Lexues të nderuar

 

Jemi munduar që të shpjegojmë përmes librave autentik synnit se prej kujt duhet që ta marrim tefsirin dhe tevilin e Kuranit. Veçanërisht, jemi munduar që të dëshmojmë se këto nuk janë marrë prej librave shiite por prej librave me besim synnit, duke insistuar në këtë. Përndryshe, ne nuk dëshirojmë që të japim kontributin tonë për këtë ndarësi.

 

Kjo ndarësi ekziston dhe këtë mund ta zhdukim vetëm në një mënyrë të vetme dhe ajo është bërë e qartë edhe përmes haditheve, pra përqafimi i Imamëve të Ehli Bejtit dhe marrjen e diturisë së fesë prej tyre. Kur burimi i fesë na bëhet i njëjtë atëherë do të paraqitet uniteti dhe bashkimi. Duke qenë djem të vatanit të njëjtë, ne kemi edhe çështje tjera ku mund të bashkohemi. Kjo çështje është jashtë temës së librit tonë.

 

Këtë tefsir e kemi përpiluar duke u bazuar te Imamët e Ehli Bejtit, ashtu si na ka urdhëruar i Dërguari (s.a.v.). Nuk dyshojmë aspak në atë se do të dallojë shumë prej tefsirëve që i keni lexuar deri më sot.

 

Kjo është diçka shumë normale sepse në Turqi nuk kemi pasur deri më sot një tefsir të tillë, sepse askush deri më sot nuk është munduar të na prezantojë një tefsir të tillë

dhe ndoshta edhe nuk ka ndier nevojë për një gjë të tillë. Nëse mund ta plotësojmë sado pak këtë zbrazëti, kjo do të na paraqet një kënaqësi për neve. Mundi prej neve ndërsa udhëzimi prej Allahut të madhëruar.