë, duke u mbështetur në historinë dhe shembujt e të parëve tanë të mirë themi: A nuk na duket i pakuptimtë botëkuptimi i Njëshmërisë së Allahut të Madhëruar dhe përqendrimi mbi rrënimin e varrezave, i hartuar nga endacaku Muhammedibn Abduluehhabi?!

 

Pyetja e 51-të:

Përse themeluesi i uehhabizmit ishte i fiksuar me varrezat?

 

Islam Imadi:

Kur kthehem pas dhe kujoj ditët në të cilat isha një uehhabi, më kujtohen disa biseda dhe fjalime me miqtë e mi uehhabinj. Më vjen në mendje një bisedë e zhvilluar me Shejkh Hasan Dhariun. Ky i fundit, pasi ishte larguar nga ideologjia uehhabite dhe ishte bashkuar me bashkësinë e Vëllazërisë Muslimane, më pati thënë: Fillimisht i nisa me mish e me shpirt hulumtimet e mia me synimin e zbulimit të filozofisë së Njëshmërisë së Allahut të Muhammedibn Abduluehhabi.

 

Për këtë, lexova veprën e tij me titull: “Kitabu Teuhid” (Libri i Njëshmërisë). Shejkh Hasan Dhariu thotë: 'Gjatë leximit unë vura re se shpjegimet e dhëna në këtë vepër nuk kishin të bënin aspak me cilësitë e Allahut të Lartëruar. Pra, në veprën e lartpërmendur jo vetëm që nuk gjendej asnjë dije rreth Allahut, emrave të Tij të lartë, cilësive të Tij, por, përkundrazi, në veprën e sipërcituar gjeta vetëm gjuhën e urrejtjes së tejskajshme të tij ndaj varrezave dhe ndërmjetësimit të të vdekurve.'

 

Më tej Shejh Hasan Dhariu, i cili ishte në dijeni se vepra e Muhammedibn Abduluehhabit jo vetëm që nuk shqyrtonte asgjë nga emrat dhe cilësitë e Allahut, por ishte e përqendruar vetëm në trajtimin e çështjes së varrezave, vijon e thotë: 'Pas leximit të veprës së sipërcituar, hulumtova përmbledhjen e jetëshkrimit të Dërguarit të Allahut të Madhëruar për të mësuar mendimin e Muhammedibn Abdulehhabit për këtë jetëshkrim. Gjithashtu, edhe në këtë vepër gjeta sërish çështjen e varrezave. Këtu kuptova se jetëshkrimi i të Dërguarit të Allahut, përmendej sëbashku me çështjen e varrezave.

 

Më vonë i hyra studimit të veprave të Muhammedibn Abduluehhabit në lidhje me jurisprudencën islame. Pastaj shikova se në të gjitha veprat dhe studimet e tij zinte vend çështja e ligjeve të varrezave dhe e ndërmjetësimit të të vdekurve.' Shejh Hasan Dhariu, i përfundon në këtë mënyrë fjalët e tij: “Si përfundim i hetova të tëra studimet e historisë së MuhammedIbn Abduluehhabit.

 

Përsëri mbeta i mahnitur, nga prania e historia e varrezave dhe nga prania e dhënies së miratimeve të tij, mbi këtë çështje në histori. Kështu që u binda se Muhammedibn Abduleuuahbi kishte shkuar në varreza të paktën për të varrosur nënën e tij. Megjithatë sërish u habita, sepse Muhammedibn Abduluehhabi, i cili e kishte shndërruar çështjen e varrezave në çështjen më madhore të ideologjisë së tij, i kishte bërë të gjitha këto vetëm e vetëm që të mos shkonte për vizitë në varrin e nënës së tij.

 

E kanë pyetur dijetarin sudanez Hasan Turabiun: Përse ju nuk i pranoni ligjet e uehhabizmit që kanë të bëjnë me varrezat? Ai është përgjigjur: Falenderimi i takon   Allahut të Lartësuar, i Cili ka bërë të mundur që përsa kohë ata janë të zënë me çështjen e varrezave, ne do të trashëgojmë pallatet e tyre.

 

Pyetja e 52-të:

Çfarë mund të na thoni për doktrinën uehhabite rreth Et Teuhid Er Rububijjeh?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Në intervistën e sotme, dua të bëj t‟iu rrëfej se në ditët kur isha nxënës në Mbretërinë e Arabisë Saudite njëri nga problemet bazë të kuptimit të Teuhidit, sipas Muhammedibn Abduluehhabit, ishte këmbëngulja e tij mbi çështjen se të dërguarit janë dërguar për çështjen e “Teuhidit në adhurim”.

 

Në veprën e tij me titull: “Keshfu Shubuhat”, Muhammedibn Abduluehhabi ka thënë: E gjithë trashëgimia e të dërguarve ka zbritur për Teuhidin uluhijje dhe jo për Tehudin rububijje. Këto janë fjalë shumë të rrezikshme, sepse ai duke lënë mënjanë Teuhidin rububijjeh, ka parapëlqyer që t‟i lërë hapësirë Teuhidit uluhijje. Sërish sqaroj se edhe lënia mënjanë e njëshmërisë uluhijje është e rrezikshme. Kjo është një shmangie dhe largim nga udha e drejtë.

 

Në Kur‟anin Famëlartë, flitet për njëshmërinë uluhijje dhe për njëshmërinë rububijje. Për këtë arsye fjala “Rabbena” (Zoti Ynë), përdoret shumë shpesh në ajetet kur'anor. Madje, ky term zë vend më shumë në Kur‟anin Fisnik se sa fjala “Ilahena”. Kur lexojmë ajetin 201 të Sures Bekare thuhet: “Rabbena atina fi dunja haseneten” (Zoti ynë jepna të mira në këtë botë), nënvizohet rëndësia e njëshmërisë rububijje, në të tëra lutjet që kryejmë ne. Gjithashtu, në ajetin 31 të Sures Teube thuhet: “Ittekhadhu ahbarahum ue ruhbanehum erbaban min duni’l-lahi” (Ata morën për zotëra rabinët dhe priftërinjtë e tyre përveç Allahut). Në këtë thënie kur'anore është theksuar njëshmëria rububijje. Kështu që të gjithë të Dërguarit e Allahut të Lartëruar gjatë thirrjes së tyre kanë vënë theksin në njëshmërinë rububijje.

 

Nëse do të ktahasojmë tërësinë e këtyre të dhënave, me botëkuptimin e Muhammedibn Abduluehhabit rreth njëshmërisë, do të zbulojmë se sa e rrezikshme është thënia e tij (Muhammedibn Abduluehhabit), i cili ka thënë: “Profetët nuk janë dërguar për njëshmërinë rububijje”. Shumë koncepte si ai “hakimijjetu‟r-rububijje” (i njëshmërisë mbizotëruese), rrjedhin nga njëshmëria rububijje. Shmangia e kuptimit të këtyre koncepteve përgatit terrenin e duhur për rreziqe të mëdha.

 

Ky fakt rrjedh nga lënja mënjanë e njëshmërisë rububijje nga ana e uehhabive, të cilët i kushtojnë një rëndësi të veçantë çështjes së varrezave. Në të njëjtën mënyrë, kjo lind përshkak se uehhabijtë nuk i kushtojnë   rëndësinë e duhur gjykimeve islame, kur vihen në sulm përballë Perëndimit dhe Sh.B.A.-së. Më lejoni t‟ju sqaroj se njëshmëria rububijje bart brenda saj edhe konceptin e orvatjes kundër mendjemëdhenjve dhe zullumqarëve në sipërfaqen e Tokës. Në ajetin 24 të sures Naziat thuhet: “Kur Faraoni tha: “Ene rabbekum el’ala” (Unë jam zoti juaj më i lartë), na bëhet e qartë dhe na tregohet edhe koncepti i njëshmërisë rububijje.

 

Shumë aludime të Faraonit kanë të bëjnë me konceptin e të qenit zot. Për sa i përket kësaj çështjeje unë jam i mendimit se njëri nga planet e dorëzimit ndaj mbështetëses më të madhe të ideologjisë uehhabiste të ditëve të sotme, që është Sh.B.A.-ja, është asgjësimi i njëshmërisë rububijje dhe vendosja e njëshmërisë uluhijje, në vend të kësaj të fundit. Gjithashtu, dua të bëj me dije se ky komentim i uehhabinjtëve, të cilët e kanë nxjerrë njëshmërinë uluhijje në plan të parë në vend të njëshmërisë rububijje, e kanë ngushtuar së tepërmi këtë të fundit, deri në çështjen e vizitës së varrezave, e cila nuk ka të bëjë aspak, me komentimin e kryer nga Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

 

Pyetja e 53-të:

A janë të vërteta shpifjet ndaj Sejjid Kutubit?

 

Isam Imadi:

Njëra nga çështjet e rëndësishme, e cila ka bërë shumë bujë në mesin e shoqërisë muslimane, është shpifja ndaj Sejjid Kutubit nga ana e dijetarëve të mëdhenj të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Njëri nga shembujt e shumtë, që mund të përmendim këtu është: Njëri nga dijetarët e mëdhenj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, pirkërisht dijetari Rabi Medhali, e ka qortuar rëndë Sejjid Kutubin, në veprën e tij me titull: “Et Teuhid”. Po ashtu edhe autori uehhabist i librit “Tenkijetu fi’dh Dhilali”, apo autori i librit: “Matainu Sejjidi Kutub fi Et Teuhidi”.

 

Këta janë vetëm disa nga dhjetra, madje qindra, nga librat kundërshtues dhe qortues që janë shkruar nga ana e dijetarëve uehhabinj kundër Sejjid Kutubit. Lejomëni t‟ju bëj me dije se arsyeja e vetme e këtyre kundërshtimeve është se Sejjid Kutubi nuk i pranonte mendimet e Muhammedibn Abduluehhabit. Në veprën e tij me titull: “Ajetet e të Gjithëmëshirshmit në Xhihadin Afgan”, pasi i kundërshton këto aludime të ngritura mbi Sejjid Kutubin, Abdullah Azzam sqaron:

Në kundërshtim me aludimet e shkruara ndaj tij, Sejjid Kutubi është njëri nga risjellësit e kuptimit të Teuhidit të fortë dhe të vërtetë, pas Teuhidit të gabuar e të shpalosur nga ana e Muhammedibn Abduluehhabit. Ndërsa unë jam i mendimit se njëshmëria e pasqyruar nga Sejjid Kutubi dhe nga Muhammedibn Abduluehhabi, nuk është e përsosur dhe e përkryer nga gabimet dhe të metat.

 

Unë i bëj thirrje në formë lutjeje uehhabinjve që të ripërtërijnë botëkuptimet e tyre. Ne po përjetojmë një luftë të madhe, e cila po zhvillohet në kohët e sotme. Kjo është përplasja, mes mendimit të Muhammedibn Abduluehhabit dhe mendimit Sejjid Kutubit, në lidhje me çështjen e “Njëshmërisë së Allahut”. Në këtë pikë kyçe shtroj pyetjen: Vallë, përse kjo shoqëri uehhabite nuk i vlerëson ashtu siç duhet fjalët e dëshmorit të Kur‟anit Famëlartë Sejjid Kutubijut të thëna mbi Muhammedibn Abduluehabin?! Dijetari saudit Rabi Medhali citon një thënie mbresëlënëse mbi këtë çështje, e cila është: Goditja më e madhe që kemi pësuar ne, si lëvizje e Muhammedibn Abduluehhabit, është goditja nga ana e Sejjid Kutbiut. Arsyeja është se ky i fundit, është përpjekur me të gjitha mënyrat për të rrënuar mendimin uehhabi në shekullin e XX-të. 

 

Pyetja e 54-tërt:

A janë uehhabinjtë shkaktarë të terrorit në botën islame janë?

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju rrëfej se është kristalizuar një përpjekje shumë e rrezkshme, të cilën e kam vënë re që në ditët kur isha një nxënës uehhabi, e cila po vijon edhe në ditët e sotme. Ajo është se botëkuptimi e uehhabinjëve që synon gjetjen e qengjit mëkatar për ta flijuar. Uehhabijtë, të cilët janë duke vrarë një numër të madh muslimanësh në ditët e sotme, janë ende në kërkim të gjetjes së qengjt mëkatar dhe më këtë ata kanë për qëllim prerjen e kokave dhe masakrimin e njerëzve. Për këto krime bëjnë shkaktar pikërisht Sejjid Kutbin.

 

Betohem në Allahun e Lartësuar, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, se e gjithë kjo poshtërsi nuk është gjë tjetër vetëm e vetëm se një gënjeshtër. Përkundrazi, prerja e kokave të muslimanëve buron te botëkuptimi i Muhammedibn Abduluehhabit per Teuhidin. Fatkeqësisht Mbretëria e Arabisë Saudite nuk gjeti njeri tjetër për të fajësuar në sytë e mbarë botës, përveçse Sejjid Kutubin.

 

Sejjid Kutubi ka shkruar kryevepra të mëdha, ndër to është vepra“Es-Selamu Alemi ue’l-Islami (Paqja në Botë dhe Islami). Ata të cilët kanë dëshirë të shohin shtrembërimin e kryer nga uehhabijtë ndaj trashëgimisë kulturore të Sejjid Kutubit, le të lexojnë shkrimet e Salim Behnesauiut mbi veprën e Sejjid Kutbit me titull: “Mealim fi’tTariki” (Shenjat në Udhë).

 

Uehhabijtë e sotëm përpiqen me të gjitha mënyrat për të larguar sadopak mendimin e ideologjisë uehhabiste saudite dhe duan të cilësojnë përgjegjës për këto dukuri, si dhe për përhapjen e ngjarjeve të terrorit në botë, dijetarët e universitetit egjiptian të Ez'herit. Për këtë, ata duan të krijojnë përshtypjen se skaktar i pranisë së shumë problemeve në botën isame është Seijjid Kutbi, i cili kishte ndiqte mendimin e shkollës juridike esh'arite. Unë them se uehhabijtë janë duke i bërë një padrejtësi të madhe Sejjid Kutbit dhe dua të shtoj se Sejjid Kutbi nuk është përgjegjës për vdekjen e asnjë njeriu.

 

I kujtoj shumë mirë ditët kur isha një nxënës uehhabi dhe njerëzit masakroheshin në mënyrë barbare si pasojë e mendimit ndryshe të Teuhidit nga ajo e Muhammedibn Abdulehhabit. Shumë banorë të shkretëtirës së Nexhdit u masakruan vetëm e vetëm se mbrojtën Teuhidin e pastër. Pohoj se kur u vranë banorët e Mekës dhe të Taifit, Sejjid Kutbi as që kishte ardhur në këtë botë. Kur mbështetësit dhe ndjekësit e flaktë të Muhammedibn Abduluehhabit kryenin masakra të tmerrshme si pasojë e besimit të tyre në Tehuid, dëshmori i Kur‟anit Fisnik Sejjid Kutbi as që kishte lindur. Atëherë, cila është arsyeja që uehhabijtt shpifin kundër Sejjid Kutbit?!

 

 Pyetja e 55-të:

Cila janë mënyrat e thirrjes së uehhabijve?

 

Isam Imadi:

Njëra nga çështjet e rrezikshme që ka hedhur rrënjë në botën uehhabite, është edhe ndryshimi i trashëgimisë së shkruar në bashkësinë islame. Po, kjo është mëse e vërtetë. Kur ishim nxënës uehhabinj, ne ndryshonim trashëgiminë e shkruar të muslimanëve. Për ta ilustruar sa më mirë këtë theksoj se ne shpërndanim veprën me titull: “Teuhidu’sh Shafii”.

 

Në fillim të kësaj vepre ishin të shkruara thëniet e Muhammedibn Abduluehhabit dhe më pas dilnin në pah shëmbëllime të ngjashme me shkrimet shafiite. Ne i fshinim fjalitë e fillimit dhe të fundit, të ndonjë dijetari shafiit dhe vendosnim aty, fjalitë e Muhammedibn Abduluehhabit. Në këtë mënyrë njerëzit, të cilët nuk e hulumtonin këtë çështje në doktrinën shafiite, pandehnin se edhe Muhammedibn Abduluehhabi mbronte të njëjtën gjë që e kishte mbrojtur dhe imam Shafiiu për shekuj me radhë. Neve na kishin mësuar shumë mënyra thirrjeje gjatë programit mësimor uehhabi.

 

Ne kishim disa libra në duart tona, të cilët shpjegonin se si duhet të kryhet thirrja në zonat e banuara nga muslimanët e doktrinës shafiite. Shtoj se ishin shtypur shumë libra që flisnin se si duhet të kryhet thirrja edhe në rajonet e banuara nga muslimanët nakshibenditë, sufitë, rifaitë dhe shiitë. Gjithashtu, këtu dua të sqaroj faktin se doktrina uehhabite, e themeluar nga Muhammedibn Abduluehhabi, ose siç njihet në popull edhe si “selefizmi”, nuk ka të bëjë aspak me jetën dhe besimin e “selefu‟s salihinëve” të vërtetë, ose e të parëve tanë të mirë.

 

Madje, ne nuk mjaftoheshim vetëm me fshirjen e fjalive të shafiitëve dhe me vendosjen e thënieve të Muhammedibn Abduluehhabit por, ne merrnim mendimin e ndonjë dijetari shafiit dhe e vendonim në shërbimin të mendimit uehhabi, me qëllim që të krijonim përshtypjen që këtë mendim ka thënë imam Shafiiu. Ne shkonim edhe në zonat e shiitëve, si dhe në shumë vende të tjera, për të kryer të ashtuquajturën thirrje. Ne nuk ngurronim që të merrnim fjalitë e komentuara të disa dijetarëve dhe pasi fshinim pjesën e fillimit dhe të fundit, ua paraqitnim këto njerëzve. Ne ia ndryshonim plotësisht kuptimin fjalisë duke thënë pa pikën e turpit: “Tregohuni të kujdesshëm, sepse shikoni se çfarë ka thënë ky dijetari shiit”.

 

Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një mënyrë e ndaluar (haram) thirrjeje. Shkurtimisht, veprimtaria jonë ishte dashakeqëse. Metoda jonë ishte e njëjtë sikur të hiqeshin ajetet paraardhëse dhe pasardhëse të një tematike dhe të merrej vetëm një pjesë e ajetit. Përshembull, sukur të lexohej vetëm ajeti 4 në Sures Maun: “Feuejlul’li’l musalin” (Mjerë ata të cilët falin namazin), mund të krijohet mendimi i gabuar, se nuk duhet të falet namazi. Pa dyshim që ky është një gabim i madh.

 

Pyetja e 56-të:

Çfarë mendimi ka ibn Tejmije për imamin e dymbëdhjetë, imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Këtu dëshiroj t‟i përgjigjem një pyetjeje të rëndësishme të vëllezërve të mi uehhabin. Pyetja e tyre është: Vallë, si të besojmë se imami i dymbëdhjetë, i cili është imam Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), është pikërisht imam Mehdiu?

 

Unë dua t‟i përgjigjem pyetjes së tyre duke cituar një fragment, nga vepra me titull: “Minhaxhu’s Sunneti’n Nebeuijjeh”, e ibn Tejmijes, i cili thotë: Në Teurat shumë herë është bërë e ditur shfaqja e një lajmëtari të quajtur Ahmed (Muhammed) dhe ardhja e dymbëdhjetë udhëheqësve të tjerë pas tij. Madje, ibn Tejmije nuk ngurron aspak që të shprehet në këtë mënyrë: Nuk ka asnjë dyshim se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) është njëri nga fëmijtë e të nderuarës Fatime dhe të nderuarit Ali (paqja qoftë mbi ta!). Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s Sunneti’n Nebeuijjeh” ibn Tejmije përmend se cilësitë e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!) ndodhen si në Teurat, po ashtu edhe në burimet e muslimanëve.

 

Sërish dua t‟ju qartësoj se shpeshherë vëllezërit e mi uehhabinj më pyesin: Vallë, si mund të jeni kaq i bindur dhe si keni arritur në përfundimin që ibn Tejmije ka pranuar të vërtetën se imami i dymbëdhjetë është pirkësisht imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!)? Kur unë u them atyre se ibn Tejmije na përcjell fjalët e të Dërguarit të Allahut, ata më kundërvihen menjëherë duke më kërkuar që t‟u sqaroj zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi. Për ta ilustruar sa më mirë këtë hadith, u rikujtoj vëllezërve uehhabinj se kur e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Kush është Mehdiu?”

 

Ai është përgjigjur: “Ai do ta mbushë Tokën me drejtësi, pasi ajo të jetë e mbushur me padrejtësi”. Përsëri e kanë pyetur: “Çfarë do të ndodhë më pas?” Ai ka thënë: “Më tej do të shpërthejnë herxhi (lufta) dhe merxhi (trazira)”. Ndërsa, në një hadith tjetër thuhet se kur e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Çfarë do të ndodhë pas dymbëdhjetë imamëve?”, ai është përgjigjur: “Pas dymbëdhjetë imamëve do të shpërthejnë herxhi (lufta) dhe merxhi (trazira)”. Nëse do t‟i bashkojmë të dy hadithet e lartpërmendur, them se nuk është aspak e vështirë që t‟i shohim të vërtetat mbi imam Mehdiun (paqja qoftë mbi të!). Dijetarët e Ehli Sunnetit e kanë pranuar faktin se imami i dymbëdhjetë, është pikërisht imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!).

 

Për këtë ata mbështeten në hadithet e të   Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Për sa i përket kësaj çështjeje unë them: Ata të cilët aludojnë se besimi në dymbëdhjetë imamët bie në kundërshtim me besimin në të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përgënjeshtrojnë vetat e tyre.

 

Më lejoni t‟ju sqaroj se gjatë diskutimeve të mia të zhvilluara me shejkhun uehhabij Uthman Hamisin, ia dola mbanë të argumentoj se më shumë se 60 dijetarë sunnitë, që kanë jetuar në kohët e sotme, kanë pranuar faktin se imami i dymbëdhjetë, është imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!). Natyrisht, ky pranim mbart një ndryshim të vogël, sepse, megjithëse ata vërtetojnë faktin që imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!) rrjedh nga familja e të nderuarës Fatime dhe e imam Aliut (paqja qoftë mbi ta!), mirëpo ata nuk e pranojnë faktin që imam Muhammedibn Hasan Askeri (paqja qoftë mbi të!), është imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!). Duke u mbështetur në tërësinë e argumenteve të lartpërmedur, dua të them se mospranimi i këtij fakti pasqyron një strukturë mendimi, e cila nuk kalon përtej fanatizmit.

 

Pyetja e 57-të:

A flitet për Ehli Bejtin (paqja qoftë mbi ta!) në veprën “Sahihul Muslim”?

 

Isam Imadi:

Në këtë pikë të rëndësishme lejomëni t‟ju them se gjatë dhjetra diskutimeve me dijetarët uehhabinj si Uthman Hamisin, Beluxhin dhe shumë dijetarë të tjerë uehhabinj, unë i kam pyetur: A gjendent në librin “Sahihul Muslim” Hadithi Thekalejn, i cili thotë: “Unë po ju lë në mesin tuaj, Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim.”?

 

Dihet që kjo vepër cilësohet si njëra nga dy veprat më të vërteta, që vjen menjëherë pas Kur‟anit Famëlartë. Pra, ky hadith përmendet në këtë mënyrë në veprën e Imam Muslimit. Siç shihet dukshëm hadithi nuk thotë: “Unë po iu lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe sunnetin tim”! Atëherë, cila është arsyeja që këta dijetarë uehhabinj përpiqen të mashtrojnë besimtarët muslimanë që e pranojnë Hadithin Thekalejn, i cili thotë: “Unë po lë në mesin tuaj, Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, dhe që përmendet në veprën me titull: “Sahihul Muslim”, e imam Muslimit?! Vallë, përse këta dijetarë uehhabinj i qortojnë ata që ndjekin rrugën e Ehli Bejtit të pastër, krahas sunnetit të Profetit dhe Kur‟anit Fisnik?! Aq më tepër që hadithi i mësipërm: “Unë po iu lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, gjendet në veprën me titull: “Sahihul Muslimi”, e imam Muslimit, që cilësohet si njëra nga dy veprat më të vërteta pas Kur‟anit Famëlartë.

 

 Pyetja e 58-të:

Përse dijetarët uehhabinj e fshehin të vërtetën, ashtu siç vepruan dijetarët jahudinj e të krishterë?

 

Isam Imadi:

Më lejoni t'ju them se në Kur‟anin Fisnik shtjellohet një veçori e çifutëve dhe e të krishterëve. Në ajetin e bekuar 146, të sures “Bekare” thuhet: “Atyre të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin atë (të Dërguarin), ashtu siç njohin djemtë e tyre, por disa nga ata e fshehin të vërtetën duke e ditur mirë”. Nga ky ajet kuptojmë se dijetarët jahudinj dhe të krishterë e kanë fshehur ardhjen e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Përveç ajetit të mësipërm, në ajetin 6 të sures “Saff” thuhet:

Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”

 

Duke u nisur nga pohimet në fjalë, theksoj se Profeti Isai ka lajmëruar ardhjen e një të Dërguari të Allahut me emrin Ahmed. Edhe pse jahudinjtë dhe të krishterët ishin të sigurtë për këtë, ata e mbajtën të fshehtë ardhjen e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Më lejoni t‟ju bëj me dije se gjatë dhjetra viteve dhe në të gjitha diskutimet dhe tubimet, unë gjithmonë e kam cekur këtë çështje në mesin e dijetarëve uehhabinj. Për shembull, unë i kam thënë dijetarit uehhabist Muhammed Ali Bar‟asë:

Unë kam frikë se ju do të bëheni si jahudinjtë dhe të krishterët. Ata e mbajtën të fshehtë ardhjen Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)), ndërsa ju po fshihni Hadithin Thekalejn.

 

Përsëri dua t‟ju them: Në ditët kur jetoja në Mbretërinë e Arabisë Saudite vura re një dukuri të çuditshme dashakeqëse. Një dijetar saudit uehhabij, nuk e përmendte në asnjë mënyrë Hadithin Thekalejn, të cilin e ka përcjellë bashkëkohësi i nderuar i Profetit Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) Zejd ibn Erkami, i cili është: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, që është shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” e Imam Muslimit.

 

Përsëri dua t‟ju bëj me dije se një dijetar saudit nuk guxonte ta përmendte Hadithin Thekalejn, sepse përmendja e këtij hadithi është i ndaluar nëpër xhami, shkolla, stacionë televizivë, si dhe në shumë vende të tjera në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Natyrshëm lindin pyetjet: Vallë, a nuk është kjo një sjellje e ngjashme me sjelljen e njohur të jahudinjve për fshehjen e të vërtetës?

 

A nuk është ky një veprim i shëmtuar dhe një lloj tradhtie? A nuk e zbatonin jahudinjtë dhe të krishterët fshehjen e së vërtetës dhe e mohonin atë? Unë mendoj se tani është çasti i duhur për të përsëritur një hadith të Dërguarit të Allahut, i cili thotë: “Me të vërtetë ju do t’a ndiqni pëllëmbë për pëllëmbë udhën e popujve të tjerë përpara jush. Madje, do ta ndiqni deri në atë pikë edhe nëse ata do të hyjnë në vrimën e hardhucës edhe ju do të hyni pas tyre”. Sahabët e tij të nderuar e pyetën: “Pra ne do të ndjekim verbërisht jahudinjtë dhe të krishterët?!” I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) u përgjigj: “Sigurisht.

 

Kë tjetër?!” Por ajo që nuk arrij të kuptoj është: Përse këta dijetarë uehhabinj e mbajnë të fshehtë këtë të vërtetë?! Nëse këta dijetarë i besojnë Allahut të Madhëruar dhe vërtetësisë së sunnetit të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë, përse nuk i lejojnë hatibët (ligjëruesit) sauditë që të flasin lirshëm në xhamitë e tyre?! Çfarë të keqe ka nëse këta ligjërues thonë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, ndërkohë që përmendin hadithin: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”?!

 

Shpesh herë vras mendoj thellë dhe them: Përse dijetarët uehhabinj nuk lejojnë përhapjen e Hadithit Thekalejn: “Unë po lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, për të cilin muhaddithët janë njëzëri se është më i vërtetë se hadithet e tjerë?! Cila është arsyeja që ata i fshehin të vërtetat?! Vallë, mos kanë frikë se njerëzit përqafojnë dhe ndjekin doktrinën e Ehli Bejtit, apo i frikësohen daljes në dritë të të vërtetave të padiskutueshme rreth kësa çështjeje?!

 

Pyetja e 59-të:

A i përfshijnë dijetarët uehhabinj Muauije ibn Ebi Sufjanin sëbashku me Jezid ibn Muauijen brenda dymbëdhjetë imamëve?!

 

Isam Imadi:

Një tjetër çështje e rëndësishme, e cila ka të bëjë me hadithin e dymbëdhjetë imamëve, është: Kush ishin këta dymbëdhjetë imamë?. Unë dua t‟ju qartësoj se gjithmonë kam e kam ngritur zërin për këtë çështje. Madje, të gjithë ne e pranojmë faktin se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), rrjedh nga familja e të nderuarës Fatime dhe i të nderuarit Ali (paqja qoftë mbi ta!).

 

Mirëpo, disa nga dijetarët uehhabinj, siç është Muhibuddin Hatibi, mbrojnë mendimin se Muauije ibn Ebi Sufjani bën pjesë brenda dymbëdhjetë imamëve dhe kundërshton përfshirjen e imam Hasanit dhe të imam Husejnit (paqja qoftë mbi ta!) brenda tyre. Përveç kësaj ky dijetar uehhabi radhit në gjirin e dymbëdhjetë imamëve edhe Abdulmelik ibn Meruanin dhe Jezid ibn Muauijen!

 

Me sa duket Muhibuddin Hatibi nuk është mjaftuar vetëm me këtë, ai shkon më tej duke aluduar se familja emeuite është një familje e lavdëruar nga fjalët e vetë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)! Gjithashtu, duke marrë parasysh hadithin: “Kjo fe do të qëndrojë e nderuar dhe në këmbë, derisa të jenë të pranishëm dymbëdhjetë imamët”, ai ka nisur të kryejë renditjen e këtyre imamëve emeuitë: Muauije ibn Ebi Sufjani, Jezid ibn Muauije, Abdulmelik ibn Meruani dhe ka arritur në përfundimin se familja emeuite na qenka e lavdëruar!

 

Në këtë pikë thelbësore unë pyes: Vallë, a përputhet apo nuk përputhet renditja e imamëve e kryer sipas mendjes së tyre, me fjalët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?! Arsyeja e ngritjes së kësaj pyetjeje është se në njërën anë, i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka përcaktuar dymbëdhjetë imamë, na ka lajmëruar se imami i parë është pikërisht imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) dhe se imami i dymbëdhjetë është imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), që rrjedh nga familja e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!).

 

Ndërsa në anën tjetër, shohim thëniet e dijetarëve uehhabinj që e kanë radhitur si imamin e dymbëdhjetë Muauijen, i cili ka luftuar kundër imam Alit (paqja qoftë mbi të!). Në të njëjtin vend të tablosë është shtuar edhe Jezidi sëbashku me Muauijen. Pra, në këtë mënyrë Muauije është pranuar si njëri nga dymbëdhjetë imamët, njëlloj si imam Aliu (paqja qoftë mbi të!)!!!. Sikur të mos mjaftonte kjo gjëmë, këta dijetarë kanë radhitur në mesin e dymbëdhjetë imamëve edhe Jezidin, i cili ka masakruar gjyshin e imam Mehdiut (paqja qoftë mbi të!), imam Husejnin!

 

 Pohoj me bindje të plotë se renditje e tyre nuk përputhen aspak me renditjen e lënë nga i Dërguari i Allahut. Tani kam një kërkesë për ndjekësit tanë të nderuar. Unë dua që ata ta mendojnë mirë këtë tablo dhe të gjykojnë se kur një njeri pikturon një tablo, nëse kjo e fundit nuk është në harmoni dhe në sinkroni me kuptimin dhe ngjyrat, atëherë ky njeri nuk mund të cilësohet si një piktor.

 

Gjithashtu, dua të qartësoj se nëse në këtë tablo shkrihet mendimi, se imami i parë është imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), imami i dytë është imam Hasani (paqja qoftë mbi të!), imami i tretë është imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) e këshut me radhë duke e përfunduar këtë tablo me imamin e dymbëdhjetë, që është imam Muhammedibn Hasan Askeri, imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), jam mëse i bindur se përpara nesh do të dalë një tablo madhështore, e cila është e mbushur plot harmoni dhe sinkroni. Shtoj se kjo tablo, të cilës i shkojnë jashtëzakonisht për shtat ngjyrat dhe vizatimi, meriton të lavdërohet sëbashku me piktorin e saj! Ndërsa tabloja tjetër e shëmtuar dhe e rremë, nuk shfaq asnjë shenjë bukurie dhe estetike!

 

Pyetja e 60-të:

A është e vërtetë se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) është mishërim i drejtësisë?

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju sqaroj se një prej çështjeve të rëndësishme është edhe hulumtimi i drejtësisë nga ana e uehhabinjëve. Shumë vellëzër të mi uehhabinj thonë: 'Nëse pas largimit nga kjo botë të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) udhëheqja do të kalonte në duart e dhëndrit të tij, imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), ky veprim do të binte ndesh më drejtësinë, sepse në Islam duhet të mbidhet esh shura (këshilli) dhe se posti i udhëheqjes nuk i përket familjes së Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).'

 

Unë u përgjigjem atyre: A nuk do të ketë drejtësi në kohën e fundit? Theksoj se këta dijetarë e pranojnë njëzëri se imam Mehdiu (paqja qoftë mbi të!), do të shfaqet në fundin e zamanit dhe se ai është imami i dymbëdhjetë. Ata nuk e kundërshtojnë faktin se ky i fundit rrjedh nga familja e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në këtë pikë thelbësore shtrohet pyetja: Vallë, si është e mundur që uehhabinjtë nuk i gjykojnë këto veprimtari si njëkundërshtim i drejtësisë, por e vlerësojnë si të padrejtë, qenien e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), imami i parë në Islam pas Profetit Muhammed?

 

I ndjeri Abbas Mahmud Akkadi ka thënë: “Nuk ka patur më shumë drejtësi në asnjë çështje më tepër se sa në kohën e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Madje doktrina e Ehli Bejtit është emërtuar si “drejtësia islame”. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) njihet si mishërimi i drejtësisë islame. Të gjithë imamët muslimanë e kanë pranuar drejtësinë e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!). Citojmë se Imam Zemhasheriu, imam Radiu, imam Sananiu, imam ibn Hazm Endulusiu dhe të tërë imamët e botës e kanë shpjeguar fenë. Por, kur themi se imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!) e ka bërë këtë përpara nesh ngrihet pyetja: “Ku është drejtësia?!” Vallë a nuk është vetë ngritja e kësaj pyetjeje, një kundërshtim i drejtësisë?!

 

 Pyetja e 61-të:

Përse uehhabinjtë përpiqen ta nënçmojnë postin e Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Këtu dëshiroj t‟ju rrëfej një të vërtetë. E mbaj mend shumë mirë se në ditët kur ishim nxënës, në institutet e ideologjisë uehhabite, gjatë programit mësimor uehhabist, kemi rastisur me një nga mendimet më të çuditshme.

 

Bëhet fjalë për mendimin se nëna e besimtarëve, Aishe bint Ebi Bekr, zotëronte postin më të lartë në mesin e grave muslimane. Ashtu siç kishim mësuar për Fatimenë (paqja qoftë mbi të!), në të njëjtën mënyrë kishim mësuar dhe për Aishenë. Unë sëbashku me shokët e tjerë që mësonim sipas programit mësimor uehhabij, ishim në dijeni të faktit se Aisheja kishte thënë: “Fatimeja është zonja e grave të botës”, e megjithatë vijonim që t‟i vlerësonim njëlloj që të dyja këto dy personalitete. Vallë, a mund të jetë e drejtë kjo? Edhe ne e dinim mirë faktin që vetë Aisheja ka thënë: “Fatimeja është zonja e grave të botës”, mirëpo, ne vijonim në dhënien përparësi Aishesë me shumë se sa Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!).

 

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të konferencave, në të cilat merrnim pjesë sëbashku me dijetarët uehhabinj, ne u shpjegonim shoqërive, që nuk ishin muslimane, jetën e nënës sonë, Aishesë, si “modeli i gruas muslimane”. Unë nuk dua që të krijohet përshtypja e gabuar se ne duhet ta lëmë mënjanë Aishenë. Por, a nuk është më mirë që edhe ne të nxjerrim në plan të parë Fatimenë (paqja qoftë mbi të!), të cilën vetë Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë më të mirën e grave? Për më tepër, theksoj se nëna e besimtarëve, Aisheja, thotë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke thënë: “Katër janë gratë më të mira të kësaj bote: “Merjeme bint Imrani, Asije bint Muzahimi, Hadixhe bint Huejlidi dhe Fatime bint Muhammedi”. Këtu lind pyetja: Në një kohë kur këta katër gra janë përzgjedhur nga Allahu i Lartëruar, atëherë, përse ne dalim kundër kësaj? Sipas mendimit tim kjo çështje është një nga çështjet më të rëndësishme mbi të cilën vëllezërit e mi uehhabinj duhet të kthjellohen mirë.

 

Pyetja e 62-të:

Nëse doktrina Xhaferite nuk është një doktrinë e Ehli Bejtit atëherë ku gjendet kjo doktrinë?

 

Isam Imadi:

I ndjeri Imam Muhammed Ebu Zehra, i cili ka shkruar një libër përr imam Xhafer Sadikun (paqja qoftë mbi të!), duke çelur kështu siparin përsa i përket kësaj lëmie, ka sjellur në rend të ditës një çështje të një rëndësie parësore. Çështja e përmendur nga ky imam, personalisht për mua si një kërkues i cili hulumton të vërtetën mbi familjen e pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të vërtetën e ideologjisë uehhabite, është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme.

 

Më kujtohet se kur ishim duke mësuar në institutet uehhabite ne kishim përvetësuar mendimin e shtrembër të ibn Tejmijes, i cili është: 'Asnjë njeri nuk ka mësuar asgjë nga familja e Muhammedit, sepse familja e të Dërguarit të Allahut nuk zotëron dije!' Ajo që dua të them është se në ditët kur mësoja në institutet uehhabite, unë isha i bindur dhe i besoja plotësisht këtij mendimi.

 

Duke u mbështetur në aludimin e lartpërmendur se familja e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk zotëronte dije, unë nuk e ndiqja rrugën e Ehli Bejtit. Për këtë aludim, imam Muhammed Ebu Zehra shtron pyetjen: A është e arsyeshme që një shtet si ai emeuit dhe abasit, të mallkojë imam Aliun (paqja qoftë mbi të!), të masakrojë imam Husejnin (paqja qoftë mbi të!), bijtë e imam Hasanit (paqja qoftë mbi të!) dhe të imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!)?

 

Vallë, a është e logjikshme që shtetet ose perandoritë e bijve të Umejjes dhe të Abbasit të lejonin masakrimin e familjes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Më tej imami sunnit Muhammed Ebu Zehra shton: Nëse ne e hulumtojmë doktrinën Xhaferite, e cila ndryshe njihet edhe si doktrina e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!), atëherë ata do të na shtrojnë këto pyetje: Ku është doktrina e vërtetë e Ehli Bejtit? Vallë, si është e mundur që familja e pastër e Profetit Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), të cilës mbarë muslimanët e botës i kushtojnë rëndësi të madhe dhe janë të urdhëruar që t‟u dërgojnë përshëndetje kur falin namaz, të mos kenë dituri?

 

Madje, imam Muhammed Ebu Zehra, shton më tej duke thënë se në njërën anë ndodhen shtetet të cilët kanë mallkuar Ehli Bejtin dhe kanë penguar përmendjen e fjalëve të Ehli Bejtit, kurse në anën tjetër ndodhet vetëm doktrina Xhaferite, e cila kristalizon fjalët e Ehli Bejtit. Ndërsa ne me hetimin tonë i dolëm kundër kësaj doktrine. Ja pra këtu gabuam.

Nëse ne këmbëngulim duke pretenduar se doktrina Xhaferite nuk është doktrina e familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë na lind detyra që ne t‟ua paraqisim njerëzve doktrinën e vërtetë të Ehli Bejtit. Si rrjedhojë nënvizoj faktin se ibn Tejmije dhe ndjekësit e tij kanë gabuar rëndë.

 

 Pyetja e 63-të:

Ç’është doktrina e Ehli Bejtit? A është pjesë e doktrinës Xhaferite?

 

Isam Imadi:

Në ditët kur isha një nxënës uehhabi, sistemi arsimor, i cili zbaton mënyrën uehhabite, na mësonte se doktrina e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!) është vetëm një besim i kotë. Kurse themeluesi i saj, imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!), ishte një gënjeshtar (unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje!).

 

Megjithatë, ishte pikërisht imam Ebu Zehra ai i cili na shpëtoi nga këto dyshime. Në veprën e tj me titull: “Imam Xhafer Sadiku”, imam Ebu Zehra na tërheq vëmendjen me këto fjalë madhështore. Ai thotë: Ne i adresohemi burimeve shafiite kur duam të dimë se cili ishte imam Shafiiu. Ne i drejtohemi veprave malikite kur duam të hulumtojmë për doktrinën e imam Malik. Në të njëjtën mënyrë, ne shfletojmë librat e hanbelive kur duam të njihemi me doktrinën e imam Ahmed ibn Hanbel.

 

Ne lexojmë burimet uehhabite kur dëshirojmë të njihemi me ideologjinë uehhabite të Muhammedibn Abduluehhabit. Vallë, përse nuk shqyrtojmë burimet Xhaferite kur duam të njihemi me doktrinën e imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!)? Imami sunnit, Ebu Zehra, përsëri vijon e thotë: „Nëse themi se themeluesi i doktrinës Xhaferite, pikërisht imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!), ishte një gënjeshtar (Unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje), atëherë, duke zbatuar të njëjtën mënyrë, ne duhet që të përgënjeshtrojmë edhe themeluesin e doktrinës shafiite, imam Shafiiun.

 

Shprehemi kështu sepse doktrina Xhaferite është përcjellë nga imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!), në të njëjtën mënyrë siç është përcjellë edhe doktrina shafiite nga imam Shafiiu. Nëse kemi për qëllim shtjellimin e mënyrës së përcjelljes së doktrinës së imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!), atëherë, vetvetiu, kemi nxirë dhe dokrinat e tjera.‟ Në këtë pikë unë kërkoj që të meditohet seriozisht mbi këto fjalë kuptimplota të imam Muhammed Ebu Zehra.

 

Pyetjae 64-tërt:

Përse doktrina e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) është përcjellë nga familja i tij?!

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju them se në mesin e dijetarëve në institucionet uehhabite gjendej një çështje e rëndësishme, e cili ishte bërë rendi i ditës. Kjo çështje kishte të bënte me zbulimin e shkakut se përse doktrina e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) është përcjellë vetëm nga bijtë e tij. Unë mendoj se kjo është një mënyrë, e cila u shërben ngjalljes së dyshimeve.

 

E them këtë, sepse në burimet Xhaferite janë përcjellë hadithe edhe nga shumë bashkëkohës (sahabë) të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), krahas imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) dhe të bijve të tij.

 

Këtu më duhet të sqaroj faktin se imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!), ose imam Muhammed Bakir (paqja qoftë mbi të!), kanë përcjellë shumicën e haditheve të thëna nga imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), sepse thëniet e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) i kishte mbledhur dhe kultivuar familja e tij. Në këtë pikë kyçe unë poju rrëfej se jam mahnitur nga mendimi i imamit sunnit egjiptian Muhammed Ebu Zehra, icili ka thënë:

 

Bijtë e bashkëkohësve (sahabëve) të Profetit Muhammedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk kishin nevojë që të mblidhnin mendimet e etërve të tyre, sepse qeveria emeuite urdhëronte dijetarët dhe personalitetet e mëdha të shoqërisë që të mblidheshin rreth udhëzimeve të tyre dhe rreth udhëzimeve të dijetarëve të tyre. Për ta ilustruar më mirë këtë them:

Kur imam Buhariu shkoi në Bagdad udhëheqësi abbasit urdhëroi që ai të shkonte dhe të qëndronte pranë tij. Edhe kur shkoi në Medinën e Ndrituar, udhëheqësi abbasit i asaj kohe dha urdhër që për sa kohë ai do të qëndronte aty të mos jepte anjë miratim.

 

Nga ana tjetër na shfaqet një tablo e zymtë, sepse të bijtë e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) u masakruan. Shteti emeuit e malkonte atë, kurse shteti abbasit synonte shfarosjen e farefisit të tij! Por, më e dhimbshmja është se të tërë këto krime u pranuan si të natyshme. Imam Aliu dhe imam Husejni (paqja qoftë mbi ta!), u vranë së bashku me të bijtë e tyre. Imam Bakiri (paqja qoftë mbi të!) u dëbua dhe u torturua dhe në të njëjtën mënyrë edhe imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!) u persekutua gjatë gjithë jetës së tij! Këtë gjendjeje të mjerë njeriu është i detyruar që fillimisht t‟ua shpjegojë këtë gjë bijve të tij.

 

  Pyetja e 65-të:

Vallë, si është e mundur që Sakifja i strehoi të gjithë bashkëkohësit e Profetit Muhammed(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Isam Imadi:

E them me plot bindje se neve na kanë mashtruar edhe për sa i përket çështjes së Sakifes. Ideologjia uehhabite na e ilustrote Sakifen si një ndërtesë e madhe, të ngjashme me Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Madje kjo ideologji na e pasqyronte gjendjen sikur në atë kohë ishte i pranishëm interneti dhe bashkëkohësit e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) përdornin celularët, komunikonin me lehtësi në rrjetet sociale u organizuan sa hap e mbyll sytë dhe i dhanë besën prijësit të parë të bashkësisë muslimane. Nëse duam të dimë të vërtetën them:

Sakifja ishte një dhomë e vogël, e cila nuk mbante më shumë se sa disa vetë. Megjithatë, sipas uehhabinjëve, një pjesë e madhe e bashkëkohësve (sahabëve) të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), pas ndërrimit jetë të këtij të fundit, u mlodhën në këtë dhomë dhe i dhanë besën priijësit të parë të bashkësisë muslimane.

 

Nënvizoj se ky është një mashtrim që ka për qëllim fshehjen e të vërtetave! Shumica e sahbëve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) gjendeshin jashtë Medines dhe për më tepër pjesa më e madhe e tyre merreshin me bujqësi. Prandaj, ishte e pamundur për këta të fundit, që të mblidheshin sëbashku brenda një kohe të shkurtër në një kohë që nuk gjendej përdorimi i celularit dhe i internetit. Madje, disa bashkëkohës të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e kishin mësuar lajmin e ndërrimit jetë të tij vetëm pas kalimit të disa viteve!

 

Këtu theksoj se kjo broçkulla e Sakifes ishte vetëm një mashtrim dredharak. Ky është një lloj provokimi dhe një terror ndaj arsyes. Vallë, çfarë duhet të kuptojmë ne me fjalitë: Të gjithë sahabët e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) u mblodhën në Sakife? Sa njerëz kishte në Sakife? Ishin katër, pesë apo gjashtë?

 

Për këtë unë them se kjo është një gojëdhënë për bashkëkohësit e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), e cila mbështetet në dobi të një mendimit të cakuar. Kështu që në Sakife as që bëhet fjalë për arritjen e një dakordësie në mesin e tyre. Këtë e them sepse numri i bashkëkohësve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), në Ditën e Gadir Khumit ishte më shumë se njëqindmijë, ndërsa Sakifja ishte thjesht një dhomë e vogël.

Edhe nëse e perceptojmë Sakifen në formën e një dhomë të madhe, vallë, a mund të strehojë një dhomë me mijra njerëz brenda saj? Le të shkojmë edhe përtej këtyre analizave konkrete.

 

Këtu lind pyetja: A kishte televizor në kohën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që të bëhej e mundur lajmërimi se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) kishte ndërruar jetë? Ne si muslimanë, edhe sot e kësaj dite, ende nuk e dimë me saktësi se sa ishte data kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), sepse ka mendime të ndryshme për këtë çështje.

 

Duke u mbështetur në faktet e mësipërme, the se thënia që bashkëkohësit (sahabët) e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) arritën në një dakordësi në Sakife, nuk është diçka tjetër vetëm se një broçkull dhe një mashtrim.

 

Pyetja e 66-të:

Përse u zemërua Fatime Zehraja (paqja qoftë mbi të!)?

 

Isam Imadi:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër. Për këtë pyetje dua t‟ju tregoj një ngjarje.

Më kujtohet se në ditët kur ishim nxënës dhe mësonim sipas programit mësimor të ideologjisë uehhabite kemi hasur me një çështje paksa të nxehtë. Kjo çështje kishte të bënte,me kundërshtimin e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) ndaj prijësit të parë të bashkësisë muslimane, Ebu Bekrit, në lidhje me çështjen e trashëgimisë. Ngjarja është ndodhur si vijon: E bija e bekuar e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) Fatimeja (paqja qoftë mbi të!), pas ndërrimit jetë të babait të saj të dashur kishte shkuar te prijësi i bashkëisë muslimane, Ebu Bekri, dhe i kishte atij kërkuar trashëgiminë e saj.

 

Kurse ky i fundit i kishte thënë: Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) duke thënë: “Ne të Dërguarit nuk lënë trashëgimi (pasuri)”. Në këtë pikë kyçe unë dua që të ndaj me vëllezërit e mi uehhabinj një mendim të Fakhruddin Rraziut rreth këtë çështje, i cili më ka lënë mbresa të pashlyeshme dhe kërkoj që këta të fundit të kthjellohen dhe ta vlerësojnë ashtu siç duhet këtë mendim.

 

Fakhruddin Rraziu thotë: Vallë, sa është e arsyeshme që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) të ketë lajmëruar një njeri, i cili nuk është trashëgimtar i tij, mbi gjykimin e çështjes së trashëgimisë? Lejomëni t‟ju bëj me dije se sipas mendimit të përbashkët të dijetarëve muslimanë, Ebu Bekri nuk është trashëgimtar i Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai është thjesht shoku i tij.

 

Duke u mbështetur në këtë mendim të përbashkët, pohoj se është e mundur që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia paska shpjeguar gjykimin e çështjes së trashëgimisë së tij shokut të vet vetëm me përmendjen e këtij hadithi? Sa e logjikshme është kjo? Vallë, përse i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia paska sqaruar këtë çështje, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me trashëgimtarët e tij, shokut të tij dhe jo të familjes së tij? Më pas Fakhruddin Rraziu shtron pyetjet: Përse i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ia paska shpjeguar një tjetri këtë çështje, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me të bijën e tij, për të cilën ka thënë: “Fatimeja është zonja e grave të botëve”?

 

Ose, cila është arseyja që Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) paska lajmëruar një  njeri tjetër për çështjen e trashëgimisë, në një kohë kur ishin të pranishëm dy nipërit e tij të dashur imam Hasani dhe imam Husejni (paqja qoftë mbi të!), të cilët njihen si “Dy zotërinjtë e të rinjve të banorëve Xhennetit”?

 

Vallë, si është e mundur që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) t‟ia ketë shpjeguar gjykimin mbi çështjen e trashëgimisë shokut të tij, në një kohë që dhëndri dhe i biri i xhaxhait të tij, imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ishte i pranishëm dhe për të cilin ka thënë: “Me të vërtetë o Ali, ty të do vetëm besimtari dhe të urren vetëm dyfytyraku”?

 

Këtu shtoj dhe them se me të vërtetë kjo është një gjendje shumë e çuditshme. Shprehem në këtë mënyrë sepse ne shohim se si muslimani, ashtu edhe jo muslimani, u japin shpjegime të bijve të tyre në rast se ata duan që t‟ua lënë plaçkat, pasuritë dhe orenditë e tyre njerëzve të tjerë përveç trashëgimtarëve. Por, nëse bijtë e tyre janë të mangët nga trutë e kokës dhe janë të metë deri në atë shkallë sa të mos arrijnë të kuptojnë gjykimet e dhëna në Kur‟anin Famëlartë, atëherë në këtë gjendje pohoj se ai që zotëron pasuri nuk e ndien të nevojshme që t‟u japë ndonjë sqarim atyre dhe ua kumton gjendjen e tij njerezve të mençur, të cilëve ka vendosur që t‟ua lërë pasurinë. Në këtë pikë natyrshëm lind pyetja: Vallë, a mendonte kështu i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për imam Aliun për imam Hasanin për imam Husejnin dhe për Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi ta!) dhe që nuk paska ndjerë të nevojshme t‟ua shpjegojë atyre këtë çështje? (Unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje).

 

A është e mundur që të ndodhë diçka e tillë në një kohë kur Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e ka lavdëruar të bijën e tij të bekuar duke thënë: “Fatimeja është zonja e grave të botës”, ndërsa për dy nipat e tij të dashur ka thënë: “Dy zotërinjtë e rinjve të banorëve Xhennetit”? Si përfundim e përmbledh të gjithë këtë me përkufizimin: Lidhur me këtë çështje, ose ka gabuar i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ose ka gabuar prijësi i parë i bashkësisë muslimane!

 

Pyetja e 67-të:

Përse nuk ishit të drejtë ndaj familjes së pastër të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), kur ishit uehhabi?

 

Isam Imadi:

Këtu dua të them se në të gjitha diskutimet e zhvilluara me uehhabijtë, këta të fundit gjithmonë më pyetnin: Cila është arsyeja që ti e ke lënë ideologjinë uehhabite? Unë gjithmonë u jam përgjigjur: Ne “uehhabijtë” nuk kemi qenë të drejtë ndaj familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Madje, mbaj mend se që në vegjëli e deri në ditët e sotme, neve na mësonin poemën e Hafidh Ibrahim Umerit.

 

Ne e mësonin përmendësh këtë poemë njëlloj siç mësonim përmendësh Kur‟anin Fisnik. Për më tepër ne ndiheshim krenarë për këtë. Kjo poemë është: Një fjalë i tha Umeri Aliut, Lajmëroje dëgjuesin për të dhe thënësin e saj madhëroje, Nëse nuk më jep besën, do të ta djeg shtëpinë dhe nuk të lë asnjë aty, Ndonëse në atë shtëpi gjendet e bija e Mustafait, Këtë nuk mund ta thotë tjetër përveç Ebu Hafsit (Umerit), Heroi dhe mbrojtësi i farefisit të Adnan Aliut.

 

Ashtu siç shihet dukshëm edhe nga poema e lartpërmendur ne mburreshim me “guximin” që kishte shfaqur Umer ibn Khattabi, prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, duke organizuar sulmin ndaj shtëpisë së Fatime Zehrasë (paqja qoftë mbi të!)! Ndërkohë që ne e kundërshtonim mendimin e ibn Tejmijes, i cili ka thënë:

Ata të dy e kishin sulmuar shtëpinë e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) me qëllimin e rimarrjes së pasurisë së Allahut. Më kujtohet se kur isha fëmijë, duke u mbështetur kryesisht në thashethemet që fliteshin, unë pandehja se Fatimeja (paqja e Allahut qoftë mbi të) ishte një njeri e cila kishte vjedhur pasurinë e besimtarëve. (Unë kërkoj mbrojtje nga Allahu nga kjo shpifje).

 

Unë pandehja kështu, sepse prijësi i bashkësisë muslimane e kishte sulmuar shtëpinë e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), me synimin e rimarrjes së pasurisë së besimtarëve! A nuk i kemi bërë padrejtësi familjes së pastër të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), duke thënë këto fjalë? Vallë, përse ne kemi nuk menduar, qoftë edhe njëherë të vetme, se Fatimeja (paqja qoftë mbi të!) mund të kishte të drejtë?

 

Më lejoni t‟ju them se unë nuk e harroj kurrë thënien e dijetarit uehhabij Shejkh Uthman Hamisit, i cili gjatë diskutimeve tona, shpesh herë thoshte: Ky nuk është turpi i Ebu Bekrit, por është i Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)! Ndërsa unë ua kthej duke i bërë thirrje: Kini frikë Allahun për gjithçka që i keni bërë Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)! Si qenka turpi i Fatimesë (paqja qoftë mbi të!)? Vallë, përshka se ajo kundërshtoi Ebu Bekrin?! Nuk duhet të harrojmë se në veprën me titull: “Sahihul Buhari”, e imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihul Muslimi, e imam Muslimit, janë të shënuar edhe këta dy hadithe tëatime Zehranë: “Nuk ka dyshim se Allahu ndëshkon me zemërimin tënd dhe gëzohet me gëzimin tënd” dhe “Fatimeja ndërroi jetë duke qenë e zemëruar ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit”.

 

Përse Fatimeja (paqja qoftë mbi të!), me zemërimin e së cilës zemërohet Allahu Lartmadhëruar, ndërroi jetë e zemëruar? Përse, Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) nuk iu dha e drejta e saj? Ose, përse ne nuk e hetuam shkakun e zemërimit të Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) ndaj Ebu Bekrit?

 

Çfarë kishte bërë Ebu Bekri, i cili e kishte zemëruar Fatimenë (paqja qoftë mbi të!)?! Përse i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ishte shprehur se ai i cili zemëron Fatimenë (paqja qoftë mbi të!) ka zemëruar edhe Allahun e Lartësuar? Cila është lidhja mes zemërimit të Fatimesë (paqja qoftë mbi të!) dhe zemërimit të Allahut të Lartëruar?

 

Pyetja e 68-të:

Çfarë mësimesh keni nxjerrë nga historia e revolucioneve dhe e grushteve të shtetit?

 

Isam Imadi:

Më lejoni t‟ju them se revolucionet dhe grushtet e shtetit zënë një vend mjaft të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Shqyrtimi i historisë nga ime ishte me të vërtetë mbresëlënës dhe ka ndikuar fuqishëm në kalimin tim nga ideologjia uehhabite në doktrinën shiite të dymbëdhjetë imamëve.

 

E thënë ndryshe, unë kam krijuar një lidhje analogjike mes fuqisë që vinte pas grushteve të shtetit, të cilat rrëzuan udhëheqësit botërorë dhe kohës pas ndërrimit jetë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kjo lidhje pati ndikim tek unë në lënien e ideologjisë uehhabite dhe përqafimin e doktrinës së Ehli Bejtit. Në vitin 1962, kur u rrëzua qeveria jemenase, sulmi i parë ndodhi në shtëpinë e mbretit Muhammed Bedri. Sërish kur u zhvillua puçi ushtarak në Egjipt, gjatë qeverisjes së mbretit Faruk, goditjen e parë e pësoi shtëpia e Farukut. Në vitin 1917, gjatë zhvillimit të revolucionit bolshevik rus, sulmi i parë filloi në pallatin mbretëror të carit. Gjithashtu, duhet të përmend se gjatë zhvillimit të puçeve ushtarake dhe revolucioneve gjatë historisë në Francë, Angli, Gjermani dhe Kinë, shohim se në hapin e parë drejtuesi është sulmuar de fakto.

 

Më pas, vëmë re se është kryer një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtëpisë së drejtuesit të shoqërisë. Nëse do të rikthehemi në kohën pas ndërrimit jetë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ne do të përballemi me një pyetje të rëndësishme: Vallë, përse u sulmua pikërisht shtëpia e Fatimesë (paqja qoftë mbi të!), në një kohë kur në Medinen e Ndritshme gjendej shtëpia e Abbas ibn Abdulmutalibit, shtëpia e bijve të Hashimit, gjendeshin qindra e mijra shtëpi të bashkëkohësve të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)?

 

Vallë, a nuk është ky një argument i hapur, i cili tregon se sulmuesit e kanë parë këtë shtëpi si shtëpia e drejtuesit de facto? Unë i ftoj ndjekësit tanë të nderuar që të mendojnë se përse këta sulmues nuk sulmuan as shtëpinë e Abbas ibn Abdulmutalibit, as atë të Abdullah ibn Abbasit dhe asnjë shtëpi të familjeve të bijve të Hashimit, por sulmuan vetëm shtëpinë e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!)?

 

A nuk është kjo një tregues që shfaq se ata nuk i dolën për zot zotimit të dhënë imam Aliut (paqja qoftë mbi të!)? Në ditët tona, anembanë botës, ne jemi dëshmitarë se pas ndodhjes së një puçi ushtarak drejtuesi i ri që sapo vjen në pushtet, puna e parë që bën është kryerja e sulmit ndaj drejtuesit të vjetër dhe më pas e detyron këtë të fundit që të bëjë zjedhjen mes dhënies së zotimit ose vdekjes!

 

Ky sulm shfaq hapur se ata me zemrat dhe ndërgjegjiet e tyre e dinin mirë se udhëheqësi më i lartë, pas të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ishte imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) dhe për këtë arsye puna e parë që bënë ishte kryerja e sulmit ndaj shtëpisë së tij.

 

Pyetja e 69-të:

Në tubimet uehhabite flitej keq për imam Aliun (paqja qoftë mbi të!). Përse ndodhte koj?

 

Isam Imadi:

Lejomëni t‟ju shpjegoj se ne, si uehhabinj bashkëkohorë, gjatë mbledhjeve në shtëpinë e Gjykatës Ahmer Hixhriut në të cilat merrini pjesëme shejkh Harith Sheukaniu, shejkh Hasan Hakimi dhe të hoxhë Nusret Taha, gjithmonë theksonim qortimin e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!)! Unë personalisht, i cili isha në dijeni të faktit se gjatë zhvillimit të këtyre mbledhjeve që kishin për synim vetëm qortimin dhe nxirjen e figurës së imam Aliut (paqja qoftë mbi të!), e kundërshtoj aludimin se në kohët e sotme nuk mund të gjendet njeri që të ushqejë armiqësi ndaj imam Aliut (paqja qoftë mbi të!)!

 

Njëri nga shembujt konkretë që i përforcon fjalët e mia, është se imami sunnit irakian, Kubejsi, ka theksuar në një transmetim të drejtpërdrejtë se është nasibi (armik i Ehli Bejtit). Por nuk është vetëm Kubejsi nasibi, sepse në rajonin e Enbarit në Irak, gjenden shumë nasibi. Disa uehhabinj besojnë se pozita e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të!) është e tepruar.

 

Edh pse kanë këtë besim, ata nuk e pranojnë kurrë se janë duke ushqyer armiqësi ndaj Ehli Bejtit! Unë po ju rrëfej me zemër të hapur se edhe unë isha një nasibi njëlloj siç ishte Imam Kubejsiu. Jo vetëm që flisja keq për imam Aliun (paqja qoftë mbi të!), por madje e urreja atë! Pohoj se kam shumë të njohur që janë dëshmitarë okularë se gjatë zhvillimit të mbledhjeve tona me pjesëmarrjen e Halid Sheukaniut, flisnim keq dhe hidhnim baltë mbi figurën e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!).

 

Madje, Abdullah Hashim Sejjani, është njëri prej atyre dëshmitarëve. Kur nisa të lexoj veprat e Sejjid Kutubit, të cilat mbronin imam Aliun (paqja qoftë mbi të!), apo veprën me titull: “Imam Ali Imamul Arifini”, e Siddik Gimariut, apo edhe veprën me titull: “Imam Ali Imamul Eimmeti”, e Ahmed Hasan Bakuriut, i cili ishte zëvendëskryetari i Vëllazërisë Muslimane, vura re se kisha nevojë që të ripërtërija plotësisht këndvështrimin tim mbi imam Aliun (paqja qoftë mbi të!).

 

Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu i Lartësuar dhe nuk mund të them se të gjithë uehhabijtë janë armiq të imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) por, them se një pjesë e uehhabinjve janë nasibi (armiq të Ehli Bejtit). Fatkeqësisht edhe unë isha një nasibi. Për këtë arsye them me bindje të plotë se disa njerëz, të cilët ndjekin rrymën uehhabije, ushqejnë urrejtje ndaj imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) dhe i kanë shfaqur shenjat e urrejtjes së tyre në çdo rast.

 

Përshembull: Kur unë isha një prej uehhabinjve nuk isha në   dijeni se edhe unë isha një armik i imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Shpesh herë përsërisja këtë fjali: Nëse imam Aliu (paqja qoftë mbi të!), do të ishte vrarë në kohën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë Islami nuk do të kishte përjetuar kaq shumë fatkeqësi! Unë kisha krijuar përshtypjen e gabuar se imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) dhe të bijtë e tij ishte përgjegjësi i vetëm për të gjitha katastrofat që kishin ndodhur në kurriz të Islamit. Ai ishte përgjegjës edhe për mosmarrëveshjet mes muslimanëve.

 

Pyetja e 70-të:

A ka njerëz të cilët nuk nuk janë në dijeni të rënies dëshmor të imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!).

 

Isam Imadi:

Në ditën e sotme gjenden muslimanë të cilët nuk e dinë që imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) ka rënë dëshmor. Disa qarqe ende aludojnë se nuk është e mundur që një musliman të mos e dijë këtë ndodhi të qartë. Ndërsa unë, duke u mbështetur në përvojat e mia vetjake, mbroj mendimin se edhe sot e kësaj dite gjenden muslimanë që nuk janë të dijeni të faktit se imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) është masakruar.

 

Lërmëni t‟ju qartësoj se unë kam hyrë në shkollën uehhabite që kur isha në moshë të mitur. Shtëpia në të cilën jam rritur dhe në të cilën aktualisht jetojnë nëna dhe motrat e mia, është një shkollë uehhabite për vajza, e cila është themeluar dhe emërtuar: “Instituti Hadixhe për vajzatuehhabite”.

 

Unë kam qëndruar në këtë shtëpi derisa u martova. Martesën e kreva në këtë institut dhe i kalova vitet e e para të martesës sime këtu. Ndërsa im atë është themeluesi i shkollës së parë uehhabite në kryeqytetin jemenas të Sana‟asë. Për më tepër im atë ishte njeriu i cili hapi shkollën e parë uehhabite për fëmijë në fshat. Ndërsa xhaxhai im është njëri nga themeluesit e Lëvizjes “Ihuanul Muslimini” (Vëllazëria Muslimane).

 

Dua t‟jiu sqaroj se më kujtohen ditët kur kalova në doktrinën shiite. Bashkëshorti i motrës sime të madhe, Nebilesë, teksa flisnim rreth çështjes së imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) më kundërshtoi duke më thënë: 'Husejni nuk është vrarë.' Kjo bisedë ka ndodhur njëzetë vite më parë. Në ditët tona, pas fillimit të shfaqjes së stacionëve satelitorë, ngjarje të ngjashme nuk përsëriten më, sepse pas ndjekjes së këtyre stacionëve satelitorë të ë shiitëve, shumë njerëz kanë mësuar për ngjarjen e rënies dëshmor të imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!).

 

Por bashkëshorti i motrës sime, njëzetë vite më përpara, këmbëngulte se imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) kishte vdekur në shtëpinë e tij dhe nuk kishte rënë dëshmor. Madje ai më drejtonte pyetjet: Kush të ka gënjyer se Husejni është vrarë?

 

A është ky mendimi i iranianëve? Me këtë nënkuptojmë se jo të gjithë e dinin faktin se Husejni ishte vrarë. Muftiu i Sirisë, Shejkh Hasuni, më ka thënë: Unë kam studiuar pranë dijetarëve të mëdhenj për dhjetra vite me radhë dhe nuk e dija se imam Husejnin (paqja qoftë mbi të!) e paskan vrarë. Si përfundim i debateve të mia, të cilat zgjatën katër muaj, me dijetarin uehhabi, shejkh Uthman Hamisin, disa uehhabinj u shndërruan në shiitë. Doktora Emira Magribi është njëra prej tyre. 

 

Doktora Emira Magribi thotë: Më datë 10 Muharrem nëna ime më mori në telefon dhe më tha: Bija ime, sot është ditë feste dhe unë të mora në telefon për të të uruar. Ndërsa unë ia ktheva: Nëna ime, sot është vrarë Husejni mos e quaj si ditë feste, por merr e vajto për Husejnin. Me këtë kuptojmë se në shekullin e XX-të mediat emeuite ia kishin dalë mbanë të fshehnin rënien dëshmorë të imam Husejnit (paqja qoftë mbi të!) nga mendjet e njerëzve. Nëse nuk do të ishin këto stacione satelitorë shiitë, rrjetet sociale, tubimet në të cilat lexohen historia e vrasjes së Husejnit, ndodhia e Kerbelasë do të njihej si një legjendë. Kjo është shumë e saktë.

 

Në programin mësimor uehhabi, ne kemi lexuar se Ibn Tejmije në veprën e tij me titull: “Minhaxhus Sunneti Nebeuijjeti” ka shkruar: Husejni është vrarë. Por vallë kush e lexon këtë vepër? A e lexojnë të gjithë uehhabinjtë veprën e lartpërmendur? Nëse hulumtoni sadopak do të arrini në përfundimin se shumica e uehhabinjve as që e dinë se vepra me titull: “Minhaxhu Sunneti Nebeuijjeti” ekziston.